2. Dibër ose Dibra e Madhe është një qytet në pjesën
perëndimore të Maqedonisë së Veriut pranë kufirit me
Shqipërinë, jashtë rrugës nga Struga në Gostivar. Është
poashtu komunë apo bashki Komuna e Dibrës. Dibra ka një
shumicë etnike shqiptare prej 74% dhe është qyteti i vetëm
i Maqedonisë së Veriut në të cilën maqedonasit etnikë nuk
renditen në vendin e parë apo të dytë demografikisht.
Gjuhët zyrtare janë shqipja dhe maqedonishtja. Dibra në
planin kombëtar shqiptar është qytet i rëndësishëm
për Kongresin e Dibrës, i mbajtur më 1909, i cili deklaroi që
gjuha shqipe mund të mësohej brenda Perandorisë Osmane
3. Korabi është Mali më i lartë në Shqipëri. I mundshëm për ecje malore duke
filluar nga Maja e Korabit, fshati turistik i Radomirës, fusha e Korabit dhe
në bjeshkën e Gramës, stanet e Kaloshëve, në Rabdishtin turistik, me
Hinosken e shtëpitë pritëse të Fidallarëve dhe nëpër Valivar në malin e
Kërcinit dhe shumë atraksione natyrore dhe kulturore në zonën e
Maqellarës
4. Drini i Zi, së bashku me luginat e mëdha përreth, është një zonë jashtëzakonisht e bukur e Shqipërisë, e
e cila kryesisht mbetet për t’u eksploruar. Lumi shtrihet në të gjithë verilindjen e Shqipërisë dhe, në
perëndim, arrin deri në detin Adriatik. Drini i Zi vjen nga Liqeni i Ohrit në Maqedoni dhe kalon nëpër
rrethin e Dibrës deri në qytetin e Kukësit, në kufirin shqiptar.
5. Ujëvara në bjeshkët e Tanushës, pas malit të Zimurit dhe Skertecit në zonën
e Rekës së Maqedonisë, shume afër fshatrave të Zagradit, Cerjanit dhe
Rabdishtit, pjesë e shtigjeve turistike te vargmalit te Korabit. Foto e mare
nga Dibra Turistike.