Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Legalizimi i droges

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Nächste SlideShare
Menorrhagjia
Menorrhagjia
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 5 Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Weitere von Anida Ago (20)

Aktuellste (20)

Anzeige

Legalizimi i droges

  1. 1. LEGALIZIMI I DROGES Njëqind vjet më parë një grup diplomatësh të huaj u mblodhën në Shangai në përpjekjen e parë ndërkombëtare për të frenuar tregtinë e drogave narkotike. Më 26 shkurt 1909 u ra dakord për të ngritur Komisionin Ndërkombëtar të Opiumit, vetëm pak dekada pasi Britania e Madhe ishte në luftë me Kinën për të kërkuar të drejtën e kontrollit të kësaj lënde. Shumë masa të tjera për drogat vazhduan më pas. Në vitin 1998 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblodhi shtetet anëtare për të arritur objektivin e “një bote pa drogë” dhe “për të eliminuar ose reduktuar” prodhimin e opiumit, kokainës dhe kanabisit në vitin 2008. Ky është një nga ato premtime që politikanët kanë më shumë për zemër. Në këtë mënyrë ulet sensi i panikut moral që është bërë pjesë e pandarë e procesit të prohibicionizmit për një shekull të tërë. Po ashtu, qëllimi është të sigurojë prindërit dhe adoleshentët nëpër gjithë botën; e megjithatë ky mbetet ende një premtim i parealizueshëm. Në mars të 2009-ës ministra dhe zyrtarë nga e gjithë bota u mblodhën në Vjenë për të vendosur politikën ndërkombëtare për drogat për dekadën tjetër. Ashtu si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, shumë prej tyre pretenduan se ajo që duhet bërë në të ardhmen është pak a shumë e njëjta me strategjinë e mëparshme. Në fakt, lufta ndaj drogave ka qenë një katastrofë, duke nxjerrë në pah dështimin e shteteve në zhvillim dhe madje rritjen e vartësive ndaj drogave në shtresat e pasura në vendet e zhvilluara. Kjo betejë 100-vjeçare ka qenë joliberale, vrasëse dhe jashtë çdo objektivi. Ja përse gazeta “The Economist” vazhdon të besojë se politika më pak e keqe është legalizimi i drogave. “Më pak e keqe” nuk do të thotë “e mirë”. Legalizimi, ndonëse u shkon për shtat vendeve prodhuese, do të sillte rreziqe (të ndryshme) për vendet konsumuese. Siç është theksuar më sipër, shumë përdorues droge do të vuanin. Por, sipas pikëpamjes sonë, do të sillte më shumë fitim. Prova e dështimit Në ditët e sotme Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) nuk flet më për një botë pa drogë. Motoja e saj është që tregu i drogës është “stabilizuar”, që do të thotë se më shumë se 200 milionë njerëz ose thuajse 5% e popullatës së rritur në nivel botëror, vazhdon ende të përdorë droga ilegale, po aq sa përqindja e një dekadë më parë. Prodhimi i kokainës dhe opiumit është ndoshta njësoj si një dekadë më parë, teksa prodhimi i kanabisit është më i lartë. Konsumimi i kokainës ka rënë gradualisht në SHBA qysh prej kulmit në fillim të viteve 1980, por situata është e paqëndrueshme (ajo mbetet më e lartë se në mesin e viteve 1990) dhe po rritet në shumë vende, përfshi këtu Evropën. Dhe kjo jo për mungesë të përpjekjeve. Vetëm SHBA-të shpenzojnë 40 miliardë dollarë çdo vit në përpjekje për të eliminuar furnizimin me droga. Çdo vit arrestohen 1.5 milionë qytetarë për shpërndarje droge, ku burgosen gjysmë milionë prej tyre. Ligje më të forta për drogat janë arsyeja kryesore përse një në pesë amerikanë me ngjyrë kalojnë goxha kohë në burg. Çmimi i një substance ilegale është më shumë e kushtëzuar nga kostoja e shpërndarjes, sesa nga ajo e prodhimit. Të marrim për shembull kokainën: rritja e çmimit midis prodhimit të kokainës dhe konsumit është më shumë se njëqindfish. Edhe hedhja e kimikateve shkatërruese në të mbjellat e fermerëve do ta rriste katërfish çmimin lokal të gjetheve të kokainës, një fenomen i tillë do të kishte një ndikim të
  2. 2. vogël në çmimin e rrugës. Tregu vendoset kryesisht nga rreziku për ta çuar kokainën në Evropë apo në SHBA. Në ditët e sotme luftëtarët e drogës pretendojnë të sekuestrojnë pothuajse gjysmën e gjithë kokainës që prodhohet. Gjatë vitit të kaluar çmimi në rrugët e SHBA-së nuk duket të jetë ngritur, por pastërtia e “mallit” duket se ka rënë, dhe ende nuk është e qartë nëse ulet kërkesa për drogë, nëse rritet çmimi. Nga ana tjetër ekzistojnë prova të mjaftueshme se biznesi i drogës përshtatet shpejt me prishjen e tregut. Shumë-shumë, masat shtrënguese mund të bëjnë të mundur zhvendosjen e vendeve të prodhimit. Kështu, opiumi është zhvendosur nga Turqia dhe Tajlanda për në Mianmar dhe në jugun e Afganistanit, gjë e cila ndikon negativisht në përpjekjet perëndimore për të mposhtur talebanët. Al Kapone, por në një shkallë globale Në të vërtetë, duke qenë shumë larg reduktimit të krimit, forma e ndalimit ka ushqyer gangsterizmin në atë shkallë që bota nuk e ka parë ndonjëherë më parë. Sipas një vlerësimi ndoshta të ekzagjeruar nga Kombet e Bashkuara, industria e drogave ilegale kap vlerën e 320 miliardë dollarëve në vit. Në Perëndim, kriminelët e drogës janë bërë qytetarë “të bindur” ndaj ligjit, por, nga ana tjetër i bën edhe drogat më të rrezikshme: përdoruesit blejnë sasi të madhe kokaine dhe heroinë të përzier, shumica përdorim shiringa jo të pastra, përhapet HIV-i, mjeranët që tundohen nga “crack” apo “meth” janë jashtë ligjit, pasi u ngelen vetëm shpërndarësit e tyre që mund t„i trajtojnë. Por, në botë ka disa vende që e paguajnë më shtrenjtë çmimin. Dështimi në luftën ndaj drogës, ka nxjerrë disa gjeneralë të zotë, sidomos nga Evropa dhe Amerika e Jugut, të cilët sugjerojnë ndryshimin e përqendrimit të strategjisë nga izolimi i njerëzve në ofrimin e ndërhyrjeve të shëndetit publik dhe zvogëlimin e dëmit (si për shembull inkurajimi i përdoruesve të përdorin shiringa të pastra). Kjo teknikë do ta vinte më shumë theksin në edukimin publik dhe në trajtimin e përdoruesve, dhe më pak në sulmin e pareshtur ndaj fshatarëve që rrisin kokainën, apo ndëshkimin e konsumatorëve të drogave të lehta. Legalizimi jo vetëm që do të largonte gangsterët, por do t„i shndërronte drogat nga një problem ligji e rendi në një problem të shëndetit publik, ku kjo e fundit është edhe mënyra se si duhet trajtuar. Qeveritë do të taksonin e rregullonin tregun e drogës, si dhe do të përdornin fondet e mbledhura (të kursejnë miliardat e shpenzuara për zbatimin e ligjit) për të edukuar publikun lidhur me rreziqet e përdorimit të drogës dhe trajtimin e kësaj vartësie. Shumica e prindërve amerikanë mund ta quajnë legalizimin si përgjigjen e duhur për njerëzit në Amerikën e Jugut, Azi dhe Afrikë. Madje, ata mund edhe ta shohin si të dobishme në luftën kundër terrorizmit. Mirëpo, frika e tyre e menjëhershme do të ishte për fëmijët e tyre. Frika është e përhapur më gjerë në supozimin se më shumë njerëz do të përdorin droga nën një regjim ligjor. Ky supozim mund të jetë i gabuar. Nuk ekziston asnjë lidhje midis rreptësisë të ligjeve për drogat dhe shpeshtësisë së përdorimit të drogave. Qytetarët që jetojnë nën një regjim të ashpër (kryesisht Amerika, por edhe Britania), përdorin më shumë drogë. Luftëtarët e drogave fajësojnë këtë sistem për të ashtuquajturat ndryshimet kulturore. Megjithatë, edhe në të tjera vende, rregullat e ashpra sjellin një ndryshim të vogël lidhur me numrin e përdoruesve të drogave: Suedia e ashpër dhe Norvegjia më liberale kanë pothuajse të njëjtën përqindje të vartësisë nga
  3. 3. drogat. Legalizimi mund të reduktojë si furnizimin edhe kërkesën. Askush nuk e di me saktësi, por është e vështirë të argumentosh se mund të bien shitjet e një produkti që është më i lirë, më i sigurt dhe më gjerësisht i disponueshëm. Çdo përfaqësues i ndershëm i legalizimit do të ishte i mençur që të supozonte se përdorimi i drogës në tërësinë e vet, do të pësojë rritje. Ka dy arsye kryesore për të argumentuar se forma e ndalimit duhet të japë të njëjtin rezultat. E para vjen nga parimi liberal. Ndonëse disa droga ilegale janë jashtëzakonisht të rrezikshme për disa njerëz, shumica nuk janë edhe aq të dëmshme (duhani krijon më shumë vartësi se të gjitha drogat e tjera). Shumica e konsumatorëve të drogave ilegale, përfshi këtu kokainën dhe heroinën, merren vetëm me raste. Kjo ndodh sepse përdoruesit marrin kënaqësi prej tyre (ashtu siç marrin nga uiski apo paketat “Marlboro”). Nuk është detyra e shtetit të ndalojë ata që të bëjnë një gjë të tillë.Situata është shumë e thjeshtë. Ai që do të përdorë drogë, do ta gjejë se s‟bën, qoftë dhe duke vjedhur paratë e familjes ose të të tjerëve, qoftë duke shitur objektet shtëpiake e deri dhe trupin. Në club-et e Tiranës ka sa të duash femra që janë gati të të ofrojnë shërbime seksuale për t‟u qerasur me një dozë kokainë. Në celularët e shumë njerëzve, krahas numrit të picerisë e të kinemasë, është dhe numri i shpërndarësit të drogës. Prandaj, duke e ndaluar tregtimin e saj, nuk e ke penguar njeriun që do ta përdorë. Aq sa mund të ruhet nderi i grave duke i mbajtur mbyllur, aq mund të pengohet ai që ka vendosur ta përdorë drogën.E vërteta që nuk e thotë njeri, është që (thuajse) të gjithë kanë provuar të paktën një herë drogë. E kam fjalën për brezat e të rinjve të demokracisë. Shifra zyrtare prej 40 mijë përdoruesish në Shqipëri më duket qesharake. Unë besoj se shifra është shumë më e madhe se kaq. Askush nuk ka shkuar të bëjë një sondazh në Parlament. KUSH DROGOHET? Të gjithë dinë që “drogë” përdor dikush, po askush nuk do ta mendojë që fëmija i vet, shefi i vet deri dhe deputeti i vet, përdor drogë. Shumicës së njerëzve të thjeshtë, atyre që vitet „90 i kapën në një moshë që nuk mund të ishin më trendi, u duket se droga ekziston, po diku tjetër, jo pranë tyre.Droga, është shumë afër secilit prej nesh. Nga të gjithë njerëzit që më rrethojnë, shumë të paktë janë ata që nuk e kanë provuar qoftë dhe një herë. Gjimnazistët, piktorët, DJ-të, njerëzit e jetës së natës, këngëtarët, politikanët e të gjitha anëve, ministrat, doganierët, studentët, konviktorët, plazhistët, refugjatët e kthyer, të burgosurit, vetë trafikantët, prostitutat e serës së lartë, prostitutat e sërës së mesme, turistët, zyrtarët e huaj, punonjës të administratës, në përgjithësi, çdokush që “merr vesh nga jeta” e heq një cigare hashash herë pas here, sa për të ardhur në qejf. Për çdo ditëlindje trendi, ka dhe një kek me marihuanë. Ata më të pasurit apo ata më të famshmit, ata që kanë krijuar imazhin e njerëzve që i kanë të tëra në rregull, i fusin dhe ndonjë vizë kokainë, herë pas here. Pikërisht, ngaqë i kanë punët në rregull! Kokaina është droga e vip-ave. Droga, të bën të ndjehesh modern dhe trendi. Droga është “cool”.Por, nëse të gjithë përdorkan drogë, atëherë përse është e ndaluar? Nëse politikanët, deri dhe në instancat më të larta, përdorin në masë hashash e kokainë, atëherë pse e ndalojnë për të tjerët?
  4. 4. KUJT I INTERESON TA MBAJË DROGËN TË NDALUAR Dikur droga, ka qenë e lejuar. Të gjithë e kanë dëgjuar legjendën që gjyshet tona na vinin në gjumë me pak çaj hashashi që e rrisnin posaçërisht te cepi i bahçes. E pra, nuk është legjendë, është e vërtetë. Dikur, droga ishte si kamomili. Derisa e ndaluan. Droga është e ndaluar, sepse, duke qenë e ndaluar shumë njerëz mund të bëhen të pasur.Politikanë, të cilët marrin hisen e tyre nga tregtia e paligjshme, segmente të policisë që u rri e vockël rroga e shtetit, kriminelë që duan të bëhen të pasur e të ndjehen të pushtetshëm, të papunë që nuk gjejnë diçka më të mirë për të mbijetuar, fermerë që nuk ia dalin dot të mbijetojnë duke mbjellë domate, dhe zgjedhin hashashin. Asnjë nuk do që droga të liberalizohet. Nëse, kushdo do të mund të blinte drogën që do në farmaci, i vetmi që do përfitonte është përdoruesi – do ta blinte lirë, dhe do ta blinte të pastër. Ndalimi i drogës nuk e ndalon atë, vetëm e shtrenjton. Liberalizimi i drogës do të zhdukte një herë e mirë tregun informal e trafikimin, do të zhdukte baronët e drogës që kontrollojnë deri dhe politikën, dhe krimin e lidhur me trafikun e shpërndarjen e saj. Mbi të gjitha, do ta lejonte njeriun të ishte i lirë. “Mano Negra clandestina/Peruano clandestino/Africano clandestino… Marijuana illegal” këndonte Manu Chao, para disa kohesh në koncert në Tiranë. Ata që na detyronin edhe ne shqiptarëve të ishim klandestinë në botën e lirë, ata kanë 50 vjet që ndalojnë drogën. Interesat e mëdha mbi trafikun ilegal të drogës kanë paralizuar për një kohë të gjatë vendimmarrjen në Amerikë e Evropë. Marijuana është si kurdët apo libianët që kalojnë detin në gomone. Marijuana ilegal! Por, e drejta për të përdorur drogë është një e drejtë e patjetërsueshme njerëzore, njësoj si e drejta për të përdorur valium, vaj soje apo kamomil. Para pak kohësh lexova që e drejta për të përdorur Internetin tashmë konsiderohet si një nga të drejtat e njeriut. Interneti, është një lloj droge. Televizioni është një lloj tjetër droge. Seksi, po ashtu. Ka një listë të gjatë gjërash ndaj të cilave jemi të varur në jetë. Kafeja, është tek lista e drogave të mirëfillta. Me 100 kafe kalon në overdozë! Atëherë përse shteti lejon Internetin, TV, seksin e kafet, dhe ndalin hashashin e kokainën? E drejta bazë njerëzore është që secili të bëjë çfarë të dojë me trupin e vet. Njeriu ka të drejtë të pijë bar miu, të hajë sanduiçe që të shëndoshin, të thithë dhe pluhur suvaje po të dojë. Njeriu ka të drejtë të gëlltisë të tëra drogat që ekzistojnë, ato që janë shpikur e ato që nuk janë shpikur akoma. Njeriu supozohet se është qenie e lirë! “Bari është përbashkuesi i njerëzimit” këndonte Bob Marley. Sigurisht ky problem global lirie, vështirë të gjejë zgjidhje lokale në një vend si i yni. Ne jemi vendi që deri para 22 vitesh, i detyronim njerëzit të qetheshin sipas modelit të përcaktuar nga Partia dhe dënonim ata që ndiqnin modën e pantallonave kauboj. Sot, e kemi kollaj t‟i gjykojmë përdoruesit e t‟i duam larg syve tanë, mundësisht në burg.
  5. 5. Sot jemi vendi ku dënohet me nga 6 muaj burg një djalë pse i kapen 10 gramë më shumë sesa lejohet në xhep. Lufta kundër drogës ka krijuar 2 standarde. Goditen të vegjlit, e livadhisin të lirë peshqit e mëdhenj. Sistemi i drejtësisë diku do të vendosë balancën. Nga ligjet kundër drogës do ta hanë përherë të pambrojturit, ata që janë bishtat fundorë të një sistemi ala “Piovra”. Ata që drogën e transportojnë ose shpërndajnë, sepse nuk kanë punë e të ardhme, ata që mbajnë marijuanë në xhep për vete e për shokët, ata janë të penalizuarit e mëdhenj të sistemit, një sistemi ku (thuajse) të gjithë përdorin drogë. Shikoni politikanin tuaj në TV. A i ka sytë e kuq? Po? Atëherë, sapo vinka nga një festë ditëlindjeje me kek… PROBLEMI YNË… Liberalizimi i drogës ndoshta nuk do të pakësojë numrin e përdoruesve, por, të paktën, përdorimi i saj nuk do të jetë më trendi, apo “cool”. Të shkosh të blesh drogë në farmaci nuk është aq interesante sa ta blesh nën dorë në Klub e ta pish fshehurazi duke shkelur nga pak ligjin. Kjo mund të ndihmonte për t‟i mbajtur njerëzit larg drogës. Liberalizmi do bëjë që të tëra energjitë e fondet të përqendrohen te trajtimi i narkomanëve, e jo tek pajisja e policëve me kosa për të korrur parcelat majë malesh. …E PROBLEMI I TYRE Në hallet që ka Shqipëria, në një vend ku vetëm votat i vjedhim vetë, po të tëra ligjet e tjera presim të na i detyrojnë t‟i bëjmë, ngjan qesharake të flitet për liberalizim të drogave apo për politika eksperimentale. Kush jemi ne, Holanda? Në një vend si ky i yni është e pamundur të presësh vizione apo legjislacion të përparuar. Aq më pak që dikujt, t‟i bëhet vonë për përdoruesit, të vetmit që shkatërrohen nga lufta kundër drogës. E di që ka halle të tjera, e askush nuk do të merret me drogën. Aq më tepër që droga, konsiderohet sikur nuk është problemi ynë, meqë është problem global. Por unë besoj që është shumë dhe problemi ynë. Trafiku i drogës është përgjegjës për kapje të shtetit, për inkriminim të segmenteve policore, për dënime selektive, për shkatërrimin ekonomik të përdoruesve. Prandaj, duhet të fillojmë të mendojmë dhe për këtë. Ne nuk mund të zgjidhim hallet e botës, por mund të fillojmë të përgatitemi për një epokë të re të lirisë njerëzore. Komisioni Global për Politikat e Drogës i përbërë nga ish-presidentë e ish- kryeministra të disa vendeve të botës sapo ka dhënë shenjën e parë. Nëse jemi Holanda te legjislacioni i martesave gej, mund të jemi Holanda edhe në një fushë edhe më problematike. Por, në këtë rast luhen para të mëdha të pista dhe asnjë pushtetar nuk ka për ta ngritur seriozisht çështjen e drogës. Megjithatë, ne duhet të fillojmë të flasim për të. Kohët po ndryshojnë. Njeriu është i destinuar të jetë i lirë, dhe mbretërisë së trafikantëve duhet t‟i vijë fundi. Duhet të fillojmë të flasim për të. Sa për fillim, t‟i themi drogës “Po!”. PUNOI: MSC ANIDA AGO

×