SlideShare a Scribd company logo
1 of 16
Download to read offline
UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
PUNIM seminarik
Lënda: Gjeomorfologji Aplikative
Tema : Pellgu i lumit Vellusha
Mentori: Kandidati:
Dr. sc. Shpejtim BULLIQI
Asistenti:
Msc. Valbon BYTYQI
Liridon UKA
Prishtinë, 2014
Pellgu i lumit Vellusha
2
Përmbajtja
Pellgu i lumit Vellusha – Pozita gjeografike, morfografia dhe hidrografia ...................................................4
Lartësia mesatare e Pellgut...........................................................................................................................7
Ekspozicioni i terrenit në pellgun e lumit Vellusha.......................................................................................9
Pjerrësia e terrenit të pellgut të lumit Vellusha..........................................................................................10
Copëtimi horizontal ....................................................................................................................................11
Copëtimi vertikal.........................................................................................................................................13
Literatura ....................................................................................................................................................16
Pellgu i lumit Vellusha
3
Abstrakt
Në këtë punim do të analizohen elementet morfometrike të pellgut të lumit Vellusha që
buron nga malet e Gërmisë, përkatësisht në pjesën lindore të qytetit të Prishtinës, ku më pas
bashkohet me lumin Prishtevka në afërsi të stadiumit të kryeqytetit. Në vitet e 50-ta, lumi është
mbuluar dhe mund te shihet me sy vetëm ne pjesën e sipërme te burimit, me saktësisht nga lagja
Sofali dhe deri te burimi. Rëndësia e analizës së elementeve morfometrik qëndron në zgjedhjen e
parametrave të cilët tregojnë veçoritë e caktuara të proceseve, formave apo të pjesëve të caktuara
të tyre. Parametrat e zgjedhur sistematikisht, maten dhe përpunohen me anë te metodave
matematike dhe statistike, dhe me ndihmën e programeve, ndërsa rezultatet interpretohen dhe
paraqitën grafikisht edhe përmes hartave të caktuara. Hartat e fituara do të pasqyrojnë shumë
elemente te rëndësishme për studime te mëtutjeshme.
Qëllimi
Ky punim ka për qellim analizën e elementeve morfometrike të pellgut të lumit Vellusha, dhe te
dhënat e fituara përmes kalkulimeve dhe metodave te përdoren për krijimin e hartave te cilat do
te shfrytëzoheshin ne fusha te ndryshme si: infrastrukture, urbanizëm, bujqësi etj. Përcaktimi i
vlerave morfometrike te formave te relievit, ekspozicionit te shpateve, hidrografisë përbën sot
një kërkesë ne shume dege te shkencës, prodhimit, teknikes si dhe ne proceset tjera shoqërore.
Pellgu i lumit Vellusha
4
Pellgu i lumit Vellusha – Pozita gjeografike, morfografia dhe hidrografia
Pellgu i lumit Vellusha gjendet në pjesën lindore të Kosovës, apo në pjesën qendrore të Regjionit
lindor të Kosovës. I tere pellgu shtrihet në qytetin e Prishtinës dhe ka një sipërfaqe prej 12.05
km² dhe perimetër prej 17.07 km.
Lumi Vellusha rrjedhë nga malet e Gërmisë, përkatësisht në pjesën lindore të qytetit të Prishtinës
dhe ka një rrjedh me gjatësi prej 6.82 km, dhe përshkon lagjen Sofali dhe qytetin e Prishtinës
deri në grykëderdhje te lumi Prishtevka, i cili pastaj vazhdon rrugën e vet nëpër Uglar, Fushë
Kosovë dhe derdhet në Lumin Sitnica në fshatin Kuzmin, e cila pastaj përmes Ibrit, derdhet në
Danub ujërat e të cilit derdhen në Detin e Zi.
Foto 1. Lumi Prishtevka(VL) dhe Vellusha(L), skyscrapercityCom
Pellgu i lumit Vellusha
5
Sa i përket pellgut të lumit, ai përshkon kryesisht lagjen Sofalia dhe qytetin e Prishtinës, dhe një
pjesë të vogël të fshatit Mramor, Zllatar, si dhe lagjes Kolovica e Matiqan.
Pellgu apo ujëmbledhësi i lumit e përbën sipërfaqja prej së cilës uji atmosferik mblidhet dhe
derdhet në një sistem lumi. 1
Kurse sa i përket qëndrueshmërisë së ujit në shtratin e lumit, mund
të bëhet ndarja në lumenj të përkohshëm, periodik dhe të përhershëm.2
Nga harta e më poshtme
mund të vërehet qarte se lumi Vellusha përbehet nga degë që kryesisht janë të përkohshme ku
vetëm në stinët e vitit me reshje mund te kenë rrjedhje te ujit (Harta 2). Gjithashtu vlen të
theksohet se lumi është i ndotur në masë të madhe. Ne pjesën e poshtme të rrjedhës , derdhen
ujerat të zeza nga qytetit i Prishtines. Për këtë arsye lumi është mbuluar sepse kundërmonte nga
era dhe paraqite rrezik për smundje të ndrsyhme.
1
E. Haskuka – Gjeografia fizike e përgjithshme 2
2
R. Pllana – Gjeografia fizike. 1999
Foto 2. Lumi Vellusha, Koha.net
Pellgu i lumit Vellusha
6
Lumi Vellusha është një lum me regjim pluvialo-nival, është lum luginor, anët e së cilit arrijnë
një lartësi deri në 1095 m, nga ku bien reshje atmosferike, dhe pastaj përmes rrjedhjeve të
përhershme dhe atyre të përkohshme, kanë një rol kyç në furnizimin e lumit me ujë përmes
shpatieve si nga ana jugore dhe juglindore. Dendësia e rrjetit lumor paraqet raportin në mes të
shumës së gjatësisë së të gjithë rrjedhjeve dhe sipërfaqes së pellgut dhe shënohet me formulën
D = ƩL / F.3
Duke bërë llogaritjet më anë të kësaj formule del se dendësia e rrjetit të lumit
Vellusha është D=1.97 km/km².
Përbërja litologjike e pellgut te lumit Vellusha eshte i përfaqësuar nga Triasiku i cili është
kryesisht i përhapur në Zonën e Vardarit, ku hasim rreshpe me përbërje kuarcite, gelqerorë të
metamorfizuar dhe shkëmbinj magmatik. Përbërja gjeologjike dhe ndërtimi litologjik, me pozitën
dhe thellësin ndjeshëm ndikojnë në rrjedhjen e ujërave nëntokësorë që i ushqejnë lumenjtë.4
Në kuadër të njësive kryesore tektonike të territorit të Kosovës, të cilat janë : 1. Masivi Dardan
(masivi Serbo-Kosovaro-Maqedonas), Ndërtimi gjeotektonik i pellgut te lumit Prishtevka, 2 .
Zona e Vardarit ( e brendshme, qendrore dhe e jashtme), 3. Zona e Sharr – Korabit, 4. Zona
Ofilitike Qendrore dhe 5. Zona e Mirditës dhe Bjeshkëve të Nemuna.5
Pellgu i lumit Vellusha
3
H. Meleqi- Hidrologji aplikative, skriptë e autorizuar për master 2014
4
G. Gashi – Hidrologja dhe objekti i saj i studimit, skriptë e autorizuar për studentë
5
Sh. Bulliqi – Veçoritë fiziko-gjeografike të Kosovës – Punim për Muzeun e Kosovës 2009
Harta 1 . Harta tre dimensionale e pellgut te lumit Vellusha
Pellgu i lumit Vellusha
7
dhe i lumit Prishtevka gjenden në mes të dy gjysmë zonave të Zonës së Vardarit, asaj të
brendshme dhe qendrore.
Lumi është mbuluar ne vitin 1954 dhe gjithë distancën që e përshkon ne qytetin e Prishtinës, e
bën nën të, pra i mbuluar. Deri vone ka qenë i hapur në vendin ku është bashkuar me lumin
Prishtevka mirëpo tani është mbyllur edhe ajo pjesë.
Lartësia mesatare e Pellgut
Siç është paraqitur edhe me larte (harta 1) pika më ulte e pellgut të lumit Vellusha fillon nga
570 m e cila gjendet në pjesën perëndimore të lumit ne vendin ku bashkohet me Prishtevken,
ndërsa pika më e lart arrin kuotën 1095 m e cila shtrihet ne malet e Gërmisë. Ndërsa lartësia
mesatare e pellgut është llogaritur me anë të programit kompjuterik të destinuar për të bërë
kalkulime dhe analiza te tilla te hartave. Pasi është bërë digjitalizimi i izohipsave nga hartat
topografike, për të përcaktuar lartësinë mesatare në bazë te vlerave të izohipsave dhe kuotave
të fituara nga harta topografike, është krijuar rrjeta e katroreve, ku secili katror ka madhësi
e 1km2
, siç shihet në hartën e mëposhtme (harta 2), në kuadër të katroreve të rrjetës janë
Foto 3. Vendi ku bashkohen lumi Vellusha me lumen Prishtevka
Pellgu i lumit Vellusha
8
caktuar vlerat e lartësisë mesatare për katror, duke u grupuar në gjashtë grupe të katrorëve.
Vërehet qarte se frekuencën ma të madhe të katrorëve e ka lartësia mesatare nga 651 deri 750m,
kjo lartësi mesatare përbën 4.12 km², apo 34.19% nga sipërfaqja e përgjithshme e pellgut.
Ndërsa lartësia mesatare më e ulët, pra prej 500 deri 600m, ka një sipërfaqe prej 2.59 km², apo
21.49% të sipërfaqes së pellgut e cila gjendet në pjesën perëndimore, më konkretisht hapësira e
pellgut nëpër të cilën gjendet pjesa e fundit e shtratit të lumit deri te grykëderdhja e tij, në një
terren më të rrafshët në krahasim me pjesët tjera më në brendi të pellgut, ndërsa terrenet me
lartësi mesatare më të mëdha prej 901 deri 1050m gjenden në pjesën lindore të pellgut, një
sipërfaqe prej 0.4km², një hapësire malore përkatësisht Mali Butova. Këto lartësi lidhen me
gjeologjinë më të qëndrueshme apo fortësinë e të relievit në këtë zonë, ndaj erozionit, i cili nuk
është në nivelin siç është pjesët tjera të pellgut.
Harta 2 . Lartësia mesatare e pellgut Vellusha
Pellgu i lumit Vellusha
9
Ekspozicioni i terrenit në pellgun e lumit Vellusha
Ekspozicioni i terrenit paraqet zonat apo hapësirat e terrenit të cilat i ekspozohen rrezeve
të diellit, apo ndryshe si kohëzgjatja e ndriçimit të dritës diellore. Përdorimi i gjerë
praktik dhe teorik i hartës së ekspozicionit përveç energjisë diellore lidhet edhe me parametrat
tjerë meteorologjik si: reshjet, lagështin e ajrit, temperaturat, drejtimin e erërave etj. Këta
faktorë ndikojnë në përcaktimin sasior dhe cilësor në proceset morfo-dinamike të
relievit. Këto ndryshime fiziko-gjeografike vërehen kryesisht ndërmjet terreneve të
ekspozuara që janë më tepër të ndriçuara dhe atyre që janë më pak të ekspozuara apo të
ndriçuara. Në anët e hijesuara rrezet e diellit bien me kënd shumë të vogël dhe shndrisin
sipërfaqe më të madhe anët e kthyera kah dielli. Energjia e diellit e shprehur përmes
nxehtësisë pra është një faktorë shumë i rëndësishëm që ndikon në mënyrën e zhvillimit të
jetesës në Tokë, por sikur në pjesë tjera të Tokës, edhe në pellgun e lumit Vellusha energjia
apo rrezet e diellit nuk e kanë sasinë e njëjtë të ndriçimit në çdo pjesë. Nga harta me poshtë
(harta 3) vërehet se pjesa veriore ka përqindjen me te larte te ekspozicionit me rreth 29 %,
vise të tilla si dhe disa pjesë tjera ku ka ndreqim më të theksuar, e kanë
shfrytëzuar këtë faktor, në ndërtimin e shtëpive mu në këtë drejtim për të
siguruar sa më shumë ndriçim, pastaj edhe ka ndikuar në zhvillimin e
kulturave bujqësore, me pas vjen pjese jugore me rreth 25 %, pjesa perëndimore rreth
13% dhe ajo lindore me rreth 10 %. Vlen te theksohet se një pjese bukur e madhe mbetet e pa
ekspozuar me rreth 22%.
Harta 3. Ekspozicioni i pellgut të lumit Vellusha
Pellgu i lumit Vellusha
10
Pjerrësia e terrenit të pellgut të lumit Vellusha
Në studimet fiziko-gjeografike, gjeomorfologjike dhe komplekse, një rëndësi të veçantë ka
përcaktimi i pjerrtësisë mesatare të shpateve në veçanti dhe pjerrësisë mesatare të të gjithë
territorit ne përgjithësi, sepse pjerrësitë e shpateve përbejnë pjesën më të madhe të formave të
relievit.6
Në territorin e pellgut të lumit Vellusha siç shihet edhe në hartën e mëposhtme (harta
7), pjerrësia në shkallë më të ulët është në pjesën e poshtme të rrjedhës përkatësisht në
grykëderdhje te lumi Prishtevka dhe shkon duke u rritur në zonën malore të Gërmisë, ne pjesën
lindore të pellgut.
Nr Shkalle Përqindja e
territorit %
Klasifikimi sipas autorit Bogar
1 0-5 15.25 Te përshtatshme për nevoja te bujqësisë
2 5-12 24.73 Te përshtatshme dhe relativisht te përshtatshme për bujqësi
3 12-25 46.64 Te kufizuara për shfrytëzim ne bujqësi
4 25-40 13.32 Te dobishme për bujqësi përmes terraacimit
5 > 40 0.06 Shpate te dobishme vetëm për pylltari
Sa i përket ndërtimtarisë të përshtatshme me rregullim adekuat gjithmonë sipas A. Bogar (0-15°)
zen vend rreth 40% e territorit.
Për ndërtimin e hartës së pjerrësisë përdoret kjo formulë :
Hmax – Lartësia Maksimale,
Hmin –Lartësia minimale,
S – Sipërfaqja e një kuadranti
6
Pune laboratory Nr.7, f.68
Pellgu i lumit Vellusha
11
Ky studim i shpateve është i domosdoshëm sepse në sipërfaqet e pjerrëta zhvillohen një serë
veprimtarish dhe procesesh morfodinamike, si erozioni linear e sipërfaqësor, rrëshqitjet,
shembjet, lëvizjet e ngadalshme, ortiqet e borës, etj., të cilët shpien, në qoftë se nuk merren masa
mbrojtëse, në degradimin e territoreve, në uljen e prodhimeve bujqësore, në dëmtimin e
objekteve ekonomike (rrugë, qendra të banuara etj.). Pjerrësia e shpateve shprehet në vlerën e
këndit që formohet midis shpatit dhe horizontit.7
Copëtimi horizontal
Me copëtim horizontal të relievit do të kuptojmë gradën e copëtimit në planin horizontal të
sipërfaqes së një rajoni, si rrjedhim i veprimtarisë gërryese të ujërave rrjedhëse sipërfaqësore të
përhershme apo të përkohshme, pra shkallën e përthyerjeve në planin horizontal të sipërfaqes
7
Po aty
Harta 4. Pjerrtësia e terrenit te pellgut Vellusha
Pellgu i lumit Vellusha
12
morfologjike.8
Rëndësia e këtij parametri është e madhe si në aspektin praktik ashtu edhe në atë
teorik. Kjo përthyerje është rezultat i veprimit të faktorëve ekzogjen, si pasoj e të cilave janë
formuar ndërthurja e luginave në ujëndarëset. Sa më e shpeshte të jetë kjo ndërthurje, aq më i
madh është copëtimi horizontal i relievit.9
Copëtimi horizontal i territorit shpreh madhësinë e rrjetit hidrografik të përhershëm dhe të
përkohshëm, në njësinë e sipërfaqes dhe shprehet me formulën.10
l – Gjatësia e rrjetit hidrografik të përhershëm dhe të përkohshëm
S- Sipërfaqja territorit
8
Po aty, f. 75
9
Po aty
10
Po aty
Harta 5. Harta e copëtimit horizontal të pellgut të Vellushes
Pellgu i lumit Vellusha
13
Duke u bazuar në një kategorizim është krijuar edhe (harta me numrin 8) e copëtimit vertikal,
mirëpo e grupuar në 4 grupe për dallim nga ky kategorizim i më poshtëm:11
• Territore me copëtim horizontal shumë të vogël (<1 km/km²)
• Territore me copëtim horizontal të vogël (1-2 km/km²)
• Territore me copëtim horizontal mesatar (2-3 km/km²)
• Territore me copëtim horizontal të madh (3-5 km/km²)
• Territore me copëtim horizontal shumë të madh (>5 km/km²)
Nëse analizohen harta 5, vërehet së vlerat më të mëdha të copëtimit horizontal, janë në disa
zona të pellgut, si ato jugore dhe veriore e veri-lindore, sipërfaqja e të cilave është 3.81 km²,
apo nëse llogaritet në përqindje, do të thotë se 31.53% e territorit të pellgut të lumit Vellusha,
kanë vlerën e copëtimit horizontal > 5 km / km², dhe kur dihet se sa më e madhe të jetë vlera e
copëtimit horizontal, intensiteti, shpëlarja dhe turbullirat në lumenj do të jetë më të madhe.
Rendësi praktike ka kjo hartë edhe për identifikimin e zonave erozive në një territor në mënyrë
të tillë që të merren masa mbrojtëse për parandalimin e degradimit të tokave, të shpateve, etj.,
ashtu edhe për identifikimin e zonave karstike.
Copëtimi vertikal
Copëtimi vertikal i relievit (energjia e tij) shpreh thellësinë e luginave nga kurrizet ose
intensitetin e prerjeve erozionale të formuara nga veprimtaria e ujerave rrjedhëse sipërfaqësore
nga njëra anë dhe intensiteti i ngritjeve neotektonike nga ana tjetër, duke përfshire këtu lëvizjet
epirogjenetike dhe eustatike, deformimet rrudhosëse dhe aq më tepër ato shkëputeshe tektonike,
etj. Thellësia e copëtimit vertikal te relievit duke u marre ne korrelacion me copëtimin
horizontal, pjerrësinë e shpateve, lartësinë mesatare , etj., shpreh shkallen e evolucionit të relievit
dhe krijon një lidhje të ngushtë me intensitetin e proceseve morfodinamike aktuale.
Copëtimi vertikal i relievit në vlerë matematikore shpreh diferencën ndërmjet vlerës absolute
maksimale dhe të vlerës absolute minimale për njësinë e sipërfaqes dhe jepet me ndihmën e
formulës:12
11
Perikli Qiriazi , Gjeografia fizike e Shqipërisë
12
Pune laboratori Nr.7, f.79
Pellgu i lumit Vellusha
14
Hmax – Lartësia maksimale,
Hmin – Lartësia minimale,
S- Sipërfaqja e territorit
Në punimin e hartës së copëtimit vertikal, te klasifikimi apo ndarja e intensitetin të shkallës së
copëtimit vertikal, gjithashtu është shfrytëzuar ndarja sipas Autorit P. Qiriazi:
 Territore me energji shumë të vogël të relievit (<50 m/km²)
 Territore me energji të vogël të relievit (50-100 m/km²)
 Territore me energji mesatare (100-300 m/km²)
 Territore me energji të madhe (300-500 m/km²)
 Territore me energji shumë të madhe (>500 m/km²)
Duke u mbështetur në hartën e më poshtme (harta 6) mund të theksojmë se copëtimi vertikal me
i madh është në pjesën lindore (ne baze hartës, pjese ku energjia është më e madhe) të pellgut,
kur kihet parasysh edhe pjerrësia e shpateve si dhe rrjedhja me e madhe e ujerave sipërfaqësore.
Në bazë të llogaritjeve del se një sipërfaqe prej 0.6 km², kanë vlerë të copëtimit vertikal >
500m/km², këto zona lidhen edhe me dukuritë shkëputese tektonike, gjatësore.
Harta 6. Harta e copëtimit vertikal të pellgut të Vellushes.
Pellgu i lumit Vellusha
15
Zonat apo sipërfaqet me intensitet të copëtimit vertikal më të ulët, apo me vlera më të vogla të
energjisë së relievit, pra ato te grupit pare me energji < 50m/km², kanë një sipërfaqe prej
4.75km², apo një përqindje prej 37.92% nga sipërfaqja e përgjithshme e pellgut.
Nëpërmjet kësaj harte përcaktohen territore me energji të madhe apo të vogël të relievit që lidhen
ngushtë me më pak deformime shkëputese. Konkretisht në ato zona ku copëtimi vertikal është i
madh dukuritë shkëputese tektonike, gjatësore ose tërthore janë tepër të theksuara, kurse në
territorin me copëtim vertikal të vogël deformimet shkëputese janë me pak të theksuara.13
13
Po aty, f.82
Pellgu i lumit Vellusha
16
Literatura
1. Andrija Bogar – " Inzinjersko – gomorfologsko kartiranje", Zbornik Radova XIII, 1991
2. Esat Haskuka – Gjeografia fizike e përgjithshme II . Prishtinë 2001
3. Gani Gashi – Hidrologja dhe objekti i saj i studimit, skriptë e autorizuar për studentë
4. Pune laboratori Nr.7
5. Hajriz Meleqi - Hidrologji aplikative, skriptë e autorizuar për master 2014
6. Perikli Qiriazi në botimin e tij ," Gjeografia fizike e Shqipërisë", Tiran 2001
7. Shpejtim Bulliqi – Veçoritë fiziko-gjeografike të Kosovës – Punim për Muzeun e
Kosovës 2009.
8. Ruzhdi Pllana – Gjeografia fizike. 1999

More Related Content

What's hot

Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik   Projektimi i Sistemeve InformativePunim Seminarik   Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve InformativeVeton Sopjani
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëKundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëAlush Kryeziu
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Pogradeci
Pogradeci Pogradeci
Pogradeci Ke Keiss
 
Flora dhe fauna e beratit gjeografi
Flora dhe fauna e beratit  gjeografiFlora dhe fauna e beratit  gjeografi
Flora dhe fauna e beratit gjeografijona velkaj
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 

What's hot (20)

Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik   Projektimi i Sistemeve InformativePunim Seminarik   Projektimi i Sistemeve Informative
Punim Seminarik Projektimi i Sistemeve Informative
 
Lëvizja kaotike e molekulave
Lëvizja kaotike e molekulaveLëvizja kaotike e molekulave
Lëvizja kaotike e molekulave
 
Biomonitorim
BiomonitorimBiomonitorim
Biomonitorim
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
 
Tropoja
Tropoja Tropoja
Tropoja
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëKundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
 
Gjirokastra
GjirokastraGjirokastra
Gjirokastra
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Fosile
FosileFosile
Fosile
 
Rruga egnatia
Rruga egnatiaRruga egnatia
Rruga egnatia
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Pogradeci
Pogradeci Pogradeci
Pogradeci
 
Flora dhe fauna e beratit gjeografi
Flora dhe fauna e beratit  gjeografiFlora dhe fauna e beratit  gjeografi
Flora dhe fauna e beratit gjeografi
 
Epi i gilgameshit
Epi i gilgameshitEpi i gilgameshit
Epi i gilgameshit
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 

Similar to Pellgu i lumit Vellusha v02

POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...EkloidaBengu
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptareArdit Nexhipi
 
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesStudim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesChriss Kocibelli
 

Similar to Pellgu i lumit Vellusha v02 (10)

Hidrogjeografi
HidrogjeografiHidrogjeografi
Hidrogjeografi
 
Rrethi i korçës
Rrethi i korçësRrethi i korçës
Rrethi i korçës
 
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
POTENCIALET NATYRORE DHE KULTURORE, BAZE PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT NE BASHKIN...
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
 
Malwsia e mokrws
Malwsia e mokrwsMalwsia e mokrws
Malwsia e mokrws
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesStudim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
 
Gjeo
GjeoGjeo
Gjeo
 

Pellgu i lumit Vellusha v02

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË PUNIM seminarik Lënda: Gjeomorfologji Aplikative Tema : Pellgu i lumit Vellusha Mentori: Kandidati: Dr. sc. Shpejtim BULLIQI Asistenti: Msc. Valbon BYTYQI Liridon UKA Prishtinë, 2014
  • 2. Pellgu i lumit Vellusha 2 Përmbajtja Pellgu i lumit Vellusha – Pozita gjeografike, morfografia dhe hidrografia ...................................................4 Lartësia mesatare e Pellgut...........................................................................................................................7 Ekspozicioni i terrenit në pellgun e lumit Vellusha.......................................................................................9 Pjerrësia e terrenit të pellgut të lumit Vellusha..........................................................................................10 Copëtimi horizontal ....................................................................................................................................11 Copëtimi vertikal.........................................................................................................................................13 Literatura ....................................................................................................................................................16
  • 3. Pellgu i lumit Vellusha 3 Abstrakt Në këtë punim do të analizohen elementet morfometrike të pellgut të lumit Vellusha që buron nga malet e Gërmisë, përkatësisht në pjesën lindore të qytetit të Prishtinës, ku më pas bashkohet me lumin Prishtevka në afërsi të stadiumit të kryeqytetit. Në vitet e 50-ta, lumi është mbuluar dhe mund te shihet me sy vetëm ne pjesën e sipërme te burimit, me saktësisht nga lagja Sofali dhe deri te burimi. Rëndësia e analizës së elementeve morfometrik qëndron në zgjedhjen e parametrave të cilët tregojnë veçoritë e caktuara të proceseve, formave apo të pjesëve të caktuara të tyre. Parametrat e zgjedhur sistematikisht, maten dhe përpunohen me anë te metodave matematike dhe statistike, dhe me ndihmën e programeve, ndërsa rezultatet interpretohen dhe paraqitën grafikisht edhe përmes hartave të caktuara. Hartat e fituara do të pasqyrojnë shumë elemente te rëndësishme për studime te mëtutjeshme. Qëllimi Ky punim ka për qellim analizën e elementeve morfometrike të pellgut të lumit Vellusha, dhe te dhënat e fituara përmes kalkulimeve dhe metodave te përdoren për krijimin e hartave te cilat do te shfrytëzoheshin ne fusha te ndryshme si: infrastrukture, urbanizëm, bujqësi etj. Përcaktimi i vlerave morfometrike te formave te relievit, ekspozicionit te shpateve, hidrografisë përbën sot një kërkesë ne shume dege te shkencës, prodhimit, teknikes si dhe ne proceset tjera shoqërore.
  • 4. Pellgu i lumit Vellusha 4 Pellgu i lumit Vellusha – Pozita gjeografike, morfografia dhe hidrografia Pellgu i lumit Vellusha gjendet në pjesën lindore të Kosovës, apo në pjesën qendrore të Regjionit lindor të Kosovës. I tere pellgu shtrihet në qytetin e Prishtinës dhe ka një sipërfaqe prej 12.05 km² dhe perimetër prej 17.07 km. Lumi Vellusha rrjedhë nga malet e Gërmisë, përkatësisht në pjesën lindore të qytetit të Prishtinës dhe ka një rrjedh me gjatësi prej 6.82 km, dhe përshkon lagjen Sofali dhe qytetin e Prishtinës deri në grykëderdhje te lumi Prishtevka, i cili pastaj vazhdon rrugën e vet nëpër Uglar, Fushë Kosovë dhe derdhet në Lumin Sitnica në fshatin Kuzmin, e cila pastaj përmes Ibrit, derdhet në Danub ujërat e të cilit derdhen në Detin e Zi. Foto 1. Lumi Prishtevka(VL) dhe Vellusha(L), skyscrapercityCom
  • 5. Pellgu i lumit Vellusha 5 Sa i përket pellgut të lumit, ai përshkon kryesisht lagjen Sofalia dhe qytetin e Prishtinës, dhe një pjesë të vogël të fshatit Mramor, Zllatar, si dhe lagjes Kolovica e Matiqan. Pellgu apo ujëmbledhësi i lumit e përbën sipërfaqja prej së cilës uji atmosferik mblidhet dhe derdhet në një sistem lumi. 1 Kurse sa i përket qëndrueshmërisë së ujit në shtratin e lumit, mund të bëhet ndarja në lumenj të përkohshëm, periodik dhe të përhershëm.2 Nga harta e më poshtme mund të vërehet qarte se lumi Vellusha përbehet nga degë që kryesisht janë të përkohshme ku vetëm në stinët e vitit me reshje mund te kenë rrjedhje te ujit (Harta 2). Gjithashtu vlen të theksohet se lumi është i ndotur në masë të madhe. Ne pjesën e poshtme të rrjedhës , derdhen ujerat të zeza nga qytetit i Prishtines. Për këtë arsye lumi është mbuluar sepse kundërmonte nga era dhe paraqite rrezik për smundje të ndrsyhme. 1 E. Haskuka – Gjeografia fizike e përgjithshme 2 2 R. Pllana – Gjeografia fizike. 1999 Foto 2. Lumi Vellusha, Koha.net
  • 6. Pellgu i lumit Vellusha 6 Lumi Vellusha është një lum me regjim pluvialo-nival, është lum luginor, anët e së cilit arrijnë një lartësi deri në 1095 m, nga ku bien reshje atmosferike, dhe pastaj përmes rrjedhjeve të përhershme dhe atyre të përkohshme, kanë një rol kyç në furnizimin e lumit me ujë përmes shpatieve si nga ana jugore dhe juglindore. Dendësia e rrjetit lumor paraqet raportin në mes të shumës së gjatësisë së të gjithë rrjedhjeve dhe sipërfaqes së pellgut dhe shënohet me formulën D = ƩL / F.3 Duke bërë llogaritjet më anë të kësaj formule del se dendësia e rrjetit të lumit Vellusha është D=1.97 km/km². Përbërja litologjike e pellgut te lumit Vellusha eshte i përfaqësuar nga Triasiku i cili është kryesisht i përhapur në Zonën e Vardarit, ku hasim rreshpe me përbërje kuarcite, gelqerorë të metamorfizuar dhe shkëmbinj magmatik. Përbërja gjeologjike dhe ndërtimi litologjik, me pozitën dhe thellësin ndjeshëm ndikojnë në rrjedhjen e ujërave nëntokësorë që i ushqejnë lumenjtë.4 Në kuadër të njësive kryesore tektonike të territorit të Kosovës, të cilat janë : 1. Masivi Dardan (masivi Serbo-Kosovaro-Maqedonas), Ndërtimi gjeotektonik i pellgut te lumit Prishtevka, 2 . Zona e Vardarit ( e brendshme, qendrore dhe e jashtme), 3. Zona e Sharr – Korabit, 4. Zona Ofilitike Qendrore dhe 5. Zona e Mirditës dhe Bjeshkëve të Nemuna.5 Pellgu i lumit Vellusha 3 H. Meleqi- Hidrologji aplikative, skriptë e autorizuar për master 2014 4 G. Gashi – Hidrologja dhe objekti i saj i studimit, skriptë e autorizuar për studentë 5 Sh. Bulliqi – Veçoritë fiziko-gjeografike të Kosovës – Punim për Muzeun e Kosovës 2009 Harta 1 . Harta tre dimensionale e pellgut te lumit Vellusha
  • 7. Pellgu i lumit Vellusha 7 dhe i lumit Prishtevka gjenden në mes të dy gjysmë zonave të Zonës së Vardarit, asaj të brendshme dhe qendrore. Lumi është mbuluar ne vitin 1954 dhe gjithë distancën që e përshkon ne qytetin e Prishtinës, e bën nën të, pra i mbuluar. Deri vone ka qenë i hapur në vendin ku është bashkuar me lumin Prishtevka mirëpo tani është mbyllur edhe ajo pjesë. Lartësia mesatare e Pellgut Siç është paraqitur edhe me larte (harta 1) pika më ulte e pellgut të lumit Vellusha fillon nga 570 m e cila gjendet në pjesën perëndimore të lumit ne vendin ku bashkohet me Prishtevken, ndërsa pika më e lart arrin kuotën 1095 m e cila shtrihet ne malet e Gërmisë. Ndërsa lartësia mesatare e pellgut është llogaritur me anë të programit kompjuterik të destinuar për të bërë kalkulime dhe analiza te tilla te hartave. Pasi është bërë digjitalizimi i izohipsave nga hartat topografike, për të përcaktuar lartësinë mesatare në bazë te vlerave të izohipsave dhe kuotave të fituara nga harta topografike, është krijuar rrjeta e katroreve, ku secili katror ka madhësi e 1km2 , siç shihet në hartën e mëposhtme (harta 2), në kuadër të katroreve të rrjetës janë Foto 3. Vendi ku bashkohen lumi Vellusha me lumen Prishtevka
  • 8. Pellgu i lumit Vellusha 8 caktuar vlerat e lartësisë mesatare për katror, duke u grupuar në gjashtë grupe të katrorëve. Vërehet qarte se frekuencën ma të madhe të katrorëve e ka lartësia mesatare nga 651 deri 750m, kjo lartësi mesatare përbën 4.12 km², apo 34.19% nga sipërfaqja e përgjithshme e pellgut. Ndërsa lartësia mesatare më e ulët, pra prej 500 deri 600m, ka një sipërfaqe prej 2.59 km², apo 21.49% të sipërfaqes së pellgut e cila gjendet në pjesën perëndimore, më konkretisht hapësira e pellgut nëpër të cilën gjendet pjesa e fundit e shtratit të lumit deri te grykëderdhja e tij, në një terren më të rrafshët në krahasim me pjesët tjera më në brendi të pellgut, ndërsa terrenet me lartësi mesatare më të mëdha prej 901 deri 1050m gjenden në pjesën lindore të pellgut, një sipërfaqe prej 0.4km², një hapësire malore përkatësisht Mali Butova. Këto lartësi lidhen me gjeologjinë më të qëndrueshme apo fortësinë e të relievit në këtë zonë, ndaj erozionit, i cili nuk është në nivelin siç është pjesët tjera të pellgut. Harta 2 . Lartësia mesatare e pellgut Vellusha
  • 9. Pellgu i lumit Vellusha 9 Ekspozicioni i terrenit në pellgun e lumit Vellusha Ekspozicioni i terrenit paraqet zonat apo hapësirat e terrenit të cilat i ekspozohen rrezeve të diellit, apo ndryshe si kohëzgjatja e ndriçimit të dritës diellore. Përdorimi i gjerë praktik dhe teorik i hartës së ekspozicionit përveç energjisë diellore lidhet edhe me parametrat tjerë meteorologjik si: reshjet, lagështin e ajrit, temperaturat, drejtimin e erërave etj. Këta faktorë ndikojnë në përcaktimin sasior dhe cilësor në proceset morfo-dinamike të relievit. Këto ndryshime fiziko-gjeografike vërehen kryesisht ndërmjet terreneve të ekspozuara që janë më tepër të ndriçuara dhe atyre që janë më pak të ekspozuara apo të ndriçuara. Në anët e hijesuara rrezet e diellit bien me kënd shumë të vogël dhe shndrisin sipërfaqe më të madhe anët e kthyera kah dielli. Energjia e diellit e shprehur përmes nxehtësisë pra është një faktorë shumë i rëndësishëm që ndikon në mënyrën e zhvillimit të jetesës në Tokë, por sikur në pjesë tjera të Tokës, edhe në pellgun e lumit Vellusha energjia apo rrezet e diellit nuk e kanë sasinë e njëjtë të ndriçimit në çdo pjesë. Nga harta me poshtë (harta 3) vërehet se pjesa veriore ka përqindjen me te larte te ekspozicionit me rreth 29 %, vise të tilla si dhe disa pjesë tjera ku ka ndreqim më të theksuar, e kanë shfrytëzuar këtë faktor, në ndërtimin e shtëpive mu në këtë drejtim për të siguruar sa më shumë ndriçim, pastaj edhe ka ndikuar në zhvillimin e kulturave bujqësore, me pas vjen pjese jugore me rreth 25 %, pjesa perëndimore rreth 13% dhe ajo lindore me rreth 10 %. Vlen te theksohet se një pjese bukur e madhe mbetet e pa ekspozuar me rreth 22%. Harta 3. Ekspozicioni i pellgut të lumit Vellusha
  • 10. Pellgu i lumit Vellusha 10 Pjerrësia e terrenit të pellgut të lumit Vellusha Në studimet fiziko-gjeografike, gjeomorfologjike dhe komplekse, një rëndësi të veçantë ka përcaktimi i pjerrtësisë mesatare të shpateve në veçanti dhe pjerrësisë mesatare të të gjithë territorit ne përgjithësi, sepse pjerrësitë e shpateve përbejnë pjesën më të madhe të formave të relievit.6 Në territorin e pellgut të lumit Vellusha siç shihet edhe në hartën e mëposhtme (harta 7), pjerrësia në shkallë më të ulët është në pjesën e poshtme të rrjedhës përkatësisht në grykëderdhje te lumi Prishtevka dhe shkon duke u rritur në zonën malore të Gërmisë, ne pjesën lindore të pellgut. Nr Shkalle Përqindja e territorit % Klasifikimi sipas autorit Bogar 1 0-5 15.25 Te përshtatshme për nevoja te bujqësisë 2 5-12 24.73 Te përshtatshme dhe relativisht te përshtatshme për bujqësi 3 12-25 46.64 Te kufizuara për shfrytëzim ne bujqësi 4 25-40 13.32 Te dobishme për bujqësi përmes terraacimit 5 > 40 0.06 Shpate te dobishme vetëm për pylltari Sa i përket ndërtimtarisë të përshtatshme me rregullim adekuat gjithmonë sipas A. Bogar (0-15°) zen vend rreth 40% e territorit. Për ndërtimin e hartës së pjerrësisë përdoret kjo formulë : Hmax – Lartësia Maksimale, Hmin –Lartësia minimale, S – Sipërfaqja e një kuadranti 6 Pune laboratory Nr.7, f.68
  • 11. Pellgu i lumit Vellusha 11 Ky studim i shpateve është i domosdoshëm sepse në sipërfaqet e pjerrëta zhvillohen një serë veprimtarish dhe procesesh morfodinamike, si erozioni linear e sipërfaqësor, rrëshqitjet, shembjet, lëvizjet e ngadalshme, ortiqet e borës, etj., të cilët shpien, në qoftë se nuk merren masa mbrojtëse, në degradimin e territoreve, në uljen e prodhimeve bujqësore, në dëmtimin e objekteve ekonomike (rrugë, qendra të banuara etj.). Pjerrësia e shpateve shprehet në vlerën e këndit që formohet midis shpatit dhe horizontit.7 Copëtimi horizontal Me copëtim horizontal të relievit do të kuptojmë gradën e copëtimit në planin horizontal të sipërfaqes së një rajoni, si rrjedhim i veprimtarisë gërryese të ujërave rrjedhëse sipërfaqësore të përhershme apo të përkohshme, pra shkallën e përthyerjeve në planin horizontal të sipërfaqes 7 Po aty Harta 4. Pjerrtësia e terrenit te pellgut Vellusha
  • 12. Pellgu i lumit Vellusha 12 morfologjike.8 Rëndësia e këtij parametri është e madhe si në aspektin praktik ashtu edhe në atë teorik. Kjo përthyerje është rezultat i veprimit të faktorëve ekzogjen, si pasoj e të cilave janë formuar ndërthurja e luginave në ujëndarëset. Sa më e shpeshte të jetë kjo ndërthurje, aq më i madh është copëtimi horizontal i relievit.9 Copëtimi horizontal i territorit shpreh madhësinë e rrjetit hidrografik të përhershëm dhe të përkohshëm, në njësinë e sipërfaqes dhe shprehet me formulën.10 l – Gjatësia e rrjetit hidrografik të përhershëm dhe të përkohshëm S- Sipërfaqja territorit 8 Po aty, f. 75 9 Po aty 10 Po aty Harta 5. Harta e copëtimit horizontal të pellgut të Vellushes
  • 13. Pellgu i lumit Vellusha 13 Duke u bazuar në një kategorizim është krijuar edhe (harta me numrin 8) e copëtimit vertikal, mirëpo e grupuar në 4 grupe për dallim nga ky kategorizim i më poshtëm:11 • Territore me copëtim horizontal shumë të vogël (<1 km/km²) • Territore me copëtim horizontal të vogël (1-2 km/km²) • Territore me copëtim horizontal mesatar (2-3 km/km²) • Territore me copëtim horizontal të madh (3-5 km/km²) • Territore me copëtim horizontal shumë të madh (>5 km/km²) Nëse analizohen harta 5, vërehet së vlerat më të mëdha të copëtimit horizontal, janë në disa zona të pellgut, si ato jugore dhe veriore e veri-lindore, sipërfaqja e të cilave është 3.81 km², apo nëse llogaritet në përqindje, do të thotë se 31.53% e territorit të pellgut të lumit Vellusha, kanë vlerën e copëtimit horizontal > 5 km / km², dhe kur dihet se sa më e madhe të jetë vlera e copëtimit horizontal, intensiteti, shpëlarja dhe turbullirat në lumenj do të jetë më të madhe. Rendësi praktike ka kjo hartë edhe për identifikimin e zonave erozive në një territor në mënyrë të tillë që të merren masa mbrojtëse për parandalimin e degradimit të tokave, të shpateve, etj., ashtu edhe për identifikimin e zonave karstike. Copëtimi vertikal Copëtimi vertikal i relievit (energjia e tij) shpreh thellësinë e luginave nga kurrizet ose intensitetin e prerjeve erozionale të formuara nga veprimtaria e ujerave rrjedhëse sipërfaqësore nga njëra anë dhe intensiteti i ngritjeve neotektonike nga ana tjetër, duke përfshire këtu lëvizjet epirogjenetike dhe eustatike, deformimet rrudhosëse dhe aq më tepër ato shkëputeshe tektonike, etj. Thellësia e copëtimit vertikal te relievit duke u marre ne korrelacion me copëtimin horizontal, pjerrësinë e shpateve, lartësinë mesatare , etj., shpreh shkallen e evolucionit të relievit dhe krijon një lidhje të ngushtë me intensitetin e proceseve morfodinamike aktuale. Copëtimi vertikal i relievit në vlerë matematikore shpreh diferencën ndërmjet vlerës absolute maksimale dhe të vlerës absolute minimale për njësinë e sipërfaqes dhe jepet me ndihmën e formulës:12 11 Perikli Qiriazi , Gjeografia fizike e Shqipërisë 12 Pune laboratori Nr.7, f.79
  • 14. Pellgu i lumit Vellusha 14 Hmax – Lartësia maksimale, Hmin – Lartësia minimale, S- Sipërfaqja e territorit Në punimin e hartës së copëtimit vertikal, te klasifikimi apo ndarja e intensitetin të shkallës së copëtimit vertikal, gjithashtu është shfrytëzuar ndarja sipas Autorit P. Qiriazi:  Territore me energji shumë të vogël të relievit (<50 m/km²)  Territore me energji të vogël të relievit (50-100 m/km²)  Territore me energji mesatare (100-300 m/km²)  Territore me energji të madhe (300-500 m/km²)  Territore me energji shumë të madhe (>500 m/km²) Duke u mbështetur në hartën e më poshtme (harta 6) mund të theksojmë se copëtimi vertikal me i madh është në pjesën lindore (ne baze hartës, pjese ku energjia është më e madhe) të pellgut, kur kihet parasysh edhe pjerrësia e shpateve si dhe rrjedhja me e madhe e ujerave sipërfaqësore. Në bazë të llogaritjeve del se një sipërfaqe prej 0.6 km², kanë vlerë të copëtimit vertikal > 500m/km², këto zona lidhen edhe me dukuritë shkëputese tektonike, gjatësore. Harta 6. Harta e copëtimit vertikal të pellgut të Vellushes.
  • 15. Pellgu i lumit Vellusha 15 Zonat apo sipërfaqet me intensitet të copëtimit vertikal më të ulët, apo me vlera më të vogla të energjisë së relievit, pra ato te grupit pare me energji < 50m/km², kanë një sipërfaqe prej 4.75km², apo një përqindje prej 37.92% nga sipërfaqja e përgjithshme e pellgut. Nëpërmjet kësaj harte përcaktohen territore me energji të madhe apo të vogël të relievit që lidhen ngushtë me më pak deformime shkëputese. Konkretisht në ato zona ku copëtimi vertikal është i madh dukuritë shkëputese tektonike, gjatësore ose tërthore janë tepër të theksuara, kurse në territorin me copëtim vertikal të vogël deformimet shkëputese janë me pak të theksuara.13 13 Po aty, f.82
  • 16. Pellgu i lumit Vellusha 16 Literatura 1. Andrija Bogar – " Inzinjersko – gomorfologsko kartiranje", Zbornik Radova XIII, 1991 2. Esat Haskuka – Gjeografia fizike e përgjithshme II . Prishtinë 2001 3. Gani Gashi – Hidrologja dhe objekti i saj i studimit, skriptë e autorizuar për studentë 4. Pune laboratori Nr.7 5. Hajriz Meleqi - Hidrologji aplikative, skriptë e autorizuar për master 2014 6. Perikli Qiriazi në botimin e tij ," Gjeografia fizike e Shqipërisë", Tiran 2001 7. Shpejtim Bulliqi – Veçoritë fiziko-gjeografike të Kosovës – Punim për Muzeun e Kosovës 2009. 8. Ruzhdi Pllana – Gjeografia fizike. 1999