SlideShare a Scribd company logo
1 of 23
Download to read offline
Ministria e Punëve të Jashtme
Departamenti për Qështje Politike- Qeveria e Republikës së Kosovës
Ndotja e Mjedisit, Mbrojtja dhe problemet në Kosovë
Ky punim është bërë nga Departamenti për Qështje Politike MPJ, Qeveria e Republikës së
Kosovës
Deklaratë:
Shkrimi dhe analiza në këtë punim janë autentike, janë të bazuara në hulumtime dhe analiza të
ndryshme dhe nuk paraqesin bindje të Departamentit për Qështje Politike - MPJ.
Autor:​Dodona Hasanmetaj
Përmbajtja
1. Indeksi i
shkurtesave…………………………………………………………………………………………………………
……………….3
2. Përmbledhje
Ekzekutive………………………………..………………….………………………………………………………
…….4-5
3. Rekomandimet……………………………………………………………………...………………………………
………………………….6
4. Hyrje………………..…………………………………………………………………..…….................................
.....................6-7
5. Metodologjia........................................................................................................................................
..7
6. Llojet e ndotjes së
mjedisit…..………………………………………….....................................................................7
6.1 Ndotja e
Tokës………………………………………………………………………………………………………………………
……..7
6.2 Ndotja e
Ajrit…………………………………………………………………………………………………………………………
…….8
6.3 Ndotja e
Ujërave……………………………………………………………………………………………………………………
…….9
7. Ndotja e mjedisit në Kosovë dhe
sfidat………………………….……...….……....................................................9
7.1 Ndotja e
Tokës…………………………………………………………………………………………………………………..9-1
0-11
7.2 Ndotja e
Ajrit………………………………………………………………………………………………………………………..
11-12
7.3 Ndotja e
Ujërave………………………………………………………………………………………………………………12-1
3-14
8. Mbeturinat, shkaktarët dhe trajtimi i
tyre……………………………………………………………………………..14-15-16
9. Problemet shëndetësore nga ndotja në kosovë- rast komuna e
Obiliqit……………………….…………….16-17
10. BE dhe
ndotja……………………………………………………………...................................................................1
7-18
11. Zvicra si model dhe
përparësitë…………………………………………………………….……………………………….18-19-20
12. Burimet………………………………………………………………………………………………………………
……………………………21
Indeksi i shkurtesave
SO₂ ​- Dioksidi i squfurit
CO ​- Oksid karboni
NO₂ - ​Dioksidi i azotit
VOC​-komponimet e luhatshme organike
IKSHP​-Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike
REC​-​Qendra Rajonale e Mjedisit
Ndotja, Mbrojtja e mjedisit dhe problemet në Kosovë
Përmbledhje Ekzekutive
Mjedisi sipas fjalorëve bashkëkohor paraqet terësinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike në të
cilin jetojnë organizmat e gjallë. Mjedisi në kontekstin social përfshin konsideratat sociale, ekonomike
dhe kulturore të njeriut. Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat
nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues. ​Sot zhvillimi i
vrullshëm ekonomik i botës dhe civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë
edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues. Mjedisi ku zhvillohet
aktiviteti i botës së gjallë është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to
vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive. Të
gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët dhe vetë njeriun.
1
Natyra me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri
natyrore si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina
ndotëse. Por ky ekuilibër është i pamjaftueshëm dhe në mbrojtjen e natyrës sot është shumë e
domosdoshme ndihma e njeriut. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave
kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisë pjellorinë e tokës, por bima nuk thith të
gjithën. Një pjesë e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton
në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve dhe lumenjve.
Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë
shëndetin e vetë fajtorit, njeriut. Një gjë është shumë e qartë, natyra ndotet shumë lehtë, por
pastrohet më shumë vështirësi. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur
pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.
Vështirësit më të mëdha paraqiten në tendencën për mbrojtjen e saj dhe në faktë mbrojtja e mjedisit
është praktikë e mbrojtjes së mjedisit si në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të
mjedisit natyror dhe(ose) të qënieve njerëzore. Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të
njeriut është e nevojshme. Niveli i ndotjes së mjedisit ka ardhur duke u rritur në raport me rritjen e
popullatës. Mjedisi dhe ndotja e tij, në fakt nuk është problem i tri dekadave të fundit, pasi që edhe
në të kaluarën qeniet njerëzore e kanë ndryshuar mjedisin jetësor në mënyrën e cila është treguar të
jetë problematike për vet ata dhe për gjeneratat e mëvonshme. Jo të gjithë njerëzit dhe institucionet
veprojnë njëlloj ndaj mjedisit, disa zhvillojnë veprimtari mbrojtëse ndërsa disa të tjerë e shfrytëzojnë
atë në mënyra barbare dhe pa dhembshuri.
Mbrotja dhe kujdesi ndaj mjedisit nuk është vetëm një detyrim shoqëror por është edhe një
përgjegjësi individuale, mjedisi është i të gjithëve njëherit të gjithë duhet ta mbrojmë. Faktorët
kryesorë që kan kontribuar në ndotjen e mjedisit janë: Shkalla gjithnjë e më shumë në rritje e
1
Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
shfrytëzimit të resurseve bazë natyrore siq janë derivatet fosile(nafta, qymyri), resurseve të drurit etj,
trendet e rritjes te zonave urbane dhe përdorimi gjithnjeëe me i madh i materieve sintetike.
Ndër Burimet krysore të ndotjes sot në botë janë :
-Industria,
-Transporti,
- Bujqësia,
-Aktivitetet e njeriut,
- Mbeturinat etj…
Mirëpo mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit ka disa parime mjaftë të rëndësishme si: Shfrytëzimi racional i
burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës dhe riciklimi i
mbeturinave, ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe
faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore, mbështetja në përdorimin e burimeve të
ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë,
promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut, shfrytëzimi i paisjeve shtëpiake me efikasitet të
lartë, të tilla si llambat e dritës, reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
2
Rekomandimet
➢ Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të shpejt në krijimin e mekanizmave për
mbrojten e ambientit,
➢ Të ndikojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në vend prodhimet e energjisë,
➢ Të bëj zëvendësimin apo edhe mbylljen e Centraleve të vjetra,
➢ Sa më shpejtë të vuj në funksion Termocentralin Kosova e Re,
➢ Të bazohet më shumë në përdorimin e formave tjera për prodhim të energjisë si energjia nga
era, paletët diellorë dhe nga uji,
➢ Të ketë kujdes dhë të mirren hapa konkret në përmirësimin e transportit publik,
2
​http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit
➢ Të mirren parasysh standardet e ndërtimit dhe të mos shpyllëzohen tokat pjellore,
➢ Të miratohen por njëherit edhe të funksionalizohen dhe të gjejn zbatim ligjet për mbrojtjen e
natyrës,
➢ Të largohet ngrohja nga druri dhe nga thëngjilli dhe të zëvendësohet me metoda tjera siç
është ko-gjenerimi,
➢ Të krijohen impiante për mbrojtne e ujërave dhe të ketë shfrytëzim racional,
➢ Ti kushtohet më shumë vëmendje riciklimit.
Hyrje
Ky punim është bërë për të treguar rëndësin e pasjes së një ambienti(mjedisi) sa më të pastër, për të
treguar se sa i rëndësishëm është ambienti I pastër për bimët, kafshët, gjallesat po ashtu edhe për një
ndër shkaktarët kryesorë për shkatërrimin e tij, me apo pa dashje vet njeriun. Mirëpo në anën tjetër
do të paraqes se si ndotet mjedisi ku ne jetojmë, cilët janë shkaktarët kryesorë, llojet dhe format e
ndotjes, raporti njeri – ambient.
Po ashtu do të paraqes se sa është e ekspozuar Kosova ndaj ndotjes(niveli i ndotjes në Kosovë), cilët
janë ndotësit kryesorë në Kosovë, cilët mekanizma duhet të përdoren për mbrojtjen e mjedisit, si
qëndron Kosova në relacion me kriteret e BE-së për mjedisin etj, po ashtu element kyq zë krahasimi I
Kosovës dhe Zvicrës si dhe përdorimi i praktikave të mira që I ka ky vend.
Në këtë punim do të paraqes metodat e mbrojtjes së mjedisit si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë
krahasim me metodat që i përdor shteti i Zvicrës si dhe mësimet që duhet ndjek nga shteti i kosovës
në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit.
Metodologjia
Gjatë këtij punimi kam perdorur metodat hulumtuese si, metoda e hulumtimit kualitativ në bazë te të
cilës do të analizohen ligjet për mjedisin në Republikën e Kosovës, metoda e hulumtimit kuantitativ, të
dhëna emipirike dhe metodën krahasuese.
Të gjita këto metoda më kanë mundësuar përdorimin dhe grumbullimin e burimeve të ndryshme si
politike ashtu edhe mjedisore, si analiza, ligje, raporte të ndryshme etj.
Këto metoda më kanë lejuar të kem qasje më të lehtë dhe sa më të mirë në informatat, duke bërë të
mundur që të kuptohen më lehtë dhe më mirë rrjedhat, rezultatet dhe pritjet.
LLojet e ndotjes së mjedisit
Sot mjedisi ka lloje të ndryshme të ndotjes, sa më shumë e sa më pak të gjithë kanë rolin e tyre
negative në ndotjen e mjedisit në përgjithësi. Sigurishtë që shkaktari kryesor mbetet njeriu dhe
aktiviteti I tij, ndërkaq llojet që më së shumti ndoten janë: toka, uji dhe ajri.
3
Ndotja e tokës - Ndikimi i vazhdueshëm nga aktivitetet njerëzore sjell deri te degradimi i sipërfaqeve
tokësore duke shkaktuar edhe pasoja të dëmshme mjedisore dhe socioekonomike. Sfida është që të
parandalohet degradimi i tokave përmes masave dhe politikave specifike për mbrojtjen e tokave.
Ndotja natyrore e tokës ndodhë zakonisht gjatë tërmeteve, rrëshqitjeve të tokës, uraganeve dhe
vërshimeve. Aktivitetet e kaluara dhe të sotme ekonomike shpesh kanë ndikuar në ndotjen e tokës ku
këto aktivitete zhvillohen. Toka është resursi bazë për zhvillim, mirëqenie sociale dhe ardhmëri të një
shoqërie, kujdesi dhe sjellja jonë ndaj tokës duhet të ishte prioritet, ti japim tokës rëndësinë dhe
kujdesin që e meriton.
4
Ndotja e ajrit - Sot në kohën moderne(postindustriale), aktivitetet individuale, djegia e lëndëve fosile,
trajtimi i mbeturinave si dhe shumë aktivitete të tjera çojnë në ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është
shumë e rrezikshme për njerëzit, bimët dhe kafshët si dhe për habitatet e tjera natyrore. Disa ndotës
3
​http://keecorganisation.com/tmp/images/stories/pdf/MbrojtjaMjedisit.pdf
4
Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale si P.SH: rritja e efektit të gazeve serrë ose dëmtimi i
shtresës së ozonit. Nuk ka të dhëna se cili është burimi kryesor i ndotjes së ajrit dhe sa është niveli i
ndotjes nga një burim i vetëm, mirëpo ajo që dihet është se një shumësi ndotësish përbëjnë kërcënim
serioz për jetën e të gjitha gjallesave në planet. Megjithatë, është e njohur se këto burime kanë një
kontribut të konsiderueshëm në nivelet e përgjithshme të ndotjes. Efektet e ndotjes së ajrit në
shëndetin e njeriut janë të shumta por në përgjithësi reflektohen në sistemin e frymëmarrjes dhe atë
kardiovaskular të njeriut.
Ndotësit dhe Efektet në shëndetin e njeriut:
SO₂ Probleme respiratore që qojnë në bronhitis kronik, ngushtim
të rrugëve të frymëmarrjes që ndikojnë në astem.
CO Ndërhyn në kapacitetin e gjakut për të transportuar
oksigjenin. Ndikon tek të sëmuret nga zemra dhe mund të
ndikojë në sistemin nervor.
NO₂ Shkakton çrregullime respiratore, dëmtim të indeve të
mushkërive, dhe rrit prevalencen e sëmundjeve respiratore.
Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit.
Plumbi Çrregullime mentale, probleme me organet riprodhuese në
veshkë.
Ozoni Përkeqson sëmundjet kronike respiratore dhe mund të
shkaktoj dëmtime të përhershme të mushkërive, mund të
ndikojë në sy, fyt dhe hundë, zënie fryme dhe kokëdhimbje.
5
Ndotja e ujit – Një ndër problemet me të cilën përballet e gjithë bota e që kërkon vlerësim të
vazhduesheë dhe rishikim të politikave të burimeve ujore në të gjitha nivelet është ndotja e ujërave.
Është vërtetuar se ndotja e ujit është shkaku kryesore i vdekjeve dhe sëmundjeve në mbarë botën dhe
se ajo është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 14.000 njerëzve në ditë. Ndotja e ujit është
kontaminim i organeve të ujit(P.SH: liqene, lumenj, oqeane etj), kjo formë e degradimit mjedisor
ndodh kur ndotësit shkarkohen drejtëpërdrejt apo tërthorazi në organet e ujit pa trajtim adekuat për
të hequr komponimet e dëmshme.
5
Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
Efektet e ndotjes së ujit janë të ndryshme, varësisht qfarë kimikate janë hedhur dhe në cilat vende,
shumë organe të ujit pranë zonave urbane(qytete apo qyteza) janë shumë të ndotura, kjo është
rezultat i hedhjes së mbeturinave nga individët dhe kimikatet e rrezikshme legale apo ilegale të
hedhura nga industritë prodhuese, shkollat, qendrat shëndetësore etj. Rrezik tjetër që ndodh nga
ndotja e ujit është edhe jeta e gjallesave të cilat jetojnë në ujë, peshku i vdekur, gaforret edhe shumë
kafshë të tjera shpesh arrijnë deri në plazh të vrarë nga ndotësit. Njerëzit të cilët janë të prekur nga ky
proces mund të marrin sëmundje të ndryshme duke ngrënë ushqim të detit. Ndotja e ujit është një
kërcënim i njohur për njerëzit dhe ne mund të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar dhe për të ndikuar
në pastërtinë e ujërave.
6
Ndotja e Mjedisit në Kosovë - sfidat
Një ndër problemet kryesore me të cilën përballet Kosova është ndotja e vazhdueshme e mjedisit. Një
problem I tillë nuk është shqetësim vetëm për ne, në faktë ndotja e mjedisit përbën kërcënim serioz
për vendet e industrializuara dhe ato tashmë janë në gjendje alarmi sa I përket rrezikut nga ndotja.
Qëllimi për të ofruar një jetë më të mirë dhe për të krijuar kushte më të mira për njerëzit me apo pa
dashje ka ndikuar në ndotjen e mjedisit.
Si e tillë edhe kosova I është ekspozuar ndotjes së mjedisit dhe atë në një masë të madhe. Llojet e
ndotjes dhe hapësirat më të ekspozuara ndaj ndotjes ashtu si edhe në vendet tjera janë: Ndotja e
tokës, ndotja e ajrit dhe ndotja e ujit.
Ndotja e tokës – ​Ndotja e tokës çdo her e më shumë po vjen duke u rritur, krejt kjo është duke
ndodhur si rezultat I punës së pa kontrolluar në shumë sfera. Ndikimi I vazhdueshëm nga njerëzit ka
sjellur deri te degradimi dhe dëmtimi I sipërfaqeve të mëdhaja tokësore, I gjithë ky degradim ka sjellur
dëme dhe pasoja të mëdha si mjedisore ashtu edhe socioekonomike, ka ndikuar në vdekjen e
parakohshme të mijëra njerëzve dhe mund të nxis edhe konflikte në mes qytetarëve.
Ajo cka është më e rënda të përballohet dhe që paraqet shqetësim janë të dhëënat që flasin se kosova
cdo vit humb me qindra hektarë të tokës bujqësore dhe ndërrim të destinacionit. Të gjitha këto dëme
dhe ndotje kanë një shkaktar.
6
​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave%202010_shq.pdf
Faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e tokave në Kosovë janë:
❖ Vendbanimet (ndërtimet e paplanifikuara),
❖ Industria (mbeturinat e ngurta, mihjet sipërfaqësore),
❖ Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave,
❖ Mbeturinat e shtëpiake dhe deponitë,
❖ Erozioni,
❖ Eksploatimi i pakontrolluar i zhavorrit​,
❖ Dëmtimi i tokave bujqësore etj.
Situata aktuale në terren, por edhe raportet dhe hulumtimet e prezantuara deri sot kanë vënë në pah
se ajo jonë është duke u ndotur çdo ditë e më shumë. Numri i madh i deponive të mbeturinave
komunale, qofshin ato legale apo ilegale, është njëri prej burimeve më të mëdha të ndotjes së tokës.
Deponitë e makinave të vjetra po ashtu janë burim i ndotjes së tokës me kimikate dhe karburante e
vajra e të përdorura. Deponitë e mbetjeve industriale, si dhe deponitë tjera me materiale me
prejardhje nga aktivitetet e industrisë, paraqesin një burim tjetër të kontaminimit të tokave tona.
Ndërkohë që përdorimi i pakontrolluar i plehrave kimike, pesticideve dhe kemikateve bujqësore ka
ndikim të dukshëm në ndotjen e tokave sikurse edhe derdhja ujërave të kanalizimeve.
Ndotja me metale të rënda dhe me kimikate të ndryshme e tokës është konstatuar në disa
hulumtime. Kjo situatë bëhet më alarmante kur kuptojmë se edhe tokat e bukës janë të kontaminuar
nga këto substanca, që e jep mundësinë që përmes zinxhirit ushqimorë të kontaminohen edhe
produktet tona ushqimore dhe të rrezikohet shëndeti publik.
Vendbanimet e paplanifikuara, ndërtimet pa leje në toka bujqësore, zgjerimi i zonave industriale dhe
bizneseve, gurëthyesit, deponitë e ndryshme, ndërtimi i rrugëve dhe autostradave janë vetëm disa
prej formave të humbjes së tokës bujqësore, pa u ndalur të analizojmë humbjen e tokës pjellore si
shkak i erozionit, vërshimeve dhe përmbytjeve. Edhe më shqetësuese është e dhëna se ky trend i
tjetërsimit të tokës bujqësore po vazhdon ndërkohë që ende nuk ka ndonjë mekanizëm për
parandalimin e tij. E bashkë me këtë, fare nuk na bëjnë përshtypje të dhënat dhe faktet që flasim se
Kosova gjithnjë e më pak po i plotëson nevojat e saj me prodhimin e rendimentit të grurit.
Sigurishtë që institucionet gjegjëse duhet të marrin hapa konkret në zvogëlimin dhe parandalimin e
ndotjes dhe dëmtimit të tokave në tërë tëritorin e vendit. Ajo ​cka mund të bëhet është në radhë të
parë duhet të përgatitet një Strategji për Mbrojtjen e Tokës nga ndotja dhe shfrytëzimin e
qëndrueshëm të saj, ku duhet të përfshiheshin masat konkretë për zvogëlimin e ndotjes së tokës nga
industria dhe sektorët tjerë, masat për ndërprerjen e trendit të ndërrimit të destinacionit të tokës, si
dhe masat për zvogëlimin e erozionit. Duhet të hartohet një program për monitorimin e vazhdueshëm
të cilësisë. Duhet fuqizohet sektori për mbrojtjen nga ndotja përmes ngritjes së kapaciteteve
institucionale, përmes rritjes së fondeve, programeve dhe projekteve konkrete në këtë sektor. Edhe
shoqëria civile duhet të aktivizohet më seriozisht në ngritjen e zërit kundër ndotjes dhe shfrytëzimit të
tokës, ndërkohë që mediat duhet të bëjnë më shumë në informimin e opinionit për pasojat e ndotjes
së tokës dhe zënies së sipërfaqeve të tokës së bukës.
7
Ndotja e ajrit – ​Në përgjithësi aktivitetet e përditshme qoftë individuale apo kolektive ndikojnë në
ndotjen e ajrit. Duke filluar nga djegia e lëndëve fosile, trajtimi I mbeturinave, aktivitetet tjera
biznesore dhe masa tjera të rrezikshme për cdo ditë vetëm sa e kanë rënduar dhe më shumë ajrin
edhe ashtu të ndotur. Ndotja e ajrit shpesh her mund të jet edhe jashtë aktivitetit njerëzor, mirëpo
njëlloj I tillë I ndotjes nga fenomenet natyrore në kosovë është në masë të vogël apo thën më mirë I
pa përfillshëm.
Matje të shumta tregojnë se ndotja dhe kontaminimi I ajrit është gjithnjë në rritje dhe shkaktarët janë
të shumtë, por ndër më kryesorët janë:
❖ Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B),
❖ Minierat e hapura të linjitit,
❖ Kompleksi industrial në Mitrovicë,
❖ Ferronikeli në Drenas,
❖ Fabrika e çimentos Sharrcem në Han të Elezit,
❖ Sistemet e ngrohjes qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë),
❖ Industria e rëndë bazike (aktualisht nuk është në funksion) në Gjakovë, Pejë dhe Gjilan,
❖ Prodhimi i materialeve bazë të asfaltit dhe gurëthyesit,
❖ Transporti etj.
Në përgjithësi ajri në kosovë mbetet i ndotur dhe ato pak burime të cilat janë të kufizuara tregojnë se
burimet e lartëpërmendura janë shkaktarët kryesorë të ndotjes në nivel të përgjithshëm. Arsyeja pse
kemi një nivel të tillë të ndotjes ëhtë se prodhuesit me kapacitete të mëdhaja në kosovë përdorin
lëndë djegëse dhe paisjet janë të vjetruara.
7
​http://www.president-ksgov.net/repository/docs/TRT_6_ALB_Version2.pdf
Në qoftëse shikojmë termocentralet në Kosovë, ato si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë
përdorin linjitin dhe produktet e naftës me përmbajtje të lartë të squfurit për të startuar procesin.
Ndërkaq ngrohtoret si lëndë djegëse përdorin mazutin. Në shumicën e rasteve te sektori industrial
ekzistues paisjet janë të vjetruara. Sektori i transportit karakterizohet me një numër të madh të
automjeteve të vjetra dhe përdorimit të karburanteve më cilësi të ulët. Impiantet me djegie të vogël
dhe sektori i bujqësisë, për diegje, përdorin qymyrin dhe biomasën, që kontribuon në cilësinë e ajrit.
Sigurisht që shteti duhet të marrë masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe si fillim duhet që të ketë
focus në përdorimin i lëndëve djegëse më të pastërta duke e zëvendësuar thëngjillin dhe vajrat e
rënda (mazutin) me vajra të lehta me përmbajtje më të vogël të sulfurit, gaz natyrorë dhe biogas,
zhvillimi i programit shtetërorë, që do të vendosë rregullativat konkrete dhe masat ekonomike (p.sh.
taksat e ndryshme për karburantet e ndryshëm, varësisht prej cilësisë së tyre), hartimi i U.A. mbi
ndalimin e zjarreve të hapura dhe djegëja e mbeturinave, plehrave dhe rritja e kapaciteteve
administrative për inspektoriatin e nivelit local, organizimi i një fushate për informimin dhe
ndërgjegjësimin e publikut për të ndryshuar shprehitë.
Po ashtu duhet që të bëhet rritja e efikasitetit të energjisë në ndërtesa të reja duke rishikuar kornizën
rregullative ekzistuese, për të përmirësuar zbatimin e saj si dhe të krijojë një program investimesh për
rritjen e efikasitetit të energjisë në ndërtesat ekzistuese, duke filluar me objektet publike.
Ndotja e ujit​- Sipas raporteve të ndryshme në kososvë pjesa më e madhe e ujërave të zeza nuk janë të
trajtuara fare duke përfshirë ujërat nga shtëpitë dhe ato industrial dhe një e trata e popullsisë që
përdorë ujërat e brendshme(të nxjerrura nga toka) që perdoren për pije janë të ndotura. Si e tillë
gjendja e ujërave në kosovë mbetet shqetësuese. Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, që në të
ardhmen do të jenë një faktorë kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet
se Kosova ka vetëm 1600 m3 ujë/vit për kokë banori. Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4
pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepeneci.
Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin përafërsisht 3.8 x 109 ujë përkatësisht
121.2 m3/sec. Karakteristikë kryesore hidrologjike në Kosovë është shpërndarja jo e barabartë dhe jo
adekuate e resurseve ujore në krahasim me nevojat. Potenciali për energji ujore në Kosovë është
shumë i vogël dhe deri më tani shfrytëzimi i saj është mjaft modest.
Kosova ka numër të vogël të liqeneve natyrore, ndërkaq liqene artificiale janë: Batllava, Gazivoda,
Radoniqi, Përlepnica dhe Badovci, si dhe një numër të vogël të liqeneve për ujitje. Kosova ka burime
të rëndësishme të ujërave termale të cilat shfrytëzohen për qëllime shërimi dhe rekreacioni. Mbrojtja,
ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë i rëndësishëm dhe një ndër sfidat më të mëdha
mjedisore të Kosovës.
Në Kosovë nuk ka monitorim të ujërave të ndotura urbane. Menaxhimi i sistemeve të kanalizimit
bëhet nga shtatë kompani regjionale të ujësjellësit. Rreth 50% e popullatës në Kosovë kanë qasje në
sistemin e largimit të ujërave të ndotura. Shkarkimet e ujërave të ndotura përbëjnë burimin kryesorë
të ndotjes së ujërave natyrore, sepse ato përmbajnë shumë lëndë që shpenzojnë oksigjenin e tretur,
komponime të tretshme të fosforit dhe azotit(eutrofikimin), baktere dhe viruse patogjene, si dhe
lëndë tjera që ndikojnë në cilësinë e ujërave. Në Kosovë praktikisht nuk ekzistojnë impiante për
trajtimin e ujërave të ndotura të kanalizimit, në faktë ekziston vetëm impianti i trajtimit në Skënderaj,
por i cili nuk është fuksional dhe nuk pritet të funksionalizohet në një të ardhme të afërt e nevoja për
pasjen e një impianti të tillë është mëse I nevojshëm.
Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, si pasojë e ujit të
pa pastër pasojnë një sër sëmundjesh si p.sh. kolera, tifoja e zorreve, hepatitis, tularemia etj, këto
sëmundje cilësohen si më të shpeshtat që ndodhin në shëndetin e njeriut dhe krejt këto si pasojë e
ndotjes së ujit .
Edhe në një statistikë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të dalur tash së voni, ka
shpallur epideminë e Tularemisë në Kosovë, duke u bazuar në trendin e rritjes së rasteve të sëmurëve
me këtë sëmundje infektive, në janar 2015, të diagnostikuar përmes mbikëqyrjes permanente të
sëmundjeve ngjitëse në tërë Kosovën. 01 janari 2014 deri më 10 shkurt 2015, në Institutin Kombëtar
të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 206 raste të Tularemisë (11.35 në 100.000 banorë). Ky
numër, krahasuar me vitin 2013 (22 raste ose 1.2 në 100.000 banorë), tregon rritje të lartë të numrit
të rasteve. Ky trend i rritjes, po vërehet edhe në janar të vitit 2015.
137 rastet e diagnostikuara të Tularemisë janë regjistruar në 19 komuna, me 88 vatra. Niveli më i lartë
i rasteve është shënuar në Vushtrri, Obiliq dhe Skënderaj, kurse komunat me numrin më të vogël të
infektuarve janë komuna e Prizrenit dhe Suharekës. Përhapja e Tularemisë bëhet përmes përdorimit
të ujit të puseve dhe ushqimit të ruajtur në mënyrë jo adekuate, të kontaminuar kryesisht nga fekalet
e brejtësve. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e marra gjatë hulumtimit në terren, nga familjet e të
sëmurëve. Duhet veçuar se, bartja e kësaj sëmundjeje nga njeriu tek njeriu nuk është e mundur.
Edhe pse ekzistonë një kornizë e kënaqshme ligjore dhe e cila përmbushë relativisht mirë nevojat për
menaxhim, zhvillim dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve ujore prapë kërkohet intensifikim
dhe shtytje përpara e agjendave për mbrojtjen e ujërave të përgjithshmë në vend. Në përgjithësi
duhet të ketë kujdes maksimal për mbrojtjen e ujit dhe atë përmes dy aspekteve kryesore: Shfrytëzimi
i qëndrueshëm i resurseve ujore, përmes metodave të kursimit dhe ripërdorimit të ujit dhe zvogëlimi i
nivelit të resurseve ujore.
8
Mbeturinat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre
Kosova përpos këtyre problemeve dhe shkaktarëve të ndotjes ka një problem të madh edhe me
mbeturiant, ani pse kjo për vendet e BE-së dhe vendet tjera të rajonit nuk paraqet apo është ndër
problemet dhe ndotësit më të vegjël. Ndërkaq tek ne mbeturinat e shkaktuara nga pakujdesia dhe
shpeshherë të qëllimshme dhe nga mos vetëdijësimi I qytetarëve është ndër ndotësit kryesorë. Ndotja
e mjedisit nga mbeturinat është një kërcënim serioz.
Gjenerimi i mbeturinave është pjesë e pandashme e aktiviteteve të njeriut. Edhe njerëzit e parë
primitivë në tokë kanë gjeneruar mbeturina, meqë popullsia ka qenë në numër të vogël, mjedisi ka
pasur kapacitet të absorboj më lehtë pasojat e tyre, mirëpo me shtimin e njerzimit problemet kanë
ardhur duke u rritur dhe sot mbeturinat paraqesin një ndër presionet kryesore në mjedis. Në BE
mbeturina definohet si “Objekt të cilin poseduesi e hedh, ka ndërmend ta hedh ose kërkohet nga ai që
ta hedh”.
Ndër llojet kryesore të mbeturinave janë:
Lloji: Përshkrimi :
Mbeturinat urbane Të gjitha mbeturinat që gjenerohen, mblidhen, transportohen dhe
deponohen brenda territorit administrativë të një komune.
Mbeturinat e ngurta Të gjitha mbeturinat pavarësisht origjinës që në natyrë hasen në gjendje të
ngurtë.
Mbeturinat e
lengeta
Produktet mbeturinë që gjenden në ujërat e zeza dhe ato të kanalizimit.
8
​http://www.ammk-rks.net/?page=1,21
Mbeturinat
industriale
Mbeturinat që gjenerohen nga të gjitha llojet e industrive si: ushqimore,
kimike, aktivitetet minerare.
Mbeturinat
medicinale
Produktet që gjenerohen nga spitalet dhe aktivitetet e lidhura me to, gjaku,
gjilpërat dhe mjetet e operimeve etj.
Mbeturinat e
rrezikshme
Mbeturina që karakterizohen me potencial substancial të rrezikimit të
shëndetit publik dhe mjedisit: kimike, toksike, material radioaktive etj.
Mbeturinat
radioactive
Mbeturinat e operacioneve nukleare.
Mbeturinat e
ndertimit dhe
domolimi
Mbeturinat të procesit të ndërtimit dhe demolimi siç janë: gozhdet, kabllot
elektrike, materialet izoluese, druri etj.
Në kosovë kanë filluar të organizohen iniciativa të ndryshme për pastrim nga mbeturinat, por kjo nuk
është e mjaftueshme, kosova ka nevojë të pastrohet çdo ditë.
Sistemi i menaxhimit të mbeturinave është në konsolidim e sipër. Ky system ende nuk orfron të dhëna
të plota dhe të sigurta për gjenerimin, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave. Shërbimet e mbledhjes
së mbeturinave sillen rreth 42% (2009). Më e mbuluara me shërbim është Prishtina me 64% (2007),
ndërsa më të ultën e ka Mitrovica me 30% (2009). Rreth 90-95% e popullsisë urbane në Kosovë,
shërbehen me sistem të grumbullimit të mbeturinave. Të gjitha shërbimet janë të standardit të ulët
për shkak të mungesës së objekteve dhe pajisjeve adekuate. Zonat rurale shërbehen vetëm me rreth
30 % dhe me tendncë rritjeje. Grumbullimi i mbeturinave komunale kryhet nga shtatë (7) ndërmarrje
9
publike rajonale, të cilat janë të organizuara në 37 komunat e Kosovës përmes njësive operative dhe
afërsisht 10 kompani private që operojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha
deponitë e vjetra për mbeturina komunale janë mbyllur dhe rehabilituar.
Deponitë Sanitare në Republikën e Kosovës:
Deponitë Komunat e mbuluara
Prishtinë Prishtinë, F.Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas
Gjilan Gjilan, Kamenicë, Viti, Ferizaj, Novoberdë
Prizren Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Gjakovë
9
Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
Podujevë Podujevë
Mitrovicë Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj
Pejë Pejë, Deçan, Klinë, Istog
Nëse i krahasojmë të dhënat për mbeturinat e deponuara në deponitë sanitare për vitet 2007- 2010,
vërehet se në të gjitha deponitë regjionale dhe komunale ka pasur sasi më të mëdha të deponimit të
mbeturinave. Sasia e gjenerimit të mbeturinave ka qenë me e madhe gjatë vitit 2010, kjo ka rezultuar
edhe me rritje të sasisë së mbeturinave të grumbulluara dhe të deponuara. Nga këto të dhëna mund
të konstatohet se edhe kompanitë publike për grumbullimin e mbeturinave kanë qenë më efikase në
kryerjen e shërbimeve të tyre. Sasia e mbeturinave të gjeneruara për person në Kosovë për vitin 2008
është 393,8 kg.
Sigurisht që mekanizmat shtetëror duhet të krijojnë masa për parandalimin e krijimit të mbeturinave
dhe atë në formën e minimizimit të sasisë së mbeturinave, vetëdijësimi i njeriut se ai është gjeneratori
dhe shkaktari kryesor i mbeturinave edhe kështu që ai mund të minimizojë ato. Largimi i mbeturinave
përfshirë grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e tyre. Mbledhjen e mbeturinave apo
“varrosjen”e tyre në deponi, kjo në faktë është praktika më e vjetër e menaxhimit të mbeturinave
edhe si e tillë ështeë ende në në përdorim në shumë shtete të botës, e forma të tjera të menaxhimit
dhe trajtimit të mbeturinave do të ishin më se të nevojshme.
10
Problemet shëndetësore që shfaqen në kosovë si pasojë e ndotjes - rast
komuna e Obiliqit
Si pasojë e ndotjes së ambientit shumë qytetarë vuajnë nga sëmundje të ndryshmë vdekje prurëse.
Një ndër komunat më të prekura nga ndotja është komuna e Obiliqit. Banorët e kësaj komune
përballen me probleme të cilët pjesa më e madhe janë të lidhura me praninë e termocentraleve në
qytet. Në territorin e kësaj komune operojnë dy termocentrale me bazë qymyri të cilat shkaktojnë
ndotje të madhe. Andaj, si pasojë e kësaj ndotje, shkaktohen dëme të mëdha në ambient, kontaminim
të tokës, ajrit, ujit dhe ndikime negative në shëndet.
10
​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Trajtimi_i_mbeturinave.pdf
Qytetarët e komunës së Obiliqit janë më të rrezikuarit nga sëmundjet që shkaktohen nga djegia e
qymyrit. Shumë banorë që jetojnë përreth termocentraleve ankojnë nga sëmundje të ndryshme të
frymëmarrjes, kancerit, sëmundje kardio-vaskulare, sëmundje të syve, etj. Sipas të dhënave të
grumbulluara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet regjionale, shkalla e sëmundjes
në organet respiratore në komunën e Obiliqit është 30%, apo përgjysmë më e lartë në krahasim me
komunat tjera, mesatarja 17% e të cilave sillet në 14.26%.6
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2012, në këtë komunë janë paraqitur gjashtë raste me kancer. Gjatë
vitit 2012, në kujdesin primar shëndetësor në Obiliq kanë kërkuar ndihmë 57.520 pacientë. Komuna e
Obiliqit ka 21.549 banorë, çka do të thotë se shumica e popullsisë ka vizituar shëndetësinë primare
më shumë se dy herë brenda një viti. Sipas hulumtimit të REC, në pyetjen “Si e vlerësoni gjendjen e
tanishme mjedisore në territorin e komunës suaj?,” 94% e respondentëve nga Obiliqi janë përgjigjur
se gjendja në territorin e komunës së tyre është e pakënaqshme. Qytetarët madje kanë humbur edhe
optimizmin se gjendja do të përmirësohet. Sipas REC, 48.1% e respondentëve përgjigjen se gjendja në
pesë vitet në vazhdim do të jetë e njejtë.
Parë nga ky hulumtim, analiza dhe matje tjera të bëra në këtë komunë kuptohet se qytetarët vuajnë
nga ndotja e shkaktuar nga termocentralet që operojnë në këtë hapësirë dhe kjo pu u shkakton atyre
probleme të mëdha si shëndetësore ashtu edhe socio- ekonomike dhe zgjidhja e këtij problemi
mbetet sfidë e vazhdueshme sin ë përmirësimin e jetesës së këtyre qytetarëve po ashtu edhe në
përmirësimin e standardit të ndotjes dhe barazimin me standardet e përcaktuara nga BE-ja.
11
BE dhe ndotja e mjedisit
Thelbi i aktiviteteve të BE-së në fushën e ambientit është programi i quajtur ”Mjedisi jetësor 2010:
Ardhmëria jonë, zgjedhja jonë”. Ky program përfshin periudhën prej vitit 2001 deri në vitin 2010 dhe i
përfshin këto nevoja:
❖ Të zbuten dhe të ngadalësohen ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale,
❖ Të mbrohen resurset natyrore dhe flora e fauna,
❖ Të gjenden zgjidhje për problemet lidhur me ambientin jetësor dhe shendetin,
11
​http://www.institutigap.org/documents/28166_OBILIQI.pdf
❖ Të ruhen resurset natyrore dhe menaxhimi me sukses i mbeturinave .
Zbatimit të këtij programi i paraprinin pesë programe, si dhe zhvillimi i standardeve në periudhën prej
më shumë se 30 vjet, ku BE-ja arriti të vendos sistem gjithëpërfshirës për mbrojtjen e ambientit
jetësor. Problemet me të cilat ballafaqohet BE-ja janë të llojllojshme: zhurma, mbeturinat, mbrojtja e
resurseve natyrore, gazrat dalëse, substancat kimike, fatkeqësitë industriale, pastërtia e ujit për
pastrim, si dhe formimi i rrjetit evropian për informata dhe ndihmë gjatë rasteve urgjente, që do të
shërbente gjatë fatkeqësive që e rrezikojnë ambientin jetësor, siç janë derdhja e naftës ose zjarret në
rajonet pyjore.
Mirëpo për të arritur cilësinë të cilën e dëshiron dhe që është mëse e nevojshme për një ambient të
pastër BE-ja ka marrë masa strikte për parandalimin dhe mbrojtjen nga ndotja. Si elemente kyqe në
këtë drejtim janë vendosur disa kritere të cilat nuk guxojnë të kalohen nga vendet anëtare apo ato të
cilat dëshirojnë të aplikojnë për anëtarësim. Politikat mjedisore të cilat i ndjek BE-ja dhe të cilat duhet
të harmonizohen edhe nga vendet kandidate janë një sërë rregullash dhe ligjesh të cilat shpeshherë
edhe kanë qen vështirë të arritshme siq është rasti i Bullgarisë dhe sfidat që i kaloi ky vend për tu
anëtarësuar në BE për shkak të ballafaqimit me disa pengesa më saktësisht të disa etapave mjedisore.
Më specifikisht, Bullgarisë iu desh të mbyllte dy reaktorët nuklear në Kozylin në mënyrë që të merrte
dritën e gjelbër nga BE-ja në rrugën e integrimit dhe kjo nuk ishte me një kosto të vogël.
BE-ja ka marrë masa të rëndësishme në këtë drejtim si, pastrimi dhe filtrimi i tymit që del në hapësirë
nga centralet e ndryshme, rregullimi i transportit publik, vendosja e barrierave të ndryshme për
veturat e vjetra më saktë largimi nga përdorimi i veturave të vjetra, riciklimi dhe trajtimi i
mbeturinave, i ujit dhe forma të tjera. Në këtë drejtim kosova është ende në hapat fillestar dhe ka
shumë rrugë para vetes për të arritur standartdet e kërkuara.
ZVICRA si model dhe përparësitë
Në përgjithësi shteti i Zvicrës mund të mirret si modeli më i mirë se si një shtet me përkushtim të
madh dhe përkujdesje shtetërore mund të arrij të krijojë politika në favor të mbrojtjes së mjedisit në
përgjihësi. Më poshtë do të paraqes disa nga fushat se si ky shtet ka arritur të ngrej në nivelet më të
larta mbrojtjen dhe ruajtjen nga ndotja të mjedisit në përgjithësi si dhe forma të mira për trajtim të
mbeturinave.
Ajri- Zvicra është e njohur për cilësinë e shkëlqyer të ajrit, sipas OBSH-së është vendi i 13-të në botë
me më pak ndotje. Cilësia e ajrit ndryshon nga vendi në vend, nga sezoni ne sezon dhe nga lartësia në
lartësi. Ndotje të ajrit ka më shumë në zonat urbane të cilat janë të ekspozuara në trafikun rrugor, më
shumë sesa në rajonet e larta të alpeve. Zvicra ka më pak ndotës të ajrit sesa vendet e tjera
perëndimore evropiane me një dendësi të ngjashme të popullsisë. Që nga viti 1990 Zvicra ka pasur
sukses në reduktimin e disa ndotësve: ka pasur ulje deri në 80% të dioksidit të squfurit (SO₂), 40% të
grimcave(PM10), 50%ulje në dioksid te azotit (NOx) dhe 65% te komponimet e luhatshme
organike(VOC).
Këto përparime janë rezultat i politikave të pastra federale, kantonale dhe komunale, në veçanti
urdhëresa federale e ajrit të pastër që hyri në fuqi në vitin 1986. Kjo bazohet në aktin federal për
mbrojtjen e mjedisit dhe përmban një katalog të masave si në(transport, bujqësi, industri)për të
reduktuar ndotësit e ajrit. Cilësia e ajrit është e monitoruar vazhdimisht dhe analizohet nga 16
stacionet e Monitorimit të rrjetit kombëtar të ndotjës së ajrit (NABEL). Zvicra gjithashtu i takon rrjetit
të monitorimit ndërkombëtar ajror dhe është anëtar i plotë i agjencisë evropiane të mjedisit.
12
Uji- Zvicra është quajtur shpesh “Rezervuari i ujit të Evropës”. Hidroenergjia është burimi më i
rëndësishëm i energjisë së ripërtëritshme të vendit. Zvicra është burimi i 6% të ujërave të ëmbela të
Evropës. Këto rezerva vijnë nga shiu, ujërat e pranverës, bora dhe balotazhe te akullnajave. Liqenet
dhe lumenjët vijnë në forma të ndryshme. Zvicra është e njohur për cilësinë e lartë të ujërave
nëntokësore e cila ofron rreth 80% ujë të pijshëm, ndërkaq cilësia e ujit të pijshëm është veqanërisht
e lartë. Afërsisht 40% e ujit të pijshëm nuk kërkon trajtim para se të arrij të konsumatorët.
Familjet zvicerane konsumojnë një mesatare prej 162L ujë në ditë. Gjithësej konsumi ditor i ujit
përfshi edhe industrinë, tregtinë dhe bujqësinë ka rënë rreth 30% që nga viti 1980 edhe pse popullsia
është rritur. Kjo ulje kryesisht është për shkak të rënies së prodhimit industrial. Hidroenergjia është
burimi më i rëndësishëm i energjisë së ripërtëritshme të zvicrës, sot ajo është përgjegjëse për 56% të
prodhimit të energjisë elektrike në zvicër, 2/3 janë të krijuara në rajonet malore të Bernit, Uri,
Graubünden, Ticino dhe Valais.
13
12
​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/luft.html
13
​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/gewaesser.html
Pyjet- Rreth 31% e sipërfaqes së Zvicrës është e mbuluar me pyje. Humbja e madhe e pyjeve të
përjetuara nga Zvicra në fund të shekullit 19-të ka qenë të përmbyset në sajë të normave të forta të
ripyllëzimit gjatë rrjedhes së shekullit të 20-të. Rreth 30% e pyjeve janë në pronësi private ndërsa
pjesa tjetër në atë publike. Në vitin 1876 zvicra për të ruajtur dhe mbrojtur pyjet nga prerje dhe
degradimi futi në fuqi ligjin për të ulur shpyllëzimin. Sot autoritetet federale dhe kantonale mbikqyrin
mbrojtjen e pyjeve në Zvicër. Në rolin e tyre ekonomik si burim i energjisë dhe burim për material
ndërtimor pyjet ofrojnë mbrojtje thelbësore kundër ortekeve, përmbytjeve dhe rënien e
shkëmbinjëve. Ato gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e tokës dhe tereneve kodrinore dhe ofrojnë
një habitat të rëndësishëm për shumë lloje të florës dhe faunës.
14
Riciklimi- ​Zvicranët janë kampion të riciklimit të mbeturinave. Zvicra ka infrastrukturën e nevojshme
dhe rregullat e nevojshme ligjore për të menaxhuar mbeturinat në mënyre efektive. Autoritetet
publike inkurajojnë të gjithë që të riciklojnë sa më shumë të jetë e mundur dhe rregullisht duhet
drejtuar në fushatat e marketingut për të rritur ndërgjegjësimin e ç’ështjes.
Në vitin 2012 banorët e zvicrës kanë ricikluar 96% qelq, 92% kanaqe alumini, 81% shishe plastike dhe
72,5% bacteria. Në bazë të llogarive për më shumë se gjysmën e mbetjeve të ricikluara shtëpiake siq
është letra në bashkëpunim me banorë janë mbledhur rreth 160 kg skrap në vit. Rreth 1,3 milion ton
të mbeturinave organike riciklohen çdo vit nga të cilat rreth 300.000 ton të mbeturinave organike,
shëndrrohen në përzierje plehrash, nga ekonomitë familjare private. Zvicra ka gjithashtu koleksione të
riciklimeve për frigoriferë, CD-ve dhe DVD-ve, mbeturina mjekësore, rroba, këpucë etj.
15
14
​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/waelder.html
15
​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/recycling.html
Burimet​:
-Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
- ​http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit
- ​​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave%202010_shq.pdf
- ​http://www.president-ksgov.net/repository/docs/TRT_6_ALB_Version2.pdf
-​http://www.ammk-rks.net/?page=1,21
-​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Trajtimi_i_mbeturinave.pdf
-​http://www.institutigap.org/documents/28166_OBILIQI.pdf
-​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/luft.html
-​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/waelder.html
-​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/waelder.html
-​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/recycling.html

More Related Content

What's hot

Tema:Mjedisi
Tema:MjedisiTema:Mjedisi
Tema:Mjedisi
alban1shabani
 
Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)
Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)
Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)
guest7ebbbb
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
Exhitah Vasija
 
105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf
105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf
105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf
Zekirja Latifi
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet
16211903
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
CleaInanis24
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
Anida Ago
 

What's hot (20)

Tema:Mjedisi
Tema:MjedisiTema:Mjedisi
Tema:Mjedisi
 
Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)
Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)
Analiza E Cmimeve 2008 (Fletore Zyrtare 159)
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Strategjitë për të dëgjuarit aktiv dhe mbajtjen e shënimeve
Strategjitë për të dëgjuarit aktiv dhe mbajtjen e shënimeveStrategjitë për të dëgjuarit aktiv dhe mbajtjen e shënimeve
Strategjitë për të dëgjuarit aktiv dhe mbajtjen e shënimeve
 
Interneti dhe shkolla.
Interneti dhe shkolla.Interneti dhe shkolla.
Interneti dhe shkolla.
 
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
3.5-3.6 TE DREJTAT NE KONFLIKT DHE KUFIZIMET DHE DOKUMENTET THEMELORE.pptx
 
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
 
105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf
105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf
105 fletë pune-mbledhja e numrave dyshifror me numra njëshifror pdf
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Veprimtaria njerezore dhe biodiversitetiVeprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Projekt matematike
Projekt matematikeProjekt matematike
Projekt matematike
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Bio Ne dhe Mjedisi
Bio Ne dhe MjedisiBio Ne dhe Mjedisi
Bio Ne dhe Mjedisi
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 

Similar to Mbrojtja e natyres ne Kosove

Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01
Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01
Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01
Arbi Shkozari
 
Mjedisi ne rajonin tone.
Mjedisi ne rajonin tone.Mjedisi ne rajonin tone.
Mjedisi ne rajonin tone.
kristinasweety
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
Klarisa Klara
 
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALENDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
roni45
 
Ndotjaemjedisit ne shqipri
Ndotjaemjedisit ne shqipri Ndotjaemjedisit ne shqipri
Ndotjaemjedisit ne shqipri
Klodjan Hoxha
 
trajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinavetrajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinave
ornela rama
 

Similar to Mbrojtja e natyres ne Kosove (20)

Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01
Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01
Biologjiprojekt 140224082941-phpapp01
 
E drejta-ekologjike.internet
E drejta-ekologjike.internetE drejta-ekologjike.internet
E drejta-ekologjike.internet
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Mjedisi ne rajonin tone.
Mjedisi ne rajonin tone.Mjedisi ne rajonin tone.
Mjedisi ne rajonin tone.
 
Kimi
KimiKimi
Kimi
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALENDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
 
Ndotja e mjedisit në Shqipëri
Ndotja e mjedisit në ShqipëriNdotja e mjedisit në Shqipëri
Ndotja e mjedisit në Shqipëri
 
Mjedisi armela-braka
Mjedisi armela-brakaMjedisi armela-braka
Mjedisi armela-braka
 
Mjedisi armela-braka
Mjedisi armela-brakaMjedisi armela-braka
Mjedisi armela-braka
 
Presentation 2 (1)
Presentation 2 (1)Presentation 2 (1)
Presentation 2 (1)
 
Presentation 2 (1)
Presentation 2 (1)Presentation 2 (1)
Presentation 2 (1)
 
Ndotjaemjedisit ne shqipri
Ndotjaemjedisit ne shqipri Ndotjaemjedisit ne shqipri
Ndotjaemjedisit ne shqipri
 
E Drejta Ekologjike Ligjerata 3
E Drejta Ekologjike Ligjerata 3E Drejta Ekologjike Ligjerata 3
E Drejta Ekologjike Ligjerata 3
 
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ... Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
trajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinavetrajtimi ekologjik i mbeturinave
trajtimi ekologjik i mbeturinave
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
E Erejta Ekologjike
E  Erejta EkologjikeE  Erejta Ekologjike
E Erejta Ekologjike
 

Mbrojtja e natyres ne Kosove

  • 1. Ministria e Punëve të Jashtme Departamenti për Qështje Politike- Qeveria e Republikës së Kosovës Ndotja e Mjedisit, Mbrojtja dhe problemet në Kosovë Ky punim është bërë nga Departamenti për Qështje Politike MPJ, Qeveria e Republikës së Kosovës Deklaratë: Shkrimi dhe analiza në këtë punim janë autentike, janë të bazuara në hulumtime dhe analiza të ndryshme dhe nuk paraqesin bindje të Departamentit për Qështje Politike - MPJ. Autor:​Dodona Hasanmetaj
  • 2. Përmbajtja 1. Indeksi i shkurtesave………………………………………………………………………………………………………… ……………….3 2. Përmbledhje Ekzekutive………………………………..………………….……………………………………………………… …….4-5 3. Rekomandimet……………………………………………………………………...……………………………… ………………………….6 4. Hyrje………………..…………………………………………………………………..……................................. .....................6-7 5. Metodologjia........................................................................................................................................ ..7 6. Llojet e ndotjes së mjedisit…..………………………………………….....................................................................7 6.1 Ndotja e Tokës……………………………………………………………………………………………………………………… ……..7 6.2 Ndotja e Ajrit………………………………………………………………………………………………………………………… …….8 6.3 Ndotja e Ujërave…………………………………………………………………………………………………………………… …….9 7. Ndotja e mjedisit në Kosovë dhe sfidat………………………….……...….……....................................................9 7.1 Ndotja e Tokës…………………………………………………………………………………………………………………..9-1 0-11
  • 3. 7.2 Ndotja e Ajrit……………………………………………………………………………………………………………………….. 11-12 7.3 Ndotja e Ujërave………………………………………………………………………………………………………………12-1 3-14 8. Mbeturinat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre……………………………………………………………………………..14-15-16 9. Problemet shëndetësore nga ndotja në kosovë- rast komuna e Obiliqit……………………….…………….16-17 10. BE dhe ndotja……………………………………………………………...................................................................1 7-18 11. Zvicra si model dhe përparësitë…………………………………………………………….……………………………….18-19-20 12. Burimet……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………21 Indeksi i shkurtesave SO₂ ​- Dioksidi i squfurit CO ​- Oksid karboni NO₂ - ​Dioksidi i azotit VOC​-komponimet e luhatshme organike IKSHP​-Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike REC​-​Qendra Rajonale e Mjedisit
  • 4. Ndotja, Mbrojtja e mjedisit dhe problemet në Kosovë Përmbledhje Ekzekutive Mjedisi sipas fjalorëve bashkëkohor paraqet terësinë e kushteve të jashtme fizike dhe biologjike në të cilin jetojnë organizmat e gjallë. Mjedisi në kontekstin social përfshin konsideratat sociale, ekonomike dhe kulturore të njeriut. Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat
  • 5. nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues. ​Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës dhe civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues. Mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive. Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët dhe vetë njeriun. 1 Natyra me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Por ky ekuilibër është i pamjaftueshëm dhe në mbrojtjen e natyrës sot është shumë e domosdoshme ndihma e njeriut. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisë pjellorinë e tokës, por bima nuk thith të gjithën. Një pjesë e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve dhe lumenjve. Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit, njeriut. Një gjë është shumë e qartë, natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet më shumë vështirësi. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve. Vështirësit më të mëdha paraqiten në tendencën për mbrojtjen e saj dhe në faktë mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit si në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe(ose) të qënieve njerëzore. Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme. Niveli i ndotjes së mjedisit ka ardhur duke u rritur në raport me rritjen e popullatës. Mjedisi dhe ndotja e tij, në fakt nuk është problem i tri dekadave të fundit, pasi që edhe në të kaluarën qeniet njerëzore e kanë ndryshuar mjedisin jetësor në mënyrën e cila është treguar të jetë problematike për vet ata dhe për gjeneratat e mëvonshme. Jo të gjithë njerëzit dhe institucionet veprojnë njëlloj ndaj mjedisit, disa zhvillojnë veprimtari mbrojtëse ndërsa disa të tjerë e shfrytëzojnë atë në mënyra barbare dhe pa dhembshuri. Mbrotja dhe kujdesi ndaj mjedisit nuk është vetëm një detyrim shoqëror por është edhe një përgjegjësi individuale, mjedisi është i të gjithëve njëherit të gjithë duhet ta mbrojmë. Faktorët kryesorë që kan kontribuar në ndotjen e mjedisit janë: Shkalla gjithnjë e më shumë në rritje e 1 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
  • 6. shfrytëzimit të resurseve bazë natyrore siq janë derivatet fosile(nafta, qymyri), resurseve të drurit etj, trendet e rritjes te zonave urbane dhe përdorimi gjithnjeëe me i madh i materieve sintetike. Ndër Burimet krysore të ndotjes sot në botë janë : -Industria, -Transporti, - Bujqësia, -Aktivitetet e njeriut, - Mbeturinat etj… Mirëpo mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit ka disa parime mjaftë të rëndësishme si: Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës dhe riciklimi i mbeturinave, ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore, mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë, promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut, shfrytëzimi i paisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës, reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave. 2 Rekomandimet ➢ Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të shpejt në krijimin e mekanizmave për mbrojten e ambientit, ➢ Të ndikojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në vend prodhimet e energjisë, ➢ Të bëj zëvendësimin apo edhe mbylljen e Centraleve të vjetra, ➢ Sa më shpejtë të vuj në funksion Termocentralin Kosova e Re, ➢ Të bazohet më shumë në përdorimin e formave tjera për prodhim të energjisë si energjia nga era, paletët diellorë dhe nga uji, ➢ Të ketë kujdes dhë të mirren hapa konkret në përmirësimin e transportit publik, 2 ​http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit
  • 7. ➢ Të mirren parasysh standardet e ndërtimit dhe të mos shpyllëzohen tokat pjellore, ➢ Të miratohen por njëherit edhe të funksionalizohen dhe të gjejn zbatim ligjet për mbrojtjen e natyrës, ➢ Të largohet ngrohja nga druri dhe nga thëngjilli dhe të zëvendësohet me metoda tjera siç është ko-gjenerimi, ➢ Të krijohen impiante për mbrojtne e ujërave dhe të ketë shfrytëzim racional, ➢ Ti kushtohet më shumë vëmendje riciklimit. Hyrje Ky punim është bërë për të treguar rëndësin e pasjes së një ambienti(mjedisi) sa më të pastër, për të treguar se sa i rëndësishëm është ambienti I pastër për bimët, kafshët, gjallesat po ashtu edhe për një ndër shkaktarët kryesorë për shkatërrimin e tij, me apo pa dashje vet njeriun. Mirëpo në anën tjetër do të paraqes se si ndotet mjedisi ku ne jetojmë, cilët janë shkaktarët kryesorë, llojet dhe format e ndotjes, raporti njeri – ambient. Po ashtu do të paraqes se sa është e ekspozuar Kosova ndaj ndotjes(niveli i ndotjes në Kosovë), cilët janë ndotësit kryesorë në Kosovë, cilët mekanizma duhet të përdoren për mbrojtjen e mjedisit, si qëndron Kosova në relacion me kriteret e BE-së për mjedisin etj, po ashtu element kyq zë krahasimi I Kosovës dhe Zvicrës si dhe përdorimi i praktikave të mira që I ka ky vend. Në këtë punim do të paraqes metodat e mbrojtjes së mjedisit si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë krahasim me metodat që i përdor shteti i Zvicrës si dhe mësimet që duhet ndjek nga shteti i kosovës në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit. Metodologjia
  • 8. Gjatë këtij punimi kam perdorur metodat hulumtuese si, metoda e hulumtimit kualitativ në bazë te të cilës do të analizohen ligjet për mjedisin në Republikën e Kosovës, metoda e hulumtimit kuantitativ, të dhëna emipirike dhe metodën krahasuese. Të gjita këto metoda më kanë mundësuar përdorimin dhe grumbullimin e burimeve të ndryshme si politike ashtu edhe mjedisore, si analiza, ligje, raporte të ndryshme etj. Këto metoda më kanë lejuar të kem qasje më të lehtë dhe sa më të mirë në informatat, duke bërë të mundur që të kuptohen më lehtë dhe më mirë rrjedhat, rezultatet dhe pritjet. LLojet e ndotjes së mjedisit Sot mjedisi ka lloje të ndryshme të ndotjes, sa më shumë e sa më pak të gjithë kanë rolin e tyre negative në ndotjen e mjedisit në përgjithësi. Sigurishtë që shkaktari kryesor mbetet njeriu dhe aktiviteti I tij, ndërkaq llojet që më së shumti ndoten janë: toka, uji dhe ajri. 3 Ndotja e tokës - Ndikimi i vazhdueshëm nga aktivitetet njerëzore sjell deri te degradimi i sipërfaqeve tokësore duke shkaktuar edhe pasoja të dëmshme mjedisore dhe socioekonomike. Sfida është që të parandalohet degradimi i tokave përmes masave dhe politikave specifike për mbrojtjen e tokave. Ndotja natyrore e tokës ndodhë zakonisht gjatë tërmeteve, rrëshqitjeve të tokës, uraganeve dhe vërshimeve. Aktivitetet e kaluara dhe të sotme ekonomike shpesh kanë ndikuar në ndotjen e tokës ku këto aktivitete zhvillohen. Toka është resursi bazë për zhvillim, mirëqenie sociale dhe ardhmëri të një shoqërie, kujdesi dhe sjellja jonë ndaj tokës duhet të ishte prioritet, ti japim tokës rëndësinë dhe kujdesin që e meriton. 4 Ndotja e ajrit - Sot në kohën moderne(postindustriale), aktivitetet individuale, djegia e lëndëve fosile, trajtimi i mbeturinave si dhe shumë aktivitete të tjera çojnë në ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është shumë e rrezikshme për njerëzit, bimët dhe kafshët si dhe për habitatet e tjera natyrore. Disa ndotës 3 ​http://keecorganisation.com/tmp/images/stories/pdf/MbrojtjaMjedisit.pdf 4 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
  • 9. të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale si P.SH: rritja e efektit të gazeve serrë ose dëmtimi i shtresës së ozonit. Nuk ka të dhëna se cili është burimi kryesor i ndotjes së ajrit dhe sa është niveli i ndotjes nga një burim i vetëm, mirëpo ajo që dihet është se një shumësi ndotësish përbëjnë kërcënim serioz për jetën e të gjitha gjallesave në planet. Megjithatë, është e njohur se këto burime kanë një kontribut të konsiderueshëm në nivelet e përgjithshme të ndotjes. Efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut janë të shumta por në përgjithësi reflektohen në sistemin e frymëmarrjes dhe atë kardiovaskular të njeriut. Ndotësit dhe Efektet në shëndetin e njeriut: SO₂ Probleme respiratore që qojnë në bronhitis kronik, ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes që ndikojnë në astem. CO Ndërhyn në kapacitetin e gjakut për të transportuar oksigjenin. Ndikon tek të sëmuret nga zemra dhe mund të ndikojë në sistemin nervor. NO₂ Shkakton çrregullime respiratore, dëmtim të indeve të mushkërive, dhe rrit prevalencen e sëmundjeve respiratore. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit. Plumbi Çrregullime mentale, probleme me organet riprodhuese në veshkë. Ozoni Përkeqson sëmundjet kronike respiratore dhe mund të shkaktoj dëmtime të përhershme të mushkërive, mund të ndikojë në sy, fyt dhe hundë, zënie fryme dhe kokëdhimbje. 5 Ndotja e ujit – Një ndër problemet me të cilën përballet e gjithë bota e që kërkon vlerësim të vazhduesheë dhe rishikim të politikave të burimeve ujore në të gjitha nivelet është ndotja e ujërave. Është vërtetuar se ndotja e ujit është shkaku kryesore i vdekjeve dhe sëmundjeve në mbarë botën dhe se ajo është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 14.000 njerëzve në ditë. Ndotja e ujit është kontaminim i organeve të ujit(P.SH: liqene, lumenj, oqeane etj), kjo formë e degradimit mjedisor ndodh kur ndotësit shkarkohen drejtëpërdrejt apo tërthorazi në organet e ujit pa trajtim adekuat për të hequr komponimet e dëmshme. 5 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
  • 10. Efektet e ndotjes së ujit janë të ndryshme, varësisht qfarë kimikate janë hedhur dhe në cilat vende, shumë organe të ujit pranë zonave urbane(qytete apo qyteza) janë shumë të ndotura, kjo është rezultat i hedhjes së mbeturinave nga individët dhe kimikatet e rrezikshme legale apo ilegale të hedhura nga industritë prodhuese, shkollat, qendrat shëndetësore etj. Rrezik tjetër që ndodh nga ndotja e ujit është edhe jeta e gjallesave të cilat jetojnë në ujë, peshku i vdekur, gaforret edhe shumë kafshë të tjera shpesh arrijnë deri në plazh të vrarë nga ndotësit. Njerëzit të cilët janë të prekur nga ky proces mund të marrin sëmundje të ndryshme duke ngrënë ushqim të detit. Ndotja e ujit është një kërcënim i njohur për njerëzit dhe ne mund të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar dhe për të ndikuar në pastërtinë e ujërave. 6 Ndotja e Mjedisit në Kosovë - sfidat Një ndër problemet kryesore me të cilën përballet Kosova është ndotja e vazhdueshme e mjedisit. Një problem I tillë nuk është shqetësim vetëm për ne, në faktë ndotja e mjedisit përbën kërcënim serioz për vendet e industrializuara dhe ato tashmë janë në gjendje alarmi sa I përket rrezikut nga ndotja. Qëllimi për të ofruar një jetë më të mirë dhe për të krijuar kushte më të mira për njerëzit me apo pa dashje ka ndikuar në ndotjen e mjedisit. Si e tillë edhe kosova I është ekspozuar ndotjes së mjedisit dhe atë në një masë të madhe. Llojet e ndotjes dhe hapësirat më të ekspozuara ndaj ndotjes ashtu si edhe në vendet tjera janë: Ndotja e tokës, ndotja e ajrit dhe ndotja e ujit. Ndotja e tokës – ​Ndotja e tokës çdo her e më shumë po vjen duke u rritur, krejt kjo është duke ndodhur si rezultat I punës së pa kontrolluar në shumë sfera. Ndikimi I vazhdueshëm nga njerëzit ka sjellur deri te degradimi dhe dëmtimi I sipërfaqeve të mëdhaja tokësore, I gjithë ky degradim ka sjellur dëme dhe pasoja të mëdha si mjedisore ashtu edhe socioekonomike, ka ndikuar në vdekjen e parakohshme të mijëra njerëzve dhe mund të nxis edhe konflikte në mes qytetarëve. Ajo cka është më e rënda të përballohet dhe që paraqet shqetësim janë të dhëënat që flasin se kosova cdo vit humb me qindra hektarë të tokës bujqësore dhe ndërrim të destinacionit. Të gjitha këto dëme dhe ndotje kanë një shkaktar. 6 ​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave%202010_shq.pdf
  • 11. Faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e tokave në Kosovë janë: ❖ Vendbanimet (ndërtimet e paplanifikuara), ❖ Industria (mbeturinat e ngurta, mihjet sipërfaqësore), ❖ Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave, ❖ Mbeturinat e shtëpiake dhe deponitë, ❖ Erozioni, ❖ Eksploatimi i pakontrolluar i zhavorrit​, ❖ Dëmtimi i tokave bujqësore etj. Situata aktuale në terren, por edhe raportet dhe hulumtimet e prezantuara deri sot kanë vënë në pah se ajo jonë është duke u ndotur çdo ditë e më shumë. Numri i madh i deponive të mbeturinave komunale, qofshin ato legale apo ilegale, është njëri prej burimeve më të mëdha të ndotjes së tokës. Deponitë e makinave të vjetra po ashtu janë burim i ndotjes së tokës me kimikate dhe karburante e vajra e të përdorura. Deponitë e mbetjeve industriale, si dhe deponitë tjera me materiale me prejardhje nga aktivitetet e industrisë, paraqesin një burim tjetër të kontaminimit të tokave tona. Ndërkohë që përdorimi i pakontrolluar i plehrave kimike, pesticideve dhe kemikateve bujqësore ka ndikim të dukshëm në ndotjen e tokave sikurse edhe derdhja ujërave të kanalizimeve. Ndotja me metale të rënda dhe me kimikate të ndryshme e tokës është konstatuar në disa hulumtime. Kjo situatë bëhet më alarmante kur kuptojmë se edhe tokat e bukës janë të kontaminuar nga këto substanca, që e jep mundësinë që përmes zinxhirit ushqimorë të kontaminohen edhe produktet tona ushqimore dhe të rrezikohet shëndeti publik. Vendbanimet e paplanifikuara, ndërtimet pa leje në toka bujqësore, zgjerimi i zonave industriale dhe bizneseve, gurëthyesit, deponitë e ndryshme, ndërtimi i rrugëve dhe autostradave janë vetëm disa prej formave të humbjes së tokës bujqësore, pa u ndalur të analizojmë humbjen e tokës pjellore si shkak i erozionit, vërshimeve dhe përmbytjeve. Edhe më shqetësuese është e dhëna se ky trend i tjetërsimit të tokës bujqësore po vazhdon ndërkohë që ende nuk ka ndonjë mekanizëm për parandalimin e tij. E bashkë me këtë, fare nuk na bëjnë përshtypje të dhënat dhe faktet që flasim se Kosova gjithnjë e më pak po i plotëson nevojat e saj me prodhimin e rendimentit të grurit. Sigurishtë që institucionet gjegjëse duhet të marrin hapa konkret në zvogëlimin dhe parandalimin e ndotjes dhe dëmtimit të tokave në tërë tëritorin e vendit. Ajo ​cka mund të bëhet është në radhë të parë duhet të përgatitet një Strategji për Mbrojtjen e Tokës nga ndotja dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të saj, ku duhet të përfshiheshin masat konkretë për zvogëlimin e ndotjes së tokës nga
  • 12. industria dhe sektorët tjerë, masat për ndërprerjen e trendit të ndërrimit të destinacionit të tokës, si dhe masat për zvogëlimin e erozionit. Duhet të hartohet një program për monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë. Duhet fuqizohet sektori për mbrojtjen nga ndotja përmes ngritjes së kapaciteteve institucionale, përmes rritjes së fondeve, programeve dhe projekteve konkrete në këtë sektor. Edhe shoqëria civile duhet të aktivizohet më seriozisht në ngritjen e zërit kundër ndotjes dhe shfrytëzimit të tokës, ndërkohë që mediat duhet të bëjnë më shumë në informimin e opinionit për pasojat e ndotjes së tokës dhe zënies së sipërfaqeve të tokës së bukës. 7 Ndotja e ajrit – ​Në përgjithësi aktivitetet e përditshme qoftë individuale apo kolektive ndikojnë në ndotjen e ajrit. Duke filluar nga djegia e lëndëve fosile, trajtimi I mbeturinave, aktivitetet tjera biznesore dhe masa tjera të rrezikshme për cdo ditë vetëm sa e kanë rënduar dhe më shumë ajrin edhe ashtu të ndotur. Ndotja e ajrit shpesh her mund të jet edhe jashtë aktivitetit njerëzor, mirëpo njëlloj I tillë I ndotjes nga fenomenet natyrore në kosovë është në masë të vogël apo thën më mirë I pa përfillshëm. Matje të shumta tregojnë se ndotja dhe kontaminimi I ajrit është gjithnjë në rritje dhe shkaktarët janë të shumtë, por ndër më kryesorët janë: ❖ Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B), ❖ Minierat e hapura të linjitit, ❖ Kompleksi industrial në Mitrovicë, ❖ Ferronikeli në Drenas, ❖ Fabrika e çimentos Sharrcem në Han të Elezit, ❖ Sistemet e ngrohjes qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë), ❖ Industria e rëndë bazike (aktualisht nuk është në funksion) në Gjakovë, Pejë dhe Gjilan, ❖ Prodhimi i materialeve bazë të asfaltit dhe gurëthyesit, ❖ Transporti etj. Në përgjithësi ajri në kosovë mbetet i ndotur dhe ato pak burime të cilat janë të kufizuara tregojnë se burimet e lartëpërmendura janë shkaktarët kryesorë të ndotjes në nivel të përgjithshëm. Arsyeja pse kemi një nivel të tillë të ndotjes ëhtë se prodhuesit me kapacitete të mëdhaja në kosovë përdorin lëndë djegëse dhe paisjet janë të vjetruara. 7 ​http://www.president-ksgov.net/repository/docs/TRT_6_ALB_Version2.pdf
  • 13. Në qoftëse shikojmë termocentralet në Kosovë, ato si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë përdorin linjitin dhe produktet e naftës me përmbajtje të lartë të squfurit për të startuar procesin. Ndërkaq ngrohtoret si lëndë djegëse përdorin mazutin. Në shumicën e rasteve te sektori industrial ekzistues paisjet janë të vjetruara. Sektori i transportit karakterizohet me një numër të madh të automjeteve të vjetra dhe përdorimit të karburanteve më cilësi të ulët. Impiantet me djegie të vogël dhe sektori i bujqësisë, për diegje, përdorin qymyrin dhe biomasën, që kontribuon në cilësinë e ajrit. Sigurisht që shteti duhet të marrë masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe si fillim duhet që të ketë focus në përdorimin i lëndëve djegëse më të pastërta duke e zëvendësuar thëngjillin dhe vajrat e rënda (mazutin) me vajra të lehta me përmbajtje më të vogël të sulfurit, gaz natyrorë dhe biogas, zhvillimi i programit shtetërorë, që do të vendosë rregullativat konkrete dhe masat ekonomike (p.sh. taksat e ndryshme për karburantet e ndryshëm, varësisht prej cilësisë së tyre), hartimi i U.A. mbi ndalimin e zjarreve të hapura dhe djegëja e mbeturinave, plehrave dhe rritja e kapaciteteve administrative për inspektoriatin e nivelit local, organizimi i një fushate për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për të ndryshuar shprehitë. Po ashtu duhet që të bëhet rritja e efikasitetit të energjisë në ndërtesa të reja duke rishikuar kornizën rregullative ekzistuese, për të përmirësuar zbatimin e saj si dhe të krijojë një program investimesh për rritjen e efikasitetit të energjisë në ndërtesat ekzistuese, duke filluar me objektet publike. Ndotja e ujit​- Sipas raporteve të ndryshme në kososvë pjesa më e madhe e ujërave të zeza nuk janë të trajtuara fare duke përfshirë ujërat nga shtëpitë dhe ato industrial dhe një e trata e popullsisë që përdorë ujërat e brendshme(të nxjerrura nga toka) që perdoren për pije janë të ndotura. Si e tillë gjendja e ujërave në kosovë mbetet shqetësuese. Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, që në të ardhmen do të jenë një faktorë kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1600 m3 ujë/vit për kokë banori. Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepeneci. Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin përafërsisht 3.8 x 109 ujë përkatësisht 121.2 m3/sec. Karakteristikë kryesore hidrologjike në Kosovë është shpërndarja jo e barabartë dhe jo adekuate e resurseve ujore në krahasim me nevojat. Potenciali për energji ujore në Kosovë është shumë i vogël dhe deri më tani shfrytëzimi i saj është mjaft modest. Kosova ka numër të vogël të liqeneve natyrore, ndërkaq liqene artificiale janë: Batllava, Gazivoda, Radoniqi, Përlepnica dhe Badovci, si dhe një numër të vogël të liqeneve për ujitje. Kosova ka burime
  • 14. të rëndësishme të ujërave termale të cilat shfrytëzohen për qëllime shërimi dhe rekreacioni. Mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë i rëndësishëm dhe një ndër sfidat më të mëdha mjedisore të Kosovës. Në Kosovë nuk ka monitorim të ujërave të ndotura urbane. Menaxhimi i sistemeve të kanalizimit bëhet nga shtatë kompani regjionale të ujësjellësit. Rreth 50% e popullatës në Kosovë kanë qasje në sistemin e largimit të ujërave të ndotura. Shkarkimet e ujërave të ndotura përbëjnë burimin kryesorë të ndotjes së ujërave natyrore, sepse ato përmbajnë shumë lëndë që shpenzojnë oksigjenin e tretur, komponime të tretshme të fosforit dhe azotit(eutrofikimin), baktere dhe viruse patogjene, si dhe lëndë tjera që ndikojnë në cilësinë e ujërave. Në Kosovë praktikisht nuk ekzistojnë impiante për trajtimin e ujërave të ndotura të kanalizimit, në faktë ekziston vetëm impianti i trajtimit në Skënderaj, por i cili nuk është fuksional dhe nuk pritet të funksionalizohet në një të ardhme të afërt e nevoja për pasjen e një impianti të tillë është mëse I nevojshëm. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, si pasojë e ujit të pa pastër pasojnë një sër sëmundjesh si p.sh. kolera, tifoja e zorreve, hepatitis, tularemia etj, këto sëmundje cilësohen si më të shpeshtat që ndodhin në shëndetin e njeriut dhe krejt këto si pasojë e ndotjes së ujit . Edhe në një statistikë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të dalur tash së voni, ka shpallur epideminë e Tularemisë në Kosovë, duke u bazuar në trendin e rritjes së rasteve të sëmurëve me këtë sëmundje infektive, në janar 2015, të diagnostikuar përmes mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në tërë Kosovën. 01 janari 2014 deri më 10 shkurt 2015, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 206 raste të Tularemisë (11.35 në 100.000 banorë). Ky numër, krahasuar me vitin 2013 (22 raste ose 1.2 në 100.000 banorë), tregon rritje të lartë të numrit të rasteve. Ky trend i rritjes, po vërehet edhe në janar të vitit 2015. 137 rastet e diagnostikuara të Tularemisë janë regjistruar në 19 komuna, me 88 vatra. Niveli më i lartë i rasteve është shënuar në Vushtrri, Obiliq dhe Skënderaj, kurse komunat me numrin më të vogël të infektuarve janë komuna e Prizrenit dhe Suharekës. Përhapja e Tularemisë bëhet përmes përdorimit të ujit të puseve dhe ushqimit të ruajtur në mënyrë jo adekuate, të kontaminuar kryesisht nga fekalet e brejtësve. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e marra gjatë hulumtimit në terren, nga familjet e të sëmurëve. Duhet veçuar se, bartja e kësaj sëmundjeje nga njeriu tek njeriu nuk është e mundur.
  • 15. Edhe pse ekzistonë një kornizë e kënaqshme ligjore dhe e cila përmbushë relativisht mirë nevojat për menaxhim, zhvillim dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve ujore prapë kërkohet intensifikim dhe shtytje përpara e agjendave për mbrojtjen e ujërave të përgjithshmë në vend. Në përgjithësi duhet të ketë kujdes maksimal për mbrojtjen e ujit dhe atë përmes dy aspekteve kryesore: Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve ujore, përmes metodave të kursimit dhe ripërdorimit të ujit dhe zvogëlimi i nivelit të resurseve ujore. 8 Mbeturinat, shkaktarët dhe trajtimi i tyre Kosova përpos këtyre problemeve dhe shkaktarëve të ndotjes ka një problem të madh edhe me mbeturiant, ani pse kjo për vendet e BE-së dhe vendet tjera të rajonit nuk paraqet apo është ndër problemet dhe ndotësit më të vegjël. Ndërkaq tek ne mbeturinat e shkaktuara nga pakujdesia dhe shpeshherë të qëllimshme dhe nga mos vetëdijësimi I qytetarëve është ndër ndotësit kryesorë. Ndotja e mjedisit nga mbeturinat është një kërcënim serioz. Gjenerimi i mbeturinave është pjesë e pandashme e aktiviteteve të njeriut. Edhe njerëzit e parë primitivë në tokë kanë gjeneruar mbeturina, meqë popullsia ka qenë në numër të vogël, mjedisi ka pasur kapacitet të absorboj më lehtë pasojat e tyre, mirëpo me shtimin e njerzimit problemet kanë ardhur duke u rritur dhe sot mbeturinat paraqesin një ndër presionet kryesore në mjedis. Në BE mbeturina definohet si “Objekt të cilin poseduesi e hedh, ka ndërmend ta hedh ose kërkohet nga ai që ta hedh”. Ndër llojet kryesore të mbeturinave janë: Lloji: Përshkrimi : Mbeturinat urbane Të gjitha mbeturinat që gjenerohen, mblidhen, transportohen dhe deponohen brenda territorit administrativë të një komune. Mbeturinat e ngurta Të gjitha mbeturinat pavarësisht origjinës që në natyrë hasen në gjendje të ngurtë. Mbeturinat e lengeta Produktet mbeturinë që gjenden në ujërat e zeza dhe ato të kanalizimit. 8 ​http://www.ammk-rks.net/?page=1,21
  • 16. Mbeturinat industriale Mbeturinat që gjenerohen nga të gjitha llojet e industrive si: ushqimore, kimike, aktivitetet minerare. Mbeturinat medicinale Produktet që gjenerohen nga spitalet dhe aktivitetet e lidhura me to, gjaku, gjilpërat dhe mjetet e operimeve etj. Mbeturinat e rrezikshme Mbeturina që karakterizohen me potencial substancial të rrezikimit të shëndetit publik dhe mjedisit: kimike, toksike, material radioaktive etj. Mbeturinat radioactive Mbeturinat e operacioneve nukleare. Mbeturinat e ndertimit dhe domolimi Mbeturinat të procesit të ndërtimit dhe demolimi siç janë: gozhdet, kabllot elektrike, materialet izoluese, druri etj. Në kosovë kanë filluar të organizohen iniciativa të ndryshme për pastrim nga mbeturinat, por kjo nuk është e mjaftueshme, kosova ka nevojë të pastrohet çdo ditë. Sistemi i menaxhimit të mbeturinave është në konsolidim e sipër. Ky system ende nuk orfron të dhëna të plota dhe të sigurta për gjenerimin, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave. Shërbimet e mbledhjes së mbeturinave sillen rreth 42% (2009). Më e mbuluara me shërbim është Prishtina me 64% (2007), ndërsa më të ultën e ka Mitrovica me 30% (2009). Rreth 90-95% e popullsisë urbane në Kosovë, shërbehen me sistem të grumbullimit të mbeturinave. Të gjitha shërbimet janë të standardit të ulët për shkak të mungesës së objekteve dhe pajisjeve adekuate. Zonat rurale shërbehen vetëm me rreth 30 % dhe me tendncë rritjeje. Grumbullimi i mbeturinave komunale kryhet nga shtatë (7) ndërmarrje 9 publike rajonale, të cilat janë të organizuara në 37 komunat e Kosovës përmes njësive operative dhe afërsisht 10 kompani private që operojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Të gjitha deponitë e vjetra për mbeturina komunale janë mbyllur dhe rehabilituar. Deponitë Sanitare në Republikën e Kosovës: Deponitë Komunat e mbuluara Prishtinë Prishtinë, F.Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas Gjilan Gjilan, Kamenicë, Viti, Ferizaj, Novoberdë Prizren Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Gjakovë 9 Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009
  • 17. Podujevë Podujevë Mitrovicë Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj Pejë Pejë, Deçan, Klinë, Istog Nëse i krahasojmë të dhënat për mbeturinat e deponuara në deponitë sanitare për vitet 2007- 2010, vërehet se në të gjitha deponitë regjionale dhe komunale ka pasur sasi më të mëdha të deponimit të mbeturinave. Sasia e gjenerimit të mbeturinave ka qenë me e madhe gjatë vitit 2010, kjo ka rezultuar edhe me rritje të sasisë së mbeturinave të grumbulluara dhe të deponuara. Nga këto të dhëna mund të konstatohet se edhe kompanitë publike për grumbullimin e mbeturinave kanë qenë më efikase në kryerjen e shërbimeve të tyre. Sasia e mbeturinave të gjeneruara për person në Kosovë për vitin 2008 është 393,8 kg. Sigurisht që mekanizmat shtetëror duhet të krijojnë masa për parandalimin e krijimit të mbeturinave dhe atë në formën e minimizimit të sasisë së mbeturinave, vetëdijësimi i njeriut se ai është gjeneratori dhe shkaktari kryesor i mbeturinave edhe kështu që ai mund të minimizojë ato. Largimi i mbeturinave përfshirë grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e tyre. Mbledhjen e mbeturinave apo “varrosjen”e tyre në deponi, kjo në faktë është praktika më e vjetër e menaxhimit të mbeturinave edhe si e tillë ështeë ende në në përdorim në shumë shtete të botës, e forma të tjera të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave do të ishin më se të nevojshme. 10 Problemet shëndetësore që shfaqen në kosovë si pasojë e ndotjes - rast komuna e Obiliqit Si pasojë e ndotjes së ambientit shumë qytetarë vuajnë nga sëmundje të ndryshmë vdekje prurëse. Një ndër komunat më të prekura nga ndotja është komuna e Obiliqit. Banorët e kësaj komune përballen me probleme të cilët pjesa më e madhe janë të lidhura me praninë e termocentraleve në qytet. Në territorin e kësaj komune operojnë dy termocentrale me bazë qymyri të cilat shkaktojnë ndotje të madhe. Andaj, si pasojë e kësaj ndotje, shkaktohen dëme të mëdha në ambient, kontaminim të tokës, ajrit, ujit dhe ndikime negative në shëndet. 10 ​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Trajtimi_i_mbeturinave.pdf
  • 18. Qytetarët e komunës së Obiliqit janë më të rrezikuarit nga sëmundjet që shkaktohen nga djegia e qymyrit. Shumë banorë që jetojnë përreth termocentraleve ankojnë nga sëmundje të ndryshme të frymëmarrjes, kancerit, sëmundje kardio-vaskulare, sëmundje të syve, etj. Sipas të dhënave të grumbulluara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet regjionale, shkalla e sëmundjes në organet respiratore në komunën e Obiliqit është 30%, apo përgjysmë më e lartë në krahasim me komunat tjera, mesatarja 17% e të cilave sillet në 14.26%.6 Në gjashtë muajt e parë të vitit 2012, në këtë komunë janë paraqitur gjashtë raste me kancer. Gjatë vitit 2012, në kujdesin primar shëndetësor në Obiliq kanë kërkuar ndihmë 57.520 pacientë. Komuna e Obiliqit ka 21.549 banorë, çka do të thotë se shumica e popullsisë ka vizituar shëndetësinë primare më shumë se dy herë brenda një viti. Sipas hulumtimit të REC, në pyetjen “Si e vlerësoni gjendjen e tanishme mjedisore në territorin e komunës suaj?,” 94% e respondentëve nga Obiliqi janë përgjigjur se gjendja në territorin e komunës së tyre është e pakënaqshme. Qytetarët madje kanë humbur edhe optimizmin se gjendja do të përmirësohet. Sipas REC, 48.1% e respondentëve përgjigjen se gjendja në pesë vitet në vazhdim do të jetë e njejtë. Parë nga ky hulumtim, analiza dhe matje tjera të bëra në këtë komunë kuptohet se qytetarët vuajnë nga ndotja e shkaktuar nga termocentralet që operojnë në këtë hapësirë dhe kjo pu u shkakton atyre probleme të mëdha si shëndetësore ashtu edhe socio- ekonomike dhe zgjidhja e këtij problemi mbetet sfidë e vazhdueshme sin ë përmirësimin e jetesës së këtyre qytetarëve po ashtu edhe në përmirësimin e standardit të ndotjes dhe barazimin me standardet e përcaktuara nga BE-ja. 11 BE dhe ndotja e mjedisit Thelbi i aktiviteteve të BE-së në fushën e ambientit është programi i quajtur ”Mjedisi jetësor 2010: Ardhmëria jonë, zgjedhja jonë”. Ky program përfshin periudhën prej vitit 2001 deri në vitin 2010 dhe i përfshin këto nevoja: ❖ Të zbuten dhe të ngadalësohen ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, ❖ Të mbrohen resurset natyrore dhe flora e fauna, ❖ Të gjenden zgjidhje për problemet lidhur me ambientin jetësor dhe shendetin, 11 ​http://www.institutigap.org/documents/28166_OBILIQI.pdf
  • 19. ❖ Të ruhen resurset natyrore dhe menaxhimi me sukses i mbeturinave . Zbatimit të këtij programi i paraprinin pesë programe, si dhe zhvillimi i standardeve në periudhën prej më shumë se 30 vjet, ku BE-ja arriti të vendos sistem gjithëpërfshirës për mbrojtjen e ambientit jetësor. Problemet me të cilat ballafaqohet BE-ja janë të llojllojshme: zhurma, mbeturinat, mbrojtja e resurseve natyrore, gazrat dalëse, substancat kimike, fatkeqësitë industriale, pastërtia e ujit për pastrim, si dhe formimi i rrjetit evropian për informata dhe ndihmë gjatë rasteve urgjente, që do të shërbente gjatë fatkeqësive që e rrezikojnë ambientin jetësor, siç janë derdhja e naftës ose zjarret në rajonet pyjore. Mirëpo për të arritur cilësinë të cilën e dëshiron dhe që është mëse e nevojshme për një ambient të pastër BE-ja ka marrë masa strikte për parandalimin dhe mbrojtjen nga ndotja. Si elemente kyqe në këtë drejtim janë vendosur disa kritere të cilat nuk guxojnë të kalohen nga vendet anëtare apo ato të cilat dëshirojnë të aplikojnë për anëtarësim. Politikat mjedisore të cilat i ndjek BE-ja dhe të cilat duhet të harmonizohen edhe nga vendet kandidate janë një sërë rregullash dhe ligjesh të cilat shpeshherë edhe kanë qen vështirë të arritshme siq është rasti i Bullgarisë dhe sfidat që i kaloi ky vend për tu anëtarësuar në BE për shkak të ballafaqimit me disa pengesa më saktësisht të disa etapave mjedisore. Më specifikisht, Bullgarisë iu desh të mbyllte dy reaktorët nuklear në Kozylin në mënyrë që të merrte dritën e gjelbër nga BE-ja në rrugën e integrimit dhe kjo nuk ishte me një kosto të vogël. BE-ja ka marrë masa të rëndësishme në këtë drejtim si, pastrimi dhe filtrimi i tymit që del në hapësirë nga centralet e ndryshme, rregullimi i transportit publik, vendosja e barrierave të ndryshme për veturat e vjetra më saktë largimi nga përdorimi i veturave të vjetra, riciklimi dhe trajtimi i mbeturinave, i ujit dhe forma të tjera. Në këtë drejtim kosova është ende në hapat fillestar dhe ka shumë rrugë para vetes për të arritur standartdet e kërkuara. ZVICRA si model dhe përparësitë Në përgjithësi shteti i Zvicrës mund të mirret si modeli më i mirë se si një shtet me përkushtim të madh dhe përkujdesje shtetërore mund të arrij të krijojë politika në favor të mbrojtjes së mjedisit në përgjihësi. Më poshtë do të paraqes disa nga fushat se si ky shtet ka arritur të ngrej në nivelet më të larta mbrojtjen dhe ruajtjen nga ndotja të mjedisit në përgjithësi si dhe forma të mira për trajtim të mbeturinave.
  • 20. Ajri- Zvicra është e njohur për cilësinë e shkëlqyer të ajrit, sipas OBSH-së është vendi i 13-të në botë me më pak ndotje. Cilësia e ajrit ndryshon nga vendi në vend, nga sezoni ne sezon dhe nga lartësia në lartësi. Ndotje të ajrit ka më shumë në zonat urbane të cilat janë të ekspozuara në trafikun rrugor, më shumë sesa në rajonet e larta të alpeve. Zvicra ka më pak ndotës të ajrit sesa vendet e tjera perëndimore evropiane me një dendësi të ngjashme të popullsisë. Që nga viti 1990 Zvicra ka pasur sukses në reduktimin e disa ndotësve: ka pasur ulje deri në 80% të dioksidit të squfurit (SO₂), 40% të grimcave(PM10), 50%ulje në dioksid te azotit (NOx) dhe 65% te komponimet e luhatshme organike(VOC). Këto përparime janë rezultat i politikave të pastra federale, kantonale dhe komunale, në veçanti urdhëresa federale e ajrit të pastër që hyri në fuqi në vitin 1986. Kjo bazohet në aktin federal për mbrojtjen e mjedisit dhe përmban një katalog të masave si në(transport, bujqësi, industri)për të reduktuar ndotësit e ajrit. Cilësia e ajrit është e monitoruar vazhdimisht dhe analizohet nga 16 stacionet e Monitorimit të rrjetit kombëtar të ndotjës së ajrit (NABEL). Zvicra gjithashtu i takon rrjetit të monitorimit ndërkombëtar ajror dhe është anëtar i plotë i agjencisë evropiane të mjedisit. 12 Uji- Zvicra është quajtur shpesh “Rezervuari i ujit të Evropës”. Hidroenergjia është burimi më i rëndësishëm i energjisë së ripërtëritshme të vendit. Zvicra është burimi i 6% të ujërave të ëmbela të Evropës. Këto rezerva vijnë nga shiu, ujërat e pranverës, bora dhe balotazhe te akullnajave. Liqenet dhe lumenjët vijnë në forma të ndryshme. Zvicra është e njohur për cilësinë e lartë të ujërave nëntokësore e cila ofron rreth 80% ujë të pijshëm, ndërkaq cilësia e ujit të pijshëm është veqanërisht e lartë. Afërsisht 40% e ujit të pijshëm nuk kërkon trajtim para se të arrij të konsumatorët. Familjet zvicerane konsumojnë një mesatare prej 162L ujë në ditë. Gjithësej konsumi ditor i ujit përfshi edhe industrinë, tregtinë dhe bujqësinë ka rënë rreth 30% që nga viti 1980 edhe pse popullsia është rritur. Kjo ulje kryesisht është për shkak të rënies së prodhimit industrial. Hidroenergjia është burimi më i rëndësishëm i energjisë së ripërtëritshme të zvicrës, sot ajo është përgjegjëse për 56% të prodhimit të energjisë elektrike në zvicër, 2/3 janë të krijuara në rajonet malore të Bernit, Uri, Graubünden, Ticino dhe Valais. 13 12 ​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/luft.html 13 ​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/gewaesser.html
  • 21. Pyjet- Rreth 31% e sipërfaqes së Zvicrës është e mbuluar me pyje. Humbja e madhe e pyjeve të përjetuara nga Zvicra në fund të shekullit 19-të ka qenë të përmbyset në sajë të normave të forta të ripyllëzimit gjatë rrjedhes së shekullit të 20-të. Rreth 30% e pyjeve janë në pronësi private ndërsa pjesa tjetër në atë publike. Në vitin 1876 zvicra për të ruajtur dhe mbrojtur pyjet nga prerje dhe degradimi futi në fuqi ligjin për të ulur shpyllëzimin. Sot autoritetet federale dhe kantonale mbikqyrin mbrojtjen e pyjeve në Zvicër. Në rolin e tyre ekonomik si burim i energjisë dhe burim për material ndërtimor pyjet ofrojnë mbrojtje thelbësore kundër ortekeve, përmbytjeve dhe rënien e shkëmbinjëve. Ato gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e tokës dhe tereneve kodrinore dhe ofrojnë një habitat të rëndësishëm për shumë lloje të florës dhe faunës. 14 Riciklimi- ​Zvicranët janë kampion të riciklimit të mbeturinave. Zvicra ka infrastrukturën e nevojshme dhe rregullat e nevojshme ligjore për të menaxhuar mbeturinat në mënyre efektive. Autoritetet publike inkurajojnë të gjithë që të riciklojnë sa më shumë të jetë e mundur dhe rregullisht duhet drejtuar në fushatat e marketingut për të rritur ndërgjegjësimin e ç’ështjes. Në vitin 2012 banorët e zvicrës kanë ricikluar 96% qelq, 92% kanaqe alumini, 81% shishe plastike dhe 72,5% bacteria. Në bazë të llogarive për më shumë se gjysmën e mbetjeve të ricikluara shtëpiake siq është letra në bashkëpunim me banorë janë mbledhur rreth 160 kg skrap në vit. Rreth 1,3 milion ton të mbeturinave organike riciklohen çdo vit nga të cilat rreth 300.000 ton të mbeturinave organike, shëndrrohen në përzierje plehrash, nga ekonomitë familjare private. Zvicra ka gjithashtu koleksione të riciklimeve për frigoriferë, CD-ve dhe DVD-ve, mbeturina mjekësore, rroba, këpucë etj. 15 14 ​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/waelder.html 15 ​https://www.eda.admin.ch/aboutswitzerland/en/home/umwelt/natur/recycling.html
  • 22. Burimet​: -Veselaj Zeqir,”Njeriu dhe mjedisi jetësor”Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2009 - ​http://sq.wikipedia.org/wiki/Ndotja_e_mjedisit - ​​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave%202010_shq.pdf - ​http://www.president-ksgov.net/repository/docs/TRT_6_ALB_Version2.pdf -​http://www.ammk-rks.net/?page=1,21 -​http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Trajtimi_i_mbeturinave.pdf