Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.

Marsi

894 Aufrufe

Veröffentlicht am

learn more about mars

Veröffentlicht in: Wissenschaft
  • Als Erste(r) kommentieren

Marsi

  1. 1. Marsi Misionet shkencore te sondave dhe anijeve kozmike per zbulimin e te fshehtave te tij.
  2. 2. Pak te dhena rreth Marsit Marsi (greqisht: Ares) eshte Zoti i luftes. Planeti ndoshta e mori kete emer per shkak te ngjyres se kuqe, dhe gjithashtu Marsi eshte referuar disa here si Planeti i Kuq. Marsi ka qene i njohur qe nga koha prehistorike. Sigurisht, kjo eshte studiuar gjeresisht me observatoret . Por edhe me teleskopet shume te medha, Marsi ishte nje objekt i veshtire per t'u pare kjo per shkak te madhesise. Marsi eshte ende nje te nga te preferuarit e shkrimeve te shkencetareve, si vendi me i favorshem ne Sistemin Diellor (perveç Tokes!) per banim te njeriut..Orbita e Marsit eshte e eliptike dhe e dukshme. Rezultat i kesaj eshte nje variacion i temperatures rreth 30 C (ne piken e larte njesoj si e Tokes = Subsolar), midis aphelion dhe perihelion. Kjo ka nje ndikim te madh ne klimen ne Mars. Temperatura mesatare në Mars është rreth 218 K (-55 C, -67 F), temperaturat e siperfaqes se Marsit variojn nga -133 C poshte Zeros ne pole gjate dimrit, dhe gati +27 C ne anen e dites gjate veres. Megjithese Marsi eshte me i vogel se Toka , zona dhe siperfaqja e tije eshte pothuajse sa ajo e Tokes. Pjesa me e madhe e siperfaqes se Marsit eshte shume e vjeter dhe me kretore(rrezultat i perplasjeve te asteroideve), por ka edhe shume vende te reja si , kreshtat, kodrat dhe fushat. Hemisfera jugore e Marsit eshte kryesisht marole dhe shume e lashte me kretore qe kane nje ngjashmeri me ato ne Hene. Ne te kundert, shumica e hemisferes veriore perbehet nga fushat te cilat jane shume te reja, me te ulura ne lartesi dhe kane nje histori shume me komplekse. Nje ndryshim i papritur prej disa kilometra duket te ndodhe ne kufi. Arsyet per kete ndarje ne dy pjese globale jane te panjohura .Marsi ka nje atmosfere shume te holle e perbere kryesisht nga sasia e vogel e mbetur te dioksidit te karbonit (95,3%), azot (2,7%), argon (1,6%),, gjurmet e oksigjenit (0,15%), dhe ujit (0,03%). Presioni mesatar mbi siperfaqen e Marsit eshte vetem rreth 7 millibars (me pak se 1% e) Tokes, por ajo ndryshon shume me lartesi mbidetare nga pothuajse 9 millibar ne pellgjet me te thella, dhe rreth 1 millibar ne maje te Mons Olimp - Mali Olimp. Presioni eshte i larte dhe i mjaftueshem per te mbeshtetur ererat e forta dhe stuhite e gjera te pluhurit, qe perhapen ne te gjithe planetin Mars me muaj te tere. Atmosfera e holle e Marsit prodhon nje Greenhouse - Sere te holle, por kjo eshte e mjaftueshme vetem per te ngritur tempraturen ne siperfaqen e Marsit ne 5 Grade shume me pak se ajo qe ne shohim ne Toke dhe planetin Venus. Marsi eshte i dukshem dhe pa ndihmen e teleskopit pasi shkelqen dhe ka nje ndriçim te dukshem , duke perdour nje teleskop sado amator, mund te kesh nje pamje te Marsit sado qe ky i fundit eshte objekt teper i veshtire per t'u pikasur.
  3. 3. Misionet shkencore te sondave e anijeve kozmikeMisionet e para ne Mars fillojne nga 1960. Ruset kishin nisur hetime mbi Marsin.Fluturimi i pare kalues nga Marsi u krye ne 14-15 korrik te 1965 nga Mariner 4 te NASA-s.Me 14 nentor Mariner 9 hyri ne orbiten e Marsit.Kontakti i pare me siperfaqen e Marsit u be nga dy sonda Ruse : Mars 2 Lander ne 27 nentor dhe Mars 3 Lander ne 2 dhjetor 1971. Mars 2 deshtoi gjate uljes ndersa Mars 3 20 sekonda pas uljes.Mars 6 deshtoi gjithashtu por ai arriti te rregjistronte disa te dhena me 1974. Ne 1975 Nasa lancoi programin Viking me dy orbita me nje sonde qe u ul sukseshem me 1976.Viking 1 mori 6 vjet kohe per tu ndertuar ndersa Viking 2 tre vjet.Sondat Viking moren te parat ngjyrat e Marsit dhe pamje nga siperfaqja e tij. Sondat sovietike Phobos 1 dhe 2 jane derguar ne Mars me 1988 per te studiuar planetin dhe dy henat e tij.Ph.1 humbi kontaktet gjate rruges ndersa Ph.2 arriti te bej foto por fatkqesisht nuk arriti ti transmetonte.1988).Disa nga misionet qe pasuan keto jane (1988) perthshire Mars Observer (Lancuar me 1990), Mars 96 (1996), Mars Climate Orbiter (1999), Mars Polar Lander with Deep Space 2 (1999), Nozomi (2003), Beagle 2 (2003), dhe Fobos-Grunt me Yinghuo-1 (2011). Nasa Mars Global Surveyor arriti orbiten e Marsit me 1997.Ky mision ishte nje sukses duke permbushur gjithe misionet e papermbushur me pare.Kontakti me kete satelit u humb me 2006 pas pothuajse 10 vjet ne pune. Phoenix u ul ne rajonin polar verior te Marsit me 5 maj te 2008.Pjeset e tij konfirmuan vaj Marsian dhe uje ne gjendje akulli me 20 qershor te ketij viti.Misioni u perfundua ne 10 nentor pasi u humb kontakti me te.Ne 2008 vlera e transportit te materialeve nga siperfaqja e tokes tek ajo e Marsit ishte rreth US$309,000 per kilogram.
  4. 4. Sonda Mariner 4......e para e cila kaloi ne Mars
  5. 5. Foto nga sonda Phoenix
  6. 6. Sonda më e përparuar deri më sot e NASA-s ka mbërritur në Mars. Sonda njëtonëshe ka zbritur me anë të litarëve sipas itinerarit të projektuar për publikun rreth një vit më parë, pas 36 javësh fluturimi. Misioni rezultoi i suksesshëm në çdo hap të zbarkimit, në përpjekjen më të ndërlikuar të provuar ndonjëherë deri më sot mbi planetin fqinj.Sonda ka sjellë ndërkaq dhe pamjet e para nga planeti, ku duket terreni shkëmbor përpara saj, ndërsa priten dhe pamje të tjera ditët e ardhshme gjatë bashkërendimit të vrojtimeve në terren me veprimet e mëtejshme për konfigurimin dhe kontrollin e pajisjeve të instaluara. Konfirmimi i zbarkimit të suksesshëm të sondës erdhi nga anija "Odyssey" e NASA-s që ndodhet në orbitë rreth Marsit. Sinjali i anijes iu përcoll stacionit marrës të NASA-s në Kanberrë të Australisë. Sonda, e mbiquajtur "Curiosity" ka të instaluara 10 instrumente shkencore me peshë gjithsej 15 herë më të rëndë se sondat e mëparshme. Disa prej instrumenteve janë të parat në llojin e tyre në planet, si p.sh. lazeri për kontrollin në largësi të përbërjes së shkëmbinjve. Sonda do të përdorë dhe turjelë e lopatëz në skajin e krahut robotik për mbledhjen e dheut dhe të kampioneve shkëmbore, të cilat do t'i nënshtrohen më tej përzgjedhjes dhe analizës me instrumentet e tjera brenda trupit të sondës. Për uljen e Curiosity në sipërfaqen e Marsit u konstruktua një teknologji unikale me emrin “vinçi qiellor”. Falë kësaj teknologjie, Mars Rover u lëshua me kavo nga “pjata” me motorë raketash dhe u vendos mbi truallin marsian mbi rrotat e veta lëvizëse. Kjo teknologji e re mund të përdoret në të ardhmen edhe për dërgimin e njeriut në Mars. Këmba e njeriut edhe tani mund ta shkelë Marsin, për hir të së vërtetës, vetëm virtualisht. Ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Planetin e Kuq janë bërë deri tani rreth 900 mijë, të regjistruar vetëm në blogun zyrtar të Mars Rover. Në Twitter-in e "Curiosity" në intervale prej disa orësh vijnë lajme nga sonda marsiane, e cila, jo vetëm që ndan përshtypjet me të interesuarit, apo rrëfen se si e ndjen veten në këtë shërbim të largët, por ofron fotografi dhe video me peisazhet përreth. Në blog gjendet gjithashtu edhe autoportreti i sondës kozmike. Shkrepjet e tij aparati i ka bërë me ndihmën e kombinimit të disa fotografimeve me kamerën lëvizëse, të vendosur në majë të Mars Rover-it. Ndërkohë vetë "Curiosity" po ushtrohet duke vënë në provë foto dhe video aparaturat, të cilat në muajt në vijim do ta ndihmojnë Mars Rover-in të udhëtojë nëpër territorin marsian. Dhe kushedi, mundet që pikërisht përdoruesit e Internetit në Tokë të jenë të parët ata, që do shohin qytetet marsiane dhe se çfarë ngjyre të lëkurës kanë marsianët. Sepse në literaturën fantastiko-shkencore të botës akoma edhe sot e kësaj dite vazhdojnë debatet e zjarrta sa i përket kësaj teme.
  7. 7. A ka jete ne mars...? Eshtë hedhur dritë tashmë mbi një prej sekreteve të Marsit. Në foton e parë të dërguar nga planeti, admiruesit e mistereve kozmike këqyrën “njollën” me konture të paqarta, por në përmasa të mëdha. Në Internet menjëherë dolën versione të ndryshme se ç’mund të ishte vallë gjithë kjo, versione që fillonin që nga dritëhijet banale të objektivit të aparatit fotografik e deri te marsianët, që për pak ia kishin marrë me të katra, duke fshehur kokën nxitimthi nga mbërritja e tokësorëve. Por specialistët e projektit "Curiosity" sqaruan sakaq, se fotografitë kishin fiksuar një shtjellë pluhuri, e cila ishte ngritur përpjetë në momentin e uljes së Mars Rover-it. Ndërkohë, edhe nëse në planet nuk do të gjenden gjurmë të jetës, gjithësesi ai mund të përshtatet për nevojat e tokësorëve. - Midis gjithë planetëve të tjerë të sistemit tonë diellor, Marsi, për nga kushtet e veta, është planeti më i afërt me Tokën. Dhe studimi i Marsit na lejon t’i japim plotësisht përgjigje pyetjes, se kush jemi ne dhe cila është prejardhja jonë, duke kërkuar për të gjetur madje edhe sivëllezërit tanë për nga arësya, apo edhe gjurmët e tyre qoftë. Veç kësaj, Marsi është ai planet, që mund ta pushtosh, duke zgjeruar kësisoj viset e banuara me njerëz. "Curiosity" është i pajisur me aparatura universale, të cilat duhet t’i japin përgjigje pyetjes, nëse është e mundur lindja e jetës në Mars dhe a ka patur ndonjëherë jetë atje.
  8. 8. Zbulohet uje ne Mars!? Agjencia Amerikane për Hapësirën, NASA njoftoi zyrtarisht të hënën se ka zbuluar prova të forta për ekzistencën e burimeve me ujë të kripur në Mars. NASA e bëri njoftimin në një konferencë të posaçme për shtyp që NOA.al transmetoi drejtpërdrejt.Sipas zyrtarëve të NASA-s, shkencëtarët kishin zbuluar gjurmë të kripërave minerare të shkrira mbi sipërfaqen e planetit. Këto gjurmë, sipas shkencëtarëve, mund të krijohen vetëm në praninë e ujit në formë të lëngshme.Zyrtarët e NASA dhe ekipi shkencëtar pohuan se burime ujore rrjedhin për poshtë nëpër kanione dhe kratere malesh gjatë muajve të verës në planetin Mars.Rrjedhat e ujit lënë shenja të gjata dhe të errëta në terrenin marsian, që mund të shkojnë deri në qindra metra në tatëpjetë gjatë muajve të ngrohtë të vitit, përpara se të thahen në vjeshtë, për shkak të rënies së temperaturave në sipërfaqe.Imazhet e marra nga orbita e Marsit tregojnë shkëmbinj, si dhe mure të pjerrëta luginash dhe krateresh, të mbuluara me vija të shumta rrjedhash gjatë stinës së verës, e që në pikat më aktive kombinohen së bashku për të formuar pamje tepër të ndërlikuara në formë labirinti. Shkencëtarët janë ende të pasigurt se nga vjen ky ujë, por dyshojnë se mund të vijë nga akujt e nëntokës, ose ujëmbajtësit e kripur, ose të mund të kondensohen në atmosferën e hollë të Marsit. “Kemi parë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e Marsit”, thotë Michael Meyer, kreu i grupit studiues të NASA-s që merret me zbulime mbi Marsin. “Për shkak të kësaj që kemi parë, dyshojmë se minimalisht është e mundshme që Marsi të ketë një ambient të banueshëm gjatë ditëve të sotme”. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm shkencor, pasi ku ka ujë në formë të lëngshme ka edhe jetë, së paku gjallesa mikroskopike.Disa miliarda vjet më parë kur Marsi ishte një planet ende i ri, në sipërfaqen e tij kishte lumenj, liqene dhe oqeane.Shkencëtarët e kanë konfirmuar prej kohësh ekzistencën e ujit në formë të ngrirë në polet e planetit.Dhe tani ekzistenca e ujit në formë të lëngshme është një zbulim shumë i rëndësishëm për eksplorimet në hapësirë. Ky është rezultati më i fundit i publikuar nga shkencëtarë të NASA-s, një zbulim që sipas tyre shton mundësitë që planeti të jetë “shtëpi” e formave të ndryshme të jetës.
  9. 9. H2O...
  10. 10. Projektet e se ardhmes. Paraprakisht, shkencëtarët amerikane janë duke punuar për te ulur njeriun e pare ne një asteroid ne vitin 2025, për te kryer me pas hapin e madh, atë te pushtimit te Mars-it ne vitin 2030. Për shkencëtarët, Mars-i është i ngjashëm për nga pikëpamja e formacioneve qe e përbejnë me Token dhe kjo gjë do t’i ndihmoje ata qe te mësojnë edhe me shume nga e kaluara dhe e ardhmja e planetit tone. Mendohet se thellimi i studimeve te Marsit do te sjelle prova për ekzistencën e formave elementare te jetës, duke ndihmuar kështu për t’i dhënë kështu një përgjigje misterit me themelor te kozmosit për ekzistencën e jetës edhe ne planetë te tjerë veç Tokës. Qe prej 40 vitesh eksploratore robotike kane studiuar planetin e kuq, duke marre informacione te nevojshme për te kuptuar reagimin e organizmit njerëzor ne atmosferën dhe token marsiane dhe shtruar kështu rrugën për astronautët e pare te cilët do te zbresin me pas ne te. Hapi i pare i projektit te shekullit te NASA-s do te jete dërgimi i një misioni robotik me qellim riorientimin e një asteroidi ne orbitën e Hënës. Astronautët e anijes kozmike Orion mendohet qe te eksplorojnë asteroidin rreth vitit 2020 duke dërguar kampione ne Toke. Kjo eksperience do te ndihmoje NASA-n te provoje dhe konfirmoje teknologjitë e veta qe do te jene te nevojshme për dërgimin e mallrave dhe misionet humanitare ne Mars. Anija Orion është një version i përmirësuar i SLS dhe anija me e fuqishme kozmike e prodhuar ndonjëherë.Ndërkohë një flotilje anijesh robotike ndodhen aktualisht ne Mars duke ndihmuar ne rritjen vektoriale te njohurive njerëzore për ate qe fsheh planeti i kuq. Rover-i Mars Science Laboratory Curiosity duke marre te dhëna për radiacionin ne sipërfaqen e planetit është duke ndihmuar për te përpunuar teknika qe do te sigurojnë ruajtjen e shëndetit te astronautëve qe do te eksplorojnë Mars-in dhe mbijetesën e tyre atje.Për te mundësuar realizimin e projektit me te madh hapësinor te ndërmarre ndonjëherë nga njeriu, inxhiniere nga e gjithë SHBA janë duke punuar për zhvillimin e teknologjive te reja qe do te bëjnë te mundur jetesën e astronautëve ne Mars, punën e tyre aty si dhe rikthimin shëndoshë e mire ne Toke.
  11. 11. Punuan:Enea Dudija Erind Osmani Lion Bega Gledis Ruda Erind Voci Drilon Jaupi

×