Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit‏

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Nächste SlideShare
Menaxhimi i Klases
Menaxhimi i Klases
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 55 Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Andere mochten auch (20)

Anzeige

Ähnlich wie Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit‏ (20)

Anzeige

Aktuellste (20)

Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit‏

  1. 1. Mentorimi – art i të mësuarit dhe të nxënit Prishtinë, 2013 Përgatitur nga Alush Kryeziu
  2. 2. Zanafilla e mentorimit, mendohet të ketë prejardhje që nga koha e lashtë, më konkretisht që nga Greqia Antike. Për herë të parë, fillet e mentorimit u vërejtën në veprën “Iliada dhe Odisea”. Vepra “Iliada dhe Odisea” thuhet se është shkruar nga Homeri, vepër e cila pasqyron ngjarje të shekullit XIII - XII p.e.s. Vepra këto të shkruara në dy stile të ndryshme: Iliada është shkruar në një stil epik, ndërsa Odisea paraqitet me stil lirik.
  3. 3.  Në veprën e Homerit, thuhet se kur Odiseu, mbreti i Itakës, shkoi për të luftuar në luftën e Trojës, ai djalin e tij e la në përkujdesje të një personi më të moshuar. Ai ishte, shoku i tij Mentori.  Mentori, veproi si një mësues dhe mbikëqyrës për Telemacusin (birin e mbretit).  Pas përfundimit të luftës, Odiseu u dënua që të bredhte kotë në kërkim të Atdheut të tij.  Gjatë kësaj kohe, Telemacusi u nis për ta gjetur babain e tij, i shoqëruar nga përendsha e Athinës (Helena), e cila luajti rolin e mentorit për Telemacusin. Nga ajo kohë, Helena, u përkujdes që ta mbështesë atë, dhe ta ngrit sa më shumë profesionalisht – gjithmonë duke e përkrahur dhe udhëzuar.
  4. 4.  Sipas terminologjisë, fjala “Mentor” do të thotë çoban. Çobani, është quajtur njeriu i cili i ka udhëheqë apo udhëzuar delet e tij për në kullotë.  Ndërsa, duke u nisur nga zanafilla e historikut të mentorimit, termi mentor merr edhe këtë përkufizim: “Termi mentor, është sinonim me termin e këshilltarit të besuar, mikut, mësuesit dhe këshilltarit të urtë” (Michael Shea, 1997).  Autori, Guest (2000), vjen në përfundim se nga ky mit, cilësitë kryesore të një mentori janë: - Këshilltar i urtë dhe i besuar; - Person me përvojë përkatëse; - Vepron si një udhëtar sekret dhe udhërrëfyes; - Nxit zhvillimin profesional; - Shkëmben përvojën; - Ofron inkurajim; - Nxit me anë të reflektimit;
  5. 5. Inkurajim Roli i Helenes për Telemacusin Roli i Helenes për Telemacusin MbështetjeMbështetje BesnikeBesnike Zhvillim profesional Zhvillim profesional UdhërrëfyeseUdhërrëfyese Roli i mentorit
  6. 6. Zhvillimi i mentorimit  Autori Vladimir Polak (1985), thotë se mësimi mentorial kryesisht zbatohet në studimet postdiplomike, edhe pse nga aspekti didaktik me maturi duhet të zbatohet në të gjitha shkallët paraprake të shkollimit.  Nga ana tjetër, Clutterbuck (2001), thotë se mentorimi modern e ka origjinën e vet në konceptin e mësimit.  Tutje, ai konkludon se nëse një zejtar i mirë, në botën komerciale, është një nxënës i ri i cili zejen e merr nga mjeshtri i vjetër, atëherë atë e zhvillon më profesionalisht njohuritë e tij.  Sipas kësaj teorie, nxënësi ka pasur për detyrë që të fitojë sa më shumë dije ose njohuri nga mjeshtri i vjetër, në mënyrë që ato t’i zbatojë në botën komerciale apo profesionale.
  7. 7. Zhvillimi iZhvillimi i mmentorimitentorimit Nga ky mendim, i autorit Clutterbuck, kuptojmë se një mësimdhënës fillestar ka nevojë për përkrahje dhe udhëzime, këshilla e sugjerime, në mënyrë që ai të arrijë sa më shumë njohuri, në profesionin që ka zgjedhur. E po ashtu, ai person të arrijë ta dojë profesionin e tij.
  8. 8. ZhvillimiZhvillimi ii MentorimitMentorimit Kur ka bashkëpunim, përkrahje, ndihmë, shkëmbim idesh dhe përvojash, punë, motivim, reflektim – suksesi asnjëherë nuk do të mungojë.
  9. 9. ZhvillimiZhvillimi ii mentorimitmentorimit ssotot Mentorimi sot Në shkollën fillore: a) Mësimi shtues b) Studime rasti Në shkollën e mesme: a) Mësimi shtues b) Studime rasti c) Puna me projekte Në fakultet: a) Studime rasti b) Projekte c) Provimi përfundimtar Në studimet postdiplomike: a) Punime seminarike b) Hulumtime c) Provimi përfundimtar
  10. 10. Termet – Mentor & MentorimTermet – Mentor & Mentorim Mentor (këshilltar)- është personi me më shumë përvojë - apo i kualifikuar- me njohuri të mjaftueshme në kontekstin profesional për personin tjetër. Prandaj, termi “ mentor “ është bërë tashmë sinonim me konceptin e këshilltarit të besuar, mik, mësues dhe udhërrëfyesit (Shea 1997). Mentorimi (këshillim)- është një veprimtari ndërvepruese ku personi i kualifikuar ose me më shumë përvojë, na shërben si person model dhe na mëson, inkurajon, këshillon dhe miqësohet me personin me më pak përvojë ose më pak i kualifikuar.
  11. 11. PërkufizimePërkufizime për mentorimin sipas Gillpër mentorimin sipas Gill NichollsNicholls  Mentorimi është veprimtari komplekse, një proces interaktiv i cili ndodh në mes njerëzve të niveleve të ndryshme, të përvojave të ndryshme dhe ekspertizave, e cila inkorporon (ngërthen), zhvillimin psikologjik dhe ndërpersonal, zhvillimin e edukimit dhe të karrierës, si dhe fuksionin shoqëror në këtë raport.  Mentorimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për zhvillimin profesional të mentorit dhe të të mentoruarit përmes reflektimit kritik dhe sistematik.
  12. 12. Qëllimi i Mentorimit Qëllimi i mentorimit është për të ndihmuar dhe përkrah njerëzit, në mënyrë që të rritet potenciali i tyre, të zhvillohen aftësitë e tyre profesionale, të përmirësohen në punën e tyre dhe të bëhen persona që ata duan të jenë (Parsloe, 1992).
  13. 13. Anderson dhe Shanon ( 1995) sugjerojnë se janëAnderson dhe Shanon ( 1995) sugjerojnë se janë 5 fusha, të cilat duhet të konceptualizohen në5 fusha, të cilat duhet të konceptualizohen në sqarimin e asaj se ç’është mentorimi:sqarimin e asaj se ç’është mentorimi: Shoqërimi Inkurajimi Këshillimi Sponzorimi Mësimi
  14. 14.  MësimiMësimi Mësimi përfshin veprimet bazike të shoqëruara me: Modele të llojllojshme Informimi Përshkrimi Konfirmimi
  15. 15. Përfshin tri veprime esenciale: - Mbrojtja - Mbështetja - Reklamimi Ke bërë një punë të shkëlqyeshme  SponzorimiSponzorimi
  16. 16.  KëshillimiKëshillimi  Këshillon  Ndihmon  Lehtëson  Udhëzon
  17. 17.  InkurajimiInkurajimi Proces që përfshin sjelljen e afirmimit dhe frymëzimit.
  18. 18.  ShoqërimiShoqërimi Përmes bashkëpunimit krijojnë raporte shoqërore në aspektin profesional duke qenë të hapur dhe të ndershëm duke mos hyrë në gjera tjera personale.
  19. 19. MONITORIMI Përcjellja afatshkurtër e mësimdhënësit nga monitoruesi (drejtori i shkollës, apo eksperti i jashtëm), me qëllim të vlerësimit të përformancës së tij. MENTORIMI Proces që lehtëson mësimdhënësin, studentin, nxënësin të arrijë nivel sa më të lartë të cilësisë në procesin edukativ. Dallimet mentorim - monitorimDallimet mentorim - monitorim
  20. 20. Të përbashkët: Mentorues - MonitoruesTë përbashkët: Mentorues - Monitorues • Mjedis i sigurt • Veprim i lirshëm • Të nxisin besimin • Të jenë të përgjegjshëm • Të jenë entuziast • Të jenë fleksibil • Të jenë kreativ • Të gatshëm për sfidë • Konfidencial • Të jenë të sinqertë
  21. 21.  nuk është ekspert që të “tregojë si dhe çka” – për të përmbushur një qëllim;  nuk është ndëshkues;  nuk është pasiv;  nuk është favorizues;  nuk është i paqëllimshëm (ka qëllime dhe objektiva të qarta); Çka nuk mund të jetë mentoruesi?Çka nuk mund të jetë mentoruesi?
  22. 22. Karakteristikat e mentorimit të suksesshëm  Mentori dhe i mentoruari kanë raporte të mira  Mentori ka qëllime të qarta  Mentori ka shkathtësi në përdorimin e shumë roleve (mbështetës, këshilltar, përkrahës, dëgjues i mirë dhe ndihmës në zgjidhjen e problemeve)  Bashkëveprimi është konfidencial  Mentorët janë përkrahës dhe mbështetës  Dëgjon me kujdes pyetjet dhe këshillat e personit të mentoruar  Asiston në zgjidhjen e problemeve  Parashtrues i mirë i pyetjeve
  23. 23.  I respektueshëm  Orientues i mirë  Të jep feedback  Jo paragjykues  Mundet shumë lehtë të veprojë dhe të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes së problemeve  I mentoruari është përcjellës i vazhdueshëm i udhëzimeve  Punon në mënyrë sistematike për ta fituar pavarësinë personale  Bën zgjidhje të mira nga mundësitë që i ofrohen  Pranon ndihmën dhe nuk heziton të kërkojë ndihmë kur ka nevojë
  24. 24. StudentiStudenti Mësimdhënës i Nxënësi Nxënësi MENTORI
  25. 25. Mentori fillestar Anna, një mësuese me përvojë, këtë vit e filloi me një përgjegjësi të re. Ajo tani është mentore për mësuesit fillestarë në shkollën e saj. Mendimet e para të Annës për vitin e parë të punës janë të përziera. Ajo i kujton ndjenjat e izoluara, jo komoditetin dhe pasigurinë kur ka dalur para nxënësve. Si do të sigurohet ajo tani që përvoja e saj si “përkrahëse“ do të jetë ndryshe? Ajo i mendon mundësitë e ndryshme dhe idetë me të cilat do të ballafaqohet. Këto e mendime e ndjenja shpesh kthehen në ankth.  Ku ajo duhet të fillojë?  A do të jetë ajo e gatshme t’i zgjidhë të gjitha problemet që do t’i ketë?  A do të ketë përgjigje për secilën pyetje?  Si do ta mbështes mbrojtjen e saj dhe si do t’i përmbushë detyrat e saj?  Si do të funksionojë e gjithë kjo?
  26. 26. Përkundër përgatitjes profesionale, fillimi i karrierës si mësues mund të hasë në shumë vështirësi që mund shkaktojnë “Një të papritur të paparashikuar ”. Dëshironi të jeni më i miri? - Mëso nga më i miri!
  27. 27. Fazat në të cilat kalon një mësimdhënës në vitin e parë të punës Parashikimi Mbijetesa Zhgënjimi Mbështetja Ripërtërirja Reflektimi
  28. 28. 1.1. ParashikimiParashikimi Është muaji gusht dhe Ema është e emocionuar për fillimin e vitit të parë shkollor. Ajo ka vetëbesim të plotë për njohuritë e saja dhe ka një pasion për të ndryshuar jetën e nxënësve të saj.
  29. 29.  Mësuesit e rinjë fillojnë që ta parashikojnë vitin e parë të punës duke u bazuar në përvojën e tyre studentore. Ata e fillojnë punën me një përkushtim që të bëjnë një ndryshim, i cili shpesh është i mjegullt. Shqetësimi kryesorë në këtë moment është se si të rregullojnë klasën, si ta lokalizojnë materialin mësimor, si të krijojnë raporte të mira me kolegët, me nxënësit dhe me prindërit. Gjatë kësaj periudhe mentorët do të ndihmojnë:  duke i mbështetur mësimdhënësit  duke iu siguruar informacione rreth procedurës, materialeve, aktiviteteve të ditës së parë, mënyrën e komunikimit me prindërit.  këshillojnë lidhur me përballimin e sfidave që mund të paraqiten dhe gjithashtu  motivojnë duke i udhëzuar që të festojnë për çdo sukses të arritur gjatë këtyre ditëve.
  30. 30. 2. Mbijetesa2. Mbijetesa Është e shtunë në mbrëmje, 30 shtatori dhe idea i të qenit “mësuese shembull”, ka filluar që të bie poshtë. Ema është duke shpenzuar së paku gjysmën e çdo jave dhe shumicën e mbrëmjeve duke punuar, është duke ngecur në menaxhimin e planeve mësimore, mbajtjen e shënimeve, takimet me prindër dhe raportet e progresit. Ajo vë në mëdyshje pyetjen nëse me të vërtetë është e aftë për këtë punë a jo?!
  31. 31. Dita ditës realiteti i punës në klasë shumë shpejt i zhgënjen mësuesit e rinjë. Atyre ju paraqiten probleme të ndryshme për herë të parë dhe kanë pak rutinë pune e pak “dredhira mashtruese” në repertuarin e tyre që përndryshe veteranëve një gjë e tillë ju kursen kohën dhe energjinë. Shumë mësues të rinjë shpenzojnë përafërsisht 70 orë në javë në punë. Ofrimi i mbështetjes gjatë kësaj periudhe të mbijetesës është i domosdoshëm duke : ndarë materialet dhe ndihmën menaxhuese. këshilluar që të krijojë një rutinë të menaxhimit dhe aktivitetit ditor. Ndihma më e rëndësishme është duke ngritur motivin për punë, duke iu treguar mësimdhënësve fillestar se të gjithë kalojnë nëpër këtë periudhe dhe nuk është shkaktari i kësaj paaftësia e tyre.
  32. 32. 3. Zhgënjimi3. Zhgënjimi Çdo gjë duket se po shkon shumë keq. Vlerësimi dhe vëzhgimi i Emës nuk është duke shkuar si është planifikuar. Ndoshta ajo nuk ka dashur që ta pranojë këtë punë dhe të bëhet mësuese. Ndoshta nuk është vonë që ajo të gjejë një karrierë tjetër. Ngjarjet e ndryshme të përkohshme shtojnë tensionin dhe stresin në këtë periudhë. Kjo fazë është zakonisht faza më e vështirë që mësuesit në vitin e parë të punës duhet të i’a dalin. Mossiguria në vetvete dhe presioni prej anëtarëve të familjes dhe shokëve që ankohen se mësimdhënia po ia merr të gjithë kohën, shton peshën dhe barrën që ata duhet të bartin.
  33. 33. 4. Mbështetja Duke ndihmuar t’i anashkalojë - largojë nga rutina ditore gjërat që janë të parëndësishme dhe joefektive. Duke bashkëpunuar rreth planifikimit Kupton ndjenjat joadekuate Tregon eksperiencat (përvojat) e veta Lehtëson vizionin profesional Specifikon gjërat e mira që i ka vëzhguar Krijon raporte të mira
  34. 34. 5. Ripërtrirja5. Ripërtrirja Uauaua puna shihet se mund të kryhet me sukses, pas dy jave pushimi (dimëror). Ema duke reflektuar për pjesën e parë të vitit , është e çuditur me arritjet e saj dhe sa shumë ka mësuar për këtë kohë. Fillimi i gjysëmvjetorit të dytë, gjërat tashmë po përsëriten dhe parashikimet janë më të realizueshme.  Pushimi dhe relaksimi i rifreskon trupin dhe mendjen e mësuesve. Me këtë vjen një shkëndijë e përspektivës dhe një shtim i ndjenjave se PROFESIONI mund të mësohet me kohë , vëmendje,dhe përkushtim, sa që mund të bëhesh edhe profesionist i suksesshëm. Shumë mësues të rinjë kthehen pas pushimit me mendje më të kthjellët dhe e kuptojnë realitetin e klasës së tyre, sistemin në të cilin punojnë dhe si t’i përdorin mundësitë e pashfrytëzuara. Ata fillojnë të shijojnë një ndjenjë të vogël të të arriturave të tyre.
  35. 35. MbështetjaMbështetja nënë këtëkëtë fazëfazë Vazhdimisht cito arritjet e suksesshme deri më tani Filloni së bashku të organizoni fundvitin Informo për gjërat e reja të mësimdhënies Planifikoni së bashku për zhvillimin profesional Planifikoni për bashkëpunim dhe punë ekipore Planifiko për ndërtimin e raporteve të dyanshme
  36. 36. 6. Reflektimi6. Reflektimi Edhe tri javë kanë mbetur deri në fund të vitit. Ema e sheh se ka arritur një rritje të madhe gjatë këtij viti, dhe ndjen krenari për atë që ka arritur, duke reflektuar për ato çka ka punuar gjatë vitit. Viti i ardhshëm do të jetë më emocionues, ajo nuk do të jetë më “fëmija më i ri i familjes” dhe ajo ka një plan menaxhues për të punuar. Javët e fundit të vitit shkollor është koha për reflektim dhe vlerësim. Mentorët mbështesin mësuesit e rinj duke ju ndihmuar atyre që të rikujtojnë të gjitha ato çfarë kanë mësuar, çfarë ka qenë efektive, çfarë është dashur të modifikohet dhe çfarë është dashur që të lihet anash dhe gjithashtu të mendohet se çfarë mundë të bëhet vitin e ardhshëm. Përfundimi i notave, komunikimi i prindërve dhe sasia e madhe e letrave administrative kërkon përkushtim të madh.  Për shumë mësues të rinjë emocionet e klasës së parë lënë gjurmë për tërë jetën.
  37. 37. Mbështetja dhe sugjerimi për këtë fazë: Shkëmbehen rutina për organizimin e punës Sugjerim: Ndërto një pako dhuratë me letra ngjitëse të ngjyrave për etiketim të kutive dhe fillo të bësh listën e punëve që duhet të kryesh dhe listën e gjërave që duhet t’i porositësh për vitin e ardhshëm. Bëni një analizë hapësinore, bëni një ndërlidhje në mes asaj që është synuar, çfarë ka qenë e dëshiruar dhe asaj që më të vërtetë është arritur. Dhefestosepseklasaeparëkapërfunduarme sukses!
  38. 38. Shembull konkret i Mentorimit Mentor – student Reflektimi dhe shkrimi në ditar • Mentori i jep studentit shenime dhe sugjerime • Studenti shkruan për të nxënit e tij në ditarin reflektiv Reflektimi dhe shkrimi në ditar • Mentori i jep studentit shenime dhe sugjerime • Studenti shkruan për të nxënit e tij në ditarin reflektiv Krijimi iraporteve student- mentor • Respekti • Mirëkuptimi Krijimi iraporteve student- mentor • Respekti • Mirëkuptimi Analiza • Monitoruesi dhe studenti kërkojnë modele në të dhënat që tregojnë fuqinë dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim Analiza • Monitoruesi dhe studenti kërkojnë modele në të dhënat që tregojnë fuqinë dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim Biseda pas vrojtimit •Fillon me reflektimin e studentit •Bëhen plane për zhvillim të mëtejmë duke u bazuar në vrojtimin paraprak Biseda pas vrojtimit •Fillon me reflektimin e studentit •Bëhen plane për zhvillim të mëtejmë duke u bazuar në vrojtimin paraprak Vrojtimi • Mentori mbledh dhe evidenton informatat • Informatat duhet të jenë objektive Vrojtimi • Mentori mbledh dhe evidenton informatat • Informatat duhet të jenë objektive Biseda para Vrojtimit • Sudenti prezenton dhe sqaron planifikimin Biseda para Vrojtimit • Sudenti prezenton dhe sqaron planifikimin
  39. 39. Disa mendime të mentorëve kanadezë të cilët kanë mentoruar studentët për shumë vite: “Vlera e studentëve nuk mund të nënvlerësohet. Ata shpesh sjellin perspektivë të freskët lidhur me metodat e mësimdhënies për shkak të entuziazmit të tyre”. “Të qenët mësimdhënës mentor paraqet ngritje profesionale të shkëlqyeshme për mësimdhënësin, meqë ne gjithnjë diskutojmë rreth asaj se çfarë ndodhë kur mësimdhënësi mentor apo studenti mësimdhënës mban mësim.”
  40. 40. Shembull konkret i MentorimitShembull konkret i Mentorimit Mentor –Mentor – nxënësnxënës -- Mësimi plotësues me nxënësit meMësimi plotësues me nxënësit me vështirësi në nxënie ( disleksia, disgrafia,vështirësi në nxënie ( disleksia, disgrafia, diskalkulia)diskalkulia) - Mësimi shtues me nxënësit talentë- Mësimi shtues me nxënësit talentë - Studim rasti me ndonjë nxënës për një- Studim rasti me ndonjë nxënës për një çështje të caktuarçështje të caktuar
  41. 41. Rolet primare të mentorimit Rolet primare të mentorimit Rolet primare të mentorimit Lehtësues: do të thotë “për ta bërë më të lehtë”. Lehtësuesi e drejton procedurën që do të përdoret në diskutime dhe mban fokusin në përmbajtje dhe në një proces gjatë kohës. Këshilltar: është një ekspertë i informatave. Ai shpërndan njohuri teknike personit tjetër. Këshilltari inkurajon personin tjetër të përdorë strategji të caktuar, të adaptojë një program të veçantë apo të sigurojë materiale të caktuara. Prezantues: do të thotë të mësosh. Roli i prezantuesit është t’i zgjerojë dhe pasurojë njohuritë, shkathtësitë apo qëndrimet dhe t’i zbatojë këto në punën e njerëzve. Instruktor: ndihmon personin tjetër për të ndërmarrë veprim ndaj cakut të tij/saj, ku në të njëjtën kohë i ndihmon atij apo asaj të zhvillojë shkathtësi në planifikim, reflektim, zgjidhje të problemit dhe vendim-marrje.
  42. 42. Aktivitete më të afërta për mentoruesin dhe të mentoruarin  Krijoni kontakt përmes telefonit  Shkëmbeni libra dhe artikuj  Jepni ide për zgjidhjen e problemeve  Bëni prezantim të përbashkët  Prezantoni ”të mentoruarin” në rrjetin e mentorëve të tjerë  Modeloni diçka për të mentoruarin ose “ të mbrojturin”  Bëni një projekt së bashku  Ftojeni që të marrë pjesë në njërën nga takimet e tua me stafin  Kërkoni për burime së bashku  Shfrytëzoni burime nga interneti
  43. 43.  Shkëmbeni qëllime, objektiva dhe strategji të ndryshme  Vëzhgoni njëri – tjetrin në punë  Reflektoni së bashku në përvojat e kaluara  Festoni suksesin së bashku  Bëni fotografi për të festuar suksesin  Përdorni xhirimet për një feedback bashkëpunues  Merrni pjesë në njërën nga mbledhjet e stafit të të mentoruarve  Bëni një ditar interaktiv përmes emailave dhe librave  Krijoni një partneritet në mes programit të të mentoruarve për të realizuar trajnime të përbashkëta dhe aktivitete me prindër.
  44. 44. Rëndësia e mentorimit - për të mentoruarin  Fiton siguri në vete  Ofron ngritje profesionale  Jep këshilla dhe informata  Inkurajon për të menduarit në praktikë  Mbështetë profesionalisht  Bëhesh me efikas  Shtjellon, zhvillon, rrit informatat rreth kulturës, politikës dhe filozofisë së institucionit ku punon  Jep një sondazh për brengat, çështjet dhe idetë.
  45. 45. Për mentorët Freskon qëllimet për punën e vet Paraqet punën me kënaqësi Nxit veten për reflektim Zhvillon marrëdhëniet profesionale
  46. 46. Për institucionin ku punon  Jep mundësi për hyrje stafit të ri  Paraqet performancën individuale  Paraqet performancen e grupit  Përmirëson komunikimin  Nxitë reflektimin në praktikë  Mbështetë mjedisin e zhvillimit profesional  Formon gradualisht aftësinë e mentoruesit  Nxitë edhe institucionin për angazhim.
  47. 47. Motivim Frymëzim Udhëhequr nga shembuj Mentor Trajner Vizion Punë ekipore Fitore
  48. 48. IntervistaIntervista me mentorme mentor Çka mund të na thoni për përvojën tuaj si Mentor? Eshtë kënaqësi i cili të ofron rolin e bashkëpunëtorit profesionist, këshilltarit, dhe jo rrallë të udhëheqësit me ndikim karshi personit të mentoruar. Shërben po ashtu për ngritjen e komunikimit efektiv individual të mentoruesit duke e bërë personin e mentoruar të ndihet me vlerë, krenar dhe i kënaqur për të nxënit profesional e personal nga mentori i tij. Eshtë kënaqësi i cili të ofron rolin e bashkëpunëtorit profesionist, këshilltarit, dhe jo rrallë të udhëheqësit me ndikim karshi personit të mentoruar. Shërben po ashtu për ngritjen e komunikimit efektiv individual të mentoruesit duke e bërë personin e mentoruar të ndihet me vlerë, krenar dhe i kënaqur për të nxënit profesional e personal nga mentori i tij.
  49. 49. IntervistaIntervista me mentorme mentor Cila është pika më e fortë që ju i jepni rëndësi primare gjatë mentorimit të një mësimdhënësi apo studenti? Rëndësi shumë të madhe për mua ka raporti i mirë dhe i sinqertë me të mentoruarin si dhe përkushtimi i mentorit për të lehtësuar punën e të metoriuarit. Kjo krejt duke ditur se qëllim i mentorimit është sigurimi i cilësisë, identifikimi i nevojës për zhvillimin personal dhe profesional si dhe përmirësimi i praktikave të të mentoruarit. Rëndësi shumë të madhe për mua ka raporti i mirë dhe i sinqertë me të mentoruarin si dhe përkushtimi i mentorit për të lehtësuar punën e të metoriuarit. Kjo krejt duke ditur se qëllim i mentorimit është sigurimi i cilësisë, identifikimi i nevojës për zhvillimin personal dhe profesional si dhe përmirësimi i praktikave të të mentoruarit.
  50. 50. Intervista me mentorIntervista me mentor A mund të na shpjegoni në pika të shkurta hapat e procesit të një Mentorimi? Së pari, mentori dhe i mentoruari duhet të njihen mirë mes vete. Mentori duhet të ketë qëllimet e qarta dhe një plan të punës që do ta zhvilloj me të mentoruarin. Duhet ditur si do të bëhet mentorimi, sa herë dhe kur. Mentorimi është proces dhe duhet të ketë një afat kohor deri sa të realizohet ky proces, që nënkuptohet se rezultatet e këtij procesi duhen të jenë të matshme.
  51. 51. Intervista me mentorIntervista me mentor Ku qëndron rëndësia e mentorimit për mentorin dhe të mentoruarin? Derisa i mentoruari mëson, krijon përvojë, pranon këshilla, sugjerime, kritika konstruktive – mentori rrit potencën e ndikimit te të tjerët, zhvillohet individualisht edhe më tutje, praktikon njohuritë dhe përgatitjen e vet për zhvillimin e të tjerëve dhe plotëson përvojën e vet personale. Derisa i mentoruari mëson, krijon përvojë, pranon këshilla, sugjerime, kritika konstruktive – mentori rrit potencën e ndikimit te të tjerët, zhvillohet individualisht edhe më tutje, praktikon njohuritë dhe përgatitjen e vet për zhvillimin e të tjerëve dhe plotëson përvojën e vet personale.
  52. 52. Intervista me mentorIntervista me mentor Ku e dalloni që Mentorimi ka qenë i suksesshëm? Nëse i mentoruari shfaq shenja të lakmueshme të bashkëpunimit, prezanton përgatitje të lartë profesionale e personale, rrezaton pozitivitet në raport me mentorin e vet janë tregues që mentorimi po vete mbarë.
  53. 53. BIBLIOGRAFIA  Barbara L. Wolfe, Ph. D. -“ Mentor Training Curriculum”  Laura Lipton, Ed. D, Bruce Wellman, M. Ed, Carlette Humbard, M. Ed – “ Mentoring Matters “ Second Edition  Max Rawlings ( June 2002) – “ The origins of mentoring”.  http:// www.bing.com / search ? q = theory + practice + of + learning & form = QBRE & qs = n & sk =  Gill Nicholls : Mentoring the art of teaching and learining, 2003  Dr. Vladimir Polak: Sistemet mësimore, 1985.  Doracak trajnimi për mësimdhënës mentor, KEDP, 2006
  54. 54. Pyetje Komente
  55. 55. JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJE!JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJE!

×