SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
Shoqata e prodhuesve të perimeve
                       Anadrinia –Xërxe




Kultivimi i domates industriale për nevoja të industrisë Përpunuese




                           Prizren 2013
Rëndësia e kultivimit të domates industriale për industrinë
përpunuese


       Pakë histori

Kultivimi i perimeve në Kosovë ka një traditë të gjatë sidomos domatet që janë të kultivuara
për konsum të freskët. Në vitet e 70-80-ta fermerët kosovarë kanë prodhuar me sukses disa
lloje të perimeve edhe për nevoja e të vetmes industri përpunuese e cila ka ekzistuar në
Kosovë ABI&ELIF19-Progres, Prizren, të cilat prodhime sipas statistikave kanë plotësuar afër
50 % të kërkesave të kësaj industrie. Më vonë që nga vitet e 90-ta e deri me sot varietete të
tilla nuk janë kultivuar në tutje ose janë kultivuar shumë pakë për arsye të panjohura.

Sipas të dhënave statistikore në Kosovë në kultivohen rreth 15.000 ha me perime(MPBZHR),
dhe e tërë sasia e prodhuar është dedikuar vetëm për konsum të freskët, por akoma nuk ka
filluar prodhimi i varieteteve të pemëve dhe perimeve të destinuara për industri
përpunuese. Me qëllim të riaktivizimit të kësaj prodhimtarie shoqata ANADRINI, në
bashkëpunim me projektin e KCBS, në vitin 2005 kanë realizuar e shtatë varieteteve të
domates industriale me qëllim të hulumtimit të varieteteve të cilat janë më të përshtatshme
për kushtet klimatike të vendit tonë.

Në vazhdim do ti japim informatat baze për mënyrën e kultivimit të të varieteteve të
domates duke u bazuar në përvojën e arritur gjatë testimit të disa varieteteve të tilla në
regjionin e Dukagjinit gjatë vitit kalendarik 2005.

       Kultivimi i varieteteve të domates industriale

Domatja si kulture e perimore, zë vend të rëndësishëm në industrinë përpunuese në vendet
ku kjo industri është e zhvilluar, në bazë të kërkesave të konsumatorëve për produktet e
saja me vlera të larta ushqyese për nevojat e popullsisë. Gjithashtu kjo kulture në bazë të
përvojës së mëhershme por edhe sipas rezultateve që janë arritur gjatë realizimit të
testimeve paraprake në fusha eksperimentale të domates, mundë të kultivohet në vendin
tonë pasi që kemi klimë të përshtatshme dhe ka një profitabilitet të kënaqshëm. Në disa
pjesë të botës është praktike përpunimi i domates të dedikuar për konsum të freskët dhe
përgatitja e koncentratit të domateve, ndonëse domatet që janë të kultivuara për konsum
të freskët nuk janë të përshtatshme për prodhimin e koncentrateve. Megjithatë, kjo
praktikë e papërshtatshme e shfrytëzimit të domates për përpunim është jo efikase dhe e
shtrenjët për industrinë përpunuese, për disa arsye bazë siç janë:

       Kultivimi intensiv i varieteteve të domateve që janë të përshtatshme për përpunim
       do të më shumë rendimente me kosto më të ulët të prodhimit se sa domatet që janë
       të dedikuara për konsum të freskët;
Përqindja e materies së thatë tek domatet për përpunim është më e lartë se sa tek
       domatet për konsum të freskët. Si rezultat i kësaj me një sasi më të vogël të
       domateve industriale është e mundur që të prodhohet një kilogram koncentarat
       domatesh, gjersa për të prodhuar sasinë e njëjtë të koncentratit nga varietetet e
       domates për konsum të freskët nevojitet sasi shumë më e madhe e lëndës së parë.
       Meqë sasia e materies së thatë në varietetet e domateve për konsum të freskët
       është më e ulët se sa tek domatet industriale për prodhimin e sasive të koncentratit
       nevojitet sasi me e madhe e domateve për konsum të freskët njëkohësisht rritet
       sasia e ujit që grumbullohet është më e madhe dhe për largimin e saj nevojitet më
       shumë energji, dhe siq e dimë energjia kushton.
       Varietetet e domates janë shumë të specifikuara që tu shërbejnë kërkesave të tregut
       të freskët apo për përpunim. Industria përpunuese kërkon varietet që përmbajnë
       përqindje më të lartë të materies së thatë(mesatarisht 5 deri 9 %) që në mënyrë
       efikase dhe më lirë të prodhohet koncentrati i domates.
       Në shumicën e rasteve varietet e domates për konsum të freskët përmbajnë
       afërsisht 3.0 deri 3.5 % të materie së thatë, ndërsa varietetet e domateve për
       industri përmbajnë rëndom prej 5.5 deri 6.0 % të materies së thatë.
       Çmimi i domateve prë konsum të freskët është më i lartë dhe është jo stabil krahas
       atij për përpunim për shkak të kostos më të lartë prodhuese dhe pasigurisë së tregut.
       Përderisa domatet për konsum të freskët p.sh në SHBA shiten nga prodhuesit
       kryesisht me çmim prej prej 0.55-0.75 US $ për kg, domatet për përpunim janë
       vlerësuar 0.07 US $ për kg.
       Domatet për përpunim vilen (mbledhen) me makina përderisa domatet për konsum
       të freskët vilen (mbledhen) me dorë.

Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në këtë lëmi rëndom preferohet që
përpunuesit dhe prodhuesit të kontraktojnë kultivimin e llojeve të caktuara të domateve.

Nga përvojat e shteteve të cilat tanimë vite me radhë prodhojnë loje të tilla të domateve
është vërejtur se rendimenti i varieteteve të domates industriale është përafërsisht dz herë
me i lartë se sa te varietetet e domateve për konsum të freskët por edhe kostoja e
gjithëmbarshme e kultivimit të këtyre varieteteve është disa herë më e ulët.

Përdorimi i varieteteve të përshtatshme të domateve është me rendësi kryesore për një
industri përpunuese që ajo ekonomikisht të ketë rast për sukses në një mjedis konkurrent.
Në qoftë se dëshirohet të krijohet një agro-industri e suksesshme për përpunimin e
domateve në Kosovë, preferohet që së pari në vazhdimësi të determinohen varietetet më të
përshtatshme për përpunim e pastaj ato të aplikohen në fushat e Kosovës.

Në vazhdim do të përshkruhen detajet e kultivimit të këtyre varieteteve industriale të
domates në fushat eksperimentale të testuar në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit dhe
në Dushanovë të Prizrenit.
Punët përgatitore – për kultivimin e domates për industri janë:

   1. Punimi bazë i tokës (lëvrimi vjeshtorë) në thellësi 25-30 cm ;
   2. Plehërimi bazë i tokës ( 35-40 t/ha pleh organik dhe 800-1000 kg pleh mineral
      kompleks NPK 7 : 22 : 14 ose 500 kg/ha DAP);
   3. Diskimi dhe lesimi i tokës ( në pranverë);
   4. Frezimi i tokës me motokultivatorë




       Kultivimi i fidanëve të domates për industri

Mënyra e kultivimit të fidanëve për industri është e njëjtë me mënyrën e kultivimit të
fidanëve të domates për konsum të freskët. Përgatiten në lehet gjysmë të nxehtë të cilëve
përfundi dheut iu shtrohet pleh organik në trashësi prej 20 cm. Mbi plehun e vendosur më
parë vendosën sasi e dheut steril ( i cili nuk guxon të jetë i infektuar nga patogjen të
ndryshëm) në trashësi prej 10 cm dhe kjo sasi e dheut ngjeshët mirë. Mbi sipërfaqe të dheut
në thellësi prej 3-4 cm vendosën farat e domateve dhe pas kësaj bëhet një ujitje e lehtë dhe
mbulimi i lehtë me plastmas, për të ruajtur farën nga temperaturat e ulëta.

Varësisht nga nevojat dhe temperaturat ekzistuese para dhe pas mbirjes së farës bëhen disa
ujitje ( 4-6 ujitje). Fidani duhet të trajtohet me preparate 2-3 herë si masë mbrojtëse kundër
së sëmundjeve të ndryshme.
Trapiantimi i fidanit në fushë të hapur bëhet pasi ai të ketë formuar 6-8 gjethe të vërteta
dhe pas një aklimatizimi në afat kohor prej 7-8 ditësh. Koha më e përshtatshme për
trapiantimin e fidanit është dekada e dytë e muajit Maj ( 15-20 Maj ). Distancat e mbjelljes
së fidanëve në fushë të hapur duhet të jetë 80 x 60 cm, që nënkupton se në çdo hektarë
gjenden rreth 21.000 bimë.

Pas mbjelljes së fidanëve në fushë të hapur duhet vazhduar me këto operacione:

       Prashitja e domates (sipas nevojës 2-3 herë)
       Kultivimi (2 herë )
       Riplehërimi me NAG 2 x 200 kg dhe UREA 1 x 150 kg/ha
       Trajtimi me pesticide (mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit) 3 herë me Dithane
       M45, 1.5-2 kg/ha, Galben-C, 1-1.5 kg/ha dhe Mospilan 50-70 gr/ha, sipas nevojës
       Ujitja e bimëve 3 herë dhe
       Vjelja e domates industriale është e menjëhershme pasi që pjekja teknologjike e
       bimëve është uniforme ( reth datës 10-20 Shtator).




Në bazë të tabelës së rezultateve të domates për industri e cila është punuar sipas
rezultateve të fushave demonstruese të cilat i ka ngritur shoqata ANADRINI në bashkëpunim
me KCBS, kostoja e prodhimit të domatet industriale tek hibridet: Hypell, Prefectpell dhe
Pavia ka qenë 2143 €/ha kurse te varietetet Alparac dhe Baçka është 1668 €/ha, të cilat loje
të farave edhe i preferon për kultivim të mëtutjeshëm shoqata ANADRINI. Arsyeja e kostos
më të lartë të prodhimit për varietetet e lartpërmendura është se varietetet Hypell,
Perfectpell dhe Pavia janë hibride çka nënkupton se çmimi kushtues i farës për këto
varietete është bindshëm më i lartë dhe i cili e ngrit koston e prodhimit të tyre.

Në bazë të të dhënave tabelore dhe çmimit industrial prej 0.05 €/kg profiti i pastër për llojet
e cekura më lartë për varietetet hibride është Hypell = 2267.85 €/kg, Perfectpell =1109 €/kg
dhe Pavia = 1702.25 €/kg, kurse tek varietetet Alparac =1892 €/kg dhe Baçka = 1066€/kg.
Në bazë të rezultateve të paraqitura në tabelën në vijim shihet se përveç rendimentit të
               volitshëm të arritur me varietetet e lartpërmendura rezultate të volitshme janë arritur edhe
               në ngritjen e përqindjen e materies së thatë tek këto varietete komponent shumë e
               rëndësishme për kualitet dhe çmim më të volitshëm të kësaj domate. Pra shoqata ANADRINI
               është në bisedime me fabrikën për përpunimin e perimeve ABI & Elif 19-Progres për të rritur
               çmimin pagues për këtë lloje te domateve varësisht nga kualiteti dhe përqindja e materies
               së thatë në këto domate.




               Në tabelën në vijim do ti paraqesim rezultatet detale të fushave eksperimentale të domates
               në rajonin e Dukagjinit:

                                     REZULTATET E PARCELAVE NË FUSHAT DEMOSTRUESE NË PRIZREN
Varieteti    Data e      Mënyra e     Operacionet e   Nr. I frutave   Forma       M. e thatë   M. that dom.   Rezisto. Ndaj   Filimi      Rendimen    Kostoja e
             mbjelljes   mbjelljes    aplikuara       në bimë         frutave     dom.         Frskët         semundjeve      pjekjes     ti kg/ ha   prodhimit
                                                                                  indust
Hypell       13/5/05     Tradicion    1.Prashitja     79              E zgjatur   5.43         3.8            I               Mesi        116.872,2   2143 €/ha
                         al           2.Trajtimet                                                             rezistueshem    Korrik.
Perfectpel   13/5/05     Tradicion    3.Plehrimet     83              E zgjatur   5.1          3.9            I               Mesi        84.790,2    2143 €/ha
                         al           4. Kultivimi                                                            rezistueshem    Korrik.
Pavia        13/5/05     Tradicion    5.Riplehrimi    93              E zgjatur   6.21         3.96           I               Mesi        101.247,8   2143 €/ha
                         al           6. Ujitja                                                               rezistueshem    Korrik.
Knjaz        13/5/05     Tradicion    7. Trajtimi     38              Rrubulla    5.88                        Mesatarisht i   Dekada      56.874,3    1668 €/ha
                         al           8. Riplehrim                    kët                                     rezisto.        3 e Korr.
Baçka        13/5/05     Tradicion    9. Kultivimi    51              Rrubulla    4.47                        Mesatarisht i   Dekada      74.248,9    1668 €/ha
                         al           10. Trajtimi                    kët                                     rezisto.        3 e Korr.
NS NIski     13/5/05     Tradicion    11. Ujitja      46              Rrubulla    4.45                        Jo i rezisto.   Dekada      48.939      1668 €/ha
                         al           12. Trajtimi                    kët                                                     3 e Korr.
Alparac      13/5/05     Tradicion    me pest.        61              Rrubulla    4.59                        Mesatarisht i   Dekada      89.165      1668 €/ha
                         al           13 Vjelja e                     kët                                     rezisto.        3 e Korr.
                                      dom.
REZULTATET E PRACELAVE DEMOSTRUESE NË FUSHAT E CELINËS
Varieteti    Data e      Mënyra e     Operacionet e   Nr. I frutave   Forma       M. e thatë   M. that dom.   Rezisto. Ndaj   Filimi      Rendimen    Kostoja e
             mbjelljes   mbjelljes    aplikuara       në bimë         frutave     dom.         Frskët         semundjeve      pjekjes     ti kg/ ha   prodhimit
                                                                                  indust
Hypell       13/5/05     Tradicion    1.Prashitja     55              E zgjatur   5.42         3.8            I               Mesi        88.207      2143 €/ha
                         al           2.Trajtimet                                                             rezistueshem    Korrik.
Perfectpel   13/5/05     Tradicion    3.Plehrimet     59              E zgjatur   4.7          3.9            I               Mesi        65.056,1    2143 €/ha
                         al           4. Kultivimi                                                            rezistueshem    Korrik.
Pavia        13/5/05     Tradicion    5.Riplehrimi    63              E zgjatur   4.95         3.96           I               Mesi        76.905      2143 €/ha
                         al           6. Ujitja                                                               rezistueshem    Korrik.
Knjaz        13/5/05     Tradicion    7. Trajtimi     29              Rrubulla    5.41                        Mesatarisht i   Dekada      44.876,8    1668 €/ha
                         al           8. Riplehrim                    kët                                     rezisto.        3 e Korr.
Baçka        13/5/05     Tradicion    9. Kultivimi    35              Rrubulla    3.98                        Mesatarisht i   Dekada      54.686,6    1668 €/ha
                         al           10. Trajtimi                    kët                                     rezisto.        3 e Korr.
NS NIski     13/5/05     Tradicion    11. Ujitja      32              Rrubulla    4.32                        Jo i rezisto.   Dekada      35.772,76   1668 €/ha
                         al           12. Trajtimi                    kët                                                     3 e Korr.
Alparac      13/5/05     Tradicion    me pest.        47              Rrubulla    4.39                        Mesatarisht i   Dekada      71.203,86   1668 €/ha
                         al           13 Vjelja e                     kët                                     rezisto.        3 e Korr.
                                      dom.




               Punimi i përgatitur nga Hartim Gashi, ing. I Bujqësisë- Agroekonomi.

               Rezultatet e këtij hulumtimi janë mbledhur gjatë sezonës së kultivimit të kësaj kulture gjatë
               vitit 2005.

               Të dhënat janë mbledhur nga shoqata Agrodrini dhe KCBS(Kosovo Cluster Bussines Support).

More Related Content

What's hot

Manaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarja
Manaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarjaManaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarja
Manaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarjaVeton Sopjani
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelKd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelHamit Agushi
 
Sipermarrja dhe Biznesi
Sipermarrja dhe BiznesiSipermarrja dhe Biznesi
Sipermarrja dhe BiznesiMenaxherat
 
Punim Seminarik - Menaxhment
Punim Seminarik - MenaxhmentPunim Seminarik - Menaxhment
Punim Seminarik - MenaxhmentAdoo Bajjra
 
sistemi degjestiv
sistemi degjestiv sistemi degjestiv
sistemi degjestiv Adela Sota
 
4.Financa 5, blerjet
4.Financa 5, blerjet4.Financa 5, blerjet
4.Financa 5, blerjetSelf-employed
 
Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
Ese  arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimitEse  arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimitShpejtim Rudi
 
Organizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesOrganizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesekonomia
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeBastri Fetahu
 
Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativave
Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativaveFormulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativave
Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativaveAneida Bajraktari Bicja
 
Detyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmDetyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmXhuljo Guga
 
Menaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorikMenaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorikTarget
 
Informatika - Viti i pare
Informatika - Viti i pareInformatika - Viti i pare
Informatika - Viti i pareTarget
 

What's hot (20)

Manaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarja
Manaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarjaManaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarja
Manaxhimi ne biznesin e vogel siperrmarja
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelKd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
 
Sipermarrja dhe Biznesi
Sipermarrja dhe BiznesiSipermarrja dhe Biznesi
Sipermarrja dhe Biznesi
 
Sipermarrja
SipermarrjaSipermarrja
Sipermarrja
 
Punim Seminarik - Menaxhment
Punim Seminarik - MenaxhmentPunim Seminarik - Menaxhment
Punim Seminarik - Menaxhment
 
Coca cola
Coca colaCoca cola
Coca cola
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
sistemi degjestiv
sistemi degjestiv sistemi degjestiv
sistemi degjestiv
 
Plan biznesi
Plan biznesi Plan biznesi
Plan biznesi
 
4.Financa 5, blerjet
4.Financa 5, blerjet4.Financa 5, blerjet
4.Financa 5, blerjet
 
Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
Ese  arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimitEse  arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
 
Organizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesOrganizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjes
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistike
 
Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativave
Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativaveFormulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativave
Formulimi i objektivave dhe identifikimi i alternativave
 
Detyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmDetyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pm
 
Pytje ne Kontabilitet
Pytje ne KontabilitetPytje ne Kontabilitet
Pytje ne Kontabilitet
 
Menaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorikMenaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorik
 
Informatika - Viti i pare
Informatika - Viti i pareInformatika - Viti i pare
Informatika - Viti i pare
 

Viewers also liked

Viewers also liked (11)

Perimtaria 1
Perimtaria 1Perimtaria 1
Perimtaria 1
 
DOMATE
DOMATEDOMATE
DOMATE
 
Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise
Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhiseProdhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise
Prodhimi i fidaneve te pemeve frutore dhe hardhise
 
Broshura kultivimi i mjedres shqip_opt
Broshura kultivimi i mjedres shqip_optBroshura kultivimi i mjedres shqip_opt
Broshura kultivimi i mjedres shqip_opt
 
Tharja e frutave dhe perimeve,proceset dhe pajisjet
Tharja e frutave dhe perimeve,proceset dhe pajisjetTharja e frutave dhe perimeve,proceset dhe pajisjet
Tharja e frutave dhe perimeve,proceset dhe pajisjet
 
Bletet
BletetBletet
Bletet
 
Kastriot Blakaj
Kastriot BlakajKastriot Blakaj
Kastriot Blakaj
 
Rendimenti i makinave termike
Rendimenti i makinave termikeRendimenti i makinave termike
Rendimenti i makinave termike
 
Kostoja E Prodhimit
Kostoja E ProdhimitKostoja E Prodhimit
Kostoja E Prodhimit
 
Prezantimi i kostove
Prezantimi i kostovePrezantimi i kostove
Prezantimi i kostove
 
Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik
 

Kultivimi i domates industriale

  • 1. Shoqata e prodhuesve të perimeve Anadrinia –Xërxe Kultivimi i domates industriale për nevoja të industrisë Përpunuese Prizren 2013
  • 2. Rëndësia e kultivimit të domates industriale për industrinë përpunuese Pakë histori Kultivimi i perimeve në Kosovë ka një traditë të gjatë sidomos domatet që janë të kultivuara për konsum të freskët. Në vitet e 70-80-ta fermerët kosovarë kanë prodhuar me sukses disa lloje të perimeve edhe për nevoja e të vetmes industri përpunuese e cila ka ekzistuar në Kosovë ABI&ELIF19-Progres, Prizren, të cilat prodhime sipas statistikave kanë plotësuar afër 50 % të kërkesave të kësaj industrie. Më vonë që nga vitet e 90-ta e deri me sot varietete të tilla nuk janë kultivuar në tutje ose janë kultivuar shumë pakë për arsye të panjohura. Sipas të dhënave statistikore në Kosovë në kultivohen rreth 15.000 ha me perime(MPBZHR), dhe e tërë sasia e prodhuar është dedikuar vetëm për konsum të freskët, por akoma nuk ka filluar prodhimi i varieteteve të pemëve dhe perimeve të destinuara për industri përpunuese. Me qëllim të riaktivizimit të kësaj prodhimtarie shoqata ANADRINI, në bashkëpunim me projektin e KCBS, në vitin 2005 kanë realizuar e shtatë varieteteve të domates industriale me qëllim të hulumtimit të varieteteve të cilat janë më të përshtatshme për kushtet klimatike të vendit tonë. Në vazhdim do ti japim informatat baze për mënyrën e kultivimit të të varieteteve të domates duke u bazuar në përvojën e arritur gjatë testimit të disa varieteteve të tilla në regjionin e Dukagjinit gjatë vitit kalendarik 2005. Kultivimi i varieteteve të domates industriale Domatja si kulture e perimore, zë vend të rëndësishëm në industrinë përpunuese në vendet ku kjo industri është e zhvilluar, në bazë të kërkesave të konsumatorëve për produktet e saja me vlera të larta ushqyese për nevojat e popullsisë. Gjithashtu kjo kulture në bazë të përvojës së mëhershme por edhe sipas rezultateve që janë arritur gjatë realizimit të testimeve paraprake në fusha eksperimentale të domates, mundë të kultivohet në vendin tonë pasi që kemi klimë të përshtatshme dhe ka një profitabilitet të kënaqshëm. Në disa pjesë të botës është praktike përpunimi i domates të dedikuar për konsum të freskët dhe përgatitja e koncentratit të domateve, ndonëse domatet që janë të kultivuara për konsum të freskët nuk janë të përshtatshme për prodhimin e koncentrateve. Megjithatë, kjo praktikë e papërshtatshme e shfrytëzimit të domates për përpunim është jo efikase dhe e shtrenjët për industrinë përpunuese, për disa arsye bazë siç janë: Kultivimi intensiv i varieteteve të domateve që janë të përshtatshme për përpunim do të më shumë rendimente me kosto më të ulët të prodhimit se sa domatet që janë të dedikuara për konsum të freskët;
  • 3. Përqindja e materies së thatë tek domatet për përpunim është më e lartë se sa tek domatet për konsum të freskët. Si rezultat i kësaj me një sasi më të vogël të domateve industriale është e mundur që të prodhohet një kilogram koncentarat domatesh, gjersa për të prodhuar sasinë e njëjtë të koncentratit nga varietetet e domates për konsum të freskët nevojitet sasi shumë më e madhe e lëndës së parë. Meqë sasia e materies së thatë në varietetet e domateve për konsum të freskët është më e ulët se sa tek domatet industriale për prodhimin e sasive të koncentratit nevojitet sasi me e madhe e domateve për konsum të freskët njëkohësisht rritet sasia e ujit që grumbullohet është më e madhe dhe për largimin e saj nevojitet më shumë energji, dhe siq e dimë energjia kushton. Varietetet e domates janë shumë të specifikuara që tu shërbejnë kërkesave të tregut të freskët apo për përpunim. Industria përpunuese kërkon varietet që përmbajnë përqindje më të lartë të materies së thatë(mesatarisht 5 deri 9 %) që në mënyrë efikase dhe më lirë të prodhohet koncentrati i domates. Në shumicën e rasteve varietet e domates për konsum të freskët përmbajnë afërsisht 3.0 deri 3.5 % të materie së thatë, ndërsa varietetet e domateve për industri përmbajnë rëndom prej 5.5 deri 6.0 % të materies së thatë. Çmimi i domateve prë konsum të freskët është më i lartë dhe është jo stabil krahas atij për përpunim për shkak të kostos më të lartë prodhuese dhe pasigurisë së tregut. Përderisa domatet për konsum të freskët p.sh në SHBA shiten nga prodhuesit kryesisht me çmim prej prej 0.55-0.75 US $ për kg, domatet për përpunim janë vlerësuar 0.07 US $ për kg. Domatet për përpunim vilen (mbledhen) me makina përderisa domatet për konsum të freskët vilen (mbledhen) me dorë. Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në këtë lëmi rëndom preferohet që përpunuesit dhe prodhuesit të kontraktojnë kultivimin e llojeve të caktuara të domateve. Nga përvojat e shteteve të cilat tanimë vite me radhë prodhojnë loje të tilla të domateve është vërejtur se rendimenti i varieteteve të domates industriale është përafërsisht dz herë me i lartë se sa te varietetet e domateve për konsum të freskët por edhe kostoja e gjithëmbarshme e kultivimit të këtyre varieteteve është disa herë më e ulët. Përdorimi i varieteteve të përshtatshme të domateve është me rendësi kryesore për një industri përpunuese që ajo ekonomikisht të ketë rast për sukses në një mjedis konkurrent. Në qoftë se dëshirohet të krijohet një agro-industri e suksesshme për përpunimin e domateve në Kosovë, preferohet që së pari në vazhdimësi të determinohen varietetet më të përshtatshme për përpunim e pastaj ato të aplikohen në fushat e Kosovës. Në vazhdim do të përshkruhen detajet e kultivimit të këtyre varieteteve industriale të domates në fushat eksperimentale të testuar në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit dhe në Dushanovë të Prizrenit.
  • 4. Punët përgatitore – për kultivimin e domates për industri janë: 1. Punimi bazë i tokës (lëvrimi vjeshtorë) në thellësi 25-30 cm ; 2. Plehërimi bazë i tokës ( 35-40 t/ha pleh organik dhe 800-1000 kg pleh mineral kompleks NPK 7 : 22 : 14 ose 500 kg/ha DAP); 3. Diskimi dhe lesimi i tokës ( në pranverë); 4. Frezimi i tokës me motokultivatorë Kultivimi i fidanëve të domates për industri Mënyra e kultivimit të fidanëve për industri është e njëjtë me mënyrën e kultivimit të fidanëve të domates për konsum të freskët. Përgatiten në lehet gjysmë të nxehtë të cilëve përfundi dheut iu shtrohet pleh organik në trashësi prej 20 cm. Mbi plehun e vendosur më parë vendosën sasi e dheut steril ( i cili nuk guxon të jetë i infektuar nga patogjen të ndryshëm) në trashësi prej 10 cm dhe kjo sasi e dheut ngjeshët mirë. Mbi sipërfaqe të dheut në thellësi prej 3-4 cm vendosën farat e domateve dhe pas kësaj bëhet një ujitje e lehtë dhe mbulimi i lehtë me plastmas, për të ruajtur farën nga temperaturat e ulëta. Varësisht nga nevojat dhe temperaturat ekzistuese para dhe pas mbirjes së farës bëhen disa ujitje ( 4-6 ujitje). Fidani duhet të trajtohet me preparate 2-3 herë si masë mbrojtëse kundër së sëmundjeve të ndryshme.
  • 5. Trapiantimi i fidanit në fushë të hapur bëhet pasi ai të ketë formuar 6-8 gjethe të vërteta dhe pas një aklimatizimi në afat kohor prej 7-8 ditësh. Koha më e përshtatshme për trapiantimin e fidanit është dekada e dytë e muajit Maj ( 15-20 Maj ). Distancat e mbjelljes së fidanëve në fushë të hapur duhet të jetë 80 x 60 cm, që nënkupton se në çdo hektarë gjenden rreth 21.000 bimë. Pas mbjelljes së fidanëve në fushë të hapur duhet vazhduar me këto operacione: Prashitja e domates (sipas nevojës 2-3 herë) Kultivimi (2 herë ) Riplehërimi me NAG 2 x 200 kg dhe UREA 1 x 150 kg/ha Trajtimi me pesticide (mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit) 3 herë me Dithane M45, 1.5-2 kg/ha, Galben-C, 1-1.5 kg/ha dhe Mospilan 50-70 gr/ha, sipas nevojës Ujitja e bimëve 3 herë dhe Vjelja e domates industriale është e menjëhershme pasi që pjekja teknologjike e bimëve është uniforme ( reth datës 10-20 Shtator). Në bazë të tabelës së rezultateve të domates për industri e cila është punuar sipas rezultateve të fushave demonstruese të cilat i ka ngritur shoqata ANADRINI në bashkëpunim me KCBS, kostoja e prodhimit të domatet industriale tek hibridet: Hypell, Prefectpell dhe Pavia ka qenë 2143 €/ha kurse te varietetet Alparac dhe Baçka është 1668 €/ha, të cilat loje të farave edhe i preferon për kultivim të mëtutjeshëm shoqata ANADRINI. Arsyeja e kostos më të lartë të prodhimit për varietetet e lartpërmendura është se varietetet Hypell, Perfectpell dhe Pavia janë hibride çka nënkupton se çmimi kushtues i farës për këto varietete është bindshëm më i lartë dhe i cili e ngrit koston e prodhimit të tyre. Në bazë të të dhënave tabelore dhe çmimit industrial prej 0.05 €/kg profiti i pastër për llojet e cekura më lartë për varietetet hibride është Hypell = 2267.85 €/kg, Perfectpell =1109 €/kg dhe Pavia = 1702.25 €/kg, kurse tek varietetet Alparac =1892 €/kg dhe Baçka = 1066€/kg.
  • 6. Në bazë të rezultateve të paraqitura në tabelën në vijim shihet se përveç rendimentit të volitshëm të arritur me varietetet e lartpërmendura rezultate të volitshme janë arritur edhe në ngritjen e përqindjen e materies së thatë tek këto varietete komponent shumë e rëndësishme për kualitet dhe çmim më të volitshëm të kësaj domate. Pra shoqata ANADRINI është në bisedime me fabrikën për përpunimin e perimeve ABI & Elif 19-Progres për të rritur çmimin pagues për këtë lloje te domateve varësisht nga kualiteti dhe përqindja e materies së thatë në këto domate. Në tabelën në vijim do ti paraqesim rezultatet detale të fushave eksperimentale të domates në rajonin e Dukagjinit: REZULTATET E PARCELAVE NË FUSHAT DEMOSTRUESE NË PRIZREN Varieteti Data e Mënyra e Operacionet e Nr. I frutave Forma M. e thatë M. that dom. Rezisto. Ndaj Filimi Rendimen Kostoja e mbjelljes mbjelljes aplikuara në bimë frutave dom. Frskët semundjeve pjekjes ti kg/ ha prodhimit indust Hypell 13/5/05 Tradicion 1.Prashitja 79 E zgjatur 5.43 3.8 I Mesi 116.872,2 2143 €/ha al 2.Trajtimet rezistueshem Korrik. Perfectpel 13/5/05 Tradicion 3.Plehrimet 83 E zgjatur 5.1 3.9 I Mesi 84.790,2 2143 €/ha al 4. Kultivimi rezistueshem Korrik. Pavia 13/5/05 Tradicion 5.Riplehrimi 93 E zgjatur 6.21 3.96 I Mesi 101.247,8 2143 €/ha al 6. Ujitja rezistueshem Korrik. Knjaz 13/5/05 Tradicion 7. Trajtimi 38 Rrubulla 5.88 Mesatarisht i Dekada 56.874,3 1668 €/ha al 8. Riplehrim kët rezisto. 3 e Korr. Baçka 13/5/05 Tradicion 9. Kultivimi 51 Rrubulla 4.47 Mesatarisht i Dekada 74.248,9 1668 €/ha al 10. Trajtimi kët rezisto. 3 e Korr. NS NIski 13/5/05 Tradicion 11. Ujitja 46 Rrubulla 4.45 Jo i rezisto. Dekada 48.939 1668 €/ha al 12. Trajtimi kët 3 e Korr. Alparac 13/5/05 Tradicion me pest. 61 Rrubulla 4.59 Mesatarisht i Dekada 89.165 1668 €/ha al 13 Vjelja e kët rezisto. 3 e Korr. dom.
  • 7. REZULTATET E PRACELAVE DEMOSTRUESE NË FUSHAT E CELINËS Varieteti Data e Mënyra e Operacionet e Nr. I frutave Forma M. e thatë M. that dom. Rezisto. Ndaj Filimi Rendimen Kostoja e mbjelljes mbjelljes aplikuara në bimë frutave dom. Frskët semundjeve pjekjes ti kg/ ha prodhimit indust Hypell 13/5/05 Tradicion 1.Prashitja 55 E zgjatur 5.42 3.8 I Mesi 88.207 2143 €/ha al 2.Trajtimet rezistueshem Korrik. Perfectpel 13/5/05 Tradicion 3.Plehrimet 59 E zgjatur 4.7 3.9 I Mesi 65.056,1 2143 €/ha al 4. Kultivimi rezistueshem Korrik. Pavia 13/5/05 Tradicion 5.Riplehrimi 63 E zgjatur 4.95 3.96 I Mesi 76.905 2143 €/ha al 6. Ujitja rezistueshem Korrik. Knjaz 13/5/05 Tradicion 7. Trajtimi 29 Rrubulla 5.41 Mesatarisht i Dekada 44.876,8 1668 €/ha al 8. Riplehrim kët rezisto. 3 e Korr. Baçka 13/5/05 Tradicion 9. Kultivimi 35 Rrubulla 3.98 Mesatarisht i Dekada 54.686,6 1668 €/ha al 10. Trajtimi kët rezisto. 3 e Korr. NS NIski 13/5/05 Tradicion 11. Ujitja 32 Rrubulla 4.32 Jo i rezisto. Dekada 35.772,76 1668 €/ha al 12. Trajtimi kët 3 e Korr. Alparac 13/5/05 Tradicion me pest. 47 Rrubulla 4.39 Mesatarisht i Dekada 71.203,86 1668 €/ha al 13 Vjelja e kët rezisto. 3 e Korr. dom. Punimi i përgatitur nga Hartim Gashi, ing. I Bujqësisë- Agroekonomi. Rezultatet e këtij hulumtimi janë mbledhur gjatë sezonës së kultivimit të kësaj kulture gjatë vitit 2005. Të dhënat janë mbledhur nga shoqata Agrodrini dhe KCBS(Kosovo Cluster Bussines Support).