SlideShare a Scribd company logo
1 of 28
1
SHKENCA MBI FINANCAT DHE E DREJTA FINANCIARE
Termi Financat daton nga shekulli i mesëm dhe rrjedh nga fjala latine “finis” (fund, mbarim, kunfinj). Ky
term në këtë kohë shënonte fundin e një kontesti që shoqërohej me dhënien e një shume të caktuar të
parave në emër të dënimit. Më vonë “finis” u tranformua në “finire”, “finare” dhe “finatio” që
nënkuptonte veprime me para apo kryerjen e ndonjë pune me ndihmën e parasë.
Me termin Financat si disiplinë shkencore në kuptimin e gjerë përfshihen disiplina të mëdha
financiare si:
 Shkencat mbi financat apo Financat publike (shteti dhe organet e tjera juridiko – publike);
 Financat afariste (ndërmarrjet dhe ndërmarrësit individual);
 Financat monetare (shoqëritë e sigurimeve, bankat qëndrore dhe afariste);
Financat si disiplinë shkencore në kuptimin e ngushtë përfshihen: Shkencën mbi financat e cila studion
veprimtarinë financiare të shtetit dhe organeve të tjera juridiko – publike.
Shkenca mbi financat studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe personave të tjerë të së drejtës publike
të cilëve me ligj dhe me dispozita të tjera u është besuar sigurimi i mjeteve financiare për plotësimin e
nevojave të caktuara publike.
Financat publike, si objekt studimi i Shkencës mbi Financat, ka këto funksione:
 Funksioni fiskal – konsiston në sigurimin e mjeteve të nevojshme për financimin e shpenzimeve
publike;
 Funksioni alokativ – konsiston në bartjen e burimeve ekonomike nga sektori privat në sektorin
shtetëror dhe pastaj prap në privat;
 Funksion stabilizues – konsiston në shfrytëzimin e buxhetit për rritje të punësimit, rritjes
ekonomike, çmimeve stabile etj;
 Funksioni distributiv – konsiston në atë se shteti merr në njërën anë mjete nga sektori privat
ndërsa në anën tjetër duke siguruar të mirat publike bën shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë
sipas modelit për shpërndarjet të drejtë;
Institucionet financiare mund të grupohen në disa tërësi:
 Të hyrat publike;
 Shpenzimet publike;
 Buxheti;
 Barazimet financiare;
 Huat publike;
E drejta financiare përkufizohet në dy mënyra:
Së pari, kuptojmë tërësinë e dispozitave juridike me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet financiaro –
juridike që krijohen gjatë mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit të mjeteve me të cilat plotësohen nevojat
mbarëshoqërore.
Së dyti, e drejta financiare përdoret për të treguar disiplinën shkencore e cila studion marrëdhëniet
shoqërore që zhvillohen gjatë veprimtarisë financiare të shtetit dhe institucioneve të tjera juridiko –
publike.
E drejta financiare përbën tërësinë e normave juridike që rregullojnë mbledhjen, administrimin dhe
alokimin e mjeteve të nevojshme për funksionimin e organeve juridiko – publike. E drejta financiare bën
pjesë në të drejtën publike.
E drejta financiare ndahet në dy disiplina shkencore:
 Në të drejtën tatimore (fiskale) – rregullon caktimin dhe mbledhjen e të hyrave fiskale;
 Në të drejtën buxhetore – rregullon përpilimin, aprovimin, realizimin dhe kontrollin e buxhetit;
Marrëdhëniet financiaro – juridike janë marrëdhënie shoqërore që krijohen, ekzistojnë dhe pushojnë në
sferën e veprimtarisë financiare të shtetit dhe organeve shtetërore të caktuara juridiko – publike dhe janë
të rregulluara në dispozita juridike të organeve shtetërore kompetente.
Objekti i marrëdhënieve financiaro – juridike janë shteti në njërën anë dhe personat fizikë dhe juridikë në
anën tjetër. Pozita e këtyre subjekteve nuk është e njëjtë sepse zakonisht këto marrëdhënie krijohen me
vullnetin e shtetit si dhe pozita e shtetit në krahasim me subjektet e tjera është e privilegjuar.
2
E drejta financiare ndërkombëtare përfshinë tërësinë e normave juridike me të cilat rregullohen raportet
financiaro – juridike në mes të shteteve të caktuara dhe organizatave ndërkombëtare.
Subjekt i së drejtës financiare ndërkombëtare është shtetit si subjekt nga fusha e financave publike dhe
organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare nga fusha e financave afariste.
Objekt i së drejtës financiare ndërkombëtare është marrëdhënia juridiko – financiare në mes të dy
ekonomive me element të huaj.
Burime të së drejtës financiare ndërkombëtare janë:
 Marrëveshjet ndërkombëtare;
 Zakonet ndërkombëtare;
 Vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të arbitrazhit ndërkombëtarë, aktgjykimet e gjykatave
kombëtare që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtarë;
 Ligjet e brendshme që rregullojnë çështje nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtarë që nuk janë
në kundërshtim me parimet e këtij bashkëpunimi;
 Dispozitat e caktuara të organizatave ndërkombëtare të cilat nuk janë në kundërshtim me parimet
e së drejtës ndërkombëtare;
TË HYRAT (JURIDIKO – PUBLIKE) SHTETËRORE
1.Të hyrat juridike publike
2.Të hyrat juridike private
3.Të hyrat juridike kontraktuale
Të hyrat publike paraqesin një prej institucioneve më të trajtuara dhe ndër më të rëndësishmet në kuadër
të teorisë financiare. Në të hyrat publike bëjnë pjesë paratë, të mirat materiale, shërbimet, të drejtat etj, të
cilat organet juridiko – publike I shfrytëzojnë për financimin e mjeteve shtetërore.
Mjetet me të cilat shteti i plotëson nevojat e veta në kompetencën e vet i quajmë të hyra publike
(shtetërore).
Faktorët që ndikojnë në sistemin e të hyrave publike janë sistemi ekonomik – shoqëror, rregullimi politik,
të ardhurat e popullësisë, struktura ekonomike, numri i banorëve, madhësia e tërritorit, lidhshmëria
politike dhe ekonomike me vendet e tjera etj.
Të hyrat publike në teorinë financiare i hasim të ndara në:
 Të hyrat fiskale (tatimore) – shteti ushtron pushtetin financiar mbi personat fizik dhe juridik,
duke imponuar obligime fiskale, në formë të tatimit, taksës apo kontributit;
 Të hyrat jo-fiskale (jo-tatimore) – shteti nuk aplikon pushtetin financiar për të mbledhur të
hyra, por këto të hyra i mbledh mbi bazën e hyrjes në marrëdhënie kontraktuese me subjekte
juridiko – private (huat e brendshme) apo juridiko – publike (shtetet e ndryshme);
Karakteristikat e të hyrave shtetërore:
 Janë në para;
 Janë periodike;
 Pagesa e tatimit nuk duhet të sjellë në pyetje pasurinë ekzistuese;
 Shërben për plotësimin e shpenzimeve publike;
LLOJET E TË HYRAVE PUBLIKE
Administrata shtetërore në një ekonomi të tregut për të plotësuar nevojat e veta dhe për të kryer
obligimet karshi qytetarëve grumbullojnë mjete financiare të cilat mund të jenë:
 Të hyrat juridiko – private ose juridiko – publike;
 Të hyrat origjinare dhe derivative;
 Të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta;
3
 Të hyrat nga popullsia ose nga personat juridik;
 Të hyrat e pakthyeshme dhe të kthyeshme;
 Të hyra të pushtetit lokal dhe qëndror;
 Të hyra të destinuara dhe jo të destinuara;
 Të hyra në para dhe në natyrë;
1.Të hyrat origjinare (burimore) – janë ato të hyra që shteti i realizon me aktivitetin e tij ekonomik ose
në bazë të së drejtës së pronësisë. Shteti i realizon këto të hyra në cilësinë e ndërmarrësit, përkatësisht nga
ndërmarrjet shtetërore ose nga pasuria shtetërore.
2.Të hyra të prejardhura – janë ato të hyra që shteti i realizon në bazë të pushtetit të tij Sovran – në
bazë të të ashtuquajturit sovranitet financiar. Këto të hyra janë të prejardhura nga forca ekonimike e
personave fizikë dhe juridikë.
3.Të hyrat juridiko – publike – janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të sovranitetit të tij
sovranitetit të tij financiar dhe mund të realizohen sepse shteti ka të drejtën ekskluzive për të kryer
veprimet e caktuara për të cilat janë të interesuar personat fizikë dhe juridiko – private pa kompenzim të
drejtpërdrejtë personave fizikë e juridikë që janë të detyruar të ndajnë një pjesë të të hyrave (të të
ardhurave të veta).
4.Të hyrat juridiko – private – shteti i realizon në bazë të aktivitetit të tij ekonomik dhe nga pasuria e
tij. Në ushtrimin e ndonjë aktiviteti ekonomik shteti mund të jetë plotësisht i barabartë me subjektet e tjera
ekonomike por mund të jetë edhe vetëm pjesërisht i barabartë me subjektet e tjera si dhe mund të jetë në
pozitë të privilegjuar në krahasim me subjektet e tjera ekonomike. Të dyja rastet e para janë të hyra
juridiko – private të shtetit.
5.Të hyrat e rregullta – mblidhen në mënyrë të vazhdueshme në intervale të caktuara kohore dhe nga
burime që përtërihen ekonomikisht. Zakonisht nga këto të hyra shërbejnë për plotësimin e shpenzimeve të
rregullta shtetërore dhe nga të hyrat e rregullta formohen edhe fonde të caktuara rezervë prej të cilave
plotësohen nevoja të caktuara kohore jo të rregullta.
6.Të hyrat jo të rregullta – mblidhen kohë pas kohe dhe shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve të
jashtëzakonshme të shtetit. Për financimin e nevojave shoqërore të rregullta që paraqiten çdo vit
sigurohen nga të hyrat e rregullta. Nëse disa nevoja paraqiten kohë pas kohe dhe nuk është e mundur të
parashikohen, këto mbulohen nga të hyrat jo të rregullta të shtetit. Në të hyrat jo të rregullta kemi tatimet
jo të rregullta, dhuratat, reperacionet, huatë e detyrueshme etj.
7.Të hyrat nga personat fizikë – janë të hyra që shtetasit i ndajnë nga të ardhurat e veta për mbulimin e
shpenzimeve shtetërore (psh., taksat, tatimet, kontratat si në rastin e huave publike). Të hyrat nga personat
fizikë që shteti i mbledh për mbulimin e nevojave shoqërore mund të ndahen në ato që kanë karakter të
detyrueshëm dhe në ato që qytetarët i ndajnë vullnetarisht.
8.Të hyrat nga personat juridikë – janë ato të hyra që shteti i mbledh nga organizatat ekonomike
(ndërmarrjet prodhuese, institucionet monetare, shoqëritë e sigurimit), institucionet dhe personat e tjerë
juridikë. Personat juridikë paracaktojnë një pjesë të të ardhurave të tyre për mbulimin e nevojave
shtetërore qoftë në bazë të dispozitave ligjore apo qoftë në bazë të kontratave publike (psh., në tatime ,
taksa, dogana, hua të detyrueshme, kontrata tek huatë publike).
9.Të hyrat e kthyeshme – janë të hyra që personat fizikë dhe juridikë i kanë ndarë vullnetarisht dhe rrallë
detyrimisht vetëm për financim të përkohshëm të shpenzimeve oër të cilat shteti zakonisht paguan edhe
interesin si çmim për mjetet e huazuara.
10.Të hyrat e pakthyeshme – janë ato të hyra që personat fizikë dhe juridikë i destinojnë për financimin
e nevojave shoqërore e që zakonisht nuk kthehen. Obliguesit e pagesës së këtyre të hyrave nuk kanë
përfitim të caktuar nga shpenzimi i tyre. Ky përfitim (direkt a indirekt) nuk është në raport të caktuar me
lartësinë e të hyrave që këta persona paracaktojnë për mbulimin e nevojave mbarëshoqërore. Si të hyra
kemi tatimet, taksat, doganat.
11.Të hyrat të destinuara (të paracaktuara) – janë ato të hyra për të cilat është përcaktuar saktësisht se
për çfarë do të shpenzohen mjetet e mbledhura me aplikimin e secilit instrument financiar. Në sistemin
4
bashkëkohorë të të hyrave shtetërore ekziston tendenca e forcimit të rolit të të hyrave të destinuara në
sistemin e të hyrave publike.
12.Të hyrat e padestinuara (të paparacaktuara) – janë ato të hyra që shërbejnë për financimin e të
gjitha nevojave shoqërore. Qëllimi i shpenzimit të tyre nuk është caktuar më parë. Pjesa më e madhe e të
hyrave publike nuk e kanë të përcaktuar destinimin e tyre. Shkaqet e shumta praktike dhe ato të natyrës
psikologjike ndikojnë në shmagnien e asaj që të gjitha të hyrat publike duhet të shërbejnë në financimin e
shpenzimeve të shtetit.
13.Të hyra në para – janë tatimet, taksat, huatë. Të hyrat e shteteve bashkëkohore mblidhen zakonisht në
para pavarësisht se a është fjala për të hyrat që mblidhen në pagesën e tatimeve të ndryshme, kontributeve
e taksave të ndryshme, përkatësisht a janë realizuar në bazë të kontratave për hua.
14.Të hyra në natyrë – janë ato të hyra që shteti i realizon në bazë të dhuratave të personave fizike e
juridike, përkatësisht në bazë të trashëgimit psh., koleksionet e pikturave, skulpturave, të objekteve të
caktuara që me vendimin e dhuratëdhënësit apo të atij që i lë me testament duhet të shërbejnë për qëllime
kulturore, shkencore, pedagogjike etj. Këto të hyra jo të rregullta dhe zënë vend modest në sistemin e të
hyrave publike.
15.Të hyrat e pushtetit lokal dhe qëndror – janë mjete që i mbledh shteti për mbulimin e shpenzimeve
shoqërore që mund të jenë të hyra të njësive politiko – territorial më të gjerë (psh., federatës), të hyrat e
njësive më të ngushta (komunat) varësisht nga kompetenca e njësive të ndryshme politiko – territorial në
shtetin e caktuar.
Sistemi i të hyrave me të cilat plotësohen nevojat shoqërore mund të jetë i rregulluar ashtu që çdo njësi
politiko – territoriale të ketë të hyrat e veta, që të hyrat e veta t’i ketë vetëm një njësi politiko – territoriale
që ndan mjetet për financimin e shpenzimeve të njësive më të ngushta dhe që të hyrat e veta t’i kenë dy
njësi që nga të hyrat e veta i ndajnë mjetet për financimin e shpenzimeve të njësive të tjera që nuk kanë të
hyra vetjake.
Të hyrat publike:
 Tatimet;
 Taksat;
 Kontributet;
 Huatë;
 Dhuratat;
TATIMET
Tatimet janë të hyra derivative dhe të detyrueshme për të cilat shteti nuk jep kundërshpërblim të
drejtëpërdrejtë dhe të cilat shteti i mbledh për interesin e përgjithshëm sit ë hyra në para, si të hyra
kryesisht jo të destinuara dhe të cilat i takon kryesisht në bazë të parimit të territorialitetit.
Nga instrumenti financiar me të cilin shteti i ka mbuluar disa shpenzime të cilat mund t’i quajmë
shpenzime fiskale ose shpenzime administrative, sot shteti i shfrytëzon tatimet si mjet jashtëzakonisht
efikas për realizmin e politikës së vet ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore, banesore etj.
Tatimet paraqesin instrumentin më të rëndësishëm financiar në kuadër të instrumenteve të tjera financiare
për faktin se me këtë instrument financiar mblidhen 90 % të hyrave të gjithëmbarshme të shteteve
bashkëkohore.
Kjo bën që rëndësia e tatimeve të jetë shumëdimensionale:
 Financiare, përmes së cilës sigurohen mjetet e nevojshme për financimin e shpenzimeve publike;
 Ekonomike, që ndikojnë në tempon dhe strukturën e zhvillimit ekonomik;
 Sociale, që ndikojnë në realizmin e ndryshimeve të dëshiruara në strukturën sociale dhe në
lehtësimin e realizimit të politikës sociale;
 Politike, që realizojnë qëllimet dhe detyrat e grupit – klasës në pushtet;
5
Qëllimi i tatimeve – tatimet janë një ndër format kryesore me të cilat shteti realizon të hyra. Qëllimi i
tatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera publike që janë të nevojshme
për financimin e funksioneve të tyre. Tatimet janë bërë instrumenete të politikës ekonomike me rëndësi të
madhe që ndikojnë në politikën e çmimeve, në vëllimin dhe drejtmin e investimeve, në barazimin e
ofertës dhe kërkesës, në kufizimin e shkallës së inflacionit, në pengimin ose lehtësimin e disa trendeve
afatgjata të pavolitshme në ekonomi, në zvogëlimin e eksportit dhe rritjen e importit etj.
Veçoritë e tatimeve janë:
 Tatimet janë të hyra derivative dhe publike të shtetit;
 Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit;
 Tatimet shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve publike;
 Tatimet nuk kanë dëmshpërblim të drejtëpërdrejtë;
 Tatimet paguhen në para;
 Tatimet nuk janë të hyra të destinuara;
 Tatimet paguhen sipas parimit territorial;
1.Tatimet janë të hyra derivative dhe publike të shtetit – karakteri derivative i tatimeve rrjedh nga
sovraniteti financiar i shtetit. Tatimet kanë karakter derivative sepse obligimi për pagimin e tatimeve
është rezultat i shtetit si pushtet publik. Sovraniteti tatimor përfaqëson autorizimet juridiko – kushtetuese
për caktimin e tatimeve si dhe për caktimin e lartësisë dhe strukturës së tyre. Tatimet derivojnë nga
pasuria e personave fizikë dhe juridikë. Tatimet janë instrument i rindarjes së të ardhurave kombëtare.
2.Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit – tatimet nuk janë dhënie vullnetare të personave që
paguajnë tatim por janë dhënie të detyrueshme të cilat i mbledhë shteti për financimin e shpenzimeve nga
kompetenca e vet. Në të drejtën tatimore të çdo shteti respektohet institute i njohur i së drejtës tatimore se
shteti nuk mund të mbledhë tatime nëse paraprakisht nuk i ka paraparë me ligj (nullum tributum sine
lege). Nëse obliguesi tatimor nuk i kryejnë obligimet e tyre tatimore do të aplikohet fuqia në mënyrë që të
mblidhet shuma e caktuar e tatimit. Sa i përket mënyrave të aplikimit të obligimit tatimor kanë qenë të
ndryshme, mirëpo mund të konstatohen tre mënyra të aplikimit të tatimeve: imponimi i obligimit tatimor
me anë të fuqisë, aplikimi i obligimi tatimor në bazë të kontratës dhe në bazë të parimeve kushtetuese.
3.Tatimet që shërbejnë për mbulimin e shërbimeve publike – veçorinë që e hasim jo vetëm në
sistemet tatimore bashkëkohore por edhe në ato pararendëse është që me tatim plotësohet ndonjë nevojë
shoqërore, përkatësisht se tatimet shërbejnë për financimin e shpenzimeve të përgjithshme shtetërore.
Tatimi përfaqëson instrumentin financiar më gjithëpërfshirës, përkatësisht instrumentin që me të hyrat e
mbledhura përmes tij të bëhet financimi i nevojave të shumëllojshme të shtetit, kështu që funksionimi i
shtetit është i pamundur të paramendohet pa tatime.
4.Tatimet nuk kanë dëmshpërblim të drejtëpërdrejtë – mungesa e dëmshpërblimit të drejtëpërdrejtë të
përcaktuar nga ana e shtetit për shumën e paguar në emër të tatimit është veçori e tatimeve e cila nuk u
lejon obliguesve tatimor që nga organet e shtetit të kërkojnë dëmshpërblim. Kjo nuk do të thotë se
obliguesit tatimor nuk kanë asnjë dobi nga fakti se e kanë paguar dhe se e paguajnë tatimin. Në këtë rast
dobia nuk është e drejtëpërdrejtë.
5.Tatimet paguhen në para – me paraqitjen e parasë dhe me zhvillimin e marrëdhënieve mall – para si
dhe me zhvillimin e marrëdhënieve në prodhim obligimet e qytetarëve paguhen në para. Obligimi tatimor
në shtetet bashkëkohore paguhet në formë të parasë dhe vetëm përjashtimisht tatimet paguhen në formë
natyrale.
6.Tatimet nuk janë të hyra të destinuara – të hyrat e mbledhura në tatim shërbejnë për financimin e të
gjitha shpenzimeve të shtetit që do të thotë se tatimet nuk përfaqësojnë forma të destinuara të të hyrave
dhe me rastin e pagimit të tatimeve shteti nuk është i obliguar që obliguesit tatimor t’i informojë se për
çfarë qëllimi do t’i përdorë të hyratqë rrjedhin nga tatimet.
7.Tatimet paguhen sipas parimit territorial – sipas këtij parimi personat fizikë dhe juridikë paguajnë
tatim nga të ardhurat në atë territor ku i kanë realizuar ato të ardhura, paguajnë tatim nga pasuria varësisht
nga vendi se ku ndodhet kjo pasuri etj. Është qenësore që ata persona, në territorin e shtetit i cili e cakton
tatimin të jenë bartës të të hyrave të caktuara, pronarë të sendeve të luajtshme, përkatësisht që tek ata të
6
jenë krijuar fakte të caktuara që janë relevante nga aspekti i tatimit. Përveç parimit territorial dhe parimit
të shtetësisë të pagimit të tatimeve kemi edhe parimin e obligimit të pakufizuar tatimor.
ELEMENTET E TATIMIT
Elementet personale:
 Pushteti tatimor;
 Obliguesi tatimor;
 Paguesi tatimor;
 Destinuesi tatimor;
 Garanti tatimor;
1.Pushteti tatimor (Subjekti aktiv)
Ky term përdoret për dy gjëra:
 Organet të cilat caktojnë dhe zbatojnë pagesat e tatimeve;
 Organin publik në llogari të të cilit paguhet tatimi;
Si pushtet tatimor në kuptimin juridik janë organet publike, të cilat kanë të drejtë të aplikojnë tatime. Kjo
e drejtë e cila quhet edhe sovranitet fiskal zakonisht parashihet me kushtetutat e çdo vendi. Kushtetuta e
RKS parasheh që: ”Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara
me ligj”.
Kështu në mënyrë indirekte Kuvendi përcaktohet si pushteti më i lartë tatimor nga aspekti i aplikimit të
tatimeve në sistemin tatimor si subjekt aktiv tatimor, pas që vetëm ai është organ që mund të nxjerrë ligje.
Nga aspekti i zbatimit të pagesës së tatimeve të parapara me ligj pushtet tatimor paraqesin administratat
tatimore të shteteve përkatëse.
2.Obliguesi tatimor (Subjekti pasiv)
Obliguesi tatimor është çdo subjekt, person fizik apo juridik që i nënshtrohet pagesës së tatimit në bazë të
ligjit. Obliguesi tatimor nuk është çdo herë edhe pagues i tatimit. Psh., te tatimi në konsum obligues ligjor
tatimor mund të jetë prodhuesi ose tregtari edhe pse ata nuk janë obligues real tatimor, por është
konsumatori. Tatimin e paguar në qarkullim ata do ta llogarisin në çmimin e prodhimit dhe do ta bartin në
konsumatorin si obligues tatimor në aspektin ekonomik i cili e blen këtë prodhim. Obligim tatimor te
tatimet që i ngarkojnë të ardhurat personale nga puna, rrogat dhe fitimet është punëtori ose nënpunësi të
cilit i paguhen të ardhurat personale. Obliguesi tatimor ndryshe quhet edhe si subjekt pasiv tatimor.
3.Paguesi tatimor
Paguesi tatimor është personi fizik dhe juridik i cili me të vërtetë e paguan tatimin dhe që përnjëmend
vjen në kontakt me organet tatimore. Paguesi tatimor dhe obliguesi tatimor mund të mos jenë persona të
njëjtë në rastin e tatimeve të caktuara.
4.Destinuesi tatimor
Për dallim nga obliguesi tatimor i cili paraqet personin e caktuar me ligj për të paguar tatimin, destinatori
tatimor tregon personin që definitivisht e bartë barrën e pagimit të tatimit.
5.Garanti tatimor
Garanti tatimor është personi që garanton se obliguesi tatimor do të përmbushë detyrimin e tij tatimor dhe
në rast se ky nuk e bën, do të jetë ai, që do të paguajë tatimin në vend të tij. Kjo ndeshet në veçanti në
tatimin e bashkëshortëve kur njëri garanton për obligimin tatimor të bashkëshortit tjetër.
Elementet materiale:
 Fuqia tatimore;
 Burimi tatimor;
 Objekti tatimor;
 Baza tatimore;
 Norma tatimore;
7
 Kadastri tatimor;
 Tarifa tatimore;
 Vërejtja tatimore;
 Parashkrimi tatimor;
 Organet tatimore;
 Lehtësirat tatimore;
 Njësia tatimore;
 Lista tatimore;
 Caktimi tatimor;
 Shlyerja tatimore;
 Pritja tatimore;
 Lirimi nga tatimi;
 Komisioni tatimor;
 Ankesa tatimore;
 Kontesti tatimor;
1.Fuqia tatimore e obliguesit tatimor tregon mundësinë e tij ekonomike për t’iu përgjigjur obligimit të tij
tatimor për pagesën e tatimit.
2.Burimi tatimor përbëhet nga të gjitha ato të mira që i përkasin obliguesit tatimor dhe prej të cilave ky
paguan tatimin. Burim i pagimit të tatimit mund të jenë të hyrat, të ardhurat dhe pasuria.
3.Objekti tatimor janë fakte të caktuara, sende (të luajtshme apo të paluajtshme), shumat e të hollave,
transaksionet juridiko – ekonomike që përbëjnë bazën për aplikimin e detyrimit tatimor.
4.Baza tatimore është konkretizim kualitativ dhe kuantitativ i objektit tatimor. Ajo shërben për
llogaritjen dhe përcaktimin e shumës së tatimit të cilën obliguesi tatimor është i obliguar ta paguajë. Në
rastet më të shpeshta për bazë merren të hyrat në mënyrë që nga të ardhurat, përkatësisht të hyrat e
gjithëmbarshme zbriten të gjitha shpenzimet që ka pasur obliguesi tatimor me rastin e realizimit të të
hyrave.
5.Norma tatimore është shprehje në para e pjesës e cila ndahet nga baza tatimore me pagimin e së cilës
obliguesit tatimor e plotëson obligimin e vet tatimor.
6.Kadastri tatimor është regjistër zyrtar i përcaktuar me kujdes dhe i rregulluar në mënyrë të sistemuar
të fakteve objective të cilat shërbejnë për caktimin e tatimit individual.
7.Tarifa tatimore është pasqyrë sistematike e njësive tatimore dhe e përqindjve tatimore.
8.Vërejtja tatimore – nëse obliguesi tatimor nuk e paguan tatimin brenda afatit të përcaktuar atëherë
tatimi do të mblidhet me detyrim. Por, përpara se të bëhet mbledhja me detyrim organet financiare i
dërgojnë obliguesit tatimor vërejtjen në të cilën shënohet lartësia e tatimit të papaguar, afati i përcaktuar
dhe kohën kur do të bëhet pagesa e detyrueshme e tatimit.
9.Parashkrimi tatimor – humbja e së drejtës për caktimin dhe pagimin e tatimit dhe për kthimin e pjesës
së tatimit të paguar, por të llogaritur gabim, me kalimin e një afati të caktuar kohor quhet parashkrim i
tatimit.
10.Organet tatimore janë organet e administratës që kanë kompetencën për caktimin dhe mbledhjen e
tatimeve.
11.Lehtësirat tatimore janë zvogëlime të tatimit nëpërmjet zvogëlimit të bazës tatimore dhe zvogëlimit
të shumës së tatimit të caktuar.
SISTEMI TATIMOR
Sipas Alfred Schafle sistemi tatimor mund të përkufizohet si sistem i cili bashkon llojet e ndryshme të
tatimit në një tërësi sipas një qëllimi përpara të caktuar i cili në një anë e pranon dhe konstaton këtë
llojllojshmëri, kurse nga ana tjetër i nënshtrohet qëllimit të përbashkët për pajtimin e interesave shoqërore
dhe individuale.
8
Gjithëmbarshmërinë e formave tatimore të një vendi e quajmë sistem tatimor. Secili sistem tatimor është
rezultat i zhvillimit historik i ndikimeve të ndryshme nga jashtë, i kompromiseve të shumta, struktura
ekonomike, madhësia e vendit, numri i banorëve, të ardhurat per capita, marrëdhëniet shoqërore –
ekonomike, rregullimi politik etj.
Duke krahasuar sisteme tatimore të vendeve të ndryshme mund të vërehet se nuk ekzistojnë dy shtete në
të cilat tatimi do të bëhej me aplikimin e formave të njëjta tatimore në të cilat do të rregullohej në të
njëjtën mënyrë materia mbi elementet e tatimit, kjo ndodh pasi që sistemi tatimor është rezultat i veprimit
të faktorëve të ndryshëm.
Nëse bëhet fjalë për strukturën e sistemit tatimor, si sistem i bashkimit të llojeve të ndryshme të formave
tatimore në një tërësi unike, në teorinë financiare ekzistojnë dy pikëpamje të ndryshme. Njëra pikëpamje
përfaqësohet nga monizmi tatimor, ndërsa nga pluralizmi tatimor.
Monizmi tatimor – nënkupton tatimin me aplikimin e vetëm një tatimi.
Pluralizmi tatimor – nënkupton përbërjen e sistemit tatimor prej llojeve të ndryshme të tatimit.
Tatimet direkte:
 Tatimi në pasuri – objekt i tatimit në pasuri është pasuria e obliguesit tatimor, qoftë si pasuri e
gjithëmbarshme që ka obliguesi tatimor qoftë si disa pjesë të kësaj pasurie (ndërtesat, tokat, makinat
etj), pavarësisht se a i sjell të hyra obliguesit tatimor ose a shërben për një nevojë të tij. Tatimi në
pasuri paguhet në neto – vlerën e pasurisë në vend dhe në botën e jashtme të atyre personave të cilët
kanë vendbanimin ose vendqëndrimin. Bazë e tatimit në pasuri është vlera e pasurisë e zvogëluar për
borxhet vlera e pasurisë përcaktohet me vlerësimin ose merret vlera qarkulluese në momentin e
krijimit të obligimit tatimor. Përqindjet e tatimit në pasuri janë proporcionale kur si obligues tatimor
paraqiten persona juridikë, kurse me rastin e tatimit të pasurisë së personave fizikë aplikohen krahas
përqindjet proporcionale edhe ato progresive.
 Tatimi në të ardhura – tatimi mbi të ardhurat është një tatimi direkt. Megjithëse termi zbatohet për
një tatim mbi individët, ku mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose individuale.
Tatimi mbi të ardhurat gjithashtu përdoret për një tatim mbi personat juridikë si psh., për shoqëritë,
përkatësisht për subjektet ekonomike. Tatimi mbi të ardhurat personale është një tatim që aplikohet
mbi të ardhurat e përfituara nga individët të cilët me punën dhe angazhimin e tyre realizojnë pagat, të
cilët për shumën e mjeteve që realizojnë i nënshtrohen tatimit.
 Tatimi në rendimente – bazë e tatimit te ky tatim është rritja qoftë e pasurisë qoftë e të ardhurave, e
jo madhësia e vërtetë e objektit tatimor, përkatësisht vlera e pasurisë.
 Tatimi në qira – do të konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e tokës,
ndërtesave apo objekteve që shërbejnë për banim ose aktivitet ekonomik.
Tatimet indirekte:
1.Tatimi në konsum (TVSH) – Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) është lloj i veçantë i tatimit mbi
qarkullimin i vendosur në çdo fazë të procesit të prodhimit dhe të shpërndarjes. Në formën më të pastër
TVSH është një tatim mbi të gjitha shpenzimet përfundimtare, të kryera për mallrat dhe shërbimet.
Megjithëse TVSH mbartet në konsumin përfundimtar, furnizuesit e mallrave ose shërbimeve janë të
detyruar ta paguajnë atë në organet tatimore. TVSH-ja është një tatim në përqindje vendosur mbi çmimin
që çdo furnizues kërkon të paguhet nga klientët e tij. Tatimi mbi vlerën e shtuar përdor një system të
zbritjeve të TVSH së kreditueshme (ndonjëherë e quajtur si “kreditime”) për vendosjen e barrësi së fundit
dhe reale të tatimit, tek konsumatori i fundit dhe për lehtësimin e furnizuesit të ndërmjetëm nga çdo kosto
tatimi. Sipas sistemit të zbritjeve tatimore, TVSH llogaritet duke zbatuar shkallën e zbatueshme mbi
bazën e duhur të tatueshme të mallrave ose shërbimeve, e më pas pakësohet nga TVSH, kjo tregohet në
faturat e lëshuara blerësve që përbëjnë çmimin e mallrave ose shërbimeve.
 Tatimi në artikuj të domosdoshëm;
 Tatimi në artikuj luksi;
9
2.Tatimi në pasurim
 Tatimi në fitimet e rastit;
 Tatimi në qarkullim të pronës – në këtë grup përfshihen të ardhurat që përfitohen nga shitja e
pasurive të paluajtshme;
 Tatimi në trashëgimi – me rastin e tatimit të trashëgimit, për bazë të pagimit të tatimit shërben
masa e trashëgimit, pjesa e trashëgimit që u takon trashëgimtarëve – obliguesve tatimor. Lartësia
e përqindjeve tatimore te ky tatim varet nga afërsia e farefisnisë së gjakut si dhe nga vlera e
pasurisë së trashëguar ose të marrë dhuratë;
Klasifikimi i tatimeve:
 Tatime direkte (të drejtëpërdrejta) dhe indirekte (të tërthorta);
 Tatime subjektive (personale) dhe objektive (reale);
 Tatimet sintetike dhe analitike;
 Tatime të përgjithshme dhe të destinuara;
 Tatime kadastrale dhe tarifore;
 Tatime të supozuara dhe faktike;
 Tatime sipas vlerës dhe specifike;
 Tatime proporcionale dhe progresive;
 Tatime të rregullta dhe jo të rregullta;
 Tatime themelore dhe plotësuese;
 Tatime qëndrore dhe lokale;
1.Tatimet direkte (të drejtëpërdrejta) – janë kur ato paguhen në burim para shpenzimit të të ardhurave.
2.Tatimet indirekte (të tërthorta) –quhen ato tatime që paguhen me rastin e shpenzimit të të ardhurave.
3.Tatimet subjektive (personale) – në kuptimin e ngushtë janë ato lloj tatimesh në caktimin e të cilave
nuk mund parasysh fuqia ekonomike e obliguesve tatimor. Në rastin kur për përcaktimin e tatimit merren
parasysh cilësitë personale dhe fuqia ekonomike e tatim paguesit kemi të bëjmë me tatime subjektive në
kuptim të gjerë.
4.Tatimet objektive (reale) – janë ato lloj tatimesh për përcaktimin e të cilave nuk merret parasysh
personaliteti i obliguesit tatimor. Tek tatimet reale në përcaktimin e detyrimit tatimor nuk merret paraysh
numri i burimeve tatimore që shfrytëzon tatimpaguesi për të nxjerrë të ardhurat e tij.
5.Tatimet sintetike – janë ato tatime me të cilat tatohet fuqia e përgjithshme ekonomike e obliguesit
tatimor. Të hyrat e obliguesit tatimor nga të gjitha burimet mblidhen dhe duke patur parasysh cilësitë
personale të tij, përcaktohet edhe lartësia e ngarkimit tatimor.
6.Tatimet analitike – janë ato lloj tatimesh me të cilat tatohet ndonjë e ardhur apo pasuri pavarësisht se
kush e ka realizuar apo kush është pronar dhe pavarësisht nëse obliguesi tatimor realizon të ardhura të
tjera apo ka pasuri tjetër.
7.Tatime të përgjithshme – janë ato tatime që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave shtetërore
dhe janë të padestinuara. Me këto tatime lehtësohet kontrolli i shpenzimit dhe realizimit të detyrave të
rëndësishme të shtetit për të cilat nevojiten shumë mjete monetare.
8.Tatime të destinuara – janë ato tatime që destinohen për të mbuluar shpenzime të caktuara saktësisht.
Disa tatime të tilla mund të kufizohen nga koha e veprimit ose të përhershme.
9.Tatime kadastrale – janë ato në të cilat obligimi tatimor përcaktohet në bazë të të dhënave që janë
regjistruar në librat kadastralë, në regjistra të caktuara, që përmbajnë fakte të caktuara juridike që nuk janë
objekt i ndryshimeve të shpeshta.
10.Tatime tarifore – janë ato lloj tatime ku llogaritet mbi bazën e elementeve të caktuara që përmban
tarifa. Tarifa tatimore është pasqyrë sistematike e objekteve të tatimit dhe e përqindjeve përkatëse
tatimore.
11.Tatime të supozuara – janë ato tatime ku detyrimi tatimor përcaktohet mbi bazën e supozimit se
obliguesi tatimor ka realizuar ose ka mundur të realizojë të hyra në një madhësi të caktuar. Këto kanë
vend shumë më pak të rëndësishëm në sistemin tatimorë.
10
12.Tatime faktike – janë ato tatime ku detyrimi për pagimin e tyre përcaktohet pasi janë bërë të njohura
të dhënat apo faktet që duhen marrë parasysh në këtë rast.
13.Tatime sipas vlerës – tatimi përcaktohet duke u nisur nga vlera e vërtetë e objektit tatimor. Obligimi
tatimor përcaktohet në përqindje të caktuar nga baza tatimore.
14.Tatime specifike – janë ato tatime ku detyrimi tatimor caktohet në bazë të disa njësive të masës ku si
bazë mund të merret njësia e gjatësisë (metri, centimetri), njësia e peshës (kilogrami, toni), forca e motorit
(numri i kuajfuqive), njësia e vëllimit, njësia e sipërfaqes etj. Këto tatime nuk janë shumë të përhapura.
15.Tatime proporcionale – përqindja tatimore mbetet e pandryshmeueshme, pavarësisht nga ndryshimi i
bazës tatimore.
16.Tatime progresive – janë ato tatime tek të cilat tarifa tatimore ndryshon vazhidimisht në varësi të
bazës tatimore (shembull i tatimeve progresive është tatimi mbi të ardhurat personale).
17.Tatime të rregullta – janë ato tatime që caktohen dhe mblidhen rregullisht vit pas viti dhe mjetet e
mbledhura me to mbulojnë shpenzime të rregullta shtetërore.
18.Tatime jo të rregullta – mbulojnë shpenzimet publike me karakter të përkohshëm. Detyrimi për
pagimin e tatimeve jo të rregullta mund të caktohet për një periudhë të caktuar kohe (1 vit, 2 apo disa
vite).
19.Tatime themelore – janë ato lloj tatimesh që sigurojnë pjesën më të madhe të të hyrave.
20.Tatime plotësuese – janë tatime që zënë një vend fare të vogël në këto të hyra që me ndryshimin e
kushteve ekonomike, shoqërore, financiare, mund të ndodhë që një tatim themelor të kthehet në plotësues
dhe anasjelltas.
21.Tatime qëndro dhe lokale, klasifikohen në varësi të fakteve:
 Kush e cakton obligimin tatimor;
 Cilës njësi politiko – territorial i takojnë mjetet e mbledhura në tatime;
NORMA TATIMORE
Tatimi proporcional – caktohet me ligj norma e unisuar tatimore për një formë të tatimit pa marrë
parasysh njësitë tatimore. Baza tatimore mund të rritet apo zvogëlohet, por norma tatimore që aplikohet
në të gjithmonë është në të njëjtin përpjeësëtim ndaj bazës tatimore dhe prej andej del edhe emërtimi i
këtyre normave.
Psh., TVSH ose tatimet në qarkullim.
Vetitë e tatimit proporcional:
 Caktimi i tatimit proporcional është objektiv;
 Caktimi i tatimit proporcional është i thjeshtë;
 Caktimi i tatimit proporcional përjashton çdo subjektivitet;
 Caktimi i tatimit proporcional ngarkon njëjtë të gjithë detyruesit;
 Caktimi i tatimit proporcional për të gjithë merr një tatim proporcional;
Forma progresive e tatimit – me rritjen e të ardhurave tatimi nuk rriten në proporcion të njëjtë por në
proporcion të zgjeruar.
Tatimi progresiv konstant – bazohet në atë se baza tatimore ndahen në disa kategori të të ardhurave dhe
kategori gjegjëse të normave tatimore.
Tatimi progresiv i zbërthyer (Par tranche) – kjo formë eviton të metat e progresivit constant dhe
bazohet në atë se të ardhurat zbërthehen dhe se në çdo pjesë zbatohet në norma përkatëse tatimore.
11
PARIMET TATIMORE
Parimet e tatimeve paraqesin rregullat udhëheqëse të cilave duhet përmbajtur me rastin e formulimit të
sistemit tatimor dhe masave praktike të politikës tatimore. Në përcaktimin e parimeve të tatimeve
ndikojnë zhvillimin ekonomik, struktura e ekonomisë, struktura kualifikuese e të punësuarve në organet
financiare, rregullimi shoqëroro – politik i vendit etj.
Klasifikimi i Smith – it:
 Secili qytetar duhet të paguajë tatiminl
 Detyrimi tatimor duhet të jetë i rregulluar me ligj e jo në mënyrën arbitrare;
 Tatimi duhet të grumbullohet kur është më i përshtatshëm për obliguesin tatimor;
 Administratat tatimore duhet të jenë sa më të lira;
Klasifikimi i Ëagner – it:
1.Principi financiaro – politik i tatimit – Ëagneri konsideronte se ky princip kishte rëndësi të madhe
sepse me tatim mbledhen mjetet që mundësojnë ekzistencën e shtetit si dhe realizimin e funksioneve
shtetërore.
 Mjaftueshmëria e tatimit dhe begatshmëria e tatimit – sipas këtij parimi me sistemin tatimor
duhet të mblidhen mjete të mjaftueshme që së bashku me të hyrat e tjera të rregullta të shtetit
(taksat, kontributet etj) dhe me të hyrat jo të rregullta (huat, dhuratat) të financohen shpenzimet e
planifikuara shtetërore.
 Elasticiteti i tatimit – sipas këtij parimi sistemi tatimor duhet t’u përshtatet sa më shpejt
ndryshimeve në lartësinë e shpenzimeve shtetërore;
2.Principi ekonomiko – politik i tatimit – Kanë rëndësi për faktin se tatimet janë instrument i
rëndësishëm i politikës ekonimike.
 Zgjedhje e burimit tatimor – sipas këtij parimi duhet të tatohen vetëm ato burime që përtërihen
ekonomikisht vazhdimisht. Është me rëndësi të jashtëzakonshme se prej çfarë burimeve kryhet
obligimi tatimor. Si burim i pagesës paraqiten të ardhurat, pasuria dhe konsumi;
 Zgjedhje e llojit të tatimit – sipas këtij parimi realizimi i qëllimeve të politikës ekonomike dhe
qëllimeve të tjera të politikës tatimore varen nga zgjedhja e formës adekuate tatimore;
3.Principi socialo – politik i tatimit
 Përgjithësia e tatimit – ky parim burimin e vet e ka nga parimi kushtetutes të barabarësisë së
qytetarëve para ligjit pavarësisht nga gjinia, raca, prejardhja, gjuha, besimi, përcaktimi politik etj.
Kjo barazi para ligjit ka të bëjë edhe me pagesën e obligimit tatimor;
 Barabarësia dhe proporcionaliteti – këtë parim e përbëjnë dy qasje alternative: qasja e parë, e
cila niset nga parimi i interest të drejtë e konsideron atë sistem tatimor në të cilin çdo obligues
tatimor paguan tatim aq sa ka interes në shërbimet publike. Qasja e dytë, e cila niset nga parimi i
aftësisë për të paguar tatimin si sistem të drejtë, e konsideron atë nga i cili në të hyra të
përgjithshme të mbledhura ka marrë pjesë çdo obligues varësisht nga forca ekonomike;
4.Pricipi tatimor – teknik i tatimit
 Përcaktueshmëria e tatimit – sipas këtij parimi vetëm ligji është burim i të drejtave tatimore,
ndaj të cilave kërkohet interpretim i drejtë dhe përcaktim të tatimit me ligj të qartë;
 Pagimi i volitshëm – sipas këtij parimi shteti përmes masave të ndryshme pagimin mund ta bëjë
më shumë të pëlqyeshme përkatësisht më shumë të pranueshëm;
 Mbledhja e lirë e tatimit – sipas këtij parimi sa më e lirë të jetë mbledhja e tatimeve për aq më
shumë mjete financiare do jenë në dispozicion të shtetit për financimin e shpenzimeve publike;
12
BARTJA E TATIMIT
Bartja e tatimit është proces ekonomik i cili paraqitet si rezultat i ngarkesës tatimore i cili paraqitet në treg
në formë të ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Me bartje të tatimeve kemi të bëjmë
atëherë kur personi i obliguesit tatimor ndryshon nga personi definitiv tatimor.
Bartja e tatimeve paraqitet:
 Për shkak të përpjekjeve të obliguesit tatimor që efektet e padëshiruara për të, t’i largojë nga vetja
ashtu që barra tatimore të bartet të ndonjë personi tjetër;
 Për shkak të intencës së ligjdhënësit dhe masave të tjera të ndërmarra që rrjedhin dhe mundësojnë
që bartja të realizohet;
Llojet e bartjes së tatimit:
 Bartja e qëllimshme – është ajo bartje ku sipas intencës së ligjdhënësit obliguesi tatimor nuk
është person që e bart barrën tatimore;
 Bartja e paqëllimshme – nëse barrën tatimore e bartë personi që sipas intencës së ligjdhënësit
nuk ka qenë i paraparë atëherë është fjala për bartjen e paqëllimshme;
 Bartja e mëparshme – vije në shprehje atëherë kur obliguesi tatimor me anë të çmimit të rritur të
produkteve të tij arrin të bartë barrën e tatimit tek blerësit e këtyre produkteve apo shërbimeve.
Prodhuesi e llogarit tatimin në çmimin e prodhimit dhe në blerjen e produktit paguhet edhe ky
tatim;
 Bartja e pastajme – ndeshet atëherë kur blerësi (prodhuesi) arrin të bartë barrën tatimore tek
furnizuesi i lëndëve të para. Në këtë rast obliguesi tatimor paraqitet si blerës që ka arritur t’i
zbresë çmimin shitësit;
 Bartja e njëfishtë – është atëherë kur obliguesi tatimor e bartë tatimin tek një person tjetër që
është paguesi definitiv i tatimit;
 Bartja e dyfishtë – kur personi tek i cili obliguesi tatimor ka kryer bartjen arrin ta bartë përsëri
tek një person tjetër;
 Bartja e shumëfishtë – flitet atëherë kur bartja bëhet tek disa persona. Prodhuesi bartë tatimin
tek tregtari me shumicë, ky e bartë tek tregtari me pakicë dhe si pagues definitiv i tatimit paraqitet
konsumatori i cili e paguan tatimin të përfshirë në çmimin e blerjes së produktit;
Fazat e bartjes së tatimit:
 Perkusioni apo ndikimi paraqet fazën e parë të tatimit dhe përfshin efektet të cilat shkaktohen
me rastin e caktimit të personit fizik apo juridik i cili është i obliguar sipas ligjit të paguajë
tatimin. Faza e parë në bartjen e tatimit është caktimi i obligimit të pagimit të tatimeve dhe
përcaktimi i personit të obliguesit tatimorë;
 Reperkusioni apo bartja paraqet bartjen e tatimit nga një person në personin tjetër. Kjo është
faza kur obliguesi tatimor i cili sipas ligjit është i obliguar të paguajë tatimin, e pranon barrën
tatimore por jo edhe që ta paguajë atë. Obliguesi tatimor do të lirohet nga pagesa e tatimit në
çmimin e produkteve apo shërbimeve (bartje përpara) apo duke zvogëluar çmimin e produkteve
dhe shërbimeve (bartje mbrapa);
 Indicioni apo ndërprerja paraqet fazën kur paraqitet personi që me të vërtetë e bartë barrën
tatimore apo paguesi definitiv tatimor për shkak se barra tatimore më nuk mund të bartet në
ndonjë person tjetër apo me blerësin e produkteve dhe shërbimeve;
 Difuzioni paraqet fazën e fundit në bartjen e tatimit e cila shkakton efekte të shumta në
ekonominë e shtetit. Paguesi definitiv tatimor njëmend e paguan barrën tatimore por zvogëlimi i
të ardhurave të tij njëkohësisht ka efekte tatimore duke zvogëluar forcën e tij tatimore, duke bërë
ndryshime në raportet e ofertës dhe kërkesës, në çmimet, lartësinë e pagave, në lartësinë e
kursimeve etj;
13
EVAZIONI FISKAL
Shmangia nga detyrimi i pagimit të tatimeve (evazioni tatimor) mund të kushtëzohet nga shumë faktorë
dhe mund të ketë pasoja të shumta për obliguesin tatimor. Kjo shmangie është e pranishme në masë më të
madhe apo më të vogël në të gjithë sistemet tatimore. Nëse obliguesi tatimor duke iu shmangur pagimit të
tatimit bie në konflikt me dispozitat juridike atëherë flitet për evazion të paligjshëm tatimor. Por pagimi i
tatimit mund të evitohet edhe në atë mënyrë që obliguesi tatimor të mos i shkelë dispozitat ligjore dhe në
këtë rast kemi të bëjmë me evazion tatimor të ligjshëm.
 Evazioni i ligjshëm – mund të paraqitet në dy forma: formën e parë të shmangies së ligjshme nga
pagesa e tatimeve e pëbën shmangia legjitime nga pagesa e tatimit duke minimizuar tatimin
përmes përmbajtjes nga konsumimi i artikujve të shtrenjtë, shfrytëzimi i lehtësirave të ligjshme
tatimore etj. Formën e dytë të shmangies së ligjshme nga pagesa e tatimeve e përbën minimizimi i
papranueshëm i obligimit tatimor që konsiston në faktin se ligji nuk është shkelur por i është
pamundësuar realizimi i qëllimit për të cilin është sjellur për shkak të zvogëlimit tatimor nga ana
e obliguesit nën nivelin që ligjdhënësi ka pasur parasysh;
 Evazioni jo i ligjshëm – apo shmangia e paligjshme nga pagesa e tatimeve ekziston atëherë kur
shmangia nga pagesa e tatimeve bëhet duke cënuar dispozitën juridiko – tatimorë. Format më të
shpeshta të shmangies që të paraqitet për veprimtarinë që ushtron janë: lëshimi i obliguesit
tatimor që të paraqitet për veprimtarinë që ushtron, mosparaqitja e të hyrave të realizuara, lëshimi
që shuma e caktuar e tatimit të paguhet në kohë, përcaktimi i zbritjeve në bazë të shpenzimeve të
cilat nuk kanë ekzistuar;
Nëse sipas kriterit të ndarjes së evazionit të palgijshëm merret lloji i tatimeve nga pagesa e të cilave
obliguesi shmanget dallojmë:
 Defraudacioni (Mashtrimi tatimor) – paraqet shmangie nga pagesa e tatimeve që manifestohet
përmes udhëheqjes së rrejshme dhe me paramendim të librave dhe evidencës afariste te
ndërmarrjet dhe organizatat punuese, tregtare, zejtare, mjekësore etj. me qëllim të paraqitjes së
rrejshme të shpenzimeve, të të hyrave dhe të ardhurave të përgjithshme në funksion të uljes së
obligimeve tatimore. Defraudacioni sanksionohet rëndë si vepër penale. Defraudacioni paraqitet
te tatimet direkte (tatimet në të ardhura, kontributet në sigurim social dhe tatimin në pasuri);
 Kontrabanda (Fshehja e tatimit) – përfshin shmangien e paligjshme nga pagesa e doganave me
rastin e importit, eksportit dhe eventualisht edhe kalimit transit të mallrave si dhe shmangien nga
pagesa e tatimeve indirekte (akcizat, doganat dhe tatimi në qarkullm) brenda kufinjve shtetëror
(psh., shitja e duhanit dhe pijeve alkoolike direkt nga prodhuesi shfrytëzuesve të fundit pa i
paguar para kësaj tatimet në qarkullim). Kontrabanda është e sanksionuar rëndë si vepër penale.
Këto mund të jenë të jashtme dhe të brendshme;
TAKSAT
Taksat janë të hyra publike të cilat shteti dhe organet e tjera juridiko – publike i mbledhin si kundër
kompensim nga individët dhe grupet tjera për shërbimet e kryera nga organet e tyre.
Ngjashmëria me tatimet konsiston në faktet se janë të hyra monetare të shtetit, janë obligim i
përgjithshëm që paguhen sipas parimit territorial, shërbejnë për financimin e nevojave të përgjithshme të
shtetit, janë të hyra derivative.
Ndryshueshmëria konsiston se taksat janë kundër kompensim i drejtëpërdrejtë për shërbimin që i bën
shteti obliguesit tatimor, shërbimi për të cilin obliguesi për të cilin obliguesi taksor paguan taksë mund të
jetë i zgjidhur lirisht nga obliguesit taksor si dhe mund të jetë i imponuar me dispozita obliguesit taksor,
lartësia e taksës caktohet në bazë të lartësisë së shpenzimeve që ka organi shtetëror me rastin e kryerjes së
shërbimeve, ndërsa lartësia e tatimeve varet nga lartësia e bazës tatimore.
14
Taksat janë të hyra relativisht vullnetare. Psh., kur qytetari kërkon marrjen e pasaportës për udhëtim
jashtë vendit ajo varet nga vullneti i vet qytetarit. Mirëpo, nëse qytetari paraqet kërkesë për dhënien e
pasaportës ai duhet të paguajë taksë.
Në teorinë financiare më së shpeshti i hasim këto parime të taksave: taksat janë obligime të përgjithshme
dhe varen nga madhësia e shërbimit, tarifa e taksës nuk duhet lejuar që të jetë vlerësim i lirë i organit që e
kryen shërbimin, mundësisht tarifa e taksës duhet ta përfshijë në tërësi shërbimin shtetëror.
Ndarja e taksave
Taksat ndahen në disa kritere:
1.Sipas organeve që e caktojnë obligimin taksor kemi:
 Taksat që i caktojnë organet shtetërore qëndrore;
 Taksat që i caktojnë njësitë më të ngushta politiko – territoriale;
2.Sipas organeve që kryejnë veprime për të cilat është caktuar obligimi i pagesës së taksësdallojmë:
 Taksat administrative – të cilat paguhen për punën e organeve e të institucioneve shtetërore si
dhe të organizatave të tjera për shërbimet e të cilave është caktuar pagesa e taksës. Taksat
administrative quhen ndryshe edhe taksa shtetërore.
Llojet e taksave administrative ndahen në taksa doganore, taksa për mbrojtjen e patenteve,
mostrave, modeleve, vulvae, taksat që paguhen me rastin e regjistrimit, taksat administrative për
leje ndërtimi etj.
 Taksat gjyqësore – janë ato që paguhen në procedurat para gjykatave të rregullta, ato
ekonomike, ushtarake etj. Taksat gjyqësore llogariten dhe paguhen ne "Euro" si monedhë e
qarkullueshme ne Kosove. Mjetet nga taksat gjyqesore, të paguara në para të gatshme në gjykata,
duhet të dorëzohen në llogarinë bankare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.Secila gjykate duhet t'i
dorezoje raportet periodike per te hyrat e saj ne Sekretariatin e Keshillit Gjyqesor te Kosoves,
sipas udhezimeve nga Keshilli Gjyqesor i Kosoves. Taksat e paguara ne gjykata, do te
depozitohen ne Buxhetin e Republikes se Kosoves.
Sa i përket llojeve të taksave gjyqësore ato mund të jenë taksa gjyqësore për procedurën
kontestimore dhe atë jokontestimore, procedurën administrative, procedurën kundërvajtëse,
shërbimet për vërtetimin e dokumenteve, shërbimet të tjera etj.
 Taksat konsullore – janë ato të cilat paguhen për punën e organeve diplomatike dhe konsullore.
Taksat konsullore pra nënkupton vlerën apo shumën e paguar në “Euro” apo në valutën e shtetit
pranues të konvertueshme në “euro”, nga klienti konsullor për shërbimet konsullore të ofruara
nga Misionet Diplomatike apo Konsullore të Republikës së Kosovës.
Taksat për shërbimet konsullore të Misioneve Diplomatike apo Konsullore të Republikës së
Kosovës inkasohen në xhirollogaritë e Misioneve përkatëse Diplomatike apo Konsullore.
Zyrtari përgjegjës në Misionin Diplomatik apo Konsullor raporton në baza të rregullta mujore
mbi të hyrat nga taksat e shërbimeve konsullore. Raportimi bëhet sipas formës së dërguar nga
Ministria.
Taksat konsullore mund të jenë: taksa për dokumente udhëtimi, taksa për shërbime të gjendjes
civile, taksa për fitim apo lirim të shtetësisë, taksa për viza, taksa për legalizim, taksa për veprime
noteriale dhe vërtetime të çdo lloji.
3.Sipas mënyrës së pagesës së taksës dallojmë:
 Mënyrën direkte të pagesës së taksës;
 Mënyrën indirekte të pagesës së taksës;
4.Sipas faktit se a paguhet taksa për disa shërbime të organeve shtetërore dhe organizatave të
autorizuara dallojmë:
 Taksa të posaçme;
 Taksa paushalle (procesuale);
5.Sipas destinimit të shpenzimit të mjeteve të mbledhura me pagesën e taksave:
 Taksat destinimi i shpenzimit të të cilave nuk është përcaktuar më parë;
 Taksat destinimi i shpenzimit të të cilave është përcaktuar më parë;
6.Sipas kohës së pagesës së taksave dallojmë:
15
 Taksat që paguhen më përpara se organi shtetëror të ketë vepruar në bazë të kërkesës së obliguesit
taksor;
 Taksat që paguhen pastaj pasi organet shtetërore dhe organizatat e tjera të autorizuara ta kenë
bërë shërbimin e kërkuar;
DOGANAT
Termi Dogana në gjuhën shqipe është huazuar nga italishtja dhe i ka dy kuptime:
 Taksë shtetërore në të holla e cila merret sipas ligjeve në fuqi për mallrat që hyjnë ose dalin nga
një shtet në shtetin tjetër;
 Institucion shtetëror i cili merret me kontrollimin e mallrave që hyjnë ose dalin nga një shtet në
shtetin tjetër si dhe me caktimin dhe arkëtimin e taksave të parashikuara për to;
Doganat janë tatime të cilat shteti i mbledh me rastin e kalimit të mallrave nëpër kufirin shtetëror.
Doganat janë tatime indirekte, analitike dhe objektive. Doganat janë tatime sepse i posedojnë të gjitha
veçoritë juridike, teknike dhe ekonomike sikurse edhe tatimet. Edhe doganat sikurse tatimet janë dhënie të
obligueshme në para të eksportuesit apo importuesit të mallrave mbi bazën e sovranitetit shtetëror dhe pa
të drejtë të obliguesit tatimor pa kurrfarë kompensimi të drejtëpërdrejtë. Përveç kësaj edhe teknika e
llogaritjes së doganës është e njëjtë me tatimet edhe pse procedura ndryshon dhe është specifike.
Marrëdheniet ekonomike ndërkombëtare karakterizohen me ballafaqimin kontradiktor të dy
tendencave:
 Tendenca e liberalizimit, përkatësisht e uljes së normave doganore dhe eliminimit të barrierave
doganore;
 Tendenca proteksioniste, përkatësisht e aplikimit të doganave me qëllim të mbrojtjes të mbrojtjes
së degëve të caktuara të ekonomive nacionale;
Tregu i përbashkët evropian konsiston në liberalizimin e shërbimeve duke pasur parasysh dy
qëllime kryesore:
 Rritjen e zhvillimit ekonomik përmes shkëmbimit të lirë të mallrave dhe shërbimeve;
 Kontributin për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet popujve;
Kur bëhet fjalë për doganat duhet të përmendet edhe Marrëveshja e Përgjithshme mbi Doganat dhe
Tregtinë që është lidhur në vitin 1947 me qëllim të nxitjes së shkëmbimit të tregtisë së jashtme dhe të
pengohet kufizimi i njëanshëm i këtij shkëmbimi.
 Doganat fiskale – sipas kësaj doganat kanë veçori të të hyrave fiskale të shtetit të cilat aplikojen
me qëllim të mbledhjes të të hyrave për financimin e shpenzimeve shtetërore;
 Doganat ekonomiko – sociale – qëllimi i aplikimit të doganave ekonomike ose mbrojtëse është
mbrojtja e prodhuesve vendor dhe e ekonomisë në tërësi. Me aplikimin e obligimit të pagesës së
godanës në importimin e produkteve të njëjta të ngjajshme me ato që prodhohen në vend rritet
çmimi i produkteve të importuara e me këtë rritet edhe aftësia konkurrente të vendit në krahasim
me mallin e importuar;
 Doganat prohibitive – këto dogana janë kundërmasë të cilën e ndërmerr shteti si përgjigje ndaj
masave të dëmshme që ka ndërmarrë shteti tjetër, masa këto që i diskriminojnë produktet e shtetit
të parë në tregun e dytë;
 Doganat importuese – janë ato dogana që paguhen me rastin e importit të mallit;
 Doganat eksportuese – janë ato dogana që paguhen me rastin e eksportimit të mallit;
 Doganat transitore – janë ato dogana që paguhen me rastin e transportimit të mallit prej një
shteti në tjetrin përmes një shteti të tretë;
16
TË DALAT (SHPENZIMET PUBLIKE)
Shpenzimet publike kryhen për të plotësuar nevojat publike (shtetërore, shoqërore). Nëpërmjet tyre shteti
realizon detyrat që i janë ngarkuar me Kushtetutë apo Ligje. Shpenzimet publike financohen nga të hyrat
publike të mbledhura me anë të tatimeve, taksave, doganave, si dhe të ardhurat e siguruara nga
veprimtaria e pronësia e shtetit. Shpenzimet publike quajmë çdo dhënie në para të bërë nga kolektiviteti
juridiko – publikë me qëllim të plotësimit të nevojave kolektive të interest publik pa e favorizuar asnjë
pjesë të bashkësisë.
Në vendet e zhvilluara, politika e shpenzimeve publike jo vetëm përshpejton zhvillimin ekonomik dhe
promovon mundësitë e punësimit por gjithashtu luan një rol të dobishëm në reduktimin e varfërisë dhe
pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave.
Lartësia e shpenzimeve publike – shuma absolute e këtyre shpenzimeve si dhe pjesëmarrja e tyre në të
ardhurat kombëtare është e determinuar nga mjetet në dispozicion që ndahen në momentin përkatës,
përkatësisht që mund të ndahen për financimin e tyre.
Shkaqet e rritjes së shpenzimeve publike janë të shumta por më të rëndësishme janë:
 Ekonomike – rritja e zhvillimit industrial ndikon në rritjen e nevojave për financim dhe për
shkak të intervenimit të shtetit në konkurrencën për tregjet e jashtme;
 Politike – forma e qeverisjes ndikon në rritjen e shpenzimeve publike;
 Financiare – kthimi (pagimi) i huave publike dhe deficit buxhet ndikojnë në rritjen e
shpenzimeve publike;
Parimet më të rëndësishme të shpenzimeve publike janë:
 Parimi i interest publik – sipas këtij parimi shpenzimet publike duhet të shfrytëzohen për
plotësimin e nevojave të përgjithshme publike;
 Parimi i kursimit – sipas këtij parimi duhet të plotësohen interest duke shfrytëzuar verzionin i
cili me investime më të vogla jep rezultate të mëdha;
 Parimi i përparasësisë dhe proporcionalitetit – parimi i përparësisë nënkupton që nevojat
publike duhet të plotësohen sipas përparësisë së tyre, ndërsa parimi i proporcionalitetit nënkupton
zvogëlimin e mjeteve financiare në masë të njëjtë për të gjitha pozicionet në buxhet;
 Parimi i burimit të mjeteve – sipas këtij parimi mjetet financiare për mbulimimin e
shpenzimeve publike duhet të mblidhen nga të ardhurat, përjashtimisht nga pasuria;
 Parimi i bazës juridike për shpenzime – sipas këtij parimi shpenzimet publike duhet të ndikojnë
në rritjen e të ardhurave nacionale;
 Parimi i përputhshmërisë midis të hyrave dhe shpenzimeve – sipas këtij parimi shpenzimet
duhet të shpërndahen ashut që sipas kohës dhe lartësisë kur duhet kryer, të jenë të përputhshme
me të hyrat;
KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE
Nisur nga kritere të ndryshme, në literaturën financiare shpenzimet publike klasifikohen në këtë
mënyrë:
 Shpenzime të rregullta dhe jo të rregullta;
 Shpenzime produktive dhe joproduktive;
 Shpenzime investuese dhe transferuese;
 Shpenzime te shtytshme dhe jo të shtytshme;
 Shpenzime materiale dhe personale;
 Shpenzime të organeve qëndrore dhe lokale;
 Shpenzime në para dhe në mall;
17
1.Shpenzime të rregullta dhe jo të rregullta
Kur bëhet fjalë për nevojat publike që paraqiten vit pas viti dhe që financohen nga të hyrat publike këto
shpenzime quhen shpenzime të rregullta publik. Shpenzimet jo të rregullta mbulohen nga të hyrat jo të
rregullta, të cilat mblidhen në shumën e nevojshme për plotësimin e këtyre shpenzimeve e që zakonisht
këto shpenzime financohen nga të hyrat e jashtëzakonshme;
2.Shpenzimet produktive dhe joproduktive
Klasifikimi i shpenzimeve publike në produktive (rentable) dhe joproduktive (jorentabël) është i
ndryshëm nga ndarja e shpenzimeve në të dobishme dhe jo të dobishme sepse edhe një shpenzim
joproduktiv mund të jetë i dobishëm. Prandaj, produkti shoqëror është rezultat i punës. Për shembull,
shpenzimet për arsim, shëndetësi, sport, kulturë nuk ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e produktit
shoqëror të të ardhurave kombëtare por kjo nuk do të thotë se nuk ndikojnë fare në këtë rritje;
3.Shpenzimet investuese dhe transferuese
Për ndarjen e shpenzimeve në investuese dhe transferuese mbahet parasysh ndikimi i tyre në rritjen e të
ardhurës kombëtare. Shpenzimet publike investuese janë ato lloj shpenzimesh që ndikojnë në rritjen e të
ardhurave kombëtare në mënyrë indirekte apo indirekte si psh., ndërtimi i rrugëve, investimet në
ekonomi.
Shpenzimet trasferuese nuk kontribuojnë në rritjen e të ardhurës kombëtare. Si të tilla mund të përmendim
kompensimet, subvencionet, shpenzimet për pensione, ndihmës sociale, shpenzimet për pagesat e huasë
etj
4.Shpenzime të shtytshme dhe jo të shtytshme
Shtyrja në kohë i dallon shpenzimet në të shtytshme dhe jo të shtytshme. Disa shpenzime që nuk ndikojnë
në thelbin e realizimit të detyrës së ngarkuar mund të shtyhen në kohë si psh., kryerja e meremtimeve,
blerja e pajisjeve të caktuara dhe këtu kemi shpenzime të shtytshme.
Por disa shpenzime që ndikojnë në thelbin e realizimit të detyrës së ngarkuar asesi nuk mund të shtyhen
prandaj quhen shpenzime publike jo të shtytshme si psh., pagesa e të ardhurave personale të punonjësve.
5.Shpenzime materiale dhe personale
Shpenzimet që kryhen për pagesat e punonjësve për punën që kryejnë ata në përmbushjen e detyrimeve
ligjore quhen shpenzime personale. Këto shpenzime ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e fuqisë
ekonomike të personave.
Ndërsa shpenzime që kryen shtetit për të blerë të mira të caktuara si psh., për të ndërtuar objekte të
caktuara ekonomike dhe joekonomike, për të krijuar rezerva materiale quhen shpenzime materiale.
6.Shpenzime të organeve qëndrore dhe lokale
Nisur nga organi që i financon shpenzimet mund të klasifikohen në shpenzime të organeve qëndrore kur
financohen nga këto organe dhe lokale kur financohen nga njësitë më të vogla territoriale përkatësisht
njësitë e qeverisjes vendore. Disa shpenzime mund të jenë edhe shpenzime të organeve qëndrore edhe të
atyre lokale si ato për kulturë, arsim, shëndetësi etj.
7.Shpenzimet në natyrë dhe në para
Në ditët e sotme shpenzimet publike kryhen në para sepse në këtë mënyrë mund të plotësohen më thjesht
dhe më mirë nevojat shoqërore. Në rastet e caktuara në rrethana të jashtëzakonshme mund të plotësohej
disa nevoja edhe me anë të shpenzimeve në natyrë. Shpenzimet në natyrë, në kushte normale përbëjnë
përjashtim nga rregullat e përgjithshme.
Struktura e shpenzimeve publike:
 Administrata;
 Rendi dhe Rregulli;
 Mbrojtja;
 Arsimi;
 Shëndetësia;
 Infrastruktura;
 Kultura, Sporti;
 Shkenca, Teknologjia;
18
Shpenzimet për sigurimet shoqërore
Në vendet e zhvilluara industriale, shpenzimet për pensionet, invaliditetin, mbrojtjen shëndetësore, zënë
një vend të rëndësishëm në strukturën dhe vëllimin e shpenzimeve publike. Në rritjen e lartësisë së këtyre
shpenzimeve kryesisht ndikon rritja e numrit të siguruar, rritja e numrit të pensionistëve, zgjatja e jetës së
njerëzve etj. Kujdesi në rritje që i kushton shteti personave të moshuar për ndërtimin e azileve, reparteve
të veçanta nëpër spitale, mjetet si kompensim për lehonat apo për papunësinë e përkohshme etj, sigurisht
që ndikojnë në rritjen e këtyre shpenzimeve.
Shpenzimet për arsimin
Këto lloj shpenzimesh përbëjnë një nga pjesët më të rëndësishme të strukturës së shpenzimeve publike.
Rritja e nivelit të shpenzimeve për arsim argumentohet edhe me:
 Rritjen e numrit të nxënësve dhe studentëve dhe zgjatjen e kohës së shkollimit;
 Rritjen e numrit të arsimtarëve, pedagogëve, rritjen e kualifikimeve të tyre profesionale dhe
përmirësimin e të ardhurave të tyre;
 Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve arsimore;
 Përmirësimin e kushteve të studimit të nxënësve dhe studentëve;
Shpenzimet ushtarake
Duke vlerësuar shpenzimet ushtarake, shumë autorë theksojnë se është shumë e rëndësishme të vlerësohet
ndikimi i tyre në shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese ekzistuese, në zvogëlimin e përqindjes së
papunësisë, përmirësimin e infrastrukturës, në shpikjet shkencore dhe aplikimin praktik të tyre.
Shpenzimet për administratën shtetërore dhe gjyqësore
Rritja e numrit të detyrave që i janë caktuar shtetit dhe zbatimi i tyre ndikon ndjeshëm në rritjen e
shpenzimeve të administratës shtetërore dhe gjyqësore.
Me mjete monetare, mund të realizohen këto detyra:
 Paguhen nënpunësit shtetërorë;
 Financohen shpenzimet për ndërtimin e ambienteve të punës;
 Sigurohen pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave;
 Financohen shpenzime të tjera që janë të nevojshme për organizimin dhe funksionimin e
suksesshëm të administratës shtetërore dhe gjyqësore;
Shpenzimet për ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetit në ekonomi
Në rritjen e shpenzimeve publike ndikon edhe ndërhyrja e shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të
tërthortë në ekonimi. Format e ndërhyrjes se shteti në ekonomi janë të shumta. Ndërhyrja e shtetit në
ekonominë e vendit, jo vetëm që eshte e lejueshme, e mundshme, e dëshirueshme dhe e dobishme porn ë
shumë raste edhe tepër e domosdoshme. Shteti merr përsipër themelimin dhe drejtimin e ndërmarrjeve
ekonomike si pronar i tyre (duke themeluar ndërmarrje e reja ose duke nacionalizuar ato ekzistuese), në
ato raste kur këto paraqesin interes të madh publik dhe nuk mund t’i besohen sektorit privat.
Si ndërhyrje e shtetit në ekonomi në mënyrën indirekte mund të përmendim: garantimin e çmimeve të
produkteve të caktuara, lehtësimet e krijuara për shfrytëzimin e burimeve materiale e njerëzore, shitjen e
produkteve të caktuara me çmim më të ulët se kostoja e prodhimit, dhënien e ndihmave, kredive
lehtësuese apo subvencioneve në mënyrë që të nxitet prodhimi i një lloji të caktuar malli etj.
Shpenzimet për shkencën
Zhvillimi i ekonomisë varet nga përparimi i teknologjisë dhe ky përparim është i kushtëzuar nga studimet
shkencore. Për këtë arsye në të gjitha shtetet, një pjesë e shpenzimeve publike destinohen për shkencën.
Krahas arsimit, edhe puna shkencore ndikon në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e produktivitetit të
punës. Në shumë shtete kapitaliste një pjesë e konsiderueshme e studimeve shkencore financohen edhe
nga burimet private.
Shpenzimet për mjedisin
Shpenzimet publike të destinuara për mbrojtjen e mjedisit duhet të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit të
pijshëm, të sigurojnë ushqim të shëndetshëm për njerëzit dhe kafshët, të pengojnë prishjen e ekuilibrit
natyror.
19
Shpenzime të tjera
Përveç shpenzimeve të përmendura më lartë, shteti përballon edhe lloje të tjera shpenzimesh si:
shpenzimet për kulturë, për mbrojtjen sociale, shpenzimet për sportin, për pagimin e huave publike etj.
PARIMET BUXHETORE
E drejta Buxhetore është pjesë e drejtës financiare dhe paraqet një tërësi normash juridike që rregullojnë
aktivitetet e menaxhimit të buxhetit si një nga institucionet më të rëndësishme të financave publike. E
drejta buxhetore nga aspekti subjektiv paraqet të drejtën e popullit që përmes organve përfaqësuese të
vendos për të hyrat dhe shpenzimet publike.
Buxheti është instrumenti më i rëndësishëm financiar për mbledhjen dhe shpërndarjen e të hyrave
shtetërore, të cilat janë të domosdoshme për financimin e shpenzimeve publike.
Përkufizimi më i drejtë për buxhetin është se buxheti është plan i të hyrave dhe shpenzimeve publike për
një periudhë të caktuar kohore, zakonisht për një vit.
Pikënisje e së drejtës buxhetore ishte Anglia.
Buxheti përbëhet nga pjesa e përgjithshme dhe pjesa e veçantë. Pjesa e përgjithshme përmban të dhëna
mbi shumën e përgjithshme të të hyrave dhe shpenzimeve publike, shumën e fondit rezervë të shtetit, të
drejtat dhe detyrimet e organeve kompetente për realizimin e buxhetit, masat për ruajtjen e ekuilibrit
buxhetor.
Në pjesën e veçantë të buxhetit përcaktohen të gjitha të hyrat buxhetore sipas burimeve, shfrytëzuesit e
mjeteve buxhetore dhe destinacioni i përdorimit të këtyre mjeteve.
Llojet e buxhetit
Ekzistimi i dy llojeve të buxhetit në vendet kapitaliste – i buxhetit financiar dhe ekonomik që do të thotë i
buxhetit kombëtar vërteton aspiratën e këtyre vendeve që ta harmonizojnë zhvillimin e tyre ekonomik me
mundësitë financiare.
Poashtu, kemi buxhetin e rregullt i cili është ai kur me të hyrat buxhetore mbulohen shpenzimet që
paraqiten rregullisht në secilin buxhet kur me të hyrat buxhetore mbulohen shpenzimet që paraqiten
rregullisht në secilin buxhet dhe që financohen prej tij. Këto të hyra dhe shpenzime buxhetore caktohen
para fillimit të vitit për të cilin aprovohet buxheti ( një vjeçar ose shumëvjeçarë).
Në rast se buxheti jo i rregullt aprovohet gjatë realizimit të buxhetit të rregullt, atëherë ky është buxhet
plotësues. Buxheti jo i rregullt është jo vetëm ai kur shpenzimet e paplanifikuara, përkatësisht jo mjaft të
planifikuara dhe të hyrat jo të rregullta, me të cilat do të mbulohen këto shpenzime parashihen në nje
buxhet të posaçëm.
Buxheti shumëvjeçar duhet të dalohet nga plani financiar me të cilin në disa shtete përcaktohen të hyrat
dhe shpenzimet e parapashme për një periudhë më të gjatë kohe – zakonisht për periudhën midis
zgjedhjeve parlamentare.
Parimet e buxhetit ndahen në:
 Parimet tradicionale, klasike;
 Parimet e reja bashkëkohore;
Parimet buxhetore janë rregulla themelore të cilat duhet të respektohen me rastin e përpilimit, aprovimit
dhe realizimit të buxhetit. Këto janë rregulla të cilat janë verifikuar gjatë aplikimit shumëvjeçar.
Parimet buxhetore klasike janë të orientuara në:
 Kontrollin e punës së administratës në mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave publike;
 Në mbrojtjen e të drejtës buxhetore të parlamentit;
 Kufizimin e aktivitetit të shtetit.
Parimet buxhetore klasike janë paraqitur në kohën e kapitalizimit liberal kur ekziston pikëpamja se
buxheti më i vogël është buxheti më i mirë.
Parimet buxhetore klasike janë:
1.Parimi i unitetit buxhetor – ky parim nënkupton fakti që të gjitha të hyrat dhe të gjitha shpenzimet
paraqiten në një dokument të vetëm në buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë sigurohet mundësia e një
20
informimi të plotë të parlamentit mbi gjendjen e financave shtetërore. Zbatimi i parimit të unitetit
buxhetor krijon mundësinë e verifikimit të nevojave publike dhe të hyrave që do t’i financojë këto nevoja;
2.Parimi i plotësisë – sipas këtij parimi supozohet se në buxhet paraqiten të gjitha të hyrat publike dhe të
gjitha shpenzimet publike.
Të hyrat publike dhe shpenzimet publike mund të paraqiten në buxhet:
 Në shumë të plotë, kur është fjala për buxhetin bruto;
 Duke zbritur, më parë, të hyrat nga shpenzimet dhe paraqitur kështu tepricën e të hyrave (ose të
shpenzimeve) kur është fjala për buxhetin neto;
Aplikimi i buxhetit nëto vështirëson kontrollin e parlamentit mbi shpenzimin e të hyrave publike, ndërsa
aplikimi i buxhetit bruto lehtëson përdorimin racional të të hyrave. Shuma e të hyrave dhe shpenzimeve
publike në rastin e aplikimit të buxhetit neto është shumë e vogël se sa kur këto jepen në shumat bruto.
Mirëpo, ky zvogëlim i shumës në buxhetin neto është vetëm fiktiv. Në këtë mënyrë vështirësohet e drejta
e parlamentit në kontrollin e të hyrave dhe shpenzimeve publike;
3.Parimi i qartësisë – buxheti i një shteti duhet që detyrimisht të mbështetet në parimin e qartësisë së tij.
Kjo do të thotë që në buxhet duhet të pasqyrohen të hyrat sipas burimit të tyre dhe shpenzimet sipas
destinimit të tyre. Parimi i qartësisë buxhetore lehtëson punën e parlamentit si dhe të opinionit të gjerë
publik për vlerësimin e realizimit të politikës buxhetore të vendit;
4.Parimi i saktësisë – ky parim do të thotë se të gjitha të hyrat dhe të gjitha shpenzimet e parashikuara në
buxhetin e shtetit duhet të përcaktohen sa më qartë që të jetë e mundur. Për të realizuar sa më saktë
parashikimin e të hyrave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit, zakonisht përdoren tre metoda:
 Metoda automatike që do të thotë se përcaktimi i të hyrave dhe shpenzimeve bëhet duke patur
për bazë të hyrat dhe shpenzimet e parashikuara në buxhetin e vitit të kaluar;
 Metoda e rritjes (shumë rrallë e zvogëlimit) të të hyrave dhe shpenzimeve në krahasim me vitin
e kaluar;
 Metoda e vlerësimit direkt të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për secilin vit buxhetor. Në
rastin e aplikimit të kësaj metode nuk merren parasysh praktikat e viteve të kaluara por organet
kompetente, specialistët e buxhetor, bëjnë parashikimet e duhura për të hyrat që do të mblidhen
në atë vit dhe për shpenzimet që do të mbulohen;
5.Parimi i aprovimit paraprak – shpenzimet publike financohen nga të hyrat publike vetëm pasi të jetë
marrë miratimi nga parlamenti (kuvendi). Parlameti i është dhënë e drejta që të vendosë për lartësinë e
shpenzimeve publike si edhe për llojin e tyre. Në këtë mënyrë parlamenti duke miratuar paraprakisht
planin e të hyrave publike që do të mblidhen dhe destinacionin e përdorimit të tyre luan rol vendimtar në
politikën e vendit. Aprovimi paraprak i buxhetit të shtetit nga parlamenti nuk bëhet me qëllim që të
kufozohen të drejtat e organeve ekzekutive, por për të siguruar realizimin e funksioneve të buxhetit si
edhe për të shmangur arbitraritetet në zbatimin e tij. Kur buxheti i shtetit nuk është miratuar në kohën e
duhur atëherë aplikohet financimi i përkohshëm.
6.Parimi i specializimit të buxhetit – sipas këtij parimi, organet ekzekutive janë të detyruara që mjetet e
aprovuara në buxhet t’i shpenzojnë:
 Vetëm në shumën e caktuar (specifikimi sasior);
 Për qëllimin e caktuar (specifikimi cilësor);
 Brenda kohës së caktuar (specifikimi kohor);
A. Specifikimi sasior - do të thotë se të hyrat publike mund të shpenzohen vetëm në shumën e
parashikuar në buxhet. Pra, mjetet financiare të shpenzuara nuk mund të tejkalojnë. Shumën e
përcaktuar në buxhet. Konsiderohet i respektuar ky parim edhe në rast se në financimin e ndonjë
shpenzimi janë kursyer mjete financiare, por me kusht që të mos jetë cënuar cilësia e shërbimit të
ofruar nga ky shpenzim.
B. Specifikimi cilësor – do të thotë se mjetet financiare mund të shpenzohen vetëm për mbulimin e
atyre shpenzimeve që janë përcaktuar në buxhet. Në këtë mënyrë evitohet që pushteti ekzekutiv të
ndryshojë destinacionin e përdorimit të të hyrave publike, destinacion ky i miratuar nga
parlamenti;
21
C. Specifikimi kohor – do të thotë që mjetet financiare të parashikuara në buxhet mund të
shpenzohen vetëm brenda kohës për të cilën është aprovuar buxheti. Mosrespektimi i këtij parimi
do të krijonte problem në planifikimin dhe racionalitetin e përdorimit të mjeteve si dhe kontrollin
e përdorimit të tyre;
7.Parimi i transparencës (publicitetit) – parimi i publicitetit ka të bëjë me të gjitha fazat e përpilimit,
aprovimit të buxhetit si dhe kontrollin e zbatimit të tij. Parimi i publicitetit u krijon mundësinë obliguesve
tatimorë të njihen me destinacionin e përdorimit të mjeteve monetare që kanë derdhur si tatime. Në këtë
mënyrë sigurohet zvogëlimi i rezistencës ndaj pagimit të tatimeve;
8.Parimi i ekuilibrit buxhetor – parimi i ekuilibrit buxhetor kërkon që të gjitha shpenzimet publike të
mbulohen nga të hyrat publike, domethënë që buxheti të tjerë në ekuilibër. Kur të hyrat janë më të mëdha
se shpenzimet publike kemi të bëjmë me suficit buxhetor. Ndërsa, kur shuma e të hyrave të realizuara
është më e vogël se shpenzimet e kryera kemi të bëjmë me deficitin buxhetor. Ekuilibri buxhetor mund të
jetë formal atëherë kur të gjitha të hyrat mbulojnë të gjitha shpenzimet, pavarësisht nga cilat burime janë
mbledhur këto të hyra apo ç’lloj të hyrash janë këto. Si dhe material, atëherë kur shpenzimet buxhetore
janë mbuluar nga të hyra publike të rregullta;
9.Parimi i perioditetit buxhetor – buxheti i shtetit, si plan i të hyrave dhe shpenzimeve publike
miratohet për një periudhë të caktuar kohe. Në këtë mënyrë krijohet mundësia e mbledhjes së parlamentit
për të shqyrtuar herë pas here situatën financiare të vendit, të përcaktojë detyrat që duhen realizuar në
periudhën e ardhshme buxhetore si dhe të analizojë e diskutojë detyrat e realizuara në periudhën e kaluar
buxhetore. Buxhet, zakonisht aprovohet për një vit. Mendohet se kjo është periudha më e përshtatshme,
sepse nëpërmjet buxhetit të shtetit bëhet rishpërndarja e të ardhurave kombëtare të realizuara në atë vit;
PLANIFIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE
(Përpilimi, Aprovimi dhe Realizimi i Buxhetit të Shtetit)
Puna për përpilimin dhe aprovimin e buxhetit të shtetit është ngarkuar organeve ekzekutive. Buxheti është
plan i të hyrave dhe shpenzimeve për një kohë të caktuar. Si instrument financiar buxheti realizon shumë
funksione të shtetit, si funksioni financiar, juridik, politik, social, ekonomik, kontrollues etj. Përpilimi i
buxhetit zakonisht bazohet tek parimi institucional dhe rrallë tek parimi funksional.
Parimi institucional nënkupton ndarjen e shpenzimeve në buxhet sipas shfrytëzuesve të mjeteve
buxhetore, domethënë sipas ministrive, institucioneve apo komiteteve të ndryshme. Ky parim mundëson
kontrollin e zbatueshmërisë së buxhetit sepse është shumë e lehtë të identifikohet institucioni që i është
shmangur zbatimit të dispozitave të ligjit mbi buxhetin.
Ndërsa parimi funksional do të thotë destinim i shpenzimit të të hyrave publike duke u nisur nga qëllimet
që dëshirohet të arrihen me shpenzimin e tyre, pavarësisht nga organi që do t’i disponojë këto mjete.
Përpilimi i buxhetit bëhet nga organi kompetent shtetëror (ministria e financave), mbi bazën e të dhënave
që mblidhen nga shfrytëzuesit e mjeteve buxhetore. Këta të fundit dërgojnë të dhënat mbi mjetet monetare
që iu nevojiten për vitin e ardhshëm buxhetor me qëllim që të realizojnë detyrat e caktuaara në bazë të
kompetencave. Shfrytëzuesit e mjeteve buxhetore i hartojnë këto të dhëna sipas një skeme të përcaktuar.
Klasifikimi unik i të hyrave dhe shpenzimeve, domethënë të hyrat sipas burimeve dhe shpenzimet sipas
destinacionit, krijon mundësinë për të analizuar lehtësisht aktivitetin financiar të shtetit, realimzinin e të
hyrave publike dhe kontrollin e shpenzimit të mjeteve buxhetore. Shfrytëzuesi i mjeteve buxhetore, pasi
ka përllogaritur nevojat e veta për kryerjen e shpenzimeve apo edhe realizimin e të hyrave, ia paraqet atë
organit më të lartë shtetëror kompetent i cili ka të drejtë që ta ndryshojë (shtojë, e plotësojë) këtë
llogaritje. Ky organ pasi ka reflektuar vërejtjet e veta ia dërgon materialin organit kompetent që merret
me buxhetin zakonisht ministria e financave.
Institucioni kompetent për buxhetin e shqyrton propozimin e paraqitur si nga ana formale ashtu edhe nga
ajo materiale harmonizon të hyrat buxhetore me shpenzimet buxhetore dhe përpilon një dokument unik në
të cilin janë përfshirë të gjitha të hyrat dhe të gjitha shpenzimet e buxhetit.
22
Shqyrtimi i anës formale të buxhetit ka për qëllim të kontrollojë nëse propozimet e paraqitura janë
përpiluar sipas kërkesave teknike, nëse janë zbatuar drejtë sipas dispozitat përkatëse, janë shënuar të
dhëna të sakta etj.
Nga ana materiale buxheti kontrollohet nëse janë përfshirë të gjitha shpenzimet për realizimin e detyrave
të ngarkuara me dispozita ligjore.
Ministria e Financave për buxhetin shqyrton llogaritë e mbledhura, analizon, plotëson, ndryshon
pozicionet në llogari, me qëllim që të ekuilibrohet plani i shpenzimeve me të hyrat e planifikuara për t’u
mbledhur me anë të tatimeve, taksave apo lloje të tjera të hyrash.
Më pas ky projekt i dërgohet qeverisë për miratim. Pasi merret miratimi nga qeveria projekti kalon në
parlament për të marrë fuqinë e ligjit. Në parlament puna fillon nga miratimi i projekt buxhetit në
komisionet parlamentare.
Këto komisione e analizojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike projektin mund të bëjnë edhe ndryshime
dhe vetëm pas këtij miratimi projekt buxheti mund të paraqitet për aprovim në seancë plenare.
POLITIKAT BUXHETORE
(Pse një qeverie i nevojitet një buxhet)
Realizimin e politikave dhe detyrave të parapara
Të ofrojë mundësi të parashikimit dhe kontrollit të efektshmërisë së shpenzimeve të mjeteve
Të sigurojë pasqyra statistikore mbi të hyrat dhe të dalat
Pra, realizimi i buxhetit të shtetit nënkupton mbledhjen e të hyrave publike në shumën e planifikuar dhe
shpenzimin e tyre për ato qëllime dhe në po atë nivel si parashikohet në buxhet. Me qëllim që të sigurohet
kontrolli i shpenzimit të të hyrave buxhetore, që të realizohen me sukses detyrat që financohen nga
buxheti i shtetit, përcaktohen saktësisht procedurat për shpenzimin e të hyrave buxhetore.
Të hyrat dhe shpenzimet në buxhet duhet të jenë të ekuilibruara. Në rast se prishet ky ekuilibër, kur të
hyrat nuk janë mbledhur në shumën e parashikuar, ky ndryshim duhet të reflektohet edhe në nivelin e
shpenzimeve publike, me qëllim që të sigurohet ekuilibri buxhetor vendosja e ekuilibrit buxhetor quhet
edhe ribalancimi i buxhetit.
Shtesë:
Grantet – është e ardhura e përfituar në formën e dhurimit për një qëllim të caktuar ose jo, pa kusht
kthimi dhe pa interes, që përdoret për financimin e veprimtarive buxhetore.
Subvencionet – të holla që i jep shteti gjatë një periudhe një dege të ekonomisë, një institucioni, një
organizate etj., për t’i ndihkmuar e për t’u lehtësuar veprimtarinë ose për t’u mbuluar shpenzimet e
ndryshme.
Donacionet
PARAJA
Ekuivalent i cili mundëson kalimin e të mirave prej një subjekti në tjetrin si dhe është përcaktues i vlerës
dhe ka funksion qarkullues. Paraja definohet sipas disa autorëve duke amrrë për bazë funksionet që
zhvillohen si psh., paraja është çdo send që është nga të gjitha i pranuar si matës i vlerës dhe si mjet
këmbimi. Gjithashtu, paraja mund të definohet si fuqi e përgjithshme blerëse ose si borxh apo obligim i
shoqërisë ndaj poseduesit të parasë.
Llojet e parasë:
1.Paraja reale – me zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë si dhe rritjes së këmbimit të mallrave në vend
të parave primitive në formë të mallrave janë përdorur metale të ndryshme si paraja.
Në fillim për këtë qëllim janë përdorur bakri, hekuri, bronzi, argjendi, ari.
23
Për çdo këmbim duhet të mateshin pasha e çdo cope metali. Për të tejkaluar problemin me para metalike,
fillohej që të shënohet vlera me vulë, në copat e metalit nga ana e bankiereve dhe e tregtarëve të njohur
dhe të besueshëm. Më vonë prerja e monedhave është bërë vetëm prej arit dhe argjendit. Ky sistem është
quajtur edhe si sistemi i numërimit kur pagesat janë bërë me anë të numërimit të thjesht të parave.
2.Paraja letër – me shkëputjen e konvertibilitetit në ari, bankënotat bëhen para letër si surrogate
jonkonvertibil i parave metalike. Para – letër është bankënot e cila ka kursin e detyrueshëm (sepse nuk
mund të shëndrrohet në monedha ari) si mjet ligjor i pagimit per çdokënd si para definitive. Me paraqitjen
e parave – letër shtetërore mbaron evolucioni i formave të parave metalike, kalohet në sistemin e parave
letër.
3.Paraja magnetike – zhvillimi i teknologjisë kompjuteristike dhe i informatikës si dhe shfrytëzimi i saj
në kryerjen e transaksioneve financiare dhe në qarkullimin e pagesave ka kontribuar në shpikjen e parasë
elektronike apo magnetike. Paraja në fjalë nuk ka formën e monedhave apo të kartëmonedhave siç është
paraja klasike. Kjo para karakterizohet në formë të tre kartelave plastike siç janë kartela kreditore, POS –
kartela dhe bankomatet.
Funksionet e parasë:
 Matës i vlerës – sipas këtij funksioni paraja shërben si njësi llogaritëse dmth ajo përdoret për të
matur vlerën e mallrave e mallrave në ekonomi. Në rastin e parasë letër funksionin e masës së
vlerës e kryen ari, por në këtë rast jo drejtëpërsëdrejti por përmes parave të letrës të cilat lidhjet
me arin i bëjnë në mënyrë të ndryshme si psh., duke përcaktuar paritet të caktuar.
 Mjet qarkullues – paraja duhet të sigurojë qarkullimin e mallit nga shitësi tek blerësi dhe
anasjelltas pra, është mjet që bën qarkullimin e papenguar të qarkullimit të mallit. Kjo do të thotë
se para konsiderohet paraja e gatshme që është në qarkullim por edhe instrumentet e tjera
financiare qarkulluese të transaktorëve jobankarë.
 Mjeti pagues – në të gjitha transaksionet e tregut në ekonomi, paraja në formën e kartëmonedhës
ose të çekut është mjet pagues dmth ajo përdoret për të paguar për mallrat dhe shërbimet. Në këtë
funksion zotëruesi i parave i këmben ato kunddrejt mallrave dhe shërbimeve. Përdorimi i parasë
si mjet pagues ndikon në efektivitetin ekonomik duke kursyer kohën dhe duke ulur shpenzimet
për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve.
 Paraja në trajtë thesari – paraja gjithashtu shërben si rezervë e vlerës dmth si rezervë e fuqisë
blerëse me kalimin e kohës. Rezerva e vlerës përdoret për të ndarë kohën kur të ardhurat merren
ngaajo kur ato shpenzohen. Ky funksion i parasë është i dobishëm, sepse shumica nuk duan t’i
shpenzojnë paratë sapo t’i marrin ato për të presin çastin dhe kohën e përshtatshme.
BANKAT
Kuptimi apo nocioni i bankës rrjedh nga fjala latine “Banco” me të cilën kuptohej banka në kuptimin e
sotëm të sportelit të vendosur në një shtëpi, vendit, rrugë etj, në të cilën janë këmbyer monetat e
ndryshme dhe janë zhvilluar transaksione të ndryshme monetare – inkasimi dhe pagimi që është pjesë
përbërëse e këmbimit dhe e qarkullimit tregtar të mallit.
Banka është ndërmarrje ekonomike, funksionet dhe punët e së cilës janë rezultat i ndarjes shoqërore të
punës. Ndryshe nga ndërmarrjet e tjera, banka është ndërmarrje ndërmjetësuese e cila mobilizon dhe
koncentron mjetet e lira financiare dhe të njëjtat i distribuon në trajtë të kredive për subjektet e ndryshme
ekonomike dhe joekonomike. Banka si ndërmjetësuese financiare ndërmjetëson ndërmjet subjekteve dhe
sektorëve ekonomike suficitar financiar dhe atyre deficitar financiar.
Bankat bashkëkohore karakterizohen si subjekte ekonomike specifike “sui generis” të cilat në bazë të
autorizimeve të bartura dhe besimit që gëzojnë, ndërmjetësojnë për të transformuar mjetet e huaja në
mjete kredituese, si dhe kryejnë disa shërbime depozituese dhe transaksione monetare dhe kreditore në
mes subjekteve suficitare financiare dhe subjekteve financiare deficitare kur në të njëjtën kohë kryejnë
edhe emisionin sekundar të parasë, duke pasur parasysh që krahas shfrytëzimit optimal, racional dhe
ekonomik të mjeteve financiare përherë janë të kufizuar në aspektin makroekonomik, banka të në njëjtën
24
kohë kujdeset që në aspektin mikroekonomik të maksimalizojë rezultatin dhe interesin e vet financiar dhe
ekonimik.
Llojet e bankave:
 Depozitare – komerciale – bankat depozitare – komerciale është institucion financiar banker
numerikisht më i shpeshtë. Pjesën kryesore të mjeteve e siguron nga subjektet ekonomike si
depozita afatshkurta dhe duke pranuar nga popullsia mjete të kursimit.
Në pajtim me strukturën e burimit të mjeteve që janë nga aspekti kohor mjete afatshkurta, bankat
depozitare janë të orientuara në akordimin e kredive afatshkurta, të ashtuquajtura komerciale,
para së gjithash për qarkullim të mallrave dhe të shërbimeve. Bankat kryesisht financojnë
qarkullimin e mallrave, rezervat e krijuara të mallrave ose të lëndëve të para si dhe blerjen e të
mirave konsumuese dhe investive nga ana e popullsisë etj. Për shkak të karakterit të
fushëveprimit themelor të saj bankat depozitare janë bartësit kryesorë të kredive afatshkurta
kryesisht të qarkullimit të mallit, ndërsa financimi afatgjatë sigurohet në tregun e kapitalit.
 Investive – janë paraqitur për shkak të kërkesave të ndërmarrjeve industriale tregtare, bujqësore
etj, për të plotësuar nevojat për capital afatgjatë. Bankat investive janë të orientuara në kreditimin
afatgjatë të subjekteve ekonomike. Këto banka janë të përcaktuara në kryerjen e operacioneve
afatgjata bankara dmth e kryejnë grumbullimin e mjeteve të kursyera për një periudhë kohore më
të gjatë se 1 vit si dhe kryejnë plasmanin e mjeteve të mobilizuara nga këto burime, duke
akorduar kredi afatgjata prej 5 deri 20 vjet. Bankat investive potencialin kreditor arrijnë ta bëjnë
kryesisht me anë të emetimit dhe plasmanit të aksioneve në tregun gjegjës me ç’rast edhe
kontribuojnë në shtimin e kapitalit të tyre ose me anë të emetimit në fletëobligacionit, letrave
garantuese dhe letrave të tjera me vlerë, me anë të të cilave shtohen obligimet e bankave, sepse
pjesa më e madhe e mjeteve rrjedhin nga bankat depozitare, deri te të cilat bankat investive
arrijnë me anë të tregut financiar. Ndër bankat më të njohura investive njihen bankat hipotekare.
Punët bankare:
 Pasive –çdo bankë është e interesuar për një sukses sa më të lartë të zhvillimit të punëve pasive të
saja. Formulari i grumbullimit dhe i koncentrimit të mjeteve të pashfrytëzuara financiare, siç janë
grumbullimi i mjeteve të kursimit të popullatës, punët depozituese, emisioni i parasë, emërtimi i
letrave me vlerë etj, janë punët pasive bankare. Nga aspekti bilancor mjetet që grumbullohen në
bazë të punëve pasive, janë mjete të huaja, respektivisht janë premtim se do të plotësojë obligimin
gjegjësisht është borxhi i bankës dhe për këtë shkak regjistrohen në pasiven e bankës;
 Aktive – të gjitha punët kur banka paraqitet si kreditor i klientëve të saj, pra kemi të bëjmë me
rastet kur banka kryejnë plasmanin e mjeteve të grumbulluara në trajtë të kredive ose investimeve
të tjera jokreditore;
 Neutrale – punët bankara kur banka nuk paraqitet as si kreditore e as si debitore pra, fjalë është
për rastet kur banka paraqitet në rolin e komisionarit. Këtu fjala është për punët e qarkullimit të
pagesave, punët komisionare në kuptimin e ngushtë, pagesat dhe inkasimet e ndryshme, punët me
deviza dhe valuta, lejimi i letrave kreditore dhe i akrediteve etj;
 Vetanake – disa punët bankat i ushtrojnë sipas iniciativës dhe llogarisë së tyre. Këto punë në
afarizmin bankar janë të njohura sipas emërtimeve vijuese: punët pjesëmarrëse të përbashkëta,
ortakllëku, punët e arbitrazhës etj. Bankat me rastin e zhvillimit të punëve vetjake synojnë të
realizojnë maksimalizimin e fitimit. Për këtë bankat janë të drejtëpërdrejtë pjesëmarrëse e
programeve prodhuese, qarkulluese dhe e transaksioneve në bursë;
Sistemet bankare:
 Sistemi anglosakson;
 Sistemi kontinental;
25
Principet bankare:
 Likuiditeti – me termin likuiditet kuptohet gatishmëria e bankës që në çdo moment t’iu përgjigjej
obligimeve ndaj deponentëve dhe kreditorëve të bankës, por edhe ndaj obligimeve ndaj
deponentëve dhe kreditorëve të bankës por edhe ndaj obligimeve dhe shfrytëzuesve të kredive
dhe shërbimeve të tjera bankare. Kuptimi dhe përcaktimi i këtillë i likuiditetit për bankat dhe
mekanizmin bankar, ka një rëndësi të veçantë për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve
financiare dhe të aktivitetit ekonomik të tërë sistemit ekonomik të një vendi;
 Rentabiliteti – si çdo ndërmarrje tjetër ekonomike edhe bankat themelohen, para së gjithash, për
të siguruar fitim respektivisht për të siguruar maksimilizimin e kapitalit aksionar. Këtë
udhëheqësit bashkëkohor bankarë e realizojnë në treg, duke maksimalizuar profitabilitetin e
bankës, sigurojnë edhe shtimin e vlerës së aksioneve të bankës, por edhe kapitalit të bankës. Pra,
qëllimi i bankës është që të realizojë profit sa më të lartë në bazë të normës në mes të kamatës
active dhe asaj pasive, duke inkasuar provision për shërbimet bankare dhe në bazë të zhvillimit të
aktivitetit afarist fitimprurës, siç janë spekulimet me devizat, emisioni i aksioneve dhe letrat me
vlerë etj.
 Solventiteti – ky parim preferon që në afat të gjatë kohor të sigurojë aftësinë e përhershme të
bankës që në obligimet e saja të plotësojë në tërësi dhe në një moment të caktuar pa efekte
nehative financiare dhe pa humbje. Këtë banka e realizon duke siguruar në afat kohor të gjatë
bilancin e strukturës së aktivës dhe pasivës. Banka do të konsiderohet se gjendet në kufinjtë e
gjendjes josolvente kur obligimet e bankës tejkalojnë vlerën e aktivës.
Bankat
Aktiva (Kredi, Ari, Letra me vlerë, Patundshmëria).
Pasiva (Kapitali themeltar, Depozita kursyese, Huatë).
KONTRIBUTET
Kontributet janë instrument financiar me rëndësi me të cilin mblidhen mjetet për financimin e të dalave
shoqërore të caktuara.
Kontributet janë një marrje e obliguar e një pjese të fitimit të realizuar nga individë të caktuar. Kontributet
kryesisht i paguajnë një rreth i ngushtë i qytetarëve të cilët më vonë këta persona kanë përfitime të
drejtëpërdrejta prej fondeve të krijuara nga këto kontribute.
Kontributet paguhen në fonde të veçanta, ku secili ka për detyrë të financojë një program social të caktuar
(si psh., sigurimi shëndetësor, pensionet ose mbrojtja sociale dhe papunësia). Kontributet paguhen nga
punëdhëniesit dhe të punësuarit duke u zbritur nga paga e tyre. Kontributet, gjithashtu mund të paguhen
nga individë të vetëpunësuar dhe nga persona joaktiv. Pagesa e kontributeve përcakton edhe personin
përfitues në rast të materializimit të rrezikut të siguruar. Anëtarët e familjes së kontribuesve janë shpesh
gjithashtu të siguruar mbi bazën e kontributeve të paguara nga përfituesi i të ardhurave të familjes.
Dallimet kryesore në mes të kontributeve dhe tatimeve janë ato se kontributet i paguajnë një kategori e
caktuar e personave fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pasuri apo ushtrojnë aktivitete ekonomike.
Obliguesit e kontributeve shpërblehen më vonë nga shteti ndërsa nga paguesit e tatimit nuk është e thënë
që gjithmonë të përfitojnë të njëjtin persona nga fondet që krijohen prej tatimeve. Dallimet në mes
kontributeve dhe taksave janë se obliguesit e kontributeve janë të detyruar që i paguajnë mjete pa marrë
parasysh se në çfarë mase do të shpërblehen më vonë prej fondeve të krijuara.
Ekzistojnë disa kushte që duhet t’i plotësojnë të hyrat shtetërore që të kenë karakteristikat e kontributit.
Këto janë: ekzistimi i dobisë reale a të mundshme që një rreth i caktuar i shfrytëzuesve ka nga aktiviteti i
shtetit, lartësia e obligimit të pagesës së kontributeve varet nga shpenzimet që ka shtetit kur zhvillon
aktivitetet e caktuara, kontributet kanë karakter të obligueshëm, obligimi i pagimit të kontributeve nuk
është i provokuar nga kërkesa e obliguesve.
26
HUATË PUBLIKE
Huaja publike (shtetërore) është një prej instrumenteve të të hyrave publike me karakter jofiskal (jo të
detyrueshëm) pra është një prej formave të mbledhjes së të hyrave publike jofiskale.
Huaja jopublike përfaqëson formën dhe burimin më të rëndësishëm të të hyrave të jashtëzakonshme në të
gjitha shtetet bashkëkohore.
Shkenca financiare i përkufizon huatë publike, shtetërore si kontrata në bazë të të cilave huadhënësi
(personi fizik ose juridik) i jep huamarrësit (shtetit) një sasi të hollash ose sendesh duke përcaktuar
detyrimin e këtij të fundit t’i kthejë këto të holla ose sende në një afat të përcaktuar, së bashku me
interesin.
Karakteristikat:
 Të jetë e kthyeshme;
 Të ketë të përcaktuar afatin e kthimit;
 Të shoqërohet me përqindje interesi;
Krediti shtetëror – është raport pronësor – pasuror nëpërmjet huadhënësit (kreditorit – personi fizik apo
juridik) dhe huamarrësit (debitorit – shtetit) që krijohet kur kreditori i jep debitorit të hollat e veta për një
kohëtë caktuar dhe me kushte të caktuara. Në këtë rast debitori (shteti) nuk mund të sillet si pronar i
këtyre të hollave, sepse kreditori mund t’i tërheqë ato kur të dojë.
Borxhi shtetëror – përfshin në vetvete jo vetëm detyrimin që rrjedh nga kontrata për huanë shtetërore,
por edhe detyrime të tjera plotësuese, si kompensim i dëmit, reparacionet, ekpropriimi i pasurisë etj.
Huaja publike në fillim bëhet e hyrë publike dhe konsiderohet si shpenzim public kur kthehet (pagimi i
anuiteve) kurse borxhi shtetëror paraqitet vetëm në formën e shpenzimit. Një ndryshim tjetër është huaja
publike (shtetërore) regjistrohet prej mjeteve të subjekteve ekonomike (organizatat ekonomike, popullsia,
bankat afariste etj), kurse borxhi publik (shtetëror) zakonisht regjistrohet te banka qëndrore ose në botën e
jashtme.
Huaja publike është e hyrë e shtetit “sui generis” sepse kthimi i huasë dhe pagimi i interest janë
shpenzime të arkës së shtetit.
Vlera nominale e huasë është shuma monetare e huasë së shpallur dhe që shënohet në obligacion.
Kursi i huasë është çmimi me të cilin shitet ky obligacion në tregun e kapitaleve monetare.
E ardhura nominale e huasë është përqindja e interesit vjetor të saj dhe që shënohet gjithashtu në
obligacion.
Klasifikimi i huave publike:
 Hua të brendshme dhe të jashtme;
 Hua vullnetare, të detyrueshme dhe patriotike;
 Hua afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata;
 Hua produktive dhe joproduktive;
 Hua sipas paritetit, nën paritetin dhe mbi paritetin;
 Borxhi aktual dhe borxh i konsoliduar;
 Hua kombëtare dhe lokale;
 Hua në para dhe mall
1.Huaja e brendshme dhe huaja e jashtme
Hua të brendshme kemi atëherë kur ai që emeton huanë ndodhet në territorin e shtetit, ndërsa kur është
jashtë këtij territory kemi të bëjmë me hua të jashtme.
2.Huaja vullnetare, të detyrueshme dhe patriotike
Kur huadhënësit janë të lirë t’i japin shtetit huamarrës mjete monetare, me kusht që ky i fundit t’i kthejë
në afatin e përcaktuar dhe me interes atëherë kemi të bëjmë me hua vullnetare e që zakonisht janë huatë e
jashtme.
Kur shteti përcakton personat, që e kanë për detyrë t’i japin hua ku lartësia e saj varet nga të ardhurat që
realizojnë këta persona fizikë dhe juridike atëherë kemi të bëjmë me hua të detyrueshme.
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare

More Related Content

What's hot

E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
Dardan Krasniqi
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
Refik Mustafa
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
bande7
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
Refik Mustafa
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Durim Kërhanaj
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Ramadan Ademi
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demit
Menaxherat
 

What's hot (20)

E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demit
 

Similar to Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare

Similar to Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare (20)

Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
 
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
Ekonomiaesektoritpublik 100802005347-phpapp01
 
Llaa
LlaaLlaa
Llaa
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
Shkenca mbi financat k. tatimeve
Shkenca mbi financat  k. tatimeveShkenca mbi financat  k. tatimeve
Shkenca mbi financat k. tatimeve
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
Ligji 03-l-222
Ligji  03-l-222Ligji  03-l-222
Ligji 03-l-222
 
Tema 5 burimet financimit te njesive publike
Tema 5 burimet financimit te njesive publikeTema 5 burimet financimit te njesive publike
Tema 5 burimet financimit te njesive publike
 
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREKOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 

Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare

  • 1. 1 SHKENCA MBI FINANCAT DHE E DREJTA FINANCIARE Termi Financat daton nga shekulli i mesëm dhe rrjedh nga fjala latine “finis” (fund, mbarim, kunfinj). Ky term në këtë kohë shënonte fundin e një kontesti që shoqërohej me dhënien e një shume të caktuar të parave në emër të dënimit. Më vonë “finis” u tranformua në “finire”, “finare” dhe “finatio” që nënkuptonte veprime me para apo kryerjen e ndonjë pune me ndihmën e parasë. Me termin Financat si disiplinë shkencore në kuptimin e gjerë përfshihen disiplina të mëdha financiare si:  Shkencat mbi financat apo Financat publike (shteti dhe organet e tjera juridiko – publike);  Financat afariste (ndërmarrjet dhe ndërmarrësit individual);  Financat monetare (shoqëritë e sigurimeve, bankat qëndrore dhe afariste); Financat si disiplinë shkencore në kuptimin e ngushtë përfshihen: Shkencën mbi financat e cila studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe organeve të tjera juridiko – publike. Shkenca mbi financat studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe personave të tjerë të së drejtës publike të cilëve me ligj dhe me dispozita të tjera u është besuar sigurimi i mjeteve financiare për plotësimin e nevojave të caktuara publike. Financat publike, si objekt studimi i Shkencës mbi Financat, ka këto funksione:  Funksioni fiskal – konsiston në sigurimin e mjeteve të nevojshme për financimin e shpenzimeve publike;  Funksioni alokativ – konsiston në bartjen e burimeve ekonomike nga sektori privat në sektorin shtetëror dhe pastaj prap në privat;  Funksion stabilizues – konsiston në shfrytëzimin e buxhetit për rritje të punësimit, rritjes ekonomike, çmimeve stabile etj;  Funksioni distributiv – konsiston në atë se shteti merr në njërën anë mjete nga sektori privat ndërsa në anën tjetër duke siguruar të mirat publike bën shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë sipas modelit për shpërndarjet të drejtë; Institucionet financiare mund të grupohen në disa tërësi:  Të hyrat publike;  Shpenzimet publike;  Buxheti;  Barazimet financiare;  Huat publike; E drejta financiare përkufizohet në dy mënyra: Së pari, kuptojmë tërësinë e dispozitave juridike me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet financiaro – juridike që krijohen gjatë mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit të mjeteve me të cilat plotësohen nevojat mbarëshoqërore. Së dyti, e drejta financiare përdoret për të treguar disiplinën shkencore e cila studion marrëdhëniet shoqërore që zhvillohen gjatë veprimtarisë financiare të shtetit dhe institucioneve të tjera juridiko – publike. E drejta financiare përbën tërësinë e normave juridike që rregullojnë mbledhjen, administrimin dhe alokimin e mjeteve të nevojshme për funksionimin e organeve juridiko – publike. E drejta financiare bën pjesë në të drejtën publike. E drejta financiare ndahet në dy disiplina shkencore:  Në të drejtën tatimore (fiskale) – rregullon caktimin dhe mbledhjen e të hyrave fiskale;  Në të drejtën buxhetore – rregullon përpilimin, aprovimin, realizimin dhe kontrollin e buxhetit; Marrëdhëniet financiaro – juridike janë marrëdhënie shoqërore që krijohen, ekzistojnë dhe pushojnë në sferën e veprimtarisë financiare të shtetit dhe organeve shtetërore të caktuara juridiko – publike dhe janë të rregulluara në dispozita juridike të organeve shtetërore kompetente. Objekti i marrëdhënieve financiaro – juridike janë shteti në njërën anë dhe personat fizikë dhe juridikë në anën tjetër. Pozita e këtyre subjekteve nuk është e njëjtë sepse zakonisht këto marrëdhënie krijohen me vullnetin e shtetit si dhe pozita e shtetit në krahasim me subjektet e tjera është e privilegjuar.
  • 2. 2 E drejta financiare ndërkombëtare përfshinë tërësinë e normave juridike me të cilat rregullohen raportet financiaro – juridike në mes të shteteve të caktuara dhe organizatave ndërkombëtare. Subjekt i së drejtës financiare ndërkombëtare është shtetit si subjekt nga fusha e financave publike dhe organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare nga fusha e financave afariste. Objekt i së drejtës financiare ndërkombëtare është marrëdhënia juridiko – financiare në mes të dy ekonomive me element të huaj. Burime të së drejtës financiare ndërkombëtare janë:  Marrëveshjet ndërkombëtare;  Zakonet ndërkombëtare;  Vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të arbitrazhit ndërkombëtarë, aktgjykimet e gjykatave kombëtare që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtarë;  Ligjet e brendshme që rregullojnë çështje nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtarë që nuk janë në kundërshtim me parimet e këtij bashkëpunimi;  Dispozitat e caktuara të organizatave ndërkombëtare të cilat nuk janë në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare; TË HYRAT (JURIDIKO – PUBLIKE) SHTETËRORE 1.Të hyrat juridike publike 2.Të hyrat juridike private 3.Të hyrat juridike kontraktuale Të hyrat publike paraqesin një prej institucioneve më të trajtuara dhe ndër më të rëndësishmet në kuadër të teorisë financiare. Në të hyrat publike bëjnë pjesë paratë, të mirat materiale, shërbimet, të drejtat etj, të cilat organet juridiko – publike I shfrytëzojnë për financimin e mjeteve shtetërore. Mjetet me të cilat shteti i plotëson nevojat e veta në kompetencën e vet i quajmë të hyra publike (shtetërore). Faktorët që ndikojnë në sistemin e të hyrave publike janë sistemi ekonomik – shoqëror, rregullimi politik, të ardhurat e popullësisë, struktura ekonomike, numri i banorëve, madhësia e tërritorit, lidhshmëria politike dhe ekonomike me vendet e tjera etj. Të hyrat publike në teorinë financiare i hasim të ndara në:  Të hyrat fiskale (tatimore) – shteti ushtron pushtetin financiar mbi personat fizik dhe juridik, duke imponuar obligime fiskale, në formë të tatimit, taksës apo kontributit;  Të hyrat jo-fiskale (jo-tatimore) – shteti nuk aplikon pushtetin financiar për të mbledhur të hyra, por këto të hyra i mbledh mbi bazën e hyrjes në marrëdhënie kontraktuese me subjekte juridiko – private (huat e brendshme) apo juridiko – publike (shtetet e ndryshme); Karakteristikat e të hyrave shtetërore:  Janë në para;  Janë periodike;  Pagesa e tatimit nuk duhet të sjellë në pyetje pasurinë ekzistuese;  Shërben për plotësimin e shpenzimeve publike; LLOJET E TË HYRAVE PUBLIKE Administrata shtetërore në një ekonomi të tregut për të plotësuar nevojat e veta dhe për të kryer obligimet karshi qytetarëve grumbullojnë mjete financiare të cilat mund të jenë:  Të hyrat juridiko – private ose juridiko – publike;  Të hyrat origjinare dhe derivative;  Të hyrat e rregullta dhe jo të rregullta;
  • 3. 3  Të hyrat nga popullsia ose nga personat juridik;  Të hyrat e pakthyeshme dhe të kthyeshme;  Të hyra të pushtetit lokal dhe qëndror;  Të hyra të destinuara dhe jo të destinuara;  Të hyra në para dhe në natyrë; 1.Të hyrat origjinare (burimore) – janë ato të hyra që shteti i realizon me aktivitetin e tij ekonomik ose në bazë të së drejtës së pronësisë. Shteti i realizon këto të hyra në cilësinë e ndërmarrësit, përkatësisht nga ndërmarrjet shtetërore ose nga pasuria shtetërore. 2.Të hyra të prejardhura – janë ato të hyra që shteti i realizon në bazë të pushtetit të tij Sovran – në bazë të të ashtuquajturit sovranitet financiar. Këto të hyra janë të prejardhura nga forca ekonimike e personave fizikë dhe juridikë. 3.Të hyrat juridiko – publike – janë ato të hyra të cilat shteti i realizon në bazë të sovranitetit të tij sovranitetit të tij financiar dhe mund të realizohen sepse shteti ka të drejtën ekskluzive për të kryer veprimet e caktuara për të cilat janë të interesuar personat fizikë dhe juridiko – private pa kompenzim të drejtpërdrejtë personave fizikë e juridikë që janë të detyruar të ndajnë një pjesë të të hyrave (të të ardhurave të veta). 4.Të hyrat juridiko – private – shteti i realizon në bazë të aktivitetit të tij ekonomik dhe nga pasuria e tij. Në ushtrimin e ndonjë aktiviteti ekonomik shteti mund të jetë plotësisht i barabartë me subjektet e tjera ekonomike por mund të jetë edhe vetëm pjesërisht i barabartë me subjektet e tjera si dhe mund të jetë në pozitë të privilegjuar në krahasim me subjektet e tjera ekonomike. Të dyja rastet e para janë të hyra juridiko – private të shtetit. 5.Të hyrat e rregullta – mblidhen në mënyrë të vazhdueshme në intervale të caktuara kohore dhe nga burime që përtërihen ekonomikisht. Zakonisht nga këto të hyra shërbejnë për plotësimin e shpenzimeve të rregullta shtetërore dhe nga të hyrat e rregullta formohen edhe fonde të caktuara rezervë prej të cilave plotësohen nevoja të caktuara kohore jo të rregullta. 6.Të hyrat jo të rregullta – mblidhen kohë pas kohe dhe shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve të jashtëzakonshme të shtetit. Për financimin e nevojave shoqërore të rregullta që paraqiten çdo vit sigurohen nga të hyrat e rregullta. Nëse disa nevoja paraqiten kohë pas kohe dhe nuk është e mundur të parashikohen, këto mbulohen nga të hyrat jo të rregullta të shtetit. Në të hyrat jo të rregullta kemi tatimet jo të rregullta, dhuratat, reperacionet, huatë e detyrueshme etj. 7.Të hyrat nga personat fizikë – janë të hyra që shtetasit i ndajnë nga të ardhurat e veta për mbulimin e shpenzimeve shtetërore (psh., taksat, tatimet, kontratat si në rastin e huave publike). Të hyrat nga personat fizikë që shteti i mbledh për mbulimin e nevojave shoqërore mund të ndahen në ato që kanë karakter të detyrueshëm dhe në ato që qytetarët i ndajnë vullnetarisht. 8.Të hyrat nga personat juridikë – janë ato të hyra që shteti i mbledh nga organizatat ekonomike (ndërmarrjet prodhuese, institucionet monetare, shoqëritë e sigurimit), institucionet dhe personat e tjerë juridikë. Personat juridikë paracaktojnë një pjesë të të ardhurave të tyre për mbulimin e nevojave shtetërore qoftë në bazë të dispozitave ligjore apo qoftë në bazë të kontratave publike (psh., në tatime , taksa, dogana, hua të detyrueshme, kontrata tek huatë publike). 9.Të hyrat e kthyeshme – janë të hyra që personat fizikë dhe juridikë i kanë ndarë vullnetarisht dhe rrallë detyrimisht vetëm për financim të përkohshëm të shpenzimeve oër të cilat shteti zakonisht paguan edhe interesin si çmim për mjetet e huazuara. 10.Të hyrat e pakthyeshme – janë ato të hyra që personat fizikë dhe juridikë i destinojnë për financimin e nevojave shoqërore e që zakonisht nuk kthehen. Obliguesit e pagesës së këtyre të hyrave nuk kanë përfitim të caktuar nga shpenzimi i tyre. Ky përfitim (direkt a indirekt) nuk është në raport të caktuar me lartësinë e të hyrave që këta persona paracaktojnë për mbulimin e nevojave mbarëshoqërore. Si të hyra kemi tatimet, taksat, doganat. 11.Të hyrat të destinuara (të paracaktuara) – janë ato të hyra për të cilat është përcaktuar saktësisht se për çfarë do të shpenzohen mjetet e mbledhura me aplikimin e secilit instrument financiar. Në sistemin
  • 4. 4 bashkëkohorë të të hyrave shtetërore ekziston tendenca e forcimit të rolit të të hyrave të destinuara në sistemin e të hyrave publike. 12.Të hyrat e padestinuara (të paparacaktuara) – janë ato të hyra që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave shoqërore. Qëllimi i shpenzimit të tyre nuk është caktuar më parë. Pjesa më e madhe e të hyrave publike nuk e kanë të përcaktuar destinimin e tyre. Shkaqet e shumta praktike dhe ato të natyrës psikologjike ndikojnë në shmagnien e asaj që të gjitha të hyrat publike duhet të shërbejnë në financimin e shpenzimeve të shtetit. 13.Të hyra në para – janë tatimet, taksat, huatë. Të hyrat e shteteve bashkëkohore mblidhen zakonisht në para pavarësisht se a është fjala për të hyrat që mblidhen në pagesën e tatimeve të ndryshme, kontributeve e taksave të ndryshme, përkatësisht a janë realizuar në bazë të kontratave për hua. 14.Të hyra në natyrë – janë ato të hyra që shteti i realizon në bazë të dhuratave të personave fizike e juridike, përkatësisht në bazë të trashëgimit psh., koleksionet e pikturave, skulpturave, të objekteve të caktuara që me vendimin e dhuratëdhënësit apo të atij që i lë me testament duhet të shërbejnë për qëllime kulturore, shkencore, pedagogjike etj. Këto të hyra jo të rregullta dhe zënë vend modest në sistemin e të hyrave publike. 15.Të hyrat e pushtetit lokal dhe qëndror – janë mjete që i mbledh shteti për mbulimin e shpenzimeve shoqërore që mund të jenë të hyra të njësive politiko – territorial më të gjerë (psh., federatës), të hyrat e njësive më të ngushta (komunat) varësisht nga kompetenca e njësive të ndryshme politiko – territorial në shtetin e caktuar. Sistemi i të hyrave me të cilat plotësohen nevojat shoqërore mund të jetë i rregulluar ashtu që çdo njësi politiko – territoriale të ketë të hyrat e veta, që të hyrat e veta t’i ketë vetëm një njësi politiko – territoriale që ndan mjetet për financimin e shpenzimeve të njësive më të ngushta dhe që të hyrat e veta t’i kenë dy njësi që nga të hyrat e veta i ndajnë mjetet për financimin e shpenzimeve të njësive të tjera që nuk kanë të hyra vetjake. Të hyrat publike:  Tatimet;  Taksat;  Kontributet;  Huatë;  Dhuratat; TATIMET Tatimet janë të hyra derivative dhe të detyrueshme për të cilat shteti nuk jep kundërshpërblim të drejtëpërdrejtë dhe të cilat shteti i mbledh për interesin e përgjithshëm sit ë hyra në para, si të hyra kryesisht jo të destinuara dhe të cilat i takon kryesisht në bazë të parimit të territorialitetit. Nga instrumenti financiar me të cilin shteti i ka mbuluar disa shpenzime të cilat mund t’i quajmë shpenzime fiskale ose shpenzime administrative, sot shteti i shfrytëzon tatimet si mjet jashtëzakonisht efikas për realizmin e politikës së vet ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore, banesore etj. Tatimet paraqesin instrumentin më të rëndësishëm financiar në kuadër të instrumenteve të tjera financiare për faktin se me këtë instrument financiar mblidhen 90 % të hyrave të gjithëmbarshme të shteteve bashkëkohore. Kjo bën që rëndësia e tatimeve të jetë shumëdimensionale:  Financiare, përmes së cilës sigurohen mjetet e nevojshme për financimin e shpenzimeve publike;  Ekonomike, që ndikojnë në tempon dhe strukturën e zhvillimit ekonomik;  Sociale, që ndikojnë në realizmin e ndryshimeve të dëshiruara në strukturën sociale dhe në lehtësimin e realizimit të politikës sociale;  Politike, që realizojnë qëllimet dhe detyrat e grupit – klasës në pushtet;
  • 5. 5 Qëllimi i tatimeve – tatimet janë një ndër format kryesore me të cilat shteti realizon të hyra. Qëllimi i tatimit është mbledhja e mjeteve financiare për shtetin dhe organet e tjera publike që janë të nevojshme për financimin e funksioneve të tyre. Tatimet janë bërë instrumenete të politikës ekonomike me rëndësi të madhe që ndikojnë në politikën e çmimeve, në vëllimin dhe drejtmin e investimeve, në barazimin e ofertës dhe kërkesës, në kufizimin e shkallës së inflacionit, në pengimin ose lehtësimin e disa trendeve afatgjata të pavolitshme në ekonomi, në zvogëlimin e eksportit dhe rritjen e importit etj. Veçoritë e tatimeve janë:  Tatimet janë të hyra derivative dhe publike të shtetit;  Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit;  Tatimet shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve publike;  Tatimet nuk kanë dëmshpërblim të drejtëpërdrejtë;  Tatimet paguhen në para;  Tatimet nuk janë të hyra të destinuara;  Tatimet paguhen sipas parimit territorial; 1.Tatimet janë të hyra derivative dhe publike të shtetit – karakteri derivative i tatimeve rrjedh nga sovraniteti financiar i shtetit. Tatimet kanë karakter derivative sepse obligimi për pagimin e tatimeve është rezultat i shtetit si pushtet publik. Sovraniteti tatimor përfaqëson autorizimet juridiko – kushtetuese për caktimin e tatimeve si dhe për caktimin e lartësisë dhe strukturës së tyre. Tatimet derivojnë nga pasuria e personave fizikë dhe juridikë. Tatimet janë instrument i rindarjes së të ardhurave kombëtare. 2.Tatimet janë të hyra të detyrueshme të shtetit – tatimet nuk janë dhënie vullnetare të personave që paguajnë tatim por janë dhënie të detyrueshme të cilat i mbledhë shteti për financimin e shpenzimeve nga kompetenca e vet. Në të drejtën tatimore të çdo shteti respektohet institute i njohur i së drejtës tatimore se shteti nuk mund të mbledhë tatime nëse paraprakisht nuk i ka paraparë me ligj (nullum tributum sine lege). Nëse obliguesi tatimor nuk i kryejnë obligimet e tyre tatimore do të aplikohet fuqia në mënyrë që të mblidhet shuma e caktuar e tatimit. Sa i përket mënyrave të aplikimit të obligimit tatimor kanë qenë të ndryshme, mirëpo mund të konstatohen tre mënyra të aplikimit të tatimeve: imponimi i obligimit tatimor me anë të fuqisë, aplikimi i obligimi tatimor në bazë të kontratës dhe në bazë të parimeve kushtetuese. 3.Tatimet që shërbejnë për mbulimin e shërbimeve publike – veçorinë që e hasim jo vetëm në sistemet tatimore bashkëkohore por edhe në ato pararendëse është që me tatim plotësohet ndonjë nevojë shoqërore, përkatësisht se tatimet shërbejnë për financimin e shpenzimeve të përgjithshme shtetërore. Tatimi përfaqëson instrumentin financiar më gjithëpërfshirës, përkatësisht instrumentin që me të hyrat e mbledhura përmes tij të bëhet financimi i nevojave të shumëllojshme të shtetit, kështu që funksionimi i shtetit është i pamundur të paramendohet pa tatime. 4.Tatimet nuk kanë dëmshpërblim të drejtëpërdrejtë – mungesa e dëmshpërblimit të drejtëpërdrejtë të përcaktuar nga ana e shtetit për shumën e paguar në emër të tatimit është veçori e tatimeve e cila nuk u lejon obliguesve tatimor që nga organet e shtetit të kërkojnë dëmshpërblim. Kjo nuk do të thotë se obliguesit tatimor nuk kanë asnjë dobi nga fakti se e kanë paguar dhe se e paguajnë tatimin. Në këtë rast dobia nuk është e drejtëpërdrejtë. 5.Tatimet paguhen në para – me paraqitjen e parasë dhe me zhvillimin e marrëdhënieve mall – para si dhe me zhvillimin e marrëdhënieve në prodhim obligimet e qytetarëve paguhen në para. Obligimi tatimor në shtetet bashkëkohore paguhet në formë të parasë dhe vetëm përjashtimisht tatimet paguhen në formë natyrale. 6.Tatimet nuk janë të hyra të destinuara – të hyrat e mbledhura në tatim shërbejnë për financimin e të gjitha shpenzimeve të shtetit që do të thotë se tatimet nuk përfaqësojnë forma të destinuara të të hyrave dhe me rastin e pagimit të tatimeve shteti nuk është i obliguar që obliguesit tatimor t’i informojë se për çfarë qëllimi do t’i përdorë të hyratqë rrjedhin nga tatimet. 7.Tatimet paguhen sipas parimit territorial – sipas këtij parimi personat fizikë dhe juridikë paguajnë tatim nga të ardhurat në atë territor ku i kanë realizuar ato të ardhura, paguajnë tatim nga pasuria varësisht nga vendi se ku ndodhet kjo pasuri etj. Është qenësore që ata persona, në territorin e shtetit i cili e cakton tatimin të jenë bartës të të hyrave të caktuara, pronarë të sendeve të luajtshme, përkatësisht që tek ata të
  • 6. 6 jenë krijuar fakte të caktuara që janë relevante nga aspekti i tatimit. Përveç parimit territorial dhe parimit të shtetësisë të pagimit të tatimeve kemi edhe parimin e obligimit të pakufizuar tatimor. ELEMENTET E TATIMIT Elementet personale:  Pushteti tatimor;  Obliguesi tatimor;  Paguesi tatimor;  Destinuesi tatimor;  Garanti tatimor; 1.Pushteti tatimor (Subjekti aktiv) Ky term përdoret për dy gjëra:  Organet të cilat caktojnë dhe zbatojnë pagesat e tatimeve;  Organin publik në llogari të të cilit paguhet tatimi; Si pushtet tatimor në kuptimin juridik janë organet publike, të cilat kanë të drejtë të aplikojnë tatime. Kjo e drejtë e cila quhet edhe sovranitet fiskal zakonisht parashihet me kushtetutat e çdo vendi. Kushtetuta e RKS parasheh që: ”Secili person është i obliguar të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj”. Kështu në mënyrë indirekte Kuvendi përcaktohet si pushteti më i lartë tatimor nga aspekti i aplikimit të tatimeve në sistemin tatimor si subjekt aktiv tatimor, pas që vetëm ai është organ që mund të nxjerrë ligje. Nga aspekti i zbatimit të pagesës së tatimeve të parapara me ligj pushtet tatimor paraqesin administratat tatimore të shteteve përkatëse. 2.Obliguesi tatimor (Subjekti pasiv) Obliguesi tatimor është çdo subjekt, person fizik apo juridik që i nënshtrohet pagesës së tatimit në bazë të ligjit. Obliguesi tatimor nuk është çdo herë edhe pagues i tatimit. Psh., te tatimi në konsum obligues ligjor tatimor mund të jetë prodhuesi ose tregtari edhe pse ata nuk janë obligues real tatimor, por është konsumatori. Tatimin e paguar në qarkullim ata do ta llogarisin në çmimin e prodhimit dhe do ta bartin në konsumatorin si obligues tatimor në aspektin ekonomik i cili e blen këtë prodhim. Obligim tatimor te tatimet që i ngarkojnë të ardhurat personale nga puna, rrogat dhe fitimet është punëtori ose nënpunësi të cilit i paguhen të ardhurat personale. Obliguesi tatimor ndryshe quhet edhe si subjekt pasiv tatimor. 3.Paguesi tatimor Paguesi tatimor është personi fizik dhe juridik i cili me të vërtetë e paguan tatimin dhe që përnjëmend vjen në kontakt me organet tatimore. Paguesi tatimor dhe obliguesi tatimor mund të mos jenë persona të njëjtë në rastin e tatimeve të caktuara. 4.Destinuesi tatimor Për dallim nga obliguesi tatimor i cili paraqet personin e caktuar me ligj për të paguar tatimin, destinatori tatimor tregon personin që definitivisht e bartë barrën e pagimit të tatimit. 5.Garanti tatimor Garanti tatimor është personi që garanton se obliguesi tatimor do të përmbushë detyrimin e tij tatimor dhe në rast se ky nuk e bën, do të jetë ai, që do të paguajë tatimin në vend të tij. Kjo ndeshet në veçanti në tatimin e bashkëshortëve kur njëri garanton për obligimin tatimor të bashkëshortit tjetër. Elementet materiale:  Fuqia tatimore;  Burimi tatimor;  Objekti tatimor;  Baza tatimore;  Norma tatimore;
  • 7. 7  Kadastri tatimor;  Tarifa tatimore;  Vërejtja tatimore;  Parashkrimi tatimor;  Organet tatimore;  Lehtësirat tatimore;  Njësia tatimore;  Lista tatimore;  Caktimi tatimor;  Shlyerja tatimore;  Pritja tatimore;  Lirimi nga tatimi;  Komisioni tatimor;  Ankesa tatimore;  Kontesti tatimor; 1.Fuqia tatimore e obliguesit tatimor tregon mundësinë e tij ekonomike për t’iu përgjigjur obligimit të tij tatimor për pagesën e tatimit. 2.Burimi tatimor përbëhet nga të gjitha ato të mira që i përkasin obliguesit tatimor dhe prej të cilave ky paguan tatimin. Burim i pagimit të tatimit mund të jenë të hyrat, të ardhurat dhe pasuria. 3.Objekti tatimor janë fakte të caktuara, sende (të luajtshme apo të paluajtshme), shumat e të hollave, transaksionet juridiko – ekonomike që përbëjnë bazën për aplikimin e detyrimit tatimor. 4.Baza tatimore është konkretizim kualitativ dhe kuantitativ i objektit tatimor. Ajo shërben për llogaritjen dhe përcaktimin e shumës së tatimit të cilën obliguesi tatimor është i obliguar ta paguajë. Në rastet më të shpeshta për bazë merren të hyrat në mënyrë që nga të ardhurat, përkatësisht të hyrat e gjithëmbarshme zbriten të gjitha shpenzimet që ka pasur obliguesi tatimor me rastin e realizimit të të hyrave. 5.Norma tatimore është shprehje në para e pjesës e cila ndahet nga baza tatimore me pagimin e së cilës obliguesit tatimor e plotëson obligimin e vet tatimor. 6.Kadastri tatimor është regjistër zyrtar i përcaktuar me kujdes dhe i rregulluar në mënyrë të sistemuar të fakteve objective të cilat shërbejnë për caktimin e tatimit individual. 7.Tarifa tatimore është pasqyrë sistematike e njësive tatimore dhe e përqindjve tatimore. 8.Vërejtja tatimore – nëse obliguesi tatimor nuk e paguan tatimin brenda afatit të përcaktuar atëherë tatimi do të mblidhet me detyrim. Por, përpara se të bëhet mbledhja me detyrim organet financiare i dërgojnë obliguesit tatimor vërejtjen në të cilën shënohet lartësia e tatimit të papaguar, afati i përcaktuar dhe kohën kur do të bëhet pagesa e detyrueshme e tatimit. 9.Parashkrimi tatimor – humbja e së drejtës për caktimin dhe pagimin e tatimit dhe për kthimin e pjesës së tatimit të paguar, por të llogaritur gabim, me kalimin e një afati të caktuar kohor quhet parashkrim i tatimit. 10.Organet tatimore janë organet e administratës që kanë kompetencën për caktimin dhe mbledhjen e tatimeve. 11.Lehtësirat tatimore janë zvogëlime të tatimit nëpërmjet zvogëlimit të bazës tatimore dhe zvogëlimit të shumës së tatimit të caktuar. SISTEMI TATIMOR Sipas Alfred Schafle sistemi tatimor mund të përkufizohet si sistem i cili bashkon llojet e ndryshme të tatimit në një tërësi sipas një qëllimi përpara të caktuar i cili në një anë e pranon dhe konstaton këtë llojllojshmëri, kurse nga ana tjetër i nënshtrohet qëllimit të përbashkët për pajtimin e interesave shoqërore dhe individuale.
  • 8. 8 Gjithëmbarshmërinë e formave tatimore të një vendi e quajmë sistem tatimor. Secili sistem tatimor është rezultat i zhvillimit historik i ndikimeve të ndryshme nga jashtë, i kompromiseve të shumta, struktura ekonomike, madhësia e vendit, numri i banorëve, të ardhurat per capita, marrëdhëniet shoqërore – ekonomike, rregullimi politik etj. Duke krahasuar sisteme tatimore të vendeve të ndryshme mund të vërehet se nuk ekzistojnë dy shtete në të cilat tatimi do të bëhej me aplikimin e formave të njëjta tatimore në të cilat do të rregullohej në të njëjtën mënyrë materia mbi elementet e tatimit, kjo ndodh pasi që sistemi tatimor është rezultat i veprimit të faktorëve të ndryshëm. Nëse bëhet fjalë për strukturën e sistemit tatimor, si sistem i bashkimit të llojeve të ndryshme të formave tatimore në një tërësi unike, në teorinë financiare ekzistojnë dy pikëpamje të ndryshme. Njëra pikëpamje përfaqësohet nga monizmi tatimor, ndërsa nga pluralizmi tatimor. Monizmi tatimor – nënkupton tatimin me aplikimin e vetëm një tatimi. Pluralizmi tatimor – nënkupton përbërjen e sistemit tatimor prej llojeve të ndryshme të tatimit. Tatimet direkte:  Tatimi në pasuri – objekt i tatimit në pasuri është pasuria e obliguesit tatimor, qoftë si pasuri e gjithëmbarshme që ka obliguesi tatimor qoftë si disa pjesë të kësaj pasurie (ndërtesat, tokat, makinat etj), pavarësisht se a i sjell të hyra obliguesit tatimor ose a shërben për një nevojë të tij. Tatimi në pasuri paguhet në neto – vlerën e pasurisë në vend dhe në botën e jashtme të atyre personave të cilët kanë vendbanimin ose vendqëndrimin. Bazë e tatimit në pasuri është vlera e pasurisë e zvogëluar për borxhet vlera e pasurisë përcaktohet me vlerësimin ose merret vlera qarkulluese në momentin e krijimit të obligimit tatimor. Përqindjet e tatimit në pasuri janë proporcionale kur si obligues tatimor paraqiten persona juridikë, kurse me rastin e tatimit të pasurisë së personave fizikë aplikohen krahas përqindjet proporcionale edhe ato progresive.  Tatimi në të ardhura – tatimi mbi të ardhurat është një tatimi direkt. Megjithëse termi zbatohet për një tatim mbi individët, ku mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose individuale. Tatimi mbi të ardhurat gjithashtu përdoret për një tatim mbi personat juridikë si psh., për shoqëritë, përkatësisht për subjektet ekonomike. Tatimi mbi të ardhurat personale është një tatim që aplikohet mbi të ardhurat e përfituara nga individët të cilët me punën dhe angazhimin e tyre realizojnë pagat, të cilët për shumën e mjeteve që realizojnë i nënshtrohen tatimit.  Tatimi në rendimente – bazë e tatimit te ky tatim është rritja qoftë e pasurisë qoftë e të ardhurave, e jo madhësia e vërtetë e objektit tatimor, përkatësisht vlera e pasurisë.  Tatimi në qira – do të konsiderohen të gjitha të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e tokës, ndërtesave apo objekteve që shërbejnë për banim ose aktivitet ekonomik. Tatimet indirekte: 1.Tatimi në konsum (TVSH) – Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) është lloj i veçantë i tatimit mbi qarkullimin i vendosur në çdo fazë të procesit të prodhimit dhe të shpërndarjes. Në formën më të pastër TVSH është një tatim mbi të gjitha shpenzimet përfundimtare, të kryera për mallrat dhe shërbimet. Megjithëse TVSH mbartet në konsumin përfundimtar, furnizuesit e mallrave ose shërbimeve janë të detyruar ta paguajnë atë në organet tatimore. TVSH-ja është një tatim në përqindje vendosur mbi çmimin që çdo furnizues kërkon të paguhet nga klientët e tij. Tatimi mbi vlerën e shtuar përdor një system të zbritjeve të TVSH së kreditueshme (ndonjëherë e quajtur si “kreditime”) për vendosjen e barrësi së fundit dhe reale të tatimit, tek konsumatori i fundit dhe për lehtësimin e furnizuesit të ndërmjetëm nga çdo kosto tatimi. Sipas sistemit të zbritjeve tatimore, TVSH llogaritet duke zbatuar shkallën e zbatueshme mbi bazën e duhur të tatueshme të mallrave ose shërbimeve, e më pas pakësohet nga TVSH, kjo tregohet në faturat e lëshuara blerësve që përbëjnë çmimin e mallrave ose shërbimeve.  Tatimi në artikuj të domosdoshëm;  Tatimi në artikuj luksi;
  • 9. 9 2.Tatimi në pasurim  Tatimi në fitimet e rastit;  Tatimi në qarkullim të pronës – në këtë grup përfshihen të ardhurat që përfitohen nga shitja e pasurive të paluajtshme;  Tatimi në trashëgimi – me rastin e tatimit të trashëgimit, për bazë të pagimit të tatimit shërben masa e trashëgimit, pjesa e trashëgimit që u takon trashëgimtarëve – obliguesve tatimor. Lartësia e përqindjeve tatimore te ky tatim varet nga afërsia e farefisnisë së gjakut si dhe nga vlera e pasurisë së trashëguar ose të marrë dhuratë; Klasifikimi i tatimeve:  Tatime direkte (të drejtëpërdrejta) dhe indirekte (të tërthorta);  Tatime subjektive (personale) dhe objektive (reale);  Tatimet sintetike dhe analitike;  Tatime të përgjithshme dhe të destinuara;  Tatime kadastrale dhe tarifore;  Tatime të supozuara dhe faktike;  Tatime sipas vlerës dhe specifike;  Tatime proporcionale dhe progresive;  Tatime të rregullta dhe jo të rregullta;  Tatime themelore dhe plotësuese;  Tatime qëndrore dhe lokale; 1.Tatimet direkte (të drejtëpërdrejta) – janë kur ato paguhen në burim para shpenzimit të të ardhurave. 2.Tatimet indirekte (të tërthorta) –quhen ato tatime që paguhen me rastin e shpenzimit të të ardhurave. 3.Tatimet subjektive (personale) – në kuptimin e ngushtë janë ato lloj tatimesh në caktimin e të cilave nuk mund parasysh fuqia ekonomike e obliguesve tatimor. Në rastin kur për përcaktimin e tatimit merren parasysh cilësitë personale dhe fuqia ekonomike e tatim paguesit kemi të bëjmë me tatime subjektive në kuptim të gjerë. 4.Tatimet objektive (reale) – janë ato lloj tatimesh për përcaktimin e të cilave nuk merret parasysh personaliteti i obliguesit tatimor. Tek tatimet reale në përcaktimin e detyrimit tatimor nuk merret paraysh numri i burimeve tatimore që shfrytëzon tatimpaguesi për të nxjerrë të ardhurat e tij. 5.Tatimet sintetike – janë ato tatime me të cilat tatohet fuqia e përgjithshme ekonomike e obliguesit tatimor. Të hyrat e obliguesit tatimor nga të gjitha burimet mblidhen dhe duke patur parasysh cilësitë personale të tij, përcaktohet edhe lartësia e ngarkimit tatimor. 6.Tatimet analitike – janë ato lloj tatimesh me të cilat tatohet ndonjë e ardhur apo pasuri pavarësisht se kush e ka realizuar apo kush është pronar dhe pavarësisht nëse obliguesi tatimor realizon të ardhura të tjera apo ka pasuri tjetër. 7.Tatime të përgjithshme – janë ato tatime që shërbejnë për financimin e të gjitha nevojave shtetërore dhe janë të padestinuara. Me këto tatime lehtësohet kontrolli i shpenzimit dhe realizimit të detyrave të rëndësishme të shtetit për të cilat nevojiten shumë mjete monetare. 8.Tatime të destinuara – janë ato tatime që destinohen për të mbuluar shpenzime të caktuara saktësisht. Disa tatime të tilla mund të kufizohen nga koha e veprimit ose të përhershme. 9.Tatime kadastrale – janë ato në të cilat obligimi tatimor përcaktohet në bazë të të dhënave që janë regjistruar në librat kadastralë, në regjistra të caktuara, që përmbajnë fakte të caktuara juridike që nuk janë objekt i ndryshimeve të shpeshta. 10.Tatime tarifore – janë ato lloj tatime ku llogaritet mbi bazën e elementeve të caktuara që përmban tarifa. Tarifa tatimore është pasqyrë sistematike e objekteve të tatimit dhe e përqindjeve përkatëse tatimore. 11.Tatime të supozuara – janë ato tatime ku detyrimi tatimor përcaktohet mbi bazën e supozimit se obliguesi tatimor ka realizuar ose ka mundur të realizojë të hyra në një madhësi të caktuar. Këto kanë vend shumë më pak të rëndësishëm në sistemin tatimorë.
  • 10. 10 12.Tatime faktike – janë ato tatime ku detyrimi për pagimin e tyre përcaktohet pasi janë bërë të njohura të dhënat apo faktet që duhen marrë parasysh në këtë rast. 13.Tatime sipas vlerës – tatimi përcaktohet duke u nisur nga vlera e vërtetë e objektit tatimor. Obligimi tatimor përcaktohet në përqindje të caktuar nga baza tatimore. 14.Tatime specifike – janë ato tatime ku detyrimi tatimor caktohet në bazë të disa njësive të masës ku si bazë mund të merret njësia e gjatësisë (metri, centimetri), njësia e peshës (kilogrami, toni), forca e motorit (numri i kuajfuqive), njësia e vëllimit, njësia e sipërfaqes etj. Këto tatime nuk janë shumë të përhapura. 15.Tatime proporcionale – përqindja tatimore mbetet e pandryshmeueshme, pavarësisht nga ndryshimi i bazës tatimore. 16.Tatime progresive – janë ato tatime tek të cilat tarifa tatimore ndryshon vazhidimisht në varësi të bazës tatimore (shembull i tatimeve progresive është tatimi mbi të ardhurat personale). 17.Tatime të rregullta – janë ato tatime që caktohen dhe mblidhen rregullisht vit pas viti dhe mjetet e mbledhura me to mbulojnë shpenzime të rregullta shtetërore. 18.Tatime jo të rregullta – mbulojnë shpenzimet publike me karakter të përkohshëm. Detyrimi për pagimin e tatimeve jo të rregullta mund të caktohet për një periudhë të caktuar kohe (1 vit, 2 apo disa vite). 19.Tatime themelore – janë ato lloj tatimesh që sigurojnë pjesën më të madhe të të hyrave. 20.Tatime plotësuese – janë tatime që zënë një vend fare të vogël në këto të hyra që me ndryshimin e kushteve ekonomike, shoqërore, financiare, mund të ndodhë që një tatim themelor të kthehet në plotësues dhe anasjelltas. 21.Tatime qëndro dhe lokale, klasifikohen në varësi të fakteve:  Kush e cakton obligimin tatimor;  Cilës njësi politiko – territorial i takojnë mjetet e mbledhura në tatime; NORMA TATIMORE Tatimi proporcional – caktohet me ligj norma e unisuar tatimore për një formë të tatimit pa marrë parasysh njësitë tatimore. Baza tatimore mund të rritet apo zvogëlohet, por norma tatimore që aplikohet në të gjithmonë është në të njëjtin përpjeësëtim ndaj bazës tatimore dhe prej andej del edhe emërtimi i këtyre normave. Psh., TVSH ose tatimet në qarkullim. Vetitë e tatimit proporcional:  Caktimi i tatimit proporcional është objektiv;  Caktimi i tatimit proporcional është i thjeshtë;  Caktimi i tatimit proporcional përjashton çdo subjektivitet;  Caktimi i tatimit proporcional ngarkon njëjtë të gjithë detyruesit;  Caktimi i tatimit proporcional për të gjithë merr një tatim proporcional; Forma progresive e tatimit – me rritjen e të ardhurave tatimi nuk rriten në proporcion të njëjtë por në proporcion të zgjeruar. Tatimi progresiv konstant – bazohet në atë se baza tatimore ndahen në disa kategori të të ardhurave dhe kategori gjegjëse të normave tatimore. Tatimi progresiv i zbërthyer (Par tranche) – kjo formë eviton të metat e progresivit constant dhe bazohet në atë se të ardhurat zbërthehen dhe se në çdo pjesë zbatohet në norma përkatëse tatimore.
  • 11. 11 PARIMET TATIMORE Parimet e tatimeve paraqesin rregullat udhëheqëse të cilave duhet përmbajtur me rastin e formulimit të sistemit tatimor dhe masave praktike të politikës tatimore. Në përcaktimin e parimeve të tatimeve ndikojnë zhvillimin ekonomik, struktura e ekonomisë, struktura kualifikuese e të punësuarve në organet financiare, rregullimi shoqëroro – politik i vendit etj. Klasifikimi i Smith – it:  Secili qytetar duhet të paguajë tatiminl  Detyrimi tatimor duhet të jetë i rregulluar me ligj e jo në mënyrën arbitrare;  Tatimi duhet të grumbullohet kur është më i përshtatshëm për obliguesin tatimor;  Administratat tatimore duhet të jenë sa më të lira; Klasifikimi i Ëagner – it: 1.Principi financiaro – politik i tatimit – Ëagneri konsideronte se ky princip kishte rëndësi të madhe sepse me tatim mbledhen mjetet që mundësojnë ekzistencën e shtetit si dhe realizimin e funksioneve shtetërore.  Mjaftueshmëria e tatimit dhe begatshmëria e tatimit – sipas këtij parimi me sistemin tatimor duhet të mblidhen mjete të mjaftueshme që së bashku me të hyrat e tjera të rregullta të shtetit (taksat, kontributet etj) dhe me të hyrat jo të rregullta (huat, dhuratat) të financohen shpenzimet e planifikuara shtetërore.  Elasticiteti i tatimit – sipas këtij parimi sistemi tatimor duhet t’u përshtatet sa më shpejt ndryshimeve në lartësinë e shpenzimeve shtetërore; 2.Principi ekonomiko – politik i tatimit – Kanë rëndësi për faktin se tatimet janë instrument i rëndësishëm i politikës ekonimike.  Zgjedhje e burimit tatimor – sipas këtij parimi duhet të tatohen vetëm ato burime që përtërihen ekonomikisht vazhdimisht. Është me rëndësi të jashtëzakonshme se prej çfarë burimeve kryhet obligimi tatimor. Si burim i pagesës paraqiten të ardhurat, pasuria dhe konsumi;  Zgjedhje e llojit të tatimit – sipas këtij parimi realizimi i qëllimeve të politikës ekonomike dhe qëllimeve të tjera të politikës tatimore varen nga zgjedhja e formës adekuate tatimore; 3.Principi socialo – politik i tatimit  Përgjithësia e tatimit – ky parim burimin e vet e ka nga parimi kushtetutes të barabarësisë së qytetarëve para ligjit pavarësisht nga gjinia, raca, prejardhja, gjuha, besimi, përcaktimi politik etj. Kjo barazi para ligjit ka të bëjë edhe me pagesën e obligimit tatimor;  Barabarësia dhe proporcionaliteti – këtë parim e përbëjnë dy qasje alternative: qasja e parë, e cila niset nga parimi i interest të drejtë e konsideron atë sistem tatimor në të cilin çdo obligues tatimor paguan tatim aq sa ka interes në shërbimet publike. Qasja e dytë, e cila niset nga parimi i aftësisë për të paguar tatimin si sistem të drejtë, e konsideron atë nga i cili në të hyra të përgjithshme të mbledhura ka marrë pjesë çdo obligues varësisht nga forca ekonomike; 4.Pricipi tatimor – teknik i tatimit  Përcaktueshmëria e tatimit – sipas këtij parimi vetëm ligji është burim i të drejtave tatimore, ndaj të cilave kërkohet interpretim i drejtë dhe përcaktim të tatimit me ligj të qartë;  Pagimi i volitshëm – sipas këtij parimi shteti përmes masave të ndryshme pagimin mund ta bëjë më shumë të pëlqyeshme përkatësisht më shumë të pranueshëm;  Mbledhja e lirë e tatimit – sipas këtij parimi sa më e lirë të jetë mbledhja e tatimeve për aq më shumë mjete financiare do jenë në dispozicion të shtetit për financimin e shpenzimeve publike;
  • 12. 12 BARTJA E TATIMIT Bartja e tatimit është proces ekonomik i cili paraqitet si rezultat i ngarkesës tatimore i cili paraqitet në treg në formë të ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Me bartje të tatimeve kemi të bëjmë atëherë kur personi i obliguesit tatimor ndryshon nga personi definitiv tatimor. Bartja e tatimeve paraqitet:  Për shkak të përpjekjeve të obliguesit tatimor që efektet e padëshiruara për të, t’i largojë nga vetja ashtu që barra tatimore të bartet të ndonjë personi tjetër;  Për shkak të intencës së ligjdhënësit dhe masave të tjera të ndërmarra që rrjedhin dhe mundësojnë që bartja të realizohet; Llojet e bartjes së tatimit:  Bartja e qëllimshme – është ajo bartje ku sipas intencës së ligjdhënësit obliguesi tatimor nuk është person që e bart barrën tatimore;  Bartja e paqëllimshme – nëse barrën tatimore e bartë personi që sipas intencës së ligjdhënësit nuk ka qenë i paraparë atëherë është fjala për bartjen e paqëllimshme;  Bartja e mëparshme – vije në shprehje atëherë kur obliguesi tatimor me anë të çmimit të rritur të produkteve të tij arrin të bartë barrën e tatimit tek blerësit e këtyre produkteve apo shërbimeve. Prodhuesi e llogarit tatimin në çmimin e prodhimit dhe në blerjen e produktit paguhet edhe ky tatim;  Bartja e pastajme – ndeshet atëherë kur blerësi (prodhuesi) arrin të bartë barrën tatimore tek furnizuesi i lëndëve të para. Në këtë rast obliguesi tatimor paraqitet si blerës që ka arritur t’i zbresë çmimin shitësit;  Bartja e njëfishtë – është atëherë kur obliguesi tatimor e bartë tatimin tek një person tjetër që është paguesi definitiv i tatimit;  Bartja e dyfishtë – kur personi tek i cili obliguesi tatimor ka kryer bartjen arrin ta bartë përsëri tek një person tjetër;  Bartja e shumëfishtë – flitet atëherë kur bartja bëhet tek disa persona. Prodhuesi bartë tatimin tek tregtari me shumicë, ky e bartë tek tregtari me pakicë dhe si pagues definitiv i tatimit paraqitet konsumatori i cili e paguan tatimin të përfshirë në çmimin e blerjes së produktit; Fazat e bartjes së tatimit:  Perkusioni apo ndikimi paraqet fazën e parë të tatimit dhe përfshin efektet të cilat shkaktohen me rastin e caktimit të personit fizik apo juridik i cili është i obliguar sipas ligjit të paguajë tatimin. Faza e parë në bartjen e tatimit është caktimi i obligimit të pagimit të tatimeve dhe përcaktimi i personit të obliguesit tatimorë;  Reperkusioni apo bartja paraqet bartjen e tatimit nga një person në personin tjetër. Kjo është faza kur obliguesi tatimor i cili sipas ligjit është i obliguar të paguajë tatimin, e pranon barrën tatimore por jo edhe që ta paguajë atë. Obliguesi tatimor do të lirohet nga pagesa e tatimit në çmimin e produkteve apo shërbimeve (bartje përpara) apo duke zvogëluar çmimin e produkteve dhe shërbimeve (bartje mbrapa);  Indicioni apo ndërprerja paraqet fazën kur paraqitet personi që me të vërtetë e bartë barrën tatimore apo paguesi definitiv tatimor për shkak se barra tatimore më nuk mund të bartet në ndonjë person tjetër apo me blerësin e produkteve dhe shërbimeve;  Difuzioni paraqet fazën e fundit në bartjen e tatimit e cila shkakton efekte të shumta në ekonominë e shtetit. Paguesi definitiv tatimor njëmend e paguan barrën tatimore por zvogëlimi i të ardhurave të tij njëkohësisht ka efekte tatimore duke zvogëluar forcën e tij tatimore, duke bërë ndryshime në raportet e ofertës dhe kërkesës, në çmimet, lartësinë e pagave, në lartësinë e kursimeve etj;
  • 13. 13 EVAZIONI FISKAL Shmangia nga detyrimi i pagimit të tatimeve (evazioni tatimor) mund të kushtëzohet nga shumë faktorë dhe mund të ketë pasoja të shumta për obliguesin tatimor. Kjo shmangie është e pranishme në masë më të madhe apo më të vogël në të gjithë sistemet tatimore. Nëse obliguesi tatimor duke iu shmangur pagimit të tatimit bie në konflikt me dispozitat juridike atëherë flitet për evazion të paligjshëm tatimor. Por pagimi i tatimit mund të evitohet edhe në atë mënyrë që obliguesi tatimor të mos i shkelë dispozitat ligjore dhe në këtë rast kemi të bëjmë me evazion tatimor të ligjshëm.  Evazioni i ligjshëm – mund të paraqitet në dy forma: formën e parë të shmangies së ligjshme nga pagesa e tatimeve e pëbën shmangia legjitime nga pagesa e tatimit duke minimizuar tatimin përmes përmbajtjes nga konsumimi i artikujve të shtrenjtë, shfrytëzimi i lehtësirave të ligjshme tatimore etj. Formën e dytë të shmangies së ligjshme nga pagesa e tatimeve e përbën minimizimi i papranueshëm i obligimit tatimor që konsiston në faktin se ligji nuk është shkelur por i është pamundësuar realizimi i qëllimit për të cilin është sjellur për shkak të zvogëlimit tatimor nga ana e obliguesit nën nivelin që ligjdhënësi ka pasur parasysh;  Evazioni jo i ligjshëm – apo shmangia e paligjshme nga pagesa e tatimeve ekziston atëherë kur shmangia nga pagesa e tatimeve bëhet duke cënuar dispozitën juridiko – tatimorë. Format më të shpeshta të shmangies që të paraqitet për veprimtarinë që ushtron janë: lëshimi i obliguesit tatimor që të paraqitet për veprimtarinë që ushtron, mosparaqitja e të hyrave të realizuara, lëshimi që shuma e caktuar e tatimit të paguhet në kohë, përcaktimi i zbritjeve në bazë të shpenzimeve të cilat nuk kanë ekzistuar; Nëse sipas kriterit të ndarjes së evazionit të palgijshëm merret lloji i tatimeve nga pagesa e të cilave obliguesi shmanget dallojmë:  Defraudacioni (Mashtrimi tatimor) – paraqet shmangie nga pagesa e tatimeve që manifestohet përmes udhëheqjes së rrejshme dhe me paramendim të librave dhe evidencës afariste te ndërmarrjet dhe organizatat punuese, tregtare, zejtare, mjekësore etj. me qëllim të paraqitjes së rrejshme të shpenzimeve, të të hyrave dhe të ardhurave të përgjithshme në funksion të uljes së obligimeve tatimore. Defraudacioni sanksionohet rëndë si vepër penale. Defraudacioni paraqitet te tatimet direkte (tatimet në të ardhura, kontributet në sigurim social dhe tatimin në pasuri);  Kontrabanda (Fshehja e tatimit) – përfshin shmangien e paligjshme nga pagesa e doganave me rastin e importit, eksportit dhe eventualisht edhe kalimit transit të mallrave si dhe shmangien nga pagesa e tatimeve indirekte (akcizat, doganat dhe tatimi në qarkullm) brenda kufinjve shtetëror (psh., shitja e duhanit dhe pijeve alkoolike direkt nga prodhuesi shfrytëzuesve të fundit pa i paguar para kësaj tatimet në qarkullim). Kontrabanda është e sanksionuar rëndë si vepër penale. Këto mund të jenë të jashtme dhe të brendshme; TAKSAT Taksat janë të hyra publike të cilat shteti dhe organet e tjera juridiko – publike i mbledhin si kundër kompensim nga individët dhe grupet tjera për shërbimet e kryera nga organet e tyre. Ngjashmëria me tatimet konsiston në faktet se janë të hyra monetare të shtetit, janë obligim i përgjithshëm që paguhen sipas parimit territorial, shërbejnë për financimin e nevojave të përgjithshme të shtetit, janë të hyra derivative. Ndryshueshmëria konsiston se taksat janë kundër kompensim i drejtëpërdrejtë për shërbimin që i bën shteti obliguesit tatimor, shërbimi për të cilin obliguesi për të cilin obliguesi taksor paguan taksë mund të jetë i zgjidhur lirisht nga obliguesit taksor si dhe mund të jetë i imponuar me dispozita obliguesit taksor, lartësia e taksës caktohet në bazë të lartësisë së shpenzimeve që ka organi shtetëror me rastin e kryerjes së shërbimeve, ndërsa lartësia e tatimeve varet nga lartësia e bazës tatimore.
  • 14. 14 Taksat janë të hyra relativisht vullnetare. Psh., kur qytetari kërkon marrjen e pasaportës për udhëtim jashtë vendit ajo varet nga vullneti i vet qytetarit. Mirëpo, nëse qytetari paraqet kërkesë për dhënien e pasaportës ai duhet të paguajë taksë. Në teorinë financiare më së shpeshti i hasim këto parime të taksave: taksat janë obligime të përgjithshme dhe varen nga madhësia e shërbimit, tarifa e taksës nuk duhet lejuar që të jetë vlerësim i lirë i organit që e kryen shërbimin, mundësisht tarifa e taksës duhet ta përfshijë në tërësi shërbimin shtetëror. Ndarja e taksave Taksat ndahen në disa kritere: 1.Sipas organeve që e caktojnë obligimin taksor kemi:  Taksat që i caktojnë organet shtetërore qëndrore;  Taksat që i caktojnë njësitë më të ngushta politiko – territoriale; 2.Sipas organeve që kryejnë veprime për të cilat është caktuar obligimi i pagesës së taksësdallojmë:  Taksat administrative – të cilat paguhen për punën e organeve e të institucioneve shtetërore si dhe të organizatave të tjera për shërbimet e të cilave është caktuar pagesa e taksës. Taksat administrative quhen ndryshe edhe taksa shtetërore. Llojet e taksave administrative ndahen në taksa doganore, taksa për mbrojtjen e patenteve, mostrave, modeleve, vulvae, taksat që paguhen me rastin e regjistrimit, taksat administrative për leje ndërtimi etj.  Taksat gjyqësore – janë ato që paguhen në procedurat para gjykatave të rregullta, ato ekonomike, ushtarake etj. Taksat gjyqësore llogariten dhe paguhen ne "Euro" si monedhë e qarkullueshme ne Kosove. Mjetet nga taksat gjyqesore, të paguara në para të gatshme në gjykata, duhet të dorëzohen në llogarinë bankare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.Secila gjykate duhet t'i dorezoje raportet periodike per te hyrat e saj ne Sekretariatin e Keshillit Gjyqesor te Kosoves, sipas udhezimeve nga Keshilli Gjyqesor i Kosoves. Taksat e paguara ne gjykata, do te depozitohen ne Buxhetin e Republikes se Kosoves. Sa i përket llojeve të taksave gjyqësore ato mund të jenë taksa gjyqësore për procedurën kontestimore dhe atë jokontestimore, procedurën administrative, procedurën kundërvajtëse, shërbimet për vërtetimin e dokumenteve, shërbimet të tjera etj.  Taksat konsullore – janë ato të cilat paguhen për punën e organeve diplomatike dhe konsullore. Taksat konsullore pra nënkupton vlerën apo shumën e paguar në “Euro” apo në valutën e shtetit pranues të konvertueshme në “euro”, nga klienti konsullor për shërbimet konsullore të ofruara nga Misionet Diplomatike apo Konsullore të Republikës së Kosovës. Taksat për shërbimet konsullore të Misioneve Diplomatike apo Konsullore të Republikës së Kosovës inkasohen në xhirollogaritë e Misioneve përkatëse Diplomatike apo Konsullore. Zyrtari përgjegjës në Misionin Diplomatik apo Konsullor raporton në baza të rregullta mujore mbi të hyrat nga taksat e shërbimeve konsullore. Raportimi bëhet sipas formës së dërguar nga Ministria. Taksat konsullore mund të jenë: taksa për dokumente udhëtimi, taksa për shërbime të gjendjes civile, taksa për fitim apo lirim të shtetësisë, taksa për viza, taksa për legalizim, taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji. 3.Sipas mënyrës së pagesës së taksës dallojmë:  Mënyrën direkte të pagesës së taksës;  Mënyrën indirekte të pagesës së taksës; 4.Sipas faktit se a paguhet taksa për disa shërbime të organeve shtetërore dhe organizatave të autorizuara dallojmë:  Taksa të posaçme;  Taksa paushalle (procesuale); 5.Sipas destinimit të shpenzimit të mjeteve të mbledhura me pagesën e taksave:  Taksat destinimi i shpenzimit të të cilave nuk është përcaktuar më parë;  Taksat destinimi i shpenzimit të të cilave është përcaktuar më parë; 6.Sipas kohës së pagesës së taksave dallojmë:
  • 15. 15  Taksat që paguhen më përpara se organi shtetëror të ketë vepruar në bazë të kërkesës së obliguesit taksor;  Taksat që paguhen pastaj pasi organet shtetërore dhe organizatat e tjera të autorizuara ta kenë bërë shërbimin e kërkuar; DOGANAT Termi Dogana në gjuhën shqipe është huazuar nga italishtja dhe i ka dy kuptime:  Taksë shtetërore në të holla e cila merret sipas ligjeve në fuqi për mallrat që hyjnë ose dalin nga një shtet në shtetin tjetër;  Institucion shtetëror i cili merret me kontrollimin e mallrave që hyjnë ose dalin nga një shtet në shtetin tjetër si dhe me caktimin dhe arkëtimin e taksave të parashikuara për to; Doganat janë tatime të cilat shteti i mbledh me rastin e kalimit të mallrave nëpër kufirin shtetëror. Doganat janë tatime indirekte, analitike dhe objektive. Doganat janë tatime sepse i posedojnë të gjitha veçoritë juridike, teknike dhe ekonomike sikurse edhe tatimet. Edhe doganat sikurse tatimet janë dhënie të obligueshme në para të eksportuesit apo importuesit të mallrave mbi bazën e sovranitetit shtetëror dhe pa të drejtë të obliguesit tatimor pa kurrfarë kompensimi të drejtëpërdrejtë. Përveç kësaj edhe teknika e llogaritjes së doganës është e njëjtë me tatimet edhe pse procedura ndryshon dhe është specifike. Marrëdheniet ekonomike ndërkombëtare karakterizohen me ballafaqimin kontradiktor të dy tendencave:  Tendenca e liberalizimit, përkatësisht e uljes së normave doganore dhe eliminimit të barrierave doganore;  Tendenca proteksioniste, përkatësisht e aplikimit të doganave me qëllim të mbrojtjes të mbrojtjes së degëve të caktuara të ekonomive nacionale; Tregu i përbashkët evropian konsiston në liberalizimin e shërbimeve duke pasur parasysh dy qëllime kryesore:  Rritjen e zhvillimit ekonomik përmes shkëmbimit të lirë të mallrave dhe shërbimeve;  Kontributin për një bashkim gjithnjë e më të ngushtë ndërmjet popujve; Kur bëhet fjalë për doganat duhet të përmendet edhe Marrëveshja e Përgjithshme mbi Doganat dhe Tregtinë që është lidhur në vitin 1947 me qëllim të nxitjes së shkëmbimit të tregtisë së jashtme dhe të pengohet kufizimi i njëanshëm i këtij shkëmbimi.  Doganat fiskale – sipas kësaj doganat kanë veçori të të hyrave fiskale të shtetit të cilat aplikojen me qëllim të mbledhjes të të hyrave për financimin e shpenzimeve shtetërore;  Doganat ekonomiko – sociale – qëllimi i aplikimit të doganave ekonomike ose mbrojtëse është mbrojtja e prodhuesve vendor dhe e ekonomisë në tërësi. Me aplikimin e obligimit të pagesës së godanës në importimin e produkteve të njëjta të ngjajshme me ato që prodhohen në vend rritet çmimi i produkteve të importuara e me këtë rritet edhe aftësia konkurrente të vendit në krahasim me mallin e importuar;  Doganat prohibitive – këto dogana janë kundërmasë të cilën e ndërmerr shteti si përgjigje ndaj masave të dëmshme që ka ndërmarrë shteti tjetër, masa këto që i diskriminojnë produktet e shtetit të parë në tregun e dytë;  Doganat importuese – janë ato dogana që paguhen me rastin e importit të mallit;  Doganat eksportuese – janë ato dogana që paguhen me rastin e eksportimit të mallit;  Doganat transitore – janë ato dogana që paguhen me rastin e transportimit të mallit prej një shteti në tjetrin përmes një shteti të tretë;
  • 16. 16 TË DALAT (SHPENZIMET PUBLIKE) Shpenzimet publike kryhen për të plotësuar nevojat publike (shtetërore, shoqërore). Nëpërmjet tyre shteti realizon detyrat që i janë ngarkuar me Kushtetutë apo Ligje. Shpenzimet publike financohen nga të hyrat publike të mbledhura me anë të tatimeve, taksave, doganave, si dhe të ardhurat e siguruara nga veprimtaria e pronësia e shtetit. Shpenzimet publike quajmë çdo dhënie në para të bërë nga kolektiviteti juridiko – publikë me qëllim të plotësimit të nevojave kolektive të interest publik pa e favorizuar asnjë pjesë të bashkësisë. Në vendet e zhvilluara, politika e shpenzimeve publike jo vetëm përshpejton zhvillimin ekonomik dhe promovon mundësitë e punësimit por gjithashtu luan një rol të dobishëm në reduktimin e varfërisë dhe pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave. Lartësia e shpenzimeve publike – shuma absolute e këtyre shpenzimeve si dhe pjesëmarrja e tyre në të ardhurat kombëtare është e determinuar nga mjetet në dispozicion që ndahen në momentin përkatës, përkatësisht që mund të ndahen për financimin e tyre. Shkaqet e rritjes së shpenzimeve publike janë të shumta por më të rëndësishme janë:  Ekonomike – rritja e zhvillimit industrial ndikon në rritjen e nevojave për financim dhe për shkak të intervenimit të shtetit në konkurrencën për tregjet e jashtme;  Politike – forma e qeverisjes ndikon në rritjen e shpenzimeve publike;  Financiare – kthimi (pagimi) i huave publike dhe deficit buxhet ndikojnë në rritjen e shpenzimeve publike; Parimet më të rëndësishme të shpenzimeve publike janë:  Parimi i interest publik – sipas këtij parimi shpenzimet publike duhet të shfrytëzohen për plotësimin e nevojave të përgjithshme publike;  Parimi i kursimit – sipas këtij parimi duhet të plotësohen interest duke shfrytëzuar verzionin i cili me investime më të vogla jep rezultate të mëdha;  Parimi i përparasësisë dhe proporcionalitetit – parimi i përparësisë nënkupton që nevojat publike duhet të plotësohen sipas përparësisë së tyre, ndërsa parimi i proporcionalitetit nënkupton zvogëlimin e mjeteve financiare në masë të njëjtë për të gjitha pozicionet në buxhet;  Parimi i burimit të mjeteve – sipas këtij parimi mjetet financiare për mbulimimin e shpenzimeve publike duhet të mblidhen nga të ardhurat, përjashtimisht nga pasuria;  Parimi i bazës juridike për shpenzime – sipas këtij parimi shpenzimet publike duhet të ndikojnë në rritjen e të ardhurave nacionale;  Parimi i përputhshmërisë midis të hyrave dhe shpenzimeve – sipas këtij parimi shpenzimet duhet të shpërndahen ashut që sipas kohës dhe lartësisë kur duhet kryer, të jenë të përputhshme me të hyrat; KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE Nisur nga kritere të ndryshme, në literaturën financiare shpenzimet publike klasifikohen në këtë mënyrë:  Shpenzime të rregullta dhe jo të rregullta;  Shpenzime produktive dhe joproduktive;  Shpenzime investuese dhe transferuese;  Shpenzime te shtytshme dhe jo të shtytshme;  Shpenzime materiale dhe personale;  Shpenzime të organeve qëndrore dhe lokale;  Shpenzime në para dhe në mall;
  • 17. 17 1.Shpenzime të rregullta dhe jo të rregullta Kur bëhet fjalë për nevojat publike që paraqiten vit pas viti dhe që financohen nga të hyrat publike këto shpenzime quhen shpenzime të rregullta publik. Shpenzimet jo të rregullta mbulohen nga të hyrat jo të rregullta, të cilat mblidhen në shumën e nevojshme për plotësimin e këtyre shpenzimeve e që zakonisht këto shpenzime financohen nga të hyrat e jashtëzakonshme; 2.Shpenzimet produktive dhe joproduktive Klasifikimi i shpenzimeve publike në produktive (rentable) dhe joproduktive (jorentabël) është i ndryshëm nga ndarja e shpenzimeve në të dobishme dhe jo të dobishme sepse edhe një shpenzim joproduktiv mund të jetë i dobishëm. Prandaj, produkti shoqëror është rezultat i punës. Për shembull, shpenzimet për arsim, shëndetësi, sport, kulturë nuk ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e produktit shoqëror të të ardhurave kombëtare por kjo nuk do të thotë se nuk ndikojnë fare në këtë rritje; 3.Shpenzimet investuese dhe transferuese Për ndarjen e shpenzimeve në investuese dhe transferuese mbahet parasysh ndikimi i tyre në rritjen e të ardhurës kombëtare. Shpenzimet publike investuese janë ato lloj shpenzimesh që ndikojnë në rritjen e të ardhurave kombëtare në mënyrë indirekte apo indirekte si psh., ndërtimi i rrugëve, investimet në ekonomi. Shpenzimet trasferuese nuk kontribuojnë në rritjen e të ardhurës kombëtare. Si të tilla mund të përmendim kompensimet, subvencionet, shpenzimet për pensione, ndihmës sociale, shpenzimet për pagesat e huasë etj 4.Shpenzime të shtytshme dhe jo të shtytshme Shtyrja në kohë i dallon shpenzimet në të shtytshme dhe jo të shtytshme. Disa shpenzime që nuk ndikojnë në thelbin e realizimit të detyrës së ngarkuar mund të shtyhen në kohë si psh., kryerja e meremtimeve, blerja e pajisjeve të caktuara dhe këtu kemi shpenzime të shtytshme. Por disa shpenzime që ndikojnë në thelbin e realizimit të detyrës së ngarkuar asesi nuk mund të shtyhen prandaj quhen shpenzime publike jo të shtytshme si psh., pagesa e të ardhurave personale të punonjësve. 5.Shpenzime materiale dhe personale Shpenzimet që kryhen për pagesat e punonjësve për punën që kryejnë ata në përmbushjen e detyrimeve ligjore quhen shpenzime personale. Këto shpenzime ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e fuqisë ekonomike të personave. Ndërsa shpenzime që kryen shtetit për të blerë të mira të caktuara si psh., për të ndërtuar objekte të caktuara ekonomike dhe joekonomike, për të krijuar rezerva materiale quhen shpenzime materiale. 6.Shpenzime të organeve qëndrore dhe lokale Nisur nga organi që i financon shpenzimet mund të klasifikohen në shpenzime të organeve qëndrore kur financohen nga këto organe dhe lokale kur financohen nga njësitë më të vogla territoriale përkatësisht njësitë e qeverisjes vendore. Disa shpenzime mund të jenë edhe shpenzime të organeve qëndrore edhe të atyre lokale si ato për kulturë, arsim, shëndetësi etj. 7.Shpenzimet në natyrë dhe në para Në ditët e sotme shpenzimet publike kryhen në para sepse në këtë mënyrë mund të plotësohen më thjesht dhe më mirë nevojat shoqërore. Në rastet e caktuara në rrethana të jashtëzakonshme mund të plotësohej disa nevoja edhe me anë të shpenzimeve në natyrë. Shpenzimet në natyrë, në kushte normale përbëjnë përjashtim nga rregullat e përgjithshme. Struktura e shpenzimeve publike:  Administrata;  Rendi dhe Rregulli;  Mbrojtja;  Arsimi;  Shëndetësia;  Infrastruktura;  Kultura, Sporti;  Shkenca, Teknologjia;
  • 18. 18 Shpenzimet për sigurimet shoqërore Në vendet e zhvilluara industriale, shpenzimet për pensionet, invaliditetin, mbrojtjen shëndetësore, zënë një vend të rëndësishëm në strukturën dhe vëllimin e shpenzimeve publike. Në rritjen e lartësisë së këtyre shpenzimeve kryesisht ndikon rritja e numrit të siguruar, rritja e numrit të pensionistëve, zgjatja e jetës së njerëzve etj. Kujdesi në rritje që i kushton shteti personave të moshuar për ndërtimin e azileve, reparteve të veçanta nëpër spitale, mjetet si kompensim për lehonat apo për papunësinë e përkohshme etj, sigurisht që ndikojnë në rritjen e këtyre shpenzimeve. Shpenzimet për arsimin Këto lloj shpenzimesh përbëjnë një nga pjesët më të rëndësishme të strukturës së shpenzimeve publike. Rritja e nivelit të shpenzimeve për arsim argumentohet edhe me:  Rritjen e numrit të nxënësve dhe studentëve dhe zgjatjen e kohës së shkollimit;  Rritjen e numrit të arsimtarëve, pedagogëve, rritjen e kualifikimeve të tyre profesionale dhe përmirësimin e të ardhurave të tyre;  Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve arsimore;  Përmirësimin e kushteve të studimit të nxënësve dhe studentëve; Shpenzimet ushtarake Duke vlerësuar shpenzimet ushtarake, shumë autorë theksojnë se është shumë e rëndësishme të vlerësohet ndikimi i tyre në shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese ekzistuese, në zvogëlimin e përqindjes së papunësisë, përmirësimin e infrastrukturës, në shpikjet shkencore dhe aplikimin praktik të tyre. Shpenzimet për administratën shtetërore dhe gjyqësore Rritja e numrit të detyrave që i janë caktuar shtetit dhe zbatimi i tyre ndikon ndjeshëm në rritjen e shpenzimeve të administratës shtetërore dhe gjyqësore. Me mjete monetare, mund të realizohen këto detyra:  Paguhen nënpunësit shtetërorë;  Financohen shpenzimet për ndërtimin e ambienteve të punës;  Sigurohen pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave;  Financohen shpenzime të tjera që janë të nevojshme për organizimin dhe funksionimin e suksesshëm të administratës shtetërore dhe gjyqësore; Shpenzimet për ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetit në ekonomi Në rritjen e shpenzimeve publike ndikon edhe ndërhyrja e shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë në ekonimi. Format e ndërhyrjes se shteti në ekonomi janë të shumta. Ndërhyrja e shtetit në ekonominë e vendit, jo vetëm që eshte e lejueshme, e mundshme, e dëshirueshme dhe e dobishme porn ë shumë raste edhe tepër e domosdoshme. Shteti merr përsipër themelimin dhe drejtimin e ndërmarrjeve ekonomike si pronar i tyre (duke themeluar ndërmarrje e reja ose duke nacionalizuar ato ekzistuese), në ato raste kur këto paraqesin interes të madh publik dhe nuk mund t’i besohen sektorit privat. Si ndërhyrje e shtetit në ekonomi në mënyrën indirekte mund të përmendim: garantimin e çmimeve të produkteve të caktuara, lehtësimet e krijuara për shfrytëzimin e burimeve materiale e njerëzore, shitjen e produkteve të caktuara me çmim më të ulët se kostoja e prodhimit, dhënien e ndihmave, kredive lehtësuese apo subvencioneve në mënyrë që të nxitet prodhimi i një lloji të caktuar malli etj. Shpenzimet për shkencën Zhvillimi i ekonomisë varet nga përparimi i teknologjisë dhe ky përparim është i kushtëzuar nga studimet shkencore. Për këtë arsye në të gjitha shtetet, një pjesë e shpenzimeve publike destinohen për shkencën. Krahas arsimit, edhe puna shkencore ndikon në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e produktivitetit të punës. Në shumë shtete kapitaliste një pjesë e konsiderueshme e studimeve shkencore financohen edhe nga burimet private. Shpenzimet për mjedisin Shpenzimet publike të destinuara për mbrojtjen e mjedisit duhet të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm, të sigurojnë ushqim të shëndetshëm për njerëzit dhe kafshët, të pengojnë prishjen e ekuilibrit natyror.
  • 19. 19 Shpenzime të tjera Përveç shpenzimeve të përmendura më lartë, shteti përballon edhe lloje të tjera shpenzimesh si: shpenzimet për kulturë, për mbrojtjen sociale, shpenzimet për sportin, për pagimin e huave publike etj. PARIMET BUXHETORE E drejta Buxhetore është pjesë e drejtës financiare dhe paraqet një tërësi normash juridike që rregullojnë aktivitetet e menaxhimit të buxhetit si një nga institucionet më të rëndësishme të financave publike. E drejta buxhetore nga aspekti subjektiv paraqet të drejtën e popullit që përmes organve përfaqësuese të vendos për të hyrat dhe shpenzimet publike. Buxheti është instrumenti më i rëndësishëm financiar për mbledhjen dhe shpërndarjen e të hyrave shtetërore, të cilat janë të domosdoshme për financimin e shpenzimeve publike. Përkufizimi më i drejtë për buxhetin është se buxheti është plan i të hyrave dhe shpenzimeve publike për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht për një vit. Pikënisje e së drejtës buxhetore ishte Anglia. Buxheti përbëhet nga pjesa e përgjithshme dhe pjesa e veçantë. Pjesa e përgjithshme përmban të dhëna mbi shumën e përgjithshme të të hyrave dhe shpenzimeve publike, shumën e fondit rezervë të shtetit, të drejtat dhe detyrimet e organeve kompetente për realizimin e buxhetit, masat për ruajtjen e ekuilibrit buxhetor. Në pjesën e veçantë të buxhetit përcaktohen të gjitha të hyrat buxhetore sipas burimeve, shfrytëzuesit e mjeteve buxhetore dhe destinacioni i përdorimit të këtyre mjeteve. Llojet e buxhetit Ekzistimi i dy llojeve të buxhetit në vendet kapitaliste – i buxhetit financiar dhe ekonomik që do të thotë i buxhetit kombëtar vërteton aspiratën e këtyre vendeve që ta harmonizojnë zhvillimin e tyre ekonomik me mundësitë financiare. Poashtu, kemi buxhetin e rregullt i cili është ai kur me të hyrat buxhetore mbulohen shpenzimet që paraqiten rregullisht në secilin buxhet kur me të hyrat buxhetore mbulohen shpenzimet që paraqiten rregullisht në secilin buxhet dhe që financohen prej tij. Këto të hyra dhe shpenzime buxhetore caktohen para fillimit të vitit për të cilin aprovohet buxheti ( një vjeçar ose shumëvjeçarë). Në rast se buxheti jo i rregullt aprovohet gjatë realizimit të buxhetit të rregullt, atëherë ky është buxhet plotësues. Buxheti jo i rregullt është jo vetëm ai kur shpenzimet e paplanifikuara, përkatësisht jo mjaft të planifikuara dhe të hyrat jo të rregullta, me të cilat do të mbulohen këto shpenzime parashihen në nje buxhet të posaçëm. Buxheti shumëvjeçar duhet të dalohet nga plani financiar me të cilin në disa shtete përcaktohen të hyrat dhe shpenzimet e parapashme për një periudhë më të gjatë kohe – zakonisht për periudhën midis zgjedhjeve parlamentare. Parimet e buxhetit ndahen në:  Parimet tradicionale, klasike;  Parimet e reja bashkëkohore; Parimet buxhetore janë rregulla themelore të cilat duhet të respektohen me rastin e përpilimit, aprovimit dhe realizimit të buxhetit. Këto janë rregulla të cilat janë verifikuar gjatë aplikimit shumëvjeçar. Parimet buxhetore klasike janë të orientuara në:  Kontrollin e punës së administratës në mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave publike;  Në mbrojtjen e të drejtës buxhetore të parlamentit;  Kufizimin e aktivitetit të shtetit. Parimet buxhetore klasike janë paraqitur në kohën e kapitalizimit liberal kur ekziston pikëpamja se buxheti më i vogël është buxheti më i mirë. Parimet buxhetore klasike janë: 1.Parimi i unitetit buxhetor – ky parim nënkupton fakti që të gjitha të hyrat dhe të gjitha shpenzimet paraqiten në një dokument të vetëm në buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë sigurohet mundësia e një
  • 20. 20 informimi të plotë të parlamentit mbi gjendjen e financave shtetërore. Zbatimi i parimit të unitetit buxhetor krijon mundësinë e verifikimit të nevojave publike dhe të hyrave që do t’i financojë këto nevoja; 2.Parimi i plotësisë – sipas këtij parimi supozohet se në buxhet paraqiten të gjitha të hyrat publike dhe të gjitha shpenzimet publike. Të hyrat publike dhe shpenzimet publike mund të paraqiten në buxhet:  Në shumë të plotë, kur është fjala për buxhetin bruto;  Duke zbritur, më parë, të hyrat nga shpenzimet dhe paraqitur kështu tepricën e të hyrave (ose të shpenzimeve) kur është fjala për buxhetin neto; Aplikimi i buxhetit nëto vështirëson kontrollin e parlamentit mbi shpenzimin e të hyrave publike, ndërsa aplikimi i buxhetit bruto lehtëson përdorimin racional të të hyrave. Shuma e të hyrave dhe shpenzimeve publike në rastin e aplikimit të buxhetit neto është shumë e vogël se sa kur këto jepen në shumat bruto. Mirëpo, ky zvogëlim i shumës në buxhetin neto është vetëm fiktiv. Në këtë mënyrë vështirësohet e drejta e parlamentit në kontrollin e të hyrave dhe shpenzimeve publike; 3.Parimi i qartësisë – buxheti i një shteti duhet që detyrimisht të mbështetet në parimin e qartësisë së tij. Kjo do të thotë që në buxhet duhet të pasqyrohen të hyrat sipas burimit të tyre dhe shpenzimet sipas destinimit të tyre. Parimi i qartësisë buxhetore lehtëson punën e parlamentit si dhe të opinionit të gjerë publik për vlerësimin e realizimit të politikës buxhetore të vendit; 4.Parimi i saktësisë – ky parim do të thotë se të gjitha të hyrat dhe të gjitha shpenzimet e parashikuara në buxhetin e shtetit duhet të përcaktohen sa më qartë që të jetë e mundur. Për të realizuar sa më saktë parashikimin e të hyrave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit, zakonisht përdoren tre metoda:  Metoda automatike që do të thotë se përcaktimi i të hyrave dhe shpenzimeve bëhet duke patur për bazë të hyrat dhe shpenzimet e parashikuara në buxhetin e vitit të kaluar;  Metoda e rritjes (shumë rrallë e zvogëlimit) të të hyrave dhe shpenzimeve në krahasim me vitin e kaluar;  Metoda e vlerësimit direkt të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për secilin vit buxhetor. Në rastin e aplikimit të kësaj metode nuk merren parasysh praktikat e viteve të kaluara por organet kompetente, specialistët e buxhetor, bëjnë parashikimet e duhura për të hyrat që do të mblidhen në atë vit dhe për shpenzimet që do të mbulohen; 5.Parimi i aprovimit paraprak – shpenzimet publike financohen nga të hyrat publike vetëm pasi të jetë marrë miratimi nga parlamenti (kuvendi). Parlameti i është dhënë e drejta që të vendosë për lartësinë e shpenzimeve publike si edhe për llojin e tyre. Në këtë mënyrë parlamenti duke miratuar paraprakisht planin e të hyrave publike që do të mblidhen dhe destinacionin e përdorimit të tyre luan rol vendimtar në politikën e vendit. Aprovimi paraprak i buxhetit të shtetit nga parlamenti nuk bëhet me qëllim që të kufozohen të drejtat e organeve ekzekutive, por për të siguruar realizimin e funksioneve të buxhetit si edhe për të shmangur arbitraritetet në zbatimin e tij. Kur buxheti i shtetit nuk është miratuar në kohën e duhur atëherë aplikohet financimi i përkohshëm. 6.Parimi i specializimit të buxhetit – sipas këtij parimi, organet ekzekutive janë të detyruara që mjetet e aprovuara në buxhet t’i shpenzojnë:  Vetëm në shumën e caktuar (specifikimi sasior);  Për qëllimin e caktuar (specifikimi cilësor);  Brenda kohës së caktuar (specifikimi kohor); A. Specifikimi sasior - do të thotë se të hyrat publike mund të shpenzohen vetëm në shumën e parashikuar në buxhet. Pra, mjetet financiare të shpenzuara nuk mund të tejkalojnë. Shumën e përcaktuar në buxhet. Konsiderohet i respektuar ky parim edhe në rast se në financimin e ndonjë shpenzimi janë kursyer mjete financiare, por me kusht që të mos jetë cënuar cilësia e shërbimit të ofruar nga ky shpenzim. B. Specifikimi cilësor – do të thotë se mjetet financiare mund të shpenzohen vetëm për mbulimin e atyre shpenzimeve që janë përcaktuar në buxhet. Në këtë mënyrë evitohet që pushteti ekzekutiv të ndryshojë destinacionin e përdorimit të të hyrave publike, destinacion ky i miratuar nga parlamenti;
  • 21. 21 C. Specifikimi kohor – do të thotë që mjetet financiare të parashikuara në buxhet mund të shpenzohen vetëm brenda kohës për të cilën është aprovuar buxheti. Mosrespektimi i këtij parimi do të krijonte problem në planifikimin dhe racionalitetin e përdorimit të mjeteve si dhe kontrollin e përdorimit të tyre; 7.Parimi i transparencës (publicitetit) – parimi i publicitetit ka të bëjë me të gjitha fazat e përpilimit, aprovimit të buxhetit si dhe kontrollin e zbatimit të tij. Parimi i publicitetit u krijon mundësinë obliguesve tatimorë të njihen me destinacionin e përdorimit të mjeteve monetare që kanë derdhur si tatime. Në këtë mënyrë sigurohet zvogëlimi i rezistencës ndaj pagimit të tatimeve; 8.Parimi i ekuilibrit buxhetor – parimi i ekuilibrit buxhetor kërkon që të gjitha shpenzimet publike të mbulohen nga të hyrat publike, domethënë që buxheti të tjerë në ekuilibër. Kur të hyrat janë më të mëdha se shpenzimet publike kemi të bëjmë me suficit buxhetor. Ndërsa, kur shuma e të hyrave të realizuara është më e vogël se shpenzimet e kryera kemi të bëjmë me deficitin buxhetor. Ekuilibri buxhetor mund të jetë formal atëherë kur të gjitha të hyrat mbulojnë të gjitha shpenzimet, pavarësisht nga cilat burime janë mbledhur këto të hyra apo ç’lloj të hyrash janë këto. Si dhe material, atëherë kur shpenzimet buxhetore janë mbuluar nga të hyra publike të rregullta; 9.Parimi i perioditetit buxhetor – buxheti i shtetit, si plan i të hyrave dhe shpenzimeve publike miratohet për një periudhë të caktuar kohe. Në këtë mënyrë krijohet mundësia e mbledhjes së parlamentit për të shqyrtuar herë pas here situatën financiare të vendit, të përcaktojë detyrat që duhen realizuar në periudhën e ardhshme buxhetore si dhe të analizojë e diskutojë detyrat e realizuara në periudhën e kaluar buxhetore. Buxhet, zakonisht aprovohet për një vit. Mendohet se kjo është periudha më e përshtatshme, sepse nëpërmjet buxhetit të shtetit bëhet rishpërndarja e të ardhurave kombëtare të realizuara në atë vit; PLANIFIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE (Përpilimi, Aprovimi dhe Realizimi i Buxhetit të Shtetit) Puna për përpilimin dhe aprovimin e buxhetit të shtetit është ngarkuar organeve ekzekutive. Buxheti është plan i të hyrave dhe shpenzimeve për një kohë të caktuar. Si instrument financiar buxheti realizon shumë funksione të shtetit, si funksioni financiar, juridik, politik, social, ekonomik, kontrollues etj. Përpilimi i buxhetit zakonisht bazohet tek parimi institucional dhe rrallë tek parimi funksional. Parimi institucional nënkupton ndarjen e shpenzimeve në buxhet sipas shfrytëzuesve të mjeteve buxhetore, domethënë sipas ministrive, institucioneve apo komiteteve të ndryshme. Ky parim mundëson kontrollin e zbatueshmërisë së buxhetit sepse është shumë e lehtë të identifikohet institucioni që i është shmangur zbatimit të dispozitave të ligjit mbi buxhetin. Ndërsa parimi funksional do të thotë destinim i shpenzimit të të hyrave publike duke u nisur nga qëllimet që dëshirohet të arrihen me shpenzimin e tyre, pavarësisht nga organi që do t’i disponojë këto mjete. Përpilimi i buxhetit bëhet nga organi kompetent shtetëror (ministria e financave), mbi bazën e të dhënave që mblidhen nga shfrytëzuesit e mjeteve buxhetore. Këta të fundit dërgojnë të dhënat mbi mjetet monetare që iu nevojiten për vitin e ardhshëm buxhetor me qëllim që të realizojnë detyrat e caktuaara në bazë të kompetencave. Shfrytëzuesit e mjeteve buxhetore i hartojnë këto të dhëna sipas një skeme të përcaktuar. Klasifikimi unik i të hyrave dhe shpenzimeve, domethënë të hyrat sipas burimeve dhe shpenzimet sipas destinacionit, krijon mundësinë për të analizuar lehtësisht aktivitetin financiar të shtetit, realimzinin e të hyrave publike dhe kontrollin e shpenzimit të mjeteve buxhetore. Shfrytëzuesi i mjeteve buxhetore, pasi ka përllogaritur nevojat e veta për kryerjen e shpenzimeve apo edhe realizimin e të hyrave, ia paraqet atë organit më të lartë shtetëror kompetent i cili ka të drejtë që ta ndryshojë (shtojë, e plotësojë) këtë llogaritje. Ky organ pasi ka reflektuar vërejtjet e veta ia dërgon materialin organit kompetent që merret me buxhetin zakonisht ministria e financave. Institucioni kompetent për buxhetin e shqyrton propozimin e paraqitur si nga ana formale ashtu edhe nga ajo materiale harmonizon të hyrat buxhetore me shpenzimet buxhetore dhe përpilon një dokument unik në të cilin janë përfshirë të gjitha të hyrat dhe të gjitha shpenzimet e buxhetit.
  • 22. 22 Shqyrtimi i anës formale të buxhetit ka për qëllim të kontrollojë nëse propozimet e paraqitura janë përpiluar sipas kërkesave teknike, nëse janë zbatuar drejtë sipas dispozitat përkatëse, janë shënuar të dhëna të sakta etj. Nga ana materiale buxheti kontrollohet nëse janë përfshirë të gjitha shpenzimet për realizimin e detyrave të ngarkuara me dispozita ligjore. Ministria e Financave për buxhetin shqyrton llogaritë e mbledhura, analizon, plotëson, ndryshon pozicionet në llogari, me qëllim që të ekuilibrohet plani i shpenzimeve me të hyrat e planifikuara për t’u mbledhur me anë të tatimeve, taksave apo lloje të tjera të hyrash. Më pas ky projekt i dërgohet qeverisë për miratim. Pasi merret miratimi nga qeveria projekti kalon në parlament për të marrë fuqinë e ligjit. Në parlament puna fillon nga miratimi i projekt buxhetit në komisionet parlamentare. Këto komisione e analizojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike projektin mund të bëjnë edhe ndryshime dhe vetëm pas këtij miratimi projekt buxheti mund të paraqitet për aprovim në seancë plenare. POLITIKAT BUXHETORE (Pse një qeverie i nevojitet një buxhet) Realizimin e politikave dhe detyrave të parapara Të ofrojë mundësi të parashikimit dhe kontrollit të efektshmërisë së shpenzimeve të mjeteve Të sigurojë pasqyra statistikore mbi të hyrat dhe të dalat Pra, realizimi i buxhetit të shtetit nënkupton mbledhjen e të hyrave publike në shumën e planifikuar dhe shpenzimin e tyre për ato qëllime dhe në po atë nivel si parashikohet në buxhet. Me qëllim që të sigurohet kontrolli i shpenzimit të të hyrave buxhetore, që të realizohen me sukses detyrat që financohen nga buxheti i shtetit, përcaktohen saktësisht procedurat për shpenzimin e të hyrave buxhetore. Të hyrat dhe shpenzimet në buxhet duhet të jenë të ekuilibruara. Në rast se prishet ky ekuilibër, kur të hyrat nuk janë mbledhur në shumën e parashikuar, ky ndryshim duhet të reflektohet edhe në nivelin e shpenzimeve publike, me qëllim që të sigurohet ekuilibri buxhetor vendosja e ekuilibrit buxhetor quhet edhe ribalancimi i buxhetit. Shtesë: Grantet – është e ardhura e përfituar në formën e dhurimit për një qëllim të caktuar ose jo, pa kusht kthimi dhe pa interes, që përdoret për financimin e veprimtarive buxhetore. Subvencionet – të holla që i jep shteti gjatë një periudhe një dege të ekonomisë, një institucioni, një organizate etj., për t’i ndihkmuar e për t’u lehtësuar veprimtarinë ose për t’u mbuluar shpenzimet e ndryshme. Donacionet PARAJA Ekuivalent i cili mundëson kalimin e të mirave prej një subjekti në tjetrin si dhe është përcaktues i vlerës dhe ka funksion qarkullues. Paraja definohet sipas disa autorëve duke amrrë për bazë funksionet që zhvillohen si psh., paraja është çdo send që është nga të gjitha i pranuar si matës i vlerës dhe si mjet këmbimi. Gjithashtu, paraja mund të definohet si fuqi e përgjithshme blerëse ose si borxh apo obligim i shoqërisë ndaj poseduesit të parasë. Llojet e parasë: 1.Paraja reale – me zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë si dhe rritjes së këmbimit të mallrave në vend të parave primitive në formë të mallrave janë përdorur metale të ndryshme si paraja. Në fillim për këtë qëllim janë përdorur bakri, hekuri, bronzi, argjendi, ari.
  • 23. 23 Për çdo këmbim duhet të mateshin pasha e çdo cope metali. Për të tejkaluar problemin me para metalike, fillohej që të shënohet vlera me vulë, në copat e metalit nga ana e bankiereve dhe e tregtarëve të njohur dhe të besueshëm. Më vonë prerja e monedhave është bërë vetëm prej arit dhe argjendit. Ky sistem është quajtur edhe si sistemi i numërimit kur pagesat janë bërë me anë të numërimit të thjesht të parave. 2.Paraja letër – me shkëputjen e konvertibilitetit në ari, bankënotat bëhen para letër si surrogate jonkonvertibil i parave metalike. Para – letër është bankënot e cila ka kursin e detyrueshëm (sepse nuk mund të shëndrrohet në monedha ari) si mjet ligjor i pagimit per çdokënd si para definitive. Me paraqitjen e parave – letër shtetërore mbaron evolucioni i formave të parave metalike, kalohet në sistemin e parave letër. 3.Paraja magnetike – zhvillimi i teknologjisë kompjuteristike dhe i informatikës si dhe shfrytëzimi i saj në kryerjen e transaksioneve financiare dhe në qarkullimin e pagesave ka kontribuar në shpikjen e parasë elektronike apo magnetike. Paraja në fjalë nuk ka formën e monedhave apo të kartëmonedhave siç është paraja klasike. Kjo para karakterizohet në formë të tre kartelave plastike siç janë kartela kreditore, POS – kartela dhe bankomatet. Funksionet e parasë:  Matës i vlerës – sipas këtij funksioni paraja shërben si njësi llogaritëse dmth ajo përdoret për të matur vlerën e mallrave e mallrave në ekonomi. Në rastin e parasë letër funksionin e masës së vlerës e kryen ari, por në këtë rast jo drejtëpërsëdrejti por përmes parave të letrës të cilat lidhjet me arin i bëjnë në mënyrë të ndryshme si psh., duke përcaktuar paritet të caktuar.  Mjet qarkullues – paraja duhet të sigurojë qarkullimin e mallit nga shitësi tek blerësi dhe anasjelltas pra, është mjet që bën qarkullimin e papenguar të qarkullimit të mallit. Kjo do të thotë se para konsiderohet paraja e gatshme që është në qarkullim por edhe instrumentet e tjera financiare qarkulluese të transaktorëve jobankarë.  Mjeti pagues – në të gjitha transaksionet e tregut në ekonomi, paraja në formën e kartëmonedhës ose të çekut është mjet pagues dmth ajo përdoret për të paguar për mallrat dhe shërbimet. Në këtë funksion zotëruesi i parave i këmben ato kunddrejt mallrave dhe shërbimeve. Përdorimi i parasë si mjet pagues ndikon në efektivitetin ekonomik duke kursyer kohën dhe duke ulur shpenzimet për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve.  Paraja në trajtë thesari – paraja gjithashtu shërben si rezervë e vlerës dmth si rezervë e fuqisë blerëse me kalimin e kohës. Rezerva e vlerës përdoret për të ndarë kohën kur të ardhurat merren ngaajo kur ato shpenzohen. Ky funksion i parasë është i dobishëm, sepse shumica nuk duan t’i shpenzojnë paratë sapo t’i marrin ato për të presin çastin dhe kohën e përshtatshme. BANKAT Kuptimi apo nocioni i bankës rrjedh nga fjala latine “Banco” me të cilën kuptohej banka në kuptimin e sotëm të sportelit të vendosur në një shtëpi, vendit, rrugë etj, në të cilën janë këmbyer monetat e ndryshme dhe janë zhvilluar transaksione të ndryshme monetare – inkasimi dhe pagimi që është pjesë përbërëse e këmbimit dhe e qarkullimit tregtar të mallit. Banka është ndërmarrje ekonomike, funksionet dhe punët e së cilës janë rezultat i ndarjes shoqërore të punës. Ndryshe nga ndërmarrjet e tjera, banka është ndërmarrje ndërmjetësuese e cila mobilizon dhe koncentron mjetet e lira financiare dhe të njëjtat i distribuon në trajtë të kredive për subjektet e ndryshme ekonomike dhe joekonomike. Banka si ndërmjetësuese financiare ndërmjetëson ndërmjet subjekteve dhe sektorëve ekonomike suficitar financiar dhe atyre deficitar financiar. Bankat bashkëkohore karakterizohen si subjekte ekonomike specifike “sui generis” të cilat në bazë të autorizimeve të bartura dhe besimit që gëzojnë, ndërmjetësojnë për të transformuar mjetet e huaja në mjete kredituese, si dhe kryejnë disa shërbime depozituese dhe transaksione monetare dhe kreditore në mes subjekteve suficitare financiare dhe subjekteve financiare deficitare kur në të njëjtën kohë kryejnë edhe emisionin sekundar të parasë, duke pasur parasysh që krahas shfrytëzimit optimal, racional dhe ekonomik të mjeteve financiare përherë janë të kufizuar në aspektin makroekonomik, banka të në njëjtën
  • 24. 24 kohë kujdeset që në aspektin mikroekonomik të maksimalizojë rezultatin dhe interesin e vet financiar dhe ekonimik. Llojet e bankave:  Depozitare – komerciale – bankat depozitare – komerciale është institucion financiar banker numerikisht më i shpeshtë. Pjesën kryesore të mjeteve e siguron nga subjektet ekonomike si depozita afatshkurta dhe duke pranuar nga popullsia mjete të kursimit. Në pajtim me strukturën e burimit të mjeteve që janë nga aspekti kohor mjete afatshkurta, bankat depozitare janë të orientuara në akordimin e kredive afatshkurta, të ashtuquajtura komerciale, para së gjithash për qarkullim të mallrave dhe të shërbimeve. Bankat kryesisht financojnë qarkullimin e mallrave, rezervat e krijuara të mallrave ose të lëndëve të para si dhe blerjen e të mirave konsumuese dhe investive nga ana e popullsisë etj. Për shkak të karakterit të fushëveprimit themelor të saj bankat depozitare janë bartësit kryesorë të kredive afatshkurta kryesisht të qarkullimit të mallit, ndërsa financimi afatgjatë sigurohet në tregun e kapitalit.  Investive – janë paraqitur për shkak të kërkesave të ndërmarrjeve industriale tregtare, bujqësore etj, për të plotësuar nevojat për capital afatgjatë. Bankat investive janë të orientuara në kreditimin afatgjatë të subjekteve ekonomike. Këto banka janë të përcaktuara në kryerjen e operacioneve afatgjata bankara dmth e kryejnë grumbullimin e mjeteve të kursyera për një periudhë kohore më të gjatë se 1 vit si dhe kryejnë plasmanin e mjeteve të mobilizuara nga këto burime, duke akorduar kredi afatgjata prej 5 deri 20 vjet. Bankat investive potencialin kreditor arrijnë ta bëjnë kryesisht me anë të emetimit dhe plasmanit të aksioneve në tregun gjegjës me ç’rast edhe kontribuojnë në shtimin e kapitalit të tyre ose me anë të emetimit në fletëobligacionit, letrave garantuese dhe letrave të tjera me vlerë, me anë të të cilave shtohen obligimet e bankave, sepse pjesa më e madhe e mjeteve rrjedhin nga bankat depozitare, deri te të cilat bankat investive arrijnë me anë të tregut financiar. Ndër bankat më të njohura investive njihen bankat hipotekare. Punët bankare:  Pasive –çdo bankë është e interesuar për një sukses sa më të lartë të zhvillimit të punëve pasive të saja. Formulari i grumbullimit dhe i koncentrimit të mjeteve të pashfrytëzuara financiare, siç janë grumbullimi i mjeteve të kursimit të popullatës, punët depozituese, emisioni i parasë, emërtimi i letrave me vlerë etj, janë punët pasive bankare. Nga aspekti bilancor mjetet që grumbullohen në bazë të punëve pasive, janë mjete të huaja, respektivisht janë premtim se do të plotësojë obligimin gjegjësisht është borxhi i bankës dhe për këtë shkak regjistrohen në pasiven e bankës;  Aktive – të gjitha punët kur banka paraqitet si kreditor i klientëve të saj, pra kemi të bëjmë me rastet kur banka kryejnë plasmanin e mjeteve të grumbulluara në trajtë të kredive ose investimeve të tjera jokreditore;  Neutrale – punët bankara kur banka nuk paraqitet as si kreditore e as si debitore pra, fjalë është për rastet kur banka paraqitet në rolin e komisionarit. Këtu fjala është për punët e qarkullimit të pagesave, punët komisionare në kuptimin e ngushtë, pagesat dhe inkasimet e ndryshme, punët me deviza dhe valuta, lejimi i letrave kreditore dhe i akrediteve etj;  Vetanake – disa punët bankat i ushtrojnë sipas iniciativës dhe llogarisë së tyre. Këto punë në afarizmin bankar janë të njohura sipas emërtimeve vijuese: punët pjesëmarrëse të përbashkëta, ortakllëku, punët e arbitrazhës etj. Bankat me rastin e zhvillimit të punëve vetjake synojnë të realizojnë maksimalizimin e fitimit. Për këtë bankat janë të drejtëpërdrejtë pjesëmarrëse e programeve prodhuese, qarkulluese dhe e transaksioneve në bursë; Sistemet bankare:  Sistemi anglosakson;  Sistemi kontinental;
  • 25. 25 Principet bankare:  Likuiditeti – me termin likuiditet kuptohet gatishmëria e bankës që në çdo moment t’iu përgjigjej obligimeve ndaj deponentëve dhe kreditorëve të bankës, por edhe ndaj obligimeve ndaj deponentëve dhe kreditorëve të bankës por edhe ndaj obligimeve dhe shfrytëzuesve të kredive dhe shërbimeve të tjera bankare. Kuptimi dhe përcaktimi i këtillë i likuiditetit për bankat dhe mekanizmin bankar, ka një rëndësi të veçantë për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve financiare dhe të aktivitetit ekonomik të tërë sistemit ekonomik të një vendi;  Rentabiliteti – si çdo ndërmarrje tjetër ekonomike edhe bankat themelohen, para së gjithash, për të siguruar fitim respektivisht për të siguruar maksimilizimin e kapitalit aksionar. Këtë udhëheqësit bashkëkohor bankarë e realizojnë në treg, duke maksimalizuar profitabilitetin e bankës, sigurojnë edhe shtimin e vlerës së aksioneve të bankës, por edhe kapitalit të bankës. Pra, qëllimi i bankës është që të realizojë profit sa më të lartë në bazë të normës në mes të kamatës active dhe asaj pasive, duke inkasuar provision për shërbimet bankare dhe në bazë të zhvillimit të aktivitetit afarist fitimprurës, siç janë spekulimet me devizat, emisioni i aksioneve dhe letrat me vlerë etj.  Solventiteti – ky parim preferon që në afat të gjatë kohor të sigurojë aftësinë e përhershme të bankës që në obligimet e saja të plotësojë në tërësi dhe në një moment të caktuar pa efekte nehative financiare dhe pa humbje. Këtë banka e realizon duke siguruar në afat kohor të gjatë bilancin e strukturës së aktivës dhe pasivës. Banka do të konsiderohet se gjendet në kufinjtë e gjendjes josolvente kur obligimet e bankës tejkalojnë vlerën e aktivës. Bankat Aktiva (Kredi, Ari, Letra me vlerë, Patundshmëria). Pasiva (Kapitali themeltar, Depozita kursyese, Huatë). KONTRIBUTET Kontributet janë instrument financiar me rëndësi me të cilin mblidhen mjetet për financimin e të dalave shoqërore të caktuara. Kontributet janë një marrje e obliguar e një pjese të fitimit të realizuar nga individë të caktuar. Kontributet kryesisht i paguajnë një rreth i ngushtë i qytetarëve të cilët më vonë këta persona kanë përfitime të drejtëpërdrejta prej fondeve të krijuara nga këto kontribute. Kontributet paguhen në fonde të veçanta, ku secili ka për detyrë të financojë një program social të caktuar (si psh., sigurimi shëndetësor, pensionet ose mbrojtja sociale dhe papunësia). Kontributet paguhen nga punëdhëniesit dhe të punësuarit duke u zbritur nga paga e tyre. Kontributet, gjithashtu mund të paguhen nga individë të vetëpunësuar dhe nga persona joaktiv. Pagesa e kontributeve përcakton edhe personin përfitues në rast të materializimit të rrezikut të siguruar. Anëtarët e familjes së kontribuesve janë shpesh gjithashtu të siguruar mbi bazën e kontributeve të paguara nga përfituesi i të ardhurave të familjes. Dallimet kryesore në mes të kontributeve dhe tatimeve janë ato se kontributet i paguajnë një kategori e caktuar e personave fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pasuri apo ushtrojnë aktivitete ekonomike. Obliguesit e kontributeve shpërblehen më vonë nga shteti ndërsa nga paguesit e tatimit nuk është e thënë që gjithmonë të përfitojnë të njëjtin persona nga fondet që krijohen prej tatimeve. Dallimet në mes kontributeve dhe taksave janë se obliguesit e kontributeve janë të detyruar që i paguajnë mjete pa marrë parasysh se në çfarë mase do të shpërblehen më vonë prej fondeve të krijuara. Ekzistojnë disa kushte që duhet t’i plotësojnë të hyrat shtetërore që të kenë karakteristikat e kontributit. Këto janë: ekzistimi i dobisë reale a të mundshme që një rreth i caktuar i shfrytëzuesve ka nga aktiviteti i shtetit, lartësia e obligimit të pagesës së kontributeve varet nga shpenzimet që ka shtetit kur zhvillon aktivitetet e caktuara, kontributet kanë karakter të obligueshëm, obligimi i pagimit të kontributeve nuk është i provokuar nga kërkesa e obliguesve.
  • 26. 26 HUATË PUBLIKE Huaja publike (shtetërore) është një prej instrumenteve të të hyrave publike me karakter jofiskal (jo të detyrueshëm) pra është një prej formave të mbledhjes së të hyrave publike jofiskale. Huaja jopublike përfaqëson formën dhe burimin më të rëndësishëm të të hyrave të jashtëzakonshme në të gjitha shtetet bashkëkohore. Shkenca financiare i përkufizon huatë publike, shtetërore si kontrata në bazë të të cilave huadhënësi (personi fizik ose juridik) i jep huamarrësit (shtetit) një sasi të hollash ose sendesh duke përcaktuar detyrimin e këtij të fundit t’i kthejë këto të holla ose sende në një afat të përcaktuar, së bashku me interesin. Karakteristikat:  Të jetë e kthyeshme;  Të ketë të përcaktuar afatin e kthimit;  Të shoqërohet me përqindje interesi; Krediti shtetëror – është raport pronësor – pasuror nëpërmjet huadhënësit (kreditorit – personi fizik apo juridik) dhe huamarrësit (debitorit – shtetit) që krijohet kur kreditori i jep debitorit të hollat e veta për një kohëtë caktuar dhe me kushte të caktuara. Në këtë rast debitori (shteti) nuk mund të sillet si pronar i këtyre të hollave, sepse kreditori mund t’i tërheqë ato kur të dojë. Borxhi shtetëror – përfshin në vetvete jo vetëm detyrimin që rrjedh nga kontrata për huanë shtetërore, por edhe detyrime të tjera plotësuese, si kompensim i dëmit, reparacionet, ekpropriimi i pasurisë etj. Huaja publike në fillim bëhet e hyrë publike dhe konsiderohet si shpenzim public kur kthehet (pagimi i anuiteve) kurse borxhi shtetëror paraqitet vetëm në formën e shpenzimit. Një ndryshim tjetër është huaja publike (shtetërore) regjistrohet prej mjeteve të subjekteve ekonomike (organizatat ekonomike, popullsia, bankat afariste etj), kurse borxhi publik (shtetëror) zakonisht regjistrohet te banka qëndrore ose në botën e jashtme. Huaja publike është e hyrë e shtetit “sui generis” sepse kthimi i huasë dhe pagimi i interest janë shpenzime të arkës së shtetit. Vlera nominale e huasë është shuma monetare e huasë së shpallur dhe që shënohet në obligacion. Kursi i huasë është çmimi me të cilin shitet ky obligacion në tregun e kapitaleve monetare. E ardhura nominale e huasë është përqindja e interesit vjetor të saj dhe që shënohet gjithashtu në obligacion. Klasifikimi i huave publike:  Hua të brendshme dhe të jashtme;  Hua vullnetare, të detyrueshme dhe patriotike;  Hua afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata;  Hua produktive dhe joproduktive;  Hua sipas paritetit, nën paritetin dhe mbi paritetin;  Borxhi aktual dhe borxh i konsoliduar;  Hua kombëtare dhe lokale;  Hua në para dhe mall 1.Huaja e brendshme dhe huaja e jashtme Hua të brendshme kemi atëherë kur ai që emeton huanë ndodhet në territorin e shtetit, ndërsa kur është jashtë këtij territory kemi të bëjmë me hua të jashtme. 2.Huaja vullnetare, të detyrueshme dhe patriotike Kur huadhënësit janë të lirë t’i japin shtetit huamarrës mjete monetare, me kusht që ky i fundit t’i kthejë në afatin e përcaktuar dhe me interes atëherë kemi të bëjmë me hua vullnetare e që zakonisht janë huatë e jashtme. Kur shteti përcakton personat, që e kanë për detyrë t’i japin hua ku lartësia e saj varet nga të ardhurat që realizojnë këta persona fizikë dhe juridike atëherë kemi të bëjmë me hua të detyrueshme.