Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Shëndeti dhe stresi në punë

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Nächste SlideShare
Stresi
Stresi
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 9 Anzeige
Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Andere mochten auch (19)

Anzeige

Ähnlich wie Shëndeti dhe stresi në punë (20)

Anzeige

Shëndeti dhe stresi në punë

  1. 1. Shëndeti dhe stresi në punë Shëndeti dhe stresi në punë Jetojme ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillim. Njerezit jane gjithmone ne levizje dhe koha e tyre eshte e çmuar. Ata kerkojne shume prej vetes dhe per kete punojne me ore te tera per t'ia arritur qellimit. Te punosh do te thote te mbijetosh e te ecesh perpara me vullnet, ndershmeri e lodhje. Shpesh here akti i te punuarit shoqerohet me stres, pra, nje gjendje e ngarkuar psikologjike. Stresi eshte faktori kryesor i uljes se efektivitetit dhe ne aspektin e punes nuk mund te themi se ky eshte nje element i shmangshem nga zinxhiri i marredhenies shkak - pasoje ku ne çdo sektor qofshin administrate, zbatimi, mirembajtje, shendetesi, arsim, kulture, rend. Ky stres eshte prezent dhe i varur gjithmone tek shkaku qe e ka bere te lindi. Çdo fushe e jetes, çdo hap drejt progresit kerkon nje kembengulje te madhe per t’u perballuar dhe triumfuar. Kush? Si? Pse? Dhe nga vijne pengesat te cilat na ngarkojne emocionalisht dhe ndoshta si rrjedhim i se pares jemi te ngarkuar dhe fizikisht? Keto ngacmime te herepashershme dhe ndonje here konstante shkaktohen ne te shumten e rasteve nga arsyetimi joobjektiv i kolegeve, vartesve ose eproreve. Konflikti punë - familje Vendet e sotme të punës janë të mbipopulluara me gra, prindër të vetëm dhe çifte të dy punësuar. Potenciali për konflikt dhe stres rritet pasi shumë punonjës luftojnë më kërkesat për të balancuar punën dhe përgjegjësitë në shtëpi. Efektet e ndryshimeve sociale në përjetimet e punës janë: Ndryshimet në nivelin makro: Metodat e prodhimit ndryshojne dhe kemi edhe shtim të teknologjive të sofistikuara, si rrjedhoje edhe shtrirje të shkurtimeve ne vendet e punes. Ndryshimet në lidhje me familjen, përhapje punësimi për nënat, shtim i rolit për baballarët, pritshmëri më e madhe për jetën, gjitha keto jane ndryshime sociale qe mund te shoqerohen edhe me stres. Ndryshimet në përjetimet psikologjike të punës Pasiguria në punë. Aftësi të reja qe nuk i zoteron personi dhe aftësi qe i ka personi por që nuk nevojiten të vihen në punë, mbingarkesa e rolit, tendosje finaciare etj. Edhe keto ndryshime ka shume mundesi te mos kalohen pa perjetuar stres nga personi qe perballet me to. Familjet me profesione të dyfishta Familjet me profesione të dyfishta – gruaja dhe burri në punë. Oklaey (1974) konstaton se nënat me fëmijë të vegjël punojnë në shtëpi mesatarisht 77 orë në javë. Kur ngarkeses ne
  2. 2. shtepi i shtohet edhe karriera krijohen presione të jashtëzakonshme si për burrat ashtu edhe per grate. Reilly (1992) ka raportuar se më shumë gratë sesa burrat përshtasin profesionin e tyre për tu gjendur pranë familjeve të tyre. Disa gra kanë përshkruar disa reagime armiqësore nga kolegët e tyre ndaj shtatzanisë. Problemet e punës me turne Problemet psikologjike – lidhen me ndërprerjen e ciklit të të fjeturit, të të ngrënit, të punës etj. Prandaj punonjësit ankohen për mungesë gjumi, lodhje, irritim dhe mungesi oreksi. Problemet sociale te punës me turne jane: vështirësi në marrëdhëniet martesore, me fëmijët dhe në argëtim. Puna me orar fleksibël Koha baze e punes me orar fleksibel eshte nga 19 00 – 15 00 dhe orari fleksibël i kesaj pune eshte 15 00 – 18 00. Puna me orar fleksibël është lehtësim për punonjësit sepse u krijon: mundesine per te kryer angazhimet familjare, per t’u argëtuar, per te bere punët e dyta, transportin e femijeve ne shkolle etj. Puna e ngjeshur Gotleib (1998) ka raportuar se 21% e punëdhënesve amerikane kanë një jave të ngjeshur pune. Disa punonjës punojnë 10 orë në ditë për 4 ditë. Pra kanë 3 ditë për të rimarrë energjitë, per t’u çlodhur dhe argetuar. Si për individët ashtu edhe për organizatën ka shumë avantazhe kjo teknikë. Alkolizmi dhe abuzimi i drogës në punë Sipas statistikave jane 10 milionë punonjës amerikanë të alkolizuar. Tyson dhe Vaughn (1987) kane raportuar se 2/3-tat e njerëzve qe hynë në forcën puntore kanë përdorur droga ilegale. Për më tepër përdorimi i drogës ka një marrëdhënie negative të gjatë për t’u shëruar. Shfrytëzimi fëmijëvë ne pune Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës 250 milion fëmijë në gjithë botën, punojnë. Sidomos në vendet në zhvillim vecanërisht në Azi, Afrikë dhë në Amerikën Latine. Punësimi i parakoshëm imponon kërkesa të tepruara fizike dhe sociale ndaj ketyre femijeve dhe jo rralle here ato perballen me situata stresante gjate punes. Stresi në marrëdhëniet e punes Nje vend qendror dhe shume te rendesishem ne shfaqen e stresit luajne marredheniet dhe konfliktet ne pune. Ne vendin tone keto probleme nuk jane te studiuara, ne literaturen e huaj keto marredhenie zene nje vend te konsiderueshem ne studime e botime psikologjike. Përcaktimi i qartë i rolit dhe përplasja e roleve
  3. 3. Shpesh here ne procesin e punes nuk na orientojne qarte se çfare duhet te bejme ose ku fillojne dhe ku ndalojne kompetencat tona dhe ku fillojne pergjegjesite e te tjereve. Nje nga problemet kryesore te kesaj paqartesie eshte qe ne marredheniet e perditshme te punes shpesh dikush akuzohet per nje gje qe shkon shtrember ne momentin qe ai ose ata as qe kane menduar qe ky problem pune qe nuk shkoi mire i perkiste kompetencave te tyre te pergjegjesise. Percaktimi i paqarte i kompetencave tona ne pune na ben mjaft te prekshem. Kur nuk bejme gje, nuk zgjidhim problemet na thone qe duhej te kishim qene aktive te vepronim. Por kur marrim inisiativa per zgjidhjen e problemeve dhe veprojme na akuzojne qe tejkalojme kompetencat tona dhe se perpiqemi te shkaterrojme koleget e punes ose t'u vjedhim suksesin. Me teper kjo gjendje e papercaktimit te kompetencave dhe pergjegjesive ndodh ne sistemin e centralizuar burokratik, ku burokracia e aparatit shteteror perben nje çorbe te vertete perzierjeje kompetencash ku çdo nenpunes nuk i kishte te qarta kompetencat detyrat dhe pergjegjesite e veta, te cilat mundohej t'u ngarkonte te tjereve. Percaktimi i qarte i kompetencave dhe detyrave ne punen tone na veshtireson qe te zgjidhim detyrat tona ne pune dhe ne profesion dhe te kushtojme kohen e duhur per çdo detyre konkrete, gje qe shpesh çon ne gjendje stresi me komponent kryesisht depresiv. Kerkesa jashtezakonisht te larta ndaj vetes sone Kerkime kryesisht tek arsimtaret kane vertetuar se kerkesat e larta jashte realitetit nga vetja jone perben nje nder shkaqet kryesore te nje stresi te jashtezakonshem. Gjersa ne presim vazhdimisht shume gjera nga vetja jone do te perpiqemi intensivisht t’i pergjigjemi kerkesave dhe synimeve tona dhe sidoqofte do jemi te zhgenjyer dhe te demoralizuar nga rezultati. Kerkesat jashte realitetit lidhen dhe me perplasjen e roleve dhe percaktimin jo te qarte te rolit qe u tha me lart. Meqenese nuk e kemi te qarte se çfare presin te tjeret prej nesh ose meqenese nje ane e punes sone perplaset me nje ane tjeter, ne nuk dime se çfare duhet te bejme. Rezultati i ketij konfuzioni eshte qe vazhdimisht nuk eshte i kenaqur nga rezultati i punes se vet dhe nuk mund te ndjeje kenaqesine qe nje pune eshte bere e sakte dhe e perkryer. Keshtu kur kemi kemi kerkesa shume te larta ndaj vetes dhe sidomos kur nuk dime kompetencat dhe te drejtat tona ne pune dhe nuk jemi te qarte per menyrat qe duhet te veprojme qe te arrijme nje rezultat te qarte dhe te suksesshem ne punen tone atehere do perjetojme shume stres. Mungesa e mundesise dhe iniciatives ne marrjen e vendimeve Ne disa raste kur kemi persona qe nuk kane iniciative per shkak te tuteles familjare, kur jane femije te vetem ose per arsye te nje semundjeje qe i ka demtuar fizikisht dhe nga ana intelektuale e ndjejne veten me te lire nga stresi kur i lene problemet ne duart e te tjereve qe i konsiderojne kompetent pa e çare koken se cila do te jete zgjidhja me e sakte. Keto
  4. 4. persona te pavendosur dhe te pasigurte preferojne shpesh te kene mbi krye persona manovrues dhe kompetente ashtu siç i konsiderojne ata qe t'u ngarkojne ose me sakte t'u lene ne dore zgjidhjen e problemeve bile edhe atyre qe kane te bejne me jeten e tyre personale. Por ne menyre te veçante kjo psikologji disfatiste ka efekte shume te medha negative kur ne marrëdheniet familjare burri i ngarkon shume probleme qe i duhej t'i zgjidhe ai, bashkeshortes se vet. Ne kete rast burri kthehet pa dashje ne nje sherbyes dhe zbatues te urdhrave te gruas se ciles i ka dhene kompetenca si rrjedhoje e mungeses se iniciatives personale dhe e personalitetit, qe ne raste jo te rralla e çon ne disfata familjare dhe shoqerore. Perplasje te shpeshta me eproret Marredheniet tona te keqija me eproret perbejne nje burim te mundshem stresi gjersa ata kane aftesine te influencojne jeten tone me mjete kryesisht materiale. Ata percaktojne detyrat dhe kryesisht kushtet e punes sone ngritjen tone ne detyre ose ulin prestigjin tone ne syte e kolegeve tone dhe aprovojne ose dizaprovojne nje leter rekomanduese qe do te kishte rendesi te madhe per vajtjen ose jo ne nje vend me te mire. Pra dihet nga eksperienca qe drejtori antipatik drejton dhe nxin jeten tone profesionale dhe karrieren tone. Ne menyre te veçante kjo shfaqet me faktin qe drejtori mohon dhe kundershton vazhdimisht punonjesin ne njohjen e aftesise qe ai mendon se e meriton. Kjo tek punonjesi krijon ndjenjen e inferioritetit, lekund kenaqesine e punes dhe ul stimujt per permiresimin dhe rritjen e produktivitetit dhe perkrahjen e metodave te reja te punes. Nje shkak tjeter stresi ne keto raste eshte kur drejtori grindet vazhdimisht ne cdo gje qe bejme sidomos kur punonjesit jane femra dhe kur nderhyn vazhdimisht ne cdo gje dhe nuk na jep pavaresine dhe lirine per te marre vendime vete ne procesin e punes. Nje drejtor i tille pengon krijimtarine e kuadrove dhe entuziazmin ne punen tone dhe na ben te dyshojme shpesh per aftesite tona, krijohen marredhenie ushtarake ne pune dhe na pushton atmosfera ankthioze e nje pune te tille. Izolimi nga koleget Kjo ndodh ne rastet kur u kushton me teper kohe puneve sesa kolegeve. Kjo ndodh per shkak te punes se tepert ose kur je i izoluar vetem ne pune ne zona te thella dhe ka pak raste te konsultojme problemet tona profesionale me koleget tane qe edhe ata kane probleme te ngjashme me tonat, keshtu qe nuk jemi ne gjendje qe te vleresojme nivelin e punes sone. Kjo ndodh ne vitet e para te punes kryesisht. Po te mos jemi te formuar nga ana botekuptimore qe t’a kompensojme izolimin dhe feedbackun e kolegeve me studim
  5. 5. literature, mund te kalojme ne pesimizem dhe jo rralle ne deziluzion dhe veprime te pamatura. Shumë punë dhe pak kohë Pushimi ne intervalet midis punes intensive ka nje rendesi jetike per produktivitetin ne pune sepse na jep mundesi te qetesohemi dhe te perqendrojme mendimet tona, te shikojme rreth e rrotull ambientin qe na rrethon te mendohemi dhe qofte te enderrojme per te ardhmen tone dhe aktivitetet tona (enderrimi perben nje pasqyrim ne mendim te nje ideje qe me vone mund te behet realitet duke perdorur rruge te sakta per realizimin e tij), te qetesojme trurin tone perpara se te perkulim koken tone perseri ne pune. Na duhet gjithashtu nje dite e lire p.sh qe te rigrupojme literaturen e zyres sone, çfare na duhet per te ardhmen, etj. Keto dite ose ore qetesie kane nje vlere te pallogaritshme per rezistencen tone ndaj stresit dhe uljen e nivelit te stresit. Pa keto nderprerje ne jemi gjithmone te ngarkuar pa patur nje moment per t’ia kushtuar vetes, per te vleresuar punen tone dhe menyren se si do te organizojme te ardhmen. Psh kemi rastin e Honore de Balzak. Kur shkrimtari i shquar francez kishte presion psikologjik kur i afrohej afati per te lare borxhet nen kercenimin e kreditoreve te vet borxhdhenes shtohej produktiviteti i tij letrar ndersa kur lante borxhet e veta ai ndalonte shkrimin e romaneve dhe shijonte jeten duke harxhuar perseri para. Si konkluzion del qe nje pune e vazhdueshme pa periudha qetesie dhe perqendrimi mund te behet nje burim i rendesishem stresi me fenomene ankthi te shkalleve te ndryshme, dhimbje koke, hyperemocionalitet (boshllek epigastrik), fenomene mikrodepresive dhe merzitje. Mungese variacioni Ne gjuhen e psikologjise Variacion eshte nje forme e lirise individuale ne raport me lirine shoqerore. Truri i njeriut ka nevoje per ngacmime te eksperiencave te reja per te rifreskuar dhe shtuar produktivitetin e tij. Mjaft profesione paraqesin kete variacion te pakten ne periudha te caktuara te tyre. Keshtu p.sh. xhirimi i filmave kinematografike, ekspeditat gjeologjike, ekspeditat arkeologjike dhe ato shkencore jane shembuj tipike te variacionit ne pune gje qe eviton stresin. Por edhe ne pune te tjera ose profesione te tjera kemi variacion. Keshtu nuk shohim perdite te njejtet kliente ne tregti, nuk shohim te njejtet te semure ne mjekesi, ose te njejtet nxenes çdo vit. Por detyrat administrative te ketyre profesioneve me teper karakterizohen nga monotonia. Komunikimi i keq Sado mire qe te bashkepunojne, kur fijet e komunikimit nuk funksionojne keto perbejne burim stresi. Keshtu me nje komunikim defektoz dikush diçka di dhe eshte i gatshem te bashkepunoje por askush nuk eshte i sigurte se kush eshte ai. E keqja e ketij komunikimi
  6. 6. defektoz qendron ne faktin qe njerezit marrin vendime pa patur elementet e sakta dhe informacione nga kuadrot kompetente dhe marrin pjese ne mbledhje pa qene te informuar ne menyre te mjaftueshme dhe nuk marrin vesh nga rremuja qe mbizoteron ne mjedisin e punes. Dhe fajin per kete amulli zakonisht e ka nje kuader drejtues qe nuk ka organizuar mire punen ne sektoret e ndryshem te saj per te koordinuar veprimet. Psikologjia e çlirimit nga stresi në punë Ne kete rast stresi është një reaksion i organizmit ndaj trysnisë së jashtme. Stresi në punë ndodh kur kërkesat e punës tejkalojnë aftësinë e punonjësit për të përballuar presionin e saj. Stresi nuk është një sëmundje, por mund të shkaktojë probleme shëndetësore, nëse njeriu ka intensitet mendor dhe fizik për periudha të gjata. Studimet psikosociale kanë nxjerrë në pah efektet negative, si dhe shtimin e numrit të aksidenteve në kuadër të stresit në punë, rrezikun e keqësimit të shëndetit fizik dhe mendor të punonjësit, në mënyrë të veçantë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Stresi është rezultat i disa faktorëve: organizimi i përpjekjeve në punë që kërkon dhe vendimmarrje të rëndësishme, mekanizmat e shpërndarjes të punës, problemet financiare, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet, ambienti i punës, rehatia fizike dhe emocionale, vlerësimet e shpërblimet dhe shumë të tjera. Veprimet personale individuale dhe në grup kanë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen emocionale të një punonjësi ose grupi punonjësish. Aktiviteti i ngjeshur mendor e fizik prodhon stres, situata ngacmimi e irritimi. Stresi shkaktohet nga mosmarrëveshjet midis individëve në punën e tyre, nga konfliktet mes roleve tona në punë dhe jashtë saj dhe shkalla e pamjaftueshme e kontrollit të njerëzve mbi punën e jetën e tyre. Një situatë e vështirë në punë do të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e jetës. Efektet e stresit nuk përfundojnë me orarin e punës, por mund të prekin jetën tonë dhe më pas. Kalimi nga puna në pjesën tonë private dhe anasjelltas, shpesh përfshin një transferim të mbetjeve negative emocionale të ngulitura në kontekste të papërshtatshme. Kjo gjë bart rrezikun për të mbingarkuar aftësinë e individit për të menaxhuar të dyja këto pjesë: punën dhe jetën private. Përvoja e stresit mund të ndryshojë mënyrën se si një person ndien, mendon dhe sillet, dhe mund të çojë në ndryshime psikologjike tek ai. Ka dëshmi e përvoja se stresi ka ndikim negativ në sjellje të caktuara e në ecurinë e mirë të shëndetit. Ai ndikon në aspekte të tilla, si ushqimi dhe gjumi, ushtrimi dhe relaksimi, ndikon te zakonet e mira duke rritur veprimin e sjelljeve të rrezikshme të veseve të tjera, të tilla si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit. Stresi mund të çojë dhe në gjendje depresive e në
  7. 7. panik, në izolim nga të tjerët, në frikë e mungesë besimi e vullneti, humbje të shpresës për pozitivitet etj. Ngarkesa e stresit në punë duhet të konsiderohet në lidhje me punën që kryhet, apo me shpejtësinë me të cilën duhet të kryhet puna dhe natyrën e mënyrën e kontrollit. Në njëfarë mase, kontrollimi i stresit mund të jetë një faktor vendimtar në përcaktimin e shëndetit. Përgjegjësia për njerëz të tjerë është identifikuar si një burim potencial i stresit, që lidhen me çështjet e drejtimit në punë. Wardell (1964) ka treguar se personat që kanë përgjegjësi në lidhje të tjerët, kanë një potencial të lartë për më shumë rrezik të sëmundjeve koronare të zemrës. Një strategji për menaxhimin e rreziqeve të stresit në punë është propozuar tashmë: (p.sh., Direktiva e Këshillit 89/391/KEE ["Direktiva Kuadër"], Komisioni Europian, 1996): Ky është cikli i kontrollit, i cili ishte përcaktuar si "procesi sistematik, sipas të cilit, janë të identifikuara rreziqet, për të analizuar dhe për të menaxhuar rreziqet dhe të mbrojtur punonjësit (Cox & Griffiths, 1995). Ky cikël përbëhet nga gjashtë faza: 1. Identifikimi i rrezikut 2. Vlerësimi i rreziqeve që lidhen me të 3. Implementimi (zbatimi) i strategjive të kontrollit të duhur te stresit 4. Monitorimi i efektivitetit të strategjive të kontrollit 5. Rivlerësimi i rrezikut 6. Analiza e nevojave të informacionit dhe trajnimit të punonjësve të ekspozuar ndaj rrezikut të stresit në punë. Tri nga objektivat kryesore për t’u ruajtur nga stresi në punë, të përcaktuara nga psikologët e sociologët janë: 1. Parandalimi: kontrolli e rreziqeve të stresit dhe ekspozimi përmes planifikimit dhe trajnimit për punonjësit, për të zvogëluar shanset e tyre për të përjetuar situata të vështira. 2. Reagimi, shpesh i bazuar në menaxhimin e problemeve në grup, për të përmirësuar kapacitetin e grupit apo kolektivit për të njohur dhe adresuar problemet kur ato lindin. 3. Rehabilitimi, i cili përfshin sigurimin e mbështetjes për të ndihmuar punonjësit me problemet ekzistuese për të menaxhuar stresin në punë dhe efektet e tij mbi shëndetin. E rëndësishme në ditët e sotme është të ndjekim disa sugjerime për të përballuar stresin në punë. 1. Të bëhemi të vetëdijshëm për atë që duhet theksuar me të vërtetë. Ne përpiqemi të identifikojmë burimet e stresit. Në cilin aspekt të punës e jetës tonë krijohet më shumë dhimbje apo tension? Cili na shqetëson më së shumti? Në cilat nga këto aspekte duhet vepruar në mënyrë urgjente?
  8. 8. 2. Vlerësimi njohës i mjedisit. Para së gjithash duhet të njohim dallimin mes gjërave që mund të kontrollojmë dhe të atyre jashtë kontrollit tonë. Në qoftë se ne besojmë realitetin tonë të pandryshueshmërisë së punës, përpiqemi t’i japim më pak rëndësi ngjarjeve që ndodhin me ne në jetën e përditshme. Nëse do të keqtrajtoeshim nga drejtuesi sepse ka një humor të keq, nuk duhet marrë kjo si diçka personale dhe mbi të gjitha të mos biem në rrethin vicioz të fërkimeve dhe ngacmimeve (psh. format e "harresës" apo vonesat në dorëzimin e punës). Të përpiqemi për të mbajtur një qëndrim korrekt dhe profesional. 3.Duhet të informohemi për të drejtat tona. Njohuritë na japin mjetet e nevojshme për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë rreth nesh. 4. Planifikimi dhe menaxhimi i kohës. Shpesh ajo që theksojmë është thjesht "sasia" e punës. Duhet të bëjmë dallimin mes gjërave të rëndësishme dhe urgjente. Gjërat e parë janë ato të rëndësishme dhe urgjente, pastaj urgjente dhe jo të rëndësishme, më tej të rëndësishme dhe jo urgjente, dhe në fund as të rëndësishme e as urgjente. 5. Relaksimi. Duhet të bëjmë pak pushim gjatë ditës, madje edhe vetëm për të bërë disa frymëmarrje të thella dhe të mendojmë se mendja jonë është e relaksuar. Atëherë ne do të jemi në gjendje të kthehemi për të punuar me energji të reja dhe me më shumë qartësi. 6. Le të shqyrtojmë shkallën e vlerave. Duhet t’u japim peshë dhe gjërave që ekzistojnë jashtë punës: familja, miqtë dhe interesat e tjera. Të gjitha hapësirat ku situata mund të jetë më mire, janë qetësuese dhe shpërblim i kompensuar ndaj stresit të punës. 7. Të mendojmë pozitivisht. Kemi parasysh punën e bërë mirë dhe të kompensohemi disi. Të ndihemi të kënaqur, kur ne kemi arritur diçka të mirë. Le të mos e konsiderojmë kritikën si një sulm personal, por ta mendojmë si një mundësi për t'u rritur në punën tonë. 8. Le të kujdesemi për trupin tonë. Duhet t’i kushtojmë një stërvitje të rregullt, të kujdesemi për ushqimin tonë dhe të sigurojmë periudha të mjaftueshme të pushimit dhe ushtrimit të mirë antistres. Qëndrimi pasiv ndikon negativisht. Ushtrimet fizioterapike, efektiviteti i tyre mbi aftësinë e sistemit tonë nervor, ndikon në cilësinë më të mirë të gjendjes psikologjike, sociale e reduktimit të stresit në punë. Nëpërmjet praktikës së lëvizjes në kontekstin e duhur dhe pa përpjekje të panevojshme, me qëllimin për të rivendosur tendencën natyrore të trupit të njeriut për t’u relaksuar e për t’u ndier në harmoni me pjesën e tij të brendshme, shpirtërore, duke synuar nëpërmjet kësaj harmonie fizike e mendore çlirimin e ankthit dhe frustracioneve e stresit. Në veçanti, çlirimi i endorfinës bën të ndjehemi më mirë, dhe ndihmon për të parandaluar dëme kardiovaskulare për shkak stresit në punë. Modelet e ushtrimeve psikomotorike të cilësisë së lartë ndihmojnë për të arritur këto rezultate dhe për të formuar një bazë të qëndrueshme për të shtensionuar individin nga
  9. 9. lodhja fizike e mendore, nga gjendja stresante në punë, por dhe jashtë saj. Shumë më komplekse e më të gjithanshme janë metodat e mëtejshme, të tilla si për shembull pjesëmarrja me aktivitete e sporte profesionale, të cilat ndikojnë jashtëzakonisht mirë në arritjen e këtij synimi. 9. Të mësojmë të kultivojmë humorin: Të qeshim shumë. E qeshura zgjat jetën, zhduk stresin e na jep një imazh më të mirë për veten si njerëz të lumtur e të suksesshëm. Ajo ka veti sugjestionuese dhe ndikon në humorin e përgjithshëm të ditës e të marrëdhënieve me të tjerët. 10. Të angazhohemi dhe për të punuar jashtë grupit. Aktiviteti sportiv, vullnetar, kulturor, mund të sigurojnë ato kënaqësi që ne nuk i kemi në vendin e punës. 11. Të flasim për problemet tona me miq të ngushtë. Shkëmbimi i përvojave sjell dhe pjekuri në marrjen e vendimeve e çlirim nga ankthi. Në raste më të vështira, të marrim ndihmën e një profesionisti. Këshillimi dhe psikoterapia janë mjetet më të dobishme për zgjidhjen e tensioneve të brendshme që çojnë në rritje të stresit. Këshilla se si ta shmangni stresin në pune: Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike. Simptomat dhe shkaktarët Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët.

×