1. REPUBLIKA E SHQIPERISE
UNIVERSITETI ‘’ FAN S . NOLI’’
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJIS
DEPARTAMENTI PSIKO-PEDAGOGJIS DHE HISTORI-GJEOGRAFIS
DEGA HISTORI - GJEOGRAFI
DETYRE KURSI
3. Shtrirja gjeografike :
Shtrihet për rreth 16,46 km²[4] ,ne lindje jane Alpet Shqiptare ku spikasin majat e Cukalit (1.722
m),Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700
m), në perëndim dhe deti Adriatik .
Në rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të
cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët
gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor,
lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogajbuzë liqenit, Sarda në Vau Dejës deri
në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth,Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.
Reliev : Shkodrës i takojnë 13 maja në Alpe, që i kapërcejnë të 2000m lartësi si: Jezerca (2694m),
Papluka, Mali i Vilës, Radohima (2570m), Mali i Shënikut (2550m) si dhe Biga e Gimajve (mbi 2200m) etj.
Krahas këtyre majave në Shkodër gjenden male të tjera më të ulëta si Taraboshi (595m), Shita e Hajmelit
e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kodhelit, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes.
Klima : Shtrirja në mes larmise se formave te relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afërsia
me Deti Adriatik dhe liqenin e Shkodrës kanë përcaktuar edhe klimën e saj, një klimë mesdhetare me
dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare në vit variojnë nga 14,5
°C deri ne 16,8 °C. Temperatura në Janar është nga 1,9 °C deri në 9 °C. Në dimër fryn era e murlanit
(erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me
reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet është e madhe. Mesatarisht aty bie 2000
mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.
Hidrografia : Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë
lumenjtë Drini 285 km, Buna 44 km (i vetmi lumë i lundrueshëm), Kiri 51 km, Shala që përbëhet nga dy
përrenj, Cemi, dhe burimet ujore.
Ndër luginat më të bukura në rrethin e Shkodrës është lugina e Shalës (e përbërë nga dy lugina të vogla:
lugina e Kopreut dhe lugina e Thethit), lugina e Kirit dhe lugina e Përroit të Thatë
Përveç lumenjve, është e pasur edhe me liqene: Liqeni i Shkodrës zë një sipërfaqe 368 km2 nga e cila
149 km2 përfshihet brenda territorit të Shqipërisë. Eshtë liqen i cekët, me florë e faunë shumë të pasur.
Në këtë liqen jetojnë 50 lloje peshqish. Në brigjet e tij shtrihen fshatrat turistikë të Shirokës dhe të Zogajt.
Liqeni është preferenca e çdo shkodrani. Krahas liqenit të Shkodrës kemi tre liqene artificiale: Liqeni i
Vaut të Dejës, liqeni i Komanit dhe Liqeni i Shtodrit.
4. Bota bimore dhe shtazore : Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje
bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore,
lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara.
Historiku :
Qyteti I Shkodres Historikisht shkodra ka qene nje nder qytetet kryesore shqiptare .zhvillimin me te madh
e mori gjat shekullit XIX . me 1870 ajo kishte 50 000 banore . U be nyja e rendesishme tregetare per
gjithe Ballkanin .
Që më 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore në shumë vende të huaja. Si port
konsiderohej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Gjatë viteve të Lidhjes së
Prizrenit (1878), Shkodra u bë vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Në këtë kohë,
dega e Lidhjes në Shkodër kishte gardën e saj, e cila ishta nga më veprueset dhe ndihmoi
në mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, si dhe në luftën e Ulqinit.
Shkodra ka qenë gjithashtu një vatër kulturore mjaft e rëndësishme. Përmendim këtu
bibliotekën e Bushatllinjve dhe Fototekën Marubi, e cila njihet si ndër më të vjetrat e
Ballkanit dhe me vlera të pazëvendësueshme. Gjatë luftës ballkanike dhe luftës së parë
botërore, Shkodra u bë pré e synimeve grabitqare të Malit të Zi dhe Serbisë. Popullsia
shkodrane e mbrojti qytetin për shtatë muaj me radhë kundër ushtrive rrethuese, por më
23.04.1913, ushtritë serbo-malazeze hynë në qytet përmes tradhëtisë së Esat Pashë
Toptanit.
Serbo-malazezët u detyruan të dilnin pas disa muajsh dhe Shkodra kaloi më vonë nën
protektorat ndërkombëtar. Qyteti i kaloi qeverisë së Tiranës më 1920.
Shkodra mund të përmendet edhe si qendër e katolicizmit shqiptar. Ishte qyteti i fundit shqiptar
që ra nën sundimin osman më 1479, dhe qyteti që kundërshtoi më së shumti ardhjen e
komunizmit më 1944. Qytetarët shkodranë ishin të parët që rrënuan simbolet e diktaturës më
1989. Aty filloi edhe shkëndija e parë e protestave gjithëpopullore kundër komunizmit në fundin
e vitit 1990.
5. Shkodra eshte nje qytet ne veri te Shqiperise, e cila ka mjaft arsye per t’u vizituar. Pervec bukurive natyrore ajo te
ofron liqen, det, turizem malor dhe shume monumente kulturore historike. Ne hyrje te saj vihet menjehere re
keshtjella e Rozafes, e cila shtrihet ne kodren prane lumit Drin, ndersa nga ana tjeter prane malit te Taraboshit
shtrihet lumi Buna dhe liqeni i Shkodres, i cili eshte me i madhi ne Ballkan.
Kalaja e Rozafes eshte nje nga keshtjellat me te rendesishme te Shqiperise dhe nje objekt turistik ne kete qytet. Kjo
kala eshte 2400 vjecare me origjine ilire. Emri i saj lidhet ngushte me legjenden e tre vellezerve, te cilet te medhenjte
e tyre thyen fjalen e dhene dhe murosen Rozafen nusen e re, per shkak se muret e kalase shembeshin naten. Ne
hyrje te kalase ndodhet bazorelievi i Rozafes dhe uje gelqeror, i cili sipas legjendes eshte qumeshti i Rozafes qe
ushqente foshnjen e saj. Ne brendesi ndodhet edhe muzeu i Rozafes, katedralja dhe nje xhami e stilit osman.
Muzeu i Shkodres ndodhet prane qendres se qytetit dhe eshte nje monument kulture. Aty gjenden shume objekte
arkeologjike, etnografike dhe historike. Cmimi per te vizituar kete muze eshte vetem 150 leke te reja.
Rruga e Piaces njihet per shetitjet gjate mbremjeve. Kjo rruge eshte e stilit te hershem dhe te ofron treshegimine
kulturore te qytetit. Kjo rruge eshte e mbushur me banesa karakteristike dhe me punime artizanale te ofruara nga
mikpritesit shkodrane.
Shiroka e Zogaj jane dy lagje turistike te periferise se Shkodres, te ndodhura ne liqenin e Shkodres. Pamja qe te
ofrojne bashke me malin e Taraboshit eshte mjaft piktoreske. Keto zona frekuentohen nga turistet gjate gjithe vitit dhe
jane te mbushura me lokale tradicionale.
Kisha e Shirqit ndodhet 15 kilometra larg qytetit te Shkodres dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne mesjete. Aty
zhvilloheshin edhe pelegrinazhe pasi konsiderohej nje vend i shenjte. Ka sherbyer edhe si vend per celebrimet
martesore te princave malazeze dhe serbe ne mesjete.