SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Drejta e Procedurës Penale
Tema: “Masat për Sigurimin e Pranisë së të Pandehurit në Procedurën Penale me
theks të veçantë Paraburgimi”
Mentori: Studenti:
Prof. Driton Muharremi Egzon Doli
PËRMBAJTJA
1. Hyrje............................................................................................................................3-4
2. Thirrja dhe Urdhërarresti........................................................................................4-5
3. Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin dhe Ndalimi i të
pandehurit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar........................................5-6
4. Paraqitja në stacionin policorë dhe Dorëzania.......................................................6-7
5. Arresti Shtëpiak dhe Diversioni...............................................................................7-8
6. Paraburgimi...............................................................................................................8-9
6.1 Afatet kohore të masës së paraburgimit............................................................10-11
7. Konkluzion...................................................................................................................11
Hyrje
Në mënyrë që e gjithë procedura penale të jetë më efikase dhe në funksion të
mbledhjes së provave të nevojshme me të cilat prova vërtetohet fajësia apo pafajësia e të
pandehurit, shkenca juridiko-penale e rrjedhimisht edhe ligjvënësi me dispozitat e KPPK-
së ka paraparë masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.
Qëllimi i masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit është kufizimi i lirisë së të
pandehurit gjatë procedurës penale në masën qe i përgjigjet: Peshës së veprës penale,
Karakteristikave personale të të pandehurit, Mënyrës së kryerjes së veprës penale si dhe
rrethanave të tjera në të cilat është kryer vepra penale.
Gjykata në momentin e urdhërimit të masave të tilla ndaj të pandehurit duhet të
marrë parasyshë parimin e ligjshmërisë (pra që shqiptimi i atyre masave të mos janë në
kundershtim me dispozitat ligjore), pastaj parimin e gradualitetit si dhe parimin e
proporcionalitetit (që do të thot se masa që i caktohen të pandehurit për sigurimin e
pranisë së tij në procedurë jo vetëm që duhet të jetë në pajtim me dispozitat e KPPK-së
por ajo duhet të jetë proporcionale me peshën e veprës penale, qëllimin e kryersit të
veprës penale, mënyrën e kryerjes së veprës penale etj.)
Pra nga kjo që tham na bën të kuptojmë se masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit
në procedurë nuk janë sanksione penale, por vetëm masa që shërbejnë në realizimin më
efikas të procedurës penale.
Ligjvënësi me dispozitat e nenit 173 parag.1 të KPPK ka paraparë shprehimisht se
cilat janë masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedure dhe ato janë:
1.1 Thirrja, 1.2 Urdhërarresti, 1.3 Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë
vendqëndimin, 1.4 Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit ose përsonit të
caktuar, 1.5 Paraqitja në stacionin policore, 1.6 Dorëzania, 1.7 Arrest Shtëpiak, 1.8
Diversioni, si dhe 1.9 Paraburgimi.
Masat e procedures parapenale të parapara me dispozitat e KPPK-së mund ti
ndajmë në dy grupe: 1) Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit si parakusht për
zhvillim të suksesshëm të procedurës penale (masat e drejtuara ndaj të pandehurit) dhe 2)
Masat për sigurimin e provave materiale dhe interesave pasurore.1
Për dallim nga masat e para të cilat shprehimisht parashihen me nenin 173 parag.1
nënparag.1.1 deri në nenin 1.9, masa për sigurimin e provave materiale dhe interesave
pasurore janë të parapara me dispozitat e nenit 91 parag.2. nënparag.2.1 deri ne 2.14 dhe
disa nga to janë: fotografimi ose vëzhgimi i fshëhtë në vende publike, rexhistrimi i
bisedave telefonike, monitorimi i fshehtë i bisedave në vende private etj. Poashtu në
kuadër të masave të tilla hyjnë edhe kontrollet e banesave ose lokaleve të caktuara,
konfiskimi i përkohshëm i sendeve të caktuara etj.
Masat e parapara me nenin 173 të KPPK-së për sigurimin e pranisë së të
pandehurit urdhërohen pas arrestimit dhe mbajtjes së të dyshuarit në stacionin policorë i
1
Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
cila arrest konform nenit 164 parag.5 të KPPK-së nuk mund të zgjas më tepër se 48 orë2
.
Pas kalimit të këtij afati, ligji parasheh se i pandehuri duhet të lirohet nga policia, përveq
nëse gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin. Nëse prokurori i shtetit
paraqet këkese për caktimin e ndonjë mase ndaj të pandehurit, atëher pas kalimit të afatit
të cekur më lartë, gjyqtari i procedurës paraprake cakton seancën dëgjimore për caktimin
e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Ajo që vlen të thuhet është se masat në
fjalë shqiptohen nga gjykata, kur ekziston kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e
ndonjërës nga masat të parapara me nenin 173 të KPPK-së.
Duke pas parasysh se e gjithë procedura penale në thelb përbëhet nga afatet, si
ligjore ashtu edhe gjyqësore, atëher edhe kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e
paraburgimit ndaj të pandehurit si një nga masat më të ashpra, duhet të parashtrohet tek
gjyqtarit të procedurës paraprake brenda 24 orëve pas arrestimit të të dyshuarit, nëse afati
i tillë i paraparë me nenin 164 parag.7 të KPPK-së nuk ruhet nga Prokurori i Shtetit,
atëher i dyshuari duhet të lirohet në procedurë të rregullt.
Nëse Prokurori i shtetit, beson se ndaj të pandehurit mund të urdhërohen masa më të buta
se paraburgimi atëher paraqet këkesë për caktimin e një mase të tillë, por që në këtë rast
gjyqtari i procedurës paraprake nuk është i lidhur për kërkesën e prokurorit të shtetit, pra
që do të thotë se nëse ai e sheh të arsyeshme, të pandehurit mund ti shqiptojë masë më të
butë ose masë më të ashpër se që ka propozuar prokurori i shtetit në kërkesën e tij.
Thirrja nga Neni 174 dhe Urdhërarresti nga Neni 175 i KPPK-së
Prania e të pandehurit në procedurën penale mund të sigurohet nëpërmes thirrjes.
Thirrjen të pandehurit ia dërgon gjykata, përkatësisht organi përkatës i procedures.3
Pra me thirrje, gjykata kërkon nga i pandehuri që të paraqitet në ndërtesën e gjykatës me
qëllim të marrjes në pyetje. Kështu me nenin 174 parag.2 të KPPK-së parashihen disa
elemente që duhet ti përmbajë thirrja e dërguar nga gjykata tek i pandehuri dhe si
elemente të tilla janë: Emri dhe adresa e gjykatës e cila e dërgon thirrjen, Emri dhe
Mbiemri i të pandehurit, përcaktimi i veprës penalë për të cilën akuzohet i pandehuri,
vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i pandehuri, paralajmrimin se në rast të
mosardhjes në gjykatë do të sillet me forcë, të drejtën e tij për të pasur mbrojtës, vulën
zyrtare si dhe emrin e gjyqtarit që e lëshon thirrjen. Në raste të caktuara kur kemi të
bëjmë me ndonjë sëmundje ose pengësë tjetër të paevitueshme për çka i pandehuri nuk
mund të vijë në gjykatë në kohen apo orën e duhur, atëher ai mund të pyetet në vendin ku
gjendet ose gjykata mund të shtyj marrjen e tij në pyetje.
Urdhërarresti për dallim nga Thirrja është masë më e ashpër dhe që gjen zbatim
atëher kur ekziston këkesa e policisë për urdhërarrest për shkak të rrethana të ngutshme
dhe kur ekzistojnë kushtet e parapara me nenin 187 të KPPK-së për caktimin e
paraburgimit ndaj të pandehurit, gjithashtu urdhërarresti për të pandehurin mund të
lëshohet kur ai nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës osë kur thirrja nuk ka mundur ti
dorëzohet apo kur sipas rrethanave shihet qartë se i pandehuri i është shmangur pranimit
të thirrjes.
2
Kodi Nr.04/L-123 i Procedurës Penale të Kosovës.
3
Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
Urdhërarresi lëshohet nga Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm
gjykues ose kryetari i trupit gjykues, ndërsa ai ekzekutohet nga zyrtarët policorë.4
Zyrtarët e policisë të ngarkuar me ekzekutimin e urdhërarrestit ndaj të pandehurit, atij ia
dorzojnë urdhërin e tillë dhe kërkojnë nga i pandehuri ta shoqërojë, nësë në rastin e tillë i
pandehuri refuzon shoqërimin atëher ai dërgohet forcërisht para gjykatës. Karakteristikë e
masës së urdhërarrestit është se vlefshmëria e tij kohore është 356 ditë nga momenti i
lëshimit të tij përpos nese përcaktohet ndryshe në urdhërarrest, pra që do të thot se nëse
zyrtarët policorë nuk arrijnë që brenda 365 ditëve nga momenti i lëshimit të tij, ta
arrestojnë të pandehurin atëher vlefshmëria e atij urdhërarresti skadon.
Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin nga neni 176 dhe
Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar nga neni 177
të KPPK-së
Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin është një nga masat
për sigurimin e pranisë së tij në procedurë gjë që paraqet kufizimin e lirisë së lëvizjes së
të pandehurit dhe që kjo masë zbatohet kur ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka
kryer vepren e caktuar penale dhe ka gjasa për të besuar se për shkak të kryerjes së veprës
penale ai mund ti ikë drejtësisë duke u fshehur, duke shkuar në vende të panjohura apo
duke u larguar nga territori i Republikës së Kosovës.
Andaj që gjykata të sigurohet se do ta ketë prezent të pandehurin në procedurë,
kurdo herë që kërkohet një gjë e tillë gjatë procedurës penale, mund të kërkoj nga ai që të
bëj premtimin se nuk do ta braktis vendqëndrimin. Me vendqëndrim në kontestin e kësaj
fjalie kuptojmë vendin në të cilin qytetari në këtë rast i pandehuri është i vendosur me
qëllim që të jetojë.5
Dispozitat e KPPK-së parashohin mundësinë që të pandehurit i cili
jep një premtim të tillë para gjykatës, ti konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit.
Premtimi i tillë i pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin i dhënë para gjyqtarit të
çështjes, evidentohet në procesverbal. Nëse i pandehuri e thyen një premtim të tillë, pra
duke u larguar nga vendqëndrimi i tij pa lajmrim paraprak, qoft duke u fshehur apo duke
u larguar nga territori i Republikes së Kosovës, atëher gjykata mund ta revokoj këtë masë
dhe ndaj të pandehurit të urdhëroj paraburgimin. Ndëkaq Ndalimi i të pandehurit për t’iu
afruar vendit apo personit të caktuar, si masë për sigurmin e pranisë së të pandehurit në
procedurë është masë specifike gjë që dallon mjaft nga masa paraprake për faktin se këtu
gjykata nuk e kufizon në tërësi lirinë e lëvizjes së të pandehurit duke mos i dhënë atij
mundësinë që të largohet nga vendbanimi ose vendqëndrimi i tij, po vetëm e kufizon
lirinë e levizjes aq sa i pandehuri ndalohet që ti afrohet vendit të caktuar, ku gjykata me
aktvendim e përcakton largësinë sa duhet të qendroj larg i pandehuri nga vendi ose
personi i caktuar. Gjykata, të pandehurit i cakton masën e ndalimit për t’iu afruar vendit
apo personit të caktur nëse:
- Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale
- Ekziston rreziku se i pandehuri mund të fshehë, asgjësoj apo falsifikoj provat ose
deklaratat e dëshmitarëve apo të dëmtuarve
- Ekziston rreziku se ai do ta përsëris veprën penale apo do ta përfundoj veprën
penale të tentuar.
4
Udhëzues i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
5
Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
Karakteristikë e kësaj mase është se ajo, përpos të pandehurit, mund të shkilet edhe nga
personi i cili është i mbrojtur me këtë masë, në rastin kur personi i tillë qëllimisht e cenon
distancën të cilën i pandehuri detyrohet të respektojë, andaj edhe në këtë rast gjykata ndaj
personit të mbrojtur nga kjo masë në rast se ai e ndërmerr një veprim të tillë mund ti
shqiptojë dënim me gjobë prej 250 Euro.
Si edhe tek rasti i masës së premtimit të të pandehurit se nuk do ta braktisë
vendqëndirmin, ashtu edhe tek kjo masë nëse i pandehuri nuk e respekton atë, atëher
gjykata mund të urdhëroj revokimin e kësaj mase dhe të shqiptoj paraburgimin. Që të
dyja këto masa para ngritjes së aktakuzës caktohen me aktvendim nga gjyqtari i
procedurës paraprake e pas ngritjes së aktakuzës nga kryetari i trupit gjykues apo gjyqtari
i vetëm.
Paraqitja në stacionin policorë nga neni 178 dhe Dorëzania nga neni 179 të KPPK
Masa e paraqitjes në stacionin policorë mund të urdhërohet nga gjykata nëse:
- ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, si dhe
- ka arsye per te dyshuar se i pandehuri do te fshihet, do të shkoj në vend të
panjohur ose do të largohet nga territori i Republikës së Kosovës.
Kur gjykata urdhëron masën e paraqitjes në stacionin policorë, atëher i pandehuri është i
detyruar që herë pas herë të paraqitet në stacionin policorë aty ku e ka vendbanimin ose
vendqëndrimin e tij. Me nenin 178 parag.3 të KPPK-së parashihet se paraqitja në
stacionin policorë për të pandehurin caktohet nga gjykata me aktvendim i cili aktvendim i
dorëzohet të pandehurit dhe kopja e tij i dorëzohet stacionit policorë përkatës në territorin
e së cilës duhet të zbatohet masa e tillë.6
Nëse i pandehuri të cilit i është urdhëruar masa e tillë, e shkel atë, pra nuk
paraqitet në kohën e duhur në stacionin përkatës policorë, atëher gjykata mund ta revokoj
këtë masë dhe ndaj të pandehurit të shqiptoj paraburgimin.7
Dorëzania është paraparë me dispozitat e nenit 179 të KPPK-së. Për dorëzaninë si
masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale flet edhe neni 5 i
KEDNJ-së duke e paraparë se lirimi i të pandehurit mund të kushtëzohet me dorëzani në
atë mënyrë që të sigurohet se i pandehuri do ti përgjigjet thirrjes së gjykatës në procedurë
penale.8
Me fjalë të tjera mund të themi se gjykata mund të urdhëroj që i pandehuri të mbetet në
liri me dorëzani apo që të lirohet nga paraburgimi me dorëzani nëse:
-Ekziton dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale
-Beza e vetme për shqiptimin e paraburgimit është frika se me lënjen në liri të pandehurit
ai mund të ikë, si dhe
-Kur i pandehuri premton se nuk do te fshihet ose nuk do ta braktisë vendqëndrimin e tij.
Dorëzani si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale ka
karakteristikat e saj për faktin sepse lidhet me dorëzaninë që përdoret në mardhënjet
detyrimore midis kreditorit dhe debitorit, ku si analogia iuris mund të përdoret neni 1009
i LMD sipas të cilit dorëzania është shumë e caktuar e parave e cila paguhet nga dorëzani
në cilësinë e debitorit, tek kreditori. Në rastin e procedurës penale kur është fjala për
6
Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës.
7
Sijreqic, Hajrija-Çoliç dhe Haliloviç, Haris, E Drejta e Procedurës Penale me vështrim të posaqëm në
procedurën penale të Kosovës.
8
Po aty.
dorëzanin, si debitorë konsiderohet përsoni që paraqitet si dorëzan i të pandehurit ndërsa
si kreditorë gjykata, për shkak se gjykata në aktvendimin me të cilin e shqipton masën e
dorëzanisë e cakton edhe shumën e parave që obligohet ta paguaj personi i tillë.9
Pra me fjalë të tjera dorëzania nga dorëzani i të pandehurit mund të jepet në formë
të parave të gatshme, letrave me vlerë, sendeve të çmueshme, ose sende tjera të luajtshme
me vlerë të madhe të cilat lehtë mund të shndërrohen në para.10
Shuma e parave që do të
paguhet nga i pandehuri në formë të dorëzanisë caktohet varësisht peshës së veprës
penale, rrethanave personale dhe familjarë të të pandehurit dhe sipas gjendjes materiale të
atij që e jep dorëzaninë.
Në rastin kur i pandehuri ikë, e përseritë veprën penale apo e përfundon veprën
penale të tentuar më parë, atëher shuma e parave ose sendeve të tjera në vlerë pasurore e
dhënë si dorëzani humb dhe derdhet në buxhetin e shtetit, dhe të pandehurit i shqiptohet
një masë tjetër. Ndërsa dorëzania hiqet, përkatësisht i kthehet shuma e parave apo vlera
tjetër pasurore dhënësit të dorëzanisë në rast se: Ndaj të pandehurit është revokuar masa e
dorëzanisë nga gjykata dhe i është urdhëruar masa e paraburgimit, Nëse procedura penale
pushohet me akvendim ose aktgjykim të formës së prerë, si dhe nëse i pandehuri është
dënuar nga gjykata me denim me burgim dhe ka filluar ta mbajë dënimin.
Masa e dorëzanisë për të pandehurin para ngirtjes së aktakuzës urdhërohet me
aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake ndërsa pas ngritjes së aktakuzës me
aktvendim nga gjyqtari i vetëm gjykues osë kryetari i trupit gjykues pas dëgjimit të
prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij.
Arresti Shtëpiak nga neni 183 dhe Diversioni nga neni 184 të KPPK-së
Arresti shtëpiak për nga kufizimi i lirisë së të pandehurit është i ngjajshëm me masën e
paraburgimit me një dallim të vetëm se përderisa masa e paraburgimit mbahen në njërën
nga qendrat e paraburgimit, masa e arrestit shtëpiak mbahet në banesën apo lokalet ku i
pandehuri e ka vendbanimin ose vendqëndrimin. Ndërsa e përbashkëta e masës së
paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak është jo vëtëm kufizimi i lirisë së të pandehurit po
edhe fakti se në rastin e shqiptimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit, gjykata në
llogaritjen e dënimin e merr parasyshë kohën e kaluar nga i pandehuri në arrest shtëpiak,
përkatësisht në paraburgim.
Në momentin kur gjykata urdhëron arrestin shtëpiak mundet që të pandehurit t’ia
kufizojë ose ndaloj kontaktin me personat me të cilët ai nuk jeton apo të cilët nuk janë të
varur nga i pandehuri. Dispozitat e KPPK-së parashohin rastin kur gjykata mund të lejojë
të pandehurin që për një periudhë të caktuar kohore të largohet nga banesa apo lokali ku
ai e mban arrestin shtëpiak nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për përmubshjen e
nevojave jetësore ose për kryerjen e ndonjë pune. Masa e arrestit shtëpiak mbikqyret se
sa zbatohet nga i pandehuri, në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjykata ose nëpërmjet
zyrtarëve policorë. Nëse zyrtarët policorë autorizohen për mbikqyrjen e arrestit shtëpiak
atëher ata kanë të drejtë që në çdo kohë të verifikojë zatimin e masës së arrestit shtëpiak
dhe nëse policia konsideron se i pandehuri e ka cenuar masën e tillë atëher për këtë
njoftohet gjykata pa vonesë.
9
Ligji mbi Mardhënjet Detyrimore i Republikës së Kosoves.
10
Sijreqic, Hajrija-Çoliç dhe Haliloviç, Haris, E Drejta e Procedurës Penale me vështrim të posaqëm në
procedurën penale të Kosovës.
Dispozitat e KPPK-së në lidhje me paraburgimin zbatohen përshtatshmërisht në
lidhje me caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin dhe pushimin e masës së arrestit shtepiak.
Sipas dispozitave të nenit 184 të KPPK-së, i pandehuri i arrestuar për vepër
penale për të cilën është paraparë dënimi maksimal deri një(1) vit dhe i cili nuk ka
dënime të mëparshme ose nuk ka marrë pjesë në diversion mund ti caktohet masa e
diversionit nga gjyqtari i procedurës paraprake. Thelbi i masës së diversionit është se me
shqiptimin e kësaj mase gjykata mund ta pezullojë procedurën penale për një(1) vit dhe e
liron të pandehurin në këto kushte:
-Që i pandehuri të bëjë kompenzimin e arsyeshëm ndaj viktimës së veprës penale
-Që i pandehuri rregullisht të lajmrohet në stacionin policorë më të afërmin prej
vendbanimit të tij, në intervalet siç i cakton gjyqtari i procedurës paraprake.
-Që i pandehuri të marr pjesë në këshillimin përkatësiht trajtimin psikologjik, pastaj
trajtimin nga abuzimi me substancat narkotike, si dhe veprimet e tijera të cilat
konsiderohen të përshtatshme nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Nëse i pandehuri i përmbahet kushteve të lartëcekura, atëher gjyqtari i procedurës
paraprake e pushon procedurën penale kundër të pandehurit në muajin e dymbëdhjetë të
diversitetit, e nëse i pandehuri nuk i përmbushë keto kushte atëher gjyqtari i procedurës
paraprake e rifillon procedurën penale.
Që të dyja këto masa urdhërohen me aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake nëse
ende nuk është ngritur aktakuza, e nëse është ngritur aktakuza atëher këto masa
urdhërohen nga kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari i vetëm.
Paraburgimi nga neni 185 i KPPK-së
Paraburgimi si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si në aspektin
e shkencës juridiko-penale, ashtu edhe në rrafshin praktik konsiderohet si njëra nga masat
më të rënda që ka paraparë ligjvënësi për sigurimin e pranisë së të pandehurit në
procedurë penale. Ky konstatim bëhet për faktin se me caktimin e paraburgimit ndaj të
pandehurit, si para ngirtjes së aktakuzës ashtu edhe pas ngritjes së saj, kufizohet liria e të
pandehurit në masë të madhe. Marrë në përgjithësi e drejta për liri dhe siguri personale,
gëzon mbrojtje juridike në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, përkatësisht me nenin 5 të
KEDNJ dhe nenin 9 të PNDCP(Pakti Ndërkombëtarë për te Drejtat Civile-
Politike).11
Andaj për këtë arsye kjo e drejtë është e pacenueshme dhe ajo mund të
kufizohet vetëm me vendimin e ligjshëm gjyqësorë.
Në kontekstin e kësaj që tham si vendim i ligjshëm gjyqësorë që kufizon lirinë e
një personi, është edhe urdhëri për paraburgimin e të pandehurit i lëshuar nga gjykata, me
kusht që për një urdhër të tillë të ekzistojnë kushtet ligjore të parapra me dispozitat e
KPPK-së. Në kuptimin e thjeshtë, paraburgimi nuk është dënim apo sanksion penal por
me të kuptojmë mbajtjen e dhunshme të të pandehurit në vende të caktuara, përkatësisht
burg ku gjatë kohës së mbajtjes së tij në vende të tilla ai i nënshtrohet një kontrolli të
rrept nga zyrtarët e autorizuar.
Si në të gjitha legjislacionet penale të shteteve, edhe në Republikën e Kosoves
ligjvënësi ka rregulluar çështjen e paraburgimit me dispozitat e KPPK-së, përkatësisht
nga neni 185 deri në nenin 203.12
Siç tham edhe më parë paraburgimi e kufizon në masë
11
Po aty.
12
Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
të konsiderueshme lirinë e një personi, andaj duke pasur parasyshë këtë fakt ligjvënësi me
nenin 185 parag.2 të KPPK-së ka paraparë shprehimisht se: Paraburgimi duhet të
reduktohet në kohën sa më të shkurtër të mundshme dhe se kur i pandehuri ndodhet në
paraburgim të gjitha organet që marrin pjesë në procedurë penale në atë çështje duhet të
veprojnë me nguti të posaçme.
Ashtu edhe si tek masat tjera, edhe masa e paraburgimit, prokurori i shtetit konform nenit
165 parag.2 të KPPK-së, paraqet kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin
e paraburgimit ndaj të pandehurit, ku kjo kërkesë duhet të paraqitet mbrenda afatit prej 24
orëve nga momenti i arrestimit të të pandehurit, si afat ligjorë. Mos ruajtja e këtij afati
nga prokurori i shtetit qon deri tek lirimi i të pandehurit në procedurë të rregullt.
Dispozitat e KPPK-së kanë paraparë disa kushte që duhet të plotësojë kërkesa për
caktimin e paraburgimit dhe si të tilla janë: Emri dhe mbiemri i personit të arrestuar,
vendi, data dhe koha e sakt e arrestimit, vepra penale për të cilën dyshohet i pandehuri,
përshkrimi i provave që mbështesin dyshimin e bazuar se personi i arrestuar e ka kryer
veprën penale si dhe përshkrimi i provave që bëjnë gjykatën të besoj se me lënjen në liri
të të pandehurit, ai ka rrezik: Të ikjes, Të asgjësoj, fshehë, ndryshoj apo falsifikoj provat
e veprës penale apo të ndikoj tek dëshmitarët ose tek të dëmtuarit nga vepra penale, si
dhe ka rrezik të përsëritjes së veprës penale apo që ta përfundoj veprën penale të tentuar
më parë.
Menjëherë pas arritjes së kërkesës së tillë, gjyqtari i procedurës paraprake cakton
seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, në të cilën seancë
marrin pjesë: Gjyqtari i procedurës paraprake, Prokurori i shtetit, I pandehuri dhe
mbrojtësi i tij. Në seancën dëgjimore për paraburgim, në njërën anë prokurori i shtetit
paraqet arsyet e tij se pse kërkon paraburgimin dhe jo ndonjë masë tjetër, ndërsa në anën
tjetër i pandehuri dhe mbrojtësi i tij prezantojnë argumentet e tyre se pse janë kundër një
mase të tillë. Pas dëgjimit të të gjitha palëve gjyqtari i procedurës parprake vendos me
AKTVENDIM: Për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, Për caktimin e ndonjë
mase tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale të parapara me
nenin 173 të KPPK-së, ose lirimin e të pandehurit.
Me nenin 187 parag.1 nënparag.1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 janë paraprë
taksativisht kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, nga
gjykata dhe ato janë:
Kushti i përgjithshëm: - Ekzistimi i dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer
veprën penale
Kushtet e veçanta:
- 1.2.1 Kur ka rrezik të fshehjes ose ikjes së të pandehurit
- 1.2.2 Kur ka asrye për të besuar se me lënjen në liri të të pandehurit ai do të
asgjësoj, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, apo ai do të mund
të ndikoj tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit nga vepra penale, si dhe
- 1.2.3 Kur nga pesha e veprës penale, mënyra se si është kryer vepra penale apo
rrethanat personale të të pandehurit ka rrezik si ai do ta përsëris veprën penale ose
të përfundojë veprën e tentuar me parë.
Aktvendimi i gjykatës me të cilin caktohet ose refuzohet paraburgimi ndaj të pandehurit
mund të nxirret menjëherë pas përfundimit të seancës dëgjimore ose konform nenit 164
parag.11 të KPPK-së brenda 48 orëve nga momenti i përfundimit të seancës dëgjimore
dhe ai aktvendim i dorëzohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, si dhe prokurorit të
shtetit. Ndaj aktvendimit për caktimin e paraburgimit, pala e pakënaqur, përkatësisht i
pandehuri ose prokurori i shtetit mund të parashtrojnë ankese brenda 24 orëve nga
momenti i nxjerrjes së tij dhe që kjo ankesë nuk ka karakter suspenziv që do të thotë se
nuk e shtyen ekzekutimin e aktvendimit.
Për ankesën kundër aktvendimit për caktimin e paraburgimit vendoset brenda 48 orëve
nga gjykata përkatëse.13
Afatet kohore të masës së paraburgimit: Masa e paraburgimit duhet të reduktohet
në kohën sa më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që i pandehuri të mos privohet nga
liria e tij më shumë së sa është e nevojshme.
Kodi i procedurës penale parasheh se gjykata fillimisht të pandehurit mund ti shqiptoj
paraburgimin në përiudhë jo më të gjatë se një muaj nga dita e arrestimit të tij, e pas
kalimit të kësaj periudhe i pandehuri mund të vazhdoj të mbahet në paraburgim vetëm me
aktvendim të veçantë të gjyqtarit të procedurës paraprake, përkatësisht gjyqtarit të vetëm
gjykues ose kryetarit të trupit gjykues pas kërkesës se prokurorit të shtetit. Dallimi mes
caktimit të paraburgimit para ngritjes së aktakuzës dhe pas ngritjes së aktakuzës është se
para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake
ndërsa pas ngritjes së aktakuzës, nga gjyqtari i vetëm gjykues(nesë i pandehuri gjykohet
nga i departamenti i përgjithshëm i gjykatave themelore) ose kryetari i trupit
gjykues(nese i pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës se rëndë penale për çka gjykohet
nga departamenti per krime të rënda pranë gjykatave themelore), pastaj dallim tjetër është
se para ngritjes së aktakuzës paraburgimi vazhdohet vetëm sipas kërkesës së prokurorit të
shtetit, ndërsa pas ngritjes së aktakuzës, paraburgimi mund të vazhdohet me aktvendim
nga gjyqtari i qështjes, pa propozimin paraprak të prokurorit të shtetit, nëse për një gjë të
tillë ekzistojnë kushtet ligjore.
Pra para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se:
- Katër (4) muaj kur procedura penale zbatohet për vepër penale e cila është e
dënueshme deri në pesë (5) vite, si dhe
- Tetë (8) muaj kur procedura penale zbatohet për vepër penale e cila është e
denueshme me të paktën pesë (5) vite.
Përpos këtyre afateve ligjvënësi ka paraprë që paraburgimi mund të zgjatet edhe për
katër(4) muaj, pra në një maksimum të përgjithshëm prej dymbëdhjetë (12) muaj nëse i
pandehuri dyshohet për vepër penale të dënueshme me të paktën pesë (5) vite dhe çështja
penalo-juridike është e ndërlikuar dhe zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet
prokurorit të shtetit. Privimi i lirisë së të pandehurit, pas kalimit të dymbëdhjetë (12)
muajve të tij në paraburgim, në rrethana të jashtëzakonshme mund të zgjasë edhe për
gjashtë muaj të tjerë në një maksimum të përgjithshëm prej tetëmbëdhjetë 18 muajve,
nëse për një gjë të tillë ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rreziku i
përgjithshëm apo rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri. Nëse pas kalimi të afatit 18
mujorë në paraburgim, prokurori i shtetit nuk e ngritë aktakuzën ndaj të pandehuri, atëher
ai menjëherë duhet të lirohet.
Ndërkaq pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues
ex officio vendos me aktvendim për vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit ndaj të
pandehurit, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësorë (këtë rregulim e bën neni 193
parag.1 i KPPK-së). Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendosë me
13
Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
aktvendim për vazhdimin e paraburgimit, pasi të dëgjoj mendimin e prokurorit të shtetit.
Pasi që të kalojnë dy(2) muaj nga aktvendimi i fundit për paraburgim, gjykata mund ta
vazhdoj ose ndërprejë paraburgimin pa marrë paraprakisht mendimin e prokurorit të
shtetit për një gjë të tillë, me kusht që për vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit të
ekzistojnë kushtet ligjore.
Poashtu edhe kundër këtyre aktvendimeve të gjyqtarit të vetëm gjykues ose
kryetarit të trupit gjykues, lejohet ankimi nga pala e pakënaqur brenda 24 orëve nga
momenti i nxjerres së tij, e cila ankesë nuk ka karakter suspenziv dhe për të vendoset
brenda 48 orëve nga gjykata.
Disa nga të drejtat dhe detyrat e të pandehurit gjatë kohës së paraburgimit janë: - E drejta
e të pandehurit që të trajtohet dinjitetshëm dhe në mënyrë humane duke e mbrojtur
shëndetin fizik dhe psikik të tij, - E drejta e të paraburgosurit që në institucionet e
paraburgimit të veqohet nga të dënuarit, - E drejta e të paraburgosurit që të mbajnë dhe
shfrytëzojnë sendet për përdorim personal si: sende për mbajtjen e higjienës, pasisje për
dëgjimin e mediave publike, literaturë profesionale dhe literaturë tjetër, të holla apo sende
të tjera të cilat për nga masa dhe sasia mundësojnë jetë normale në hapsirën e
institucionit të paraburgimit, - E drejta e të pandehurit që të komunikoj dhe të vizitohet
nga familjarët e tij apo nga mjeku etj. Ndërkaq disa nga detyrimet e të pandehurit që
mbahet në paraburgim janë: - Detyrimi i tij që të sjellet mirë gjatë qëndrimit në qendrën e
paraburgimit, - Ndalimi i prodhimit, pranimit ose futjes së sendeve për sulm ose arratisje
nga i pandehuri, e në rastin e kundërt gjykata mund të shqiptoj dënim disiplinorë ndaj të
pandehurit, - Ndalimi i futjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike apo narkotikëve etj.
KONKLUZION
Në kuptimin formal-juridik dhe në kuptimin material-juridik, masat për sigurimin
e pranisë së të pandehurit në procedurë penale nuk janë sanksione penale, pra nuk janë
dënime por vetëm masa që zbatohen pothuaj gjatë gjithë procedurës penale dhe që e
kufuzojnë lirinë e personit i cili dyshohet se e ka kryer një apo më shumë vepra penale.
Këto masa zgjasin deri në vendosjen e çështjes juridiko-penale me vendim të formës së
prerë apo deri sa të pushojnë së ekzisituari kushtet ligjore për mbejten në fuqi të masave
të tilla. Gjatë mbajtjes së masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit, i pandehuri nuk
konsiderohet i dënuar dhe se edhe më tej atij i ofrohet garancia kushtetutese e prezumimit
të pafajsisë, deri sa gjykata me vendim të formës së prerë të mos e dëshmoj të kundërtën.

More Related Content

What's hot

Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
dritashala
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Donikë Mjaki
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
Nasuf GËRMIZAJ
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
dritashala
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
Refik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
Refik Mustafa
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Bessnik Latifi
 

What's hot (20)

punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
 

Viewers also liked

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
Jeton Bytyqi
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Ferdi Nuredini
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Donikë Mjaki
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
zogaj
 

Viewers also liked (15)

Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Viktimologi
ViktimologiViktimologi
Viktimologi
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 
227784073A.1
227784073A.1227784073A.1
227784073A.1
 
Ese
EseEse
Ese
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
Kriminaliteti i organizuar
Kriminaliteti i organizuarKriminaliteti i organizuar
Kriminaliteti i organizuar
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 

Similar to Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit (7)

Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
Gezim Çela 2, vendimi nr 446
Gezim Çela 2, vendimi nr 446 Gezim Çela 2, vendimi nr 446
Gezim Çela 2, vendimi nr 446
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
Prezantim
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 

Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit

  • 1. UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta e Procedurës Penale Tema: “Masat për Sigurimin e Pranisë së të Pandehurit në Procedurën Penale me theks të veçantë Paraburgimi” Mentori: Studenti: Prof. Driton Muharremi Egzon Doli
  • 2. PËRMBAJTJA 1. Hyrje............................................................................................................................3-4 2. Thirrja dhe Urdhërarresti........................................................................................4-5 3. Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin dhe Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar........................................5-6 4. Paraqitja në stacionin policorë dhe Dorëzania.......................................................6-7 5. Arresti Shtëpiak dhe Diversioni...............................................................................7-8 6. Paraburgimi...............................................................................................................8-9 6.1 Afatet kohore të masës së paraburgimit............................................................10-11 7. Konkluzion...................................................................................................................11
  • 3. Hyrje Në mënyrë që e gjithë procedura penale të jetë më efikase dhe në funksion të mbledhjes së provave të nevojshme me të cilat prova vërtetohet fajësia apo pafajësia e të pandehurit, shkenca juridiko-penale e rrjedhimisht edhe ligjvënësi me dispozitat e KPPK- së ka paraparë masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale. Qëllimi i masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit është kufizimi i lirisë së të pandehurit gjatë procedurës penale në masën qe i përgjigjet: Peshës së veprës penale, Karakteristikave personale të të pandehurit, Mënyrës së kryerjes së veprës penale si dhe rrethanave të tjera në të cilat është kryer vepra penale. Gjykata në momentin e urdhërimit të masave të tilla ndaj të pandehurit duhet të marrë parasyshë parimin e ligjshmërisë (pra që shqiptimi i atyre masave të mos janë në kundershtim me dispozitat ligjore), pastaj parimin e gradualitetit si dhe parimin e proporcionalitetit (që do të thot se masa që i caktohen të pandehurit për sigurimin e pranisë së tij në procedurë jo vetëm që duhet të jetë në pajtim me dispozitat e KPPK-së por ajo duhet të jetë proporcionale me peshën e veprës penale, qëllimin e kryersit të veprës penale, mënyrën e kryerjes së veprës penale etj.) Pra nga kjo që tham na bën të kuptojmë se masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë nuk janë sanksione penale, por vetëm masa që shërbejnë në realizimin më efikas të procedurës penale. Ligjvënësi me dispozitat e nenit 173 parag.1 të KPPK ka paraparë shprehimisht se cilat janë masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedure dhe ato janë: 1.1 Thirrja, 1.2 Urdhërarresti, 1.3 Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndimin, 1.4 Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit ose përsonit të caktuar, 1.5 Paraqitja në stacionin policore, 1.6 Dorëzania, 1.7 Arrest Shtëpiak, 1.8 Diversioni, si dhe 1.9 Paraburgimi. Masat e procedures parapenale të parapara me dispozitat e KPPK-së mund ti ndajmë në dy grupe: 1) Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit si parakusht për zhvillim të suksesshëm të procedurës penale (masat e drejtuara ndaj të pandehurit) dhe 2) Masat për sigurimin e provave materiale dhe interesave pasurore.1 Për dallim nga masat e para të cilat shprehimisht parashihen me nenin 173 parag.1 nënparag.1.1 deri në nenin 1.9, masa për sigurimin e provave materiale dhe interesave pasurore janë të parapara me dispozitat e nenit 91 parag.2. nënparag.2.1 deri ne 2.14 dhe disa nga to janë: fotografimi ose vëzhgimi i fshëhtë në vende publike, rexhistrimi i bisedave telefonike, monitorimi i fshehtë i bisedave në vende private etj. Poashtu në kuadër të masave të tilla hyjnë edhe kontrollet e banesave ose lokaleve të caktuara, konfiskimi i përkohshëm i sendeve të caktuara etj. Masat e parapara me nenin 173 të KPPK-së për sigurimin e pranisë së të pandehurit urdhërohen pas arrestimit dhe mbajtjes së të dyshuarit në stacionin policorë i 1 Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
  • 4. cila arrest konform nenit 164 parag.5 të KPPK-së nuk mund të zgjas më tepër se 48 orë2 . Pas kalimit të këtij afati, ligji parasheh se i pandehuri duhet të lirohet nga policia, përveq nëse gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin. Nëse prokurori i shtetit paraqet këkese për caktimin e ndonjë mase ndaj të pandehurit, atëher pas kalimit të afatit të cekur më lartë, gjyqtari i procedurës paraprake cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Ajo që vlen të thuhet është se masat në fjalë shqiptohen nga gjykata, kur ekziston kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e ndonjërës nga masat të parapara me nenin 173 të KPPK-së. Duke pas parasysh se e gjithë procedura penale në thelb përbëhet nga afatet, si ligjore ashtu edhe gjyqësore, atëher edhe kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit si një nga masat më të ashpra, duhet të parashtrohet tek gjyqtarit të procedurës paraprake brenda 24 orëve pas arrestimit të të dyshuarit, nëse afati i tillë i paraparë me nenin 164 parag.7 të KPPK-së nuk ruhet nga Prokurori i Shtetit, atëher i dyshuari duhet të lirohet në procedurë të rregullt. Nëse Prokurori i shtetit, beson se ndaj të pandehurit mund të urdhërohen masa më të buta se paraburgimi atëher paraqet këkesë për caktimin e një mase të tillë, por që në këtë rast gjyqtari i procedurës paraprake nuk është i lidhur për kërkesën e prokurorit të shtetit, pra që do të thotë se nëse ai e sheh të arsyeshme, të pandehurit mund ti shqiptojë masë më të butë ose masë më të ashpër se që ka propozuar prokurori i shtetit në kërkesën e tij. Thirrja nga Neni 174 dhe Urdhërarresti nga Neni 175 i KPPK-së Prania e të pandehurit në procedurën penale mund të sigurohet nëpërmes thirrjes. Thirrjen të pandehurit ia dërgon gjykata, përkatësisht organi përkatës i procedures.3 Pra me thirrje, gjykata kërkon nga i pandehuri që të paraqitet në ndërtesën e gjykatës me qëllim të marrjes në pyetje. Kështu me nenin 174 parag.2 të KPPK-së parashihen disa elemente që duhet ti përmbajë thirrja e dërguar nga gjykata tek i pandehuri dhe si elemente të tilla janë: Emri dhe adresa e gjykatës e cila e dërgon thirrjen, Emri dhe Mbiemri i të pandehurit, përcaktimi i veprës penalë për të cilën akuzohet i pandehuri, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet i pandehuri, paralajmrimin se në rast të mosardhjes në gjykatë do të sillet me forcë, të drejtën e tij për të pasur mbrojtës, vulën zyrtare si dhe emrin e gjyqtarit që e lëshon thirrjen. Në raste të caktuara kur kemi të bëjmë me ndonjë sëmundje ose pengësë tjetër të paevitueshme për çka i pandehuri nuk mund të vijë në gjykatë në kohen apo orën e duhur, atëher ai mund të pyetet në vendin ku gjendet ose gjykata mund të shtyj marrjen e tij në pyetje. Urdhërarresti për dallim nga Thirrja është masë më e ashpër dhe që gjen zbatim atëher kur ekziston këkesa e policisë për urdhërarrest për shkak të rrethana të ngutshme dhe kur ekzistojnë kushtet e parapara me nenin 187 të KPPK-së për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, gjithashtu urdhërarresti për të pandehurin mund të lëshohet kur ai nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës osë kur thirrja nuk ka mundur ti dorëzohet apo kur sipas rrethanave shihet qartë se i pandehuri i është shmangur pranimit të thirrjes. 2 Kodi Nr.04/L-123 i Procedurës Penale të Kosovës. 3 Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
  • 5. Urdhërarresi lëshohet nga Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, ndërsa ai ekzekutohet nga zyrtarët policorë.4 Zyrtarët e policisë të ngarkuar me ekzekutimin e urdhërarrestit ndaj të pandehurit, atij ia dorzojnë urdhërin e tillë dhe kërkojnë nga i pandehuri ta shoqërojë, nësë në rastin e tillë i pandehuri refuzon shoqërimin atëher ai dërgohet forcërisht para gjykatës. Karakteristikë e masës së urdhërarrestit është se vlefshmëria e tij kohore është 356 ditë nga momenti i lëshimit të tij përpos nese përcaktohet ndryshe në urdhërarrest, pra që do të thot se nëse zyrtarët policorë nuk arrijnë që brenda 365 ditëve nga momenti i lëshimit të tij, ta arrestojnë të pandehurin atëher vlefshmëria e atij urdhërarresti skadon. Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin nga neni 176 dhe Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar nga neni 177 të KPPK-së Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin është një nga masat për sigurimin e pranisë së tij në procedurë gjë që paraqet kufizimin e lirisë së lëvizjes së të pandehurit dhe që kjo masë zbatohet kur ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer vepren e caktuar penale dhe ka gjasa për të besuar se për shkak të kryerjes së veprës penale ai mund ti ikë drejtësisë duke u fshehur, duke shkuar në vende të panjohura apo duke u larguar nga territori i Republikës së Kosovës. Andaj që gjykata të sigurohet se do ta ketë prezent të pandehurin në procedurë, kurdo herë që kërkohet një gjë e tillë gjatë procedurës penale, mund të kërkoj nga ai që të bëj premtimin se nuk do ta braktis vendqëndrimin. Me vendqëndrim në kontestin e kësaj fjalie kuptojmë vendin në të cilin qytetari në këtë rast i pandehuri është i vendosur me qëllim që të jetojë.5 Dispozitat e KPPK-së parashohin mundësinë që të pandehurit i cili jep një premtim të tillë para gjykatës, ti konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit. Premtimi i tillë i pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin i dhënë para gjyqtarit të çështjes, evidentohet në procesverbal. Nëse i pandehuri e thyen një premtim të tillë, pra duke u larguar nga vendqëndrimi i tij pa lajmrim paraprak, qoft duke u fshehur apo duke u larguar nga territori i Republikes së Kosovës, atëher gjykata mund ta revokoj këtë masë dhe ndaj të pandehurit të urdhëroj paraburgimin. Ndëkaq Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, si masë për sigurmin e pranisë së të pandehurit në procedurë është masë specifike gjë që dallon mjaft nga masa paraprake për faktin se këtu gjykata nuk e kufizon në tërësi lirinë e lëvizjes së të pandehurit duke mos i dhënë atij mundësinë që të largohet nga vendbanimi ose vendqëndrimi i tij, po vetëm e kufizon lirinë e levizjes aq sa i pandehuri ndalohet që ti afrohet vendit të caktuar, ku gjykata me aktvendim e përcakton largësinë sa duhet të qendroj larg i pandehuri nga vendi ose personi i caktuar. Gjykata, të pandehurit i cakton masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktur nëse: - Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale - Ekziston rreziku se i pandehuri mund të fshehë, asgjësoj apo falsifikoj provat ose deklaratat e dëshmitarëve apo të dëmtuarve - Ekziston rreziku se ai do ta përsëris veprën penale apo do ta përfundoj veprën penale të tentuar. 4 Udhëzues i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. 5 Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
  • 6. Karakteristikë e kësaj mase është se ajo, përpos të pandehurit, mund të shkilet edhe nga personi i cili është i mbrojtur me këtë masë, në rastin kur personi i tillë qëllimisht e cenon distancën të cilën i pandehuri detyrohet të respektojë, andaj edhe në këtë rast gjykata ndaj personit të mbrojtur nga kjo masë në rast se ai e ndërmerr një veprim të tillë mund ti shqiptojë dënim me gjobë prej 250 Euro. Si edhe tek rasti i masës së premtimit të të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndirmin, ashtu edhe tek kjo masë nëse i pandehuri nuk e respekton atë, atëher gjykata mund të urdhëroj revokimin e kësaj mase dhe të shqiptoj paraburgimin. Që të dyja këto masa para ngritjes së aktakuzës caktohen me aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake e pas ngritjes së aktakuzës nga kryetari i trupit gjykues apo gjyqtari i vetëm. Paraqitja në stacionin policorë nga neni 178 dhe Dorëzania nga neni 179 të KPPK Masa e paraqitjes në stacionin policorë mund të urdhërohet nga gjykata nëse: - ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, si dhe - ka arsye per te dyshuar se i pandehuri do te fshihet, do të shkoj në vend të panjohur ose do të largohet nga territori i Republikës së Kosovës. Kur gjykata urdhëron masën e paraqitjes në stacionin policorë, atëher i pandehuri është i detyruar që herë pas herë të paraqitet në stacionin policorë aty ku e ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij. Me nenin 178 parag.3 të KPPK-së parashihet se paraqitja në stacionin policorë për të pandehurin caktohet nga gjykata me aktvendim i cili aktvendim i dorëzohet të pandehurit dhe kopja e tij i dorëzohet stacionit policorë përkatës në territorin e së cilës duhet të zbatohet masa e tillë.6 Nëse i pandehuri të cilit i është urdhëruar masa e tillë, e shkel atë, pra nuk paraqitet në kohën e duhur në stacionin përkatës policorë, atëher gjykata mund ta revokoj këtë masë dhe ndaj të pandehurit të shqiptoj paraburgimin.7 Dorëzania është paraparë me dispozitat e nenit 179 të KPPK-së. Për dorëzaninë si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale flet edhe neni 5 i KEDNJ-së duke e paraparë se lirimi i të pandehurit mund të kushtëzohet me dorëzani në atë mënyrë që të sigurohet se i pandehuri do ti përgjigjet thirrjes së gjykatës në procedurë penale.8 Me fjalë të tjera mund të themi se gjykata mund të urdhëroj që i pandehuri të mbetet në liri me dorëzani apo që të lirohet nga paraburgimi me dorëzani nëse: -Ekziton dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale -Beza e vetme për shqiptimin e paraburgimit është frika se me lënjen në liri të pandehurit ai mund të ikë, si dhe -Kur i pandehuri premton se nuk do te fshihet ose nuk do ta braktisë vendqëndrimin e tij. Dorëzani si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale ka karakteristikat e saj për faktin sepse lidhet me dorëzaninë që përdoret në mardhënjet detyrimore midis kreditorit dhe debitorit, ku si analogia iuris mund të përdoret neni 1009 i LMD sipas të cilit dorëzania është shumë e caktuar e parave e cila paguhet nga dorëzani në cilësinë e debitorit, tek kreditori. Në rastin e procedurës penale kur është fjala për 6 Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës. 7 Sijreqic, Hajrija-Çoliç dhe Haliloviç, Haris, E Drejta e Procedurës Penale me vështrim të posaqëm në procedurën penale të Kosovës. 8 Po aty.
  • 7. dorëzanin, si debitorë konsiderohet përsoni që paraqitet si dorëzan i të pandehurit ndërsa si kreditorë gjykata, për shkak se gjykata në aktvendimin me të cilin e shqipton masën e dorëzanisë e cakton edhe shumën e parave që obligohet ta paguaj personi i tillë.9 Pra me fjalë të tjera dorëzania nga dorëzani i të pandehurit mund të jepet në formë të parave të gatshme, letrave me vlerë, sendeve të çmueshme, ose sende tjera të luajtshme me vlerë të madhe të cilat lehtë mund të shndërrohen në para.10 Shuma e parave që do të paguhet nga i pandehuri në formë të dorëzanisë caktohet varësisht peshës së veprës penale, rrethanave personale dhe familjarë të të pandehurit dhe sipas gjendjes materiale të atij që e jep dorëzaninë. Në rastin kur i pandehuri ikë, e përseritë veprën penale apo e përfundon veprën penale të tentuar më parë, atëher shuma e parave ose sendeve të tjera në vlerë pasurore e dhënë si dorëzani humb dhe derdhet në buxhetin e shtetit, dhe të pandehurit i shqiptohet një masë tjetër. Ndërsa dorëzania hiqet, përkatësisht i kthehet shuma e parave apo vlera tjetër pasurore dhënësit të dorëzanisë në rast se: Ndaj të pandehurit është revokuar masa e dorëzanisë nga gjykata dhe i është urdhëruar masa e paraburgimit, Nëse procedura penale pushohet me akvendim ose aktgjykim të formës së prerë, si dhe nëse i pandehuri është dënuar nga gjykata me denim me burgim dhe ka filluar ta mbajë dënimin. Masa e dorëzanisë për të pandehurin para ngirtjes së aktakuzës urdhërohet me aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake ndërsa pas ngritjes së aktakuzës me aktvendim nga gjyqtari i vetëm gjykues osë kryetari i trupit gjykues pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Arresti Shtëpiak nga neni 183 dhe Diversioni nga neni 184 të KPPK-së Arresti shtëpiak për nga kufizimi i lirisë së të pandehurit është i ngjajshëm me masën e paraburgimit me një dallim të vetëm se përderisa masa e paraburgimit mbahen në njërën nga qendrat e paraburgimit, masa e arrestit shtëpiak mbahet në banesën apo lokalet ku i pandehuri e ka vendbanimin ose vendqëndrimin. Ndërsa e përbashkëta e masës së paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak është jo vëtëm kufizimi i lirisë së të pandehurit po edhe fakti se në rastin e shqiptimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit, gjykata në llogaritjen e dënimin e merr parasyshë kohën e kaluar nga i pandehuri në arrest shtëpiak, përkatësisht në paraburgim. Në momentin kur gjykata urdhëron arrestin shtëpiak mundet që të pandehurit t’ia kufizojë ose ndaloj kontaktin me personat me të cilët ai nuk jeton apo të cilët nuk janë të varur nga i pandehuri. Dispozitat e KPPK-së parashohin rastin kur gjykata mund të lejojë të pandehurin që për një periudhë të caktuar kohore të largohet nga banesa apo lokali ku ai e mban arrestin shtëpiak nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për përmubshjen e nevojave jetësore ose për kryerjen e ndonjë pune. Masa e arrestit shtëpiak mbikqyret se sa zbatohet nga i pandehuri, në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjykata ose nëpërmjet zyrtarëve policorë. Nëse zyrtarët policorë autorizohen për mbikqyrjen e arrestit shtëpiak atëher ata kanë të drejtë që në çdo kohë të verifikojë zatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe nëse policia konsideron se i pandehuri e ka cenuar masën e tillë atëher për këtë njoftohet gjykata pa vonesë. 9 Ligji mbi Mardhënjet Detyrimore i Republikës së Kosoves. 10 Sijreqic, Hajrija-Çoliç dhe Haliloviç, Haris, E Drejta e Procedurës Penale me vështrim të posaqëm në procedurën penale të Kosovës.
  • 8. Dispozitat e KPPK-së në lidhje me paraburgimin zbatohen përshtatshmërisht në lidhje me caktimin, kohëzgjatjen, vazhdimin dhe pushimin e masës së arrestit shtepiak. Sipas dispozitave të nenit 184 të KPPK-së, i pandehuri i arrestuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi maksimal deri një(1) vit dhe i cili nuk ka dënime të mëparshme ose nuk ka marrë pjesë në diversion mund ti caktohet masa e diversionit nga gjyqtari i procedurës paraprake. Thelbi i masës së diversionit është se me shqiptimin e kësaj mase gjykata mund ta pezullojë procedurën penale për një(1) vit dhe e liron të pandehurin në këto kushte: -Që i pandehuri të bëjë kompenzimin e arsyeshëm ndaj viktimës së veprës penale -Që i pandehuri rregullisht të lajmrohet në stacionin policorë më të afërmin prej vendbanimit të tij, në intervalet siç i cakton gjyqtari i procedurës paraprake. -Që i pandehuri të marr pjesë në këshillimin përkatësiht trajtimin psikologjik, pastaj trajtimin nga abuzimi me substancat narkotike, si dhe veprimet e tijera të cilat konsiderohen të përshtatshme nga gjyqtari i procedurës paraprake. Nëse i pandehuri i përmbahet kushteve të lartëcekura, atëher gjyqtari i procedurës paraprake e pushon procedurën penale kundër të pandehurit në muajin e dymbëdhjetë të diversitetit, e nëse i pandehuri nuk i përmbushë keto kushte atëher gjyqtari i procedurës paraprake e rifillon procedurën penale. Që të dyja këto masa urdhërohen me aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake nëse ende nuk është ngritur aktakuza, e nëse është ngritur aktakuza atëher këto masa urdhërohen nga kryetari i trupit gjykues ose gjyqtari i vetëm. Paraburgimi nga neni 185 i KPPK-së Paraburgimi si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si në aspektin e shkencës juridiko-penale, ashtu edhe në rrafshin praktik konsiderohet si njëra nga masat më të rënda që ka paraparë ligjvënësi për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale. Ky konstatim bëhet për faktin se me caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, si para ngirtjes së aktakuzës ashtu edhe pas ngritjes së saj, kufizohet liria e të pandehurit në masë të madhe. Marrë në përgjithësi e drejta për liri dhe siguri personale, gëzon mbrojtje juridike në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, përkatësisht me nenin 5 të KEDNJ dhe nenin 9 të PNDCP(Pakti Ndërkombëtarë për te Drejtat Civile- Politike).11 Andaj për këtë arsye kjo e drejtë është e pacenueshme dhe ajo mund të kufizohet vetëm me vendimin e ligjshëm gjyqësorë. Në kontekstin e kësaj që tham si vendim i ligjshëm gjyqësorë që kufizon lirinë e një personi, është edhe urdhëri për paraburgimin e të pandehurit i lëshuar nga gjykata, me kusht që për një urdhër të tillë të ekzistojnë kushtet ligjore të parapra me dispozitat e KPPK-së. Në kuptimin e thjeshtë, paraburgimi nuk është dënim apo sanksion penal por me të kuptojmë mbajtjen e dhunshme të të pandehurit në vende të caktuara, përkatësisht burg ku gjatë kohës së mbajtjes së tij në vende të tilla ai i nënshtrohet një kontrolli të rrept nga zyrtarët e autorizuar. Si në të gjitha legjislacionet penale të shteteve, edhe në Republikën e Kosoves ligjvënësi ka rregulluar çështjen e paraburgimit me dispozitat e KPPK-së, përkatësisht nga neni 185 deri në nenin 203.12 Siç tham edhe më parë paraburgimi e kufizon në masë 11 Po aty. 12 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
  • 9. të konsiderueshme lirinë e një personi, andaj duke pasur parasyshë këtë fakt ligjvënësi me nenin 185 parag.2 të KPPK-së ka paraparë shprehimisht se: Paraburgimi duhet të reduktohet në kohën sa më të shkurtër të mundshme dhe se kur i pandehuri ndodhet në paraburgim të gjitha organet që marrin pjesë në procedurë penale në atë çështje duhet të veprojnë me nguti të posaçme. Ashtu edhe si tek masat tjera, edhe masa e paraburgimit, prokurori i shtetit konform nenit 165 parag.2 të KPPK-së, paraqet kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, ku kjo kërkesë duhet të paraqitet mbrenda afatit prej 24 orëve nga momenti i arrestimit të të pandehurit, si afat ligjorë. Mos ruajtja e këtij afati nga prokurori i shtetit qon deri tek lirimi i të pandehurit në procedurë të rregullt. Dispozitat e KPPK-së kanë paraparë disa kushte që duhet të plotësojë kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe si të tilla janë: Emri dhe mbiemri i personit të arrestuar, vendi, data dhe koha e sakt e arrestimit, vepra penale për të cilën dyshohet i pandehuri, përshkrimi i provave që mbështesin dyshimin e bazuar se personi i arrestuar e ka kryer veprën penale si dhe përshkrimi i provave që bëjnë gjykatën të besoj se me lënjen në liri të të pandehurit, ai ka rrezik: Të ikjes, Të asgjësoj, fshehë, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikoj tek dëshmitarët ose tek të dëmtuarit nga vepra penale, si dhe ka rrezik të përsëritjes së veprës penale apo që ta përfundoj veprën penale të tentuar më parë. Menjëherë pas arritjes së kërkesës së tillë, gjyqtari i procedurës paraprake cakton seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, në të cilën seancë marrin pjesë: Gjyqtari i procedurës paraprake, Prokurori i shtetit, I pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Në seancën dëgjimore për paraburgim, në njërën anë prokurori i shtetit paraqet arsyet e tij se pse kërkon paraburgimin dhe jo ndonjë masë tjetër, ndërsa në anën tjetër i pandehuri dhe mbrojtësi i tij prezantojnë argumentet e tyre se pse janë kundër një mase të tillë. Pas dëgjimit të të gjitha palëve gjyqtari i procedurës parprake vendos me AKTVENDIM: Për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, Për caktimin e ndonjë mase tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale të parapara me nenin 173 të KPPK-së, ose lirimin e të pandehurit. Me nenin 187 parag.1 nënparag.1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 janë paraprë taksativisht kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, nga gjykata dhe ato janë: Kushti i përgjithshëm: - Ekzistimi i dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale Kushtet e veçanta: - 1.2.1 Kur ka rrezik të fshehjes ose ikjes së të pandehurit - 1.2.2 Kur ka asrye për të besuar se me lënjen në liri të të pandehurit ai do të asgjësoj, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, apo ai do të mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit nga vepra penale, si dhe - 1.2.3 Kur nga pesha e veprës penale, mënyra se si është kryer vepra penale apo rrethanat personale të të pandehurit ka rrezik si ai do ta përsëris veprën penale ose të përfundojë veprën e tentuar me parë. Aktvendimi i gjykatës me të cilin caktohet ose refuzohet paraburgimi ndaj të pandehurit mund të nxirret menjëherë pas përfundimit të seancës dëgjimore ose konform nenit 164 parag.11 të KPPK-së brenda 48 orëve nga momenti i përfundimit të seancës dëgjimore dhe ai aktvendim i dorëzohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, si dhe prokurorit të
  • 10. shtetit. Ndaj aktvendimit për caktimin e paraburgimit, pala e pakënaqur, përkatësisht i pandehuri ose prokurori i shtetit mund të parashtrojnë ankese brenda 24 orëve nga momenti i nxjerrjes së tij dhe që kjo ankesë nuk ka karakter suspenziv që do të thotë se nuk e shtyen ekzekutimin e aktvendimit. Për ankesën kundër aktvendimit për caktimin e paraburgimit vendoset brenda 48 orëve nga gjykata përkatëse.13 Afatet kohore të masës së paraburgimit: Masa e paraburgimit duhet të reduktohet në kohën sa më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që i pandehuri të mos privohet nga liria e tij më shumë së sa është e nevojshme. Kodi i procedurës penale parasheh se gjykata fillimisht të pandehurit mund ti shqiptoj paraburgimin në përiudhë jo më të gjatë se një muaj nga dita e arrestimit të tij, e pas kalimit të kësaj periudhe i pandehuri mund të vazhdoj të mbahet në paraburgim vetëm me aktvendim të veçantë të gjyqtarit të procedurës paraprake, përkatësisht gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues pas kërkesës se prokurorit të shtetit. Dallimi mes caktimit të paraburgimit para ngritjes së aktakuzës dhe pas ngritjes së aktakuzës është se para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi urdhërohet nga gjyqtari i procedurës paraprake ndërsa pas ngritjes së aktakuzës, nga gjyqtari i vetëm gjykues(nesë i pandehuri gjykohet nga i departamenti i përgjithshëm i gjykatave themelore) ose kryetari i trupit gjykues(nese i pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës se rëndë penale për çka gjykohet nga departamenti per krime të rënda pranë gjykatave themelore), pastaj dallim tjetër është se para ngritjes së aktakuzës paraburgimi vazhdohet vetëm sipas kërkesës së prokurorit të shtetit, ndërsa pas ngritjes së aktakuzës, paraburgimi mund të vazhdohet me aktvendim nga gjyqtari i qështjes, pa propozimin paraprak të prokurorit të shtetit, nëse për një gjë të tillë ekzistojnë kushtet ligjore. Pra para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se: - Katër (4) muaj kur procedura penale zbatohet për vepër penale e cila është e dënueshme deri në pesë (5) vite, si dhe - Tetë (8) muaj kur procedura penale zbatohet për vepër penale e cila është e denueshme me të paktën pesë (5) vite. Përpos këtyre afateve ligjvënësi ka paraprë që paraburgimi mund të zgjatet edhe për katër(4) muaj, pra në një maksimum të përgjithshëm prej dymbëdhjetë (12) muaj nëse i pandehuri dyshohet për vepër penale të dënueshme me të paktën pesë (5) vite dhe çështja penalo-juridike është e ndërlikuar dhe zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet prokurorit të shtetit. Privimi i lirisë së të pandehurit, pas kalimit të dymbëdhjetë (12) muajve të tij në paraburgim, në rrethana të jashtëzakonshme mund të zgjasë edhe për gjashtë muaj të tjerë në një maksimum të përgjithshëm prej tetëmbëdhjetë 18 muajve, nëse për një gjë të tillë ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rreziku i përgjithshëm apo rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri. Nëse pas kalimi të afatit 18 mujorë në paraburgim, prokurori i shtetit nuk e ngritë aktakuzën ndaj të pandehuri, atëher ai menjëherë duhet të lirohet. Ndërkaq pas ngritjes së aktakuzës, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues ex officio vendos me aktvendim për vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit ndaj të pandehurit, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësorë (këtë rregulim e bën neni 193 parag.1 i KPPK-së). Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues vendosë me 13 Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
  • 11. aktvendim për vazhdimin e paraburgimit, pasi të dëgjoj mendimin e prokurorit të shtetit. Pasi që të kalojnë dy(2) muaj nga aktvendimi i fundit për paraburgim, gjykata mund ta vazhdoj ose ndërprejë paraburgimin pa marrë paraprakisht mendimin e prokurorit të shtetit për një gjë të tillë, me kusht që për vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit të ekzistojnë kushtet ligjore. Poashtu edhe kundër këtyre aktvendimeve të gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues, lejohet ankimi nga pala e pakënaqur brenda 24 orëve nga momenti i nxjerres së tij, e cila ankesë nuk ka karakter suspenziv dhe për të vendoset brenda 48 orëve nga gjykata. Disa nga të drejtat dhe detyrat e të pandehurit gjatë kohës së paraburgimit janë: - E drejta e të pandehurit që të trajtohet dinjitetshëm dhe në mënyrë humane duke e mbrojtur shëndetin fizik dhe psikik të tij, - E drejta e të paraburgosurit që në institucionet e paraburgimit të veqohet nga të dënuarit, - E drejta e të paraburgosurit që të mbajnë dhe shfrytëzojnë sendet për përdorim personal si: sende për mbajtjen e higjienës, pasisje për dëgjimin e mediave publike, literaturë profesionale dhe literaturë tjetër, të holla apo sende të tjera të cilat për nga masa dhe sasia mundësojnë jetë normale në hapsirën e institucionit të paraburgimit, - E drejta e të pandehurit që të komunikoj dhe të vizitohet nga familjarët e tij apo nga mjeku etj. Ndërkaq disa nga detyrimet e të pandehurit që mbahet në paraburgim janë: - Detyrimi i tij që të sjellet mirë gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit, - Ndalimi i prodhimit, pranimit ose futjes së sendeve për sulm ose arratisje nga i pandehuri, e në rastin e kundërt gjykata mund të shqiptoj dënim disiplinorë ndaj të pandehurit, - Ndalimi i futjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike apo narkotikëve etj. KONKLUZION Në kuptimin formal-juridik dhe në kuptimin material-juridik, masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale nuk janë sanksione penale, pra nuk janë dënime por vetëm masa që zbatohen pothuaj gjatë gjithë procedurës penale dhe që e kufuzojnë lirinë e personit i cili dyshohet se e ka kryer një apo më shumë vepra penale. Këto masa zgjasin deri në vendosjen e çështjes juridiko-penale me vendim të formës së prerë apo deri sa të pushojnë së ekzisituari kushtet ligjore për mbejten në fuqi të masave të tilla. Gjatë mbajtjes së masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit, i pandehuri nuk konsiderohet i dënuar dhe se edhe më tej atij i ofrohet garancia kushtetutese e prezumimit të pafajsisë, deri sa gjykata me vendim të formës së prerë të mos e dëshmoj të kundërtën.