Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 17 Anzeige
Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Aktuellste (20)

Anzeige

1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt

  1. 1. ARSIMI GJITHËPËRFSHIRËS
  2. 2. Mirëseardhja Prezantimet e pjesëmarrësve dhe pritshmëritë • Çfarë dëshironi të arrini gjatë këtij programi trajnimi? • Sa jeni të familjarizuar me arsimin gjithëpërfshirës?
  3. 3. Rezultatet e pritshme Njohja me konceptet e arsimit gjithëpërfshirës.  Njohja me perspektivat dhe zhvillimi i vizionit për arsimin gjithëpërfshirës.  Të kuptuarit e përbashkët të sfidave të arsimit gjithëpërfshirës. Të kuptuarit e përbashkët të vizionit të një shkolle gjithëpërfshirëse.
  4. 4. Arsimi gjithëpërfshirës Arsimi për të gjithë /gjithëpërfshirja është një lëvizje ndërkombëtare për të zgjeruar dhe për të konsoliduar mundësitë e të nxënit për të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit në botë.
  5. 5. Dokumentet ndërkombëtare për arsimin gjithëpërfshirës  1948 - Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut  1989 - Konventat e KB për të drejtat e fëmijës,  1990 - Deklarata Botërore Edukim për të gjithë,  1993 - Standardet e KB  1994 - Deklarata e Salamankës  2000 - Deklarata Botërore në Dakar  2001 - EFA/Edukimi për të gjithë  2008- Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar
  6. 6. Gjithëpërfshirja në arsim - përkufizime  Parimi kryesor i arsimit për të gjithë është që të gjithë të njerëzit të kenë të drejtën në arsim, e cila e drejtë është e garantuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut  Sipas UNESCO-s (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) (2009), gjithëpërfshirja në arsim mund të shihet si një aspekt i përfshirjes në shoqëri. Është proces i adresimit të përgjigjes ndaj nevojave të ndryshme të të gjithë fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes në mësim, kultura dhe komunitete, si dhe reduktimit dhe eliminimit të përjashtimit nga arsimi.  Sipas OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) (2010) një sistem i suksesshëm shkollor trajton diversitetin si burim të zhvillimit potencial dhe jo si pengesë e natyrshme për performancën e nxënësve.  Korniza strategjike për bashkëpunim evropian në ”Arsim dhe aftësim 2020” (ET 2020) thekson se arsimi duhet të promovojë kompetencat ndërkulturore, vlerat demokratike dhe respektimin e të drejtave themelore dhe të mjedisit, si dhe të luftojë të gjitha format e diskriminimit, duke i pajisur të gjithë të rinjtë për të bashkëvepruar pozitivisht me moshatarët e tyre me prejardhje të ndryshme.
  7. 7. Dokumentet ndërkombëtare për arsimin gjithëpërfshirës  Parimi kryesor i arsimit për të gjithë është që të gjithë të njerëzit të kenë të drejtën në arsim e cila e drejtë është e ruajtur në nenin 26 të Deklaratës universale të drejtave të njeriut të viti 1948 dhe në nenin 13 të marrëveshjes ndërkombëtare të UNESCO-s mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.  Konventa e kombeve të bashkuara (KB) mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar e vitit 2007 është një marrëveshje ndërkombëtare e cila identifikon "të drejtat e personave me aftësi të kufizuar si dhe obligimet e shteteve anëtare të Konventës për të promovuar, mbrojtur dhe siguruar këto të drejta. “  Deklarata e Salamankës - korniza për veprim mbi arsimin me nevoja te veçanta thekson se shkollat duhet t’i pranojnë te gjithë fëmijët pavarësisht nga gjendja fizike, intelektuale, shoqërore , emocionale, gjuhësore etj.
  8. 8. Korniza e arsimit gjithëpërfshirës në shkallë vendi Promovimi dhe ofrimi i arsimit për të gjithë Nivel vendi Promovimi, ofrimi i mbështetjes dhe informimi mbi programet që mbështesin arsimin gjithëpërfshirës Promovimi dhe zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse në shkolla Zhvillimi i një kornize ligjore gjithëpërfshirëse Zhvillimi i politikave arsimore gjithëpërfshirëse Bashkëpunimi ndërsektorial dhe me OJQ Ofrimi i burimeve të mjaftueshme Ofrimi i një kornize gjithëpërfshirëse në shkallë vendi Ofrimi i mbështetjes dhe udhëzimeve për komuna/ bashki
  9. 9. Pse arsim gjithëpërfshirës ?  Sigurimi i mundësive të barabarta.  Përmirësimi i rezultateve të të nxënit.  Përmirësimi i efektivitetit të financimit dhe qeverisjes.  Shumë fëmijë nuk janë në gjendje të lexojnë edhe pas përfundimit të arsimit fillor.  Disa braktisin shkollën menjëherë pas arsimit të detyrueshëm etj.  Fëmijët e grupeve minoritare (etnike, gjuhësore etj.).  Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.  Përfshirje e ulët e fëmijëve të moshës 0-3 dhe 3-6 vjeçare në programet e fëmijërisë së hershme.
  10. 10. Arsimi gjithëpërfshirës Shumë sisteme arsimore në vende të ndryshme janë në faza të ndryshme për sa i përket ofrimi të arsimit për të gjithë: Përjashtimi, veçimi Integrimi Gjithëpërfshirja
  11. 11. Aktiviteti -1 Historia e Pepes
  12. 12. Qasja – Pjesëmarrja – Arritja Arsimi gjithëpërfshirës ka të bëjë me qasjen, pjesëmarrjen dhe arritjen nga të gjithë nxënësit. • Qasja e personit dhe e sistemit • Fokusi te nxënësit që janë vulnerabël për t‘u përjashtuar. • Fokusi te sistemi – identifikoni dhe përpiquni të kapërceni barrierat për gjithëpërfshirjen. Fokusi te sistemi: Mjediset e të nxënit, qëndrimet dhe metodat i përgjigjen diversitetit dhe promovojnë gjithëpërfshirjen. Kapërcimi i pengesave Fokusi te nxënësi: Respektimi i pikëpamjeve të tyre dhe ofrimi i mbështetjes së përshtatshme si garantues të të drejtave. Fuqizimi Arsimi gjithëpërfshirës Përgjigja ndaj diversitetit Krijimi i situatave dhe sistemeve sociale pjesëmarrëse
  13. 13. Komponentet bazë të arsimit gjithëpërfshirës Qasja: I referohet faktorëve të të dhënave që kanë lidhje me shkollën dhe që lehtësojnë ose pengojnë aksesin e fëmijëve vulnerabël dhe ndikojnë në faktin nëse një fëmijë është i pranishëm në klasë apo jo. Kjo përfshin edhe aksesin në sistemet e mbështetjes së nevojshme dhe në kurrikulën e përgjithshme. Pjesëmarrja: I referohet faktorëve të procesit që ka lidhje me shkollën dhe që lehtësojnë ose pengojnë sensin e përkatësisë, kompetencës dhe sensin e autonomisë së fëmijës. Pjesëmarrja kuptimplotë ndahet me shokët e të njëjtës grupmoshë dhe orientohet drejt qëllimeve që janë në të njëjtën linjë me shoqërinë dhe individin. Arritja: I referohet efekteve të shkollës të fëmijët dhe të rinjtë: Çfarë ka arritur fëmija si rezultat i pjesëmarrjes në arsim? Çfarë përfiton ai pasi ka ndjekur shkollën?
  14. 14. Aktiviteti -2 Mendoni për shkollën ku ju punoni dhe shqyrtoni qajsen-pjesëmarrjen-arritjen
  15. 15. Qasja - Strategjitë e mundshme:  Heqjen e shpenzimeve të shkollës dhe reduktimin e kostove si uniformat dhe librat.  Mobilizimi i komunitetit.  Mbështetje me programe për kthimin e fëmijëve që punojnë në shkollë.  Adresimi i qëndrimeve stigmatizuese në shkolla për fëmijët e margjinalizuar.  Ushqimi në shkollë,  Shërbimet shëndetësore në shkolla p.sh., trajtimet e ndryshme.  Transfertat e parave për familjet në nevojë.  Sigurimi i ujit të pijshëm dhe i tualeteve për djem dhe vajza.  Kujdesi në fëmijërinë e hershme.  Programet e dhënies së mundësisë së dytë (shansit të dytë).
  16. 16. Pjesëmarrja dhe cilësia - Strategjitë e mundshme:  Trajnimin e mësuesve para dhe gjatë punësimit për njohuri dhe aftësi që lidhen me mësimdhënien gjithëpërfshirëse.  Përmirësimin e objekteve shkollore.  Zhvillimin e shkollave dhe klasave miqësore për fëmijët.  Kurrikul që promovon gjithëpërfshirjen.  Ndërhyrjet e synuara për shtresat e popullsisë dhe qarqet e margjinalizuara.  Politikat e zhvillimit të mësuesve për të adresuar çështjet e vendit të punës.
  17. 17. FALEMINDERIT

×