2. Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis
Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia,
Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me
të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të
rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje.
Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të
jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin
fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.
3. Tensioni i madh dhe çështjet e
pa përfunduara të Luftës së
Parë Botërore, do bënin që
vetëm pas 20 vjetësh të fillonte
Lufta e Dytë Botërore.
4. Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe
Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e
njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi
një hap të madh në negociatat e paqes. Në këtë
konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë
si Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe
SHBA e përfaqësuar nga presidenti Wilson.
Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët
humbëse. Gjermania ishte një nga vendet që u
dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati
humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në
territore.
5. Planet e mëdha naziste për zgjerim territorial në Lindje dhe
pushtimin e territoreve më të mëdha, një operacion ushtarak në
Juglindje të Europës do të thoshte shpenzime të panevojshme
në njerëz dhe burime. Trysnia diplomatike ndaj vendeve
tashmë të frikësuara prej forcës së
Blitzkriegut gjerman do të ishte e mjaftueshme për të siguruar
epërsinë dhe hegjemoninë gjermane, si dhe bashkëpunimin e
tyre. Fillimisht dukej se ngjarjet po ecnin në këtë drejtim:
kontrolli gjerman u vendos mbi burimet hungareze dhe
rumune nëpërmjet trysnisë diplomatike,ndërsa Bullgaria dhe
Jugosllavia hynë në “Paktin Tripalësh” në fillim të vitit
1941.Udhëheqja politike, rihapja e hesapeve të vjetra nga
ultranacionalistët dhe frika prej luftës apo dhe frika nga
komunizmi i çoi vendet e Ballkanit të ndryshonin pozicionin e
tyre nga ai asnjanës në pronazist.
6. Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62
milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së
planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe
pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si
edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë
të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të
shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i
shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i
mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që
luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një
jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i
vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga
depresioni).
Pasojat
7. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk shihej
si ëndrra që më në fund të gjitha luftërat do të
përfundonin, por duke ditur këtë vende të
ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të
formonin OKB-në (Kombet e Bashkuara) të
udhëhequr nga ShBA në vitin 1945, kjo lidhje
do t’u formonte në San Francisko, Kaliforni, me
shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të
shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.
8. Idealet e GjermanisëQëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i
territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e
Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i
territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë
për të formuar Gjermaninë e Madhe (ide kjo edhe e
partisë fashiste e shfaqur në Itali, ku me termin
“Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore
që kjo perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por
kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje propagandistike).
Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e
shkëputura nga Austria si edhe me pjesën gjuhë folëse
gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të
humbura gjithashtu si pasojë e Traktatit të Versajës.
Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein
(Chamberlein), kishin si justifikim pikërisht këto motive,
10. Bindjet raciste të Hitlerit dhe ideja e industrializimit të vrasjeve në masë sollën vdekjen
e 5-6 milion hebrenjve në Europë, deri në përfundim të luftës. Gjithashtu, nga politikat
raciste të Hitlerit u ndikuan edhe grupe të tjera etnike, siç ishin romët dhe sllavët, por
natyra sistematike e asaj që ai e quajti “Zgjidhja përfundimtare” kishte të bënte me
“Problemin hebre”. Prandaj ky është një rast i veçantë, i cili ia vlen të studiohet veçmas.
Në Ballkan, ashtu si edhe në vende të tjera të Europës, pushtimi nazist nxori në dukje
dhe shfrytëzoi qëllimisht tensionet që zienin midis grupeve të ndryshme etnike dhe u
dha mundësinë disa minoriteteve të hakmerreshin ndaj shtypjes që u ishte bërë, ose “të
ndreqnin” padrejtësitë. Kështu për shembull, Shteti i Pavarur Kroat, i cili fitoi
pavarësinë si një shtet kukull në duart e Forcave të Boshtit,
dhe që drejtohej nga një parti ultranacionaliste, nga ustashët, persekutoi serbët dhe
hebrenjtë. Kjo dukuri nuk ishte karakteristikë e një zone të vetme; edhe në vende të
tjera, grupimet ultranacionaliste nisën programe për ndryshime të thella demografike.
Nazistët dhe mbështetja që ata patën në Ballkan, sollën një transformim të përbërjes
etnike të rajonit. Popullsia çifute ra nga 856 000 në vitin 1930, në më pak se 50 000 në
vitin 1950. Pas luftës, qindra mijëra njerëz me etni gjermane u dëbuan nga Jugosllavia
dhe u shpërngulën nga Rumania, ndërsa sllavët dhe shqiptarët u shpërngulën nga Greqia
Veriore.
11. Ne dhjetor 1941 Adolf hitleri vendosi te shfaroste teresisht te gjithe hebrenjte evropiane. Sipas
Adolf Hitlerit Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve gjermane u bë shumë e fuqishme në
Gjermani rreth 1933-1945. Nazistët, pasi ata kishin kërkuar për të hequr qafe të njerëzve të cilët
ata mendonin nuk ishin aq i mirë sa ata ishin. Ata i urrenin sidomos hebrenjtë dhe mendonin
se ata ishin të mbrapshte. Në fillim ua bënë jetën të vështirë për çifutët në Gjermani dhe në të
gjithë Evropën. Më vonë, ata vendosën për të vrarë ata. Kjo vrasje masive u quajt Holokausti.
Pas vitit 1939 rreth 6 milionë hebrenj u vranë në vendet që Hitleri të kontrolluara. Por populli
hebre nuk ishin të vetmit të vrarë nga nazistët. Jevgj, homoseksualët, persona me aftësi të
kufizuara mendore dhe fizike dhe të tjerët që ishin kundër Hitlerit u vranë në Holokaust.
Urrejtja e hebrenjve dhe trajtimi i keq I tyre u quajt anti-semitizmit. Hitleri filloi këtë sa më
shpejt që ai u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1933. Hebrenjtë humbën vendet e punës dhe
dyqanet e tyre u mbyllën dhe u shkatërruan.
13. Shqiperia gjate luftes se dyte
Boterore
Per Shqiperine, Lufta e Dyte Boterore nisi me te vertete kur ajo u pushtua
nga Italia ne prill te vitit 1939. Italia jo vetem thjesht pushtoi Shqiperine,
por ajo e ankesoi ate. Shqiperia trajtohej si koloni. Lufta kunder Italise nuk
ishte thjesht nje levizje "rezistence", sikurse ne shumicen e vendeve te
pushtuara te Europes, por nje lufte nacionalclirimtare. Vec kesaj, Italia e
perdori Shqiperine si baze per te sulmuar Greqine me 1940. Gjate periudhes
se pushtimit, Italia e njesoi territorin e Shqiperise se sotme me rajonin qe
njihet si Kosova (tani gjendet ne Jugosllavine jugore, por shumica e
popullsise jane shqiptare etnike), dhe me zonen ne Veri te Greqise, qe quhet
cameri. Ky bashkim territorial, te cilit ndonjehere i referohen si "Shqiperia e
Madhe", ndersa respektonte kufijte e Shqiperise etnike, shkaktonte
gjithashtu probleme te medha me dy fqinjet tokesore te Shqiperise.
14. Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e
Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u
shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe
filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një
beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit
nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te
Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944.
Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i
përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën
përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë
në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40
vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e
Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore
Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te
pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe
Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në
tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te
vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te
jugosllavise per Kosoven.
16. Humbjet e luftes
Bota do të dilte e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Mendohet se gjatë viteve të luftës, rreth
62 000 000 në mos më shumë njerëz do të humbnin jetën, duke përfshirë edhe civilë. Ky numër
është i barabartë me 2.5% të popullsisë së globit (në kohën e luftës). Nga këto humbje, mendohet
se 12 000 000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë holokaustit. Në një skemë të thjeshtë,
aleatët do të kishin humbjet më të mëdha. Aleatët patën 80% të humbjeve dhe Forcat e Boshtit do
të kishin 20%-shin tjetër. Civilët do të kishin qenë ata që do të vuanin më shumë nga lufta.
Shumë civilë do të humbnin jetën si pasojë e sëmundjeve, urisë, gjenocidit, dhe eksperimenteve
ushtarake të kryera kryesisht nga forcat e boshtit. Në ditët e sotme e vetmja gjë që mund të bëhet
është mos harrimi i dëshmorëve dhe të rënëvë të luftës duke shpresuar se një luftë e tillë nuk do të
përfshijë më njerëzimin.
17. Nga këndvështrimi i sotëm është e qartë që Lufta e Dytë Botërore ishte shumë më tepër sesa një
varg betejash dhe negociatash diplomatike . Përveç karakterit ushtarak, Lufta e Dytë Botërore
shfaqi edhe konflikte fetare, etnike dhe racore. Siç e përmendëm më lart, në disa shtete ajo u
kthye në luftë civile - konflikte midis disa lëvizjeve të rezistencës dhe gjithashtu, ndërmjet
lëvizjeve të rezistencës dhe forcave kolaboracioniste, veprimet e të cilave shpesh herë ia kalonin
egërsisë naziste. Shembuj të tillë gjenden në historinë e Europës Juglindore të kësaj periudhe, dhe
si rrjedhojë janë përfshirë edhe në këtë përmbledhje me burime historike. Sidoqoftë, kjo nuk do të
thotë që mund të harrojmë, qoftë edhe për një sekondë të vetme, se cilët ishin keqbërësit
kryesorë, siç nuk mund t’i lejojmë ata ta mohojnë përgjegjësinë për të keqen që u shkaktuan
kombeve dhe popujve të Ballkanit. Përgjegjësia që ka nazizmi për fillimin e luftës dhe pasojat e
saj, nuk mund të zvogëlohen, dhe s’bëhet fjalë që të vihen në dyshim. Megjithatë, duke patur
parasysh karakterin kriminal të regjimit nazist që nisi luftën, mbetet fakt që elita politike në
shumë vende u prir drejt nazizmit. Është e qartë se shumë veta nga radhët ekësaj elite shfrytëzuan
mundësinë (nën mbrojtjen e Hitlerit) të zgjidhnin disa kontradikta të vjetra me fqinjët e tyre, të
rishikonin vendimet e Versajës, të hiqnin qafe minoritetet e “bezdisshme”, apo të zgjeronin tokat
e tyre dhe të shtonin pasuritë vetjake. Kuptohet që kjo elitë nuk u krijua nga hiçi, as nuk u
zhvillua në një vakuum azbrazëti politike. Në shumicën e vendeve të rajonit kishte simpatizues të
shpallur dhe të fshehtë të nazizmit që, në një farë mase, ishin të një mendjeje me ideologjinë
naziste apo kishin një prirje të fshehtë drejt filozofive të ndarjes racore. Kur një shtet bashkohej
me Paktin Tripalësh ose pushtohej nga nazifashistët, këtyre simpatizantëve u jepej mundësia që të
tregonin besnikërinë dhe përkrahjen e tyre për ideologjinë naziste. Kjo përkrahje e palëkundur i
hapirrugën nazizmit dhe kontribuoi në krimet që pasuan.