SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 21
Universiteti i Tiranes
Fakulteti Histori-Filologji
Departamenti i Gjuheve te Huaja
Dega Anglisht




   LEASING (Lizingu)




                                  Prepared by: Sadiona Abazaj
                                             Gonilda Mangelli
                                                  Iva Nallbani
                                                Adelajda Mujo
IVA

LEASING” eshte nje marreveshje ku qiradhenesi I jep qiramarresit te drejten e perdorimit ten je
aseti per nje periudhe te caktuar kohore ne shkembim te nje pagese ose te nje sere pagesash”
Leasing është një operacion alternativ i blerjes ose i prodhimit në ekonomi, më anën e të cilit
krijohet mundësia të blesh faktor produktiv shumëvjeçar (mjete pune, pasuri të patundshme) të
nevojshme për aktivitetin tënd sipërmarrës.

Me anën e kontratës së leasing të jepet e drejta e përdorimit të një të mire materiale të dorëzuar
nga një subjekt (qiradhënësi ose dorëzuesi) kundrejt pagesës së një kësti periodik. Në mbarim të
afatit të kontratës shpesh të jepet mundësia ta blesh mallin në fjalë, duke ushtruar të drejtën e
blerjes (shpagimit) me anë të pagimit të një çmimi (çmimi i shpagimit).

Kësti i parë që paguhet është zakonisht më i lartë se të tjerët dhe për këtë quhet “maksi-këst
fillestar” (maxicanone iniziale). Qëllimi i këtij kësti është të mbrojë qiradhënësin nga rreziku i
humbjes, në rast pamundësie për të paguar nga ana ndërmarrjes ate.

Elementet kryesor te lizingut

1.Palet e kontrates

-Pronari (qeradhenesi)
-Perdoruesi (qeramarresi)
  Mund te jene:
-individe,
-partner,
-shoqeri anonime
-institucione financiar
-sekseri
-financier
           Shembull:Bankieret tragtar privat qe sherbejne si seksere.

2.Te mirat materiale

-Automjetet
-Makinerite
-Pajisjet
-Toka,ndertesa
-Fabrika
-Biznesi
-Aeroplan
-Anije,etj

3.Afati i qerase

    • Periudha kohore e marrveshjes se
lizingut deri ne momentin e fundit
te perdorimit te saj.
a.Gjate gjithe aktivitetit ekonomik
b.Me e shkurter se aktiviteti ekonomik
c.Rinovimi i kontrates

4.Pagesa e lizingut

Shuma e percaktuar qe qeramarresi i paguan qeradhenesit.
-pagesa per investimin mbi pronen
-pagesa per riparimet mbi pronen
-pagesa per sherbimet e bera mbi pronen

5.Menyra e perfundimit te lizingut

-Lizingu pefundon me mbarimin e kontrates.
-Menyra te tjera te mundshme
-Kontrata mund te rinovohet
-Prona i kthehet qeradhenesit dhe ai ka te drejte t„ia shes nje pale tjeter
-Qeradhenesi ia shet pronen qeramarresit

ADA

Cilat janë format e ndryshme të leasing?

Kontrata e leasing mund të jetë e formuluar në tre mënyra: leasing financiar, leasing operativ dhe
lease-back.

1. Leasing financiar: është i karakterizuar nga një raport trepalësh në të cilin shoqëria e leasing
   që ushtron aktivitetin ndërmjetës blen mallin nga furnizuesi dhe ia jep në leasing ndërmarrjes
   përdoruese e cila merr përsipër të gjitha rreziqet dhe përgjegjësitë që kanë të bëjnë më të.
   Malli zgjidhet direkt nga përdoruesi pranë furnizuesit, me të cilin vendos modalitetet e shitjes
   ndaj përdoruesit. Në mbarim të afatit të kontratës, përdoruesi mund të blejë pronësinë e mallit
   duke ushtruar të drejtën e blerjes.

2. Leasing operativ: shpeshherë është i karakterizuar nga një raport dypalësh në të cilin
   prodhuesi i mallit e jep në leasing drejtpërdrejt ndërmarrjes përdoruese. Kjo mund të
   mundësohet edhe nga një ndërmjetës financiar, në këtë rast do të kemi të bëjmë, si për leasing
   financiar, më një raport trepalësh. Kontrata në përgjithësi përfshin edhe asistencën,
   mirëmbajtjen, riparimin e mallit. Gjithashtu, në leasing operativ nuk parashikohet shlyerja e
   blerjes finale të mallit. Pergjithsisht, perdoret per kompjutera, pajisje zyre, autovetura,
   kamione, telephone, etj.

3. Lease Back: ndërmarrja përdoruese shet një mall të sajin (instrument i dobishëm për
   aktivitetin e saj) një shoqërie të leasing, e cila në të njëjtin moment ia jep në leasing.
   Ndërmarrja për përdorimin e mallit, do të paguajë këste periodike më të drejtën për ta blerë
   mbrapsht në skadim të kontratës së leasing. “Lease Back” i siguron ndërmarrjes një fare
   likuiditeti që rrjedh nga shitja e mallit dhe të gjitha të mirat e leasing, ndër të cilat lehtësi
   fiskale dhe përmirësim të profilit të kapitaleve.
4.Lizing i drejteperdrejte
    • Lizing dypalesh
    • Lizing trepalesh
Ne lizing e drejtperdrejt qeramarresi dhe pronari i prones jane dy njesi ekonomike te ndryshme
nga njeri tjetri.Nje lizing i drejtperdrejt qe ndahet ne dy tipe:
Lizing dypalesh
Kemi dy pale:furnizuesi i pajisjeve(qeradhenesi dhe qeramarresi).
Lizing trepalesh.
Ky lizing perfshin nje pale te trete.Qeradhenesi mer hua nje pjese te cmimit te blerjes se prones
nga pala e trete, prona e blere ne kete menyre mbahet si siguri kundrejt huase.Huadhenesi
paguan per qerane direkt nga huamarresi dhe tepricat qe dalin pasi plotesohen kushtet e
huadhenesit, i kalojne qeradhenesit.

5.Lizing me nje investitor: ky lloj ka vetem dy pale qeramarreson dhe
qeradhenesin.Qeradhenesi financon te gjithe investimet nepermjet nje lidhjeje ndermjet borxhit
dhe fondeve te kapitalit.
 6.Lizing i brendshem: ky eshte nje transaksion lizingu ku te gjitha palet e kontrates qeramarres
dhe qeradhenes jane banues te nje shteti.
 7.Lizing nderkombetar :ky ndodh kur palet jane ne shtete te ndryshme.


GONILDA
Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet?

Avantazhet
  Të lejon të blesh mjete prodhimi pa pasur nevojën të bllokosh të ardhura financiare, pra pa
  shtuar nivelin e borxhit;
  nuk duhet të përballosh kostot e amortizimit ose kostot financiare të lidhura me përdorimin e
  huave;
  në aspektin fiskal ke lehtësira të ndryshme: i) këstet e leasing duke plotësuar disa kushte
  mund të shkarkohen krejtësisht nga taksat; ii) lejon ndarjen e TVSH (IVA) në këste periodike;
  nuk të kërkohen garanci të tepërta dhe të ofrohet disponibiliteti i mallit pa shpenzime të
  mëdha fillestare.
  Opsione me afatgjata se cdo kredi bankare, zakonisht 3 deri ne 5 vjet
  Pergjithsisht nuk mund te anullohen,duke siguruar kredibilitet ne biznes
  Ne rast recensioni, leasing ndihmon bizneset kur pjesa me e madhe e tyre kane perfitime te
  uleta taksash

Pra, mund te themi se leasing sjell:

                     Fleksibilitet
Bizneset kane nevoja te ndryshme, modele te ndryshme fluksi monetar dhe fluksi te ardhurash.
Afati I nje kontrate qiraje (lease) pergjithsisht percaktohet nga gjendja vetjake e biznesit. Biznesi
eshte I afte te krahasoje pagesat me te ardhurat e pritshme dhe perfitimet qe sjell perdorimi I
aseteve.
                    Avantazhe ne Taksa
Tek kredite, zbritja e interesit dhe zhvleresimi perfaqesojne vetem nje pjese te shpenzimeve
totale. Tek nje kontrate qiraje,megjithate, thjesht zbritet pagesa e qirase sin je shpenzim biznesi
Leasing I jep mundesi biznesit te perfitoje nga pagesa e kapitalit.

                    Ruajtje te kapitalit te punes
Pagesat e nje kontrate qiraje sigurojne permiresim te fluksit monetar ne krahasim me pagesat e
kredive ose blerjeve cash. Pagesa e pare e nje kontrate qiraje zakonisht eshte me e ulet se nje
kredi paradhenie, dhe ne disa shtete taksa e blerjes mblidhet per gjate gjithe kohes qe funksionon
kontrata, jo me perpara.

                    Menaxhim te Vleres se Aseteve
Pergjithsisht, eshte mire qe te zoterosh objekte qe rriten ne vlere, dhe objekte me qira qe
zhvleresohen. Leasing ndihmon ne minimizimin e riskut te zhvleresimit te vlereva te pajisjes, qe
mundeson perdorimin me me efikasitet te asetit.

                     Me Pak Rrezik
Kur një brez i ri i pajisjeve të vihet në dispozicion, ju do të keni fleksibilitetin për ti përmirësuar
apo shtuar. Zgjedhja është e juaja. Ju kurrë nuk do të ballafaqoheni me barren e te pasurit
pajisjeve të vjetra ose të vjetëruara.

Disavantazhet

   Blen vetëm të drejtën e përdorimit (jo pronën) e të mirave materiale dhe të drejtën për ta
   përdorur;
   duhen paguar këstet e leasing;
   duhen përballuar kostot në lidhje me shumat për sigurimet që shoqëria e leasing të vendos.


Pra, leasing shkakton:

                    Kosto e Pergjithshme

Disavantazhi me I madh I leasing eshte qe shpenzimet qe do te kryhen pergjate kohes se
perdorimit te asetit do te jene me te larta sesa po te blihej. Kjo ndodh per shkak se pagesat e
qirase duhet te kompensojne qiradhenesin jo vetem per blerjen dhe kostot e financimit, por edhe
per rrezikun qe mbart qiradhenesi duke qene vazhdimisht ne zoterim te aseteve. Kryerja e nje
analize te plote te parave eshte e dobishme per te vleresuarndryshimin ne kosto ndermjet leasing
dhe blerjes.

                    Asnje Interes Pronesie

Pagesat e qirase ne pergjithsi nuk nuk vendosin barazi per pajisjet me qira, pra ne fund te qirase
nuk do te kemi pauri te prekshme per te treguar per pagesat e kryera. Kjo mund te jete e
dhimbshme ne rast se eshte nenvleresuar se tepermi vleren e pajisjes ne fund te qirase. Negocimi
I nje opsioni blerjeje ku nje pjese e pagesave te qirase depozitohet ne cmimin e blerjes, eshte nje
menyre efikase per te krijuar barazi ne pronen e dhene me qira.

                    Angazhim Ndaj Prones

Pasi nenshkruhet nje kontrate qiraje, pergjithsisht ekziston angazhimi per te bere pagesat per te
gjithe kohezgjatjen e qirase edhe kur ndalohet se perdoruri nje prone. Pjesa me e madhe e
pajisjeve me qira ose nuk mund te anullohen, ose vendosin nje gjobe te forte per nderprerje te
parakohshme.

JONA

Lizingu ne ndermarjet hoteliere turistike

   • Marrja me qera e nje hoteli eshte nje kontrate ndermjet
     qeramarresit dhe pronarit duke i dhene zoterim ekskluziv te
     prones qeramarresit per nje periudhe te caktuar kohore.
   • Kjo i jep qeramarresit te drejten e zenies dhe te perdorimit te
     prones per nje periudhe ose afatin e caktuar ne kontraten e
     qerase.Kontrata e qerase shpjegon detyrimet ligjore qe palet
     kane rene dakort dhe duhet t'u permbahen.
   • Periudha e dhenies se qerave mund te shkoje nga 1 ne 99 vjet.
     Zakonisht ne kohet e sotme jipen per 125 vjet ndersa disa qera te
     koheve me te hershme jipeshin per 99 vjet.Cdo qera e dhene per
     me teper se 21 vjet konsiderohen si nje qera e” gjate”.
Zoterimi i prones mund ti rikthehet pronarit te tokes kur te mbaroje
afati i qerase, ne keto kushte qeramarresi mund te kene akoma te
drejten te qendroje ne prone nga pushteti vendor dhe ligjit te strehimit
te vitit 1989-nepermjet nje”mareveshjeje qeramarrjeje ne tregun e
qerase”.Gjithashtu ata kane serish te drejtat e tyre ligjore.Qeramarresit
normalisht duhet te paguajne qera per token proanarit te prones te
pasurise.Kjo duhet te paguhet ne daten e caktuar,sipas kerkeses
specifike te pronarit.
Cilet hotele mund te hyje ne procesin e Lizingut?
Lizingu mund te jete zgjedhja e duhur pavaresisht mases se biznesit.
Lizingu mund te ndihmoje cdo hotel te ruaje para qe nga hotelelet me
5 yje e deri tek ata me 0 yll. Edhe nese hoteli eshte i pavarur apo pjese
e nje zinxhiri hotelier,mjafton te bej lizingun e duhur qe pershtatet per
biznesin.
Cfare mund te marret me qira?
       Hotelet mund te marin me qira shume pajisje te nevojshme.Ato
       mund te jene:
       -Krevatet,tavilinat,dollapin,karriget dhe mobilje te tjera.
       -Pajisje elektronike,televizoret,dhe sistemet kompjuterike.
       -Vegla te ndryshme te hoteleve.
       -Tepete,parketin,moketin,carcafet,perdet,grilat.


ADA
Benifitet e lizingut ne hotele.

Lizingu mund te na ndihmoje te ruajme nje kapital pune te konsiderueshme dhe te ule
shpenzimet e medha si dhe te na ndihmoje te peqafosh tendencat e reja ne dekor dhe ne dizajn.Le
te shikojme disa benifite ne detaje.

       Te ruash kapitalin e punes-Kur merr me qera pajisjet e hotelit,nuk do te kemi nevoje
       per nje shume te madhe kapitali ndryshe nga cfare kerkohet kur pajisja blihet direkte.Kjo
       shume e ruajtur ose e mbetur nga marrja me qera e pajisjeve te jep mundesine per tu
       perdorur per shpenzime te tjera te pa parashikuara qe mund te na dalin gjate rruges.

       Te drejten e rimbursimit(menaxhimit te parave)-Kur merr me qera gjithmone jemi ne
       djeni te shumes fikse qe do te paguash gjate hgjithe periudhes se kontrates.Duke ditur
       kete gje mund te ndihmoje te menaxhosh me mire buxhetin per shpenyimet e tjera dhe
       mund te uli shpenzimet e biznesit ne pergjithesi.

       Te ulesh shpenzimet e medha fillestare-Te gjithe e dime qe te ngresh nje ndermarje
       hotelieret te cfaredolloj mase kushton.Lizingu mund tju ndihmoj per te ulur
       shpenzimet,dhe kjo gje do te jete me shume perfitim brenda viteve te para dhe ulja e
       shpenzimeve do jete e arritshme per biznesin.
Te ndihmon te qe perqafosh tendencat e reja ne dekor dhe dizajn-Te praktikosh
       lizingun ne arredimin e mbrendshem te ndihmon te qendrosh ne kontakt me tendencat e
       fundit te modes duke eliminuar pajisjet e vjeteruara.Pajisjet e marra me qera mund te
       kthehen ose shkembegen gjate kohes duke bere pak ndryshime ne kontrate.Kjo gje mund
       te jap avantazhe ne konkurencen e tregut.

IVA

Shembull: PANDOX

Pandox eshte nje nga kompanite kryesore hoteliere te Europes e themeluar ne vitin 1995 ne
Suedi, me nje portfolio te cilesise me te larte, qe perfshin hotele me nje numer te konsiderueshem
dhomash, te shperndara ne dhjete shtete si dhe dhjete kompani operuese.Pandox bashkepunon
me markat me te njohura te tilla si: Hilton, InterContinental, Hyatt, Scandic, Crowne Plaza,
Radisson BLU, Holiday Inn, Clarion, Quality, Elite, First, etj. Pandox ka krijuar nje stil
udheheqjeje informal ku nje nivel I larte ekspertize eshte kombinuar me burokraci te ulet dhe
metoda efektive monotorimi. Fjalet kyce jane: frymezim, thjeshtesi, shpejtesi, ekspertize dhe
udhudheheqje e dukshme.

Strategjite

Koncepti I biznesit i Pandox , i bazuar ne ekspertizen e pronave hoteliere, veprimtarise se
hoteleve dhe zhvillimit te biznesit, eshte te zoteroje, zhvilloje dhe te lidhe kontrata qiraje me to.
Kjo strategji eshte ndjekur vazhdimisht nga kompania qe ne momentin e formimit te saj rreth 15
vite me pare. Themelet e strategjise se Pandox jane:

1) Asetet-Pronat hoteliere ( Jane nje lloj asetesh qe kane vecorite e tyre ne dallim nga pronat e
tjera dhe kerkojne ekspertize te specializuar per te pasur zoterim aktiv) p.sh Pandox zoteron 121
hotele me nje total prej 24.800 dhomash.

 2) Modeli I biznesit (Per te pasur nje vlere sa me te larte, cdo hotel duhet te kete nje model
fleksibel biznesi qe I mundeson strategji adaptimi ndaj situatave) p.sh Pandox ka nje strukture
kontraktuale qe perfshin kontrata qiraje (lizing), marreveshje menaxhimi dhe kontrate franshize.
Pjesen me te madhe e perbejne kontratas e qirase (lizing) qe sjellin 76% te te ardhurave vjetore.

3) Shperndarja gjeografike e tregut (Perqendrimi ndaj nje lloji aseti kerkon nje shperndarje te
gjere gjeografike te tregut ne menyre qe te krijohen kushte zhvillimi dhe te perfitohet nga
ndryshimet e ciklit ekonomik te hotelit) p.sh Pandox eshte aktualisht I pranishem ne dhjete
vende, ku Suedia perben tregun me te madh. Pandox perfaqesohet ne vende me nje kerkese te
perzier kombetare dhe nderkombetare.

4) Pozicioni dhe madhesia (Hotelet e medha me pozicione te favorshme rrisin potencialin dhe
ulin rrezikun, duke u bere terheqes si per partneret,edhe per vizitoret. Keto hotele kane
likujdueshmeri me te larte dhe jane me te lehte per t‟u financuar) p.sh Te gjitha hotelet Pandox
jane te pozicionuara ne menyre te favorshme dhe permbajne mesatarisht 240 dhoma- gati tre deri
kater here me shume sesa nje hotel mesatar ne Europe.
5) Lloji I hotelit (Hotelet duhet t‟I perkasin segmenteve me cmim te larte) p.sh Portofoli
permban hotele me cmim mesatar dhe te larte. Hotele qe I perkasin segmenteve te cmimit te larte
jane InterContinental Montreal, Crowne Plaza Brussels City Centre dhe Hilton Stockholm
Slussen. Hotele me cmim mesatar perfshijne shume hotele Scandic dhe Holiday inn Brussels
Airport.

 6) Zgjedhja e emrit te markes dhe partnereve (Pandox perpiqet te mbaje lidhje me nje rrjet te
gjere kompanish hoteliere vendase dhe te huaje qe t‟i siguroje cdo hoteli marken me te mire) p.sh
Aktualisht Pandox punon me tetembedhjete marka te ndryshme, te cilat jane te mirenjohura ne
treg duke siguruar nje rrjet unik dhe pozicion te vecante ne treg.

GONILDA

Tipat e qirase (leases)
Vlera e nje hoteli si prone varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga permbajtja dhe formulimi
I qerase (lease)per hotelin. Qellimi eshte qe te hartohet nje marreveshje ku te gjitha paleve
pjesemarrese t‟u jipet nje stimul per te permiresuar ne menyre te vazhdueshme perfitimet qe
siguron hoteli. Perpara se Pandox te behet pjese e nje kontrate qiraje, behet nje analize e tregut
qe perfshin ndryshime te njohura ne treg dhe konkurrence nga aktore te ndryshem. Modele te
ndryshme jane aplikuar ne kontratat e qirase qe te kufizojne rrezikun ne nje treg ne renie, pasi ne
rast te dobesimit te likujditetit te nje operatori, Pandox ka aftesine te menaxhoje opercaionet e
hotelit ne fjale. Struktura e qirase udhehiqet nga faktore te tille si: tendencat e parashikuara te
tregut, kunkurrenca lokale, investimet e planifikuara, si dhe zgjedhja e operatorit dhe
shperndaresit. Duke kombinuar llojet e ndryshme te kontratave te qirase, Pandox ka krijuar nje
structure qiraje qe I siguron kompanise rritje te fluksit monetar, dhe ne te njejten kohe I ofron
mbrojtje ndaj renieve te tregut nepermjet garancive te qirase.

1)--Lizing i bazuar ne te ardhurat (Revenue-based leasing)

Lizing I bazuar ne te ardhurat lidhet me shitjet qe kryen hoteli. Kjo forme qiraje I siguron
Pandox perqindje te fitimeve ne tregun ne teresi. Per te kufizuar rrezikun, ky lizing shpesh
percakton nje qira minimum (qira baze).

2)--Lizing I bazuar ne rezultate (Result-based leasing)

Lizing I bazuar ne rezultate nenkupton qe pronari I hotelit merr nje perqindje te netos operative
te operatorit hotelier. Ky lloj lizing kerkon qe pronari I hotelit te kuptoje sistemin e kontrollit
financiar te operatorit. Gjithashtu, mund te percaktohet nje qira minimum (qira baze).

3)--Lizing I bazuar ne tarifa fikse (Fixed-fee leasing)

Lizing I bazuar ne tarifa fikse perdoret ne tregje te stabilizuara dhe ne produkte hoteliere te
mirenjohura. Nje kontrate qiraje me tarife fikse kufizon faktorin e rrezikut, por edhe potencialin.
Shembuj te hoteleve qe kane nenshkruar kontrata qiraje (leases)


InterContinental Montreal




Holiday Inn Brussels Airport




Hotel Berlin, Berlin




Hotel BLOOM! Brussels
Crowne Plaza Brussels City Centre




Skogshöjd and Park in Södertälje




JONA

LIZING (LEASING) NE SHQIPERI

-Në Shqipëri, qiraja financiare u zyrtarizua me miratimin e Ligjit “Për qiranë
financiare” në maj 2005. Ligji përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në
favor të zhvillimit të këtij sektori, meqenëse ai ul pasigurinë duke ofruar
përkufizime standarte qirasë financiare dhe sqaron rolin e palëve të përfshira në
këtë kontrata. Gjithashtu, Ligji përcakton kriteret e subjekteve që do të ofrojnë
shërbime lizingu.

-Të gjitha subjektet që ofrojnë qira financiare liçensohen dhe rregullohen nga
Banka e Shqipërisë. Kërkesa për kapitalin minimal për subjektet e lizingut që
janë filiale të bankave tregare, është 100 milion lekë (rreth 1 milion dollarë
amerikanë). Kjo shifër është më e vogël për subjektet e pavarura të lizingut (20
milion lekë ose 200.000 dollarë amerikanë). Duke bërë krahasim, vendet e tjera të
rajonit kanë kërkesa më të ulta për kapital (p.sh.: 100.000 euro in Serbi) ose asnjë
kërkesë fare. Këto kërkesa për kapitalin mund të jenë pengesë për hyrjen në treg të
pjesëmarrësve të rinj. Në Shqipëri, sektori i lizingut është ende në fazat e veta të
hershme, por mundësia për zhvillim është e konsiderueshme. Në mars 2007,
veprimtaria e përgjithshme e lizingut në Shqipëri, arriti në 80 milion lekë
(rreth 800.000 dollarë amerikanë). Kjo përfaqëson më pak se 0.05 % të kredive
bankare për sektorin privat. Nga ana tjetër, qiraja financiare është krijuar si
alternativë ndaj huadhënies bankare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe
individët, në shumë ekonomi në zhvillim, në Evropën Lindore, ku bankat janë
treguar të paduruara për të krijuar kompani lizingu me qëllim që të shtrihen te
segmentet e klientëve, të cilët nuk janë të aftë të marrin hua (shih figurën 22).
Volumi i veprimtarive të lizingut në vende, të tilla si Bosnja dhe Rumania (mbi 3
% të PBB-së në të dy rastet), ofron njëfarë reference përsa i përket potencialit të
këtij sektori në Shqipëri. Sipas një studimi të kohëve të fundit, që ka ndërmarrë
Korporata Ndërkombëtare e Financave, tregu i mundshëm i qirasë financiare në
Shqipëri është rreth 98.4 milion euro në kontrata të reja, në vit. Sipas këtyre
vlerësimeve, potenciali për zhvillim është i konsiderueshëm si në qiranë financiare
të automobilave, ashtu edhe në atë të pajisjeve (përkatësisht, 37.6 milion euro dhe
30.8 milion euro në kontrata të reja, në vit). Duke përdorur shifra nga vende të tjera
të rajonit, studimi vlerësonte se, në një periudhë afatmesme, qiraja financiare
mund të zërë nga 13% deri në 19% të investimit të përgjithshëm në vend.

Programi I lizingut ne Shqiperi u ndermor ne Tetor te vitit 2003 si nje
bashkepunim ndermjet Ministrise se Ekonomise se Shqiperise dhe
Bashkepunimit Ekonomik Per Europen Jugore. Ligji mbi Qirane Financiare u
miratua nga parlamenti shqiptar ne maj te vitit 2005. Ky ligj siguron kushtet e nje
kontrate qiraje financiare dhe eshte e nevojshme permbushja e disa kerkesave
minimale per kompanite qe deshirojne te jene qiradhenese. Lizingu sherben si nje
burim alternativ financimi per zhvillimin e NVM-ve, te cilat jane vendimtare ne
transformimin strukturor te ekonomise. Sektori i lizingut ne Shqiperi eshte
akoma ne fazat e hershme te zhvillimit duke perfaqesuar vetem nje per qind te
PBB-se se vendit. Gjashte kompani lizingu kane filluar aktivitetet e tyre ne
vendin tone, (Tirana Leasing), Raiffeissen Leasing, Credins Leasing, BiLeasing S
SOGELEASE dhe Landlease Sh.A.

 BERZH- banka europiane per rikonstruksion dhe zhvillim ka mbeshtetur
zhvillimin e sektorit te lizing ne Shqiperi me nje hua prej 1milion euro per
shoqerine “Landeslease”, e cila do te perdoret nga shoqeria per te zgjeruar
sherbimet e saj per ndermarrjet e vogla dhe te mesme (NVM). Shoqeria po
perqendrohet kryesisht ne ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ka eksperienca te
shkuara ne leasing per automjetet, pajisjet dhe makinerite. Linja e kredise se
BERZH-it do te ndihmoje “Landeslease” te zgjeroje bazat e saj te financimit dhe
do te mbeshtese shoqerine ne aktivitetin e saj per te siguruar mjete financuese me
te arsyeshme per NVM-te ne Shqiperi. Gjithashtu, projekti do te sherbeje si nje
shembull pozitiv per shoqerite e reja leasing per te konsideruar hyrjen ne
tregun shqiptar, duke rritur zhvillimin e sektorit te leasing. BERZH zoterohet
nga 61 shtete dhe dy institucione nderqeveritare dhe mbeshtet zhvillimin e
ekonomive te tregut dhe demokracive ne shtetet nga Evropa Qendrore ne Azine
Qendrore.


Kompani lizingu ne Shqiperi

IVA




1)—Raiffeisen Leasing Albania

Raiffeissen Leasing Albania vazhdon të jetë lider në tregun e leasing në Shqipëri. Në mbështetje
të përhapjes së leasing si pjesë të një kulture, si edhe në shërbim të bizneseve shqiptare të cilat
gjithmonë e më teper kanë nevoje të sigurojnë dhe përdorin pajisje dhe makineri me cilësi të
lartë, është një staf i kualifikuar dhe i përkushtuar. Raiffeisen Leasing Sh.A ofron financime për
blerjen e automjeteve, makinerive dhe pajisjve për të gjithë klientët e saj individë, mikrobiznese,
biznese të vogla dhe të mesme si edhe korporata.
 Autovetura

                              Raiffesen Leasing Sh.a bashkepunon me te gjithe koncesionaret e
                              makinave ne Shqiperi. Informacioni ne lidhje me cmimet e
                              makinave ofrohet prane zyrave te kompanise dhe salloneve te
                              shitjeve.



                                 Mjete Transporti

                            Raiffeisen Leasing Sh.a është lider në tregun shqiptar në lidhje
                            me financimin e të gjitha llojeve të mjeteve të transportit duke filluar
                            që nga furgonët, trailer, koka traileri, kamionë të lehtë e të rende dhe
                            deri tek mjete të specifikuara të rënda si: dumpera, rimorkiatorë, etj.



                                 Makineri Ndertimi

 Raiffeisen Leasing Sh.a është lider në tregun e financimit të makinerive të
ndërtimit duke finacuar blerjen e një nje game të gjerë makinerish si:
ekskavatrorë, fadroma, buldozerë, sonda, betoniere, pompa betoni, etj. Kjo
është eshte e mundur në sajë te interesave më te mira në treg të ofruara nga
Raiffeisen Leasing Sh.a, si edhe nga bashkepunimi i ngushtë me
perfaqesuesit e autorizuar te tregtimit te makinerive të ndërtimit si: Spanos
Albania (CIFA, Dynapac, Astra), Caterpilar, Comermac (Hitachi),
Unitrack Albania (JCB), Konti-Komatsu (Komatsu), etj.


                                    Pajisje dhe Teknologji

                               Raiffeisen Leasing Sh.a ofron pajisje dhe aparatura mjekësore,
                               pajisje printimi dhe shtypshkrimi, pajisje informatike dhe
                               telekomunikacioni, linja prodhimi dhe paketimi, makineri dhe
                               teknologji bujqësore, si edhe shumë tipe të tjera pajisjesh
                               teknologjike




ADA

2)—Tirana Leasing

Tirana Leasing eshte themeluar ne nentor te vitit 2004 ne Shqiperi dhe ofron sherbime leasing
per makina dhe auotomjete transporti me kushte te specifikuara. Tirana Leasing eshte pjese e
Grupit Banka rte Pireut dhe tregon seriozitetin e nevojshem per te permbushur me sukses
objetivat e synuara te grupit ku ajo ben pjese. Ajo eshte kompania e pare leasing e hapur ne
vendin tone, pasi deri ne ate kohe bizneset dhe individet mund te merrnin kredi vetem nga
bankat, qe kerkonin garanci per dhenien e kredive, duke e veshtiresuar ne kete menyre kindjen e
bizneseve te reja. Avantazhi I qirase financiare qendron pikerisht ne kete fakt, se shoqeria qe e
jep qirane financiare nuk kerkon garanci per te, pasi vete objekti sherben si garanci. Aktualisht
Tirana Leasing e ushtron aktivitetin e saj te qiradhenies financiare vetem per mjetet e transportit.
Leasing ofrohet per nje periudhe te caktuar kohe gjate se ciles shlyhet detyrimi leasing nepermjet
kesteve mujore qe paguhen per pjesen e financuar. Kjo forme leasing u jep mundesine klienteve
te kene gjithmone nje automjet te ri, pa pasur nevoje per kolateral. Se shpejti aktiviteti I Tirana
Leasing ne qirane financiare do te shtrihet jo vetem ne mjetet e transportit, por edhe ne objekte te
tjera, sic jane makinerite dhe pajisje te nevojshme per nje biznes apo prona te patundshme per te
permbushur nevojat e konsumatoreve. Specifikimet e leasing-ut jane:

      Financim deri ne 80% te vleres se makines
      Afati I financimit ne Euro eshte 1-5 vjet
      Interes konkurrues ne Euro
      Keste te barabarta qe perfshijne pjese kapitali plus interes mujor
      Garanci eshte makina qe blihet me siguracion full kasko
      Shpenzim adminiztrativ konkurrues ne treg
      Siguracion TPL dhe sigurim jete

GOLDI

3)—Landlease SH.A

Landlease Sh.A eshte e para shoqeri aksionere e pavarur leasing ne Shqiperi. Landlease u krijua
me iniciativen e disa bankiereve dhe biznesmeneve me shume pervoje shumevjecare ne nivel
kombetar dhe nderkombetar ne tregjet bankare dhe financiare ne SHBA dhe Europe. Bordi
menaxhues perbehet nga individe qe kane qene menaxhere dhe drejtore te pergjithshem banke ne
Shqiperi, Europe dhe SHBA, te cilet kane themeluar dhe menaxhuar kompani te sukseshme
leasing ne vende te tjera. Menaxheret dhe stafi I shoqerise zoterojne mjaft njohuri dhe nje
experience financiare positive, te evidentuar ne nivel local dhe nderkombetar.

    Sherbimet per Biznese
Landeslease mundeson financimin e aseteve te ndryshme pa limit maksimal. Ofron financimin e
automjeteve si dhe pajisjeve, si te reja ashtu dhe atyre te perdorura. Sale Lease Back eshte nje
sherbim I ofruar nga Landeslease ndaj kompanive te ndryshme. Ky sherbim mundeson rritjen e
likuiditetit te kompanive. Ky sherbim konsiston ne shitjen te Landeslease e pajisjeve ose
makinerive te blera nga vete kompania, te cilat me pas paguhen me keste gjate periudhes se
qerase financiare. Ne kete menyre Landeslease I mundeson likuiditet kompanise. Sub Lease,
gjithashtu eshte nje sherbim I cili I ofrohet furnitoreve te Landeslease, te cilet mund te perdorin
asetet e financuara nga Landeslease dhe ti japin te drejte paleve te treta ti perdorin
ato.Landeslease, gjithashtu ofron mundesine e financimit ndaj bizneseve te reja, biznese te cilat
kane nevoje per automjete transporti apo pajisje te specifikave te ndryshme per te ofruar sherbim
cilesor ndaj klienteve te tyre. Dokumentat e kerkuara ndaj bizneseve jane:Te dhenat financiare te
vitit te fundit fiskal (Bilanc); Dokumentat ligjore te kompanise (NIPT, QKR, Statut, Akt
Themelimi).
 Sherbimet per Individe
Kryen aprovimin e kerkesave te individeve ne menyre te menjehershme, brenda 24 oresh nga
paraqitja e dokumentacionit te kerkuar:
       Vertetim te ardhurash
       Fotokopje pasaporte / karte identitetit
       Fotokopje leje drejtimi
       Certifikate familjare
Landeslease mundeson financimin e te gjitha llojeve te ndyshme te autoveturave, ne
bashkepunim me te gjithe koncesionaret qe operojne ne tregun shqiptar, duke iu pershtatur me
mire kerkesave te klienteve te saj.
Per makinat e reja kohezgjatja e financimit varion nga 12 deri ne 60 muaj.
Per makinat e perdorura kohezgjatja e financimit mund te arrije deri ne 48 muaj.
Bashkepunimi me kompanite me te medha te sigurimit ne Shqiperi, duke bere te mundur qe per
cdo dem qe mund ti ndodh asetit te pergjigjet kompania e sigurimit. (kompania e sigurimit mund
te zgjidhet nga vete klienti).

     Autovetura
Landeslease bahkepunon me te gjithe koncesionaret e makinave qe operojne ne tregun shqiptar.
Ju mjafton te zgjidhni makinen qe deshironi, dhe me pas mund te kontaktoni drejtpersedrejti me
stafin e Landeslease, ose mund te ndermjetesoje secili prej personave te kontaktit ne secilin prej
koncesionareve. Disponibilitet per t‟ju pergjigjur kerkesave ne kohe record duke bere te
mundur qe aplikimi dhe kerkesa te aprovohet brenda 24 oresh. Gjithashtu, ne rast se jeni te
pavendosur, stafi I Landeslease mund t‟ju sygjeroje makinen qe I pershtatet me shume kerkesave
dhe buxhetit tuaj.
Landeslease mundeson financimin e flotave te ndryshme kompanive te mesme dhe te medha.
Gjithashtu ajo ofron dhe financimin e automjeteve te tipeve dhe llojeve te ndryshme nga
furniture te huaj te cilat mund te importohen dhe te perdoren brenda dhe jashte territorit te
republikes se Shqiperise sipas kerkesave te klienteve.
    Makina Tregtare dhe Automjete per Biznese
Automjete Transporti
      1. Autobuze
      2. Autovetura
      3. Automjete komerciale te llojeve te ndryshme
      4. Trailera

Makineri Levizese
      1. Pirune (veteshkarkues)
      2. Kamione transportues
      3. Vinca te madhesive dhe tonazh te ndryshem
Makineri Ndertimi
      1. Ekskavatore
      2. Betoniere
      3. Buldozera


    Pajisje te Ndryshme
Landeslease u mundeson bizneseve te vogla te mesme, dhe te medha financimin e pajisjeve dhe
aparaturave te ndryshme si psh:

Pajisje Printimi
      1 . Makineri Printimi
      2. Printer Dixhital
      3. Pajisje fotografike (per perpunim fotosh)

Pajisje Industriale
      1. Pajisje perpunim tekstilesh
      2. Perpunim Druri
      3. Pajisje Ambalazhimi

Pajisje Mjekesore
      1. Skanera
      2. Radiografi
      3. Laboratore
      4. Pajisje Dentare
      5. etj

Pajisje Kompjuterike
      1. Servera
      2. Plotera
      3. Skanera te medhenj
      4. etj
JONA



4)—Credins Leasing

Credins Leasing ka si fushë veprimi financimin e mjeteve të lëvizshme
(autovetura, kamionë e makineri të rënda) të linjave dhe makinerive të prodhimit si
dhe financimin e pronave të patundshme. Credins Leasing, është një nga
shoqëritë pararojë në fushën e financimeve Leasing. Me procedura të shpejta,
një shërbim cilësor dhe përkushtim maksimal kompania bën më të lehtë dhe më
komode financimin për: autovetura, kamione, autobuzë, pajisje dentare e
mjekësore dhe së fundmi edhe pasuri të patundshme. Ekspertët e leasingut do ju
ofrojnë modelin e financimit që i përshtatet sa më mirë buxhetit tuaj duke shërbyer
edhe si konsulente financiare.




5)—SOGELEASE
Nepermjet filialit te saj SOGELEASE ALBANIA, Societe Generale Albania
ofron zgjidhje individuale nepermjet qeradhenies financiare per nje kategori
te gjere asetesh.

SOGELEASE mund te mbuloje:

      Mjetet per transportin publik ose te mallrave
      Instrumenta makinerish
      Makineri ndertimi
      Automjete
      Pajisje
      Pajisje printimi, etj.

Perfitime:

      Ruajtja e likuiditetit
      Pagesat e qerase financiare jane te zbritshme per efekt tatimor, gje qe con ne
      optimizimin tatimor te investimit
      Skemat e pageses mund te strukturohen ne menyre fleksibel me pagesa
      lineare (mujore ose tremujore)
      Planifikimi i lehte financiar i kostove dhe fluksit te parase (keste fikse)
      Proces me i shpejte
      Kursim kohe dhe burimesh njerezore
      Zgjidhje individuale / fleksible

Perse te zgjidhni «leasing» me ne?

      Perqindje me te larte financimi ne treg
      Zgjidhje fleksible
      Perqindje interesi te personalizuara

Konkluzione dhe rekomandime

ADA
  •   Lizing mund te permbush kerkesat e bizneseve te vogla, te mesme dhe te medha, mund te
      krijoje nje avantazh te madh konkurrues sin je opsion financiar qe ofron shume perfitime.

      Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për të nxitur bankat që
      të përfshijnë produke të reja, gjithashtu, kufizon mundësitë e qirasë financiare në Shqipëri

  •   NVM kane nje rol kryesor ne procesin e tranzicionit, perbejne pjesen me te madhe te
      bizneseve private qe operojne ne Shqiperi dhe jane burim kryesor I punesimit per shkak
      te permasave dhe pershtatshmerise se tyre.
GOLDI

  •   Per arsye te rrezikshmerise se larte, si struktura e bizneseve shqiptare, veshtiresi per te
      pranuar pasurite e patundshme si hipoteke per shkak te situates aktuale qe lidhet me
      pronesine, bankat me shume ofrojne kredi afat-shkurter, te cilat jane te pranueshme per
      tregtaret, por jo per kompani prodhimi me investime afat-gjataDuke filluar nga viti 2005,
      kater kompani lizingu veprojne ne Shqiperi, sipas Ligjit per Lizingun Financiar te
      miratuar nga Parlamenti Shqiptar ne maj te 2005

  •   Legjislacioni pritet te mbushe nje boshllek te rendesishem financiar rreth NMV shqiptare
      (nderrmarjeve te vogla dhe te mesme), te cilat kane shpesh nevoje per pajisje te reja por
      nuk mund te permbushin kushtet e kredive nga bankat lokale per te kryer blerjen.

  •   IVA

  •   Eshte shume e rendesishme:

  •      -te trajnohet personeli dhe zyrtaret e bankes per te kuptuar rendesine e NVM-ve

  •      -te stimulohen dhe perfshihen te rinjte ne menaxhimin e NMV-ve

  •   Mund të jetë e nevojshme që të përmirësohen kapacitetet rregullatore dhe mbikëqyrëse
      me qëllim që rreziqet e mundshme që paraqet rritja e përdorimit të qirasë financiare, Te
      monitorohen në mënyrë të përshtatshme dhe që instrumenteet të përdoren siç duhet.
      Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për të nxitur bankat që
      të përfshijnë produke të reja, gjithashtu, kufizon mundësitë e qirasë financiare në Shqipëri

      JONA

  •   Zhvillimi i sektorit të lizingut do të varet në masë të madhe nga eleminimi i
      pasigurive që lidhen me trajtimin tatimor të qirave financiare. Megjithëse kuadri ligjor
      për qiranë financiare është përmirësuar, trajtimi financiar i qirasë financiare mbetet i
      paqartë, sidomos në lidhje me trajtimin e taksës së vlerës së shtuar (TVSH). Për
      importet e pajisjeve dhe pagesën e qirasë për qiratë operative financiare zakonisht
      aplikohet një normë TVSH-je prej 20 % . Sidoqoftë, mbetet ende për t‟u sqaruar
      aplikimi i TVSH-së për qiranë financiare. Nga njëra anë, rregulloret e taksave që kanë
      ekzistuar përpara Ligjit “Për qiranë financiare” duket se aplikojnë TVSH mbi interesin
      për qiratë financiare. Nga ana tjetër, qiraja financiare përkufizohet si një shërbim
      financiare dhe, prandaj, duhet të përjashtohet nga pagesa e TVSH-së mbi interesin.
      Gjithashtu, nuk është e qartë procedura për riimbursimin e tatimit të tepër të TVSH-së.
      Ligji “Për qiranë financiare” nuk parashikon udhëzues për këtë, por këto çështje duhet të
      trajtohen në afat të shkurtër me qëllim që të shmanget pasiguria në këtë
      sektor.
      Koncepti i qirasë financiare është relativisht i ri për Shqipërinë dhe do të duhet të bëhen
      përpjekje të konsiderueshme për të rritur sensibilizimin e tregut. Në të njëjtën kohë,
bankave shqiptare u mungon ekspertiza lidhur me këto produkte dhe mungesa e
       përvojës ndërlikon çështjet e vënies së çmimeve dhe të sekuestros. Për më tepër, stimujt
       për të nxitur bankat që të krijojnë produktet dhe ekspertizën e nevojshme janë shumë të
       kufizuara, duke patur parasysh faktin se kërkesa e paplotësuar për kredi lejon shtrirjen e
       shpejtë të operacioneve në segmente më tradicionale.




Bibliografia
http://siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqiperia_Aksesi_per_kredi_08.pdf

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE Menaxherat
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Veton Sopjani
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiareLidijeRapaj
 
Pytje pergjigje financa nderkombetare safet merovci
Pytje pergjigje financa nderkombetare   safet merovciPytje pergjigje financa nderkombetare   safet merovci
Pytje pergjigje financa nderkombetare safet merovciShqiprim Berisha
 
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeMenaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeAgron Berisha
 
Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareMenaxherat
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitParimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitBledi Lila
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
Letrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe AksionetLetrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe AksionetMenaxherat
 
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese Menaxherat
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjeMuhamet Sopa
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Vilma Hoxha
 
Fondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveFondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveAnita Dogani
 
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT" Valmir Nuredini
 
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeveMenaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeveBlueWesT
 
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREMenaxherat
 
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar Menaxherat
 

Was ist angesagt? (20)

BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiare
 
Pytje pergjigje financa nderkombetare safet merovci
Pytje pergjigje financa nderkombetare   safet merovciPytje pergjigje financa nderkombetare   safet merovci
Pytje pergjigje financa nderkombetare safet merovci
 
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeMenaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
 
Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankare
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitParimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetit
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
Letrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe AksionetLetrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe Aksionet
 
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
 
Fondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveFondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneve
 
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
 
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeveMenaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
 
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
 
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar Menaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar
 
çEku
çEku çEku
çEku
 

Andere mochten auch

Qiraja financiare në optikën e integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e  integrimit EuropianQiraja financiare në optikën e  integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e integrimit Europianjarazi
 
Eleni Jarazi mikroteza MSHMR
Eleni Jarazi mikroteza MSHMREleni Jarazi mikroteza MSHMR
Eleni Jarazi mikroteza MSHMRjarazi
 
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)Arsid Hametaj
 
The history of leasing
The history of leasingThe history of leasing
The history of leasingPradeep Kumar
 
Science and Psychology of Apartment Leasing
Science and Psychology of Apartment LeasingScience and Psychology of Apartment Leasing
Science and Psychology of Apartment LeasingLisa Trosien
 
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case studyPresentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case studyermirshalqini
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Hoteleria & speleologjia.
Hoteleria & speleologjia.Hoteleria & speleologjia.
Hoteleria & speleologjia.Agon Balaj
 
Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008JURIST
 
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton SylqaStruktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton SylqaValdet Shala
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiVeton Sopjani
 
Shembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitShembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitMenaxherat
 

Andere mochten auch (15)

Qiraja financiare në optikën e integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e  integrimit EuropianQiraja financiare në optikën e  integrimit Europian
Qiraja financiare në optikën e integrimit Europian
 
Eleni Jarazi mikroteza MSHMR
Eleni Jarazi mikroteza MSHMREleni Jarazi mikroteza MSHMR
Eleni Jarazi mikroteza MSHMR
 
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
Vendim Unifikues Nr. 1 (6.1.2009)
 
The history of leasing
The history of leasingThe history of leasing
The history of leasing
 
Science and Psychology of Apartment Leasing
Science and Psychology of Apartment LeasingScience and Psychology of Apartment Leasing
Science and Psychology of Apartment Leasing
 
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case studyPresentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
Presentation of business_plan_12_slides_in_power. alb, case study
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
 
Hoteleria & speleologjia.
Hoteleria & speleologjia.Hoteleria & speleologjia.
Hoteleria & speleologjia.
 
Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008
 
Ligjerata 3
Ligjerata 3Ligjerata 3
Ligjerata 3
 
Kontabiliteti i
Kontabiliteti iKontabiliteti i
Kontabiliteti i
 
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton SylqaStruktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 
Shembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitShembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesit
 

Ähnlich wie Leasing by SADIONA ABAZAJ

PROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxPROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxXhoanaKola
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
Korporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiKorporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiFisnik Morina
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Menaxherat
 
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02zogaj
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale GenTa Karpuzi
 
Qirate
Qirate Qirate
Qirate mami
 
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)Fisnik Morina
 
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT Menaxherat
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesoreKujttim Thaçi
 

Ähnlich wie Leasing by SADIONA ABAZAJ (15)

Kf 10
Kf 10Kf 10
Kf 10
 
PROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxPROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptx
 
Kontratat
KontratatKontratat
Kontratat
 
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
Korporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiKorporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiii
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat
 
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
 
Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale
 
Qirate
Qirate Qirate
Qirate
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)
 
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 

Mehr von Sadiona Abazaj

"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJKurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJThe effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJAlbanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)Sadiona Abazaj
 
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJTurizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)Sadiona Abazaj
 

Mehr von Sadiona Abazaj (10)

"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
 
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJKurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJThe effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
 
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJAlbanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
 
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
 
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJTurizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
 
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
 

Leasing by SADIONA ABAZAJ

  • 1. Universiteti i Tiranes Fakulteti Histori-Filologji Departamenti i Gjuheve te Huaja Dega Anglisht LEASING (Lizingu) Prepared by: Sadiona Abazaj Gonilda Mangelli Iva Nallbani Adelajda Mujo
  • 2. IVA LEASING” eshte nje marreveshje ku qiradhenesi I jep qiramarresit te drejten e perdorimit ten je aseti per nje periudhe te caktuar kohore ne shkembim te nje pagese ose te nje sere pagesash” Leasing është një operacion alternativ i blerjes ose i prodhimit në ekonomi, më anën e të cilit krijohet mundësia të blesh faktor produktiv shumëvjeçar (mjete pune, pasuri të patundshme) të nevojshme për aktivitetin tënd sipërmarrës. Me anën e kontratës së leasing të jepet e drejta e përdorimit të një të mire materiale të dorëzuar nga një subjekt (qiradhënësi ose dorëzuesi) kundrejt pagesës së një kësti periodik. Në mbarim të afatit të kontratës shpesh të jepet mundësia ta blesh mallin në fjalë, duke ushtruar të drejtën e blerjes (shpagimit) me anë të pagimit të një çmimi (çmimi i shpagimit). Kësti i parë që paguhet është zakonisht më i lartë se të tjerët dhe për këtë quhet “maksi-këst fillestar” (maxicanone iniziale). Qëllimi i këtij kësti është të mbrojë qiradhënësin nga rreziku i humbjes, në rast pamundësie për të paguar nga ana ndërmarrjes ate. Elementet kryesor te lizingut 1.Palet e kontrates -Pronari (qeradhenesi) -Perdoruesi (qeramarresi) Mund te jene: -individe, -partner, -shoqeri anonime -institucione financiar -sekseri -financier Shembull:Bankieret tragtar privat qe sherbejne si seksere. 2.Te mirat materiale -Automjetet -Makinerite -Pajisjet -Toka,ndertesa -Fabrika -Biznesi -Aeroplan -Anije,etj 3.Afati i qerase • Periudha kohore e marrveshjes se lizingut deri ne momentin e fundit
  • 3. te perdorimit te saj. a.Gjate gjithe aktivitetit ekonomik b.Me e shkurter se aktiviteti ekonomik c.Rinovimi i kontrates 4.Pagesa e lizingut Shuma e percaktuar qe qeramarresi i paguan qeradhenesit. -pagesa per investimin mbi pronen -pagesa per riparimet mbi pronen -pagesa per sherbimet e bera mbi pronen 5.Menyra e perfundimit te lizingut -Lizingu pefundon me mbarimin e kontrates. -Menyra te tjera te mundshme -Kontrata mund te rinovohet -Prona i kthehet qeradhenesit dhe ai ka te drejte t„ia shes nje pale tjeter -Qeradhenesi ia shet pronen qeramarresit ADA Cilat janë format e ndryshme të leasing? Kontrata e leasing mund të jetë e formuluar në tre mënyra: leasing financiar, leasing operativ dhe lease-back. 1. Leasing financiar: është i karakterizuar nga një raport trepalësh në të cilin shoqëria e leasing që ushtron aktivitetin ndërmjetës blen mallin nga furnizuesi dhe ia jep në leasing ndërmarrjes përdoruese e cila merr përsipër të gjitha rreziqet dhe përgjegjësitë që kanë të bëjnë më të. Malli zgjidhet direkt nga përdoruesi pranë furnizuesit, me të cilin vendos modalitetet e shitjes ndaj përdoruesit. Në mbarim të afatit të kontratës, përdoruesi mund të blejë pronësinë e mallit duke ushtruar të drejtën e blerjes. 2. Leasing operativ: shpeshherë është i karakterizuar nga një raport dypalësh në të cilin prodhuesi i mallit e jep në leasing drejtpërdrejt ndërmarrjes përdoruese. Kjo mund të mundësohet edhe nga një ndërmjetës financiar, në këtë rast do të kemi të bëjmë, si për leasing financiar, më një raport trepalësh. Kontrata në përgjithësi përfshin edhe asistencën, mirëmbajtjen, riparimin e mallit. Gjithashtu, në leasing operativ nuk parashikohet shlyerja e blerjes finale të mallit. Pergjithsisht, perdoret per kompjutera, pajisje zyre, autovetura, kamione, telephone, etj. 3. Lease Back: ndërmarrja përdoruese shet një mall të sajin (instrument i dobishëm për aktivitetin e saj) një shoqërie të leasing, e cila në të njëjtin moment ia jep në leasing. Ndërmarrja për përdorimin e mallit, do të paguajë këste periodike më të drejtën për ta blerë mbrapsht në skadim të kontratës së leasing. “Lease Back” i siguron ndërmarrjes një fare likuiditeti që rrjedh nga shitja e mallit dhe të gjitha të mirat e leasing, ndër të cilat lehtësi fiskale dhe përmirësim të profilit të kapitaleve.
  • 4. 4.Lizing i drejteperdrejte • Lizing dypalesh • Lizing trepalesh Ne lizing e drejtperdrejt qeramarresi dhe pronari i prones jane dy njesi ekonomike te ndryshme nga njeri tjetri.Nje lizing i drejtperdrejt qe ndahet ne dy tipe: Lizing dypalesh Kemi dy pale:furnizuesi i pajisjeve(qeradhenesi dhe qeramarresi). Lizing trepalesh. Ky lizing perfshin nje pale te trete.Qeradhenesi mer hua nje pjese te cmimit te blerjes se prones nga pala e trete, prona e blere ne kete menyre mbahet si siguri kundrejt huase.Huadhenesi paguan per qerane direkt nga huamarresi dhe tepricat qe dalin pasi plotesohen kushtet e huadhenesit, i kalojne qeradhenesit. 5.Lizing me nje investitor: ky lloj ka vetem dy pale qeramarreson dhe qeradhenesin.Qeradhenesi financon te gjithe investimet nepermjet nje lidhjeje ndermjet borxhit dhe fondeve te kapitalit. 6.Lizing i brendshem: ky eshte nje transaksion lizingu ku te gjitha palet e kontrates qeramarres dhe qeradhenes jane banues te nje shteti. 7.Lizing nderkombetar :ky ndodh kur palet jane ne shtete te ndryshme. GONILDA Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet? Avantazhet Të lejon të blesh mjete prodhimi pa pasur nevojën të bllokosh të ardhura financiare, pra pa shtuar nivelin e borxhit; nuk duhet të përballosh kostot e amortizimit ose kostot financiare të lidhura me përdorimin e huave; në aspektin fiskal ke lehtësira të ndryshme: i) këstet e leasing duke plotësuar disa kushte mund të shkarkohen krejtësisht nga taksat; ii) lejon ndarjen e TVSH (IVA) në këste periodike; nuk të kërkohen garanci të tepërta dhe të ofrohet disponibiliteti i mallit pa shpenzime të mëdha fillestare. Opsione me afatgjata se cdo kredi bankare, zakonisht 3 deri ne 5 vjet Pergjithsisht nuk mund te anullohen,duke siguruar kredibilitet ne biznes Ne rast recensioni, leasing ndihmon bizneset kur pjesa me e madhe e tyre kane perfitime te uleta taksash Pra, mund te themi se leasing sjell:  Fleksibilitet Bizneset kane nevoja te ndryshme, modele te ndryshme fluksi monetar dhe fluksi te ardhurash. Afati I nje kontrate qiraje (lease) pergjithsisht percaktohet nga gjendja vetjake e biznesit. Biznesi
  • 5. eshte I afte te krahasoje pagesat me te ardhurat e pritshme dhe perfitimet qe sjell perdorimi I aseteve.  Avantazhe ne Taksa Tek kredite, zbritja e interesit dhe zhvleresimi perfaqesojne vetem nje pjese te shpenzimeve totale. Tek nje kontrate qiraje,megjithate, thjesht zbritet pagesa e qirase sin je shpenzim biznesi Leasing I jep mundesi biznesit te perfitoje nga pagesa e kapitalit.  Ruajtje te kapitalit te punes Pagesat e nje kontrate qiraje sigurojne permiresim te fluksit monetar ne krahasim me pagesat e kredive ose blerjeve cash. Pagesa e pare e nje kontrate qiraje zakonisht eshte me e ulet se nje kredi paradhenie, dhe ne disa shtete taksa e blerjes mblidhet per gjate gjithe kohes qe funksionon kontrata, jo me perpara.  Menaxhim te Vleres se Aseteve Pergjithsisht, eshte mire qe te zoterosh objekte qe rriten ne vlere, dhe objekte me qira qe zhvleresohen. Leasing ndihmon ne minimizimin e riskut te zhvleresimit te vlereva te pajisjes, qe mundeson perdorimin me me efikasitet te asetit.  Me Pak Rrezik Kur një brez i ri i pajisjeve të vihet në dispozicion, ju do të keni fleksibilitetin për ti përmirësuar apo shtuar. Zgjedhja është e juaja. Ju kurrë nuk do të ballafaqoheni me barren e te pasurit pajisjeve të vjetra ose të vjetëruara. Disavantazhet Blen vetëm të drejtën e përdorimit (jo pronën) e të mirave materiale dhe të drejtën për ta përdorur; duhen paguar këstet e leasing; duhen përballuar kostot në lidhje me shumat për sigurimet që shoqëria e leasing të vendos. Pra, leasing shkakton:  Kosto e Pergjithshme Disavantazhi me I madh I leasing eshte qe shpenzimet qe do te kryhen pergjate kohes se perdorimit te asetit do te jene me te larta sesa po te blihej. Kjo ndodh per shkak se pagesat e qirase duhet te kompensojne qiradhenesin jo vetem per blerjen dhe kostot e financimit, por edhe per rrezikun qe mbart qiradhenesi duke qene vazhdimisht ne zoterim te aseteve. Kryerja e nje analize te plote te parave eshte e dobishme per te vleresuarndryshimin ne kosto ndermjet leasing dhe blerjes.  Asnje Interes Pronesie Pagesat e qirase ne pergjithsi nuk nuk vendosin barazi per pajisjet me qira, pra ne fund te qirase nuk do te kemi pauri te prekshme per te treguar per pagesat e kryera. Kjo mund te jete e dhimbshme ne rast se eshte nenvleresuar se tepermi vleren e pajisjes ne fund te qirase. Negocimi
  • 6. I nje opsioni blerjeje ku nje pjese e pagesave te qirase depozitohet ne cmimin e blerjes, eshte nje menyre efikase per te krijuar barazi ne pronen e dhene me qira.  Angazhim Ndaj Prones Pasi nenshkruhet nje kontrate qiraje, pergjithsisht ekziston angazhimi per te bere pagesat per te gjithe kohezgjatjen e qirase edhe kur ndalohet se perdoruri nje prone. Pjesa me e madhe e pajisjeve me qira ose nuk mund te anullohen, ose vendosin nje gjobe te forte per nderprerje te parakohshme. JONA Lizingu ne ndermarjet hoteliere turistike • Marrja me qera e nje hoteli eshte nje kontrate ndermjet qeramarresit dhe pronarit duke i dhene zoterim ekskluziv te prones qeramarresit per nje periudhe te caktuar kohore. • Kjo i jep qeramarresit te drejten e zenies dhe te perdorimit te prones per nje periudhe ose afatin e caktuar ne kontraten e qerase.Kontrata e qerase shpjegon detyrimet ligjore qe palet kane rene dakort dhe duhet t'u permbahen. • Periudha e dhenies se qerave mund te shkoje nga 1 ne 99 vjet. Zakonisht ne kohet e sotme jipen per 125 vjet ndersa disa qera te koheve me te hershme jipeshin per 99 vjet.Cdo qera e dhene per me teper se 21 vjet konsiderohen si nje qera e” gjate”. Zoterimi i prones mund ti rikthehet pronarit te tokes kur te mbaroje afati i qerase, ne keto kushte qeramarresi mund te kene akoma te drejten te qendroje ne prone nga pushteti vendor dhe ligjit te strehimit te vitit 1989-nepermjet nje”mareveshjeje qeramarrjeje ne tregun e qerase”.Gjithashtu ata kane serish te drejtat e tyre ligjore.Qeramarresit normalisht duhet te paguajne qera per token proanarit te prones te pasurise.Kjo duhet te paguhet ne daten e caktuar,sipas kerkeses specifike te pronarit. Cilet hotele mund te hyje ne procesin e Lizingut?
  • 7. Lizingu mund te jete zgjedhja e duhur pavaresisht mases se biznesit. Lizingu mund te ndihmoje cdo hotel te ruaje para qe nga hotelelet me 5 yje e deri tek ata me 0 yll. Edhe nese hoteli eshte i pavarur apo pjese e nje zinxhiri hotelier,mjafton te bej lizingun e duhur qe pershtatet per biznesin. Cfare mund te marret me qira? Hotelet mund te marin me qira shume pajisje te nevojshme.Ato mund te jene: -Krevatet,tavilinat,dollapin,karriget dhe mobilje te tjera. -Pajisje elektronike,televizoret,dhe sistemet kompjuterike. -Vegla te ndryshme te hoteleve. -Tepete,parketin,moketin,carcafet,perdet,grilat. ADA Benifitet e lizingut ne hotele. Lizingu mund te na ndihmoje te ruajme nje kapital pune te konsiderueshme dhe te ule shpenzimet e medha si dhe te na ndihmoje te peqafosh tendencat e reja ne dekor dhe ne dizajn.Le te shikojme disa benifite ne detaje. Te ruash kapitalin e punes-Kur merr me qera pajisjet e hotelit,nuk do te kemi nevoje per nje shume te madhe kapitali ndryshe nga cfare kerkohet kur pajisja blihet direkte.Kjo shume e ruajtur ose e mbetur nga marrja me qera e pajisjeve te jep mundesine per tu perdorur per shpenzime te tjera te pa parashikuara qe mund te na dalin gjate rruges. Te drejten e rimbursimit(menaxhimit te parave)-Kur merr me qera gjithmone jemi ne djeni te shumes fikse qe do te paguash gjate hgjithe periudhes se kontrates.Duke ditur kete gje mund te ndihmoje te menaxhosh me mire buxhetin per shpenyimet e tjera dhe mund te uli shpenzimet e biznesit ne pergjithesi. Te ulesh shpenzimet e medha fillestare-Te gjithe e dime qe te ngresh nje ndermarje hotelieret te cfaredolloj mase kushton.Lizingu mund tju ndihmoj per te ulur shpenzimet,dhe kjo gje do te jete me shume perfitim brenda viteve te para dhe ulja e shpenzimeve do jete e arritshme per biznesin.
  • 8. Te ndihmon te qe perqafosh tendencat e reja ne dekor dhe dizajn-Te praktikosh lizingun ne arredimin e mbrendshem te ndihmon te qendrosh ne kontakt me tendencat e fundit te modes duke eliminuar pajisjet e vjeteruara.Pajisjet e marra me qera mund te kthehen ose shkembegen gjate kohes duke bere pak ndryshime ne kontrate.Kjo gje mund te jap avantazhe ne konkurencen e tregut. IVA Shembull: PANDOX Pandox eshte nje nga kompanite kryesore hoteliere te Europes e themeluar ne vitin 1995 ne Suedi, me nje portfolio te cilesise me te larte, qe perfshin hotele me nje numer te konsiderueshem dhomash, te shperndara ne dhjete shtete si dhe dhjete kompani operuese.Pandox bashkepunon me markat me te njohura te tilla si: Hilton, InterContinental, Hyatt, Scandic, Crowne Plaza, Radisson BLU, Holiday Inn, Clarion, Quality, Elite, First, etj. Pandox ka krijuar nje stil udheheqjeje informal ku nje nivel I larte ekspertize eshte kombinuar me burokraci te ulet dhe metoda efektive monotorimi. Fjalet kyce jane: frymezim, thjeshtesi, shpejtesi, ekspertize dhe udhudheheqje e dukshme. Strategjite Koncepti I biznesit i Pandox , i bazuar ne ekspertizen e pronave hoteliere, veprimtarise se hoteleve dhe zhvillimit te biznesit, eshte te zoteroje, zhvilloje dhe te lidhe kontrata qiraje me to. Kjo strategji eshte ndjekur vazhdimisht nga kompania qe ne momentin e formimit te saj rreth 15 vite me pare. Themelet e strategjise se Pandox jane: 1) Asetet-Pronat hoteliere ( Jane nje lloj asetesh qe kane vecorite e tyre ne dallim nga pronat e tjera dhe kerkojne ekspertize te specializuar per te pasur zoterim aktiv) p.sh Pandox zoteron 121 hotele me nje total prej 24.800 dhomash. 2) Modeli I biznesit (Per te pasur nje vlere sa me te larte, cdo hotel duhet te kete nje model fleksibel biznesi qe I mundeson strategji adaptimi ndaj situatave) p.sh Pandox ka nje strukture kontraktuale qe perfshin kontrata qiraje (lizing), marreveshje menaxhimi dhe kontrate franshize. Pjesen me te madhe e perbejne kontratas e qirase (lizing) qe sjellin 76% te te ardhurave vjetore. 3) Shperndarja gjeografike e tregut (Perqendrimi ndaj nje lloji aseti kerkon nje shperndarje te gjere gjeografike te tregut ne menyre qe te krijohen kushte zhvillimi dhe te perfitohet nga ndryshimet e ciklit ekonomik te hotelit) p.sh Pandox eshte aktualisht I pranishem ne dhjete vende, ku Suedia perben tregun me te madh. Pandox perfaqesohet ne vende me nje kerkese te perzier kombetare dhe nderkombetare. 4) Pozicioni dhe madhesia (Hotelet e medha me pozicione te favorshme rrisin potencialin dhe ulin rrezikun, duke u bere terheqes si per partneret,edhe per vizitoret. Keto hotele kane likujdueshmeri me te larte dhe jane me te lehte per t‟u financuar) p.sh Te gjitha hotelet Pandox jane te pozicionuara ne menyre te favorshme dhe permbajne mesatarisht 240 dhoma- gati tre deri kater here me shume sesa nje hotel mesatar ne Europe.
  • 9. 5) Lloji I hotelit (Hotelet duhet t‟I perkasin segmenteve me cmim te larte) p.sh Portofoli permban hotele me cmim mesatar dhe te larte. Hotele qe I perkasin segmenteve te cmimit te larte jane InterContinental Montreal, Crowne Plaza Brussels City Centre dhe Hilton Stockholm Slussen. Hotele me cmim mesatar perfshijne shume hotele Scandic dhe Holiday inn Brussels Airport. 6) Zgjedhja e emrit te markes dhe partnereve (Pandox perpiqet te mbaje lidhje me nje rrjet te gjere kompanish hoteliere vendase dhe te huaje qe t‟i siguroje cdo hoteli marken me te mire) p.sh Aktualisht Pandox punon me tetembedhjete marka te ndryshme, te cilat jane te mirenjohura ne treg duke siguruar nje rrjet unik dhe pozicion te vecante ne treg. GONILDA Tipat e qirase (leases) Vlera e nje hoteli si prone varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga permbajtja dhe formulimi I qerase (lease)per hotelin. Qellimi eshte qe te hartohet nje marreveshje ku te gjitha paleve pjesemarrese t‟u jipet nje stimul per te permiresuar ne menyre te vazhdueshme perfitimet qe siguron hoteli. Perpara se Pandox te behet pjese e nje kontrate qiraje, behet nje analize e tregut qe perfshin ndryshime te njohura ne treg dhe konkurrence nga aktore te ndryshem. Modele te ndryshme jane aplikuar ne kontratat e qirase qe te kufizojne rrezikun ne nje treg ne renie, pasi ne rast te dobesimit te likujditetit te nje operatori, Pandox ka aftesine te menaxhoje opercaionet e hotelit ne fjale. Struktura e qirase udhehiqet nga faktore te tille si: tendencat e parashikuara te tregut, kunkurrenca lokale, investimet e planifikuara, si dhe zgjedhja e operatorit dhe shperndaresit. Duke kombinuar llojet e ndryshme te kontratave te qirase, Pandox ka krijuar nje structure qiraje qe I siguron kompanise rritje te fluksit monetar, dhe ne te njejten kohe I ofron mbrojtje ndaj renieve te tregut nepermjet garancive te qirase. 1)--Lizing i bazuar ne te ardhurat (Revenue-based leasing) Lizing I bazuar ne te ardhurat lidhet me shitjet qe kryen hoteli. Kjo forme qiraje I siguron Pandox perqindje te fitimeve ne tregun ne teresi. Per te kufizuar rrezikun, ky lizing shpesh percakton nje qira minimum (qira baze). 2)--Lizing I bazuar ne rezultate (Result-based leasing) Lizing I bazuar ne rezultate nenkupton qe pronari I hotelit merr nje perqindje te netos operative te operatorit hotelier. Ky lloj lizing kerkon qe pronari I hotelit te kuptoje sistemin e kontrollit financiar te operatorit. Gjithashtu, mund te percaktohet nje qira minimum (qira baze). 3)--Lizing I bazuar ne tarifa fikse (Fixed-fee leasing) Lizing I bazuar ne tarifa fikse perdoret ne tregje te stabilizuara dhe ne produkte hoteliere te mirenjohura. Nje kontrate qiraje me tarife fikse kufizon faktorin e rrezikut, por edhe potencialin.
  • 10. Shembuj te hoteleve qe kane nenshkruar kontrata qiraje (leases) InterContinental Montreal Holiday Inn Brussels Airport Hotel Berlin, Berlin Hotel BLOOM! Brussels
  • 11. Crowne Plaza Brussels City Centre Skogshöjd and Park in Södertälje JONA LIZING (LEASING) NE SHQIPERI -Në Shqipëri, qiraja financiare u zyrtarizua me miratimin e Ligjit “Për qiranë financiare” në maj 2005. Ligji përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në favor të zhvillimit të këtij sektori, meqenëse ai ul pasigurinë duke ofruar përkufizime standarte qirasë financiare dhe sqaron rolin e palëve të përfshira në
  • 12. këtë kontrata. Gjithashtu, Ligji përcakton kriteret e subjekteve që do të ofrojnë shërbime lizingu. -Të gjitha subjektet që ofrojnë qira financiare liçensohen dhe rregullohen nga Banka e Shqipërisë. Kërkesa për kapitalin minimal për subjektet e lizingut që janë filiale të bankave tregare, është 100 milion lekë (rreth 1 milion dollarë amerikanë). Kjo shifër është më e vogël për subjektet e pavarura të lizingut (20 milion lekë ose 200.000 dollarë amerikanë). Duke bërë krahasim, vendet e tjera të rajonit kanë kërkesa më të ulta për kapital (p.sh.: 100.000 euro in Serbi) ose asnjë kërkesë fare. Këto kërkesa për kapitalin mund të jenë pengesë për hyrjen në treg të pjesëmarrësve të rinj. Në Shqipëri, sektori i lizingut është ende në fazat e veta të hershme, por mundësia për zhvillim është e konsiderueshme. Në mars 2007, veprimtaria e përgjithshme e lizingut në Shqipëri, arriti në 80 milion lekë (rreth 800.000 dollarë amerikanë). Kjo përfaqëson më pak se 0.05 % të kredive bankare për sektorin privat. Nga ana tjetër, qiraja financiare është krijuar si alternativë ndaj huadhënies bankare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe individët, në shumë ekonomi në zhvillim, në Evropën Lindore, ku bankat janë treguar të paduruara për të krijuar kompani lizingu me qëllim që të shtrihen te segmentet e klientëve, të cilët nuk janë të aftë të marrin hua (shih figurën 22). Volumi i veprimtarive të lizingut në vende, të tilla si Bosnja dhe Rumania (mbi 3 % të PBB-së në të dy rastet), ofron njëfarë reference përsa i përket potencialit të këtij sektori në Shqipëri. Sipas një studimi të kohëve të fundit, që ka ndërmarrë Korporata Ndërkombëtare e Financave, tregu i mundshëm i qirasë financiare në Shqipëri është rreth 98.4 milion euro në kontrata të reja, në vit. Sipas këtyre vlerësimeve, potenciali për zhvillim është i konsiderueshëm si në qiranë financiare të automobilave, ashtu edhe në atë të pajisjeve (përkatësisht, 37.6 milion euro dhe 30.8 milion euro në kontrata të reja, në vit). Duke përdorur shifra nga vende të tjera të rajonit, studimi vlerësonte se, në një periudhë afatmesme, qiraja financiare mund të zërë nga 13% deri në 19% të investimit të përgjithshëm në vend. Programi I lizingut ne Shqiperi u ndermor ne Tetor te vitit 2003 si nje bashkepunim ndermjet Ministrise se Ekonomise se Shqiperise dhe Bashkepunimit Ekonomik Per Europen Jugore. Ligji mbi Qirane Financiare u miratua nga parlamenti shqiptar ne maj te vitit 2005. Ky ligj siguron kushtet e nje kontrate qiraje financiare dhe eshte e nevojshme permbushja e disa kerkesave minimale per kompanite qe deshirojne te jene qiradhenese. Lizingu sherben si nje burim alternativ financimi per zhvillimin e NVM-ve, te cilat jane vendimtare ne
  • 13. transformimin strukturor te ekonomise. Sektori i lizingut ne Shqiperi eshte akoma ne fazat e hershme te zhvillimit duke perfaqesuar vetem nje per qind te PBB-se se vendit. Gjashte kompani lizingu kane filluar aktivitetet e tyre ne vendin tone, (Tirana Leasing), Raiffeissen Leasing, Credins Leasing, BiLeasing S SOGELEASE dhe Landlease Sh.A. BERZH- banka europiane per rikonstruksion dhe zhvillim ka mbeshtetur zhvillimin e sektorit te lizing ne Shqiperi me nje hua prej 1milion euro per shoqerine “Landeslease”, e cila do te perdoret nga shoqeria per te zgjeruar sherbimet e saj per ndermarrjet e vogla dhe te mesme (NVM). Shoqeria po perqendrohet kryesisht ne ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ka eksperienca te shkuara ne leasing per automjetet, pajisjet dhe makinerite. Linja e kredise se BERZH-it do te ndihmoje “Landeslease” te zgjeroje bazat e saj te financimit dhe do te mbeshtese shoqerine ne aktivitetin e saj per te siguruar mjete financuese me te arsyeshme per NVM-te ne Shqiperi. Gjithashtu, projekti do te sherbeje si nje shembull pozitiv per shoqerite e reja leasing per te konsideruar hyrjen ne tregun shqiptar, duke rritur zhvillimin e sektorit te leasing. BERZH zoterohet nga 61 shtete dhe dy institucione nderqeveritare dhe mbeshtet zhvillimin e ekonomive te tregut dhe demokracive ne shtetet nga Evropa Qendrore ne Azine Qendrore. Kompani lizingu ne Shqiperi IVA 1)—Raiffeisen Leasing Albania Raiffeissen Leasing Albania vazhdon të jetë lider në tregun e leasing në Shqipëri. Në mbështetje të përhapjes së leasing si pjesë të një kulture, si edhe në shërbim të bizneseve shqiptare të cilat gjithmonë e më teper kanë nevoje të sigurojnë dhe përdorin pajisje dhe makineri me cilësi të lartë, është një staf i kualifikuar dhe i përkushtuar. Raiffeisen Leasing Sh.A ofron financime për blerjen e automjeteve, makinerive dhe pajisjve për të gjithë klientët e saj individë, mikrobiznese, biznese të vogla dhe të mesme si edhe korporata.
  • 14.  Autovetura Raiffesen Leasing Sh.a bashkepunon me te gjithe koncesionaret e makinave ne Shqiperi. Informacioni ne lidhje me cmimet e makinave ofrohet prane zyrave te kompanise dhe salloneve te shitjeve.  Mjete Transporti Raiffeisen Leasing Sh.a është lider në tregun shqiptar në lidhje me financimin e të gjitha llojeve të mjeteve të transportit duke filluar që nga furgonët, trailer, koka traileri, kamionë të lehtë e të rende dhe deri tek mjete të specifikuara të rënda si: dumpera, rimorkiatorë, etj.  Makineri Ndertimi Raiffeisen Leasing Sh.a është lider në tregun e financimit të makinerive të ndërtimit duke finacuar blerjen e një nje game të gjerë makinerish si: ekskavatrorë, fadroma, buldozerë, sonda, betoniere, pompa betoni, etj. Kjo është eshte e mundur në sajë te interesave më te mira në treg të ofruara nga Raiffeisen Leasing Sh.a, si edhe nga bashkepunimi i ngushtë me perfaqesuesit e autorizuar te tregtimit te makinerive të ndërtimit si: Spanos Albania (CIFA, Dynapac, Astra), Caterpilar, Comermac (Hitachi), Unitrack Albania (JCB), Konti-Komatsu (Komatsu), etj.  Pajisje dhe Teknologji Raiffeisen Leasing Sh.a ofron pajisje dhe aparatura mjekësore, pajisje printimi dhe shtypshkrimi, pajisje informatike dhe telekomunikacioni, linja prodhimi dhe paketimi, makineri dhe teknologji bujqësore, si edhe shumë tipe të tjera pajisjesh teknologjike ADA 2)—Tirana Leasing Tirana Leasing eshte themeluar ne nentor te vitit 2004 ne Shqiperi dhe ofron sherbime leasing per makina dhe auotomjete transporti me kushte te specifikuara. Tirana Leasing eshte pjese e
  • 15. Grupit Banka rte Pireut dhe tregon seriozitetin e nevojshem per te permbushur me sukses objetivat e synuara te grupit ku ajo ben pjese. Ajo eshte kompania e pare leasing e hapur ne vendin tone, pasi deri ne ate kohe bizneset dhe individet mund te merrnin kredi vetem nga bankat, qe kerkonin garanci per dhenien e kredive, duke e veshtiresuar ne kete menyre kindjen e bizneseve te reja. Avantazhi I qirase financiare qendron pikerisht ne kete fakt, se shoqeria qe e jep qirane financiare nuk kerkon garanci per te, pasi vete objekti sherben si garanci. Aktualisht Tirana Leasing e ushtron aktivitetin e saj te qiradhenies financiare vetem per mjetet e transportit. Leasing ofrohet per nje periudhe te caktuar kohe gjate se ciles shlyhet detyrimi leasing nepermjet kesteve mujore qe paguhen per pjesen e financuar. Kjo forme leasing u jep mundesine klienteve te kene gjithmone nje automjet te ri, pa pasur nevoje per kolateral. Se shpejti aktiviteti I Tirana Leasing ne qirane financiare do te shtrihet jo vetem ne mjetet e transportit, por edhe ne objekte te tjera, sic jane makinerite dhe pajisje te nevojshme per nje biznes apo prona te patundshme per te permbushur nevojat e konsumatoreve. Specifikimet e leasing-ut jane:  Financim deri ne 80% te vleres se makines  Afati I financimit ne Euro eshte 1-5 vjet  Interes konkurrues ne Euro  Keste te barabarta qe perfshijne pjese kapitali plus interes mujor  Garanci eshte makina qe blihet me siguracion full kasko  Shpenzim adminiztrativ konkurrues ne treg  Siguracion TPL dhe sigurim jete GOLDI 3)—Landlease SH.A Landlease Sh.A eshte e para shoqeri aksionere e pavarur leasing ne Shqiperi. Landlease u krijua me iniciativen e disa bankiereve dhe biznesmeneve me shume pervoje shumevjecare ne nivel kombetar dhe nderkombetar ne tregjet bankare dhe financiare ne SHBA dhe Europe. Bordi menaxhues perbehet nga individe qe kane qene menaxhere dhe drejtore te pergjithshem banke ne Shqiperi, Europe dhe SHBA, te cilet kane themeluar dhe menaxhuar kompani te sukseshme leasing ne vende te tjera. Menaxheret dhe stafi I shoqerise zoterojne mjaft njohuri dhe nje experience financiare positive, te evidentuar ne nivel local dhe nderkombetar.  Sherbimet per Biznese Landeslease mundeson financimin e aseteve te ndryshme pa limit maksimal. Ofron financimin e automjeteve si dhe pajisjeve, si te reja ashtu dhe atyre te perdorura. Sale Lease Back eshte nje sherbim I ofruar nga Landeslease ndaj kompanive te ndryshme. Ky sherbim mundeson rritjen e likuiditetit te kompanive. Ky sherbim konsiston ne shitjen te Landeslease e pajisjeve ose makinerive te blera nga vete kompania, te cilat me pas paguhen me keste gjate periudhes se qerase financiare. Ne kete menyre Landeslease I mundeson likuiditet kompanise. Sub Lease, gjithashtu eshte nje sherbim I cili I ofrohet furnitoreve te Landeslease, te cilet mund te perdorin asetet e financuara nga Landeslease dhe ti japin te drejte paleve te treta ti perdorin ato.Landeslease, gjithashtu ofron mundesine e financimit ndaj bizneseve te reja, biznese te cilat kane nevoje per automjete transporti apo pajisje te specifikave te ndryshme per te ofruar sherbim cilesor ndaj klienteve te tyre. Dokumentat e kerkuara ndaj bizneseve jane:Te dhenat financiare te vitit te fundit fiskal (Bilanc); Dokumentat ligjore te kompanise (NIPT, QKR, Statut, Akt Themelimi).
  • 16.  Sherbimet per Individe Kryen aprovimin e kerkesave te individeve ne menyre te menjehershme, brenda 24 oresh nga paraqitja e dokumentacionit te kerkuar: Vertetim te ardhurash Fotokopje pasaporte / karte identitetit Fotokopje leje drejtimi Certifikate familjare Landeslease mundeson financimin e te gjitha llojeve te ndyshme te autoveturave, ne bashkepunim me te gjithe koncesionaret qe operojne ne tregun shqiptar, duke iu pershtatur me mire kerkesave te klienteve te saj. Per makinat e reja kohezgjatja e financimit varion nga 12 deri ne 60 muaj. Per makinat e perdorura kohezgjatja e financimit mund te arrije deri ne 48 muaj. Bashkepunimi me kompanite me te medha te sigurimit ne Shqiperi, duke bere te mundur qe per cdo dem qe mund ti ndodh asetit te pergjigjet kompania e sigurimit. (kompania e sigurimit mund te zgjidhet nga vete klienti).  Autovetura Landeslease bahkepunon me te gjithe koncesionaret e makinave qe operojne ne tregun shqiptar. Ju mjafton te zgjidhni makinen qe deshironi, dhe me pas mund te kontaktoni drejtpersedrejti me stafin e Landeslease, ose mund te ndermjetesoje secili prej personave te kontaktit ne secilin prej koncesionareve. Disponibilitet per t‟ju pergjigjur kerkesave ne kohe record duke bere te mundur qe aplikimi dhe kerkesa te aprovohet brenda 24 oresh. Gjithashtu, ne rast se jeni te pavendosur, stafi I Landeslease mund t‟ju sygjeroje makinen qe I pershtatet me shume kerkesave dhe buxhetit tuaj. Landeslease mundeson financimin e flotave te ndryshme kompanive te mesme dhe te medha. Gjithashtu ajo ofron dhe financimin e automjeteve te tipeve dhe llojeve te ndryshme nga furniture te huaj te cilat mund te importohen dhe te perdoren brenda dhe jashte territorit te republikes se Shqiperise sipas kerkesave te klienteve.  Makina Tregtare dhe Automjete per Biznese Automjete Transporti 1. Autobuze 2. Autovetura 3. Automjete komerciale te llojeve te ndryshme 4. Trailera Makineri Levizese 1. Pirune (veteshkarkues) 2. Kamione transportues 3. Vinca te madhesive dhe tonazh te ndryshem
  • 17. Makineri Ndertimi 1. Ekskavatore 2. Betoniere 3. Buldozera  Pajisje te Ndryshme Landeslease u mundeson bizneseve te vogla te mesme, dhe te medha financimin e pajisjeve dhe aparaturave te ndryshme si psh: Pajisje Printimi 1 . Makineri Printimi 2. Printer Dixhital 3. Pajisje fotografike (per perpunim fotosh) Pajisje Industriale 1. Pajisje perpunim tekstilesh 2. Perpunim Druri 3. Pajisje Ambalazhimi Pajisje Mjekesore 1. Skanera 2. Radiografi 3. Laboratore 4. Pajisje Dentare 5. etj Pajisje Kompjuterike 1. Servera 2. Plotera 3. Skanera te medhenj 4. etj
  • 18. JONA 4)—Credins Leasing Credins Leasing ka si fushë veprimi financimin e mjeteve të lëvizshme (autovetura, kamionë e makineri të rënda) të linjave dhe makinerive të prodhimit si dhe financimin e pronave të patundshme. Credins Leasing, është një nga shoqëritë pararojë në fushën e financimeve Leasing. Me procedura të shpejta, një shërbim cilësor dhe përkushtim maksimal kompania bën më të lehtë dhe më komode financimin për: autovetura, kamione, autobuzë, pajisje dentare e mjekësore dhe së fundmi edhe pasuri të patundshme. Ekspertët e leasingut do ju ofrojnë modelin e financimit që i përshtatet sa më mirë buxhetit tuaj duke shërbyer edhe si konsulente financiare. 5)—SOGELEASE
  • 19. Nepermjet filialit te saj SOGELEASE ALBANIA, Societe Generale Albania ofron zgjidhje individuale nepermjet qeradhenies financiare per nje kategori te gjere asetesh. SOGELEASE mund te mbuloje: Mjetet per transportin publik ose te mallrave Instrumenta makinerish Makineri ndertimi Automjete Pajisje Pajisje printimi, etj. Perfitime: Ruajtja e likuiditetit Pagesat e qerase financiare jane te zbritshme per efekt tatimor, gje qe con ne optimizimin tatimor te investimit Skemat e pageses mund te strukturohen ne menyre fleksibel me pagesa lineare (mujore ose tremujore) Planifikimi i lehte financiar i kostove dhe fluksit te parase (keste fikse) Proces me i shpejte Kursim kohe dhe burimesh njerezore Zgjidhje individuale / fleksible Perse te zgjidhni «leasing» me ne? Perqindje me te larte financimi ne treg Zgjidhje fleksible Perqindje interesi te personalizuara Konkluzione dhe rekomandime ADA • Lizing mund te permbush kerkesat e bizneseve te vogla, te mesme dhe te medha, mund te krijoje nje avantazh te madh konkurrues sin je opsion financiar qe ofron shume perfitime. Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për të nxitur bankat që të përfshijnë produke të reja, gjithashtu, kufizon mundësitë e qirasë financiare në Shqipëri • NVM kane nje rol kryesor ne procesin e tranzicionit, perbejne pjesen me te madhe te bizneseve private qe operojne ne Shqiperi dhe jane burim kryesor I punesimit per shkak te permasave dhe pershtatshmerise se tyre.
  • 20. GOLDI • Per arsye te rrezikshmerise se larte, si struktura e bizneseve shqiptare, veshtiresi per te pranuar pasurite e patundshme si hipoteke per shkak te situates aktuale qe lidhet me pronesine, bankat me shume ofrojne kredi afat-shkurter, te cilat jane te pranueshme per tregtaret, por jo per kompani prodhimi me investime afat-gjataDuke filluar nga viti 2005, kater kompani lizingu veprojne ne Shqiperi, sipas Ligjit per Lizingun Financiar te miratuar nga Parlamenti Shqiptar ne maj te 2005 • Legjislacioni pritet te mbushe nje boshllek te rendesishem financiar rreth NMV shqiptare (nderrmarjeve te vogla dhe te mesme), te cilat kane shpesh nevoje per pajisje te reja por nuk mund te permbushin kushtet e kredive nga bankat lokale per te kryer blerjen. • IVA • Eshte shume e rendesishme: • -te trajnohet personeli dhe zyrtaret e bankes per te kuptuar rendesine e NVM-ve • -te stimulohen dhe perfshihen te rinjte ne menaxhimin e NMV-ve • Mund të jetë e nevojshme që të përmirësohen kapacitetet rregullatore dhe mbikëqyrëse me qëllim që rreziqet e mundshme që paraqet rritja e përdorimit të qirasë financiare, Te monitorohen në mënyrë të përshtatshme dhe që instrumenteet të përdoren siç duhet. Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për të nxitur bankat që të përfshijnë produke të reja, gjithashtu, kufizon mundësitë e qirasë financiare në Shqipëri JONA • Zhvillimi i sektorit të lizingut do të varet në masë të madhe nga eleminimi i pasigurive që lidhen me trajtimin tatimor të qirave financiare. Megjithëse kuadri ligjor për qiranë financiare është përmirësuar, trajtimi financiar i qirasë financiare mbetet i paqartë, sidomos në lidhje me trajtimin e taksës së vlerës së shtuar (TVSH). Për importet e pajisjeve dhe pagesën e qirasë për qiratë operative financiare zakonisht aplikohet një normë TVSH-je prej 20 % . Sidoqoftë, mbetet ende për t‟u sqaruar aplikimi i TVSH-së për qiranë financiare. Nga njëra anë, rregulloret e taksave që kanë ekzistuar përpara Ligjit “Për qiranë financiare” duket se aplikojnë TVSH mbi interesin për qiratë financiare. Nga ana tjetër, qiraja financiare përkufizohet si një shërbim financiare dhe, prandaj, duhet të përjashtohet nga pagesa e TVSH-së mbi interesin. Gjithashtu, nuk është e qartë procedura për riimbursimin e tatimit të tepër të TVSH-së. Ligji “Për qiranë financiare” nuk parashikon udhëzues për këtë, por këto çështje duhet të trajtohen në afat të shkurtër me qëllim që të shmanget pasiguria në këtë sektor. Koncepti i qirasë financiare është relativisht i ri për Shqipërinë dhe do të duhet të bëhen përpjekje të konsiderueshme për të rritur sensibilizimin e tregut. Në të njëjtën kohë,
  • 21. bankave shqiptare u mungon ekspertiza lidhur me këto produkte dhe mungesa e përvojës ndërlikon çështjet e vënies së çmimeve dhe të sekuestros. Për më tepër, stimujt për të nxitur bankat që të krijojnë produktet dhe ekspertizën e nevojshme janë shumë të kufizuara, duke patur parasysh faktin se kërkesa e paplotësuar për kredi lejon shtrirjen e shpejtë të operacioneve në segmente më tradicionale. Bibliografia http://siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqiperia_Aksesi_per_kredi_08.pdf