SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 4
Nga Fritz RADOVANI:

                        “RONALD REAGAN”
   VETEM “12 SHKRONJA” QË SHPETUEN NJERËZIMIN…

                       100 vjet që ka le Ai “meteor” i Shekullit të XX-të…




                           “Regjimet që janë mbjellë me bajonetë dhe janë kultivue
                              vetëm me diktaturë nuk lëshojnë rrajë” R. Reagan

        Për dy njerëz më kanë rrigue lotët pa e kuptue pse, kur unë kam ndigjue vdekjen e
Tyne... Për Presidentin amerikan Ronald Reagan…dhe për Papen Gjon Pali II...
        Teologët shpesh përsërisin një thanje: “Krishti me 12 apostuj, ka ndryshue një
Epokë”...dhe Ajo sot quhet Epoka mbas Krishtit...
        Mbas 20 shekujsh janë prap 12 shkronja “Ronald Reagan” që kanë shpetue në
Botë mbarë njerzimin nga rrenimi i pandalshëm prej komunizmit!
        Edhe kjo quhet “Koha mbas ramjes së komunizmit...”
        Ishte viti 1911, atëherë kur Shqipnia zgjohej nga gjumi i randë i robnisë turke dhe
me 6 Prill 1911, Dedë Gjo Luli ngrinte Flamurin e Gjergj Kastriotit në Deçiq...
        Ishte viti 1911 atëherë kur në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, me datën 6
Shkurt, ka le një “meteor” në Tampico, Illionis, dhe askush nuk besoj se mujti me
parashikue se çfarë do t’i sillte kjo foshnje mbarë njerzimit!
        Po shembej një perandori e madhe robnuese otomane, dhe pa i dalë ende shpirti
ndër grahmat e fundit mbi germadhat e saj, mbarë Bota u çue me ndertue “selitë”e veta,
me emnat e rij plot drita e vezullime shpatash, bajonetash, helmetash, spaletash e
fronesh...ku “lufta për pushtet personal” në një kohë rekord arriti e zbuloi diktaturat ma të
mnershme që ka mujtë me pa dhe me provue njerëzimi ndër 20 shekuj. Ishte një Botë që
po çthurej, sa moralisht, aq dhe mendsisht. Sa dritdhanëse ishin ata shtete ku u shfaqen
ato diktatura dikur, aq u errësuen e i sollën Botës terror, frikë, pasiguri, vrasje dhe gropa
vorrezash të përbashkëta në tri lufta që u zhvilluen prej tyne vetem mbrenda 75 vjetësh,
nga viti 1914 e derisa “Muri i Berlinit” ...ra me datë 9 Nandor 1989.
        Mbas Luftës së Parë dhe të Dytë Botnore njerëzimi mburrej me “vorrezat” e
miljona të vramëve që i sollën “Lirinë”, ndërsa pjesa ma e madhe e tij, bash mbi vorrezat
e “dëshmorëve të Lirisë”, me duertë e veta vendosi “diktaturën komuniste” të tipit
stalinjan sovjetik. Mbas popullit rus në vitin 1917, që humbi përjetësisht madhështinë e
tij, në fundin e vitit 1944 e deri në kapitulimin e Japonisë dhe mbas, në vitin 1949, me
triumfin e komunizmit në Kinë, pjesa ma e zhvillueme e dy kontinenteve të Europës dhe
të Azisë, u rroposën në humnerën komuniste. Nën krismën e armëve të “fitores” mbi
fashizmin dhe nazizmin, kur Rusvelti dhe Stalini përqafoheshin tue i futë njenitjetrit ndër
xhepa “copat e letrave” me emnat e shteteve që banin kurban në Jalta, “pa i pa”
Çërçilli...nuk zgjati shumë dhe filloi “Lufta e Ftohët”, e pafund, që ende sot nuk mbërrijë
me kuptue këtë epitet, që i vuni Bota, gjoja e qytetnueme! Ajo u nda në dy blloqe. Në mes
të këtyne dy blloqeve, Lindor e Përendimor, ishte “perdja e hekurt”, me të vërtetë “e
ftohtë”,.. që ngulej mbi “piramidat” kufitare të shteteve që rreshtoheshin mbas saj në dy
krahët. Secila anë terhiqte me tela me ferra për me sigurue mos ramjen e tyne...ngarkue
me miljona kw. rrymë elektrike.
         I vetmi vend ku ndërpritej kjo “perde e hekurt” ishte “Muri i Berlinit”, një
shëmtim komunist mbi të cilin valvitej “flamuri i marksizem – leninzmit stalinjan
fitimtar”, që ishte simboli i “lirisë sovjetike”...me të cilin Nikita Hrushovi renditi veten
diktator “modern” mbas okupacineve me tanket e stampueme me drapen e çekan
bolshevik, që marrshuen mbi popujt heroikë të Budapestit e ma vonë të Pragës. Miljona e
miljona njerëz zvarriteshin të uritun nën tanket e robnisë komuniste, që parakolonin në
paradat e dhunës dhe të vdekjes para tribunave të diktatorëve...në ditët e shënueme të
“festave të çlirimit”. Edhe Shqiptarët, mbasi vrasin e shfarosin njenitjetrin, shpallin edhe
një luftë tjeter vëllavrasëse, me të cilen diktatori Enver Hoxha siguron përjetsisht atë
kolltuk të flliqun mbi ma shumë se 450.000 viktima të vramë, të zhdukun dhe të
masakruem, ndaj të cilëve shpallë edhe “luftën e kllasave” për shfarosjen edhe të
mbasardhësve të tyne...ndoshta krejt e veçantë dhe e pashpirt si në asnjë vend tjetër
komunist të Europës Lindore. Mendja e njeriut vjen dita e ditës tue zvoglue vizionin e saj.
         Popujt e dikurshëm të Europës plakë mendojnë vetëm dy fjalë: “Bukë e Frikë”!
         Vetëm Presidenti Ronald Reagan asht Ai që arriti me njohë të fshehtat e diktaturës
komuniste; ishte Ai që mendoi që në vitin 1956 kur ishte artist në Holivud, për Lirinë e
këtyne vendeve që ishin nën atë diktaturë barbare, tirane e shfarosëse të njerzimit, tue
formue “Shoqninë për Lirinë e vendeve të robnueme nga diktatura komuniste”.

         Historia e Presidentave amerikanë të mbas Luftës së Dytë ka dy ngjarje të
ngjashme dhe shumë interesante, që përkojnë njena me tjetrën. Presidenti i madh Xhon
Kenedi, porsa rrezikon ekzistencen e komunizmit dhe fillon hapat për eleminimin e tij,
me datë 22 Nandor 1963, vritet me atentat...dhe historia vazhdon rrugën e saj të
nënshkrueme nga Rusvelti.
         Presidenti Reagan, porsa merr postin e Presidentit amerikan me 20 Janar 1981, i
40 –ti i ShBA, plot 69 ditë mbrapa u gjuejt me gjashtë plumba dhe mori një plagë mjaft të
randë. Ai shpëtoi për mbrekulli! Mbas pak ditësh ishte në Shtëpinë e Bardhë, në tavolinën
e punës... Fëtyra e Tij e zverdhun buzëqesh ... Bota e marakotun nga atentati gëzon!
         Kjo ngjau pikërisht me dy Presidentët që rrezikonin kenjen e komunizmit në Botë.
         Reagan shpalli menjëherë në programin e Tij idenë e përkryeme: “Objektivi që
unë propozoj asht lehtësisht i arritshëm: Inkurajimi i infrastrukturës së demokracisë:
Sistemi i një shtypi të lirë, shoqatave, partive politike, universiteteve, të cilat do të
lejojnë njerëzit me zgjedhë lirshëm rrugën e tyne”.
         “Perandoria e së keqes” shkatrrohet simbas porosisë së Presidentit të ri me
mediat e lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë. Fjala e Tij
historike mbyllej: “Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën për
Liri”.
         Ndër shfaqjet e para të Tija në TV kujtoj një ide që pat shpjegue në lidhje me
rritjen e aftësisë që ShBA, në të ardhmen, duhej të dominonin mbi BS në garën me
“Luftën e yjeve”... Kuptohet që për mue ishte dishka krejt e panjohtun, por më çuditi
mendimi gjenial i Tij, që në opinjonin botnor ky President vinte nga skenat e filmave
kaubojës...dhe, fliste për dishka që shumë kujt i dukej një aventurë e një “artisti” ma
shumë sesa projekt i një Presidenti.




      Me datën 2 Qershor 1985 Presidenti Reagan, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon
Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.

         Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë interesante për një President të ShBA, që
kam pa në TV. Tregoi se atë ditë Presidenti Reagan dhe zonja e Tij Nensy kishin pritë në
shtëpinë e tyne të pushimit Nanë Terezen. Ishte momenti kur Nanë Tereza po delte nga
rezidenca e Tij ... Erdhi një veturë tek dera e shtëpisë, që kishte dy tri kambë shkalla.
Presidenti i dha dorën Nanë Terezës dhe zbriti ato dy kambë shkallë, hapi derën e
mbapme të veturës dhe me dorë në dorezën e derës priti derisa zonja Nensy, po
perfundonte përshndetjen me Nanë Terezen. Kur Nanë Tereza u nda dhe arriti tek dera e
veturës, dera vazhdonte me kenë prap e mbajtun nga Presidenti Reagan, trupi i madh i të
cilit ishte përkulë në shenjë nderimi ndaj Shqiptarës Nanë Tereza...dhe me një buzqeshje
të Tij sa dashamirëse aq edhe të sinqertë, i bani nderimin e fundit tue i mbyllë derën dhe
tue qendrue gatitu derisa makina nuk u pa ma...
         Jam i sigurt se Presidenti Reagan në mbrendsinë e vet ndryente dishka
misterioze...
         Qendrimi i tij pozant, kambngulja në veprime, guximi, autoriteti i pathyeshem dhe
ajo ma e rendsishmja që e karakterizon figuren e Tij, pjekunia politike, e ndërthurun me
mënyrën origjinale të zgjidhjes së ngjarjeve kyçe historike, ku paraardhësit e Tij nuk
mujtën me ça rrugën e vështirë të historisë, ishin ato veti që ngritën në skenen e ngjarjeve
botnore këtë Burrë shteti, që me dashuninë dhe pastertinë shpirtnore për Lirinë dhe të
Drejtat e Njeriut e vinin përkrah Polakut trim Karol Vojtila, Papës Gjon Pali II, dy Burra
që në histori do të njihen për shekuj të shekujve se shembën përgjithmonë perandorinë
komuniste! Ata janë shpëtimtarët ma të mëdhaj të njerëzimit. Zani i Reaganit ushton edhe
sot në Berlin:
         “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov...
          Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!”
Berlin…                  Vatikan…

SA MILJON NJERËZ PYESIN SOT:

Sa popuj fituen Lirinë...me 9 Nandor 1989...
Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”...
Sa piramida nuk lahën ma me gjak Rinije...në kërkim të Lirisë...
Sa kampe shfarosje u shpërthyen njëherë e përgjithmonë...
Sa burgje mbetën vetëm qendra muzeale vuejtjesh e mjerimi...
Sa qendra torturash nuk u lejuen ma me vazhdue shfarosjen....
Sa kriminelë mbetën pa vra njerëz për kënaqësi ...e terror...
Sa familje u çveshën nga rrobat dalluese të “luftës së kllasave”...
Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi...
Sa miljon vetë nuk kanë frikë me lutë Zotin...
Sa miljon njerëz nuk janë ma të interrnuem...
Sa miljon njerëz bienë me fjetë pa frikë se i troket dera natën...
Sa miljon njerëz filluen me kuptue fjalën “Liri”....
Sa miljon qej ujq nuk shkyejnë ma njerëz...
Sa miljon ml. tel me ferra nuk rrethojnë ma njerëzimin...
Sa miljon vetë nuk mendojnë ma veç me ngranë...
....
Sa miljon vetë sot adhurojnë emnin “RONALD REAGAN”...
Miljona e miljona vetë ndër shekuj...do të kujtojnë me respekt
             “12 shkronjat Ronald Reagan”...
Shpëtimtarin e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës e gjakatar ...

Melbourne, 2011.

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….

Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Adriatik Rexha
 
Sekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botesSekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botesFerit Fazliu
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovBerat Gashi
 
Nikolla nikollov komploti boteror
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boterorLibra Islame
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Marjan DODAJ
 
Komploti Boteror
Komploti BoterorKomploti Boteror
Komploti Boterorguest41e4e
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarBujar Kapllani
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore Xheni Marku
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013
GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013
GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013SHKOLLA "ALBANET"
 
Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf
Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf
Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf Marjan DODAJ
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Klevi Hoxha
 
Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..UnicornzPrincess
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 

Ähnlich wie RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN…. (20)

Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
 
Sekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botesSekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botes
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
Nikolla nikollov komploti boteror
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boteror
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
 
Komploti Boteror
Komploti BoterorKomploti Boteror
Komploti Boteror
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013
GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013
GJIMNAZI "ERNEST KOLIQI "Reina KAMANI hisoria XI-2013
 
Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf
Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf
Kurre mos harroni 6 Shkurtin 1967 nga Fritz Radovani.pdf
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..Personalitete gjate luftes se ftohte..
Personalitete gjate luftes se ftohte..
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 

Mehr von Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajMarjan DODAJ
 

Mehr von Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 

RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….

  • 1. Nga Fritz RADOVANI: “RONALD REAGAN” VETEM “12 SHKRONJA” QË SHPETUEN NJERËZIMIN… 100 vjet që ka le Ai “meteor” i Shekullit të XX-të… “Regjimet që janë mbjellë me bajonetë dhe janë kultivue vetëm me diktaturë nuk lëshojnë rrajë” R. Reagan Për dy njerëz më kanë rrigue lotët pa e kuptue pse, kur unë kam ndigjue vdekjen e Tyne... Për Presidentin amerikan Ronald Reagan…dhe për Papen Gjon Pali II... Teologët shpesh përsërisin një thanje: “Krishti me 12 apostuj, ka ndryshue një Epokë”...dhe Ajo sot quhet Epoka mbas Krishtit... Mbas 20 shekujsh janë prap 12 shkronja “Ronald Reagan” që kanë shpetue në Botë mbarë njerzimin nga rrenimi i pandalshëm prej komunizmit! Edhe kjo quhet “Koha mbas ramjes së komunizmit...” Ishte viti 1911, atëherë kur Shqipnia zgjohej nga gjumi i randë i robnisë turke dhe me 6 Prill 1911, Dedë Gjo Luli ngrinte Flamurin e Gjergj Kastriotit në Deçiq... Ishte viti 1911 atëherë kur në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, me datën 6 Shkurt, ka le një “meteor” në Tampico, Illionis, dhe askush nuk besoj se mujti me parashikue se çfarë do t’i sillte kjo foshnje mbarë njerzimit! Po shembej një perandori e madhe robnuese otomane, dhe pa i dalë ende shpirti ndër grahmat e fundit mbi germadhat e saj, mbarë Bota u çue me ndertue “selitë”e veta, me emnat e rij plot drita e vezullime shpatash, bajonetash, helmetash, spaletash e fronesh...ku “lufta për pushtet personal” në një kohë rekord arriti e zbuloi diktaturat ma të mnershme që ka mujtë me pa dhe me provue njerëzimi ndër 20 shekuj. Ishte një Botë që po çthurej, sa moralisht, aq dhe mendsisht. Sa dritdhanëse ishin ata shtete ku u shfaqen ato diktatura dikur, aq u errësuen e i sollën Botës terror, frikë, pasiguri, vrasje dhe gropa vorrezash të përbashkëta në tri lufta që u zhvilluen prej tyne vetem mbrenda 75 vjetësh, nga viti 1914 e derisa “Muri i Berlinit” ...ra me datë 9 Nandor 1989. Mbas Luftës së Parë dhe të Dytë Botnore njerëzimi mburrej me “vorrezat” e miljona të vramëve që i sollën “Lirinë”, ndërsa pjesa ma e madhe e tij, bash mbi vorrezat e “dëshmorëve të Lirisë”, me duertë e veta vendosi “diktaturën komuniste” të tipit stalinjan sovjetik. Mbas popullit rus në vitin 1917, që humbi përjetësisht madhështinë e
  • 2. tij, në fundin e vitit 1944 e deri në kapitulimin e Japonisë dhe mbas, në vitin 1949, me triumfin e komunizmit në Kinë, pjesa ma e zhvillueme e dy kontinenteve të Europës dhe të Azisë, u rroposën në humnerën komuniste. Nën krismën e armëve të “fitores” mbi fashizmin dhe nazizmin, kur Rusvelti dhe Stalini përqafoheshin tue i futë njenitjetrit ndër xhepa “copat e letrave” me emnat e shteteve që banin kurban në Jalta, “pa i pa” Çërçilli...nuk zgjati shumë dhe filloi “Lufta e Ftohët”, e pafund, që ende sot nuk mbërrijë me kuptue këtë epitet, që i vuni Bota, gjoja e qytetnueme! Ajo u nda në dy blloqe. Në mes të këtyne dy blloqeve, Lindor e Përendimor, ishte “perdja e hekurt”, me të vërtetë “e ftohtë”,.. që ngulej mbi “piramidat” kufitare të shteteve që rreshtoheshin mbas saj në dy krahët. Secila anë terhiqte me tela me ferra për me sigurue mos ramjen e tyne...ngarkue me miljona kw. rrymë elektrike. I vetmi vend ku ndërpritej kjo “perde e hekurt” ishte “Muri i Berlinit”, një shëmtim komunist mbi të cilin valvitej “flamuri i marksizem – leninzmit stalinjan fitimtar”, që ishte simboli i “lirisë sovjetike”...me të cilin Nikita Hrushovi renditi veten diktator “modern” mbas okupacineve me tanket e stampueme me drapen e çekan bolshevik, që marrshuen mbi popujt heroikë të Budapestit e ma vonë të Pragës. Miljona e miljona njerëz zvarriteshin të uritun nën tanket e robnisë komuniste, që parakolonin në paradat e dhunës dhe të vdekjes para tribunave të diktatorëve...në ditët e shënueme të “festave të çlirimit”. Edhe Shqiptarët, mbasi vrasin e shfarosin njenitjetrin, shpallin edhe një luftë tjeter vëllavrasëse, me të cilen diktatori Enver Hoxha siguron përjetsisht atë kolltuk të flliqun mbi ma shumë se 450.000 viktima të vramë, të zhdukun dhe të masakruem, ndaj të cilëve shpallë edhe “luftën e kllasave” për shfarosjen edhe të mbasardhësve të tyne...ndoshta krejt e veçantë dhe e pashpirt si në asnjë vend tjetër komunist të Europës Lindore. Mendja e njeriut vjen dita e ditës tue zvoglue vizionin e saj. Popujt e dikurshëm të Europës plakë mendojnë vetëm dy fjalë: “Bukë e Frikë”! Vetëm Presidenti Ronald Reagan asht Ai që arriti me njohë të fshehtat e diktaturës komuniste; ishte Ai që mendoi që në vitin 1956 kur ishte artist në Holivud, për Lirinë e këtyne vendeve që ishin nën atë diktaturë barbare, tirane e shfarosëse të njerzimit, tue formue “Shoqninë për Lirinë e vendeve të robnueme nga diktatura komuniste”. Historia e Presidentave amerikanë të mbas Luftës së Dytë ka dy ngjarje të ngjashme dhe shumë interesante, që përkojnë njena me tjetrën. Presidenti i madh Xhon Kenedi, porsa rrezikon ekzistencen e komunizmit dhe fillon hapat për eleminimin e tij, me datë 22 Nandor 1963, vritet me atentat...dhe historia vazhdon rrugën e saj të nënshkrueme nga Rusvelti. Presidenti Reagan, porsa merr postin e Presidentit amerikan me 20 Janar 1981, i 40 –ti i ShBA, plot 69 ditë mbrapa u gjuejt me gjashtë plumba dhe mori një plagë mjaft të randë. Ai shpëtoi për mbrekulli! Mbas pak ditësh ishte në Shtëpinë e Bardhë, në tavolinën e punës... Fëtyra e Tij e zverdhun buzëqesh ... Bota e marakotun nga atentati gëzon! Kjo ngjau pikërisht me dy Presidentët që rrezikonin kenjen e komunizmit në Botë. Reagan shpalli menjëherë në programin e Tij idenë e përkryeme: “Objektivi që unë propozoj asht lehtësisht i arritshëm: Inkurajimi i infrastrukturës së demokracisë: Sistemi i një shtypi të lirë, shoqatave, partive politike, universiteteve, të cilat do të lejojnë njerëzit me zgjedhë lirshëm rrugën e tyne”. “Perandoria e së keqes” shkatrrohet simbas porosisë së Presidentit të ri me mediat e lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë. Fjala e Tij historike mbyllej: “Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën për Liri”. Ndër shfaqjet e para të Tija në TV kujtoj një ide që pat shpjegue në lidhje me rritjen e aftësisë që ShBA, në të ardhmen, duhej të dominonin mbi BS në garën me
  • 3. “Luftën e yjeve”... Kuptohet që për mue ishte dishka krejt e panjohtun, por më çuditi mendimi gjenial i Tij, që në opinjonin botnor ky President vinte nga skenat e filmave kaubojës...dhe, fliste për dishka që shumë kujt i dukej një aventurë e një “artisti” ma shumë sesa projekt i një Presidenti. Me datën 2 Qershor 1985 Presidenti Reagan, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”. Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë interesante për një President të ShBA, që kam pa në TV. Tregoi se atë ditë Presidenti Reagan dhe zonja e Tij Nensy kishin pritë në shtëpinë e tyne të pushimit Nanë Terezen. Ishte momenti kur Nanë Tereza po delte nga rezidenca e Tij ... Erdhi një veturë tek dera e shtëpisë, që kishte dy tri kambë shkalla. Presidenti i dha dorën Nanë Terezës dhe zbriti ato dy kambë shkallë, hapi derën e mbapme të veturës dhe me dorë në dorezën e derës priti derisa zonja Nensy, po perfundonte përshndetjen me Nanë Terezen. Kur Nanë Tereza u nda dhe arriti tek dera e veturës, dera vazhdonte me kenë prap e mbajtun nga Presidenti Reagan, trupi i madh i të cilit ishte përkulë në shenjë nderimi ndaj Shqiptarës Nanë Tereza...dhe me një buzqeshje të Tij sa dashamirëse aq edhe të sinqertë, i bani nderimin e fundit tue i mbyllë derën dhe tue qendrue gatitu derisa makina nuk u pa ma... Jam i sigurt se Presidenti Reagan në mbrendsinë e vet ndryente dishka misterioze... Qendrimi i tij pozant, kambngulja në veprime, guximi, autoriteti i pathyeshem dhe ajo ma e rendsishmja që e karakterizon figuren e Tij, pjekunia politike, e ndërthurun me mënyrën origjinale të zgjidhjes së ngjarjeve kyçe historike, ku paraardhësit e Tij nuk mujtën me ça rrugën e vështirë të historisë, ishin ato veti që ngritën në skenen e ngjarjeve botnore këtë Burrë shteti, që me dashuninë dhe pastertinë shpirtnore për Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut e vinin përkrah Polakut trim Karol Vojtila, Papës Gjon Pali II, dy Burra që në histori do të njihen për shekuj të shekujve se shembën përgjithmonë perandorinë komuniste! Ata janë shpëtimtarët ma të mëdhaj të njerëzimit. Zani i Reaganit ushton edhe sot në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov... Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!”
  • 4. Berlin… Vatikan… SA MILJON NJERËZ PYESIN SOT: Sa popuj fituen Lirinë...me 9 Nandor 1989... Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”... Sa piramida nuk lahën ma me gjak Rinije...në kërkim të Lirisë... Sa kampe shfarosje u shpërthyen njëherë e përgjithmonë... Sa burgje mbetën vetëm qendra muzeale vuejtjesh e mjerimi... Sa qendra torturash nuk u lejuen ma me vazhdue shfarosjen.... Sa kriminelë mbetën pa vra njerëz për kënaqësi ...e terror... Sa familje u çveshën nga rrobat dalluese të “luftës së kllasave”... Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi... Sa miljon vetë nuk kanë frikë me lutë Zotin... Sa miljon njerëz nuk janë ma të interrnuem... Sa miljon njerëz bienë me fjetë pa frikë se i troket dera natën... Sa miljon njerëz filluen me kuptue fjalën “Liri”.... Sa miljon qej ujq nuk shkyejnë ma njerëz... Sa miljon ml. tel me ferra nuk rrethojnë ma njerëzimin... Sa miljon vetë nuk mendojnë ma veç me ngranë... .... Sa miljon vetë sot adhurojnë emnin “RONALD REAGAN”... Miljona e miljona vetë ndër shekuj...do të kujtojnë me respekt “12 shkronjat Ronald Reagan”... Shpëtimtarin e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës e gjakatar ... Melbourne, 2011.