Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Nächste SlideShare
Sindroma Down
Sindroma Down
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 4 Anzeige
Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Andere mochten auch (20)

Anzeige
Anzeige

12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down

  1. 1. 12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down Tetori eshte muaji nderkombetar i ndergjegjesimit mbi Sindromen Down, dhe nderkohe qe nuk kam dyshime se te gjithe jane ne “dijeni” tesituates, e di shume mire se ekzistojne mite dhe perceptime te gabuara me bollek. E di kete sepse perpara lindjes se vajzes sime me te vogel, edhe une isha e paditur rreth Trizomise 21, dhe shume prej komenteve qe njerezit kane bere rreth saj per vite me rradhe, kane treguar mungesen e tyre te informacionit. Nuk mund ta ndryshoj sloganin e fushates ne “Muaji i ndricimit mbi Sindromen Down”, por mendoj se kjo eshte nje kohe e shkelqyer per ndergjegjesim, bamiresi dhe per personat me Sindromen Down, ti bashkohen kauzes dhe sfides per te eliminuar stereotipet e meposhtme. 1) "ndodh per shkak te vezeve te vjetra, sigurisht qe e di apo jo." Mit: Bebet me sindromen Down janë të lindura nga nënat më të vjetra ne moshe. Fakt: mundësia e të pasurit një fëmijë me sindromen Down rritet me rritjen e moshës se nenes, por më shumë foshnja lindin nga nënat nën 35 vjeç, thjesht sepse nga kjo grupmoshe janë të lindura më shumë foshnja. Sindroma Down ndodh në të gjitha racat, kulturat dhe grupet sociale dhe unë njoh dy nëna te mrekullueshme që linden fëmijë me DS në adoleshencën e tyre. 2) "Oh, pra nuk keni bere teste?" Miti: Sindromi Down është një gabim që duhet te shfaqet gjate testimeve. Fakt: Për mua, kjo eshte pyetja me tronditëse dhe e pameshirshme qe behet me shpesh. Në fakt, nuk me vjen keq qe njerëzit me pyesin nese ne e dinim qe fëmija ynë kishte DS para lindjes se saj, apo nese ne 'kishim bere teste'. Por me kete pyetje, "A keni bere teste" tregon besimin e tyre themelor se në qoftë se ne do te kishim bere teste/ekzaminime apo kontrolle mjekesore , ne do të kishim ndërprerë shtatzëninë. E thënë ndryshe, kjo pyetje më bën të mendoj se ju besoni se fëmija qe une jam duke mbajtur në krahët e mi nuk duhet të jetë këtu. 3) "Me vjen keq, kjo është e tmerrshme." Miti: Jeta me sindromën Down nuk ka vlere. Fakt: Kur kemi sjellë ne shtëpi bebin tonë te bukur tre javësh nga spitali, shumë nga të njohurit tane nuk dinin se cfare te thoshin. Ishin miqte me te mire ata që thanë urime, duke pare shqetësimet tona dhe sollen dhurata te zakonshme per fëmijën, pyeten për emrin e saj, peshën dhe si ngjante. Ata të cilët shprehën keqardhjen apo më keq akoma, nuk thane asgjë, filluan të na shmangin dhe përfundimisht u zhduken. Sic ndodh shpesh në jetë, kjo përvojë 'e ndau grurin nga kashta midis miqve. " Ndërkohe qe ka kushte mjekësore që lidhen me sindromen Down, asnjë individ nuk mund ti ketë të gjitha ato. Këto përfshijnë problemet me zemrën dhe probleme të zorrëve, humbje shikimi
  2. 2. dhe dëgjimi, luhatjet ne funksionet e tiroideve, leukimi dhe Alzheimer. Megjithatë, sindromi Down shumë rrallë është një paaftësi komplekse ose e rënde. Ai është përshkruar sot zakonisht nga ekspertët si një vonesë zhvillimore nga “e butë ne të moderuar '. 4) "Ju thjesht mund t’i thoni “mirupafshim”, ishte bukur te te shihja ,jepeni per adoptim." Miti: Ata me sindromin Down jetojnë larg nga familjet e tyre. Fakt: Në ditet e hershme dikush sugjeroi se adoptimi mund të jetë mënyra me e mire per friken time dhe konfuzionin kur kam shprehur një pasiguri nese unë do të isha një nënë e mirë për fëmijën tim . Në të kaluarën, shumë familje janë këshilluar që t’i largojne femijet me DS , dhe ka ende disa që mendojnë se nuk mund te përballojnë jeten me ta. Por fatmirësisht me rritjen e mbështetjes dhe ndryshimit të qëndrimeve, shumica e familjeve po kuptojnë se ky nuk është opsioni i duhur për ta. Fëmijët me sindromen Down e bëjnë jetën familjare të plotë dhe të mrekullueshme. 5) "Mos u shqetësoni, qumështi i gjirit tuaj së shpejti do të thahet pas tronditjes që ju keni pasur sot." Miti: Bebet me sindromen Down nuk mund te ushqehen me gji. Fakt: Unë dëshpërimisht deshiroja ti ushqeja me gji te dyja foshnjat e mia. Edhe pse u deshen tre muaj për te mesuar të ushqyerin përmes një tubi nazogastrik, ne ja arritem qellimit. Jo të gjithë, por shumë foshnja me sindromen Down mund të ushqehen me gji pavaresisht tonit te tyre të ulët te muskujve, gjuhës më të madhe dhe lodhjes nëse kanë komplikime mjekësore në lindje. Përfitimet përfshijnë nje nxitje pozitive shendetesore, rritjen e atashimit, trajnim optimal te muskujve për ligjerimin e mevonshem, imunitet, mbrojtje nga sëmundjet, madje disa thonë edhe rritje te IQ. Mua në fakt më dha diçka për tu përqëndruar gjatë qëndrimit të shkurtër te foshnjës sonë në spital. Me dha pak shprese! 6) "Oh, fqinji im e ka një Down gjithashtu!" "Unë kam marrë një prej tyre në shtëpi." Miti: Sindromi përcakton personin. Fakt: është e rëndësishme te flitet për të gjithë fëmijët si individë, se pari si person, e jo si diagnozë, duke thënë, "një fëmijë me sindromën Down”e jo nje “Down”. Zgjedhja për të thënë Sindromi Down ose sindromi i Downit, është aq personale sa edhe zgjedhja juaj per të veshur 'pantallona' ose ' fund', për të pirë çaj ose kafe, te ngasesh makinen në të majtë apo të djathtë. Kjo varet se ne cilin vend jetoni. Të gjithë fëmijët janë unike dhe do të ngjajne më shumë me familjaret e tyre sesa çdo individ tjetër me numër të njëjtë të kromozomeve, edhe pse do të kenë ngjashmëri të vogla me njeri tjetrin të tilla si sy me te vegjel, gjymtyrët më të shkurtra, shpesh një rrudhë të vetme ne
  3. 3. pellemben e dores dhe hendekut ndermjet gishtit te madh te kembes dhe pjeses tjetër te saj. Ata do të perthithin kulturën dhe besimet e komunitetit të tyre dhe kanë tipare të veta të personalitetit të tyre, pelqimet, mospelqimet dhe interesat e tyre. 7) "Ata janë aq muzikore dhe të dashur apo jo!" ... "I mësova një djali me Down dhe ai ishte kaq kokëfortë." ... "Oh, ata janë aq të lezecem." Miti: Fëmijët me sindromën Down janë të gjithe njësoj. Fakt: Me tregoni një fëmijë të lumtur që nuk e pelqen muzikën ose një përqafim nga familja e tyre. Dhe kush nuk është kokëfortë kur ata nuk duan të bëjnë diçka, veçanërisht në qoftë se ata nuk e ndjejnë se kanë një zgjedhje, ose një zë në këtë çështje. Sa për të lezecem, edhe Natty është mjaft e bukur tani si të gjitha gjashtë vjeçaret e moshes se saj, por të therrasesh një adoleshent apo te rritur të lezecem është thjesht patronizuese. Individët me sindromen Down janë individë plotësisht të rrumbullakosur, duke përjetuar të gjitha emocionet, gëzimet dhe dhimbjet, lumturine dhe depresionin, ashtu si të gjithë ne e perjetojme. E vetmja gjë qe Natty bën ndryshe nga motra e saj është të jetoje ne këtë moment. Nuk ka asnjë pretendim apo axjende të fshehur. Çfarë ju shikoni është ajo që ju merrni me të. Një mësim i vlefshëm rreth jetës për të gjithë ne ndoshta. 8) "Ai mund të fliste shumë mirë deri ne momentin qe e kapi atë." ... "A ka vajza tjetër e juaj gjithashtu sindromin Down ?" Miti: sindroma Down është një sëmundje që mund të ngjitet ose shërohet ose është e trashëguar. Fakt: Juve nuk mund t’ju ngjitet sindroma Down. Kjo nuk është një sëmundje, as nuk ka një kurë. Individët nuk janë 'viktima', nuk vuajnë nga ajo, as nuk janë të goditur prej saj, në asnjë mënyrë. Kjo ndodh zakonisht, në praninë e një kromozomi shtesë, numri 21, i njohur ndryshe si Trizomia 21, dhe askush nuk di pse ndodh kjo. Trisomia 21 ndodh në konceptim dhe arsyeja mbetet ende e pashpjeguar. Askush nuk ka faj per kete. Asgjë nga ato qe keni kryer gjatë shtatzënisë do të bente ndonjë ndryshim. Forma të rralla të Sindromit Down janë Mozaiku DS, ku disa qeliza kanë pjesë të informacionit gjenetik shtesë dhe të tjerët nuk e kane, dhe Translokacioni ku kromozomi shtesë 21 është i thyer dhe bashkangjitur shumë kromozomeve të tjera në seksione. Por vetëm një përqindje e vogël e atyre me translokacion, është gjenetike dhe e transferuar gjate gjithë brezave. 9) "Kam punuar me një Down i cili vdiq kur ai ishte 45 vjeec. Kjo është vërtetë shume moshe e madhe për ta ." Miti: jetëgjatësia e një personi me sindromën Down është më pak se 40 vjec. Fakt: Një fëmijë është një fëmijë për tu dashur dhe per tu gëzuar. Prindërit e rinj duhet të lejohen për të shijuar atë kohë, pa pasur nevojë të shikojnë shumë larg horizontit. Megjithatë, jetëgjatësia për të rriturit me DS është në rritje nga viti në vit me përparimet mjekësore, dhe është diku në
  4. 4. mes të 50 dhe 60, shumë jetojnë deri në 60-at dhe 70-at e tyre. Fatkeqesisht shumë nga informacionet mjekësore në dispozicion në internet dhe në libra jane jashtëzakonisht te vjetëruara. 10) "A është ajo si fëmijët e tjere normale?" ... "Unë nuk do të kisha kohë për një fëmijë të tillë." Miti: Ne kemi nevojë për të përcaktuar çdo gjë sipas një 'norme' dhe kemi frikë nga ata që janë të ndryshëm. Fakt: Vajza jonë ngjan me teper me fëmijët e tjere te moshes se saj, të cilët nuk kanë sindromin Down sesa e ndryshme nga ata. mendoj se kjo është përgjigja per kete pyetje, Ajo pëlqen tortën dhe çokollatën, te ngasi triciklin e saj, te shkoje per not cdo dite, adhuron te luaj me miqtë e saj, te shikoje një film duke ngrene kokoshka, te vallëzoje me miqtë, te bezdisi motrën e saj dhe kështu me radhë. 11) "Disa prej tyre edhe shkojnë në shkollë ne ditët e sotme." Miti: Fëmijët me sindromën Down nuk mund te edukohen. Fakt: Fëmijët me sindromën Down filluan të ndjekin shkollën e zakonshme në Britanine e Madhe në vitin 1981. Atyre iu dha e drejta për një arsimim në shkolla vetëm në vitin 1971 - para kesaj ata konsideroheshin si “te paedukueshem”. Shkollimi dhe edukimi është një çështje tjetër që është shumë individuale dhe nevojat e çdo fëmije duhet të shikohen mire para se të merren vendime. Por sigurisht që të gjithë fëmijët me sindromen Down gëzojnë një edukim edhe pse ai ndodh në shtëpi, në një shkollë të veçantë ose në shkollat e zakonshme. Përfitimet e shkollës së zakonshme janë të mëdha, sepse përfshirja është një rrugë me dy kalime dhe të gjithë fëmijët korrin shpërblimet. 12) "Ju duhet të shqetësoheni se kush do të kujdeset për të kur ju te mos jetoni me." Miti: Ata me sindromin Down janë një barrë për familjet dhe shoqërinë e tyre. Fakt: Me intervenim të hershëm dhe mbështetje të mirë, të rriturit me sindromen Down janë gjithnjë e më të pavarur. Duke pasur vende pune, shtëpitë e tyre, marrëdhëniet, hipotekat, menaxhimin e buxheteve të tyre dhe kështu me radhë, ata nuk janë një barrë. Puna në drejtim të jetës dhe aftësive vetë-ndihmuese, ka qenë gjithmonë një prioritet për mua dhe unë ndjehem e lumtur duke e ditur se vajza jonë ka një rrjet të dashur familjar dhe nje komunitet qe e mbështet atë. Një ditë ajo mund të zgjedhi për të jetuar me miqtë, një partner, të martohet apo të qëndrojë në shtëpi. Unë do të jem e lumtur sido qe te jete dhe cfare do qe ajo te zgjedhi pa ndryshuar asgje te vetme. ANIDA AGO

×