Diese Präsentation wurde erfolgreich gemeldet.
Die SlideShare-Präsentation wird heruntergeladen. ×

Prezantimi pedagogji familjare

Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Anzeige
Wird geladen in …3
×

Hier ansehen

1 von 19 Anzeige

Weitere Verwandte Inhalte

Diashows für Sie (20)

Ähnlich wie Prezantimi pedagogji familjare (20)

Anzeige

Aktuellste (20)

Prezantimi pedagogji familjare

  1. 1. PEDAGOGJI FAMILJARE Tema: Fëmija i padëshirueshëm, familja me antarë me nevoja të veçanta, shkurorëzimi i prindërve Prof. Valentina NIMONAJ – HOTI Punuan: Besart HYSENI Arjeton GASHI
  2. 2. I padëshirueshëm konsiderohet ai fëmijë i cili nuk e gëzon përkushtimin e prindërve, qoftë në aspektin emocional e mbrojtës, qoftë në aspektin pedagogjik e social.
  3. 3. Psikologët, pedagogët, sociologët dhe ekspertët e penalogjisë kanë konstatuar se në pozicionin më të vështirë familjar, nuk janë fëmijët e prindërve të ndarë – të dashur nga prindërit, as fëmijët e prindërve që jetojnë midis dy vendeve të ndryshme – të dashur nga prindërit, as fëmijët jetimë por me përkujdesje të prindit të gjallë apo familjarëve kujdestarë. Fëmijët me gjendjen më të rëndë emocionale, sociale e pedagogjike janë fëmijët e padëshirueshëm nga familja, fëmijë potencialisht të rrezikuar për rekrutim antisocial – si rezultat, nesër delikuent të mitur apo kriminel të rritur.
  4. 4. - Bashkëjetesa e prindërve e cila përcillet me pavendosshmëri për lidhje stabile martesore; - Shtatzënia e padëshirueshme gjatë paramartesës/fëmija jashtëmartesor/, gjatë bashkëjetesës jostabile apo martesës me konflikte kronike; - Shtatzënia e padëshirueshme gjatë rimartesës së partnerëve; - Thjeshtri apo thjeshtra i padëshirueshëm nga njerka/njerku; - Fëmija bonjak në familje me çrregullime emocionale, morale e sociale; - Lidhja e dobët emocionale e partnerëve; - Papjekuria e personalitetit të prindërve apo njërit, e me këtë mungesa e gatishmërisë për të marrë përgjegjësitë
  5. 5. - Aspiratat për karrierë që e debalancojnë prindin aq sa e humb përqendrimin prindëror; - Kushtet e rënda të jetesës, ato ekonomike apo të banimit; - Sëmundjet e rënda në familje; - Fëmija i lindur me pengesa në zhvillim; - Gjinia e padëshirueshme, zakonisht lindja e vajzës pas shumë vajzave; - Diferenca e madhe moshore midis fëmijëve etj.
  6. 6. - Fëmija e ndjen atmosferën në të cilën jeton, e ndjen se është i padëshirueshëm dhe me këtë tek ai paraqiten dhe zhvillohen një varg emocionesh e ndjenjash negative si: frika, pasiguria, ankthi, mosbesimi, lakmia, etj. - Gjendjet të cilat zhvillohen janë: tërheqja në vetvete, agresiviteti, kërkimi i vazhdueshëm i përkushtimit nga prindërit, varësia nga prindërit, nënshtrimi karshi tyre, ndrydhja e emocioneve, fjalës e mendimit, veprimi në përputhje me dirigjimin e tyre, etj.
  7. 7. Gjuha e trupit flet: - I tërhequr apo agresiv; - Shikimi i humbur apo i ngrirë, dhimbsur dhe vuajtje në shikim; - Trup i kërrysur apo pozë agresive, gjithnjë i gatshëm për konflikt verbal e fizik; - Stimulim i simptomave të sëmundjes apo fshehja e simptomave reale; - Gjithnjë në kërkim të dashurisë apo refuzim të saj: etje për fjalë të ëmbël apo refuzim i vrazhdë saj.
  8. 8. - Prindërit – familja nuk merret me nevojat e fëmijës apo obligimet prindërore, i kryejnë në mënyrë rutinore; - Prindërit – familja nuk shpërfaq kurrfarë përkushtimi emocional ndaj fëmijës; - Prindërit – familja nuk interesohen për të, nuk përpiqen ta dëgjojnë fëmijën, ta nxisin, ta motivojnë, ta përkrahin etj. - Prindërit – familja nuk e duan bile edhe mund ta urrejnë fëmijën; - Prindërit – familja nuk i krijon kushte për zhvillim dhe përparim; - Prindërit – familja e shfrytëzojnë fëmijën për interesa personale, etj.
  9. 9. Me nevoja të veçanta në zhvillim konsiderohet individi me zhvillim të penguar. Me termin “zhvillim i penguar” përfshin të gjitha format e anomalive, pa marrë parasysh se a janë të shkaktuar prej faktorëve somatogjenë apo psikogjen. Kategoritë e fëmijëve me nevoja të veçanta hyjnë fëmijët me të pamur të dëmtuar (fëmijët me të pamur të dobët dhe fëmijët e verbër), fëmijët me dëgjim të dëmtuar (fëmijët gjysmë të shurdhër dhe fëmijët e shurdhër), fëmijët me çrregullime të zërit dhe të të folurit, fëmijët me pengesa në zhvillimin trupor, fëmijët me zhvillim mental të vonuar, pastaj fëmijët epileptikë, fëmijët me pengesa psikoneurotike, fëmijët psikotikë dhe fëmijët me pengesa të kombinuara.
  10. 10. Familjet me anëtarë me nevoja të veçanta mund t’i kategorizojmë: - Në familjet me prindër – prind dhe fëmijë me nevoja të veçanta; - Në familje vetëm me prindër – prind me nevoja të veçanta; - Në familje vetëm me fëmijë (një apo më shumë) me nevoja të veçanta. Funksioni pedgogjik i familjës me prindër dhe fëmijë me nevoja të veçanta mund të jetë deri në fund i rrezikuar. Prindërit e këtillë, jo vetëm për shkak të çrregullimeve primare, por edhe për shkak të atyre sekondare, nuk mund të kryejnë me sukses as edukimin e fëmijëve normal e aq
  11. 11. Personaliteti i fëmijës me nevoja të veçanta varet në masë të madhe jo vetëm nga forma dhe shkalla e problemeve, por edhe nga qëndrimi i familjes ndaj atyre me nevoja të veçanta. Roli i familjes është tejet i madh, ngase duke ndihmuar ata, në një masë u kompenson paaftësitë e tyre trupore, somatike e psikike. Funksioni i familjes në edukimin e fëmijëve me të pamur të dëmtuar (fëmijët me shikim të dobët apo të verbër) është i padiskutueshëm. Familja, po ashtu duhet të ketë qëndrim të shëndoshë edhe ndaj fëmijëve me dëgjim të dëmtuar (fëmijëve gjysmë të shurdhër apo të shurdhër).
  12. 12. Fëmijët me çrregullime zëri dhe të të folurit, po ashtu, hyjnë në kategorinë e fëmijëve me nevoja të veçanta në zhvillim, të cilët për familjën paraqesin problem të veçant pedagogjik. Përndryshe, fëmijët me çrregullim zëri dhe të foluri konsiderohen ata fëmijë “të të cilët procesi i komunikimit foljor është vështirësuar për shkak të pengesave ose dëmtimeve të çfarëdo pjese të aparatit të të folurit. Fëmijet me probleme trupore konsiderohen ata të cilët kanë “dëmtime dhe deformime të atilla ose çrregullime motorike, që u pengon të aftësohen në kushte normale.” Psikologët vërtetojnë se tek fëmijët me probleme trupore zhvillohet ndjenja e inferioritetit, ndjenja e pasigurisë, ndjenja e mosbesimit, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin mental të tyre.
  13. 13. Edhe fëmijët me zhvillim psikik të vonuar paraqesin problem të veçantë pedagogjik si për prindërit, po ashtu edhe për familjen në tërësi. Të tillë konsiderohën ata fëmijë “të cilët për shkak të zhvillimit psikik të vonuar ose të ngadalësuar janë të prapambetur në pikëpamje intelektuale dhe të cilët me rastin e analizimit të rezultateve të testimit kanë koeficientin mental 0 deri 70 përfundimisht.”
  14. 14. Qëndrimi i shëndosh i familjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta: - Prindërit dhe familja, fëmijët me zhvillim të kufizuar duhet t’i pranojnë ashtu siç janë. Pengesat dhe nevojat e tyre të veçanta duhet t’i trajtojnë si gjendje reale dhe kushtimisht thënë – normale. - Prindërit dhe familje, duhet të angazhohen sa më herët dhe sistematikisht në zbutjen dhe evitimin e pengesave, kuptohet aq sa është e mundur; - Prindërit dhe familja, duhet të kenë qëndrim të shëndosh emocional ndaj fëmijës me nevoja të veçanta. Ndaj fëmijëve të këtillë, pra duhet manifestuar dashuri e jo keqardhje, dhimbsuri.
  15. 15. - Fëmijëve të moshës parashkollore që kanë nevoja të veçanta, familja duhet t’u mundësojë të integrohen në entet speciale për fëmijët parashkollor. - Fëmijët me nevoja të veçanta duhet të edukohen e arsimohen në shkollat dhe klasët gjithëpërfshirëse, ku “promovohen vlera për një arsim pa dallim për të gjithë, si një e drejtë themelore e njeriut.”
  16. 16. Fëmija para dhe pas shkurorëzimit të prindërve është në një problem me peshë të veçantë jetësore. Shkenca dhe praktika, kanë dëshmuar që shkurorëzimi /ndarja/ e prindërve konsiderohet ndër situatat më stresuese për fëmijët. Situata që shkakton stres më të fuqishëm se shkurorëzimi është vetëm vdekja e prindit.
  17. 17. Qasja e gabuar dhe pasojat: - Abuzimi midis prindërve në formë të dhunës fizike; - Fshehja e së vërtetës para fëmijëve; - Injorimi i nevojave të fëmijës; - Ashpërsia ndaj fëmijës; - Deklarimet pesimiste për jetën dhe bashkëshortësinë para fëmijës; - Frikësimi i fëmijës nga prindi tjetër; - Tentim kidnapimi apo kidnapim i fëmijës nga njëri prind e të ngjashme, etj.
  18. 18. Pasojat për fëmijën: - Fëmija ndihet i hutuar; - Fëmija frikësohet dhe ndihet i kërcenuar; - Fëmija ndihet i pasigurt në mesin e prindërve; - Fëmija ndihet i lënë pas dore; - Fëmija ndihet i padashur dhe i braktisur nga prindërit; - Fëmija ndien vuajtje për prindin i cili do ta braktisë vendbanimin e përbashkët, etj. - Fëmija vajzë tërhiqet dhe mbyllet në vete; - Fëmija djalë bëhet agresiv; - Fëmija ndihet fajtor për gjendjen e shkaktuar, etj.
  19. 19. Qasja e drejtë e prindërve para ndarjes: - Lexoni literaturë për shkurorëzimin; - Fëmijën mos e mbani larg të së vërtetës për ndarje; - Tregoni fëmijës se të dy prindërit e duan; - Tregoni fëmijës se ai nuk është fajtorë për ndarjen e tyre; - Tregoni fëmijës se nuk do t’i prishen raportet e tij me prind; - Përgjigjuni në çdo pyetje të fëmijës etj.

×