Një nga shkrimtarët amerikan që nuk i trembej syri nga asgjë në jetë. Shumë herët u pavarësua falë babait, fitoi guximin dhe mund të themi se ai guxim e bëri të luftojë me çdo sfidë në rrugën e tij jetësore.
M
Mujasera AliuProfessor of Albanian language and literature um SHMK "Drita" - Kërçovë
2. “Para se të flasësh për jetën duhet ta jetosh atë!”
Ernest Heminguej është ndër shkrimtarët më të njohur botëror,
shkrimtar që të tjerët flasin për të, e ata që flasin shekuj me
me radhë janë veprat e tij. Andaj, edhe në një thënje të tij qëndron
“Asnjë mik nuk është aq besnik sa një libër!” Çmimi Pulicerit
si dhe Çmimi Nobël ishin vetëm një dekor për të. Këtë e vërteton
me thënien:”Vetëm ata që janë të përgatitur për të shkuar larg,
mund ta kuptojnë më mirë se sa larg mund të shkojnë.”
Autori kurrë nuk do të pushojë së shkruari, krahas punës
dhe pjesëmarrës në luftërat e ndryshme anembanë
botës. Ernesti si i vogël ka qenë i stërvitur, falë babait,
nga asgjë në jetë të mos frikësohet, të mos dorëzohet,
por gjithnjë të kacafytet me më të
vështirën në jetë. 1
3. Të dhënat biografike për autorin...
Ernest Miller Heminguej lindi më 1899 në qytetin Ouk Park të
Illionoisit në SHBA. Rrjedhte nga një familje intelektuale, babai
mjek, ndërsa e ëma këngëtare operash. Dëshira e babait ka qenë
që i biri në të ardhmen të bëhej mjek, kurse e ëma insistonte që ai
dhe motrat e tij të bëhen muzicientë. Për fat të keq të prindërve
djali i tyre ndoqi intuitën e vet. Thuhet se i ati që në moshën tre
vjeçare do t’i blejë për ditëlindje pajisje për peshkim, kurse në
moshën dhjetëvjeçare do t’i blejë pushkë dhe gjithmonë
do ta merrte me vete, kudo që shkonte. Ernesti shumë herët
pavarësohet, ashtu që në moshën 15-të vjeçare largohet
nga shtëpia dhe fillon të endet maleve të Miçigenit dhe
fushave të Illinoisit. Sytë e tij çfarë nuk do të shohin dhe
m’u ato momente më vonë do t’i shkruaj në veprat. 2
4. Pasi duhej të siguronte ekzistencën, filloi të punojë punë të
ndryshme deri më vitin 1916 kur punësohet si reporter në gazetën
liberale “Kanzas Star”
Po, në të njëjtin vit shkon në Francë dhe merr pjesë në
mbrojtjen e demokracisë botërore. Më vonë shkon në Itali dhe
merr pjesë në luftë dhe në frontin luftarak plagoset rëndë. Për
herë të parë e njohu jetën buzë vdekjes. Kurrë nuk do të harrojë
se si para syve i vdisnin shokët e luftës. Edhe pse dy herë
dekorohet me dekoratë Trimërie, asnjëherë nuk do t’i hiqen nga
kujtimet fytyrat e njoma të ushtarëve që përshëndeteshin
me jetën. Ernesti jetonte në Paris si reporter i gazetave
amerikane. Pikërisht në Paris lidhet me një grup
shkrimtarësh amerikan-emigrant, që kishin ikur nga
Amerika për shkak të pakënaqësisë së masës dhe
po të njëjtit janë ndjekur. 3
5. Pra, ishte koha kur luftëtarët për të drejta bien në pesimizëm –
dëshprohen dhe në letërsinë amerikane paraqitet grupi i
ashtuquajtur “Brezi i humbur” – “Gjenerata e humbur”.
Ernest Heminguej së bashku me ta dehej dhe pjesën më të
madhe të kohës e kalonin nëpër pijtore.
Nga e kaluara që e kishte ecur shkroi romanin “Dielli lind
sërish” ,“The sun also rises”. Në roman del si një realist, i
liruar nga iluzionet dhe e vetmja vlerë në jetë është që njeriu të
ketë forcë të vërtetën ta shikojë në sy dhe çdo gjë që sjell jeta të
kacafytet me të.
Prej veprave të autorit në fillim veçojmë përmbledhjen
me novela “Në kohën tonë”-”In our time” – novelat flasin për
ngjarjet brutale që ndodhnin nëpër malet e Miçigenit, pastaj për
frontet luftarake në Itali si dhe për koridat spanjolle.
4
6. Me romanin “Lamtumirë armë” – “A forewel to arms”, autori
sjell të reja në letërsi. Në roman rrëfen për frontet luftarake në Itali
dhe momentet e kaluara në spitalin e Milanos. Kësaj radhe do të
rrëfejë edhe për lindjen e dashurisë në mes infermieres nga
Anglia ,Kathrin dhe vullnetarit amerikan, Henrit. Pas thyerjes në
Kobarido, ai me të dashurën ikin në Zvicër. Jetojnë të lumtur, deri
në momentin kur shoqja e tij lindte foshnjën, që për fat të keq
ishte e pashpirtë...Të dyja ndërrojnë jetë, kurse autori të mos
shpërndajë pesimizëm në mesin e lexuesve bën që Henri të
vazhdojë jetën. Romani është ndër veprat më të lexuara të autorit,
sidomos porosia e veprës që është antiluftarake.
5
7. 1930 kthehet në Amerikë në Key West në Florida dhe atje
e shkruan romanin “Vdekje pas dite” “Death in the aternoon”.
1932
Romani i tij i ardhshëm është
“Të kesh, apo të mos kesh” – “To have
and have not” – Në këtë roman autori
tregon për ndarjen e shoqërisë në të pasur
dhe të varfër. Si personazh kryesor është
Harry Morgan , i cili ka qenë detari i
ndershëm, mirëpo për shkak të krizës
ekonomike ai nuk mundej të jetojë me
punë të ndershme dhe vendosi të bëhet
gangster. Kritika letrare nuk ia pranoi
romanin, pasi i mbronte gangsterët.
8. Romani i ardhshëm “Për kë bie kambana” – For whom the bell
tolls” me të cilin e përvetësoi opinionin. Veprën e shkroi pasi
kishte marrë pjesë në Luftën Qytetare të Spanjës.
Si temë e romanit është ngritja në ajër e një ure që
ishte shumë e rëndësishme për depërtimin e ushtrisë
frankiste në territorin e republikanëve. Edhe Ernesti
përmend Kolonën e pestë si dhe dashurinë që lind
mes Robert Xhordanit dhe Marijës.
1941 shkon në frontin kinez, 1942 në frontet nëpër Europë dhe
me
merr pjesë në aradhat guerile të frengëve. Ka marrë pjesë
edhe në invanzionin në Normandi.
Pas shumë dëshmive si luftëtar që shumë herë edhe
jetën e kishte në rrezik, kthehet në SHBA. 1961 ndërron
jetë fatkeqësisht, në momentin përderisa kishte pastruar
pushkën që babai ia kishte dhuruar. 8