•Synimi
Të zgjerojmë interesin e nxënësve dhe
të ndikojmë në formimin e tyre
kulturor dhe qytetar.
•REZULTATET
Të flasim për historinë e qytetit të Elbasanit.
Të përcaktojmë pozitën gjeografike e veçoritë klimaterike të
tij.
Të përshkruajmë vendet turistike e historike kryesore të
qytetit tonë.
Të zbulojmë shpirtin artdashës te popullit të Elbasanit.
Të shprehim dashurinë për qytetin e lindjes nëpërmjet
veprimtarive artistike.
Historia e qytetit e ka zanafillën në shekullin e II-të pas krishtit. Në atë kohë kjo
qendër antike e ka nisur jetën e saj si një pikë e intenerarit të “Via Egnatias” dhe
në shumë dokumenta historike përmendet me emrin “Skampis”.
Ekzistenca e “Skampis” si qendër është shumë e lidhur me Via Egnatia .
“Skampis” ka qenë në kryqëzimin e arterieve që lidhin veriun me jugun dhe
lindjen me perëndimin . Duke patur një pozitë të favorshme gjeografike
shpejt u kthye në stacion kryesor të rrugës Egnatia dhe përmendet si qendër
urbane, ushtarake e peshkopale.
Elbasani
Përshkrimi Gjeografik
Rrethi i Elbasanit ka një
sipërfaqe totale prej 1338
km2, një popullsi prej
270 000 banorë, shtrihet në
të dy anët e rrjedhës së
mesme të lumit Shkumbin
dhe kufizohet me:
Rrethin e Tiranës në VP
Rrethin e Lushnjës në JP
Rrethin e Kuçovës në J
Rrethin e Gramshit në JL
Rrethin e Librazhdit në L
Universiteti I Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u themelua në vitin 1971.Ai përbëhet nga
tre Fakultete.
1.Fakulteti i Shkencave të Natyrës me këto degë :
matematikë-fizikë
biologji-kimi
2. Fakulteti i Historisë e Filologjisë me këto degë :
gjuha dhe letërsia shqipe
histori - gjeografi
3. Fakulteti i Mësuesisë me këtë degë :
dega për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore.
Në vitin 1992 u hap dega e gjuhës dhe kulturës gjermane
Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës dhe kulturës angleze.
Në vitin 1995 u hapën degët e jurisprudencës.
Në shtator të vitit 1998 filloi dega e frengjishtes.
Stafi akademik i Universitetit përbëhet nga 245 pedagogë .
Kërkimet shkencore në Universitetin e Elbasanit janë në zhvillime në departamente
të ndryshme.
Stadiumi “Elbasan Arena” Elbasan Arena"
është stadiumi ku zhvillon
ndeshjet KS Elbasani dhe
Kombëtarja Shqiptare. Është
ndërtuar në vitin 1967 dhe
u rindertua ne 2014.
Stadiumi ndodhet në
ekstremin lindor të
Bulevardit
“Qemal Stafa”. Kapaciteti i
stadiumit është 12.800
vende.
Qyteti i Elbasanit shtrihet ne Fushën e Elbasanit në krahun e djathtë të rrjedhës
se mesme të Shkumbinit, në një lartësi 120m mbi nivelin e detit. Qyteti është i
rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, nga kodrat e ullishtave në
veri-lindje dhe veri-perëndim, i kufizuar nga lumi Shkumbin dhe kodrat e
Hajdaranit në jug. Në mënyre krejt natyrore kodrat formojne një kurorë të gjelbër
të plotë dhe mjaft panoramike për qytetin.
Te dhenat klimaterike
• Zona e Elbasanit, sipas ndarjes klimatike te
Shqiperise, ben pjese ne zonen mesdhetare kodrinore
dhe nen-zonen mesdhetare kodrinore qendrore.
Larmia e formave te relievit dhe shtrirja e gjere veri-
jug e kesaj nen-zone ndikojne ne regjimin e elementeve
klimatike.
• Temperatura mesatare e ajrit varion nga 6.7oC ne janar
deri ne 23.4oC ne korrik. Temperatura mesatare
maksimale varion nga 11oC ne janar deri ne 31.2oC ne
korrik. Temperatura mesatare minimale varion nga 2.2oC
ne janar deri ne 15.8oC ne korrik. Temperatura minimale
absolute eshte regjistruar ne janar te vitit 1968 me -7.5oC
dhe ajo maksimale absolute eshte regjistruar ne korrik
1988 me 42oC.
• Era eshte nje tjeter element i rendesishem klimatik per te cilin ne
pergjithesi mund te thuhet se zona e Elbasanit karakterizohet nga
vlera te larta te qetesise (rreth 53%) dhe shpejtesi mesatare
minimale 1.2m/s gjate veres dhe shpejtesi mesatare maksimale
2.1 – 2.4 m/s ne dimer. Ererat qe fryjne nga verilindja jane
dominuese gjate gjithe vitit dhe vleren maksimale e arrijne ne dimer
me 4.7m/s.
• Persa i perket reshjeve, pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e
dyte te vitit dhe me pak ne gjysmen e ngrohte, per shkak te aktivitetit
ciklonik. Konkretisht, gjate gjysmes se ftohte bie 65.8% e shumes
vjetore te reshjeve dhe gjate gjysmes se ftohte bie 34.2%. Shuma
vjetore e reshjeve eshte 1148 mm, ndersa maksimumi 24 ore i
reshjeve eshte 134.9 mm. Reshjet ne forme bore jane dukuri e rralle
per zonen e Elbasanit. Numri i diteve me shtrese bore eshte i ulet dhe
ka nje vlere mesatare prej 1.2 dite ne vit.
Llixhat ndodhen pranë
qytetit të Elbasanit. Këto
burime janë të njohura
dhe të përdorura që
gjatë periudhës romake.
Hoteli i parë i ndërtuar
nga sipërmarrësit privat
ka qenë ai i vitit 1932.
Llixhat kane edhe vlera
kozmetike
Vende turistike e monumente kulture
Bysheku, 2 km larg qytetit, është
vend piktoresk me ujë të ftohtë, rrape
shekullore dhe njëkohësisht vend
historik.
Llixhat e Elbasanit me ujëra
kurative termale ndodhen në
komunen e Treganit, rreth 7 km
larg qytetit e Elbasanit.
Zona e Belshit me liqenet karstike
ndodhet rreth 40 km larg qytetit te
Elbasanit.
Gjinari, rreth 1300 m mbi nivelin e
detit dhe Pyjet e Bukanikut. Po
ashtu permendim edhe Gurren e
Labinotit dhe Krasten e Elbasanit.
Shkolla e parë
Normale
“Luigj Gurakuqi”u
krijua ne dhjetor
1909 me 140
nxenes nga e gjithe
Shqiperia.
Teatri Skampa është ndërtuar në vitin
1935 me financimin e Xhavit bej
Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e
Elbasanit. Trupa e teatrit “Skampa” ka
vënë në skenë pjesë të ndryshme si
dramë, komedi, tragjedi por edhe jane
zhvilluar shume festivale dhe aktivitete
rinore. Të mirëpritura nga artdashësit
kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy
zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”,
“Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”,
“Nepërka”,
Kalaja e Elbasanit
Kalaja e Elbasanit se bashku me muret rrethuese, banesa me arkitekturë
karakteristike që përfshihen në tipin e vecantë të banesës qytetare si edhe
monumente te tjera : Në qëndër të kalasë ndodhen : Kisha Ortodokse Shën Maria,
e ndërtuar në shek. XVI, e djegur në vitin 1819 dhe e rindërtuar në vitin 1833;
Xhamia Mbret e ndërtuar në shek. XVI; godina ku në Shtator 1909 zhvillon
punimet i pari Kongres Kombëtar Arsimor, i cili vendosi hapjen e shkollës
Normale; shtëpia Muze ku lindi Kostandin Kristoforidhi, personalitet i arsimit
dhe kultures kombëtare Shqiptare; në anën veriore ndodhet Kisha Unite Katolike
ndërtuar në vitet 30 te shekullit XX .
Ne pjesen jugore ndodhet kulla e sahatit e larte rreth 47 m. Ne perimetrin jugor
te kalase se qytetit, eshte ndertuar nje hendek i thelle rreth 2,5 m, i cili ndodhet
jashte mureve te kalase. Ne anen perendimore te mureve te kalase ndodhet godina
e ish muzeut te luftes, nje godine tipike me arkitekture te viteve ’20-’30.
Hamami i pazarit
Hamami i pazarit ndërtuar në shek. XVI i cili është i ruajtur në një gjëndje të mirë
dhe sot është kthyer në lokal shërbimi.