QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË ç ka dëshirojmë të arrijmë ? A dëshirojmë t’i informojmë qytetarët, a dëshirojmë t’i edukojmë , a presim ndryshim në sjelljen e qytetarëve apo të këshillit komunal, a na intereson qëndrimi dhe mendimi i qytetarëve , a presim përkrahje nga qytetarët, a duam përkrahje nga këshilli apo duam vetëm të lavdërohemi me punën e mirë.
QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË Qëllimi i komunikimit është themeli mbi të cilin i planifikojmë komunikimet , gjegjësisht marrëdhëniet me publikun. Nga qëllimi varet se me cilin publik ose grup të qytetarëve duhet të komunikojmë , cilat mënyra të komunikimit mund t’i shfrytëzojmë , çfarë gjuhe dhe çfarë porosish do të përdorim dhe kur duhet ta bëjmë atë .
QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË ME RËNDËSI !!!! Q ëllimet e komunikimit nuk janë qëllime afariste/programore të Komisionit, mirëpo gjithmonë duhet të përputhen me qëllimet afariste/programore .
QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË S (specific) – me karakteristika specifike, të përcaktuara në mënyrë kualitative dhe kuantitative M (measurable) – të matshme sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht A (attained) – që realisht janë të mundshme dhe të realizueshme R (relevant) – relevante , edhe për Komisionin edhe për publikun që e kemi për qëllim T (timeframe) – mund të realizohen brenda një periudhe reale kohore .
QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË Shembull : Miratimi i Programit për afrim të fëmijëve nga bashkësitë e ndryshme etnike Për shkak të dukurisë së shpeshtuar të rrahjeve në mes të grupeve nga bashkësitë e ndryshme etnike, në ndeshje sportive dhe në shkollat e komunave të ndryshme , Komisioni për marrëdhënie ndëretnike dëshiron që komuna të përgatisë dhe të miratojë Program për afrim të fëmijëve nga bashkësitë e ndryshme etnike . Në këtë rast, përgatitja dhe miratimi i Programit nga ana e Këshillit të komunës është qëllim punues/programor i komisionit. ..
QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË Shembull : Miratimi i Programit për afrim të fëmijëve nga bashkësitë e ndryshme etnike Qëllimi i komunikimit është të informohen 100 përqind të anëtarëve të Këshillit, si dhe të informohet kryetari i komunës . Vetë definicioni i qëllimit të komunikimit na e jep publikun kryesor që e kemi qëllim – Këshillin e komunës . Qëllimi është i rëndësishëm , edhe për komunën, edhe për publikun që e kemi qëllim, ndërsa numri prej 100 përqind të këshilltarëve të informuar është real dhe i realizueshëm.
QËLLIMI I KOMUNIKIMIT OSE PSE KOMUNIKOJMË Qëllimi i komunikimit duhet ta pasqyrojë thelbin e asaj që dëshirojmë ta arrijmë: të sendërtojë mirëkuptim, ta tejkalojë keqkuptimin ose apatinë, t’i nxisë qytetarët të kyçen në procesin e krijimit të politikave komunale , të sendërtojë vetëdije, të informojë, ta zhvillojë dijen, t’i mënjanojë paragjykimet , ta inkurajojë (ta përkrahë) besimin, ta vërtetojë ose ta ndryshojë mendimin për një çështje të caktuar, të shkaktojë sjellje të caktuar ...