2. C’ESHTE MJEDISI?
• Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe
përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të
ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një
domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm.
Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume
organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin,
dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e
elementeve biotike dhe abiotike ne Toke.
4. NDOTJA E MJEDISIT
• Ndotja e mjedisit eshte nje problem shqetesues ne te gjithe boten. Ndotja mund te
jete ne disa forma, si: ndotja e tokes, ajrit, ujit etj. Ne disa raste, ndotja e ujit
ndodh kur ndotesit perfundojne ne lumenj, liqene, dete etj. Pjesa me e madhe e
ndotesve jane: kimikate,plehra, pesticide, nafte, papasterti te tjera. Ndotja e ajrit
është një problem tjetër të mjedisit që është parë në të gjithë botën. Ndotja e ajrit
mund të jetë krijuar nga fabrika apo kompanitë që clirojne ndotes te ndryshem në
ajër.
5. NGROHJA GLOBALE
Ngrohja globale është një problem mjedisor. Gazet e tilla si karboni,
clirohen ne atmosfere, dhe po shkaterrojne shtresen e ozonit. Kjo ka cuar
ne rritjen e temperaturave te planetit dhe ne rritjen e nivelit te deteve e
oqeaneve. Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30 %
më i lartë se sa ka qenë përpara evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më
shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga
njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk
ka përjetuar një rritje aq të shpejte.