SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 14
Downloaden Sie, um offline zu lesen
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Shënime mbi shfuqizimin e plotë të partive politike1
Simone Weil2
(botuar për herë të parë në numrin 26
të revistës franceze "La Table Ronde", në vitin 1950)
Fjala parti përdoret këtu sipas kuptimit që ka në kontinentin evropian. Në vendet anglo-saksone e njëjta fjalë
përcakton një realitet krejt të ndryshëm. Ajo i ka rrënjët e saj në traditën angleze dhe nuk mund të
transplantohet. Një shekull e gjysmë përvojë është një demonstrim i mjaftueshëm. Në partitë anglo-saksone
ka një element loje apo sporti, i cili mund të ekzistojë vetëm në një institucion me origjinë aristokratike;
përkundrazi çdo gjë që është serioze i takon një institucioni që është, fillimisht, i vegjëlisë.
Nocioni i partisë nuk bënte pjesë në konceptin politik francez të 1789-ës, përveçse si një e keqe që
duhej shmangur. Megjithatë erdhi momenti i klubit të Jakobinëve3
. Fillimisht ishte vetëm një vend
diskutimesh të lira. Nuk pati asnjë lloj mekanizmi fatal për ta transformuar. Ishte vetëm presioni i luftës e i
gijotinës që e shndërruan në një parti totalitare.
Luftërat ndërmjet fraksioneve në periudhën e Terrorit u zhvilluan sipas principit të formuluar aq mirë
nga Tomskij4
: «Një parti në fuqi e gjithë të tjerat në burg». Kështu në kontinentin evropian, totalitarizmi
është mëkati origjinal i partive.
Nga njëra anë ishte trashëgimia e Terrorit e nga ana tjetër influenca e shembullit anglez që
kontribuuan për t'i futur partitë në jetën publike evropiane. Fakti se ata ekzistojnë nuk është në asnjë mënyrë
një arsye për t'i ruajtur. Vetëm e mira është një motiv legjitim për t'u ruajtur. E keqja e partive politike bie në
sy. Çështja që duhet ekzaminuar konsiston në atë që duhet parë në se ka në to një të mirë që e mbizotëron të
keqen dhe e bën kështu ekzistencën e tyre të dëshirueshme.
1
Note sur la suppression générale des partis politiques, Simone Weil, 1940, Écrits de Londres, p. 126 et s.
<http://etienne.chouard.free.fr/Europe/Simone_Weil_Note_sur_la_suppression_generale_des_partis_politiques_1940.pdf> (08/13).
2
Sh.i.P. (Shënim i përkthyesit) Weil, Simone (emri i plotë Simone Adolphine): Shkrimtare dhe mendimtare franceze, lindi në Paris, me 3 shkurt
1909, vdiq në Ashford (Angli) me 23 gusht 1943. Me vlera të mëdha morale, ka qenë një mendimtare e thellë dhe intensive, aq sa gjatë ekzistencës së
saj të shkurtër i dha jetë një aleance origjinale të përvojave të reflektimit filozofik e politik dhe veprimit të solidaritetit që ishte një nga më interesantët
e shekullit të 20-të. <http://www.treccani.it/enciclopedia/simone-weil/> (08/13).
3
Sh.i.P. Gjatë Revolucionit Francez, anëtarët e një shoqate politike (Klubi i jakobinëve), të quajtur kështu për shkak se ishte vendosur në ish-
manastirin e dominikanëve në Paris (Jacobins) në rrugën Rue Saint-Honoré. Ka lindur në majin e vitit 1789 si Club Breton, i cili më vonë u bë Société
des amis de la constitution, klubi i jakobinëve, kryesisht monarkik-kushtetues, deri aty nga mesi i vitit 1790, u orientua me të shpejtë drejt koncepteve
republikane pakompromis. Ndërsa zhirondinët mbështeteshin nga borgjezia provinciale, jakobinët arritën të kishin mbështetjen e sankylotëve (sans-
culottes) parisien të cilët dominonin Komunën, por edhe klasën punëtore dhe atë të zanatçinjve të disa krahinave. Të forcuar nga kjo mbështetje,
jakobinët përmbysën qeverinë zhirondine në vitin 1793. Klubi, megjithatë, dukej i përçarë nga disa personalitete dominuese: G.-J. Danton besonte se
mund të ishte në gjendje të bënte marrëveshje me zhirondinët, ndërsa Robespjeri (M.F.I. Robespierre) gjykonte se lufta civile ishte e pashmangshme.
Pozicioni ekstrem u përfaqësonte nga J.-R. Hebert i cili, edhe pse ishte anëtar i klubit të kordilierëve (Cordeliers), në gushtin e vitit 1793 ndiqej me
pasion edhe nga shumica e zhirondinëve. Gjatë periudhës së Terrorit zhirondinët ishin mbështetja e Komitetit të Sigurisë Publike (Le Comité de salut
publik), i cili e kishte rrëzuar praktikisht Konventën (korrik 1793 - korrik 1794), por me reagimin termidorian gradualisht humbën ndikimin e tyre. Me
19 nëntor 1794 u vendos mbyllja e klubit. < http://fr.wikipedia.org/wiki/Club_des_Jacobins> (08/13).
4
Sh.i.P. Tomskij ‹tòmsk'i›, Michail Pavlovič. - Pseudonimi i revolucionarit rus M. P. Efremov (l. 1880 - v. 1936 Moskë); tipograf, bolshevik që nga
viti 1904, u arrestua disa herë dhe u dënua më vonë me internim dhe me punë të detyrueshme. Si president (që nga viti 1918) i konfederatës sindikale
favorizoi procesin e përthithjes së sindikatave në strukturën administrative të shtetit, megjithëse u përpoq t'u sigurojë atyre njëfarë shkalle autonomie
relative. Në vitin 1929 ai u bashkua me A. I. Rykov dhe N. I. Bukharin, në të ashtuquajturin opozita e krahut të djathtë dhe u largua nga udhëheqja e
sindikatave. Në vitin 1932 ai u emërua drejtor i Ndërmarrjes botuese shtetërore. Gjatë procesit (1936) kundër Trockit, Zinov'ev-it, Kamanev-it, etj. u
akuzua edhe ai, por para se të arrestohej vrau veten. <http://www.treccani.it/enciclopedia/michail-pavlovic-tomskij/> (08/13).
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Por ka më shumë kuptim që ta pyesim veten: a ka në to madje vetëm një grimcë infinitezimale të
mire? A nuk janë ato ndoshta një e keqe shqeto, ose aty afër?
Në qoftë se janë një e keqe, është e sigurt se faktikisht e praktikisht nuk mund të prodhojnë veçse të
keqen. Është një ligj feje. «Një pemë e mirë nuk mund të prodhojë fruta të këqij, e as një pemë e keqe nuk
mund të prodhojë fruta të mirë».
Por duhet të njohim kryesisht se cili është kriteri i të mirës.
Ky kriter nuk mund të jetë veçse e vërteta, drejtësia dhe, së dyti, dobia publike.
Demokracia, pushteti i shumicës nuk janë një gjë e mirë. Janë mjete në parashikim të së mirës,
gabim ose me të drejtë të çmuara si efikase. Sikur republika e Vajmarit,5
në vend të Hitlerit, të kishte
vendosur me anë të rrugëve më rigoroze parlamentare e ligjore, të fuste hebrenjtë në kampet e përqendrimit
dhe t'i torturonte me metoda të stërholluara deri në vdekje, torturat nuk do të kishin pasur as edhe një atom
legjitimiteti më shumë se sa kanë aktualisht. Dhe një gjë e tillë nuk është aspak e pakonceptueshme.
Vetëm një gjë që është e drejtë është legjitime. Krimi dhe mashtrimi nuk janë asnjëherë.
Ideja jone republikane rrjedh krejtësisht nga nocioni i vullnetit të përgjithshëm që i dedikohet
Rusoit6
. Por kuptimi i këtij nocioni ka humbur pothuajse menjëherë, sepse ai është kompleks dhe kërkon një
shkallë vëmendjeje të lartë.
Me përjashtim të ndonjë kapitulli, pak libra janë të bukur, të fortë, të kthjellët e të qartë si Kontrata
Sociale7
. Thuhet se pak libra kanë pasur po aq influencë. Por në fakt gjithçka ka ndodhur dhe akoma vazhdon
të ndodhë sikur Kontrata të mos kishte qenë lexuar kurrë.
Rusoi nisej nga dy fakte të qarta. Njëri është se arsyeja dallon dhe zgjedh të drejtën dhe
dobishmërinë e pafajshme, dhe se çdo krim ka si shkas pasionin. Tjetri, se arsyeja është e njëjtë në të gjithë
njerëzit, ndërsa pasionet në shumicën e rasteve ndryshojnë. Rrjedhimisht, sikur për një problem të
përgjithshëm, çdonjëri mendon në vetmi dhe shpreh një pikëpamje dhe nëse më pas pikëpamjet krahasohen
me njëra-tjetrën, ka mundësi që ato të përkojnë për sa i përket pjesëve që janë të drejta dhe të arsyeshme në
secilën prej tyre dhe të ndryshojnë në lidhje me padrejtësitë dhe gabimet.
Dhe vetëm mbi bazën e një arsyetimi të bërë në këtë mënyrë pranohet se konsensusi universal tregon
të vërtetën.
E vërteta është një e vetme. Drejtësia është një e vetme. Gabimet dhe padrejtësitë janë pafundësisht
të ndryshme. Kështu, mendimet e njerëzve puqen në lidhje me të drejtën dhe të vërtetën, ndërsa mashtrimi
dhe krimi i bëjnë ato që të mos përputhen pafundësisht. Meqenëse bashkimi është një forcë materiale, është
5
Sh.i.P. Weimar (Weimarer Republik) Regjim politik i themeluar në Gjermani pas Luftës së Parë Botërore. I quajtur kështu nga qyteti i Vajmarit,
(Weimar) ku u hartua Kushtetuta e regjimit i cili zgjati nga viti 1919 deri në vitin 1933. I formuar pas disfatës së Gjermanisë në Luftën e Parë
Botërore dhe rënies së perandorisë, përfaqësoi modelin e demokracisë parlamentare për të gjithë Evropën.
<https://de.wikipedia.org/wiki/Weimarer_Republik/> (08/13).
6
Sh.i.P. Rousseau, Jean-Jacques (Zhan-Zhak Ruso) - Filozof dhe shkrimtar (Gjenevë 1712 - Ermenonville, Oise, 1778). Veprat e tij më të
rëndësishme janë Julie ou la Nouvelle Héloïse (Juli ose Heloiza e re, 1761), Émile ou sur l'éducation dhe Contrat social (Emili ose mbi edukatën dhe
Kontrata sociale, të shkruara në vitin 1762). <http://www.treccani.it/enciclopedia/jean-jacques-rousseau/> (08/13).
7
Sh.i.P. Kontrata Sociale (Du contrat social: ou Principes Politique du droit), botuar në vitin 1762, është një ndër veprat më të mëdha të filozofit
iluminist zviceran Jean-Jacques Rousseau (1712-1778). Vepra, me temë socio-politike, përshkruan, duke parashikuar çuditërisht para kohe, idenë e
një shteti demokratik, dhe për këtë arsye vepra do të rimerret, rreth tridhjetë vjet më vonë, si pikë referimi gjatë Revolucionit Francez.
Vepra është e ndarë në katër libra, që përmbajnë 48 kapituj gjithsej e që paraprihen nga një "Paralajmërim" dhe një hyrje e shkurtër. Kontrata fillon
me këtë vlerësim të hidhur: «Njeriu ka lindur i lirë por kudo ai është i lidhur me pranga» (Libri I, kapitulli 1, Subjekti i këtij libri të parë.).
<http://fr.wikipedia.org/wiki/Du_contrat_social> (08/13).
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
me vend që të shpresohet se mund të gjejmë një burim që do të na japë mundësi në këtë botë, për ta bërë të
vërtetën dhe drejtësinë materialisht më të fortë se krimin dhe gabimin.
Është i nevojshëm një mekanizëm i përshtatshëm. Nëse demokracia përbën një mekanizëm të tillë,
ajo është e vlefshme. Përndryshe jo.
Sipas Rusoit – që kishte të drejtë – vullneti i padrejtë i të gjithë kombit është padyshim më i lartë se
vullneti i padrejtë i një njeriu të vetëm.
Rusoi mendonte megjithatë se në shumicën e rasteve një vullnet i përbashkët i të gjithë popullit
mund të jetë në fakt në përputhje me drejtësinë, thjesht për arsye se pasionet e veçanta mund të neutralizohen
reciprokisht dhe të veprojnë si kundërpesha të ndërsjella. Sipas tij ishte kjo e vetmja arsye për të preferuar
vullnetin e popullit në vend të një vullneti të veçantë.
Ndodh e njëjta gjë me një masë uji e cila, megjithëse përbëhet nga pjesëza që lëvizin dhe përplasen
ndërmjet tyre pa pushim, qëndron në një gjendje ekuilibri dhe qetësie të përsosur. Ajo reflekton imazhin e
objekteve me një saktësi të përsosur. Tregon në mënyrë të përkryer planin horizontal. Shpreh pa gabim
dendësinë e objekteve të zhytura në të.
Në qoftë se individë të shtyrë në krime dhe mashtrime për shkak të pasionit, neutralizohen
reciprokisht në një popull që është me të vërtetën dhe të drejtën, atëherë është mirë që populli të jetë sovran.
Një kushtetutë demokratike është e mirë në qoftë se para së gjithash realizon në popull këtë gjendje ekuilibri,
dhe se vetëm më tej vepron në atë mënyrë që vullneti i popullit të zbatohet.
Shpirti i vërtetë i vitit 1789 është që të mendohet jo se diçka është e drejtë, sepse populli e do atë, por
që në kushte të caktuara vullneti i popullit ka mundësi më të mëdha se çdo vullnet tjetër që të jetë në
përputhje me drejtësinë.
Ka shumë kushte të domosdoshme mbi bazën e të cilave mund të aplikojmë nocionin e vullnetit të
përgjithshëm. Dy në veçanti duhet të kihen parasysh.
Njëra është se në momentin kur populli bëhet i vetëdijshëm për atë çka dëshiron dhe e shpreh, nuk
duhet të ketë asnjë lloj pasioni kolektiv.
Është krejt e qartë se arsyetimi i Rusoit bie poshtë menjëherë porsa të shfaqet pasioni kolektiv. Rusoi
e dinte mirë këtë. Pasioni kolektiv është një impuls për krim dhe mashtrim, më i fuqishëm pafundësisht se
çdolloj pasioni individual. Në këtë rast, impulset e dëmshme, përveçse nuk neutralizohen, e ngrenë njëri-
tjetrin në fuqi të mijtë. Është një presion që nuk mund të përballohet pothuajse kurrë, veçse në qoftë se jemi
shenjtër.
Uji i vënë në lëvizje nga një rrymë e fortë, e vrullshme, nuk i pasqyron më objektet, nuk ka më një
sipërfaqe horizontale, nuk e tregon më dendësinë. Dhe nuk ka rëndësi nëse është vënë në lëvizje vetëm nga
një rrymë e vetme ose nga pesë apo gjashtë rryma që përplasen dhe krijojnë vorbuj. Ai është i turbulluar
njësoj, në të dy rastet.
Nëse një pasion i vetëm kolektiv përqafon të gjithë vendin, i gjithë vendi është unanim në krim. Nëse
dy, katër ose pesë apo dhjetë pasione kolektive e ndajnë atë, vendi është i ndarë në banda të ndryshme
kriminale. Pasionet divergjente nuk neutralizohen, ashtu si ndodh me një pluhur pasionesh individuale që
shkrihen në një masë; numri i tyre është shumë i vogël, tepër i vogël, forca e secilit është shumë e madhe, në
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
mënyrë që të jetë i mundur një neutralizim. Lufta i ashpërson. Ato përplasen me një tingëllimë më të vërtetë
të skëterrshme e cila e bën të pamundur që të dëgjohet edhe për një sekondë zëri i drejtësisë e i të vërtetës,
gjithnjë e më shumë pothuajse i pa perceptueshëm.
Kur një vend është pre i një pasioni kolektiv, mund të ndodhë që një çfarëdo vullneti i veçantë të jetë
më afër drejtësisë dhe arsyes se vullneti i përgjithshëm, ose më mirë i atij që e përfaqëson si karikaturë.
Kushti i dytë është që populli të ketë mundësi të shprehë vullnetin e tij ndaj problemeve të jetës
publike, e kjo nuk duhet të shndërrohet vetëm në një zgjedhje personash. E aq më pak të zgjedhë kolektiva të
papërgjegjshëm. Sepse vullneti i përgjithshëm nuk ka asnjë marrëdhënie me një zgjedhje të këtij lloji.
Nëse në vitin 1789 pati njëfarë shprehje të vullnetit të përgjithshëm, edhe pse ishte adoptuar sistemi i
përfaqësimit, duke mos ditur se si të imagjinohej një tjetër, kjo ndodhi për shkak se u vërtetua diçka krejt
tjetër nga zgjedhjet. Gjithçka që ishte e gjallë në të gjithë vendin - dhe vendi në atë kohë blironte jetë - ishte
përpjekur të shprehte një mendim nëpërmjet organit të cahiers de doléances8
(fletoreve të ankesave).
Përfaqësuesit ishin bërë të njohur, në pjesën më të madhe të tyre, duke bashkëpunuar në mendime; ruanin
nxehtësinë, dëgjonin Vendin që ishte i vëmendshëm ndaj fjalëve të tyre, ishin xhelozë duke përgjuar nëse
fjalët përkthenin me saktësi aspiratat e vendit. Për disa kohë - për pak kohë - ato ishin me të vërtetë organe të
thjeshta të shprehjes së mendimit publik.
Një fakt i tillë nuk ndodhi kurrë më.
Vetëm parashtrimi i thjeshtë i këtyre dy kushteve tregon se ne nuk kemi njohur kurrë asgjë që i
ngjan, madje as edhe përafërsisht, një demokracie. Asaj gjëje që ne i atribuojmë këtë emër, populli asnjë herë
nuk ka pasur rastin ose mjetet për të shprehur ndonjë opinion mbi ndonjë çështje të jetës publike; dhe
gjithçka që i shpëton interesave të veçanta braktiset në pasionet kolektive, të cilat inkurajohen sistematikisht
dhe zyrtarisht.
Vetë përdorimi i termave demokraci dhe republikë detyron që të shqyrtohen me një kujdes ekstrem
këto dy probleme:
- Si mund t’i jepet faktikisht njerëzve që përbëjnë popullin francez mundësia për të shprehur në disa
raste një gjykim mbi problemet e mëdha të jetës publike?
- Si mund të pengohet, në momentin kur populli pyetet, që të qarkullojë në mes tij çfarëdolloj pasioni
kolektiv?
Nëse nuk mendohet për këto dy pika, është e kotë të flasim për legjitimitetin republikan.
Nuk është e lehtë të imagjinohen zgjidhjet. Por është e qartë, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, se çdo
zgjidhje do të përfshinte, pikësëpari, shfuqizimin e partive politike.
Për të gjykuar partitë politike sipas kriterit të së vërtetës, të drejtësisë dhe të së mirës publike, duhet
të fillojmë me dallimin e karakteristikave esenciale.
Mund të përcaktojmë tri të tilla:
- Një parti politike është një makinë për të fabrikuar pasion kolektiv.
8
Sh.i.P. Cahiers de doléances (fletoret e ankesave) ishin disa regjistra në të cilët asambletë përgjegjëse për zgjedhjen e deputetëve për États généraux
(Shtetet e përgjithshëm), të mbledhur urgjentisht në vitin 1789 nga Luigji i XVI, shënonin kritikat dhe ankesat e popullsisë.
<http://fr.wikipedia.org/wiki/Cahier_de_dol%C3%A9ances> (08/13).
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
- Një parti politike është një organizatë e formuar në mënyrë të tillë që të ushtrojë një trysni
kolektive mbi mendimin e secilës nga qeniet njerëzore që janë anëtare të kolektivitetit.
- Duke bërë një analizë përfundimtare, qëllimi primar dhe qëllimi i vetëm i çdo partie politike është
forcimi i saj dhe kjo pa asnjë limit.
Në sajë të kësaj karakteristike të trefishtë, çdo parti është totalitare në embrion dhe në aspiratë. Nëse
në fakt nuk është kështu, është vetëm për shkak se partitë që e rrethojnë nuk janë më pak se ajo.
Këto tri karakteristika janë të vërteta që preken me dorë për këdo që i është afruar jetës së partive.
Karakteristika e tretë është rasti i veçantë i një fenomeni që verifikohet në çdo vend ku kolektivi
dominon qeniet që mendojnë. Është përmbysja e marrëdhënies ndërmjet qëllimit dhe mjetit. Kudo dhe pa
përjashtim, të gjitha gjërat e konsideruara përgjithësisht si qëllime janë nga natyra, e sipas definicionit të
tyre, në esencë dhe në mënyrën më të dukshme, vetëm mjete. Mund të përmendim disa shembuj, aq sa të
kemi dëshirë, në të gjitha fushat. Paraja, pushteti, madhështia kombëtare, shteti, prodhimi ekonomik,
diploma e shkollës së mesme ose universitare e shumë të tjera.
Vetëm e mira është një qëllim. Gjithçka që i takon zotërimit të fakteve hyn në rendin e mjeteve. Por
të menduarit kolektiv është i paaftë të ngrihet mbi mjedisin e fakteve. Është një formë e të menduarit
kafshore. Ka një nocion të së mirës në atë masë, porsa të mjaftueshme, aq sa të gabojë të shkëmbejë cilindo
mjet me të mirën absolute.
E njëjta gjë ndodh me partitë. Në parim, partia është një instrument në shërbim të njëfarë konceptimi
të të mirës publike.
Kjo gjë është e vërtetë edhe për ata që janë të lidhur me interesat e një kategorie shoqërore, pasi
ndodh gjithmonë që në sajë të njëfarë konceptimi të të mirës publike që do të kishte një përputhje ndërmjet të
mirës publike dhe të këtyre interesave. Por ky konceptim është jashtëzakonisht i paqartë. Kjo është e vërtetë,
pa përjashtim dhe pothuajse pa dallim shkallësh. Të gjitha partitë, duke filluar nga ata më të dobëtat dhe deri
tek ata që janë të organizuara në mënyrë më të fortë, janë të barasvlershme për sa i përket paqartësisë së
doktrinës. Askush, sado që ta ketë studiuar thellësisht politikën, nuk do të ishte në gjendje të paraqesë në
mënyrë të qartë dhe të saktë doktrinën e ndonjë partie, duke përfshirë aty, meqë ra rasti, edhe të tijën.
Njerëzit nuk janë aspak të gatshëm që t'ia rrëfejnë këtë fakt as vetvetes. Në qoftë se do ta bënin, do të
ishin patëkeq të prirë të shihnim shenjën e një paaftësie personale, pa arritur të kuptonim se shprehja
"Doktrinë e një partie politike" nuk mund të ketë, duke pasur parasysh natyrën e vetë gjërave, asnjë kuptim.
Ndodh radhë herë që një njeri, edhe në qoftë se e kalon të tërë jetën e tij duke shkruar dhe duke
shqyrtuar probleme teorike, të ketë një doktrinë. Një kolektiv nuk e ka kurrë. Doktrina nuk është një mall
kolektiv.
Është e vërtetë, mund të flasim për doktrinën e krishterë, për doktrinë hindu, doktrinë pitagoriane e
kështu me radhë. Atëherë ajo çfarë përcaktohet me këtë term nuk është as individuale as kolektive; është një
gjë e vendosur pafundësisht sipër njërës fushë ose fushës tjetër. Ajo është e vërteta, e pastër dhe e thjeshtë.
Qëllimi i një partie politike është diçka e paqartë dhe joreale. Nëse do të ishte reale, do të kërkonte
një sforcim të madh të vëmendjes, për arsye se një konceptim i së mirës publike nuk është një gjë e lehtë për
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
t’u formuluar. Ekzistenca e partisë është e dukshme, e qartë, dhe nuk kërkon asnjë sforcim për t'u pranuar. Si
përfundim është e pashmangshme që në fakt partia të jetë ajo vetë një qëllim në vetvete.
Tashmë në këtë gjë ka idhujtari, sepse vetëm Perëndia është qëllim i ligjshëm në vetvete.
Pasazhi është i lehtë. Vendosim si aksiomë se kushti i përgjithshëm dhe i mjaftueshëm që partia të
shërbejë në mënyrë efikase konceptin e të mirës publike për arritjen e së cilës ekziston, është që ajo të
posedojë një masë të madhe pushteti. Partia ndodhet pra, për efekt të mungesës së mendimit, në një gjendje
të vazhdueshme pazotësie, të cilën ajo ja atribuon gjithmonë mungesës së pushtetit që disponon.
Por asnjë sasi e caktuar pushteti nuk mund të konsiderohet si i mjaftueshëm, sidomos pasi është
marrë. Partia gjendet në fakt, për shkak të mungesës së mendimit, në një gjendje të vazhdueshme paaftësie
që ajo ia atribuon gjithmonë pamjaftueshmërisë së pushtetit që ka në dispozicion. Edhe sikur të ishte padroni
absolut i të gjithë vendit, kushtëzimet ndërkombëtare do t'i impononin caqe të ngushta.
Kështu pra tendenca thelbësore e partive është totalitare, jo vetëm në lidhje me një komb, por me të
gjithë globin tokësor. Pikërisht për shkak se konceptimi i të mirës publike, karakteristikë e kësaj apo asaj
partie, është një simulim, një gjë boshe dhe pa realitet, që imponon kërkimin e pushtetit total. Çdo realitet
nënkupton në vetvete një limit. Vetëm ajo gjë që nuk ekziston nuk është e kufizueshme.
Për këtë arsye ka ngjashmëri dhe aleancë ndërmjet totalitarizmit dhe mashtrimit.
Shumë njerëz, kjo është e vërtetë, në përgjithësi nuk mendojnë për një pushtet total; ky mendim do t'i
bënte të frikësoheshin. Ky është një mendim marramendës dhe duhet një lloj madhështie për ta mbështetur
atë. Këta njerëz, kur interesohen për një parti, janë të kënaqur duke dëshiruar zhvillimin e saj; por e bëjnë si
një gjë e cila nuk ka asnjë limit. Nëse këtë vit ka tre anëtarë më shumë se vitin e kaluar, ose në qoftë se
mbledhja e parave ka dalë 100 franga më tepër, ata janë të lumtur. Por ata duan që kjo të vazhdojë
pafundësisht në të njëjtin drejtim. Ata nuk do ta konceptonin kurrë që partia e tyre do të kishte mundësi të
ketë në ndonjë rast, shumë anëtarë, shumë zgjedhës e shumë mjete.
Temperamenti revolucionar të çon të konceptosh totalitetin. Temperamenti mikroborgjez të çon të
instalohesh në imazhin e një përparimi të ngadalshëm, të vazhdueshëm dhe të pakufizuar. Por në të dy rastet
zhvillimi material i partisë bëhet kriteri i vetëm ndaj të cilit përcaktohen të gjitha gjërat, e mira dhe e keqja.
Pikërisht sikur partia të ishte një kafshë e vënë në majmëri, dhe sikur universi të ishte krijuar për ta dhjamur
atë.
Nuk mund të jemi njëkohësisht në shërbim të Zotit dhe Mamonës9
. Nëse kemi një kriter të së mirës
të ndryshëm nga e mira, humbet nocioni i së mirës.
Meqenëse zhvillimi i partisë përbën një kriter të së mirës, në mënyrë të pashmangshme kemi si
pasojë një presion kolektiv të partisë në mendimet e njerëzve. Ky presion ushtrohet faktikisht. Ai del në pah
publikisht. Rrëfehet, shpallet. Ky fakt do të na tmerronte në qoftë se zakoni nuk do të na kishte mpirë deri në
këtë pikë.
Partitë janë organizma të themeluar publikisht e zyrtarisht në një mënyrë të tillë, që të vrasin në
shpirt ndjenjën e së vërtetës dhe të drejtësisë.
9
Sh.i.P. Transliterimi i kësaj fjale në gjuhën aramaike do të thotë pasuri ose fitim. "Pasuri e padrejtë" (Mamona) është fitimi i pandershëm ose fitimi
për shkaqe egoizmi. - Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do të dojë tjetrin, ose do t'i qëndrojë besnik njërit
dhe do të përçmojë tjetrin. Ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe Mamonës (Mateu 06:24); (Luka 16:09, 11, 13).
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Presioni kolektiv ushtrohet mbi publikun e gjerë nëpërmjet propagandës. Qëllimi i rrëfyer i
propagandës është për të bindur e jo për të ndritur. Hitleri e kishte kuptuar në mënyrë të përkryer se
propaganda është gjithmonë një përpjekje për të skllavëruar shpirtrat. Të gjitha partitë bëjnë propagandë. Ai
që nuk do ta bënte do të zhdukej, thjesht për faktin se të tjerat e bëjnë. Të gjithë e pranojnë se bëjnë
propagandë. Askush nuk është aq i guximshëm në mashtrim deri në atë pikë sa të pohojë se i intereson
edukimi i publikut, se punon për të formuar gjykimin e popullit.
Partitë, është e vërtetë, flasin për edukim ndaj personave që u janë afruar atyre: simpatizantët, të
rinjtë, anëtarët e rinj. Kjo fjalë është një mashtrim. Bëhet fjalë për një stërvitje që shërben për të përmbaruar
zotërimin shumë më rigoroz që ushtrohet nga partia mbi mendimet e anëtarëve të saj.
Le të imagjinojmë anëtarin e një partie - deputet, kandidat parlamentar apo thjesht militant - që merr
përsipër publikisht angazhimin e mëposhtëm: «Sa herë që do të shqyrtoj çfarëdo problemi politik ose
shoqëror, nuk ka rëndësi, unë zotohem se do të harroj krejtësisht faktin se unë jam një anëtar që i përkas
grupit tim dhe se do të preokupohem vetëm për të njohur të mirën publike dhe drejtësinë».
Një fjalim i tillë do të pritej shumë keq. Të tijtë dhe shumë të tjerë do ta akuzonin për tradhti. Ata më
pak armiqësorët do të thoshin: «Atëherë pse je regjistruar në një parti?», duke rrëfyer kështu në mënyrë naive
që duke hyrë në një parti hiqet dorë nga gjithçka, përveçse nga kërkimi i të mirës së përbashkët dhe
drejtësisë. Ky njeri do të përjashtohej nga partia e tij, ose të paktën do të humbiste postin; e sigurisht që nuk
do të zgjidhej.
Por, çfarë është më keq, madje nuk duket se është e mundur që të thuhen këto gjëra. Në fakt,
përveçse gabimisht, nuk janë thënë asnjëherë. Në qoftë se janë shqiptuar fjalë që në dukje ngjanin me to,
ishte vetëm në sajë të njerëzve të cilët ishin të gatshëm për të qeverisur me mbështetjen e partive të ndryshme
nga partia e tyre. Fjalët e këtij lloji do të tingëllonin atëherë si mungesë e fjalës së dhënë.
Nga ana tjetër duket shumë e natyrshme, e arsyeshme dhe e ndershme që dikush të thotë: «Si
konservator», ose «Si socialist, unë mendoj se…».
Kjo, është e vërtetë, nuk është karakteristikë vetëm e partive. Nuk është turp të themi, për shembull:
«Si francez, unë mendoj se...», «Si katolik, unë mendoj se...».
Disa vajza të cilat thoshin se ishin të lidhura me golizmin10
si ekuivalenti francez i hitlerizmit,
shtonin: «E vërteta është relative, bile edhe në gjeometri». Ato preknin kështu thelbin e çështjes.
Nëse nuk ekziston e vërteta, është e ligjshme të mendojmë në këtë mënyrë apo në tjetrën, meqenëse
gjendemi në këtë apo në atë situatë. Ashtu siç ka flokë të zinj, kafe, të kuq ose biond, sepse kështu jemi të
bërë, ashtu edhe shprehim këto ose ato mendime. Mendimi, ashtu si flokët, bëhet atëherë produkti i një
procesi fizik të eliminimit.
10
Sh.i.P. Lëvizje politiko-ideologjike franceze pas Luftës së Dytë Botërore e frymëzuar nga kryetari i njohur i Rezistencës Franceze, gjenerali Sharl
de Gol (Charles de Gaulle). Përfaqësoi një lloj nacionalizmi modern, antipartiak dhe populist të brendshëm dhe mbrojtës i grandeur (madhështisë)
franceze në politikën e jashtme. Lëvizja i dha jetë dy partive: Grupimit popullor francez në vitin 1947 dhe Bashkimit kombëtar republikan në vitin
1962. Lëvizja vuri në jetë tezat e saj të politikës së brendshme që kishin qëllim të krijonin kryesisht një pushtet presidencial me fuqi më të mëdha
sovrane, të pavarura nga kontrolli i Parlamentit (Kushtetuta e 4 Tetorit 1958), dhe për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis presidentit dhe
sovranitetit popullor nëpërmjet referendumit, duke qenë partitë e vendit interpretuese të pabesa të Vendit dhe meqenëse kishte dështuar eksperimenti i
Rassemblement du Peuple Français (Grupimit popullor francez) i kuptuar si organ mbi partitë. <http://www.gaullisme.net/> (08/13).
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Nëse, pranojmë se ekziston një e vërtetë, na lejohet të mendojmë vetëm atë çfarë është e vërtetë.
Mendohet atëherë kjo gjë e dhënë, jo sepse jemi në fakt francez, ose katolik, apo socialist, por për shkak se
drita magjepsëse e provës bindëse na detyron të mendojmë kështu dhe jo ndryshe.
Në qoftë se nuk ka qartësi dhe lind dyshimi, është e qartë se me nivelin e njohurive që kemi, çështja
është e dyshimtë. Nëse ka një probabilitet të ulët, është e qartë se ekziston një probabilitet i ulët; dhe kështu
me radhë. Sidoqoftë, drita e brendshme i jep gjithmonë, atij që e konsulton, një përgjigje të qartë. Dhe ka pak
rëndësi nëse përmbajtja e përgjigjes është pak ose shumë pohuese. Ajo i nënshtrohet gjithmonë revizionimit;
por asnjë korrigjim nuk mund të bëhet përveçse nëpërmjet rritjes së dritës së brendshme.
Nëse një njeri, anëtar i një partie, në mënyrë absolute ka vendosur që të mos jetë besnik në të gjitha
mendimet e tij përveçse ndaj dritës së tij të brendshme dhe asgjësë tjetër, ai nuk mund t'ia tregojë këtë
vendim partisë së tij. Ai është përballë saj në një situatë mashtrimi.
Kjo situatë nuk mund të pranohet nëse nuk është në funksion të domosdoshmërisë që të detyron të
jesh në një parti për të marrë pjesë në mënyrë efikase në jetën publike. Por, atëherë kjo nevojë është një e
keqe, dhe duhet t’i jepet fund duke shfuqizuar partitë.
Një njeri i cili nuk ka vendosur të jetë ekskluzivisht besnik ndaj dritës së brendshme vendos
mashtrimin bash në qendër të shpirtit. Errësira e brendshme është dënimi.
Më kot do të përpiqeshim për të dalë duke bërë dallim ndërmjet lirisë së brendshme dhe disiplinës së
jashtme, sepse do të duhej në këtë rast të gënjenim publikun ndaj të cilit çdo kandidat, çdo i zgjedhur ka një
detyrim të veçantë ndaj të së vërtetës.
Nëse unë përgatitem për të thënë në emër të partisë sime gjëra që unë i vlerësoj si në kundërshtim me
të vërtetën dhe drejtësinë, a mund t’i them në një shënim paraprak? Në qoftë se nuk e bëj këtë, atëherë
gënjej.
Nga këto tri forma gënjeshtrash - ndaj partisë, ndaj publikut, ndaj vetes sime - e para është shumë më
pak e keqe. Në qoftë se megjithatë, anëtarësimi në një parti të detyron gjithmonë e në çdo rast, që të
mashtrosh, ekzistenca e partive është absolutisht dhe krejtësisht një gjë e keqe.
Ndodhte shpesh herë që të shihej në njoftimet e asambleve: Zoti X... do të paraqesë pikëpamjen
komuniste (mbi çështjen në fjalë). Zoti Y... do të paraqesë pikëpamjen socialiste. Zoti Z... do të paraqesë
pikëpamjen radikale.
Në çfarë mënyre këto persona fatkeq mund të njohin pikëpamjen që duhet të paraqesin? Me kë do të
kenë mundësi të konsultohen? Me cilin orakull? Një kolektiv nuk ka as gjuhë as penë. Organet e të folurit
janë të gjitha individuale. Kolektivi socialist nuk qëndron në asnjë individ. E njëjta gjë për kolektivin radikal.
Kolektivi komunist qëndron në Stalinin, por ai është larg; nuk ka mundësi t’i telefonojmë atij para se të
flasim në një mbledhje.
Jo, zotërinjtë X..., Y..., Z..., konsultonin vetveten. Por meqenëse ata ishin të ndershëm, para së
gjithash ata e vinin veten në një gjendje mendore të veçantë, në një gjendje të ngjashme me atë në të cilën i
kishte vënë aq shpesh atmosfera e ambienteve komuniste, socialiste, radikale.
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Pasi të vihemi në këtë gjendje mendore, në qoftë se e lëmë veten të shkojë sipas reagimeve të veta,
prodhohet në mënyrë të natyrshme një gjuhë që përputhet përkatësisht me 'pikëpamjet' komuniste, socialiste,
radikale.
Me kusht që, natyrisht, t’i ndalojë vetes rigorozisht çdo përpjekje të vëmendjes për të zbuluar
drejtësinë dhe të vërtetën. Në qoftë se një mendim i tillë do të shprehej, do të ndeshnim në 'një rrezik të
tmerrshëm', duke shprehur një 'pikëpamje personale'.
Sot, në fakt mendohet se tensioni në drejtim të drejtësisë dhe të së vërtetës korrespondojnë me një
pikëpamje personale.
Kur Ponc Pilati e pyeti Krishtin: «Çfarë është e vërteta?» Krishti nuk iu përgjigj. Ai tashmë i ishte
përgjigjur duke thënë: «Unë kam ardhur për të prurë dëshminë e të së vërtetës».
Nuk ka një përgjigje. E vërteta janë mendimet që lindin në shpirtin e një krijese që mendon e që
dëshiron krejtësisht dhe ekskluzivisht të vërtetën.
Mashtrimi, gabimi - terma ekuivalent - janë mendimet e atij që nuk e dëshiron të vërtetën dhe
mendimet e atij që e dëshiron të vërtetën, duke i shtuar edhe diçka tjetër. Për shembull, ai që e do të vërtetën
por duke i shtuar konformizmin me këtë ose me atë mendim të caktuar.
Por, si mund ta duam të vërtetën pa ditur asgjë për të? Ky është misteri i mistereve. Fjalët që
shprehin një perfeksion të pakonceptueshëm për njeriun - Zoti, e vërteta, drejtësia - të shqiptuara brenda
vetes me dëshirë, pa u bashkuar me asnjë koncept të veçantë, kanë fuqi që ta ngrenë shpirtin dhe ta mbushin
me dritë.
Duke dëshiruar vetëm të vërtetën, pa asgjë tjetër, dhe pa tentuar për të gjetur paraprakisht
përmbajtjen, shihet drita. Në këtë konsiston pra mekanizmi i vëmendjes.
Është e pamundur që të shqyrtojmë problemet tmerrësisht komplekse të jetës publike, duke u
kujdesur njëkohësisht, nga njëra anë që të dallojmë të vërtetën, drejtësinë, të mirën publike e nga ana tjetër të
ruajmë qëndrimin që i ka hije një anëtari të këtij soj grupimi. Aftësia njerëzore e vëmendjes nuk është në
gjendje të përballojë dy preokupime njëkohësisht. Në fakt, kushdo që zgjedh njërin, braktis tjetrin.
Por asnjë vuajtje nuk e pret atë që braktis drejtësinë dhe të vërtetën. Ndërsa sistemi partiak
nënkupton dënimet më të dhimbshme për të padisiplinuarit, është fjala për ndëshkimet që prekin pothuajse
gjithçka - karrierën, ndjenjat, miqësinë, reputacionin, nderin, ndonjëherë madje edhe jetën familjare. Partia
komuniste e ka çuar këtë sistem deri në përsosje.
Edhe për atë që brenda vetes nuk nënshtrohet, ekzistenca e dënimit falsifikon në mënyrë të
pashmangshme arsyetimin. Sepse në qoftë se ai dëshiron të reagojë kundër influencës së partisë, ky vullnet i
reagimit është një shkak i huaj për të vërtetën, tek i cili nuk duhet të kemi besim. Por vetë ky mosbesim është
i huaj për të vërtetën; e kështu me radhë. Vëmendja e vërtetë është një gjendje aq e vështirë për njeriun, aq e
dhunshme sa çdo turbullirë personale e ndjeshmërisë është e mjaftueshme për ta penguar. Del si rezultat
detyrimi i domosdoshëm për të mbrojtur, me aq sa është e mundur, aftësinë për të dalluar që ne mbartim
brenda vetes, kundër turbullirës së shpresave dhe të druajtjeve personale.
Në qoftë se një njeriu do t’i duhet të bëjë disa llogari shumë të komplikuara numerike, duke e ditur
se do të rrihet sa herë që të nxjerrë si rezultat një numër çift, atëherë situata e tij do të jetë shumë e vështirë.
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Diçka në pjesën trupore të shpirtit do ta shtyjë atë që t’i japë llogarive, me një lëvizje të lehtë të gishtit të
madh, për të nxjerrë si rezultat gjithmonë një numër tek. Duke dashur të reagojë do të rrezikojë të gjejë një
numër çift edhe atje ku nuk duhet. E marrë në këtë lëvizje luhatëse, vëmendja e tij nuk është më e paprekur.
Nëse llogaritjet janë komplekse, në mënyrë që të kërkojnë nga ana e tij, një vëmendje të plotë, është e
pashmangshme që të gabojë shpeshherë. Nuk do t’i hyjë hiç në punë fakti se ai është shumë inteligjent,
shumë i guximshëm, dashnor i zjarrtë i së vërtetës.
Çfarë duhet të bëjë? Është shumë e thjeshtë. Në qoftë se mundet të shpëtojë nga duart e atyre që e
kërcënojnë me kamxhik, duhet të ikë. Në qoftë se ka pasur mundësi të mos binte në dorë të tyre, duhet ta
kishte shmangur atë.
Ndodh pikërisht e njëjta gjë për partitë politike.
Kur në një vend ka parti, rezulton herët a vonë një gjendje faktike e tillë e cila e bën të pamundur një
ndërhyrje efikase në jetën publike, pa hyrë në një parti dhe pa marrë pjesë në lojë. Kushdo që interesohet për
pasurinë publike dëshiron të interesohet në mënyrë efikase për të. Prandaj, ata të cilët kanë tendencë të
interesohen për pasurinë publike, o duhet të heqin dorë nga të menduarit për të e të merren me diçka tjetër,
ose duhet të kalojnë nëpër makinën e petëzimit të partive. Në këtë rast i lindin disa shqetësime, që
përjashtojnë shqetësimin për pasurinë publike.
Partitë janë një mekanizëm i jashtëzakonshëm, në sajë të të cilit, në krejtësisht kombin, nuk ka as
edhe një individ që t’i kushtojë të gjithë vëmendjen e tij përpjekjes për të dalluar qartë në jetën publike, të
mirën, drejtësinë e të vërtetën.
Rezulton se – përveçse një numri tepër të vogël të disa koincidencave të rastësishme - nuk vendosen
dhe nuk merren masa, veçse në kundërshtim me të mirën publike, drejtësinë dhe të vërtetën.
Në qoftë se do t'ia besonim djallit organizimin e jetës publike, ai nuk mund të imagjinonte ndonjë gjë
më inteligjente.
Në qoftë se realiteti ka qenë paksa më pak i errët, kjo është për shkak se partitë nuk e kishin
gllabëruar akoma gjithçka. Por në fakt, a ka qenë ai më pak i errët? A nuk ishte ai aq i errët, si në kuadrin që
kemi skicuar këtu? A thua se ngjarjet nuk e kanë dëshmuar?
Duhet pranuar se mekanizmi i shtypjes shpirtërore dhe mendore i partive, është futur në histori nga
Kisha katolike në luftën e saj kundër herezisë.
Një i konvertuar që hyn në Kishë - ose një besimtar i cili merr vendim dhe vendos të qëndrojë në
kishë - ka perceptuar te dogma një pjesë të së vërtetës dhe të mirësisë. Por duke kapërcyer pragun ai shpall
në të njëjtën kohë se nuk ka qenë goditur nga anathema sit11
, domethënë shpall se pranon në bllok të gjitha
nenet që quhen 'të besimit të rreptë'. Këto nene ai nuk i ka studiuar. Megjithëse, madje edhe me një shkallë të
lartë inteligjence dhe kulture, një jetë e tërë nuk do të ishte e mjaftueshme për këtë studim, pasi ai përfshin
studimin e rrethanave historike të çdo dënimi.
11
Sh.i.P. Anathema sit: qofshin mallkuar (Testamenti i Ri Gal. 1,8). 1.8). Sed licet nos aut angelus de caelo evangelizet vobis praeterquam quod
evangelizavimus vobis, anathema sit! (= Por, edhe sikur vetë ne ose një engjëll i qiellit t'u predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi
predikuar, kushdo që të jetë, qofshin mallkuar!). Me këtë shprehje të Shën Palit fillojnë të gjitha aktet e Këshillit të Trentit (1545 - 1563) që dënonin
herezitë e ndryshme dhe doktrinat që nuk pranohen nga Kisha katolike.
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Si mund t’i përmbahemi dëshmive që nuk i njohim? Mjafton t’i nënshtrohemi pa kushte autoritetit
nga i cili ata burojnë.
Për këtë arsye Sh’ Toma12
nuk deshi të vërtetojë pohimet e tij, përveçse me anën e autoritetit të
Kishës, duke përjashtuar çdo argument tjetër. Sepse, pohon ai, nuk ka nevojë për argumente të tjerë për ata
që e pranojnë, dhe asnjë argument nuk mund të bindë ata që e kundërshtojnë atë.
Kështu, drita e brendshme e të së vërtetës, kjo aftësi e dallimit që i jepet nga lart shpirtit njerëzor, si
përgjigje ndaj dëshirës për të vërtetën, është lënë mënjanë, e dënuar për të bërë punë të rënda, e destinuar për
të bërë mbledhje numrash, e përjashtuar nga të gjitha kërkimet në lidhje me fatin shpirtëror të njeriut. Motivi
i mendimit nuk është më dëshira e pakushtëzuar, e papërcaktuar nga e vërteta, por dëshira e konformizmit
me një mësim të paracaktuar.
Që Kisha e themeluar nga Krishti të ketë asfiksuar kështu dhe në një masë kaq të madhe frymën e së
vërtetës - dhe në qoftë se nuk e ka bërë atë plotësisht, pavarësisht nga Inkuizicioni, është për shkak të faktit
se mistika ofronte një strehë të sigurt - është një ironi tragjike. Kjo gjë është vënë re shpesh herë. Megjithatë
është vërejtur më pak shpesh një tjetër ironi tragjike. Lëvizja e revoltës kundër mbytjes së shpirtit nën
regjimin e inkuizicionit ka marrë një orientim të tillë sa të vazhdojë veprën e asfiksimit të shpirtrave.
Reforma dhe humanizmi i Rilindjes, produkt i dyfishtë i kësaj revolte, kanë kontribuar në masë të
madhe që të ngjallin, pas tre shekujsh pjekurie, shpirtin e vitit 1789. Pas njëfarë kohe, rezultati ka qenë
demokracia jonë e themeluar në lojën e partive, si rrjedhim i së cilës çdonjëra është një Kishë e vogël
profane e armatosur me kërcënimin e shkishërimit. Ndikimi i partive ka kontaminuar të gjithë jetën mendore
të epokës sonë.
Një njeri që hyn në një parti ka parë ndoshta në veprimin dhe propagandën e kësaj partie gjëra që i
janë dukur të drejta dhe të mira. Por ai kurrë nuk ka studiuar pozicionin e partisë në lidhje me të gjitha
problemet e jetës publike. Duke hyrë në parti, ai pranon pozicione që injoron. Në këtë mënyrë ia nënshtron
mendimin e tij autoritetit të partisë. Kur gradualisht do t’i njohë këto pozita, do t’i pranojë pa i shqyrtuar.
Është pikërisht e njëjta situatë për dikë që aderon në ortodoksinë katolike e që e koncepton atë ashtu
siç vepron Sh’ Toma.
Nëse një njeri do të thoshte, ndërsa kërkon teserën e anëtarësimit: «Unë jam dakord me partinë në
këtë pikë dhe në atë pikë; nuk i kam studiuar akoma pozitat e tjera të partisë dhe pezulloj plotësisht gjykimin
tim deri sa t’i kem studiuar», sigurisht do t’i luteshin që të kthehet një herë tjetër.
Por në fakt, përveç përjashtimeve shumë të rralla, ai që hyn në një parti pranon i bindur qëndrimin
shpirtëror që do të shprehë më vonë me fjalët: «Si monarkik, si socialist, mendoj se…». Është shumë
ngushëlluese! Sepse do të thotë të mos mendosh. Nuk ka asgjë më komode se sa të mos mendosh.
12
Sh.i.P. Tommaso d'Aquino (l. Roccasecca, 1225 - v. Fossanova, 7 mars 1274) ka qenë një frat dominikan, i kohës së Skolastikës (Skolastika është
termi me të cilin zakonisht përcaktohet filozofia e krishterë mesjetare, në të cilën u zhvillua ajo shkollë e mendimit e njohur edhe si skolasticizëm),
quhej Doctor Angelicus nga bashkëkohësit e tij. Ai adhurohet si shenjt nga Kisha Katolike e cila që nga viti 1567 e konsideron edhe Doktor i Kishës.
Ai adhurohet si shenjt edhe nga Kisha luterane. Sipas Tomës: «Besimi dhe arsyeja mund të pajtohen, bile, arsyeja i shërben qenieve njerëzore për të
pyetur veten edhe në lidhje me disa enigma të besimit. Qëllimi i besimit dhe i arsyes është i njëjtë, atëherë në qoftë se arsyeja është në konflikt me
besimin ajo duhet t'ia lëshojë vendin këtij të fundit». < https://it.wikipedia.org/wiki/Tommaso_d'Aquino> (08/13).
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Për sa i përket karakteristikës së tretë të partive, që janë makina për të fabrikuar pasion kolektiv,
është aq e qartë sa s’është rasti që të këmbëngulim. Pasioni kolektiv është energjia e vetme që partitë kanë në
dispozicion për propagandën e jashtme dhe për presionin që ushtrojnë mbi shpirtin e secilit anëtar.
Pranohet se fryma a animit nga njëra palë të verbon, të bën të shurdhët ndaj drejtësisë, shtyn madje
edhe njerëzit e ndershëm që të luftojnë me furi mizore kundër të pafajshmëve. Kjo gjë pranohet, por nuk
mendohet që të zhduken organizmat që fabrikojnë një frymë të tillë.
Megjithëkëtë, ndalohen substancat narkotike.
Ka, megjithatë, njerëz të cilët përdorin substanca narkotike. Por sigurisht që do të kishte më shumë
në qoftë se shteti do të organizonte shitjen e opiumit dhe të kokainës te të gjithë cigareshitësit, me afishe
reklame për të inkurajuar konsumatorët.
Përfundimi është se krijimi i partive duket se ka krijuar një të keqe në një gjendje pothuajse shqeto.
Ata janë të këqija në parimin e tyre dhe të këqija janë efektet e tyre praktike.
Eliminimi i partive do të paraqiste një të mirë pothuajse absolute. Duket qartë se parimisht është
legjitim dhe praktikisht nuk mund të prodhojë veçse efekte pozitive.
Kandidatët nuk do t’i thonë votuesve: «Unë kam këtë etiketë» - atë që praktikisht nuk i mëson asgjë
në mënyrë rigoroze publikut në lidhje me qëndrimet konkrete të tyre, ndaj problemeve konkrete - por: «Unë
mendoj këtë ose atë, në lidhje me këtë apo atë problem të madh».
Zgjedhësit do të bashkoheshin ose do të shkëputeshin sipas lojës natyrale dhe të lëvizshme të
afiniteteve. Unë me të vërtetë mund të pajtohem me Zotin A... mbi kolonizimin dhe të mos jem dakord me të
mbi pronën fshatare; dhe anasjelltas me Zotin B... Në qoftë se flitet për kolonizimin para sesionit, do të shkoj
të flas pak me Zotin A; por në qoftë se bëhet fjalë për pronësinë fshatare, do të flas me zotin B.
Kristalizimi artificial në parti ka përkuar kaq pak me afinitetet reale sa që një deputet mund të mos
ishte dakord, ndaj të gjitha qëndrimeve konkrete, me kolegun e tij partiak dhe përkundrazi të ishte dakord me
një anëtar të një partie tjetër.
Sa herë ka ndodhur në Gjermani, që në vitin 1932, një komunist dhe një nazist duke diskutuar rrugës
kanë qenë goditur nga një marramendje kur kanë konstatuar se ishin dakord për të gjitha pikat e diskutimit!
Jashtë parlamentit, meqë do të kishte disa revista idesh të ndryshme, shumë logjikisht do të
formoheshin rreth tyre disa ambiente afiniteti. Këto ambiente do të duhej megjithatë të mbaheshin në një
gjendje fluiditeti. Është fluiditeti që e dallon nga partia një ambient afiniteti dhe e ndalon të ketë një ndikim
negativ. Kur frekuentojmë në formë miqësore personin që e drejton këtë revistë dhe ata që shkruajnë shpesh
në të, kur vetë ne shkruajmë në të, merret vesh se jemi në kontakt me ambientet e asaj reviste. Por ne vetë
nuk jemi në gjendje të themi se bëjmë pjesë në atë revistë; nuk ka një dallim të qartë në mes të brendshmes
dhe të jashtmes. Më larg janë ata që lexojnë revistën dhe njohin një ose dy nga ata që shkruajnë në të. Më tej,
janë lexuesit e rregullt që aty marrin frymëzimin e tyre. Akoma më larg, gjenden lexuesit e rastësishëm. Por
askush nuk do të ëndërronte të mendonte ose të thoshte: «Meqenëse jam i lidhur me këtë revistë, unë mendoj
se ...».
Atëherë kur disa bashkëpunëtorë të një reviste paraqiten në zgjedhje, do të duhej që t’i ndalohej atyre
që të përfitonin nga revista. Do të duhej që t’i ndalohej revistës që t’i japë atyre ndonjë emërim në ndonjë
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
post, ose që të ndihmojë drejtpërdrejt ose tërthorazi kandidaturën e tyre apo madje edhe vetëm që t’i
përmendë.
Do të duhej të pengohej formimi i çfarëdolloj grupi 'miqsh' të kësaj reviste.
Nëse një revistë do t’i ndalonte bashkëpunëtorëve të saj që të bashkëpunonin me revista të tjera, sido
qofshin ato, duke i dënuar me pushim nga puna, ajo revistë do të duhej të mbyllej porsa të vërtetohej ky fakt.
Kjo nënkupton një regjim shtypi që i bën të pamundura botimet, bashkëpunimi me të cilat është
diçka e pandershme (të tipit Gringoire, Marie-Claire, etj.).
Sa herë që një ambient afiniteti do të përpiqej të kristalizohej, duke i dhënë një karakter të caktuar
cilësisë së anëtarit, do të hapej një ndjekje penale në qoftë se fakti do të kishte mundësi të demonstrohej.
Do të kishte, natyrisht, parti klandestine. Por anëtarët e tyre do të kishin një ndërgjegje të keqe. Nuk
do të kishin mundësi të ushtronin profesionin publik të servilizmit shpirtëror. Ata nuk do të kishin mundësi të
bënin asnjë propagandë në emër të partisë. Partia nuk do të kishte mundësi t’i mbante të mbyllur në një rrjetë
pa dalje interesash, ndjenjash dhe kufizimesh morale.
Sa herë që një ligj është i paanshëm, i drejtë dhe i bazuar mbi konceptin e të mirës publike që
asimilohet me lehtësi nga populli, ai dobëson gjithçka që ndalon. Dobëson vetëm për faktin se ekziston dhe
pavarësisht nga masat represive që kërkohen për të siguruar zbatimin e tij.
Kjo madhështi e brendshme e ligjit është një faktor i jetës publike që ka kohë që është harruar,
përdorimin e të cilit duhet ta rivendosim.
Në ekzistencën e partive klandestine nuk duket se ka ndonjë të keqe e cila nuk gjendet tashmë e në
një shkallë shumë më të lartë, në fakt edhe në partitë ligjore.
Në përgjithësi, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, nuk ka mundësi të zbulohet nga asnjë pikëpamje
ndonjë e keqe e asnjë lloji në lidhje me eliminimin e partive.
Për shkak të një paradoksi të veçantë masat e këtij lloji, që nuk paraqesin probleme, janë në realitet
ato që kanë më pak të ngjarë të zbatohen. Na thuhet: në qoftë se kjo zgjidhje është me të vërtetë kaq e
thjeshtë, atëherë pse nuk është aplikuar tash sa kohë?
Megjithatë, në vija të përgjithshme gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe të menjëhershme.
Masa për të cilën ne jemi duke diskutuar do ta shtrinte virtytin e saj shërues shumë përtej jetës
publike, sepse fryma e partisë ka arritur të kontaminojë gjithçka.
Institucionet që përcaktojnë lojën e jetës publike në një Vend influencojnë gjithmonë tërësinë e
mendimit, për shkak të prestigjit të pushtetit.
Kemi arritur, në të gjitha fushat, që të mos mendojmë më veçse duke zënë pozicione 'pro' apo
'kundër' një opinioni. Si rrjedhim kërkohen argumente sipas rastit, pro ose kundër. Është pikërisht
transpozimi i aderimit në një parti.
Ashtu siç gjenden, në partitë politike, disa demokratë që pranojnë disa parti, ashtu edhe për sa i
përket opinioneve njerëzit me horizont të gjerë i njohin njëfarë vlere opinioneve me të cilat janë në
kundërshtim.
Kjo do të thotë se kemi humbur krejtësisht orientimin, aftësinë për të dalluar se çfarë është e vërtetë
dhe çfarë është gënjeshtër.
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Shqipëroi G. Luka
Të tjerët, pasi kanë marrë qëndrim në favor të një opinioni, nuk duan të shqyrtojnë asgjë që të jetë në
kundërshtim me të. Ky është transpozimi i shpirtit totalitar.
Kur Ajnshtajni erdhi në Francë, të gjithë njerëzit e ambienteve pak a shumë intelektuale, duke
përfshirë edhe vetë shkencëtarët, u ndanë në dy kampe, pro dhe kundër. Çdo mendim i ri shkencor në qarqet
shkencore u nda në përkrahësit dhe kundërshtarët e tij, të gjithë të nxitur në një nivel të lartë nga fryma e
partisë. Nga ana tjetër kishte në këto ambiente disa tendenca e disa fraksione në një gjendje pak a shumë të
kristalizuar.
Në art dhe në letërsi, fenomeni është edhe më i dukshëm. Kubizmi dhe Surealizmi kanë qenë disa soj
partish. Kishim mundësi të ishim 'gidian'13
ashtu siç kishim mundësi të ishim 'maurrasian'14
. Për të bërë emër,
është e dobishme që të jemi të rrethuar nga një grup admiruesish të animuar nga një frymë partishmërie.
Në të njëjtën mënyrë nuk kishte dallim të madh në mes të pasionit për një parti dhe lidhjes mbas një
Kishe apo të qëndrimit anti-fetar. Mund të jemi pro ose kundër besimit në Zotin, pro ose kundër Krishterimit
e kështu me radhë. Kemi arritur në atë pikë, për çështjet e fesë, sa të flasim për militantë.
Deri edhe në shkolla nuk dihet se si mund ta stimulojmë mënyrën e të menduarit të fëmijëve, veçse
duke i ftuar që të zënë një pozicion duke qenë pro ose kundër. Citohet një frazë e një autori të madh dhe
pyeten ato: «A jeni dakord apo jo? Shpjegoni argumentet tuaja». Në provim, të shkretët, të detyruar që ta
përfundojnë detyrën e klasës brenda tre orësh, nuk mund të harxhojnë më shumë se pesë minuta për të pyetur
veten se cili është mendimi i tyre mbi atë çështje. Do të ishte mjaft e lehtë t’u themi atyre: «Meditoni për
këtë frazë dhe shprehni reflektimet që u vijnë në mendje».
Pothuajse kudo - e shpesh edhe në lidhje me problemet thjesht teknike - veprimi i animit nga një
parti, për të marrë një pozicion pro ose kundër, ka zëvendësuar veprimin e të menduarit.
Bëhet fjalë për një lebër e cila e ka origjinën në qarqet politike dhe është përhapur, në të gjithë
Vendin, duke cenuar pothuajse krejtësisht mënyrën e të menduarit.
Nuk është e sigurt në se është e mundur që të shërohet kjo lebër që po na mbyt, pa filluar nga
eliminimi i partive politike.15
13
Sh.i.P. Ithtar i André Gide (Paris, 22 nëntor 1869 - Paris, 19 shkurt 1951) shkrimtar francez, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1947. Disa
nga temat qendrore të veprës dhe të jetës së André Gide janë: një mendje e hapur ndaj të gjitha formave të përvojës, pranimi i çdo kënaqësie që mund
të na ofrojë momenti dhe afirmimi i jetës individuale mbi parimet morale; pra liria ekstreme, pamundësia e një zgjedhje, si rrjedhim "disponibilité"
(disponueshmëri); por vetë në këtë rigorizëm duhet të kërkohen shkaqet e kthimit të tij në puritanizëm, të krizave të tija dhe të turbullirës së tij
shpirtërore.
14
Sh.i.P. Maurrasizmi (Maurrassism) është një doktrinë politike e zhvilluar nga Charles Maurras (Martigues, 20 prill 1868 – Tours, 16 nëntor 1952),
pararoja e së cilës ishte Action française. Maurrasizmi është i themeluar mbi rregullin dhe arsyen, ekzaltimin e ndjenjës kombëtare dhe përparësinë e
komunitetit mbi individin, dhe, veçanërisht ka gjetur shprehjen e tij në lëvizjen Action française e cila siguron kohezionin e Francës dhe të grandeur
(madhështisë) së saj. Bazohet në sloganin "Politique d'abord" (Politika në vend të parë), në postulatin e nacionalizmit dhe të konstatimit (sipas
Maurras) se shoqëria (franceze) në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë është minuar nga dekadenca e korrupsioni. Sipas Maurras, dy të këqijat
burojnë kryesisht nga Revolucioni Francez dhe arrijnë paroksizmin e tyre në çështjen Dreyfus.
15
Simone Weil, Note sur la suppression générale des partis politiques (1940), Écrits de Londres, p. 126 et s.

Weitere ähnliche Inhalte

Andere mochten auch

Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Lingua culture
 
Accounts head advisors_llp_presentation
Accounts head advisors_llp_presentationAccounts head advisors_llp_presentation
Accounts head advisors_llp_presentationvinodhnca
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
 
อุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษา
อุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษาอุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษา
อุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษา51010514531
 
Owen and toms media pesentation
Owen and toms media pesentationOwen and toms media pesentation
Owen and toms media pesentationOwenMaiden
 
PINK , Justin Bieber
PINK , Justin BieberPINK , Justin Bieber
PINK , Justin BieberMcLovin
 
ERGONOMICS Assignment Final
ERGONOMICS Assignment FinalERGONOMICS Assignment Final
ERGONOMICS Assignment FinalBalachandiran B
 
Európai és Ázsiai szabványrendszerek
Európai és Ázsiai szabványrendszerekEurópai és Ázsiai szabványrendszerek
Európai és Ázsiai szabványrendszerekszirmay-design
 
Comercio digital
Comercio digitalComercio digital
Comercio digitalAlejandrixu
 
Economics, Scarcity and Choices
Economics, Scarcity and ChoicesEconomics, Scarcity and Choices
Economics, Scarcity and ChoicesJhoss Del Pilar
 
Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...
Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...
Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...EUROsociAL II
 
Adiestramiento canino (obediencia básica)
Adiestramiento canino (obediencia básica)Adiestramiento canino (obediencia básica)
Adiestramiento canino (obediencia básica)CenproexFormacion
 
IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...
IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...
IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...WHR Corporate
 
FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...
FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...
FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...Catt Small
 
Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...
Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...
Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...Gemma San Cornelio Esquerdo
 

Andere mochten auch (19)

Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
Accounts head advisors_llp_presentation
Accounts head advisors_llp_presentationAccounts head advisors_llp_presentation
Accounts head advisors_llp_presentation
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
อุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษา
อุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษาอุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษา
อุปกรณ์ในการผลิตรายการโทรทัศน์เพื่อการศึกษา
 
All Aboard
All AboardAll Aboard
All Aboard
 
Jessi
JessiJessi
Jessi
 
Owen and toms media pesentation
Owen and toms media pesentationOwen and toms media pesentation
Owen and toms media pesentation
 
PINK , Justin Bieber
PINK , Justin BieberPINK , Justin Bieber
PINK , Justin Bieber
 
FoodDriveFlyer01
FoodDriveFlyer01FoodDriveFlyer01
FoodDriveFlyer01
 
ERGONOMICS Assignment Final
ERGONOMICS Assignment FinalERGONOMICS Assignment Final
ERGONOMICS Assignment Final
 
Európai és Ázsiai szabványrendszerek
Európai és Ázsiai szabványrendszerekEurópai és Ázsiai szabványrendszerek
Európai és Ázsiai szabványrendszerek
 
Dossier elaborarte
Dossier elaborarteDossier elaborarte
Dossier elaborarte
 
Comercio digital
Comercio digitalComercio digital
Comercio digital
 
Economics, Scarcity and Choices
Economics, Scarcity and ChoicesEconomics, Scarcity and Choices
Economics, Scarcity and Choices
 
Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...
Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...
Guatemala: Región Oriente. Plan de Desarrollo Integral - Seminario de Territo...
 
Adiestramiento canino (obediencia básica)
Adiestramiento canino (obediencia básica)Adiestramiento canino (obediencia básica)
Adiestramiento canino (obediencia básica)
 
IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...
IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...
IS.NA.R.T "I comportamenti di vacanza e di consumo dei turisti" - Antonella F...
 
FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...
FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...
FOWD NYC 2015 – Beyond gamification: more important lessons we can learn from...
 
Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...
Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...
Playing the invisible rules of creation: transforming practices in collaborat...
 

Ähnlich wie Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq

Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Demokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturatDemokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturattiti kallajxhiu
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovBerat Gashi
 
Projekt histori luers sulce
Projekt   histori luers sulceProjekt   histori luers sulce
Projekt histori luers sulceXhe Si
 
100 vjet shtet shqiptarr
100 vjet shtet  shqiptarr100 vjet shtet  shqiptarr
100 vjet shtet shqiptarrKlodjan Hoxha
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...kulla 2010
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Thenie &fakte
Thenie &fakteThenie &fakte
Thenie &fakteS Gashi
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Karl Raimund Popper
Karl Raimund Popper Karl Raimund Popper
Karl Raimund Popper Amdi Nuredini
 
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Adriatik Rexha
 
Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Ferdi Nuredini
 
Nikolla nikollov komploti boteror
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boterorLibra Islame
 

Ähnlich wie Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq (20)

Kei Ushe
Kei Ushe Kei Ushe
Kei Ushe
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Demokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturatDemokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturat
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
Iluminizmi
IluminizmiIluminizmi
Iluminizmi
 
Edukimi i kombeve
Edukimi i kombeveEdukimi i kombeve
Edukimi i kombeve
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Projekt histori luers sulce
Projekt   histori luers sulceProjekt   histori luers sulce
Projekt histori luers sulce
 
100 vjet shtet shqiptarr
100 vjet shtet  shqiptarr100 vjet shtet  shqiptarr
100 vjet shtet shqiptarr
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Thenie &fakte
Thenie &fakteThenie &fakte
Thenie &fakte
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 
Karl Raimund Popper
Karl Raimund Popper Karl Raimund Popper
Karl Raimund Popper
 
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
 
Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)Historia e se Drejtes (1)
Historia e se Drejtes (1)
 
Nikolla nikollov komploti boteror
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boteror
 

Mehr von Lingua culture

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberLingua culture
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeLingua culture
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Lingua culture
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)Lingua culture
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)Lingua culture
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesLingua culture
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationLingua culture
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Lingua culture
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueLingua culture
 

Mehr von Lingua culture (11)

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgarde
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Lamtumira e fundit
Lamtumira e funditLamtumira e fundit
Lamtumira e fundit
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq

  • 1. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Shënime mbi shfuqizimin e plotë të partive politike1 Simone Weil2 (botuar për herë të parë në numrin 26 të revistës franceze "La Table Ronde", në vitin 1950) Fjala parti përdoret këtu sipas kuptimit që ka në kontinentin evropian. Në vendet anglo-saksone e njëjta fjalë përcakton një realitet krejt të ndryshëm. Ajo i ka rrënjët e saj në traditën angleze dhe nuk mund të transplantohet. Një shekull e gjysmë përvojë është një demonstrim i mjaftueshëm. Në partitë anglo-saksone ka një element loje apo sporti, i cili mund të ekzistojë vetëm në një institucion me origjinë aristokratike; përkundrazi çdo gjë që është serioze i takon një institucioni që është, fillimisht, i vegjëlisë. Nocioni i partisë nuk bënte pjesë në konceptin politik francez të 1789-ës, përveçse si një e keqe që duhej shmangur. Megjithatë erdhi momenti i klubit të Jakobinëve3 . Fillimisht ishte vetëm një vend diskutimesh të lira. Nuk pati asnjë lloj mekanizmi fatal për ta transformuar. Ishte vetëm presioni i luftës e i gijotinës që e shndërruan në një parti totalitare. Luftërat ndërmjet fraksioneve në periudhën e Terrorit u zhvilluan sipas principit të formuluar aq mirë nga Tomskij4 : «Një parti në fuqi e gjithë të tjerat në burg». Kështu në kontinentin evropian, totalitarizmi është mëkati origjinal i partive. Nga njëra anë ishte trashëgimia e Terrorit e nga ana tjetër influenca e shembullit anglez që kontribuuan për t'i futur partitë në jetën publike evropiane. Fakti se ata ekzistojnë nuk është në asnjë mënyrë një arsye për t'i ruajtur. Vetëm e mira është një motiv legjitim për t'u ruajtur. E keqja e partive politike bie në sy. Çështja që duhet ekzaminuar konsiston në atë që duhet parë në se ka në to një të mirë që e mbizotëron të keqen dhe e bën kështu ekzistencën e tyre të dëshirueshme. 1 Note sur la suppression générale des partis politiques, Simone Weil, 1940, Écrits de Londres, p. 126 et s. <http://etienne.chouard.free.fr/Europe/Simone_Weil_Note_sur_la_suppression_generale_des_partis_politiques_1940.pdf> (08/13). 2 Sh.i.P. (Shënim i përkthyesit) Weil, Simone (emri i plotë Simone Adolphine): Shkrimtare dhe mendimtare franceze, lindi në Paris, me 3 shkurt 1909, vdiq në Ashford (Angli) me 23 gusht 1943. Me vlera të mëdha morale, ka qenë një mendimtare e thellë dhe intensive, aq sa gjatë ekzistencës së saj të shkurtër i dha jetë një aleance origjinale të përvojave të reflektimit filozofik e politik dhe veprimit të solidaritetit që ishte një nga më interesantët e shekullit të 20-të. <http://www.treccani.it/enciclopedia/simone-weil/> (08/13). 3 Sh.i.P. Gjatë Revolucionit Francez, anëtarët e një shoqate politike (Klubi i jakobinëve), të quajtur kështu për shkak se ishte vendosur në ish- manastirin e dominikanëve në Paris (Jacobins) në rrugën Rue Saint-Honoré. Ka lindur në majin e vitit 1789 si Club Breton, i cili më vonë u bë Société des amis de la constitution, klubi i jakobinëve, kryesisht monarkik-kushtetues, deri aty nga mesi i vitit 1790, u orientua me të shpejtë drejt koncepteve republikane pakompromis. Ndërsa zhirondinët mbështeteshin nga borgjezia provinciale, jakobinët arritën të kishin mbështetjen e sankylotëve (sans- culottes) parisien të cilët dominonin Komunën, por edhe klasën punëtore dhe atë të zanatçinjve të disa krahinave. Të forcuar nga kjo mbështetje, jakobinët përmbysën qeverinë zhirondine në vitin 1793. Klubi, megjithatë, dukej i përçarë nga disa personalitete dominuese: G.-J. Danton besonte se mund të ishte në gjendje të bënte marrëveshje me zhirondinët, ndërsa Robespjeri (M.F.I. Robespierre) gjykonte se lufta civile ishte e pashmangshme. Pozicioni ekstrem u përfaqësonte nga J.-R. Hebert i cili, edhe pse ishte anëtar i klubit të kordilierëve (Cordeliers), në gushtin e vitit 1793 ndiqej me pasion edhe nga shumica e zhirondinëve. Gjatë periudhës së Terrorit zhirondinët ishin mbështetja e Komitetit të Sigurisë Publike (Le Comité de salut publik), i cili e kishte rrëzuar praktikisht Konventën (korrik 1793 - korrik 1794), por me reagimin termidorian gradualisht humbën ndikimin e tyre. Me 19 nëntor 1794 u vendos mbyllja e klubit. < http://fr.wikipedia.org/wiki/Club_des_Jacobins> (08/13). 4 Sh.i.P. Tomskij ‹tòmsk'i›, Michail Pavlovič. - Pseudonimi i revolucionarit rus M. P. Efremov (l. 1880 - v. 1936 Moskë); tipograf, bolshevik që nga viti 1904, u arrestua disa herë dhe u dënua më vonë me internim dhe me punë të detyrueshme. Si president (që nga viti 1918) i konfederatës sindikale favorizoi procesin e përthithjes së sindikatave në strukturën administrative të shtetit, megjithëse u përpoq t'u sigurojë atyre njëfarë shkalle autonomie relative. Në vitin 1929 ai u bashkua me A. I. Rykov dhe N. I. Bukharin, në të ashtuquajturin opozita e krahut të djathtë dhe u largua nga udhëheqja e sindikatave. Në vitin 1932 ai u emërua drejtor i Ndërmarrjes botuese shtetërore. Gjatë procesit (1936) kundër Trockit, Zinov'ev-it, Kamanev-it, etj. u akuzua edhe ai, por para se të arrestohej vrau veten. <http://www.treccani.it/enciclopedia/michail-pavlovic-tomskij/> (08/13).
  • 2. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Por ka më shumë kuptim që ta pyesim veten: a ka në to madje vetëm një grimcë infinitezimale të mire? A nuk janë ato ndoshta një e keqe shqeto, ose aty afër? Në qoftë se janë një e keqe, është e sigurt se faktikisht e praktikisht nuk mund të prodhojnë veçse të keqen. Është një ligj feje. «Një pemë e mirë nuk mund të prodhojë fruta të këqij, e as një pemë e keqe nuk mund të prodhojë fruta të mirë». Por duhet të njohim kryesisht se cili është kriteri i të mirës. Ky kriter nuk mund të jetë veçse e vërteta, drejtësia dhe, së dyti, dobia publike. Demokracia, pushteti i shumicës nuk janë një gjë e mirë. Janë mjete në parashikim të së mirës, gabim ose me të drejtë të çmuara si efikase. Sikur republika e Vajmarit,5 në vend të Hitlerit, të kishte vendosur me anë të rrugëve më rigoroze parlamentare e ligjore, të fuste hebrenjtë në kampet e përqendrimit dhe t'i torturonte me metoda të stërholluara deri në vdekje, torturat nuk do të kishin pasur as edhe një atom legjitimiteti më shumë se sa kanë aktualisht. Dhe një gjë e tillë nuk është aspak e pakonceptueshme. Vetëm një gjë që është e drejtë është legjitime. Krimi dhe mashtrimi nuk janë asnjëherë. Ideja jone republikane rrjedh krejtësisht nga nocioni i vullnetit të përgjithshëm që i dedikohet Rusoit6 . Por kuptimi i këtij nocioni ka humbur pothuajse menjëherë, sepse ai është kompleks dhe kërkon një shkallë vëmendjeje të lartë. Me përjashtim të ndonjë kapitulli, pak libra janë të bukur, të fortë, të kthjellët e të qartë si Kontrata Sociale7 . Thuhet se pak libra kanë pasur po aq influencë. Por në fakt gjithçka ka ndodhur dhe akoma vazhdon të ndodhë sikur Kontrata të mos kishte qenë lexuar kurrë. Rusoi nisej nga dy fakte të qarta. Njëri është se arsyeja dallon dhe zgjedh të drejtën dhe dobishmërinë e pafajshme, dhe se çdo krim ka si shkas pasionin. Tjetri, se arsyeja është e njëjtë në të gjithë njerëzit, ndërsa pasionet në shumicën e rasteve ndryshojnë. Rrjedhimisht, sikur për një problem të përgjithshëm, çdonjëri mendon në vetmi dhe shpreh një pikëpamje dhe nëse më pas pikëpamjet krahasohen me njëra-tjetrën, ka mundësi që ato të përkojnë për sa i përket pjesëve që janë të drejta dhe të arsyeshme në secilën prej tyre dhe të ndryshojnë në lidhje me padrejtësitë dhe gabimet. Dhe vetëm mbi bazën e një arsyetimi të bërë në këtë mënyrë pranohet se konsensusi universal tregon të vërtetën. E vërteta është një e vetme. Drejtësia është një e vetme. Gabimet dhe padrejtësitë janë pafundësisht të ndryshme. Kështu, mendimet e njerëzve puqen në lidhje me të drejtën dhe të vërtetën, ndërsa mashtrimi dhe krimi i bëjnë ato që të mos përputhen pafundësisht. Meqenëse bashkimi është një forcë materiale, është 5 Sh.i.P. Weimar (Weimarer Republik) Regjim politik i themeluar në Gjermani pas Luftës së Parë Botërore. I quajtur kështu nga qyteti i Vajmarit, (Weimar) ku u hartua Kushtetuta e regjimit i cili zgjati nga viti 1919 deri në vitin 1933. I formuar pas disfatës së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore dhe rënies së perandorisë, përfaqësoi modelin e demokracisë parlamentare për të gjithë Evropën. <https://de.wikipedia.org/wiki/Weimarer_Republik/> (08/13). 6 Sh.i.P. Rousseau, Jean-Jacques (Zhan-Zhak Ruso) - Filozof dhe shkrimtar (Gjenevë 1712 - Ermenonville, Oise, 1778). Veprat e tij më të rëndësishme janë Julie ou la Nouvelle Héloïse (Juli ose Heloiza e re, 1761), Émile ou sur l'éducation dhe Contrat social (Emili ose mbi edukatën dhe Kontrata sociale, të shkruara në vitin 1762). <http://www.treccani.it/enciclopedia/jean-jacques-rousseau/> (08/13). 7 Sh.i.P. Kontrata Sociale (Du contrat social: ou Principes Politique du droit), botuar në vitin 1762, është një ndër veprat më të mëdha të filozofit iluminist zviceran Jean-Jacques Rousseau (1712-1778). Vepra, me temë socio-politike, përshkruan, duke parashikuar çuditërisht para kohe, idenë e një shteti demokratik, dhe për këtë arsye vepra do të rimerret, rreth tridhjetë vjet më vonë, si pikë referimi gjatë Revolucionit Francez. Vepra është e ndarë në katër libra, që përmbajnë 48 kapituj gjithsej e që paraprihen nga një "Paralajmërim" dhe një hyrje e shkurtër. Kontrata fillon me këtë vlerësim të hidhur: «Njeriu ka lindur i lirë por kudo ai është i lidhur me pranga» (Libri I, kapitulli 1, Subjekti i këtij libri të parë.). <http://fr.wikipedia.org/wiki/Du_contrat_social> (08/13).
  • 3. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka me vend që të shpresohet se mund të gjejmë një burim që do të na japë mundësi në këtë botë, për ta bërë të vërtetën dhe drejtësinë materialisht më të fortë se krimin dhe gabimin. Është i nevojshëm një mekanizëm i përshtatshëm. Nëse demokracia përbën një mekanizëm të tillë, ajo është e vlefshme. Përndryshe jo. Sipas Rusoit – që kishte të drejtë – vullneti i padrejtë i të gjithë kombit është padyshim më i lartë se vullneti i padrejtë i një njeriu të vetëm. Rusoi mendonte megjithatë se në shumicën e rasteve një vullnet i përbashkët i të gjithë popullit mund të jetë në fakt në përputhje me drejtësinë, thjesht për arsye se pasionet e veçanta mund të neutralizohen reciprokisht dhe të veprojnë si kundërpesha të ndërsjella. Sipas tij ishte kjo e vetmja arsye për të preferuar vullnetin e popullit në vend të një vullneti të veçantë. Ndodh e njëjta gjë me një masë uji e cila, megjithëse përbëhet nga pjesëza që lëvizin dhe përplasen ndërmjet tyre pa pushim, qëndron në një gjendje ekuilibri dhe qetësie të përsosur. Ajo reflekton imazhin e objekteve me një saktësi të përsosur. Tregon në mënyrë të përkryer planin horizontal. Shpreh pa gabim dendësinë e objekteve të zhytura në të. Në qoftë se individë të shtyrë në krime dhe mashtrime për shkak të pasionit, neutralizohen reciprokisht në një popull që është me të vërtetën dhe të drejtën, atëherë është mirë që populli të jetë sovran. Një kushtetutë demokratike është e mirë në qoftë se para së gjithash realizon në popull këtë gjendje ekuilibri, dhe se vetëm më tej vepron në atë mënyrë që vullneti i popullit të zbatohet. Shpirti i vërtetë i vitit 1789 është që të mendohet jo se diçka është e drejtë, sepse populli e do atë, por që në kushte të caktuara vullneti i popullit ka mundësi më të mëdha se çdo vullnet tjetër që të jetë në përputhje me drejtësinë. Ka shumë kushte të domosdoshme mbi bazën e të cilave mund të aplikojmë nocionin e vullnetit të përgjithshëm. Dy në veçanti duhet të kihen parasysh. Njëra është se në momentin kur populli bëhet i vetëdijshëm për atë çka dëshiron dhe e shpreh, nuk duhet të ketë asnjë lloj pasioni kolektiv. Është krejt e qartë se arsyetimi i Rusoit bie poshtë menjëherë porsa të shfaqet pasioni kolektiv. Rusoi e dinte mirë këtë. Pasioni kolektiv është një impuls për krim dhe mashtrim, më i fuqishëm pafundësisht se çdolloj pasioni individual. Në këtë rast, impulset e dëmshme, përveçse nuk neutralizohen, e ngrenë njëri- tjetrin në fuqi të mijtë. Është një presion që nuk mund të përballohet pothuajse kurrë, veçse në qoftë se jemi shenjtër. Uji i vënë në lëvizje nga një rrymë e fortë, e vrullshme, nuk i pasqyron më objektet, nuk ka më një sipërfaqe horizontale, nuk e tregon më dendësinë. Dhe nuk ka rëndësi nëse është vënë në lëvizje vetëm nga një rrymë e vetme ose nga pesë apo gjashtë rryma që përplasen dhe krijojnë vorbuj. Ai është i turbulluar njësoj, në të dy rastet. Nëse një pasion i vetëm kolektiv përqafon të gjithë vendin, i gjithë vendi është unanim në krim. Nëse dy, katër ose pesë apo dhjetë pasione kolektive e ndajnë atë, vendi është i ndarë në banda të ndryshme kriminale. Pasionet divergjente nuk neutralizohen, ashtu si ndodh me një pluhur pasionesh individuale që shkrihen në një masë; numri i tyre është shumë i vogël, tepër i vogël, forca e secilit është shumë e madhe, në
  • 4. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka mënyrë që të jetë i mundur një neutralizim. Lufta i ashpërson. Ato përplasen me një tingëllimë më të vërtetë të skëterrshme e cila e bën të pamundur që të dëgjohet edhe për një sekondë zëri i drejtësisë e i të vërtetës, gjithnjë e më shumë pothuajse i pa perceptueshëm. Kur një vend është pre i një pasioni kolektiv, mund të ndodhë që një çfarëdo vullneti i veçantë të jetë më afër drejtësisë dhe arsyes se vullneti i përgjithshëm, ose më mirë i atij që e përfaqëson si karikaturë. Kushti i dytë është që populli të ketë mundësi të shprehë vullnetin e tij ndaj problemeve të jetës publike, e kjo nuk duhet të shndërrohet vetëm në një zgjedhje personash. E aq më pak të zgjedhë kolektiva të papërgjegjshëm. Sepse vullneti i përgjithshëm nuk ka asnjë marrëdhënie me një zgjedhje të këtij lloji. Nëse në vitin 1789 pati njëfarë shprehje të vullnetit të përgjithshëm, edhe pse ishte adoptuar sistemi i përfaqësimit, duke mos ditur se si të imagjinohej një tjetër, kjo ndodhi për shkak se u vërtetua diçka krejt tjetër nga zgjedhjet. Gjithçka që ishte e gjallë në të gjithë vendin - dhe vendi në atë kohë blironte jetë - ishte përpjekur të shprehte një mendim nëpërmjet organit të cahiers de doléances8 (fletoreve të ankesave). Përfaqësuesit ishin bërë të njohur, në pjesën më të madhe të tyre, duke bashkëpunuar në mendime; ruanin nxehtësinë, dëgjonin Vendin që ishte i vëmendshëm ndaj fjalëve të tyre, ishin xhelozë duke përgjuar nëse fjalët përkthenin me saktësi aspiratat e vendit. Për disa kohë - për pak kohë - ato ishin me të vërtetë organe të thjeshta të shprehjes së mendimit publik. Një fakt i tillë nuk ndodhi kurrë më. Vetëm parashtrimi i thjeshtë i këtyre dy kushteve tregon se ne nuk kemi njohur kurrë asgjë që i ngjan, madje as edhe përafërsisht, një demokracie. Asaj gjëje që ne i atribuojmë këtë emër, populli asnjë herë nuk ka pasur rastin ose mjetet për të shprehur ndonjë opinion mbi ndonjë çështje të jetës publike; dhe gjithçka që i shpëton interesave të veçanta braktiset në pasionet kolektive, të cilat inkurajohen sistematikisht dhe zyrtarisht. Vetë përdorimi i termave demokraci dhe republikë detyron që të shqyrtohen me një kujdes ekstrem këto dy probleme: - Si mund t’i jepet faktikisht njerëzve që përbëjnë popullin francez mundësia për të shprehur në disa raste një gjykim mbi problemet e mëdha të jetës publike? - Si mund të pengohet, në momentin kur populli pyetet, që të qarkullojë në mes tij çfarëdolloj pasioni kolektiv? Nëse nuk mendohet për këto dy pika, është e kotë të flasim për legjitimitetin republikan. Nuk është e lehtë të imagjinohen zgjidhjet. Por është e qartë, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, se çdo zgjidhje do të përfshinte, pikësëpari, shfuqizimin e partive politike. Për të gjykuar partitë politike sipas kriterit të së vërtetës, të drejtësisë dhe të së mirës publike, duhet të fillojmë me dallimin e karakteristikave esenciale. Mund të përcaktojmë tri të tilla: - Një parti politike është një makinë për të fabrikuar pasion kolektiv. 8 Sh.i.P. Cahiers de doléances (fletoret e ankesave) ishin disa regjistra në të cilët asambletë përgjegjëse për zgjedhjen e deputetëve për États généraux (Shtetet e përgjithshëm), të mbledhur urgjentisht në vitin 1789 nga Luigji i XVI, shënonin kritikat dhe ankesat e popullsisë. <http://fr.wikipedia.org/wiki/Cahier_de_dol%C3%A9ances> (08/13).
  • 5. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka - Një parti politike është një organizatë e formuar në mënyrë të tillë që të ushtrojë një trysni kolektive mbi mendimin e secilës nga qeniet njerëzore që janë anëtare të kolektivitetit. - Duke bërë një analizë përfundimtare, qëllimi primar dhe qëllimi i vetëm i çdo partie politike është forcimi i saj dhe kjo pa asnjë limit. Në sajë të kësaj karakteristike të trefishtë, çdo parti është totalitare në embrion dhe në aspiratë. Nëse në fakt nuk është kështu, është vetëm për shkak se partitë që e rrethojnë nuk janë më pak se ajo. Këto tri karakteristika janë të vërteta që preken me dorë për këdo që i është afruar jetës së partive. Karakteristika e tretë është rasti i veçantë i një fenomeni që verifikohet në çdo vend ku kolektivi dominon qeniet që mendojnë. Është përmbysja e marrëdhënies ndërmjet qëllimit dhe mjetit. Kudo dhe pa përjashtim, të gjitha gjërat e konsideruara përgjithësisht si qëllime janë nga natyra, e sipas definicionit të tyre, në esencë dhe në mënyrën më të dukshme, vetëm mjete. Mund të përmendim disa shembuj, aq sa të kemi dëshirë, në të gjitha fushat. Paraja, pushteti, madhështia kombëtare, shteti, prodhimi ekonomik, diploma e shkollës së mesme ose universitare e shumë të tjera. Vetëm e mira është një qëllim. Gjithçka që i takon zotërimit të fakteve hyn në rendin e mjeteve. Por të menduarit kolektiv është i paaftë të ngrihet mbi mjedisin e fakteve. Është një formë e të menduarit kafshore. Ka një nocion të së mirës në atë masë, porsa të mjaftueshme, aq sa të gabojë të shkëmbejë cilindo mjet me të mirën absolute. E njëjta gjë ndodh me partitë. Në parim, partia është një instrument në shërbim të njëfarë konceptimi të të mirës publike. Kjo gjë është e vërtetë edhe për ata që janë të lidhur me interesat e një kategorie shoqërore, pasi ndodh gjithmonë që në sajë të njëfarë konceptimi të të mirës publike që do të kishte një përputhje ndërmjet të mirës publike dhe të këtyre interesave. Por ky konceptim është jashtëzakonisht i paqartë. Kjo është e vërtetë, pa përjashtim dhe pothuajse pa dallim shkallësh. Të gjitha partitë, duke filluar nga ata më të dobëtat dhe deri tek ata që janë të organizuara në mënyrë më të fortë, janë të barasvlershme për sa i përket paqartësisë së doktrinës. Askush, sado që ta ketë studiuar thellësisht politikën, nuk do të ishte në gjendje të paraqesë në mënyrë të qartë dhe të saktë doktrinën e ndonjë partie, duke përfshirë aty, meqë ra rasti, edhe të tijën. Njerëzit nuk janë aspak të gatshëm që t'ia rrëfejnë këtë fakt as vetvetes. Në qoftë se do ta bënin, do të ishin patëkeq të prirë të shihnim shenjën e një paaftësie personale, pa arritur të kuptonim se shprehja "Doktrinë e një partie politike" nuk mund të ketë, duke pasur parasysh natyrën e vetë gjërave, asnjë kuptim. Ndodh radhë herë që një njeri, edhe në qoftë se e kalon të tërë jetën e tij duke shkruar dhe duke shqyrtuar probleme teorike, të ketë një doktrinë. Një kolektiv nuk e ka kurrë. Doktrina nuk është një mall kolektiv. Është e vërtetë, mund të flasim për doktrinën e krishterë, për doktrinë hindu, doktrinë pitagoriane e kështu me radhë. Atëherë ajo çfarë përcaktohet me këtë term nuk është as individuale as kolektive; është një gjë e vendosur pafundësisht sipër njërës fushë ose fushës tjetër. Ajo është e vërteta, e pastër dhe e thjeshtë. Qëllimi i një partie politike është diçka e paqartë dhe joreale. Nëse do të ishte reale, do të kërkonte një sforcim të madh të vëmendjes, për arsye se një konceptim i së mirës publike nuk është një gjë e lehtë për
  • 6. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka t’u formuluar. Ekzistenca e partisë është e dukshme, e qartë, dhe nuk kërkon asnjë sforcim për t'u pranuar. Si përfundim është e pashmangshme që në fakt partia të jetë ajo vetë një qëllim në vetvete. Tashmë në këtë gjë ka idhujtari, sepse vetëm Perëndia është qëllim i ligjshëm në vetvete. Pasazhi është i lehtë. Vendosim si aksiomë se kushti i përgjithshëm dhe i mjaftueshëm që partia të shërbejë në mënyrë efikase konceptin e të mirës publike për arritjen e së cilës ekziston, është që ajo të posedojë një masë të madhe pushteti. Partia ndodhet pra, për efekt të mungesës së mendimit, në një gjendje të vazhdueshme pazotësie, të cilën ajo ja atribuon gjithmonë mungesës së pushtetit që disponon. Por asnjë sasi e caktuar pushteti nuk mund të konsiderohet si i mjaftueshëm, sidomos pasi është marrë. Partia gjendet në fakt, për shkak të mungesës së mendimit, në një gjendje të vazhdueshme paaftësie që ajo ia atribuon gjithmonë pamjaftueshmërisë së pushtetit që ka në dispozicion. Edhe sikur të ishte padroni absolut i të gjithë vendit, kushtëzimet ndërkombëtare do t'i impononin caqe të ngushta. Kështu pra tendenca thelbësore e partive është totalitare, jo vetëm në lidhje me një komb, por me të gjithë globin tokësor. Pikërisht për shkak se konceptimi i të mirës publike, karakteristikë e kësaj apo asaj partie, është një simulim, një gjë boshe dhe pa realitet, që imponon kërkimin e pushtetit total. Çdo realitet nënkupton në vetvete një limit. Vetëm ajo gjë që nuk ekziston nuk është e kufizueshme. Për këtë arsye ka ngjashmëri dhe aleancë ndërmjet totalitarizmit dhe mashtrimit. Shumë njerëz, kjo është e vërtetë, në përgjithësi nuk mendojnë për një pushtet total; ky mendim do t'i bënte të frikësoheshin. Ky është një mendim marramendës dhe duhet një lloj madhështie për ta mbështetur atë. Këta njerëz, kur interesohen për një parti, janë të kënaqur duke dëshiruar zhvillimin e saj; por e bëjnë si një gjë e cila nuk ka asnjë limit. Nëse këtë vit ka tre anëtarë më shumë se vitin e kaluar, ose në qoftë se mbledhja e parave ka dalë 100 franga më tepër, ata janë të lumtur. Por ata duan që kjo të vazhdojë pafundësisht në të njëjtin drejtim. Ata nuk do ta konceptonin kurrë që partia e tyre do të kishte mundësi të ketë në ndonjë rast, shumë anëtarë, shumë zgjedhës e shumë mjete. Temperamenti revolucionar të çon të konceptosh totalitetin. Temperamenti mikroborgjez të çon të instalohesh në imazhin e një përparimi të ngadalshëm, të vazhdueshëm dhe të pakufizuar. Por në të dy rastet zhvillimi material i partisë bëhet kriteri i vetëm ndaj të cilit përcaktohen të gjitha gjërat, e mira dhe e keqja. Pikërisht sikur partia të ishte një kafshë e vënë në majmëri, dhe sikur universi të ishte krijuar për ta dhjamur atë. Nuk mund të jemi njëkohësisht në shërbim të Zotit dhe Mamonës9 . Nëse kemi një kriter të së mirës të ndryshëm nga e mira, humbet nocioni i së mirës. Meqenëse zhvillimi i partisë përbën një kriter të së mirës, në mënyrë të pashmangshme kemi si pasojë një presion kolektiv të partisë në mendimet e njerëzve. Ky presion ushtrohet faktikisht. Ai del në pah publikisht. Rrëfehet, shpallet. Ky fakt do të na tmerronte në qoftë se zakoni nuk do të na kishte mpirë deri në këtë pikë. Partitë janë organizma të themeluar publikisht e zyrtarisht në një mënyrë të tillë, që të vrasin në shpirt ndjenjën e së vërtetës dhe të drejtësisë. 9 Sh.i.P. Transliterimi i kësaj fjale në gjuhën aramaike do të thotë pasuri ose fitim. "Pasuri e padrejtë" (Mamona) është fitimi i pandershëm ose fitimi për shkaqe egoizmi. - Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do të dojë tjetrin, ose do t'i qëndrojë besnik njërit dhe do të përçmojë tjetrin. Ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe Mamonës (Mateu 06:24); (Luka 16:09, 11, 13).
  • 7. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Presioni kolektiv ushtrohet mbi publikun e gjerë nëpërmjet propagandës. Qëllimi i rrëfyer i propagandës është për të bindur e jo për të ndritur. Hitleri e kishte kuptuar në mënyrë të përkryer se propaganda është gjithmonë një përpjekje për të skllavëruar shpirtrat. Të gjitha partitë bëjnë propagandë. Ai që nuk do ta bënte do të zhdukej, thjesht për faktin se të tjerat e bëjnë. Të gjithë e pranojnë se bëjnë propagandë. Askush nuk është aq i guximshëm në mashtrim deri në atë pikë sa të pohojë se i intereson edukimi i publikut, se punon për të formuar gjykimin e popullit. Partitë, është e vërtetë, flasin për edukim ndaj personave që u janë afruar atyre: simpatizantët, të rinjtë, anëtarët e rinj. Kjo fjalë është një mashtrim. Bëhet fjalë për një stërvitje që shërben për të përmbaruar zotërimin shumë më rigoroz që ushtrohet nga partia mbi mendimet e anëtarëve të saj. Le të imagjinojmë anëtarin e një partie - deputet, kandidat parlamentar apo thjesht militant - që merr përsipër publikisht angazhimin e mëposhtëm: «Sa herë që do të shqyrtoj çfarëdo problemi politik ose shoqëror, nuk ka rëndësi, unë zotohem se do të harroj krejtësisht faktin se unë jam një anëtar që i përkas grupit tim dhe se do të preokupohem vetëm për të njohur të mirën publike dhe drejtësinë». Një fjalim i tillë do të pritej shumë keq. Të tijtë dhe shumë të tjerë do ta akuzonin për tradhti. Ata më pak armiqësorët do të thoshin: «Atëherë pse je regjistruar në një parti?», duke rrëfyer kështu në mënyrë naive që duke hyrë në një parti hiqet dorë nga gjithçka, përveçse nga kërkimi i të mirës së përbashkët dhe drejtësisë. Ky njeri do të përjashtohej nga partia e tij, ose të paktën do të humbiste postin; e sigurisht që nuk do të zgjidhej. Por, çfarë është më keq, madje nuk duket se është e mundur që të thuhen këto gjëra. Në fakt, përveçse gabimisht, nuk janë thënë asnjëherë. Në qoftë se janë shqiptuar fjalë që në dukje ngjanin me to, ishte vetëm në sajë të njerëzve të cilët ishin të gatshëm për të qeverisur me mbështetjen e partive të ndryshme nga partia e tyre. Fjalët e këtij lloji do të tingëllonin atëherë si mungesë e fjalës së dhënë. Nga ana tjetër duket shumë e natyrshme, e arsyeshme dhe e ndershme që dikush të thotë: «Si konservator», ose «Si socialist, unë mendoj se…». Kjo, është e vërtetë, nuk është karakteristikë vetëm e partive. Nuk është turp të themi, për shembull: «Si francez, unë mendoj se...», «Si katolik, unë mendoj se...». Disa vajza të cilat thoshin se ishin të lidhura me golizmin10 si ekuivalenti francez i hitlerizmit, shtonin: «E vërteta është relative, bile edhe në gjeometri». Ato preknin kështu thelbin e çështjes. Nëse nuk ekziston e vërteta, është e ligjshme të mendojmë në këtë mënyrë apo në tjetrën, meqenëse gjendemi në këtë apo në atë situatë. Ashtu siç ka flokë të zinj, kafe, të kuq ose biond, sepse kështu jemi të bërë, ashtu edhe shprehim këto ose ato mendime. Mendimi, ashtu si flokët, bëhet atëherë produkti i një procesi fizik të eliminimit. 10 Sh.i.P. Lëvizje politiko-ideologjike franceze pas Luftës së Dytë Botërore e frymëzuar nga kryetari i njohur i Rezistencës Franceze, gjenerali Sharl de Gol (Charles de Gaulle). Përfaqësoi një lloj nacionalizmi modern, antipartiak dhe populist të brendshëm dhe mbrojtës i grandeur (madhështisë) franceze në politikën e jashtme. Lëvizja i dha jetë dy partive: Grupimit popullor francez në vitin 1947 dhe Bashkimit kombëtar republikan në vitin 1962. Lëvizja vuri në jetë tezat e saj të politikës së brendshme që kishin qëllim të krijonin kryesisht një pushtet presidencial me fuqi më të mëdha sovrane, të pavarura nga kontrolli i Parlamentit (Kushtetuta e 4 Tetorit 1958), dhe për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis presidentit dhe sovranitetit popullor nëpërmjet referendumit, duke qenë partitë e vendit interpretuese të pabesa të Vendit dhe meqenëse kishte dështuar eksperimenti i Rassemblement du Peuple Français (Grupimit popullor francez) i kuptuar si organ mbi partitë. <http://www.gaullisme.net/> (08/13).
  • 8. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Nëse, pranojmë se ekziston një e vërtetë, na lejohet të mendojmë vetëm atë çfarë është e vërtetë. Mendohet atëherë kjo gjë e dhënë, jo sepse jemi në fakt francez, ose katolik, apo socialist, por për shkak se drita magjepsëse e provës bindëse na detyron të mendojmë kështu dhe jo ndryshe. Në qoftë se nuk ka qartësi dhe lind dyshimi, është e qartë se me nivelin e njohurive që kemi, çështja është e dyshimtë. Nëse ka një probabilitet të ulët, është e qartë se ekziston një probabilitet i ulët; dhe kështu me radhë. Sidoqoftë, drita e brendshme i jep gjithmonë, atij që e konsulton, një përgjigje të qartë. Dhe ka pak rëndësi nëse përmbajtja e përgjigjes është pak ose shumë pohuese. Ajo i nënshtrohet gjithmonë revizionimit; por asnjë korrigjim nuk mund të bëhet përveçse nëpërmjet rritjes së dritës së brendshme. Nëse një njeri, anëtar i një partie, në mënyrë absolute ka vendosur që të mos jetë besnik në të gjitha mendimet e tij përveçse ndaj dritës së tij të brendshme dhe asgjësë tjetër, ai nuk mund t'ia tregojë këtë vendim partisë së tij. Ai është përballë saj në një situatë mashtrimi. Kjo situatë nuk mund të pranohet nëse nuk është në funksion të domosdoshmërisë që të detyron të jesh në një parti për të marrë pjesë në mënyrë efikase në jetën publike. Por, atëherë kjo nevojë është një e keqe, dhe duhet t’i jepet fund duke shfuqizuar partitë. Një njeri i cili nuk ka vendosur të jetë ekskluzivisht besnik ndaj dritës së brendshme vendos mashtrimin bash në qendër të shpirtit. Errësira e brendshme është dënimi. Më kot do të përpiqeshim për të dalë duke bërë dallim ndërmjet lirisë së brendshme dhe disiplinës së jashtme, sepse do të duhej në këtë rast të gënjenim publikun ndaj të cilit çdo kandidat, çdo i zgjedhur ka një detyrim të veçantë ndaj të së vërtetës. Nëse unë përgatitem për të thënë në emër të partisë sime gjëra që unë i vlerësoj si në kundërshtim me të vërtetën dhe drejtësinë, a mund t’i them në një shënim paraprak? Në qoftë se nuk e bëj këtë, atëherë gënjej. Nga këto tri forma gënjeshtrash - ndaj partisë, ndaj publikut, ndaj vetes sime - e para është shumë më pak e keqe. Në qoftë se megjithatë, anëtarësimi në një parti të detyron gjithmonë e në çdo rast, që të mashtrosh, ekzistenca e partive është absolutisht dhe krejtësisht një gjë e keqe. Ndodhte shpesh herë që të shihej në njoftimet e asambleve: Zoti X... do të paraqesë pikëpamjen komuniste (mbi çështjen në fjalë). Zoti Y... do të paraqesë pikëpamjen socialiste. Zoti Z... do të paraqesë pikëpamjen radikale. Në çfarë mënyre këto persona fatkeq mund të njohin pikëpamjen që duhet të paraqesin? Me kë do të kenë mundësi të konsultohen? Me cilin orakull? Një kolektiv nuk ka as gjuhë as penë. Organet e të folurit janë të gjitha individuale. Kolektivi socialist nuk qëndron në asnjë individ. E njëjta gjë për kolektivin radikal. Kolektivi komunist qëndron në Stalinin, por ai është larg; nuk ka mundësi t’i telefonojmë atij para se të flasim në një mbledhje. Jo, zotërinjtë X..., Y..., Z..., konsultonin vetveten. Por meqenëse ata ishin të ndershëm, para së gjithash ata e vinin veten në një gjendje mendore të veçantë, në një gjendje të ngjashme me atë në të cilën i kishte vënë aq shpesh atmosfera e ambienteve komuniste, socialiste, radikale.
  • 9. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Pasi të vihemi në këtë gjendje mendore, në qoftë se e lëmë veten të shkojë sipas reagimeve të veta, prodhohet në mënyrë të natyrshme një gjuhë që përputhet përkatësisht me 'pikëpamjet' komuniste, socialiste, radikale. Me kusht që, natyrisht, t’i ndalojë vetes rigorozisht çdo përpjekje të vëmendjes për të zbuluar drejtësinë dhe të vërtetën. Në qoftë se një mendim i tillë do të shprehej, do të ndeshnim në 'një rrezik të tmerrshëm', duke shprehur një 'pikëpamje personale'. Sot, në fakt mendohet se tensioni në drejtim të drejtësisë dhe të së vërtetës korrespondojnë me një pikëpamje personale. Kur Ponc Pilati e pyeti Krishtin: «Çfarë është e vërteta?» Krishti nuk iu përgjigj. Ai tashmë i ishte përgjigjur duke thënë: «Unë kam ardhur për të prurë dëshminë e të së vërtetës». Nuk ka një përgjigje. E vërteta janë mendimet që lindin në shpirtin e një krijese që mendon e që dëshiron krejtësisht dhe ekskluzivisht të vërtetën. Mashtrimi, gabimi - terma ekuivalent - janë mendimet e atij që nuk e dëshiron të vërtetën dhe mendimet e atij që e dëshiron të vërtetën, duke i shtuar edhe diçka tjetër. Për shembull, ai që e do të vërtetën por duke i shtuar konformizmin me këtë ose me atë mendim të caktuar. Por, si mund ta duam të vërtetën pa ditur asgjë për të? Ky është misteri i mistereve. Fjalët që shprehin një perfeksion të pakonceptueshëm për njeriun - Zoti, e vërteta, drejtësia - të shqiptuara brenda vetes me dëshirë, pa u bashkuar me asnjë koncept të veçantë, kanë fuqi që ta ngrenë shpirtin dhe ta mbushin me dritë. Duke dëshiruar vetëm të vërtetën, pa asgjë tjetër, dhe pa tentuar për të gjetur paraprakisht përmbajtjen, shihet drita. Në këtë konsiston pra mekanizmi i vëmendjes. Është e pamundur që të shqyrtojmë problemet tmerrësisht komplekse të jetës publike, duke u kujdesur njëkohësisht, nga njëra anë që të dallojmë të vërtetën, drejtësinë, të mirën publike e nga ana tjetër të ruajmë qëndrimin që i ka hije një anëtari të këtij soj grupimi. Aftësia njerëzore e vëmendjes nuk është në gjendje të përballojë dy preokupime njëkohësisht. Në fakt, kushdo që zgjedh njërin, braktis tjetrin. Por asnjë vuajtje nuk e pret atë që braktis drejtësinë dhe të vërtetën. Ndërsa sistemi partiak nënkupton dënimet më të dhimbshme për të padisiplinuarit, është fjala për ndëshkimet që prekin pothuajse gjithçka - karrierën, ndjenjat, miqësinë, reputacionin, nderin, ndonjëherë madje edhe jetën familjare. Partia komuniste e ka çuar këtë sistem deri në përsosje. Edhe për atë që brenda vetes nuk nënshtrohet, ekzistenca e dënimit falsifikon në mënyrë të pashmangshme arsyetimin. Sepse në qoftë se ai dëshiron të reagojë kundër influencës së partisë, ky vullnet i reagimit është një shkak i huaj për të vërtetën, tek i cili nuk duhet të kemi besim. Por vetë ky mosbesim është i huaj për të vërtetën; e kështu me radhë. Vëmendja e vërtetë është një gjendje aq e vështirë për njeriun, aq e dhunshme sa çdo turbullirë personale e ndjeshmërisë është e mjaftueshme për ta penguar. Del si rezultat detyrimi i domosdoshëm për të mbrojtur, me aq sa është e mundur, aftësinë për të dalluar që ne mbartim brenda vetes, kundër turbullirës së shpresave dhe të druajtjeve personale. Në qoftë se një njeriu do t’i duhet të bëjë disa llogari shumë të komplikuara numerike, duke e ditur se do të rrihet sa herë që të nxjerrë si rezultat një numër çift, atëherë situata e tij do të jetë shumë e vështirë.
  • 10. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Diçka në pjesën trupore të shpirtit do ta shtyjë atë që t’i japë llogarive, me një lëvizje të lehtë të gishtit të madh, për të nxjerrë si rezultat gjithmonë një numër tek. Duke dashur të reagojë do të rrezikojë të gjejë një numër çift edhe atje ku nuk duhet. E marrë në këtë lëvizje luhatëse, vëmendja e tij nuk është më e paprekur. Nëse llogaritjet janë komplekse, në mënyrë që të kërkojnë nga ana e tij, një vëmendje të plotë, është e pashmangshme që të gabojë shpeshherë. Nuk do t’i hyjë hiç në punë fakti se ai është shumë inteligjent, shumë i guximshëm, dashnor i zjarrtë i së vërtetës. Çfarë duhet të bëjë? Është shumë e thjeshtë. Në qoftë se mundet të shpëtojë nga duart e atyre që e kërcënojnë me kamxhik, duhet të ikë. Në qoftë se ka pasur mundësi të mos binte në dorë të tyre, duhet ta kishte shmangur atë. Ndodh pikërisht e njëjta gjë për partitë politike. Kur në një vend ka parti, rezulton herët a vonë një gjendje faktike e tillë e cila e bën të pamundur një ndërhyrje efikase në jetën publike, pa hyrë në një parti dhe pa marrë pjesë në lojë. Kushdo që interesohet për pasurinë publike dëshiron të interesohet në mënyrë efikase për të. Prandaj, ata të cilët kanë tendencë të interesohen për pasurinë publike, o duhet të heqin dorë nga të menduarit për të e të merren me diçka tjetër, ose duhet të kalojnë nëpër makinën e petëzimit të partive. Në këtë rast i lindin disa shqetësime, që përjashtojnë shqetësimin për pasurinë publike. Partitë janë një mekanizëm i jashtëzakonshëm, në sajë të të cilit, në krejtësisht kombin, nuk ka as edhe një individ që t’i kushtojë të gjithë vëmendjen e tij përpjekjes për të dalluar qartë në jetën publike, të mirën, drejtësinë e të vërtetën. Rezulton se – përveçse një numri tepër të vogël të disa koincidencave të rastësishme - nuk vendosen dhe nuk merren masa, veçse në kundërshtim me të mirën publike, drejtësinë dhe të vërtetën. Në qoftë se do t'ia besonim djallit organizimin e jetës publike, ai nuk mund të imagjinonte ndonjë gjë më inteligjente. Në qoftë se realiteti ka qenë paksa më pak i errët, kjo është për shkak se partitë nuk e kishin gllabëruar akoma gjithçka. Por në fakt, a ka qenë ai më pak i errët? A nuk ishte ai aq i errët, si në kuadrin që kemi skicuar këtu? A thua se ngjarjet nuk e kanë dëshmuar? Duhet pranuar se mekanizmi i shtypjes shpirtërore dhe mendore i partive, është futur në histori nga Kisha katolike në luftën e saj kundër herezisë. Një i konvertuar që hyn në Kishë - ose një besimtar i cili merr vendim dhe vendos të qëndrojë në kishë - ka perceptuar te dogma një pjesë të së vërtetës dhe të mirësisë. Por duke kapërcyer pragun ai shpall në të njëjtën kohë se nuk ka qenë goditur nga anathema sit11 , domethënë shpall se pranon në bllok të gjitha nenet që quhen 'të besimit të rreptë'. Këto nene ai nuk i ka studiuar. Megjithëse, madje edhe me një shkallë të lartë inteligjence dhe kulture, një jetë e tërë nuk do të ishte e mjaftueshme për këtë studim, pasi ai përfshin studimin e rrethanave historike të çdo dënimi. 11 Sh.i.P. Anathema sit: qofshin mallkuar (Testamenti i Ri Gal. 1,8). 1.8). Sed licet nos aut angelus de caelo evangelizet vobis praeterquam quod evangelizavimus vobis, anathema sit! (= Por, edhe sikur vetë ne ose një engjëll i qiellit t'u predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, kushdo që të jetë, qofshin mallkuar!). Me këtë shprehje të Shën Palit fillojnë të gjitha aktet e Këshillit të Trentit (1545 - 1563) që dënonin herezitë e ndryshme dhe doktrinat që nuk pranohen nga Kisha katolike.
  • 11. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Si mund t’i përmbahemi dëshmive që nuk i njohim? Mjafton t’i nënshtrohemi pa kushte autoritetit nga i cili ata burojnë. Për këtë arsye Sh’ Toma12 nuk deshi të vërtetojë pohimet e tij, përveçse me anën e autoritetit të Kishës, duke përjashtuar çdo argument tjetër. Sepse, pohon ai, nuk ka nevojë për argumente të tjerë për ata që e pranojnë, dhe asnjë argument nuk mund të bindë ata që e kundërshtojnë atë. Kështu, drita e brendshme e të së vërtetës, kjo aftësi e dallimit që i jepet nga lart shpirtit njerëzor, si përgjigje ndaj dëshirës për të vërtetën, është lënë mënjanë, e dënuar për të bërë punë të rënda, e destinuar për të bërë mbledhje numrash, e përjashtuar nga të gjitha kërkimet në lidhje me fatin shpirtëror të njeriut. Motivi i mendimit nuk është më dëshira e pakushtëzuar, e papërcaktuar nga e vërteta, por dëshira e konformizmit me një mësim të paracaktuar. Që Kisha e themeluar nga Krishti të ketë asfiksuar kështu dhe në një masë kaq të madhe frymën e së vërtetës - dhe në qoftë se nuk e ka bërë atë plotësisht, pavarësisht nga Inkuizicioni, është për shkak të faktit se mistika ofronte një strehë të sigurt - është një ironi tragjike. Kjo gjë është vënë re shpesh herë. Megjithatë është vërejtur më pak shpesh një tjetër ironi tragjike. Lëvizja e revoltës kundër mbytjes së shpirtit nën regjimin e inkuizicionit ka marrë një orientim të tillë sa të vazhdojë veprën e asfiksimit të shpirtrave. Reforma dhe humanizmi i Rilindjes, produkt i dyfishtë i kësaj revolte, kanë kontribuar në masë të madhe që të ngjallin, pas tre shekujsh pjekurie, shpirtin e vitit 1789. Pas njëfarë kohe, rezultati ka qenë demokracia jonë e themeluar në lojën e partive, si rrjedhim i së cilës çdonjëra është një Kishë e vogël profane e armatosur me kërcënimin e shkishërimit. Ndikimi i partive ka kontaminuar të gjithë jetën mendore të epokës sonë. Një njeri që hyn në një parti ka parë ndoshta në veprimin dhe propagandën e kësaj partie gjëra që i janë dukur të drejta dhe të mira. Por ai kurrë nuk ka studiuar pozicionin e partisë në lidhje me të gjitha problemet e jetës publike. Duke hyrë në parti, ai pranon pozicione që injoron. Në këtë mënyrë ia nënshtron mendimin e tij autoritetit të partisë. Kur gradualisht do t’i njohë këto pozita, do t’i pranojë pa i shqyrtuar. Është pikërisht e njëjta situatë për dikë që aderon në ortodoksinë katolike e që e koncepton atë ashtu siç vepron Sh’ Toma. Nëse një njeri do të thoshte, ndërsa kërkon teserën e anëtarësimit: «Unë jam dakord me partinë në këtë pikë dhe në atë pikë; nuk i kam studiuar akoma pozitat e tjera të partisë dhe pezulloj plotësisht gjykimin tim deri sa t’i kem studiuar», sigurisht do t’i luteshin që të kthehet një herë tjetër. Por në fakt, përveç përjashtimeve shumë të rralla, ai që hyn në një parti pranon i bindur qëndrimin shpirtëror që do të shprehë më vonë me fjalët: «Si monarkik, si socialist, mendoj se…». Është shumë ngushëlluese! Sepse do të thotë të mos mendosh. Nuk ka asgjë më komode se sa të mos mendosh. 12 Sh.i.P. Tommaso d'Aquino (l. Roccasecca, 1225 - v. Fossanova, 7 mars 1274) ka qenë një frat dominikan, i kohës së Skolastikës (Skolastika është termi me të cilin zakonisht përcaktohet filozofia e krishterë mesjetare, në të cilën u zhvillua ajo shkollë e mendimit e njohur edhe si skolasticizëm), quhej Doctor Angelicus nga bashkëkohësit e tij. Ai adhurohet si shenjt nga Kisha Katolike e cila që nga viti 1567 e konsideron edhe Doktor i Kishës. Ai adhurohet si shenjt edhe nga Kisha luterane. Sipas Tomës: «Besimi dhe arsyeja mund të pajtohen, bile, arsyeja i shërben qenieve njerëzore për të pyetur veten edhe në lidhje me disa enigma të besimit. Qëllimi i besimit dhe i arsyes është i njëjtë, atëherë në qoftë se arsyeja është në konflikt me besimin ajo duhet t'ia lëshojë vendin këtij të fundit». < https://it.wikipedia.org/wiki/Tommaso_d'Aquino> (08/13).
  • 12. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Për sa i përket karakteristikës së tretë të partive, që janë makina për të fabrikuar pasion kolektiv, është aq e qartë sa s’është rasti që të këmbëngulim. Pasioni kolektiv është energjia e vetme që partitë kanë në dispozicion për propagandën e jashtme dhe për presionin që ushtrojnë mbi shpirtin e secilit anëtar. Pranohet se fryma a animit nga njëra palë të verbon, të bën të shurdhët ndaj drejtësisë, shtyn madje edhe njerëzit e ndershëm që të luftojnë me furi mizore kundër të pafajshmëve. Kjo gjë pranohet, por nuk mendohet që të zhduken organizmat që fabrikojnë një frymë të tillë. Megjithëkëtë, ndalohen substancat narkotike. Ka, megjithatë, njerëz të cilët përdorin substanca narkotike. Por sigurisht që do të kishte më shumë në qoftë se shteti do të organizonte shitjen e opiumit dhe të kokainës te të gjithë cigareshitësit, me afishe reklame për të inkurajuar konsumatorët. Përfundimi është se krijimi i partive duket se ka krijuar një të keqe në një gjendje pothuajse shqeto. Ata janë të këqija në parimin e tyre dhe të këqija janë efektet e tyre praktike. Eliminimi i partive do të paraqiste një të mirë pothuajse absolute. Duket qartë se parimisht është legjitim dhe praktikisht nuk mund të prodhojë veçse efekte pozitive. Kandidatët nuk do t’i thonë votuesve: «Unë kam këtë etiketë» - atë që praktikisht nuk i mëson asgjë në mënyrë rigoroze publikut në lidhje me qëndrimet konkrete të tyre, ndaj problemeve konkrete - por: «Unë mendoj këtë ose atë, në lidhje me këtë apo atë problem të madh». Zgjedhësit do të bashkoheshin ose do të shkëputeshin sipas lojës natyrale dhe të lëvizshme të afiniteteve. Unë me të vërtetë mund të pajtohem me Zotin A... mbi kolonizimin dhe të mos jem dakord me të mbi pronën fshatare; dhe anasjelltas me Zotin B... Në qoftë se flitet për kolonizimin para sesionit, do të shkoj të flas pak me Zotin A; por në qoftë se bëhet fjalë për pronësinë fshatare, do të flas me zotin B. Kristalizimi artificial në parti ka përkuar kaq pak me afinitetet reale sa që një deputet mund të mos ishte dakord, ndaj të gjitha qëndrimeve konkrete, me kolegun e tij partiak dhe përkundrazi të ishte dakord me një anëtar të një partie tjetër. Sa herë ka ndodhur në Gjermani, që në vitin 1932, një komunist dhe një nazist duke diskutuar rrugës kanë qenë goditur nga një marramendje kur kanë konstatuar se ishin dakord për të gjitha pikat e diskutimit! Jashtë parlamentit, meqë do të kishte disa revista idesh të ndryshme, shumë logjikisht do të formoheshin rreth tyre disa ambiente afiniteti. Këto ambiente do të duhej megjithatë të mbaheshin në një gjendje fluiditeti. Është fluiditeti që e dallon nga partia një ambient afiniteti dhe e ndalon të ketë një ndikim negativ. Kur frekuentojmë në formë miqësore personin që e drejton këtë revistë dhe ata që shkruajnë shpesh në të, kur vetë ne shkruajmë në të, merret vesh se jemi në kontakt me ambientet e asaj reviste. Por ne vetë nuk jemi në gjendje të themi se bëjmë pjesë në atë revistë; nuk ka një dallim të qartë në mes të brendshmes dhe të jashtmes. Më larg janë ata që lexojnë revistën dhe njohin një ose dy nga ata që shkruajnë në të. Më tej, janë lexuesit e rregullt që aty marrin frymëzimin e tyre. Akoma më larg, gjenden lexuesit e rastësishëm. Por askush nuk do të ëndërronte të mendonte ose të thoshte: «Meqenëse jam i lidhur me këtë revistë, unë mendoj se ...». Atëherë kur disa bashkëpunëtorë të një reviste paraqiten në zgjedhje, do të duhej që t’i ndalohej atyre që të përfitonin nga revista. Do të duhej që t’i ndalohej revistës që t’i japë atyre ndonjë emërim në ndonjë
  • 13. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka post, ose që të ndihmojë drejtpërdrejt ose tërthorazi kandidaturën e tyre apo madje edhe vetëm që t’i përmendë. Do të duhej të pengohej formimi i çfarëdolloj grupi 'miqsh' të kësaj reviste. Nëse një revistë do t’i ndalonte bashkëpunëtorëve të saj që të bashkëpunonin me revista të tjera, sido qofshin ato, duke i dënuar me pushim nga puna, ajo revistë do të duhej të mbyllej porsa të vërtetohej ky fakt. Kjo nënkupton një regjim shtypi që i bën të pamundura botimet, bashkëpunimi me të cilat është diçka e pandershme (të tipit Gringoire, Marie-Claire, etj.). Sa herë që një ambient afiniteti do të përpiqej të kristalizohej, duke i dhënë një karakter të caktuar cilësisë së anëtarit, do të hapej një ndjekje penale në qoftë se fakti do të kishte mundësi të demonstrohej. Do të kishte, natyrisht, parti klandestine. Por anëtarët e tyre do të kishin një ndërgjegje të keqe. Nuk do të kishin mundësi të ushtronin profesionin publik të servilizmit shpirtëror. Ata nuk do të kishin mundësi të bënin asnjë propagandë në emër të partisë. Partia nuk do të kishte mundësi t’i mbante të mbyllur në një rrjetë pa dalje interesash, ndjenjash dhe kufizimesh morale. Sa herë që një ligj është i paanshëm, i drejtë dhe i bazuar mbi konceptin e të mirës publike që asimilohet me lehtësi nga populli, ai dobëson gjithçka që ndalon. Dobëson vetëm për faktin se ekziston dhe pavarësisht nga masat represive që kërkohen për të siguruar zbatimin e tij. Kjo madhështi e brendshme e ligjit është një faktor i jetës publike që ka kohë që është harruar, përdorimin e të cilit duhet ta rivendosim. Në ekzistencën e partive klandestine nuk duket se ka ndonjë të keqe e cila nuk gjendet tashmë e në një shkallë shumë më të lartë, në fakt edhe në partitë ligjore. Në përgjithësi, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, nuk ka mundësi të zbulohet nga asnjë pikëpamje ndonjë e keqe e asnjë lloji në lidhje me eliminimin e partive. Për shkak të një paradoksi të veçantë masat e këtij lloji, që nuk paraqesin probleme, janë në realitet ato që kanë më pak të ngjarë të zbatohen. Na thuhet: në qoftë se kjo zgjidhje është me të vërtetë kaq e thjeshtë, atëherë pse nuk është aplikuar tash sa kohë? Megjithatë, në vija të përgjithshme gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe të menjëhershme. Masa për të cilën ne jemi duke diskutuar do ta shtrinte virtytin e saj shërues shumë përtej jetës publike, sepse fryma e partisë ka arritur të kontaminojë gjithçka. Institucionet që përcaktojnë lojën e jetës publike në një Vend influencojnë gjithmonë tërësinë e mendimit, për shkak të prestigjit të pushtetit. Kemi arritur, në të gjitha fushat, që të mos mendojmë më veçse duke zënë pozicione 'pro' apo 'kundër' një opinioni. Si rrjedhim kërkohen argumente sipas rastit, pro ose kundër. Është pikërisht transpozimi i aderimit në një parti. Ashtu siç gjenden, në partitë politike, disa demokratë që pranojnë disa parti, ashtu edhe për sa i përket opinioneve njerëzit me horizont të gjerë i njohin njëfarë vlere opinioneve me të cilat janë në kundërshtim. Kjo do të thotë se kemi humbur krejtësisht orientimin, aftësinë për të dalluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër.
  • 14. http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Shqipëroi G. Luka Të tjerët, pasi kanë marrë qëndrim në favor të një opinioni, nuk duan të shqyrtojnë asgjë që të jetë në kundërshtim me të. Ky është transpozimi i shpirtit totalitar. Kur Ajnshtajni erdhi në Francë, të gjithë njerëzit e ambienteve pak a shumë intelektuale, duke përfshirë edhe vetë shkencëtarët, u ndanë në dy kampe, pro dhe kundër. Çdo mendim i ri shkencor në qarqet shkencore u nda në përkrahësit dhe kundërshtarët e tij, të gjithë të nxitur në një nivel të lartë nga fryma e partisë. Nga ana tjetër kishte në këto ambiente disa tendenca e disa fraksione në një gjendje pak a shumë të kristalizuar. Në art dhe në letërsi, fenomeni është edhe më i dukshëm. Kubizmi dhe Surealizmi kanë qenë disa soj partish. Kishim mundësi të ishim 'gidian'13 ashtu siç kishim mundësi të ishim 'maurrasian'14 . Për të bërë emër, është e dobishme që të jemi të rrethuar nga një grup admiruesish të animuar nga një frymë partishmërie. Në të njëjtën mënyrë nuk kishte dallim të madh në mes të pasionit për një parti dhe lidhjes mbas një Kishe apo të qëndrimit anti-fetar. Mund të jemi pro ose kundër besimit në Zotin, pro ose kundër Krishterimit e kështu me radhë. Kemi arritur në atë pikë, për çështjet e fesë, sa të flasim për militantë. Deri edhe në shkolla nuk dihet se si mund ta stimulojmë mënyrën e të menduarit të fëmijëve, veçse duke i ftuar që të zënë një pozicion duke qenë pro ose kundër. Citohet një frazë e një autori të madh dhe pyeten ato: «A jeni dakord apo jo? Shpjegoni argumentet tuaja». Në provim, të shkretët, të detyruar që ta përfundojnë detyrën e klasës brenda tre orësh, nuk mund të harxhojnë më shumë se pesë minuta për të pyetur veten se cili është mendimi i tyre mbi atë çështje. Do të ishte mjaft e lehtë t’u themi atyre: «Meditoni për këtë frazë dhe shprehni reflektimet që u vijnë në mendje». Pothuajse kudo - e shpesh edhe në lidhje me problemet thjesht teknike - veprimi i animit nga një parti, për të marrë një pozicion pro ose kundër, ka zëvendësuar veprimin e të menduarit. Bëhet fjalë për një lebër e cila e ka origjinën në qarqet politike dhe është përhapur, në të gjithë Vendin, duke cenuar pothuajse krejtësisht mënyrën e të menduarit. Nuk është e sigurt në se është e mundur që të shërohet kjo lebër që po na mbyt, pa filluar nga eliminimi i partive politike.15 13 Sh.i.P. Ithtar i André Gide (Paris, 22 nëntor 1869 - Paris, 19 shkurt 1951) shkrimtar francez, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1947. Disa nga temat qendrore të veprës dhe të jetës së André Gide janë: një mendje e hapur ndaj të gjitha formave të përvojës, pranimi i çdo kënaqësie që mund të na ofrojë momenti dhe afirmimi i jetës individuale mbi parimet morale; pra liria ekstreme, pamundësia e një zgjedhje, si rrjedhim "disponibilité" (disponueshmëri); por vetë në këtë rigorizëm duhet të kërkohen shkaqet e kthimit të tij në puritanizëm, të krizave të tija dhe të turbullirës së tij shpirtërore. 14 Sh.i.P. Maurrasizmi (Maurrassism) është një doktrinë politike e zhvilluar nga Charles Maurras (Martigues, 20 prill 1868 – Tours, 16 nëntor 1952), pararoja e së cilës ishte Action française. Maurrasizmi është i themeluar mbi rregullin dhe arsyen, ekzaltimin e ndjenjës kombëtare dhe përparësinë e komunitetit mbi individin, dhe, veçanërisht ka gjetur shprehjen e tij në lëvizjen Action française e cila siguron kohezionin e Francës dhe të grandeur (madhështisë) së saj. Bazohet në sloganin "Politique d'abord" (Politika në vend të parë), në postulatin e nacionalizmit dhe të konstatimit (sipas Maurras) se shoqëria (franceze) në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë është minuar nga dekadenca e korrupsioni. Sipas Maurras, dy të këqijat burojnë kryesisht nga Revolucioni Francez dhe arrijnë paroksizmin e tyre në çështjen Dreyfus. 15 Simone Weil, Note sur la suppression générale des partis politiques (1940), Écrits de Londres, p. 126 et s.