1. Ese : Telefoni im celular
Celulari im – një lidhje e fortë me qënien time
Sapo ka zbardhur dita… Zgjohem me vështirësi , celulari bie me këngën time
të preferuar.
Shikoj ora 06:30, uff.. U cova , pasi bëj përgatitjen për shkollë hedh një sy në
celular, asgjë e re, asnjë mesazh. Nxitoj ora 07:30 , dal me vrap dhe shikoj
mos kap autobusin. Jo, nuk duket , vë kufjet e dëgjoj muzikën që më pëlqen .
Pip-Pip erdhi mesazhi : - “ Darla të pres tek London” Uaa harrova , e kisha
lënë me Xhesin te kafja në orën 8 pa 20 . Vrapoj e arrij me një frymë . Ska
kohë për kafe! Të dyja vrapojmë tek hyrja. Futem në klasë e shikoj se të
gjithë të përgjumur ose dëgjojnë muzikë ose dicka shkruajnë në celularet e
tyre.
Fillon mësimi e unë nuk pata kohë të shikoj FB time. Në pushim e hap
menjëherë. Ana shoqja ime e ngushtë nga Selaniku më shkruan :
2. “Καλημέρα μωρό μου..“ Nxitoj ti përgjigjem ..Por mësuesja hyn në klasë e
nuk vazhdoj dot. Kemi ese letrare me temë: --------------------Nxitoj të shoh në Google por nuk gjej gjë. Përqëndrohem e shkruaj ..
Pas mësimit e kemi lënë tek “Kafja”. Aty sundon trendy i celulareve të fundit.
Ata që kanë Iphone 5s,5c apo Samsung Galaxy S4 janë të fiksuar ti tregojnë,
madje dhe i tundin “rastësisht” para fytyrës tënde, se mos nuk i sheh sesa
kanë shpenzuar. E unë me celularin tim të rëndomtë përpiqem ta fsheh , ta
bëj të padukshëm. Aty në cep të kolltukut pi kafen time e shkruaj në FB. Ora
kalon e më duhet të kthehem në shtëpi.
Vë kufjet e eci shpejt se jam vonuar , e kush e dëgjon mamin .. Në rrugë hedh
sytë rreth e rrotull e shikoj njerëz që flasin me vete , qeshin ose bëjnë gjeste.
Madje shoh edhe një tip që këndon me ze , pa e vrarë mëndjen sesa stonon.
Pip-Pip Mesazh :
Mami : - Darla, ku je? U vonove!
Une : - Arrita, jam tek Kompleksi.
Ulem te ha shpejt e shpejt se me grin uria. Pastaj shkoj në dhomën time
shtrijem e hyj në internet. Aty ndihmohem për detyrat e shtëpise dhë pasi ti
këm mbaruar ato shikoj filmat më të rinjë të kinemasë.
Një moment më zë gjumi dhe pasi cohem nuk e shikoj celularin. Kërkoj dhe
nervozohem sepse nuk e gjej. Atëherë i bie nga celulari i mamit dhe shoh që
telefoni kishte rënë poshtë krevatit. Akoma dhe në gjumë si smundëm te rri
pa celular?!..
Punoi : Darla Evangjeli XII 1