Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shkronjat kuptimore
1. Shumëkuptimësia (El-Mushterek - املشرتك )
Do t’i sqarojmë:
Definicionin,
Shkaqet e dykuptimësisë,
Tregueshmërinë e shumëkuptimësisë.
Definicioni i dykuptimësisë:
Dykuptimësia është fjala e cila thuhet për të treguar dy a më shumë kuptime.121
Patjetër duhet t’i plotësojë dy kushte: të thënit në shumë vende dhe të pasurit shumë kuptime,
pra që fjala të thuhet dy e më shumë herë e që të ketë dy e më shumë kuptime.
Shembull i fjalës: syri. Është fjalë që në esencë thuhet edhe për syrin që sheh, edhe
për burimin e ujit, edhe për spiunin, edhe për diellin, edhe për kandarin, edhe për monedhën
edhe për ndonjë send të caktuar. Mirëpo, kur të thuhet kjo fjalë në mënyrë absolute nuk i ka
të gjitha këto kuptime dhe kur të thuhet ka njërin prej këtyre kuptimeve, e ndonjëherë mund
të thuhet për çdo njërin kuptim të cekur më lartë.
Shembull: fjala: “kur’u”. Gjuhësisht ka kuptimin e “menstruacionit” për secilin
kuptim në vendin e vet.
Fjala “mevla” e ka kuptimin e Zotëriut të robit dhe të liruarit. Pra, ka kuptimin e
sipërorit dhe të ultit.
Fjala “el-xhunë” ka kuptimin edhe për të bardhin edhe për të ziun.
Shembull tjetër: Fjala “Kada”, e cila përdoret në Kur’anin Fisnik, njëherë është
përdorur në kuptimin “urdhër”, siç është thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Zoti yt ka
urdhëruar që të mos adhurohet askush tjetër përpos Tij”. Pra, është përdorur si “urdhër”.
Ndonjëher është përdorur edhe në kuptimin “dituri”. Në thënien e Zotit të
Lartmadhëruar: “Ne ia kemi bërë të ditur beni israilëve në libër”. Pra, është përdorur në
kuptimin dituri.
Ndonjëher është përdorur në kuptimin “ka përfunduar”, siç është rasti te thënia e
Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe mba atë që ka përfundurar me vdekjen e tij”.
Shkaqet e të ekzistuarit të shumë kuptimeve122
Ekzistojnë shumë shkaqe të kuptimeve të shumta.
1. Përdorimi i fjalëve gjuhësore në mes të fiseve. Ndonjëherë një fis e përdor në një
kuptim, ndërsa një fis tjetër e përdor për një kuptim tjetër. Ndonjëherë në mes të dy
kuptimeve nuk ka përputhshmëri, pastaj, më vonë, tek ne transmetohet se ajo fjalë përdoret
2. për të dy kuptimet, pa ndonjë tekst apo arsyetim për përdorimin dykuptimësh, duke pasur
parasysh se ato janë terminologjike.
2. –Evolucioni i përdorimit të fjalëve, ose të dykuptimëshit gjuhësor: Ndonjë fjalë mund
të ketë kuptim të përgjithshëm, e cila i bashkon që të dy kuptimet, fjalia është e vlefshme për
të dy kuptimet, nga shkaku se kuptimi është i përbashkët. Këtë e quajmë: kuptim të njëjtë
(sinonim). Përderisa njerëzit nuk e dijnë cili është kuptimi thelbësor dhe te mendjet e
njerëzve bëhet fjalë nga lloji i përbashkësisë së fjalëve (sinonim). Shembull fjala “Mevla”,
Ka kuptim thelbësor është “ndihmëtarë”, e pastaj është përdorur edhe për zotëriun edhe për
robin.
Shembull tjetër: Fjala “kur’u”. Kuptimi thelbësor i kësaj fjale është: çdo kohë
periodike, me urdhër të posaçëm. I thuhet çdo kohe në një periodë të caktuar. Po ashtu edhe
femra në kohë të caktuar, që do të thotë: edhe në kohën e pastrimit, por edhe në kohën e
menstruacionit. Po ashtu, përdoret edhe për rroba, që do të thotë rrobat të cilat vishen për t’u
mbrojtur nga shiu. Pastaj Kur’ani fisnik e ka përdorur për kohën e idetit, në të cilën kohë
qëndron femra pa burrin e saj, pas shkurorëzimit të saj.
Shembull tjetër: Fjala “nikah” gjuhësisht do të thotë “bashkim”. Përfshin “aktin” i
cili bën pajtueshmërinë me fjalë të njëri-tjetrit. Po ashtu, ka kuptimin e bashkimit të dy
trupave në mes vete. Kjo fjalë është fjalë dykuptimëshe, në aspekt kuptimor, e pastaj është
përhapur përdorimi në sheriat për aktin e kurorëzimit.
3. Rotacioni në mes të kuptimit alegorik dhe joalegorik. Ndonjëherë një fjalë
përdoret me kuptim thelbësor, e pastaj bëhet e njohur dhe përhapet në kuptimin thelbësor;
mandej bëhet e njohur dhe përhapet përdorimi në kuptimin joalegorik, dhe deri tek ne
transmetohet se fjala është joalegorike në të dy kuptimet, kuptimit alegorik dhe joalegorik.
4. Rotacioni në mes të kuptimit thelbësor dhe përdorimit tradicional. Ndonjëherë
fjala kalon prej kuptimit thelbësor në atë terminologjik tradicional. Kështu që në përdorimin
e parë është joalegorik, ndërsa në të dytin tradicional. Andaj, fjala është dykuptimëshe.
Tregueshmëria e shumëkuptimëshit
Usulijinët e kanë definuar se123
: shumëkuptimëshi është e kundërta e kuptimit
thelbësor. Kjo nënkupton se nëse fjala sillet në mes të mundësisë që të ketë shumë kuptime
apo vetëm një kuptim. Mendja duhet të anojë në atë se ka vetëm një kuptim, ndërsa
shumëkuptimëshi nuk ka përparësi. Kjo do të thotë se përparësi ka njëkuptimi. Nëse në
Kur’an apo sunet vjen ndonjë fjalë që sillet në mes të kuptimit të shumtë apo të vetëm një
kuptimi, i jepet përparësi vetëm njëkuptimëshit.
Pasi të vërtetohet se fjala ka shumë kuptime, atëherë i jepet përparësi njërit prej atyre
kuptimeve, pasi që të arsyetohet gjuhësisht, apo të ketë ndonjë shkak, i cili i jep përparësi
kuptimit të pikësynuar. Çështja “arsyetim gjuhësor” - kuptimi në të cilin anohet më së
shumti gjuhësisht. Çështja “shkak i pikësynuar” është fjala të cilën e kanë përdorur arabët
në kohën kur ka ardhur teksti (Kur’ani ose hadithi) për një çështje të caktuar.
3. Kur fjala ka kuptim gjuhësor dhe kuptim terminologjik të sheriatit, si f.v.: namazi,
zekati, agjërimi, haxhi, shkurorëzimi, atëherë kuptimi i asaj fjale ka kuptimin e sheriatit, e jo
kuptimin gjuhësor, përpos nëse ka ndonjë argument i cili tregon se fjala ka kuptim gjuhësor.
Fjala “agjërim” ka kuptim e abstenimit, ndërsa në sheriat: abstenimi nga ushqimet
prej lindjes së diellit e deri në perëndim të diellit, kështu që vendoset për kuptimin e dytë për
të sqaruar me të qëllimin e Kur’anit dhe të sunetit.
Fjala “kur’u” ka dy kuptime gjuhësore: pastrimin dhe menstruacionin. Shafiijt dhe
Malikijt i kanë dhënë përparësi kuptimit të pastërtisë duke u arsyetuar se fillon me numrin
tre, e cila është në kundërshtim me të numëruarën, sepse gjinia femërore është numër rendor,
ndërsa e numëruara (numërori) është i gjinisë mashkullore, e ajo është pastërtia, e jo
menstruacioni.
Hanefijtë dhe Hanbelijtë i japin përparësi kuptimit të menstruacionit me një argument
tjetër. E ai argumentim është fjala “tre” e cila është specifikuese, ndërsa e specifikuara
tregon në mënyrë të prerë se koha e numërimit është tri kohëra, që do të thotë se nuk lejohet
as më pak se tri, as më shumë se katër, e kjo nuk mund të arrihet përpos nëse fjalës “kur’u”
i japim kuptimin e menstruacionit.
Mund t’i jepet përparësi edhe me faktin e mënyrës së “ndajfoljes së mënyrës”. Siç
është thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe të pyesin ty për menstruacionin: Thuaj: ajo
është neveri (papastërti). Largohuni prej grave në kohën e menstruacionit dhe mos iu
afroni atyre përderisa të pastrohen”. Gjuhësisht, menstruacion i thuhet edhe vendit, edhe
kohës, pra dykuptimësh. Fakti i ndajfoljes së mënyrës tregon se qëllimi është për vendin e jo
për kohën, nga shkaku se arabët nuk iu largoheshin bashkëshortëve të tyre në kohën e
menstruacionit.
Ndonjëherë i jepet përparësi njërit kuptim gjuhësor me fakt të shprehjes gjuhësore, si
p.sh. fjala “Salat” në thënien e Zotit të Lartmadhëruar: “Vërtetë Allahu dhe melekët e Tij
shprehin salavate për pejgamberin”. Kjo fjalë ka qëllimin e “lutjes”. Ky kuptim vjen nga
fakti se për melekët kjo do të thotë luten dhe ka për qëllim kërkimfalje e nuk ka për qëllim
kuptimin terminologjik të sheriatit, pra siç është ibadeti dhe namazi i njohur.
Mirëpo, nëse nuk ka ndonjë fakt, atëherë i jepet përparësi njërit prej dy kuptimeve.
Dijetarët për këtë nuk janë dakorduar.124
Shkaku i mosdakordimit është se secili tërheq
qëndrimin në kuptimin të cilin e dëshiron, e jo në atë çka është dykuptimësh në aspekt të
përgjithshëm, sepse në atë nuk ka mospajtim.
Shumica e Hanefijve dhe Amediju prej Shafijve mendojnë se: Duhet të ndalohet
dhe të shikohet përderisa të gjendet ndonjë argument, i cili ia jep kuptimin kryesor prej
kuptimeve të shumta. Dhe nuk lejohet (nuk është mirë) që të përdoret fjala e dykuptimëshit
në secilin kuptim prej kuptimeve në vete, pa marrë parasysh në rastet e mohimit apo të
veprimit, sepse dykuptimëshi nuk ka kuptim të veçantë për secilin kuptim, por dykuptimëshi
është vendosur vetëm për rast të veçantë; sepse në mënyrë të përgjithshme për të gjitha
kuptimet në mënyrë joalegorike, sepse nuk është vendosur në kuptim shumëkuptimësh,
kështu që të gjitha kuptimet nuk janë të vendosura për një kuptim të veçantë, por edhe fjala
nuk do të ishte e plotë. Ky është shkaku se thonë: shumëkuptimëshi nuk është i vendosur në
kuptim të përgjithshëm.
4. Te shumica absolute e Shafijve, Kadiju Abdulxhebbari prej muëtezilëve, dhe Ibni
Haxhibi po ashtu, është përcjellur thënia e Karafijut për Imam Malikun. Lejohet të përdoret
shumëkuptimëshi në kuptimet e saj, por lejohet që secili kuptim të jetë bazor (esencial), pa
marrë parasysh a vjen për të vërtetuar diçka apo për të mohuar.
Ky është drejtimi i atyre të cilët thonë për përgjithësimin e shumëkuptimëshit, që do
të thotë thuhet dhe ka për qëllim në të njëjtën kohë të gjitha kuptimet, mirëpo nuk i jepet
kuptimi i ndonjërit prej kuptimeve përpos se me faktorë. Për këtë argumentohen me sa vijon.
1. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Vërtetë Allahu dhe melekët dërgojnë salavate
për pejgamberin”. Fjala “namaz” është fjalë në mes të pranimit dhe kërkimit të faljes. Është
përdorur në të njëjtën kohë për të dy kuptimet. Kjo fjalë është në të njëjtën kohë edhe për
Allahun, edhe për melekët. Sa i përket për Allahun është “pranimfalje”125
, e jo kërkimfalje,
ndërsa sa i përket melekëve është e kundërta.
2. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “A nuk po e shohin se Allahut i bien në sexhde
Atij çka ka në qiej dhe në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe njerëzve”. Fjala sexhde ka dy
kuptime dhe atë në mes të vendosjes së ballit në tokë dhe nënshtrimit, dorëzimit dhe
vetpranimit ndaj fuqisë së Allahut. E para është ajo e cila bëhet me vullnet, e cila bëhet prej
njerëzve, dhe e dyta, e cila bëhet pa vullnet, e cila bëhet prej të tjerëve. Që të dyjat kanë për
qëllim thënien e Zotit të Lartmadhëruar: “bëjnë sexhde” sepse, ndryshe, do të kishte
ndodhur specifikimi i përgjithësimit “shumica e njerëzve”, pasi që është përmendur sexhdeja
edhe për të tjerët, meqë, ndryshe, nuk do të kishte pasur kuptim se do të kishte qenë e njëjtë
për të gjithë sexhdeja, si nënshtrim dhe dorëzim, ngaqë në kuptimin e dytë që të gjithë
njerëzit janë të nënshtruar, e jo “edhe shumica e njerëzve”. Kështu, pra, vërtetohet se qëllimi
është për të dy kuptimet.
3. Thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju
mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e
tyre, kurse zemrat e tyre kundërshtojnë, ngase shumica e tyre janë besëthyes.”
(Et-Tevbe, 8)
Gjuhësisht fjala “il’len” ka kuptimin; afërsi, premtim dhe zëvendësim. Që të gjitha
këto kuptime kanë për qëllim të thuhen në ajetin e sipërpërmendur.
Është replikuar për këto ajete me atë se: “salati” në ajetin e parë është përdorur me
mundësi të dy kuptimeve: të faljes së gabimeve dhe kërkimfaljes. E kjo do të thotë
përkujdesje për të treguar nder dhe respekt. Ndërsa “sexhdeja” në ajetin e dytë ka kuptimin:
qëllimi i vetëpranimit dhe i nënshtrimit, pa marrë parasysh se a është me vullnet, siç është te
njeriu, apo i imponuar, siç është rasti te krijesat tjera. Kjo është e llojit të dykuptimëshit
kuptimor e jo shprehimor.
Ndërsa fjala “il-len” në ajetin e tretë ka kuptimin që secili komentues mund ta
komentojë ashtu siç e parasheh. E, kjo nuk është temë diskutimi.
Disa prej Hanefijve thonë: Dykuptimshi është i përgjithshëm kur të ketë kuptimin e
mohimit, ndërsa nuk ka kuptim të përgjithshëm kur të ketë kuptimin e vërtetimit, si f.v.: kur
është e pashquar: Kush përbetohet se nuk do t’i flasë “mevlas” filanit, atëherë përbetimi ka të
5. bëjë me “mevlanë” e mësipërme (zotëri) dhe me të ultin (robin e liruar). Çdonjëri prej tyre,
nëse i flet ai, e ka thyer betimin, nga shkaku se fjala “mevla” dykuptimëshe ka ardhur në
formën mohuese dhe përfshin të gjitha kuptimet.
Nëse ndonjëri lë testament, mirëpo testamentin e një të tretës, thotë se ia lë
“mevlasë”:
Testamentlënësi ka “mevla” që e ka liruar dhe
Testamentlënësi ka “mevla” që është liruar prej tij,
Nëse vdes para se të sqarojë se për cilin, atëherë testamenti i tij është i pavlefshëm126
,
nga shkaku se titullari “mevla” është dykuptimësh, e nuk mund të aplikohet në të dy
kuptimet, e dykuptimësh, në këtë rast, të pohimit i cili nuk mund të përgjithësohet, kështu që
testamenti i lënë mbetet anonim, ndërsa testamenti anonim është i pavlefshëm.
Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga: “Usuli fikhu islam”.