Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Molieri (1622 1673)
1.
2. Zhan Batist Pokëlen, i njohur me pseudonimin Molieri, u lind në
Paris. I ati punonte si tapicer në oborrin mbretëror. E ëma i vdes
herët,por i ati u kujdes që ta shkollojë të birin. Molieri i kreu
mësimet e mesme në një kolegj jezuitësh. Pas kolegjit ndoqi
fakultetin e drejtësisë. Ai pak kohë punoi si avokat dhe shumë pak
e ushtroi profesionin e të atit. Më tepër e tërhiqte roli i aktorit,
regjisorit dhe në fund suksesin më të madh e arriti si autor i
pjesëve teatrale.
Molieri formoi trupë teatrale, shëtiti tërë Francën për të dhënë
shfaqje, por nuk pati sukses, hyri edhe në borxhe, i vetmi përfitim
ishte se pati mundësi të njohë për së afërmi jetën e popullit e të
mbledh material për veprat e ardhshme të tij. Ai e njohu jetën dhe
shpirtin e popullit, karakteret e njerëzve, veset dhe pasionet,që do
t’i pasqyrojë në veprat e ardhshme.
3. Më 1643 Molieri e lë trupën e tij shëtitëse dhe vjen në Paris. Jep dy
shfaqje në Luvër,mbreti e pëlqeu shumë komedinë e tij, prandaj i liroi
trupës së tij një sallë në Luvër e Molierit i lidhi pension.Tash Molieri do ta
arrijë kulmin e afirmimit të tij në tri plane: si aktor, si komediograf dhe si
regjisor. Shkruan pa ndërprerje njërën pas tjetrës 29 komedi, disa nga të
cilat janë kryevepra. Fama e tij rritet, mbrojtja e Luigjit të XIV ishte
shumë e rëndësishme për të, se me goditjet që u jepte në komeditë
aristokratëve, oborrtarëve, hipokritëve , ai bëri shumë armiq dhe atë
persona të fuqishëm.
S’qe i lumtur e i qetë as në jetën familjare, sepse martesa që bëri me një
artiste të grupit të tij, shumë më e re se ai nuk ishte e suksesshme.
Një veprimtari kaq e dendur, shqetësimet familjare dhe intrigat e shumta
të armiqve ndikuan negativisht në shëndetin e tij. Më 1673 pasi luajti në
komedinë ” I sëmuri për mend” menjëherë pas shfaqjes vdes.
Kryepeshkopi nuk lejoi që të varroset solemnisht, por në fshehtësinë më
të madhe në prezencën e priftit dhe të miqve më të ngushtë.
4. Tartufi (1664)
Don Zhuani (1665)
Mizantropi (1666)
Koprraci (1668)
Borgjezi fisnik (1670)
I sëmuri imagjinar(1673)
Shkolla e grave (1662) etj.