SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Download to read offline
Nga Fritz RADOVANI:



             GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË !

                                      Me rastin e 17 Janarit 1468 – 2012




                                      GJERGJ KASTRIOTI

                                  (Veper e skulptorit O.Paskali)



       Gjergj Kastrioti – Skenderbeu                (1405 – 1468) asht Shqiptari ma i Madh që
detyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka edhe Shqiptarë! Anatole France shkruen per
Té: “Lavdia asht një luks tepër i kushtueshëm!”. (Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti”).

        Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Shpirti i Tij vazhdoi me jetue në
trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare
Shqiptare kjene të pashembullta në tokat e pushtueme nga turqit.

        Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do të
shkruej këtu bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa viteve
kur fillon dhe si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar, tue iu referue
studjuesit Fan S.Noli për Gjergj Kastriotin (New York 1947).

      Nё vitin 1480, Dhimiter Frângu, bashkluftar i Kastriotit, asht i pari qё ka lanё tё
shkrueme nё latinisht jeten dhe trimnitё e Princit Shqiptarёve, Gjergj Kastriotit.

       1584, Jovius, Peshkopi i Noçerёs, në librin “Elogjina” (Elogie), që do të thotë
“Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa në Galerinë e Arteve në
Firence, Itali. Ai e permendë edhe në librin “Komentin” (Commentario).




       1
1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit me
Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin 1451.

       1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi Historinë e Barletit.

        1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i Barletit, që i jep për herë
të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr hollёsi nga Franku. Një përkthim i tij anglisht nga
Gentieman u botue në 1596 në Londer, Angli.

        1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e Pantanoja, Piu II dhe
Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e Napolit.

       1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin.

       1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit.

      1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime dhe pjesë
burimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vlerё.

        1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte. Asht i pari
historian kritik i historisë së Kastriotit.

       1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin.

      1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta, Kribeli, Sanudo,
Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht.

       1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë bashkohësëve të vet.

       1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në librin e tij “Essai sur les Moeurs
des Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve), ku shënon dy faktorët bazë të fitoreve të
Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe karakteri malor i Shqipnisë.

      Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin kenë perandorët grekë si Gjergj Kastrioti,
Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”.

       1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak asht ky:

       “Gjergj Kastrioti shkelqen mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen e
një ushtrije të vogël mbrojtëse.”

       1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen dhe shpaten që i dhuroi Papa.

        1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në Padova t’ Italisë, kur
mblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire. Asht historian eklektik dhe
kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga


       2
pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë Katolike
Romane në kohen e Gjergj Kastriotit.

       1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke, persiane dhe arabe.

       1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga burimet sllave se Gjergji ishte
mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng.

      1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së
Lavardinit, historia ma e gjatë e shkrueme anglisht.

       1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt Gjergj Kastriotit.

       1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj. Kastriotin.

       1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të vdekjes sё Gjergj
Kastriotit, 1468. Perkrahes i fortё i shkrimeve historike tё Barletit.

        1866. Trinchera, asht i pari që botoi nё “Codice Aragenese” disa letra me vlerё të madhe
tё Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit nga arkivat.

       1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në malet e
vendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II.

       1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin.

        1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e tij Gjergj Kastriotin “Luftar i
Krishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III, që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11
shtator 1457, dokumenta të vetme tё arkivave të Vatikanit.

       1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që shkruen për perkrenaren dhe shpaten
e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës.

     1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku zbulon letra dhe disa
mendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij.

       1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per Kastriotin.

       1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me atë emen.

       1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj Kastriotin.

        1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh që ka
dhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt jeten qytetare tё Shqipnisё
në librin e njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete).

       1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”...

      3
Një nder kryeveprat e Tij per Historinë e Shqipnisë.

       1923. Korça, studim që parashtroi autori per mbrojtje doktorate.

       1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjenё i pari dokumenta turke per ekspeditat e
Muratit II dhe tё Mehmetit II kunder Shqiptarёve. Asht me mendimin e Barletit.

       1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës së qytetit të
Elbasanit, nga Mehmeti II nё vitin 1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin.

        1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit të Louvain një
disertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe invadimi turk në shekullin e
pesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libër
këto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në çdo gjuhë, plot me
informata dhe me materiale të paraqitur mirë.”

       ***

        Gjergj Kastrioti asht kenë dhe do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë Shqiptarëve, kudo
kjofshin Ata! Aq madhshtore asht Epoka e luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë
Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me monumente
lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë sonё Gjergj Kastrioti – Skenderbeu! Përkrenaria,
Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e Botës, në të
gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar, ashtu si në çdo votër Shqiptare, kudo kjoftë, që
në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit, mbi shtrojen e gjakosun ndër
shekuj per Liri.

        “Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për motive fetare, lè të
vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves...ashtu siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër
asfaltët e Tiranёs sё zharitun si pasues tё denjё tё Haxhi Qamilit, ku edhe u terhoqen zvarrë nga
vetë Shqiptarët. Historia do të përsëritet prap për të gjithë “ata” që ecin në gjurmët e
tradhëtarëve të Atdheut!

       E sot nuk janë aq pak sa kujtojmë..!



       Melbourne, Janar 2012.




       4

More Related Content

Similar to GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI

Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Marjan DODAJ
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri
 

Similar to GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI (20)

Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Humaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesoreHumaniste dhe rilindesit kryesore
Humaniste dhe rilindesit kryesore
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 

More from Marjan DODAJ

Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Marjan DODAJ
 

More from Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 

GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI

  • 1. Nga Fritz RADOVANI: GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Me rastin e 17 Janarit 1468 – 2012 GJERGJ KASTRIOTI (Veper e skulptorit O.Paskali) Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 – 1468) asht Shqiptari ma i Madh që detyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka edhe Shqiptarë! Anatole France shkruen per Té: “Lavdia asht një luks tepër i kushtueshëm!”. (Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti”). Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Shpirti i Tij vazhdoi me jetue në trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare Shqiptare kjene të pashembullta në tokat e pushtueme nga turqit. Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do të shkruej këtu bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa viteve kur fillon dhe si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë Kombtar, tue iu referue studjuesit Fan S.Noli për Gjergj Kastriotin (New York 1947). Nё vitin 1480, Dhimiter Frângu, bashkluftar i Kastriotit, asht i pari qё ka lanё tё shkrueme nё latinisht jeten dhe trimnitё e Princit Shqiptarёve, Gjergj Kastriotit. 1584, Jovius, Peshkopi i Noçerёs, në librin “Elogjina” (Elogie), që do të thotë “Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa në Galerinë e Arteve në Firence, Itali. Ai e permendë edhe në librin “Komentin” (Commentario). 1
  • 2. 1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit me Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin 1451. 1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi Historinë e Barletit. 1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i Barletit, që i jep për herë të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr hollёsi nga Franku. Një përkthim i tij anglisht nga Gentieman u botue në 1596 në Londer, Angli. 1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e Pantanoja, Piu II dhe Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e Napolit. 1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin. 1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit. 1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime dhe pjesë burimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vlerё. 1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte. Asht i pari historian kritik i historisë së Kastriotit. 1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin. 1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta, Kribeli, Sanudo, Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht. 1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë bashkohësëve të vet. 1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në librin e tij “Essai sur les Moeurs des Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve), ku shënon dy faktorët bazë të fitoreve të Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe karakteri malor i Shqipnisë. Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin kenë perandorët grekë si Gjergj Kastrioti, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”. 1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak asht ky: “Gjergj Kastrioti shkelqen mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen e një ushtrije të vogël mbrojtëse.” 1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen dhe shpaten që i dhuroi Papa. 1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në Padova t’ Italisë, kur mblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire. Asht historian eklektik dhe kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga 2
  • 3. pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë Katolike Romane në kohen e Gjergj Kastriotit. 1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke, persiane dhe arabe. 1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga burimet sllave se Gjergji ishte mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng. 1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së Lavardinit, historia ma e gjatë e shkrueme anglisht. 1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt Gjergj Kastriotit. 1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj. Kastriotin. 1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të vdekjes sё Gjergj Kastriotit, 1468. Perkrahes i fortё i shkrimeve historike tё Barletit. 1866. Trinchera, asht i pari që botoi nё “Codice Aragenese” disa letra me vlerё të madhe tё Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit nga arkivat. 1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në malet e vendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II. 1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin. 1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e tij Gjergj Kastriotin “Luftar i Krishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III, që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11 shtator 1457, dokumenta të vetme tё arkivave të Vatikanit. 1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që shkruen për perkrenaren dhe shpaten e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës. 1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku zbulon letra dhe disa mendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij. 1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per Kastriotin. 1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me atë emen. 1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj Kastriotin. 1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh që ka dhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt jeten qytetare tё Shqipnisё në librin e njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete). 1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”... 3
  • 4. Një nder kryeveprat e Tij per Historinë e Shqipnisë. 1923. Korça, studim që parashtroi autori per mbrojtje doktorate. 1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjenё i pari dokumenta turke per ekspeditat e Muratit II dhe tё Mehmetit II kunder Shqiptarёve. Asht me mendimin e Barletit. 1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës së qytetit të Elbasanit, nga Mehmeti II nё vitin 1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin. 1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit të Louvain një disertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe invadimi turk në shekullin e pesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libër këto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në çdo gjuhë, plot me informata dhe me materiale të paraqitur mirë.” *** Gjergj Kastrioti asht kenë dhe do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë Shqiptarëve, kudo kjofshin Ata! Aq madhshtore asht Epoka e luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me monumente lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë sonё Gjergj Kastrioti – Skenderbeu! Përkrenaria, Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e Botës, në të gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar, ashtu si në çdo votër Shqiptare, kudo kjoftë, që në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit, mbi shtrojen e gjakosun ndër shekuj per Liri. “Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për motive fetare, lè të vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves...ashtu siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër asfaltët e Tiranёs sё zharitun si pasues tё denjё tё Haxhi Qamilit, ku edhe u terhoqen zvarrë nga vetë Shqiptarët. Historia do të përsëritet prap për të gjithë “ata” që ecin në gjurmët e tradhëtarëve të Atdheut! E sot nuk janë aq pak sa kujtojmë..! Melbourne, Janar 2012. 4