Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 11 Anzeige

Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç

Herunterladen, um offline zu lesen

Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç !!!!
Zhvillimi Fizik,Biologjik,Kognitiv, dhe Emocional
Instrumentet e përdorur për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës janë:
1. Intervista të përgjithshme me fëmijën.
2. Pyetësori për zhvillimin e aftësive kognitive të fëmijës.
3. Intervista me nënën e saj
4. Vëzhgimet dhe aktivitetet që kam kryer me fëmijën personalisht.
5. Vizatimet e fëmijës.
#MesueseAurela

Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç !!!!
Zhvillimi Fizik,Biologjik,Kognitiv, dhe Emocional
Instrumentet e përdorur për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës janë:
1. Intervista të përgjithshme me fëmijën.
2. Pyetësori për zhvillimin e aftësive kognitive të fëmijës.
3. Intervista me nënën e saj
4. Vëzhgimet dhe aktivitetet që kam kryer me fëmijën personalisht.
5. Vizatimet e fëmijës.
#MesueseAurela

Anzeige
Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Ähnlich wie Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç (20)

Anzeige

Weitere von #MesueseAurela Elezaj (20)

Aktuellste (20)

Anzeige

Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç

  1. 1. Lënda : Psikologji Zhvillimi !!! TEMA: Zhvillimi Fizik,Biologjik,Kognitiv, dhe Emocional Studim Rasti - mosha 5 – 9 vjeç Pranoi: Punoi: #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet Durrës 2017
  2. 2. PËRMBAJTJE 1. HYRJE 2. KARAKTERISTIKAT E ZVILLIMIT 2.1 Zhvillimi fizik 2.2 Zhvillimi biologjik 2.3 Zhvillimi motorrik 2.4 Zhvillimi kognitiv 2.5 Zhvillimi social dhe emocional 2.6 Zhvillimi i personalitetit 3. PËRMBLEDHJE 4. BIBLIOGRAFIA
  3. 3. 1. HYRJE Për mësuesit dhe prindërit është mjaft e rëndësishme të njohin fazat e zhvillimit të fëmijëve sepse kjo gjë i ndihmon ato të kuptojnë se çfarë mund të bëjë një fëmijë deri në një moshë të caktuar. Këto vëzhgime na ndihmojnë që të kuptojmë progresin e një fëmije në mënyrë që prindi dhe mësuesi ta ndihmojë fëmijën të përballojë çdo problem që mund të lindi në të ardhmen. Në shkollën fillore fëmija përjeton një ndryshim mjaft të madh në fushën emocionale, sociale dhe fizike. Shokët dhe shoqet e shkollës bëhen aq të rëndësishëm sa dhe vetë prindërit për fëmijën dhe është gjithashtu mosha ku fillojne të shfaqen diferencat individuale te çdo fëmijë. Prindërit dhe mësuesit duhet të kuptojnë se kur fëmija është në fazë zhvillimi ata duhet ti krijojnë praktika të duhura për tu zhvilluar më mirë. Në këtë detyrë kursi është marë për trajtim një vajzë 9-vjeçare dhe është studjuar zhvillimi i saj fizik, emocional, social, motorrik dhe biologjik nga mosha 5 vjeç deri në moshën 9 vjeç. Fëmija jeton në një familje ku të ardhurat mujore janë të ulëta. Qëllimi i këtij studimi është përshkrimi i zhvillimit të fëmijës dhe evidentimi i pikave të dobëta të tij. Instrumentet e përdorur për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës janë: 1. Intervista të përgjithshme me fëmijën. 2. Pyetësori për zhvillimin e aftësive kognitive tëfëmijës. 3. Intervista me nënën e saj 4. Vëzhgimet dhe aktivitetet që kam kryer me fëmijën personalisht. 5. Vizatimet e fëmijës. Të gjitha të dhënat për zhvillimin e fëmijës janë prezantuar në këtë detyrë kursi me miratimin me shkrim nga ana e prindërve të saj.
  4. 4. 2. KARAKTERISTIKAT E ZVILLIMIT 2.1 ZHVILLIMI FIZIK Në këtë moshë pesha e trurit në 95% të peshës së një të rrituri. Rasti në fjalë duket se ka një zhvillim normal fizik, nuk vërehen anomali të dukshme. Gjatë moshës 5-6 vjeç ka patur vështirësi në lojra me kapjen e topit ndërsa më vonë është aftësuar më shumë në këtë drejtim. Gjithashtu mund të përmendim se në moshë më të hershme kur vraponte rrëzohej shumë shpesh ndërsa sot në moshën 9-vjeç vrapon lehtësisht pa u rrëzuar, fëmija ka një dominancë të fortë të hemisferës së majtë sepse shkruan me dorën e djathtë. E rëndësishme në këtë aspekt është gjatësia dhe pesha. Fëmija në këtë moshë peshon 30 kg dhe është 134 cm e gjatë. Karakteristika e zhvillimit fizik të fëmijës: • Përdor pajisje si çekiçi, pajisje të vogla për kopshtin si p.sh. lopata etj. • E aftë për të kryer punë që kërkojnë precizion në lëvizjen e gishtave apo dorës. • Pikturon me më shumë detaje. (Duhet tʾia kerkosh detajet që ti vizatojë) • Vazhdon të merret me një punë deri sa të lodhet. (Vetëm te aktivitetet që ipëlqejnë) • Është rritut sasia muskulore në krahasim me moshën 5 vjeç. • Është mjaft e lëvizshme. • Fillon rritja e vrullshme e cila shpien më vonë në adoleshencë. • Ka më shumë koordinim të syrit me dorën. (P.sh. lojrat me hedhje topi) • Mund të lidhi këpucët e vetë. • Trupi ka filluar të mari një formë që duket si trupi i një tërrituri. Preket shpesh nga gripi. 2.2 ZHVILLIMI BIOLOGJIK Zhvillimi biologjik në këtë moshë vazhdon në mënyrë graduale. Rrahjet e zemrës së fëmijës zakonisht janë 70 – 110 rrahje per minut, frymëmarrja 20-30 herë në minut, tensioni arterial i zemrës 80 – 120 mmHg, pesha dhe gjatësia vazhdojnë të rriten, aftësitë fine motorrike vazhdojnë të zhvillohen, në këtë periudhë janë duke i rënë dhëmbët e fëmijërisë dhe janë duke i dalur dhëmbët e rinj.
  5. 5. 2.3 ZHVILLIMI MOTORRIK Në këtë moshë zhvillohen dhe aftësitë motorike fine dhe grose, si dhe aftësitë motorrike perceptuese. Zhvillohen më shumë shprehitë grose motorrike si të vrapuarit, të hedhurit të diçkaje ndërsa shprehitë motorrike fine zhvillohen më ngadalë. Në lidhej me vizatimi fëmija arrin kulmin rreth moshës 6 – 7 vjeç. Megjithëse fëmija në këtë moshë e ka humbur interesin për të vizatuar sepse merret me fusha të tjera. Gjithashtu mund të përmendim se aftësia mendore e fëmijës është rritur sepse ajo krahason veprimet e saj me ato të tjerëve dhe shikon nëse i ka bërë mirë apo jo, është bërë më realiste, është më pak egocentrike. Në moshën 9 vjeç ka të zhvilluar më shumë koordinimin, ka një kontroll më të madh mbi trupin, ka një kontroll më të madh mbi muskujt e mëdhenj sesa mbi muskujt e vegjël, prandaj ndodh që fëmija shkruan keq. Përgjithësisht fëmija luan me lojra që nuk kërkojnë aktivitet fizik si p.sh lojra që imitojnë mësueset etj. Për vlerësimin e shprehive motorrike fine fëmijës iu dha për të prerë me gërshërë një vizatim në formë ylli, për të vizatuar iu dha një shtëpi, një pemë dhe një njeri. Karakteristikat: • Ecën, vrapon, hidhet. • Ka përmirësuar kordinimi i syrit me lëvizjen e dorës. • I pëlqen të kërcejë dhe kërcen sipas ritmit të muzikës. • Mund ti lajë dhëmbët vetë. • Motorrika fine zhvillohet më ngadalë se ajo grose. • Hedh dhe luan me top me vajzat në lagje. • I përdor të dy duart në mënyrë të pavarur. • Bën lojra në grupe. • Mund të vishet vetë. • Mund të përdori thikën dhe pirunin me pak vështirësi. • Në moshën 9 vjeç mund të ndjeki me vëmendje udhëzimet verbale. 2.4 ZHVILLIMI KOGNITIV Gjatë kësaj faze fëmija zhvillon aftësi të ndryshme si të mësuarit, të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve. Gjithsesi çdo fëmijë ka zhvillim unik dhe të veçantë. Gjatë moshës 6-7 vjeç fëmija mëson nëpërmjet vëzhgimit dhe observimit dhe më vonë kalon në të mësuarit nëpërmjet gjuhës dhe logjikës së thjeshtë dhe ngadalë kalojnë në të menduarit abstrakt, kjo është koha kur fëmijët mund të nxiten më shumë për të zgjidhur probleme më komplekse ose duke përdorur lojëra të ndryshme. Zhvillimi gjuhësor ka të bëjë me aftësinë e fëmijës për të kuptuar dhe për të përdorur gjuhën për të komunikuar.
  6. 6. Sipas Piazhesë, fëmija në këtë fazë bën pjesë në stadin e operacioneve konkrete (sepse bazohet ende në atë që fëmija vëzhgon, në objektet ose ndodhitë konkrete), fitohet aftësia e konservimit (aftësia për të menduar sesi gjërat ndryshojnë), mësojnë të mbledhin, të zbresin, mëson nëpërmjet eksperiencave konkrete specifike. Ajo formon fjali me gramatikë përgjithësisht të saktë dhe të plota dhe zhvillon gjithashtu logjikën për njohjen e rregullave të fjalive. Kjo është një mundësi e mirë për fëmijën që të zhvillohet nëpërmjet përdorimit të gjuhës. Në këtë fazë ajo është e aftë të bisedojë me një të rritur. Fëmija nuk ndjek kurse jashtëshkollore për përvetësimin e aftësive të reja si p.sh. gjuhë të huaj apo kurse kërcimi apo pikture etj. Rasti në fjalë paraqet vështirësi të mëdha në lexim dhe në shkrim për shkak të përtacisë. Për të shprehur një mospëlqim përdor të folurit në vend të dorës apo agresionit fizik ndaj dikujt tjetër p.sh. “sille këtu, është e imja” etj. E ka mjaft të vështirë për tu përqendruar dhe për të bërë detyrat e shkollës, hyn te nxënësit mesatarë gjithashtu ajo shpreh një mosinteresim të madh ndaj mësimeve në shkollë përveç lëndës së matematikës të cilën e pëlqen shumë. Karakteristikat e moshës: • Decentracioni. (Prova me plastelinën në forma të ndryshme i dallon saktë). • Kthyeshmëria e të menduarit në origjinën etij. • Aftësia e konservimit. (Prova e 3 gotave me ujë, dha përgjigje të saktë) • Shprehitë klasifikuese (Klasifikimi i topave në bazë tëngjyrave). • Aftësia për të bërë humor. (Nganjëherë ka dëshirë të bëjhumor) • Njeh ditët, muajt dhe stinët porse ka vështirësi në njohjen e orës. • Eleminimi i egocentrizmit (Është më e hapur ndaj këshillave). • Rritja e vemendjes dhe e përqendrimit kur sheh televizor ose gjatëlojrave. • Rritja e aftësisë për të riprodhuarinformacion. • Fëmija vepron në një stad më të zhvilluar të aftësive mendore. • Njeh emri, foljen dhe mbiemrin dhe i dallon ato në fjali. • Fëmija mendon në mënyrë më logjike. • Është e aftë të shikojë gjërat nga pika e shikimit të tjetrit (nëse e pyet nëdetaje). • Ka të zhvilluar aftësinë për të lexuar, shkruar dhe recituar (në nivel jo të mirë). • Përdor më shumë mbiemra për përshkrimin e ngjarjeve dhe përshkruan më në detaje. • Bën shumë pyetje për të zgjeruar të kuptuarit e fjalëve apo ndodhive tëndryshme. • Është mjaft kurioze për gjithçka. • Posedon një fjalor prej mijëra fjalësh.
  7. 7. 2.4 ZHVILLIMI SOCIAL DHE EMOCIONAL Kjo është një periudhë delikate sepse fëmija është më shumë i ndjeshëm dhe ndikohen shumë nga mjedisi shoqëror (shokët/shoqet), ndjehet e lënduar nëse i bën kritikë, ka momente ku nuk ka besim te vetvetja. Në moshën 9-vjeçare është më e përmbajtur ndaj konflikteve dhe duket se po zhvillon një maturitet emocional si p.sh. të ndihmojë të tjerët. Tenton të zhvillojnë njëfarë pavarësie por përsëri ka nevojë për mbështetjen emocionale të prindërve. Sipas Freud-it fëmija në këtë moshë kalon në stadin e latencës (5 – 12 vjeç), ndërsa sipas Eriksonit fëmija në këtë fazë bën pjesë te stadi i zellit për punë kundrejt inferioritetit 5 – 12 vjeç), ku ndër të tjera fëmija në këtë stad mëson të shkruajë, lexojë, të mbledhi dhe të zbresin. Nëse fëmija arrin suksese dhe vlerësohet nga të tjeret atëhere te fëmija zhvillohet sensi i zellit për punë dhe nëse fëmija nuk vlerësohet dhe krahasohet me të tjerët për keq atëhere fëmija zhvillon një sens inferioriteti. Më parë ka qenë fëmijë i qetë ndërsa tani është fëmijë që flet shumë dhe ka tendencë ti kundërshtojë fëmijët e të njëjtës moshë, vihet re një veçim me fëmijët e të njëjtës gjini, pra luan më shumë me vajzat e të njëjtës moshë përgjithësisht., ka shoqëri me 1-2 shoqe, luan me to vazhdimish, ka filluar të zhvillojë arsyetim për vlerat morale. Shpesh herë prindërit e krahasojnë vajzë me shoqet e saj në lidhje me rezultatet në shkollë, gjë që fëmija nuk e pëlqen. Babai i vajzës nuk interesohet shumë për performancën e vajzës në shkollë, nuk shkon asnjëherë në takim me prindër. Karakteristikat e zhvillimit emocional dhe social: • Bën kritika ndaj të tjerëve. • Mund të përdori lëvizjet fizike për të shmangur ndonjë detyrë jo tëkëndshme. • Zakonisht shpreh mospëlqim ndaj gjinisë tjetër kur flet ose kur luan. • Mund ti besohet ndonjë detyrë p.sh. shko dhe bli 2bukë. • I kushton rëndësi ndershmërisë tek vetja dhe te tjerët. • Deklarohet për gjëra të sakta apo gabim. • E prekshme nga fjalet e të tjerëve nëse i bëjnë kritikë. • Bëhet pjesë e grupeve të të njëjtësgjini. • Ndjenjë e ulët ndaj personalitetit të vet, ndjehet përtace nëpërgjithësi. • Ka dëshirë të bëhet pjesë e diçkaje. • Bën shumë pyetje. • Njeh diferencat mes të saktës dhe të gabuarës. • Ka përmirësuar mardhëniet me moshatarët. • Zhgënjehet shumë shpejt. • Ka dëshirë të jetë pjesë e grupit të vajzave gjatë lojrave (gjatëvëzhgime) • Nganjëherë ka dëshirë të bëjë rolin e interesantit. • Nuk ka shumë vetëbesim, nuk ka shumë ambicie për veten e vet. • Fëmija është e atashuar plotësisht me nënën e saj (sipasintervistës).
  8. 8. 2.5 ZHVILLIMI I PERSONALITETIT Gjatë kësaj moshe fëmija ka një koncept më kompleks për veten, bën përpjekje që sjellja esaj të jetë e qëndrueshme, nuk pëqen të krahasohet me moshataret e saj, koncepti për veten është më i zhvilluar. Zhvillimi intelektual i fëmijës: • Mëson përmendësh dhe reciton, edhe pse nuk e kupton plotësishttekstin. • Mëson duke lexuar në vend që të mësojë për të lexuar. • Ka dëshirë për të përfunduar detyrat vetëm në lëndën e matematikës. • Vazhdon të mësojë edhe pas ndërprerjeve por mevështirësi. • E interesuar në përvetësimin e aftësive të reja p.sh. kërcimi. • Fillon të mendojë në mënyrë kritike. • Fillon të ketë kujdes nga e sakta dhe e gabuara. • Influencuesit e rëndësishën në këtë moshë janë prindërit dhe mësuesit. • Përgjithësisht mendon në mënyrë konkrete – bazohet në realitet. • Nuk mund të bëjë disa punë njëkohësisht. • Më shumë mendon ta mbarojë një punë dhe nuk ka shumë rëndësirezultati  3. PËRMBLEDHJE Te fëmija vërehen disa probleme që mund të përmblidhen si më poshtë: • Në aspektin fizik fëmija duhet të kryejë më shumë lojra që kanë aktivitet fizik për ta ndihmuar për zhvillimin e mëtejshëm të aftësivemotorrike. • Në aspektin emocional prindërit nuk duhet ta krahasojnë fëmijën e tyre me shoqet e saj që kanë rezultate më të larta në shkollë sepse krijon ndjenjë inferioriteti te vajza. Prindërit duhet ta ndihmojnë më shumë për të arritur një performancë më të mirë në shkollë dhe për të forcuar pikat e dobëta. Mbështetja duhet të shoqërohet dhe me dhënien e fidbekut pozitiv fëmijës nga ana e prindërit duke i inkurajuar duke i shprehur fjalë përgëzuese si p.sh. „shumë mirë“, „të lumtë“ apo mbështetjes me anë të shpërblimeve etj. Në aspektin intelektual fëmija duket se i ka kapacitetet mendore për të qenë ndër nxënëset më të mira në shkollë. Organizimi i lojrave në grup do ta ndihmonte fëmijën të bëhet më shumë kërkues nga vetja, të arrijë më shumë, të jenë pjesë e diçkaje, gjë e cila e ndihmon fëmijën të ketë vetbesim. • Në aspektin e personalitetit fëmija duhet të motivohet më shumë në mënyrë që mos të ketë ndjenjën e inferiritetit ndaj vetes së saj.
  9. 9. Të gjitha sugjerimet e mësipërme i jan dhënë prindërve të vajzës. Gjatë vizatimit të shtëpisë, fëmija në fillim vizatoi vetëm shtëpinë pa elementet përreth, e pyesja se çfarë mungonte dhe ajo shtonte nga një element më shumë. Ka përzgjedhur vetëm katër ngjyra për shtëpinë, kjo gjë tregon se fëmija nuk kishte shumë besim te vetvetja, pra shpreh në njëfarë mënyre ndjenjën e inferioritetit. Shtëpia është e vendosur në qendër të letrës dhe me proporcion normal me letrën. Gjatë vizatimit të pemës ka përdorur vetë dy ngjyra gjë që tregon njëfarë ndrojtje te vetvetja, trungun e pemës e ka vizatuar më të madh në proporcion me kurorën e pemës, ka vizatuar vetëm pak elementë, figura ndodhet në qendër të letrës. Trungu i madh i pemës tregon nevëja të papërmbushura të fëmijës. Gjatë vizatimit të njeriut, fëmija e ka vendosur në qendër në përmasa më të vogla në krahasim me dy vizatimet e mësipërme, kjo gjë tregon se fëmija ka turp, ka ndrojtje, ka njëfarë tërheqje në vetvete, kokën e ka vizatuar të madhe gjë që tregon më shumë fokusim në jetën mendore, duar të holla tregon dëbësi te fëmija, qafa e hollë, duar të vogla, këmbët e hapura tregojnë se fëmija ka nevëjë për siguri, ka përzgjedhur vetëm dy ngjyra. Buzët i ka vizatuar vetëm me një vizë të hollë gjë që tregon tension te fëmija. Këtë fëmija ka shfaqur përgjithësisht perceptimin përgjithësisht agresiv dhe të ulët për veten e vet.
  10. 10. 4. BIBLIOGRAFIA 1. State of Ëashington Department of Social and Health, Child Development Guidehttp://www1.dshs.ëa.gov/ca/fosterparents/training/chidev/cd06.htm 2. American Academy of Pediatrics 3. Karaj, Theodhori. Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Tiranë,2010. 4. www .wikipedia.com

×