SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Download to read offline
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në
Shqipëri
Në Shqipëri monitorohen cilësia e ajrit në disa zona urbane, cilësia e
ujërave sipërfaqësore (lumenjve, liqeneve, shkarkimeve urbane,
plazheve, në pellgjet ujëmbledhës kryesorë), cilësia e ujërave
nëntokësore, cilësia e ajrit, tokës dhe ujit në disa pika të nxehta (hot
spots), si dhe aspekte të ndryshme të biodiversitetit. Lexuesi mund të
gjejë informacion të hollësishëm lidhur me indikatorët për monitorimin e
mjedisit në Shqipëri, stacionet e mundshme, shpeshtinë, metodat
monitoruese, kontrollin e cilësisë së rezultateve dhe institucionet
përgjegjëse edhe në botimin e REC & MMPAU (2005)1
.
6.1. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Monitorimi mjedisor në Shqipëri mbështetet në ligjin 8934 (2002) ‘Për
Mbrojtjen e Mjedisit’, i cili zbërthehet më tej në VKM 103 (2002)
‘Monitorimi në Republikën e Shqipërisë’. Këtu caktohen treguesit
mjedisorë të gjendjes së mjedisit, të ndikimit në mjedis dhe të trysnisë në
mjedis, dhe ngarkohet për këtë Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave (MMPAU)2
për zbatimin dhe ndjekjen e rregullt
të monitorimit mjedisor në Shqpëri, në bashkëpunim edhe me organet
qendrore dhe vendore. MMPAU bashkëpunon kryesisht me Agjencinë e
Mjedisit dhe Pyjeve (AMP) dhe institucione të tjera monitoruese dhe
kërkimore shkencore më të rëndësishme të vendit për të kryer
monitorimin e treguesve mjedisorë. Gjithashtu, MMPAU interesohet dhe
nxit vazhdimisht përmirësimin e legjislacionit, duke synuar përafrimin e
tij me atë evropian, si dhe përmirësimin e cilësisë së matjes së treguesve
mjedisorë sipas standardeve të BE-së. Aktualisht MMPAU raporton në
Agjencinë Evropiane të Mjedisit të dhënat e monitorimit për ujërat
nëntokësore, të lumenjve dhe liqeneve, shkarkimet në ujëra, cilësinë e
ajrit urban etj. Të dhënat mjedisore botohen shpesh në buletine të
1 REC & MMPAU (Ed.) (2005): Indikatorët Kombëtarë për Monitorimin e Mjedisit.
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Zyra në
Shqipëri, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU), Tiranë:
1-136.
2 http://www.moe.gov.al/
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
282
veçantë vjetorë, si dhe mund të gjenden edhe në faqet e internetit të
MMPAU.
Më poshtë po mundohemi të japim të dhëna mbi institutet kryesore që
janë përgjegjës ose që merren me aspekte të ndryshme monitoruese,
përfshirë këtu edhe me biomonitorimin mjedisor. Gjithashtu, do të japim
shkurt të dhëna mbi gjendjen mjedisore të vlerësuar herë-pas here nga
institucionet shqiptare. Kjo do të ndihmojë lexuesin mbi arritjet në
Shqipëri për monitorimin mjedisor dhe aspektet e mundshme që
mbulohen prej tij, mbi nivelin e kërkimit me karakter monitorues, të
laboratorëve, teknikave të përdorura dhe të ekspertëve të mundshëm; të
dhëna të caktuara edhe pse shumë të pjesme mund të krijojnë gjithsesi
një ide lidhur me gjendjen mjedisore. Të gjitha këto kanë një rëndësi
tjetër, për të interesuarit e rinj, për të mësuar të orientohen në rrjetin e
mundshëm të institucioneve me karakter mjedisor, për qëllime punësimi,
kërkim informacioni ose bashkëpunimi në të ardhmen.
6.2. Institutet kryesore përgjegjëse për monitorimin mjedisor
Institutet kryesore përgjegjëse për monitorimin në Shqipëri janë dy:
Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve dhe Instituti i Energjisë, Ujit dhe
Mjedisit; këto janë institute relativisht të reja si të tilla, por të ngritura
nga reformimi i instituteve të mëparshme.
Institut referues i monitorimit mjedisor: Agjencia e Mjedisit dhe
Pyjeve (AMP) është ngritur me VKM Nr. 579, dt. 23.8.2006,
mbështetur në reformimin e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të
Teknologjisë Kimike dhe të Institutit Kërkimor të Pyjeve dhe Kullotave.
AMP është institucion kryesor referues për monitorimin mjedisor në
Shqipëri, në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të
Ujërave (MMPAU). Ajo bën grumbullimin, përpunimin dhe informimin
e publikut për rezultatet e monitorimit në fushën e mjedisit dhe pyjeve.
Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IEUN), pranë Universitetit
Politeknik të Tiranës (UPT)3
është ngritur si i tillë në vitin 2007,
mbështetur nga reformimi i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe atij
3 http://www.upt.al/
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
283
të Hidraulikës. IEUM bën vlerësimin e potencialeve energjetike, ndjek
ndryshimet kilmatike, atmosferike, ujore, ndjek ndotjen e mjedisit.
Instituti i Gjeoshkencave (IGjSh)4
, pranë Universitetit Politeknik të
Tiranës, është ngritur, gjithashtu, si i tillë në vitin 2007, nga reformimi i
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Institutit Sizmiologjik. IGjSh studion
dukuritë gjeologjike (gjeofizike, gjeokimike, gjeomekanike etj.). Instituti
studion dhe vlerëson, gjithashtu, pasuritë minerale, të materialeve të
ndërtimit, të burimeve nëntokësore, të energjisë dhe pasurive ujore
nëntokësore; bën studimin gjeopedologjik të territorit; bën studimin e
rreziqeve natyrore (gjeoriskut) dhe të atyre të shkaktuara nga
veprimtaria e njeriut (rrëshqitjet, erozionet, përmbytjet, tërmetet, ndotjet,
vendhedhjet, varfërimin minerar etj.); bën studimin e mikrozonimit për
vlerësimin e rrezikut sizmik, në nivel rajonal e vendor; bën studimin
dhe monitorimin e vazhdueshëm të veprimtarisë sizmike dhe të
lëkundjeve të forta, si dhe njoftimin në kohë reale, të organizmave
shtetërore dhe të publikut; bën studimet gjeofizike, rajonale e vendore, në
kuadër të hartografimeve gjeologjike, të studimeve të gjeomjedisit, të
arkeologjisë, energjisë gjeotermale etj.
Instituti i Sigurisë Ushqimore Veterinare (ISUV)5
‘Bilal Golemi’,
pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
bën monitorimin e gjendjes epizootoksikologjike të vendit për
sëmundjet virale, bakteriale, parazitare dhe helmimeve; diagnostikimin e
sëmundjeve dhe përcaktimin e skemave më efikase për luftimin e tyre;
prodhimin e biopreparateve veterinare, si vaksina, antigene, alergene,
të materialeve diagnostikuese si antigjene, serume hiperimune etj., për
përdorim në diagnostikimin e sëmundjeve dhe në luftimin e tyre;
kontrollin mikrobiologjik të produkteve dhe të nënprodukteve
ushqimore, me origjinë shtazore dhe të ushqimeve të kafshëve, të
prodhuara në vend apo të importuara, si dhe ato për eksport; kontrollin
e mbetjeve të lëndëve, me ndikim anabolik, të paautorizuara,
biopreparateve dhe medikamenteve veterinare për kafshët dhe shpendët
e gjalla, si dhe produktet e tyre; analizon për treguesit cilësorë, të gjitha
prodhimet me origjinë bimore, të tregtuara në vend; analizon për
4 http://www.geo.edu.al/
5 http://www.isuv.al/
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
284
treguesit cilësorë, dhe certifikon prodhimet ushqimore me origjinë
bimore për eksport; bën analiza për identifikimin e falsifikimeve të
ndryshme apo të shtesave në prodhimet ushqimore; vlerëson
parastandardet dhe rregullat teknike për prodhimet e reja ushqimore;
kryen analiza për etiketimin e produkteve ushqimore; monitorimin e
tregut, për treguesit cilësorë të produkteve ushqimore (VKM Nr. 515, dt.
19.07.2006).
Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) (Fushë-
Krujë, Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Lushnjë), pranë Ministrisë së
Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bëjnë
identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen në praktikat
bujqësore të metodave dhe materialeve (inputs) të reja për vendin;
përgatitjen e paketave teknologjike për kulturat bujqësore kryesore dhe
mbarështimin e kafshëve; identifikimin, grumbullimin, ruajtjen,
koleksionimin dhe shtimin e pasurive autoktone bimore e shtazore;
kërkime dhe testime në ferma bujqësore për problemet e ngritura nga
fermerët e rajoneve përkatës; ruajtjen ose prodhimin e disa lloje farash
dhe fidanësh të çertifikuar.
Instituti i Shëndetit Publik ‘Hulo Hajdëri’ (IShP)6
pranë Ministrisë
së Shëndetësisë, bën studimin dhe monitorimin e faktorëve të rrezikut,
vëzhgimin e sëmundjeve ngjitëse, referencën laboratorike si edhe
menaxhimin e programeve të vaksinimit. Në lidhje me monitorimin
mjedisor Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit pranë këtij Instituti
ndjek: monitorimin e cilësisë së ajrit urban; monitorimi i shkarkimeve të
lëngëta urbane në ujërat sipërfaqësore; monitorimin e cilësisë
mikrobiologjike të ujërave të plazheve kryesore të Shqipërisë;
monitorimin akustik (zhurmave) urban etj.
Në Shqipëri është miratuar ligji nr. 97747
, dt. 12/07/2007, “Për vlerësimin
dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili synon respektimin e normave të
përcaktuara prej tyre, me qëllim ruajtjen e qetësisë së banorëve përreth.
Ligji parashikon marrjen e masave për monitorimin e zhurmave në
6 http://www.ishp.gov.al/
7 http://qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj%20Nr%209774%20Dat%C3%AB%2012-
07-2007.htm
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
285
qendrat urbane e turistike në vend, duke ushtruar kontroll në të gjitha
veprimtaritë e subjekteve fizike dhe juridike, të cilat janë burim zhurme.
Ligji ngarkon Sektorin e Zhurmave të Institutit të Shëndetit Publik ‘Hulo
Hajdëri’, Tiranë, për të matur, monitoruar dhe vlerësuar zhurmat.
Kontrolli i zbatimit kryhet nga Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati
Sanitar Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Punës, struktura përgjegjëse
për kontrollin e mjedisit e bashkisë/komunës dhe Inspektorati i
Kontrollit të Automjeteve. Së fundi është miratuar nga Qeveria një VKM
“Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe
turistike”, në të cilin saktësohen masa ndëshkuese administrative, si
pezullim të aktivitetit burimor të ndotjes akustike, dhe dënim me gjobë
deri në 2’000’000 lekë (të reja). Sipas këtij vendimi zhurmat nuk duhet të
jenë më të larta se sa 35 Db (decibel).
Drejtoria e Shëndetit Publik (DSHP) është e shtrirë në në çdo rreth të
vendit. DShP ka për detyrë të mbikëqyrë dhe të sigurojë cilësinë parësore
të shëndetit dhe të shërbimit të specializuar shëndetësor. Në veçanti
Autoriteti Rajonal Shëndetësor (DShP-të rajonale), synon në kontrollin
dhe analizën e rreziqeve shoqërore, mjedisore dhe biologjike dhe gjithë
shregullimeve të faktorëve mbrojtës të shëndetit publik; përpunon
metoda parandaluese; përmirëson arritjet mbi kujdesin shëndetësor
parësor publik duke përpunuar dhe vlerësuar ndërhyrjet; përpunon dhe
vlerëson metoda të reja të analizës statistikore për të dhëna të ndërlikuara;
si dhe heton faktorët e rreziqeve.
6.3. Institutet përgjegjëse për monitorimin biologjik mjedisor
Fakulteti i Shkencave Natyrore (FShN), Universiteti i Tiranës është ndër
institucionet më të rëndësishme edhe për përgatitjen e specialistëve për
monitorimin mjedisor, jo vetëm në biologji dhe mikrobiologji,
biovëzhgim mjedisor dhe bioprovë mjedisore, por edhe ekspertë të
monitorimit tradicional mjedisor, si nga ana fizike, ashtu dhe nga ana
kimike. Më poshtë do të japim të dhëna shkurt për departamentet dhe
qendrat më në zë pranë FShN, të lidhura më shumë me aspekte të
ndryshme të monitorimit mjedisor. Më shumë të dhëna jepen në faqen e
Universitetit të Tiranës: http://www.unitir.edu.al/.
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
286
Museum of
Natural Sciences
1 2
3
4 5
Figure 6-1: 1) Pamje e ndërtesës kryesore të MShN-së; 2, Prof. I. Haxhiu,
ish drejtor i muzeut, zoolog (ekspert për amfibët dhe zvarranikët);
3, rrëqebulli, Felix linx; 4, macja e egër, Felis sylvestris; 5, shqiponja, Aquila
chrysaetos (fotot nga Bego dhe Miho).
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
287
Qendra Kërkimore e Florës dhe të Faunës, ku janë përfshirë Muzeu i
Shkencave të Natyrës (MShN) (Fig. 6-1), Kopshti Botanik i Tiranës
(KBT) (Fig. 6-2) dhe Herbari Kombëtar (HK), pranë Fakultetit të
Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, bëjnë studime përgjithësuese
mbi florën, bimësinë dhe faunën shqiptare, mbi ekologjinë e
ekosistemeve natyrore të vendit, mbi zonat e mbrojtura etj.
Muzeu i Shkencave të Natyrës (MShN) (Fig. 6-1) u themelua në vitin
1948, si pjesë e Institutit të Shkencave, i vendosur në rrugën e Kavajës.
MShN përmban koleksione tërheqëse dhe të pasuar me kafshë, si dhe
koleksione bimore, minerale dhe paleontologjike. Pjesa më aktive e tij
është ajo zoologjike, e ndarë në 7 pavione (Tab. 6-1), ku gjenden,
gjithashtu, edhe koleksione egzotike nga Azia, Afrika, Amerika Latine,
Oqeani Indian dhe Paqësor; midis tyre ka koleksione molusqesh,
koralesh, flutura dhe shpendë tropikalë.
Pranë MShN-së punojnë specialist zoologë të studimit të grupeve të
ndryshme shtazore, si dhe duke bërë gjithmonë përpjekje për ripërtëritjen
dhe pasurimin e koleksioneve të MShN-së.
Kopshti Botanik i Tiranës (KBT) (Fig. 6-2) është institucioni i vetëm
në Shqipëri që merret me ruajtjen jashtë habitatit natyror (ex situ) të florës
dhe bimësisë së Shqipërisë, veçanërisht të llojeve të rralla, të kërcënuara
dhe endemike. KBT filloi të ndërtohej në vitin 1964 dhe përfundoi në
vitin 1971, falë përpjekjeve të botanistëve të parë shqiptarë, si M. Demiri,
K. Paparisto, I. Mitrushi etj. KBT ka qënë gjithmonë pjesë përbërëse e
FShN, UT.
Tabela 6-1: Të dhëna nga pavionet shtazore të MShN-së
Pavionet
Nr. i
individëve
Nr. i
llojeve
Madhësia
(m
2
)
Vëllimi
(m
3
)
Invertebrorë (pa insekte) 693 488 100.74 402.96
Insekte 812 217 103.75 435.75
Peshq 167 157 64.86 259.44
Amfibë dhe Zvarranikë 55 46 25.85 103.41
Shpendë 1 144 106 100.01 400.04
Shpendë 2 236 118 100.05 420.21
Gjitarë 52 44 144.90 760.73
Gjithsej 2159 1176 639 2782
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
288
KBT ka sipërfaqe prej rreth 14 ha, të shtrirë në shpatet kodrinore në jug
të Tiranës, në fund të rrugës Komuna e Parisit, pranë Liqenit Artificial të
Tiranës; ka një vendndodhje që sundon Tiranën, kundrejt Malit të Dajtit,
me larmi të pasur habitatesh, dhe e gjithë kjo rreth 100 m mbi nivelin e
detit. Në të janë zbatuar parimet fitogjeografike moderne në vendosjen e
bimësisë, ku strehohen rreth 1400 lloje ose nënlloje bimësh të larta. KBT
publikon rregullisht Indeksin e Farave (Index Seminum) dhe shkëmben
rregullisht fara dhe informacion shkencor mbi florën e Shqipërisë, jo
vetëm brenda vendit, por në mbarë botën. Pranë tij punojnë specialistë të
florës dhe bimësisë së Shqipërisë.
Botanical Garden of Tirana
Figura 6-2: Pamje e Kopshtit Botanik të Tiranës në maj 2006
(fotot nga A. Miho)
Pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës gjendet dhe Herbari
Kombëtar, dhe grupi i specialistëve të florës dhe bimësisë që
përkujdesen për të. Në Herbarin Kombëtar, i ngritur thuajse paralelisht
me KBT, ruhen rreth 130’000 ekzemplarë bimorë, që përfaqësojnë rreth
3200 specie të Florës së Lartë nga i gjithë territori i Shqipërisë.
Departamenti i Biologjisë, FShN, UT: DB është më i madhi i kësaj
kategorie në gjithë sistemin e arsimit të lartë shqiptar, me ndikim të
rëndësishëm në monitorimin biologjik mjedisor. Në këtë mënyrë, pranë
DB-së janë mbrojtur doktorata për florën dhe bimësinë e rretheve të
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
289
veçanta, të formacioneve të ndryshme bimore, p.sh. kullotat dhe livadhet,
ahishtat, dushkajat, halorët, barërat e këqija, kërpudhat e larta, algat etj.
Në drejtimet shtazore përmendim studimet për ekinodermatët, molusqet,
krustacetë, insektet (lepidopterët, heminopterët, koleopterët,
homeopterët, kolembolat, odonatat etj.), shpendët, amfibët, zvarranikët,
gjitarët etj. Produkt i këtij aktiviteti ka qenë edhe pjesëmarrja në studime
madhore të botuara, si: Flora e Tiranës, Drurët dhe Shkurret e Shqipërisë,
Flora e Shqipërisë, Flora Ekskursioniste, Fluturat e Ditës etj. Janë,
gjithashtu, me interes biomonitorues edhe ndonjë studim në
mikrobiologjinë mjedisore. Në përgjithësi studimet kanë synuar në
vlerësimet ekologjike dhe mjedisore, studime të biodiversitetit, llojeve të
rralla ose të kërcënuara, dhe habitateve me vlera natyrore dhe ekonomike,
ndotja etj.
Departamenti i Kimisë dhe ai i Kimisë Industriale dhe Mjedisit,
FShN, UT: Ekspertë të grupeve të kimisë analitike dhe të kimisë
organike pranë DK janë marrë në mënyrë të vazhdueshme me studime
monitoruese për vlerësimin e shkallës së ndotjes nëpërmjet analizave
fiziko-kimike, por edhe të ushqyesve (azotit dhe fosforit në ujërat
siprfaqësore), të metaleve të rëndë dhe lëndëve helmuese organike në
ujëra ose sedimente. Ka publikime dhe doktorata që dëshmojnë për
përpjekjet e tyre në biomonitorimin mjedisore duke studjuar
bioakumulimin e metaleve të rëndë ose të lëndëve helmues organike,
si PCB-ve, POP-eve etj., në inde bimore (si Chladophora), në molusqe
(Mitylus) ose në peshq.
Aktivitetin kërkimor i grupeve të DKI-së synon në drejtime të tilla, si:
1) vlerësimi i lëndëve të para natyrore mbetjeve industriale për industrinë
kimike; 2) lëndët djegëse e burimet alternative të tyre; 3) në fushën e
ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit; 4) trajtimi i ujërave të shkarkimeve
industriale e urbane; 5) siguria e produkteve ushqimore, kontrolli e cilësia,
sistemet e vlerësimit; 6) përdorimi i mikroorganizmave me rëndësi
industriale në proçeset fermentative etj. Disa prej janë rëndësishme edhe
për biomonitorimin mjedisor dhe njohjen më mirë të cilësive mjedisore,
sidomos në njohjen e burimeve të ndotjes, sidomos të burimeve
industriale dhe minierare.
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
290
Departamenti i Bioteknologjisë, FShN, UT: Departamenti i
Bioteknologjise u themelua si i tillë në prill 2008, si pjesë e FSHN-së, UT,
si rrjedhojë e reformimit të ish Institutit të Kërkimeve Biologjike (IKB) të
Akademisë së Shkencave, duke u mbështetur kryesisht mbi bazën
materiale laboratorike dhe burimet njerëzore të IKB-së. Pranë këtij
departmenti punojnë ekspertë që kanë bërë kërkime me karakter
mjedisor dhe në biologjinë e ruajtjes (kryesisht biodiversitet bimor) duke
përdorur metoda të biologjisë molekulare, kulturave indore dhe
mikroshumimit in vitro, citologjisë dhe citogjenetikës, biofizikës dhe
biokimisë, dhe mikrobiologjisë mjedisore.
Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe e Autoritetit Atomik
Shqiptar (QEFIB) u krijua si e tillë në vitin 2007, si pjesë përbërse e
FShN, UT, nga reformim i Institutit të Fizikës Bërthamore (IFB),
pranë Akademisë së Shkencave. QEFIB kryen shërbime në monitorimin
e përgjithshëm të radioaktivitetit mjedisor, mbrojtjes nga rrezatimet.
Konkretisht, Qendra kryen monitorimin e ndotjes radioaktive të ajrit
urban dhe ndotjes atmosferike; monitorimin e ndotjes radioaktive dhe
inorganike të ujërave sipërfaqësore.
6.4. Monitorimi i ajrit në Shqipëri
Monitorimi i cilësisë së ajrit ndër më të fundit përpjekje monitoruese të
ndërmarra nga institucionet shqiptare. Ai kryhet nga laboratori i Ajrit,
pranë IShP, Tiranë. Monitorimi kryhet në 7 qytete kryesore të vendit
(Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë). Në shqyrtim
merren 6 treguesit më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit: Lëndët e
Ngurta Pezull (LNP) dhe Lëndët e Ngurta Pezull më të vogla se 10
µm, që thithen (PM10, plumbi, dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit
dhe ozoni.
Gjithashtu, për disa prej këtyre qyteteve monitorohet edhe
radioaktiviteti në ajër dhe përmbajtja e disa metaleve, si vanadium,
krom, mangan, hekur, nikel, bakër, zink, brom etj. Ndërkaq,
monitorohen edhe zona të thella ku nuk ka burime ndotje, për krahasim
me zonat urbane.
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
291
Nga specialistët e ISHP, gjatë periudhës janar – dhjetor 2008 në qytetet
Tiranë, Korçë dhe Vlorë janë marrë mostra ajri në 8 stacione për 16
ditë/muaj (6 stacione në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë). Parametrat
e matur kanë qenë: LNP, PM10, SO2, NO2, Pb, C6H6, O3. Vlerat
mesatare të cilësisë së ajrit të kryera në vitin 2008, në gjashtë qytetet
kryesore të Shqipërisë jepen në tabelën 6-2; janë shënuar vlerat që
tejkalojnë normat e BE-së, që jepen në kolonën e fundit të kësaj tabele.
Gjithsej janë mbi 50 stacione matëse të monitorimit të ajrit të shpërndara
në gjithë vendin.
Tabela 6-2: Vlerat mesatare (µg/m3
) të cilësisë së ajrit të kryera prej ISHP
në vitin 2008, në gjashtë qytetet kryesore të Shqipërisë (me të kuqe janë
shënuar vlerat që tejkalojnë normat e BE-së)
Parametri,
µg/m
3
Korca Vlora Tirana Shkodra Durrësi Fieri
Norma
BE-së
LNP 228 210 348 228 234 236 100
PM10 92 86 173 108 116 112 50
SO2 10.6 7.8 20.6 16 18 32 50
NO2 42 40.6 50 28 35 33 40
C6H6 2.8 2.5 3 2.6 2.9 3.2 3.5
O3 37.3 42.1 28 69 64 70 110
Tabela 6-3: Ecuria 5-vjeçare (2004-08) e përmbajtjes së grimcave të
ngurta dhe dioksidit të azotit (NO2
) (µg/m3
) në ajër, në stacionin e ISHP
(stacion referues) dhe në atë të DSHP, Tiranë (stacion urban me ndotje
intensive).
ISHP - stacion referues DSHP - stacion urbanViti / Parametri,
µg/m
3
LNP PM10 NO2 LNP PM10 NO2
2004 151 67 23 289 126 30
2005 146 73 26 279 129 34
2006 171 84 23 249 116 40
2007 169 79 24 232 112 37
2008 172 129 28.9 270 149 52.1
Norma BE-së 100 50 40 100 50 40
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
292
Në tabelën 6-3 jepet ecuria 5-vjeçare (2004-08) e përmbajtjes së grimcave
të ngurta (LNP dhe PM10) dhe dioksidit të azotit (NO2) në ajrin e
stacionit pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) (stacion referues) e
me atë të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) (stacion urban me
ndotje intensive) në Tiranë; me të kuqe janë shënuar vlerat që tejkalojnë
normat e BE-së, që jepën në rreshtin e fundit të kësaj tabele.
6.5. Monitorimi i zhurmave mjedisore
Pranë IShP është ngritur vitet e fundit Sektori i Zhurmave, si njësi bazë
e referencës për matjen, monitorimin dhe vlerësimin e zhurmave në
Shqipëri. Kjo mbështetet në ligjin nr. 9774 (2007), për vlerësimin dhe
administrimin e zhurmës në mjedis. Monitorimi akustik urban nga IShP,
Tiranë, është bërë gjatë viteve 2001-02 në 7 qytetet kryesore (Tiranë,
Durrës, Fier, Shkodër, Sarandë dhe Korcë), në rreth 36 stacione (10 në
Tiranë, 6 në Durrës dhe nga 4 stacione në qytetet e tjera), kryesisht në
pikat më të ngarkuara të trafikut, dhe në periudha të ndryshme të ditës
dhe të natës. Në zonën urbane Tiranë – Durrës vlerat mesatare të
zhurmës janë mbi 70 dB A, ndërsa në qytetet e tjera vlerat lëkunden në
62 – 65 dB A. Natën zhurmat zbresin në 40 dB A në Tiranë dhe në 30 –
34 dB A në qytetet e tjera. Kujtojmë se kufijtë normalë të dëgjimit të
njeriut luhaten nga 0 deri në 70 dB (decibel).
6.6. Monitorimi i fushave elektromagnetike celulare
Monitorimi i fushave elektromagnetike që krijohen nga rrjeti i telefonisë
celulare është kryer nga ekpertë të Departamentit të Telekomunikacionit,
pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, UPT. Gjatë viteve
2005-2007 janë kryer matje të fushave elektromanjetike pranë antenave
të kompanisë Vodafone Albania në 22 rrethet më të rëndësishme (Berat,
Lezhë, Durrës, Lushnjë, Elbasan, Malësi e Madhe, Fier, Mallakastër,
Gjirokastër, Mat, Gramsh, Peqin, Kavajë, Pogradec, Korçë, Sarandë,
Krujë, Shkodër, Kukës, Tiranë, Kurbin dhe Vlorë).
6.7. Monitorimi i ujërave
Monitorimi i cilësisë së ujërave përfshin monitorimin e ujërave
sipërfaqësore, si lumenj, liqene, shkarkimet e lëngëta, ujërat bregdetarë të
larjes në plazhe, monitorimin e ujërave nëntokësorë etj. Tradicionalisht
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
293
është kryer nga nga Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (ish
Instituti i Hidrometeorologjisë, IHM), pranë UPT.
Monitorimi i lumenjve bëhet në mbi 36 stacione në lumenjtë: Kir, Mat,
Fan i Vogël, Fan i Madh, Ishëm, Lanë, Gjolë, Tiranë, Erzen, Shkumbin,
Dunavec, Devoll, Osum, Seman, Gjanicë dhe Vjosë. Shpeshtia e kryerjes
së analizave është 4 herë në vit, sipas stinëve. Treguesit që monitorohen
në ujërat lumorë janë: temperatura, tejpamja, pH, alkaliniteti,
përcjellshmëria elektrike, oksigjeni i tretur, NKO, NBO5, nitritet, nitratet,
amoniaku, P-total dhe përmbajtja e karbonit organik total.
Në tabelën 6-4 jepet lista e stacioneve lumore të monitoruara gjatë
periudhës 1994-2005 nga IHM, së bashku me të dhëna mbi kodin
kombëtar të secilit stacion, periudhën kur është kryer monitorimi etj. Si
shihet ecuria e monitorimit nuk ka qenë e vazhduar; para vitit 2000 janë
monitoruar rreth 20 stacione lumore; këto janë shtuar në rreth 30
stacione pas viteve 2000. Si shihet në tabelë vetëm në 12 stacione
monitorimi ka qenë i vashdueshëm gjatë gjithë periudhës 1994-2005. Një
pjesë të këtyre stacioneve lumore, por edhe të tjera të dhëna për stacionet
liqenore ose bregdetare, lexuesi mund t’i gjejë edhe në hartën e figurës 1-
6, të përfshira si pjesë e 63 zonave monitoruese në Shqipëri, propozuar
nga projekti StEMA (2008).
Monitorimi i liqeneve bëhet në rreth 5 stacione gjithsej, në liqenet e
Ohrit, Prespës dhe Shkodrës, me shpeshti 4 herë në vit sipas stinëve;
parametrat që vlerësohen janë temperatura, tejpamja, oksigjeni i tretur,
format e ndryshme të azotit, format e ndryshme të fosforit dhe
përcjellshmëria.
Monitorimi i ujërave detare bëhet vetëm në 2 stacione pranë burimeve
të shkarkimeve në ujërat detare pranë gjiut të Durrësit dhe të Vlorës;
shpeshtia e analizave është 2 herë në vit; parametrat që maten janë
kripshmëria, oksigjeni i tretur, format e ndryshme të azotit dhe fosforit.
Monitorimi i ujërave nëntokësorë kryhet në basenet kryesorë e Drinit,
Matit, Erzen–Ishëm, Shkumbinit, Semanit. Për shumw stacione kryhen
analiza të plota kimike (Na, K, Mg, Ca, Fe, NH4, HCO3, CO3, Cl, SO4,
NO3, NO2, mineralizimi i përgjithshëm, fortësia e përgjithshme, pH,
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
294
përmbajtja e O2, temperatura) dhe analiza të mikroelementëve (Cu, Zn,
Li, Co, Cr, Ni, Mn).
Shkarkimet e lëngëta urbane monitorohen në rreth 8 qytete kryesore
(Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë-Shëngjin, Fier, Shkodër, Vlorë, Sarandë,
si dhe grykëderdhja e poshtme e Lumit Ishëm). Treguesit që
monitorohen janë treguesit e ndotjes kimike, të ndotjes mikrobike dhe të
lëndëve të rrezikshme.
Monitorimi biologjik i ujërave bregdetarë të larjes në plazhe bëhet në
66 stacione në 9 plazhe (Velipojë, Shëngjin, Durrës, Kavajë, Vlorë,
Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Sarandë), p.sh. rreth 20 stacione në Durrës,
8 në Kavajë dhe 8 në Vlorë, me shpeshti një herë në stinë për periudhën
jo larëse, dhe 2 herë në muaj për periudhën e verës (maj, qershor, korrik,
gusht, shtator). Treguesit që maten janë bakteriologjikë, si koliformet
totale, koliformet fekale dhe streptokoku fekal; krahas këtyre maten edhe
disa tregues kimikë: temperatura, kripshmëria, pH, nitratet dhe fosfori i
përgjithëshëm.
Në tabelën 6-4 jepen të dhënat mesatare të disa parametrave të
rëndësishëm të matur në stacionet të ndryshme lumore, si kërkesa
biologjike për oksigjen (BOD5), përmbajtja e oksigjenit të tretur, fosfori i
përgjithshëm, dhe amoniumi. Në kolonën e fundit jepet një vlerë e
përafërt e cilësisë së ujit për secilin stacion llogaritur nga ekspertët e
projektit StEMA (shih shtojcën 6-1 në fund të këtij kreu). Kurse në
tabelën 6-5 jepen vlerat minimale dhe maksimale të parametrave të dhënë
në tabelën 6-4, për gjithë stacioneve lumore të monitoruara gjatë
periudhës 1994-2005 nga IHM; në fund jepen klasat e cilësisë sipas ligjit
italian.
Tabela 6-4: Lista e stacioneve lumore (36 stacione) të monitoruara gjatë periudhës 1994-2005 nga ish Instituti i
Hidrometeorologjisë (sot Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës), së bashku me të
dhëna mbi periudhën kur është kryer monitorimi, shënuar me të errët në kutinë përkatëse (marrë nga materialet e
projektit StEMA). Këtu jepen vlerat mesatare të parametrave për stacioneve lumore të monitoruara gjatë periudhës 1994-
2005 nga IHM. Në fund jepet një llogaritje e cilësisë së ujërave për secilin stacion, mbështetur nga këta parametra;
ngjyrat janë në përputhje me shkallën e cilësisë së ujërave: blu, cilësi e lartë; jeshile, e mirë; e verdhë, cilësi mesatare;
portokalli, cilësi e varfër; kuqe, cilësi e keqe (këto të dhëna janë marrë nga materialet e projektit StEMA; shih shtojcën 6-1
në fund të këtij kreu).
Baseni
lumor
Kodi
kombëtar i
stacionit
Emri i stacionit
Periudha e
kampionuar
BOD5
mg O2/L
NH4
mg/l
Ptot
mg/L
DO
mg/L
Vlera e
cilësisë
Bunë Al_RV_30 Bunë (Fabrika e Çimentos) 2003-2005 1.1 0.043 0.013 7.7 1.7
Drin Al_RV_1 Drin (sipër Kirit) 1994-2002 1.0 0.028 0.022 9.9 1.0
Drin Al_RV_2 Drin (poshtë Kirit) 1994-2002 11.6 0.038 0.036 8.6 2.3
Drin Al_RV_28 Drini i Zi (Topojan) 2003-2005 1.0 0.073 0.018 8.6 1.3
Drin Al_RV_3 Drin (Baçallëk) 1994-2005 2.3 0.033 0.045 9.7 1.3
Mat Al_RV_22 Fani i Madh (Ndërfan) 2001-2005 1.3 0.038 0.026 8.6 1.3
Mat Al_RV_23 Mat (Milot) 2001-2005 1.6 0.046 0.018 8.8 1.3
Mat Al_RV_29 Mat (Shoshaj) 2003-2005 1.8 0.072 0.018 8.7 1.3
Mat Al_RV_4 Fani i Vogël (Bukmir) 1994-2005 1.2 0.038 0.022 8.7 1.3
Ishëm Al_RV_10 Ishëm (Ishëm) 1994-2005 13.4 1.680 0.643 5.6 5.0
Ishëm Al_RV_24 Gjolë (Ura e Gjolës – Fushë Krujë) 2001-2005 25.6 3.142 0.508 3.5 4.7
Ishëm Al_RV_27 Lanë 2003-2005 56.9 4.321 1.688 3.0 5.0
Ishëm Al_RV_5 Lumi i Tiranës (Brar) 1994-2005 1.5 0.174 0.031 9.0 1.7
Ishëm Al_RV_6 Lumi i Tiranës (Katarakti) 1994-2000 1.8 0.400 - 8.2 2.0
Ishëm Al_RV_7 Lumi i Tiranës (Parafabrikati) 1994-2000 9.3 1.065 - 7.2 4.0
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
296
Baseni
lumor
Kodi
kombëtar i
stacionit
Emri i stacionit
Periudha e
kampionuar
BOD5
mg O2/L
NH4
mg/l
Ptot
mg/L
DO
mg/L
Vlera e
cilësisë
Ishëm Al_RV_8 Lumi i Tiranës (Kamëz) 1994-2005 13.7 2.026 0.765 6.7 4.7
Ishëm Al_RV_9 Lumi i Tiranës (Rinas) 1994-2003 20.0 2.557 0.873 6.1 4.7
Erzen Al_RV_25 Erzen (Ndroq) 2001-2005 6.7 0.132 0.057 8.2 2.3
Erzen Al_RV_31 Erzen ( Ibë) 2003-2005 33.2 1.725 0.775 5.8 5.0
Erzen Al_RV_32 Erzen (Sallmone) 2003-2005 17.8 0.115 0.064 7.2 3.0
Shkumbin Al_RV_11 Shkumbin (sipër Elbasanit) 1994-2000 1.5 0.091 - 10.0 1.5
Shkumbin Al_RV_12 Shkumbin (poshtë Elbasanit) 1994-2000 1.9 0.840 - 8.3 2.5
Shkumbin Al_RV_13 Shkumbin (Papër) 1994-2005 2.0 0.147 0.051 9.5 1.7
Shkumbin Al_RV_14 Shkumbin (Rrogozhinë) 1994-2005 2.3 0.141 0.049 9.2 1.7
Shkumbin Al_RV_26 Shkumbin (Labinot) 2001-2005 2.1 0.090 0.052 9.0 1.3
Seman Al_RV_15 Devoll (Turan) 1994-2005 3.8 0.244 0.209 9.2 2.3
Seman Al_RV_16 Devoll (Kozarë) 1994-2005 2.4 0.088 0.086 8.8 1.7
Seman Al_RV_17 Gjanicë (Fier) 1994-2005 3.1 0.208 0.116 8.1 2.3
Seman Al_RV_18 Seman (Mbrostar) 1994-2005 10.0 0.881 0.378 6.0 4.0
Seman Al_RV_33 Devoll (Lozhan) 2003-2005 5.6 0.260 0.139 9.5 3.0
Seman Al_RV_34 Osum (Ura Vajgurore) 2003-2005 2.3 0.188 0.054 8.1 4.0
Vjosë Al_RV_19 Vjosë (Mifol) 1994-2005 2.9 0.115 0.069 8.1 2.0
Vjosë Al_RV_20 Vjosë (Çarshovë) 1994-2005 1.4 0.044 0.029 8.9 1.3
Vjosë Al_RV_21 Vjosë (Përmet) 1994-2000 1.1 - - 9.2 1.0
Vjosë Al_RV_35 Drino (Ura e Leklit) 2003-2005 2.0 0.056 0.019 9.1 1.3
Vjosë Al_RV_36 Vjosë (Ura e Dragotit) 2003-2005 2.3 0.072 0.025 9.2 1.3
Vjosë Al_RV_37 Vjosë (Memaliaj) 2003-2005 2.6 0.070 0.021 8.8 1.7
Vjosë Al_RV_38 Shushicë (Vodicë) 2003-2005 1.6 0.044 0.020 8.5 1.3
Tabela 6-5: Vlerat minimale dhe maksimale të parametrave të tabelës
6-4, për stacioneve lumore të monitoruara gjatë periudhës 1994-2005 nga
IHM. Në fund jepen klasat e cilësisë sipas ligjit italian, mbi të cilin është
mbështetur për caktimin e ngjyrave në tabelën 6-5 (të dhëna marrë nga
materialet e projektit StEMA).
Vlera BOD5, mgO2/L NH4, mg/L Ptot, mg/L DO, mg/L
Minimal e 1.5 0.174 0.031 3.0
Maksimale 56.9 4.321 1.688 9.0
Vlerat kufi sipas ligjit italian
Klasa 1 < 2.5 < 0.03 < 0.07
Klasa 2 2.5 - 4 0.03 - 0.1 0.07 - 0.15
Klasa 3 4 - 8 0.1 - 0.5 0.15 - 0.3
Klasa 4 8 -1 5 0.5 - 1.5 0.3 - 0.6
Klasa 5 > 15 > 1.5 > 0.6
6.8. Monitorimi mikrobiologjik i shkarkimeve të lëngëta urbane
Monitorimi mikrobiologjik i shkarkimeve të lëngëta urbane bëhet
nga laboratori Mikrobiologjik, Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit,
IShP, Tiranë. Gjithsej, kjo bëhet në rreth 34 stacione të shpërndara në 8
rrethe: Tiranë me 8 stacione (lumi Tiranës 3 stacione, Lanë 3 stacione
dhe Erzen 2 stacione); Durrës me 4 stacione (Hidrovori, Porto Romano,
Currila dhe kanali i ujërave të larta tek AKFOR); Elbasani me 3 stacione
(Shkumbin: Reparti ushtarak, Ura Topcias, Ura e Paprit); Vlorë me 4
stacione (Hidrovori dhe det, Shkarkimet e ujërave të zeza në Skelë, Plazhi
i Ri); Saranda me 2 stacione (Kolektori Rivierë, Kolektori Kodër); Fieri
me 3 stacione (Gjallicë, Seman, Gjallicë + Seman); Shkodra me 4
stacione (Kir para dhe pas ndotjes, Drin para dhe pas ndotjes) dhe Lezha
me 4 stacione (Stacioni i pompimit të ujërave të zeza, Ura Cenit, në det
këneta Knallë në Shëngjin).
Treguesit bakteriologjikë që maten janë koliformet totale, koliformet
fekale dhe streptokoku fekal. Treguesit kimikë nga laboratori Kimik i
Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit, IShP, Tiranë janë turbullira,
amoniaku, nitritet, nitratet, fosfori i përgjithshëm, alkaliniteti i
përgjithshëm, Nevoja Kimike për Oksigjen (NKO), Nevoja Biologjike
për Oksigjen (NBO5) etj. Në tabelën 6-6 jepen treguesit kimikë, teknikat
dhe njësitë matëse që përdoren nga IShP në monitorimin kimik të
ujërave urbane të shkarkimit
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
298
6.9. Monitorimi i ujërave
nëntokësore
Monitorimi i ndotjes së ujërave
nëntokësore në pellgjet kryesore
ujëmbledhës bëhet nga Instituti i
Gjeoshkencave (ish Shërbimi
Gjeologji Shqiptar dhe ish Instituti
Sizmiologjik), pranë Universitetit
Politeknik të Tiranës.
Furnizimi i popullsisë me ujë të
pijshëm në Ultësirën Bregdetare
Shqiptare, ku është përqendruar
rreth 2/3 e popullsisë bëhet
kryesisht nga ujërat nëntokësore.
Këto ujëra shtrihen në 11 pellgje të
mëdha ujëmbajtëse me thellësi të
ndryshme dhe shfrytëzohen me
shpime hidrogjeologjike. Gjithsej,
monitorohen mbi 40 puse, që u përkasin pellgjeve të Tiranës, Fushë-
Krujës, Fushë-Kuqes, Lezhës, Elbasanit, Korçës, Lushnjës dhe Shkodrës.
Parametrat që monitorohen janë: përbërja kimike, mikrobiologjike,
metalet e rënda dhe pesticidet. Bëhet, gjithashtu, edhe monitorimi i
radonit (222
Rn) radioaktiv në tokë, në mjediset e brendshme dhe në ujërat
e pijshëm.
6.10. Monitorimi i ndotjeve radioaktive
Monitorimi i ndotjeve radioaktive të ajrit dhe ujërave bëhet nga Qendra
e Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe e Autoritetit Atomik Shqiptar
(QEFIB) (ish Instituti i Fizikës Bërthamore, IFB), pranë Fakultetit të
Shkencave Natyrore, Universitetit të Tiranës. Monitorimi i ndotjeve
radioaktive të ajrit urban dhe ndotjes atmosferike kryhet nëpërmjet
analizës elementore të aerosoleve. Këtu bëhet përcaktimi i aktivitetit
beta total në mostrat e precipitimeve atmosferike të mbledhura me
shpeshti mujore në katër stacione: Tiranë (IFB), Shkodër (Universitet),
Vlorë (Universitet) dhe Korçë (Universitet); gjithashtu, bëhet edhe
përcaktimi i përmbajtjes së disa elementeve në mostrat e aerosoleve të
Tabela 6-6: Treguesit kimikë,
teknikat dhe njësitë matëse që
përdoren nga IShP në monitorimin
kimik të ujërave urbane të shkarkimit
Treguesi
kimik
Teknika Njësitë
Alkaliniteti total Volumetri
Mg/L
CaCO3
Nevoja kimike
për O2 (NKO)
Shpërbërje e
spekto-
fotometri
Mg/L O2
Nevoja
biologjike per
O2 (NBO5)
Mbjellje në
frigo-termostat
për 5 ditë në
20°C
Mg/L
Turbullia Mg/L FTU
Amoniaku Mg/L NH4
Nitritet Mg/L NO2
Nitrate
Spektro-
fotometër
NO3
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
299
mbledhura në dy stacione në Tiranë, njëri në qendër (godina e Ministrisë
së Mjedisit) dhe tjetra në malin e Dajtit (pranë ish Kampit të Pionerëve).
Shpeshtia stinore. QEFIB ndjek, gjithashtu, edhe monitorimin e ndotjes
radioaktive dhe inorganike të ujërave sipërfaqësore.
6.11. Monitorimi mjedisor në pikat e nxehta
Monitorimi i ajrit, ujërave sipërfaqësore dhe ndotjes së tokës në pikat e
nxehta të vendit është pasur nën kujdesjen e Agjencisë së Mjedisit (ish
Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Teknologjisë Kimike dhe ish
Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave). Në pikat e nxehta është bërë
monitorimi i ndotjes së tokës: pH, Cu, Zn, Ni, Pb, Fe, SO4, V2O5;
është bërë monitorimi i ajrit: CO2. CO, H2S, SO2, lëndët pezull PM10;
monitorimi i ujërave sipërfaqësore: pH, Cl, SO2, SO4, NH4, Cu, Cd,
Sn, Pb, Zn, As, Fe2O3, lëndë pezull, NBO, NKO, mbetje e thatë dhe
lëndë organike, ngarkesa mikrobike (E. coli).
6.12. Biomonitorimi mjedisor në Shqipëri
Institucionet kryesorë në biomonitorim dhe monitorimin e tokës kanë
qenë ekspertë të florës, bimësisë, faunës dhe të ekologjisë së Qendrës
Universitare për Studmin e Florës dhe të Faunës, ku janë përfshirë
MShN, KBT dhe HK, pranë FShN, UT. Biomonitorime të pjesme dhe
jo të vazhdueshme kryhen edhe nga grupet mësimore-kërkimore të
Departamentit të Biologjisë, FShN, UT, dhe nga departamentet
përkatës të universiteteve të tjera publike (Shkodër, Elbasan, Gjirokastër).
Aktivitete monitoruese të herëpashershme janë kryer edhe nga ekspertë
të Departamentit të Bioteknologjisë (ish Instituti i Kërkimeve Biologjike),
FShN, UT, si dhe nga ekspertë ose grupet kërkimore të Universitetit
Bujqësor të Tiranës, UBT, si dhe të qendrave të reja, si Agjencia e
Mjedisit dhe Pyjeve, MMPAU, dhe Qendrat e Transferimit të
Teknologjive Bujqësore me Departamentin e Tokës, MBU.
Në vëmendje të studjuesve dhe monitoruesve mjedisorë ka qenë
vlerësimi i florës dhe bimësisë, faunës, tokës, pyjeve dhe habitateve
ujore; kjo ka synuar në vlerësimin e larmisë dhe pasurisë aktuale llojore,
dhe i vlerave ekonomike dhe natyrore të tyre. Ka qenë gjithmonë me
interes njohja dhe mbikëqyrja e llojeve dhe habitateve të kërcënuara ose
të rrezikuara, veçanërisht në zonat e mbrojtura, kryesisht për
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
300
biomonumentet, monitorimi i llojeve të kërcënuara të bimëve aromatike
dhe mjekësore, zonat me rëndësi bimore (IPAs) etj. Përparësi ka
pasur monitorimi dhe vlerësimi i gjendjes për disa bimë, shpendë, gjitarë,
si lloje në zhdukje në vëndin tonë. Në zonat pyjore vazhdon studimi në
stacione tashmë të ngritura për matjen e parametrave që tregojnë
gjendjen e tyre, si edhe monitorimi i larmisë së habitateve dhe
ekosistemeve pyjore. Për treguesit e tokës dhe të ujërave që përdoren në
bujqësi monitorohen parametrat kryesorë të pjellorisë së tokave, duke
vënë theksin më shumë në mbulesën e tokës, dhe në dukuritë e erozionit
dhe të ndotjes së tokës nga ujërat e shkarkimit.
6.13. Mbi arritjet në biologjinë e ruajtjes dhe në monitorimin
biologjik në Shqipëri
Historia e zhvillimit të studimeve në biologjinë e rujatjes në Shqipëri, me
karakter mjedisor biomonitrues ka filluar pas gjysmës së dytë të shekullit
të kaluar, me krijimin e Universitetit të Tiranës (1957) dhe institucioneve
të tjera kërkimore. Studimet e para u kryen nga grupe kërkimore pranë
Departamentit të Biologjisë, si dhe dy institucioneve të lidhura ngushtë
me të Kopshti Botanik i Tiranës dhe Muzeu i Shkencave Natyrore.
Thuajse paralelisht filluan aktivitetin e tyre edhe Instituti i Kërkimeve
Biologjike, pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë. Kërkimet shkencore u
zgjeruan edhe me krijimin e sektorëve botanikë dhe zoologjikë në
universitetet publike, si Universiteti Bujqësor, Tiranë, universiteti i
Elbasanit, Shkodrës dhe Gjirokastrës. Krahas këtyre, në Tiranë dhe në
rrethe të ndryshme për shumë vite kanë kryer aktivitet praktik shumë
institute, si ai i Shëndetit Publik (Tiranë), i Kërkimeve Veterinare
(Tiranë), i Kërkimeve Zoteknike (Tiranë), Instituti i Peshkimit (Durrës), i
Mbrojtjes së Bimëve (Durrës), i Perimeve dhe Patateve (Tiranë), i
Studimit të Tokave (Tiranë), i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave (Tiranë),
Enti i Farave dhe Departamenti i Bankës Gjenetike (Tiranë), Instituti i
Kërkimit të Bimëve të Arave (Fushë Krujë), i Misrit dhe Orizit
(Shkodër), i Pemëtarisë (Vlorë) etj. Në vitin 2007, pjesa më e madhe e
këtyre instituteve u përfshinë në sistemin universitar publik të vendit.
Grupe kërkimore, shpesh edhe të përbashkëta, kanë ndërmarrë studime
të karakterit floristik, bimor, faunistik, ekologjik, fiziologjik, biokimik,
seleksionues etj. Studimi i florës dhe bimësisë ka qenë tradicionalisht
ndër drejtimet më të lëvruara, p.sh. studimi i formacioneve pyjore dhe
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
301
shkurretave (dushkajat, halorët, ahishtat), studimi i kullotave, i barishteve
të këqija, studimi i bimëve të rralla dhe endemike, i bimëve eterovajore, i
bimëve mjekësore, studime palinologjike, studimi i kërpudhave të larta, i
algave makrofite, i algave mikroskopike etj. Në këto studime, aspekti
floristik ose taksonomik ka qenë i ndërthurur me atë ekologjik, ose
praktik. Në shumë raste i vihet theksi formacioneve bimore ose llojeve
bimore të rralla ose kërcënuara. Habitatet e ndjeshme, ndikimi i njeriut,
shfrytëzimi i kujdesëm, ripërtëritja dhe mbrojtja kanë qenë gjithmonë me
interes. Shpesh puna kërkimore ka pasur karakter praktik në
përmirësimin e rendimenteve të kulturave bujqësore, si gruri, misri,
domatja, panxharsheqeri, patatja, duhani dhe drufrutorë (hardhia, ulliri,
shega etj.).
Flora e Shqipërisë ka filluar të studiohet aty nga mesi i shekullit të 19-të
nga botanistë të huaj, kryesisht austriakë, gjermanë, hungarezë e italianë.
Që në vitin 1949 (në Institutin e Shkencave), prof. K. Paparisto, së
bashku me botanistë të tjerë organizuan me përkushtim botanizimin e
gjithë territorit të Shqipërisë, nga bregdeti e deri në malet më të larta.
Produkti i kësaj pune mbi 50 vjeçare janë hartimi i Florës së Shqipërisë,
me 4 vëllime, dhe i disa florave të tjera, si dhe ngritja e Kopshtit Botanik
të Tiranës dhe e Herbarit Kombëtar.
Vlerësimet me karakter faunistik janë kryer nga ekspertë të zoologjisë në
Departamentin e Biologjisë në bashkëpunim të ngushtë me Muzeun e
Shkencave të Natyrës. Fushat kërkimore kanë synuar në në studimin e
faunës, zooplankton, molusqet, krustacet, insekte (milingona, koleopterë,
flutura), amfibë dhe zvarranikë, shpendë, gjitarë etj. Krahas këtyre ka
pasur studime të karakterit ekologjik. Edhe në këtë fushë produkti
kryesor është ngritja dhe pasurimi i Muzeut të Shkencave të Natyrës, si
dhe shumë punime doktoratash dhe monografi për Peshqit e Shqipërisë,
për Fluturat e Shqipërisë, për Shpendët dhe Gjitarët e Shqipërisë etj.
Buletinet ose revistat shkencore universitare ose të Akademisë së
Shkencave, si dhe shumë punime doktoratash ose monografish janë
burim i rëndësishëm informacioni për gjithë ecurinë dhe arritjet në fusha
të ndryshme të biologjisë së ruajtjes. Tani janë në qarkullim disa botime
të Librit të Kuq, qoftë të florës dhe të Faunës së Shqipërisë, si dhe shumë
botime me karakter ekologjik dhe mjedisor.
Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri
302
Lexim shtesë VI-I: Projekti i BE-së StEMA
Projekti i BE-së StEMA ‘Strengthening of the Environmental Monitoring System
in Albania’, i mbështetur nga programmi EU-CARDS, u zbatua në
Shqipëri gjatë periudhës 2005-2008. Ai kishte si qëllim kryesor forcimin e
Sistemit të Monitorimit Mjedisor në Shqipëri, duke ndihmuar Ministrinë
e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) dhe dhe
institucione të tjera të interesuara dhe përgjegjëse për çështje mjedisore.
Mbështetur në këtë gjendje në Shqipëri projekti StEMA synonte forcimin
e strukturave ekzistuese vetëm me disa ndryshime të vogla, duke vënë
theksin tek forcimi i përgjegjësive në nivele të ndryshme. Veçanërisht u
rekomandua që të ruhet dhe fuqizohet sistemi aktual me njësi mjedisore
në secilën prej 12 prefekturave/qarqeve, dhe të krijohet një NJËSI nën
varësinë e drejtëpërdrejtë të MMPAU, përgjegjëse për zbatimin në
praktikë dhe për Sigurimin e Cilësisë (QA)/Kontrollin e Cilësisë (QC) së
sistemit të monitorimit të mjedisit (SMM). Si theksuam më sipër, kjo njësi
tashmë është ngritur; bëhet fjalë për Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve,
e cila u ngrit dukë përdorur infrasturkurën dhe ish Institutit të Studimeve
dhe Projektimeve të Teknologjisë Kimike, stafin e zgjedhur të tyre dhe
atë të ish Institutit Kërkimor të Pyjeve dhe Kullotave, Tiranë.
Projekti pati si objektiv të përgjithshme përmirësimin e cilësisë së mjedisit
në Shqipëri duke rritur aftësinë e monitorimit të mjedisit dhe hartimit të
politikave dhe masave për parandalimin e degradimit dhe ndotjes së
mjedisit. Ai synoi në ngritjen e Njësisë së lartpërmendur në formën e një
Qendre Kombëtare Reference për Mjedisin (NERC, National
Environmental Reference Center); projekti u përpoq në hartimin e planeve
fillestare për centralizimin e shërbimeve përmes një procesi përzgjedhje
dhe ripërtëritjeje të institucioneve që japin prova se janë të afta në cilësinë
e të dhënave të matura dhe në saktësinë e shërbimeve të përzgjedhura.
Gjatë zbatimt të projektit u synua në themelimin dhe përforcimin e një
sistemi modern dhe efektiv për monitorimin mjedisor, i aftë që të
vlerësojë gjendjen mjedisor duke përdorur, si udhëzues normat dhe
standardet e direktivave të Bashkimit Evropian. Përmirësimi i cilësisë së
të dhënave do të arrihesh përmes zhvillimit të një sistemi monitorimi
mjedisor të gjithëpërfshirës, modern, të qëndrueshëm, efektiv nga
Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor
303
pikëpamja e kostos dhe në përputhje me standardet e Agjencisë
Evropiane të Mjedisit (EEA, European Environment Agency) dhe të
institucioneve të tjera të rëndësishme Evropiane.
Për arritjen e rezultateve të mësipërme gjatë zbatimit të Projektit u
ndërtua një bazë të dhënash mbi pikat burimore dhe shpërndarjes së
ndotjes së ujit dhe të ajrit në Shqipëri, përparësitë (përfshirë këtu dhe
analizat ekonomike) dhe zbatimin e masave monitoruese. Mbështetur në
këto të dhëna u bënë përpjekje për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës
kombëtar për monitorimin mjedisor në Shqipëri, duke zgjedhur stacionet
monitoruese në të gjithë vendin për fushat: (i) monitorimi hapësinor për
burimet e ndotjes së ajrit dhe ujit; (ii) monitorim në kohë ‘time trend” i
parametrave kimikë dhe mikrobiologjikë, përfshirë këtu edhe cilësinë e
elementëve biologjikë dhe biodiversitetin. SMM duhet të përpunojë dhe
mbajë në aktivitet të vazhdueshëm një sistem manaxhues të integruar
informatik, të pajtueshëm me sistemin e mbështetur në GIS me
MMPAU, që ka të bëjë me një bazë të dhënash për gjithë parametrat e
monitoruar, të pavarur dhe të hedhur në faqet e internetit.
Gjithashtu, u pa me interes edhe krijimi i një rrjeti institucionesh të afta
të zbatojnë dhe të fuqizojnë sistemin e monitorimit mjedisor në linjë me
kërkesat e BE-së. Ky rrjet duhet gjithmonë të synojë në përmirësimin e
kapacitetit të sistemit monitorues për marrjen e mostrave, matjet,
përpunimin/ruajtjen e të dhënave, sigurimin dhe menaxhimin e
informacionit përmes sigurimit të paisjeve të nevojshme, manualeve dhe
procedurave të monitorimit dhe të stërvitjes së nevojshme të stafit të
përfshirë në këto veprimtari. Institucionet përgjegjës dhe laboratorë të
caktuar të tyre (të dalluara si referenca kombëtare) duhet të synojnë
vazhdimisht dhe njëkohësisht të mbështeten në Çertifikimin dhe
Akreditimin në nivel. Mbetet gjithnjë parësore në mbështetjen që
kërkojnë të japin projektet e BE-së, shkalla e rritjes së ndërgjegjësimit në
opinionin publik shqiptar dhe në të gjithë palët e interesuara dhe
institucionet (nga OJQ-të tek Ministritë e linjës) për rëndësinë e
mbrojtjes së mjedisit. Shumë nga ky informacion është përdorur prej
nesh gjatë trajtimit të paragrafëve të mësipërm mbi monitorimin
mjedisor.

More Related Content

More from Lorela Lazaj

More from Lorela Lazaj (7)

06 congen
06 congen06 congen
06 congen
 
05 confrag
05 confrag05 confrag
05 confrag
 
04 conmon
04 conmon04 conmon
04 conmon
 
03 loss bio
03 loss bio03 loss bio
03 loss bio
 
02 nospecies
02 nospecies02 nospecies
02 nospecies
 
01 biodiversity and conservation biology
01 biodiversity and conservation biology 01 biodiversity and conservation biology
01 biodiversity and conservation biology
 
07 llojet invazive
07 llojet invazive 07 llojet invazive
07 llojet invazive
 

006 r biomon-al-r

  • 1. Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri Në Shqipëri monitorohen cilësia e ajrit në disa zona urbane, cilësia e ujërave sipërfaqësore (lumenjve, liqeneve, shkarkimeve urbane, plazheve, në pellgjet ujëmbledhës kryesorë), cilësia e ujërave nëntokësore, cilësia e ajrit, tokës dhe ujit në disa pika të nxehta (hot spots), si dhe aspekte të ndryshme të biodiversitetit. Lexuesi mund të gjejë informacion të hollësishëm lidhur me indikatorët për monitorimin e mjedisit në Shqipëri, stacionet e mundshme, shpeshtinë, metodat monitoruese, kontrollin e cilësisë së rezultateve dhe institucionet përgjegjëse edhe në botimin e REC & MMPAU (2005)1 . 6.1. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Monitorimi mjedisor në Shqipëri mbështetet në ligjin 8934 (2002) ‘Për Mbrojtjen e Mjedisit’, i cili zbërthehet më tej në VKM 103 (2002) ‘Monitorimi në Republikën e Shqipërisë’. Këtu caktohen treguesit mjedisorë të gjendjes së mjedisit, të ndikimit në mjedis dhe të trysnisë në mjedis, dhe ngarkohet për këtë Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU)2 për zbatimin dhe ndjekjen e rregullt të monitorimit mjedisor në Shqpëri, në bashkëpunim edhe me organet qendrore dhe vendore. MMPAU bashkëpunon kryesisht me Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve (AMP) dhe institucione të tjera monitoruese dhe kërkimore shkencore më të rëndësishme të vendit për të kryer monitorimin e treguesve mjedisorë. Gjithashtu, MMPAU interesohet dhe nxit vazhdimisht përmirësimin e legjislacionit, duke synuar përafrimin e tij me atë evropian, si dhe përmirësimin e cilësisë së matjes së treguesve mjedisorë sipas standardeve të BE-së. Aktualisht MMPAU raporton në Agjencinë Evropiane të Mjedisit të dhënat e monitorimit për ujërat nëntokësore, të lumenjve dhe liqeneve, shkarkimet në ujëra, cilësinë e ajrit urban etj. Të dhënat mjedisore botohen shpesh në buletine të 1 REC & MMPAU (Ed.) (2005): Indikatorët Kombëtarë për Monitorimin e Mjedisit. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Zyra në Shqipëri, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU), Tiranë: 1-136. 2 http://www.moe.gov.al/ Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 282 veçantë vjetorë, si dhe mund të gjenden edhe në faqet e internetit të MMPAU. Më poshtë po mundohemi të japim të dhëna mbi institutet kryesore që janë përgjegjës ose që merren me aspekte të ndryshme monitoruese, përfshirë këtu edhe me biomonitorimin mjedisor. Gjithashtu, do të japim shkurt të dhëna mbi gjendjen mjedisore të vlerësuar herë-pas here nga institucionet shqiptare. Kjo do të ndihmojë lexuesin mbi arritjet në Shqipëri për monitorimin mjedisor dhe aspektet e mundshme që mbulohen prej tij, mbi nivelin e kërkimit me karakter monitorues, të laboratorëve, teknikave të përdorura dhe të ekspertëve të mundshëm; të dhëna të caktuara edhe pse shumë të pjesme mund të krijojnë gjithsesi një ide lidhur me gjendjen mjedisore. Të gjitha këto kanë një rëndësi tjetër, për të interesuarit e rinj, për të mësuar të orientohen në rrjetin e mundshëm të institucioneve me karakter mjedisor, për qëllime punësimi, kërkim informacioni ose bashkëpunimi në të ardhmen. 6.2. Institutet kryesore përgjegjëse për monitorimin mjedisor Institutet kryesore përgjegjëse për monitorimin në Shqipëri janë dy: Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve dhe Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit; këto janë institute relativisht të reja si të tilla, por të ngritura nga reformimi i instituteve të mëparshme. Institut referues i monitorimit mjedisor: Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve (AMP) është ngritur me VKM Nr. 579, dt. 23.8.2006, mbështetur në reformimin e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Teknologjisë Kimike dhe të Institutit Kërkimor të Pyjeve dhe Kullotave. AMP është institucion kryesor referues për monitorimin mjedisor në Shqipëri, në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU). Ajo bën grumbullimin, përpunimin dhe informimin e publikut për rezultatet e monitorimit në fushën e mjedisit dhe pyjeve. Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IEUN), pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT)3 është ngritur si i tillë në vitin 2007, mbështetur nga reformimi i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe atij 3 http://www.upt.al/
  • 2. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 283 të Hidraulikës. IEUM bën vlerësimin e potencialeve energjetike, ndjek ndryshimet kilmatike, atmosferike, ujore, ndjek ndotjen e mjedisit. Instituti i Gjeoshkencave (IGjSh)4 , pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, është ngritur, gjithashtu, si i tillë në vitin 2007, nga reformimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Institutit Sizmiologjik. IGjSh studion dukuritë gjeologjike (gjeofizike, gjeokimike, gjeomekanike etj.). Instituti studion dhe vlerëson, gjithashtu, pasuritë minerale, të materialeve të ndërtimit, të burimeve nëntokësore, të energjisë dhe pasurive ujore nëntokësore; bën studimin gjeopedologjik të territorit; bën studimin e rreziqeve natyrore (gjeoriskut) dhe të atyre të shkaktuara nga veprimtaria e njeriut (rrëshqitjet, erozionet, përmbytjet, tërmetet, ndotjet, vendhedhjet, varfërimin minerar etj.); bën studimin e mikrozonimit për vlerësimin e rrezikut sizmik, në nivel rajonal e vendor; bën studimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të veprimtarisë sizmike dhe të lëkundjeve të forta, si dhe njoftimin në kohë reale, të organizmave shtetërore dhe të publikut; bën studimet gjeofizike, rajonale e vendore, në kuadër të hartografimeve gjeologjike, të studimeve të gjeomjedisit, të arkeologjisë, energjisë gjeotermale etj. Instituti i Sigurisë Ushqimore Veterinare (ISUV)5 ‘Bilal Golemi’, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bën monitorimin e gjendjes epizootoksikologjike të vendit për sëmundjet virale, bakteriale, parazitare dhe helmimeve; diagnostikimin e sëmundjeve dhe përcaktimin e skemave më efikase për luftimin e tyre; prodhimin e biopreparateve veterinare, si vaksina, antigene, alergene, të materialeve diagnostikuese si antigjene, serume hiperimune etj., për përdorim në diagnostikimin e sëmundjeve dhe në luftimin e tyre; kontrollin mikrobiologjik të produkteve dhe të nënprodukteve ushqimore, me origjinë shtazore dhe të ushqimeve të kafshëve, të prodhuara në vend apo të importuara, si dhe ato për eksport; kontrollin e mbetjeve të lëndëve, me ndikim anabolik, të paautorizuara, biopreparateve dhe medikamenteve veterinare për kafshët dhe shpendët e gjalla, si dhe produktet e tyre; analizon për treguesit cilësorë, të gjitha prodhimet me origjinë bimore, të tregtuara në vend; analizon për 4 http://www.geo.edu.al/ 5 http://www.isuv.al/ Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 284 treguesit cilësorë, dhe certifikon prodhimet ushqimore me origjinë bimore për eksport; bën analiza për identifikimin e falsifikimeve të ndryshme apo të shtesave në prodhimet ushqimore; vlerëson parastandardet dhe rregullat teknike për prodhimet e reja ushqimore; kryen analiza për etiketimin e produkteve ushqimore; monitorimin e tregut, për treguesit cilësorë të produkteve ushqimore (VKM Nr. 515, dt. 19.07.2006). Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) (Fushë- Krujë, Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Lushnjë), pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bëjnë identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen në praktikat bujqësore të metodave dhe materialeve (inputs) të reja për vendin; përgatitjen e paketave teknologjike për kulturat bujqësore kryesore dhe mbarështimin e kafshëve; identifikimin, grumbullimin, ruajtjen, koleksionimin dhe shtimin e pasurive autoktone bimore e shtazore; kërkime dhe testime në ferma bujqësore për problemet e ngritura nga fermerët e rajoneve përkatës; ruajtjen ose prodhimin e disa lloje farash dhe fidanësh të çertifikuar. Instituti i Shëndetit Publik ‘Hulo Hajdëri’ (IShP)6 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, bën studimin dhe monitorimin e faktorëve të rrezikut, vëzhgimin e sëmundjeve ngjitëse, referencën laboratorike si edhe menaxhimin e programeve të vaksinimit. Në lidhje me monitorimin mjedisor Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit pranë këtij Instituti ndjek: monitorimin e cilësisë së ajrit urban; monitorimi i shkarkimeve të lëngëta urbane në ujërat sipërfaqësore; monitorimin e cilësisë mikrobiologjike të ujërave të plazheve kryesore të Shqipërisë; monitorimin akustik (zhurmave) urban etj. Në Shqipëri është miratuar ligji nr. 97747 , dt. 12/07/2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili synon respektimin e normave të përcaktuara prej tyre, me qëllim ruajtjen e qetësisë së banorëve përreth. Ligji parashikon marrjen e masave për monitorimin e zhurmave në 6 http://www.ishp.gov.al/ 7 http://qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj%20Nr%209774%20Dat%C3%AB%2012- 07-2007.htm
  • 3. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 285 qendrat urbane e turistike në vend, duke ushtruar kontroll në të gjitha veprimtaritë e subjekteve fizike dhe juridike, të cilat janë burim zhurme. Ligji ngarkon Sektorin e Zhurmave të Institutit të Shëndetit Publik ‘Hulo Hajdëri’, Tiranë, për të matur, monitoruar dhe vlerësuar zhurmat. Kontrolli i zbatimit kryhet nga Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati Sanitar Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Punës, struktura përgjegjëse për kontrollin e mjedisit e bashkisë/komunës dhe Inspektorati i Kontrollit të Automjeteve. Së fundi është miratuar nga Qeveria një VKM “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike”, në të cilin saktësohen masa ndëshkuese administrative, si pezullim të aktivitetit burimor të ndotjes akustike, dhe dënim me gjobë deri në 2’000’000 lekë (të reja). Sipas këtij vendimi zhurmat nuk duhet të jenë më të larta se sa 35 Db (decibel). Drejtoria e Shëndetit Publik (DSHP) është e shtrirë në në çdo rreth të vendit. DShP ka për detyrë të mbikëqyrë dhe të sigurojë cilësinë parësore të shëndetit dhe të shërbimit të specializuar shëndetësor. Në veçanti Autoriteti Rajonal Shëndetësor (DShP-të rajonale), synon në kontrollin dhe analizën e rreziqeve shoqërore, mjedisore dhe biologjike dhe gjithë shregullimeve të faktorëve mbrojtës të shëndetit publik; përpunon metoda parandaluese; përmirëson arritjet mbi kujdesin shëndetësor parësor publik duke përpunuar dhe vlerësuar ndërhyrjet; përpunon dhe vlerëson metoda të reja të analizës statistikore për të dhëna të ndërlikuara; si dhe heton faktorët e rreziqeve. 6.3. Institutet përgjegjëse për monitorimin biologjik mjedisor Fakulteti i Shkencave Natyrore (FShN), Universiteti i Tiranës është ndër institucionet më të rëndësishme edhe për përgatitjen e specialistëve për monitorimin mjedisor, jo vetëm në biologji dhe mikrobiologji, biovëzhgim mjedisor dhe bioprovë mjedisore, por edhe ekspertë të monitorimit tradicional mjedisor, si nga ana fizike, ashtu dhe nga ana kimike. Më poshtë do të japim të dhëna shkurt për departamentet dhe qendrat më në zë pranë FShN, të lidhura më shumë me aspekte të ndryshme të monitorimit mjedisor. Më shumë të dhëna jepen në faqen e Universitetit të Tiranës: http://www.unitir.edu.al/. Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 286 Museum of Natural Sciences 1 2 3 4 5 Figure 6-1: 1) Pamje e ndërtesës kryesore të MShN-së; 2, Prof. I. Haxhiu, ish drejtor i muzeut, zoolog (ekspert për amfibët dhe zvarranikët); 3, rrëqebulli, Felix linx; 4, macja e egër, Felis sylvestris; 5, shqiponja, Aquila chrysaetos (fotot nga Bego dhe Miho).
  • 4. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 287 Qendra Kërkimore e Florës dhe të Faunës, ku janë përfshirë Muzeu i Shkencave të Natyrës (MShN) (Fig. 6-1), Kopshti Botanik i Tiranës (KBT) (Fig. 6-2) dhe Herbari Kombëtar (HK), pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës, bëjnë studime përgjithësuese mbi florën, bimësinë dhe faunën shqiptare, mbi ekologjinë e ekosistemeve natyrore të vendit, mbi zonat e mbrojtura etj. Muzeu i Shkencave të Natyrës (MShN) (Fig. 6-1) u themelua në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave, i vendosur në rrugën e Kavajës. MShN përmban koleksione tërheqëse dhe të pasuar me kafshë, si dhe koleksione bimore, minerale dhe paleontologjike. Pjesa më aktive e tij është ajo zoologjike, e ndarë në 7 pavione (Tab. 6-1), ku gjenden, gjithashtu, edhe koleksione egzotike nga Azia, Afrika, Amerika Latine, Oqeani Indian dhe Paqësor; midis tyre ka koleksione molusqesh, koralesh, flutura dhe shpendë tropikalë. Pranë MShN-së punojnë specialist zoologë të studimit të grupeve të ndryshme shtazore, si dhe duke bërë gjithmonë përpjekje për ripërtëritjen dhe pasurimin e koleksioneve të MShN-së. Kopshti Botanik i Tiranës (KBT) (Fig. 6-2) është institucioni i vetëm në Shqipëri që merret me ruajtjen jashtë habitatit natyror (ex situ) të florës dhe bimësisë së Shqipërisë, veçanërisht të llojeve të rralla, të kërcënuara dhe endemike. KBT filloi të ndërtohej në vitin 1964 dhe përfundoi në vitin 1971, falë përpjekjeve të botanistëve të parë shqiptarë, si M. Demiri, K. Paparisto, I. Mitrushi etj. KBT ka qënë gjithmonë pjesë përbërëse e FShN, UT. Tabela 6-1: Të dhëna nga pavionet shtazore të MShN-së Pavionet Nr. i individëve Nr. i llojeve Madhësia (m 2 ) Vëllimi (m 3 ) Invertebrorë (pa insekte) 693 488 100.74 402.96 Insekte 812 217 103.75 435.75 Peshq 167 157 64.86 259.44 Amfibë dhe Zvarranikë 55 46 25.85 103.41 Shpendë 1 144 106 100.01 400.04 Shpendë 2 236 118 100.05 420.21 Gjitarë 52 44 144.90 760.73 Gjithsej 2159 1176 639 2782 Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 288 KBT ka sipërfaqe prej rreth 14 ha, të shtrirë në shpatet kodrinore në jug të Tiranës, në fund të rrugës Komuna e Parisit, pranë Liqenit Artificial të Tiranës; ka një vendndodhje që sundon Tiranën, kundrejt Malit të Dajtit, me larmi të pasur habitatesh, dhe e gjithë kjo rreth 100 m mbi nivelin e detit. Në të janë zbatuar parimet fitogjeografike moderne në vendosjen e bimësisë, ku strehohen rreth 1400 lloje ose nënlloje bimësh të larta. KBT publikon rregullisht Indeksin e Farave (Index Seminum) dhe shkëmben rregullisht fara dhe informacion shkencor mbi florën e Shqipërisë, jo vetëm brenda vendit, por në mbarë botën. Pranë tij punojnë specialistë të florës dhe bimësisë së Shqipërisë. Botanical Garden of Tirana Figura 6-2: Pamje e Kopshtit Botanik të Tiranës në maj 2006 (fotot nga A. Miho) Pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës gjendet dhe Herbari Kombëtar, dhe grupi i specialistëve të florës dhe bimësisë që përkujdesen për të. Në Herbarin Kombëtar, i ngritur thuajse paralelisht me KBT, ruhen rreth 130’000 ekzemplarë bimorë, që përfaqësojnë rreth 3200 specie të Florës së Lartë nga i gjithë territori i Shqipërisë. Departamenti i Biologjisë, FShN, UT: DB është më i madhi i kësaj kategorie në gjithë sistemin e arsimit të lartë shqiptar, me ndikim të rëndësishëm në monitorimin biologjik mjedisor. Në këtë mënyrë, pranë DB-së janë mbrojtur doktorata për florën dhe bimësinë e rretheve të
  • 5. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 289 veçanta, të formacioneve të ndryshme bimore, p.sh. kullotat dhe livadhet, ahishtat, dushkajat, halorët, barërat e këqija, kërpudhat e larta, algat etj. Në drejtimet shtazore përmendim studimet për ekinodermatët, molusqet, krustacetë, insektet (lepidopterët, heminopterët, koleopterët, homeopterët, kolembolat, odonatat etj.), shpendët, amfibët, zvarranikët, gjitarët etj. Produkt i këtij aktiviteti ka qenë edhe pjesëmarrja në studime madhore të botuara, si: Flora e Tiranës, Drurët dhe Shkurret e Shqipërisë, Flora e Shqipërisë, Flora Ekskursioniste, Fluturat e Ditës etj. Janë, gjithashtu, me interes biomonitorues edhe ndonjë studim në mikrobiologjinë mjedisore. Në përgjithësi studimet kanë synuar në vlerësimet ekologjike dhe mjedisore, studime të biodiversitetit, llojeve të rralla ose të kërcënuara, dhe habitateve me vlera natyrore dhe ekonomike, ndotja etj. Departamenti i Kimisë dhe ai i Kimisë Industriale dhe Mjedisit, FShN, UT: Ekspertë të grupeve të kimisë analitike dhe të kimisë organike pranë DK janë marrë në mënyrë të vazhdueshme me studime monitoruese për vlerësimin e shkallës së ndotjes nëpërmjet analizave fiziko-kimike, por edhe të ushqyesve (azotit dhe fosforit në ujërat siprfaqësore), të metaleve të rëndë dhe lëndëve helmuese organike në ujëra ose sedimente. Ka publikime dhe doktorata që dëshmojnë për përpjekjet e tyre në biomonitorimin mjedisore duke studjuar bioakumulimin e metaleve të rëndë ose të lëndëve helmues organike, si PCB-ve, POP-eve etj., në inde bimore (si Chladophora), në molusqe (Mitylus) ose në peshq. Aktivitetin kërkimor i grupeve të DKI-së synon në drejtime të tilla, si: 1) vlerësimi i lëndëve të para natyrore mbetjeve industriale për industrinë kimike; 2) lëndët djegëse e burimet alternative të tyre; 3) në fushën e ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit; 4) trajtimi i ujërave të shkarkimeve industriale e urbane; 5) siguria e produkteve ushqimore, kontrolli e cilësia, sistemet e vlerësimit; 6) përdorimi i mikroorganizmave me rëndësi industriale në proçeset fermentative etj. Disa prej janë rëndësishme edhe për biomonitorimin mjedisor dhe njohjen më mirë të cilësive mjedisore, sidomos në njohjen e burimeve të ndotjes, sidomos të burimeve industriale dhe minierare. Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 290 Departamenti i Bioteknologjisë, FShN, UT: Departamenti i Bioteknologjise u themelua si i tillë në prill 2008, si pjesë e FSHN-së, UT, si rrjedhojë e reformimit të ish Institutit të Kërkimeve Biologjike (IKB) të Akademisë së Shkencave, duke u mbështetur kryesisht mbi bazën materiale laboratorike dhe burimet njerëzore të IKB-së. Pranë këtij departmenti punojnë ekspertë që kanë bërë kërkime me karakter mjedisor dhe në biologjinë e ruajtjes (kryesisht biodiversitet bimor) duke përdorur metoda të biologjisë molekulare, kulturave indore dhe mikroshumimit in vitro, citologjisë dhe citogjenetikës, biofizikës dhe biokimisë, dhe mikrobiologjisë mjedisore. Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe e Autoritetit Atomik Shqiptar (QEFIB) u krijua si e tillë në vitin 2007, si pjesë përbërse e FShN, UT, nga reformim i Institutit të Fizikës Bërthamore (IFB), pranë Akademisë së Shkencave. QEFIB kryen shërbime në monitorimin e përgjithshëm të radioaktivitetit mjedisor, mbrojtjes nga rrezatimet. Konkretisht, Qendra kryen monitorimin e ndotjes radioaktive të ajrit urban dhe ndotjes atmosferike; monitorimin e ndotjes radioaktive dhe inorganike të ujërave sipërfaqësore. 6.4. Monitorimi i ajrit në Shqipëri Monitorimi i cilësisë së ajrit ndër më të fundit përpjekje monitoruese të ndërmarra nga institucionet shqiptare. Ai kryhet nga laboratori i Ajrit, pranë IShP, Tiranë. Monitorimi kryhet në 7 qytete kryesore të vendit (Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë). Në shqyrtim merren 6 treguesit më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit: Lëndët e Ngurta Pezull (LNP) dhe Lëndët e Ngurta Pezull më të vogla se 10 µm, që thithen (PM10, plumbi, dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit dhe ozoni. Gjithashtu, për disa prej këtyre qyteteve monitorohet edhe radioaktiviteti në ajër dhe përmbajtja e disa metaleve, si vanadium, krom, mangan, hekur, nikel, bakër, zink, brom etj. Ndërkaq, monitorohen edhe zona të thella ku nuk ka burime ndotje, për krahasim me zonat urbane.
  • 6. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 291 Nga specialistët e ISHP, gjatë periudhës janar – dhjetor 2008 në qytetet Tiranë, Korçë dhe Vlorë janë marrë mostra ajri në 8 stacione për 16 ditë/muaj (6 stacione në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë). Parametrat e matur kanë qenë: LNP, PM10, SO2, NO2, Pb, C6H6, O3. Vlerat mesatare të cilësisë së ajrit të kryera në vitin 2008, në gjashtë qytetet kryesore të Shqipërisë jepen në tabelën 6-2; janë shënuar vlerat që tejkalojnë normat e BE-së, që jepen në kolonën e fundit të kësaj tabele. Gjithsej janë mbi 50 stacione matëse të monitorimit të ajrit të shpërndara në gjithë vendin. Tabela 6-2: Vlerat mesatare (µg/m3 ) të cilësisë së ajrit të kryera prej ISHP në vitin 2008, në gjashtë qytetet kryesore të Shqipërisë (me të kuqe janë shënuar vlerat që tejkalojnë normat e BE-së) Parametri, µg/m 3 Korca Vlora Tirana Shkodra Durrësi Fieri Norma BE-së LNP 228 210 348 228 234 236 100 PM10 92 86 173 108 116 112 50 SO2 10.6 7.8 20.6 16 18 32 50 NO2 42 40.6 50 28 35 33 40 C6H6 2.8 2.5 3 2.6 2.9 3.2 3.5 O3 37.3 42.1 28 69 64 70 110 Tabela 6-3: Ecuria 5-vjeçare (2004-08) e përmbajtjes së grimcave të ngurta dhe dioksidit të azotit (NO2 ) (µg/m3 ) në ajër, në stacionin e ISHP (stacion referues) dhe në atë të DSHP, Tiranë (stacion urban me ndotje intensive). ISHP - stacion referues DSHP - stacion urbanViti / Parametri, µg/m 3 LNP PM10 NO2 LNP PM10 NO2 2004 151 67 23 289 126 30 2005 146 73 26 279 129 34 2006 171 84 23 249 116 40 2007 169 79 24 232 112 37 2008 172 129 28.9 270 149 52.1 Norma BE-së 100 50 40 100 50 40 Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 292 Në tabelën 6-3 jepet ecuria 5-vjeçare (2004-08) e përmbajtjes së grimcave të ngurta (LNP dhe PM10) dhe dioksidit të azotit (NO2) në ajrin e stacionit pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) (stacion referues) e me atë të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) (stacion urban me ndotje intensive) në Tiranë; me të kuqe janë shënuar vlerat që tejkalojnë normat e BE-së, që jepën në rreshtin e fundit të kësaj tabele. 6.5. Monitorimi i zhurmave mjedisore Pranë IShP është ngritur vitet e fundit Sektori i Zhurmave, si njësi bazë e referencës për matjen, monitorimin dhe vlerësimin e zhurmave në Shqipëri. Kjo mbështetet në ligjin nr. 9774 (2007), për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis. Monitorimi akustik urban nga IShP, Tiranë, është bërë gjatë viteve 2001-02 në 7 qytetet kryesore (Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Sarandë dhe Korcë), në rreth 36 stacione (10 në Tiranë, 6 në Durrës dhe nga 4 stacione në qytetet e tjera), kryesisht në pikat më të ngarkuara të trafikut, dhe në periudha të ndryshme të ditës dhe të natës. Në zonën urbane Tiranë – Durrës vlerat mesatare të zhurmës janë mbi 70 dB A, ndërsa në qytetet e tjera vlerat lëkunden në 62 – 65 dB A. Natën zhurmat zbresin në 40 dB A në Tiranë dhe në 30 – 34 dB A në qytetet e tjera. Kujtojmë se kufijtë normalë të dëgjimit të njeriut luhaten nga 0 deri në 70 dB (decibel). 6.6. Monitorimi i fushave elektromagnetike celulare Monitorimi i fushave elektromagnetike që krijohen nga rrjeti i telefonisë celulare është kryer nga ekpertë të Departamentit të Telekomunikacionit, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, UPT. Gjatë viteve 2005-2007 janë kryer matje të fushave elektromanjetike pranë antenave të kompanisë Vodafone Albania në 22 rrethet më të rëndësishme (Berat, Lezhë, Durrës, Lushnjë, Elbasan, Malësi e Madhe, Fier, Mallakastër, Gjirokastër, Mat, Gramsh, Peqin, Kavajë, Pogradec, Korçë, Sarandë, Krujë, Shkodër, Kukës, Tiranë, Kurbin dhe Vlorë). 6.7. Monitorimi i ujërave Monitorimi i cilësisë së ujërave përfshin monitorimin e ujërave sipërfaqësore, si lumenj, liqene, shkarkimet e lëngëta, ujërat bregdetarë të larjes në plazhe, monitorimin e ujërave nëntokësorë etj. Tradicionalisht
  • 7. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 293 është kryer nga nga Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (ish Instituti i Hidrometeorologjisë, IHM), pranë UPT. Monitorimi i lumenjve bëhet në mbi 36 stacione në lumenjtë: Kir, Mat, Fan i Vogël, Fan i Madh, Ishëm, Lanë, Gjolë, Tiranë, Erzen, Shkumbin, Dunavec, Devoll, Osum, Seman, Gjanicë dhe Vjosë. Shpeshtia e kryerjes së analizave është 4 herë në vit, sipas stinëve. Treguesit që monitorohen në ujërat lumorë janë: temperatura, tejpamja, pH, alkaliniteti, përcjellshmëria elektrike, oksigjeni i tretur, NKO, NBO5, nitritet, nitratet, amoniaku, P-total dhe përmbajtja e karbonit organik total. Në tabelën 6-4 jepet lista e stacioneve lumore të monitoruara gjatë periudhës 1994-2005 nga IHM, së bashku me të dhëna mbi kodin kombëtar të secilit stacion, periudhën kur është kryer monitorimi etj. Si shihet ecuria e monitorimit nuk ka qenë e vazhduar; para vitit 2000 janë monitoruar rreth 20 stacione lumore; këto janë shtuar në rreth 30 stacione pas viteve 2000. Si shihet në tabelë vetëm në 12 stacione monitorimi ka qenë i vashdueshëm gjatë gjithë periudhës 1994-2005. Një pjesë të këtyre stacioneve lumore, por edhe të tjera të dhëna për stacionet liqenore ose bregdetare, lexuesi mund t’i gjejë edhe në hartën e figurës 1- 6, të përfshira si pjesë e 63 zonave monitoruese në Shqipëri, propozuar nga projekti StEMA (2008). Monitorimi i liqeneve bëhet në rreth 5 stacione gjithsej, në liqenet e Ohrit, Prespës dhe Shkodrës, me shpeshti 4 herë në vit sipas stinëve; parametrat që vlerësohen janë temperatura, tejpamja, oksigjeni i tretur, format e ndryshme të azotit, format e ndryshme të fosforit dhe përcjellshmëria. Monitorimi i ujërave detare bëhet vetëm në 2 stacione pranë burimeve të shkarkimeve në ujërat detare pranë gjiut të Durrësit dhe të Vlorës; shpeshtia e analizave është 2 herë në vit; parametrat që maten janë kripshmëria, oksigjeni i tretur, format e ndryshme të azotit dhe fosforit. Monitorimi i ujërave nëntokësorë kryhet në basenet kryesorë e Drinit, Matit, Erzen–Ishëm, Shkumbinit, Semanit. Për shumw stacione kryhen analiza të plota kimike (Na, K, Mg, Ca, Fe, NH4, HCO3, CO3, Cl, SO4, NO3, NO2, mineralizimi i përgjithshëm, fortësia e përgjithshme, pH, Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 294 përmbajtja e O2, temperatura) dhe analiza të mikroelementëve (Cu, Zn, Li, Co, Cr, Ni, Mn). Shkarkimet e lëngëta urbane monitorohen në rreth 8 qytete kryesore (Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë-Shëngjin, Fier, Shkodër, Vlorë, Sarandë, si dhe grykëderdhja e poshtme e Lumit Ishëm). Treguesit që monitorohen janë treguesit e ndotjes kimike, të ndotjes mikrobike dhe të lëndëve të rrezikshme. Monitorimi biologjik i ujërave bregdetarë të larjes në plazhe bëhet në 66 stacione në 9 plazhe (Velipojë, Shëngjin, Durrës, Kavajë, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Sarandë), p.sh. rreth 20 stacione në Durrës, 8 në Kavajë dhe 8 në Vlorë, me shpeshti një herë në stinë për periudhën jo larëse, dhe 2 herë në muaj për periudhën e verës (maj, qershor, korrik, gusht, shtator). Treguesit që maten janë bakteriologjikë, si koliformet totale, koliformet fekale dhe streptokoku fekal; krahas këtyre maten edhe disa tregues kimikë: temperatura, kripshmëria, pH, nitratet dhe fosfori i përgjithëshëm. Në tabelën 6-4 jepen të dhënat mesatare të disa parametrave të rëndësishëm të matur në stacionet të ndryshme lumore, si kërkesa biologjike për oksigjen (BOD5), përmbajtja e oksigjenit të tretur, fosfori i përgjithshëm, dhe amoniumi. Në kolonën e fundit jepet një vlerë e përafërt e cilësisë së ujit për secilin stacion llogaritur nga ekspertët e projektit StEMA (shih shtojcën 6-1 në fund të këtij kreu). Kurse në tabelën 6-5 jepen vlerat minimale dhe maksimale të parametrave të dhënë në tabelën 6-4, për gjithë stacioneve lumore të monitoruara gjatë periudhës 1994-2005 nga IHM; në fund jepen klasat e cilësisë sipas ligjit italian.
  • 8. Tabela 6-4: Lista e stacioneve lumore (36 stacione) të monitoruara gjatë periudhës 1994-2005 nga ish Instituti i Hidrometeorologjisë (sot Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës), së bashku me të dhëna mbi periudhën kur është kryer monitorimi, shënuar me të errët në kutinë përkatëse (marrë nga materialet e projektit StEMA). Këtu jepen vlerat mesatare të parametrave për stacioneve lumore të monitoruara gjatë periudhës 1994- 2005 nga IHM. Në fund jepet një llogaritje e cilësisë së ujërave për secilin stacion, mbështetur nga këta parametra; ngjyrat janë në përputhje me shkallën e cilësisë së ujërave: blu, cilësi e lartë; jeshile, e mirë; e verdhë, cilësi mesatare; portokalli, cilësi e varfër; kuqe, cilësi e keqe (këto të dhëna janë marrë nga materialet e projektit StEMA; shih shtojcën 6-1 në fund të këtij kreu). Baseni lumor Kodi kombëtar i stacionit Emri i stacionit Periudha e kampionuar BOD5 mg O2/L NH4 mg/l Ptot mg/L DO mg/L Vlera e cilësisë Bunë Al_RV_30 Bunë (Fabrika e Çimentos) 2003-2005 1.1 0.043 0.013 7.7 1.7 Drin Al_RV_1 Drin (sipër Kirit) 1994-2002 1.0 0.028 0.022 9.9 1.0 Drin Al_RV_2 Drin (poshtë Kirit) 1994-2002 11.6 0.038 0.036 8.6 2.3 Drin Al_RV_28 Drini i Zi (Topojan) 2003-2005 1.0 0.073 0.018 8.6 1.3 Drin Al_RV_3 Drin (Baçallëk) 1994-2005 2.3 0.033 0.045 9.7 1.3 Mat Al_RV_22 Fani i Madh (Ndërfan) 2001-2005 1.3 0.038 0.026 8.6 1.3 Mat Al_RV_23 Mat (Milot) 2001-2005 1.6 0.046 0.018 8.8 1.3 Mat Al_RV_29 Mat (Shoshaj) 2003-2005 1.8 0.072 0.018 8.7 1.3 Mat Al_RV_4 Fani i Vogël (Bukmir) 1994-2005 1.2 0.038 0.022 8.7 1.3 Ishëm Al_RV_10 Ishëm (Ishëm) 1994-2005 13.4 1.680 0.643 5.6 5.0 Ishëm Al_RV_24 Gjolë (Ura e Gjolës – Fushë Krujë) 2001-2005 25.6 3.142 0.508 3.5 4.7 Ishëm Al_RV_27 Lanë 2003-2005 56.9 4.321 1.688 3.0 5.0 Ishëm Al_RV_5 Lumi i Tiranës (Brar) 1994-2005 1.5 0.174 0.031 9.0 1.7 Ishëm Al_RV_6 Lumi i Tiranës (Katarakti) 1994-2000 1.8 0.400 - 8.2 2.0 Ishëm Al_RV_7 Lumi i Tiranës (Parafabrikati) 1994-2000 9.3 1.065 - 7.2 4.0 Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 296 Baseni lumor Kodi kombëtar i stacionit Emri i stacionit Periudha e kampionuar BOD5 mg O2/L NH4 mg/l Ptot mg/L DO mg/L Vlera e cilësisë Ishëm Al_RV_8 Lumi i Tiranës (Kamëz) 1994-2005 13.7 2.026 0.765 6.7 4.7 Ishëm Al_RV_9 Lumi i Tiranës (Rinas) 1994-2003 20.0 2.557 0.873 6.1 4.7 Erzen Al_RV_25 Erzen (Ndroq) 2001-2005 6.7 0.132 0.057 8.2 2.3 Erzen Al_RV_31 Erzen ( Ibë) 2003-2005 33.2 1.725 0.775 5.8 5.0 Erzen Al_RV_32 Erzen (Sallmone) 2003-2005 17.8 0.115 0.064 7.2 3.0 Shkumbin Al_RV_11 Shkumbin (sipër Elbasanit) 1994-2000 1.5 0.091 - 10.0 1.5 Shkumbin Al_RV_12 Shkumbin (poshtë Elbasanit) 1994-2000 1.9 0.840 - 8.3 2.5 Shkumbin Al_RV_13 Shkumbin (Papër) 1994-2005 2.0 0.147 0.051 9.5 1.7 Shkumbin Al_RV_14 Shkumbin (Rrogozhinë) 1994-2005 2.3 0.141 0.049 9.2 1.7 Shkumbin Al_RV_26 Shkumbin (Labinot) 2001-2005 2.1 0.090 0.052 9.0 1.3 Seman Al_RV_15 Devoll (Turan) 1994-2005 3.8 0.244 0.209 9.2 2.3 Seman Al_RV_16 Devoll (Kozarë) 1994-2005 2.4 0.088 0.086 8.8 1.7 Seman Al_RV_17 Gjanicë (Fier) 1994-2005 3.1 0.208 0.116 8.1 2.3 Seman Al_RV_18 Seman (Mbrostar) 1994-2005 10.0 0.881 0.378 6.0 4.0 Seman Al_RV_33 Devoll (Lozhan) 2003-2005 5.6 0.260 0.139 9.5 3.0 Seman Al_RV_34 Osum (Ura Vajgurore) 2003-2005 2.3 0.188 0.054 8.1 4.0 Vjosë Al_RV_19 Vjosë (Mifol) 1994-2005 2.9 0.115 0.069 8.1 2.0 Vjosë Al_RV_20 Vjosë (Çarshovë) 1994-2005 1.4 0.044 0.029 8.9 1.3 Vjosë Al_RV_21 Vjosë (Përmet) 1994-2000 1.1 - - 9.2 1.0 Vjosë Al_RV_35 Drino (Ura e Leklit) 2003-2005 2.0 0.056 0.019 9.1 1.3 Vjosë Al_RV_36 Vjosë (Ura e Dragotit) 2003-2005 2.3 0.072 0.025 9.2 1.3 Vjosë Al_RV_37 Vjosë (Memaliaj) 2003-2005 2.6 0.070 0.021 8.8 1.7 Vjosë Al_RV_38 Shushicë (Vodicë) 2003-2005 1.6 0.044 0.020 8.5 1.3
  • 9. Tabela 6-5: Vlerat minimale dhe maksimale të parametrave të tabelës 6-4, për stacioneve lumore të monitoruara gjatë periudhës 1994-2005 nga IHM. Në fund jepen klasat e cilësisë sipas ligjit italian, mbi të cilin është mbështetur për caktimin e ngjyrave në tabelën 6-5 (të dhëna marrë nga materialet e projektit StEMA). Vlera BOD5, mgO2/L NH4, mg/L Ptot, mg/L DO, mg/L Minimal e 1.5 0.174 0.031 3.0 Maksimale 56.9 4.321 1.688 9.0 Vlerat kufi sipas ligjit italian Klasa 1 < 2.5 < 0.03 < 0.07 Klasa 2 2.5 - 4 0.03 - 0.1 0.07 - 0.15 Klasa 3 4 - 8 0.1 - 0.5 0.15 - 0.3 Klasa 4 8 -1 5 0.5 - 1.5 0.3 - 0.6 Klasa 5 > 15 > 1.5 > 0.6 6.8. Monitorimi mikrobiologjik i shkarkimeve të lëngëta urbane Monitorimi mikrobiologjik i shkarkimeve të lëngëta urbane bëhet nga laboratori Mikrobiologjik, Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit, IShP, Tiranë. Gjithsej, kjo bëhet në rreth 34 stacione të shpërndara në 8 rrethe: Tiranë me 8 stacione (lumi Tiranës 3 stacione, Lanë 3 stacione dhe Erzen 2 stacione); Durrës me 4 stacione (Hidrovori, Porto Romano, Currila dhe kanali i ujërave të larta tek AKFOR); Elbasani me 3 stacione (Shkumbin: Reparti ushtarak, Ura Topcias, Ura e Paprit); Vlorë me 4 stacione (Hidrovori dhe det, Shkarkimet e ujërave të zeza në Skelë, Plazhi i Ri); Saranda me 2 stacione (Kolektori Rivierë, Kolektori Kodër); Fieri me 3 stacione (Gjallicë, Seman, Gjallicë + Seman); Shkodra me 4 stacione (Kir para dhe pas ndotjes, Drin para dhe pas ndotjes) dhe Lezha me 4 stacione (Stacioni i pompimit të ujërave të zeza, Ura Cenit, në det këneta Knallë në Shëngjin). Treguesit bakteriologjikë që maten janë koliformet totale, koliformet fekale dhe streptokoku fekal. Treguesit kimikë nga laboratori Kimik i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit, IShP, Tiranë janë turbullira, amoniaku, nitritet, nitratet, fosfori i përgjithshëm, alkaliniteti i përgjithshëm, Nevoja Kimike për Oksigjen (NKO), Nevoja Biologjike për Oksigjen (NBO5) etj. Në tabelën 6-6 jepen treguesit kimikë, teknikat dhe njësitë matëse që përdoren nga IShP në monitorimin kimik të ujërave urbane të shkarkimit Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 298 6.9. Monitorimi i ujërave nëntokësore Monitorimi i ndotjes së ujërave nëntokësore në pellgjet kryesore ujëmbledhës bëhet nga Instituti i Gjeoshkencave (ish Shërbimi Gjeologji Shqiptar dhe ish Instituti Sizmiologjik), pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Furnizimi i popullsisë me ujë të pijshëm në Ultësirën Bregdetare Shqiptare, ku është përqendruar rreth 2/3 e popullsisë bëhet kryesisht nga ujërat nëntokësore. Këto ujëra shtrihen në 11 pellgje të mëdha ujëmbajtëse me thellësi të ndryshme dhe shfrytëzohen me shpime hidrogjeologjike. Gjithsej, monitorohen mbi 40 puse, që u përkasin pellgjeve të Tiranës, Fushë- Krujës, Fushë-Kuqes, Lezhës, Elbasanit, Korçës, Lushnjës dhe Shkodrës. Parametrat që monitorohen janë: përbërja kimike, mikrobiologjike, metalet e rënda dhe pesticidet. Bëhet, gjithashtu, edhe monitorimi i radonit (222 Rn) radioaktiv në tokë, në mjediset e brendshme dhe në ujërat e pijshëm. 6.10. Monitorimi i ndotjeve radioaktive Monitorimi i ndotjeve radioaktive të ajrit dhe ujërave bëhet nga Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe e Autoritetit Atomik Shqiptar (QEFIB) (ish Instituti i Fizikës Bërthamore, IFB), pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universitetit të Tiranës. Monitorimi i ndotjeve radioaktive të ajrit urban dhe ndotjes atmosferike kryhet nëpërmjet analizës elementore të aerosoleve. Këtu bëhet përcaktimi i aktivitetit beta total në mostrat e precipitimeve atmosferike të mbledhura me shpeshti mujore në katër stacione: Tiranë (IFB), Shkodër (Universitet), Vlorë (Universitet) dhe Korçë (Universitet); gjithashtu, bëhet edhe përcaktimi i përmbajtjes së disa elementeve në mostrat e aerosoleve të Tabela 6-6: Treguesit kimikë, teknikat dhe njësitë matëse që përdoren nga IShP në monitorimin kimik të ujërave urbane të shkarkimit Treguesi kimik Teknika Njësitë Alkaliniteti total Volumetri Mg/L CaCO3 Nevoja kimike për O2 (NKO) Shpërbërje e spekto- fotometri Mg/L O2 Nevoja biologjike per O2 (NBO5) Mbjellje në frigo-termostat për 5 ditë në 20°C Mg/L Turbullia Mg/L FTU Amoniaku Mg/L NH4 Nitritet Mg/L NO2 Nitrate Spektro- fotometër NO3
  • 10. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 299 mbledhura në dy stacione në Tiranë, njëri në qendër (godina e Ministrisë së Mjedisit) dhe tjetra në malin e Dajtit (pranë ish Kampit të Pionerëve). Shpeshtia stinore. QEFIB ndjek, gjithashtu, edhe monitorimin e ndotjes radioaktive dhe inorganike të ujërave sipërfaqësore. 6.11. Monitorimi mjedisor në pikat e nxehta Monitorimi i ajrit, ujërave sipërfaqësore dhe ndotjes së tokës në pikat e nxehta të vendit është pasur nën kujdesjen e Agjencisë së Mjedisit (ish Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Teknologjisë Kimike dhe ish Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave). Në pikat e nxehta është bërë monitorimi i ndotjes së tokës: pH, Cu, Zn, Ni, Pb, Fe, SO4, V2O5; është bërë monitorimi i ajrit: CO2. CO, H2S, SO2, lëndët pezull PM10; monitorimi i ujërave sipërfaqësore: pH, Cl, SO2, SO4, NH4, Cu, Cd, Sn, Pb, Zn, As, Fe2O3, lëndë pezull, NBO, NKO, mbetje e thatë dhe lëndë organike, ngarkesa mikrobike (E. coli). 6.12. Biomonitorimi mjedisor në Shqipëri Institucionet kryesorë në biomonitorim dhe monitorimin e tokës kanë qenë ekspertë të florës, bimësisë, faunës dhe të ekologjisë së Qendrës Universitare për Studmin e Florës dhe të Faunës, ku janë përfshirë MShN, KBT dhe HK, pranë FShN, UT. Biomonitorime të pjesme dhe jo të vazhdueshme kryhen edhe nga grupet mësimore-kërkimore të Departamentit të Biologjisë, FShN, UT, dhe nga departamentet përkatës të universiteteve të tjera publike (Shkodër, Elbasan, Gjirokastër). Aktivitete monitoruese të herëpashershme janë kryer edhe nga ekspertë të Departamentit të Bioteknologjisë (ish Instituti i Kërkimeve Biologjike), FShN, UT, si dhe nga ekspertë ose grupet kërkimore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, si dhe të qendrave të reja, si Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, MMPAU, dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore me Departamentin e Tokës, MBU. Në vëmendje të studjuesve dhe monitoruesve mjedisorë ka qenë vlerësimi i florës dhe bimësisë, faunës, tokës, pyjeve dhe habitateve ujore; kjo ka synuar në vlerësimin e larmisë dhe pasurisë aktuale llojore, dhe i vlerave ekonomike dhe natyrore të tyre. Ka qenë gjithmonë me interes njohja dhe mbikëqyrja e llojeve dhe habitateve të kërcënuara ose të rrezikuara, veçanërisht në zonat e mbrojtura, kryesisht për Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 300 biomonumentet, monitorimi i llojeve të kërcënuara të bimëve aromatike dhe mjekësore, zonat me rëndësi bimore (IPAs) etj. Përparësi ka pasur monitorimi dhe vlerësimi i gjendjes për disa bimë, shpendë, gjitarë, si lloje në zhdukje në vëndin tonë. Në zonat pyjore vazhdon studimi në stacione tashmë të ngritura për matjen e parametrave që tregojnë gjendjen e tyre, si edhe monitorimi i larmisë së habitateve dhe ekosistemeve pyjore. Për treguesit e tokës dhe të ujërave që përdoren në bujqësi monitorohen parametrat kryesorë të pjellorisë së tokave, duke vënë theksin më shumë në mbulesën e tokës, dhe në dukuritë e erozionit dhe të ndotjes së tokës nga ujërat e shkarkimit. 6.13. Mbi arritjet në biologjinë e ruajtjes dhe në monitorimin biologjik në Shqipëri Historia e zhvillimit të studimeve në biologjinë e rujatjes në Shqipëri, me karakter mjedisor biomonitrues ka filluar pas gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, me krijimin e Universitetit të Tiranës (1957) dhe institucioneve të tjera kërkimore. Studimet e para u kryen nga grupe kërkimore pranë Departamentit të Biologjisë, si dhe dy institucioneve të lidhura ngushtë me të Kopshti Botanik i Tiranës dhe Muzeu i Shkencave Natyrore. Thuajse paralelisht filluan aktivitetin e tyre edhe Instituti i Kërkimeve Biologjike, pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë. Kërkimet shkencore u zgjeruan edhe me krijimin e sektorëve botanikë dhe zoologjikë në universitetet publike, si Universiteti Bujqësor, Tiranë, universiteti i Elbasanit, Shkodrës dhe Gjirokastrës. Krahas këtyre, në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme për shumë vite kanë kryer aktivitet praktik shumë institute, si ai i Shëndetit Publik (Tiranë), i Kërkimeve Veterinare (Tiranë), i Kërkimeve Zoteknike (Tiranë), Instituti i Peshkimit (Durrës), i Mbrojtjes së Bimëve (Durrës), i Perimeve dhe Patateve (Tiranë), i Studimit të Tokave (Tiranë), i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave (Tiranë), Enti i Farave dhe Departamenti i Bankës Gjenetike (Tiranë), Instituti i Kërkimit të Bimëve të Arave (Fushë Krujë), i Misrit dhe Orizit (Shkodër), i Pemëtarisë (Vlorë) etj. Në vitin 2007, pjesa më e madhe e këtyre instituteve u përfshinë në sistemin universitar publik të vendit. Grupe kërkimore, shpesh edhe të përbashkëta, kanë ndërmarrë studime të karakterit floristik, bimor, faunistik, ekologjik, fiziologjik, biokimik, seleksionues etj. Studimi i florës dhe bimësisë ka qenë tradicionalisht ndër drejtimet më të lëvruara, p.sh. studimi i formacioneve pyjore dhe
  • 11. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 301 shkurretave (dushkajat, halorët, ahishtat), studimi i kullotave, i barishteve të këqija, studimi i bimëve të rralla dhe endemike, i bimëve eterovajore, i bimëve mjekësore, studime palinologjike, studimi i kërpudhave të larta, i algave makrofite, i algave mikroskopike etj. Në këto studime, aspekti floristik ose taksonomik ka qenë i ndërthurur me atë ekologjik, ose praktik. Në shumë raste i vihet theksi formacioneve bimore ose llojeve bimore të rralla ose kërcënuara. Habitatet e ndjeshme, ndikimi i njeriut, shfrytëzimi i kujdesëm, ripërtëritja dhe mbrojtja kanë qenë gjithmonë me interes. Shpesh puna kërkimore ka pasur karakter praktik në përmirësimin e rendimenteve të kulturave bujqësore, si gruri, misri, domatja, panxharsheqeri, patatja, duhani dhe drufrutorë (hardhia, ulliri, shega etj.). Flora e Shqipërisë ka filluar të studiohet aty nga mesi i shekullit të 19-të nga botanistë të huaj, kryesisht austriakë, gjermanë, hungarezë e italianë. Që në vitin 1949 (në Institutin e Shkencave), prof. K. Paparisto, së bashku me botanistë të tjerë organizuan me përkushtim botanizimin e gjithë territorit të Shqipërisë, nga bregdeti e deri në malet më të larta. Produkti i kësaj pune mbi 50 vjeçare janë hartimi i Florës së Shqipërisë, me 4 vëllime, dhe i disa florave të tjera, si dhe ngritja e Kopshtit Botanik të Tiranës dhe e Herbarit Kombëtar. Vlerësimet me karakter faunistik janë kryer nga ekspertë të zoologjisë në Departamentin e Biologjisë në bashkëpunim të ngushtë me Muzeun e Shkencave të Natyrës. Fushat kërkimore kanë synuar në në studimin e faunës, zooplankton, molusqet, krustacet, insekte (milingona, koleopterë, flutura), amfibë dhe zvarranikë, shpendë, gjitarë etj. Krahas këtyre ka pasur studime të karakterit ekologjik. Edhe në këtë fushë produkti kryesor është ngritja dhe pasurimi i Muzeut të Shkencave të Natyrës, si dhe shumë punime doktoratash dhe monografi për Peshqit e Shqipërisë, për Fluturat e Shqipërisë, për Shpendët dhe Gjitarët e Shqipërisë etj. Buletinet ose revistat shkencore universitare ose të Akademisë së Shkencave, si dhe shumë punime doktoratash ose monografish janë burim i rëndësishëm informacioni për gjithë ecurinë dhe arritjet në fusha të ndryshme të biologjisë së ruajtjes. Tani janë në qarkullim disa botime të Librit të Kuq, qoftë të florës dhe të Faunës së Shqipërisë, si dhe shumë botime me karakter ekologjik dhe mjedisor. Kreu VI: Mbi sistemin e monitorimit mjedisor në Shqipëri 302 Lexim shtesë VI-I: Projekti i BE-së StEMA Projekti i BE-së StEMA ‘Strengthening of the Environmental Monitoring System in Albania’, i mbështetur nga programmi EU-CARDS, u zbatua në Shqipëri gjatë periudhës 2005-2008. Ai kishte si qëllim kryesor forcimin e Sistemit të Monitorimit Mjedisor në Shqipëri, duke ndihmuar Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) dhe dhe institucione të tjera të interesuara dhe përgjegjëse për çështje mjedisore. Mbështetur në këtë gjendje në Shqipëri projekti StEMA synonte forcimin e strukturave ekzistuese vetëm me disa ndryshime të vogla, duke vënë theksin tek forcimi i përgjegjësive në nivele të ndryshme. Veçanërisht u rekomandua që të ruhet dhe fuqizohet sistemi aktual me njësi mjedisore në secilën prej 12 prefekturave/qarqeve, dhe të krijohet një NJËSI nën varësinë e drejtëpërdrejtë të MMPAU, përgjegjëse për zbatimin në praktikë dhe për Sigurimin e Cilësisë (QA)/Kontrollin e Cilësisë (QC) së sistemit të monitorimit të mjedisit (SMM). Si theksuam më sipër, kjo njësi tashmë është ngritur; bëhet fjalë për Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve, e cila u ngrit dukë përdorur infrasturkurën dhe ish Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Teknologjisë Kimike, stafin e zgjedhur të tyre dhe atë të ish Institutit Kërkimor të Pyjeve dhe Kullotave, Tiranë. Projekti pati si objektiv të përgjithshme përmirësimin e cilësisë së mjedisit në Shqipëri duke rritur aftësinë e monitorimit të mjedisit dhe hartimit të politikave dhe masave për parandalimin e degradimit dhe ndotjes së mjedisit. Ai synoi në ngritjen e Njësisë së lartpërmendur në formën e një Qendre Kombëtare Reference për Mjedisin (NERC, National Environmental Reference Center); projekti u përpoq në hartimin e planeve fillestare për centralizimin e shërbimeve përmes një procesi përzgjedhje dhe ripërtëritjeje të institucioneve që japin prova se janë të afta në cilësinë e të dhënave të matura dhe në saktësinë e shërbimeve të përzgjedhura. Gjatë zbatimt të projektit u synua në themelimin dhe përforcimin e një sistemi modern dhe efektiv për monitorimin mjedisor, i aftë që të vlerësojë gjendjen mjedisor duke përdorur, si udhëzues normat dhe standardet e direktivave të Bashkimit Evropian. Përmirësimi i cilësisë së të dhënave do të arrihesh përmes zhvillimit të një sistemi monitorimi mjedisor të gjithëpërfshirës, modern, të qëndrueshëm, efektiv nga
  • 12. Miho A. (2010): Monitorimin biologjik mjedisor 303 pikëpamja e kostos dhe në përputhje me standardet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA, European Environment Agency) dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme Evropiane. Për arritjen e rezultateve të mësipërme gjatë zbatimit të Projektit u ndërtua një bazë të dhënash mbi pikat burimore dhe shpërndarjes së ndotjes së ujit dhe të ajrit në Shqipëri, përparësitë (përfshirë këtu dhe analizat ekonomike) dhe zbatimin e masave monitoruese. Mbështetur në këto të dhëna u bënë përpjekje për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës kombëtar për monitorimin mjedisor në Shqipëri, duke zgjedhur stacionet monitoruese në të gjithë vendin për fushat: (i) monitorimi hapësinor për burimet e ndotjes së ajrit dhe ujit; (ii) monitorim në kohë ‘time trend” i parametrave kimikë dhe mikrobiologjikë, përfshirë këtu edhe cilësinë e elementëve biologjikë dhe biodiversitetin. SMM duhet të përpunojë dhe mbajë në aktivitet të vazhdueshëm një sistem manaxhues të integruar informatik, të pajtueshëm me sistemin e mbështetur në GIS me MMPAU, që ka të bëjë me një bazë të dhënash për gjithë parametrat e monitoruar, të pavarur dhe të hedhur në faqet e internetit. Gjithashtu, u pa me interes edhe krijimi i një rrjeti institucionesh të afta të zbatojnë dhe të fuqizojnë sistemin e monitorimit mjedisor në linjë me kërkesat e BE-së. Ky rrjet duhet gjithmonë të synojë në përmirësimin e kapacitetit të sistemit monitorues për marrjen e mostrave, matjet, përpunimin/ruajtjen e të dhënave, sigurimin dhe menaxhimin e informacionit përmes sigurimit të paisjeve të nevojshme, manualeve dhe procedurave të monitorimit dhe të stërvitjes së nevojshme të stafit të përfshirë në këto veprimtari. Institucionet përgjegjës dhe laboratorë të caktuar të tyre (të dalluara si referenca kombëtare) duhet të synojnë vazhdimisht dhe njëkohësisht të mbështeten në Çertifikimin dhe Akreditimin në nivel. Mbetet gjithnjë parësore në mbështetjen që kërkojnë të japin projektet e BE-së, shkalla e rritjes së ndërgjegjësimit në opinionin publik shqiptar dhe në të gjithë palët e interesuara dhe institucionet (nga OJQ-të tek Ministritë e linjës) për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Shumë nga ky informacion është përdorur prej nesh gjatë trajtimit të paragrafëve të mësipërm mbi monitorimin mjedisor.