Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Gjeo. ekonomike-Viti II
1. 1
REPUBLIKA E SHQIPERISE
UNIVERSITETI I TIRANES
FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI
DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISE
GJEOGRAFI EKONOMIKE
KORRUPSIONI NE BALLKANIN PERENDIMOR
Punoi: Drejtoi:
Ekloida BENGU Prof.asc.dr Merita DOLLMA
Tiranë, 2017
2. 2
Përmbajtja
Prezantimi i detyrës…………………………………………………………………………...fq.2
Analizimi i detyrës…………………………………………………………………………….fq.2
Shkaqet e korrupsionit…………………………………………………………………………fq.2
Pasojat e korrupsionit………..……………..……………….……………………………….....fq.3
Minimizimi i korrupsionit……..……………………………………………………………….fq.3
Konkluzione……………………………………………………………………………………fq.3
Literatura…………………………………………………………………………………….…fq.4
3. 3
Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor
Korrupsioni është një dukuri që prek pothuajse çdo vend në botë. Kjo dukuri ka të bëjë me
shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës të subjekteve juridike, të cilëve iu është
premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar apo pranuar nga këta në mënyrë direkte ose indirekte një lloj
shpërblimi kundrejt një shërbimi të kryer. Sipas organizatave botërore në studim të çështjeve të
korrupsionit, Transperancy International dhe Freedom House, ku kjo e fundit vlerëson nivelin e
demokracisë në botë, marrim vendet e Ballakanit Perëndimor për të parë nivelin e tyre të
korrupsionit, renditjen e tyre në botë në bazë të korrupsionit, të njihemi me nivelin e
demokracisë së tyre, shkaqet pse gjenden në këtë situatë dhe sfidat e tyre për të ardhmen.
Vendet e Ballkanit Perendimor, ku bëjnë pjesë: Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia
dhe Bosnje-Herzegovina, janë vende me një të shkuar të përbashkët, pra vende të ish-Bashkimit
Sovjetik me regjim komunist, ekonomi të centralizuar dhe që nuk kishin mundësi komunikimi
me jashtë. Gjithashtu, këto janë shtete të reja, pasi kanë jo më shumë se 30 vite të shkëputura nga
Bashkimi Sovjetik1. Sipas raportit të Transparency International të vitit 2015, Shqipëria
vlerësohet me 36%, Kosova me 33%, Serbia me 40%, Maqedonia me 42%, Mali i Zi me 44%
dhe Bosnjo-Hercegovina me 38%2. Raporti i 2016-tës tregon se këto vende janë përmirësuar, ku
Shqipëria renditete e 83-ta me 39%, Kosova e 95-ta me 36%, Serbia e 72-ta me 42%, Maqedonia
e 90-ta me 37%, Mali i Z ii 64-ti me 45% dhe Bosnjo-Herzegovina e 83-ta me 39%3.
Një tjetër raport i rëndësishëm që tregon nivelin e korrupsionit, por nëpërmjet vlerësimit të
nivelit të demokracisë është Freedom House.Në bazë të vlerësimit të saj për vende të ndryshme
të botës, ku Shqipërinë e vlerëson me 3 pikë nga 7 të mundshme, Kosovën me 3.5, Serbine me 2
pkë, Maqedoninë me 3.5, Malin e Zi me 3 dhe Bosnje-Herzegovinën me 3.54. Gjithashtu, kjo
organizatë bën vlerësime mbi të drejtën politike dhe lirinë civile të vendeve e sipas raporteve te
2016-tës, vlerëson me 3 pikë Shqipërinë mbi të drejtën politike dhe 3 pikë për të lirinë civile,
Kosovën me 3 pikë për të drejtën politike dhe 4 pikë për lirinë civile, Serbine 2 pikë për të
drejtën politike, po aq dhe për lirinë civile, Maqedoninë me 4 pikë për të drejtën politike dhe 3
pikë për lirinë civile, Malin e Zi me 3 pikë për të drejtën politike , po ashtu dhe për të drejtën
civile dhe Bosnje-Herzegovinën me 4 pikë për të drejtën politike dhe liria civile me 3 pikë5.
1 Tim Dunne, Milja Kurksi,Steve Smith, 2010, Teori të marrëdhënieve ndërkombëtare disiplina dhe
shumëllojshmëria,faqe236
2 Transparency Iternacional (TI),2015,Tableof results:Corruption Perception Index, Transparency International
publishing,Albania,Kosovo,Montenegro, Serbia,Macedonia,Bosnia-Herzegovina
3 Transparency Iternacional (TI), 2016, Table of results: Corruption Perception Index, Transparency International
publishing, Albania, Kosovo, Montenegro, Serbia, Macedonia, Bosnia-Herzegovina
4 Freedom House, 2016, Tableof results:Freedom in the World,Freedom Ratingpublishing,Albania,Kosovo,
Montenegro, Serbia,Macedonia,Bosnia-Herzegovina
5 Freedom House, 2016, Tableof results:Freedom in the World,Civil Liberties & Political Rights publishing,
Albania,Kosovo,Montenegro, Serbia,Macedonia,Bosnia-Herzegovina
4. 4
Shkaqet se pse këto vende gjenden në një nivel të tillë korrupsioni janë të shumta, por një pjesë e
tyre lidhet me historikun e këtyre vendeve, i cili ka lënë pasoja ose pasojat e së shkuarës shfaqen
tani. Disa nga këto shkaqe janë: së pari, mungesa e një kulture demokratike, duke qenë se këto
vende për një periudhë të gjatë kohore kanë qenë nën regjimin komunist. Për pasojë ende ato sot
nuk kanë bërë të tyren kulturën demokratike, pra parimet dhe të drejtat themelore që ky sistem
ofron. Së dyti, sërish si pasojë e një mungese demokratike kemi mosndarje të pushteteve, që do
të thotë se në këto vende ekzekutivi, gjyqësori dhe legjislativi nuk jane të pavarura, pra nuk e
ushtrojne funksionin e tyre në liri të plotë. Së treti, si pasojë e dy shkaqeve të sipërpërmendura,
është mungesa e institucioneve ose institucionet e pakonsoliduara, pasi kjo ndikon në nivelin e
korrupsionit në këto vende.
Në përfundim mund të themi që raportet për nivelin e korrupsionit të vitit të kaluar, krahasim me
atë të këtij viti kanë treguar se ka mundësi që këto vende të përmirësojnë vlerësimin e tyre,
pavarësisht se kjo kërkon kohë, por nëse këto vende vendosin prioritete dhe qëllime si
psh.nëtarësimi në Bashkimin Evropian, apo në organizata të tjera, të cilat një ndër kriteret bazë të
anëtaresimit në bashkësitë e tyre është dhe kriteri ligjir e administrative.