Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.
LËNDA : Letërsi
TEMA : “ Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare”
QËLLIMI : Njohja e shkrimtarëve më të mirë të letër...
LETERSIA BASHKOHORE
Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet
brenda u...
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i
nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shqu...
Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga viti 1973 kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipë...
Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 - Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar,
publicist, gazetar, interbrigadist e shkrim...
Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e
mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në B...
DISA NGA VEPRAT E AUTOREVE BASHKOHOR SHQIPETAR :
ISMAIL KADARE VEPRAT
 Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
 Das...
 Dantja i pashmangshëm - 2005
 Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
 Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
 H...
PETRO MARKO
Tituj të veprave
 Hasta la vista (1958)
 Qyteti i fundit (1960)
 Një emër në katër rrugë
 "Ara në mal" - r...
Kështjellaështënjëromanishkrimtaritshqitarmefamëmbarëbotërore
IsmailKadaresë,e botuarfillimisht më1970 nëTiranë.
Kjo vepër...
as hapjae gërmojnëqënëKështjellëtë hyhej nga poshtë.Pikërisht kur
gërmojaarrin nënkështjellë, kështjellarët errënojnë,duke...
Personazhet
 Vranakonti - Nje udheheqes i shkuar ne moshe deri diku,por me vrullin e nje
djaloshi.Ai organizon ne menyre ...
menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne
fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Tep...
Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per
asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte pe...
Konkluzioni
 Ne perfundim te ketij projekti un mesova mbi
letersin bashkohore , veshtiresit dhe
peripecite qe kane kaluar...
Nächste SlideShare
Wird geladen in …5
×

Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare

34.994 Aufrufe

Veröffentlicht am

Projekt Nr 2 Letersi XI

Veröffentlicht in: Bildung
  • If we are speaking about saving time and money this site ⇒ www.HelpWriting.net ⇐ is going to be the best option!! I personally used lots of times and remain highly satisfied.
       Antworten 
    Sind Sie sicher, dass Sie …  Ja  Nein
    Ihre Nachricht erscheint hier
  • Sie können Hilfe bekommen bei ⇒ www.WritersHilfe.com ⇐. Erfolg und Grüße!
       Antworten 
    Sind Sie sicher, dass Sie …  Ja  Nein
    Ihre Nachricht erscheint hier
  • Follow the link, new dating source: ♥♥♥ http://bit.ly/39mQKz3 ♥♥♥
       Antworten 
    Sind Sie sicher, dass Sie …  Ja  Nein
    Ihre Nachricht erscheint hier
  • Sex in your area is here: ♥♥♥ http://bit.ly/39mQKz3 ♥♥♥
       Antworten 
    Sind Sie sicher, dass Sie …  Ja  Nein
    Ihre Nachricht erscheint hier

Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare

  1. 1. LËNDA : Letërsi TEMA : “ Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare” QËLLIMI : Njohja e shkrimtarëve më të mirë të letërsisë bashkohore shqipëtare OBJEKTIVAT : 1. Të mësojmë për letërsinë bashkohore shqipëtare . 2. Të njohim disa nga shkrimtarët bashkohor. 3. Të dimë disa nga veprat më të mira të shkrimtarëve bashkohore shqipëtare . 4. Të mësojme analizën e një vepre bashkohore shqipëtare. PUNOI : KEVI BRAHO
  2. 2. LETERSIA BASHKOHORE Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli boton nje seri romanesh. Ndërkaq, në vitet '60 botohet në Tiranë romani Shkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merret me fatin e artistit në diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe personazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës. Po në vitet '60, me përmbledhjen e tij të parë me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Bilal Xhaferi (1935-1987) solli një lirizëm të ngrohtë dhe tepër human në letërsinë shqiptare. Ai rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe dobësitë njerëzore, duke iu kundërvënë punëtorit të trajtuar bardhë e zi në letërsinë skematike. Ndërsa vëllimi i tij Lirishta e kuqe u ndalua dhe u hoq nga qarkullimi. Pati dhe shkrimtarë të tjerë që talenti i tyre u ndërpre në mes dhe ata madje as nuk arritën të botojnë deri para viteve '90 veprat e tyre, si: Astrit Delvina (1920 - 1990), një vëllim i tij me tregime "Ëndrra me ngjyra" u botua në vitin 1996; Pjetër Arbnori (1930), disa novela dhe romane të tij janë botuar pas viteve '90. Vëllimi poetik i Trifon Xhagjikës (1932 - 1963) Atdheu është lakuriq që u botua më 1994, ilustron në mënyrë bindëse jo vetëm evoluimin e tij drejt një koncepti të ri estetik, duke u shkëputur nga realizmi socialist, por ai bën një kthesë të vërtetë në bindjet dhe ndjesitë e tij artistike. Në vjershën me titull "Apoteza e ditëve tona" autori e vizaton me ngjyra dramatike gjendjen e dyzimit të individit dhe të shoqërisë shqiptare. Ndërsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij të botuar mbas vdekjes "Buzë të ngrira në gaz" (1994), dëshmon se ështe një poet hermetik, me forma poetike të panjohura në poezinë shqipe. Poezia e tij është shenjë e një tjetër kohe, e kohës universale që nuk e nxinin përmasat e kohës kur ai jetoi. Por përveç këtyre shkrimtarëve që e pësuan me internime apo burgje, çensura shtetërore do të binte dhe mbi veprat e shkrimtarëve të tjerë, paçka se ata kishin mundur të krijonin popullaritet në masën e madhe të lexuesve dhe në një farë mënyre e kishin fituar një status mbrojtës. Kështu vepra e tyre ose ndalohej fare ose detyrohej shkrimtari ta ripunonte atë përsëri. Kështu ndodhi me disa vepra të Ismail Kadaresë, Dhimitër Xhuvanit, Fatos Arapit, Qamil Buxhelit, Naum Priftit, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, Koço Kosta etj.
  3. 3. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë,Helena Kadare. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga 'lartë' për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t'i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.[1][2] Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises” … Lindi me: 28 janar 1936 Lindi në: Gjirokastër Kombësia: Shqipëtar Profesioni: Shkrimtar Zhanri: Poet, Novelist, Romancier, Eseist
  4. 4. Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga viti 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". … Dritëro Agolli Emri Dritëro Mbiemri Agolli Lindur më 13 tetor 1931 Lindur në Menkulas, Devoll Kombësia shqiptare Profesioni shkrimtar, publicist Mirënjohje Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve - Shqipëri
  5. 5. Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 - Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar. Leu në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindët Marko e Zoica, u rrit nga gjyshjaMama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Me të kryer filloren në fshatin e lemjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati, ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsidhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i prezantoi me "Manifestin" e Marksit. Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë, nepërmjet gazetave greke, të cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n'Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu "turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!...", replikë që i shkaktoi përjashtimin . … Petro Marko Ditëlindja: 25 nëntor 1913 Vendlindja: Dhërmi, Himarë Ditëvdekja: 27 dhjetor 1991 Nënshtetësia: Shqiptar Zhanri: Prozë, Poezi
  6. 6. Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Fatos Arapi Emri Fatos Mbiemri Arapi Lindur më 1930 Lindur në Vlorë Kombësia shqiptare Shtetësia italiane, shqiptare Profesioni shkrimtar, matematikan, ekon
  7. 7. DISA NGA VEPRAT E AUTOREVE BASHKOHOR SHQIPETAR : ISMAIL KADARE VEPRAT  Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963  Dasma - 1968  Motive me diell poezi - (1968)  Kështjella - roman - 1970  Kronikë në gur - roman - 1971  Dimri i madh - roman - 1977  Ura me tri harqe - 1978  Kush e solli Doruntinën - roman - 1979  Prilli i thyer - 1980  Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980  Nata me hënë - 1985  Koha e shkrimeve - 1986  Koncert në fund të dimrit - 1988  Vepra Letrare - 1981-1989  Dosja H - 1990  Përbindëshi - 1991  Piramida - 1992  Shqipëri - 1995  Pallati i ëndrrave - 1996  Dialog me Alain Bosquet - 1996  Spiritus - roman- 1996  Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri.  Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998  Ikja e shtërgut - tregim - 1999  Qorrfermani - roman - 1999  Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999  Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000  Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000  Breznitë e Hankonatëve - 2000  Vajza e Agamemnonit - 2000  Bisedë përmes hekurash - 2000  Elegji për Kosovën - 2000  Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000  Unaza në kthetra - 2001  Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)  Qyteti pa reklama - roman - 2001  Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002  Princesha Argjiro -lektyrë - 2003  Pasardhësi - roman - 2004  Shkaba - 2004  Ftese ne studio - 2004
  8. 8.  Dantja i pashmangshëm - 2005  Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006  Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006  Hija (roman) - 2007  Spiritus - 2007  Çështje të marrëzisë -  Poshtërimi në Ballkan -  Muzgu i perëndive të stepës -  Darka e gabuar - roman - 2008  E penguara - roman - 2009  Aksidenti - roman - 2010  Ditë kafenesh - novelë  Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010  Stinë e mërzitshme në Olymp  Vepra 1  Vepra 2  Vepra 3  Viti i mbrapshtë  Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011  Çlirimi i Serbisë prej Kosovës – 2012 DRITERO AGOLLI Tituj të veprave  Në rrugë dolla, 1958  Hapat e mia në asfalt, 1961  Zhurma e erërave të dikurshme, 1964  Shtigje malesh dhe trotuare, 1965  Mesditë, 1968  Komisari Memo, roman, 1969  Nënë Shqipëri, 1974  Njeriu me top, 1975  Fjala gdhend gurin, 1977  Trëndafili në gotë, roman, 1980  Fytyra e dytë, dramë  Mosha e bardhë, dramë  Udhëtoj i menduar, 1985  Njeriu i mirë qe ben seks, tregime  Kalorësi lakuriq, roma
  9. 9. PETRO MARKO Tituj të veprave  Hasta la vista (1958)  Qyteti i fundit (1960)  Një emër në katër rrugë  "Ara në mal" - roman  Nata e Ustikës (1989)  Shpella e piratëve- roman  Vepra autobiografike  "Horizont" - roman  Fantazma dhe plani 3+4  Çuka e shtegtarit  Një natë dhe dy agime  "Stina e armëve" - roman  "Halimi" - roman  Shpella e pirateve  "Tregime" - tregime [8]  "Gazetari, mbreti e uria" - - roman  "Retë dhe gurët" - 2000  Ultimatumi - 2002  Tregime të zgjedhura - 2003 FATOS ARAPI Tituj të veprave  Shtigje poetike, 1962  Partizani pa emër, 1962  Poema dhe vjersha, 1966  Ritme të hekurta, 1968  Patat e egra, 1969  dhjetori i shqetësuar, 1970  Dikush më buzëqështë, 1972  Poezi të zgjedhura, 1974   Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977  Shokët, 1977 Cipa e borës, 1985  Deti në mes, 1986  Ku shkoni ju statuja, 1990 [1]  Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995  Gjeniu pa kokë, 1999  "Na ishte një almë", 2002
  10. 10. Kështjellaështënjëromanishkrimtaritshqitarmefamëmbarëbotërore IsmailKadaresë,e botuarfillimisht më1970 nëTiranë. Kjo vepërpasqyronrrethiminenjëkështjelle shqiptarengatrupatturke në krye meKryekomandantinUgurluTursun TunxhasllanSert Ollgun Pash Romanifillonme vendosjenetrupaveosmanepërrethkështjellës. Hapësiraatyshndërrohetnë njëkampmeplot tenda,repartee pajisjetë tjera.Ushtria,nëfillim bën përpjekje qëti bindëkështjellarët të dorëzoheshin.Mirëpo, meqëkjo përpjekje dështon,nëKëshillin esaj të luftës kjo ushtribën organizimindheplanet qëqëllimita arrijëmeluftë. Sulmete saj vazhdimishthasin nërezistencëtëmadhe tëkështjellarëve. Përveç tëtjerash,atambrohenedhe me rrëshirëtë valëtëcilën ua hedhin ushtarëveturq,nga tëcilët me mijërambesin tëvrarë.Që nësulmin e parëverbohet poeti Sadedin,i cili kishte marrëpërsipër ta përjetësojënë vargjeekspeditën turke. Tëpasuksesshmedolën planet e shumta,bisedat e pafundtëKëshillit tëluftës, konsultimete njerëzvetëditur si oficerëushtarakë,astrologë,mjekë(SiriSelimi) e tëtjerë. Nuk bëjnë punëas operacionetndëshkimorepër plaçkitjen e përdjegien e fshatrave,
  11. 11. as hapjae gërmojnëqënëKështjellëtë hyhej nga poshtë.Pikërisht kur gërmojaarrin nënkështjellë, kështjellarët errënojnë,duke varrosuraty përnjëherëshshumë xhenierë qëkishin punuarpër hapjen e saj.Nuk ndihmonmadjeas gjuajtjametopinshkatërrues,i cili në vendsetë godas kështjellën godet turmën ejeniçerëve. Pastajlloj e lloj përpjekjesh si : për tihelmuarpërmes minjve,për tagjeturujësjellësin përmes kalit të etur, nëmënyrëqëuji tëmbarontedheatatë dorëzoheshin.Tëgjitha këto dështojnë.Sulmiifundit ku merr pjesëtërë ushtriaturke del i humbur dhe Tursun Pashaii zhgënjyermerr helmin dhe vret vetën.Në këtë mënyrëmerrfund ekspedita turke dhe ushtarëttërhiqen.
  12. 12. Personazhet  Vranakonti - Nje udheheqes i shkuar ne moshe deri diku,por me vrullin e nje djaloshi.Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e keshtjellareve dhe eshte korrekt ne maredheniet me boten jashte keshtjelles(Skenderbeun dhe te tjeret qe kane kamp ne male).Gjithashtu, ndonese trim,ai eshte edhe shume i aresyeshem dhe njekohesisht besimtar.  Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj - Kreykomandanti i fushates se osmaneve.Njeri me karriere te pasur,por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve,por dhe prej moshes se shkuar.Ai keron te nenshtroje kalane e Krujes qe te zgjerohen kufijte e perandorise dhe nga ana tjeter te arrije majat ne karrieres ose,ne rast deshtimi,per te do te ishte fundi.Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur,me nje shpirt te lig,por gjate romanit,ai peson disa ndryshime.Prape se prape,duhet cilesuar se ai eshte edhe shume qejfli aq sa merr haremin ne lufte me vete.Po te flasim per anen pozitive,ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.  Mevla Celebia - Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti,ne pritje te nje mundesie per t`u shquar.Eshte i zoti ne punen e tij dhe teper i sjellshem.Fatkeqesisht,atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte.Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin,astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.  Plaku Tavxha - Prijesi i jenicereve.Njeri i moshuar,me deformim fizik(gjymtyre te shkurtra).Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te lufts,i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret.Njeri qe sheh vetem interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.  Kara – Mukbili - Prijes i azapeve-Prijes i azapeve,njeri i hijshem ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes dhe i vlereson ne maksimum njerezit.  Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne
  13. 13. menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t`u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.  Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)  Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai perbuz fene dhe astrologet. Eshte shume i ndjeshem kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te vecante per shendetin.  Kryeveqilharxhi - Ai kujdeset per administrimin e rezervave te ushtrise. Eshte teper i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per rezervat.Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin.Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit).Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.  Tuz Okcan - Jenicer i thjeshte,ushtar i nje rangu te respektuar deri diku.Ai ka aftesi ne artin e luftes.Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike(shpeton dhe i del ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej kafshimit te nje miu te helmuar.  Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme. I do shume shoqet.
  14. 14. Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte,zgjedhja e tyre meriton levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur ndodhi ngjarja. Nje pjese e turqve jan me te lig sesa djalli.
  15. 15. Konkluzioni  Ne perfundim te ketij projekti un mesova mbi letersin bashkohore , veshtiresit dhe peripecite qe kane kaluar shkrimtaret asaj kohe . Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Disa nga shkrimtaret e periudhes bashkohore jane Ismail Kadare , Dritero Agolli , Petro Marko , Fatos Arapi , me veprat e rendesishme si : Gjenarali I Ushtrise se Vdekur , Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Shpella e Pirateve , Gjeniu pa koke . Romani Keshtjella është një roman i shkrimtarit shqitar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë. Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pash

×