SlideShare a Scribd company logo
1 of 7
Download to read offline
S
Sh
he
ej
jk
kh
h M
Mu
uk
kb
bi
il
li
i b
bi
in
n H
Ha
ad
di
i e
el
l-
-U
Ua
ad
di
i’
’i
i r
rr
re
et
th
h v
vo
ot
ti
im
me
ev
ve
e
dhe komenti i tij për fetvatë e disa dijetarëve që i kanë lejuar ato
“Çdo e mirë është në pasimin e Selefëve,
kurse çdo e keqe është në pasimin e khalefëve.”
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
© Selefi.org 2
Pyetje: Njerëzit që thërrasin për të marrë pjesë në votime përdorin si
argument thënien e Albanit, Ibn Bazit dhe ‘Uthejminit. Atëherë çfarë keni
për të thënë rreth kësaj?
Përgjigje: “E gjithë lavdia i takon Allahut; lavdërimi dhe bekimi qoftë
mbi të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi
këdo që e përkrah atë. Unë dëshmoj se askush nuk ka të drejtë që të
adhurohet përpos Allahut të Vetëm e të pashokë; dhe dëshmoj se
Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. E më tej:
Njerëzit e votimeve janë armiqtë e këtyre Shejkhave, sepse në të vërtetë
deri dje dëgjonim në Komisionin e Institutive të Dijes në San’a se el-
Albani është mason, atëherë kur ai dha një fetva për Muslimanët në
Palestinë që të largoheshin prej aty sepse ajo është shndërruar në Darul-
Harb (tokë lufte). Ata e sulmuan atë dhe deklaruan se ai është i devijuar
dhe një bidatçi.
E njëjta gjë edhe me Shejkh Ibn Bazin; kur ai dha një fetva rreth çështjes
së Gjirit (d.m.th. rreth luftës së Gjirit Persik) ata e sulmuan atë. Dhe kur ai
dha një fetva rreth marrëveshjes për paqe me Çifutët – dhe ne po flasim
pa marrë parasysh saktësinë e asaj fetvaje – atëherë ata e sulmuan atë dhe
midis tyre ishte Jusuf Kardaui, Allahu mos e bekoftë. Ata duan të
dëmtojnë dijetarët, dhe atyre nuk u hyn në punë hizbija e tyre përveç se
atëherë kur pyesin dijetarët dhe ua marrin fetvatë si argument (për të
justifikuar aktivitetet e hizbijes së tyre). Prandaj hizbijunët shkojnë tek
shejkhat e tyre, si për shembull Kardaui, etj…kurse tek dijetarët (e Sunetit)
nuk shkojnë, por vetëm duan që t’i dëmtojnë.
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
© Selefi.org 3
Dhe sa i përket kësaj fetvaje (për lejueshmërinë e votimeve), unë e mora
në telefon Shejkhul-Albanin - Allahu e ruajt – për këtë çështje dhe i
thashë: “A i ke bërë të lejuara votimet?” Ai tha: “Unë nuk i kam bërë të
lejuara, por e thashë nga këndvështrimi i veprimit të një të keqeje më të
vogël në vend të një të keqeje më të madhe.”
Dhe ne e shohim, mes këtyre dy të këqijave, në Algjeri a ndodhi e keqja
më e vogël apo ndodhi e keqja më e madhe? Lexojeni biografinë e Ebu
Hanifes dhe do të shikoni se dijetarët tanë e ndalonin dhënien e opinionit
dhe Istihsanin (dhënien përparësi të një argumenti mbi një argument tjetër
për shkak të rrethanave apo situatës) dhe ata menduan se kjo ishte një
rrugë që të shipe në I’tizal (mendimet e Mu’tezilëve) dhe në Tehexhum
(mendimet e Xhehmive).
Sa i përket fetvasë së Shejkhul-Albanit, ata (d.m.th. Hizbijunët) kanë kohë
të gjatë që e përdorin. Kurse sa i përket Shejkh Ibn ‘Uthejminit, ajo që të
habit me çështjen e tij është fakti që ai i ndalon partitë dhe grupet, ndërsa
lejon atë që është akoma më e madhe dhe më e rrezikshme sesa partitë e
grupet, dhe ato janë votimet, të cilat janë rrugë që të shpien drejt
demokracisë.1 Andaj, unë i them këtyre mashtruesve: sikur këta Shejkha të
tërhiqeshin (nga ato që ka thënë rreth votimeve) a do të ktheheshin edhe
ju apo jo?
Dhe ne themi: vërtet, ne e konsiderojmë të ndaluar taklidin (d.m.th.
pasimin e verbër). Kështu që, ne e kemi të ndaluar që të pasojmë
verbërisht Shejkhul-Albanin, Shejkh Ibn Bazin apo Shejkh Ibn
‘Uthejminin,2 ngase Allahu thotë në Librin e Tij të lartë:
1
Shënim i përkthyesit: Shejkh Mukbili ka thënë: “Demokracia është kufër sepse ajo do
të thotë që popujt gjykojnë vetet e tyre me ligjet që i kanë shpikur vetë. E kjo do të thotë
që nuk ka as Kur'an, as Sunet e as Islam dhe është e lejuar zinaja, homoseksualiteti…”
[Tuhfetul-Muxhijb, fq. 303]
2
Shënim i përkthyesit: Shejkh Mukbil ka thënë: “Siç e kemi thënë, Shejkh Ibn Bazi (herë)
është i saktë e (herë) gabon. Për çështjen e zgjedhjeve unë e kam refuzuar atë në disa kaseta.
Unë e njoh pozitën dhe vlerat e tij dhe që gabimet nuk e ulin vlerën, fisnikërinë dhe pozitën
e tij të lartë. Mirëpo ne nuk pasojmë verbërisht as Shejkh Ibn Bazin e as Shejkhul-Albanin.
Dhe sikur të ishim pasues të verbër, atëherë ne do të kishim pasuar verbërisht Imam
Ahmedin dhe do kishim pasuar verbërisht Ebu Bekr Siddikun (sepse ata janë më të mëdhenj
sesa këta dijetarë). Por sidoqoftë, ne e konsiderojmë të ndaluar pasimin e verbër.” [Nesaih ue
Fedaih, fq. 31]
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
© Selefi.org 4
















“Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës
të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [el-A’raf, 3]
Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:








“Dhe mos ndiqni diçka rreth të cilës nuk keni dije.” [el-Isra, 36]
Pra, njerëzit e Sunetit nuk pasojnë verbërisht. Atëherë ne u themi
Shejkhave: vërtet fetvatë tuaja janë shumë të rrezikshme. A nuk e dini se
Bushi – Allahu e poshtëroftë – kur ishte president i Amerikës thoshte se
Saudia dhe Kuvajti nuk e kanë vënë në zbatim Demokracinë?
Andaj, është detyrë për këta Shejkha që të tërhiqen nga kjo fetva. Dhe unë
u bëj thirrje juve që të jeni dëshmitarë se unë tërhiqem nga çdo gabim që
kam në librat apo kasetat e mia apo në da’uetin që bëj për Allahun ‘Azze
ue Xhel. Do tërhiqem (nga ato gabime) duke qenë i qetë në shpirtin tim.
Nuk ka asgjë të keqe për Shejkhat nëse ata tërhiqen (nga fetvaja që kanë
dhënë) sepse kjo në të vërtetë është detyrë për ta, ngaqë ata nuk e dinë se
çfarë po ndodh në Jemen, çfarë bëhet nëpër parlamente dhe çfarë
shkatërrimi po ndodh si rezultat i këtyre zgjedhjeve. (Po ndodhin) vrasje
dhe luftime për shkak të zgjedhjeve, gra që dalin nga shtëpitë e tyre dhe
shfaqin bukuritë e tyre (duke shkuar për të votuar), fotografi femrash si
kandidate për zgjedhje dhe barazim i Kur'anit, Sunetit dhe Fesë me kufrin
si pasojë e këtyre zgjedhjeve. E çfarë dobie kanë sjellë këto zgjedhje?
Kështu që, është detyrë për këta Shejkha që të tërhiqen (nga fetvatë që
kanë dhënë) dhe ne do t’u dërgojmë atyre (këshilla) insha`Allah, dhe nëse
nuk tërhiqen, atëherë ne e thërrasim Allahun që të jetë dëshmitar se ne
jemi larg fetvave të tyre sepse ato bien në kundërshtim me Kur'anin dhe
Sunetin. Edhe nëse ata janë të kënaqur apo të hidhëruar, ngase nderi dhe
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
© Selefi.org 5
gjaku ynë janë sakrificë për Islamin dhe neve nuk na intereson shumë (se
çfarë thuhet) lavdi Allahut…
Ne u themi Shejkhave: a pati zgjedhje në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) kur ata (Sahabët) nuk ranë dakord nëse prijësi i ushtrisë
duhej të ishte Usame bin Zejd apo ndonjë tjetër në vend të tij? Mos vallë
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Bëni zgjedhje, dhe kush të
marrë më shumë vota, ai ka për të qenë prijësi!
A pati zgjedhje në kohën e Ebu Bekrit? A pati zgjedhje në kohën e
‘Umerit?
Edhe ajo që është transmetuar se ‘Abdur-Rrahman bin ‘Aufi u shkonte
njerëzve nga pas (që të konsultohej me ta për zgjedhjen e ‘Uthmanit), aq
sa ai foli edhe me gratë (që t’u kërkonte mendim), mirëpo ky transmetim
duhet shqyrtuar sepse ai është jashtë librave me hadithe Sahihë dhe nuk ka
dyshim që rrugët e tij duhet të mblidhen të gjitha. Dhe unë jam i sigurt se
edhe sikur rrugët e transmetimit të mblidheshin që të gjitha, atëherë ai do
të jetë Shadh3 dhe hadithi Shadh hyn në kategorinë e haditheve Daif. Pastaj,
një nga vëllezërit ka bërë kërkime për të dhe ka gjetur se kjo shtesë ishte e
gradës më të lartë të dobësisë.
A pati zgjedhje në kohën e Emevitëve apo në kohën e Abasidëve apo në
periudhën Osmane? Apo ato na kanë ardhur nëpërmjet armiqve të
Islamit?
Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë të vërtetën me
thënien e tij:
“Ju do të ndiqni plotësisht gjurmët e atyre që erdhën para jush, derisa sikur ata të
futen në folenë e hardhucës, ju do të hyni në të (mbas tyre).”
Prandaj ato (votimet) konsiderohen si përçarje dhe shpërbërje e unitetit,
armiqësi dhe urrejtje…
3
Shënim i përkthyesit: Hadithi Shadh quhet hadithi që transmetohet nga një transmetues i
besueshëm, mirëpo ai kundërshton me këtë hadith transmetimin që ka ardhur nga një
transmetues më i besueshëm se ai, prandaj ky hadith refuzohet dhe konsiderohet Daif.
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
© Selefi.org 6
Kështu që, kijeni frikë Allahun o ju dijetarë! Mos na bëni që të ndjekim
Amerikën dhe demokracinë që e bën të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, e
me të vërtetë demokracia e ka bërë të lejuar homoseksualitetin në disa
vende të kufrit dhe e ka bërë të lejuar çdo gjë që është e ndaluar. Por ne
jemi Muslimanë dhe ne kemi Librin e Zotit tonë:














“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni
rrugë të tjera sepse ato do t’u përçajnë e do t’ju largojnë nga rruga
që Ai u ka urdhëruar…” [el-En’am, 153]
Atëherë, a kemi një fe të së shkuarës dhe një fe të së tashmes apo është
vetëm një fe e vetme deri në Orën e Fundit?
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Do të vazhdojë të mbetet një grup nga umeti im të cilët do të jenë fitimtarë në të
vërtetën. Ata nuk do të dëmtohen nga tradhëtarët derisa të vijë Urdhëri i Allahut dhe
ata janë në atë gjendje.”
E ndoshta dijetarët do të tërhiqen nga kjo fetva dhe ne do të shohim se si
do reagojnë reformistët.
Dhe Allahu i drejtohemi për ndihmë!”4
4
Tuhfetul-Muxhijb, 314-318.
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
© Selefi.org 7
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i, Allahu e mëshiroftë, ka thënë gjithashtu:
“Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Me të vërtetë Xhamitë janë ndërtuar për të përkujtuar Allahun në to…”
Atëherë cila nga këto të dyja është më e madhe: të bësh thirrje në Xhami
për Demokraci apo të kërkosh deven që të ka humbur, sepse vërtet në
kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dikujt i humbi deveja dhe
ai filloi të thoshte: “Kush e ka parë një deve ngjyrë kafe e cila është e
imja?” Atëherë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Allahu mos ta
ktheftë, sepse vërtet Xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë gjë.”
Pra, ato nuk u ndërtuan për demokraci, as për ato që thotë Radio Londra,
as për ato që thotë revista el-Mexheleh, as për ato që thotë gazeta esh-
Sherkul-Esuet, as për ato që thotë gazeta el-Xhemhurije, e as për ato që thotë
filani e fisteku…
Prandaj këto zëra nuk duhen dëgjuar. Dhe nëse dëgjoni ndonjë person
ditën e Xhuma që thërret për Demokraci apo për të votuar, atëherë mos
ua vini veshin këtyre fjalëve sepse Allahu ‘Azze ue Xhel thotë në Librin e
Tij fisnik:













“O ju që besoni, kur të bëhet thirrja për të falur namazin e xhumasë,
atëherë nxitoni për ta përmendur Allahun…”5
Muslimanët kanë nevojë për ata që do t’u mësojnë Fenë atyre…”6
5
El-Xhumu’ah, 9.
6
Tuhfetul-Muxhijb, 300-301.

More Related Content

Similar to Shejkh Mukbili Rreth Votimeve

Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Sqarime Selefije
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Libra Islame
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islam
FSstudio
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
guest41e4e
 

Similar to Shejkh Mukbili Rreth Votimeve (20)

Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga Bidati
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetitSq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
Sq silluni bute_o_pasues_te_sunetit
 
Dijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetesDijetar i se vertetes
Dijetar i se vertetes
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medhhebet
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i HumburKadianitë – Ky Sekt i Humbur
Kadianitë – Ky Sekt i Humbur
 
Aureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveAureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara grave
 
Aureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveAureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara grave
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
 
Kërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetësKërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetës
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islam
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
 

More from Lexo dhe Mëso

More from Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

Shejkh Mukbili Rreth Votimeve

  • 1. S Sh he ej jk kh h M Mu uk kb bi il li i b bi in n H Ha ad di i e el l- -U Ua ad di i’ ’i i r rr re et th h v vo ot ti im me ev ve e dhe komenti i tij për fetvatë e disa dijetarëve që i kanë lejuar ato “Çdo e mirë është në pasimin e Selefëve, kurse çdo e keqe është në pasimin e khalefëve.”
  • 2. Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve © Selefi.org 2 Pyetje: Njerëzit që thërrasin për të marrë pjesë në votime përdorin si argument thënien e Albanit, Ibn Bazit dhe ‘Uthejminit. Atëherë çfarë keni për të thënë rreth kësaj? Përgjigje: “E gjithë lavdia i takon Allahut; lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi këdo që e përkrah atë. Unë dëshmoj se askush nuk ka të drejtë që të adhurohet përpos Allahut të Vetëm e të pashokë; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. E më tej: Njerëzit e votimeve janë armiqtë e këtyre Shejkhave, sepse në të vërtetë deri dje dëgjonim në Komisionin e Institutive të Dijes në San’a se el- Albani është mason, atëherë kur ai dha një fetva për Muslimanët në Palestinë që të largoheshin prej aty sepse ajo është shndërruar në Darul- Harb (tokë lufte). Ata e sulmuan atë dhe deklaruan se ai është i devijuar dhe një bidatçi. E njëjta gjë edhe me Shejkh Ibn Bazin; kur ai dha një fetva rreth çështjes së Gjirit (d.m.th. rreth luftës së Gjirit Persik) ata e sulmuan atë. Dhe kur ai dha një fetva rreth marrëveshjes për paqe me Çifutët – dhe ne po flasim pa marrë parasysh saktësinë e asaj fetvaje – atëherë ata e sulmuan atë dhe midis tyre ishte Jusuf Kardaui, Allahu mos e bekoftë. Ata duan të dëmtojnë dijetarët, dhe atyre nuk u hyn në punë hizbija e tyre përveç se atëherë kur pyesin dijetarët dhe ua marrin fetvatë si argument (për të justifikuar aktivitetet e hizbijes së tyre). Prandaj hizbijunët shkojnë tek shejkhat e tyre, si për shembull Kardaui, etj…kurse tek dijetarët (e Sunetit) nuk shkojnë, por vetëm duan që t’i dëmtojnë.
  • 3. Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve © Selefi.org 3 Dhe sa i përket kësaj fetvaje (për lejueshmërinë e votimeve), unë e mora në telefon Shejkhul-Albanin - Allahu e ruajt – për këtë çështje dhe i thashë: “A i ke bërë të lejuara votimet?” Ai tha: “Unë nuk i kam bërë të lejuara, por e thashë nga këndvështrimi i veprimit të një të keqeje më të vogël në vend të një të keqeje më të madhe.” Dhe ne e shohim, mes këtyre dy të këqijave, në Algjeri a ndodhi e keqja më e vogël apo ndodhi e keqja më e madhe? Lexojeni biografinë e Ebu Hanifes dhe do të shikoni se dijetarët tanë e ndalonin dhënien e opinionit dhe Istihsanin (dhënien përparësi të një argumenti mbi një argument tjetër për shkak të rrethanave apo situatës) dhe ata menduan se kjo ishte një rrugë që të shipe në I’tizal (mendimet e Mu’tezilëve) dhe në Tehexhum (mendimet e Xhehmive). Sa i përket fetvasë së Shejkhul-Albanit, ata (d.m.th. Hizbijunët) kanë kohë të gjatë që e përdorin. Kurse sa i përket Shejkh Ibn ‘Uthejminit, ajo që të habit me çështjen e tij është fakti që ai i ndalon partitë dhe grupet, ndërsa lejon atë që është akoma më e madhe dhe më e rrezikshme sesa partitë e grupet, dhe ato janë votimet, të cilat janë rrugë që të shpien drejt demokracisë.1 Andaj, unë i them këtyre mashtruesve: sikur këta Shejkha të tërhiqeshin (nga ato që ka thënë rreth votimeve) a do të ktheheshin edhe ju apo jo? Dhe ne themi: vërtet, ne e konsiderojmë të ndaluar taklidin (d.m.th. pasimin e verbër). Kështu që, ne e kemi të ndaluar që të pasojmë verbërisht Shejkhul-Albanin, Shejkh Ibn Bazin apo Shejkh Ibn ‘Uthejminin,2 ngase Allahu thotë në Librin e Tij të lartë: 1 Shënim i përkthyesit: Shejkh Mukbili ka thënë: “Demokracia është kufër sepse ajo do të thotë që popujt gjykojnë vetet e tyre me ligjet që i kanë shpikur vetë. E kjo do të thotë që nuk ka as Kur'an, as Sunet e as Islam dhe është e lejuar zinaja, homoseksualiteti…” [Tuhfetul-Muxhijb, fq. 303] 2 Shënim i përkthyesit: Shejkh Mukbil ka thënë: “Siç e kemi thënë, Shejkh Ibn Bazi (herë) është i saktë e (herë) gabon. Për çështjen e zgjedhjeve unë e kam refuzuar atë në disa kaseta. Unë e njoh pozitën dhe vlerat e tij dhe që gabimet nuk e ulin vlerën, fisnikërinë dhe pozitën e tij të lartë. Mirëpo ne nuk pasojmë verbërisht as Shejkh Ibn Bazin e as Shejkhul-Albanin. Dhe sikur të ishim pasues të verbër, atëherë ne do të kishim pasuar verbërisht Imam Ahmedin dhe do kishim pasuar verbërisht Ebu Bekr Siddikun (sepse ata janë më të mëdhenj sesa këta dijetarë). Por sidoqoftë, ne e konsiderojmë të ndaluar pasimin e verbër.” [Nesaih ue Fedaih, fq. 31]
  • 4. Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve © Selefi.org 4                 “Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [el-A’raf, 3] Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:         “Dhe mos ndiqni diçka rreth të cilës nuk keni dije.” [el-Isra, 36] Pra, njerëzit e Sunetit nuk pasojnë verbërisht. Atëherë ne u themi Shejkhave: vërtet fetvatë tuaja janë shumë të rrezikshme. A nuk e dini se Bushi – Allahu e poshtëroftë – kur ishte president i Amerikës thoshte se Saudia dhe Kuvajti nuk e kanë vënë në zbatim Demokracinë? Andaj, është detyrë për këta Shejkha që të tërhiqen nga kjo fetva. Dhe unë u bëj thirrje juve që të jeni dëshmitarë se unë tërhiqem nga çdo gabim që kam në librat apo kasetat e mia apo në da’uetin që bëj për Allahun ‘Azze ue Xhel. Do tërhiqem (nga ato gabime) duke qenë i qetë në shpirtin tim. Nuk ka asgjë të keqe për Shejkhat nëse ata tërhiqen (nga fetvaja që kanë dhënë) sepse kjo në të vërtetë është detyrë për ta, ngaqë ata nuk e dinë se çfarë po ndodh në Jemen, çfarë bëhet nëpër parlamente dhe çfarë shkatërrimi po ndodh si rezultat i këtyre zgjedhjeve. (Po ndodhin) vrasje dhe luftime për shkak të zgjedhjeve, gra që dalin nga shtëpitë e tyre dhe shfaqin bukuritë e tyre (duke shkuar për të votuar), fotografi femrash si kandidate për zgjedhje dhe barazim i Kur'anit, Sunetit dhe Fesë me kufrin si pasojë e këtyre zgjedhjeve. E çfarë dobie kanë sjellë këto zgjedhje? Kështu që, është detyrë për këta Shejkha që të tërhiqen (nga fetvatë që kanë dhënë) dhe ne do t’u dërgojmë atyre (këshilla) insha`Allah, dhe nëse nuk tërhiqen, atëherë ne e thërrasim Allahun që të jetë dëshmitar se ne jemi larg fetvave të tyre sepse ato bien në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin. Edhe nëse ata janë të kënaqur apo të hidhëruar, ngase nderi dhe
  • 5. Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve © Selefi.org 5 gjaku ynë janë sakrificë për Islamin dhe neve nuk na intereson shumë (se çfarë thuhet) lavdi Allahut… Ne u themi Shejkhave: a pati zgjedhje në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ata (Sahabët) nuk ranë dakord nëse prijësi i ushtrisë duhej të ishte Usame bin Zejd apo ndonjë tjetër në vend të tij? Mos vallë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Bëni zgjedhje, dhe kush të marrë më shumë vota, ai ka për të qenë prijësi! A pati zgjedhje në kohën e Ebu Bekrit? A pati zgjedhje në kohën e ‘Umerit? Edhe ajo që është transmetuar se ‘Abdur-Rrahman bin ‘Aufi u shkonte njerëzve nga pas (që të konsultohej me ta për zgjedhjen e ‘Uthmanit), aq sa ai foli edhe me gratë (që t’u kërkonte mendim), mirëpo ky transmetim duhet shqyrtuar sepse ai është jashtë librave me hadithe Sahihë dhe nuk ka dyshim që rrugët e tij duhet të mblidhen të gjitha. Dhe unë jam i sigurt se edhe sikur rrugët e transmetimit të mblidheshin që të gjitha, atëherë ai do të jetë Shadh3 dhe hadithi Shadh hyn në kategorinë e haditheve Daif. Pastaj, një nga vëllezërit ka bërë kërkime për të dhe ka gjetur se kjo shtesë ishte e gradës më të lartë të dobësisë. A pati zgjedhje në kohën e Emevitëve apo në kohën e Abasidëve apo në periudhën Osmane? Apo ato na kanë ardhur nëpërmjet armiqve të Islamit? Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë të vërtetën me thënien e tij: “Ju do të ndiqni plotësisht gjurmët e atyre që erdhën para jush, derisa sikur ata të futen në folenë e hardhucës, ju do të hyni në të (mbas tyre).” Prandaj ato (votimet) konsiderohen si përçarje dhe shpërbërje e unitetit, armiqësi dhe urrejtje… 3 Shënim i përkthyesit: Hadithi Shadh quhet hadithi që transmetohet nga një transmetues i besueshëm, mirëpo ai kundërshton me këtë hadith transmetimin që ka ardhur nga një transmetues më i besueshëm se ai, prandaj ky hadith refuzohet dhe konsiderohet Daif.
  • 6. Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve © Selefi.org 6 Kështu që, kijeni frikë Allahun o ju dijetarë! Mos na bëni që të ndjekim Amerikën dhe demokracinë që e bën të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, e me të vërtetë demokracia e ka bërë të lejuar homoseksualitetin në disa vende të kufrit dhe e ka bërë të lejuar çdo gjë që është e ndaluar. Por ne jemi Muslimanë dhe ne kemi Librin e Zotit tonë:               “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera sepse ato do t’u përçajnë e do t’ju largojnë nga rruga që Ai u ka urdhëruar…” [el-En’am, 153] Atëherë, a kemi një fe të së shkuarës dhe një fe të së tashmes apo është vetëm një fe e vetme deri në Orën e Fundit? Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Do të vazhdojë të mbetet një grup nga umeti im të cilët do të jenë fitimtarë në të vërtetën. Ata nuk do të dëmtohen nga tradhëtarët derisa të vijë Urdhëri i Allahut dhe ata janë në atë gjendje.” E ndoshta dijetarët do të tërhiqen nga kjo fetva dhe ne do të shohim se si do reagojnë reformistët. Dhe Allahu i drejtohemi për ndihmë!”4 4 Tuhfetul-Muxhijb, 314-318.
  • 7. Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve © Selefi.org 7 Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i, Allahu e mëshiroftë, ka thënë gjithashtu: “Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë Xhamitë janë ndërtuar për të përkujtuar Allahun në to…” Atëherë cila nga këto të dyja është më e madhe: të bësh thirrje në Xhami për Demokraci apo të kërkosh deven që të ka humbur, sepse vërtet në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dikujt i humbi deveja dhe ai filloi të thoshte: “Kush e ka parë një deve ngjyrë kafe e cila është e imja?” Atëherë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Allahu mos ta ktheftë, sepse vërtet Xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë gjë.” Pra, ato nuk u ndërtuan për demokraci, as për ato që thotë Radio Londra, as për ato që thotë revista el-Mexheleh, as për ato që thotë gazeta esh- Sherkul-Esuet, as për ato që thotë gazeta el-Xhemhurije, e as për ato që thotë filani e fisteku… Prandaj këto zëra nuk duhen dëgjuar. Dhe nëse dëgjoni ndonjë person ditën e Xhuma që thërret për Demokraci apo për të votuar, atëherë mos ua vini veshin këtyre fjalëve sepse Allahu ‘Azze ue Xhel thotë në Librin e Tij fisnik:              “O ju që besoni, kur të bëhet thirrja për të falur namazin e xhumasë, atëherë nxitoni për ta përmendur Allahun…”5 Muslimanët kanë nevojë për ata që do t’u mësojnë Fenë atyre…”6 5 El-Xhumu’ah, 9. 6 Tuhfetul-Muxhijb, 300-301.