1. Semundjet seksualisht te transmetueshme jane infeksione qe perftohen nepemjet
marrdhenieve seksuale. Mikroorganizmi qe shkakton semundjen mund te kaloj nga personi i
nfektuar ne partnerin e shendoshe nepermjet gjakut, spermes, sekrecioneve vaginale, si dhe
cdo fluidi trupor.
Nje pjese e ketyre semundjeve mund te kalojne nga nena tek femija, gjate shtatezanise, gjate
lindjes, nepermjet transfuzionit te gjakut ose perdorimit te shiringave te infektuara. Shume
prej ketyre infeksiove nuk japin simptoma, dhe mbarten nga njerez plotesisht te “ te
shendetshem “ ne dukje.
Shenjat dhe simptomat me te shpeshta jane;
• Plage apo gunga ne pjesen genitale, orale apo rektale
• Urinim i dhimbshem, djegeje gjate urinimit
• Rrjedhje sekrecionesh nga penisi
• Sekrecione vaginale
• Djegje vaginale
• Entje dhe dhimbje te gjendrave sidomos ne rreze te kofshes, dhe ndoshta te perhapura me
tej ne trup
• Dhimbje te fundit te barkut
• Rash ne lekure ne krejt trupin, ose ne duar apo kembe.
Shenjat apo simptomat mund te shfaqen disa dite, jave apo ndonjehere dhe vite me vone, ne
vartesi te organizmit. Shpesh here ato mund te qetesohen brenda disa javesh, edhe pa trajtim,
por ato do te rikthehen me vone duke dhene komplikacione.
2. • Marrdhenie seksule me shume parnter: sa me shume partner seksual aq me teper rriten
mundesite per te perfituar infeksione seksualisht te transmetueshem.
• Semundje te meparshme seksuale: nje bartes i nje infeksioni seksual eshte me i prire per te
perfituar semundje te tjera: psh nese dikush eshte I infektuar nga herpes, sifiliz, gonorea apo
klamidia, mund te fare mire te fitoj dhe HIV, apo te riinfektohet nga partneri nese ai nuk eshte i
mjekuar.
• Perdorimi i alkolit dhe drogave: subsatanca te tilla duke frenuar gjykimin, kontrollin, perbejne
rrisk per te patur marrdhenie apo sjellje te rrezikshme
• Injeksionet: perdorimi i ageve te perdoruar mbart rrezikun per HIV, hepatit B, C.
• Marredhniet ne moshe te re: ne vajzat adoleshente, qafa e mitres nuk eshte e maturuar, e
perbere nga qeliza qe jane ne ndryshime te vazhdueshem. Keto qeliza jo te qendrueshme, e
bejne kete qafe mitre me vulnerable ndaj semundjeve infective.
Ne pergjithesi, semundje seksualisht te transhmetueshme jane me te shpeshta ne disa grupe te
caktuara popullate: te rinje, burrat homoseksual, komunietet e vogla te pazhvilluara. Mendohet
qe partneret sekual jane pjese e te njejtit rrjet shoqeror, ne moshe te perafert, ne vendodhje, apo
ne kolektive te perbashket.
Transmetimi nga nena tek femija
Disa semundje sikur gonorea, klamidia, HIv, dhe sifilizi mund te kalojne nga nena tek femija gjate
procesit te lindjes duke dhe komplikacione te shumta. Per kete arsye te gjitha grate shtatezana
jane te detyruara te depistohen per semundje seksualisht te transmetueshme.
Per te bere diagnozen pervec historikut te semundjes dhe vizites gjinekologjike duhet bere:
• Testet e gjakut: per te konfirmuar semundjet virale, si kur HIV hepatitin B, C apo sifiliz
• Analize e urines: disa semundje mund te konfirmohen me nje ekzaminim urinar.
• Analiza e sekrecioneve: nese gruaja ka pllge genitale, sekrecione, behet egazminim i materialit
te mare drejpersedrejt dhe i zhvilluar ne terrene apo kultuara te pershatshme.
3. HIV/AIDS
• Infeksioni i virusit të mungesës së imunitetit të njeriut
dhe sindroma e mungesës së imunitetit të
fituar (HIV/AIDS) apo SIDA është një spektër kushtesh të
shkaktuara nga infeksioni me virusin e mungesës së
imunitetit të njeriut (HIV), një retrovirus. Pas infeksionit
fillestar, personi mund të mos vërejë asnjë simptomë,
ose mund të përjetojë një periudhë të shkurtër të
sëmundjes së ngjashme me gripin. Në mënyrë tipike, kjo
pasohet nga një periudhë e zgjatur e inkubacionit pa
simptoma. Nëse infeksioni përparon, ai ndërhyn më
shumë në sistemin imunitar, duke rritur rrezikun e
zhvillimit të infeksioneve të zakonshme si tuberkulozi, si
dhe infeksione të tjera oportuniste dhe tumore që janë
të rralla tek njerëzit që kanë funksion normal imunitar.
Këto simptoma të vonshme të infeksionit quhen
sindroma e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). Kjo
fazë shpesh shoqërohet edhe me humbje peshe të
paqëllimshme.
• HIV përhapet kryesisht nga marredhenie seksuale te
pambrojtura (si anale dhe vaginale), transfuzionet e
gjakut të kontaminuar, gjilpërat hipodermike dhe nga
nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes
me gji.
Punoi:Renaldo Ibrahimi