2. MENAXHIMI I NGJARJEVE Menaxhimi i ngjarjeve është pjesë e pandashme e marrëdhënieve me publikun që merret me organizimin dhe realizimin e ngjarjeve , me një qëllim të vetëm – të tërhiqet vëmendja e publikut.
3. MENAXHIMI I NGJARJEVE Promovuese – ngjarje për promovim të risive dhe të ndryshimeve në shërbimet dhe mënyrën e punës së komunës Kulturore-zbavitëse – festivale, ekspozita, koncerte, ahengje etj. Speciale – panaire, konferenca, debate me organizatat joqeveritare dhe komunitetin e biznesit , debate publike, takime me komunitetet urbane dhe rurale , trajnime dhe punëtori etj. Humanitare – mbledhja e kontributeve dhe e donacioneve vullnetare, ankande vullnetare etj. Mediale – brifingje, konferenca për shtyp, vizita të gazetarëve etj. Sportive – ndeshje, olimpiada speciale etj. Punuese – takime, ditë të hapura për vizitë te kryetari i komunës, mbledhje të hapura të Këshillit të komunës Protokollare – kokteje, solemnitete, ndarje shpërblimesh dhe mirënjohjesh etj.
4. MENAXHIMI I NGJARJEVE Para se të filloni me organizimin e ngjarjes, duhet ta dini në mënyrë të saktë pse e organizoni atë, kë do ta ftoni, a keni kohë dhe financa të mjaftueshme për organizimin e ngjarjes , çfarë lajmi do të krijojë ngjarja dhe cilat janë përfitimet për komunën nga organizimi i ngjarjes .