Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Presentation vetvleresimi

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 18 Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Ähnlich wie Presentation vetvleresimi (20)

Anzeige

Presentation vetvleresimi

  1. 1. PUNOI: ANIDA RROSHI
  2. 2. Ç’ËSHTË VETËVLERËSIMI? Vetëvlerësimi është procesi gjatë të cilit bëhen gjykime për veten ose për të tjerët, në këtë rast në zbatimin e kurrikulës dhe arritjet e arrira nga shkolla. QËLLIMI I VETËVLERËSIMIT  Ndihmon shkollën të përmirësohet  Diagnostikon me saktësi pikat e saj të forta, dobësitë dhe nevojën për ndryshim  Përcakton shkaqe e faktorë determinues  Identifikon prioritetet kryesore të punës së shkollës  Planifikon veprimet e nevojshme për përmirësim
  3. 3. PËRSHKRIM I SHKURTËR I SHKOLLËS “Shote Galica” Fushe Kruje • Shkolla ka rreth 1251 nxënës të ndarë në 30 klasa me rreth 45 nxënës në klasë e që zhvillojnë mësimin në dy turne. • 2 Nën/drejtorë që kujdesen përkatësisht për çdo turn dhe janë të profilit natyror. • Stafi mësimor përbëhet nga 45 mësues definitive, të cilët janë të grupmoshave të ndryshme • 16 janë të kualifikuar me kategorinë e parë • 21 janë të kualifikuar me kategorinë e dytë • 9 janë të kualifikuar me kategorinë e tretë • 6 mësues të rinj me kontratë • 1 punonjës të shërbimit psikologjik • 1 sekretare • 4 punonjës të sigurisë • 2 sanitare
  4. 4. ASPEKTE TË VETËVLERËSIMIT TË KURRIKULËS • Në çdo rast, çdo vetëvlerësim kërkon përdorimin e instrumentave matës, ndërsa vetë procesi i matjes kërkon përcaktim më parë të standardeve. Atëherë për të kryer vetëvlerësimin mbi zbatimin e kurrikulës dhe arritjeve do ndalemi në 9 nënfushat e kurrikulës.
  5. 5. Fusha e kurrikulës ndahet në 9 nënfusha kryesore: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. Plani vjetor lëndor Aftësitë dhe temat kroskurrikulare Kurrikula me zgjedhje Teksti Laboratorët, mjetet mësimore Projektet kurrikulare Shërbimi komunitar Ekipi kurrikular i shkollës Baza prodhuese
  6. 6. FUSHA 1: Plani vjetor lëndor  Plani vjetor lëndor hartohet në përputhje me dokumentet kurrikulare.  Mësuesi shfrytëzon lirinë me 10% më pak ose më shumë te plani vjetor lëndor, në krahasim me programin lëndor.  Plani vjetor lëndor mbështetet te teksti i përzgjedhur.  Plani vjetor lëndor hartohet dhe zbatohet duke e lehtësuar programin nga tema, koncepte dhe informacione të tejkaluara.
  7. 7. FUSHA 2: Aftësitë dhe temat kroskurrikulare  Mësuesi harton dhe zbaton objektiva për zhvillimin e aftësive kroskurrikulare të tilla, si: - aftësia e menaxhimit të informacionit, - e të menduarit kritik, - e të menduarit krijues, - e punës së pavarur individuale dhe në grupe të vogla, - e problemzgjidhjes, - e qëndrimit etiko-social, - aftësia e komunikimit në gjuhën shqipe, e përdorimit të matematikës dhe e përdorimit të TIK-ut.  Aftësitë kroskurrikulare planifikohen vetëm në funksion të objektivave të lëndës ku ndërthuren këto aftësi.  Mësuesi zhvillon temat ndërkurrikulare në lëndën e tij.
  8. 8. FUSHA 3: Kurrikula me zgjedhje  Shkolla ofron zgjedhjen sipas interesave të nxënësve, mundësive të saj, nevojave të komunitetit.  Shkolla i siguron çdo nxënësi mundësi për të marrë pjesë në projekte kurrikulare, projekte të nxëni, module dhe praktika profesionale.  Shkolla ka planin e vet të kurrikulës me zgjedhje të detyruar, ku përcaktohen klasat që zhvillojnë lëndë dhe module me zgjedhje.  Shkolla i siguron çdo nxënësi mësimin e një gjuhe të huaj.  Shkolla njofton nxënësit dhe prindërit për kriteret e pjesëmarrjes në lëndë/module të caktuara me zgjedhje të detyruar.  Është ngritur dhe funksionon komisioni për mbarëvajtjen e shërbimit komunitar
  9. 9. FUSHA 4: Teksti  Shkolla ndjek të gjitha procedurat e përzgjedhjes tekstit.  Mësuesit/instruktorët janë pjesë e procesit të përzgjedhjes.  Teksti përzgjidhet në përputhje me mundësitë e shkollës.
  10. 10. FUSHA 5: Laboratorët, mjetet mësimore  Shkolla është e pajisur në mënyrë të mjaftueshme me laboratorë të shkencave të natyrës dhe TIK-ut.  Mësuesi shfrytëzon mjetet e laboratorit për përvetësimin e lëndës nga të gjithë nxënësit.  Mësuesit dhe nxënësit zbatojnë në laborator rregullat e sigurisë  Mësuesi bashkëpunon me nxënësit për krijimin e mjeteve të reja mësimore.  Laboratorët janë të mirëmbajtur.  Shkolla ka mjediset dhe mjetet e domosdoshme për lëndën e edukimit fizik dhe të sporteve.
  11. 11. FUSHA 6: Projektet kurrikulare  Mësuesi zhvillon të paktën 1 orë projekt kurrikular për çdo 18 orë mësimore  Projekti kurrikular prezantohet para klasës ose para një audience më të gjerë.  Mësuesi vlerëson çdo nxënës me notë, duke u bazuar te kriteret e Udhëzuesit për Zhvillimin e Kurrikulës së re të Gjimnazit
  12. 12. FUSHA 7: Shërbimi komunitar  Shërbimi komunitar kryhet nga çdo nxënës sipas procedurave të përcaktuara dhe në dobi të komunitetit.  Shkolla ka plotësuar formularët e shërbimit komunitar për çdo nxënës.  Nxënësit pajisen me dëshminë për kryerjen e shërbimit komunitar.
  13. 13. FUSHA 8: Ekipi kurrikular i shkollës  Shkolla ka ngritur ekipin kurrikular të kryesuar nga drejtori i shkollës dhe me pjesëmarrjen e nëndrejtorëve, kryetarëve të ekipeve lëndore dhe përfaqësuesit të DAR/ZA-së  Ekipi kurrikular ka përzgjedhur modulet dhe projektet që do t'u ofrohen nxënësve.  Ekipi kurrikular ka caktuar lëndët me zgjedhje të detyruar që do t'u ofrohen nxënësve.  Ekipi kurrikular ka miratuar projektet kurrikulare në të cilat merr pjesë më shumë se një mësues.
  14. 14. Anët e forta të shkollës • Njeh dhe aplikon më së miri legjislacionin bazë dhe atë ndihmës arsimor (ligje, rregullore, udhëzime e konventa), njeh e përpiqet të zbatojë politikat e strategjinë kombëtare për arsimin e mesëm: implementimi i MRD (Metodave të reja të disiplinimit). • Aplikon instrumentet për grumbullimin e të dhënave: intervista, anketime, sondazhe, vëzhgime të drejtpërdrejta në orën e mësimit, pyetësorë, kontroll të plan-ditareve; si dhe analizën e informacionit të grumbulluar përmes diskutimit me stafin, këshillin pedagogjik, departamentet, duke shfrytëzuar sidomos bashkëpunimin me qeverinë e nxënësve dhe shërbimin psikologjik të shkollës. • Ka nxitur rritjen e rolit të departamenteve në zhvillimin e kurrikulës, metodave të mësimdhënies, duke nxitur idetë e prurjet e reja si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit.
  15. 15. Anët e forta të shkollës • Ka organizuar vëzhgime, kontrolle, e vlerësime sistematike me qëllime këshilluese e orientuese duke nxitur punën përmes motivimit personal e përgjithsues për të përforcuar kapacitetin organizativ të shkollës. • Ka ditur të respektoje të drejtën e çdo nxënësi për edukim cilësor dhe të barabartë duke respektuar komunitetet (fetare, gjinore, kulturore, racore) e të drejtën e tyre për arsimim. • Ka arritur të bashkëpunoje më strukturat e shëndetit parësor për informimin e adoleshentëve sidomos në lidhje me SST si edhe me strukturat e policisë për përforcimin e sigurisë brënda territorit të shkollës.
  16. 16. Aspekte për përmirësim • Integrimi i teknologjisë në mësimdhënie në masë më të gjerë, duke mundësuar përdorimin e saj edhe në të ashtuquajturat orë normale mësimore, jo vetëm në orët e prezantimit të projekteve lëndore e ndërlëndore. • Mungesa e infrastrukturës për futjen e moduleve specifike që zgjojne interesin e të rinjve sot si: kërcimi e muzika etj. • Duhet të nxitet akoma më shumë bashkëpunimi i brendshem mes brezave të mësimdhënësve duke realizuar shkëmbim përvoje mes eksperiencës që mbart brezi i vjetër dhe risive dhe ideve që sjell brezi i ri.
  17. 17. Aspekte për përmirësim • Përcaktimi i objektivave më të matshme në planin e drejtimit dhe prioritetet e zhvillimit të shkollës duke u ndalur në përmirësimin e kurrikulës, infrastrukturës, frekuentimin dhe përmirësimin e rezultateve finale në maturën shtetërore. • Përthithja e sa më shumë nxënësve nga komuniteti rom dhe egjiptjan duke mundësuar një numër akoma më të madh në frekuentimin e shkollës nga ana e tyre. • Përfshirje akoma më e gjerë dhe e rëndësishme e të dy pushteteve: Qëndror (Ministria e Arsimit ) dhe vendor (Bashkia Fushë Krujë e komunat përreth) në hartimin, projektimin, sigurimin e fondeve e realizimin e rikonstrukturimit të shkollës, zgjerimit të ambjenteve për të mundësuar kalimin e saj në një turn të vetëm.
  18. 18. REKOMANDIME •Të ofrojmë një bazë për rritjen e cilësisë në shkollë për të gjithë nivelet •Të rilidhim sistemin arsimor me trendet e kohës •Reformat e filluara të gjejnë zbatim •Të nxisim rritjen e rolit të departamenteve në zhvillimin e kurrikulës, metodave të mësimdhënies, duke nxitur idetë e prurjet e reja si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit

×