SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 7
Dr. Musli Vërbani
Mendimet e medhhebit Hanefij, medhhebeve tjera dhe Vehabive rreth
disa çështjeve të namazit
Zoti i Lartëmadhëruar ia shpalli Muhamedit a.s. Kur’anin, përpos Kur’anit i
cili është shpallje e drejtpërdrejtë edhe Hadithi është shpallje jo e drejtpërdrejtë
(Suneti) . Kijasi bënë krahasimin prej argumenteve të Kur’anit dhe të hadithit, ndërsa
Ixhmai është unifikimi i të gjithë dijetarëve në një çështje e cila nuk është e
permendur në Kur’an apo hadith e që nuk është në kundërshtim me Kur’anin dhe
hadithin.
Përpos këtyre katër burime të sheriatit janë edhe burimet tjera për të cilat nuk
janë dakorduar dijetarët se janë argumente të sheriatit. Përpos kësaj dijetarët janë
dakorduar për katër medhhebet tashmë të njohura, por nuk janë dakorduar për
medhhebet tjera.
Medhhebet për të cilat janë dakorduar janë: medhhebi Hanefij; medhhebi
Shafiij; medhhebi malikij dhe medhhebi Hanbelij.
Lëvizja Vehabiste, më mirë të themi kryengritja Vehabiste nuk është
medhheb, nuk i pranon medhhebet, bile medhhebet i quan bid`at dhe idhujtari.
Duke trumbetuar se pasojnë Kur’anin dhe sunetin, ato i kundërshtojnë ata të cilët
kanë pasuar Kur’anin dhe sunetin, sepse dihet mirëfilli se medhhebet pasojnë
Kur’anin dhe sunetin sepse burim kryeor i medhhebeve është Kur’ani dhe Suneti.
Për ta informuar opinionin, unë do të përqëndrohem vetëm në disa çështje të
namazit të cilat kanë të bëjnë me medhhebin hanefij medhhebet tjera dhe
Vehabizmin.
Çështja e ngritjes së duarve gjatë tekbirit fillestar
Tekbiri fillestarë në namaz është farz.
Argument është ajeti Kur’anor “dhe Zotin tënd madhëro”(mudethir;3).
Ngritja e duarve në tekbirin fillestarë është sunet. Argument i medhhebit
Hanefij është transmetimi nga ibn Shejbe se: “(Muhamedi a.s) i ka ngritur duart
vetëm një herë gjatë tekbirit fillestar dhe nuk e ka përsërit gjatë namazit”.
Pas kësaj parashtrohet pyetja për nivelin e ngritjeve të duarve: deri tek veshët
apo deri tek supet?
Në medhhebin Hanefij tekbiri fillestar është farz, ngritja e duarve gjatë
tekbirit fillestar është sunet dhe po ashtu ngritja e duarve deri te veshët gjatë tekbirit
fillestar është sunet. Kjo argumentohet me hadithin i cili transmetohet nga Malik ibn
Huvejrithi i cili ka thënë:”I dërguari i Allahut kur e thonte tekbirin i ngrinte duart
deri sa nuk i krahasonte me veshët. ndërsa ne transmetimin tjetër ...deri sa nuk e
prekte veshin”.
Kjo nuk do të thotë se Muhamedi a.s nuk i ka ngrit duart ndonjëherë deri te
supet sepse transmetohet nga Vail bin Huxheri se ka thënë:
“E kam parë shumë herë të dërguarin e Allahut se i ka ngrit në nivel të
veshëve me rastin e tekbirit fillestar, pastaj kam shkuar te ata sërish dhe i kam parë
se i ngrenë duart deri tek supet kur ishte me këmishë dhe pelerinë.”
Shihet se vetëm në disa raste të veçanta kur i dërguari i Allahut kishte
këmishën e cila nëse i ngrinte duart deri te veshët do t’i binte, për këtë i ngrinte duart
deri në supet ndërsa në raste tjera i ngrinte duart deri te veshët.
Çështja e ngritjes së duarëve në pjesët tjera të namazit
Tekbiri fillestar në namaz është farz, tekbiret tjera në namaz janë sunet, edhe
ngritja e duarve deri te veshët në fillim të namazit gjatë tekbirit fillestar ishte sunet,
por parashtrohet pyetja e ngritjes së duarve në pjesët tjera të namazit?
Në medhhebin Hanefij ngritja e duarëve në pjesët tjera është mekruh. Ka
dallim në mes të tekbireve dhe ngritjes së duarve, sepse tekbir është fjala “All-llahu
ekber” ndërsa ngritja e duarve nuk quhet tekbir.
Duke biseduar me një xhemat , ai më tha : - “Ne falemi me tekbire ndërsa ju
pa tekbire !”
(E kuptova se ai nuk e di se cka do të thotë ”tekbir” , ai mendonte se ”tekbir”
është ngritja e duarve para rukusë dhe pas rukusë. e dija se ka dëgjuar ligjërata por
nuk ka pasur përgatitje shkollore për ta kuptuar çështjen, e dija se është i cekët në
dituri.)
I thash: - Po edhe ne falemi me “tekbire”.
Ai tha: - Jo! Ju nuk faleni me tekbire se nuk i ngritni duart, ne falemi me
“tekbire”.
Iu përgjigja: - Po ngritja e duarve është diçka tjetër ndërsa “tekbiri” është
thënia “Allahu Ekber” ndërsa ne themi “Allahu ekber”. Thënia “Allahu Ekber” në
fillim të namazit është Farz ndërsa thënia “Allahu ekber” për kalimin prej një rukni
në një rukn tjetër të namazit është sunet, dhe ne këte sunet e praktikojmë në namaz.
Shkoi me atë bindje dhe edhe sot mendon se ne falemi pa “tekbire” ndërsa ata
falen me “tekbire”!!?.
Edhe deri në këtë shkallë të injorancës kemi arritur sa që nuk dihet dallimi në
mes të ngritjes së duarve dhe të tekbirit, apo ndoshta bëhet me qëllim që të devijohet
masa dhe të mos dihen gjërat!.
Çështja e vendosjes së duarve në namaz
Qëndrimi në këmbë në namaz është farz, argument: “...dhe qëndroni
në këmbë të përulëshëm”. Parashtrohet pyetja: Ku bëhet vendosja e
duarve gjatë qëndrimit në këmbë në namaz?
Medhhebi hanefij e parasheh se në namaz , gjatë qëndrimit në këmbë është
sunet që vendosja e duarve të bëhet nën kërthizë. Kjo argumentohet nga transmetimi
i Ebu Hurejres cili ka thënë: “Nga suneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi
shuplakë nën kërthizë”.
Edhe Ahmed ibn Hanbeli konsideron se duart duhet të mbahen nën
kërthizë.
Medhhebi Malikij dhe Shafiij e parashohin vendosjen e duarve mbi
kërthizë.
Mendimi se është sunet vendosja e duarve në kraharor në namaz i
kundërvihet mendimit të katër imamëve dhe është i padrejtë sepse argumentohet
me hadithet vijuese jokorrekte:
Ky mendim argumentohet me transmetimin nga Vail ibn Huxheri se ka
thënë: “Kam falur me Pejgamberin e Allahut dhe ai e vendoste dorën e tij te djathtë
mbi të majtën në kraharor.”
Dijetarët islamë nuk e kanë pranur këtë hadith si argument për vendosjen e
duarve në kraharor sepse Hadithet që flasin për vendosjen e duarve të Pejgamberit
a.s. në krahëror në namaz udhëzojnë në atë se kjo nuk ka qenë nga sunnetet e tij të
përhershme, të konfirmuara por se këtë e ka vepruar vetëm në disa situata përderi sa
hadithet që flasin për vendosjen e duarve nën kërthizë udhëzojnë në atë se ka qenë
nga sunnetet e përhershme të tij.
Çështja e “Amin-it” në fund të “Fatihas”
Në fund të suretul Fatiha, fjala “Amin” nuk është shkruar në Kur’an,kjo ka
ndikua që dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth “aminit” në fund të
fatihas në namaz, që të thuhet me zë apo të thuhet në heshtje ose që të mos thuhet
fare.
Medhhebi Malikij mendon se “Amini” nuk është i shkruar në Kur’an, për
këtë arsye nuk lejohet të thuhet as me zë dhe as pa zë sepse është e ndaluar të shtohet
diçka në Kur’an e cila nuk është e shkruar.
Medhhebi Shafiij dhe Hanbeli thonë se “Amini” në namaz thuhet me zë.
Medhhebi Hanefij e ka zgjedh mesataren duke thëne se: “Amini” pas
Fatihas në namaz, thuhet pa zë, dhe kjo është sunet, dhe nuk thuhet me zë , kështu ai
bënë ndërlidhjen e medhhebit Malikij me atë Shafiij dhe Hanbelij.
Është interesant se Vehabijtë janë në kundërshtim me medhhebin Malikij i cili
medhheb burim dhe argument pas Kur’anit, Sunetit, Ixhmait dhe Kijasit, e kanë
medhhebin e sehabeve (banorëve të Medinës) , e që në çështjen në fjalë Imam
Maliku e ndalon thënien e “Aminit” në namaz edhe me zë edhe pa zë, ndërsa
Vehabijtë thonë se veprojnë sipas selefit!?. A thua banorët e Medinës së ndritur nuk
janë selef e Vehabijtë janë Selef!?.
Çështja e lëvizjes së gishtit gjatë Këndimit të “etehijatit”.
Qëndrimi ulur në namaz është farz, ndërsa këndimi i Teshehudit (Etehijjatit)
është vaxhib. Parashtrohet pyetja: Çka është lëvizja e gishtit gjatë këndimit të
Ettehijatit?
Mospajtimi në çështjen e lëvizjes respektivisht moslëvizjes së gishtit qëndron
në mënyrën e kuptimit të haditheve të njëjta, pasi disa transmetues të hadithit e kanë
kuptuar se është fjala për lëvizje dhe disa të tjerë kanë thënë se nuk kuptohet se duhet
të lëvizet. Pra ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla pa
lëvizur dhe ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla duke
lëvizur.
Medhhebi hanefi e parasheh se: gishti tregues ngrihet në teshehud, gjatë
thënies së shehadetit (dëshmisë) te fjala "La ilahe...”.ndërsa te pjesa e fjalës “...il-laLl-
Llah” ulet (gishti tregues)
(Edhe pse ekzistojnë edhe mendime të tjera në këtë te henefitë, por ky është më i
përhapuri).
Shafitë e parashohin se: gishti tregues te fjala “la ilahe...” mbahet poshtë
ndërsa ngrihet te fjala "...il-la Allah...”,
(ka edhe mendime tjera të njohura).
Malikitë e parashohin se: gishti lëvizet majtas dhe djathtas gjatë tërë
teshehudit.
Te hanbelit gishti ngrihet çdo herë që përmendet emri i Allahut, gjatë
lutjeve.
Disa dijetarë kanë anuar se të gjitha këto mënyra të mbajtjes së gishtit janë
sunet dhe besimtarit i lejohet që ta praktikojë secilën nga këto.
Tesbihët pas namazit farz dhe sunet
Tesbihët nuk bëhen para namazit, që do të thotë të thirret Ezani, të bëhen
tesbihët e pastaj të falet namazi, por falet namazi dhe bëhen tesbihët që të plotësohen
zbrazëtirat që eventualisht janë bërë brenda namazit.
Namazi i sabahut dhe Ikindisë nuk ka namaze sunete pas farzit, për këtë arsye
tesbihët bëhen pas farzit.
Namazi i drekës, akshamit dhe i jacisë ka sunete pas farzit për këtë arsye
tesbihët bëhen pas farzit dhe pas faljes së sunetit.
Falja e namazit sunet pas farzit është sunet, vetëm se është e pëlqyeshme që në
mes të farzit dhe të sunetit të bëhet një ndarje duke e kënduar: “Allahumme entes-
selam ve minkes-selam, tebarekte ja dhel Xhelali vel ikram.”
Pas përfundimit të farzit dhe dhënies së selamit, është mustehab që imami të
lëvizë nga ana e tij e majtë për të plotësuar namazet sunete pas farzit, pas faljes së
sunetit kthehet nga xhemati.
Pasi të kthehet në drejtim të xhematit, duke i ngritur duart, bën lutje (dua) për
veten e tij, për prindërit dhe për muslimanët dhe e përfundon duke fërkuar fytyrën
me duart e tij.
Çështja e tesbihut
Tesbih është fjala “Subhanellah” ; Tehmid është fjala “Elhamdulilah” ; Tekbir
është fjala “Allahu Ekber”. Tek ne fjala tesbih i përfshinë edhe të Lavdërimit edhe të
Falënderimit edhe të Madhërimit të Zotit të Lartëmadhëruar, pra të tri shprehjet.
Muhamedi a.s ka thënë:
“Ai që thotë pas çdo namazi tridhjetë e tre herë “Subhan-Allah”,
tridhjetë e tre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetë e tre herë “Allahu-
Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me “la ilahe il-la-llahu
uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul-
li shej-in kadiir, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!”
Nuk ka dyshim se dijetarët këtë e parashohin së është sunet, por
parashtrohet pyetja: Tesbihi a lejohet të bëhet me numratore apo duhet
të bëhet numrimi me gishta apo duhet të numrohen në mendje?
Tesbihi me numratore
Numëratoret nuk janë tesbih edhe pse në gjuhën e popullit u thuhet
edhe numratoreve tesbih por edhe fjaleve te sipërpërmendura tesbih, por
tesbih është: “të lavdëruarit dhe të madhëruarit e Allahut”, dhe lejohet
dhe është mirë të bëhet me gishta por lejohet të bëhet edhe me
numratore.
Deri sa isha në xhami, një xhemat po tregon se haram janë “tesbihët”.
Nuk është Haram i thashë por është sunet.
Jo jo haram është dhe pikë se Muhamedi a.s nuk ka pas tesbih.
E dija se çka ka dëgjuar ka dëgjuar gabim, sepse fjala tesbih ka kuptimin edhe
të fjalës “Subhanellah”, por ka kuptimin edhe të “numëratores” (për tesbih) mirëpo
ai e shprehi mendimin e vet dhe shkoi.
Pas një kohe erdhi dhe më tha: Jo shprehjet por numratoret (tesbihët) janë
haram.
E dija se kur është konsultuar, iu është sqaruar se Muhamedi a.s i ka bërë
tesbihët me duar dhe jo me numratore, por nuk ka asgjë të keqe që tesbihët të bëhen
edhe me numratore edhe me duar pra duke i përdorë duart si numëratore (gishtat)
por edhe përmendësh nëse ndokush e ka të zhvilluar memorizimin. Si do që të jetë në
Meke dhe Medine me miliona (numratore) tesbihë shiten, por edhe dijetarët me
miliona herë thonë se tesbihi nuk bëhet vetem me numratore por mund të bëhen
edhe me gishta, por çështja është se mirren numratoret(tesbihët) në xhami dhe
hudhen në mbeturina e ndonjëherë edhe nëpër WC. Parashtrohet një pyetje: A bëhen
këto me vetëdije apo pavetëdije, me qëllim apo pa qëllim me dije apo pa dije me
program të caktuar apo vetvetiu!??.
Çështja e të bërit tesbih me lajmërim
Nuk ka dyshim se tesbihin dijetarët e parashohin së është sunet, por
parashtrohet pyetja: A lejohet tesbihi të bëhet bashkarisht me lajmërim
apo jo?
Tesbihët në traditën tonë, nuk bëhen në kor, por bëhet lajmërimi dhe çdonjëri
bën tesbih në veten e tij. Lajmëruesi, siç quhet tek ne muezini vetëm bënë lajmërimin,
ndërsa prap se parap secili i bënë në veten e tij. Kjo formë ka të bëjë me traditën tonë
për të inkurajuar tesbihun dhe për të mësuar bërjen e tesbihut dhe nuk mund të
quhet bid`at, por mund të themi se lejohet tesbihi në vete pa pasur nevojë
lajmërimin e askujt, por kjo nuk do të thotë se nuk lejohet edhe nëpërmjet
lajmërimit dhe që secili t’i shpreh në vetvete tesbihët veç e veç , vetëm se duhet ditur
se tesbihi në traditën tonë nuk bëhet në formë të korit.
Në traditën tonë, pasi që namazi falet me xhematë në xhami tesbihi bëhet me
lajmërim dhe në të njejtën kohë dhe secili në heshtje edhe pse lejohet të bëhet veq e
veq dhe jo në të njëjtën kohë mirëpo ndarja nga xhemati gjatë tesbihëve do të
zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i
faljes së namazit me xhemat është forcimii unitetit, e jo dobësimi dhe , A thua çka do
të arrihej nëse ndahemi gjatë tesbihëve?.
Vehabitë mendojnë se: Tesbihi me xhemat është bid’at dhe nuk ka bazë,
por çdo njëri bën tesbih në veten e tij, imami bënë tesbih në vete dhe po ashtu
çdonjëri prej tyre bën tesbih në vete.
Ngritja e duarve gjatë lutjes së namazit pas namazit
Në përgjithësi lutja bëhet duke i ngritur duart sepse është një prej shkaqeve të
pranimit të lutjes edhe pse lejohet të bëhet lutja edhe pa i ngritur duart.
Ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s nuk i ka ngritur duart gjatë lutjes dhe
ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s. ka inkurajuar që të bëhet ngritja e duarve
gjatë lutjes, por kjo ka të bëjë me lutjen në raste të ndryshme dhe jo lutjen pas
namazit. Parashtrohet pyetja: Posaçërisht gjatë lutjes pas namazit a lejohet ngritja e
duarve apo nuk lejohet?.
Në traditën tonë gjatë lutjes së namazit bëhet ngritja e duarëve sepse
ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s ka bë dua pas namazit, e ngritja e duarve në
lutje ka përparësi ndaj mosngritjes së duarve edhe pse lutja bëhet edhe pa i ngritur
duart.
Vehabitë thonë se: ngritja e duarve gjatë lutjes pas selamit të një namazi
obligativ është është bid’at (risi) në kundërshtim me Sunnetin sepse nuk është
vëtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka ngritur duart e tija
gjatë bërjes së duasë pas namazeve obligative, apo edhe nuk është vërtetuar prej
ndonjërit prej sahabeve të ketë ngritur duart dhe të ketë bërë dua pas një namazi
obligativ (farz).
Vehabitë po ashtu mendojnë se bërja e duasë pa ngritjen e duarve dhe pa
recitimin e saj bashkarisht (në xhemat) është në regull, sepse argumenti për këtë
është raportuar prej të Dërguarit të All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), duke
treguar se ai (Alejhi Selam) ka bërë dua para dhe pas namazit.
Çështja e duas në formë të përbashkët
Në traditën tonë namazi falet me xhematë në xhami, lutja bëhet bashkërisht,
kjo është më mirë se sa të bëhet veq e veq dhe të ndahemi e pastaj kush dëshiron
mund të lutet sa të ketë mundësi dhe dëshirë. Ndarja nga xhemati kur bëhet lutja do
ta zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse
qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimi i unitetit, e jo dobësimi dhe ndarja
e xhematit, A thua çka do të arrihej nëse ne ndahemi gjatë bërjes së lutjeve.
Vehabitë thonë se: kjo është bid’at, sepse nuk është transmetuar se i
Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) apo ndonjë prej Sahabëve të tij e
kanë bërë lutjen pas namazit bashkërisht.
Çështja e faljes së drekës pas namazit të xhumas
Në kohën e Muhamedit a.s ka qenë vetëm Xhamija në Medine dhe kuptohet
Qabja në Meke, kështu që është falë vetëm namazi i xhumasë.
Me kalimin e kohës feja islame është shpërndarë në vende të ndryshme të
botës, pastaj ka fillua ndërtimi i dy apo më shumë xhamive në një vend. Sa i përket
namazeve tjera nuk ka dyshim se janë namaze të cilat falen edhe me xhemat edhe pa
xhemat, ndërsa sa i përket namazit të xhumas kusht është xhemati. Kjo i ka nxitur
dijetarët të merren me këtë çështje. Të falet vetëm e xhumaja apo të falet edhe dreka
edhe e xhumaja?
Mendimi i shumicës së dijetarëve është se: nuk mbahet në mend që dikush nga
sehabet e kanë falur apo e kanë lejuar të falet namazi i xhumasë në dy vende në qytet,
sepse prej kushteve të rregullsisë së namazit të xhumasë është që të falet vetëm në një
xhami në qytet. E për shkak të kujdesit pasi që e xhumaja falet në shumë vende falet
edhe namazi i drekës pas xhumasë.
Maliku dhe Ebu Hanife. Argumentohen me atë se: Pejgamberi i Zotit dhe
halifët e drejtë dhe ata pas tyre nga as’habët nuk e kanë falur namazin e xhumasë pos
në një vend së bashku dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës sepse të
gjitha kushtet e xhumasë janë përmbushur.
Ibn Abidin (dietar i medhhebit Hanefij) thotë: “Ekziston dyshimi në
rregullsinë e faljes së xhumasë në shumë vende në qytet sepse transmetohet nga Ebu
Hanife, Tahaviu, Temretashi, Shafiiu, Maliku dhe në një prej dy transmetimeve nga
Ahmed Ibn Hanbeli, se nuk lejohet të falet xhumaja në dy vende në qytet.”
Imam Shafiiu thotë: “Nëse qyteti është i madh dhe në të gjenden disa xhami, është
e preferueshme që xhumaja të falet në xhaminë më të madhe, e nëse falet edhe në
ndonjë xhami tjetër, do të falet edhe namazi i drekës prej katërrek’atesh. Ata që e
kanë falur xhumanë në atë xhami, do të mbeten që së bashku ta falin edhe drekën.”
Er-Rraziu thotë: “Ky është mendimi më i pranuar në medhheb sepse
mospajtimi në çështjen e lejimit të faljes në dy vende në qytet është e fuqishme dhe
është më mirë të jemi të kujdesshëm.”
Nga citatet e sipërme shohim se dijetarët e të katër medhhebeve lejojnë faljen e
namazit të drekës pas xhumasë dhe nuk ekziston asnjë nga dijetarët që e ndalon këtë.
Vehabitë mendojnë se: Pejgamberi i Zotit dhe as’habët e tij nuk e kanë
falur namazin e drekës në atë kohë dhe se falja e namazit të drekës pas namazit të
xhumasë është risi (bid’at) dhe vendosje e sheriatit të ri dhe falja e namazit të drekës
pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë kurse Allahu na ka urdhëruar pesë namaze
ditore. Kjo është futje e risive në ibadete dhje nuk mund të pranohet,
Vehabitë po ashtu mendojnë se falja e namazit të drekës pas xhumasë
paraqet namazin e gjashtë.
Mendimi i tyre se Pejgamberi a.s. nuk e ka falur drekën pas namazit të
xhumasë as as’habët është jokorrekte sepse në kohën e Muhamedit a.s namazi i
xhumasë falej vetëm në një vend dhe dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të
drekës pasi që janë përmbushur të gjitha kushtet për namazin e xhumasë.
Mendimi i tyre se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e
gjashtë është jokorrekte nga shkaku se, nëse ne e falim drekën që ta përmbushim
xhumanë dhe ta heqim detyrimin e namazit nga vetja atëherë kjo nuk është dy
namaze por një namaz farz, sikur nëse dikush me dorë të lënduar merr abdest në
dorën e shëndoshë kurse tejemum në dorën e sëmurë nuk thuhet se ka marrë abdest
dhe tejemum por vetëm abdest sikur edhe për atë që gabon në namaz dhe e kryen
sehvi sexhden nuk thuhet se e ka falur edhe një rek’at plotësues por vetëm se e ka
plotësuar dhe e ka përmirësuar atë që ka qenë i mangët.
Duhet përmendur se edhe sot nëse në një qytet mbyllen xhamitë dytësore dhe
bëhet falja vetëm në xhaminë kryesore , atëherë bëhet falja e namazit të xhumasë me
10 rekate dhe nuk ka nevojë që të bëhet falja e 6 rekateve të drekës pas namazit të
xhumas.
Përfundim: Këto ishin disa çështje të cilat tregojnë përpikërinë e
medhhebeve të cilët përpos farzeve, vaxhibeve , ata janë munduar që edhe sunetet
dhe mustehabet të i detalizojnë duke rrespektuar mendimin e tjetrit por duke i dhënë
përparësi mendimit të vet e jo sikurse Vehabitë të cilët nuk shkojnë në atë drejtim
duke e respektuar mendimin e tjetrit por që mendimin e tjetrit e quajnë bid’at edhe
nëse të tjerët kanë bazë dhe argumente edhe pse argumentimi i tjetrit nuk është i
nivelit të fortë por i nivelit më të dobët por që mendimi i tjetrit nuk e ligjëson çështjen
në farz, vaxhib apo sunet të fortë por në sunet jo të rregullt ose në mustehab ose në
çështje të lejimit.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Ta mësojm..
Ta mësojm..Ta mësojm..
Ta mësojm..kiratu
 
Dr. musli vërbani minare apo meëdhen
Dr. musli vërbani   minare apo meëdhenDr. musli vërbani   minare apo meëdhen
Dr. musli vërbani minare apo meëdhenLibra Islame
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِMondi Marku
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Sqarime Selefije
 
Kurani perkthim i Hasan Nahit
Kurani perkthim i Hasan NahitKurani perkthim i Hasan Nahit
Kurani perkthim i Hasan NahitGaz Mend
 
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anitDr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anitShkumbim Jakupi
 
Pyetje Pergjigje rreth Bajramit
Pyetje Pergjigje rreth BajramitPyetje Pergjigje rreth Bajramit
Pyetje Pergjigje rreth BajramitRregullatIslame
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëMondi Marku
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijSq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijFatos
 
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarBesimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarE verteta vjen nga Zoti
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranitamarstafa
 

Was ist angesagt? (16)

Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Ta mësojm..
Ta mësojm..Ta mësojm..
Ta mësojm..
 
Dr. musli vërbani minare apo meëdhen
Dr. musli vërbani   minare apo meëdhenDr. musli vërbani   minare apo meëdhen
Dr. musli vërbani minare apo meëdhen
 
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِBismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Bismilah بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Kurani perkthim i Hasan Nahit
Kurani perkthim i Hasan NahitKurani perkthim i Hasan Nahit
Kurani perkthim i Hasan Nahit
 
Kurani
KuraniKurani
Kurani
 
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anitDr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
Dr. Musli Vërbani - (Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit
 
Pyetje Pergjigje rreth Bajramit
Pyetje Pergjigje rreth BajramitPyetje Pergjigje rreth Bajramit
Pyetje Pergjigje rreth Bajramit
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Numri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisëNumri i rekatëve të teravisë
Numri i rekatëve të teravisë
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijSq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
 
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarBesimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 

Mehr von Libra Islame

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Libra Islame
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaLibra Islame
 

Mehr von Libra Islame (20)

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 

Dr. Musli Vërbani - Mendimet e medhhebit hanefij, medhhebeve tjera dhe vehabive rreth disa çështjeve të namazit

  • 1. Dr. Musli Vërbani Mendimet e medhhebit Hanefij, medhhebeve tjera dhe Vehabive rreth disa çështjeve të namazit Zoti i Lartëmadhëruar ia shpalli Muhamedit a.s. Kur’anin, përpos Kur’anit i cili është shpallje e drejtpërdrejtë edhe Hadithi është shpallje jo e drejtpërdrejtë (Suneti) . Kijasi bënë krahasimin prej argumenteve të Kur’anit dhe të hadithit, ndërsa Ixhmai është unifikimi i të gjithë dijetarëve në një çështje e cila nuk është e permendur në Kur’an apo hadith e që nuk është në kundërshtim me Kur’anin dhe hadithin. Përpos këtyre katër burime të sheriatit janë edhe burimet tjera për të cilat nuk janë dakorduar dijetarët se janë argumente të sheriatit. Përpos kësaj dijetarët janë dakorduar për katër medhhebet tashmë të njohura, por nuk janë dakorduar për medhhebet tjera. Medhhebet për të cilat janë dakorduar janë: medhhebi Hanefij; medhhebi Shafiij; medhhebi malikij dhe medhhebi Hanbelij. Lëvizja Vehabiste, më mirë të themi kryengritja Vehabiste nuk është medhheb, nuk i pranon medhhebet, bile medhhebet i quan bid`at dhe idhujtari. Duke trumbetuar se pasojnë Kur’anin dhe sunetin, ato i kundërshtojnë ata të cilët kanë pasuar Kur’anin dhe sunetin, sepse dihet mirëfilli se medhhebet pasojnë Kur’anin dhe sunetin sepse burim kryeor i medhhebeve është Kur’ani dhe Suneti. Për ta informuar opinionin, unë do të përqëndrohem vetëm në disa çështje të namazit të cilat kanë të bëjnë me medhhebin hanefij medhhebet tjera dhe Vehabizmin. Çështja e ngritjes së duarve gjatë tekbirit fillestar Tekbiri fillestarë në namaz është farz. Argument është ajeti Kur’anor “dhe Zotin tënd madhëro”(mudethir;3). Ngritja e duarve në tekbirin fillestarë është sunet. Argument i medhhebit Hanefij është transmetimi nga ibn Shejbe se: “(Muhamedi a.s) i ka ngritur duart vetëm një herë gjatë tekbirit fillestar dhe nuk e ka përsërit gjatë namazit”. Pas kësaj parashtrohet pyetja për nivelin e ngritjeve të duarve: deri tek veshët apo deri tek supet? Në medhhebin Hanefij tekbiri fillestar është farz, ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar është sunet dhe po ashtu ngritja e duarve deri te veshët gjatë tekbirit fillestar është sunet. Kjo argumentohet me hadithin i cili transmetohet nga Malik ibn Huvejrithi i cili ka thënë:”I dërguari i Allahut kur e thonte tekbirin i ngrinte duart deri sa nuk i krahasonte me veshët. ndërsa ne transmetimin tjetër ...deri sa nuk e prekte veshin”. Kjo nuk do të thotë se Muhamedi a.s nuk i ka ngrit duart ndonjëherë deri te supet sepse transmetohet nga Vail bin Huxheri se ka thënë: “E kam parë shumë herë të dërguarin e Allahut se i ka ngrit në nivel të veshëve me rastin e tekbirit fillestar, pastaj kam shkuar te ata sërish dhe i kam parë se i ngrenë duart deri tek supet kur ishte me këmishë dhe pelerinë.” Shihet se vetëm në disa raste të veçanta kur i dërguari i Allahut kishte këmishën e cila nëse i ngrinte duart deri te veshët do t’i binte, për këtë i ngrinte duart deri në supet ndërsa në raste tjera i ngrinte duart deri te veshët.
  • 2. Çështja e ngritjes së duarëve në pjesët tjera të namazit Tekbiri fillestar në namaz është farz, tekbiret tjera në namaz janë sunet, edhe ngritja e duarve deri te veshët në fillim të namazit gjatë tekbirit fillestar ishte sunet, por parashtrohet pyetja e ngritjes së duarve në pjesët tjera të namazit? Në medhhebin Hanefij ngritja e duarëve në pjesët tjera është mekruh. Ka dallim në mes të tekbireve dhe ngritjes së duarve, sepse tekbir është fjala “All-llahu ekber” ndërsa ngritja e duarve nuk quhet tekbir. Duke biseduar me një xhemat , ai më tha : - “Ne falemi me tekbire ndërsa ju pa tekbire !” (E kuptova se ai nuk e di se cka do të thotë ”tekbir” , ai mendonte se ”tekbir” është ngritja e duarve para rukusë dhe pas rukusë. e dija se ka dëgjuar ligjërata por nuk ka pasur përgatitje shkollore për ta kuptuar çështjen, e dija se është i cekët në dituri.) I thash: - Po edhe ne falemi me “tekbire”. Ai tha: - Jo! Ju nuk faleni me tekbire se nuk i ngritni duart, ne falemi me “tekbire”. Iu përgjigja: - Po ngritja e duarve është diçka tjetër ndërsa “tekbiri” është thënia “Allahu Ekber” ndërsa ne themi “Allahu ekber”. Thënia “Allahu Ekber” në fillim të namazit është Farz ndërsa thënia “Allahu ekber” për kalimin prej një rukni në një rukn tjetër të namazit është sunet, dhe ne këte sunet e praktikojmë në namaz. Shkoi me atë bindje dhe edhe sot mendon se ne falemi pa “tekbire” ndërsa ata falen me “tekbire”!!?. Edhe deri në këtë shkallë të injorancës kemi arritur sa që nuk dihet dallimi në mes të ngritjes së duarve dhe të tekbirit, apo ndoshta bëhet me qëllim që të devijohet masa dhe të mos dihen gjërat!. Çështja e vendosjes së duarve në namaz Qëndrimi në këmbë në namaz është farz, argument: “...dhe qëndroni në këmbë të përulëshëm”. Parashtrohet pyetja: Ku bëhet vendosja e duarve gjatë qëndrimit në këmbë në namaz? Medhhebi hanefij e parasheh se në namaz , gjatë qëndrimit në këmbë është sunet që vendosja e duarve të bëhet nën kërthizë. Kjo argumentohet nga transmetimi i Ebu Hurejres cili ka thënë: “Nga suneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë”. Edhe Ahmed ibn Hanbeli konsideron se duart duhet të mbahen nën kërthizë. Medhhebi Malikij dhe Shafiij e parashohin vendosjen e duarve mbi kërthizë. Mendimi se është sunet vendosja e duarve në kraharor në namaz i kundërvihet mendimit të katër imamëve dhe është i padrejtë sepse argumentohet me hadithet vijuese jokorrekte: Ky mendim argumentohet me transmetimin nga Vail ibn Huxheri se ka thënë: “Kam falur me Pejgamberin e Allahut dhe ai e vendoste dorën e tij te djathtë mbi të majtën në kraharor.” Dijetarët islamë nuk e kanë pranur këtë hadith si argument për vendosjen e duarve në kraharor sepse Hadithet që flasin për vendosjen e duarve të Pejgamberit a.s. në krahëror në namaz udhëzojnë në atë se kjo nuk ka qenë nga sunnetet e tij të përhershme, të konfirmuara por se këtë e ka vepruar vetëm në disa situata përderi sa
  • 3. hadithet që flasin për vendosjen e duarve nën kërthizë udhëzojnë në atë se ka qenë nga sunnetet e përhershme të tij. Çështja e “Amin-it” në fund të “Fatihas” Në fund të suretul Fatiha, fjala “Amin” nuk është shkruar në Kur’an,kjo ka ndikua që dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth “aminit” në fund të fatihas në namaz, që të thuhet me zë apo të thuhet në heshtje ose që të mos thuhet fare. Medhhebi Malikij mendon se “Amini” nuk është i shkruar në Kur’an, për këtë arsye nuk lejohet të thuhet as me zë dhe as pa zë sepse është e ndaluar të shtohet diçka në Kur’an e cila nuk është e shkruar. Medhhebi Shafiij dhe Hanbeli thonë se “Amini” në namaz thuhet me zë. Medhhebi Hanefij e ka zgjedh mesataren duke thëne se: “Amini” pas Fatihas në namaz, thuhet pa zë, dhe kjo është sunet, dhe nuk thuhet me zë , kështu ai bënë ndërlidhjen e medhhebit Malikij me atë Shafiij dhe Hanbelij. Është interesant se Vehabijtë janë në kundërshtim me medhhebin Malikij i cili medhheb burim dhe argument pas Kur’anit, Sunetit, Ixhmait dhe Kijasit, e kanë medhhebin e sehabeve (banorëve të Medinës) , e që në çështjen në fjalë Imam Maliku e ndalon thënien e “Aminit” në namaz edhe me zë edhe pa zë, ndërsa Vehabijtë thonë se veprojnë sipas selefit!?. A thua banorët e Medinës së ndritur nuk janë selef e Vehabijtë janë Selef!?. Çështja e lëvizjes së gishtit gjatë Këndimit të “etehijatit”. Qëndrimi ulur në namaz është farz, ndërsa këndimi i Teshehudit (Etehijjatit) është vaxhib. Parashtrohet pyetja: Çka është lëvizja e gishtit gjatë këndimit të Ettehijatit? Mospajtimi në çështjen e lëvizjes respektivisht moslëvizjes së gishtit qëndron në mënyrën e kuptimit të haditheve të njëjta, pasi disa transmetues të hadithit e kanë kuptuar se është fjala për lëvizje dhe disa të tjerë kanë thënë se nuk kuptohet se duhet të lëvizet. Pra ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla pa lëvizur dhe ekzistojnë transmetime se gishti tregues mbahet drejtuar nga kibla duke lëvizur. Medhhebi hanefi e parasheh se: gishti tregues ngrihet në teshehud, gjatë thënies së shehadetit (dëshmisë) te fjala "La ilahe...”.ndërsa te pjesa e fjalës “...il-laLl- Llah” ulet (gishti tregues) (Edhe pse ekzistojnë edhe mendime të tjera në këtë te henefitë, por ky është më i përhapuri). Shafitë e parashohin se: gishti tregues te fjala “la ilahe...” mbahet poshtë ndërsa ngrihet te fjala "...il-la Allah...”, (ka edhe mendime tjera të njohura). Malikitë e parashohin se: gishti lëvizet majtas dhe djathtas gjatë tërë teshehudit. Te hanbelit gishti ngrihet çdo herë që përmendet emri i Allahut, gjatë lutjeve. Disa dijetarë kanë anuar se të gjitha këto mënyra të mbajtjes së gishtit janë sunet dhe besimtarit i lejohet që ta praktikojë secilën nga këto.
  • 4. Tesbihët pas namazit farz dhe sunet Tesbihët nuk bëhen para namazit, që do të thotë të thirret Ezani, të bëhen tesbihët e pastaj të falet namazi, por falet namazi dhe bëhen tesbihët që të plotësohen zbrazëtirat që eventualisht janë bërë brenda namazit. Namazi i sabahut dhe Ikindisë nuk ka namaze sunete pas farzit, për këtë arsye tesbihët bëhen pas farzit. Namazi i drekës, akshamit dhe i jacisë ka sunete pas farzit për këtë arsye tesbihët bëhen pas farzit dhe pas faljes së sunetit. Falja e namazit sunet pas farzit është sunet, vetëm se është e pëlqyeshme që në mes të farzit dhe të sunetit të bëhet një ndarje duke e kënduar: “Allahumme entes- selam ve minkes-selam, tebarekte ja dhel Xhelali vel ikram.” Pas përfundimit të farzit dhe dhënies së selamit, është mustehab që imami të lëvizë nga ana e tij e majtë për të plotësuar namazet sunete pas farzit, pas faljes së sunetit kthehet nga xhemati. Pasi të kthehet në drejtim të xhematit, duke i ngritur duart, bën lutje (dua) për veten e tij, për prindërit dhe për muslimanët dhe e përfundon duke fërkuar fytyrën me duart e tij. Çështja e tesbihut Tesbih është fjala “Subhanellah” ; Tehmid është fjala “Elhamdulilah” ; Tekbir është fjala “Allahu Ekber”. Tek ne fjala tesbih i përfshinë edhe të Lavdërimit edhe të Falënderimit edhe të Madhërimit të Zotit të Lartëmadhëruar, pra të tri shprehjet. Muhamedi a.s ka thënë: “Ai që thotë pas çdo namazi tridhjetë e tre herë “Subhan-Allah”, tridhjetë e tre herë “Elhamdulilah” dhe tridhjetë e tre herë “Allahu- Ekber” dhe pastaj e plotëson të njëqindtën herë me “la ilahe il-la-llahu uehdehuu la sheriike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ‘alaa kul- li shej-in kadiir, do t’i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!” Nuk ka dyshim se dijetarët këtë e parashohin së është sunet, por parashtrohet pyetja: Tesbihi a lejohet të bëhet me numratore apo duhet të bëhet numrimi me gishta apo duhet të numrohen në mendje? Tesbihi me numratore Numëratoret nuk janë tesbih edhe pse në gjuhën e popullit u thuhet edhe numratoreve tesbih por edhe fjaleve te sipërpërmendura tesbih, por tesbih është: “të lavdëruarit dhe të madhëruarit e Allahut”, dhe lejohet dhe është mirë të bëhet me gishta por lejohet të bëhet edhe me numratore. Deri sa isha në xhami, një xhemat po tregon se haram janë “tesbihët”. Nuk është Haram i thashë por është sunet. Jo jo haram është dhe pikë se Muhamedi a.s nuk ka pas tesbih. E dija se çka ka dëgjuar ka dëgjuar gabim, sepse fjala tesbih ka kuptimin edhe të fjalës “Subhanellah”, por ka kuptimin edhe të “numëratores” (për tesbih) mirëpo ai e shprehi mendimin e vet dhe shkoi. Pas një kohe erdhi dhe më tha: Jo shprehjet por numratoret (tesbihët) janë haram.
  • 5. E dija se kur është konsultuar, iu është sqaruar se Muhamedi a.s i ka bërë tesbihët me duar dhe jo me numratore, por nuk ka asgjë të keqe që tesbihët të bëhen edhe me numratore edhe me duar pra duke i përdorë duart si numëratore (gishtat) por edhe përmendësh nëse ndokush e ka të zhvilluar memorizimin. Si do që të jetë në Meke dhe Medine me miliona (numratore) tesbihë shiten, por edhe dijetarët me miliona herë thonë se tesbihi nuk bëhet vetem me numratore por mund të bëhen edhe me gishta, por çështja është se mirren numratoret(tesbihët) në xhami dhe hudhen në mbeturina e ndonjëherë edhe nëpër WC. Parashtrohet një pyetje: A bëhen këto me vetëdije apo pavetëdije, me qëllim apo pa qëllim me dije apo pa dije me program të caktuar apo vetvetiu!??. Çështja e të bërit tesbih me lajmërim Nuk ka dyshim se tesbihin dijetarët e parashohin së është sunet, por parashtrohet pyetja: A lejohet tesbihi të bëhet bashkarisht me lajmërim apo jo? Tesbihët në traditën tonë, nuk bëhen në kor, por bëhet lajmërimi dhe çdonjëri bën tesbih në veten e tij. Lajmëruesi, siç quhet tek ne muezini vetëm bënë lajmërimin, ndërsa prap se parap secili i bënë në veten e tij. Kjo formë ka të bëjë me traditën tonë për të inkurajuar tesbihun dhe për të mësuar bërjen e tesbihut dhe nuk mund të quhet bid`at, por mund të themi se lejohet tesbihi në vete pa pasur nevojë lajmërimin e askujt, por kjo nuk do të thotë se nuk lejohet edhe nëpërmjet lajmërimit dhe që secili t’i shpreh në vetvete tesbihët veç e veç , vetëm se duhet ditur se tesbihi në traditën tonë nuk bëhet në formë të korit. Në traditën tonë, pasi që namazi falet me xhematë në xhami tesbihi bëhet me lajmërim dhe në të njejtën kohë dhe secili në heshtje edhe pse lejohet të bëhet veq e veq dhe jo në të njëjtën kohë mirëpo ndarja nga xhemati gjatë tesbihëve do të zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimii unitetit, e jo dobësimi dhe , A thua çka do të arrihej nëse ndahemi gjatë tesbihëve?. Vehabitë mendojnë se: Tesbihi me xhemat është bid’at dhe nuk ka bazë, por çdo njëri bën tesbih në veten e tij, imami bënë tesbih në vete dhe po ashtu çdonjëri prej tyre bën tesbih në vete. Ngritja e duarve gjatë lutjes së namazit pas namazit Në përgjithësi lutja bëhet duke i ngritur duart sepse është një prej shkaqeve të pranimit të lutjes edhe pse lejohet të bëhet lutja edhe pa i ngritur duart. Ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s nuk i ka ngritur duart gjatë lutjes dhe ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s. ka inkurajuar që të bëhet ngritja e duarve gjatë lutjes, por kjo ka të bëjë me lutjen në raste të ndryshme dhe jo lutjen pas namazit. Parashtrohet pyetja: Posaçërisht gjatë lutjes pas namazit a lejohet ngritja e duarve apo nuk lejohet?. Në traditën tonë gjatë lutjes së namazit bëhet ngritja e duarëve sepse ekzistojnë transmetime se Muhamedi a.s ka bë dua pas namazit, e ngritja e duarve në lutje ka përparësi ndaj mosngritjes së duarve edhe pse lutja bëhet edhe pa i ngritur duart. Vehabitë thonë se: ngritja e duarve gjatë lutjes pas selamit të një namazi obligativ është është bid’at (risi) në kundërshtim me Sunnetin sepse nuk është vëtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka ngritur duart e tija gjatë bërjes së duasë pas namazeve obligative, apo edhe nuk është vërtetuar prej
  • 6. ndonjërit prej sahabeve të ketë ngritur duart dhe të ketë bërë dua pas një namazi obligativ (farz). Vehabitë po ashtu mendojnë se bërja e duasë pa ngritjen e duarve dhe pa recitimin e saj bashkarisht (në xhemat) është në regull, sepse argumenti për këtë është raportuar prej të Dërguarit të All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem), duke treguar se ai (Alejhi Selam) ka bërë dua para dhe pas namazit. Çështja e duas në formë të përbashkët Në traditën tonë namazi falet me xhematë në xhami, lutja bëhet bashkërisht, kjo është më mirë se sa të bëhet veq e veq dhe të ndahemi e pastaj kush dëshiron mund të lutet sa të ketë mundësi dhe dëshirë. Ndarja nga xhemati kur bëhet lutja do ta zvogëlonte dhe do ta bënte të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimi i unitetit, e jo dobësimi dhe ndarja e xhematit, A thua çka do të arrihej nëse ne ndahemi gjatë bërjes së lutjeve. Vehabitë thonë se: kjo është bid’at, sepse nuk është transmetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) apo ndonjë prej Sahabëve të tij e kanë bërë lutjen pas namazit bashkërisht. Çështja e faljes së drekës pas namazit të xhumas Në kohën e Muhamedit a.s ka qenë vetëm Xhamija në Medine dhe kuptohet Qabja në Meke, kështu që është falë vetëm namazi i xhumasë. Me kalimin e kohës feja islame është shpërndarë në vende të ndryshme të botës, pastaj ka fillua ndërtimi i dy apo më shumë xhamive në një vend. Sa i përket namazeve tjera nuk ka dyshim se janë namaze të cilat falen edhe me xhemat edhe pa xhemat, ndërsa sa i përket namazit të xhumas kusht është xhemati. Kjo i ka nxitur dijetarët të merren me këtë çështje. Të falet vetëm e xhumaja apo të falet edhe dreka edhe e xhumaja? Mendimi i shumicës së dijetarëve është se: nuk mbahet në mend që dikush nga sehabet e kanë falur apo e kanë lejuar të falet namazi i xhumasë në dy vende në qytet, sepse prej kushteve të rregullsisë së namazit të xhumasë është që të falet vetëm në një xhami në qytet. E për shkak të kujdesit pasi që e xhumaja falet në shumë vende falet edhe namazi i drekës pas xhumasë. Maliku dhe Ebu Hanife. Argumentohen me atë se: Pejgamberi i Zotit dhe halifët e drejtë dhe ata pas tyre nga as’habët nuk e kanë falur namazin e xhumasë pos në një vend së bashku dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës sepse të gjitha kushtet e xhumasë janë përmbushur. Ibn Abidin (dietar i medhhebit Hanefij) thotë: “Ekziston dyshimi në rregullsinë e faljes së xhumasë në shumë vende në qytet sepse transmetohet nga Ebu Hanife, Tahaviu, Temretashi, Shafiiu, Maliku dhe në një prej dy transmetimeve nga Ahmed Ibn Hanbeli, se nuk lejohet të falet xhumaja në dy vende në qytet.” Imam Shafiiu thotë: “Nëse qyteti është i madh dhe në të gjenden disa xhami, është e preferueshme që xhumaja të falet në xhaminë më të madhe, e nëse falet edhe në ndonjë xhami tjetër, do të falet edhe namazi i drekës prej katërrek’atesh. Ata që e kanë falur xhumanë në atë xhami, do të mbeten që së bashku ta falin edhe drekën.” Er-Rraziu thotë: “Ky është mendimi më i pranuar në medhheb sepse mospajtimi në çështjen e lejimit të faljes në dy vende në qytet është e fuqishme dhe është më mirë të jemi të kujdesshëm.”
  • 7. Nga citatet e sipërme shohim se dijetarët e të katër medhhebeve lejojnë faljen e namazit të drekës pas xhumasë dhe nuk ekziston asnjë nga dijetarët që e ndalon këtë. Vehabitë mendojnë se: Pejgamberi i Zotit dhe as’habët e tij nuk e kanë falur namazin e drekës në atë kohë dhe se falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë është risi (bid’at) dhe vendosje e sheriatit të ri dhe falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë kurse Allahu na ka urdhëruar pesë namaze ditore. Kjo është futje e risive në ibadete dhje nuk mund të pranohet, Vehabitë po ashtu mendojnë se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë. Mendimi i tyre se Pejgamberi a.s. nuk e ka falur drekën pas namazit të xhumasë as as’habët është jokorrekte sepse në kohën e Muhamedit a.s namazi i xhumasë falej vetëm në një vend dhe dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës pasi që janë përmbushur të gjitha kushtet për namazin e xhumasë. Mendimi i tyre se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë është jokorrekte nga shkaku se, nëse ne e falim drekën që ta përmbushim xhumanë dhe ta heqim detyrimin e namazit nga vetja atëherë kjo nuk është dy namaze por një namaz farz, sikur nëse dikush me dorë të lënduar merr abdest në dorën e shëndoshë kurse tejemum në dorën e sëmurë nuk thuhet se ka marrë abdest dhe tejemum por vetëm abdest sikur edhe për atë që gabon në namaz dhe e kryen sehvi sexhden nuk thuhet se e ka falur edhe një rek’at plotësues por vetëm se e ka plotësuar dhe e ka përmirësuar atë që ka qenë i mangët. Duhet përmendur se edhe sot nëse në një qytet mbyllen xhamitë dytësore dhe bëhet falja vetëm në xhaminë kryesore , atëherë bëhet falja e namazit të xhumasë me 10 rekate dhe nuk ka nevojë që të bëhet falja e 6 rekateve të drekës pas namazit të xhumas. Përfundim: Këto ishin disa çështje të cilat tregojnë përpikërinë e medhhebeve të cilët përpos farzeve, vaxhibeve , ata janë munduar që edhe sunetet dhe mustehabet të i detalizojnë duke rrespektuar mendimin e tjetrit por duke i dhënë përparësi mendimit të vet e jo sikurse Vehabitë të cilët nuk shkojnë në atë drejtim duke e respektuar mendimin e tjetrit por që mendimin e tjetrit e quajnë bid’at edhe nëse të tjerët kanë bazë dhe argumente edhe pse argumentimi i tjetrit nuk është i nivelit të fortë por i nivelit më të dobët por që mendimi i tjetrit nuk e ligjëson çështjen në farz, vaxhib apo sunet të fortë por në sunet jo të rregullt ose në mustehab ose në çështje të lejimit.