SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 10
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË
FAKULTETI I BIZNESIT
Departamenti i Administrim biznesi
PUNIM SEMINARIK
LËNDA: Sociologji
TEMA: Udhëpërshkrim i vetës
Mentori Studentët:
Mr.sci.Bekim Avdiaj Shpejtim Rudi
Agnesa Berisha
Pajtime Murtezaj
Pejë,Maj 2014
Përmbajtja
Hyrje---------------------------------------------------------------
Trajektorja e vetes-----------------------------------------------
Identiteti i vetës,historia,moderniteti----------------------
Stili i jetës dhe planet mbi jetën-----------------------
Përfundimi--------------------------------------------------------
Konkluzion------------------------------------------------------
Literatura-------------------------------------------------------
Hyrje
Si fjalë e parë duam të themi se moderniteti dallon nga të gjitha format tjera të rendit shoqëror ne
dinamizmin e tij,ne dobesimin e zakoneve dhe kostumeve tradicionale,dhe me efektin e
globalizimit.
Ne shoqerite moderne qështja e identitetit është e pashmangshme,edhe per ata te cilet nuk e kanë
ndare ndonje mendim ose s’kanë pasur shqetesim mbi qeshtjen e identitetit te tyre kane qene te
detyruar te bëjnë zgjedhje te rendesishme duke filluar nga formatet e jetes se perditshme si
veshja e deri tek vendimet me ndikim te larte.
Identiteti i vetvetes per kete arsye duhet te jete i organizuar ne menyre refleksive, dhe kjo sipas
Giddensit mund te behet permes nje procesi te qendrushem dhe koherent te rrefimeve
biografike.1
Ne anen tjeter menyrat e jeteses jane bere nje qeshtje e zgjedhjes se negociuar.
Intimiteti gjithashtu eshte transformuar .Marredheniet intime personale pershkrohen nga
ndikimet te ndermjetsuara qe vijne nga sistemet e nje shkalle te madhe sociale,po ashtu keto
marredhenie veqohen per miksimin e vlerave te pergjithshme si besimit,pranimit
pragmatik,skepticizmit,refuzimit dhe terheqjes.
Shum relacione shoqerore primare ne kohet moderne dobesohen dhe krijohet nje lidhje
sekondare jo e sigurte e cila e vendos njeriun ne nje sfide fundamentale per shkak se zgjedhjet e
tyre më nuk jane te determinuara nga traditat e nga lidhjet fisnore ,ne kohen post tradicionale
individi eshte ai qe duhet te beje zgjedhjen e tij dhe te percaktoj rolin e vet.
1
Anthony Giddens, Baron Giddens
Trajektorja e vetës
-Në këtë kapitull Gidensi zhvillon një analizë të bazuar në librin e Jannette Rainwater ‘Terapi për
veten” libër i cili është i orientuar në praktikë.
Çka të bëjë ? Si të reagoj?Kush të bëhem? 2
Këto janë disa nga pyetjet kryesore për të gjithë ata që po jetojnë në rrethanat e modernitetit të
vonshëm.Pyetje të cilat në një nivel apo tjetër të gjithë ne i pergjigjemi përmes sjelljeve në baza
ditore.
Idea kyqe në perspektivën e Rainëater ështe përcakuar në fillim të librit të saj.Terapia me një
person tjetër –psikiatër ose këshilltar,ajo pohon që është e rëndësishme shpesh edhe
vendimtare,është pjesë e realizimit të vetvetës.Por Rainëater thekson që terapia mund të jetë e
sukseshme kur në të përfshihet refleksiviteti i vet individit(Kur klienti fillon të mësojë si ti bëjë
tërapi vetes).Terapia nuk është diqka që i “bëhet” ose që i “ndodh” individit ,por është një
pervojë që e perfshin individin në një reflektim sistematik në lidhje me shtegun e zhvillimeve te
jëtës së asaj apo atij.Terapisti në këto raste më shum e luan rolin e katalizatorit i cili mund ta
përshpejtoj gjetjen e formës së procesit të terapis mbi veten.
“Terapi vetes” është e bazuar së pari dhe më së shumti në një obzervim kronik mbi veten.
çdo moment jetësor thekson Rainëater ,është një “moment i ri” ne të cilin individi mund të pyet
“çka dua për veten time” Të jetuarit e çdo momenti ne mënyre reflektive është çështje e vetëdijes
së lartë të mendimeve,ndenjave, ndjesive trupore.
Informimi ,vetdija presente ose qka Rainëater quan “arti i zakonshem i vetobzervimit”,nuk shpie
ne zhytjen kronike të përvojës.Përkundrazi është kusht që në mënyrë efektive të përcillet
planifikimi i së ardhmes.Vet-terapia nënkupton kërkësen për të jetuar çdo moment në maksium
,por prerazi nuk nënkupton që e tërë kjo ti ipet joshjes mbi të tashmen.Terapia është një proces i
rritjes ,në të cilin duhet të përfshihen shumica e tranzicioneve të cilat janë të pranishme në jetën e
personit.
Mbatja e një ditari ,dhe zhvillimit të një autobiografie imagjinare ose reale janë mjetet e
mendimit mbi të ardhmen.Ditari sugjeron Rainëater duhet të shkruhet për veten ,duke mos e
pasur mendimin për ti a treguar dikujt tjetër,ditari është një vend ku individi mund të jëtë
komplet i sinqertë me veten dhe ku permës mesimit nga shenimet e mëparshme mbi pervojat dhe
gabimet personi mund të skicoj një proces te vazhdueshëm të rritjes.Autobiografia është një
intervenim korrekt në të kaluarën jo vetëm thjesht një kronikë e ngjarjeve të kaluara.
Njëra nga aspektet e saja është “mbajtja gjallë e fëmijes që ju ishit”.Të menduarit mbrapa të një
faze të vështirë e traumatike të fëmijërisë,individi flet me sensin e fëmijës që ishte.
Aspekti tjetër është “ushtrime korigjuese mbi pervojen emocionale”
Personi në këtë rast shkruan një ngjarje nga e kaluara në formën e një tregimi të shkurtër i
shkruar në kohën e tashme ,kështu duke e rikujtuar ndodhinë dhe ndenjat me aq saktësi sa të
mundet.Rikonstruktimi i së kaluarës shkon së bashku me parashikimin e një trajektore premtuese
për të ardhmen.Vet-terapia supozon atë qka Rainëater e quan”dialog me kohën”- një proces i
pyetje mbi veten në lidhje me manovrimin e kohës gjatë tëper periudhës jetësore të tij.
Njerëzit të cilët i frikësohen të ardhmes përpiqen ta “sigurojnë” vetveten e tyre – me
para,pronë,sigurim shëndetësor,marrëdhënie personale,kontrata martesore.Prindërit përpiqen ti
shtrëngojnë fëmijet për ata etj. Mirpo e vertëta e vrazhdë psikologjike është që nuk ka
vazhdimësi ,qëndrueshmeri në marredheniet njerzore,aq sa ka në rezervat e
2
Gidens& Jannette Rainwater
marketit,motit,”sigurisë kombëtare” e më tej.Sa më shum që ne mësojmë të jemi realisht ne të
tashmen me të tjerët,duke krijuar rregulla e duke mos ngritur gardhe mbi të ardhmen, do të jemi
më të fortë në veten tonë dhe më të afërt e të lumtur në marrëdheniët tona.
Identiteti i vetës ,historia dhe moderniteti
Ne mundemi,natyrisht ,të themi thjesht se kërkimi mbi identitetin e vetës është një problem
modern ,mbase me origjinës në individualizmin Perendimor.Baumeister deklaron që në kohët
para moderne theksimi i tanishëm në individualitetin mungonte.Ideja që çdo person ka një
karakter të veqantë dhe aftësi speciale të cilat mund ose smund të permbushen është e huaj për
kulturën paramoderne.Analizat e Baumeister e rikujtonë qasjen e Durkemit: individi në një
kuptim të caktuar, nuk ka ekzistuar në kulturën tradicionale dhe individualiteti nuk ka qenë i
çmuar.Vetëm me emergjencën e modernitetit , dhe veqanërisht me ndarjen e punës ,ndarja e
individit u bë qendra e vemëndjes.
Të gjitha këto qasje e kanë rendësinë e vetë, duke e bashkangjitur këtu edhe qasjen e Gidensit i
cili mendon që individualiteti është vlerësuar –me kufizime të ndryshme- në të gjitha kulturat
,një kuptim ose tjetër ka qënë kultivimi i potencialeve individuale.Ndërsa tani permës një liste
me pika të veqanta do të paraqesim konceptin e Rainwater mbi atë se qka është terapia dhe si
implikohet .
1.Vetja shihet si një projekt refleksiv, për të cilin individi është përgjegjës.Ne jemi jo qka ne
jemi po qka krijojmë nga vetja.Nuk do të ishte e vertetë sikur të thoshim që vetja konsiderohet si
një përmbajte terësisht e zbrazët,për atë arsye janë proceset psikologjike të formimit të vetës dhe
nevojat psikologjike që sigurojnë parametrat e njohjës së vetës.
2.Vetja formon një trajektore të zhvillimit prej të kaluarës drejt të ardhmës parashikuar.
Individi e përvetëson të kaluarën përmës së cilës e shoshit aspektin në të cilin e parashikon një të
ardhme të organizuar.Trajektorja e vetes ka një koherenc e cila rrjedh nga vetdija kognitive të
fazave te ndryshme të periudhës jetësore.
3.Refleksiviteti i vetes është i vazhdueshëm dhe po ashtu depërtues.Në secilin moment ,ose së
paku në intervale të rregullta , nga individi kërkohet ta drejtoj një vet interogatim në aspektin e
asaj se qka është duke ndodhur.Refleksiviteti në këtë kuptim i përket historicitetit refleksiv të
modernitetit,veqantë nga mënyra e pergjithshme e një monitorimi refleksiv të veprimit.Ashtu si
Rainwater thekson është një art i praktikuar i vet obzervimit:
Çka po ndodh tani?
Çka jamë duke menduar?
Çka jamë duke bërë?
Si e kam frymarrjen?
4.Është bërë e qartë që identiteti i vetes ,si një fenomen koherent i pergjigjet një tregim
,tregimi për veten duhet të jetë i qartë.Mbajtja e një ditari dhe fokusi në shkrimin e autobiografisë
janë rekomandime qendrore për të mbeshtetur një kuptim te integruar të vetës.
5.Aktualizimi i vetvetës nënkupton kontrollin e kohës- në esenc ,përforcimi i zonave të kohës
personale të cilat kanë një lidhje të largët me rregulla të jashtme kohore.
Këmbëngulja mbi përparsinë e kohës personale shfaqet gjithkund në librin e Rainëater,edhe ky
aspekt nuk është i paraqitur si filozofi e “të tashmes absolute” por si një mjet për kontrollimin e
kohës së lirë të periudhës jetësore.
6.Refleksiviteti i vetës shprehet edhe përmes trupit,ku trupi është pjësë e sistemit të veprimit
më shumë se mund të konsiderohet një objekt pasiv.Të qenurit i informuar mbi veprimet trupore
është themelore mbi”mbajtës së plotësisë momentale në duar”dhe po ashtu detyrimin mbi
monitorimin e vetdijshem të te dhenave hyrëse shqisore nga mjedisi.
7.Aktualizimi i vetës kuptohet në kushtet e balancit ndërmjet mundësive dhe rrezikut.Duke e
lenë të shkojë të kaluaren përmes teknikave të ndryshme dhe duke u liruar nga shprehitë
emocionale shtypëse prodhon një vargë mundësishë për zhvillimin e vetës.Bota është bërë vend i
menyrave potenciale të të qenurit dhe të berit ,në kushtet e nje nderhyrje eksperimentale ne të
cilin individi është në gjendje të ndërmar.
8.Fija morale e aktualizimit të vetës qendron tek autenticiteti i bazuar në “të qenurit i vertetë
për veten tënde”Rritja personale varet në mposhtjen e blokadave emocionale dhe tensioneve të
cilat na pengojnë për të kuptuar vetë veten ashtu siq jemi.Të jesh i aftë të veprosh në menyrë
autentike është më shumë se vetëm veprimi në kushtet e dijes mbi veten e cila po ashtu është
valide,gjithashtu nenkupton edhe veqimin e vetes së vertetë nga ajo fallco.
Moraliteti i autenticitetit e skajon qdo kriterie morale universale dhe përmban refernca në njerëz
të tjerë vetëm në sferën e marrëdhënieve intime.Të jesh i vertetë me veten do të thotë ta gjesh
veten,por meqenëse ky është një proces aktiv i konstruktimit të vetës duhet të jetë i informuar
nga qellime gjithë përfshirëse.
9.Shtegu i jetës shihet si një varg korridoresh.Individi ka gjasë ose të kaloj nëper to te cilat
nuk janë te institucionalizuara ose të percjellura nga ceremoni formale.Dhe te gjitha kë to
tranzicione përfshijne dhe humbje në to.Udhët e jetës japin një bindje të veqantë të
interaksionit me rrezikun dhe mundësinë .Negocimi i një tranzicioni të rëndësishëm jetësor, ikja
nga shtëpia,fillimi i një punë të re,përballja me papunësinë ,krijimi i një marrëdhënie të
re,konfrontimi i sëmundjes- të gjitha këto nënkuptojn vrapimin e vetdijshëm në mënyrë që të
shtrengohet në duar mundësi të reja kur krizat personale zhbllokohen.Më e rëndësishmja është
që tranzicione të tilla tejkalohen në kushtet e nje trajktore të mobilizuar refleksive dhe të
aktualizimit të vetës.3
3
Koncepti i Rainwater mbi atë se qka është terapia dhe si implikohet .
Stili i jetës dhe planet mbi jetën
-Stili i jetës nuk është shprehje që ka zbatueshmëri në kulturat tradicionale,sepse përfshin
zgjedhje përbrenda pluraritetit të alternativave të mundëshme.Stilet e jetës janë prakikë të bëra
shprehi,rutina perkufizohet në shprehitë e veshjes,ngrënies,mënyrat e veprimit , mirpo shprehitë
e permendura janë refleksivisht të hapura të ndryshojnë në pikëpamjen e natyrës levizese të
identitetin të vetes.Cilin do veprim i vogël që personi e bën për çdo ditë – Si të veshem?,çfarë
të ha?Si të sillem në punë ?Me kënd të takohem në mbrëmje?- kontribon në shprehi te tilla.
Dhe të gjitha këto zgjedhje nuk janë vetëm mbi atë se si duhet të veprojmë por kush të
behemi?
Nocioni stili i jetës është shpesh eshte i menduar të aplikohet në mënyrë të veqantë në sferën
e konsumit,është e vërtetë që sfera e punës është e dominuar nga një shtrëngim ekonomik dhe
që mënyrat e sjelljes në vendin e punës janë një qeshtje me pak në kontrollin e individit sesa
në kontekstin e mos-punes.Por megjithë se keto kontraste në mënyrë të qartë ekzistojnë ,do të
ishte gabim të supozonim që menyra e jetesës nderlidhet vetëm me aktivitet jashtë punës.Puna
fuqishëm i kushtëzon shanset jetësore në sensin Ëeberian, ku dhe me shanset jetësore kuptojmë
një koncept i cili duhet të shihet në kushtet e disponueshmërisë së menyrave potenciale të
jetesës.Të flitet për shumllojlloshmërinë e zgjedhjeve nuk nënkupton që të githa zgjedhjet janë të
hapura për të gjithë.Në punë, po ashtu edhe në sferën e konsumit të cilët janë të cliruar nga
konteksti tradicional i aktivitetit,një pluraritet i menyrës së jetesës ekziston.Në pergjithësi
modelet e stilit të jetës janë natyrisht të ndryshme nga shumllojshmëria ë zgjedhjeve që janë në
dispozicion cdo ditë po ashtu edhe në vendime strategjike të afatateve kohore me të gjata.Stili i
jetës perfshin një grumbull të shprehive dhe orientimeve dhe kështu që ka një lloj të unitetit të
sigurt – të rëendësishem në vazhdueshmërinë në sensin e sigurisë ontologjike- që lidh opcionet
në një strukturë pak a shumë të rregulluar.Pluraliteti i zgjedhjeve me të cilin konfrontohet
individi në situatat e modernitetit të lartë rrjedhon nga disa ndikime.Së pari është fakti i jetesës
në një rregull të ri post tradicional, një botë me zgjedhje të shumta është një zgjedhje
alternativash.
Kuadrët e jetës shoqërore moderne janë shumë më të ndryshme dhe të
segmentizuara.Segmentimi përfshin posaqërisht ndryshimin ndërmjet sferës publike dhe asaj
private,mirpo secila nga këto dy sfera janë të kushtëzuara përbrenda në pluralizëm.Stilet e jetesës
janë në mënyrë karakteristike të ndërlidhura me menyrave specifikie të veprimit.Pjesërisht për
shkak të ekzistimit të mënyrave të shumfishuara të veprimit zgjedhjet e stilit të jetës dhe të
aktiviteteve shpesh here kanë tendenc të jenë segmentale( ndara) për individin.Dhe këto
segmente mund ti quajm sektorët e stilit të jetesës.Nje sektor i stili të jetës mund të pershijë për
shembull ,çka një person bën në disa netë të javës,ose të fundjavës,për dallim nga pjesa tjetër e
javës,një miqësi ose martesë ,mund të jetë gjithashtu sektor i stili të jetesës sa të jetë permbrenda
i lidhur me forma te ndryshme të sjelljes së zgjedhur nëpër kohë-hapësirë.Refleksiteti i
modernitetit operon jo në një situatë më një siguri të madhe por në një situatë me dyshime
metodologjike.Në një botë me alternativa të zgjedhjeve të stilit të jetës,planifikimi strategjik i
jetës bëhet një rëndësi e veqantë.Si modelet e stilit të jetës ,planet e jetës të një lloji apo tjetër
janë pjesë të pashmangshme që shoqërojne format sociale të kohës post tradicionale.Planet e
jetës janë përmabjëtje e rëndësishme të organizmit reflkesiv të trajktores së vetës.Planifikimi i
jetës është mjetë i përgatidtjes orientuese të veprimeve të ardhme të ndryshueshme në kushtet e
biografisë së vetës.Planifikimi i jetës parakupton nje mënyrë specifike të organizmit të kohës
sepse konstruktimi refleksiv i identitetit të vetës aq sa në përgaditjen për të ardhmen aq sa në
interpretimin e të kaluarës ,megjithëse “përpunimi” i ngjarjeve të kaluara është padyshim i
rëndësishëm në këtë proces.
Zgjedhjet e stili të jetës dhe planifikimi i jetës nuk janë vetëm’brenda’ose pjesë përbërese e
përdishmërisë së jetës së agjenteve social,por formojnë një suazë institucionale e cila ndihmon ne
gdhendjen e veprimeve.Kjo është një arsye se pse në rrethanat e modernitetit të lartë ,ndikimi i
tyre është më shumë ose më pak universal,pa pasur rëndësi se sa të limituara objektivisht situatat
shoqërore mund të jenë për individ ose grup të veqantë.Natyrisht se për të gjithë individët dhe
grupet shoqërore shansat jetësore i kushtëzojnë zgjedhjet e stilit të jetës.
Së fundi pluraliteti (shumësia) e zgjedhjeve mund të jetë e lidhur në mënyrë direkte me
marrëdhëniet me të tjerët- në transformimin e intimitetit.Është karakteristikë e sistemeve
moderne të intimitetit seksual dhe miqësië,kur partnerët zgjedhen vullnetarisht nga nje
shumëllojshmëri e mundësive.Takim dashurie për mes teknologjisë dhe format e tjera të
serviseve të njoftimit demonstrojnë shum qartë shumllojshmërinë e zgjedhjeve dhe arritjen e
lehtë të tyre.4
4
Opinione sociologjike
Përfundimi-koment i yni
Pikëpamjet e Rainwater ishin bazë kryesore e analizës së Gidensit ne librin e tij ‘Moderniteti dhe
identiteti i vetës’,dhe këto analiza ishin si premisa për ta pozicionuar sistematikisht individin në
rrethanat e modernitetit të sotëm.Kalimi nga periudha tradicionale në post-tradicionale shkaktoi
në tranzicion krusial i cili mbase edhe i gjeti individitët të pa pergaditur.
Disa nga format e tejkalimit të këtij tranzicioni dhe gjetjes së vetes në këtë dinamizem dhe
periudhë pasigurie ishte mënyra se si të formohet një trajektore e vetes për të ardhmen, ajo mund
të krijohet përmes disa mjeteve : refleksivitetit ,realizimit të vetes,obzervimit koherent qe do të
thote nje reflektimi sistematik për zhvillimet e tua.
Një femomen interesant që ndodh në kulturën postradicionale është edhe shumllojshëria e
zgjedhjes së stilit të jetës i cili edhe pse është në raport anatagonistk me shanset e jetës sepse jo
qdo individ në kohet moderne i ipet shansa dhe mundësia për të zgjedhur dhe për të pasur
alternativa mbi zgjedhjet e stili të jetës ,mirpo pa marr parasysh ekziston një mori zgjedhjesh dhe
alternativash.Stili i jetës dhe planet mbi jetën gjithashtu janë pjesë e formitit të trajketores e vetës
dhe si forma të institucionalizuara të jetës sociale ato kanë ndikim të rëndësishëm në jetën
sociale.
Përfundimisht , koha moderne është një kohë dyshimi dhe pasigurie për qdo individ , dhe
refleksiviteti identitar dhe krijimi i një trajektore për të ardhmen është e domosdoshme.5
5
koment i yni
Konkluzion
Nga gjitha këto që i cekem më lartë duam të konkludojme se megjithe perballjet apo sfidat dhe
konfuzionet ne nje jete ne tranzicion dhe ne dinamiken e zhvillimit te sajë me cikle,njeriu duhet
te jete stabil i qendrueshem dhe kembengules drejt realizimit te objektivave synimeve dhe
qellimeve te tij sepse sa më shum që ne mësojmë të jemi realisht ne të tashmen me të tjerët,duke
krijuar rregulla e duke mos ngritur gardhe mbi të ardhmen, do të jemi më të fortë në veten tonë
dhe më të afërt e të lumtur në marrëdheniët tona.6
Literatura
Jannette Rainwater ‘Terapi për veten”
Gidens “Moderniteti dhe identiteti i vetës”
L eksionet e lëndes Sociologji-Prof.mr.sci. Bekim Avdiaj
Njohuritë tona-Shpejtim Rudi,Agnesa Berisha,Pajtime Murtezaj
Opinione sociologjike
Interneti.
FALEMINDERIT
6
Konkluzioni jonë

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie Udhëpërshkrim i vetës

Hyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptxHyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptxDonjetaGeci2
 
Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``
Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``
Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``Adriatik Rexha
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matSeadin Xhaferi
 
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Vilma Hoxha
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeAnida Ago
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.RexhaAdriatik Rexha
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Adriatik Rexha
 
Intervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediIntervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediXhuli Spahiu
 
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaTeoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaAnida Ago
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji SocialeAnida Ago
 
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim SeminariGentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim SeminariGentrit Kastrati
 

Ähnlich wie Udhëpërshkrim i vetës (14)

Hyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptxHyrje në Psikologji.pptx
Hyrje në Psikologji.pptx
 
Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``
Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``
Renata Brakus ``Nderimi I Vetvetes``
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimiLibri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
 
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
 
Vetë kontrolli, dhe interferimi social
Vetë kontrolli, dhe interferimi socialVetë kontrolli, dhe interferimi social
Vetë kontrolli, dhe interferimi social
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemike
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
 
Intervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediIntervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris Suedi
 
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaTeoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
 
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji Sociale
 
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim SeminariGentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
Gentrit Kastrati,Motivacionet,Punim Seminari
 

Mehr von Shpejtim Rudi

Investimet strategjike
Investimet strategjikeInvestimet strategjike
Investimet strategjikeShpejtim Rudi
 
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritPunim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritShpejtim Rudi
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëShpejtim Rudi
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarShpejtim Rudi
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
Struktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimStruktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimShpejtim Rudi
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikShpejtim Rudi
 
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeManaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeShpejtim Rudi
 
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitHyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitShpejtim Rudi
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinShpejtim Rudi
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi
 
Punim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovësPunim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovësShpejtim Rudi
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Shpejtim Rudi
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiShpejtim Rudi
 

Mehr von Shpejtim Rudi (20)

Investimet strategjike
Investimet strategjikeInvestimet strategjike
Investimet strategjike
 
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritPunim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasë
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
 
Struktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimStruktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantim
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
 
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeManaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
 
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitHyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
 
Administrim biznesi
Administrim biznesiAdministrim biznesi
Administrim biznesi
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare
 
Mrh java 8-9
Mrh   java 8-9Mrh   java 8-9
Mrh java 8-9
 
Punim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovësPunim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovës
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
 

Udhëpërshkrim i vetës

  • 1. UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Administrim biznesi PUNIM SEMINARIK LËNDA: Sociologji TEMA: Udhëpërshkrim i vetës Mentori Studentët: Mr.sci.Bekim Avdiaj Shpejtim Rudi Agnesa Berisha Pajtime Murtezaj Pejë,Maj 2014
  • 2. Përmbajtja Hyrje--------------------------------------------------------------- Trajektorja e vetes----------------------------------------------- Identiteti i vetës,historia,moderniteti---------------------- Stili i jetës dhe planet mbi jetën----------------------- Përfundimi-------------------------------------------------------- Konkluzion------------------------------------------------------ Literatura-------------------------------------------------------
  • 3. Hyrje Si fjalë e parë duam të themi se moderniteti dallon nga të gjitha format tjera të rendit shoqëror ne dinamizmin e tij,ne dobesimin e zakoneve dhe kostumeve tradicionale,dhe me efektin e globalizimit. Ne shoqerite moderne qështja e identitetit është e pashmangshme,edhe per ata te cilet nuk e kanë ndare ndonje mendim ose s’kanë pasur shqetesim mbi qeshtjen e identitetit te tyre kane qene te detyruar te bëjnë zgjedhje te rendesishme duke filluar nga formatet e jetes se perditshme si veshja e deri tek vendimet me ndikim te larte. Identiteti i vetvetes per kete arsye duhet te jete i organizuar ne menyre refleksive, dhe kjo sipas Giddensit mund te behet permes nje procesi te qendrushem dhe koherent te rrefimeve biografike.1 Ne anen tjeter menyrat e jeteses jane bere nje qeshtje e zgjedhjes se negociuar. Intimiteti gjithashtu eshte transformuar .Marredheniet intime personale pershkrohen nga ndikimet te ndermjetsuara qe vijne nga sistemet e nje shkalle te madhe sociale,po ashtu keto marredhenie veqohen per miksimin e vlerave te pergjithshme si besimit,pranimit pragmatik,skepticizmit,refuzimit dhe terheqjes. Shum relacione shoqerore primare ne kohet moderne dobesohen dhe krijohet nje lidhje sekondare jo e sigurte e cila e vendos njeriun ne nje sfide fundamentale per shkak se zgjedhjet e tyre më nuk jane te determinuara nga traditat e nga lidhjet fisnore ,ne kohen post tradicionale individi eshte ai qe duhet te beje zgjedhjen e tij dhe te percaktoj rolin e vet. 1 Anthony Giddens, Baron Giddens
  • 4. Trajektorja e vetës -Në këtë kapitull Gidensi zhvillon një analizë të bazuar në librin e Jannette Rainwater ‘Terapi për veten” libër i cili është i orientuar në praktikë. Çka të bëjë ? Si të reagoj?Kush të bëhem? 2 Këto janë disa nga pyetjet kryesore për të gjithë ata që po jetojnë në rrethanat e modernitetit të vonshëm.Pyetje të cilat në një nivel apo tjetër të gjithë ne i pergjigjemi përmes sjelljeve në baza ditore. Idea kyqe në perspektivën e Rainëater ështe përcakuar në fillim të librit të saj.Terapia me një person tjetër –psikiatër ose këshilltar,ajo pohon që është e rëndësishme shpesh edhe vendimtare,është pjesë e realizimit të vetvetës.Por Rainëater thekson që terapia mund të jetë e sukseshme kur në të përfshihet refleksiviteti i vet individit(Kur klienti fillon të mësojë si ti bëjë tërapi vetes).Terapia nuk është diqka që i “bëhet” ose që i “ndodh” individit ,por është një pervojë që e perfshin individin në një reflektim sistematik në lidhje me shtegun e zhvillimeve te jëtës së asaj apo atij.Terapisti në këto raste më shum e luan rolin e katalizatorit i cili mund ta përshpejtoj gjetjen e formës së procesit të terapis mbi veten. “Terapi vetes” është e bazuar së pari dhe më së shumti në një obzervim kronik mbi veten. çdo moment jetësor thekson Rainëater ,është një “moment i ri” ne të cilin individi mund të pyet “çka dua për veten time” Të jetuarit e çdo momenti ne mënyre reflektive është çështje e vetëdijes së lartë të mendimeve,ndenjave, ndjesive trupore. Informimi ,vetdija presente ose qka Rainëater quan “arti i zakonshem i vetobzervimit”,nuk shpie ne zhytjen kronike të përvojës.Përkundrazi është kusht që në mënyrë efektive të përcillet planifikimi i së ardhmes.Vet-terapia nënkupton kërkësen për të jetuar çdo moment në maksium ,por prerazi nuk nënkupton që e tërë kjo ti ipet joshjes mbi të tashmen.Terapia është një proces i rritjes ,në të cilin duhet të përfshihen shumica e tranzicioneve të cilat janë të pranishme në jetën e personit. Mbatja e një ditari ,dhe zhvillimit të një autobiografie imagjinare ose reale janë mjetet e mendimit mbi të ardhmen.Ditari sugjeron Rainëater duhet të shkruhet për veten ,duke mos e pasur mendimin për ti a treguar dikujt tjetër,ditari është një vend ku individi mund të jëtë komplet i sinqertë me veten dhe ku permës mesimit nga shenimet e mëparshme mbi pervojat dhe gabimet personi mund të skicoj një proces te vazhdueshëm të rritjes.Autobiografia është një intervenim korrekt në të kaluarën jo vetëm thjesht një kronikë e ngjarjeve të kaluara. Njëra nga aspektet e saja është “mbajtja gjallë e fëmijes që ju ishit”.Të menduarit mbrapa të një faze të vështirë e traumatike të fëmijërisë,individi flet me sensin e fëmijës që ishte. Aspekti tjetër është “ushtrime korigjuese mbi pervojen emocionale” Personi në këtë rast shkruan një ngjarje nga e kaluara në formën e një tregimi të shkurtër i shkruar në kohën e tashme ,kështu duke e rikujtuar ndodhinë dhe ndenjat me aq saktësi sa të mundet.Rikonstruktimi i së kaluarës shkon së bashku me parashikimin e një trajektore premtuese për të ardhmen.Vet-terapia supozon atë qka Rainëater e quan”dialog me kohën”- një proces i pyetje mbi veten në lidhje me manovrimin e kohës gjatë tëper periudhës jetësore të tij. Njerëzit të cilët i frikësohen të ardhmes përpiqen ta “sigurojnë” vetveten e tyre – me para,pronë,sigurim shëndetësor,marrëdhënie personale,kontrata martesore.Prindërit përpiqen ti shtrëngojnë fëmijet për ata etj. Mirpo e vertëta e vrazhdë psikologjike është që nuk ka vazhdimësi ,qëndrueshmeri në marredheniet njerzore,aq sa ka në rezervat e 2 Gidens& Jannette Rainwater
  • 5. marketit,motit,”sigurisë kombëtare” e më tej.Sa më shum që ne mësojmë të jemi realisht ne të tashmen me të tjerët,duke krijuar rregulla e duke mos ngritur gardhe mbi të ardhmen, do të jemi më të fortë në veten tonë dhe më të afërt e të lumtur në marrëdheniët tona. Identiteti i vetës ,historia dhe moderniteti Ne mundemi,natyrisht ,të themi thjesht se kërkimi mbi identitetin e vetës është një problem modern ,mbase me origjinës në individualizmin Perendimor.Baumeister deklaron që në kohët para moderne theksimi i tanishëm në individualitetin mungonte.Ideja që çdo person ka një karakter të veqantë dhe aftësi speciale të cilat mund ose smund të permbushen është e huaj për kulturën paramoderne.Analizat e Baumeister e rikujtonë qasjen e Durkemit: individi në një kuptim të caktuar, nuk ka ekzistuar në kulturën tradicionale dhe individualiteti nuk ka qenë i çmuar.Vetëm me emergjencën e modernitetit , dhe veqanërisht me ndarjen e punës ,ndarja e individit u bë qendra e vemëndjes. Të gjitha këto qasje e kanë rendësinë e vetë, duke e bashkangjitur këtu edhe qasjen e Gidensit i cili mendon që individualiteti është vlerësuar –me kufizime të ndryshme- në të gjitha kulturat ,një kuptim ose tjetër ka qënë kultivimi i potencialeve individuale.Ndërsa tani permës një liste me pika të veqanta do të paraqesim konceptin e Rainwater mbi atë se qka është terapia dhe si implikohet . 1.Vetja shihet si një projekt refleksiv, për të cilin individi është përgjegjës.Ne jemi jo qka ne jemi po qka krijojmë nga vetja.Nuk do të ishte e vertetë sikur të thoshim që vetja konsiderohet si një përmbajte terësisht e zbrazët,për atë arsye janë proceset psikologjike të formimit të vetës dhe nevojat psikologjike që sigurojnë parametrat e njohjës së vetës. 2.Vetja formon një trajektore të zhvillimit prej të kaluarës drejt të ardhmës parashikuar. Individi e përvetëson të kaluarën përmës së cilës e shoshit aspektin në të cilin e parashikon një të ardhme të organizuar.Trajektorja e vetes ka një koherenc e cila rrjedh nga vetdija kognitive të fazave te ndryshme të periudhës jetësore. 3.Refleksiviteti i vetes është i vazhdueshëm dhe po ashtu depërtues.Në secilin moment ,ose së paku në intervale të rregullta , nga individi kërkohet ta drejtoj një vet interogatim në aspektin e asaj se qka është duke ndodhur.Refleksiviteti në këtë kuptim i përket historicitetit refleksiv të modernitetit,veqantë nga mënyra e pergjithshme e një monitorimi refleksiv të veprimit.Ashtu si Rainwater thekson është një art i praktikuar i vet obzervimit: Çka po ndodh tani? Çka jamë duke menduar? Çka jamë duke bërë? Si e kam frymarrjen?
  • 6. 4.Është bërë e qartë që identiteti i vetes ,si një fenomen koherent i pergjigjet një tregim ,tregimi për veten duhet të jetë i qartë.Mbajtja e një ditari dhe fokusi në shkrimin e autobiografisë janë rekomandime qendrore për të mbeshtetur një kuptim te integruar të vetës. 5.Aktualizimi i vetvetës nënkupton kontrollin e kohës- në esenc ,përforcimi i zonave të kohës personale të cilat kanë një lidhje të largët me rregulla të jashtme kohore. Këmbëngulja mbi përparsinë e kohës personale shfaqet gjithkund në librin e Rainëater,edhe ky aspekt nuk është i paraqitur si filozofi e “të tashmes absolute” por si një mjet për kontrollimin e kohës së lirë të periudhës jetësore. 6.Refleksiviteti i vetës shprehet edhe përmes trupit,ku trupi është pjësë e sistemit të veprimit më shumë se mund të konsiderohet një objekt pasiv.Të qenurit i informuar mbi veprimet trupore është themelore mbi”mbajtës së plotësisë momentale në duar”dhe po ashtu detyrimin mbi monitorimin e vetdijshem të te dhenave hyrëse shqisore nga mjedisi. 7.Aktualizimi i vetës kuptohet në kushtet e balancit ndërmjet mundësive dhe rrezikut.Duke e lenë të shkojë të kaluaren përmes teknikave të ndryshme dhe duke u liruar nga shprehitë emocionale shtypëse prodhon një vargë mundësishë për zhvillimin e vetës.Bota është bërë vend i menyrave potenciale të të qenurit dhe të berit ,në kushtet e nje nderhyrje eksperimentale ne të cilin individi është në gjendje të ndërmar. 8.Fija morale e aktualizimit të vetës qendron tek autenticiteti i bazuar në “të qenurit i vertetë për veten tënde”Rritja personale varet në mposhtjen e blokadave emocionale dhe tensioneve të cilat na pengojnë për të kuptuar vetë veten ashtu siq jemi.Të jesh i aftë të veprosh në menyrë autentike është më shumë se vetëm veprimi në kushtet e dijes mbi veten e cila po ashtu është valide,gjithashtu nenkupton edhe veqimin e vetes së vertetë nga ajo fallco. Moraliteti i autenticitetit e skajon qdo kriterie morale universale dhe përmban refernca në njerëz të tjerë vetëm në sferën e marrëdhënieve intime.Të jesh i vertetë me veten do të thotë ta gjesh veten,por meqenëse ky është një proces aktiv i konstruktimit të vetës duhet të jetë i informuar nga qellime gjithë përfshirëse. 9.Shtegu i jetës shihet si një varg korridoresh.Individi ka gjasë ose të kaloj nëper to te cilat nuk janë te institucionalizuara ose të percjellura nga ceremoni formale.Dhe te gjitha kë to tranzicione përfshijne dhe humbje në to.Udhët e jetës japin një bindje të veqantë të interaksionit me rrezikun dhe mundësinë .Negocimi i një tranzicioni të rëndësishëm jetësor, ikja nga shtëpia,fillimi i një punë të re,përballja me papunësinë ,krijimi i një marrëdhënie të re,konfrontimi i sëmundjes- të gjitha këto nënkuptojn vrapimin e vetdijshëm në mënyrë që të shtrengohet në duar mundësi të reja kur krizat personale zhbllokohen.Më e rëndësishmja është që tranzicione të tilla tejkalohen në kushtet e nje trajktore të mobilizuar refleksive dhe të aktualizimit të vetës.3 3 Koncepti i Rainwater mbi atë se qka është terapia dhe si implikohet .
  • 7. Stili i jetës dhe planet mbi jetën -Stili i jetës nuk është shprehje që ka zbatueshmëri në kulturat tradicionale,sepse përfshin zgjedhje përbrenda pluraritetit të alternativave të mundëshme.Stilet e jetës janë prakikë të bëra shprehi,rutina perkufizohet në shprehitë e veshjes,ngrënies,mënyrat e veprimit , mirpo shprehitë e permendura janë refleksivisht të hapura të ndryshojnë në pikëpamjen e natyrës levizese të identitetin të vetes.Cilin do veprim i vogël që personi e bën për çdo ditë – Si të veshem?,çfarë të ha?Si të sillem në punë ?Me kënd të takohem në mbrëmje?- kontribon në shprehi te tilla. Dhe të gjitha këto zgjedhje nuk janë vetëm mbi atë se si duhet të veprojmë por kush të behemi? Nocioni stili i jetës është shpesh eshte i menduar të aplikohet në mënyrë të veqantë në sferën e konsumit,është e vërtetë që sfera e punës është e dominuar nga një shtrëngim ekonomik dhe që mënyrat e sjelljes në vendin e punës janë një qeshtje me pak në kontrollin e individit sesa në kontekstin e mos-punes.Por megjithë se keto kontraste në mënyrë të qartë ekzistojnë ,do të ishte gabim të supozonim që menyra e jetesës nderlidhet vetëm me aktivitet jashtë punës.Puna fuqishëm i kushtëzon shanset jetësore në sensin Ëeberian, ku dhe me shanset jetësore kuptojmë një koncept i cili duhet të shihet në kushtet e disponueshmërisë së menyrave potenciale të jetesës.Të flitet për shumllojlloshmërinë e zgjedhjeve nuk nënkupton që të githa zgjedhjet janë të hapura për të gjithë.Në punë, po ashtu edhe në sferën e konsumit të cilët janë të cliruar nga konteksti tradicional i aktivitetit,një pluraritet i menyrës së jetesës ekziston.Në pergjithësi modelet e stilit të jetës janë natyrisht të ndryshme nga shumllojshmëria ë zgjedhjeve që janë në dispozicion cdo ditë po ashtu edhe në vendime strategjike të afatateve kohore me të gjata.Stili i jetës perfshin një grumbull të shprehive dhe orientimeve dhe kështu që ka një lloj të unitetit të sigurt – të rëendësishem në vazhdueshmërinë në sensin e sigurisë ontologjike- që lidh opcionet në një strukturë pak a shumë të rregulluar.Pluraliteti i zgjedhjeve me të cilin konfrontohet individi në situatat e modernitetit të lartë rrjedhon nga disa ndikime.Së pari është fakti i jetesës në një rregull të ri post tradicional, një botë me zgjedhje të shumta është një zgjedhje alternativash. Kuadrët e jetës shoqërore moderne janë shumë më të ndryshme dhe të segmentizuara.Segmentimi përfshin posaqërisht ndryshimin ndërmjet sferës publike dhe asaj private,mirpo secila nga këto dy sfera janë të kushtëzuara përbrenda në pluralizëm.Stilet e jetesës janë në mënyrë karakteristike të ndërlidhura me menyrave specifikie të veprimit.Pjesërisht për shkak të ekzistimit të mënyrave të shumfishuara të veprimit zgjedhjet e stilit të jetës dhe të aktiviteteve shpesh here kanë tendenc të jenë segmentale( ndara) për individin.Dhe këto segmente mund ti quajm sektorët e stilit të jetesës.Nje sektor i stili të jetës mund të pershijë për shembull ,çka një person bën në disa netë të javës,ose të fundjavës,për dallim nga pjesa tjetër e javës,një miqësi ose martesë ,mund të jetë gjithashtu sektor i stili të jetesës sa të jetë permbrenda i lidhur me forma te ndryshme të sjelljes së zgjedhur nëpër kohë-hapësirë.Refleksiteti i modernitetit operon jo në një situatë më një siguri të madhe por në një situatë me dyshime metodologjike.Në një botë me alternativa të zgjedhjeve të stilit të jetës,planifikimi strategjik i jetës bëhet një rëndësi e veqantë.Si modelet e stilit të jetës ,planet e jetës të një lloji apo tjetër janë pjesë të pashmangshme që shoqërojne format sociale të kohës post tradicionale.Planet e jetës janë përmabjëtje e rëndësishme të organizmit reflkesiv të trajktores së vetës.Planifikimi i jetës është mjetë i përgatidtjes orientuese të veprimeve të ardhme të ndryshueshme në kushtet e
  • 8. biografisë së vetës.Planifikimi i jetës parakupton nje mënyrë specifike të organizmit të kohës sepse konstruktimi refleksiv i identitetit të vetës aq sa në përgaditjen për të ardhmen aq sa në interpretimin e të kaluarës ,megjithëse “përpunimi” i ngjarjeve të kaluara është padyshim i rëndësishëm në këtë proces. Zgjedhjet e stili të jetës dhe planifikimi i jetës nuk janë vetëm’brenda’ose pjesë përbërese e përdishmërisë së jetës së agjenteve social,por formojnë një suazë institucionale e cila ndihmon ne gdhendjen e veprimeve.Kjo është një arsye se pse në rrethanat e modernitetit të lartë ,ndikimi i tyre është më shumë ose më pak universal,pa pasur rëndësi se sa të limituara objektivisht situatat shoqërore mund të jenë për individ ose grup të veqantë.Natyrisht se për të gjithë individët dhe grupet shoqërore shansat jetësore i kushtëzojnë zgjedhjet e stilit të jetës. Së fundi pluraliteti (shumësia) e zgjedhjeve mund të jetë e lidhur në mënyrë direkte me marrëdhëniet me të tjerët- në transformimin e intimitetit.Është karakteristikë e sistemeve moderne të intimitetit seksual dhe miqësië,kur partnerët zgjedhen vullnetarisht nga nje shumëllojshmëri e mundësive.Takim dashurie për mes teknologjisë dhe format e tjera të serviseve të njoftimit demonstrojnë shum qartë shumllojshmërinë e zgjedhjeve dhe arritjen e lehtë të tyre.4 4 Opinione sociologjike
  • 9. Përfundimi-koment i yni Pikëpamjet e Rainwater ishin bazë kryesore e analizës së Gidensit ne librin e tij ‘Moderniteti dhe identiteti i vetës’,dhe këto analiza ishin si premisa për ta pozicionuar sistematikisht individin në rrethanat e modernitetit të sotëm.Kalimi nga periudha tradicionale në post-tradicionale shkaktoi në tranzicion krusial i cili mbase edhe i gjeti individitët të pa pergaditur. Disa nga format e tejkalimit të këtij tranzicioni dhe gjetjes së vetes në këtë dinamizem dhe periudhë pasigurie ishte mënyra se si të formohet një trajektore e vetes për të ardhmen, ajo mund të krijohet përmes disa mjeteve : refleksivitetit ,realizimit të vetes,obzervimit koherent qe do të thote nje reflektimi sistematik për zhvillimet e tua. Një femomen interesant që ndodh në kulturën postradicionale është edhe shumllojshëria e zgjedhjes së stilit të jetës i cili edhe pse është në raport anatagonistk me shanset e jetës sepse jo qdo individ në kohet moderne i ipet shansa dhe mundësia për të zgjedhur dhe për të pasur alternativa mbi zgjedhjet e stili të jetës ,mirpo pa marr parasysh ekziston një mori zgjedhjesh dhe alternativash.Stili i jetës dhe planet mbi jetën gjithashtu janë pjesë e formitit të trajketores e vetës dhe si forma të institucionalizuara të jetës sociale ato kanë ndikim të rëndësishëm në jetën sociale. Përfundimisht , koha moderne është një kohë dyshimi dhe pasigurie për qdo individ , dhe refleksiviteti identitar dhe krijimi i një trajektore për të ardhmen është e domosdoshme.5 5 koment i yni
  • 10. Konkluzion Nga gjitha këto që i cekem më lartë duam të konkludojme se megjithe perballjet apo sfidat dhe konfuzionet ne nje jete ne tranzicion dhe ne dinamiken e zhvillimit te sajë me cikle,njeriu duhet te jete stabil i qendrueshem dhe kembengules drejt realizimit te objektivave synimeve dhe qellimeve te tij sepse sa më shum që ne mësojmë të jemi realisht ne të tashmen me të tjerët,duke krijuar rregulla e duke mos ngritur gardhe mbi të ardhmen, do të jemi më të fortë në veten tonë dhe më të afërt e të lumtur në marrëdheniët tona.6 Literatura Jannette Rainwater ‘Terapi për veten” Gidens “Moderniteti dhe identiteti i vetës” L eksionet e lëndes Sociologji-Prof.mr.sci. Bekim Avdiaj Njohuritë tona-Shpejtim Rudi,Agnesa Berisha,Pajtime Murtezaj Opinione sociologjike Interneti. FALEMINDERIT 6 Konkluzioni jonë