SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 128
Qendra e Shëndetit Mendor, Prishtinë.
Dr. Hysni Aliu, Psikoterapeut i sjelljes konjitive, KBT
Prishtinë, 17.06.2016
Çrregullimet e personalitetit
Alport, në vitin 1951, e përcaktoi personalitetin si
një sistem dinamik, i cili formohet tek individi nga
faktorët psikikë dhe fizikë dhe, i cili karakterizon
secilin individ dhe mënyrën e tij të veçantë për t’u
përshtatur në rrethin ku jeton dhe vepron.
Ekzistenca e temperamentit është përshkruar që në
kohën e Romës antike.
Në vitin 1920, Pavlov përdori termin ”sistemi nervor i dobët
dhe i fortë’’ duke vërejtur që, tek fëmijët e porsalindur, në
sistemin autonom ka ndryshime. Orientimi klinik filloi në
vitin 1950 kur, doktor Stella dhe doktor Thomas vërejtën
që, fëmijët kanë aftësi të lindura të reagojnë në mënyra të
ndryshme.
Pra, koncepti i personalitetit përmban fenomene që
ndërlidhen me të menduarit por edhe me sjelljen e
individit.
Me karakteristika të personalitetit nënkuptojmë,
tipare relativisht të përhershme, të cilat e sqarojnë
mënyrën e të menduarit, të përjetuarit të gjërave
dhe tendencën e sjelljes së individit.
Struktura e personalitetit tek individi besohet se
formohet nga bashkëdyzimi i karakteristikave të
ndryshme të personalitetit.
Karakteristikat e personalitetit ndahen në 5 lloje:
neuroticiteti, social, ndërgjegjshmëria,
konservatizmi dhe fleksibiliteti ndaj përvojave të
reja.
 Personaliteti përcaktohet në bazë të asaj se si secili prej nesh
sillet, çfarë i pëlqen dhe nuk i pëlqen, si shprehet, si reagon në
sfidat dhe ndodhitë e ndryshme.
 Temperamenti karakterizohet nga një reagim individual dhe
sjellje, e cila e dallon atë individ nga të tjerët. Formohet nga
struktura gjenetike dhe biologjike. Tek secili individ,
temperamenti është i veçantë dhe i lindur.
 Temperamenti është baza biologjike e personalitetit. Më vonë,
edukimi dhe rrethi bëjnë modifikimin e temperamentit në
personalitet. Gjatë procesit të rritjes dhe zhvillimit, individi
pasurohet me karakteristika të reja, të cilat ndikojnë për të
kontrolluar temperamentin.
Temperamenti ndahet në 3 kategori: temperament i
lehtë, sfidues dhe temperament që aktivizohet
ngadalë.
Një ndarje më e gjerë e temperamentit, që ndërlidhet
më tepër me emocionet, e karakterizon individin me
10 dimensione të temperamentit:
a. i ndjeshëm, i turpshëm ose i tërhequr-social
(i orientuar nga jashtë)
b. pasiv- agresiv
c. i furishëm (nxitues)- emocionalisht jo reagues
d. anksioz- i pa frikë
e. i fortë-refleksiv.
 Madje, 60% të karasterisktikave të temperamentit
janë të trashëguara.
Personaliteti është, në masë të madhe, tipar
gjenetik, i cili zhvillohet në drejtimin e përcaktuar
nga trashëgimia, nëse rrethi nuk e pengon ose nuk
e dëmton zhvillimin e tij.
Trashëgimia ndërlidhet me gjenerata të tëra,
kështu që, fëmijët e së njëjtës familje mund të
jenë plotësisht të ndryshëm për nga personaliteti.
 Temperamenti është relativisht i përhershëm (konstant),
mirëpo, të shprehurit individual duket që, me kalimin e
kohës ndryshon; rrethi dhe edukimi bëjnë modifikimin e
mënyrës së shfaqjes së temperamentit.
 Rrethi është një faktor predominues në atë se si
karakteristikat e temperamentit që lidhen me trashëgiminë
gjenetike shfaqen tek individi dhe çfarë lloji të sjelljes
paraqesin.
 Rrethi mund t’a zvogëlojë ose t’a rrisë shfaqjen e këtyre
veçorive. Edhe nëse trashëgimia gjenetike është e nivelit të
njëjtë, varësisht nga rrethi, shfaqja e tyre mund të jetë e
shkallëve të ndryshme; për shembull, një raport i mirë midis
të porsalindurit/fëmijës dhe prindit, e zvogëlon mundësinë
ose shkallën e paraqitjes së ankthit.
Jemi të mendimit që, aktiviteti, raportet sociale dhe
rregullimi i emocioneve janë pjesë e temperamentit.
Temperamenti ndikon në atë se si individi e përjeton
rrethin dhe se si rrethi reagon ndaj individit.
Sipas të dhënave, karakteristikat e personalitetit
shtohen deri në moshën 30-40 vjeçare, e posaçërisht,
bëhen ndryshime pozitive në jetën emocionale.
Personaliteti konsiderohet i formuar në moshën 18-22
vjeç.
Diagnozën e çrregullimit të personalitetit mund t’a
përcaktojmë pas moshës 18 vjeç, mundësisht më vonë,
21-22 vjeç, por, në raste të veçanta, edhe në moshën
17-vjeçare. Përgjegjshmëria edhe në raportet sociale
ndikohet nga gjendja familjare, raportet ndërnjerëzore,
e veçanërisht, raportet bashkëshortore.
 Personaliteti mund të përshkruhet në katër nivele, të cilat janë:
karakteristikat e personalitetit (psh. temperamenti), mënyra
natyrale e të përshtaturit dhe objektivat individuale, egoja
narrative (siç është identiteti) dhe dinamika e marrëdhënieve
ndërnjerëzore.
 Karakteristikat normale dhe të çrregullta të personalitetit
shfaqen në shoqëri në nivele të ndryshme dhe mendohet se ato
formojnë një vazhdimësi, nga normalja tek e çrregullta.
 Kufiri midis personalitetit normal dhe atij të çrregullt është
gjithmonë çështje e marrëveshjes së kujdesshme.
 Çrregullimi i personalitetit mund të vlerësohet nga
këndvështrimi dimensional dhe kategorik.
Çrregullim i personalitetit do të thotë, forma të
sjelljeve të cilat janë të vazhdueshme, që zgjasin
shumë, jo fleksibile, dhe të cilat i kanë rrënjët thellë
në psikologjinë e individit, që shfaqen si të dëmshme
në shumë aspekte të jetës së përditëshme.
Këto sjellje janë dukshëm të pazakonta në raport me
rrethin dhe kulturën, dhe mënyrën se si gjerat
vërehen, mendohen, ndjenjën dhe sidomos me
mënyrën e reagimit ndaj njerëzve të tjerë.
Individi me çrregullime të personalitetit, në shumicën
e rasteve, nuk është i ndërgjegjshëm që mënyra e të
menduarit dhe e sjelljes së tij është e pazakontë.
Kriteret diagnostike të çrregullimit të personalitetit
sipas ICD-10
1. Sjellja e individit dhe mënyra e përjetimit të gjërave nga
ai, në përgjithësi, ndryshon dukshëm dhe është jashtë
normave të kulturës ku jeton dhe vepron. Dallimi shfaqet të
paktën në 2 aspekte:
- Funksionet informuese (dmth. se si individi i vëren
dhe i interpreton gjërat, njerëzit dhe ngjarjet, si
reagon ndaj njerëzve dhe si formon imazhin për
vetveten dhe për të tjerët).
- Jeta emocionale (kontrolli i emocioneve, niveli i
reagimit emocional dhe të përshtatshëm në raport me
situatën) është çrregulluar.
Kontrolli e impulseve dhe kënaqja e nevojave
individuale.
Raportet ndërnjerëzore dhe mënyra e të vepruarit
dhe sjellja ndaj njerëzve të tjerë.
2. Çrregullimi shfaqet si një sjellje e vazhdueshme, e
pandryshueshme, shfaqet në raste të ndryshme në
mënyrë të papërshtatshme, në situata të ndryshme
personale dhe sociale; rregullimi është i gjerë, pa
aftësi të përshtatshmërisë individuale.
3. Kjo sjellje e lartpërmendur, tek paragrafi 2,
shkakton vuajtje tek individi apo fatkeqësi në jetën
sociale.
4. Ka fakte që, çrregullimi është i përhershëm dhe
ka zgjatur shumë, dhe ka filluar në fëmijërinë e
vonshme apo më tej në rini (pubertet).
5. Çrregullimi nuk është pasojë e ndonjë
çrregullimi tjetër nga psikiatria e të rriturve apo
formë laterale e ndonjë çrregullimi psikik tek të
rriturit.
6. Arsyet organike, sëmundjet e ndryshimeve
trunore apo, dëmtimet e trurit apo çrregullimet
funksionale trunore, duhet të përjashtohen.
Kategorizimi i çrregullimit te
personalitetit sipas ICD-10
-Personalitet paranojak-paranoid (personalitet
dyshues)
-Personalitet i izoluar ose i vetmuar
-Personalitet antisocial (dissocial)
-Personalitet jo stabël nga jeta emocionale
(emotionally unstable (bordeline type and
impulsive type)
-Personalitet që kërkon vëmendje (histrionic)
-Personalitet kërkues (obsessive-compulsive
personality)
-Personalitet i frenuar (avoidant personality)
-Personalitet i varur (dependent personality)
-Çrregullimet e tjera të personalitetit.
Çrregullimet e personalitetit sipas
DSM-5
Grupi A
-Personalitet paranojak (personalitet dyshues)
-Personalitet i izoluar ose i vetmuar
-Personalitet me karakteristika të psikozës- personalitet i tipit skizoid, i
ngjan çregullimit nga skizofrenia (schizotypal personality disorder)
Grupi B
-Personalitet antisocial
-Personalitet jo stabël nga jeta emocionale (unstable)
-Personalitet që kërkon vëmendje (histrionic)
-Personalitet narcistik(Narcissistic
personality)
GRUPI C
-Personalitet i frenuar (avoidant personality)
-Personalitet i varun (dependent personality)
-Personalitet që kërkon shumë (obsessiv-
kompulsiv).
 Është vlerësuar në bazë të hulumtimeve që, 5-15% të
njerëzve vuajnë nga çrregullimet e personalitetit.
 Në shëndetin primar është vlerësuar që, 20% e njerëzve
që vizitojnë mjekun vuajnë nga çrregullimet e
personalitetit ndërsa, ata që janë në trajtim psikiatrik
vuajnë prej 30-35%.
 Çrregullimet e personalitetit jo stabël dhe të varur e
karakterizojnë gjininë femërore, ndërsa çrregullimet e
tjera karakterizojnë gjininë mashkullore.
 Personat me këto çrregullime karakterizohen nga
përdorimi i tepruar i alkoolit dhe drogave, kanë
predispozicion për dhunë, sjellje vetëvrasëse dhe
probleme në jetën intime.
Shkaktarët e çrregullimeve të personalitetit
Rrethi ku jetojmë
Dhuna dhe keqpërdorimi seksual e shumëfishojnë
mundësinë e çrregullimit të personalitetit.
Prindërit, gjendja familjare, përdorimi i alkoolit dhe
drogave, çrregullimet e sjelljes brenda familjes.
Faktori gjenetik
Çrregullimet e lindura neuropsikiatrike ADHD e rrisin
mundësinë e çrregullimeve të personalitetit e
posaçërisht çrregullimin e personalitetit antisocial.
Faktorët biologjik psh., niveli i lart i testosteronit,
estradiolit dhe estronit ndikojnë në impulsivitet
Niveli i ulët i serotoninës shkakton predispozicion për
dhunë dhe tentim për vetëvrasje
Zvogëlim i masës së hint të kores trunore në lobin
frontal është verejtur tek personat me personalitet
antisocial
Çrregullimi i metabolizmit të dopaminës është vlerësuar
që ndikon në mungesën e ndjenjave dhe empatisë,
izolimit social, ftohtësinë, dhe tendencën për
hakmarrje.
Trajtimi i çregullimeve të personalitetit
 Trajtimi i këtyre çregullimeve është i vështirë sepse, shumica
e këtyre individëve e konsiderojnë sjelljen e tyre dhe
mënyrën e funksionimit të raporteve të tyre ndërnjerëzore
pjesë të vetvetes dhe normale, kështuqë nuk janë të gatshëm
të braktisin këtë formë të funksionimit, edhe pse këto gjëra
i’u shkaktojnë probleme.
 Format e ndryshme të psikoterapisë janë thelbësore në
trajtimin e këtyre çregullimeve
Roli i terapeutit është që t’i ofrojë pacientit trajtim të
dinjitetshëm, ndjenjën që atë e dëgjojnë, dhe
dëshirojnë t’a ndihmojnë, mos akuzimin, ngritjen e
shpresës dhe optimizmit.
Trajtimi duhet të jetë i gjatë; terapeuti duhet të jetë
shumë i durueshëm, real në raport me suksesin,
bashkëpunues dhe i hapur, të mos lejojë të
manipulohet nga pacienti, të vendosë kufijtë e sigurisë
gjatë trajtimit, qetësisë dhe stabilitetit.
Format e trajtimit: terapia psikodinamike; terapia
konjitive e sjelljes (cognitive-behavioral); terapia
medikamentoze; neuroleptitet në doza të vogla; SSRI.
Personalitet paranojak (personalitet
dyshues)
Karakterizohet me dyshim të vazhdueshëm ndaj
rrethit (paranojë), ndjeshmëri e tepruar tek
ndodhitë e papritura, vështërsi për të falur nëse
është lënduar, shtrembërim i përjetimeve ku
veprimet dhe sjelljet neutrale apo shoqërore të
tjetrit i vlerëson si armiqësore apo dashakeqe.
Dyshime të vazhdueshme të pa argumentuara për
bashkëshortin ose bashkëshorten, tendencë për
grindje të vazhdueshme dhe mungesë e aftësisë për
reflektim. Përqendrim i tepërt në vetëkënaqësi dhe
nivel i lart i egoizmit.
 Çrregullimi është më i theksuar tek gjinia mashkullore.
Përqindja 0,5-2,5%, në disa hulumtime madje mbi 4%
 Këta persona shumë rrallë e kërkojnë vetë trajtimin,
zakonisht të afërmit, bashkëshorti ose bashkëshortja, shoku i
punës u sugjerojnë që të kërkojnë trajtim për shkak të
mosbesimit dhe armiqësisë që tregojnë ndaj të tjerëve.
 Këta individë, kritikat e zakonshme i përjetojnë si sulme ndaj
tyre kështu që, përgjigjen në mënyre agresive.
 Përqendrohen në masë të madhe tek pushteti dhe hierarkia.
 Diagnozë diferenciale, psikozë paranojake (sidomos tek
xhelozia)
 Trajtimi i këtij personaliteti është suportiv, raport
psikoterapeutik i besueshëm, terapeuti duhet të jetë i
drejtë dhe i sinqertë. Bisedë e kujdesshme për mendimet
dhe përjetimet e gabuara, por pa e nënshtruar ose
nënçmuar pacientin.
 Disa nga këta pacientë mund të jenë të rrezikshëm nëse
konsiderojnë që janë vënë ”me shpatulla pas muri”.
 Dozë e vogël e antipsikotipeve është e mundshme që i
lehtëson shenjat por edhe ankthin që i përcjell. Edhe barnat
antidepresive përdoren, mirëpo për këtë nuk ka të dhëna
nga hulumtimet shkencore.
Personalitet i izoluar ose i vetmuar
Karakterizohet me tërheqje në vetvete, tërheqje
nga raportet sociale dhe raportet tjera
ndërnjerzore, hobi në vetmi dhe hulumtim i
vetvetes.
Aftësia për t’a shprehur atë çka përjeton dhe
mendon është e kufizuar, gjithashtu mangësi në
përjetimin e kënaqësisë.
Çrregullimi fillon më së largëti para moshës së
pjekurisë.
Individi nuk mund të shprehë dashuri apo urrejtje
ndaj të tjerëve, indiferentizëm ndaj kritikave ose
falënderimeve, dozë e vogël e interesimit për jetën
intime, priorizon funksionimin në vetmi, bota e
mendimeve dominohet nga parafytyrimet e ndryshme
(dashuri në distancë), më së tepërmi një ose asnjë
shok të ngushtë apo raporte të tjera të besueshme
ndërnjerëzore.
Këtë çrregullim e dallojmë nga skizofrenia në bazë të
mungesës së shenjave tipike për skizofreninë.
Është vlerësuar që 10-20% e personaliteteve
izolues (skizoid) vuajnë më vonë nga skizofrenia.
Në shoqëri rreth 3-4% vuan nga çrregullimi i këtij
lloji të personalitetit. Është më i theksuar tek
gjinia mashkullore. Është më i theksuar tek
pasardhësit e individëve që kanë vuajtur nga
skizofrenia.
Këta individ nuk kërkojnë trajtim përveçse, nëse
dikush i afërm i orienton.
Psikoterapia suportive dhe metodat
psikoedukative janë të përshtatshme. Barnat
antipsikotike tek disa pacientë kanë efekt.
Disa prej këtyre individëve jetojnë një jetë
mesatarisht të mirë edhe pa trajtim mjekësor me
abstraktet dhe parafytyrimet e veta
Është e rëndësishme t’a respektojmë privatësinë
e tyre nëse nuk e pengon trajtimin adekuat.
Personalitet me karakteristika të
psikozës
Tek DSM-5 përfshihet edhe personaliteti me
karakteristika të psikozës. Ky çrregullim i
personalitetit tek ICD-10 nuk përfshihet sepse
është përfshirë në grupin e skizofrenisë.
Sipas ICD-10 kjo diagnozë nuk preferohet të
përdorohet sepse kufiri ndërmjet skizofrenisë
dhe personalitetit të izoluar ose personalitetit
jo besues është i paqartë.
Përqindja e këtij personaliteti në shoqëri ndryshon 0,6
deri më tepër se 4%
Tek ky çrregullim, të menduarit është shumë i
çuditshëm dhe i veçantë.
Pacientët kanë parafytyrime për ndikime të ndryshme
magjike, përjetime mbinatyrore, ata jetojnë të
izoluar në botën e tyre të fantazisë, sjellja e tyre
është e çuditshme dhe mendimet e tyre, por edhe
ndjenjat, sjellin në mend shenjat e ngjashme me
skizofreninë.
Çrregullimi është më i theksuar tek të afërmit e
individëve që vuajnë nga skizofrenia, dhe sipas
hulumtimeve ky çrregullim ndërlidhet gjenetikisht
me spektrin e gjeneve të skizofrenisë.
Ky çrregullim i personalitetit dallon nga
skizofrenia me atë se këtu nuk paraqitet psikoza.
Këtë personalitet e dallojmë nga personaliteti
izolues me mënyrën e çuditshme të të menduarit,
të komunikimit dhe të vërejturit të gjërave që e
rrethojnë.
Individi beson që mimika e tjetrit flet diçka
negative për atë
Besimet e çuditshme, të menduarit magjik i cili
ndikon në sjellje dhe është në kundërshtim me
normat kulturore në rrethin ku jeton psh. besim
në magji, në telepatinë ose ”shqisën e gjashtë”
ose në aftësinë për të ditur atë se çfarë do të
ndodhë në të ardhmen në të gjitha aspektet e
jetës, tek fëmijët dhe të rinjët vërehen fantazi
të çuditshme ose mendime të cilat e mbushin
mendjen.
Përjetimet jo të rëndomta siç janë iluzionet trupore,
mendime dhe të folurit i çuditshëm psh. të folurit e
papërcaktuar, i detajuar, krahasime të
papërshtatshme, strikt.
Mendime mosbesuese dhe paranojake, efekt që nuk
përshtatet me ngjarjen ose efekt i kufizuar, sjellje e
veçantë ose e çuditshme por edhe pamja e jashtme e
çuditshme, mungesa e shoqërisë ose të afërmve me
përjashtime të vogla.
Ankth social i cili ndërlidhet me frikë paranojake.
Personalitet antisocial (antisocial personality)
Karakterizohet me mospërfillje të rregullave dhe
obligimeve sociale dhe një indiferencë ndaj ndjenjave
të tjerëve
Përvojat jo të mira, siç janë dënimet, nuk ndryshojnë
sjelljen për mirë të këtyre individëve
Pragu për t’u sjellur në mënyrë të dhunshme është i
ulët, irritim i madh, kritika të pa argumentuara dhe
argumentim i sjelljes së keqe të vetvetes.
Vështërsi për të mbajtur raporte ndërnjerëzore, paaftësi
për të ndjerë fajësi për gjërat e bëra ose për të mësuar
diçka nga përvojat jo të mira të jetës
Personalitetin antisocial apo karakteristikat e tij më
herët e kanë quajtur psikopati ose sociopati.
Nga ky çrregullim vuajnë 2-3% e njerëzve , me
ndryshime 1-3%.
Çrregullimi është 2 ose 3 herë më i theksuar tek
meshkujt.
Personat të cilët përdorin drogë, alkool, ose që
janë akuzuar për krime të ndryshme
Personaliteti antisocial është madje 10 herë më
i shpeshtë se sa tek pjesa tjetër e shoqërisë.
Këta individ në fëmijërinë e hershme shpesh
vuajnë nga e lagura në shtrat gjatë natës, ecje në
gjumë ose bëjnë edhe gjera të tmerrshme. Që nga
mosha e pubertetit, sjellja antisociale shtohet dhe
i përmbush kriteret e diagnozës për çrregullimet e
sjelljes. Pas moshës 40-vjeçare, çrregullimi është
më i rrallë, kjo ndërlidhet me përvojat e rënda
gjatë jetës dhe nëpërmjet tyre, modifikimi i
temperamentit.
Programi i trajtimit këtu dhe ”tani”, i cili i
zhvillon tek pacienti aftësitë për t’u përshtatur
në shoqëri, është terapia konjitive e sjelljes në
grupe tek individët me sjellje kriminale.
Në anën tjetër psikoterapia psikoanalitike nuk
përshtatet tek këto personalitete, në realitet ky
lloj trajtimi mund t’i ushqejë dhe t’i shtojë
sjelljet e këqija.
Mungesa e serotoninës ndërlidhet me sjelljen
agresive të këtyre individëve kështu që edhe në
bazë të hulumtimeve është vërtetuar që
fluoksetini SSRI zvogëlon brenda një muaji
nivelin e agresivitetit dhe të acarimit. Doza 20-
40mg. Është vlerësuar që ndikimi indirekt i
agresivitetit vjen përmes ndikimit në depresion,
ankth dhe zvogëlimin e sasisë së alkoolit që
përdoret.
Personalitet jo stabël nga jeta emocionale (unstable)
Personat me këtë çrregullim karakterizohen me
veprime të momentit, pra të pamenduara mirë,
impulsive, dhe pa i matur pasojat e mundshme të
këtyre veprimeve.
Disponimi ndryshon në mënyre të paparashikuar,
personi ka tendencë të shpërthejë emocionalisht dhe
jo gjithmonë mundet t’a kontrollojë sjelljen e tij si
pasojë e këtyre shpërthimeve emocionale.
Personi ka tendencë për grindje dhe konflikte
fizike me të tjerët, posaçërisht nëse
mundohemi t’a pengojmë shpërthimin e
impulseve.
ICD-10 e ndan këtë çrregullim në atë impulsiv
dhe kufitar(borderline).
Tipi impulsiv karakterizohet me jetë
emocionale jo stabël dhe mosaftësi për t’i
kontrolluar stimujt ose impulset e ndryshme
që ngacmojnë jetën emocionale.
Sjellja e dhunshme dhe kërcënuese është e rëndomtë
tek këta individë, posaçërisht reagimi ndaj kritikave të
të tjerëve është plotësisht jo adekuat.
Tipi kufitar (borderline) karakterizohet me
karakteristika të jetës emocionale jo stabël. Tek ky
grup shfaqen çrregullime në ego, zbrazëti e
vazhdueshme, vështirësi në përcaktimin e qëllimeve
dhe tendencave të brendëshme. Raporte të furishme
dhe jo stabël ndërnjerëzore që shkaktojnë kriza të
vazhdueshme në jetën emocionale. Ato ndërlidhen me
tendencën për të mos e ndjerë veten të refuzuar ose të
nënçmuar, të nënshtruar. Krizat e tilla shkaktojnë
gjendje ku individi kërcënon me vetëvrasje apo tenton
vetëvrasje.
Personat me këtë çrregullim, acarimin ose
presionin e brendshëm e zbrazin jashtë vetes,
ndaj rrethit duke i akuzuar të tjerët për arsye të
sjelljes së tij
Prevalenca e këtij çrregullimi vlerësohet të jetë
1-2% e shoqërisë. Sipas hulumtimit amerikan,
nga ky çrregullim vuajnë 10% e pacientëve në
poliklinika dhe 20% e pacientëve që janë në
trajtim spitalor. Prej çrregullimeve të
personalitetit që janë në trajtim rreth 30-60% e
tyre vuajnë nga personaliteti i tyre jo stabël.
Etiologjia e këtij çrregullimi vlerësohet se
ndërlidhet me fëmijërinë e hershme, një raport i
çrregullt fëmijë-prind i cila ka shkaktuar
çrregullimin e zhvillimit psikologjik të fëmijës.
Moskujdesi i duhur, neglizhimi i nevojave
emocionale të fëmijës, mungesa e përkrahjes në
procesin e rritjes, përvojat e vështira gjatë
fëmijërisë siç janë humbjet e njerëzve të dashur,
pedofilia dhe çrregullimet psikiatrike tek prindërit
janë gjëra që i përkasin historisë së një individi
me këtë çrregullim të personalitetit.
Ndonjëherë, personat me këtë diagnozë,
gabimisht, konsiderohen nga personeli si raste
shumë të vështira kështu që, edhe trajtimi është
paragjykues, i gabueshëm dhe suksesi mungon.
Trajtimin duhet ta bëjmë rëndom në poliklinikë,
mirëpo, krizat e rënda, ndonjëherë, kërkojnë
hospitalizim, posaçërisht nëse pacienti është në
rrezik për vetëvrasje ose nëse shfaqen shenja të
psikozës ose depresionit të rëndë.
Hospitalizimi vetëm gjatë ditës në funksion
rehabilitues është më i përshtatshëm se sa
hospitalizimi 24 orësh. Është e rëndësishme që për
këta individë të emërohet një person përgjegjës nga
personeli mjekësor i cili e bën edhe koordinimin e
trajtimit në nivele të ndryshme.
Format psikoterapeutike të trajtimit të këtij
çrregullimi janë thelbësore. Është e rëndësishme të
kuptohen shkaqet e sjelljes, afrimi me pacientin, dhe
fitimi i besimit nga ai në mënyrë që trajtimi të ketë
sukses.
Faktorët biologjikë, metabolizmi i serotoninës
në rajonin frontolimbik siç duket ndërlidhen me
këtë çrregullim e posaçërisht me impulsivitet
dhe urrejtje
Është vërtetuar që tek këto çrregullime kemi
një zvogëlim të hipokampusit dhe amigdales,
por këtë gjë nuk e ndërlidhim në mënyre
specifike me këtë personalitet.
Trajtimi i këtyre çrregullimeve është shumë
sfidues për personelin shëndetësore por edhe
për vetë pacientin.
Pacientët janë shpesh regresivë, impulsivë dhe me
ndryshime të mëdha të disponimit. Shumë shpesh
raporti personel-pacient komplikohet për shkak se
pacienti është shumë sfidues, dhe më i vështirë bëhet
trajtimi nëse personeli nuk ka shkollim të mjaftueshëm
dhe nuk është bashkëpunëtor këshillëdhënës.
Terapia psikodinamike është e suksesshme.
Për këtë çrregullim janë zhvilluar forma të ndryshme
të terapisë konjitive të sjelljes që ndërlidhen me forma
të ndryshme të komunikimit, të kuptuarit dhe me
formimin e aftësive të reja komunikuese tek pacienti.
 Terapia dialektike e sjelljes DBT është e suksesshme tek
këto çrregullime, zvogëlon përdorimin e drogave,
tendencat për vetëvrasje ose dëmtim të vetvetes dhe
zvogëlon nevojën për hospitalizim, gjithashtu terapia
metalizuese. Në çdo rast psikoterapia është forma numër
një e trajtimit të këtij çrregullimi të personalitetit,
mirëpo për arsye që është shumë intensive dhe kërkuese
është e vështirë t’a realizojmë në praktikë me pacientët.
 Në mënyrë që psikoterapia të ketë sukses është e
rëndësishme që psikoterapeuti të ketë bashkëpunëtorë
këshillëdhënës dhe një grup profesionistësh (psikiatri,
psikologu, fizioterapeuti, terapeuti funksional, tekniku
medicional dhe psikoterapeuti) të cilët marrin pjesë në
mënyrë të planifikuar në realizimin e trajtimit.
Antidepresivët janë të përshtatshëm tek këto
çrregullime. Barnat antipsikotike i përdorim nëse
shfaqen shenja të psikozës. Tek disa pacientë këto
barna e zvogëlojnë agresivitetin, ankthin, depresionin
dhe sjelljet vetëvrasëse. Në çdo rast duhet mirë të
mendohet paraprakisht cilat janë dobitë nga
neuroleptet dhe dëmet në rast se këto barna i përdorim
tek pacientët që nuk kanë shenja psikoze.
Stabilizatorët e disponimit në një mënyrë mund
të ndikojnë tek agresiviteti dhe impulsiviteti.
Benzodiazepinet në raste të veçanta dhe për një
kohë të shkurtët mund të përdoren për
zvogëlimin e ankthit, mirëpo është e
rëndësishme që paraprakisht të vlerësohet
rreziku i varësisë.
Tek disa pacientë benzodiazepinet mund të
çrregullojnë edhe me tepër impulsivitetin. Pra
benzodiazepinet mund të përdoren vetëm për
kohë të shkurtër dhe në raste shumë të rënda.
Tek këta pacientë është e madhe mundësia për
polifarmaci kështu që mjeku duhet te jetë i
kujdesshëm gjatë përshkrimit të barnave.
Këta individë kanë një ndjenjë jo të këndshme dhe
janë të pakënaqur nëse nuk janë në qendër të
vëmendjes së të tjerëve.
Këta individë mundohen ta tërheqin vëmendjen e
të tjerëve duke qenë shumë social, dramatik,
flirtues dhe simpatik. Ata përjetojnë vetkënaqësi
nga paraqitja pranë të tjerëve. Edhe pse kanë ide,
energji dhe duken të hapur, në fund të fundit
lodhen nga përqendrimi i vëmendjes tek vetvetja.
Personaliteti që kërkon vëmendje (histrionic)
 Këta individë shpesh sillen në mënyrë jo adekuate në
aspektin intim, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të
tjerëve. Këta kanë tendencë që të teprojnë në aspektin e
afrimit dhe komunikimit intim.
 Tendencë për egoizëm, kënaqje e nevojave të vetvetes
dhe neglizhim i nevojave të të tjerëve, lëndohen lehtë, në
vazhdimësi kërkojnë vëmendje dhe vlerësim por edhe
presion.
 Këto personalitete shpesh përmbajnë edhe tipare të
personaliteteve të tjera siç janë narcizmi dhe personaliteti
jo stabël.
 Rreth 2-3% e shoqërisë dhe 10-15% e individëve që janë në
trajtim psikiatrik vuajnë nga çrregullimi i këtij
personaliteti.
 Ky çrregullim është më i theksuar tek gjinia femërore por
ka hulumtime që tregojnë se ky çrregullim paraqitet në
masë të njëjtë tek të dyja gjinitë.
 Këta individë zakonisht kërkojnë ndihmë për shkak të
depresionit ose çrregullimeve organike të cilat nuk
gjejnë përgjigje, ose për shkak të problemeve
ndërnjerëzore.
 Psikoterapia tradicionalisht është konsideruar forma me
e mirë e trajtimit të këtyre çrregullimeve
 Profesionisti duhet të mbajë mend që me këta individë
raporti trajtues duhet të jetë shumë profesional dhe të
mbajë distancën e nevojshme.
Personalitet narcistik (narcissistic personality)
 Individët, që vuajnë nga ky çrregullim, karakterizohen me
grandiozitet, që ndërlidhet me vetveten, në raport me rrethin.
Pra, këta individë e mbivlerësojnë veten, aftësitë e tyre në
raport me të tjerët.
 Në ICD-10, personaliteti narcist është përfshirë në grupin e
çrregullimeve të tjera të personalitetit, ndërsa, DSM-5 është
përcaktuar si personalitet i veçantë në grupin B.
Këta individë, në mënyrë të vazhdueshme, i
mbivlerësojnë aftësitë e tyre në dëm ose duke i
nënvlerësuar aftësitë e të tjerëve. Këta individë presin që
të trajtohen në mënyrë të veçantë nga të tjerët dhe me
një respekt të veçantë prej tyre. Në mendjen e tyre
qarkullojnë vazhdimisht fantazma të cilat e përforcojnë
edhe më tutje mendimin se, ai është më i mirë se të
tjerët.
Aftësia e tyre për të qenë empatik dhe pozitiv,
respektues me të tjerët është e dobësuar. Ata janë
shumë xhelozë dhe vuajnë nëse të tjerët kanë sukses ose
mbërrijnë ndonjë funksion më të lartë se ata.
Këta vuajnë nga çrregullimet komorbide siç janë,
depresioni ose përdorimi i drogave të ndryshme, gjë, të
cilën, e bëjnë, zakonisht, në rastet e dëshpërimit për
ndonjë situatë të caktuar.
Personaliteti narcistik dhe psikopatia janë pjesërisht të
bashkangjitura njëra me tjetrën, pra, paraqiten me
shenja të përbashkëta dhe në të njëjtën kohë.
Personaliteti që kërkon vëmendje, jo-stabël, antisocial,
skizoid dhe mosbesues mund të paraqiten në të njëjtë
kohë me çrregullimet e personalitetit narcistik.
Ky çrregullim është i shfaqur në shoqëri me më pak se 1%,
ndërsa, tek pacientët është vlersuar prej 1-16%.
Pacientët e diagnositifikuar 50-80% janë meshkuj.
Çrregullimet e vetëbesimit dhe problematika me të
kontrolluarit e tij (ego), përveç se tek narcizmi, gjenden
edhe tek të gjitha çrregullimet e tjera të personalitetit.
Çrregullimet e personalitetit, në princip, janë gjendje ku
tek individi nuk është zhvilluar një aftësi e shëndoshë dhe
reale e të vetëvlerësuarit dhe e të vlersuarit ndaj të
tjerëve. Faktorët e zhvillimit psikologjik të cilët
degradojnë zhvillimin normal të personalitetit tek
narcizmi janë të ngjashëm me faktorët negativ që
ndikojnë tek çrregullimet e tjera të personalitetit.
Trajtim bazë për këto çrregullime është psikoterapia
individuale, ku individi motivohet për trajtim, ka
vështirësi dhe, zakonisht, pacienti është i gatshëm për
trajtim pas dëshpërimeve të njëpasnjëshme në jetën
individuale.
Këta individë, rrallë, kanë nevojë për hospitalizim,
mirëpo, ndonjëherë, vuajnë nga depresioni shumë i rëndë
si pasojë e dështimeve në jetën familjare ose
profesionale kështu që, edhe hospitalizimi mund të jetë i
nevojshëm. Nuk ka të dhëna që terapia e sjelljes apo
terapia medikamentoze të ndikojë në këtë personalitet.
Personalitet kërkues (obsessive-compulsive
personality)
Këta individë karakterizohen me nivel shumë të lartë të
kërkesave ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve, ndjeshmëri
dhe përgjegjshmëri tej mase, përqendrim në detaje të
vogla që jo domosdoshmërisht janë të rëndësishme,
nevojë për kontroll të vazhdueshëm, perfeksionizëm,
kokëfortësi dhe papërkulshmëri ose mungesë e tolerancës
në suaza të normales.
Çrregullimi karakterizohet me mendime dhe stimuj të
detyrueshëm të cilat nuk janë aq dominues dhe të
fortë sa tek çrregullimet e mendimeve të detyrueshme.
Ky çrregullim paraqitet, shpesh, në të njëjtën kohe me
çregullime tjera të personalitetit e posaçërisht me
personalitetin mosbesues.
Në disa hulumtime është vërtetuar ndërlidhja e këtij
personaliteti me ankthin dhe në kuadër të tij
çrregullimet e mendimeve dhe veprimet e
detyrueshme.
Në hulumtimet epidemiologjike paraqitja e këtij
çrregullimi në shoqëri është rreth 2% ndërsa tek
pacientët që marrin trajtim psikiatrik është 3-
10%. Çrregullimi është rreth 2 herë më i shprehur
tek gjinia mashkullore.
Çrregullimi ndërlidhet edhe me kulturën. Psh., në
kulturat ku kërkesat, rregullat dhe kriteret janë
shumë të larta, manifestohen më tepër
karakteristikat e këtij çrregullimi, mirëpo jo
domosdoshmërish çrregullimi është më i shprehur.
 Individët me këtë çrregullim e ndjejnë dhe e
konsiderojnë jetën e vet si të mangët, me mungesa të
shumta dhe mund të jenë të paaftë të ndjejnë kënaqësi
në jetë, sepse baraspesha e tyre çrregullohet lehtë në
rast të ndryshimeve në jetën profesionale ose
problemeve në komunikim.
 Psikoterapia analitike individuale dhe psikanaliza
vlerësohet të jetë forma më e mirë trajtimit të këtyre
çrregullimeve.
 Gjithashtu. terapia psikodinamike grupore në të cilën
përqendrohemi në momentet aktuale të jetës dhe
përdorimi i ”konfrontimit”, mund t’a rrisë aftësinë për t’i
kuptuar realisht gjërat.
Medikamentet SSRI dhe Klomipramini mund t’i
zvogëlojnë dukshëm shenjat e këtij çrregullimi.
Për të qenë sa më i suksesshëm gjatë trajtimit
është e rëndësishme që pacienti të marrë pjesë
në planifikimin e trajtimit dhe të informohet
mirë me objektivat e trajtimit dhe realizimin e
tyre.
Dyshim dhe shqetësim i vazhdueshëm, detajet, rregullat,
listat, oraret, organizimi perfekt, perfeksionizmi i cili e
pengon përfundimin normal të detyrave, neglizhimi i
kënaqësisë dhe i raporteve ndërnjerëzore duke e
prioritetizuar punën dhe kryerjen e detyrave, joflexibilitet,
kokëfortësi, tendencë për t’i detyruar të tjerët që të
veprojnë plotësisht në mënyrën që ai dëshiron ose keqardhje
e rëndë nëse lejon që tjerët të punojnë në mënyrën e vet.
Personalitet i frenuar, i tërhequr
(avoidant personality)
Këta individë karakterizohen me presion të brendshëm të
vazhdueshëm, frikë, pasiguri dhe ndjenjën e inferioritetit.
Rrethi i tyre është shumë i ngushtë, kërkojnë vazhdimisht
dhe në mënyrë të theksuar miratim dhe dashuri, janë
shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit dhe kritikave dhe
tentojnë ti shmangin disa aktivitete sepse frikësohen nga
ndjenja e turpit dhe përvojat e ngjashme.
 Nga ky çrregullim vuajnë 0,5-1% e njerëzve. Tek
pacientët psikiatrik rreth 10%. Çrregullimi është në masë
të barabartë i theksuar tek të dyja gjinitë.
 Nga këndvështrimi psikodinamik, çrregullimi mund të
jetë si pasojë e dëmtimit të vetëbesimit në fëmijërinë e
hershme e cila çon në kërkesën dhe nevojën e
vazhdueshme për miratim nga të tjerët, vështirësi në të
analizuarit e ndjenjës së turpit, vështirësi në tolerimin e
kritikës dhe kufizim i jetës nga frika e humbjes së
kontrollit.
Sipas teorisë biologjike, temperamenti mundet që
gjenetikisht t’a parapërcaktojë një gjendje sociale të
tërhequr tek individi apo mosaftësi e funksionimit në
mënyrë fleksibile në gjendje të ndryshme.
Individët me këtë çrregullim përfitojnë nga trajtimi me
terapi psikodinamike. Terapia grupore dhe familjare janë
të dobishme posaçërisht nëse familja e mbron tej mase
dhe në mënyrë të panevojshme.
Medikamentet antidepresive mund të ndihmojnë në frikën
sociale dhe tek ankthi gjëra të cilat janë të rëndomta tek
ky çrregullim.
Personalitet i varur (dependent personality)
Ky personalitet karakterizohet me një varësi të
gjerë nga të tjerët në të gjitha aspektet e jetës
sikurse për vendime të vogla ashtu edhe për
vendime të mëdha. Frikë e vazhdueshme nga
refuzimi, ndjenja e pafuqisë dhe paaftësisë,
funksionim në bazë të dëshirave të tjerëve dhe
vështirësi për të reaguar ndaj sfidave të jetës.
Individi e konsideron vetveten të paaftë
dhe të paqëndrueshëm kështuqë, të
tjerët duhet, sipas tij, të vendosin për
të. Mungesë e dëshirës për të folur për
atë që dëshiron, veçanërisht, me
njerëzit nga të cilët është i varur nga
frika e humbjes së tyre.
Frika e vazhdueshme që do të mbetet i vetmuar për
t’u kujdesur për vetveten. Sipas raporteve
amerikane në shoqëri vuajnë madje 15% e njerëzve.
Në intervista të strukturuara është vlerësuar që
madje 22% e të intervistuarve vuajnë nga ky
çrregullim.
Çrregullimi është i rëndomtë sikur tek pacientët në
trajtim në poliklinikë ashtu edhe në atë spitalor.
Çrregullimi është rreth 3 herë më i shpeshtë tek
gjinia femërore.
 Sipas teorisë psikoanalitike ky çrregullim është i
ndërlidhur me fazën orale të zhvillimit psikologjik.
 Personaliteti jo stabël dhe ai i tërhequr shfaqen shumë
shpesh tek ky çrregullim. Ky çrregullim e posaçërisht
karakteristikat e tij e shtojnë mundësinë e depresionit .
 Këta individë zakonisht e vizitojnë mjekun për shkak të
ankthit, depresionit ose çrregullimeve psikosomatike,
nëse puna profesionale dhe sfidat në jetën e përditshme
kërkojnë një funksionim të pavarur, gjë e cila nga
këndvështrimi i individit duket e pamundur.
Psikoterapia është mënyrë e përshtatshme për
trajtimin e këtij çrregullimi
Terapia medikamentoze ndikon tek ankthi dhe
depresioni që mund të jenë si pasojë e këtij
çrregullimi.
Tek personaliteti i varur zhvillohet shumë lehtë
varësia nga barnat siç janë benzodiazepamet kështu
që duhet të jemi të kujdesshëm gjatë përshkrimit të
tyre.
Skematerapia dhe çrregullimet e
personalitetit
Skematerapia është një formë e psikoterapisë
konjitive e cila është formuar nga Jeffery Young në
vitin 1990, duke i trajtuar pacientët të cilët nuk
kanë pasur dobi të mjaftueshme nga terapia
konjitive e sjelljes.
Kjo formë e psikoterapisë përveç
trajtimit të çrregullimeve të
personalitetit është e përshtatshme
edhe në trajtimin e çrregullimeve tjera
psikike siç janë depresioni, ankthi,
çrregullimet e ushqyeshmërisë, stresi
post traumatik, lodhja nga puna,
varësia nga drogat.
Kjo formë e psikoterapisë është integrative.
Në këtë formë të terapisë përqendrohemi në
procedimin e përvojave traumatike të fëmijërisë
Sipas skema terapisë, skemat zhvillohen nëse nuk i
përgjigjemi në mënyrë adekuate nevojave
emocionale në kohën e fëmijërisë.
Nevojat themelore emocionale të fëmijëve janë:
 1:Marrdhënie e sigurtë ndërnjerëzore e cila përmban
mbrojtjen, vazhdueshmërinë, kujdesin dhe miratimin.
 2: Pavarësia, aftësia dhe përvoja në lidhje me identitetin
e vet (Fëmija është stimuluar që t’a hulumtojë rrethin,
të bëjë gjëra, dhe të jetë aktiv në përshtatshmëri me
moshën dhe në bazë të veprimeve merr komente
adekuate por jo nënçmuese.
 3: Liria për të shprehur nevojat dhe ndjenjat e veta.
 4: Spontaniteti dhe argëtimi (vetë shprehja dhe aftësia
që të jetojë jetën dhe kënaqësitë që i sjell ajo).
 5: Kufijtë realistë (Fëmija ose i riu duhet të mësojë
kontrollin e vetvetes në përshtatshmëri me moshën).
Skematerapia(skema-tipare) e përdorim si terapi
individuale por edhe grupore.
Kjo formë e terapisë është e zhvilluar edhe për
fëmijët.
Gjatësia dhe skema e terapisë ndryshon zakonisht në
terapi individuale tek çrregullimet e personalitetit,
zgjat prej 1 deri në 3 vite, takimet çdo javë. Terapia
grupore zgjat prej 5 muajve deri në një vit.
Fëmija identifikon dhe përvetëson tiparet, mendimet,
përvojat, ndjenjat dhe mënyrën e sjelljes së prindërve.
Ka raste kur dy fëmijë në të njëjtën familje që janë
viktimë e një trajtimi të keq, njëri prej tyre merr rolin e
viktimës, dhe ai nuk ka kundërshtuar gjërat negative, ka
qenë pasiv dhe nënshtrues. Ky fëmijë është shendërruar
në viktimën e prindit, por nuk e ka përvetësuar
agresivitetin e prindërve. Pra, i rritur ai përjetonte
ndjenjën e viktimës por nuk është shndërruar në individ
që përdor dhunë.
Në anën tjetër në të njëjtën familje, fëmija tjetër i
cili përjeton të njëjtën dhunë, në një formë ose tjetër
ka luftuar kundër dhunës, dhe gjatë terapisë
vërtetohet që ky individ ka përvetësuar mendimet
agresive, ndjenjat dhe sjelljen agresive kështu që
është zhvilluar tek ai një personalitet i dhunshëm. Ky
është një rast i veçantë sepse rëndom, fëmija,
përvetëson ndjenjën e të qenurit viktimë por edhe të
qenurit agresiv, i dhunshëm, me ndjenja dhe sjellje të
dëmshme ndaj të tjerëve.
Por jo domosdoshmërisht ndodh kështu, nganjëherë
fëmijët mbijetojnë në mungesën e afërsisë nga
prindërit në mënyrë që, tek ta të zhvillohet ndjenja
e përkujdesit ndaj të tjerëve. Alternativa tjetër
është që ata fëmijë janë shumë kërkues ndaj
vetvetes dhe rrethit, egoist. Pra, sipas
skematerapisë, nuk paragjykohet që fëmijët në
mënyrë automatike i përvetësojnë të gjitha gjërat
nga prindërit por ata përvetësojnë gjërat në mënyrë
selektive.
Sipas këtij këndvështrimi temperamenti i lindur
ndikon në atë, se në çfarë mënyre zhvillohet
përvetësimi dhe të vepruarit në mënyrë të njëjtë
me prindin ose rrethin, psh., nëse fëmija ka një
natyrë depresive/pesimiste, është shumë e
mundshme që ai nuk do t’a përvetësojë optimizmin
nga prindërit sepse mënyra e funksionimit te
prindërit është në kundërshtim shumë të madh me
natyrën e fëmijës, kështu që fëmija nuk mund t’a
asimilojë ose t’a shkrijë në vetvete këtë mënyrë të
menduarit.
Secili fëmijë ka temperamentin e vet të lindur, disa
prej fëmijëve për nga temperamenti janë agresiv, disa
të ndrojtur, të tjerët të acaruar.
Ndërlidhja e temperamentit emocional me përvojat
e vështira të fëmijërisë ndikon në formimin e
skemave. Temperamentet e ndryshme e ekspozojnë
fëmijën ndaj përvojave të ndryshme psh., fëmija
agresiv ka më tepër gjasa të keqtrajtohet nga
prindërit sesa fëmija i qetë.
Shembulli tjetër që ndërlidhet me temperamentin
është i fëmijës i cili ka përjetuar refuzimin ose
lënien anash nga prindi, nëse është nga
temperamenti i tërhequr(i ndrojtur, që i vjen turp)
ai do të fshihet nga bota, do të tërhiqet dhe do të
izolohet dhe do të bëhet i varur nga prindërit, kurse
në anën tjetër fëmija i cili është social do të
vazhdojë përpara dhe do të formojë raporte
pozitive. Është vërtetuar që deri në një masë,
socialiteti është karakteristikë e fëmijës
këmbëngulës i cili mbijeton pavarësisht
keqtrajtimeve dhe lënieve anash.
Sipas përvojës nëse rrethi ku zhvillohet fëmija
është në masë të madhe social ose në masë të
madhe dëmtues mund t’a bëjë modifikimin e
temperamentit emocional psh., një rreth familjar
dhe prindër që i ofrojnë fëmijës dashuri dhe kujdes
e ndryshon fëmijën që është për nga temperamenti
i tërhequr në drejtimin e një temperamenti social,
dhe e kundërta nëse rrethi ku zhvillohet është
refuzues, madje fëmija me temperament emocional
social mund të ndryshojë dhe të tërhiqet në
vetvete.
Temperamenti i fëmijës asnjëherë nuk është i
gabueshëm ose i keq.
Detyra e të rriturve/prindërve është që t’i
përshtasin veprimet e tyre, sjelljen me fëmijën në
varësi nga temperamenti i fëmijës.
Për shembull, njëri fëmijë ka nevojë për më tepër
inkurajim dhe fëmija tjetër më tepër përkrahje në
kontrollimin e impulseve dhe sjelljes.
 Nëse në nevojat e fëmijës nuk përgjigjemi në masën e
mjaftueshme ose ka një përkujdesje të tepruar atëherë
nga kjo zhvillohen skemat problematike.
 Përveç rrethit në formimin e skenave ndikon
gjenetikisht i parapërcaktuar temperamenti,
posaçërisht temperamenti që shfaqet në ndjeshmëri të
tepërt dhe reaktiv.
 Secili fëmijë ka temperamentin e vet që nga lindja, i
cili është i veçantë, dallohet nga të tjerët dhe të cilin
fëmija nuk mundet t’a balancojë ose kontrollojë.
Skemat nuk formohen vetëm në fëmijërinë e
hershme por edhe në fëmijërinë e vonshme, në
moshën parashkollore, në moshën e pubertetit.
Skemat të cilat formohen në këtë moshë zakonisht
janë më pak të dëmshme në krahasim me skemat e
fëmijërisë së hershme megjithëse edhe këto janë të
dëmshme.
Temperamenti emocional i fëmijëve të cilin e
përshkruan në dijan 3 është në mënyrë të posaçme i
rëndësishëm edhe në aspektin e formimit të
skemave.
 Skemat problematike janë përvoja ose forma të
mësuara të përjetuarit të gjërave të cilat janë të
dëmshme për vetveten, baza e të cilave janë përvojat
negative të jetës (përjetimi i kritikave të vazhdueshme,
nënçmimi, përdorimi i dhunës ndaj tij, mbrojtja ose
kujdesi i tepërt, mungesa e vëmendjes nga prindërit).
 Si pasojë e tyre individi vazhdimisht gjendet në situata
problematike në jetën bashkëshortore ose shoqëri.
 Individi reagon në mënyrë të dëmshme për vetveten në
rastet, të cilat i sjellin ndërmend përvojat e fëmijërisë
ose të kohës së pubertetit.
 Pra në një gjendje të tillë individi nuk sillet si i rritur
por përdor përvojat e dëmshme të cilat i ka mësuar në
fëmijëri.
Ekzistojnë 18 skema të cilat i kemi grupuar në 5
kategori. Në secilën nga to kemi mosplotësim të
nevojave emocionale të fëmijës.
1. Irealiteti (detachment) dhe refuzimi
2. Autonomia e dobësuar dhe suksesi i dobët
3. Paaftësi e vendosjes së kufijve të sjelljes dhe
veprimit
4. Prioritet janë nevojat e të tjerëve duke lënë
anash vetveten
5. Kujdes i tepruar dhe tërheqje në vetvete.
Irealiteti (detachmend) dhe refuzimi
 Kjo skemë ndikon tek individi që ai nuk di të lidhë
raporte të sigurta ndërnjerëzore. Individi beson që të
tjerët nuk i ofrojnë dashuri, kujdes, pranim ashtu siç
është, siguria dhe stabiliteti.
 Gjendja familjare zakonisht është jostabël dhe
refuzuese, shfrytëzuese, keqtrajtuese, mosbesuese ose
keqpërdoruese, mungesë e ndjenjave, refuzim.
 Individët me këto skema kanë pasur fëmijëri
traumatike. Si të rritur këta individ kanë tendencë që
të lidhin raporte të dëmshme ndërnjerëzore ose të jenë
të izoluar në aspektin social.
 Sipas përvojës përjetimet në katër vitet e para të jetës
ndikojnë më së tepërmi në formimin e skemave të
dëmshme. Fëmija nuk përjeton në mënyrë të mjaftueshme
përvoja të mira, dashuri, përkujdes, afërsi nga prindërit
kështu që fillon të zhvillohet skema e refuzimit (reject).
 Skema tjetër e cila formohet në fëmijërinë e hershme
është si pasojë e përjetimeve traumatike dhe e të qenurit
viktimë, kjo ndodh kur fëmija përjeton dhunë fizike dhe
forma të tjera të dhunës nëpërmes së cilës fillon të
formohet skema e keqtrajtimit, të qenurit i pambrojtur
dhe të qenurit i pamjaftueshëm.
Autonomia e dobësuar dhe suksesi i
dobët
Këto skema e pengojnë individin që të pamvarësohet
nga familja dhe rrethi
Në kohën e fëmijërisë, prindërit e tij kanë bërë
gjithçka në emër të individit duke ndikuar në
zhvillimin e varësisë. Kanë pasur një kujdes të
tepruar. Në raste shumë të rralla prindërit nuk janë
kujdesur fare për fëmijën.
 Prindërit nuk e kanë përkrahur zhvillimin e
vetëbesimit tek fëmija, nuk e kanë motivuar për
aktivitete të pavarura jashtë shtëpisë. Në këtë
mënyrë individi nuk ka formuar identitetin e vet.
Individi nuk ka aftësi që të planifikojë ardhmërinë
e vet nëpërmes objektivave të qarta dhe mjeteve
nëpërmes së cilave do t’i realizonte.
 Në aspektin e përballjes me realitetin individi
mbetet ”fëmijë” edhe pse është i rritur
Skema e varshmërisë Paraqitet me paaftësinë për t’u
kujdesur për gjërat e përditshme pa ndihmën e të
tjerëve psh., kujdesje për shpenzimin e parasë, gjetja
e probleme të përditshme, përdorimi i mendjes së
shëndoshë gjatë sfidave të ndryshme. Individi është
pasiv dhe nuk gjen zgjidhje.
Kur është në pyetje skema e mvarshmërisë ose të
pasurit të drejtë, fëmija nuk është trajtuar keq
nga prindërit, por e kundërta fëmija është
përkëdhelur në mase të tepërt, i është ofruar
kujdes i tepruar, gjë e cila ka penguar zhvillimin e
të menduarit dhe të vepruarit autonom, por edhe
të mësuarit e kufijve të normales dhe kufijve
realistë të cilët fëmija ka pasur nevojë t’i hasë.
 Skema e mungesës së mbrojtjes ose sigurisë, paraqitet me
frikë të tepërt e cila shfaqet me mendime për katastrofat
e mundshme, në raste të cilave individi beson që nuk di të
bëjë zgjedhjen. Katastrofat ndërlidhen me shëndetin siç
janë sulmi në zemër, IDS, frika nga çmenduria dhe
humbja e kontrollit, frika nga fatkeqësitë e ndryshme,
shkelja e ligjit ose katastrofat natyrale.
 Skema e dështimit shfaqet me besimin e individit që do të
dështojë në çdo aspekt të jetës psh., në shkollë, në punë
ose në profesion, beson që nuk ka aftësi intelektuale të
mjaftueshme, është i paditur dhe pa mundësi suksesi.
Paaftësi e vendosjes së kufijve të sjelljes
dhe veprimit
Këta individë nuk i kanë të zhvilluara aftësitë për
të vendosur kufijtë e brendshëm në lidhje me
reciprocitetin ose kontrollin e vetvetes.
Kanë vështirësi që t’i respektojnë të drejtat e të
tjerëve, mbajtjen e premtimeve dhe vështirësi në
bashkëpunimin në të gjitha aspektet e jetës. Puna
afatgjatë nuk ka sukses, individi është egoist, i
papërgjegjshëm.
Zakonisht këta individë zhvillohen në familje ku i
ofrohet një përkëdhelje tej mase dhe ku gjithçka
është e lejuar. Në fëmijëri prindërit nuk kanë
kërkuar respektimin e rregullave normale, ose
mungon zhvillimi i kontrollit të apetiteve jo reale.
Në moshën e rritur këtyre individëve i mungon
aftësia për kontrollimin e impulseve dhe sjelljes dhe
kënaqjes së nevojave të veta momentale.
 Skema e ligjshmërisë ose të pasurit të drejtë në gjithçka
ndërlidhet me besimin e individit, që është mbi të tjerët
kështu që ka të drejtë për një trajtim të veçantë dhe
prioritar në raport me të tjerët; individi nuk kupton që
raportet ndërnjerëzore funksionojnë në rregullin e
respektit të dyanshëm.
 Individi dëshiron të bëjë atë që mendja i thotë
pavarësisht se cilat janë pasojat e atij veprimi për të
tjerët.
 Përqendrohet në ngritjen e vetvetes në nivele më të
larta të mundshëm në aspektin profesional, dëshirë e
jashtëzakonshme për të qenë në grupin e të pasurve dhe
të cilët kanë pushtet.
 Individi kërkon tepër nga të tjerët, është dominues dhe i
mungon empatia.
Prioriteti i nevojave të të tjerëve duke
lënë anash vetveten
 Individi i lë anash, në mënyrë të vazhdueshme dhe të
theksuar, nevojat e vetvetës, duke i dhënë prioritet nevojave
të tjerëve, ai vepron kështu në mënyrë që të tjerët t’a
pranojnë të atillë siç është, për t’a dashur, dhe për të mos u
”hakmarrë ndaj tij”.
 Individi e harron atë që dëshiron; nuk është i vetëdijshëm për
inatin dhe presionin e brendshëm që ka.
Në fëmijëri këta individë nuk kanë pasur mundësi që t’i
realizojnë tendencat ose nevojat e natyrshme të kohës. Në
moshën e rritur ata orientohen nga jashtë në bazë të
shpresave të të tjerëve duke i përjashtuar ndjenjat e veta
ose egon e vet.
Këta individë vijnë nga familjet, ku pranimi i tyre është i
kushtëzuar:
Fëmija ka qenë i detyruar t’i mbulojë anët e rëndësishme
dhe këndvështrimet e veta në mënyrë që prindërit t’a
pranojnë dhe t’a duan. Dashuria ndaj fëmijës është e
kushtëzuar me sukseset ndërsa mossuksesi çon në refuzim.
Skema e nënshtrimit paraqitet me tendencë për t’ju
nënshtruar kontrollit të tjerëve në mënyrë të lehtë. Këta
individë besojnë që është e domosdoshme që të veprojnë
kështu. Nëpërmjet nënshtrimit, individi tenton që t’a
shmangë hidhërimin ose prishjen e mardhënieve me të
tjerët, refuzimin ose hakmarrjen. Nënshtrimi përmban
mbylljen e ndjenjave, interesimit dhe dëshirave të vetvetes
në favor të të tjerëve dhe mbajtja në brendi e urrejtjes
dhe ndjenjave të tjera. Kjo çon në dëshirën e vazhdueshme
për t’i kënaqur të tjerët.
Në anën tjetër kjo mënyrë e të vepruarit çon në
acarim, ankth dhe agresivitet pasiv, me impulse
agresive, me shenja psikosomatike, dëshpërim dhe
tërheqje nga raportet emocionale me të tjerët.
Në këtë grup bën pjesë edhe skema e viktimizimit ku
individi nuk e kënaq vetveten por punon për kënaqësinë
e të tjerëve në mënyrë që të tjerët mos t’a refuzojnë,
t’i shmangë akuzat dhe t’i mbrojë të tjerët nga
përjetimet e këqija.
Skema e kërkimit të miratimit nga të tjerët është si pasojë
e asaj që identiteti i individit nuk është i zhvilluar,
gjithashtu edhe vetëbesimi. Ndjenja për vetveten varet nga
vlerësimi i të tjerëve. Individi përqendrohet në pozitën
sociale, pamjen e jashtme, gjendjen materiale në mënyrë
që të vlerësohet nga të tjerët. Kjo skemë sjell jo
origjinalitet dhe nuk sjell kënaqësi të thellë.
Kujdesi tejmase dhe tërheqje në vetvete
 Individët të cilët me këtë skemë i shtypin ndjenjat spontane
dhe impulset. Gëzimi, ndjenja e afërsisë, shprehja e
ndjenjave dhe relaksimi janë në nivel të ulët.
 Rëndom fëmijëria e këtyre individëve ka qenë e zymtë, me
plot refuzime dhe rregulla strikte. Kontrolli i tepruar i
vetvetes dhe negativizmi ndaj vetvetes në vend të
spontanitetit ose ndjenjës së kënaqësisë. Këta individë në
fëmijërinë e tyre nuk janë stimuluar të luajnë ose të jenë të
gëzuar, në të kundërtën ata kanë mësuar për rrezikshmërinë,
mënyrën e gabuar të analizimit të gjërave.
 Këta individë i karakterizon pesimizmi dhe shqetësimi i
vazhdueshëm dhe frika e humbjes së kontrollit mbi
jetën.
 Negativiteti është një skemë që reziston shumë dhe
nëpërmes së cilës të gjitha gjërat negative në jetë
tejtheksohen psh humbja e të afërmit, dëshpërimet,
kundërthëniet, tradhëtitë. Në anën tjetër të gjitha
gjërat pozitive minimizohen kjo skemë nxit
paramendime që gjithçka do të shkojë keq psh në punë,
në aspektin ekonomik apo raporteve ndërnjerëzore.
Individi frikësohet që do të bëjë gabime të
pariparueshme dhe të cilat do t’a shtyjnë atë në rrugë
pa kthim.
Skema e të kërkuarit maksimal, shkakton te individi
një mënyrë të menduarit dhe vepruarit që në mënyrë
jo realiste kërkon tepër nga vetvetja në mënyrë që të
mos turpërohet ose të mos lëndohet dikush. Kjo
skemë shkakton presion të vazhdueshëm sikur ndaj
individit ashtu edhe ndaj rrethit kjo paraqitet me
perfeksionizëm, rregulla strikte dhe përdorim
maksimal i kohës dhe kapaciteteve.
Skema tjetër është ftohtësia emocionale (mungesa e
ndjenjave), kur fëmija përjeton vetmi dhe mungesë
dashurie nëse të dy prindërit janë të ftohtë
emocionalisht.
Skema ndëshkuese, sipas se cilës individi duhet të dënohet
në mënyre të ashpër nëse bën gabime. Individi sillet me
urrejtje ndaj të tjerëve dhe vetvetes nëse veprimet nuk
janë ideale. Këta individë kanë vështirësi për të falur sepse
nuk munden t’a kuptojnë rrjedhën natyrore të gjërave dhe
ndikimin e rrethanave në to, nuk i kuptojnë dobësitë
njerëzore.
Forma skema-modi ndihmon pacientin dhe terapeutin që t’i
kuptojnë problemet aktuale dhe në bazë të saj edhe
përcaktimin e formave të përshtatshme të punës.
Modet (Gjendjet emocionale)
Modet janë gjendje emocionale-konjitive ”anë të
ndryshme të egos” të cilat karakterizohen me
sjellje të veçanta për secilin nga modet (gjendjet
emocionale).
Modet janë karakteristikë e secilit nga ne mirëpo
tek pacientët ato janë të tejtheksuara.
Modet paraqiten atëherë kur ndonjëra nga
gjendjet momentale të jetës së përditshme sjell
në memorie ndonjë përvojë të dhimbshme.
Modet aktivizohen më lehtë, nëse disa skema
problematike janë aktive.
Modet dallohen nga skemat në atë që, skema është
e përgjithshme, që zgjat shumë, mund të
krahasohet me karakteristikat e personalitetit,
ndërsa modet janë gjendje momentale.
Modet i ndajmë në 4 grupe:
 1: Modet e fëmijëve, të cilat aktivizohen atëherë kur
individët përjetojnë gjëra negative të cilat ndërlidhen me
skemat siç janë: ndjenja e turpit, ankthi, kërcënimi,
urrejtja ose mërzia. Modet fëmijërore në bazë të
ndjenjave i ndajmë në modin e fëmijës së lënduar (i
vetmuar, pa përkujdesje), modi që përmban urrejtje dhe
modi i fëmijës impulsiv.
 2: Modi i prindit të dëmshëm (sanksionues/dënues, që
kërkon shumë), me to ndërlidhen dënimi i vazhdueshëm i
vetvetes dhe kërkesa të vazhdueshëm jo reale ndaj
vetvetes.
Në këtë mod pacienti sikur e integron prindin e vet
brenda vetvetes.
3: Modet e dëmshme të mbijetesës, nëpërmes së cilave
pacienti mundohet të përshtatet në skemat problematike
të jetës, ose duke iu nënshtruar skemës ose duke
shmangur skemën e caktuar nëpërmes mbikompensimit,
për shembull shmangia paraqitet me mbyllje të
ndjenjave, tërheqje nga komunikimi social apo qetësimi i
vetvetes nëpërmes drogave ose alkoolit. Mbikompensimi
mund të shfaqet me agresivitet dhe gjendje e sulmit të
vazhdueshëm ndaj të tjerëve.
 4: Modet e shëndosha janë modet e një të rrituri dhe
fëmije të (hareshme) shëndoshë (Happy Child) Modit.
 Modet paraqesin anë të ndryshme në vetveten tonë, të
cilat shfaqen në momente të ndryshme të jetës.
 Modet janë formuar në fëmijëri së pari në gjendje të
ndryshme momentale si zgjedhje momentale e të
funksionuarit, pas përsëritjes së tyre janë shndërruar në
mënyrë të funksionuarit dhe me kalimin e kohës janë
shndërruar në pjesë të personalitetit, modi.
Modet janë gjëja esenciale e asaj çfarë mendojmë
për vetveten. Ato mund t’i quajmë si gjendje
emocionale, gjendje mendore, gjendje funksionale
ose gjendje të mbijetimit, të cilat ndryshojnë tek ne
varësisht prej rrethanave të jetës.
Evidentimin e modeve e bëjmë duke intervistuar
pacientin me metoda të ndryshme intervistuese dhe
duke përdorur pyetësor adekuatë siç është pyetësori
SMI (Scheme Mode Inventory, i cili është i strukturuar
nga profesori hollandez Jill Lobbestaelin dhe grupi i
tij në vitin 2010), në të cilin ka 118 pyetje të cilat i
mbulojnë 14 mode.
Psikoterapinë e pengojnë në fillimin e saj
posaçërisht modet mbijetues, sepse këto mode më
herët kanë qenë të rëndësishme, Përparimi i
psikoterapisë varet nga tejkalimi i këtyre modeve.
Terapeuti ndihmon pacientin që t’i identifikojë këto
mode, i njofton me dëmet dhe dobitë e tyre,
bisedon se si ato kanë lindur dhe në çfarë nevojash
përdoren.
Në fazën tjetër terapeuti e ndihmon pacientin që
mos të mbështetet në modet e dëmshme por të
krijojë strategji reale mbijetese, sepse duke u
mbështetur në modet e dëmshme pacienti e pengon
vetveten që të identifikojë nevojat dhe përvojat
reale.
Psikoterapia është momenti kur pacienti për herë të
parë e heq maskën e modeve dhe fillon të ndajë
emocionet dhe mendimet e veta me njeriun të cilit
i beson.
Në fazën kur modet e dëmshme dhe vlera e tyre tek
pacienti kanë rënë, trajtimin mund t’a vazhdojmë
në fazën tjetër ku bëjmë analizimin dhe shtyrjen
përpara të mendimeve që ndërlidhen me modin
fëmijëror.
Të biseduarit vetëm për gjëra të pakëndshme që
pacienti mban mend nga jeta e tij fëmijërore dhe e
rinisë nuk mjafton, kështu që nevojiten metoda të
punës të cilat sjellin përvoja të reja, aktivizojnë
ndjenjat dhe metoda korrigjuese të punës.
 Për të shtyrë përpara modet fëmijërore përdorin metodën
e imagjinatës, gjatë së cilës pacienti imagjinon dhe i sjell
në mend gjërat që ka përjetuar në fëmijëri dhe bën
modifikimin e tyre me ndihmën e terapeutit.
 Është esenciale, që pacienti nëpërmjet imagjinatës ta
gjejë atë se çfarë do të dëshironte ose për çfarë ka pasur
nevojë gjatë momenteve të ndryshme në raport me
prindërit ose me rrethin në mënyrë që tek ai të zhvillohen
metodat e shëndosha por edhe kërkesat e shëndosha që
ndërlidhen me jetën e përditshme, psh. Pacienti mund të
paramendojë një të rritur i cili i jep siguri dhe ulet pranë
pacientit dhe i cili i pengon prindërit e pacientit që të
sillen keq me të.
Modet problematike prindërore duhet gjithesesi të
dobësohen në mënyrë që ndikimi i tyre në jetën e
përditshme të zvogëlohet.
Metodë të punës këtu përdorim ndër të tjera punën
me karrige, ku psh., modin që kërkon shumë e
vendosim në karrigen përballë (figurativisht) dhe e
nxisim pacientin që të flasë hapur me të duke i
shprehur mendimet, ndjenjat por edhe agresivitetin
dhe urrejtjen.
Modi i individit të rritur/i pjekur tek pacientët që
vijnë për terapi zakonisht është i dobët, atë duhet
t’a forcojmë.
Terapeuti duhet të jetë një shembull i një të rrituri
me sjellje të mira dhe me mënyrë normale të
funksionuarit e posaçërisht në fazën fillestare
derisa pacienti të forcojë në vetvete karakteristikat
e një personaliteti të rregullt, psh., në të ushtruarit
nëpërmes imagjinatës, terapeuti mund të detyrohet
t’a mbrojë modin fëmijëror të lënduar ose të
vetmuar, t’a këshillojë pacientin për gjërat e jetës
së përditshme, t’i tregojë pacientit se cilat janë
nevojat normale të fëmijës dhe çfarë fëmija
kupton, di dhe çfarë jo.
Teknikat e formimit të përvojave të reja, siç janë formimi i
imazheve të reja nëpërmjet parafytyrimit, dialog me
vetveten ku individi parafytyron vendndodhjen e pjesës së
tij të traumatizuar në karrigen pranë tij(i njëjti individit
por duke parafytyruar sikur të ishte fëmijë) dhe me të cilin
bisedon për përvojat nëpërmes së cilës ndryshon përvoja
negative e fëmijërisë.
Terapeuti është në rolin e prindit të mirë, i cili i ofron
përvoja të mira, të cilat i kanë munguar pacientit në
fëmijëri, natyrisht duke iu përmbajtur kufijve etikë dhe
profesionalë.
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit

Más contenido relacionado

Was ist angesagt?

Sherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolleSherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolleAnida Ago
 
Sherbimi Psikologjik ne shkolle
Sherbimi Psikologjik ne shkolleSherbimi Psikologjik ne shkolle
Sherbimi Psikologjik ne shkolleAnida Ago
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitArenoardReno
 
Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Danjela Lushaj
 
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…#MesueseAurela Elezaj
 
Këshillim psikologjik
Këshillim psikologjikKëshillim psikologjik
Këshillim psikologjikAda Mehmeti
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle Anida Ago
 
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentëtNdikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentëtDitjonaNrecaj
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreproudtobealbanian1
 
Crregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirteroreCrregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirteroreDani Muhaj
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneAldrin Pashku
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 

Was ist angesagt? (20)

Sherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolleSherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolle
 
Sherbimi Psikologjik ne shkolle
Sherbimi Psikologjik ne shkolleSherbimi Psikologjik ne shkolle
Sherbimi Psikologjik ne shkolle
 
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Se Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder BullizmitSe Bashku Kunder Bullizmit
Se Bashku Kunder Bullizmit
 
Stresi
Stresi Stresi
Stresi
 
Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1
 
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
Si e sheh frojdi zhvillimin e femijes…
 
Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)
 
Autizmi
AutizmiAutizmi
Autizmi
 
Këshillim psikologjik
Këshillim psikologjikKëshillim psikologjik
Këshillim psikologjik
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
 
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentëtNdikimi i teknologjisë tek adoleshentët
Ndikimi i teknologjisë tek adoleshentët
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
 
5 so motivimi
5 so motivimi5 so motivimi
5 so motivimi
 
Crregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirteroreCrregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirterore
 
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
 
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia ModerneProjekt "Filozofi": Filozofia Moderne
Projekt "Filozofi": Filozofia Moderne
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 

Ähnlich wie Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit

Ähnlich wie Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit (20)

ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Struktura e personalitetit
Struktura e personalitetitStruktura e personalitetit
Struktura e personalitetit
 
Vrasje - Vetëvrasja
Vrasje -  Vetëvrasja Vrasje -  Vetëvrasja
Vrasje - Vetëvrasja
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxTeorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji Sociale
 
2
22
2
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Sjellja organizative berim ramosaj
Sjellja organizative   berim ramosajSjellja organizative   berim ramosaj
Sjellja organizative berim ramosaj
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!! Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
 
Hyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptxHyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptx
 
Stresii
StresiiStresii
Stresii
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Vetevrasja
VetevrasjaVetevrasja
Vetevrasja
 
M.H. Psikologji
M.H. PsikologjiM.H. Psikologji
M.H. Psikologji
 
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
Mujohaskoviq psikologji-111219032414-phpapp01
 

Mehr von Helsingin ja Uudenmaan sairaanhoitopiiri - Hospital District of Helsinki and Uusimaa (HUS) (7)

Kehitykselinen neorpsykiatria
Kehitykselinen neorpsykiatria Kehitykselinen neorpsykiatria
Kehitykselinen neorpsykiatria
 
Pori 25.02.2013
Pori 25.02.2013Pori 25.02.2013
Pori 25.02.2013
 
Psykoottinen depressio Satakunnan sairaanhoitopiirissä – retrospektiivinen se...
Psykoottinen depressio Satakunnan sairaanhoitopiirissä – retrospektiivinen se...Psykoottinen depressio Satakunnan sairaanhoitopiirissä – retrospektiivinen se...
Psykoottinen depressio Satakunnan sairaanhoitopiirissä – retrospektiivinen se...
 
EETTISET NÄKÖKOHDAT Pori 14 10.2013 Tutkijakoulu verzioni final
 EETTISET NÄKÖKOHDAT Pori 14 10.2013 Tutkijakoulu verzioni final EETTISET NÄKÖKOHDAT Pori 14 10.2013 Tutkijakoulu verzioni final
EETTISET NÄKÖKOHDAT Pori 14 10.2013 Tutkijakoulu verzioni final
 
Dr Hysni Aliu Finlande. Depresioni
 Dr Hysni Aliu Finlande.  Depresioni Dr Hysni Aliu Finlande.  Depresioni
Dr Hysni Aliu Finlande. Depresioni
 
Dr Hysni Aliu . Presentation for Psychotic depresion
 Dr Hysni Aliu . Presentation for Psychotic depresion Dr Hysni Aliu . Presentation for Psychotic depresion
Dr Hysni Aliu . Presentation for Psychotic depresion
 
Lääkäri Hysni Aliu. Virheistä oppiminen .
 Lääkäri Hysni Aliu. Virheistä oppiminen . Lääkäri Hysni Aliu. Virheistä oppiminen .
Lääkäri Hysni Aliu. Virheistä oppiminen .
 

Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit

  • 1. Qendra e Shëndetit Mendor, Prishtinë. Dr. Hysni Aliu, Psikoterapeut i sjelljes konjitive, KBT Prishtinë, 17.06.2016
  • 2. Çrregullimet e personalitetit Alport, në vitin 1951, e përcaktoi personalitetin si një sistem dinamik, i cili formohet tek individi nga faktorët psikikë dhe fizikë dhe, i cili karakterizon secilin individ dhe mënyrën e tij të veçantë për t’u përshtatur në rrethin ku jeton dhe vepron. Ekzistenca e temperamentit është përshkruar që në kohën e Romës antike.
  • 3. Në vitin 1920, Pavlov përdori termin ”sistemi nervor i dobët dhe i fortë’’ duke vërejtur që, tek fëmijët e porsalindur, në sistemin autonom ka ndryshime. Orientimi klinik filloi në vitin 1950 kur, doktor Stella dhe doktor Thomas vërejtën që, fëmijët kanë aftësi të lindura të reagojnë në mënyra të ndryshme. Pra, koncepti i personalitetit përmban fenomene që ndërlidhen me të menduarit por edhe me sjelljen e individit.
  • 4. Me karakteristika të personalitetit nënkuptojmë, tipare relativisht të përhershme, të cilat e sqarojnë mënyrën e të menduarit, të përjetuarit të gjërave dhe tendencën e sjelljes së individit. Struktura e personalitetit tek individi besohet se formohet nga bashkëdyzimi i karakteristikave të ndryshme të personalitetit. Karakteristikat e personalitetit ndahen në 5 lloje: neuroticiteti, social, ndërgjegjshmëria, konservatizmi dhe fleksibiliteti ndaj përvojave të reja.
  • 5.  Personaliteti përcaktohet në bazë të asaj se si secili prej nesh sillet, çfarë i pëlqen dhe nuk i pëlqen, si shprehet, si reagon në sfidat dhe ndodhitë e ndryshme.  Temperamenti karakterizohet nga një reagim individual dhe sjellje, e cila e dallon atë individ nga të tjerët. Formohet nga struktura gjenetike dhe biologjike. Tek secili individ, temperamenti është i veçantë dhe i lindur.  Temperamenti është baza biologjike e personalitetit. Më vonë, edukimi dhe rrethi bëjnë modifikimin e temperamentit në personalitet. Gjatë procesit të rritjes dhe zhvillimit, individi pasurohet me karakteristika të reja, të cilat ndikojnë për të kontrolluar temperamentin.
  • 6. Temperamenti ndahet në 3 kategori: temperament i lehtë, sfidues dhe temperament që aktivizohet ngadalë. Një ndarje më e gjerë e temperamentit, që ndërlidhet më tepër me emocionet, e karakterizon individin me 10 dimensione të temperamentit: a. i ndjeshëm, i turpshëm ose i tërhequr-social (i orientuar nga jashtë) b. pasiv- agresiv c. i furishëm (nxitues)- emocionalisht jo reagues d. anksioz- i pa frikë e. i fortë-refleksiv.
  • 7.  Madje, 60% të karasterisktikave të temperamentit janë të trashëguara. Personaliteti është, në masë të madhe, tipar gjenetik, i cili zhvillohet në drejtimin e përcaktuar nga trashëgimia, nëse rrethi nuk e pengon ose nuk e dëmton zhvillimin e tij. Trashëgimia ndërlidhet me gjenerata të tëra, kështu që, fëmijët e së njëjtës familje mund të jenë plotësisht të ndryshëm për nga personaliteti.
  • 8.  Temperamenti është relativisht i përhershëm (konstant), mirëpo, të shprehurit individual duket që, me kalimin e kohës ndryshon; rrethi dhe edukimi bëjnë modifikimin e mënyrës së shfaqjes së temperamentit.  Rrethi është një faktor predominues në atë se si karakteristikat e temperamentit që lidhen me trashëgiminë gjenetike shfaqen tek individi dhe çfarë lloji të sjelljes paraqesin.  Rrethi mund t’a zvogëlojë ose t’a rrisë shfaqjen e këtyre veçorive. Edhe nëse trashëgimia gjenetike është e nivelit të njëjtë, varësisht nga rrethi, shfaqja e tyre mund të jetë e shkallëve të ndryshme; për shembull, një raport i mirë midis të porsalindurit/fëmijës dhe prindit, e zvogëlon mundësinë ose shkallën e paraqitjes së ankthit.
  • 9. Jemi të mendimit që, aktiviteti, raportet sociale dhe rregullimi i emocioneve janë pjesë e temperamentit. Temperamenti ndikon në atë se si individi e përjeton rrethin dhe se si rrethi reagon ndaj individit. Sipas të dhënave, karakteristikat e personalitetit shtohen deri në moshën 30-40 vjeçare, e posaçërisht, bëhen ndryshime pozitive në jetën emocionale.
  • 10. Personaliteti konsiderohet i formuar në moshën 18-22 vjeç. Diagnozën e çrregullimit të personalitetit mund t’a përcaktojmë pas moshës 18 vjeç, mundësisht më vonë, 21-22 vjeç, por, në raste të veçanta, edhe në moshën 17-vjeçare. Përgjegjshmëria edhe në raportet sociale ndikohet nga gjendja familjare, raportet ndërnjerëzore, e veçanërisht, raportet bashkëshortore.
  • 11.  Personaliteti mund të përshkruhet në katër nivele, të cilat janë: karakteristikat e personalitetit (psh. temperamenti), mënyra natyrale e të përshtaturit dhe objektivat individuale, egoja narrative (siç është identiteti) dhe dinamika e marrëdhënieve ndërnjerëzore.  Karakteristikat normale dhe të çrregullta të personalitetit shfaqen në shoqëri në nivele të ndryshme dhe mendohet se ato formojnë një vazhdimësi, nga normalja tek e çrregullta.  Kufiri midis personalitetit normal dhe atij të çrregullt është gjithmonë çështje e marrëveshjes së kujdesshme.  Çrregullimi i personalitetit mund të vlerësohet nga këndvështrimi dimensional dhe kategorik.
  • 12. Çrregullim i personalitetit do të thotë, forma të sjelljeve të cilat janë të vazhdueshme, që zgjasin shumë, jo fleksibile, dhe të cilat i kanë rrënjët thellë në psikologjinë e individit, që shfaqen si të dëmshme në shumë aspekte të jetës së përditëshme. Këto sjellje janë dukshëm të pazakonta në raport me rrethin dhe kulturën, dhe mënyrën se si gjerat vërehen, mendohen, ndjenjën dhe sidomos me mënyrën e reagimit ndaj njerëzve të tjerë. Individi me çrregullime të personalitetit, në shumicën e rasteve, nuk është i ndërgjegjshëm që mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së tij është e pazakontë.
  • 13. Kriteret diagnostike të çrregullimit të personalitetit sipas ICD-10 1. Sjellja e individit dhe mënyra e përjetimit të gjërave nga ai, në përgjithësi, ndryshon dukshëm dhe është jashtë normave të kulturës ku jeton dhe vepron. Dallimi shfaqet të paktën në 2 aspekte: - Funksionet informuese (dmth. se si individi i vëren dhe i interpreton gjërat, njerëzit dhe ngjarjet, si reagon ndaj njerëzve dhe si formon imazhin për vetveten dhe për të tjerët). - Jeta emocionale (kontrolli i emocioneve, niveli i reagimit emocional dhe të përshtatshëm në raport me situatën) është çrregulluar.
  • 14. Kontrolli e impulseve dhe kënaqja e nevojave individuale. Raportet ndërnjerëzore dhe mënyra e të vepruarit dhe sjellja ndaj njerëzve të tjerë. 2. Çrregullimi shfaqet si një sjellje e vazhdueshme, e pandryshueshme, shfaqet në raste të ndryshme në mënyrë të papërshtatshme, në situata të ndryshme personale dhe sociale; rregullimi është i gjerë, pa aftësi të përshtatshmërisë individuale. 3. Kjo sjellje e lartpërmendur, tek paragrafi 2, shkakton vuajtje tek individi apo fatkeqësi në jetën sociale.
  • 15. 4. Ka fakte që, çrregullimi është i përhershëm dhe ka zgjatur shumë, dhe ka filluar në fëmijërinë e vonshme apo më tej në rini (pubertet). 5. Çrregullimi nuk është pasojë e ndonjë çrregullimi tjetër nga psikiatria e të rriturve apo formë laterale e ndonjë çrregullimi psikik tek të rriturit. 6. Arsyet organike, sëmundjet e ndryshimeve trunore apo, dëmtimet e trurit apo çrregullimet funksionale trunore, duhet të përjashtohen.
  • 16. Kategorizimi i çrregullimit te personalitetit sipas ICD-10 -Personalitet paranojak-paranoid (personalitet dyshues) -Personalitet i izoluar ose i vetmuar -Personalitet antisocial (dissocial) -Personalitet jo stabël nga jeta emocionale (emotionally unstable (bordeline type and impulsive type)
  • 17. -Personalitet që kërkon vëmendje (histrionic) -Personalitet kërkues (obsessive-compulsive personality) -Personalitet i frenuar (avoidant personality) -Personalitet i varur (dependent personality) -Çrregullimet e tjera të personalitetit.
  • 18. Çrregullimet e personalitetit sipas DSM-5 Grupi A -Personalitet paranojak (personalitet dyshues) -Personalitet i izoluar ose i vetmuar -Personalitet me karakteristika të psikozës- personalitet i tipit skizoid, i ngjan çregullimit nga skizofrenia (schizotypal personality disorder) Grupi B -Personalitet antisocial -Personalitet jo stabël nga jeta emocionale (unstable)
  • 19. -Personalitet që kërkon vëmendje (histrionic) -Personalitet narcistik(Narcissistic personality) GRUPI C -Personalitet i frenuar (avoidant personality) -Personalitet i varun (dependent personality) -Personalitet që kërkon shumë (obsessiv- kompulsiv).
  • 20.  Është vlerësuar në bazë të hulumtimeve që, 5-15% të njerëzve vuajnë nga çrregullimet e personalitetit.  Në shëndetin primar është vlerësuar që, 20% e njerëzve që vizitojnë mjekun vuajnë nga çrregullimet e personalitetit ndërsa, ata që janë në trajtim psikiatrik vuajnë prej 30-35%.  Çrregullimet e personalitetit jo stabël dhe të varur e karakterizojnë gjininë femërore, ndërsa çrregullimet e tjera karakterizojnë gjininë mashkullore.  Personat me këto çrregullime karakterizohen nga përdorimi i tepruar i alkoolit dhe drogave, kanë predispozicion për dhunë, sjellje vetëvrasëse dhe probleme në jetën intime.
  • 21. Shkaktarët e çrregullimeve të personalitetit Rrethi ku jetojmë Dhuna dhe keqpërdorimi seksual e shumëfishojnë mundësinë e çrregullimit të personalitetit. Prindërit, gjendja familjare, përdorimi i alkoolit dhe drogave, çrregullimet e sjelljes brenda familjes. Faktori gjenetik Çrregullimet e lindura neuropsikiatrike ADHD e rrisin mundësinë e çrregullimeve të personalitetit e posaçërisht çrregullimin e personalitetit antisocial.
  • 22. Faktorët biologjik psh., niveli i lart i testosteronit, estradiolit dhe estronit ndikojnë në impulsivitet Niveli i ulët i serotoninës shkakton predispozicion për dhunë dhe tentim për vetëvrasje Zvogëlim i masës së hint të kores trunore në lobin frontal është verejtur tek personat me personalitet antisocial Çrregullimi i metabolizmit të dopaminës është vlerësuar që ndikon në mungesën e ndjenjave dhe empatisë, izolimit social, ftohtësinë, dhe tendencën për hakmarrje.
  • 23. Trajtimi i çregullimeve të personalitetit  Trajtimi i këtyre çregullimeve është i vështirë sepse, shumica e këtyre individëve e konsiderojnë sjelljen e tyre dhe mënyrën e funksionimit të raporteve të tyre ndërnjerëzore pjesë të vetvetes dhe normale, kështuqë nuk janë të gatshëm të braktisin këtë formë të funksionimit, edhe pse këto gjëra i’u shkaktojnë probleme.  Format e ndryshme të psikoterapisë janë thelbësore në trajtimin e këtyre çregullimeve
  • 24. Roli i terapeutit është që t’i ofrojë pacientit trajtim të dinjitetshëm, ndjenjën që atë e dëgjojnë, dhe dëshirojnë t’a ndihmojnë, mos akuzimin, ngritjen e shpresës dhe optimizmit. Trajtimi duhet të jetë i gjatë; terapeuti duhet të jetë shumë i durueshëm, real në raport me suksesin, bashkëpunues dhe i hapur, të mos lejojë të manipulohet nga pacienti, të vendosë kufijtë e sigurisë gjatë trajtimit, qetësisë dhe stabilitetit. Format e trajtimit: terapia psikodinamike; terapia konjitive e sjelljes (cognitive-behavioral); terapia medikamentoze; neuroleptitet në doza të vogla; SSRI.
  • 25. Personalitet paranojak (personalitet dyshues) Karakterizohet me dyshim të vazhdueshëm ndaj rrethit (paranojë), ndjeshmëri e tepruar tek ndodhitë e papritura, vështërsi për të falur nëse është lënduar, shtrembërim i përjetimeve ku veprimet dhe sjelljet neutrale apo shoqërore të tjetrit i vlerëson si armiqësore apo dashakeqe.
  • 26. Dyshime të vazhdueshme të pa argumentuara për bashkëshortin ose bashkëshorten, tendencë për grindje të vazhdueshme dhe mungesë e aftësisë për reflektim. Përqendrim i tepërt në vetëkënaqësi dhe nivel i lart i egoizmit.
  • 27.  Çrregullimi është më i theksuar tek gjinia mashkullore. Përqindja 0,5-2,5%, në disa hulumtime madje mbi 4%  Këta persona shumë rrallë e kërkojnë vetë trajtimin, zakonisht të afërmit, bashkëshorti ose bashkëshortja, shoku i punës u sugjerojnë që të kërkojnë trajtim për shkak të mosbesimit dhe armiqësisë që tregojnë ndaj të tjerëve.  Këta individë, kritikat e zakonshme i përjetojnë si sulme ndaj tyre kështu që, përgjigjen në mënyre agresive.  Përqendrohen në masë të madhe tek pushteti dhe hierarkia.
  • 28.  Diagnozë diferenciale, psikozë paranojake (sidomos tek xhelozia)  Trajtimi i këtij personaliteti është suportiv, raport psikoterapeutik i besueshëm, terapeuti duhet të jetë i drejtë dhe i sinqertë. Bisedë e kujdesshme për mendimet dhe përjetimet e gabuara, por pa e nënshtruar ose nënçmuar pacientin.  Disa nga këta pacientë mund të jenë të rrezikshëm nëse konsiderojnë që janë vënë ”me shpatulla pas muri”.  Dozë e vogël e antipsikotipeve është e mundshme që i lehtëson shenjat por edhe ankthin që i përcjell. Edhe barnat antidepresive përdoren, mirëpo për këtë nuk ka të dhëna nga hulumtimet shkencore.
  • 29. Personalitet i izoluar ose i vetmuar Karakterizohet me tërheqje në vetvete, tërheqje nga raportet sociale dhe raportet tjera ndërnjerzore, hobi në vetmi dhe hulumtim i vetvetes. Aftësia për t’a shprehur atë çka përjeton dhe mendon është e kufizuar, gjithashtu mangësi në përjetimin e kënaqësisë. Çrregullimi fillon më së largëti para moshës së pjekurisë.
  • 30. Individi nuk mund të shprehë dashuri apo urrejtje ndaj të tjerëve, indiferentizëm ndaj kritikave ose falënderimeve, dozë e vogël e interesimit për jetën intime, priorizon funksionimin në vetmi, bota e mendimeve dominohet nga parafytyrimet e ndryshme (dashuri në distancë), më së tepërmi një ose asnjë shok të ngushtë apo raporte të tjera të besueshme ndërnjerëzore. Këtë çrregullim e dallojmë nga skizofrenia në bazë të mungesës së shenjave tipike për skizofreninë.
  • 31. Është vlerësuar që 10-20% e personaliteteve izolues (skizoid) vuajnë më vonë nga skizofrenia. Në shoqëri rreth 3-4% vuan nga çrregullimi i këtij lloji të personalitetit. Është më i theksuar tek gjinia mashkullore. Është më i theksuar tek pasardhësit e individëve që kanë vuajtur nga skizofrenia. Këta individ nuk kërkojnë trajtim përveçse, nëse dikush i afërm i orienton.
  • 32. Psikoterapia suportive dhe metodat psikoedukative janë të përshtatshme. Barnat antipsikotike tek disa pacientë kanë efekt. Disa prej këtyre individëve jetojnë një jetë mesatarisht të mirë edhe pa trajtim mjekësor me abstraktet dhe parafytyrimet e veta Është e rëndësishme t’a respektojmë privatësinë e tyre nëse nuk e pengon trajtimin adekuat.
  • 33. Personalitet me karakteristika të psikozës Tek DSM-5 përfshihet edhe personaliteti me karakteristika të psikozës. Ky çrregullim i personalitetit tek ICD-10 nuk përfshihet sepse është përfshirë në grupin e skizofrenisë. Sipas ICD-10 kjo diagnozë nuk preferohet të përdorohet sepse kufiri ndërmjet skizofrenisë dhe personalitetit të izoluar ose personalitetit jo besues është i paqartë.
  • 34. Përqindja e këtij personaliteti në shoqëri ndryshon 0,6 deri më tepër se 4% Tek ky çrregullim, të menduarit është shumë i çuditshëm dhe i veçantë. Pacientët kanë parafytyrime për ndikime të ndryshme magjike, përjetime mbinatyrore, ata jetojnë të izoluar në botën e tyre të fantazisë, sjellja e tyre është e çuditshme dhe mendimet e tyre, por edhe ndjenjat, sjellin në mend shenjat e ngjashme me skizofreninë.
  • 35. Çrregullimi është më i theksuar tek të afërmit e individëve që vuajnë nga skizofrenia, dhe sipas hulumtimeve ky çrregullim ndërlidhet gjenetikisht me spektrin e gjeneve të skizofrenisë. Ky çrregullim i personalitetit dallon nga skizofrenia me atë se këtu nuk paraqitet psikoza. Këtë personalitet e dallojmë nga personaliteti izolues me mënyrën e çuditshme të të menduarit, të komunikimit dhe të vërejturit të gjërave që e rrethojnë.
  • 36. Individi beson që mimika e tjetrit flet diçka negative për atë Besimet e çuditshme, të menduarit magjik i cili ndikon në sjellje dhe është në kundërshtim me normat kulturore në rrethin ku jeton psh. besim në magji, në telepatinë ose ”shqisën e gjashtë” ose në aftësinë për të ditur atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në të gjitha aspektet e jetës, tek fëmijët dhe të rinjët vërehen fantazi të çuditshme ose mendime të cilat e mbushin mendjen.
  • 37. Përjetimet jo të rëndomta siç janë iluzionet trupore, mendime dhe të folurit i çuditshëm psh. të folurit e papërcaktuar, i detajuar, krahasime të papërshtatshme, strikt. Mendime mosbesuese dhe paranojake, efekt që nuk përshtatet me ngjarjen ose efekt i kufizuar, sjellje e veçantë ose e çuditshme por edhe pamja e jashtme e çuditshme, mungesa e shoqërisë ose të afërmve me përjashtime të vogla. Ankth social i cili ndërlidhet me frikë paranojake.
  • 38. Personalitet antisocial (antisocial personality) Karakterizohet me mospërfillje të rregullave dhe obligimeve sociale dhe një indiferencë ndaj ndjenjave të tjerëve Përvojat jo të mira, siç janë dënimet, nuk ndryshojnë sjelljen për mirë të këtyre individëve Pragu për t’u sjellur në mënyrë të dhunshme është i ulët, irritim i madh, kritika të pa argumentuara dhe argumentim i sjelljes së keqe të vetvetes.
  • 39. Vështërsi për të mbajtur raporte ndërnjerëzore, paaftësi për të ndjerë fajësi për gjërat e bëra ose për të mësuar diçka nga përvojat jo të mira të jetës Personalitetin antisocial apo karakteristikat e tij më herët e kanë quajtur psikopati ose sociopati.
  • 40. Nga ky çrregullim vuajnë 2-3% e njerëzve , me ndryshime 1-3%. Çrregullimi është 2 ose 3 herë më i theksuar tek meshkujt. Personat të cilët përdorin drogë, alkool, ose që janë akuzuar për krime të ndryshme Personaliteti antisocial është madje 10 herë më i shpeshtë se sa tek pjesa tjetër e shoqërisë.
  • 41. Këta individ në fëmijërinë e hershme shpesh vuajnë nga e lagura në shtrat gjatë natës, ecje në gjumë ose bëjnë edhe gjera të tmerrshme. Që nga mosha e pubertetit, sjellja antisociale shtohet dhe i përmbush kriteret e diagnozës për çrregullimet e sjelljes. Pas moshës 40-vjeçare, çrregullimi është më i rrallë, kjo ndërlidhet me përvojat e rënda gjatë jetës dhe nëpërmjet tyre, modifikimi i temperamentit.
  • 42. Programi i trajtimit këtu dhe ”tani”, i cili i zhvillon tek pacienti aftësitë për t’u përshtatur në shoqëri, është terapia konjitive e sjelljes në grupe tek individët me sjellje kriminale. Në anën tjetër psikoterapia psikoanalitike nuk përshtatet tek këto personalitete, në realitet ky lloj trajtimi mund t’i ushqejë dhe t’i shtojë sjelljet e këqija.
  • 43. Mungesa e serotoninës ndërlidhet me sjelljen agresive të këtyre individëve kështu që edhe në bazë të hulumtimeve është vërtetuar që fluoksetini SSRI zvogëlon brenda një muaji nivelin e agresivitetit dhe të acarimit. Doza 20- 40mg. Është vlerësuar që ndikimi indirekt i agresivitetit vjen përmes ndikimit në depresion, ankth dhe zvogëlimin e sasisë së alkoolit që përdoret.
  • 44. Personalitet jo stabël nga jeta emocionale (unstable) Personat me këtë çrregullim karakterizohen me veprime të momentit, pra të pamenduara mirë, impulsive, dhe pa i matur pasojat e mundshme të këtyre veprimeve. Disponimi ndryshon në mënyre të paparashikuar, personi ka tendencë të shpërthejë emocionalisht dhe jo gjithmonë mundet t’a kontrollojë sjelljen e tij si pasojë e këtyre shpërthimeve emocionale.
  • 45. Personi ka tendencë për grindje dhe konflikte fizike me të tjerët, posaçërisht nëse mundohemi t’a pengojmë shpërthimin e impulseve. ICD-10 e ndan këtë çrregullim në atë impulsiv dhe kufitar(borderline). Tipi impulsiv karakterizohet me jetë emocionale jo stabël dhe mosaftësi për t’i kontrolluar stimujt ose impulset e ndryshme që ngacmojnë jetën emocionale.
  • 46. Sjellja e dhunshme dhe kërcënuese është e rëndomtë tek këta individë, posaçërisht reagimi ndaj kritikave të të tjerëve është plotësisht jo adekuat. Tipi kufitar (borderline) karakterizohet me karakteristika të jetës emocionale jo stabël. Tek ky grup shfaqen çrregullime në ego, zbrazëti e vazhdueshme, vështirësi në përcaktimin e qëllimeve dhe tendencave të brendëshme. Raporte të furishme dhe jo stabël ndërnjerëzore që shkaktojnë kriza të vazhdueshme në jetën emocionale. Ato ndërlidhen me tendencën për të mos e ndjerë veten të refuzuar ose të nënçmuar, të nënshtruar. Krizat e tilla shkaktojnë gjendje ku individi kërcënon me vetëvrasje apo tenton vetëvrasje.
  • 47. Personat me këtë çrregullim, acarimin ose presionin e brendshëm e zbrazin jashtë vetes, ndaj rrethit duke i akuzuar të tjerët për arsye të sjelljes së tij Prevalenca e këtij çrregullimi vlerësohet të jetë 1-2% e shoqërisë. Sipas hulumtimit amerikan, nga ky çrregullim vuajnë 10% e pacientëve në poliklinika dhe 20% e pacientëve që janë në trajtim spitalor. Prej çrregullimeve të personalitetit që janë në trajtim rreth 30-60% e tyre vuajnë nga personaliteti i tyre jo stabël.
  • 48. Etiologjia e këtij çrregullimi vlerësohet se ndërlidhet me fëmijërinë e hershme, një raport i çrregullt fëmijë-prind i cila ka shkaktuar çrregullimin e zhvillimit psikologjik të fëmijës. Moskujdesi i duhur, neglizhimi i nevojave emocionale të fëmijës, mungesa e përkrahjes në procesin e rritjes, përvojat e vështira gjatë fëmijërisë siç janë humbjet e njerëzve të dashur, pedofilia dhe çrregullimet psikiatrike tek prindërit janë gjëra që i përkasin historisë së një individi me këtë çrregullim të personalitetit.
  • 49. Ndonjëherë, personat me këtë diagnozë, gabimisht, konsiderohen nga personeli si raste shumë të vështira kështu që, edhe trajtimi është paragjykues, i gabueshëm dhe suksesi mungon. Trajtimin duhet ta bëjmë rëndom në poliklinikë, mirëpo, krizat e rënda, ndonjëherë, kërkojnë hospitalizim, posaçërisht nëse pacienti është në rrezik për vetëvrasje ose nëse shfaqen shenja të psikozës ose depresionit të rëndë.
  • 50. Hospitalizimi vetëm gjatë ditës në funksion rehabilitues është më i përshtatshëm se sa hospitalizimi 24 orësh. Është e rëndësishme që për këta individë të emërohet një person përgjegjës nga personeli mjekësor i cili e bën edhe koordinimin e trajtimit në nivele të ndryshme. Format psikoterapeutike të trajtimit të këtij çrregullimi janë thelbësore. Është e rëndësishme të kuptohen shkaqet e sjelljes, afrimi me pacientin, dhe fitimi i besimit nga ai në mënyrë që trajtimi të ketë sukses.
  • 51. Faktorët biologjikë, metabolizmi i serotoninës në rajonin frontolimbik siç duket ndërlidhen me këtë çrregullim e posaçërisht me impulsivitet dhe urrejtje Është vërtetuar që tek këto çrregullime kemi një zvogëlim të hipokampusit dhe amigdales, por këtë gjë nuk e ndërlidhim në mënyre specifike me këtë personalitet. Trajtimi i këtyre çrregullimeve është shumë sfidues për personelin shëndetësore por edhe për vetë pacientin.
  • 52. Pacientët janë shpesh regresivë, impulsivë dhe me ndryshime të mëdha të disponimit. Shumë shpesh raporti personel-pacient komplikohet për shkak se pacienti është shumë sfidues, dhe më i vështirë bëhet trajtimi nëse personeli nuk ka shkollim të mjaftueshëm dhe nuk është bashkëpunëtor këshillëdhënës. Terapia psikodinamike është e suksesshme. Për këtë çrregullim janë zhvilluar forma të ndryshme të terapisë konjitive të sjelljes që ndërlidhen me forma të ndryshme të komunikimit, të kuptuarit dhe me formimin e aftësive të reja komunikuese tek pacienti.
  • 53.  Terapia dialektike e sjelljes DBT është e suksesshme tek këto çrregullime, zvogëlon përdorimin e drogave, tendencat për vetëvrasje ose dëmtim të vetvetes dhe zvogëlon nevojën për hospitalizim, gjithashtu terapia metalizuese. Në çdo rast psikoterapia është forma numër një e trajtimit të këtij çrregullimi të personalitetit, mirëpo për arsye që është shumë intensive dhe kërkuese është e vështirë t’a realizojmë në praktikë me pacientët.  Në mënyrë që psikoterapia të ketë sukses është e rëndësishme që psikoterapeuti të ketë bashkëpunëtorë këshillëdhënës dhe një grup profesionistësh (psikiatri, psikologu, fizioterapeuti, terapeuti funksional, tekniku medicional dhe psikoterapeuti) të cilët marrin pjesë në mënyrë të planifikuar në realizimin e trajtimit.
  • 54. Antidepresivët janë të përshtatshëm tek këto çrregullime. Barnat antipsikotike i përdorim nëse shfaqen shenja të psikozës. Tek disa pacientë këto barna e zvogëlojnë agresivitetin, ankthin, depresionin dhe sjelljet vetëvrasëse. Në çdo rast duhet mirë të mendohet paraprakisht cilat janë dobitë nga neuroleptet dhe dëmet në rast se këto barna i përdorim tek pacientët që nuk kanë shenja psikoze.
  • 55. Stabilizatorët e disponimit në një mënyrë mund të ndikojnë tek agresiviteti dhe impulsiviteti. Benzodiazepinet në raste të veçanta dhe për një kohë të shkurtët mund të përdoren për zvogëlimin e ankthit, mirëpo është e rëndësishme që paraprakisht të vlerësohet rreziku i varësisë.
  • 56. Tek disa pacientë benzodiazepinet mund të çrregullojnë edhe me tepër impulsivitetin. Pra benzodiazepinet mund të përdoren vetëm për kohë të shkurtër dhe në raste shumë të rënda. Tek këta pacientë është e madhe mundësia për polifarmaci kështu që mjeku duhet te jetë i kujdesshëm gjatë përshkrimit të barnave.
  • 57. Këta individë kanë një ndjenjë jo të këndshme dhe janë të pakënaqur nëse nuk janë në qendër të vëmendjes së të tjerëve. Këta individë mundohen ta tërheqin vëmendjen e të tjerëve duke qenë shumë social, dramatik, flirtues dhe simpatik. Ata përjetojnë vetkënaqësi nga paraqitja pranë të tjerëve. Edhe pse kanë ide, energji dhe duken të hapur, në fund të fundit lodhen nga përqendrimi i vëmendjes tek vetvetja. Personaliteti që kërkon vëmendje (histrionic)
  • 58.  Këta individë shpesh sillen në mënyrë jo adekuate në aspektin intim, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Këta kanë tendencë që të teprojnë në aspektin e afrimit dhe komunikimit intim.  Tendencë për egoizëm, kënaqje e nevojave të vetvetes dhe neglizhim i nevojave të të tjerëve, lëndohen lehtë, në vazhdimësi kërkojnë vëmendje dhe vlerësim por edhe presion.  Këto personalitete shpesh përmbajnë edhe tipare të personaliteteve të tjera siç janë narcizmi dhe personaliteti jo stabël.  Rreth 2-3% e shoqërisë dhe 10-15% e individëve që janë në trajtim psikiatrik vuajnë nga çrregullimi i këtij personaliteti.
  • 59.  Ky çrregullim është më i theksuar tek gjinia femërore por ka hulumtime që tregojnë se ky çrregullim paraqitet në masë të njëjtë tek të dyja gjinitë.  Këta individë zakonisht kërkojnë ndihmë për shkak të depresionit ose çrregullimeve organike të cilat nuk gjejnë përgjigje, ose për shkak të problemeve ndërnjerëzore.  Psikoterapia tradicionalisht është konsideruar forma me e mirë e trajtimit të këtyre çrregullimeve  Profesionisti duhet të mbajë mend që me këta individë raporti trajtues duhet të jetë shumë profesional dhe të mbajë distancën e nevojshme.
  • 60. Personalitet narcistik (narcissistic personality)  Individët, që vuajnë nga ky çrregullim, karakterizohen me grandiozitet, që ndërlidhet me vetveten, në raport me rrethin. Pra, këta individë e mbivlerësojnë veten, aftësitë e tyre në raport me të tjerët.  Në ICD-10, personaliteti narcist është përfshirë në grupin e çrregullimeve të tjera të personalitetit, ndërsa, DSM-5 është përcaktuar si personalitet i veçantë në grupin B.
  • 61. Këta individë, në mënyrë të vazhdueshme, i mbivlerësojnë aftësitë e tyre në dëm ose duke i nënvlerësuar aftësitë e të tjerëve. Këta individë presin që të trajtohen në mënyrë të veçantë nga të tjerët dhe me një respekt të veçantë prej tyre. Në mendjen e tyre qarkullojnë vazhdimisht fantazma të cilat e përforcojnë edhe më tutje mendimin se, ai është më i mirë se të tjerët. Aftësia e tyre për të qenë empatik dhe pozitiv, respektues me të tjerët është e dobësuar. Ata janë shumë xhelozë dhe vuajnë nëse të tjerët kanë sukses ose mbërrijnë ndonjë funksion më të lartë se ata.
  • 62. Këta vuajnë nga çrregullimet komorbide siç janë, depresioni ose përdorimi i drogave të ndryshme, gjë, të cilën, e bëjnë, zakonisht, në rastet e dëshpërimit për ndonjë situatë të caktuar. Personaliteti narcistik dhe psikopatia janë pjesërisht të bashkangjitura njëra me tjetrën, pra, paraqiten me shenja të përbashkëta dhe në të njëjtën kohë. Personaliteti që kërkon vëmendje, jo-stabël, antisocial, skizoid dhe mosbesues mund të paraqiten në të njëjtë kohë me çrregullimet e personalitetit narcistik.
  • 63. Ky çrregullim është i shfaqur në shoqëri me më pak se 1%, ndërsa, tek pacientët është vlersuar prej 1-16%. Pacientët e diagnositifikuar 50-80% janë meshkuj. Çrregullimet e vetëbesimit dhe problematika me të kontrolluarit e tij (ego), përveç se tek narcizmi, gjenden edhe tek të gjitha çrregullimet e tjera të personalitetit. Çrregullimet e personalitetit, në princip, janë gjendje ku tek individi nuk është zhvilluar një aftësi e shëndoshë dhe reale e të vetëvlerësuarit dhe e të vlersuarit ndaj të tjerëve. Faktorët e zhvillimit psikologjik të cilët degradojnë zhvillimin normal të personalitetit tek narcizmi janë të ngjashëm me faktorët negativ që ndikojnë tek çrregullimet e tjera të personalitetit.
  • 64. Trajtim bazë për këto çrregullime është psikoterapia individuale, ku individi motivohet për trajtim, ka vështirësi dhe, zakonisht, pacienti është i gatshëm për trajtim pas dëshpërimeve të njëpasnjëshme në jetën individuale. Këta individë, rrallë, kanë nevojë për hospitalizim, mirëpo, ndonjëherë, vuajnë nga depresioni shumë i rëndë si pasojë e dështimeve në jetën familjare ose profesionale kështu që, edhe hospitalizimi mund të jetë i nevojshëm. Nuk ka të dhëna që terapia e sjelljes apo terapia medikamentoze të ndikojë në këtë personalitet.
  • 65. Personalitet kërkues (obsessive-compulsive personality) Këta individë karakterizohen me nivel shumë të lartë të kërkesave ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve, ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri tej mase, përqendrim në detaje të vogla që jo domosdoshmërisht janë të rëndësishme, nevojë për kontroll të vazhdueshëm, perfeksionizëm, kokëfortësi dhe papërkulshmëri ose mungesë e tolerancës në suaza të normales.
  • 66. Çrregullimi karakterizohet me mendime dhe stimuj të detyrueshëm të cilat nuk janë aq dominues dhe të fortë sa tek çrregullimet e mendimeve të detyrueshme. Ky çrregullim paraqitet, shpesh, në të njëjtën kohe me çregullime tjera të personalitetit e posaçërisht me personalitetin mosbesues. Në disa hulumtime është vërtetuar ndërlidhja e këtij personaliteti me ankthin dhe në kuadër të tij çrregullimet e mendimeve dhe veprimet e detyrueshme.
  • 67. Në hulumtimet epidemiologjike paraqitja e këtij çrregullimi në shoqëri është rreth 2% ndërsa tek pacientët që marrin trajtim psikiatrik është 3- 10%. Çrregullimi është rreth 2 herë më i shprehur tek gjinia mashkullore. Çrregullimi ndërlidhet edhe me kulturën. Psh., në kulturat ku kërkesat, rregullat dhe kriteret janë shumë të larta, manifestohen më tepër karakteristikat e këtij çrregullimi, mirëpo jo domosdoshmërish çrregullimi është më i shprehur.
  • 68.  Individët me këtë çrregullim e ndjejnë dhe e konsiderojnë jetën e vet si të mangët, me mungesa të shumta dhe mund të jenë të paaftë të ndjejnë kënaqësi në jetë, sepse baraspesha e tyre çrregullohet lehtë në rast të ndryshimeve në jetën profesionale ose problemeve në komunikim.  Psikoterapia analitike individuale dhe psikanaliza vlerësohet të jetë forma më e mirë trajtimit të këtyre çrregullimeve.  Gjithashtu. terapia psikodinamike grupore në të cilën përqendrohemi në momentet aktuale të jetës dhe përdorimi i ”konfrontimit”, mund t’a rrisë aftësinë për t’i kuptuar realisht gjërat.
  • 69. Medikamentet SSRI dhe Klomipramini mund t’i zvogëlojnë dukshëm shenjat e këtij çrregullimi. Për të qenë sa më i suksesshëm gjatë trajtimit është e rëndësishme që pacienti të marrë pjesë në planifikimin e trajtimit dhe të informohet mirë me objektivat e trajtimit dhe realizimin e tyre.
  • 70. Dyshim dhe shqetësim i vazhdueshëm, detajet, rregullat, listat, oraret, organizimi perfekt, perfeksionizmi i cili e pengon përfundimin normal të detyrave, neglizhimi i kënaqësisë dhe i raporteve ndërnjerëzore duke e prioritetizuar punën dhe kryerjen e detyrave, joflexibilitet, kokëfortësi, tendencë për t’i detyruar të tjerët që të veprojnë plotësisht në mënyrën që ai dëshiron ose keqardhje e rëndë nëse lejon që tjerët të punojnë në mënyrën e vet.
  • 71. Personalitet i frenuar, i tërhequr (avoidant personality) Këta individë karakterizohen me presion të brendshëm të vazhdueshëm, frikë, pasiguri dhe ndjenjën e inferioritetit. Rrethi i tyre është shumë i ngushtë, kërkojnë vazhdimisht dhe në mënyrë të theksuar miratim dhe dashuri, janë shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit dhe kritikave dhe tentojnë ti shmangin disa aktivitete sepse frikësohen nga ndjenja e turpit dhe përvojat e ngjashme.
  • 72.  Nga ky çrregullim vuajnë 0,5-1% e njerëzve. Tek pacientët psikiatrik rreth 10%. Çrregullimi është në masë të barabartë i theksuar tek të dyja gjinitë.  Nga këndvështrimi psikodinamik, çrregullimi mund të jetë si pasojë e dëmtimit të vetëbesimit në fëmijërinë e hershme e cila çon në kërkesën dhe nevojën e vazhdueshme për miratim nga të tjerët, vështirësi në të analizuarit e ndjenjës së turpit, vështirësi në tolerimin e kritikës dhe kufizim i jetës nga frika e humbjes së kontrollit.
  • 73. Sipas teorisë biologjike, temperamenti mundet që gjenetikisht t’a parapërcaktojë një gjendje sociale të tërhequr tek individi apo mosaftësi e funksionimit në mënyrë fleksibile në gjendje të ndryshme. Individët me këtë çrregullim përfitojnë nga trajtimi me terapi psikodinamike. Terapia grupore dhe familjare janë të dobishme posaçërisht nëse familja e mbron tej mase dhe në mënyrë të panevojshme. Medikamentet antidepresive mund të ndihmojnë në frikën sociale dhe tek ankthi gjëra të cilat janë të rëndomta tek ky çrregullim.
  • 74. Personalitet i varur (dependent personality) Ky personalitet karakterizohet me një varësi të gjerë nga të tjerët në të gjitha aspektet e jetës sikurse për vendime të vogla ashtu edhe për vendime të mëdha. Frikë e vazhdueshme nga refuzimi, ndjenja e pafuqisë dhe paaftësisë, funksionim në bazë të dëshirave të tjerëve dhe vështirësi për të reaguar ndaj sfidave të jetës.
  • 75. Individi e konsideron vetveten të paaftë dhe të paqëndrueshëm kështuqë, të tjerët duhet, sipas tij, të vendosin për të. Mungesë e dëshirës për të folur për atë që dëshiron, veçanërisht, me njerëzit nga të cilët është i varur nga frika e humbjes së tyre.
  • 76. Frika e vazhdueshme që do të mbetet i vetmuar për t’u kujdesur për vetveten. Sipas raporteve amerikane në shoqëri vuajnë madje 15% e njerëzve. Në intervista të strukturuara është vlerësuar që madje 22% e të intervistuarve vuajnë nga ky çrregullim. Çrregullimi është i rëndomtë sikur tek pacientët në trajtim në poliklinikë ashtu edhe në atë spitalor. Çrregullimi është rreth 3 herë më i shpeshtë tek gjinia femërore.
  • 77.  Sipas teorisë psikoanalitike ky çrregullim është i ndërlidhur me fazën orale të zhvillimit psikologjik.  Personaliteti jo stabël dhe ai i tërhequr shfaqen shumë shpesh tek ky çrregullim. Ky çrregullim e posaçërisht karakteristikat e tij e shtojnë mundësinë e depresionit .  Këta individë zakonisht e vizitojnë mjekun për shkak të ankthit, depresionit ose çrregullimeve psikosomatike, nëse puna profesionale dhe sfidat në jetën e përditshme kërkojnë një funksionim të pavarur, gjë e cila nga këndvështrimi i individit duket e pamundur.
  • 78. Psikoterapia është mënyrë e përshtatshme për trajtimin e këtij çrregullimi Terapia medikamentoze ndikon tek ankthi dhe depresioni që mund të jenë si pasojë e këtij çrregullimi. Tek personaliteti i varur zhvillohet shumë lehtë varësia nga barnat siç janë benzodiazepamet kështu që duhet të jemi të kujdesshëm gjatë përshkrimit të tyre.
  • 79. Skematerapia dhe çrregullimet e personalitetit Skematerapia është një formë e psikoterapisë konjitive e cila është formuar nga Jeffery Young në vitin 1990, duke i trajtuar pacientët të cilët nuk kanë pasur dobi të mjaftueshme nga terapia konjitive e sjelljes.
  • 80. Kjo formë e psikoterapisë përveç trajtimit të çrregullimeve të personalitetit është e përshtatshme edhe në trajtimin e çrregullimeve tjera psikike siç janë depresioni, ankthi, çrregullimet e ushqyeshmërisë, stresi post traumatik, lodhja nga puna, varësia nga drogat.
  • 81. Kjo formë e psikoterapisë është integrative. Në këtë formë të terapisë përqendrohemi në procedimin e përvojave traumatike të fëmijërisë Sipas skema terapisë, skemat zhvillohen nëse nuk i përgjigjemi në mënyrë adekuate nevojave emocionale në kohën e fëmijërisë. Nevojat themelore emocionale të fëmijëve janë:
  • 82.  1:Marrdhënie e sigurtë ndërnjerëzore e cila përmban mbrojtjen, vazhdueshmërinë, kujdesin dhe miratimin.  2: Pavarësia, aftësia dhe përvoja në lidhje me identitetin e vet (Fëmija është stimuluar që t’a hulumtojë rrethin, të bëjë gjëra, dhe të jetë aktiv në përshtatshmëri me moshën dhe në bazë të veprimeve merr komente adekuate por jo nënçmuese.  3: Liria për të shprehur nevojat dhe ndjenjat e veta.  4: Spontaniteti dhe argëtimi (vetë shprehja dhe aftësia që të jetojë jetën dhe kënaqësitë që i sjell ajo).  5: Kufijtë realistë (Fëmija ose i riu duhet të mësojë kontrollin e vetvetes në përshtatshmëri me moshën).
  • 83. Skematerapia(skema-tipare) e përdorim si terapi individuale por edhe grupore. Kjo formë e terapisë është e zhvilluar edhe për fëmijët. Gjatësia dhe skema e terapisë ndryshon zakonisht në terapi individuale tek çrregullimet e personalitetit, zgjat prej 1 deri në 3 vite, takimet çdo javë. Terapia grupore zgjat prej 5 muajve deri në një vit.
  • 84. Fëmija identifikon dhe përvetëson tiparet, mendimet, përvojat, ndjenjat dhe mënyrën e sjelljes së prindërve. Ka raste kur dy fëmijë në të njëjtën familje që janë viktimë e një trajtimi të keq, njëri prej tyre merr rolin e viktimës, dhe ai nuk ka kundërshtuar gjërat negative, ka qenë pasiv dhe nënshtrues. Ky fëmijë është shendërruar në viktimën e prindit, por nuk e ka përvetësuar agresivitetin e prindërve. Pra, i rritur ai përjetonte ndjenjën e viktimës por nuk është shndërruar në individ që përdor dhunë.
  • 85. Në anën tjetër në të njëjtën familje, fëmija tjetër i cili përjeton të njëjtën dhunë, në një formë ose tjetër ka luftuar kundër dhunës, dhe gjatë terapisë vërtetohet që ky individ ka përvetësuar mendimet agresive, ndjenjat dhe sjelljen agresive kështu që është zhvilluar tek ai një personalitet i dhunshëm. Ky është një rast i veçantë sepse rëndom, fëmija, përvetëson ndjenjën e të qenurit viktimë por edhe të qenurit agresiv, i dhunshëm, me ndjenja dhe sjellje të dëmshme ndaj të tjerëve.
  • 86. Por jo domosdoshmërisht ndodh kështu, nganjëherë fëmijët mbijetojnë në mungesën e afërsisë nga prindërit në mënyrë që, tek ta të zhvillohet ndjenja e përkujdesit ndaj të tjerëve. Alternativa tjetër është që ata fëmijë janë shumë kërkues ndaj vetvetes dhe rrethit, egoist. Pra, sipas skematerapisë, nuk paragjykohet që fëmijët në mënyrë automatike i përvetësojnë të gjitha gjërat nga prindërit por ata përvetësojnë gjërat në mënyrë selektive.
  • 87. Sipas këtij këndvështrimi temperamenti i lindur ndikon në atë, se në çfarë mënyre zhvillohet përvetësimi dhe të vepruarit në mënyrë të njëjtë me prindin ose rrethin, psh., nëse fëmija ka një natyrë depresive/pesimiste, është shumë e mundshme që ai nuk do t’a përvetësojë optimizmin nga prindërit sepse mënyra e funksionimit te prindërit është në kundërshtim shumë të madh me natyrën e fëmijës, kështu që fëmija nuk mund t’a asimilojë ose t’a shkrijë në vetvete këtë mënyrë të menduarit.
  • 88. Secili fëmijë ka temperamentin e vet të lindur, disa prej fëmijëve për nga temperamenti janë agresiv, disa të ndrojtur, të tjerët të acaruar. Ndërlidhja e temperamentit emocional me përvojat e vështira të fëmijërisë ndikon në formimin e skemave. Temperamentet e ndryshme e ekspozojnë fëmijën ndaj përvojave të ndryshme psh., fëmija agresiv ka më tepër gjasa të keqtrajtohet nga prindërit sesa fëmija i qetë.
  • 89. Shembulli tjetër që ndërlidhet me temperamentin është i fëmijës i cili ka përjetuar refuzimin ose lënien anash nga prindi, nëse është nga temperamenti i tërhequr(i ndrojtur, që i vjen turp) ai do të fshihet nga bota, do të tërhiqet dhe do të izolohet dhe do të bëhet i varur nga prindërit, kurse në anën tjetër fëmija i cili është social do të vazhdojë përpara dhe do të formojë raporte pozitive. Është vërtetuar që deri në një masë, socialiteti është karakteristikë e fëmijës këmbëngulës i cili mbijeton pavarësisht keqtrajtimeve dhe lënieve anash.
  • 90. Sipas përvojës nëse rrethi ku zhvillohet fëmija është në masë të madhe social ose në masë të madhe dëmtues mund t’a bëjë modifikimin e temperamentit emocional psh., një rreth familjar dhe prindër që i ofrojnë fëmijës dashuri dhe kujdes e ndryshon fëmijën që është për nga temperamenti i tërhequr në drejtimin e një temperamenti social, dhe e kundërta nëse rrethi ku zhvillohet është refuzues, madje fëmija me temperament emocional social mund të ndryshojë dhe të tërhiqet në vetvete.
  • 91. Temperamenti i fëmijës asnjëherë nuk është i gabueshëm ose i keq. Detyra e të rriturve/prindërve është që t’i përshtasin veprimet e tyre, sjelljen me fëmijën në varësi nga temperamenti i fëmijës. Për shembull, njëri fëmijë ka nevojë për më tepër inkurajim dhe fëmija tjetër më tepër përkrahje në kontrollimin e impulseve dhe sjelljes.
  • 92.  Nëse në nevojat e fëmijës nuk përgjigjemi në masën e mjaftueshme ose ka një përkujdesje të tepruar atëherë nga kjo zhvillohen skemat problematike.  Përveç rrethit në formimin e skenave ndikon gjenetikisht i parapërcaktuar temperamenti, posaçërisht temperamenti që shfaqet në ndjeshmëri të tepërt dhe reaktiv.  Secili fëmijë ka temperamentin e vet që nga lindja, i cili është i veçantë, dallohet nga të tjerët dhe të cilin fëmija nuk mundet t’a balancojë ose kontrollojë.
  • 93. Skemat nuk formohen vetëm në fëmijërinë e hershme por edhe në fëmijërinë e vonshme, në moshën parashkollore, në moshën e pubertetit. Skemat të cilat formohen në këtë moshë zakonisht janë më pak të dëmshme në krahasim me skemat e fëmijërisë së hershme megjithëse edhe këto janë të dëmshme. Temperamenti emocional i fëmijëve të cilin e përshkruan në dijan 3 është në mënyrë të posaçme i rëndësishëm edhe në aspektin e formimit të skemave.
  • 94.  Skemat problematike janë përvoja ose forma të mësuara të përjetuarit të gjërave të cilat janë të dëmshme për vetveten, baza e të cilave janë përvojat negative të jetës (përjetimi i kritikave të vazhdueshme, nënçmimi, përdorimi i dhunës ndaj tij, mbrojtja ose kujdesi i tepërt, mungesa e vëmendjes nga prindërit).  Si pasojë e tyre individi vazhdimisht gjendet në situata problematike në jetën bashkëshortore ose shoqëri.  Individi reagon në mënyrë të dëmshme për vetveten në rastet, të cilat i sjellin ndërmend përvojat e fëmijërisë ose të kohës së pubertetit.  Pra në një gjendje të tillë individi nuk sillet si i rritur por përdor përvojat e dëmshme të cilat i ka mësuar në fëmijëri.
  • 95. Ekzistojnë 18 skema të cilat i kemi grupuar në 5 kategori. Në secilën nga to kemi mosplotësim të nevojave emocionale të fëmijës. 1. Irealiteti (detachment) dhe refuzimi 2. Autonomia e dobësuar dhe suksesi i dobët 3. Paaftësi e vendosjes së kufijve të sjelljes dhe veprimit 4. Prioritet janë nevojat e të tjerëve duke lënë anash vetveten 5. Kujdes i tepruar dhe tërheqje në vetvete.
  • 96. Irealiteti (detachmend) dhe refuzimi  Kjo skemë ndikon tek individi që ai nuk di të lidhë raporte të sigurta ndërnjerëzore. Individi beson që të tjerët nuk i ofrojnë dashuri, kujdes, pranim ashtu siç është, siguria dhe stabiliteti.  Gjendja familjare zakonisht është jostabël dhe refuzuese, shfrytëzuese, keqtrajtuese, mosbesuese ose keqpërdoruese, mungesë e ndjenjave, refuzim.  Individët me këto skema kanë pasur fëmijëri traumatike. Si të rritur këta individ kanë tendencë që të lidhin raporte të dëmshme ndërnjerëzore ose të jenë të izoluar në aspektin social.
  • 97.  Sipas përvojës përjetimet në katër vitet e para të jetës ndikojnë më së tepërmi në formimin e skemave të dëmshme. Fëmija nuk përjeton në mënyrë të mjaftueshme përvoja të mira, dashuri, përkujdes, afërsi nga prindërit kështu që fillon të zhvillohet skema e refuzimit (reject).  Skema tjetër e cila formohet në fëmijërinë e hershme është si pasojë e përjetimeve traumatike dhe e të qenurit viktimë, kjo ndodh kur fëmija përjeton dhunë fizike dhe forma të tjera të dhunës nëpërmes së cilës fillon të formohet skema e keqtrajtimit, të qenurit i pambrojtur dhe të qenurit i pamjaftueshëm.
  • 98. Autonomia e dobësuar dhe suksesi i dobët Këto skema e pengojnë individin që të pamvarësohet nga familja dhe rrethi Në kohën e fëmijërisë, prindërit e tij kanë bërë gjithçka në emër të individit duke ndikuar në zhvillimin e varësisë. Kanë pasur një kujdes të tepruar. Në raste shumë të rralla prindërit nuk janë kujdesur fare për fëmijën.
  • 99.  Prindërit nuk e kanë përkrahur zhvillimin e vetëbesimit tek fëmija, nuk e kanë motivuar për aktivitete të pavarura jashtë shtëpisë. Në këtë mënyrë individi nuk ka formuar identitetin e vet. Individi nuk ka aftësi që të planifikojë ardhmërinë e vet nëpërmes objektivave të qarta dhe mjeteve nëpërmes së cilave do t’i realizonte.  Në aspektin e përballjes me realitetin individi mbetet ”fëmijë” edhe pse është i rritur
  • 100. Skema e varshmërisë Paraqitet me paaftësinë për t’u kujdesur për gjërat e përditshme pa ndihmën e të tjerëve psh., kujdesje për shpenzimin e parasë, gjetja e probleme të përditshme, përdorimi i mendjes së shëndoshë gjatë sfidave të ndryshme. Individi është pasiv dhe nuk gjen zgjidhje.
  • 101. Kur është në pyetje skema e mvarshmërisë ose të pasurit të drejtë, fëmija nuk është trajtuar keq nga prindërit, por e kundërta fëmija është përkëdhelur në mase të tepërt, i është ofruar kujdes i tepruar, gjë e cila ka penguar zhvillimin e të menduarit dhe të vepruarit autonom, por edhe të mësuarit e kufijve të normales dhe kufijve realistë të cilët fëmija ka pasur nevojë t’i hasë.
  • 102.  Skema e mungesës së mbrojtjes ose sigurisë, paraqitet me frikë të tepërt e cila shfaqet me mendime për katastrofat e mundshme, në raste të cilave individi beson që nuk di të bëjë zgjedhjen. Katastrofat ndërlidhen me shëndetin siç janë sulmi në zemër, IDS, frika nga çmenduria dhe humbja e kontrollit, frika nga fatkeqësitë e ndryshme, shkelja e ligjit ose katastrofat natyrale.  Skema e dështimit shfaqet me besimin e individit që do të dështojë në çdo aspekt të jetës psh., në shkollë, në punë ose në profesion, beson që nuk ka aftësi intelektuale të mjaftueshme, është i paditur dhe pa mundësi suksesi.
  • 103. Paaftësi e vendosjes së kufijve të sjelljes dhe veprimit Këta individë nuk i kanë të zhvilluara aftësitë për të vendosur kufijtë e brendshëm në lidhje me reciprocitetin ose kontrollin e vetvetes. Kanë vështirësi që t’i respektojnë të drejtat e të tjerëve, mbajtjen e premtimeve dhe vështirësi në bashkëpunimin në të gjitha aspektet e jetës. Puna afatgjatë nuk ka sukses, individi është egoist, i papërgjegjshëm.
  • 104. Zakonisht këta individë zhvillohen në familje ku i ofrohet një përkëdhelje tej mase dhe ku gjithçka është e lejuar. Në fëmijëri prindërit nuk kanë kërkuar respektimin e rregullave normale, ose mungon zhvillimi i kontrollit të apetiteve jo reale. Në moshën e rritur këtyre individëve i mungon aftësia për kontrollimin e impulseve dhe sjelljes dhe kënaqjes së nevojave të veta momentale.
  • 105.  Skema e ligjshmërisë ose të pasurit të drejtë në gjithçka ndërlidhet me besimin e individit, që është mbi të tjerët kështu që ka të drejtë për një trajtim të veçantë dhe prioritar në raport me të tjerët; individi nuk kupton që raportet ndërnjerëzore funksionojnë në rregullin e respektit të dyanshëm.  Individi dëshiron të bëjë atë që mendja i thotë pavarësisht se cilat janë pasojat e atij veprimi për të tjerët.  Përqendrohet në ngritjen e vetvetes në nivele më të larta të mundshëm në aspektin profesional, dëshirë e jashtëzakonshme për të qenë në grupin e të pasurve dhe të cilët kanë pushtet.  Individi kërkon tepër nga të tjerët, është dominues dhe i mungon empatia.
  • 106. Prioriteti i nevojave të të tjerëve duke lënë anash vetveten  Individi i lë anash, në mënyrë të vazhdueshme dhe të theksuar, nevojat e vetvetës, duke i dhënë prioritet nevojave të tjerëve, ai vepron kështu në mënyrë që të tjerët t’a pranojnë të atillë siç është, për t’a dashur, dhe për të mos u ”hakmarrë ndaj tij”.  Individi e harron atë që dëshiron; nuk është i vetëdijshëm për inatin dhe presionin e brendshëm që ka.
  • 107. Në fëmijëri këta individë nuk kanë pasur mundësi që t’i realizojnë tendencat ose nevojat e natyrshme të kohës. Në moshën e rritur ata orientohen nga jashtë në bazë të shpresave të të tjerëve duke i përjashtuar ndjenjat e veta ose egon e vet. Këta individë vijnë nga familjet, ku pranimi i tyre është i kushtëzuar: Fëmija ka qenë i detyruar t’i mbulojë anët e rëndësishme dhe këndvështrimet e veta në mënyrë që prindërit t’a pranojnë dhe t’a duan. Dashuria ndaj fëmijës është e kushtëzuar me sukseset ndërsa mossuksesi çon në refuzim.
  • 108. Skema e nënshtrimit paraqitet me tendencë për t’ju nënshtruar kontrollit të tjerëve në mënyrë të lehtë. Këta individë besojnë që është e domosdoshme që të veprojnë kështu. Nëpërmjet nënshtrimit, individi tenton që t’a shmangë hidhërimin ose prishjen e mardhënieve me të tjerët, refuzimin ose hakmarrjen. Nënshtrimi përmban mbylljen e ndjenjave, interesimit dhe dëshirave të vetvetes në favor të të tjerëve dhe mbajtja në brendi e urrejtjes dhe ndjenjave të tjera. Kjo çon në dëshirën e vazhdueshme për t’i kënaqur të tjerët.
  • 109. Në anën tjetër kjo mënyrë e të vepruarit çon në acarim, ankth dhe agresivitet pasiv, me impulse agresive, me shenja psikosomatike, dëshpërim dhe tërheqje nga raportet emocionale me të tjerët. Në këtë grup bën pjesë edhe skema e viktimizimit ku individi nuk e kënaq vetveten por punon për kënaqësinë e të tjerëve në mënyrë që të tjerët mos t’a refuzojnë, t’i shmangë akuzat dhe t’i mbrojë të tjerët nga përjetimet e këqija.
  • 110. Skema e kërkimit të miratimit nga të tjerët është si pasojë e asaj që identiteti i individit nuk është i zhvilluar, gjithashtu edhe vetëbesimi. Ndjenja për vetveten varet nga vlerësimi i të tjerëve. Individi përqendrohet në pozitën sociale, pamjen e jashtme, gjendjen materiale në mënyrë që të vlerësohet nga të tjerët. Kjo skemë sjell jo origjinalitet dhe nuk sjell kënaqësi të thellë.
  • 111. Kujdesi tejmase dhe tërheqje në vetvete  Individët të cilët me këtë skemë i shtypin ndjenjat spontane dhe impulset. Gëzimi, ndjenja e afërsisë, shprehja e ndjenjave dhe relaksimi janë në nivel të ulët.  Rëndom fëmijëria e këtyre individëve ka qenë e zymtë, me plot refuzime dhe rregulla strikte. Kontrolli i tepruar i vetvetes dhe negativizmi ndaj vetvetes në vend të spontanitetit ose ndjenjës së kënaqësisë. Këta individë në fëmijërinë e tyre nuk janë stimuluar të luajnë ose të jenë të gëzuar, në të kundërtën ata kanë mësuar për rrezikshmërinë, mënyrën e gabuar të analizimit të gjërave.
  • 112.  Këta individë i karakterizon pesimizmi dhe shqetësimi i vazhdueshëm dhe frika e humbjes së kontrollit mbi jetën.  Negativiteti është një skemë që reziston shumë dhe nëpërmes së cilës të gjitha gjërat negative në jetë tejtheksohen psh humbja e të afërmit, dëshpërimet, kundërthëniet, tradhëtitë. Në anën tjetër të gjitha gjërat pozitive minimizohen kjo skemë nxit paramendime që gjithçka do të shkojë keq psh në punë, në aspektin ekonomik apo raporteve ndërnjerëzore. Individi frikësohet që do të bëjë gabime të pariparueshme dhe të cilat do t’a shtyjnë atë në rrugë pa kthim.
  • 113. Skema e të kërkuarit maksimal, shkakton te individi një mënyrë të menduarit dhe vepruarit që në mënyrë jo realiste kërkon tepër nga vetvetja në mënyrë që të mos turpërohet ose të mos lëndohet dikush. Kjo skemë shkakton presion të vazhdueshëm sikur ndaj individit ashtu edhe ndaj rrethit kjo paraqitet me perfeksionizëm, rregulla strikte dhe përdorim maksimal i kohës dhe kapaciteteve. Skema tjetër është ftohtësia emocionale (mungesa e ndjenjave), kur fëmija përjeton vetmi dhe mungesë dashurie nëse të dy prindërit janë të ftohtë emocionalisht.
  • 114. Skema ndëshkuese, sipas se cilës individi duhet të dënohet në mënyre të ashpër nëse bën gabime. Individi sillet me urrejtje ndaj të tjerëve dhe vetvetes nëse veprimet nuk janë ideale. Këta individë kanë vështirësi për të falur sepse nuk munden t’a kuptojnë rrjedhën natyrore të gjërave dhe ndikimin e rrethanave në to, nuk i kuptojnë dobësitë njerëzore. Forma skema-modi ndihmon pacientin dhe terapeutin që t’i kuptojnë problemet aktuale dhe në bazë të saj edhe përcaktimin e formave të përshtatshme të punës.
  • 115. Modet (Gjendjet emocionale) Modet janë gjendje emocionale-konjitive ”anë të ndryshme të egos” të cilat karakterizohen me sjellje të veçanta për secilin nga modet (gjendjet emocionale). Modet janë karakteristikë e secilit nga ne mirëpo tek pacientët ato janë të tejtheksuara. Modet paraqiten atëherë kur ndonjëra nga gjendjet momentale të jetës së përditshme sjell në memorie ndonjë përvojë të dhimbshme.
  • 116. Modet aktivizohen më lehtë, nëse disa skema problematike janë aktive. Modet dallohen nga skemat në atë që, skema është e përgjithshme, që zgjat shumë, mund të krahasohet me karakteristikat e personalitetit, ndërsa modet janë gjendje momentale. Modet i ndajmë në 4 grupe:
  • 117.  1: Modet e fëmijëve, të cilat aktivizohen atëherë kur individët përjetojnë gjëra negative të cilat ndërlidhen me skemat siç janë: ndjenja e turpit, ankthi, kërcënimi, urrejtja ose mërzia. Modet fëmijërore në bazë të ndjenjave i ndajmë në modin e fëmijës së lënduar (i vetmuar, pa përkujdesje), modi që përmban urrejtje dhe modi i fëmijës impulsiv.  2: Modi i prindit të dëmshëm (sanksionues/dënues, që kërkon shumë), me to ndërlidhen dënimi i vazhdueshëm i vetvetes dhe kërkesa të vazhdueshëm jo reale ndaj vetvetes.
  • 118. Në këtë mod pacienti sikur e integron prindin e vet brenda vetvetes. 3: Modet e dëmshme të mbijetesës, nëpërmes së cilave pacienti mundohet të përshtatet në skemat problematike të jetës, ose duke iu nënshtruar skemës ose duke shmangur skemën e caktuar nëpërmes mbikompensimit, për shembull shmangia paraqitet me mbyllje të ndjenjave, tërheqje nga komunikimi social apo qetësimi i vetvetes nëpërmes drogave ose alkoolit. Mbikompensimi mund të shfaqet me agresivitet dhe gjendje e sulmit të vazhdueshëm ndaj të tjerëve.
  • 119.  4: Modet e shëndosha janë modet e një të rrituri dhe fëmije të (hareshme) shëndoshë (Happy Child) Modit.  Modet paraqesin anë të ndryshme në vetveten tonë, të cilat shfaqen në momente të ndryshme të jetës.  Modet janë formuar në fëmijëri së pari në gjendje të ndryshme momentale si zgjedhje momentale e të funksionuarit, pas përsëritjes së tyre janë shndërruar në mënyrë të funksionuarit dhe me kalimin e kohës janë shndërruar në pjesë të personalitetit, modi.
  • 120. Modet janë gjëja esenciale e asaj çfarë mendojmë për vetveten. Ato mund t’i quajmë si gjendje emocionale, gjendje mendore, gjendje funksionale ose gjendje të mbijetimit, të cilat ndryshojnë tek ne varësisht prej rrethanave të jetës. Evidentimin e modeve e bëjmë duke intervistuar pacientin me metoda të ndryshme intervistuese dhe duke përdorur pyetësor adekuatë siç është pyetësori SMI (Scheme Mode Inventory, i cili është i strukturuar nga profesori hollandez Jill Lobbestaelin dhe grupi i tij në vitin 2010), në të cilin ka 118 pyetje të cilat i mbulojnë 14 mode.
  • 121. Psikoterapinë e pengojnë në fillimin e saj posaçërisht modet mbijetues, sepse këto mode më herët kanë qenë të rëndësishme, Përparimi i psikoterapisë varet nga tejkalimi i këtyre modeve. Terapeuti ndihmon pacientin që t’i identifikojë këto mode, i njofton me dëmet dhe dobitë e tyre, bisedon se si ato kanë lindur dhe në çfarë nevojash përdoren.
  • 122. Në fazën tjetër terapeuti e ndihmon pacientin që mos të mbështetet në modet e dëmshme por të krijojë strategji reale mbijetese, sepse duke u mbështetur në modet e dëmshme pacienti e pengon vetveten që të identifikojë nevojat dhe përvojat reale. Psikoterapia është momenti kur pacienti për herë të parë e heq maskën e modeve dhe fillon të ndajë emocionet dhe mendimet e veta me njeriun të cilit i beson.
  • 123. Në fazën kur modet e dëmshme dhe vlera e tyre tek pacienti kanë rënë, trajtimin mund t’a vazhdojmë në fazën tjetër ku bëjmë analizimin dhe shtyrjen përpara të mendimeve që ndërlidhen me modin fëmijëror. Të biseduarit vetëm për gjëra të pakëndshme që pacienti mban mend nga jeta e tij fëmijërore dhe e rinisë nuk mjafton, kështu që nevojiten metoda të punës të cilat sjellin përvoja të reja, aktivizojnë ndjenjat dhe metoda korrigjuese të punës.
  • 124.  Për të shtyrë përpara modet fëmijërore përdorin metodën e imagjinatës, gjatë së cilës pacienti imagjinon dhe i sjell në mend gjërat që ka përjetuar në fëmijëri dhe bën modifikimin e tyre me ndihmën e terapeutit.  Është esenciale, që pacienti nëpërmjet imagjinatës ta gjejë atë se çfarë do të dëshironte ose për çfarë ka pasur nevojë gjatë momenteve të ndryshme në raport me prindërit ose me rrethin në mënyrë që tek ai të zhvillohen metodat e shëndosha por edhe kërkesat e shëndosha që ndërlidhen me jetën e përditshme, psh. Pacienti mund të paramendojë një të rritur i cili i jep siguri dhe ulet pranë pacientit dhe i cili i pengon prindërit e pacientit që të sillen keq me të.
  • 125. Modet problematike prindërore duhet gjithesesi të dobësohen në mënyrë që ndikimi i tyre në jetën e përditshme të zvogëlohet. Metodë të punës këtu përdorim ndër të tjera punën me karrige, ku psh., modin që kërkon shumë e vendosim në karrigen përballë (figurativisht) dhe e nxisim pacientin që të flasë hapur me të duke i shprehur mendimet, ndjenjat por edhe agresivitetin dhe urrejtjen. Modi i individit të rritur/i pjekur tek pacientët që vijnë për terapi zakonisht është i dobët, atë duhet t’a forcojmë.
  • 126. Terapeuti duhet të jetë një shembull i një të rrituri me sjellje të mira dhe me mënyrë normale të funksionuarit e posaçërisht në fazën fillestare derisa pacienti të forcojë në vetvete karakteristikat e një personaliteti të rregullt, psh., në të ushtruarit nëpërmes imagjinatës, terapeuti mund të detyrohet t’a mbrojë modin fëmijëror të lënduar ose të vetmuar, t’a këshillojë pacientin për gjërat e jetës së përditshme, t’i tregojë pacientit se cilat janë nevojat normale të fëmijës dhe çfarë fëmija kupton, di dhe çfarë jo.
  • 127. Teknikat e formimit të përvojave të reja, siç janë formimi i imazheve të reja nëpërmjet parafytyrimit, dialog me vetveten ku individi parafytyron vendndodhjen e pjesës së tij të traumatizuar në karrigen pranë tij(i njëjti individit por duke parafytyruar sikur të ishte fëmijë) dhe me të cilin bisedon për përvojat nëpërmes së cilës ndryshon përvoja negative e fëmijërisë. Terapeuti është në rolin e prindit të mirë, i cili i ofron përvoja të mira, të cilat i kanë munguar pacientit në fëmijëri, natyrisht duke iu përmbajtur kufijve etikë dhe profesionalë.