Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.

Shqiperia -slide

  • Loggen Sie sich ein, um Kommentare anzuzeigen.

Shqiperia -slide

  1. 1. Shqiperia
  2. 2. Trevat shqiptare ndodhen ne gjeresite mesatare te hemisferes verirore.Shtrihen ne Europen Juglindore dhe jane pjese e Ballkanit perendimor.Ne perendim lagen nga detet Adriatik dhe Jon,ndersa ne lindje shtrihen drejt pjeses kontinentale ballkanike.Kane nje pozite te favorshme gjeografike pasi gjenden ne kryqesimin e rrugeve qe lidhin mesdheun perendimor me ballkanin lindor dhe azine e vogel.
  3. 3. Relievi • • • Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë). Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum,Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi. Relievi i trevave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri ne Iartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klirnatike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizoterojne kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte. Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit, den ne 200 m mhi kete nivel. Ai perfshin fushat dhe kodrat e uleta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore. Relievi i mesem shtrihet nga 200 m, deri ne 1000 ra nbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen me te madhe dhe perfshin: kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore. Relievi i larte shtrihet mbi 1000 m inbi nivelin e detit dhe perfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesi den ne 2000 m. Malet me lartesi me to madhe se 2000 m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veniore dhe jugore te trevave shqiptare. Larmi formash dhe copetim i madh i relievit Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njeratjetren, duke formuar nje mozaik to vertete dhe shume te larmishem. Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim-juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqiptare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera (harku yen-jug, verilindje-jugperondim etj.). Te shumta jane edhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme. Jane te shumta malet me maja cihe shpate te thepisura, krejt te zhveshura, si: ne Alpet Shqiptare, ne Sharr, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves), ne malet e Camerise Per nga perberja dallohen shkembijte:sedimentar , magmatik dhe metaforik .Brenda tyre gjenden pasuri te ndryshme minerale.Keto pasuri gjenden ne rezerva te medha dhe grupohen ne lende te djegshme (nafta gazi etj ) minerale metalore (krom baker etj ) dhe jo metalore (zink ,plumb etj )
  4. 4. Bota Bimore • • • • • Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla. Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine. Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj. Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj. Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.
  5. 5. Bota Shtazore • Pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumellojshmeria e peizazheve gjeografike pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujerave te brendshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zhvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, tokesore dhe ujore. Bota shtazore tokesore perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi, qe gjendet ne zonat kodrinore dhe fushat bregdetare lakuriqi i nates, qe jeton ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra; ujku, dhelpra, cakalli, shqarthi, ne brezin e dushkut dhe te ahut zardafi dhe kunadhja, ne zonat pyjore te larta; ariu i murme, ne pyjet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes; macja e eger, ne pyjet e larta etj. Mjaft te perhapur jane gjitaret barngrenes ,si derri i eger ne brezin e dushkut dhe te ahut; lepuri i eger, ne zonat fushore dhe kodrinore me shkurre. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkurreve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhia e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta. Te shumellojshem jane shpendet shtegtare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlera te vecanta, si: pelikani kacurrel, ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja. Ne ujerat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish, si: sardelja, qefulli, levreku, kota dhe merluci, kurse ne ujerat e brendshme, trofta, korani dhe belushka ne (liqenin e Ohrit), qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere, si: krapi, skobuzi, klenji ngjala etj. Gjenden edhe disa gjitare, Si: delfini (ne ujerat detare) dhe vidra.
  6. 6. Klima • Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj. • Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës. • Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje. • Klima e trevave shqiptare eshte e larmishme , e pa qendrueshme dhe shpesh dallohet per vlera te skajshme me temperatura dhe rreshje.Kane klime mesatare mesdhetare.Kjo klime takohet me pjesen perendimore te ketyre trevave qe dallohet per vere te nxehte dhe te thate dhe dimer te bute dhe te lagesht. • Ne brendesi drejt lindjes shfaqet klima kontinentale me dimer te ashper dhe vere te nxehte. • Klima malore karakterizohet nga lartesite e maleve me vere te fresket dhe dimer te ashper me rreshje bore. • Trevat shqiptare dallohen per pranine e mikroklimave.
  7. 7. Hidrografia • Uji eshte nje pasuri natyrore me viera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe per furnizimin e qendrave te banuara. Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: dete, liqene, lumenj, perrenj dhe buriine ujore.Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar. Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s . km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë.
  8. 8. Liqenet • Shqiperia është e pasur me liqene, ajo ka 247 liqene natyrore dhe mbi 800 arrtificiale. Siapas gjenezës , liqenet natyrore ndahen në liqene tektonike, tektoniko-karstike, akullnajore, karstike dhe bregdetare.
  9. 9. Liqeni I Ohrit Liqeni I Ohrit eshte liqeni me I thelle ne ballkan me thellsi maksimale 295 metra me siperfaqe 362.6 km.Ndodhet ne lartesin 695 metra mbi nivelin e detit.Ndahet midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes ish –Jugosllave te Maqedonise. Dallohet per gjallesa endemike , per tejdukshmeri te madhe te ujrave dhe per specie te vecanta ujore (KORANI)
  10. 10. Liqeni I Shkodres I njohur në lashtësi si Palus Labeatis. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të "marsheve" në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin.
  11. 11. Liqeni Prespes Prespa ose Liqeni i Prespës, është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evrope që u takon tre shteteve Maqedonisë Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi. Prespa si tërësi ndahet në dy liqe: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
  12. 12. Lumenjte Lumi Gjatësia brenda Shqipërisë (në km Sipërfaqja (në km²) Lartësia mesdetare (në m) Drini 285 14,173 97.1 Semani 281 5,649 863 Vjosa 272 6,706 855 Shkumbini 181 2,444 753 Mati 115 2,441 746 Erzeni 109 760 435
  13. 13. Lumenjte qe derdhen ne Adriatik Lumi Drin Lumi Seman Lumi shkumbin Lumi Vjosa Lumi Buna
  14. 14. Lumenjte qe derdhen ne detin Jon Lumi Kalasa Lumi Kalamas Lumi Pavllo Lumi Bistrica
  15. 15. Dege lumore te lumenjve qe derdhen ne Detin e Zi Lumi Iber Lumi Sitmica Lumenjte qe derdhen ne detin Egje Lumi Vardar Lumi letenc
  16. 16. Historiku I popullimit dhe vendet e hershme Kalaja e Durresit Arme Ilire Butrinti Ene Gatimi Ilire Kalaja e Rozafes
  17. 17. Rajoni Verior dhe Verilindor • Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet në veri të luginës së lumit të Shkumbinit të Mesëm dhe të degës së tij të Qarrishtës. Duke përfshirë relievin malor, vazhdon deri në kufirin shtetëror të Shqipërisë me Malin e Zi, Kosovën dhe ish-RJ të Maqedonisë. Siç shihet, ky rajon ka shtrirjen më të madhe në Shqipëri. Pozita gjeografike e Rajonit Verior e Verilindor. Pozita më veriore dhe verilindore gjeografike; Më afër brendësisë së gadishullit të Ballkanit, me të cilin lidhet me: gryka (Drinit të Zi, Morinit, Bashkimit-Vermosh) dhe qafa të shumta (Shishtavecit, Prushit, Morina, Pejës); Shpesh ndahet me këtë brendësi nëpërmjet kodrave dhe maleve të ulta, sidomos në malësinë e Has-Gjakovës. Të gjitha këto bëjnë që të jetë i ndjeshëm ndikimi kontinental në tiparet dhe fizionominë e peizazhit të rajonit. Pozita gjeografike e Rajonit Verior e Verilindor. Komunikimi me peizazhet mesdhetare lidhen me: Distancën e shkurtër. Grykat dhe luginat tërthore: Drinit, Matit, Shkumbinit etj . Vargjet malore me lartësi të ndryshme, të larta dhe pengues, por edhe të ulët, jo pengues të ndikimit mesdhetar. Të gjitha këto e bëjnë dominues karakterin mesdhetar të peizazhit. Pozita gjeografike e favorshme për lidhje midis bregdetit dhe brendësisë së Ballkanit. Pozitë tranzite – vlerë e shfrytëzuar qysh në antikitet, në mesjetë dhe më von. Ndërprerë në ½ e dytë të shek. XX-te, kur rajoni pati pozitë të izoluar . Rivlerësuar pas vitit 1990. Rivendosjen e komunikimit me Kosovën dhe Malin e Zi; Autostrada Durrës – Prishtinë. Superstrada Gjakovë-Lezhë (ide). Aeroporti i Kuksit . Vështirësi për të komunikuar me metropolin e vendit dhe Rajonin Perëndimor. Në kushtet aktuale dhe me ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme Pozita gjeografike e rajonit mundëson: lidhjet me rajonet e tjera në Shqipëri, me trevat e tjera shqiptare dhe me vendet e tjera të Evropës Juglindore . Krijimin e eurorajoneve: Kuksit ,Dibrës.
  18. 18. Rajoni Juglindor • Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te luginës se Shkumbinit te Mesëm dhe arrin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te përshtatshme për zhvillim ekonomik sepse lidhet me rruge automobilistike dhe hekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nëpërmjet rrugëve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashtë kufijve te Republikës se Shqipërisë, me ashtet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje. Ky rajon ka ndërtim te larmishëm gjeologjik, me të cilin lidhen pasuritë e shumta minerare si : minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Në ketë rajon gjenden edhe qymyrguri, lënde ndërtimi te shumta e te larmishme etj. • Relievi ka shtrirje të madhe në drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartësinë 2523 m në Gramoz). Ai përbehet nga malet, gropat, fushëgropat dhe luginat, të cilat ndërthuren e ndërpriten me njëra-tjetrën. Gropat, fushëgropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojnë rrugët automobilistike. Malet formojnë dy vargje kryesore : Vargjet perëndimore dhe lindore. Klima dallohet për ndikim te dukshëm kontinental, që shprehet ne dimrin e ashpër dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushëgropat bien pak reshje. Dëbore bie ne te gjithë rajonin, por ne lindje dhe ne lartësi te maleve ka rastisje shume me te madhe. • Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, është me e varfër ne lumenj, nder te cilët me kryesoret janë rrjedhjet e sipërme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni është i pasur me liqene te mëdha (i Ohrit dhe Prespës), me rendësi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akullnajore (Valamare, Shebenik). • Tokat janë me shume pjellore ne fushëgropat dhe pjesërisht në gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te përfshira nga erozioni.
  19. 19. Rajoni Jugor • Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka dalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtateshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet lehtesisht me shtetet e tjera te botes. • Rajoni Jugor ka ndertim gjeografik dhe reljev me te thjeshte se rajonet e tjera malore te vendit. Ne te nderthuren vargjet vargjet malore te perbera nga gelqeroret me luginat e perbera nga terrigjenet. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurit nentoksore si: nafta, qymyrguri, fosforitet, materjalet e ndertimit etj. • Vargjet malore dhe luginat lidhen me gryka te ngushta dhe qafa, neper te cilat kalojne rruget automobilistike. Relievi i ketij rajoni perbehet nga vargjet malore, malesite, luginat dhe fushgropa e Delvines. • Rajoni jugor ka popullim shume te hershem. Ne kete rajon jane gjetur gjurmet me te vjetra te banimit te trevave shqiptare. Qysh 300-400 vjet para Krishtit aty u ngriten qytete antike, si Buthroti (Butrinti), Antigona, Orikum, Fionikea, Amantia (Plloça), Ohezmi (Saranda) etj. Me pas u ngriten keshtjella dhe qytete te tjera. Ne shekullin e fundit ky rajon, si dhe ai juglindor, eshte dalluar per shtim te paket te popullsise, sidomos ne periudhen ndermjet dy lufrave boterore, per shkak te emigracionit te theksuar te banoreve te tij ne boten e jashtme. Kjo dukuri ka qene me e theksuar ne disa zona te tij, si: Gjirokastra, Lunxheria, Dropulli, Rreza e Permetit, Zagoria, Shqeria dhe Bregu i Detit.
  20. 20. Rajoni Perendimor • • • • • Rajoni Perëndimor zë pjesën pranadriatike te Republikës se Shqipërisë nga Hani i Hotit në veri e deri në Vlore në jug. Në perëndim rajoni laget nga deti Adriatik kurse në lindje kufiri kalon nga rrëza e Alpeve në veri drejt jugut, duke përfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlorës në skajin e tij jugor. Brenda këtyre kufijve ky rajon ka shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perëndim deri në 50 km. Në drejtim te lindjes, përgjatë luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri në Elbasan dhe Berat. Në Rajonin Perëndimor mbizotëron relievi fushor i cili përbehet nga fusha te mëdha e mjaft pjellore, si për shembull: fusha e Myzeqesë, fusha e Durrësit dhe e Tiranes, fusha e Lezhës dhe e Shkodrës etj. Kurse relievi kodrinor zë sipërfaqe me te vogël dhe përbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copëtuar në lindje (Kërraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargje kondrinore në brendësi (Rodon Vore-Kërrabe, Divjakë-Ardenice etj.). I gjithë Rajoni fushor Perëndimor dallohet për klime te ngrohte, ngaqë shtrihet pranë vijës bregdetare. Dimri është i bute dhe me lagështire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujqësore, por që kane nevoje për ujitje në stinën e thate te verës. Pasuria ujore është e madhe. Përveç daljes se gjere to rajonit në detin Adriatik, në te kalojnë dhe derdhen lumenjtë me te rëndësishëm te gjithë trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur në fushat e këtij rajoni, shtrati i këtyre lumenjve është i ceket dhe me mjaft dredhime. Për këto arsye janë te shpeshta vërshimet dhe përmbytje. Gjithashtu, në pasurinë ujore te këtij rajoni përfshihet edhe liqeni i Shkodrës dhe disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale. Bimësia natyrore e rajonit është pothuajse e zëvendësuar tërësisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer kështu në rajonin me te rëndësishëm bujqësor te Shqipërisë. Tokat fushore janë tepër pjellore. Ato përbejnë bazën për zhvillimin bujqësor, prandaj sistemimi dhe mirëmbajtja e tyre paraqet rendësi te veçante.
  21. 21. Punoi: Frenkli Kurti

×