Forcat endogjene dhe ekzogjene!!!
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
#MesueseAurela
1. FORCAT ENDOGJENE DHE EKZOGJENE
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe
që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese
përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të
energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë
e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
Magmatizimi Më qartë procest endogjene shfaqen me dukurinë e magmatizmit, me të cilin kemi
parasysh tërësinë e proceseve të lidhura me lëvizjen e magmës
nga thellësia drejt sipërfaqes së Tokës.
Sipas shkallës së depërtimit të magmës në koren e Tokës,
magmatizmi mund të jetë sipërfaqësor
efuziv ose vullkanik, kur magma del në sipërfaqe të Tokës ose
derdhet nën ujë, nga ftohja e së cilës formohen shkëmbinjë
efuzivë vullkanikë dhe thellësinor intruziv ose plutonik, kur
magma nuk arrin të dalë në sipërfaqe të Tokës, duke dhënë
kështu formimin e shkëmbinjëve magmatikë intruzivë abisalë të
thellësive të mëdha dhe hipabisalë të thellësive të vogla.
Tërmetet Tërmetet janë lëkundje të shpejta të kores së Tokës, të shkaktuara kryesisht nga çlirimi i
energjisë së grumbulluar diku në thellësi të Tokës.
Ato janë karakteristike për rajone të pastabilizuar të paqëndrueshme nga ana gjeologjike, pra tërmetet
janë jehonë e lëvizjeve të sotme tektonike, që tregojnë se diku në brendësi të Tokës ka ndodhur një
zhvendosje e masave shkëmbore, një deformim, nga i cili Toka dhe korja e saj ka pësuar dridhje.
Forcat e jashtme Forcat qe ndryshojne siperfaqen e Tokes
Tjetersimi: Perkufizimi i tjetersimit eshte nje proces kimik dhe fizik i cili ndryshon dhe alternon
karakteristikat e shkembinjve ne afersi te siperfaqes se Tokes.
Ai eshte nje proces i ngadalte. Duhen shume vite per te shkaterruar nje shkemb derisa ai kthehet ne nje
sediment te tjetersuar nga shkembi prej te cilit eshte krijuar. Ai shkaktohet zakonisht nga ndryshimi i
temperaturave gjate dites dhe nates.
Dukurite karstike : Dukurite karsike jane nje tjeter lloj i forcave qe ndryshojne token dhe shkembinjte. Ato
shkaktohen nga shperberja e shkembinjve te tretshme si guri gelqeror, dolomitet dhe gipset
Erozioni: Perkufizihet si tjetersimi i materialit te levizuar nga era, uji, akulli ose graviteti. Erozioni duhet te
shkaktohet patjeter nga njeri prej ketyre faktoreve ndryshe nuk do te quhej erozion por tjetersim. Erozioni
sjell ndryshimin e formes se shkembinjve dhe terreneve te ndryshme.
Forcat e jashtme: Forcat e jashtme dhe forcat e brendshme jane duke e ndryshuar vazhdimisht siperfaqen
e Tokes. Forcat e brendshme duke krijuar dhe te jashtmet duke shkaterruar.
Keto te fundit jane:
Tjetersimi
Dukurite karstike
Erozioni
Tjetersimi mekanik
Ka te beje me procesin e tjetersimit gjate te cilit ndodh vetem copezimi i shkembit por jo perberja e tij kimike.
2. Pra tjetersimi mekanik nuk ndryshon asgje tjeter pervec permasave. Tjetersimi mekanik mund te ndodhe
keshtu: kur bie shi, uji hyn ne te plasatiturat e shkembit. Me pas gjate nates, uji ngrin dhe akulli ushtron
presion dhe thyen shkembin. Ky proces vazhdon derisa shkembi kthehet ne sediment. E njejta gje mund te
ndodhe edhe nga rrenjet e bimeve por gjithashtu edhe nga veprimtaria e njeriut.
Tjetersimi kimik
Ndodh kur vete shkembi shnderrohet ne nje substance te re pershkak te nje nderveprimi te elementeve si
ajri, uji dhe mineralet ne shkemb. Shkembinj te ndryshem nderveprojne me elemente te ndryshme. Disa
minerale shkermoqen kur kombinohen me elemente te tjere si dioksidi i karbonit dhe shiu acid. Klima e
ngrohte dhe e lagesht ndikon me shume ne tjetersimin kimik sesa klima e ftohte dhe e thate.
Llojet e erozionit
Erozioni nga uji
Erozioni nga era
Erozioni akullnajor
Erozioni nga uji
Si fillim uji rrjedh dhe merr me vete sedimente te vogle dhe bluan ne nje lloj menyre shembinjte ndersa
vershon. Erozioni nga uji ndodh gjithashtu edhe me ndihmen e kimikateve ne shkembinj dhe uji i tret keto
kimikate duke ndryshuar perberjen e shkembit. Erozioni nga uji shkaktohet nga: shiu, lumenjte, perrenjte,
deti, oqeani etj.
Erozioni nga era
Eshte gjithashtu i ngjashem me erozionin nga uji. Ai shkaktohet nga era e cila i zhvendos sedimentet ne nje
vendndodhje tjeter njesoj si uji. Sa me e madhe shpejtesia e eres aq me shume sedimente zhvendosen. Gjate
nje stuhie rere, zhvendosen rreth 6 ton sedimente per nje kilometer ne kub. Kur stuhia pushon atehere
sedimentet pozicionohen ne nje vendndodhje te re.
Erozioni akullnajor
Akullnajat jane nje mase e madhe akulli. Duke qene kaq te medha
ato zgjasin per shume kohe. Megjithese akullnajat jane shume te
medha dhe peshojne mijera tone por gjithesesi ato levizin. Graviteti
i ben ato te levizin per poshte dhe toka shtypet nga presioni i madh
i akullnajes. Keshtu akullnajat me levizjen e tyre te ngadalte cojne
ne ndryshimin e terrenit. Toka therrmohet dhe behet shume e holle
dhe madje ne kete terren ka edhe therrmija te tokave mbi te cilat
ka kaluar kjo akullnaje mijera vite me pare. Kur ajo shkrin
therrmijat depozitohen.
PUNOI: #MesueseAurela
Ese Dhe Projekte Per Studentet