Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.
Sipas vendit të ngjitjes së gjuhës drejt qiellzës:
1. Të përparme: i, e, y
2. Qendrore: ë, a
3. Të prapme: o, u
Sipas shka...
buzore dhëmbore alveolare paraqiellzo
re
Qiellzore Prapaqiellz
ore
Mbylltore
E shurdhët
P T C Ç Q K
E zëshme B D X Xh Gj g...
Fonetika Studion mjetet tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre.
Kemi fonetikë:
• Përshkruese (Sinkronike)
• ...
Është njësia më e vogël e kuptueshme në një fjalë.
Fjala mal – m+a+l në gjuhën e folur shprehte më këta tinguj, ndërsa në ...
Si njësi tingullore lineare ose segmentore në gjuhë shërbejnë tingujt. Dhe
quhen linearë, meqë në rrjedhën e ligjërimit ve...
• Tingujt e ligjërimit studiohen në:
1. Aspektin nyjëtimor
2. Aspektin akustik
3. Aspektin funksional ose fonologjik
TINGU...
Është aspekti më i rëndësishëm i studimit të anës tingullore të gjuhës, sepse
gjuha është dukuri shoqërore, që ka lindur n...
Në ligjërim tingujt përfitohen nga dridhja e tejzave të zërit në laring si edhe
nga fërkimi që shkaktohet gjatë kalimit të...
• Lartësia e një tingulli varet nga numri i dridhjeve në njësinë e kohës (si
njësi e tillë zakonisht merret sekonda). Sa m...
Ky intensitet varet nga amplituda e dridhjes (d.m.th. Nga largesa midis pikës
së qetësisë dhe pikës skajore që arrin trupi...
Gjatësia e një tingulli është sasia e kohës që përdoret për shqiptimin e tyre. Për
më shumë kjo gjatësi varet nga faktorë ...
Tingujt e ligjërimit, ashtu si edhe tingujt e tjerë, zakonisht nuk përbëhen nga
dridhje të thjeshta, por të përbëra.
Kjo i...
• Pjesët kryesore të aparatit të të folurit janë:
1. Zgavra e hundës 2. Zgavra e gojës 3.Faringu 4.Laringu (ku janë vendos...
APARATI I TË FOLURIT (PRERJE SKEMATIKE
NË PROFIL) DHE PIKAT E NYJËTIMIT
Laringu, përbënë pjesën e sipërme të zgjatur të trakesë. Në të dy anët e saj janë
vendosur tejzat e zërit (kordat vokale),...
Zgavrat e mbilaringut luajnë rolin e rezonatorëve dhe të prodhimit të
zhurmave që karakterizojnë disa nga tingujt e ligjër...
Gjuha është organi më i lëvizshëm që merr pjesë në nyjëtimin e tingujve.
• Në mënyrë konvencionale gjuha ndahet në disa pj...
• Ajo ndahet në: Pjesën e përparme, të mesme, dhe të prapme.
• Nga pjesa e përparme e saj dallohet veças maja e gjuhës.
• ...
Organet që marrin pjesë në nyjëtimin e tingujve, mund të jenë të lëvizshme
dhe të palëvizshme, ose siç quhen ndryshe, akti...
Studion rolin që luajnë tingujt në funksionin e gjuhës si mjet komunikimi në
shoqëri.
D.m.th studimi i tingujve nga pikëpa...
Nächste SlideShare
Wird geladen in …5
×

Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Ähnliche Bücher

Kostenlos mit einer 30-tägigen Testversion von Scribd

Alle anzeigen

Ähnliche Hörbücher

Kostenlos mit einer 30-tägigen Testversion von Scribd

Alle anzeigen
  • Als Erste(r) kommentieren

Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

  1. 1. Sipas vendit të ngjitjes së gjuhës drejt qiellzës: 1. Të përparme: i, e, y 2. Qendrore: ë, a 3. Të prapme: o, u Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: 1. Të hapuara: a 2.Gjysmë të hapura: o, e, ë 3.Të mbyllura: i, y, u Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: 1. Të buzorëzuara: y, u, o 2. Të pabuzorëzuara: i, e, a, ë ZANORET
  2. 2. buzore dhëmbore alveolare paraqiellzo re Qiellzore Prapaqiellz ore Mbylltore E shurdhët P T C Ç Q K E zëshme B D X Xh Gj g Shtegore E zëshme V Dh Z Zh J E pazëshme F Th S Sh H Hundore Sonante ( janë të zëshme f. 75.) M N Nj Anësore Ll L Dridhëse R, RR
  3. 3. Fonetika Studion mjetet tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre. Kemi fonetikë: • Përshkruese (Sinkronike) • Fonetikë Historike (diakronike) • Fonetikë e përgjithshme Drejtshqiptimi ose oratopia është degë e rëndësishme e fonetikës. • Drejtshqiptimi quhet edhe «fonetikë normative». OBJEKTET E FONETIKËS
  4. 4. Është njësia më e vogël e kuptueshme në një fjalë. Fjala mal – m+a+l në gjuhën e folur shprehte më këta tinguj, ndërsa në gjuhën e shkruar me shkronjat përkatëse. Pra, ndarja e ligjërimit tonë në kuptim quhet nyjëtimi i parë. • Por këtë njësi të fjalës së parë, d.m.th fjala dhe morfemat e saj mund të ndahen në njësi më të vogla, në tinguj – fonema që si njësi nuk ka kuptim në vetvete (pra këto njësi pakuptim lidhen vetëm me rrafshin e shprehjes dhe përbëjnë atë që quhet nyjëtimi i dytë i gjuhës). MORFEMA
  5. 5. Si njësi tingullore lineare ose segmentore në gjuhë shërbejnë tingujt. Dhe quhen linearë, meqë në rrjedhën e ligjërimit vendosen njëri pas tjetrit, shqiptohen njëri pas tjetrit. • Si njësi tingullore mbisegmentore konsiderohen sidomos theksi dhe intonacioni. • Ana tingullore e gjuhës ka funksion formues dhe njohës. • Ka funksion formues sepse tingujt e saj luajnë rolin e materialit të ndërtimit për fjalë. • Funksioni njohës i anës tingullore duhet në faktin se në sajë të lidhjes së kompleksit tingullor dhe të kuptimin, folësit e një gjuhe njohin njësitë gjuhësore, p.sh. Dorë, derë ose ato pakuptim si dërë ose rodë NJËSITË TINGULLORE
  6. 6. • Tingujt e ligjërimit studiohen në: 1. Aspektin nyjëtimor 2. Aspektin akustik 3. Aspektin funksional ose fonologjik TINGUJT DHE ASPEKTET E STUDIMIT TË TYRE
  7. 7. Është aspekti më i rëndësishëm i studimit të anës tingullore të gjuhës, sepse gjuha është dukuri shoqërore, që ka lindur në shoqëri dhe i shërben asaj. ASPEKTI FUNKSIONAL I TINGULLIT
  8. 8. Në ligjërim tingujt përfitohen nga dridhja e tejzave të zërit në laring si edhe nga fërkimi që shkaktohet gjatë kalimit të rrymës së ajrit nëpër pengesat që mund të krijohen në vende të ndryshme të aparatit të të folurit. • Karakteristikat kryesore akustike të tingujve të ligjërimit janë: 1. Lartësia 2. Forca (intensiteti) 3. Gjatësia 4. Timbëri ASPEKTI AKUSTIK I TINGULLIT
  9. 9. • Lartësia e një tingulli varet nga numri i dridhjeve në njësinë e kohës (si njësi e tillë zakonisht merret sekonda). Sa më i madh të jetë numri i dridhjeve në sekondë, aq më i lartë është tingulli, këtu vlen të përmendet se matja e tingullit bëhet me herc (hc). LARTËSIA
  10. 10. Ky intensitet varet nga amplituda e dridhjes (d.m.th. Nga largesa midis pikës së qetësisë dhe pikës skajore që arrin trupi që dridhet). Sa më e madhe të jetë amplituda, aq më i fortë është tingulli. FORCA OSE INTENSITETI FIZIK I TINGULLIT
  11. 11. Gjatësia e një tingulli është sasia e kohës që përdoret për shqiptimin e tyre. Për më shumë kjo gjatësi varet nga faktorë të ndryshëm, ndër të cilët mund të përmendim shpejtësinë e të folurit, theksin, e tje. GJATËSIA
  12. 12. Tingujt e ligjërimit, ashtu si edhe tingujt e tjerë, zakonisht nuk përbëhen nga dridhje të thjeshta, por të përbëra. Kjo i bije që një tingull dridhet si tërësi, por njëkohësisht dridhen edhe pjesët e veçanta të tij, d.m.th. gjysma, një e treta, një e katërta etj. Si përfundim përfitohet një tingull i përbërë. Toni që fitohet nga dridhja e telit si tërësi quhet ton themelor. Tonet që fitohen nga dridhjet e pjesëve të telit, quhen tone pjesore ose harmonike. Tonet pjesore ose harmonike, i japin tingullit ngjyrimin karakteristik që quhet timbër. Analiza e formanteve të tingujve bëhet me aparate të posaçme që quhen spektrografë ose sonagrafë. REZONANCA
  13. 13. • Pjesët kryesore të aparatit të të folurit janë: 1. Zgavra e hundës 2. Zgavra e gojës 3.Faringu 4.Laringu (ku janë vendosur tejzat e zërit) 4. Trakea 5. Mushkëritë 6. Diafrangma. • Aparati i të folurit përbëhet prej këtyre organeve: mushkërive, laringut (ku janë vendosur tejzat e zërit), faringut, zgavrës së gojës, gjuhës, buzëve, zgavrës së hundës, qiellzës dhe njerithit (uvulës). ASPEKTI NYJËTIMOR I TINGUJVE
  14. 14. APARATI I TË FOLURIT (PRERJE SKEMATIKE NË PROFIL) DHE PIKAT E NYJËTIMIT
  15. 15. Laringu, përbënë pjesën e sipërme të zgjatur të trakesë. Në të dy anët e saj janë vendosur tejzat e zërit (kordat vokale), që në të vërtetë janë dy palosje muskulore elastike. Zëri prodhohet si pasojë e dridhjes së tejzave të tendosura të zërit, dridhje që shkaktohet nga rryma e ajrit që del nga mushkëritë. Hapësira midis tejzave të zërit quhet shtegth i zërit. ORGANET E FRYMËMARRJES
  16. 16. Zgavrat e mbilaringut luajnë rolin e rezonatorëve dhe të prodhimit të zhurmave që karakterizojnë disa nga tingujt e ligjërimit. Kështu, prej laringut rryma e ajrit kalon në faring, i cili luan rolin e rezonatorit. Faringu lidhet me zgavrat e gojës dhe të hundës. Kur rryma e ajrit kalon nëpër zgavrën e hundës, tingulli fiton një ngjyrim karakteristik, hundorësinë. Si p.sh: m, n, nj. ZGAVRA E MBILARINGUT
  17. 17. Gjuha është organi më i lëvizshëm që merr pjesë në nyjëtimin e tingujve. • Në mënyrë konvencionale gjuha ndahet në disa pjesë: 1. Maja e gjuhës 2. Shpina e gjuhës (ana në drejtim të qiellzës) 3. Rrënja e gjuhës (pjesa ku ajo bashkohet me kockën e nëngjuhës dhe me epiglotën). GJUHA
  18. 18. • Ajo ndahet në: Pjesën e përparme, të mesme, dhe të prapme. • Nga pjesa e përparme e saj dallohet veças maja e gjuhës. • Kufirin e përparmë të zgavrës së gojës e përbëjnë buzët dhe dhëmbët. Buzët, që mund të zgjatën dhe të mblidhen, shërbejnë gjithashtu si rezonator dhe ndikojnë në rezonancën e zgavrës së gojës (buzorëzimi ose labializimi). Dhëmbët janë futur në mishrat e dhëmbëve, që quhen dhe alveola ose trysa. • Kufirin e sipër të zgavrës së gojës e përbën qiellza, e cila ndahet në dy pjesë : qiellza e fortë dhe qiellza e butë. E forta fillon pas alveolave dhe mbaron në kufirin e dhëmbëve të fundit. Qiellza e butë është formuar prej muskujsh dhe është e lëvizshme, sepse mbështetet në një mbajtëse kocke. SHPINA E GJUHËS
  19. 19. Organet që marrin pjesë në nyjëtimin e tingujve, mund të jenë të lëvizshme dhe të palëvizshme, ose siç quhen ndryshe, aktive dhe pasive. • Në organet aktive përfshihen tejzat e zërit, gjuha, qiellza e butë me njerithin dhe buzët. Në organin pasive futen qiellza e fortë (së bashku me alveolat) dhe dhëmbët. ORGANET AKTIVE DHE PASIVE
  20. 20. Studion rolin që luajnë tingujt në funksionin e gjuhës si mjet komunikimi në shoqëri. D.m.th studimi i tingujve nga pikëpamja e rolit që luajnë për ndërtimin dhe për dallimin e njësive të kuptueshme të gjuhës, d.m.th të fjalëve dhe të morfemave, përbën objektin kryesor të teorisë së fonemave dh të fonologjisë, ku fonemat zënë rolin kryesor. Fonetika i studion njësitë tingullore të ligjërimit në aspektin nyjëtimore e fizik dhe fonologjia, që i studion këto njësi nga ana funksionale, përbëjnë dy aspekte studimi të një disipline të vetme gjuhësore, prandaj fonologjinë e quajnë edhe fonetikë funksionale. ASPEKTI FUNKSIONAL OSE FONOLOGJIK I TINGUJVE

×