Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Prezantim mendimi kritik

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Nächste SlideShare
Mendimi kritik
Mendimi kritik
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 15 Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Ähnlich wie Prezantim mendimi kritik (20)

Anzeige

Prezantim mendimi kritik

  1. 1. Punoi: Anida Rroshi Pranoi: Dr. EMA KRISTO
  2. 2.  Hipoteza  Qëllimi  Objektivat  Aftësitë e të menduarit kritik në Tik.  Mënyrat e zhvillimit të të menduarit kritik në Tik.  Rreziqet e mos përdorimit të aftësive të të menduarit kritik në Tik.  Çfarë duhet të bëjë një mësues në klasë për të zhvilluar të menduarin kritik te nxënësit?  Rekomandime  Përfundime
  3. 3. HIPOTEZA  Inkurajimi i nxënësve të mendojnë në mënyrë kritike në kontekstin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. QËLLIMI  Qëllimi i kësaj teme është paraqitja e marrëdhënies midis mendimit kritik dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
  4. 4. OBJEKTIVAT  Të nxisim nxënësit për përdorimin e kompjuterave dhe formave të tjera të teknologjisë në procesin e të nxënit  Të nxisim qëndrimet ndaj përdorimit të TIK-ut nëpërmjet rritjes dhe zhvillimit të aftësive të të menduarit, duke përfshirë edhe nivelet më të larta të menduarit, të menduarit krijues, të menduarit kritik, të menduarit sistematik dhe aftësitë e tjera përkatëse të menduarit për nxënësit në mjediset e TIK-ut në klasë.  Të përmirësojnë aftësitë dhe praktikave të mësimdhënies dhe të mësuarit për mësuesit që të çojnë në një rritje të efektivitetit të integrimit të TIK-ut në mjediset mësimore.
  5. 5. AFTËSITË E TË MENDUARIT KRITIK NË TIK  Të menduarit kritik ka katër komponentë kryesorë:  1. Aplikimi – përdorimi i dijeve dhe të kuptuarit për të përfunduar detyrat.  2. Analiza – ndarja e informacionit apo gjërave në komponente.  3. Sinteza - integrimi dhe kombinimi i burimeve të ndryshme të informacionit.  4. Vlerësimi – matja e vlerësimit, meritës, ose çdo informacioni me vlerë.
  6. 6. Të mësojmë nxënësit përmes zhvillimit të mendimit kritik kërkon krijimin dhe plotësimin e disa kushteve gjatë mësimit, të cilat ndihmojnë dhe nxisin të menduarin kritik te nxënësit, si dhe mbështesin këtë lloj mësimdhënie:       Sigurimi i kohës së mjaftueshme për shpalosjen e përvojave të mendimit kritik. Krijimi i mundësive që nxënësit të mendojnë më shumë për çështje të caktuar. Marrja parasysh e ideve dhe opinioneve të ndryshme të dhëna prej nxënësve. Nxitja e nxënësve për të marrë pjesë në proceset e të nxënit. Ofrimi i një mjedisi të lirë bashkëveprimi dhe shmangia e “rrezikut” se mund t‟i verë dikush në lojë. Vlerësimi i mendimit kritik të shprehur prej nxënësve.
  7. 7. Për t‟u përfshirë në mendimin kritik në mënyrë të suksesshëm nxënësit duhet:  Të fitojnë vetëbesimin dhe arsyetimin për dobinë e mendimeve te veta.  Të përfshihen gjallërisht në procesin e të nxënit.  Të dëgjojnë duke respektuar mendimet e shumta të shokëve.  Të shmangin në vetëdijen e tyre të plotë lindjen e gjykimeve dhe paragjykimeve për të tjerët.
  8. 8. Karakteristikat e veçanta të zbatimit të mendimit kritik në shkollë janë:  Puna në grup dhe bashkëpunimi në grup.  Zhvillimi i të menduarit kritik dhe argumentues.  Trajtimi i gjerë i arsyetimit shkencor.  Të nxënit në të gjitha lëndët.  Vendosja e theksit te vlerësimi i fakteve, kompetenca dhe besueshmëria.  Modulet për të shkruarin si njësi më vete me përshkallëzim gradual.  Koleksione të mëdha e të shumëllojshme ushtrimesh.
  9. 9. MËNYRAT E ZHVILLIMIT TË MENDUARIT KRITIK NË TIK.  Së pari, si një rregull i përgjithshëm, duhet të nxisim një rrugë kritike për të folurit.  Së dyti, duhet të pyesësh gjithmonë “pse?” dhe jo vetëm një herë. Kur merret përgjigja pyet “pse?” përsëri.  Së treti, pyet “Si e dini”. E përdorim këtë pyetje në të njëjtën mënyrë si “Pse-ja”, veçanërisht për burime informacionesh ose njerëzish.  Së katërti, gjej disa burime të mira  Së pesti, zhvillo aktivitete të mira.
  10. 10. RREZIQET E MOS PËRDORIMIT TË AFTËSIVE TË MENDUARIT KRITIK NË TIK Në Psikologjinë e Edukimit, theksohet se nuk ka rëndësi nëse nxënësit përdorin vetëm një apo më shumë burime teknologjike, në klasë sigurohu që:  Të zgjidhni programe të përshtatshme që nxisin të mësuarit, kreativitetin dhe ndërveprimet sociale.  Të kontrollojmë me imtësi gjithë nxënësit ndërkohë që punojnë në kompjuter.  Kujdesu për nxënësit kur janë në kompjuter.
  11. 11. ÇFARË DUHET TË BËJË NJË MËSUES NË KLASË PËR TË ZHVILLUAR TË MENDUARIN KRITIK TE NXËNËSIT?  1. Të inkurajosh nxënësit të pyesin  2. Duke i lënë nxënësit të vendosin vetë për gjëra të ndryshme.  3. Të lejosh nxënësit të bëjnë gabime  4. Lavdëro nxënësit për përpjekjet e tyre  5. Bëj pyetje që nuk kërkojnë vetëm përgjigje me „po‟ ose „jo‟  6. Lexo me zë të lartë në klasë dhe bëj pyetje rreth leximit.  7. Bëhu model i mendimit kritik në klasë.
  12. 12. REKOMANDIME  Nxënësit duhet të jenë në gjëndje të identifikojnë dhe të përcaktojnë problema të njëjta dhe pyetje kuptimplota për hulumtimet që do të bëjnë.  Nxënësit duhet të dizenjojnë dhe menaxhojnë aktivitete / eksperimente për të zhvilluar një zgjidhje ose një projekt.  Nxënësit duhet të mbledhin dhe të sigurojnë të dhëna për të identifikuar zgjidhjen ose të marin vendime të informuara të tilla si: •Duke identifikuar një problem të vështirë; •Duke planifikuar një plan sistematik hulumtimi; •Duke prezantuar të rejat e hulumtimit;
  13. 13.  Studentët me aftësi të mira kompjuterike të demonstrojnë një nivel më të lartë të të menduarit kritik.  Është e domosdoshme që nxënësit të mësojnë dhe të përdorin aftësitë e të menduarit kritik për të zgjidhur problemet, për të vlerësuar materialet dhe burimet që gjenden në internet, për të mbrojtur veten dhe reputacionin e tyre në botën e mediave sociale.  Roli i mësuesit është ti pajisë nxënësit me dijet, kuptimet dhe praktikat e përdorimit të aftësive të menduarit kritik, për të vlerësuar vlefshmërinë e asaj që ata lexojnë, shohin dhe dëgjojnë në media dhe në internet.
  14. 14. PËRFUNDIME  Aplikimi i metodave të ndryshme në mësimdhënie për të nxitur mendimin kritik tek nxënësi si dhe zgjidhjen e problemave.  Nxënësit punojnë me detyra duke përdorur mjetet e TIK, me të cilën nxitet mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti  Duhet të përdorin njohuritë e tyre për të menduarin kritik për të hulumtuar, për të përpunuar të dhënat, për të përdorur mjetet multimediale, për të bashkëpunuar, për të komunikuar, për të zgjidhur probleme.
  15. 15.  Si konkluzion, sipas studimeve, të menduarit kritik mund dhe duhet promovuar që në klasat fillore pasi zhvillon aftësitë njohëse, bashkëpunimin, kreativitetin si dhe motivon nxënësit.  Të menduarit kritik, promovon idetë dhe mendimin nga këndvështrime të ndryshme, duke i bërë nxënësit të gjykojnë drejtë dhe siç duhet, të marrin vendime të zgjuara dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur

×