Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Wir verwenden Ihre LinkedIn Profilangaben und Informationen zu Ihren Aktivitäten, um Anzeigen zu personalisieren und Ihnen relevantere Inhalte anzuzeigen. Sie können Ihre Anzeigeneinstellungen jederzeit ändern.

Albanian Language - verbs

Ähnliche Bücher

Kostenlos mit einer 30-tägigen Testversion von Scribd

Alle anzeigen

Ähnliche Hörbücher

Kostenlos mit einer 30-tägigen Testversion von Scribd

Alle anzeigen
  • Als Erste(r) kommentieren

Albanian Language - verbs

  1. 1. Folja Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës qëemërton një veprim si proces dhe qëka kategoritë gramatikore të vetës, të numrit, mënyrës, kohës, diatezës. Folja përbën bërthamën kryesore të fjalisë.
  2. 2. Klasifikimi I foljeve sipas funksionit dhe kuptimit► Foljet ndihmëse dhe► Foljet gjysmëndihmëse
  3. 3. Foljet ndihmëse► Folje ndihmëse quhet ato që shërbejnë për të ndërtuar forma analitike të foljes. Si folje ndihmëse në gjuhën shqipe shërbejnë foljet Kam dhe Jam, kur i paravendosen pjesores së foljes themelore, për të ndërtuar kështu forma analitike të së kryerës: Kam larë, Jam larë, të më se të kryerës: Kisha larë, isha larë etj.
  4. 4. Foljet Gjysmëndihmëse► Disa folje në disa tipa ndërtimesh përdoren me kuptim leksikor të zbehur, duke e humbur kështu mëvetësinë e tyre si folje të zakonshme. Si rrjedhim, po të merren të shkëputura nga togu ku bëjnë pjesë, ato nuk kanë mundësi të kryejnë funksionin e kallëzuesit. Këto folje quhen gjysmëndihmëse. Si folje gjysmëndihmëse do të merren: 1. folja këpujore Jam , 2. foljet me vlerë modale, 3. foljet që përdoren për të shprehur mënyrën e veprimit.
  5. 5. Folja Këpujore► Folje këpujore quhet ajo që shërben për të vënë në lidhje pjesën emërore(emër, mbiemër, përemër) të kallëzuesit me kryefjalën, pra që shërben si këpujë. P.sh. – është shumë i ndjeshëm – plotësoi infermierja.
  6. 6. Foljet me vlerë modale► Folje me vlerë modale quhen ato që shërbejnë për të shprehur modalitet, d.m.th. qëndrimin e folësit lidhur me veprimin e emërtuar nga folja ndjekëse. Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe përdoren: 1. mund , e ndjekur nga një folje në mënyrën lidhore; 2. duhet (a lipset), e ndjekur nga një folje në pjesore ose në mënyrën lidhore; 3. do , e ndjekur nga një folje në pjesore; 4. kam dhe jam , të ndjekura nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë.
  7. 7. Folja gjysmëndihmëse mund► E cila e shpreh kuptimisht modal të mundësisë ose të lejimite, ndeshet më fort në një formë të ngurosur për të gjitha vetat (e njëjësit dhe të shumësit), kur përdoret me vlerën e kohës së tashme ose të së pakryerës së mënyrës dëftore, si edhe kur përdoret me vlerën e kohës së ardhme ose të kohës së tashme dhe të së pakryerës së mënyrës lidhore.
  8. 8. Folja me vlerë modale do , e cilashpreh kuptimin modal të detyrimint,përdoret vetëm në kohën e tashme,në vetën e tretë njëjës e ndjekur nga pjesorja e foljes themelore.► Kjo folje me vlerë modale, që është më fort e gjuhës së folur, haset edhe në shqipen letrare: Vrulli i tyre vetëm do drejtura, do mbërthyer në vendin e duhur e atëherë ai do të bëjë çudira.
  9. 9. Me vlerë modale në gj shqipe përdoren edhe foljet jam dhe kam, të cilat, të ndjekura nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë, shprehin gjithashtu kuptimin modal të detyrimit, por në një formë më të zbutur se foljet duhet dhe do.► P.sh a) Po kjo s’duhet të na bëjë ne të mbyllim gojën edhe kur s’është për të mbyllur.► b) Ai psherëtiu sikur të kishte përpara një punë për të bërë.
  10. 10. Foljet që shprehin mënyrën ë veprimit.► Disa folje në togfjalësha të caktuar përdoren për të shprehur fillimin, vazhdimin, rritjen progresive ose mbarimin e veprimit të emërtuar nga fjala ndjekëse.► a) Për të shenjuar fillimin e një veprimi: filloj, nis, po ashtu përdoren edhe foljet zë,bëj, marr, vihem.► b) për të shenjuar vazhdimin e veprimit: vazhdoj, vijoj.► c) për të shprehur rritjen progresive të një veprimi: vij kur prihet nga lidhëza sa- Tingëllima sa vinte e rritej.► ç) për të shprehur mbarimin e veprimit, përdoret togfjalëshi bmarova së foluri. Po ashtu edhe mbaroj dhe pushoj.
  11. 11. Foljet kalimtare dhe jokalimtare► Sipasë mundësisë ose pamundësisë për të marrë një kondrinorë të djertë në fjali, foljet ndahen në dy grupe te mëdha: Kalimtare (transitive) dhe jokalimtare (intransitive).
  12. 12. Foljet kalimtare► Quhen kalimtare ato folje, të cilat emërtojmë veprime, që nuk mbeten tek ai që I kryen, por shkojnë e bien mbi një person a send tjetër, që në fjali shprehet me anë të një emri, përemri a çdo fjale tjetër të emërzuar në rasën kallëzore pa parafjalë. Folje kalimtare pra, quhen ato që kanë mundësi të marrin kundrina të drejta. P.sh dua, hap, kërkoj, marr, mbyll etj Plaku nuk donte të kujtonte asgjë, por kujtimet i vinin vërdallë si shtëllunga tymi dhe ai nuk i dëbonte dot nga mendja.
  13. 13. Foljet jokalimtare► Jokalimtare quhen ato folje, të cilat emërtojnë veprime që mbeten tek ai që i kryen. Ato mund të tregojnë gjendje, lëvizje etj. Të tilla janë: fle, dremit, rri, dal, hyj, shkoj, vrapoj ejt. P.sh Në qepallat u rëndonte gjumi e megjithatë nuk flinin; nuk flinin e nuk bisedonin, po rrinin të shtrirë rrëzë mureve të kasolles, që binte erë kashtë ë bar të thatë.
  14. 14. Kategoritë Gramatikore të foljes► Kategoria gramatikore e vetës.► Kategoria gramatikore e numrit.► Kategoria gramatikore e diatezës.► Kategoria gramatikore e mënyrës.► Kategoria gramatikore e kohës.
  15. 15. Kategoria gramatikore e vetës.► Kjo kategori shpreh lidhjen midis folësit dhe kryefjalës ( së shprehur ose të nënkuptueshme) të fjalës. Folja ka tri veta.► Ajo vihet në vetën e parë njëjës, përkatësisht shumës, atëherë kur kryefjala e fjalisë përfaqëson vetë folësin, përkatësisht një grup personash ku bën pjesë edhe folësi.► Kur kryefjala e fjalisë përfaqëson bashkëbiseduesi, përkatësisht një grup personash ku bën pjesë edhe folësi, atëherë folja vihet në vetën e dytë njëjës, përkatësisht shumës.► Kur kryefjala e fjalisë përfaqëson një a disa persona a sende, qe s’marrin pjesë në bashkëbisedim, atëherë folja vihet në vetën e tretë njëjës, përkatësisht shumës.► Shumica e foljeve përdoren në të tri vetat. Por ka edhe një numër jo të vogël asosh që përdoren vetëm në vetën e tretë. Ndër këto dallohen dy grupe: a) Folje që mund të kenë një kryefjalë të shprehur, ose të nënkuptueshme; b) folje që nuk kanë kryefjalë të shprehur, as të nënkuptueshme. Të parat quhen folje njëvetore ; kurse të dytat quhen folje pavetore.
  16. 16. Foljet njëvetore► 1. Foljet që emërtojnë veprime karakteristike për kafshët dhe që, si rrjedhim, përdoren vetëm në vetën e tretë. Të tilla janë: hingëllin (kali), kakaris (pula) etj.► 2.foljet që tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore, si bie (shi, borë ejt), fryn (erë, tufan ejt.► 3.foljet e tipit (s’më) besohet, (më) bëhet, duket, (s’më) kujtohet etj.► 4.disa folje kalimtare, si: di, lejoj, ndaloj, them etj.► 5. edhe foljet jam, vij, shkoj, dal etj. Në shprehje të tilla si: (s’) është mirë, (s’) është keq, (s’) është e arsyeshme etj.
  17. 17. Foljet pavetore► 1. disa folje ose shprehje foljore që emërtojnë dukuri atmosferike, si: vetëtin, bubullin, veson, bën ftohtë, bën freskët, bën ngrohtë etj.► 2. foljet me vlerë modale duhet dhe do► 3.folja kam,në vetën e tretë njëjës, kur përdoret me kuptimin e foljeve ndodhet (a ndodhen), ekziston (a ekzistojnë) ejt. P.sh Ka e s’ka fshatra me kroje, po kroje si ato të Voskopojës s’gjen gjëkundi.► 4.disa folje jokalimtare në formë joveprore të shoqëruara ose jo me një pjesëz mohimi, si: s’shkohet, s’rrihet, s’rrohet, s’flitet etj.
  18. 18. Kategoria gramatikore e numrit► Kategoria gramatikore e numrit te folja ka karakter thjesht sintaksor, sepse kushtëzohet nga numri I kryefjalës së shprehur ose të nënkuptueshme.
  19. 19. Kategoria gramatikore e diatezës.► Diateza është ajo kategori gramatikore, nëpërmjet së cilës shprehet lidhja midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës (së shprehur ose të nënkuptueshme) te fjalisë. Lidhjet midis veprimit dhe kryefjalës së fjalisë morfologjikisht shhprehet me dy palë forma, që I kundërvihen njëra-tjetrës dhe që do të quhen forma veprore dhe joveprore të foljes.► Kategorin e diatezës e kanë ato folje që kanë mundësi të përdoren si në formën veprore ashtu edhe në atë joveprore me kundërvëniet kuptimore përkatëse.► Duke u mbështetur në llojet e ndryshme të lidhjeve midis veprimit të emërtuar nga folja dhe kryefjalës së fjalisë, si edhe në kundërvënien e formave përkatëse (veprore – joveprore), në gjuhën shqipe dallohen katër diateza, që janë: 1. diateza veprore; 2. diateza pësore; 3. diateza vetvetore; 4. diateza mesore
  20. 20. Kategoria gramatikore e mënyrës► Nëpërmjet kategorisë gramatikore të mënyrës shprehet lidhja midis veprimit të emërtuar nga folja dhe realitetit objektiv. Pra, me anë të kësaj folësi shpreh qëndrimin e tij ndaj veprimit të erërtuar nga folja, duke e paraqitur atë si të vërtetë, të mundshëm, të dëshirueshëm etj. Këtë kategori e kanë vetëm forma e shtjelluar e foljes. Në gjuhën shqipe dallohen gjashtë mënyra të foljes: dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore.
  21. 21. Kategoria gramatikore e kohës► Me këtë shprehet lidhja midis kohës kur kryhet veprimi i emërtuar nga folja dhe një çasti të caktuar, që merret si bazë për marrëdhëniet kohore. Si bazë për marrëdhëniet kohore në gjuhën e folur merret çasti i ligjërimit, kurse në gjuhën e shkruar merret ose çasti kur shkurajmë, ose një çast tjetër i përfytyruar.► Kohët themelore të foljes janë tri: e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja
  22. 22. Zgjedhimi i foljeve► Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara, që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës e kohës, si edhe e formave të pashtjelluara. Zgjedhimi në gjuhën shqipe është dy llojesh: vepror dhe jovepror.
  23. 23. Foljet e parregullta► Këto ndahen në dy grupe kryesore: folje të parregullta suplitive dhe folje të parregullta josuplitive.
  24. 24. Foljet e parregullta suplitive► Ja-m qe-shë qen-në► Ka-m pat-a pas-ur► Bie prur-a prur-ë► Bie ra-shë rë-në► Ha hëngr-a ngrë-në► Jap dha-shë dhë-në► Rri ndenj-a ndenj-ur► Shoh pa-shë pa-rë► Vi-j erdh-a ardh-ur
  25. 25. Foljet e parregullta josuplitive► The-m tha-shë thë-në► Dua de-sha dash-ur► Lë la-shë lë-në► Vdes vdiq-a vdek-ur► Vete vajt-a vajt-ur
  26. 26. Tipet e zgjedhimeve► Foljet e rregullta ndahen në tri zgjedhime.► Zgjedhimi i parë përfshin folje që në trajtën përfaqësuese dalin me temë zanore dhe marrin mbaresën j: la-j, gje-j puno-j etj.► Zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore dhe nuk marrin anjë mbaresë: hap, mbyll, kap, lidh, rrit,vdes,shes etj.► Zgjedhimi i tretë përfshin një numër të kufizuar foljesh që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe nuk marrin asnjë mbaresë: pi, fle, di, lë, vë, zë shpie etj.
  27. 27. Mënyra dëftore koha e tashme► Unë kam jam laj hap► Ti ke je lan hap► Ai ajo ka është lan hap► Ne kemi jemi lamjë hapim► Ju keni jeni lajni hapin► Ataato kanë janë lajnë hapin
  28. 28. Koha e pakryer► Unë kisha isha laja hapja► Ti kishe ishe laje hapje► Ai kishte ishte lante hapte► Ne kishim ishim lanim hapnim► Ju kishit ishit lanit hapnit► Ata kishin ishin lanin hapnin
  29. 29. Koha e kryer e thjeshtë► Unë pata qeshë lava hapa► Ti pate qe lave hape► Ai pati qe lau hapi► Ne patëm qemë lamë hapëm► Ju patët qetë latë hapët► Ata patën qenë latë hapën
  30. 30. Koha e kryer► Unë kam larë kam hapur► Ti ke larë ke hapur► Ai ka larë ka hapur► Ne kemi larë kemi hapur► Ju keni larë keni hapur► Ata kanë larë kanë hapur
  31. 31. Koha më se e kryer► Unë kisha larë► Ti kishe larë► Ai kishte larë► Ne kishim larë► Ju kishit larë► Ata kishin larë
  32. 32. Koha e kryer e tejshkuar► Unë pata larë► Ti pate larë► Ai pati larë► Ne patëm lare► Ju patët larë► Ata patën larë
  33. 33. Koha e ardhme► Unë do të kem do të jem do të laj► Ti do të kesh do të jesh do të lash► Ai do të ketë do të jetë do të lajë► Ne do të kemi do të jemi do të lajmë► Ju do të keni do të jeni do të lani► Ata do të kenë do të jenë do të lajnë►
  34. 34. Koha e ardhme e përparme► Unë do të kem larë► Ti do të kesh larë► Ai do të këtë larë► Ne do të kemi larë► Ju do të keni larë► Ata do të kenë larë
  35. 35. Koha e ardhme e së shkuares► Unë do të kisha. Do të laja► Ti do të kishe. Do të laje► Ai do të kishte. Do të lante► Ne do të kishim. Do të lanim► Ju do të kishit. Do të lanit► Ata do të kishin. Do të lanin
  36. 36. E ardhmja e përparme e së shkuarës► Unë do të kisha larë► Ti do të kishe larë► Ai do të kishte larë► Ne do të kishim larë► Ju do të kishit larë► Ata do të kishin larë
  37. 37. Mënyra Habitore Koha e tashme► Unë pas-kam. Qenkam. Lakam► Ti pas-ke. Qenke. Lake► Ai pas-ka. Qenka. Laka► Ne pas-kemi. Qenkemi. Lakemi► Ju pas-keni. Qenkeni. Lakeni► Ata pas-kan. Qenkan. Lakan
  38. 38. Koha e shkuar E pakryera► Unë paskësha. Qenkësha► Ti paskëshe. Qenkëshe► Ai paskësh. Qenkësh► Ne paskëshim. Qenkëshim► Ju paskëshit. Qenkëshit► Ata paskëshin. Qenkëshin
  39. 39. E kryera► Unë paskam larë► Ti paske larë► Ai paska larë► Ne paskemi larë► Ju paskeni larë► Ata paskan larë
  40. 40. Më se e kryera► Unë paskësha larë► Ti paskëshe larë► Ai paskësh larë► Ne paskëshim larë► Ju paskëshit larë► Ata paskëshin larë
  41. 41. Mënyra lidhore Koha e tashme► Unë të kem. Të jem. Të laj► Ti të kesh. Të jesh. Të lash► Ai të ketë. Të jetë. Të lajë► Ne të kemi. Të jemi. Të lajmë► Ju të keni. Të jeni. Të lani► Ata të kenë. Të jenë. Të lajnë
  42. 42. Koha e shkuar e pakryera► Unë të laja► Ti të laje► Ai të lante► Ne të lanim► Ju të lanit► Ata të lanin
  43. 43. E kryera► Unë të kem larë► Ti të kesh larë► Ai të ketë larë► Ne të kemi larë► Ju të keni larë► Ata të kenë larë
  44. 44. Më se e kryera► Unë të kisha larë► Ti të kishe larë► Ai të kishte larë► Ne të kishim larë► Ju të kishit larë► Ata të kishin larë
  45. 45. Mënyra kushtore Koha e tashme► Unë të kisha► Ti të kishe► Ai të kishte► Ne të kishim► Ju të kishit► Ata të kishin
  46. 46. E kryera► Unë do të kisha pasur► Ti do të kishe pasur► Ai do të kishte pasur► Ne do të kishim pasur► Ju do të kishit pasur► Ata do të kishin pasur
  47. 47. Mënyra dëshirore Koha e tashme► Unë paça. Qofsha lafsha► Ti paç. Qofsh lafsh► Ai pastë. Qoftë laftë► Ne paçim. Qofshim lafshim► Ju paçi. Qofshi lafshi► Ata paçin. Qofshin lafshin
  48. 48. E kryera► Unë paça larë► Ti paçe larë► Ai pastë larë► Ne paçim larë► Ju paçi larë► Ata paçin larë
  49. 49. Mënyra urdhërore► Ti ju► Laj lani► Fryj fryni► Shkruaj shkruani► Thyej thyeni► Ziej zieni► Blej blini► Ki kini► Ji jini
  50. 50. Format e pashtjelluara të foljes Pjesorja► Punuar, larë, fshirë, ditur, bërtitur, etj .
  51. 51. Format e pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën e pjesores Forma e pashtjelluar mohore (pa larë)► Pa larë, pa vënë, pa hapur, pa ngrënë, etj.
  52. 52. Përcjellorja► Duke larë, duke ngrënë, duke hapur, etj.
  53. 53. Zgjedhimi Jovepror► Ndërtohet me tri mjete gjuhësore të ndryshme: 1,me anë mbaresash, 2, me anë të pjesëzës U, 3, me anë të foljes ndihmëse jam.
  54. 54. Mënyra Dëftore Koha e tashme► Unë lahem.► Ti lahesh.► Ai lahet.► Ne lahemi.► Ju laheni.► Ata lahen.
  55. 55. E pakryer► Unë lahesha.► Ti laheshe.► Ai lahej.► Ne laheshim.► Ju laheshit.► Ata laheshin.
  56. 56. Koha e kryer e thjeshtë► Unë u lava► Ti u lave► Ai u la► Ne u lamë► Ju u latë► Ata u lanë
  57. 57. E kryera► Unë jam larë► Ti je larë► Ai është larë► Ne jemi larë► Ju jeni larë► Ata janë larë
  58. 58. Më se e kryera► Unë isha larë► Ti ishe larë► Ai ishte larë► Ne ishim larë► Ju ishit larë► Ata ishin larë
  59. 59. Koha e kryer e tejshkuar► Unë qeshë larë► Ti qe larë► Ai qe larë► Ne qemë larë► Ju qetë larë► Ata qenë larë
  60. 60. E ardhme► Unë do të lahem► Ti do të lahesh► Ai do të lahet► Ne do të lahemi► Ju do të laheni► Ata do të lahen
  61. 61. Koha e ardhme e përparme► Unë do të jem larë► Ti do të jesh larë► Ai do të jetë larë► Ne do të jemi larë► Ju do të jeni larë► Ata do të jenë larë
  62. 62. Mënyra lidhore Koha e tashme► Unë të lahem► Ti të lahesh► Ai të lahet► Ne të lahemi► Ju të laheni► Ata të lahen
  63. 63. Koha e pakryer► Unë të lahesha► Ti të laheshe► Ai të lahej► Ne të laheshim► Ju të laheshit► Ata të laheshin
  64. 64. Koha e kryer► Unë të jem larë► Ti të jesh larë► Ai të jetë larë► Ne të jemi larë► Ju të jeni larë► Ata të jenë larë
  65. 65. Koha më se e kryer► Unë të isha larë► Ti të ishe larë► Ai të ishte larë► Ne të ishim larë► Ju të ishit larë► Ata të ishin larë
  66. 66. Mënyra Kushtore Koha e tashme► Unë do të lahesha► Ti do të laheshe► Ai do të lahej► Ne do të laheshim► Ju do të laheshit► Ata do të laheshin
  67. 67. Koha e kryer► Unë do të isha larë► Ti do të ishe larë► Ai do të ishte larë► Ne do të ishim larë► Ju do të ishit larë► Ata do të ishin larë
  68. 68. Mënyra Habitore Koha e tashme► Unë u lakam► Ti u lake► Ai u laka► Ne u lakemi► Ju u lakeni► Ata u lakan
  69. 69. Koha e pakryer► Unë u lakësha► Ti u lakëshe► Ai u lakësh► Ne u lakëshim► Ju u lakëshit► Ata u lakëshin
  70. 70. Koha e kryer► Unë qenkam larë► Ti qenke larë► Ai qenka larë► Ne qenkemi larë► Ju qenkeni larë► Ata qenkan larë
  71. 71. Koha më se e kryer► Unë qenkësha larë► Ti qenkëshe larë► Ai qenkësh larë► Ne qenkëshim larë► Ju qenkëshit larë► Ata qenkëshin larë
  72. 72. Mënyra Dëshirore Koha e tashme► Unë u lafsha► Ti u lafsh► Ai u laftë► Ne u lafshim► Ju u lafshi► Ata u lafshin
  73. 73. Koha e kryer► Unë qofsha larë► Ti qofsh larë► Ai qoftë larë► Ne qofshim larë► Ju qofshi larë► Ata qofshin larë
  74. 74. Mënyra Urdhërore► Ti lahu, mos u la► Ju lahuni, mos u lani

×