SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
title
description
contentP
details_case1details_case2
sponsor
Artisti që ngjalli Skënderbeun
Ky shkrim i kushtohet Janaq Paços, skulptorit të njohur, njeriut që ka lënë një udhë të tërë të
respektuar në artin shqiptar. Veprat e tij më të mira janë ekuestrat e Skënderbeut në Krujë dhe
Tiranë, por dhe një seri e tërë veprash anekënd. Mbi të gjitha, artisti mbeti modeli i një njeriu me
virtyte
Bujar Kapllani, skulptor*
Në përfundim të shkollës së lartë ishte bërë praktikë pune që, krahas punimit të mbrojtjes së diplomës (një
krijim artistik rreth 1,7 m. në skulpturë), të bëhej edhe një temë studimore për një skulptor të afirmuar në artin
bashkëkohor shqiptar. Me sa vura re, gjatë viteve që studioja në Tiranë, të gjithë studentët kishin maninë të
përgatisnin tema mbi profesorët e tyre të skulpturës, gjë e cila sillte uniformitet, përsëritje dhe monotoninë
servile të elozheve reciproke e klanore. Për të dalë nga kjo situatë, sakrifikova mundësinë e vetme që kisha për
të “shpërblyer” respektin, dashurinë dhe vullnetin e mirë të profesor Hektor Dules (Skulptor i Popullit), i cili ka
nxjerrë nga duart e tij më tepër se të tjerët, skulptorë të talentuar, sepse dinte të bënte në mënyrë të saktë,
profesionale punën e pedagogut. Por kjo nuk më takonte për momentin, sepse do të dukej si larje “borxhesh”,
meqenëse ai mbronte krijimin skulpturor që po përgatisja për diplomë. Vendosa të marr në studim disa
skulptorë që ishin me origjinë nga qyteti i vjetër në jug të Shqipërisë, Përmeti. Dhe nuk ishin pak; Odhise
Paskali, Janaq Paço, Hektor Dule, Dhimo Gogollari, Perikli Çuli, Qiriako Dono, Uran Hajdari, Genc Hajdari, Niko
Thana e ndonjë tjetër, por ky mozaik individualitetesh nuk më lejonte të isha konciz.
Në studion e skulptorit, në të gjallë të tij…
Atëherë student, duke dalë në darkë pas leksioneve të “Historisë së Artit”, që bëheshin mbasditeve, bashkë me
disa shokë bisedonim me profesor Qiriako Menikon përgjatë shëtitores “Dëshmorët e Kombit”. Profesor Qiriako,
u shkëput një moment dhe takon në trotuarin pranë hotel “Dajtit” një plak që ecte kërrusur, i vetëm, duke u
matur në çdo hap se mos rrëzohej në kalldrëmin e trotuarit. Ishte gjysmë i sigurt në lëvizjet që kryente, nga
sëmundjet e pleqërisë.
Ky është Janaq Paço, - na tha profesor Meniko, pasi u nda prej tij. Kjo mua dhe studentëve të tjerë na krijoi
trishtim, sepse ai jetonte në gjurmët e harresës në të tashmen dhe në pamundësinë fizike për jetën e
mëtejshme. I plakur dhe me një heshtje dinjitoze, që ia falte e kaluara profesionale, në madhështinë e veprave
të modeluara prej duarve të tij. Kishte krijuar një personalitet të rrallë në skulpturën tonë kombëtare, krahas
personalitetit shembullor të O. Paskalit, babait të skulpturës sonë të rilindur në vitet ‘20.
Ky ishte ngacmimi i parë që ngjalli interes për të takuar dhe komunikuar me të, kështu mund të përfitoja diçka
nga biseda. Disa miq mundësuan takimin tim me të në studio. Ajo ditë ishte e mbytur me vranësira dhe shi,
ndaj mu krijua një mendim se ai plak i lodhur e i pafuqi, nuk do të mundte të vinte nga shtëpia në studio, e cila
ishte larg prej banesës ku jetonte. Por ai ishte fisnik dhe i pathyeshëm. Trokita me mendimin se s’më ndihmoi
koha, por ai hapi portën e vjetërsuar të një studioje, thuajse gati për t’u shkallmuar prej mykut e kalbësirës që
brente trarët e zbuluar të saj, nën strehëzën që pikonte ujë mbi plasmasët e hapura si vela të rrëzuara me
kulmet që rridhnin në truallin e zbuluar prej balte. Dukej sikur ajo studio në mes të Tiranës, të çonte në një
kohë të largët me punimet e mbuluara me plasmas, për të mos i përbaltur harresa. Midis portës gjysmë të
hapur me bojë të dalë dhe kësaj studioje, ndriste si qiri prej dylli figura e Janaq Paços. Me një mirësjellje që
dinë t’a falin artistët e mëdhenj, më uroi mirëseardhjen. Aty gjendesha midis botës së tij të fshehur nën
plastmasë, e cila nisi të zbulohej nga duar që dridheshin si ato të nënës që mbron fëmijët e saj.
Po, përmasat që më lanë mbresa në ndërgjegjen time, ishin ato të identitetit të Janaq Paços (ashtu i lodhur nga
pleqëria e me gjymtyrët që lëkundeshin e dridheshin në mes të atij moti të zymtë), ishin ato të një njeriu që
besonte në dëshirën dhe respektin e të tjerëve, gjë e cila buronte nga sinqeriteti dhe dashuria reale që kishte
për punën që bënte. Ai rrëfente vazhdimisht duke zbuluar punët brenda plastmaseve. Nuk lodhej, nuk ndjehej
mosbesues ndaj pranisë të një djaloshi kureshtar për punën e jetën e tij. Atij i dukej sikur atë moment do ta
fiksonte koha me syrin e saj të padukshëm, pra ai besonte thellë në ndërgjegjen e tij fisnike. Këto tipare vinin si
jehonë, nga origjina e asaj që simbolizonte harmoninë e mirëkuptimin që krijoi bashkëjetesa e kulturuar në
krahinën e Përmetit. Ai shfaqej para syve të mi si mesazh shpirtëror i të parëve të tij nga fshati monumental i
Badelonjës, i cili ngrihej si një pasqyrë kulturore nga bregu shkëmbor i Vjosës dhe zgjatej drejt e në kraharorin
e gjelbër e shkëmbor të malit të Nemërçkës. Në këtë shtrirje të pjerrët gati 400 - 500 m, ngrihen grupe - grupe
qiparisat në krah të shtëpive të gurta disa shekullore. Nga larg të duket sikur shikon një vend të shenjtë, që
fsheh brenda kurorës së pafund të arrave, diçka të perceptueshme për një kalimtar të huaj. Ata qiparisa të
lartësuar, dëshmojnë për madhështinë e brezave para se të shpërngulen banorët drejt kurbetit në fillim të
shekullit XX-të, për shkak të dhunës që pushtuesit ushtruan mbi popullatën e pambrojtur, duke djegur e
shkatërruar shtëpitë. Fshati lëvizi nëpër botë, por rrënjët janë ato të qiparisave të shumtë atje në Badelonjë ,ku
prehen në qetësi mistike gjyshërit, të parët e tyre.
Jeta e mjeshtrit të madh të gurit
Janaq Paço nisi jetën në familjen e Zafir Paços nga Badelonja, lindur në Konicë më 14 mars 1914. Baba i tij
mundohej të nxirrte bukën e gojës me zanatin dhe punën e rrobaqepësit. Në vitet e para të fëmijërisë, Janaqi
ishte i dobishëm në lojërat e fëmijëve të tjerë, me kukullat prej balte që formonte në duart e tij. Rinia e tij e
hershme kërkonte rrugë për të shprehur ndjenjat e për të pasqyruar përshtypjet që i krijonte bukuria e
vendlindjes së prindërve të tij. Kjo dëshirë fillon e bëhet e mundur në vizatimet e para e të realizuara me
përshtypjet nga bukuritë e natyrës dhe talentin për të dhënë përthyerjen e dritës në forma të ndryshme me
mbresat reale. “Mësuesi” i tij i parë u bë fotografi i qytetit të Përmetit, i cili u befasua kur pa vizatimet e Janaqit
10 vjeçar, ku spikaste talenti për t’u bërë artist në të ardhmen. Ai, “Mësuesi” pa i rënë në sy Janaqit, e këshilloi
të atin e tij, Zafirin, për ta dërguar të birin në shkollën e pikturës. Dëshira e prindërve ishte e madhe, por për
atë kohë mundësitë ekonomike ishin të paarritshme për të realizuar këtë pasion që shfaqte i biri i tyre. Në atë
kohë, kur administrata ishte e korruptuar dhe arkaike në konceptet e së ardhmes, ishte e vështirë për të
siguruar një bursë nga fëmijët e shtresave të varfra, edhe pse nga ato shtresa buron talenti dhe origjinaliteti
krijues. Por rrethi miqësor e qytetar i të atit, duke e parë dëshirën dhe pasionin e Janaqit dhe duke u mahnitur
nga krijimet e tij, u përpoqën të ndihmojnë në realizimin e kësaj ëndrre që zmadhohej në zemrën e tij.
Studimet e para dhe ndikimet e klasicizmit grek
Ishte viti 1931, kur Janaqi ndiqte vitin e tretë gjimnaz në Tiranë, mësuesi i vizatimit ishte piktori Andrea Kushi.
Atje jo rastësisht, një mik i të atit, tregtar stofrash nga Selaniku, i solli Janaqit fotografinë e së bijës për t’ia
zmadhuar, prej të cilit ai ka mbetur shumë i kënaqur. Kështu që jeta e tij mori kthesë për në rrugën e artit.
Janaqi shkon në Selanik i ndihmuar prej këtij tregtari për të mbaruar vitin IV gjimnaz dhe njëkohësisht të
përgatitej për konkursin, që të mundësonte hyrjen për në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Më 1932,
pasi fitoi konkursin, pranohet student në Artet e Bukura të Athinës. Fillimi i studimeve nuk ishte i njëjtë me
vazhdimin jo të qetë të studimeve, për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat ngrinin krye dhe e detyronin të
punonte natën, për të mbuluar shpenzimet. Gjatë studimeve ai u njoh me traditën e artit klasik grek. Ky art e
impresionoi thellë shpirtin e ndjeshëm të Janaqit, i cili tërhiqej nga harmonia thelbësore formë-përmbajtje prej
ku u edukua me stilin e raporteve klasike dhe dekorativitetin modern. Rezultatet e Paços ishin të dukshme në
sajë të përkushtimit individual në punimet artistike, nivelet e arritura në punimet e tij dallonin midis ambientit
artistik, të krijuara nga bashkëpunimet student-pedagog, saqë ai u bë studenti më i preferuar i drejtuesit të
Akademisë, skulptorit të famshëm grek Kostas Dimitria (nxënës i skulptorit francez August Rodin), i cili ishte
dhe vendimmarrësi për mbajtjen e Paços asistent të punës së tij .Kjo periudhë 6-vjeçare, 1933-1939 i dha
mundësinë për mbrojtjen e diplomës, duke u vlerësuar me çmimin e parë të konkursit. Vlerësimi i pedagogut K.
Dimitria u rrit akoma më tepër për Janaqin, duke e ftuar atë si bashkëpunëtor edhe dy vjet të tjera pranë
ateliesë së tij.
Kthimi në atdhe dhe fillimi i krijimtarisë
Janaqi u kthye në atdhe edhe pse K. Dimitria e luti të qëndronte në Athinë, ai e ndiente boshllëkun që krijonte
mungesa e vatrës familjare, atë e shtynte për të qenë bashkëkohës i O.Paskali, A.Buzës, S.Kacelit, V.Mios etj…
Për hir të këtyre faktorëve që u bënë nxitës të krijimtarisë së tij të mëvonshme, Janaqi kthehet në Shqipërinë e
okupuar prej Italisë fashiste, më 1942, duke qëndruar për 1 vit i papunë, deri sa më 1943 fillon punë si mësues
i lëndëve Histori Arti dhe Vizatimi në gjimnazin e Tiranës, ku gjatë qëndrimit atje mbështeti grupin antifashist në
gjimnaz. Mbas çlirimit të atdheut më 1945, emërohet zv/shef në sektorin e Arteve Figurative, në Komitetin e
Kulturës dhe Arteve, më pas në 1946-49 u mor me organizimin e degës së Artit Figurativ në Liceun Artistik “J.
Misja” në Tiranë. Kontributi i tij i shquar si pedagog, merr më shumë vlera sot pasi në atë kohë ishin të pakët
dhe të pakrahasueshëm me shumicën e sotme. Brezat që dolën nga puna e përkushtuar e profesor Janaqit,
konsoliduan skulpturën shqiptare, emrat e tyre u bënë shembuj të njohur për qytetarët tanë, si Kristaq Rama,
Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, Hektor Dule, Thoma Thomaj etj…
Janaq Paço organizoi ekspozitën e arteve figurative më 18 prill 1945, ku vetë mori pjesë me kompozimin
“Shtypja” dhe me portrete dëshmorësh. Më 1949 me porosi të KQ të PKSH aktivizohet në realizimin e portretit
monumental të Qemal Stafës, ku spikatin vlerat e dukshme artistike. E veçantë në këtë vepër është ndërthurja
e natyrës madhështore me dinamikë impresive të modelimit. Nëpërmjet figurës së Qemal Stafës, krijohet
simboli i rinisë antifashiste. Ja fjalët që Paço rrëfente në studion e tij në 1987: “Kur më porositën për krijimin e
portretit të Qemalit, menjëherë mu shfaq figura e rinisë shqiptare, që e kisha mbresë e ngacmim nga kujtimet e
luftës. Dhe këtë rini heroike mund ta portretizoje shumë bukur në portretin e udhëheqësit të saj. Q. Stafa,
vazhdon autori, nuk e kam pas njohur nga afër, por unë e përfytyroja atë”. Autori nuk ia besoi modelimin e
veprës materialit fotografik, por u mbështet fort në mbresat e gjalla që i kishte krijuar pamja fizike e
zakonshme, duke u shkëmbyer disa herë në rrugë, gjatë luftës. Për Paçon, Qemali ishte trupmesatar, i imët, me
një portret të heshtur brenda pamjes psikologjike, por me një pamje plastike të guximshme. Në këtë imazh
fizik, Paço konceptonte inspirimin e vërtetë realist të rinisë revolucionare. Në trajtimin plastil, kjo vepër
precipiton në një konceptim të thjeshtëzuar të frymës klasike, e cila ishte e qëndrueshme dhe e thellë në
formimin e personalitetit artistik të Paços. Vepra flet me një kombinim inteligjent të ekuilibruar të këtij stili
klasik me gjuhën e plastikës dinamike të realizimit të kohës, kjo evidentohet qartë në format që lëvizin me
zhdërvjelltësi, në ndërthurjen e linjave të theksuara dhe detajit të ngjeshur brenda masës së madhe, duke bërë
të lexueshëm një strukturë të qartë eshtërore, që ndihet fuqishëm në masën plastike të trajtimit mishor të
fytyrës, buzët e mbërthyera, hundën e mprehtë dhe shikimin e thellë në hapësirën që shfaqet. Krahas lëvizjes
plastike në sipërfaqen e skulpturës , unitetin e veprës e plotëson edhe karakteri fizik, individual i heroit, i cili
është përcaktuar nëpërmjet siluetit konturues të vëllimit, me një detajim të fuqishëm viziv e plot kontrast grafik
të formave me sfondin rreth e qark.
Skënderbeu dhe skalitja në gur
Vepra, e cila për nga rëndësia dhe përmasat monumentale nderon jo vetëm përkushtimin krijues të Paços, por
edhe bashkëkombësve të tij. Për ngritjen e “Skënderbeut” në Krujë, u organizua konkursi kombëtar në janar
1949, prej të cilit Paço doli i pari, por me çmim të dytë (çmimi i parë i rezervuar, absurd). Bashkë me çmimin, ai
mori një përgjegjësi të madhe për nga vlerat historike kombëtare, prej së cilës buronte dhe angazhimi total për
realizimin artistik të monumentit të “Skënderbeut”.“Në këtë vepër, - tregon autori, - kisha për qëllim që krahas
përmasave kombëtare të heroit, të tregoja edhe Skënderbeun që njeh Evropa”. Kjo vepër ngriti ndërgjegjen
kombëtare të Paços, duke ndjerë krenarinë historike dhe popullaritetin e kësaj figure epokale që shënoi epoka e
Skënderbeut, luftën kundër Turqisë, si dhe frymëzoi autorin në evokimin e qëndresës kombëtare, gjë e cila
duket qartë në riprodhimin e kopjes së dytë në bronz për t’u vendosur në sheshin e Prishtinës në fillim shekullin
XXI, që shënon marrjen frymë të kombit shqiptar me një mendim unik e themelor për të ardhmen.
Janaq Paço e filloi realizimin e veprës si historian me studimin e gojëdhënave popullore në këngët dhe legjendat
për figurën dhe historinë e heroit. Lexoi shkrimet e Barletit, Nolit, N. Frashrit si dhe shkrimet e Longfellout ndër
autorët e huaj. Duke përcaktuar bazat teorike për krijimin e veprës, Paço thelloi materializmin historik dhe
artistik të veprës, nëpërmjet njohjes së tipave te fshatarët e veriut, të cilët përbëjnë trashëgiminë historike të
luftëtarëve të Skënderbeut. Kështu me këtë ekskursion të gjallë e të drejtpërdrejtë në Lezhë, Mat e Krujë Paço
skicoi e vizatoi tipa e karaktere të veçantë. Tërë këto skica e vizatime, janë sot të materializuara në relieve të
shumtë me madhësi ½ natyral, në pamje profil, duke dëshmuar një punë dinjitoze për një krijues që është bërë
shembull në sakrificën për artin, e cila shpreh tipare qytetarie në respektin për komunitetin artistik dhe
dashurinë për bashkëkombësit.
Pas tërë kësaj pune kërkuese, formohet sasia e mjaftueshme e tipave, nëpërmjet të cilave autori mund të
imagjinojë fytyrën e heroit. Dhe vetëm pas tërë kësaj pune, ai e sheh për herë të parë Skënderbeun, por akoma
jo të qartë, jo i plotë, ky është portreti i parë i papërpunuar, puna vazhdon deri në përurimin e veprës, duke e
jetuar, përpunuar me emocionet që ofron detaji plastik. Autori nuk la pa studiuar epokën mesjetare, duke bërë
kërkime për veshjet, si veshja në hekur, tirqet e veriut, me të cilat krijon një veshje në traditën kombëtare. Ai
nuk nënvleftësoi as studimin e shalës së kuajve, sidomos atë në formë karrigeje, për luftimin në këmbë, njohu
formën e funksionin e yzengjive, që mbajnë peshën e këmbëve, si edhe dekorimet me ornamente të tyre. Liria e
shikimit të veprës dhe formimi i saj nuk ndalej as në njohjen e kuajve. Autori preferoi studimin e kalit Arab dhe
Myzeqar. Ai i përzjeu këta dy kuaj, sepse kali Arab karakterizonte shpejtësinë dhe elegancën, forcën e vrullin,
ndërsa ai Myzeqar, si kalë i shkurtër e i mbledhur i përshtatet terrenit ku ka luftuar Skënderbeu, në kodra e
shkëmbinj. Në Hungari, ku vepra u çua për t’u derdhur në bronz, Lidhja e Artistëve Hungarezë shtroi një darkë
për nder të monumentit të Skënderbeut, që përcillej pas përfundimit në bronz për në Shqipëri. Edhe ky moment
bashkëpunimi miqësor, evokoi formalisht bashkëkohësinë e Skënderbeut me heroin hungarez Janosh Huniadi.
Autori më kujtoi nëpërmjet gojës së tij, fjalët e një specialisti hungarez gjatë darkës: - “Unë them, që këtë
monument vendoseni ku të doni, ai është shumë i bukur, mund ta vendosni në Budapest, në Vjenë, në Paris a
në ndonjë vend tjetër, por ai është i huaj për nga karakteri kombëtar me ato vende. Ndërsa në Shqipëri ky
monument do të sjellë në popull figurën madhështore të qëndresës së shqiptarit në shekuj. Në Shqipëri do të
qëndrojë.”
Dhe ja mendimet e thjeshta marrin një kuptim të thellë e realist në vendosjen e dytë të monumentit në
Prishtinë, duke u bërë simbol i qëndresës kosovare në fillimshekullin XXI.
Vendosja e monumentit në Krujë, po ta shohim nga poshtë, na jep përshtypjen e një shkëmbi të skalitur, që
zbret plot vrull nga mali, po t’i sillemi anash e shohim tërë muskulaturën e heroit me kalin në lëvizje, si në
fluturim, nga poshtë - lart - përpara dhe kuptojmë se Skënderbeu është gati për sulm ndaj çdo armiku që mund
të sjellë hapësira. Mbas këtij vështrimi, ne duhet të besojmë se autori ka arritur qëllimin, që është bashkimi i
natyrës së ashpër me heroin për të përballuar sulmet, vërshimet e armikut. Për të arritur këtë vepër u deshën
10 vjet, në duart e Janaq Paços.
Si lindi “Zadrimorja”
E tillë paraqitet rastësia artistike në vazhdimësi edhe në portretin “Zadrimorja”, e cila dallon si një nga portretet
më të bukura të Galerisë së Arteve Kombëtare, për nga forma dhe përmbajtja. Si një unitet i rrjedhshëm i
formës sa realiste dhe klasike në plastikën e një karakteri të veçantë, që sjell faktin krahinor nga fusha e
Zadrimës, si natyrë në tip dhe në veshje. Kur pyet autorin për të, ai nuk ngurron të shprehë admirimin për atë
ç’ka arritur aty. Është diçka spontane e brendshme, por që u zgjua nga një ngacmim i paparamenduar për të
bërë atë bukuri skulpturore. “Isha duke dalë nga studio,- rrëfen Paço,- dhe më bie në sy një çift, ku e shoqja që
ecte krah burrit, ishte e veshur me kostum popullor, i cili përfaqësonte krahinën e Zadrimës.” Paço, si artist e
admironte dhe kish dashuri për pasurinë dhe pastërtinë folklorike. Por më i rëndësishëm akoma për skulptorin -
artist ishte bota dhe trajta e veçantë humane e grave zadrimore. Dhe këtë e lexoi me vështrimin e parë që i
hodhi portretit të asaj gruaje, si në trajtën ekspresive të mimikës, qëndrimit të kokës, qafës elegante dhe në
çiltërsinë e saj prej malësoreje e me shikim të pastër. Kjo botë, kjo gjendje shoqërohej nga elemente
karakteristike si; mbajtja e cullufeve anësore të flokëve dhe lidhja me shami e kokës, ndaj Paço nuk e la këtë
rast të kalonte dhe sot kemi një skulpturë të rrallë në vlera. Ai iu lut çiftit që t’i falnin disa minuta kohë për të
hequr disa skica në profile të ndryshme të portretit dhe sot si shpërblim të mirësisë të atyre njerëzve të thjeshtë
të Zadrimës dhe vullnetit krijues të Paços, kemi portretin e paparë e të papërsëritshëm “Zadrimorja”.
Nudot: Trupat e thyer nga duart…
Pas gjithë kësaj historie që Janaq Paço më besoi, duke zbuluar kujtesën e mendimeve fshehur nën plastmasët e
mbuluar me pluhur, u ndjeva tepër i trishtuar midis asaj studioje të lënë në harresë bashkë me krijuesin e saj.
Paço, duke iu dridhur duart u afrua në një tavolinë, prej nga ngriti një plastmas nën të cilin rrinin disa koka
vajzash të modeluara krejt ndryshe, me një plastikë pothuajse ideale, me një qëndrim klasik brenda të cilit janë
ndërthurur bukuria, meditimi dhe freskia e moshës. Ato dukeshin sikur flinin së bashku në një shtrat të madh.
Dhe me një zë të humbur më preu përfytyrimin; - Këto janë “Ato”, dhe u drejtua nga unë i pikëlluar, sikur të
ishte para një vendimi që mund të anulonte atë dëm fatal dhe Paço me sy të përlotur rrëfeu se si erdhën dy
nëpunës që mbulonin problemet e artit në MPB dhe i komunikuan shqetësimin për ankesat dhe letrat anonime
në drejtim të tij, për faktin se në studion e Janaq Paços ndodheshin skulptura të zhveshura, ndaj dhe e
këshilluan se duhej t’i prishte, sepse do të kontrollohej studioja nga përfaqësues të lagjes për të verifikuar
përmbajtjen e ankesave dhe letrave anonime, të dështakëve fshehur pas emërtimit “banor i lagjes”. Edhe vetë
ata, nëpunësit e MPB-së, u larguan të brengosur për detyrimin që kishin t’i parashtronin këtë kërkesë skulptorit
të magjishëm Janaq Paço, sepse përpara syve të tyre ngriheshin shtatë mrekulli skulpturore, si nimfa që
ndriçonin terrin e studios dhe ndoshta sot do të përfaqësonin frymën lirike të skulpturës shqiptare ndër galeritë
më në zë të botës. Drama krijuese e artistit në këto vepra të punuara gjatë 10 vjetëve me orë të tëra, muaj e
vite, privuar nga gëzimet e jetës të njeriut të zakonshëm, mori kthesë tragjike, prej “syrit vigjilent” të ndonjë
batakçiu “banor i lagjes”. Janaqi i theu ATO statuja dymetroshe, që rilindën skulpturën njerëzore, midis
ambientit absurd të lojës me dogmën spekulative të dështakëve. Ishin vitet e luftës kundër liberalizimit të
arteve 1973 - 74 dhe dihet se kush e mori flamurin e kësaj fushate anonime, nga mjedisi i krijuesve, karrieristët
e djeshëm - hipokritët e sotëm. Prej këtyre mrekullive ishin ruajtur vetëm kokat, që të krijonin idenë se ishin
modeluar me një lëvizje të vetme spatulore të gishtit të madh, gjë e cila kërkon ndjeshmëri absolute, që buron
nga thellësitë dhe shikimi i pastër i shpirtit. ATO portrete mund të krahasoheshin me skulpturat e Bourdelit
(skulptori francez që u bë i famshëm në modelimin e figurave femërore në Teatrin e Parisit) për nga finesa,
fluiditeti i dritës dhe qartësia grafike e planeve, që strukturonin format. Ato portrete janë një fakt identik, që
shtyjnë të mendosh dhe përfytyrosh trupat e thyer nga duart, që më pas filluan të dridhen gjithnjë e më tepër
nga trishtimi, që hodhi farë në shpirtin plot dritë e kurajo njerëzore të artistit - njeri, Janaq Paço. Këto portrete
janë si maja ajsbergu jo vetëm për skulpturat e “humbura” fatalisht, por edhe për realitetin që Paço e ngriti në
art, thellësinë e shekujve, më herët se epoka e Skënderbeut, pikërisht atë që kulmoi periudha humane e
antikitetit, respekti për thelbin njerëzor, duke e pasqyruar fizikisht bukur dhe me psikologji të idealizuar. Kjo
histori la një prekje të dhimbshme në ndërgjegjen e gjithë atyre që e nderonin punën e artistit, por edhe të
bashkëqytetarëve që e respektonin Janaqin, ndaj edhe shteti si për të ndrequr “gabimin” e nëpunësve të tij, të
cilët shkaktuan një dëm jo vetëm personal, por edhe shoqëror, i ofruan Paços dhe i besuan realizimin e një
vepre monumentale në portën hyrëse të muzeut të Krujës.
Prishtina dhe rivendosja e Skënderbeut
Për herë të dytë në Krujë, Paço e paraqit Skënderbeun si udhëheqës popullor, rrethuar nga populli dhe
luftëtarët, sikur iu thotë vizitorëve, që sapo kalojnë pragun në hyrje të muzeut; - “Lirinë e gjej në popull”.
Konceptimi i kësaj vepre ishte një zgjedhje e vështirë, në një moshë të thyer ku ishte Paço, ndaj edhe për ta
realizuar më lehtësisht i besoi bashkëpunimin skulptorit të ri, atëkohë, Genc Hajdari. Për këtë vepër iu dha titulli
“Urdhëri i Flamurit” të klasit të Parë më 1983, dhe më 1984 me rastin e 70 vjetorit të tij, iu dha titulli “Artist i
Popullit”.
Tek festohej në 28 nëntorin 2001, çlirimi i Kosovës nga fashizmi serb, vendosja përsëri e ekuestros së
Skënderbeut të Paços në Prishtinë, shpreh vitalitetin dhe pathyeshmërinë e personalitetit të krijuesit, që me
pathosin shpirtëror e profesional iu kushtua temave historike, qëndresës së popullit ndaj vështirësive e
rreziqeve. “Forma artistike i këndon madhështisë, vitalitetit të një populli të vogël, që gjithmonë i ka treguar
vendin armiqve të shumtë e të ndryshëm. Po aq e pakufishme është dashuria e skulptorit për jetën, e cila
përfshin përmasat e botës shpirtërore shqiptare, si heroizmi epik dhe intimiteti i njeriut të thjeshtë.” Janaq Paço
prezanton një koncept të dyfishtë të formës, duke iu përgjigjur inspirimeve me origjinalitet. Ai herë priret nga
tema klasike në temat e qeta e intime dhe herë realiste të lirë në trajtimin e personazheve jetësore dhe
ekspresive në dinamikën vëllimore e plot pasion në pasqyrimin e ngjarjeve historike.
Ndaj data e ringritjes së Skënderbeut në Prishtinë, 28 Nëntor 2001, na zhyt në meditim të thellë e të sinqertë,
se ata që falin krijime vlerash, i përkushtohen jetës dhe punës në atdheun e tyre, nderohen dhe çmohen nga
populli dhe brezat që vijnë edhe pse në kohën e jetuar, luftohen e poshtërohen nga ata që i kanë sjellë
gjithmonë ngatërresa jetës dhe historisë sonë kombëtare. Ndaj ringritja e këtij monumenti binom Krujë -
Prishtinë, le të jetë kujtesë qytetare e kombëtare për qëndresën e rezistencën ndaj armiqësisë që vjen nga çdo
skaj i errësirës. Ky monument do të simbolizojë dy kohë, që bashkohen në një unitet mendimi e veprimi të
traditave pozitive të drejtimit të kombit drejt lirisë dhe emancipimit e drejtësisë shoqërore.
Por kur mendoj, se si kjo madhështi e sotme e Paços, nuk përputhet me mënyrën se si duhej trajtuar ekzistenca
fizike e tij, si faktor i gjallë për të ndërtuar imazhin e artistit të ardhshëm, në thellësi të ndërgjegjes sime ndjej
se kanë ndryshuar ngjyrat, fasada, por forma e të vepruarit, ndaj kësaj fryme idealiste që la pas Paço, nuk ka
ndryshuar. Përsëri ata “anonimët e lagjes” vazhdojnë të marrin përfitime me anonimatin klanor - politik. Ndofta
gjithkush ndjen se një pjesëz e jona vuan prej harresës, përballë ngërdheshjes së tyre, të cilët rrafshojnë artin
dhe harrojnë se ky burrë i heshtur, i mençur e modest, vlente më tepër se kapardisja e tyre e marrë së bashku.
Janaq Paço u nda prej nesh në 11 korrik 1991, në një kohë kur po ndodhnin ngjarje që do të sillnin
transformime në jetën shoqërore e politike, por jam i sigurt se jeta e vepra e tij janë gur themeli për
demokracinë dhe lirinë e ëndërruar prej ne të gjithëve.
*Ky material është botuar edhe më parë. Risillet me rastin e përvjetorit të lindjes së skulptorit.
ABC nr.29-Bujar Kapllani, skulptor*
23.03.2006
© ABC 2005. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
*Ky material është botuar edhe më parë. Risillet me rastin e përvjetorit të lindjes së skulptorit.
ABC nr.29-Bujar Kapllani, skulptor*
23.03.2006
© ABC 2005. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

More Related Content

What's hot

Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe sara7991
 
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiUniversity of Ferizaj
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIMarjan DODAJ
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 

What's hot (20)

Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
SULOVAR
SULOVARSULOVAR
SULOVAR
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 

Viewers also liked

Subjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian Reading
Subjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian ReadingSubjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian Reading
Subjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian Readinginventionjournals
 
Unsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in Indonesia
Unsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in IndonesiaUnsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in Indonesia
Unsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in Indonesiainventionjournals
 
English Language Teacher Knowledge and the Classroom Practices
English Language Teacher Knowledge and the Classroom PracticesEnglish Language Teacher Knowledge and the Classroom Practices
English Language Teacher Knowledge and the Classroom Practicesinventionjournals
 
Innovations in Rural Tourism Business Model
Innovations in Rural Tourism Business ModelInnovations in Rural Tourism Business Model
Innovations in Rural Tourism Business Modelinventionjournals
 
Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)
Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)
Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)Sebastiana Inácio Lima
 
Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...
Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...
Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...inventionjournals
 
People who changed their profession
People who changed their professionPeople who changed their profession
People who changed their professionAashish Awasthi
 
Doctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in Medicine
Doctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in MedicineDoctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in Medicine
Doctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in Medicineinventionjournals
 
Aspectos resaltantes de la obra
Aspectos resaltantes de la obraAspectos resaltantes de la obra
Aspectos resaltantes de la obraJarod del Destino
 
A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...
A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...
A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...inventionjournals
 
Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...
Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...
Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...inventionjournals
 
Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...
Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...
Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...inventionjournals
 
Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...
Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...
Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...Walter Sanchez-Pareja
 
The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...
The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...
The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...inventionjournals
 
Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...
Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...
Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...inventionjournals
 
Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...
Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...
Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...inventionjournals
 

Viewers also liked (20)

Subjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian Reading
Subjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian ReadingSubjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian Reading
Subjectivity in Coetzee's Childhood of Jesus A Zizekian Reading
 
Unsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in Indonesia
Unsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in IndonesiaUnsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in Indonesia
Unsatisfaction Pacient in Healthy Industrial in Indonesia
 
Enfoque de competencias en la ebr (lgo 2013)
Enfoque de competencias en la ebr (lgo 2013)Enfoque de competencias en la ebr (lgo 2013)
Enfoque de competencias en la ebr (lgo 2013)
 
English Language Teacher Knowledge and the Classroom Practices
English Language Teacher Knowledge and the Classroom PracticesEnglish Language Teacher Knowledge and the Classroom Practices
English Language Teacher Knowledge and the Classroom Practices
 
Innovations in Rural Tourism Business Model
Innovations in Rural Tourism Business ModelInnovations in Rural Tourism Business Model
Innovations in Rural Tourism Business Model
 
Educación física de las niñas
Educación física de las niñasEducación física de las niñas
Educación física de las niñas
 
Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)
Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)
Currículo do sistema de currículos lattes (sebastiana inácio da silva)
 
Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...
Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...
Storying the Self in Nigerian Gender Discourse: A Critical Evaluation of Chim...
 
People who changed their profession
People who changed their professionPeople who changed their profession
People who changed their profession
 
Ejemplos c++
Ejemplos c++Ejemplos c++
Ejemplos c++
 
Doctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in Medicine
Doctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in MedicineDoctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in Medicine
Doctors of Tomorrow – A Pipeline Program for Getting a Head Start in Medicine
 
Aspectos resaltantes de la obra
Aspectos resaltantes de la obraAspectos resaltantes de la obra
Aspectos resaltantes de la obra
 
A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...
A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...
A Study on Impact of Designation & Employment Role Consumption of Multi-Funct...
 
Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...
Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...
Discourse and Dis-course: Revisiting Black Identity through Milkman’s Quest i...
 
Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...
Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...
Fırst Female Artısts in Turkısh Paıntıng Art Untıl Early Republıc Perıod (190...
 
Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...
Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...
Practica 4 movilización de prácticas educativas abiertas en ambientes de apre...
 
The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...
The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...
The Relationship between Socio-Economic and Socio-Cultural Structures of High...
 
lesiones1
lesiones1lesiones1
lesiones1
 
Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...
Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...
Social Representations of Learning in Mexican High School Students: A Compara...
 
Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...
Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...
Correlations among Brand Image, Dynamic Capability, Knowledge Management Capa...
 

Similar to ABC - J.Paço

B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-Shefqet Avdush Emini
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptarMarjan DODAJ
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaMuzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaErdi Dibra
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historilira kuca
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 

Similar to ABC - J.Paço (20)

Piktore te shquar shqiptare
Piktore te shquar  shqiptare Piktore te shquar  shqiptare
Piktore te shquar shqiptare
 
bota sot 206
bota sot 206bota sot 206
bota sot 206
 
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
B otimi i-gazetes-bota-e-re-rexhep-rifati-
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
 
Xhejms Xhojsi
Xhejms XhojsiXhejms Xhojsi
Xhejms Xhojsi
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Remzi limani
Remzi limaniRemzi limani
Remzi limani
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
Esad mekuli
Esad  mekuliEsad  mekuli
Esad mekuli
 
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaMuzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 
Gazeta kritika, shefqeti
Gazeta kritika, shefqeti Gazeta kritika, shefqeti
Gazeta kritika, shefqeti
 
Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
Artist: Shefqet Avdush Emini
Artist: Shefqet Avdush EminiArtist: Shefqet Avdush Emini
Artist: Shefqet Avdush Emini
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 

More from Bujar Kapllani

0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi FunditBujar Kapllani
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarBujar Kapllani
 
Tempus 16 NentorDanimarka
Tempus 16  NentorDanimarkaTempus 16  NentorDanimarka
Tempus 16 NentorDanimarkaBujar Kapllani
 
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Bujar Kapllani
 
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniNe Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniBujar Kapllani
 
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Bujar Kapllani
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Bujar Kapllani
 

More from Bujar Kapllani (11)

0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
 
Tempus 16 NentorDanimarka
Tempus 16  NentorDanimarkaTempus 16  NentorDanimarka
Tempus 16 NentorDanimarka
 
lOGO kONFERENCE
lOGO kONFERENCElOGO kONFERENCE
lOGO kONFERENCE
 
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
 
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniNe Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
 
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
 
Ballina Tekstesh
Ballina TeksteshBallina Tekstesh
Ballina Tekstesh
 
Hyrja - EDUKIM PAMOR
Hyrja - EDUKIM PAMORHyrja - EDUKIM PAMOR
Hyrja - EDUKIM PAMOR
 
Hyrja - ART KONTAKT
Hyrja - ART KONTAKTHyrja - ART KONTAKT
Hyrja - ART KONTAKT
 

ABC - J.Paço

  • 1. title description contentP details_case1details_case2 sponsor Artisti që ngjalli Skënderbeun Ky shkrim i kushtohet Janaq Paços, skulptorit të njohur, njeriut që ka lënë një udhë të tërë të respektuar në artin shqiptar. Veprat e tij më të mira janë ekuestrat e Skënderbeut në Krujë dhe Tiranë, por dhe një seri e tërë veprash anekënd. Mbi të gjitha, artisti mbeti modeli i një njeriu me virtyte Bujar Kapllani, skulptor* Në përfundim të shkollës së lartë ishte bërë praktikë pune që, krahas punimit të mbrojtjes së diplomës (një krijim artistik rreth 1,7 m. në skulpturë), të bëhej edhe një temë studimore për një skulptor të afirmuar në artin bashkëkohor shqiptar. Me sa vura re, gjatë viteve që studioja në Tiranë, të gjithë studentët kishin maninë të përgatisnin tema mbi profesorët e tyre të skulpturës, gjë e cila sillte uniformitet, përsëritje dhe monotoninë servile të elozheve reciproke e klanore. Për të dalë nga kjo situatë, sakrifikova mundësinë e vetme që kisha për të “shpërblyer” respektin, dashurinë dhe vullnetin e mirë të profesor Hektor Dules (Skulptor i Popullit), i cili ka nxjerrë nga duart e tij më tepër se të tjerët, skulptorë të talentuar, sepse dinte të bënte në mënyrë të saktë, profesionale punën e pedagogut. Por kjo nuk më takonte për momentin, sepse do të dukej si larje “borxhesh”, meqenëse ai mbronte krijimin skulpturor që po përgatisja për diplomë. Vendosa të marr në studim disa skulptorë që ishin me origjinë nga qyteti i vjetër në jug të Shqipërisë, Përmeti. Dhe nuk ishin pak; Odhise Paskali, Janaq Paço, Hektor Dule, Dhimo Gogollari, Perikli Çuli, Qiriako Dono, Uran Hajdari, Genc Hajdari, Niko Thana e ndonjë tjetër, por ky mozaik individualitetesh nuk më lejonte të isha konciz. Në studion e skulptorit, në të gjallë të tij… Atëherë student, duke dalë në darkë pas leksioneve të “Historisë së Artit”, që bëheshin mbasditeve, bashkë me disa shokë bisedonim me profesor Qiriako Menikon përgjatë shëtitores “Dëshmorët e Kombit”. Profesor Qiriako, u shkëput një moment dhe takon në trotuarin pranë hotel “Dajtit” një plak që ecte kërrusur, i vetëm, duke u matur në çdo hap se mos rrëzohej në kalldrëmin e trotuarit. Ishte gjysmë i sigurt në lëvizjet që kryente, nga sëmundjet e pleqërisë. Ky është Janaq Paço, - na tha profesor Meniko, pasi u nda prej tij. Kjo mua dhe studentëve të tjerë na krijoi trishtim, sepse ai jetonte në gjurmët e harresës në të tashmen dhe në pamundësinë fizike për jetën e mëtejshme. I plakur dhe me një heshtje dinjitoze, që ia falte e kaluara profesionale, në madhështinë e veprave të modeluara prej duarve të tij. Kishte krijuar një personalitet të rrallë në skulpturën tonë kombëtare, krahas personalitetit shembullor të O. Paskalit, babait të skulpturës sonë të rilindur në vitet ‘20. Ky ishte ngacmimi i parë që ngjalli interes për të takuar dhe komunikuar me të, kështu mund të përfitoja diçka nga biseda. Disa miq mundësuan takimin tim me të në studio. Ajo ditë ishte e mbytur me vranësira dhe shi, ndaj mu krijua një mendim se ai plak i lodhur e i pafuqi, nuk do të mundte të vinte nga shtëpia në studio, e cila ishte larg prej banesës ku jetonte. Por ai ishte fisnik dhe i pathyeshëm. Trokita me mendimin se s’më ndihmoi koha, por ai hapi portën e vjetërsuar të një studioje, thuajse gati për t’u shkallmuar prej mykut e kalbësirës që brente trarët e zbuluar të saj, nën strehëzën që pikonte ujë mbi plasmasët e hapura si vela të rrëzuara me kulmet që rridhnin në truallin e zbuluar prej balte. Dukej sikur ajo studio në mes të Tiranës, të çonte në një kohë të largët me punimet e mbuluara me plasmas, për të mos i përbaltur harresa. Midis portës gjysmë të hapur me bojë të dalë dhe kësaj studioje, ndriste si qiri prej dylli figura e Janaq Paços. Me një mirësjellje që dinë t’a falin artistët e mëdhenj, më uroi mirëseardhjen. Aty gjendesha midis botës së tij të fshehur nën plastmasë, e cila nisi të zbulohej nga duar që dridheshin si ato të nënës që mbron fëmijët e saj. Po, përmasat që më lanë mbresa në ndërgjegjen time, ishin ato të identitetit të Janaq Paços (ashtu i lodhur nga pleqëria e me gjymtyrët që lëkundeshin e dridheshin në mes të atij moti të zymtë), ishin ato të një njeriu që besonte në dëshirën dhe respektin e të tjerëve, gjë e cila buronte nga sinqeriteti dhe dashuria reale që kishte për punën që bënte. Ai rrëfente vazhdimisht duke zbuluar punët brenda plastmaseve. Nuk lodhej, nuk ndjehej mosbesues ndaj pranisë të një djaloshi kureshtar për punën e jetën e tij. Atij i dukej sikur atë moment do ta fiksonte koha me syrin e saj të padukshëm, pra ai besonte thellë në ndërgjegjen e tij fisnike. Këto tipare vinin si jehonë, nga origjina e asaj që simbolizonte harmoninë e mirëkuptimin që krijoi bashkëjetesa e kulturuar në krahinën e Përmetit. Ai shfaqej para syve të mi si mesazh shpirtëror i të parëve të tij nga fshati monumental i Badelonjës, i cili ngrihej si një pasqyrë kulturore nga bregu shkëmbor i Vjosës dhe zgjatej drejt e në kraharorin e gjelbër e shkëmbor të malit të Nemërçkës. Në këtë shtrirje të pjerrët gati 400 - 500 m, ngrihen grupe - grupe qiparisat në krah të shtëpive të gurta disa shekullore. Nga larg të duket sikur shikon një vend të shenjtë, që
  • 2. fsheh brenda kurorës së pafund të arrave, diçka të perceptueshme për një kalimtar të huaj. Ata qiparisa të lartësuar, dëshmojnë për madhështinë e brezave para se të shpërngulen banorët drejt kurbetit në fillim të shekullit XX-të, për shkak të dhunës që pushtuesit ushtruan mbi popullatën e pambrojtur, duke djegur e shkatërruar shtëpitë. Fshati lëvizi nëpër botë, por rrënjët janë ato të qiparisave të shumtë atje në Badelonjë ,ku prehen në qetësi mistike gjyshërit, të parët e tyre. Jeta e mjeshtrit të madh të gurit Janaq Paço nisi jetën në familjen e Zafir Paços nga Badelonja, lindur në Konicë më 14 mars 1914. Baba i tij mundohej të nxirrte bukën e gojës me zanatin dhe punën e rrobaqepësit. Në vitet e para të fëmijërisë, Janaqi ishte i dobishëm në lojërat e fëmijëve të tjerë, me kukullat prej balte që formonte në duart e tij. Rinia e tij e hershme kërkonte rrugë për të shprehur ndjenjat e për të pasqyruar përshtypjet që i krijonte bukuria e vendlindjes së prindërve të tij. Kjo dëshirë fillon e bëhet e mundur në vizatimet e para e të realizuara me përshtypjet nga bukuritë e natyrës dhe talentin për të dhënë përthyerjen e dritës në forma të ndryshme me mbresat reale. “Mësuesi” i tij i parë u bë fotografi i qytetit të Përmetit, i cili u befasua kur pa vizatimet e Janaqit 10 vjeçar, ku spikaste talenti për t’u bërë artist në të ardhmen. Ai, “Mësuesi” pa i rënë në sy Janaqit, e këshilloi të atin e tij, Zafirin, për ta dërguar të birin në shkollën e pikturës. Dëshira e prindërve ishte e madhe, por për atë kohë mundësitë ekonomike ishin të paarritshme për të realizuar këtë pasion që shfaqte i biri i tyre. Në atë kohë, kur administrata ishte e korruptuar dhe arkaike në konceptet e së ardhmes, ishte e vështirë për të siguruar një bursë nga fëmijët e shtresave të varfra, edhe pse nga ato shtresa buron talenti dhe origjinaliteti krijues. Por rrethi miqësor e qytetar i të atit, duke e parë dëshirën dhe pasionin e Janaqit dhe duke u mahnitur nga krijimet e tij, u përpoqën të ndihmojnë në realizimin e kësaj ëndrre që zmadhohej në zemrën e tij. Studimet e para dhe ndikimet e klasicizmit grek Ishte viti 1931, kur Janaqi ndiqte vitin e tretë gjimnaz në Tiranë, mësuesi i vizatimit ishte piktori Andrea Kushi. Atje jo rastësisht, një mik i të atit, tregtar stofrash nga Selaniku, i solli Janaqit fotografinë e së bijës për t’ia zmadhuar, prej të cilit ai ka mbetur shumë i kënaqur. Kështu që jeta e tij mori kthesë për në rrugën e artit. Janaqi shkon në Selanik i ndihmuar prej këtij tregtari për të mbaruar vitin IV gjimnaz dhe njëkohësisht të përgatitej për konkursin, që të mundësonte hyrjen për në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Më 1932, pasi fitoi konkursin, pranohet student në Artet e Bukura të Athinës. Fillimi i studimeve nuk ishte i njëjtë me vazhdimin jo të qetë të studimeve, për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat ngrinin krye dhe e detyronin të punonte natën, për të mbuluar shpenzimet. Gjatë studimeve ai u njoh me traditën e artit klasik grek. Ky art e impresionoi thellë shpirtin e ndjeshëm të Janaqit, i cili tërhiqej nga harmonia thelbësore formë-përmbajtje prej ku u edukua me stilin e raporteve klasike dhe dekorativitetin modern. Rezultatet e Paços ishin të dukshme në sajë të përkushtimit individual në punimet artistike, nivelet e arritura në punimet e tij dallonin midis ambientit artistik, të krijuara nga bashkëpunimet student-pedagog, saqë ai u bë studenti më i preferuar i drejtuesit të Akademisë, skulptorit të famshëm grek Kostas Dimitria (nxënës i skulptorit francez August Rodin), i cili ishte dhe vendimmarrësi për mbajtjen e Paços asistent të punës së tij .Kjo periudhë 6-vjeçare, 1933-1939 i dha mundësinë për mbrojtjen e diplomës, duke u vlerësuar me çmimin e parë të konkursit. Vlerësimi i pedagogut K. Dimitria u rrit akoma më tepër për Janaqin, duke e ftuar atë si bashkëpunëtor edhe dy vjet të tjera pranë ateliesë së tij. Kthimi në atdhe dhe fillimi i krijimtarisë Janaqi u kthye në atdhe edhe pse K. Dimitria e luti të qëndronte në Athinë, ai e ndiente boshllëkun që krijonte mungesa e vatrës familjare, atë e shtynte për të qenë bashkëkohës i O.Paskali, A.Buzës, S.Kacelit, V.Mios etj… Për hir të këtyre faktorëve që u bënë nxitës të krijimtarisë së tij të mëvonshme, Janaqi kthehet në Shqipërinë e okupuar prej Italisë fashiste, më 1942, duke qëndruar për 1 vit i papunë, deri sa më 1943 fillon punë si mësues i lëndëve Histori Arti dhe Vizatimi në gjimnazin e Tiranës, ku gjatë qëndrimit atje mbështeti grupin antifashist në gjimnaz. Mbas çlirimit të atdheut më 1945, emërohet zv/shef në sektorin e Arteve Figurative, në Komitetin e Kulturës dhe Arteve, më pas në 1946-49 u mor me organizimin e degës së Artit Figurativ në Liceun Artistik “J. Misja” në Tiranë. Kontributi i tij i shquar si pedagog, merr më shumë vlera sot pasi në atë kohë ishin të pakët dhe të pakrahasueshëm me shumicën e sotme. Brezat që dolën nga puna e përkushtuar e profesor Janaqit, konsoliduan skulpturën shqiptare, emrat e tyre u bënë shembuj të njohur për qytetarët tanë, si Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, Hektor Dule, Thoma Thomaj etj… Janaq Paço organizoi ekspozitën e arteve figurative më 18 prill 1945, ku vetë mori pjesë me kompozimin “Shtypja” dhe me portrete dëshmorësh. Më 1949 me porosi të KQ të PKSH aktivizohet në realizimin e portretit monumental të Qemal Stafës, ku spikatin vlerat e dukshme artistike. E veçantë në këtë vepër është ndërthurja e natyrës madhështore me dinamikë impresive të modelimit. Nëpërmjet figurës së Qemal Stafës, krijohet simboli i rinisë antifashiste. Ja fjalët që Paço rrëfente në studion e tij në 1987: “Kur më porositën për krijimin e portretit të Qemalit, menjëherë mu shfaq figura e rinisë shqiptare, që e kisha mbresë e ngacmim nga kujtimet e luftës. Dhe këtë rini heroike mund ta portretizoje shumë bukur në portretin e udhëheqësit të saj. Q. Stafa, vazhdon autori, nuk e kam pas njohur nga afër, por unë e përfytyroja atë”. Autori nuk ia besoi modelimin e veprës materialit fotografik, por u mbështet fort në mbresat e gjalla që i kishte krijuar pamja fizike e zakonshme, duke u shkëmbyer disa herë në rrugë, gjatë luftës. Për Paçon, Qemali ishte trupmesatar, i imët, me një portret të heshtur brenda pamjes psikologjike, por me një pamje plastike të guximshme. Në këtë imazh fizik, Paço konceptonte inspirimin e vërtetë realist të rinisë revolucionare. Në trajtimin plastil, kjo vepër precipiton në një konceptim të thjeshtëzuar të frymës klasike, e cila ishte e qëndrueshme dhe e thellë në formimin e personalitetit artistik të Paços. Vepra flet me një kombinim inteligjent të ekuilibruar të këtij stili klasik me gjuhën e plastikës dinamike të realizimit të kohës, kjo evidentohet qartë në format që lëvizin me zhdërvjelltësi, në ndërthurjen e linjave të theksuara dhe detajit të ngjeshur brenda masës së madhe, duke bërë
  • 3. të lexueshëm një strukturë të qartë eshtërore, që ndihet fuqishëm në masën plastike të trajtimit mishor të fytyrës, buzët e mbërthyera, hundën e mprehtë dhe shikimin e thellë në hapësirën që shfaqet. Krahas lëvizjes plastike në sipërfaqen e skulpturës , unitetin e veprës e plotëson edhe karakteri fizik, individual i heroit, i cili është përcaktuar nëpërmjet siluetit konturues të vëllimit, me një detajim të fuqishëm viziv e plot kontrast grafik të formave me sfondin rreth e qark. Skënderbeu dhe skalitja në gur Vepra, e cila për nga rëndësia dhe përmasat monumentale nderon jo vetëm përkushtimin krijues të Paços, por edhe bashkëkombësve të tij. Për ngritjen e “Skënderbeut” në Krujë, u organizua konkursi kombëtar në janar 1949, prej të cilit Paço doli i pari, por me çmim të dytë (çmimi i parë i rezervuar, absurd). Bashkë me çmimin, ai mori një përgjegjësi të madhe për nga vlerat historike kombëtare, prej së cilës buronte dhe angazhimi total për realizimin artistik të monumentit të “Skënderbeut”.“Në këtë vepër, - tregon autori, - kisha për qëllim që krahas përmasave kombëtare të heroit, të tregoja edhe Skënderbeun që njeh Evropa”. Kjo vepër ngriti ndërgjegjen kombëtare të Paços, duke ndjerë krenarinë historike dhe popullaritetin e kësaj figure epokale që shënoi epoka e Skënderbeut, luftën kundër Turqisë, si dhe frymëzoi autorin në evokimin e qëndresës kombëtare, gjë e cila duket qartë në riprodhimin e kopjes së dytë në bronz për t’u vendosur në sheshin e Prishtinës në fillim shekullin XXI, që shënon marrjen frymë të kombit shqiptar me një mendim unik e themelor për të ardhmen. Janaq Paço e filloi realizimin e veprës si historian me studimin e gojëdhënave popullore në këngët dhe legjendat për figurën dhe historinë e heroit. Lexoi shkrimet e Barletit, Nolit, N. Frashrit si dhe shkrimet e Longfellout ndër autorët e huaj. Duke përcaktuar bazat teorike për krijimin e veprës, Paço thelloi materializmin historik dhe artistik të veprës, nëpërmjet njohjes së tipave te fshatarët e veriut, të cilët përbëjnë trashëgiminë historike të luftëtarëve të Skënderbeut. Kështu me këtë ekskursion të gjallë e të drejtpërdrejtë në Lezhë, Mat e Krujë Paço skicoi e vizatoi tipa e karaktere të veçantë. Tërë këto skica e vizatime, janë sot të materializuara në relieve të shumtë me madhësi ½ natyral, në pamje profil, duke dëshmuar një punë dinjitoze për një krijues që është bërë shembull në sakrificën për artin, e cila shpreh tipare qytetarie në respektin për komunitetin artistik dhe dashurinë për bashkëkombësit. Pas tërë kësaj pune kërkuese, formohet sasia e mjaftueshme e tipave, nëpërmjet të cilave autori mund të imagjinojë fytyrën e heroit. Dhe vetëm pas tërë kësaj pune, ai e sheh për herë të parë Skënderbeun, por akoma jo të qartë, jo i plotë, ky është portreti i parë i papërpunuar, puna vazhdon deri në përurimin e veprës, duke e jetuar, përpunuar me emocionet që ofron detaji plastik. Autori nuk la pa studiuar epokën mesjetare, duke bërë kërkime për veshjet, si veshja në hekur, tirqet e veriut, me të cilat krijon një veshje në traditën kombëtare. Ai nuk nënvleftësoi as studimin e shalës së kuajve, sidomos atë në formë karrigeje, për luftimin në këmbë, njohu formën e funksionin e yzengjive, që mbajnë peshën e këmbëve, si edhe dekorimet me ornamente të tyre. Liria e shikimit të veprës dhe formimi i saj nuk ndalej as në njohjen e kuajve. Autori preferoi studimin e kalit Arab dhe Myzeqar. Ai i përzjeu këta dy kuaj, sepse kali Arab karakterizonte shpejtësinë dhe elegancën, forcën e vrullin, ndërsa ai Myzeqar, si kalë i shkurtër e i mbledhur i përshtatet terrenit ku ka luftuar Skënderbeu, në kodra e shkëmbinj. Në Hungari, ku vepra u çua për t’u derdhur në bronz, Lidhja e Artistëve Hungarezë shtroi një darkë për nder të monumentit të Skënderbeut, që përcillej pas përfundimit në bronz për në Shqipëri. Edhe ky moment bashkëpunimi miqësor, evokoi formalisht bashkëkohësinë e Skënderbeut me heroin hungarez Janosh Huniadi. Autori më kujtoi nëpërmjet gojës së tij, fjalët e një specialisti hungarez gjatë darkës: - “Unë them, që këtë monument vendoseni ku të doni, ai është shumë i bukur, mund ta vendosni në Budapest, në Vjenë, në Paris a në ndonjë vend tjetër, por ai është i huaj për nga karakteri kombëtar me ato vende. Ndërsa në Shqipëri ky monument do të sjellë në popull figurën madhështore të qëndresës së shqiptarit në shekuj. Në Shqipëri do të qëndrojë.” Dhe ja mendimet e thjeshta marrin një kuptim të thellë e realist në vendosjen e dytë të monumentit në Prishtinë, duke u bërë simbol i qëndresës kosovare në fillimshekullin XXI. Vendosja e monumentit në Krujë, po ta shohim nga poshtë, na jep përshtypjen e një shkëmbi të skalitur, që zbret plot vrull nga mali, po t’i sillemi anash e shohim tërë muskulaturën e heroit me kalin në lëvizje, si në fluturim, nga poshtë - lart - përpara dhe kuptojmë se Skënderbeu është gati për sulm ndaj çdo armiku që mund të sjellë hapësira. Mbas këtij vështrimi, ne duhet të besojmë se autori ka arritur qëllimin, që është bashkimi i natyrës së ashpër me heroin për të përballuar sulmet, vërshimet e armikut. Për të arritur këtë vepër u deshën 10 vjet, në duart e Janaq Paços. Si lindi “Zadrimorja” E tillë paraqitet rastësia artistike në vazhdimësi edhe në portretin “Zadrimorja”, e cila dallon si një nga portretet më të bukura të Galerisë së Arteve Kombëtare, për nga forma dhe përmbajtja. Si një unitet i rrjedhshëm i formës sa realiste dhe klasike në plastikën e një karakteri të veçantë, që sjell faktin krahinor nga fusha e Zadrimës, si natyrë në tip dhe në veshje. Kur pyet autorin për të, ai nuk ngurron të shprehë admirimin për atë ç’ka arritur aty. Është diçka spontane e brendshme, por që u zgjua nga një ngacmim i paparamenduar për të bërë atë bukuri skulpturore. “Isha duke dalë nga studio,- rrëfen Paço,- dhe më bie në sy një çift, ku e shoqja që ecte krah burrit, ishte e veshur me kostum popullor, i cili përfaqësonte krahinën e Zadrimës.” Paço, si artist e admironte dhe kish dashuri për pasurinë dhe pastërtinë folklorike. Por më i rëndësishëm akoma për skulptorin - artist ishte bota dhe trajta e veçantë humane e grave zadrimore. Dhe këtë e lexoi me vështrimin e parë që i hodhi portretit të asaj gruaje, si në trajtën ekspresive të mimikës, qëndrimit të kokës, qafës elegante dhe në çiltërsinë e saj prej malësoreje e me shikim të pastër. Kjo botë, kjo gjendje shoqërohej nga elemente karakteristike si; mbajtja e cullufeve anësore të flokëve dhe lidhja me shami e kokës, ndaj Paço nuk e la këtë rast të kalonte dhe sot kemi një skulpturë të rrallë në vlera. Ai iu lut çiftit që t’i falnin disa minuta kohë për të hequr disa skica në profile të ndryshme të portretit dhe sot si shpërblim të mirësisë të atyre njerëzve të thjeshtë të Zadrimës dhe vullnetit krijues të Paços, kemi portretin e paparë e të papërsëritshëm “Zadrimorja”.
  • 4. Nudot: Trupat e thyer nga duart… Pas gjithë kësaj historie që Janaq Paço më besoi, duke zbuluar kujtesën e mendimeve fshehur nën plastmasët e mbuluar me pluhur, u ndjeva tepër i trishtuar midis asaj studioje të lënë në harresë bashkë me krijuesin e saj. Paço, duke iu dridhur duart u afrua në një tavolinë, prej nga ngriti një plastmas nën të cilin rrinin disa koka vajzash të modeluara krejt ndryshe, me një plastikë pothuajse ideale, me një qëndrim klasik brenda të cilit janë ndërthurur bukuria, meditimi dhe freskia e moshës. Ato dukeshin sikur flinin së bashku në një shtrat të madh. Dhe me një zë të humbur më preu përfytyrimin; - Këto janë “Ato”, dhe u drejtua nga unë i pikëlluar, sikur të ishte para një vendimi që mund të anulonte atë dëm fatal dhe Paço me sy të përlotur rrëfeu se si erdhën dy nëpunës që mbulonin problemet e artit në MPB dhe i komunikuan shqetësimin për ankesat dhe letrat anonime në drejtim të tij, për faktin se në studion e Janaq Paços ndodheshin skulptura të zhveshura, ndaj dhe e këshilluan se duhej t’i prishte, sepse do të kontrollohej studioja nga përfaqësues të lagjes për të verifikuar përmbajtjen e ankesave dhe letrave anonime, të dështakëve fshehur pas emërtimit “banor i lagjes”. Edhe vetë ata, nëpunësit e MPB-së, u larguan të brengosur për detyrimin që kishin t’i parashtronin këtë kërkesë skulptorit të magjishëm Janaq Paço, sepse përpara syve të tyre ngriheshin shtatë mrekulli skulpturore, si nimfa që ndriçonin terrin e studios dhe ndoshta sot do të përfaqësonin frymën lirike të skulpturës shqiptare ndër galeritë më në zë të botës. Drama krijuese e artistit në këto vepra të punuara gjatë 10 vjetëve me orë të tëra, muaj e vite, privuar nga gëzimet e jetës të njeriut të zakonshëm, mori kthesë tragjike, prej “syrit vigjilent” të ndonjë batakçiu “banor i lagjes”. Janaqi i theu ATO statuja dymetroshe, që rilindën skulpturën njerëzore, midis ambientit absurd të lojës me dogmën spekulative të dështakëve. Ishin vitet e luftës kundër liberalizimit të arteve 1973 - 74 dhe dihet se kush e mori flamurin e kësaj fushate anonime, nga mjedisi i krijuesve, karrieristët e djeshëm - hipokritët e sotëm. Prej këtyre mrekullive ishin ruajtur vetëm kokat, që të krijonin idenë se ishin modeluar me një lëvizje të vetme spatulore të gishtit të madh, gjë e cila kërkon ndjeshmëri absolute, që buron nga thellësitë dhe shikimi i pastër i shpirtit. ATO portrete mund të krahasoheshin me skulpturat e Bourdelit (skulptori francez që u bë i famshëm në modelimin e figurave femërore në Teatrin e Parisit) për nga finesa, fluiditeti i dritës dhe qartësia grafike e planeve, që strukturonin format. Ato portrete janë një fakt identik, që shtyjnë të mendosh dhe përfytyrosh trupat e thyer nga duart, që më pas filluan të dridhen gjithnjë e më tepër nga trishtimi, që hodhi farë në shpirtin plot dritë e kurajo njerëzore të artistit - njeri, Janaq Paço. Këto portrete janë si maja ajsbergu jo vetëm për skulpturat e “humbura” fatalisht, por edhe për realitetin që Paço e ngriti në art, thellësinë e shekujve, më herët se epoka e Skënderbeut, pikërisht atë që kulmoi periudha humane e antikitetit, respekti për thelbin njerëzor, duke e pasqyruar fizikisht bukur dhe me psikologji të idealizuar. Kjo histori la një prekje të dhimbshme në ndërgjegjen e gjithë atyre që e nderonin punën e artistit, por edhe të bashkëqytetarëve që e respektonin Janaqin, ndaj edhe shteti si për të ndrequr “gabimin” e nëpunësve të tij, të cilët shkaktuan një dëm jo vetëm personal, por edhe shoqëror, i ofruan Paços dhe i besuan realizimin e një vepre monumentale në portën hyrëse të muzeut të Krujës. Prishtina dhe rivendosja e Skënderbeut Për herë të dytë në Krujë, Paço e paraqit Skënderbeun si udhëheqës popullor, rrethuar nga populli dhe luftëtarët, sikur iu thotë vizitorëve, që sapo kalojnë pragun në hyrje të muzeut; - “Lirinë e gjej në popull”. Konceptimi i kësaj vepre ishte një zgjedhje e vështirë, në një moshë të thyer ku ishte Paço, ndaj edhe për ta realizuar më lehtësisht i besoi bashkëpunimin skulptorit të ri, atëkohë, Genc Hajdari. Për këtë vepër iu dha titulli “Urdhëri i Flamurit” të klasit të Parë më 1983, dhe më 1984 me rastin e 70 vjetorit të tij, iu dha titulli “Artist i Popullit”. Tek festohej në 28 nëntorin 2001, çlirimi i Kosovës nga fashizmi serb, vendosja përsëri e ekuestros së Skënderbeut të Paços në Prishtinë, shpreh vitalitetin dhe pathyeshmërinë e personalitetit të krijuesit, që me pathosin shpirtëror e profesional iu kushtua temave historike, qëndresës së popullit ndaj vështirësive e rreziqeve. “Forma artistike i këndon madhështisë, vitalitetit të një populli të vogël, që gjithmonë i ka treguar vendin armiqve të shumtë e të ndryshëm. Po aq e pakufishme është dashuria e skulptorit për jetën, e cila përfshin përmasat e botës shpirtërore shqiptare, si heroizmi epik dhe intimiteti i njeriut të thjeshtë.” Janaq Paço prezanton një koncept të dyfishtë të formës, duke iu përgjigjur inspirimeve me origjinalitet. Ai herë priret nga tema klasike në temat e qeta e intime dhe herë realiste të lirë në trajtimin e personazheve jetësore dhe ekspresive në dinamikën vëllimore e plot pasion në pasqyrimin e ngjarjeve historike. Ndaj data e ringritjes së Skënderbeut në Prishtinë, 28 Nëntor 2001, na zhyt në meditim të thellë e të sinqertë, se ata që falin krijime vlerash, i përkushtohen jetës dhe punës në atdheun e tyre, nderohen dhe çmohen nga populli dhe brezat që vijnë edhe pse në kohën e jetuar, luftohen e poshtërohen nga ata që i kanë sjellë gjithmonë ngatërresa jetës dhe historisë sonë kombëtare. Ndaj ringritja e këtij monumenti binom Krujë - Prishtinë, le të jetë kujtesë qytetare e kombëtare për qëndresën e rezistencën ndaj armiqësisë që vjen nga çdo skaj i errësirës. Ky monument do të simbolizojë dy kohë, që bashkohen në një unitet mendimi e veprimi të traditave pozitive të drejtimit të kombit drejt lirisë dhe emancipimit e drejtësisë shoqërore. Por kur mendoj, se si kjo madhështi e sotme e Paços, nuk përputhet me mënyrën se si duhej trajtuar ekzistenca fizike e tij, si faktor i gjallë për të ndërtuar imazhin e artistit të ardhshëm, në thellësi të ndërgjegjes sime ndjej se kanë ndryshuar ngjyrat, fasada, por forma e të vepruarit, ndaj kësaj fryme idealiste që la pas Paço, nuk ka ndryshuar. Përsëri ata “anonimët e lagjes” vazhdojnë të marrin përfitime me anonimatin klanor - politik. Ndofta gjithkush ndjen se një pjesëz e jona vuan prej harresës, përballë ngërdheshjes së tyre, të cilët rrafshojnë artin dhe harrojnë se ky burrë i heshtur, i mençur e modest, vlente më tepër se kapardisja e tyre e marrë së bashku. Janaq Paço u nda prej nesh në 11 korrik 1991, në një kohë kur po ndodhnin ngjarje që do të sillnin transformime në jetën shoqërore e politike, por jam i sigurt se jeta e vepra e tij janë gur themeli për demokracinë dhe lirinë e ëndërruar prej ne të gjithëve.
  • 5. *Ky material është botuar edhe më parë. Risillet me rastin e përvjetorit të lindjes së skulptorit. ABC nr.29-Bujar Kapllani, skulptor* 23.03.2006 © ABC 2005. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • 6. *Ky material është botuar edhe më parë. Risillet me rastin e përvjetorit të lindjes së skulptorit. ABC nr.29-Bujar Kapllani, skulptor* 23.03.2006 © ABC 2005. Të gjitha të drejtat e rezervuara.