Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile. Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.