SlideShare a Scribd company logo
1 of 68
Download to read offline
KAPITULLI 1 
BAZAT E SISTEMEVE KOMUTUESE (SWITCHING SYSTEM FUNDAMENTALS) 
1.1. Hyrje 
Ky liber supozon se lexuesi eshte i njoftuar me bazat e telefonise. Autori do te perdore konceptet dhe gjuhen qe eshte e njohur dhe e kuptueshme ne industrine e telekomunikacionit. Megjithate, per lexuesin te cilit i duhet rishikimi i koncepteve baze ne fund te kapitullit eshte ofruar lista e referencave [1]. 
Sistemi telefonik mund te ndahet ne tri kategori (pjese): 
1. Sistemi komutues 
2. Paisjet linjore (station equipment) 
3. Transmetimi 
Ky liber do te merret kryesisht me apektet praktike perballe atyre teorike te kategorise se pare me larte – sistemin komutues. Do t’i referohemi edhe dy kategorive tjera – paisjeve linjore dhe sistemeve te transmetimit vetem kur eshte e nevojshme qe lexuesi te kuptoje funksionet e sistemit te komutimit; perndryshe keto dy lemi nuk do te trajtohen ne kete liber. 
1.2. Analiza e sistemeve komutuese dixhitale 
Analiza dhe dizajni i sistemit eshte definuar si proces i zhvillimit te kerkesave te shfrytezuesit dhe dizajnimi i sistemeve per arritjen e tyre ne menyre efektive [2]. 
Nje central (exchange, central office – termi “central office” perdoret ne SHBA ndersa termi “exchange” perdoret kryesisht ne Europe dhe Azi) eshte nje sistem i madh, kompleks qe permban shume nensisteme, secili me karakteristika dhe funksionalitet te veçante. Kuptimi themelor i ketyre nensistemeve dhe nderveprimi i tyre me pjesen tjeter te sistemit eshte i nevojshem qe nje sistem komutues dixhital te analizohet ne menyre efektive. 
1.2.1. Qellimi i analizes 
Siguria (reliability) i sistemeve komutuese dixhitale eshte duke u bere çeshtje e rendesise ne rritje e siper per shfrytezuesit e sherbimeve telefonike. Aktualisht shumica e qasjes ne Internet ndodhe permes sistemeve komutuese dixhitale. Pothuajse i tere transferi elektronik i parave varet nga siguria (besueshmeria) e sistemeve komutuese dixhitale. Qeveria federale kerkon qe te gjitha reniet e rrjetit me kohezgjatje mbi 30 minuta te raportohen ne FCC ( Federal Communications Commission – Komisioni Federal i Komunikimeve). Kompania Bell Operating Companies kerkon qe renia jasht operimit te centraleve te mos tejkalojne 3 minuta per sistem ne vit. E gjithe kjo tregon se siguria (besueshmeria) e sistemeve komutuese dixhitale eshte çeshtje shume serioze;
ajo mund te ndikoje tregetine, sigurine dhe efiçencen e nje shteti. Por si garanton profesioni inxhinjerik qe rrjeti telekomunikues te jete i besueshem dhe te operoje ne kufijte e pershkruar? Kjo eshte, ne fakt, ajo pyetje per te cilen ky liber perpiqet te jap pergjigjje. Ekzistojne shume libra te shkeqyeshem per telekomunikacionin, rrjetat dhe besueshmerine. Megjithate, ky liber perpiqet te bashkoje keto disciplina nen ombrellen e analizas se besueshmerise (sigurise). 
Titujt si “Vargu i renieve te telefonise “perplexes” kompanite dhe hetuesit ne SHBA” [3] ose “Sistemet telefonike rajonale ne te dy brigjet jane nderprere per shkak te gabimeve ne softuer” [4] paraqiten shpesh ne mediat informative. Natyra e nderprerjeve te tilla duhet te kuptohet dhe te caktohen metodologjite qe do te evitojne problemet e tilla. Rrjeti aktual telefonik eshte duke u bere shume kompleks; ai ka shume pronare dhe eshte i paisur nga shume prodhues te ndryshem. Ky liber do te adresoje shkaqet rrenjesore te shume renieve, qe zakonisht involvon renien e nje elementi te rrjetit siç eshte sistemi komutues dixhital. 
Sistemet komutuese dixhitale paraqesin nje sistem shume kompleks. Ato jane “multifaceted” dhe kerkojne qe nje analist te eksploroje shume pista gjate procesit te analizes. Ky liber ofron udhezimet dhe pergjigjjet ne disa nga pyetjet esenciale te cilat zakonisht i parashtron nje analist. Pyetjet dhe pergjigjjet ne vijim mund t’ju japin nje ide se si ky liber i qaset kesaj detyre: 
Pyetje: Si t’i qasemi fillimit te analizes se besueshmerise te nje sistemi aq kompleks si sistemi komutues dixhital? 
Pergjigjje: Duke kuptuar ne menyre te plote punen e nje sistemi komutues dixhital para se te tentohet t’i qaset çeshtjes se besueshmerise. 
Pyetje: Cilat lloje te te dhenave ne lidhje me besueshmerine nevoiten per analizimin e nje sistem komutues dixhital. 
Pergjigjje: Shkurt, pergjigjja varion nga permasa e analizes se besueshmerise qe nevoitet te kryhet. Nese duhet te vleresohet vetem besueshmeria e harduerit te nje sistemi komutues dixhital atehere nevoiten shenimet ne lidhje me komponentet harduerike, si shpeshtesia e defekteve, koha e riparimit dhe arkitektura e harduerit. Nese analiza perfshine edhe vleresimin e softuerit, atehere procesi kerkon te kuptuarit e metodologjive te dizajnit te softuerit, arkitektures se softuerit, kontrollit te kualitetit te softuerit, testimit te softuerit etj. 
Pyetje: A mund te aplikohen teknika gjenerike (te pergjithesuara) ne ushtrimin e analizes se besueshmerise se nje sistemi komutues dixhital? 
Pergjigjje: Po. Aplikimi i teknikave gjenerike eshte cak primar i ketij libri. Metodologjia eshte mjaft fleksibile qe te mund te aplikohet jo vetem te sistemet komutuese dixhitale, por edhe te elementet tjera te rrjetit me vetem disa modifikime. 
Pyetje: Ne bote ekzistojne shume lloje te ndryshme te sistemeve komutuese dixhitale. Si mund te fillohet te kuptohen ato? 
Pergjigjje: Te kuptuarit te gjere te sistemeve te ndryshme komutuese dixhitale eshte qellim tjeter i ketij libri. Lexuesi ne fillim do te njoftohet me arkitekturen e harduerit dhe softuerit te nje sistemi komutues dixhital gjenerik
hipotetik. Keto koncepte mandej mund te zgjerohen te çdo sistem komutues dixhital komercial ose te sistemet e reja qe jane ne zhvillim e siper. 
Me qellim te vendosjes se bazes per analizen e sistemeve komutuese dixhitale eshte zbatuar qasja si ne vijim: 
- Eshte shtjelluar nje sistem komutues dixhital gjenerik (i pergjithesuar) hipotetik (i paramenduar) per te kuptuar me mire arkitekturen e nje sistemi komutues dixhital. 
- Eshte percjellur rrjedha e thirrjeve te zakonshme permes sistemit komutues dixhital gjenerik duke pershkruar rrjedhen e thirrjes se thjeshte permes sistemeve komutuese dixhitale komerciale. 
- Jane pershkruar komunikimet dhe komandat qe zakonisht kerkohen ne nje sistem komutues dixhital. 
- Eshte pershkruar shfrytezimi i llojeve te ndryshme te teknologjive te komutimit te thirrjeve. 
- Jane hulumtuar modelet e besueshmerise qe me se miri pershkruajne nensistemet e ndryshme te nje sistemi komutues dixhital. 
- Eshte shtjelluar arkitektura e softuerit te sistemeve komutuese dixhitale krahas me vleresimin dhe parashikimin e kualitetit te softuerit. 
- Jane hulumtuar çeshtjet operacionale dhe te mirembajtjes se nje sistemi komutues dixhital qe mund te ndikojne ne besueshmerine operacionale. 
- Jane krijuar modelet e besueshmerise per elementet e rrjetit qe nderveprojne me sistemet komutuese dixhitale. 
Me kete harte te rruges (roadmap) ne kerkojme qe te kuptojme me mire sistemet komutuese dixhitale dhe te zhvillojme metodologjite qe mund te shfrytezohen per vleresimin e besueshmerise se tyre. 
1.2.2. Nderlidhjet themelore te centralit telefonik 
Gjate analizes se nje sistemi komutues dixhital eshte e dobishme te percaktojme permasat e nje centrali telefonik dhe nderlidhjet e tij me paisjet tjera. Figura 1.1. paraqet nje central tipik bashke me disa nga paisjet e saj te rendesishme. Te njohurit me kete koncept eshte esenciale per kuptim me te mire te operacioneve te ndryshme qe mund te ndikojne ne besueshmerine e pergjithshme te nje sistemi komutues dixhital. 
Ne vijim po paraqesim nderlidhjet themelore te nje centrali tipik telefonik: 
Fillshperndaresi - MDF (MDF – Main distribution frame – korniza kryesore shperndarese). Vendi ku te gjitha linjat dhe linkat tjere jane te nderlidhur ne nje sistem komutues fundor quhet edhe ana linjore e nje centrali. MDF-i eshte pjesa pjesa me me se shumti pune ne central. Te gjitha linjat e parapaguesit perfundojne ne MDF. MDF-i ka dy ane: vertikale dhe horizontale. Kabllot e parapaguesve perfundojne ne anen vertikale. Telezimi nga sistemi komutues
dixhital e quajtur paisje teminale (fundore) perfundon ne anen horizontale. Gjate adresimit dhe nderlidhjes e parapaguesve ne paisjen linjore, telat ne MDF lidhin vertikalet (çiftoret e kabllove) dhe horizontalet (çiftoret e paisjes linjore). Procesi i adresimit te parapaguesve eshte zakonisht i automatizuar. 
Figura 1.1. Nderlidhjet baze te centralit 
Fillshperndaresi i trunk-eve – TDF (TDF – Trunk distribution frame – Korniza e shperndarjes se trunk-ve). Vendi ku ndelidhen trunk-et dhe linkat tjere te ngjajshem ne central telefonik quhet edhe ana e trunk-ve e sistemit komutues. TDF-i eshte zakonisht me madhesi me i vogel se sa MDF-i. I gjithe kabllimi i trunk-ve nga lokacionet e nderyshme perfundon ne TDF. TDF-i poashtu ka dy ane: vertikale dhe horizontale. Kabllot e trunk-eve perfundojne ne anen vertikale. Telezimi nga sistemi komutues dixhital, pjese kjo e quajtur edhe paisje e trunk-eve perfundon ne anen horizontale. Gjate adresimit dhe nderlidhjes se kabllove ne paisjet e trunk-ve çiftet kabllore te anes vertikale lidhen ne pjesen horizontale me paisjen e trunk-eve nga ana e centralit. Procesimi i adresimit te trunk-eve ne paisjen e trunk-eve ne anen e centralit eshte zakonisht i automatizuar. 
Paisjet e furnizimit te energjise elektrike (Power plant). Nje kombinim i shnderruesve te energjise elektrike, sistemeve te baterive dhe burimeve emergjente te energjise elektrike, te cilat furnizojne me rryme njekahore (DC – direct current) -48V dhe +24V si dhe me rryme alternative (AC – alternating current) te mbrojtur qe e furnizojne sistemin komutues ose nje grup te tyre. Keto nuk duhet te ngaterrohen me kornizat e shperndarjes se energjise elektrike mbrenda centralit qe bejne shnderrimet e tensioneve speciale dhe mbrojtjen per central. 
Paisjet bartese (Carrier facilities). Paisjet qe ofrojne bartje ose multipleksim te transmetimit ndermjet centralit telefonik dhe pjeset tjera te rrjetit telefonik. Keto paisje zakonisht aplikojne kabllot koaksiale (tokesore dhe nenujore) si dhe sisteme radio e satelitore. Paisjet bartese zakonisht perfundojne ne TDF per ndelidhje me sistemin komutues dixhital.
Nderlidhja dixhitale (Digital X-connect). Nderlidhja dixhitale mundeson adresimin automatik dhe nderlidhjen e trunk-eve me sistemin komutues dixhital. Ky mund te konsiderohet edhe nje sistem i vogel komutues i trunk- eve. 
Sherbimet speciale (special services). Keto sherbime, te cilat kerkojne nderfaqe ose procedura speciale per lidhjen e centralit me konsumatorin, jnae p.sh. sherbimet e te dhenave, sherbimet e qasjes pa tela. 
Keto nocione jane percaktuar heret ne kete liber ashtu qe lexuesi mund te kuptoje qarte nderlidhjet themelore qe mundesojne punen e centralit telefonik. 
1.2.3. Pjesa (reparti) e jashtme ndaj pjeses (repartit) se mbrendshme 
Shumica e kompanive telefonike klasifikojne paisjet e tyre telefonike si pjese te mbrendshme dhe pjese te jashme. Ky klasifikim behet i rendesishem gjate analizes se nje sistemi komutues, pasi qe ne menyre indirekte kjo percakton permasat e centralit telefonik dhe fusheveprimin e analizes. Siç eshte paraqitur ne Fig.1.1. dhe sqaruar me lart çdo element i centralit telefonik jasht katrorit te Centralit telefonik, sic eshte MDF ose sistemi i bartjes klasifikohet si pjese e jashtme. Paisjet e centralit telefonik si procesori qendror, fusha komutuese dhe gjeneratoret e toneve konsiderohen si pjese te mbrendshme. 
1.3. Hirearkia e sistemit komutues 
Thirrjet permes rrjetit te Amerikes Veriore i nenshtrohen nje rrjedhe hierarkike. Kerkimi i shtegut neper rrjet per thirrje te largeta (long distance) percjell hierarkine e ngjajshme si ne Fig.1.2 [5]. Pasi qe thirrja leshon centralin e klasit 5 (class 5 switch) gjurmohet shtegu neper central te klasit 4 dhe me tutje neper centralet e klasit 3, klasit 2 dhe klasit 1. Perveç kesaj aty jane edhe centralet “gateway” (portat) nderkombetare (zgjerim i klases 1), te cilave iu qasemi kur kemi te bejme me destinacione ndekombetare permes kabllove, sateliteve ose radio lidhjeve. Fig.1.2. poashtu paraqet klasat e ndryshme te sistemeve komutuese ne rrjetin e Amerikes Veriore: 
- Centralet lokale (klasa 5). Kjo quhet edhe central fundot (end office EO). Ajo ndermjeteson drejtperdrejt me parapaguesit dhe lidhet me centralet nyjore/tranzitore (toll offices) permes trunk- eve. Ajo regjistron informacionet e tarifimit te parapaguesit. 
- Centralet tandem dhe nyjore/tranzitore (klasa 4). Shumica e centraleve te klasit 5 nderveprojne me centralet tandem. Centralet tandem para se gjithash komutojne trafikun e trunk-eve ndermjet centraleve te klasit 5; ato poashtu nderveprojne (ndermjetesojne) me centralet nyjore te nivelit me te larte. Nga keto centrale mund te ofrohen sherbimet tranzitore te operatorit. 
- Centrali primar nyjor (klasa 3). Centrali nyjor i klasit 3 mund te jete i sherbyer drejtperdrejt nga centralet e klasit 4 ose 5,
varesisht nga shperndarja e trunk-eve. Me fjale tjera, nese numri i zakonshem i trunk-eve ne keto centrale (klasi 4 dhe 5) nuk mjafton (shterron) atehere trafiku nga centralet e hierarkise me te ulte percillet te centralet e klasit 3. Centralet e klasit 3 kane mundesi te memorojne, modifikojne, analozojne prefikset, perkthejne ose shnderrojne kodet e adresave te pranuara me qellim te gjetjes se rutimit me efikas kah centralet nyjore te nivelit me te larte. 
- Centrali nyjor sektorial (klasa 2). Kjo funksionon si nje central nyjor dhe mund te jete e vendosur se bashku me centralet e klasit 1. 
- Centrali nyjor rajonal (klasa 1). Ky funksionon si nje central nyjor dhe mund te jete i vendosur se bashku me centralet nderkombetare. 
- Centrali nderkombetar. Keto centrale kane qasje direkte me centralet nderkombetare te shteteve tjera. Ato ofrojne dhe sherbimin e operatorit nderkombetar. 
Figura 1.2. Hirearkia e Sistemit komutues 
Perparesia e rrjetit hierarkik eshte se paraqet nje menyre efikase te kerkimit te shtegut ne rrjet. Ndersa e mete eshte se nese centrali tranzitor sektorial ose rajonal bie nga funksioni, atehere pjese te medha te Amerikes Veriore nuk jane te arritshme per komunikim. Ekzistojne skema ne te cilat aplikohet rutimi alternativ per raste te tilla por qe nuk mund te bartin ngarkesen e tere te trafikut. Me zhvillimin e super komutuesve nyjor/tranzitor qe mund te komutojne numer te madh te trunk-eve numri i qendrave nyjore eshte ne zvogelim e siper e kjo e ben rrjetin e teresishem edhe me te rrezikuar nga
reniet e rajoneve te tera. Tabela ne vijim tregon numrin e perafert te centraleve fundore dhe nyjore ne Ameriken Veriore [6]. 
Tabela 
Numrat ne tabele tregojne se numri i centraleve te klasit 5 eshte ne rritje ndersa numri i centraleve nyjore eshte ne zbritje me kohen. 
Kjo hirearki e komutimit si dhe klasifikimi i centraleve jane paraqitur ketu per te theksuar se analizimi i besueshmerise se nje sistemi komutues dixhital te vetem mund te mos zgjidhe problemin e besushmerine e gjithmbarshme te rrjetit. Megjithate per analistin qe kupton nderlidhjen e sistemeve komutuese dixhitale eshte e qarte se çdo pjese e rrjetit komutues duhet te analizohet me qellim te vleresimit te plote ndikimin ne besueshmerine e rrjetit. Shume centrale te klasit 5 kane edhe funksionalitet te centraleve te klasit 4. Pashtu shume centrale te klasit 1, 2 dhe 3 jane varianta te arkitekturave te centraleve te klasit 4. Qellimi kryesor i ketij libri eshte qe te vendose teknikat analitike qe mund te aplikohen direkt ne centralet e klasit 5 dhe shume nga keto teknika mund te zgjerohen dhe te perfshijne edhe analizen e elementeve tjera te rrjetit. 
1.4. Evolucioni i Sistemeve komutuese dixhitale 
Disa nga seksionet e ardhshme do te diskutojne evolucionin e sistemeve komutuese dixhitale si baze per te kuptuar arkitekturen aktuale te sistemeve komutuese dixhitale moderne. Shume pyetje ne lidhje me dizajnin e sistemeve komutuese dixhitale aktuale mund gjejne pergjigjje duke e njohur historine e tyre. Shume koncepte te dizajnit rrjedhin nga sistemet komutues elektromekanike nga e kaluara. Per shembull, struktura e komandimit, menaxhimi i thirrjes, rutimi alternativ, tarifimi etj. te gjitha kane evoluar nga sistemet e hershme komutuese krosbar. Ne fakt, sistemet e hershme komutuese elektronike perdorin sistemet e modifikuara krosbar si matrica te tyre komutuese, te cilen ne kete liber do ta quajme fushe komutuese.
1.4.1. Sistemet komutuese SPC (Stored program control – sistemet e udhehequra ne baze te programeve te memoruara) 
Me zhvillimin e procesoreve qendrore te komanduar softuerikisht, udheheqja e funksioneve komutuese eshte programuar ne memorje dhe aksionet jane ekzekutuar nga procesori komandues. Verzionet e hershme te sistemeve komutuese elektronike kane patur memorje te perkohshme per ruajtjen e informacioneve per procesimin e thirrjeve si dhe memorjet semipermanente ne te cilat informacioni i programimit ka mundur te azhurnohet (perditesohet, update). Nje sistem komutues SPC eshte paraqitur ne Fig.1.3. dhe pershkruan nje pamje te thejeshtesuar te centralit telefonik. 
Funksioni themelor i inje sistemi SPC eshte te udheheqe origjinimin dhe terminimin e linjave si dhe te ofroje rutimin e trunk-eve ne drejtim te centraleve tjera. Sistemi SPC poashtu mundeson udheheqjen e sherbimeve dhe funksioneve speciale te nje centrali telefonik te paraqitur ne figure si “ancillary” control. Inteligjenca e nje sistemi SPC perqendrohet ne nje procesor qendror dhe e gjithe periferia komandohet nga ky procesor i vetem. Keta procesore jane dyfishura per shkak te sigurise (besueshmerise). Nje sistem komutues dixhital bashkekohor perdore nje numer te procesoreve dhe shfrytezon arkitektura te distribuuara te softuerit dhe harduerit. Keto funksione jane zhvilluar dhe spjeguar ne kapitujt e mevonshem te ketij libri. Funksionet e udheheqje dhe mirembajtjes se sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore kane evoluar nga sistemet e hershme SPC. Keto sisteme varen shume nga nje procesor i vetem qe kryen te gjitha funksionet e mirembajtjes se centralit. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale moderne angazhojne procesore te veçante per funksione te mirembajtjes. Funksionet e mirembajtjes se nje sistemi komutues dixhital jane aq te rendesishme sa kapitulli 7 i eshte perkushtuar per spjegimin e funksionaliteteve te ndryshme te nensitemeve te mirembajtjes se nje centrali. 
Figura 1.3. Struktura baze e udheheqjes se nje centrali telefonik
1.4.2. Bazat e Sistemeve komutuese dixhitale 
Ne vazhdim do te zgjerojme konceptin baze te sistemeve komutuese SPC ne sistemet komutuese dixhitale bashkekohore. Shume elemente baze te nje sistemi komutues dixhital ndodhen edhe ne sistemet komutuese SPC. Nje sistem komutues quhet dixhital kur hyrja dhe dalja ne rrjetin e sistemeve komutuese mund te perkrahe drejtperdrejt sinjalet dixhitale. Nje sinjal dixhital mund te perkufizohet si pulse te koduara qe mund te shfrytezohen per sinjalizim dhe udheheqje. Megjithate, sinjalet analoge mund te procesohen edhe me tej permes sistemit komutues dixhital permes shnderruesve analog- dixhital (A/D) dhe atyre dixhital-analog (D/A). Kjo prezenton nje pasqyre shume te thjeshtesuar te nje sistemi komutues dixhital. Megjithate, ne do te zhvillojme kete koncept te thjeshte te sistemit komutues dixhital ne model me te perpunuar. 
Evolucioni i sistemeve komutuese analoge ne ato dixhitale eshte paraqitur ne Fig.1.4a – d. Figura 1.4.a paraqet nje sistem tipik analog me linja parapaguese dhe trunk-a analog. Kjo figure poashtu paraqet anen linjore dhe te trunk-ave te sistemit komutues. Kjo ndarje e funksioneve te linjes dhe trunk-eve eshte paraqitur gjate tere librit. Edhepse kjo figure paraqet vetem linjat e prapaguesit dhe trunk-et per shkak te thjeshtesimit, duhet te kuptohet se llojet tjera te hyrjeve dhe daljeve ne nje sistem komutues nuk jane paraqitur. Sic eshte permendur edhe me heret funksioni themekor i nje sistemi ikomutues eshte komutimi i linjave dhe trunk-eve. Edhe shume funksione tjera te avansuara te komutimit menaxhohen nga sistemet komutuese dixhitale. Megjithate, qellimi kryesor i sistemit komutues dixhital eshte te komutoje linjat dhe trunk-et. Fig.1.4.b paraqet hapin e ardhshem ne evolucionin e komutimit dixhital. Kjo faze shfrytezon linjat analoge dhe trunk-et analoge per angazhon konvertoret (shnderruesit) A/D dhe D/A per procesim dixhital te thirrjeve. Elementi komutues ne ket ilustrim eshte megjithate komutimi dixhital qe do te thote se neper sistem komutues trajtohen sinjalet e dixhitalizuara. Fig.1.4.c paraqet hapin e ardhshem ne kete proces, ne te cilin sistemet dixhitale mund te “flasin” me sistemet tjera dixhitale permes trunk- eve dhe te njejten kohe perkrahin linjat dhe trunk-at analog. Figura 1.4.d paraqet perfundimisht nderlidhjen plotesisht dixhitale. Ne kete konfiguracion nuk ka linja dhe trunk-a analoge te involvuar; i gjithe komunikimi ndermjet sistmeve dixhitale behet permes sinjalizimit dixhital. Ky plan supozon se te gjitha linjat hyres ne central jane dixhitale si dhe te gjithe trunk-et dales jane poashtu dixhitale.
Figura 1.4. Evolucioni i komutimit dixhital 
Ne disa aplikime komutimi nga trunk-u dixhital ne trunk-dixhital realizohet ne te vertete edhe ne realitet. Mirepo ne edhe sot jetojme ne bote analoge dhe ne shume aplikime kryhen shume shnderrime nga sinjalet analoge ne ato dixhitale. Aktualisht, industria e telekomunikacionit eshte duke levizur ne drejtim te tille qe sherbimet video, audio dhe ato telefonike do te kombinohen dhe do te komutohen permes sistemeve komutuese dixhitale. Kuptohet, kjo do te kerkoje shume shnderrime (konverzione). Nje nga llojet e komutimit qe nuk jane paraqitur ne Fig.1.4. eshte komutimi optik. Sipas opinionit te autorit e ardhmja e komutimit telefonik do te bazohet ne ate optik. Sistemet e komutimit optik do te ofrojne komutim me shpejtesi te larte dhe me brez te gjere. Aktualisht, shume sisteme komutuese “te pastra” optike jane ne zhvillim dhe jane bere shume perparime ne kete fushe. Ne rast te komutimit optik do tekete nevoje per shnderrime (konvertore) elektrik/optik (E/O) dhe optik/elektrik (O/E). Do te shfrytezohen trunk-et dhe linjat e bazuara ne fiber optik dhe do jete e mundshme te komutohen sinjalet me brez shume te gjere. Per me shume informacione per komutimin optik shih Referencat ne fund te ketij kapitulli. 
1.4.3. Blloqet ndertuese te Sistemit komutues dixhital 
Ky liber ka qasjen “inside-out” (“nga mbrenda-jasht”) per te kuptuar zhvillimin e koncepte te ndryshme te sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore. 
Meqenese, objekt i ketij libri eshte analiza sistematike e sistemeve komutuese dixhitale, se pari duhet te zhvillohet modeli themelor i sistemit komutues dixhital, pastaj ky model zgjerohet gradualisht me qellim te shtjellimit te funksioneve me te rendesishme te sistemeve komutuese dixhitale. Zhvillimi i
modelit te tille te sistemeve komutuese dixhitale eshte pershkruar ne kater faza. Faza e pare shtjellon berthamen e nje sistemi komutues dixhital me matricen komutuese, e cila ne kete liber quhet fushe komutuese, meqenese jo te gjitha sistemet komutuese shfrytezojne konfiguracionin matricor per komutim. Fusha komutuese komuton linjat dhe trunk-et nen udheheqjen e procesorit qendror dhe komanduesit te rrjetit. Faza e dyte e ketij zhvillimi prezenton konceptin e moduleve te linjave dhe trunk-eve. Faza e trete prezenton kuptimin e kontrollereve te interfejseve dhe procesimin e distribuuar. Faza e katert prezenton nje dizajn te nivelit te larte te nje sistemi komutues dixhital te paisur me qarqet e sherbimeve. 
Faza 1. Faza 1 te krijimit te sistemit komutues dixhital eshte treguar ne Fig.1.5a . Ne kete faze te gjitha hyrjet dhe daljet e nje sistemi komutues dixhital jane te percaktuara. Ne kete rast, qe eshte i thjeshtesuar, jane te definuara vetem linjat dhe trunk-et. Kuptohet, mund te kete lloje te ndryshme te linjave dhe trunk-eve. Specifikacioni i dizajnit te tyre duhet te percaktohet dhe te behet vleresimi i besueshmerise se tyre ne kete faze (e shtjelluar me vone ne kete liber). Ana linjore dhe e trunk-eve te sistemit komutues dixhital jane paraqitur te ndara. Sic eshte sqaruar edhe me heret kjo eshte vetem marreveshje dhe nuk do te thote domosdo se linjat paraqiten ne nje ane e trunk-et ne anen tjeter te rrjetit. Procesori qendror udheheq komanduesit e rrjetit,te cilet me tej udheheqin fushen komutuese. Momentalisht fushes komutuese i referohemi si nje shtegu te “komutuar” permes centralit telefonik. Ne kapitujt tjere ne do te perqendrohemi ne llojet e ndryshme te arkitekturave te fushes komutuese me modelin e besueshmerise te procesorit qendror dhe kontrollereve te rrjetit. 
Figura 1.5a Faza e pare me linja dhe trunk-a 
Figura 1.5b Faza e dyte me module linjore dhe te trunk-ave 
Faza 2. Faza 2 e dizajnit te sistemeve komutuese dixhitale eshte paraqitur ne Fig.1.5b. Ketu eshte prezentuar koncepti i moduleve te linjes (LM) dhe moduleve te trunk-eve (TM). Modulet e linjave dhe trunk-eve jane blloqe
ndertuese te nje sistemi komutues dixhital dhe ne aspekt konceptual ato paraqesin disa linja dhe trunk-a te grupuar bashke ne paketet e qarqeve te quajtura paisje linjore ose te trunk-eve, te lidhura ne fushen komutuese permes nderfaqes (interfejsit) udheheqes (kontrollues, komandues). Sistemet komutuese dixhitale bashkekohore shfrytezojne skema te ndryshme per terminimin (perfundimin) e linjave ne modulet perkatese. Disa sisteme komutuese dixhitale lejojne terminimin e vetem nje linje ne nje modul te linjes, perderisa te tjerat lejojne terminimin e meshume linja ne nje modul te vetem linjor. Te dy skemat kane aprovimet (pros) dhe kundershtimet (cons). Nese nje modult peson defekt atehere ajo afekton nje numer te linjave nese moduli linjor permban me shume linja. Megjithate, nese nje pjese e paisjes linjore peson defekt linja me lehtesi mund t’i shoqerohet paisjes se re linore nese moduli linjor permban me shume paisje linjore. Skema te ngjajshme shfrytezohen edhe per trunk-at dhe modulet e trunk-eve. Ne nje sistem komutues dixhital bashkekohor modulet linjore dhe te trunk-eve jane te dizajnur te jene modulare qe ne spjegim te thjeshte do te thote se nje numer i ketyre moduleve mund te shtohen sipas nevojes pa rikonfigurim te sistemit. Kjo mundeson zgjerim te lehte dhe ofron fleksibilitet ne ofrimin e sherbimeve te reja. Ndikimi i ketyre ideve dizajnuese ne besueshmerine e sistemit dhe ne operimin e sistemit komutues dixhital eshte eksploruar ne menyre te plote ne kapitujt e mevonshem. 
Figura 1.5c Faza e trete me procesoret komandues te rrjetit 
Figura 1.5d Faza e katert me procesoret redundante 
Faza 3. Kjo faze eshte ilustruar ne Fig. 1.5c. Ketu eshte shtjelluar koncepti i procesimit te distribuuar ne rrethinen e nje sistemi komutues dixhital. Veni re zevendesimin e komanduesit te rrjetit (Fig.1.5b) me procesoret komandues te rrjetit (Fig.1.5c) si dhe shtimin e nje kontrolleri te nderfaqeve (interface controller) per LM-te (modulet e linjave) dhe TM-te (modulet e trunk-eve). Procesori qendror udheheq veprimet e NCP-ve (network control procesors – procesoreve komandues te rrjetit). Ky lloj i arkitektures eshte shume fleksibil
dhe mundeson konstruktimin e centraleve me madhesi te ndryshme me shtimin e numrit te NCP-ve. Per shembull, nje central i vogel mund te kontruktohet me shfrytezimin e vetem nje NCP, perderisa nje konfiguracion me disa NCP mund te shfrytezohet per nje central me te madh. Natyrisht, kapaciteti procesorik i NCP-ve dhe procesorit qendror si dhe madhesia e rrjetit luajne rol te rendesishem ne madhesine (kapacitetin) perfundimtar te centralit. Ky lloj i arkitektures shfrytezohet te shume sisteme komutuese dixhitale komerciale (ne treg). Me vone do te spjegojme se si ky lloj i arkitektures mund te modelohet dhe te behet vleresimi i besueshmerise se tij. 
Faza 4. Sic eshte praqitur ne Fig.15.d, faza 4 e dizajnit te sistemit komutues dixhital mund te duket si e fundit ne modelin e sistemit komutues dixhital, por nuk eshte. Ne realitet, ky eshte vetem nje model inicial (nismetar) i nje sistemi komutues dixhital, i cili nevoitet te zhvillohet ne nje model me te detajuar. Ky model themelor prezenton skemen e dyfishuar (duplifikuar) te shfrytezuar ne te gjitha sistemet komutuese dixhitale bashkekohore. Meqenese procesimi telefonik eshte nje proces i panderprere dhe kerkon siguri (besueshmeri) te larte skema e dyfishura e njesive procesorike dhe njesive shoqeruese te memorjes eshte pothuejse e domosdoshme (mandatore). Ne do te diskutojme skemat e ndryshme te dyfishimit dhe ndikimin e tyre ne sigurine e sistemeve komutuese dixhitale ne kapitujt e mevonshem. Ky model konceptual themelor poashtu prezenton bashkangjitjen e kontrollereve te interfejseve dhe qarqeve te sherbimeve moduleve te linjave dhe trunk-eve. NCP-te udheheqin LM dhe TM me ndermjetesimin e kontrollereve te interfejseve. Roli i qarqeve sherbyese (service circuits) eshte te gjenerojne tonin “formo numrin”, tonin e thirrjes dhe funksionet tjera te ngjajshme. Ne sistemet komutuese dixhitale cdo modul i linjave dhe trunk-eve ose grup i tyre mund te jete i lidhur me qarqet e sherbimeve. 
1.4.4. Procesimi i thirrjes baze (themelore) 
Ky seksion pershkruan disa lloje themelore te thirrjeve, te cilat zakonisht procesohen ne nje sistem komutues dixhital: 
- thirrjet mbrenda LM 
- thirrjet ne mes LM-ve 
- Thirrjet ardhese 
- Thirrjet shkuese 
SIc eshte theksuar me pare keto jane klasifikime te thirrjeve themelore dhe nuk reflektojne sherbimet ose llojet tjera te thirrjeve te avansuara. Procesimi i thirrjeve themelore mund te ilustrohet nga modeli i thjeshtesuar i sistemit komutues dixhital (Fig.1.5d). Njohuria per rrjedhjen e thirrjes neper sistem komutues dixhital do te qartesoje perparesite e modelimit te besueshmerise. 
Thirrjet mbrenda LM. Kur nje parapagues inicon lidhjen nga nje aparat telefonik i cili eshte i lidhur ne nje linje te modulit te caktuar dhe therret nje parapagues tjeter te lidhur ne te njejtin modul linjor, ky lloj i thirrjes
klasifikohet si thirrje mbrend LM. Shtegu i thirrjes se ketij lloji eshte paraqitur ne Fig.1.6a. Gjendja “off-hook” (kerkesa nga linja burimore) detektohet nga moduli i linjes dhe ne linje aktivizohen qarqet e sherbimit per gjenerimin e tonit “formo numrin” ne drejtim te parapaguesit thirres. Para se te gjenerohet toni “formo numrin” ne drejtim te parapaguesit thirres kryhen edhe shume funksione tjera te cilat do te diskutohen ne kapitujt e mevonshem. Kerkesa e modulit linjor per nje shteg permes fushes komutuese procesohet nga kontrolleri i nderfaqes, i cili me tej vepron me NCP-ne per percaktimin e shtegut. Si rezultat vendoset nje shteg permes fushes komutuese per linjen e thirrur dhe qarku i sherbimeve lidhet per gjenerimin e rrymes se ziles. Edhe ne kete rast, shume funksione tjera kryhen para se te aplikohet renia e ziles ne linje te parapaguesit te thirrur dhe keto jane diskutuar me vone. Meqenese kjo eshte nje thirrje mbrenda LM, i njejti modul linjor do te perfshihet ne udheheqjen e origjinimit (nisjes, inicimit) dhe terminimit (perfundimit, permbylljes) te thirrjes. Ky spjegim shume i thjeshtesuar eshte ofruar vetem si hyrje. Kapitujt me vone shkojne ne me shume detaje ne spjegimin e funksioneve te ndryshme si pranimi i shifrave, perkthimi i tyre dhe testest qe kryhen para se te kompletohet nje thirrje. 
Figura1.6a Thirrjet mbrenda nje moduli te linjes
Figura 1.6b Thirrjet jasht nje moduli linjor Figura 1.6c Thirrjet ardhese/shkuese te trunk-eve
Thirrjet ne mes LM. Veprimet e nje thirrjeje ne mes te LM-ve te ndryshme jane te ngjajshme me ato mbrenda nje LM, me dallimin qe paisja linjore fundore e parapaguesit te thirrur ndodhet ne nje modul linjor tjeter. Fig.1.6b paraqet nderlidhjet ne rast te thirrjes se tille. Ekzistojne disa dallime te lehta ne menaxhimin e thirrjes mbrenda LM dhe asaj ne mes te LM-ve te ndryshem, qe do te diskutohen ne kapitujt me vone. 
Thirrjet shkuese. Kur nje LM proceson nje thirrje qe ka paisjen terminuese jasht centralit, LM kerkon nje shteg permes fushes komutuese ne drejtim te nje modulit te trunk-ut permes kontrollerit te interfejsit. Kontrolleri i interfejsit vepron me NCP per te vendosur nje shteg ne drejtim te nje trunk-u shkues. Pas vendosjes se shtegut permes fushes komutuese, TM lidhe nje qark te sherbimit per udheheqjen e thirrjes ne centralin e thirrur ose ate tranzitor. Funksionet si sinjalizimi impulsor dhe multifrekuencor (MF) ofrohen nga qarqet e sherbimeve. Nje thirrje shkuese nga centrali burimor perfundon si nje thirrjes ardhese ne centralin fundor. Figura 1.6c paraqet shtigjet e thirrjeve ardhese dhe shkuese. 
Thirrjet ardhese. Kur nje TM detekton nje thirrje ardhese, lidhe qarqet e sherbimit per udheheqje te thirrjes dhe kerkon nje shteg permes fushes komutuese nga kontrolleri i nderfaqes dhe NCP-ja. Pas gjetjes se nje shtegu permes fushes komutuese deri ne nje LM, i cili permban linjen terminuese, aktivizohen qarqet e sherbimit per te gjeneruar zilen ne telefonin e thirrur. Ketu poashti gjenerohet funksioni si gjenerimi i tonit te thirrjes ne drejtim te linjes thirrese. Fig.1.6c mund te shfrytezohet per vizualizimin e lidhjes se thjeshte te nje thirrjeje ardhese. 
1.5. Perfundim 
Ky kapitull prezentoi konceptet baze ne lidhje me sistemet komutuese dixhitale, nderlidhjeve baze te nje centrali, hierarkine e komutimit dhe fazat e ndryshme te evolucionit gjate zhvillimit sistemeve komutuese dixhitale. Eshte paraqitur rrjedhja e disa thirrjeve themelore me qellim te sqarimit te modelit te sistemit komutues dixhital. 
REFERENCAT 
1. J.C.McDonald, Fundamentals of Digital Switching, Plenum Press, New York, 1990 
2. Encyclopedia of Computer Science and Engineering, Van Nostrand Reinhold, New York, 1983, p.729. 
3. E.L. Andrews, The New York Times, July 2, 1991. 
4. M.L. Carnevale, The Wall Street Journal, June 27, 1991. 
5. Telephone Communications Systems, Direct Distance Dialing and Toll Systems, ed.R. F. Rey vol. Western Electric, 1970, p.1.13. 
6. Bell Laboratories, Engineering and Operations in the Bell Systems, AT&T Bell Laboratories, Murray Hill, NJ, 1977 and 1984, p.109.
KAPITULLI 2 
KOMUNIKIMET DHE KOMANDIMI (COMMUNICATIONS AND CONTROL) 
2.1. Hyrje 
Kapitulli 1 prezantoi qasjen “inside-out” (“mbrenda-jasht”) per te kuptuar disa funksione elementare te sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore. Ky kapitull zgjeron cdo bllok funksional te sistemit komutues dixhital te diskutuar deri me tash dhe i trajton si nensisteme. Keto nensisteme jane studiuar nga kendveshtrimi i aplikimit funksional dhe ai arkitektural. 
2.1.1. Permbajta (Scope) 
Bllok diagramet e zhvilluara ne Kapitullin 1 te nje sistemi komutues dixhital hipotetik reflektojne karakteristikat e shume sistemeve komutuese operacionale. Ketu zgjerojme me tutje bllok diagramin per te kuptuar me mire procesin e komunikimt dhe komandimit te sistemit komutues dixhital. Nensistemet e sistemeve komutuese dixhitale jane klasifikuar gjeresisht dhe jane studiuar ne menyre me te hollesishme ne kete dhe ne disa kapituj pasues. 
Funksionalitetet e nivelit te larte mund te klasifikohen ne keto kategori: 
1. Komunikimi dhe komandimi i komutimit 
2. Fusha komutuese 
3. Njesia e procesorit qendror 
4. Njesite procesorike te komandimit te rrjetit 
5. Kontrolleret e nderfaqeve (interfejseve) 
6. Qarqet e linjave dhe trunk-eve 
7. Qarqet e sherbimeve dhe sinjalizimit te centralit 
2.2. Komunikimi dhe komandimi i komutimit 
Ne kete seksion do te diskutojme komunikimin dhe komandimin e sistemit komutues dixhital hipotetik. Fig.2.1. kategorizon komandimin e sistemeve komutuese dixhitale ne tri nivele. Keto nivele jane arbitrare dhe jane paraqitur me qellim te ilustrimit te strukturave te komandimit te nje sistemi komutues dixhital. 
2.2.1. Niveli i 1. i komandimit 
Niveli 1. eshte niveli me i ulte i komandimit. Ky nivel zakonisht percillet me linjat, trunk-et ose periferite tjera te nivelit te ulte. Softueri i involvuar ne kete nivel eshte kryesisht i tipit “firmware” [1]. Megjithate, disa sisteme komutuese shfrytezojne softuerin e bazuar ne RAM (random access memory – memorje me qasje te rastesisshme) poashtu. Funksioni themelor i moduleve te softuerit ne kete nivel eshte te ofroje linjave dhe trunk-eve qasje te kontrolleret e nderfaqeve/interfejseve si dhe perkrahjen e procesimit te thirrjes ne nivel te ulte. Llojet tjera te perkrahjes se procesimit te thirrjeve jane te shtjelluar ne kapitujt me vone. Ne kete nivel mund te aplikohet edhe komandimi special i disa sherbimeve/funksioneve. Shumica nga modulet e linjave dhe trunk-eve jane te bazuara ne mikroprocesore dhe komunikojne me
me kontrolleret e nderfaqeve permes mesazheve. Funksioni i kontrollereve te nderfaqeve eshte te interpretojne keto mesazhe, ndermarrin veprimet e caktuara dhe te komunikojne me procesoret e komandimit te rrjetit. Modulet e linjave dhe trunk-eve jane pikat e para ndermjetesuese ne te cilat lijat ardhese dhe trunk-et kerkojne sherbime nga nje sistem komutues dixhital. Sic u permend me heret, linjat e parapaguesve lidhen ne Fillshperndares (MDF – Main distribution frame) permes kabllove. Nje nderlidhje e telezuar formohet ndermjet ciftoreve te bakrit te linjes se parapaguesit dhe paisjeve te linjes se sistemit komutues. Shumica e centraleve telefonike kane paisje mbrojtese ndermjet linjes se parapaguesit dhe Fillshperndaresit (MDF) dhe keto paisje jane zakonisht te instaluara ne kornizat mbrojtese. Te gjitha linjat skanohen ne menyre te vazhdueshme nga programet e skanimit te linjave, te cilat zakonisht ndodhen ne modulet e linjave. Kur nje parapagues ngrite degjuesen e telefonit (off hook) programi i skanimit te linjes detekton gjendjen “off hook” ne linje dhe i raporton ate ndodhi kontrollerit te nderfaqes/interfejsit. I gjithe komandimi i trunk-eve ne shkuarje dhe kerkesat per nderlidhje te trunk-eve ardhes trajtohen ne kete nivel te komandimit. 
Kontrolleri e interfejsit eshte komanduesi periferik primar dhe ai udheheq te gjithe periferine qe merr pjese ne procesimin e nje thirrjeje. Cdo sherbim i avansuar, te cilin nje sistem komutues dixhital duhet ta perkrahe mund te kerkoje module periferike speciale dhe mund te vendosen nen komande te nje kontrolleri te interfejsit. Ky kontroller i nderfaqes nga ana tjeter komandohet nga procesori komandues i rrjetit. Ne kete stad jane duke u definuar vetem disa nivele te ndryshme te komandimit; hollesite shtese ne ate se cka saktesisht duhet te komandohet jane shtjelluar me vone. 
Figura .2.1. Nivelet e udheheqjes se sistemit komutues dixhital
2.2.2. Niveli i 2. i komandimit 
Niveli 2. ose niveli i mesem i komandimit i perket komanduesve/kontrollereve te rrjetit dhe funksioneve perkatese. Keto funksione varen nga arkitektura e sistemit komutues dixhital dhe mund te vendosen ne kete nivel te komandimit. Ne nje rrethine te distribuuar, per kete nivel, shumica e sistemeve komutuese dixhitale perdorin njesi procesuese te madhesise minimale. Per procesimin e distribuuar ky eshte niveli me i rendesishem i komandimit. Per komunikimn e procesoreve me njeri tjetrin zakonisht eshte i nevojshem nje sistem i dedikuar i “bus-eve” komunikues. Per komunikimin nderprocesorik caktohet nje format i mesazheve. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale perdorin protokolet e mesazheve (messaging protocols) per komunikim ndermjet procesoreve. Per percjelljen e mesazheve ndermjet periferise dhe sistemeve te jashtme shumica e sistemeve komutuese dixhitale shfrytezojne protokolet standarde sic jane SS7, X.25, X.75, etj. Per shkak te sigurise procesoret e komandimit te rrjetit jane te dyfishuar. Ne kapitujt e mevonshem do te diskutojme saktesisht se si procesi i dyfishimit permireson sigurine e nje nensistemi. 
2.2.3. Niveli i 3. i komandimit 
Niveli 3. zakonisht i realizohet nga procesori qendror i nje sistemi komutues dixhital. Normalisht, ne kete nivel sistemi komutues dixhital shfrytezon kompjuteret e llojit “mainframe”. Te gjitha komandat themelore te nje sisemi komutues dixhital jane te inkorporuara ne kete nivel. Shumica e funksioneve te mirembajtjes dhe rimekembjes te nje centrali poashtu udhehiqen nga ky nivel. Protokolet e mesazheve ndermjet procesorit qendror, procesoreje komandues te rrjetit dhe fushes komutuese jane te vendosura ne arkitekturen e dizajnit. Nganjehere, per nevoja te diagnostikes dhe rimekembje te sistemit ndermejt ketyre nensistemeve shfrytezohen “Bus”-at e vecante (privat). 
2.2.4. Funksionet themelore te Kontrollerit te Nderfaqes (interfejsit) 
Arkitektura e ketij sistemi komutues dixhital hipotetik kerkon qe kontrolleri i interfejsit te veproje si nje element komandues ndermjetesues ne mes te moduleve linjore dhe procesoreve komandues te rrjetit. Kur parapaguesi i lidhur ne nje nga modulet linjore ngrite degjuesen (“off-hook”) moduli linjor detekton gjendjen “off-hook” dhe kerkon nga kontrolleri i nderfaqes validimin e linjes se parapaguesit me infromacionet baze te tij si klasa e sherbimeve, sherbimet shtese te parapaguara si dhe cdo kufizim eventual ne linje. Kontrolleri i interfejsit mban nje baze te te dhenave te infromacioneve te parapaguesit dhe validon linjen per sherbim te caktuar. Pas validimit te linjes kontrolleri i interfejsit lidhe ne linje qarkun e sherbimeve dhe i dergon parapaguesit tonin “formo numrin”. Pas formimit te numrit nga parapaguesi, numri i formuar percillet deri te procesori komandues i rrjetit me kerkese per ndertim te shtegut permes fushes komutuese. Procesori komandues i rrjetit i dergon nje mesazh procesorit qendror me kerkese per perkthim te numrit te formuar. Me shume hollesi te procesimit te thirrjes jane dhene ne kapitujt tjere.
2.2.5. Funksionet themelore te Procesorit komandues te rrjetit (NCP) 
Sic eshte thene edhe me pare informacionet me te detajizuara te parapaguesit zakonisht ruhen ne Procesoret komandues te rrjetit (NCP-te). Procesori komandues i rrjetit poashtu percjell shtigjet e thirrjes per cdo thirrje te cilen e vendose. Gjate procesimit te thirrjes Procesori komandues i rrjetit kerkon nga procesori qendror perkthimin e numrave te formuar. Pasi pranimit te infromacionin e perkthyer, qe eshte destinimi i thirrjes, procesori komandues i rrjetit gjurmon nje shteg permes fushes komutuese. Pas vendosjes se shtegut Procesori komandues i rrjetit mban informacionin per thirrjen e caktuar dhe e liron shtegun pas nderprerjes se lidhjes. 
2.2.6. Funksionet themelore te Procesorit qendror 
Sic eshte diskutuar edhe me pare sistemi i procesimit qendror percaktohet te kete kontrollin e nivelit 3 per arkitekturen e caktuar, qe do te thote se ka qasje te cdo nensistem te sistemit komutues dixhital. Kjo qasje mund te jete direkte ose indirekte (p.sh. permes nensistemeve tjera) ne pajtim me llojin e kontrollit te kerkuar. Edhepse funksionet themelore te nje njesie procesorike qendrore varen nga arkitektura e sistemit komutues, funksionet themelore te shumices se procesoreve qendrore jane ne esence te njejta. Disa arkitektura u japin me shume autonomi disa nensistemeve ne krahasim me tjerat. Funksionet qe zakonisht kerkojne ndihmen e procesorit qendror jane paraqitur ne Fig.2.2. dhe ne pergjithesi mund te ndahen ne keto kategori: 
- procesimi i thirrjeve 
- komandimi i rrjetit 
- komandimi i sinjalizimit 
- mirembajtja dhe administrimi 
2.2.7. Procesimi i thirrjes 
Ne nivelin me te larte sic eshte paraqitur ne Fig.2.2., funksionet baze te procesimit te thirrjes te nje procesori qendror zakonisht perbehet nga: 
- perkthimi i thirrjes shkuese/ardhese 
- perkthimi i shifrave 
- rutimi i thirrjes dhe statusi i thirrjes 
- tarifimi/faturimi (billingu) 
Ne kete seksion do te ofrojme nje pershkrim te shkurte te funksioneve te procesimit te thirrjeve qe zakonisht udhehiqen nga procesori qendror. Ne nje sistem komutues dixhital nje pjese e madhe e procesimit te thirrjes kryhet nga modulet e linjave dhe kontrolleret e nderfaqeve. Megjithate, pasi qe shumica e sistemeve komutuese dixhitale ende perdorin procesore qendrore, disa lloje te detyrave te procesimit te thirrjes realizohen nga ai. Shumica e veprimeve, te cilat i kryen procesori qendror mund te quhen globale, qe do te thote se rezultati i tyre afekton te gjithe procesoret tjere. Natyra e distribuuar e sistemeve komutues dixhitale aktuale kerkon qe se paku njeri nga procesoret ne sistem mban shenime per te gjitha funksionet qe jane te perbashketa per procesoret tjere, vecanerisht gjate procesimit te thirrjeve ose rimekembjes se
nensistemit lokal. Ndonjehere njeri nga procesoret komandues te rrjetit dediohet te mbaje shenimet per procesoret tjere ose te kryeje rimekembjen e sistemit lokal. Megjithate, shumica e sistemeve komutuese dixhitale perdorin procesorin qendror per detyrat e permendura me lart. 
Figura 2.2. Funksionet themelore te procesorit qendror 
Perkthimi i thirrjes. Nje aspekt i rendesishem i procesimit te thirrjes eshte perkthimi i shifrave ardhese ose shkuese nga centrali ne drejtimin (route) aktual ne te cilin orientohet thirrja. Nocioni perkthim i perdorur ketu ka te beje me shqyrtimin ssoftuerik te tabelave ne memorjen qendrore ose te procesorit komandues te rrjetit. Keto tabela perdoren per interpretimin e numrit te formuar (dialed digit) dhe vendosjen e atributeve (vetive) operacionale qe i shoqerohen thirrjes ardhese ose shkuese sic eshte lloji i sherbimit dhe funksionet e lejuara shtese. Rutimi i sakte i thirrjes permes sistemit komutues, menaxhimi i statusit te thirrjes, tarifimi dhe funksionet tjera kerkojne koordinimin e procesorit komandues te rrjetit. Keto veprime zakonisht i caktohen procesorit qendror, meqenese ai eshte pika qendrore per procesimin e infromacioneve qe jane te perbashketa per te gjithe procesoret komandues te rrjetit. Cdo procesor komandues i rrjetit ka informacionet per te gjithe parapaguesit te lidhur ne kontrolloret e interfejsave te mbikqyrur nga ai, mirepo nuk i ka informacionet e parapaguesve qe i takojne procesoreve tjere komandues te rrjetit. Megjithate, eshte e mundshme arkitektura ne te cilen procesoret komandues te rrjetit mbahen te informuar per atributet e te gjithe parapaguesve te centralit, por kjo kerkon memorje me te madhe per procesoret komandues te rrjetit dhe nje mekanizem per te mbajtur informacionet e perditesuara ne te gjithe procesoret komandues te rrjetit. Zakonisht informacioni per vendosjen e shtegut per cdo thirrje mirembahet nga procesori qendror sepse duhet te kete pasqyren globale te te gjitha shtigjeve ne fushen komutuese. Me pranimin e kerkeses nga procesori komandues i rrjetit per shteg permes fushes komutuese, procesori qendror gjurmon per nje shteg
te lire permes fushes komutuese dhe e mban te rezervuar per lidhjen e synuar. Ky shteg varet nga lloji i thirrjes. Nese parapaguesi kryen thirrje mbrenda centralit atehere shtegu ndertohet per modul te linjes mbrenda te njejtit central. Nese perkthimi rezulton se thirrja eshte per nje central tjeter, atehere kerkohet shtegu ne drejtim te nje trunk-u shkues ne drejtim te nje central tjeter lokal ose tranzitor. Skenaret e ndryshem te thirrjeve mund te kerkojne shtigje te ndryshme qe duhet te gjurmohen permes fushes komutuese. Skemat e hollesishme te procesimit te thirrjeve dhe modelet e thirrjeve jane pershkruar ne kapitujt e mevonshem. 
2.2.8. Arkitekturat e komandimit (udheheqjes) 
Ketu do te pershkruajme llojet e ndryshme te arkitektirave te komandimit, te cilat i kane aplikuar ne te kaluaren ose i aplikojne aktualisht shumica e sistemeve komutuese dixhitale. Arkitektura e komandimit (udheheqjes) e nje sistemi komutues dixhital zakonisht reflekton permasat e kontrollit te ushtruar nga procesori qendror. Arkitektura e nje sistemi komutues dixhital mund te bazohet teresisht ne kontrollin direkt nga nje procesor qendror ose te mos aplikoje procesor qendror fare. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore aplikojne arkitektura qe ndodhen ndermjet ketyre dy qasjeve. Bazuar ne kete arkitekture, sistemet komutuese dixhitale mund te klasifikohen ne keto kater lloje te arkitektures se udheheqjes: 
- udheheqja e centralizuar 
- udheheqja hierarkike 
- udheheqja gati e distribuuar (kuazi e distribuuar) 
- udheheqja e distribuuar (decentralizuar) 
Figura 2.3. Udheheqja e centralizuar
Arkitektura me udheheqje te centralizuar. Ky lloj i arkitektures se udheheqjes eshte paraqitur ne Fig.2.3. Kjo arkitekture mbeshtetet ne udheheqjen e te gjitha funksioneve te sistemit komutues dixhital nga nje procesor qendror i vetem. Funksionet baze te udhehequra nga procesori qendror jane: 
Menaxhimi i statusit te thirrjes. Ne kete lloj arkitekture moduli i linjes ndermjeteson drejtperdrejte me procesorin qendror per procesimin dhe menaxhimin e thirrjes. Kur parapaguesi e ngrite degjuesen, moduli i linjes njofton procesorin qendror se parapaguesi ka kaluar ne gjendjen “off hook” dhe i duhet toni “formo numrin”. Procesori qendror kerkon ne baze te te dhenave (database) informacionet qe i takojne atij parapaguesi dhe ben validimin e linjes se tij. Pas validimit te linjes procesori qendror lidhe nje qark te sherbimeve ne linjen e parapaguesit dhe gjeneron tonin “formo numrin”. Pas formimit te numrit nga ana e parapaguesit, procesori qendror analizon numrin e formuar dhe gjurmon per nje shteg permes fushes komutuese per vendosjen e lidhjes. Pas vendosjes se lidhjes procesori qendror vendos kontrollin e statusit te thirrjes me vendosjen e gjendjes ne 1 ose 0 te bit-eve te ndryshem ne memorjen e vet, te quajtuar zakonisht bit-a te zenesise (busy/idle bits). Bit-at e zenesise qe i shoqerohen gjendjeve te nryshme te thirrjes mbahen ne memorjen e procesorit qendror dhe perditesohen (azhurnohen – updated) gjate fazave te ndryshme te thirrjes. 
Mbikqyrja e thirrjes. Pas vendosjes se thirrjes ne arkitekturen me udheheqje te centralizuar fazat qe i shoqerohen thirrjes, sic jane dergimi i ziles, vendosja e lidhjes, shkeputja, sinjalizimi etj. regjistrohen ne memorjen e procesorit qendror dhe udhehiqen nga ai. Pavaresisht nga arkitektura, nese thirrja realizohet ndermjet dy centraleve te ndryshme pergjegjesia per mbikqyrjen e thirrjes i takon gjithhere centralit burimor. Nderlidhjet softuerike gjate nje thirrjeje mund te jene relativisht komplekse dhe kjo eshte e pershkruar ne Kapitullin 5. 
Procesimi i shtegut. Varesisht nga dizajni per gjurmimin e shtegut permes fushes komutues perdoren teknika te ndryshme. Ne arkitekturen e centralizuar vete kontrolli dhe memorja e shoqeruar me keto shtigje mbahet nga procesori qendror. Procesori qendror ne kete lloj arkitekture mban “imazhin – pasqyren” e te gjitha shtigjeve te lira dhe te zena te fushes komutuese. Bazuar ne algoritmet e kerkimit per shtigje te lira, procesori qendror rezervon shtigjet per lidhjet e kerkuara nga modulet e linjave dhe te trunk-eve. Ne disa algoritme te kerkimit rezervohen shtigje te shumefishta dhe ne fund zgjedhet shtegu me i pershtatshem per lidhjen e caktuar. Shumica e fushave komutojne me shume ne hapesire se sa ne kohe. Me shume hollesi ne lidhje me llojet e ndryshme te fushave komutuese jane dhene me vone ne kete kapitull. 
Rimekembja dhe diagnostika e sistemit. Procesi i izolimit te defekteve (diagnostika) dhe gjetja e konfiguracionit minimal punues (rimekembja e sistemit) eshte diskutuar ne menyre te plote ne kapituj te mevonshem. Megjithate, ne arkitekturen e udheheqjes se centralizuar, procesori qendror krahas procesimit te thirrjes, menaxhon edhe te gjitha funksionet e diagnostikes dhe rimekembjes se sistemit. Qe procesori qendror te jete efikas
duhet te kete fuqi te mjaftueshme procesorike, ne te kunderten mund te afektohet kapaciteti i menaxhimit te thirrjeve si dhe kualiteti i sherbimeve (grade of service). 
Arkitektura me udheheqje hierarkike. Arkitektura me udheheqje hierarkike eshte paraqitur ne Fig.2.4. Te kjo arkitekture procesori qendror i dedikon procesoreve komandues te rrjetit disa veprime te sistemit komutues dixhital. Meqenese, kesaj arkitekture i eshte shtuar nje hierarki e Procesoreve komandues te rrjetit si dhe veprime te ndryshme iu shoqerohen ketyre procesoreve, kjo arkitekture klasifikohet si hierarkike. Ne kete arkitekture procesori qendror udheheq Procesoret komandues te rrjetit, procesimin e thirrjeve si dhe menaxhimin e statusit te te gjitha thirrjeve ne central. Procesoret koamndues te rrjetit jane zakonisht procesore te vegjel (me madhesi minimale – mini siza processors) ndersa procesori qendror eshte i llojit “mainframe”. Te kjo lloj arkitekture procesori qendror eshte me pak i ngarkuar se sa te arkitektura e udheheqjes se centralizuar. Meqenese Procesoret komandues te rrjetit marrin nje pjese te ngarkeses se procesorit qendror kapaciteti i menaxhimit te thirrjeve te sistemeve komutuese dixhitale me kete lloj arkitekture rritet. E mete themelore e kesaj arkitekture eshte mungesa e modularitetit te plote me rastin e mbindertimit te sistemit per shkak te faktit se procesimi i thirrjeve eshte ende i centralizuar. Ne kete looj te arkitektures modulet e linjave, trunk-ave si dhe nensistemet tjera periferike operojne nen udheheqjen e procesoreve komandues te rrjetit. Me rastin e thirrjes burimore modulet e linjes skanojne linjat nen udheheqjen e procesoreve komandues te rrjetit. Me detektimin e gjendjes “off hook” procesori komandues i rrjetit kerkojne validimin e linjes nga procesori qendror. Nga procesori qendror kerkohet te mbaje bazen e te dhenave te parapaguesve te azhurnuar dhe te kryeje te gjitha perkthimet e numrave te formuar. Nga procesori qendror kerkohet poashtu te mbaje “dosjen” e te gjitha thirrjeve ne procesim e siper ne sistemin komutues dixhital. 
Figura 2.4. Udheheqja hierarkike
Ne rast te defekteve/gabimeve ne sistem, procesori qendror eshte pergjegjes per rimekembjen e sistemit. Te gjitha veprimet e mirembajtjes dhe diagnostikes te sistemit komutues dixhital udhehiqen nga procesori qendror. Te gjitha informacionet e tarifimit udhehiqen nga procesori qendror poashtu. Pergjegjesite tjera te procesorit qendror perfshijne diagnostiken e procesoreve komandues te rrjetit dhe ne rast te defektit te ndonje procesori komandues te rjetit izolimin e procesorit komandes te prishur dhe udheheqjen e procesit te riparimit. Varesisht nga specifikat e dizajnit te sistemit, procesori qendror mund te ndihmoje edhe ne proceset e rimekembjes lokale te procesoreve koamndues te rrjetit pa ndikuar ne operimin e sistemit komutues dixhital ne teresi. 
Arkitektura kuazi e distribuuar. Aktualisht kjo lloj arkitekture perdoret me te madhe (shih Fig.2.5.). Te kjo lloj arkitekture procesori qendror udheheq procesoret koamndues te rrjetit, e ata udheheqin shumicen e funksioneve te sistemit komutues dixhital. Ne disa varianta te kesaj arkitekture, njerit nga NCP-ve (NCP 0 ne Fig.2.5.) mund t’i ipen disa pergjegjesi shtese. Keto pergjegjesi mund te perfshijne edhe rimekembjen e NCP-ve tjere dhe mirembajtjen e pasqyres globale te te gjitha thirrjeve. Ne arkitekturen kuazi te distribuuar modulet e linjave dhe trunk-eve si dhe modulet tjera periferike i nenshtrohen udheheqjes se NCP-ve (procesoreve komandues te rrjetit) te caktuar. Per shembull 2048 linjat dhe 64 trunk-et e pare ne sistem kontrollohen nga NCP 1, grupi pasues i 2048 linjave dhe 64 trunk-eve nga NCP 2 etj. Ne kete arkitekture cdo NCP ka periferi te paracaktuar. NCP-ja mban shumicen e informacioneve specfike per linjat dhe trunk-et, te cilet i sherben. Gjate procesimit te thirrjes, NCP validon linjen e parapaguesit dhe udheheq qarqet e sherbimeve per linjat dhe trunk-et e vet. Megjithate, analiza e numrave te formuar, rutimi etj. eshte edhe me tej pergjegjesi e procesorit qendror. NCP- te kane qasje ne fushen komutuese dhe mund te caktojne shtigjet per thirrjet. Fusha komutuese mund te ndahet poashtu ne pajtim me kerkesat e arkitektures se caktuar te sistemit komutues. Detajet per ndarje jane dhene me vone ne kete kapitull. 
Figura 2.5. Udheheqja kuazi e distribuuar
Ne kete arkitekture disa nga pergjegjesite e procesorit qendror mund t’i shoqerohen te NCP-se caktuar, per shembull NCP 0. Ky NCP komunikon me NCP-te tjere dhe mund te mbaje pasqyren globale te thirrjeve ne sistem. Ai mund te jete poashtu roje e NCP-ve tjere ne kuptimin e kryerjes se rutinave te diagnostikes dhe ndihmen ne precesin e rimekembjes se NCP-ve tjere. Keto funksione nuk jane paraqitur ne Fig.2.5; megjithate kjo nuk do te thote se nga NCP-te tjere nuk kerkohet te mirembajne informacionet per statusin e thirrjeve per pjeset e tyre te rrjetit komutues. Kjo strategji eshte sqaruar ne kapitujt e mevonshem, ne te cilet ne detaje jane pershkruar nderlidhja ne rrjet, ndarja dhe udheheqja. Ne kete arkitekture procesori qendror edhe me tej ka udheheqjen e pergjithshme te te gjithe NCP-ve. Gjate rimekembjes se sistemit procesori qendror eshte pergjegjes per procesin e rimekembjes se gjithe sistemit si dhe per tarifimin, mirembajtjen dhe administrimin e sistemit. Nga NCP-te kerkohet te zbatojne funksionet e komutimit ne menyre autonome per pjesen e tyre te rrjetit komutues dhe udhehiqen nga procesori qendror vetem kur kerkohen veprime ne nivel te sistemit te tere. 
Figura 2.6. Udheheqja e distribuuar 
Arkitektura e distribuuar. Diagrami konceptual i nje arkitekture be udheheqje teresisht te distribuuar eshte paraqitur ne Fig.2.6. Kjo arkitekture mund te definohet edhe si arkitekture “pa procesor qendror” (“central-processor-less”). Kjo arkitekture nuk ka procesor qendror. Te gjitha funksionet e nje sistemi komutues dixhital jane te ndara ne funksione procesorike me te vogla. Keto funksione perkrahin te gjitha veprimet e duhura te nje sistemi komutues dixhital por permbahen ne njesi procesorike te pavarura. Keto njesi procesorike komunikojne me njesite tjera permes mesazheve (messaging). Kur nje parapagues kryen nje thirrje moduli i caktuar procesimit te linjes
involvohet ne thirrje. Ne arkitekturen e distribuuar moduli linjor kryen me shume verpime se sa identifikimin e gjendjes “off hook” te parapaguesit. Njesia linjore vazhdimisht skanon linjat e parapaguesve te vet, mban shenimet e te gjitha thirrjeve te veta, miremban bazen e te dhenave per perkthim te thirrjeve, kryen mbikqyrjen e thirrjes, madje edhe rimekembjen lokale dhe diagnostiken lokale te qarqeve te veta. Te gjithe procesoret komunikojne me dhe permes fushes komutuese permes mesazheve kontrolluese. Teorikisht, kjo eshte arkitektura ekstreme e dizajnit te nje sistemi komutues. Mirtepo, ne mungese te dizajnit te duhur, mesazhet qe rrjedhin ndermjet procesoreve te ndryshem mund te shkaktojne fyte te ngushta dhe aplikimi i sherbimeve komplekse telefonike eshte i veshtire. Megjithate, keto kufizime tashme jane ne eliminim e siper me zhvillimin e procesoreve me te shpejte, protokoleve te permisuara te kembimit te mesazheve si dhe teknikave te avansuara arkitekturale. 
2.2.9. Rruget e multipleksuara ( Multiplexed Highways) 
Sic u theksua edhe me pare, ky liber supozon se lexuesi eshte i njohur (familjarizuar) me format e ndryshme te teknikave te dixhitalizimit qe perdoren sot ne Sistemet komutuese dixhitale, sic jane modulimi PCM (Pulse code modulation - modulimi i koduar pulsor) dhe PAM (Pulse amplitude modulation - modulimi me kodim apmlitudor), ose me teknikat e multipleksimit, sic jane FDM (Frequency division multiplexing – multipleksimi me ndarje frekuencore) dhe TDM (Time division multiplexing – multipleksimi me ndarje kohore). Per me shume informacione ne keto dhe teknikat tjera, konsultoni Referencat ne fund te ketij kapitulli. Me qellim te te kuptuarit te linkave komunikues ndermjet pjeseve te ndryshme te nje sistemi komutues dixhital eshte i rendesishem koncepti i rrugeve te multipleksuara (multiplexed highways). Shkurtimisht, nje shteg/rruge i multipleksuar eshte nje link dixhital ndermjet pjeseve te ndryshme te nje sistemi komutues dixhital, i cili barte informacionet ne forme te nje multipleksi kohor (time- multiplexed mode). Keshtu, informacioni i dixhitalizuar hyres eshte i koduar ne pjeseza/mostra (slot) kohore dhe te dhenat/informacionet dalese dekodohen ose ekstraktohen/nxirren nga pjesezat/mostrat kohore. Ky multipleksim dhe demultipleksim eshte i paraqitur ne Fig.2.7.b. Nje nga objektivat/detyrat e moduleve te linjave dhe trunk-ave eshte te mundesojne koncentrimin e linjave dhe trunk-ave qe hyjne ne sistem. Kjo redukton koston dhe madhesine e nje sistemi komutues dixhital. Teknikat e ndryshme te multipleksimit dhe demultipleksimit mund te ofrojne nivele te ndryshme te koncentrimit. Pjeset/nensistemet e ndryshme te Sistemeve komutuese dixhitale mund te shfrytezojne forma te ndryshme te dixhitalizimit dhe koncentrimit. Por, shumica e multipleksimit dhe demultipleksimit kryhet ne elementet periferike te nje Sistemi komutues dixhital. Idea baze e rrugeve te multipleksuara eshte paraqitur ne Fig.2.7. Objektivi kryesor i nje Sistemi komutues dixhital eshte te lidhe/konektoje linjat, trunk-et dhe modulet periferike permes fushes
komutuese me qellim te vendosjes se shtegut komunikues per nje lidhje te linjes/parapaguesit ose trunk-ut. Meqenese, linjat analoge ardhese dhe shkuese te parapaguesit dhe te trunk-eve perdoren edhe sot, shnderruesit/konvertoret analog-dixhital (A/D) jane te nevojshem te vendosen para multipleksereve si dhe konvertoret dixhital-analog (D/A) vendosen pas multipleksoreve ne drejtim te periferise. Teknikat e multipleksimit dhe demultipleksimit shfrytezohen ne nje sistem komutues dixhital para se gjithash per te ndermjetesuar (nderfaqesuar, interface) elementet me shpejtesi te larte me ato me shpejtesi te ulte si dhe per te ulur koston qe del nga kerkesat per transmetim ne sistemet komutuese dixhitale. 
Shtegu i multipleksuar i nje sistemi komutues dixhital tipik ne pergjithesi mund te klasifikohet ne tri kategori (Fig.2.7.): 
- nenshtegu (subhighway) 
- shtegu (highway) 
- shtegu nderlidhese (junctor highway) 
Nenshtegu/subhighway. Linku ndermjet moduleve linjor/trunk-eve dhe multipleksorit/demultipleksorit zakonisht klasifikohet si nje nenshteg (subhighway). Zakonisht, ne nivel te nenshtegut kembehen informacionet ne formatin PCM, PAM dhe te ngjajshme. 
Figura 2.7. Rruget e multipleksuara
Shtegu/highway. Linku nga multipleksori ose demultipleksori kah rrjeti komutues zakonisht quhet shteg/highway. Ky shteg eshte arterja kryesore komunikuese ndermjet rrjetit komutues dhe multipleksoreve e demultipleksoreve. Informacioni i bartur permes Shtegut eshte zakonisht ne format TDM dhe me shpejtesi te larte. 
Shtegu nderlidhes/Junctor Highway. Ne kete shkalle, ne kendveshtrimin konceptual supozohet se shtegu nderlidhes lidhe pjeset e ndryshme te rrjetit te ndare komutues. Lloji dhe formati i informacionit te bartur permes Shtegut nderlidhes eshte i ngjajshem si ne rastin e Shtegut. 
2.3. Matrica Komutuese (Switching Fabric) 
Koncepti i funksioneve komutuese ne anen e linjes/parapaguesit dhe trunk-ut jane paraqitur ne Kapitullin 1. Ky seksion zgjeron pjesen e matrices komutuese ne kuader te bllok diagramit te nje sistemi komutues dixhital. Lidhjet e zakonshme qe kerkohen te vendosen nga nje sistem dixhital komutuers jane: 
1. Lidhjet/koneksionet Linje-linje (L-L) 
2. Lidhjet/koneksionet Linje-trunk (L-T) 
3. Lidhjet/koneksionet trunk-linje (T-L) 
4. Lidhjet/koneksionet Trunk-trunk (T-T) 
Te gjitha keto lidhje vendosen permes matrices komutuese te nje sistemi komutues dixhital. Meqenese, kjo paraqet “materialin” baze te nje sistemi komutues, termi “switching fabric” (“material komutues”) nganjehere perdoret per pershkrimin e elementeve qe vendosin shtigjet permes nje sistemi komutues. Ne kete seksion do te paraqesim format e ndryshme te fushave komutuese dhe skemave komutuese qe zakonisht aplikohen ne sistemet komutuese bashkekohore. 
2.3.1. Komutimi me ndarje hapesinore (Space-Division Switching) 
Fusha komutuese me ndarje hapesinore eshte e tipit me te vjeter dhe eshte shfrytezuar ne sistemet komutuese elektromekanike hap-pas-hapi dhe ato krosbar (crossbar) shume kohe para zhvillimit te sistemeve komutuese dixhitale. Kjo ka qene poashtu edhe fushe komutuese e perdorur nga zhvilluesit e sistemeve komutuese elektronike te gjenerates se pare. Koncepti baze e ketij lloji te elementit komutues eshte paraqitur ne Fig.2.8. Ajo konsiston ne pikat kryqezuese (cross-point) fizike, te cilat mund te nderlidhen permes sinjaleve komanduese. Ne sistemet e sotme komutuese dixhitale keto sinjale komanduese dergohen nga kontrolleret te bazuar ne mikroprocesore. Ne sistemet elektromekanike ky lloj komandimi ka qene i realizuar ngaa kontrolleret e bazuar ne rele. Aktualisht, sistemet 1ESS, 1AESS, 2ESS dhe 3ESS aplikojne komutimin me ndarje hapesinore.
Figura 2.8. Fusha komutuese me ndarje hapesinore 
Matrica komutuese S (The S Switch) Dy konfiguracionet baze per Matricen komutuese S jane paraqitur ne Fig.2.8: 
- Matrica dyanesore. Kjo mundeson lidhjet dy anesore te nje hyrjeje dhe nje daljeje. Per shembull, lidhja e daljes 1 ne hyrjen 3 dhe lidhja e hyrjes 1 ne daljen 3 mund te vendoset njekohesisht duke mundesuar lidhjet/koneksionet reciproke. 
- Matrica njeanesore. Kjo mundeson vetem lidhje nje anesore ndermjet anje daljeje dhe nje hyrjeje; nganjehere keto matrica quhen edhe matrica “folded”. 
Ne kete lloj te aranzhimit, pjesa redundante e matrices eshte e larguar. Meqenese lidhjet reciproke nuk perkrahen/mundesohen nga skema e matricave “folded” ose joredundante per te mbajtur gjurmet e lidhjeve nje anesore nevoitet te perdoren kontrollere me te avansuar/sofistikuar. 
Keto dy lloj konfiguracione kurrsesi nuk paraqesin skemat e vetme qe jane ne perdorim. Nje llojllojshmeri e aranzhimeve tjera shpesh perdoren ne te cilat mundesohet parashikimi i nivelit te arritshmerise se rrjetit me eliminimin e disa pikave kryqezuese [2]. Matrica komutuese S nderlidhe shtegun permes rrjetit dhe ky shteg mbahet gjate tere kohes se bisedes (thirrjes), ndersa Matrica komutuese T (e diskutuar me vone) mban shtegun vetem gjate nje periode te caktuar kohore (time slot). Matrica komutuese S poashtu realizon nderlidhje “metalike” te vertete ndermjet hyrjeve dhe daljeve, perderisa Matrica T krijon shtegun ne rrjet permes adresimeve ne memorje. Llojet e
ndryshme te lidhjeve ne rrjet kerkojne numer te ndryshem te pikave kryqezuese. Per shembull, nje lidhje e trunk-ut kater fijor kerkon dy shtigje njekohesisht te realizuara me dy pika kryqezuese. 
Figura 2.9. Fusha komutuese S 
Prezentimi i nje Matrice S ne nje varg te multipleksuar ne kohe te shenjave binare (bit-ave) te quajtur poashtu edhe TS (time slot – prerje kohore) eshte paraqitur ne Fig.2.9. Pjesa e majte e figures tregon intervale te ndryshme TS (time slots) te shenuar TS1, TS2, TS3. Gjurma e nje shtegu permes matrices S te nje elementi TS1 eshte: 
- pikat kontaktuese per kete TS jane paraqitur me rrathe te plote (te ngjyrosur). Sinjali komandues aktivizon kontaktet 1,2 dhe N,5. Si rezultat i ketij operacioni sinjali TS1 qe paraqitet ne hyrjen 1 do te leshoje daljen 2, dhe ngjajjshem sinjali qe hyn ne hyrjen N do te leshoje daljen 5 per kete interval kohor. Ky shembull ilustron se matrica S nderton shteg metalik neper fushen komutuese per nje interval te njohur kohor.
2.3.2. Komutimi me ndarje kohore (Time-Division Switching) 
Fusha komutuese me ndarje kohore eshte sot faktikisht standard per dizajnimin e sistemeve komutuese dixhitale. Perparesia me e rendesishme e fushes komutuese kohore, krahas kostos me te ulte, eshte se per dallim nga fusha komutuese hapesinore, mundeson shfrytezimin e perbashket te pikave kryqezuese. Nje ilustrim i konceptit te fushes komutuese kohore tipike eshte paraqitur ne Fig.2.10. Koncepti i ndarjes kohore me vite te tera ka qene i aplikuar kryesisht ne produktet e transmetimit. Perdorimi i tij ne fushat komutuese eshte me i vone. Fusha komutuese me ndarje kohore mund te konsiderohet si nje sistem i memorjes, i cili adreson lokacionet e ndryshme te memorjes per prerje kohore (time slots – TS) te ndryshme dhe quhet edhe memorje e nderrimit te prerjeve kohore (Time slot interchange – TSI). Ky lloj i percaktimit (adresimit, angazhimit) te “bute” (soft) mundeson shfrytezimin e perbashket (sharing) te pikave kryqezuese (nderlidhese) per periudha te shkurta kohore. Alokimi i memorjes ose TSI (nderrimi i TS) komandohet nga kontrolleret e fushes komutuese. 
Figura 2.10. Fusha komutuese me ndarje kohore 
Matrica komutuese T (The T Switch) Matrica komutuese T aktualisht konsiderohet te jete elementi baze dhe i rendesishem i fushes komutuese te nje sistemi komutues dixhital. Koncepti baze i matrices komutuese T eshte paraqitur ne Fig.2.11. Aty paraqiten N hyrje dhe N dalje te shenuara nga 1 deri N. Supozojme se mostrat kohore TS2 dhe TS1 paraqiten ne hyrjen 1; TS 22 dhe TS 21 hyjne ne hyrjen 2; etj. Meqenese skema TSI nuk eshte asgje tjeter vecse nje sistem i riaranzhimit te memorjes, fleksibiliteti i plote ne riadresimin e mostrave kohore ne dalje te ndryshme mund te arrihet permes komandave te kontrollereve. Ky lloj i riadresimit TSI behet ne menyre kontinuale gjate kohezgjatjes se bisedes (thirrjes) dhe efektivisht mundeson shfrytezimin e
perbashket te pikave kryqezuese dhe keshtu e ben fushen komutuese me ekonomike. 
Figura 2.11. Matrica komutuese T 
2.3.3. Komutimi STS (Space-Time-Space Hapesire-Kohe-Hapesire 
Nje nga qellimet gjate dizajnimit te nje sistemi komutues dixhital modern eshte te ulet kostoja si dhe te permiresohet eficienca komutuese e fushes komutuese. Natyrisht, ekziston nje kufi praktik ne madhesine e nje shkalle te vetme komutuese e cila mund te shfrytezohet efektivisht. Sot jane ne shfrytezim kombinime te ndryshme te matricave S dhe atyre T per arritjen e qellimeve te siperpermendura. Nje kombinim shfrytezon nje fushe S te pasuar nga nje fushe T dhe se fundi edhe nga nje fushe S. Ky aranzhim i quajtur edhe fushe STS eshte paraqitur ne Fig.2.12. Ky aranzhim/konfiguracion paraqet madhesine N x M (N hyrje dhe M dalje) me N fusha S te ndara me M fusha T. Ne nje fushe komutuese STS, shtegu permes rrjetit vendoset nga kontrolleret inteligjent te rrjetit dhe paralet nderlidhjen ndermjet nje mostre kohore (TS) ardhese me nje moster kohore (TS) dalese. Ky lloj i nderlidhjes i mostraave kohore mandej azhurnohet/perditesohet (update) ne menyre dinamike gjate kohezgjatjes se bisedes (thirrjes). 
2.3.4. Komutimi TST (Time-Space-Time Kohe-Hapesire-Kohe) 
Nje nga konfiguracionet me te popullarizuara te fushave komutuese te aplikuara ne sistemet komutuese dixhitale eshte i bazuar ne arkitekturen kohe- hapesire-kohe (TST), Fig.2.13. Nje moster kohore ardhese (TS) hyn ne fushen T; nje shteg gjurmohet permes fushes S per nje moster kohore perkatese dalese;
pas identifikimit shtegu permes fushes komutuese vendoset dhe azhurnohet ne menyre dinamike gjate kohezgjatjes se bisedes (thirrjes). Nje nga perparesite themelore te arkitektures TST ndaj asaj STS eshte se ajo mund te aplikohet me nje kosto me te ulte, sepse fushat T jane me te lira se sa fushat S dhe nen trafik te larte ofrojne shfrytezueshmeri me efikase te mostrave kohore me gjase me te ulte te bllokimit. 
Figura 2.12. Komutimi Hapesire-Kohe-Hapesire (STS) 
Figura 2.13. Komutimi Kohe-Hapesire-Kohe (TST)
2.3.5. Komutimi TTT (Time-Time-Time Kohe-Kohe-Kohe) 
Aranzhime tjera te ndryshme qe shfrytezojne fushat S dhe T jane te mundshme ne nje fushe te madhe komutuese. Arkitekturat qe shfrytezojne kombinimet TSST, TSTST, TTT, etj. jane aplikuar ne disa sisteme komutuese dixhitale si dhe shume aranzhime tjera jane ne studim. Perdorimi i arkitektures se caktuar normalisht diktohet nga kostoja, kompleksiteti i kontrollereve dhe karakteristikat e trafikut. 
Nje nga aranzhimet me se paku te kushtueshme por te implementueshme eshte arkitektura TTT e treguar ne Fig.2.14. Megjithate, ky lloj i fushes komutuese kerkon nje kontroller me kompleks dhe me afinitet te bllokimit gjate trafikut te ngarkuar. Sic eshte paraqitur ne figure, aranzhimi i tille kerkon tri shkalle te fushave T. Shtegu permes fushes komutuese vendoset me adresimin e mostrave kohore perkatese permes tri shkalleve (stadeve) komutuese per kanalin zanor perkates, gje qe mundeson zerin te kaloje permes fushes komutuese. Ky shteg pastaj mirembahet ne menyre dinamike gjate kohezgjatjes se bisedes. 
Figura 2.14 Komutimi Kohe-Kohe-Kohe (TTT) 
2.4. Nderlidhesit e programueshem (Programmable Junctors) 
Ndonjehere, fusha shume te medha te rrjeteve komutuese jane te nevojshme ose nje rrjet ose sistem ekzistues kerkon rritje. Zakonisht nje aranzhim nderlidhes ose thjesht nderlidhesit shfrytezohen per kete qellim. Nje nderlidhes (junctor) eshte nje link ndermjet fushave komutuese. Nje shembull i aranzhimit me nderlidhes eshte paraqitur ne Fig.2.15. Lidhja me stade nderlidhese mund te programohet manualisht ose automatikisht me qellim te nderlidhjes se nje rrjeti komutues me tjetrin varesisht nga kerkesat. Nese
numri i hyrjeve eshte me i vogel se numri i daljeve atehere aranzhimi klasifikohet si koncentrator; por nese numri i hyrjeve eshte me i vogel se numri i daljeve aranzhimi klasifikohet si ekspandor. Nderlidhesit e programueshem para se gjithash shfrytezohen gjate zgjerimit te sistemeve komutuese dixhitale ekzistuese. Nderlidhesit e programueshem mundesojne procesin e zgjerimit pa nderrim ose largim te rrjetave ekzistuese. 
Figura 2.15. Nderlidhesit e programueshem 
2.5. Redundanca e rrjetit 
Sic eshte theksuar edhe me heret, arkitektura e nje sistemi komutues dixhital bashkekohor kerkon redundance per shumicen e nensistemeve te veta. Disa nga nensistemet jo te dyfishuara jane modulet e linjave/parapaguesve dhe modulet e trunk-eve, mirepo rrjeti komutues ne te cilin keto module jane te lidhura ndonjehere jane te dyfishuara, ne Fig.2.16. eshte paraqitur nje skeme e tille. 
Aktualisht, aplikohen lloje te ndryshme te skemave te redundances. Qellimi kryesor eshte te sigurohet lidhje redundante e komutuar per nje lidhje te ndertuar permes rrjetit. Ne rast te deshtimit/defektit te nje multipleksori, “highway-i” ose te ndonje deshtimi tjeter, i cili afekton shtegun e nderlidhjes se lidhjes se ndertuar, nje rrjet i tere redundant mund te komutohet me qellim te permiresimit te sigurise se nje lidhjeje te ndertuar.
Figura 2.16. Redundanca e rrjetit 
2.6.Perfundim 
Ky kapitull paraqiti bazat e komunikimit dhe komandimit ne rastin e sistemeve komutuese dixhitale aktuale. Jane spjeguar nivele te ndryshme te komandimit krahas me funksionet kryesore qendrore. Jane diskutuar poashtu klasifikime te ndryshme te arkitekturave komanduese te sistemeve komutuese dixhitale si dhe konceptet e rrugeve te multipleksuara. Ky kapitull poashtu ka prezantuar konceptet baze ne lidhje me dy llojet kryesore te fushave komutuese, fushat S dhe T, si dhe jane shtjelluar kombinimet e ndryshme te tyre. Jane paraqitur konceptet e nderlidhesve (junctor) dhe redundances se rrjetit. 
REFERENCAT 
1. Syed R. Ali “Implementation of Firmware on SPC Switching Systems”, IEEE Journal on Selected Areas in Communications, October 1988 
2. John Bellamy, Digital Telephony, Wiley New York, 1982, chapter 5.
KAPITULLI 5 
SOFTUERI I SISTEMEVE KOMUTUESE 
5.1. Hyrje 
Eshte tashme e qarte se sistemi komutues dixhital eshte mjaft kompleks. Ne kete faze te evolucionit te komutimit dixhital, shumica e kompleksitetit te tij vie nga softueri, i cili eshte shume me kompleks dhe veshtire te menaxhohet se sa hardueri te cilin ai e udheheq. Ky kapitull ekspozon disa “intricacies” te softuerit qe e udheheq nje sistem komutues dixhital, Ne kapitullin 6 jane shtjelluar teknikat per analizimin e softuerit te sistemit komutues. 
5.2. Permbajtja 
Ky kapitull shtjellon arkitekturen baze te softuerit te nje sistemii komutues dixhital, klasifikon llojet e ndryshme te softuerit, pershkruan modelin e thirrjes baze dhe nderlidhjet e softuerit te nevojshme gjate nje thirrjeje si dhe diskuton disa sherbime (features) baze te thirrjes. 
5.3. Arkitektura themelore e softuerit 
Te kuptuarit e mire te hierarkise se softuerit te implementuar aktualisht nga shumica e sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore eshte shume e rendesishme. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale te sotme aplikojne arkitektura kuazi te distribuuara te harduerit dhe softuerit. Struktura komanduese e nje sistemi komutues dixhital zakonisht mund te ndahet ne tri nivele te dallueshme, te pershkruara ne Kapitullin 2. Ky kapitull shtjellon softuerin e aplikuar ne nje sistem komutues dixhital hipotetik ne nivele te ndryshme te udheheqjes (komandimit). Nje verzion i modifikuar i Fig.2.1. eshte paraqitur ketu ne Fig.5.1. Kjo tregon nivelet e udheheqjes se bashku me disa detaje te funksioneve te arkitekturave minimale te softuerit te nevojshme per cdo nivel te udheheqjes. Nga kendveshtrimi i analistit te sistemit komutues dixhital eshte esenciale te kuptohet arkitektura e nivelit te larte te softuerit e nje sistemi komutues para se te tentohet te analizohet ai. Detajet e nivelit te ulte nuk jane esenciale, meqenese qellimi eshte te analizohet sistemi komutues e jo te dizajnohet ai. Megjithate detajet e prkatikave te dizajnimit te softuerit jane esenciale per analizen e softuerit. Kjo eshte e shtjelluar ne kapitullin 6. Tri seksionet pasues paraqesin komponentet e softuerit qe jane zakonisht te nevojshme per nje sistem komutues dixhital. 
5.3.1. Sistemet operuese 
Cdo sistem komutues dixhital ka nje sistem operues si pjese e arktitektures se vet te softuerit. Nje sistem operues (OS – operating systems) mund te definohet si softueri, i cili menaxhon resurset (burimet) e nje sistemi kompjuterik ose komandon dhe i ve ne veprim programet tjera. Nganjehere keto programe i quajme porgrame komanduese, programe mbikqyrese, programe ekzekutive
ose programe monitoruese. Ne teori ekzistojne lloje te ndryshme te sistemeve operuese, te klasifikuara si sisteme serike “batch”, sisteme multiprogramuese, systeme me ndarje te kohes dhe sisteme ne kohe reale (real time). Sistemet operuese te aplikuara ne sistemt komutuese dixhitale jane sisteme operuese ne kohe reale (real time operating systems). Ky lloj sistemi sistemi operues eshte i nevojshem te sistemet komutuese dixhitale meqenese procesimi telefonik eshte i asaj natyre qe kerkon ekzekutimin e veprimeve (task) ne kohe reale. Zakonisht sistemi operues ne kohe reale i nje sistemi komutues dixhital ndervepron me nivele te ndryshme te aplikacioneve te domosdoshme per perkrahjen e funksioneve dhe sherbimeve telefonike. Meqenese, praktikisht te gjitha sistemet komutuese dixhitale shfrytezojne arkitekture kuazi te distribuuar, procesori ose komanduesi i cdo nensistemi mund te perdore sistem operues te ndryshem nga ai te cilin e perdore procesori qendror. 
Figura 5.1. Arkitektura themelore e nje sistemi komutues dixhital tipik 
Per kete shkak, eshte normale per nje sistem komutues dixhital te aplikoje me shume se nje sistem operues. Cdo nensistem mund te kete lloje te ndryshme te procesoreve dhe mund te perdorin gjuhe te larta te ndryshme per zhvillimin e softuerit te tyre. Kjo paraqet sfide per nje analist te kuptoje rrethinen operuese dhe zhvilluese te nje sistemi komutues dixhital. Hollesite ne lidhje me metodologjine qe mund t’i ndihmoje analistit te kuptoje me mire rrethinen
komplekse te softuerit te nje sistemi komutues dixhital jane dhene ne kapitukkin 6. 
Berthama (kernel). Kernel-i (berthama) ose nukleusi i nje sistemi operues perfshine ato funksione te nje OS qe jane me paresoret (primitivet) per rrethinen. Ajo zakonisht perkrahe keto funksione [2]: 
- orari dhe udheheqja e proceseve 
- menaxhimi i memorjes kryesore 
- udheheqja e hyrjeve/daljeve te kerkesave per terminale dhe bafere 
- mbrojtja e fushave te memorjes kryesore nga veprimet e leximit/shkruarjes etj. 
Shumica e sistemeve operuese ne kohe reale te sistemeve komutuese dixhitale shfrytezojne sistemet e nderprerjeve prioritare (priority interrupt systems). Keto nderprerje sherbehen nga berthama (kernel-i) ne baze rendesise se nje veprimi. Kuptohet, nderprerjet dhe udheheqjet e ngjajshme hierarkike jane specifike per cdo sistem, por shumica i japin perparesi me te larte nderprerjeve te mirembajtjes, meqenese kjo siguron operimin e duhur te sistemeve komutuese dixhitale, e pasuar nga llojet e tjera te nderprerjeve te kerkuara per procesimine e thirrjeve dhe funksioneve tjera “ancillary”. Shumica e sistemev komutuese dixhitale perdorin kernel-at e vendosur ne memorjen kryesore. 
5.3.2. Menaxhimi i bazes se te dhenave 
Bazat e te dhenave te perdorura ne sistemet komutuese dixhitale jane zakonisht relacionale e ndonjehere te distribuuara. Bazat e te dhenave te distribuuara aplikojne baza te te dhenave te shumefishta, te cilat kerkojne sinkronizim te te dhenave. Bazat e te dhenave relacionale perdorin modelin relacional te te dhenave, ne te cilin relacionet (marredheniet) ndermjet file- ave jane prezentuar nga vlera e te dhenave ne vete shenimet e file-ave e jo ne treguesit (pointeret) fizike [3]. Nje shenim ne nje databaze relacionale eshte matricor (flat, i rrafshte) – nje aranzhim i thjeshte dydimenzional i elementeve te te dhenave. Grupimi i entiteteve te te dhenave te nderlidhura quhet ndonjehere edhe “tuple”. Nje “tuple” qe permban dy vlera quhet cift. Nje “tuple” qe permban N vlera quhet “N-tuple” [4]. Nje shembull i mire i sistemit te databazes relacionale ne nje sistem komutues dixhital eshte sistemi i bazes se te dhenave qe mban referencat perkatese (cross-references) te te gjithe numrave qe adresojne paisjet linjore te parapaguesve. Kur nje parapagues i cakturar ngrite degjuesen (gjendja off-hook) paisja linjore identifikohet nga rpogrami i skanimit. Baza e te dhenave gjurmohet per gjetjen e numrit perkates (directory number), i cili identifikon te gjitha karakteristikat e linjes. Ne sistemin komutues dixhital hipotetik te zhvilluar ne kete liber, cdo NCP ka nje grup te parapaguesve. Keshtu, cdo NCP ka nje kopje te databazave te parapaguesve per NCP-te tjere. Varesisht nga lloji i thirrjes, nga nje NCP mund te kerkohet te rutoje thirrjet neper NCP-te tjere . Per te arritur kete informacioni i bazes se te dhenave te te gjithe NCP-ve duhet te distribuuohet dhe te sinkronizohet (azhurnohet, perditesohet) gjate gjithe kohes.
5.3.3. Koncepti i Programit gjenerik 
Shumica e sistemeve komutuese dixhitale mbeshtetin konceptin e programit gjenerik i ngjajshem me botimet (release) ne industrine e kompjutereve. Megjithate, nje program gjenerik mund te jete pak me shume i involvuar se sa botimi (release). Ne ditet e hershme te sistemeve komutuese SPC, programi gjenerik ishte pak a shume i njejte per te gjitha kompanite telefonike. Zakonisht, programi gjenerik permbante te gjitha programet e nevojshme per funksionimin e sistemit komutues. Ai perfshinte te gjithe softuerin e komutimit, softuerin e mirembajtjes si dhe te dhenat e specializuara per konfigurimin e nje centrali telefonik. Te dhenat per perkthim zakonisht jane siguruar nga kompanite telefonike (operatoret). Megjithate, sot eshte nganjehere veshtire te percaktohet perberja e sakte e programit gjenerik. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore kane strukture modulare te softuerit. Ato kane zakonisht programet baze ose (“core”) te cilat udheheqin funksionet baze te sistemeve komutuese dixhitale. Ne krye te ketyre programeve ndodhen sherbimet dhe opcionet speciale. Ne pergjithesi, perfromansa e nje programi gjenerik analizohet per besueshmerine e softuerit. Per kete shkak eshte shume me rendesi per nje analist te identifikoj saktesisht komponentet e softuerit qe ndertojne nje program gjenerik. Komponentet e softuerit te nje sistemi komutues dixhital, te cilat mbahen te perbashketa per nje treg specifik ose per nje grup te kompanive telefonike ndonjehere shfrytezohen per te identifikuar programin gjenerik. Zakonisht ky grup i programeve shenjohet si botim (release) gjenerik, baze ose “core” per nje sistem komutues dixhital. Ne pergjithesi, programet gjenerike permbajne sistemin/sistemet operuese, softuerin e perbashket te komutimit, softuerin e mirembajtjes se sistemit si dhe databazen/databazat e perbashketa te softuerit per te dhenat e centralit si dhe menaxhimin e perkthimit te te dhenave. 
5.3.4. Arkitektura e softuerit per Nivelin 1. te udheheqjes 
Niveli 1 eshte niveli me i ulte i udheheqjes (komandimit). Ky nivel zakonisht iu shoqerohet linjave, trunk-eve ose funksioneve tjera te nivelit te ulte. Shumica e softuerit te ketij niveli eshte pjese e softuerit te komutimit. Sic eshte paraqitur ne Fig.5.1. kontrolleret e interfejseve (IC) zakonisht udhehiqen nga mikroprocesoret dhe mund te kene nje berthame (softuerike) te vogel, e cila komandon harduerin e IC-se. IC mund te kete nje sistem operues i paraqitur ne Fig.5.1. (i shenuar Oerating Sysytem Level 1). Funksioni i ketij OS eshte te udheheqe dhe te caktoje orarin e ekzekutimit te te gjitha programeve qe ndodhen ne IC. Shumica e IC-ve kane inteligjence te mjaftueshme per te dalluar funksionimin e duhur te harduerit dhe softuerit. IC poashtu mund te kryeje diagnostiken e linjave dhe trunk-eve ose periferise tjeter te lidhur ne te. Rutinat me te zgjeruara diagnostike mund te gjenden ne procesorin qendror ose ne disa raste edhe ne vete IC. Ne cilindo rast procesori qendror mund te udheheqe programin e diagnostikes vete ose te kerkoje nga nje IC
jodefektiv (fault free) te kryeje ate. Ne ate rast IC ekzekuton diagnostiken dhe percjell rezultatet te procesori qendror. IC mund te jete ne gjendje te kryeje edhe rimekembjen lokale. Kjo do te thote se ne rast te defektit te nje IC-je, ai duhet te jete ne gjendje te rimekembe veten pa afektuar tere sistemin komutues dixhital. Te vetmit qe do te afektohen ne kete rast jane linjat, trunk-et ose periferia e lidhur ne IC ne te cilin rrjedh procesi i rimekembjes. Prap, e gjithe kjo varet nga dizajni i IC dhe softuerit te tyre shoqerues. Nje analist duhet te jete i njohur me llojet e ndryshme te strategjive te dizajnit qe mund te jene te aplikuara, sepse ato do te ndikojne besushmerine dhe funksionalitetin e IC. 
5.3.5. Arkitektura e softuerit per Nivelin 2. te udheheqjes 
Niveli i mesem ose niveli 2 te komandimit eshte zakonisht i shoqerohet komanduesve te rrjetit qe mund te permbajne databaza te distribuuara, te dhena te parapaguesve dhe rutinat e qarqeve sherbuese. Kuptohet, keto funksione jane te varura nga arkitektura e sistemit komutues; shume funksione te komutimit mund t’i atribuohen ketij niveli te udheheqjes. Ne nje rrethine kuazi te distribuuar, procesoret e angazhuar jane te madhesise mesatare ose minimale. NCP-te jane zakonisht te pavarur nga procesori qendror. Sic eshte paraqitur ne Fig.5.1. NCP-te zakonisht kane sistemet e veta operuese (te shenuara Operating Sistem – Level 2 ne Fig.5.1.). Ky OS ka nje berthame (kernel), e cila udheheq harduerin dhe funksionalitetet themelore te NCP. Ne kete nivel te udheheqjes, zakonisht nje databaze rezidente miremban te dhenat perkthyese te parapaguesve dhe parametrat e softuerit te nevojshem per udheheqjen e funksioneve telefonike te NCP. Rimekembja e sistemit ne kete nivel eshte kruciale (me rendesi te vecante, vitale), sepse renia e nje NCP-je mund te afektoje nje numer te IC (varesisht nga dizajni i sistemit) dhe nje numer te madh te linjave, trunk-eve dhe periferise. NCP-te duhet te jene te afte per vete diagnostifikim dhe meqenese jane te dyfishuara ato duhet e jene ne gjendje te bartin funksionin ne njesine punuese “backup”. Sic eshte spjeguar edhe ne kapitujt e meparshem shfrytezimi i NCP eshte i varur nga dizajni i sistemit. Ne nje lloj dizajni mund te kerkoje nje NCP te dedikuar te veproje si NCP komandues per te gjithe NCP-te tjera, ose cdo NCP mund te veproje i pavarur. Strategjia e rimekembjes ne secilin rast do te jete e ndryshme. Ne rastin e pare, ne te cilin nje NCP vepron si NCP komandues, ky eshte pergjegjes per rimekembjen sistemore per te gjithe NCP tjere. Ne rastin e dyte, ne te cilin nuk ka NCP te vecante komandues, procesori qendror eshte pergjegjes per rimekembjen sistemore te te gjithe NCP-te. Ne kete nivel mund te kete edhe edhe lloje te ndryshme te strategjive te rimekembjes se sistemit. Analisti duhet te kuptoje se cfare strategjije shfrytezohet me qellim te vleresimit me te mire besueshmerine e sistemit komutues. 
Le te analizojme funksionin e NCP-se. Kur nje parapagues ngrite degjuesen, IC pranon njoftimin “of hook” nga moduli linjor. IC-ja kerkon detajet e parapaguesit, sic jane sherbimet e lejuara dhe kufizimet e aplikuara. NCP kerkon ne bazen e vet te te dhenave per keto informacione dhe ia percjell IC-
se. Ky lloj veprimi i kerkuar nga NCP kushtezon qe NCP-ja te mbaje nje databaze te parapaguesve. Kjo baze e te dhenave duhet te menaxhohet dhe te mbahet e perditesuar (updated) me informacionet me te reja te cdo parapaguesi. Kjo eshte e paraqitur si DBMS (Data Base Management System – sistemi per menaxhimin e bazes se te dhenave) ne Fig.5.1. ne nivelin 2 te udheheqjes. Nje spjegim i hollesishem per menyren se si ky lloj i databazes shfrytezohet per rutimin e nje thirrjeje ne nje sistem komutues dixhital hipotetik eshte dhene ne kapitullin 9. 
5.3.6. Arkitektura e softuerit per Nivelin 3. te udheheqjes 
Niveli me i larte i udheheqjes ose niveli 3 zakonisht i shoqerohet procesorit qendror te sistemit komutues dixhital. Normalisht, keta procesore jane kompjutere te llojit “mainframe”. Zakonisht, CP (central processor – procesori qendror) i nje sistemi komutues dixhital kryen te gjitha funksionet e nivelit te larte. Keto funksione te nivelit te larte perfshijne menaqxhimin e bazes se te dhenave te centralit, te dhenat e nivelit te larte te parapaguesve, nivelet e “patch”-ave (arnave) softuerik, komandimin e sherbimeve dhe mbi te gjitha rimekembjen e sistemit ne rast te defekteve (gabimeve) harduerike ose softuerike. Sistemi kryesor operues i nje sistemi komutues dixhital bashkekohor ndodhet ne kete nivel (Operating system – level3 ne Fig.5.1.). Sic eshte spjeguar edhe me pare ky OS operon ne kohe reale dhe eshte “multitasking” (mund te perkrahe me shume se nje veprim – task njekohesisht). Ky OS komandon sistemine e menaxhimit te te dhenave, softuerin komutues, softuerin e rimekembjes dhe te gjitha aplikacionet si sherbimet e avansuara, sistemin e menaxhimit te trafikut dhe interfejsat e OS. Shumica e CP punojne ne menyren aktiv/standby. Ne kete gjendje, nje CP eshte gjithnje ne dispozicion te kaloje ne gjendje aktive nese CP-ja aktiv ka defekt. Ekzistojne skema te ndryshme per operimin e sistemit redundant procesorik per permiresimin e besueshmerise dhe disponueshmorise se sistemit. 
Megjithate, skema me perdorur te sistemet komutuese dixhitale eshte ajo, ne te cilen te dy procesoret qendrore ekzekutojne instruksionet ne cift dhe ne rast te defektit, procesori ne pritje (standby) aktivizohet menjehere. Nje skeme tjeter qe aplikohet ne ne disa raste eshte menyra e ashtuquajtur “hot standby” (pritje e nxehte), ne te cilen procesori ne pritje eshte i kycur ne furnizim (“i ndezur”) dhe i gatshem te marre persiper operimin nga procesori aktiv. Ne kete lloj skenari procesimi i thirrjeve mund te afektohet gjate nderrimit (kalimit) te procesoreve. Ekziston edhe opcioni i trete, i ashtuquajtur “cold standby” (pritje e ftohte), ne te cilin procesori redundant nuk eshte i kycur ne furnizim, por mund te kycet ne rast te gabimit. Ky skenar zakonisht nuk shfrytezohet per CP-te por ndonjehere perdoret per elementet periferike me pak kritike. Shumica e funksioneve te mirembajtjes dhe rimekembjes te nje sistemi komutues poashtu komandohen nga ky nivel.
5.3.7. Klasifikimi i softuerit te sistemeve komutuese dixhitale 
Ne Fig.5.2. eshte paraqitur nje diagram konceptual i softuerit te nje sistemi komutues dixhital tipik. Funksionaliteti themelor i softuerit te nej sistemi komutues dixhital mund te ndahet ne pese elemente themelore dhe funksionet tjera mund te nxirren (derivojne) nga keto elemente themelore: 
- softueri i komutimit 
- softueri i mirembajtjes 
- te dhenat e centralit (office data) 
- te dhenat per perkthim 
- softueri i sherbimeve te avansuara (feature software) 
Softueri i komutimit. Shtresa me e rendesishme e softuerit te nje sistemi komutues dixhital zakonisht perfshine: 
- softuerin e procesimit te thirrjeve 
- softuerin komandues te fushes komutuese 
- softuerin udheheqes te rrjetit 
- softuerin udheheqes te periferise 
Softueri i mirembajtjes se sistemit komutues. Ky grup i programeve perdoret per mirembajtjen e softuerit dhe harduerit te sistemit komutues dixhital. Shembujt e ketyre llojeve te programeve perfshijne diagnostiken e sistemit komutues, testimin automatik te linjave, rimekembjen e sistemit, arnimin e softuerit (patching) dhe testimin e trunk-eve. 
Figura 5.2. Klasifikimi i softuerit te sistemit komutues dixhital 
Softueri i rimekembjes se nje sistemi komutues dixhital bashkekohor eshte zakonisht i distribuuar neper nensistemet e vet, meqenese shumica e sistemeve komutues dixhitale kane arkitekture kuazi te distribuuar. Kjo strategji mundeson rimekembjen me efikase te sistemit. Ne sistemt e
hershme SPC skenari i rimekembjes ka kerkuar qe i tere sistemi te bie para se ai te ri inicializohet ne konfiguracion punues. Procesi i rimekembjes i nje sistemi komutues dixhital hipotetik eshte shtjelluar ne kapitullin 9. 
Nje sistem komutues dixhital mund te aplikoje nje numer te madh te programeve qe veprojne jasht fusheveprimit te sistemit komutues dixhital, sic jane OSS (operation support systems), perkrahja e pozicionit te operatorit dhe sherbimet e avansuara (shembull ISDN – Integrated services digital network – rrjeti dixhital me sherbime te integruara, SCP – service control point – pika e udheheqjes se sherbimeve, AIN – Advanced intelligent network – rrjeti inteligjent i avansuar). Keto nuk jane te paraqitura ne Fig.5.2. si njesi te vecanta sepse mund te jene jasht sistemit komutues dixhital ose mund te jene te implementuara si sherbime te perkrahura. Disa pjese te OSS mund te veshtrohen madje edhe si pjese te softuerit te mirembajtjes se sistemit komutues dixhital. Aplikacionet e rrjetit te nje sistemi komutues dixhital jane shtjelluar ne kapitullin 8. 
Qellimi i Fig.5.2. eshte t’i ofroje nje analisti nje pasqyre te qarte te softuerit t enje sistemi komutues dixhital. Objektiv i ketij kapitulli eshte t’i ndihmoje nje analisti te kuptoje me mire rrethinen softuerike te nje sistemi komutues dixhital pa u shperqendruar (penguar) nga funksionet qe mund te mos ndikojne drejtpersedrejti ne vleresimin e besueshmerise se nje sistemi komutues dixhital te klasit 5. 
Nuk duhet te injorohet rendesia e veglave te softuerit sic jane kompajluesit (compilers), asembleret, veglat per dizajnimin e softuerit si dhe metodologjite e nevojshme per zhvillimin, prodhimin dhe mirembajtjen e softuerit te sistemit komutues dixhital. Ato mund te ndikojne ne kualitetin e softuerit. Kapitulli 6 shtjellon disa detaje te rendesishme te teknikave te vleresimit te besueshmerise dhe kualitetit te softuerit. 
Te dhenat e centralit. Sic eshte pershkruar edhe me heret, programi gjenerik kerkon te dhena specifike per operimin e duhur te nje sistemi komutues dixhital te caktuar. Sistemet komutuese dixhitale shpesh kane pesuar renie per shkak te caktimit te gabueshem te shenimeve te centralit. Menyra me e lehte per ilustrimin e shenimeve te centralit eshte te merret shembulli i krahasimit me komjuteret personale (PC-te). Per te operuar ne menyre te duhur nje PC, sistemi i tij operues (OS) duhet te dije se me cfare lloji te monitorit me ngjyra eshte i paisur, ashti qe te instalohen “driver”et e duhur; duhet te dije madhesine dhe llojin e hard diskut te instaluar shtu qe te mund t’i qaset ne menyre te duhur; llojet e disqeve floppy, mousit, CD ROM-it etj. Ngjajshem, te dhenat e centralit te nje sistemi komutues dixhital ia pershkruajne programit gjenerik permasat e nje centrali. Megjithate, te dhenat e nje centrali jane shume me te perfshira dhe poashtu percaktojne parametrat e softuerit krahas me paisjet harduerike. Disa parametra harduerik te zakonshem jane: 
- Numri i cifteve te NCP-ve ne central 
- Numri i kontrollereve te linjes ne central 
- Numri maksimal i linjave me te cilat eshte projektuar centrali 
- Numri i pergjithshem i paisjeve linjore te centralit
- Numri maksimal i trunk-eve dhe llojeve te trunk-eve me te cilat eshte projektuar centrali 
- Numri i pergjithshem i trunk-eve te secilit lloj ne central 
- Numri i pergjithshem dhe lloji i qarqeve sherbyese ne central si njesive te zileve, marresit dhe gjeneruesit multifrekuencore (MF), marresit dhe gjeneruesit te impulsave te zgjedhjes 
Ne vijim jane dhene disa shembuj te parametrave te softuerit: 
- Madhesia e regjistrave AMA (automatic message accounting) 
- Numri i regjistrave AMA 
- Numri dhe lloji i iregjistrave te trafikut 
- Madhesia e bafereve (njesive te memorjes) se funksioneve telefonike 
- Emri dhe lloji i sherbimeve te avansuara 
Keto lloje te parametrave jane specifike per nje sistem komutues dixhital dhe per nje central te caktuar. Keso parametrash mund te numrohen me qindra dhe gjenerohen nga specifikacionet projektuese te nje centrali telefonik. 
Te dhenat per perkthim. Te dhenat per perkthim, te quajtura edhe te dhenat e parapaguesve, jane specifike dhe kerkohen per cdo parapagues. Ky lloj i tedhenave zakonisht ghenerohet nga kompanite telefonike e jo nga prodhuesit e sistemeve komutuese. Ne disa raste prodhuesit i mund te vendosin te dhenat ne sistem te pregatitura nga kompanite telefonike. Megjithate, baza e tedhenave dhe sistemi hyres per perkthim te shenimeve ofrohet si pjese e softuerit te sistemit komutues dixhital. Te dhenat per perkthim zakonisht perbehen nga: 
- Adresimi i numrave direktorial numrave te paisjeve linjore 
- Sherbimete e avansuara te parapaguaara nga konsumatori i caktuar, sic jane thirrja ne pritje (call waiting), konferenca treshe (three way calling), kalimi i thirrjes (call forwarding), etj. 
- Kufizimiet e aplikuara per parapaguesit e caktuar, si kufizimi i thirrjeve shkuese, kufizimi i thirrjeve te shtrenjta (long distance calling), bllokimi i thirrjeve te caktuara 
- Perkthyesit e tri shifrave, te cilet rutojne thirrjen ne baze te tri shifrave te para te zgjedhura 
- Perkthyesit e kodeve rajonale, te cilat perkthejne thirrjen per centralin tranzitor (ne SHBA per thirrjet 1+, te cilat pasohen nga 10 shifra) 
- Perkthyesit e thirrjeve nderkombetare, te cilat rutojne thirrjet drejt centraleve nderkombetare bazuar ne kodin nderkombetar te shtetit 
Edhe ne kete rast, ekzistojne me qindra tabela te zhvilluara per nje central para se ai te behet funksional. Nese centrali instalohet per here te pare, shumica e shenimeve sigurohen nga departamenti i trafikut te kompanise telefonike. Tabelat e te dhenave gjenerohen ne nderlidhje me specifikimn e centralit te ri. Ne rast te zevendesimit te nje centrali te mehershem, atehere te gjitha shenimet ekzistuese mund te shfrytezohen dhe te rigjenerohen ne format te pershtatshem per centralin e ri. 
Softueri i sherbimeve te avansuara. Sic eshte permendur me heret, shumica e sherbimeve te avansuara te implementuara ne nje sistem komutues dixhital
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese

More Related Content

What's hot

Sisteme komutuese permbledhje
Sisteme komutuese permbledhjeSisteme komutuese permbledhje
Sisteme komutuese permbledhjeFisnik Sylka
 
Rrjeta kompjuterike.
Rrjeta kompjuterike.Rrjeta kompjuterike.
Rrjeta kompjuterike.Saimir Ciraku
 
Bazat e te dhenave
Bazat e te dhenaveBazat e te dhenave
Bazat e te dhenaveMenaxherat
 
Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatikDuresa M. Bytyqi
 
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarBleona Çoba
 
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTEINTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTEroni45
 
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Xhino Brokaj
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitMatilda Gremi
 
Rrjetat kompjuterike
Rrjetat kompjuterikeRrjetat kompjuterike
Rrjetat kompjuterikeLeonardShala
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.EsliSula1
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Polimeret sintetike
Polimeret sintetikePolimeret sintetike
Polimeret sintetikeD. Sh
 

What's hot (20)

Paisjet dalese te kompjuterit
Paisjet dalese te kompjuteritPaisjet dalese te kompjuterit
Paisjet dalese te kompjuterit
 
Interneti
InternetiInterneti
Interneti
 
Sisteme komutuese permbledhje
Sisteme komutuese permbledhjeSisteme komutuese permbledhje
Sisteme komutuese permbledhje
 
Rrjeta kompjuterike.
Rrjeta kompjuterike.Rrjeta kompjuterike.
Rrjeta kompjuterike.
 
Bazat e te dhenave
Bazat e te dhenaveBazat e te dhenave
Bazat e te dhenave
 
Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatik
 
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptar
 
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTEINTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
 
Printeri
PrinteriPrinteri
Printeri
 
Protokollet
Protokollet Protokollet
Protokollet
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Sisteme transmetuese
Sisteme transmetueseSisteme transmetuese
Sisteme transmetuese
 
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
Metodat e Kerkimit Shkencor ne Finance : " Motivimi i punonjesve ne banka"
 
Qarqet e rrymës alternative
Qarqet e rrymës alternativeQarqet e rrymës alternative
Qarqet e rrymës alternative
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimit
 
Rrjetat kompjuterike
Rrjetat kompjuterikeRrjetat kompjuterike
Rrjetat kompjuterike
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Network interface card
Network interface cardNetwork interface card
Network interface card
 
Polimeret sintetike
Polimeret sintetikePolimeret sintetike
Polimeret sintetike
 

Similar to Bazat e sistemeve komutuese

rrjetat kompjuterike
rrjetat kompjuterikerrjetat kompjuterike
rrjetat kompjuterikeMiallaq Rusta
 
Kapitulli 5 e korigjuar
Kapitulli 5 e korigjuarKapitulli 5 e korigjuar
Kapitulli 5 e korigjuarYll Boshnjaku
 
Leksioni 10 rrjetet kompjuterike
Leksioni 10   rrjetet kompjuterikeLeksioni 10   rrjetet kompjuterike
Leksioni 10 rrjetet kompjuterikeXhendris Ismaili
 
Rrjeta kompjuterike leksion 4
Rrjeta kompjuterike leksion 4  Rrjeta kompjuterike leksion 4
Rrjeta kompjuterike leksion 4 Xhendris Ismaili
 
Rrjeta kompjuterike leksion 2
Rrjeta kompjuterike leksion 2  Rrjeta kompjuterike leksion 2
Rrjeta kompjuterike leksion 2 Xhendris Ismaili
 
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha Fidan Haliti
 
Rrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptx
Rrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptxRrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptx
Rrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptxAbedinBujupaj2
 
Rrjetat kompjuterike [Informatik]
Rrjetat kompjuterike [Informatik]Rrjetat kompjuterike [Informatik]
Rrjetat kompjuterike [Informatik]Besart Gashi
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)coupletea
 
Informatike Biznesi
Informatike Biznesi Informatike Biznesi
Informatike Biznesi Faton_Mustafa
 
Projekt informatike..
Projekt informatike..Projekt informatike..
Projekt informatike..Daniela Muhaj
 
Rrjeti Kompjuterik.pptx
Rrjeti Kompjuterik.pptxRrjeti Kompjuterik.pptx
Rrjeti Kompjuterik.pptxFlon1
 
Kontroleret logjike progrmabil
Kontroleret logjike progrmabilKontroleret logjike progrmabil
Kontroleret logjike progrmabilArtanZejnullahi1
 
Puna me internet (Komunikimet)
Puna me internet (Komunikimet)Puna me internet (Komunikimet)
Puna me internet (Komunikimet)LeonitaLikaj1
 

Similar to Bazat e sistemeve komutuese (20)

rrjetat kompjuterike
rrjetat kompjuterikerrjetat kompjuterike
rrjetat kompjuterike
 
Automatikë.pptx
Automatikë.pptxAutomatikë.pptx
Automatikë.pptx
 
Ligjerata 8
Ligjerata 8Ligjerata 8
Ligjerata 8
 
Ligjerata 8
Ligjerata 8Ligjerata 8
Ligjerata 8
 
Kastriot Blakaj
Kastriot BlakajKastriot Blakaj
Kastriot Blakaj
 
Kapitulli 5 e korigjuar
Kapitulli 5 e korigjuarKapitulli 5 e korigjuar
Kapitulli 5 e korigjuar
 
Leksioni 10 rrjetet kompjuterike
Leksioni 10   rrjetet kompjuterikeLeksioni 10   rrjetet kompjuterike
Leksioni 10 rrjetet kompjuterike
 
Rrjeta kompjuterike leksion 4
Rrjeta kompjuterike leksion 4  Rrjeta kompjuterike leksion 4
Rrjeta kompjuterike leksion 4
 
Rrjeta kompjuterike leksion 2
Rrjeta kompjuterike leksion 2  Rrjeta kompjuterike leksion 2
Rrjeta kompjuterike leksion 2
 
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
Informatika ne biznes Pr. Mihane Berisha
 
Rrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptx
Rrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptxRrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptx
Rrjetat kompjuterike X6 - 18.04.2020.pptx
 
Rrjetat kompjuterike [Informatik]
Rrjetat kompjuterike [Informatik]Rrjetat kompjuterike [Informatik]
Rrjetat kompjuterike [Informatik]
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)
 
Informatike Biznesi
Informatike Biznesi Informatike Biznesi
Informatike Biznesi
 
Projekt informatike..
Projekt informatike..Projekt informatike..
Projekt informatike..
 
Rrjeti Kompjuterik.pptx
Rrjeti Kompjuterik.pptxRrjeti Kompjuterik.pptx
Rrjeti Kompjuterik.pptx
 
Interneti
Interneti  Interneti
Interneti
 
Interneti
Interneti  Interneti
Interneti
 
Kontroleret logjike progrmabil
Kontroleret logjike progrmabilKontroleret logjike progrmabil
Kontroleret logjike progrmabil
 
Puna me internet (Komunikimet)
Puna me internet (Komunikimet)Puna me internet (Komunikimet)
Puna me internet (Komunikimet)
 

More from Xhelal Bislimi

Transmisione elektrike
Transmisione elektrikeTransmisione elektrike
Transmisione elektrikeXhelal Bislimi
 
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiekC++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiekXhelal Bislimi
 
36342713 transmisione-elektrike
36342713 transmisione-elektrike36342713 transmisione-elektrike
36342713 transmisione-elektrikeXhelal Bislimi
 
Informacije i komunikacije
Informacije i komunikacijeInformacije i komunikacije
Informacije i komunikacijeXhelal Bislimi
 
Bazat e programimit ne c++
Bazat e programimit ne c++Bazat e programimit ne c++
Bazat e programimit ne c++Xhelal Bislimi
 
Gjeometria deskriptive
Gjeometria deskriptiveGjeometria deskriptive
Gjeometria deskriptiveXhelal Bislimi
 
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012Xhelal Bislimi
 
Leksione te elektroteknikes
Leksione te elektroteknikesLeksione te elektroteknikes
Leksione te elektroteknikesXhelal Bislimi
 

More from Xhelal Bislimi (15)

Linqe per literature
Linqe per literatureLinqe per literature
Linqe per literature
 
Bota e-betonit
Bota e-betonitBota e-betonit
Bota e-betonit
 
Transmisione elektrike
Transmisione elektrikeTransmisione elektrike
Transmisione elektrike
 
Sisteme operative
Sisteme operativeSisteme operative
Sisteme operative
 
Instalime elektrike
Instalime elektrikeInstalime elektrike
Instalime elektrike
 
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiekC++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
C++ permbledhje detyrash-v-neziri-r-dervishi-fiek
 
36342713 transmisione-elektrike
36342713 transmisione-elektrike36342713 transmisione-elektrike
36342713 transmisione-elektrike
 
Ms word 2010
Ms word 2010Ms word 2010
Ms word 2010
 
Informacije i komunikacije
Informacije i komunikacijeInformacije i komunikacije
Informacije i komunikacije
 
Gjuha programuese C++
Gjuha  programuese C++Gjuha  programuese C++
Gjuha programuese C++
 
Bazat e programimit ne c++
Bazat e programimit ne c++Bazat e programimit ne c++
Bazat e programimit ne c++
 
Bazat e-automatikes
Bazat e-automatikesBazat e-automatikes
Bazat e-automatikes
 
Gjeometria deskriptive
Gjeometria deskriptiveGjeometria deskriptive
Gjeometria deskriptive
 
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
 
Leksione te elektroteknikes
Leksione te elektroteknikesLeksione te elektroteknikes
Leksione te elektroteknikes
 

Bazat e sistemeve komutuese

  • 1. KAPITULLI 1 BAZAT E SISTEMEVE KOMUTUESE (SWITCHING SYSTEM FUNDAMENTALS) 1.1. Hyrje Ky liber supozon se lexuesi eshte i njoftuar me bazat e telefonise. Autori do te perdore konceptet dhe gjuhen qe eshte e njohur dhe e kuptueshme ne industrine e telekomunikacionit. Megjithate, per lexuesin te cilit i duhet rishikimi i koncepteve baze ne fund te kapitullit eshte ofruar lista e referencave [1]. Sistemi telefonik mund te ndahet ne tri kategori (pjese): 1. Sistemi komutues 2. Paisjet linjore (station equipment) 3. Transmetimi Ky liber do te merret kryesisht me apektet praktike perballe atyre teorike te kategorise se pare me larte – sistemin komutues. Do t’i referohemi edhe dy kategorive tjera – paisjeve linjore dhe sistemeve te transmetimit vetem kur eshte e nevojshme qe lexuesi te kuptoje funksionet e sistemit te komutimit; perndryshe keto dy lemi nuk do te trajtohen ne kete liber. 1.2. Analiza e sistemeve komutuese dixhitale Analiza dhe dizajni i sistemit eshte definuar si proces i zhvillimit te kerkesave te shfrytezuesit dhe dizajnimi i sistemeve per arritjen e tyre ne menyre efektive [2]. Nje central (exchange, central office – termi “central office” perdoret ne SHBA ndersa termi “exchange” perdoret kryesisht ne Europe dhe Azi) eshte nje sistem i madh, kompleks qe permban shume nensisteme, secili me karakteristika dhe funksionalitet te veçante. Kuptimi themelor i ketyre nensistemeve dhe nderveprimi i tyre me pjesen tjeter te sistemit eshte i nevojshem qe nje sistem komutues dixhital te analizohet ne menyre efektive. 1.2.1. Qellimi i analizes Siguria (reliability) i sistemeve komutuese dixhitale eshte duke u bere çeshtje e rendesise ne rritje e siper per shfrytezuesit e sherbimeve telefonike. Aktualisht shumica e qasjes ne Internet ndodhe permes sistemeve komutuese dixhitale. Pothuajse i tere transferi elektronik i parave varet nga siguria (besueshmeria) e sistemeve komutuese dixhitale. Qeveria federale kerkon qe te gjitha reniet e rrjetit me kohezgjatje mbi 30 minuta te raportohen ne FCC ( Federal Communications Commission – Komisioni Federal i Komunikimeve). Kompania Bell Operating Companies kerkon qe renia jasht operimit te centraleve te mos tejkalojne 3 minuta per sistem ne vit. E gjithe kjo tregon se siguria (besueshmeria) e sistemeve komutuese dixhitale eshte çeshtje shume serioze;
  • 2. ajo mund te ndikoje tregetine, sigurine dhe efiçencen e nje shteti. Por si garanton profesioni inxhinjerik qe rrjeti telekomunikues te jete i besueshem dhe te operoje ne kufijte e pershkruar? Kjo eshte, ne fakt, ajo pyetje per te cilen ky liber perpiqet te jap pergjigjje. Ekzistojne shume libra te shkeqyeshem per telekomunikacionin, rrjetat dhe besueshmerine. Megjithate, ky liber perpiqet te bashkoje keto disciplina nen ombrellen e analizas se besueshmerise (sigurise). Titujt si “Vargu i renieve te telefonise “perplexes” kompanite dhe hetuesit ne SHBA” [3] ose “Sistemet telefonike rajonale ne te dy brigjet jane nderprere per shkak te gabimeve ne softuer” [4] paraqiten shpesh ne mediat informative. Natyra e nderprerjeve te tilla duhet te kuptohet dhe te caktohen metodologjite qe do te evitojne problemet e tilla. Rrjeti aktual telefonik eshte duke u bere shume kompleks; ai ka shume pronare dhe eshte i paisur nga shume prodhues te ndryshem. Ky liber do te adresoje shkaqet rrenjesore te shume renieve, qe zakonisht involvon renien e nje elementi te rrjetit siç eshte sistemi komutues dixhital. Sistemet komutuese dixhitale paraqesin nje sistem shume kompleks. Ato jane “multifaceted” dhe kerkojne qe nje analist te eksploroje shume pista gjate procesit te analizes. Ky liber ofron udhezimet dhe pergjigjjet ne disa nga pyetjet esenciale te cilat zakonisht i parashtron nje analist. Pyetjet dhe pergjigjjet ne vijim mund t’ju japin nje ide se si ky liber i qaset kesaj detyre: Pyetje: Si t’i qasemi fillimit te analizes se besueshmerise te nje sistemi aq kompleks si sistemi komutues dixhital? Pergjigjje: Duke kuptuar ne menyre te plote punen e nje sistemi komutues dixhital para se te tentohet t’i qaset çeshtjes se besueshmerise. Pyetje: Cilat lloje te te dhenave ne lidhje me besueshmerine nevoiten per analizimin e nje sistem komutues dixhital. Pergjigjje: Shkurt, pergjigjja varion nga permasa e analizes se besueshmerise qe nevoitet te kryhet. Nese duhet te vleresohet vetem besueshmeria e harduerit te nje sistemi komutues dixhital atehere nevoiten shenimet ne lidhje me komponentet harduerike, si shpeshtesia e defekteve, koha e riparimit dhe arkitektura e harduerit. Nese analiza perfshine edhe vleresimin e softuerit, atehere procesi kerkon te kuptuarit e metodologjive te dizajnit te softuerit, arkitektures se softuerit, kontrollit te kualitetit te softuerit, testimit te softuerit etj. Pyetje: A mund te aplikohen teknika gjenerike (te pergjithesuara) ne ushtrimin e analizes se besueshmerise se nje sistemi komutues dixhital? Pergjigjje: Po. Aplikimi i teknikave gjenerike eshte cak primar i ketij libri. Metodologjia eshte mjaft fleksibile qe te mund te aplikohet jo vetem te sistemet komutuese dixhitale, por edhe te elementet tjera te rrjetit me vetem disa modifikime. Pyetje: Ne bote ekzistojne shume lloje te ndryshme te sistemeve komutuese dixhitale. Si mund te fillohet te kuptohen ato? Pergjigjje: Te kuptuarit te gjere te sistemeve te ndryshme komutuese dixhitale eshte qellim tjeter i ketij libri. Lexuesi ne fillim do te njoftohet me arkitekturen e harduerit dhe softuerit te nje sistemi komutues dixhital gjenerik
  • 3. hipotetik. Keto koncepte mandej mund te zgjerohen te çdo sistem komutues dixhital komercial ose te sistemet e reja qe jane ne zhvillim e siper. Me qellim te vendosjes se bazes per analizen e sistemeve komutuese dixhitale eshte zbatuar qasja si ne vijim: - Eshte shtjelluar nje sistem komutues dixhital gjenerik (i pergjithesuar) hipotetik (i paramenduar) per te kuptuar me mire arkitekturen e nje sistemi komutues dixhital. - Eshte percjellur rrjedha e thirrjeve te zakonshme permes sistemit komutues dixhital gjenerik duke pershkruar rrjedhen e thirrjes se thjeshte permes sistemeve komutuese dixhitale komerciale. - Jane pershkruar komunikimet dhe komandat qe zakonisht kerkohen ne nje sistem komutues dixhital. - Eshte pershkruar shfrytezimi i llojeve te ndryshme te teknologjive te komutimit te thirrjeve. - Jane hulumtuar modelet e besueshmerise qe me se miri pershkruajne nensistemet e ndryshme te nje sistemi komutues dixhital. - Eshte shtjelluar arkitektura e softuerit te sistemeve komutuese dixhitale krahas me vleresimin dhe parashikimin e kualitetit te softuerit. - Jane hulumtuar çeshtjet operacionale dhe te mirembajtjes se nje sistemi komutues dixhital qe mund te ndikojne ne besueshmerine operacionale. - Jane krijuar modelet e besueshmerise per elementet e rrjetit qe nderveprojne me sistemet komutuese dixhitale. Me kete harte te rruges (roadmap) ne kerkojme qe te kuptojme me mire sistemet komutuese dixhitale dhe te zhvillojme metodologjite qe mund te shfrytezohen per vleresimin e besueshmerise se tyre. 1.2.2. Nderlidhjet themelore te centralit telefonik Gjate analizes se nje sistemi komutues dixhital eshte e dobishme te percaktojme permasat e nje centrali telefonik dhe nderlidhjet e tij me paisjet tjera. Figura 1.1. paraqet nje central tipik bashke me disa nga paisjet e saj te rendesishme. Te njohurit me kete koncept eshte esenciale per kuptim me te mire te operacioneve te ndryshme qe mund te ndikojne ne besueshmerine e pergjithshme te nje sistemi komutues dixhital. Ne vijim po paraqesim nderlidhjet themelore te nje centrali tipik telefonik: Fillshperndaresi - MDF (MDF – Main distribution frame – korniza kryesore shperndarese). Vendi ku te gjitha linjat dhe linkat tjere jane te nderlidhur ne nje sistem komutues fundor quhet edhe ana linjore e nje centrali. MDF-i eshte pjesa pjesa me me se shumti pune ne central. Te gjitha linjat e parapaguesit perfundojne ne MDF. MDF-i ka dy ane: vertikale dhe horizontale. Kabllot e parapaguesve perfundojne ne anen vertikale. Telezimi nga sistemi komutues
  • 4. dixhital e quajtur paisje teminale (fundore) perfundon ne anen horizontale. Gjate adresimit dhe nderlidhjes e parapaguesve ne paisjen linjore, telat ne MDF lidhin vertikalet (çiftoret e kabllove) dhe horizontalet (çiftoret e paisjes linjore). Procesi i adresimit te parapaguesve eshte zakonisht i automatizuar. Figura 1.1. Nderlidhjet baze te centralit Fillshperndaresi i trunk-eve – TDF (TDF – Trunk distribution frame – Korniza e shperndarjes se trunk-ve). Vendi ku ndelidhen trunk-et dhe linkat tjere te ngjajshem ne central telefonik quhet edhe ana e trunk-ve e sistemit komutues. TDF-i eshte zakonisht me madhesi me i vogel se sa MDF-i. I gjithe kabllimi i trunk-ve nga lokacionet e nderyshme perfundon ne TDF. TDF-i poashtu ka dy ane: vertikale dhe horizontale. Kabllot e trunk-eve perfundojne ne anen vertikale. Telezimi nga sistemi komutues dixhital, pjese kjo e quajtur edhe paisje e trunk-eve perfundon ne anen horizontale. Gjate adresimit dhe nderlidhjes se kabllove ne paisjet e trunk-ve çiftet kabllore te anes vertikale lidhen ne pjesen horizontale me paisjen e trunk-eve nga ana e centralit. Procesimi i adresimit te trunk-eve ne paisjen e trunk-eve ne anen e centralit eshte zakonisht i automatizuar. Paisjet e furnizimit te energjise elektrike (Power plant). Nje kombinim i shnderruesve te energjise elektrike, sistemeve te baterive dhe burimeve emergjente te energjise elektrike, te cilat furnizojne me rryme njekahore (DC – direct current) -48V dhe +24V si dhe me rryme alternative (AC – alternating current) te mbrojtur qe e furnizojne sistemin komutues ose nje grup te tyre. Keto nuk duhet te ngaterrohen me kornizat e shperndarjes se energjise elektrike mbrenda centralit qe bejne shnderrimet e tensioneve speciale dhe mbrojtjen per central. Paisjet bartese (Carrier facilities). Paisjet qe ofrojne bartje ose multipleksim te transmetimit ndermjet centralit telefonik dhe pjeset tjera te rrjetit telefonik. Keto paisje zakonisht aplikojne kabllot koaksiale (tokesore dhe nenujore) si dhe sisteme radio e satelitore. Paisjet bartese zakonisht perfundojne ne TDF per ndelidhje me sistemin komutues dixhital.
  • 5. Nderlidhja dixhitale (Digital X-connect). Nderlidhja dixhitale mundeson adresimin automatik dhe nderlidhjen e trunk-eve me sistemin komutues dixhital. Ky mund te konsiderohet edhe nje sistem i vogel komutues i trunk- eve. Sherbimet speciale (special services). Keto sherbime, te cilat kerkojne nderfaqe ose procedura speciale per lidhjen e centralit me konsumatorin, jnae p.sh. sherbimet e te dhenave, sherbimet e qasjes pa tela. Keto nocione jane percaktuar heret ne kete liber ashtu qe lexuesi mund te kuptoje qarte nderlidhjet themelore qe mundesojne punen e centralit telefonik. 1.2.3. Pjesa (reparti) e jashtme ndaj pjeses (repartit) se mbrendshme Shumica e kompanive telefonike klasifikojne paisjet e tyre telefonike si pjese te mbrendshme dhe pjese te jashme. Ky klasifikim behet i rendesishem gjate analizes se nje sistemi komutues, pasi qe ne menyre indirekte kjo percakton permasat e centralit telefonik dhe fusheveprimin e analizes. Siç eshte paraqitur ne Fig.1.1. dhe sqaruar me lart çdo element i centralit telefonik jasht katrorit te Centralit telefonik, sic eshte MDF ose sistemi i bartjes klasifikohet si pjese e jashtme. Paisjet e centralit telefonik si procesori qendror, fusha komutuese dhe gjeneratoret e toneve konsiderohen si pjese te mbrendshme. 1.3. Hirearkia e sistemit komutues Thirrjet permes rrjetit te Amerikes Veriore i nenshtrohen nje rrjedhe hierarkike. Kerkimi i shtegut neper rrjet per thirrje te largeta (long distance) percjell hierarkine e ngjajshme si ne Fig.1.2 [5]. Pasi qe thirrja leshon centralin e klasit 5 (class 5 switch) gjurmohet shtegu neper central te klasit 4 dhe me tutje neper centralet e klasit 3, klasit 2 dhe klasit 1. Perveç kesaj aty jane edhe centralet “gateway” (portat) nderkombetare (zgjerim i klases 1), te cilave iu qasemi kur kemi te bejme me destinacione ndekombetare permes kabllove, sateliteve ose radio lidhjeve. Fig.1.2. poashtu paraqet klasat e ndryshme te sistemeve komutuese ne rrjetin e Amerikes Veriore: - Centralet lokale (klasa 5). Kjo quhet edhe central fundot (end office EO). Ajo ndermjeteson drejtperdrejt me parapaguesit dhe lidhet me centralet nyjore/tranzitore (toll offices) permes trunk- eve. Ajo regjistron informacionet e tarifimit te parapaguesit. - Centralet tandem dhe nyjore/tranzitore (klasa 4). Shumica e centraleve te klasit 5 nderveprojne me centralet tandem. Centralet tandem para se gjithash komutojne trafikun e trunk-eve ndermjet centraleve te klasit 5; ato poashtu nderveprojne (ndermjetesojne) me centralet nyjore te nivelit me te larte. Nga keto centrale mund te ofrohen sherbimet tranzitore te operatorit. - Centrali primar nyjor (klasa 3). Centrali nyjor i klasit 3 mund te jete i sherbyer drejtperdrejt nga centralet e klasit 4 ose 5,
  • 6. varesisht nga shperndarja e trunk-eve. Me fjale tjera, nese numri i zakonshem i trunk-eve ne keto centrale (klasi 4 dhe 5) nuk mjafton (shterron) atehere trafiku nga centralet e hierarkise me te ulte percillet te centralet e klasit 3. Centralet e klasit 3 kane mundesi te memorojne, modifikojne, analozojne prefikset, perkthejne ose shnderrojne kodet e adresave te pranuara me qellim te gjetjes se rutimit me efikas kah centralet nyjore te nivelit me te larte. - Centrali nyjor sektorial (klasa 2). Kjo funksionon si nje central nyjor dhe mund te jete e vendosur se bashku me centralet e klasit 1. - Centrali nyjor rajonal (klasa 1). Ky funksionon si nje central nyjor dhe mund te jete i vendosur se bashku me centralet nderkombetare. - Centrali nderkombetar. Keto centrale kane qasje direkte me centralet nderkombetare te shteteve tjera. Ato ofrojne dhe sherbimin e operatorit nderkombetar. Figura 1.2. Hirearkia e Sistemit komutues Perparesia e rrjetit hierarkik eshte se paraqet nje menyre efikase te kerkimit te shtegut ne rrjet. Ndersa e mete eshte se nese centrali tranzitor sektorial ose rajonal bie nga funksioni, atehere pjese te medha te Amerikes Veriore nuk jane te arritshme per komunikim. Ekzistojne skema ne te cilat aplikohet rutimi alternativ per raste te tilla por qe nuk mund te bartin ngarkesen e tere te trafikut. Me zhvillimin e super komutuesve nyjor/tranzitor qe mund te komutojne numer te madh te trunk-eve numri i qendrave nyjore eshte ne zvogelim e siper e kjo e ben rrjetin e teresishem edhe me te rrezikuar nga
  • 7. reniet e rajoneve te tera. Tabela ne vijim tregon numrin e perafert te centraleve fundore dhe nyjore ne Ameriken Veriore [6]. Tabela Numrat ne tabele tregojne se numri i centraleve te klasit 5 eshte ne rritje ndersa numri i centraleve nyjore eshte ne zbritje me kohen. Kjo hirearki e komutimit si dhe klasifikimi i centraleve jane paraqitur ketu per te theksuar se analizimi i besueshmerise se nje sistemi komutues dixhital te vetem mund te mos zgjidhe problemin e besushmerine e gjithmbarshme te rrjetit. Megjithate per analistin qe kupton nderlidhjen e sistemeve komutuese dixhitale eshte e qarte se çdo pjese e rrjetit komutues duhet te analizohet me qellim te vleresimit te plote ndikimin ne besueshmerine e rrjetit. Shume centrale te klasit 5 kane edhe funksionalitet te centraleve te klasit 4. Pashtu shume centrale te klasit 1, 2 dhe 3 jane varianta te arkitekturave te centraleve te klasit 4. Qellimi kryesor i ketij libri eshte qe te vendose teknikat analitike qe mund te aplikohen direkt ne centralet e klasit 5 dhe shume nga keto teknika mund te zgjerohen dhe te perfshijne edhe analizen e elementeve tjera te rrjetit. 1.4. Evolucioni i Sistemeve komutuese dixhitale Disa nga seksionet e ardhshme do te diskutojne evolucionin e sistemeve komutuese dixhitale si baze per te kuptuar arkitekturen aktuale te sistemeve komutuese dixhitale moderne. Shume pyetje ne lidhje me dizajnin e sistemeve komutuese dixhitale aktuale mund gjejne pergjigjje duke e njohur historine e tyre. Shume koncepte te dizajnit rrjedhin nga sistemet komutues elektromekanike nga e kaluara. Per shembull, struktura e komandimit, menaxhimi i thirrjes, rutimi alternativ, tarifimi etj. te gjitha kane evoluar nga sistemet e hershme komutuese krosbar. Ne fakt, sistemet e hershme komutuese elektronike perdorin sistemet e modifikuara krosbar si matrica te tyre komutuese, te cilen ne kete liber do ta quajme fushe komutuese.
  • 8. 1.4.1. Sistemet komutuese SPC (Stored program control – sistemet e udhehequra ne baze te programeve te memoruara) Me zhvillimin e procesoreve qendrore te komanduar softuerikisht, udheheqja e funksioneve komutuese eshte programuar ne memorje dhe aksionet jane ekzekutuar nga procesori komandues. Verzionet e hershme te sistemeve komutuese elektronike kane patur memorje te perkohshme per ruajtjen e informacioneve per procesimin e thirrjeve si dhe memorjet semipermanente ne te cilat informacioni i programimit ka mundur te azhurnohet (perditesohet, update). Nje sistem komutues SPC eshte paraqitur ne Fig.1.3. dhe pershkruan nje pamje te thejeshtesuar te centralit telefonik. Funksioni themelor i inje sistemi SPC eshte te udheheqe origjinimin dhe terminimin e linjave si dhe te ofroje rutimin e trunk-eve ne drejtim te centraleve tjera. Sistemi SPC poashtu mundeson udheheqjen e sherbimeve dhe funksioneve speciale te nje centrali telefonik te paraqitur ne figure si “ancillary” control. Inteligjenca e nje sistemi SPC perqendrohet ne nje procesor qendror dhe e gjithe periferia komandohet nga ky procesor i vetem. Keta procesore jane dyfishura per shkak te sigurise (besueshmerise). Nje sistem komutues dixhital bashkekohor perdore nje numer te procesoreve dhe shfrytezon arkitektura te distribuuara te softuerit dhe harduerit. Keto funksione jane zhvilluar dhe spjeguar ne kapitujt e mevonshem te ketij libri. Funksionet e udheheqje dhe mirembajtjes se sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore kane evoluar nga sistemet e hershme SPC. Keto sisteme varen shume nga nje procesor i vetem qe kryen te gjitha funksionet e mirembajtjes se centralit. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale moderne angazhojne procesore te veçante per funksione te mirembajtjes. Funksionet e mirembajtjes se nje sistemi komutues dixhital jane aq te rendesishme sa kapitulli 7 i eshte perkushtuar per spjegimin e funksionaliteteve te ndryshme te nensitemeve te mirembajtjes se nje centrali. Figura 1.3. Struktura baze e udheheqjes se nje centrali telefonik
  • 9. 1.4.2. Bazat e Sistemeve komutuese dixhitale Ne vazhdim do te zgjerojme konceptin baze te sistemeve komutuese SPC ne sistemet komutuese dixhitale bashkekohore. Shume elemente baze te nje sistemi komutues dixhital ndodhen edhe ne sistemet komutuese SPC. Nje sistem komutues quhet dixhital kur hyrja dhe dalja ne rrjetin e sistemeve komutuese mund te perkrahe drejtperdrejt sinjalet dixhitale. Nje sinjal dixhital mund te perkufizohet si pulse te koduara qe mund te shfrytezohen per sinjalizim dhe udheheqje. Megjithate, sinjalet analoge mund te procesohen edhe me tej permes sistemit komutues dixhital permes shnderruesve analog- dixhital (A/D) dhe atyre dixhital-analog (D/A). Kjo prezenton nje pasqyre shume te thjeshtesuar te nje sistemi komutues dixhital. Megjithate, ne do te zhvillojme kete koncept te thjeshte te sistemit komutues dixhital ne model me te perpunuar. Evolucioni i sistemeve komutuese analoge ne ato dixhitale eshte paraqitur ne Fig.1.4a – d. Figura 1.4.a paraqet nje sistem tipik analog me linja parapaguese dhe trunk-a analog. Kjo figure poashtu paraqet anen linjore dhe te trunk-ave te sistemit komutues. Kjo ndarje e funksioneve te linjes dhe trunk-eve eshte paraqitur gjate tere librit. Edhepse kjo figure paraqet vetem linjat e prapaguesit dhe trunk-et per shkak te thjeshtesimit, duhet te kuptohet se llojet tjera te hyrjeve dhe daljeve ne nje sistem komutues nuk jane paraqitur. Sic eshte permendur edhe me heret funksioni themekor i nje sistemi ikomutues eshte komutimi i linjave dhe trunk-eve. Edhe shume funksione tjera te avansuara te komutimit menaxhohen nga sistemet komutuese dixhitale. Megjithate, qellimi kryesor i sistemit komutues dixhital eshte te komutoje linjat dhe trunk-et. Fig.1.4.b paraqet hapin e ardhshem ne evolucionin e komutimit dixhital. Kjo faze shfrytezon linjat analoge dhe trunk-et analoge per angazhon konvertoret (shnderruesit) A/D dhe D/A per procesim dixhital te thirrjeve. Elementi komutues ne ket ilustrim eshte megjithate komutimi dixhital qe do te thote se neper sistem komutues trajtohen sinjalet e dixhitalizuara. Fig.1.4.c paraqet hapin e ardhshem ne kete proces, ne te cilin sistemet dixhitale mund te “flasin” me sistemet tjera dixhitale permes trunk- eve dhe te njejten kohe perkrahin linjat dhe trunk-at analog. Figura 1.4.d paraqet perfundimisht nderlidhjen plotesisht dixhitale. Ne kete konfiguracion nuk ka linja dhe trunk-a analoge te involvuar; i gjithe komunikimi ndermjet sistmeve dixhitale behet permes sinjalizimit dixhital. Ky plan supozon se te gjitha linjat hyres ne central jane dixhitale si dhe te gjithe trunk-et dales jane poashtu dixhitale.
  • 10. Figura 1.4. Evolucioni i komutimit dixhital Ne disa aplikime komutimi nga trunk-u dixhital ne trunk-dixhital realizohet ne te vertete edhe ne realitet. Mirepo ne edhe sot jetojme ne bote analoge dhe ne shume aplikime kryhen shume shnderrime nga sinjalet analoge ne ato dixhitale. Aktualisht, industria e telekomunikacionit eshte duke levizur ne drejtim te tille qe sherbimet video, audio dhe ato telefonike do te kombinohen dhe do te komutohen permes sistemeve komutuese dixhitale. Kuptohet, kjo do te kerkoje shume shnderrime (konverzione). Nje nga llojet e komutimit qe nuk jane paraqitur ne Fig.1.4. eshte komutimi optik. Sipas opinionit te autorit e ardhmja e komutimit telefonik do te bazohet ne ate optik. Sistemet e komutimit optik do te ofrojne komutim me shpejtesi te larte dhe me brez te gjere. Aktualisht, shume sisteme komutuese “te pastra” optike jane ne zhvillim dhe jane bere shume perparime ne kete fushe. Ne rast te komutimit optik do tekete nevoje per shnderrime (konvertore) elektrik/optik (E/O) dhe optik/elektrik (O/E). Do te shfrytezohen trunk-et dhe linjat e bazuara ne fiber optik dhe do jete e mundshme te komutohen sinjalet me brez shume te gjere. Per me shume informacione per komutimin optik shih Referencat ne fund te ketij kapitulli. 1.4.3. Blloqet ndertuese te Sistemit komutues dixhital Ky liber ka qasjen “inside-out” (“nga mbrenda-jasht”) per te kuptuar zhvillimin e koncepte te ndryshme te sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore. Meqenese, objekt i ketij libri eshte analiza sistematike e sistemeve komutuese dixhitale, se pari duhet te zhvillohet modeli themelor i sistemit komutues dixhital, pastaj ky model zgjerohet gradualisht me qellim te shtjellimit te funksioneve me te rendesishme te sistemeve komutuese dixhitale. Zhvillimi i
  • 11. modelit te tille te sistemeve komutuese dixhitale eshte pershkruar ne kater faza. Faza e pare shtjellon berthamen e nje sistemi komutues dixhital me matricen komutuese, e cila ne kete liber quhet fushe komutuese, meqenese jo te gjitha sistemet komutuese shfrytezojne konfiguracionin matricor per komutim. Fusha komutuese komuton linjat dhe trunk-et nen udheheqjen e procesorit qendror dhe komanduesit te rrjetit. Faza e dyte e ketij zhvillimi prezenton konceptin e moduleve te linjave dhe trunk-eve. Faza e trete prezenton kuptimin e kontrollereve te interfejseve dhe procesimin e distribuuar. Faza e katert prezenton nje dizajn te nivelit te larte te nje sistemi komutues dixhital te paisur me qarqet e sherbimeve. Faza 1. Faza 1 te krijimit te sistemit komutues dixhital eshte treguar ne Fig.1.5a . Ne kete faze te gjitha hyrjet dhe daljet e nje sistemi komutues dixhital jane te percaktuara. Ne kete rast, qe eshte i thjeshtesuar, jane te definuara vetem linjat dhe trunk-et. Kuptohet, mund te kete lloje te ndryshme te linjave dhe trunk-eve. Specifikacioni i dizajnit te tyre duhet te percaktohet dhe te behet vleresimi i besueshmerise se tyre ne kete faze (e shtjelluar me vone ne kete liber). Ana linjore dhe e trunk-eve te sistemit komutues dixhital jane paraqitur te ndara. Sic eshte sqaruar edhe me heret kjo eshte vetem marreveshje dhe nuk do te thote domosdo se linjat paraqiten ne nje ane e trunk-et ne anen tjeter te rrjetit. Procesori qendror udheheq komanduesit e rrjetit,te cilet me tej udheheqin fushen komutuese. Momentalisht fushes komutuese i referohemi si nje shtegu te “komutuar” permes centralit telefonik. Ne kapitujt tjere ne do te perqendrohemi ne llojet e ndryshme te arkitekturave te fushes komutuese me modelin e besueshmerise te procesorit qendror dhe kontrollereve te rrjetit. Figura 1.5a Faza e pare me linja dhe trunk-a Figura 1.5b Faza e dyte me module linjore dhe te trunk-ave Faza 2. Faza 2 e dizajnit te sistemeve komutuese dixhitale eshte paraqitur ne Fig.1.5b. Ketu eshte prezentuar koncepti i moduleve te linjes (LM) dhe moduleve te trunk-eve (TM). Modulet e linjave dhe trunk-eve jane blloqe
  • 12. ndertuese te nje sistemi komutues dixhital dhe ne aspekt konceptual ato paraqesin disa linja dhe trunk-a te grupuar bashke ne paketet e qarqeve te quajtura paisje linjore ose te trunk-eve, te lidhura ne fushen komutuese permes nderfaqes (interfejsit) udheheqes (kontrollues, komandues). Sistemet komutuese dixhitale bashkekohore shfrytezojne skema te ndryshme per terminimin (perfundimin) e linjave ne modulet perkatese. Disa sisteme komutuese dixhitale lejojne terminimin e vetem nje linje ne nje modul te linjes, perderisa te tjerat lejojne terminimin e meshume linja ne nje modul te vetem linjor. Te dy skemat kane aprovimet (pros) dhe kundershtimet (cons). Nese nje modult peson defekt atehere ajo afekton nje numer te linjave nese moduli linjor permban me shume linja. Megjithate, nese nje pjese e paisjes linjore peson defekt linja me lehtesi mund t’i shoqerohet paisjes se re linore nese moduli linjor permban me shume paisje linjore. Skema te ngjajshme shfrytezohen edhe per trunk-at dhe modulet e trunk-eve. Ne nje sistem komutues dixhital bashkekohor modulet linjore dhe te trunk-eve jane te dizajnur te jene modulare qe ne spjegim te thjeshte do te thote se nje numer i ketyre moduleve mund te shtohen sipas nevojes pa rikonfigurim te sistemit. Kjo mundeson zgjerim te lehte dhe ofron fleksibilitet ne ofrimin e sherbimeve te reja. Ndikimi i ketyre ideve dizajnuese ne besueshmerine e sistemit dhe ne operimin e sistemit komutues dixhital eshte eksploruar ne menyre te plote ne kapitujt e mevonshem. Figura 1.5c Faza e trete me procesoret komandues te rrjetit Figura 1.5d Faza e katert me procesoret redundante Faza 3. Kjo faze eshte ilustruar ne Fig. 1.5c. Ketu eshte shtjelluar koncepti i procesimit te distribuuar ne rrethinen e nje sistemi komutues dixhital. Veni re zevendesimin e komanduesit te rrjetit (Fig.1.5b) me procesoret komandues te rrjetit (Fig.1.5c) si dhe shtimin e nje kontrolleri te nderfaqeve (interface controller) per LM-te (modulet e linjave) dhe TM-te (modulet e trunk-eve). Procesori qendror udheheq veprimet e NCP-ve (network control procesors – procesoreve komandues te rrjetit). Ky lloj i arkitektures eshte shume fleksibil
  • 13. dhe mundeson konstruktimin e centraleve me madhesi te ndryshme me shtimin e numrit te NCP-ve. Per shembull, nje central i vogel mund te kontruktohet me shfrytezimin e vetem nje NCP, perderisa nje konfiguracion me disa NCP mund te shfrytezohet per nje central me te madh. Natyrisht, kapaciteti procesorik i NCP-ve dhe procesorit qendror si dhe madhesia e rrjetit luajne rol te rendesishem ne madhesine (kapacitetin) perfundimtar te centralit. Ky lloj i arkitektures shfrytezohet te shume sisteme komutuese dixhitale komerciale (ne treg). Me vone do te spjegojme se si ky lloj i arkitektures mund te modelohet dhe te behet vleresimi i besueshmerise se tij. Faza 4. Sic eshte praqitur ne Fig.15.d, faza 4 e dizajnit te sistemit komutues dixhital mund te duket si e fundit ne modelin e sistemit komutues dixhital, por nuk eshte. Ne realitet, ky eshte vetem nje model inicial (nismetar) i nje sistemi komutues dixhital, i cili nevoitet te zhvillohet ne nje model me te detajuar. Ky model themelor prezenton skemen e dyfishuar (duplifikuar) te shfrytezuar ne te gjitha sistemet komutuese dixhitale bashkekohore. Meqenese procesimi telefonik eshte nje proces i panderprere dhe kerkon siguri (besueshmeri) te larte skema e dyfishura e njesive procesorike dhe njesive shoqeruese te memorjes eshte pothuejse e domosdoshme (mandatore). Ne do te diskutojme skemat e ndryshme te dyfishimit dhe ndikimin e tyre ne sigurine e sistemeve komutuese dixhitale ne kapitujt e mevonshem. Ky model konceptual themelor poashtu prezenton bashkangjitjen e kontrollereve te interfejseve dhe qarqeve te sherbimeve moduleve te linjave dhe trunk-eve. NCP-te udheheqin LM dhe TM me ndermjetesimin e kontrollereve te interfejseve. Roli i qarqeve sherbyese (service circuits) eshte te gjenerojne tonin “formo numrin”, tonin e thirrjes dhe funksionet tjera te ngjajshme. Ne sistemet komutuese dixhitale cdo modul i linjave dhe trunk-eve ose grup i tyre mund te jete i lidhur me qarqet e sherbimeve. 1.4.4. Procesimi i thirrjes baze (themelore) Ky seksion pershkruan disa lloje themelore te thirrjeve, te cilat zakonisht procesohen ne nje sistem komutues dixhital: - thirrjet mbrenda LM - thirrjet ne mes LM-ve - Thirrjet ardhese - Thirrjet shkuese SIc eshte theksuar me pare keto jane klasifikime te thirrjeve themelore dhe nuk reflektojne sherbimet ose llojet tjera te thirrjeve te avansuara. Procesimi i thirrjeve themelore mund te ilustrohet nga modeli i thjeshtesuar i sistemit komutues dixhital (Fig.1.5d). Njohuria per rrjedhjen e thirrjes neper sistem komutues dixhital do te qartesoje perparesite e modelimit te besueshmerise. Thirrjet mbrenda LM. Kur nje parapagues inicon lidhjen nga nje aparat telefonik i cili eshte i lidhur ne nje linje te modulit te caktuar dhe therret nje parapagues tjeter te lidhur ne te njejtin modul linjor, ky lloj i thirrjes
  • 14. klasifikohet si thirrje mbrend LM. Shtegu i thirrjes se ketij lloji eshte paraqitur ne Fig.1.6a. Gjendja “off-hook” (kerkesa nga linja burimore) detektohet nga moduli i linjes dhe ne linje aktivizohen qarqet e sherbimit per gjenerimin e tonit “formo numrin” ne drejtim te parapaguesit thirres. Para se te gjenerohet toni “formo numrin” ne drejtim te parapaguesit thirres kryhen edhe shume funksione tjera te cilat do te diskutohen ne kapitujt e mevonshem. Kerkesa e modulit linjor per nje shteg permes fushes komutuese procesohet nga kontrolleri i nderfaqes, i cili me tej vepron me NCP-ne per percaktimin e shtegut. Si rezultat vendoset nje shteg permes fushes komutuese per linjen e thirrur dhe qarku i sherbimeve lidhet per gjenerimin e rrymes se ziles. Edhe ne kete rast, shume funksione tjera kryhen para se te aplikohet renia e ziles ne linje te parapaguesit te thirrur dhe keto jane diskutuar me vone. Meqenese kjo eshte nje thirrje mbrenda LM, i njejti modul linjor do te perfshihet ne udheheqjen e origjinimit (nisjes, inicimit) dhe terminimit (perfundimit, permbylljes) te thirrjes. Ky spjegim shume i thjeshtesuar eshte ofruar vetem si hyrje. Kapitujt me vone shkojne ne me shume detaje ne spjegimin e funksioneve te ndryshme si pranimi i shifrave, perkthimi i tyre dhe testest qe kryhen para se te kompletohet nje thirrje. Figura1.6a Thirrjet mbrenda nje moduli te linjes
  • 15. Figura 1.6b Thirrjet jasht nje moduli linjor Figura 1.6c Thirrjet ardhese/shkuese te trunk-eve
  • 16. Thirrjet ne mes LM. Veprimet e nje thirrjeje ne mes te LM-ve te ndryshme jane te ngjajshme me ato mbrenda nje LM, me dallimin qe paisja linjore fundore e parapaguesit te thirrur ndodhet ne nje modul linjor tjeter. Fig.1.6b paraqet nderlidhjet ne rast te thirrjes se tille. Ekzistojne disa dallime te lehta ne menaxhimin e thirrjes mbrenda LM dhe asaj ne mes te LM-ve te ndryshem, qe do te diskutohen ne kapitujt me vone. Thirrjet shkuese. Kur nje LM proceson nje thirrje qe ka paisjen terminuese jasht centralit, LM kerkon nje shteg permes fushes komutuese ne drejtim te nje modulit te trunk-ut permes kontrollerit te interfejsit. Kontrolleri i interfejsit vepron me NCP per te vendosur nje shteg ne drejtim te nje trunk-u shkues. Pas vendosjes se shtegut permes fushes komutuese, TM lidhe nje qark te sherbimit per udheheqjen e thirrjes ne centralin e thirrur ose ate tranzitor. Funksionet si sinjalizimi impulsor dhe multifrekuencor (MF) ofrohen nga qarqet e sherbimeve. Nje thirrje shkuese nga centrali burimor perfundon si nje thirrjes ardhese ne centralin fundor. Figura 1.6c paraqet shtigjet e thirrjeve ardhese dhe shkuese. Thirrjet ardhese. Kur nje TM detekton nje thirrje ardhese, lidhe qarqet e sherbimit per udheheqje te thirrjes dhe kerkon nje shteg permes fushes komutuese nga kontrolleri i nderfaqes dhe NCP-ja. Pas gjetjes se nje shtegu permes fushes komutuese deri ne nje LM, i cili permban linjen terminuese, aktivizohen qarqet e sherbimit per te gjeneruar zilen ne telefonin e thirrur. Ketu poashti gjenerohet funksioni si gjenerimi i tonit te thirrjes ne drejtim te linjes thirrese. Fig.1.6c mund te shfrytezohet per vizualizimin e lidhjes se thjeshte te nje thirrjeje ardhese. 1.5. Perfundim Ky kapitull prezentoi konceptet baze ne lidhje me sistemet komutuese dixhitale, nderlidhjeve baze te nje centrali, hierarkine e komutimit dhe fazat e ndryshme te evolucionit gjate zhvillimit sistemeve komutuese dixhitale. Eshte paraqitur rrjedhja e disa thirrjeve themelore me qellim te sqarimit te modelit te sistemit komutues dixhital. REFERENCAT 1. J.C.McDonald, Fundamentals of Digital Switching, Plenum Press, New York, 1990 2. Encyclopedia of Computer Science and Engineering, Van Nostrand Reinhold, New York, 1983, p.729. 3. E.L. Andrews, The New York Times, July 2, 1991. 4. M.L. Carnevale, The Wall Street Journal, June 27, 1991. 5. Telephone Communications Systems, Direct Distance Dialing and Toll Systems, ed.R. F. Rey vol. Western Electric, 1970, p.1.13. 6. Bell Laboratories, Engineering and Operations in the Bell Systems, AT&T Bell Laboratories, Murray Hill, NJ, 1977 and 1984, p.109.
  • 17. KAPITULLI 2 KOMUNIKIMET DHE KOMANDIMI (COMMUNICATIONS AND CONTROL) 2.1. Hyrje Kapitulli 1 prezantoi qasjen “inside-out” (“mbrenda-jasht”) per te kuptuar disa funksione elementare te sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore. Ky kapitull zgjeron cdo bllok funksional te sistemit komutues dixhital te diskutuar deri me tash dhe i trajton si nensisteme. Keto nensisteme jane studiuar nga kendveshtrimi i aplikimit funksional dhe ai arkitektural. 2.1.1. Permbajta (Scope) Bllok diagramet e zhvilluara ne Kapitullin 1 te nje sistemi komutues dixhital hipotetik reflektojne karakteristikat e shume sistemeve komutuese operacionale. Ketu zgjerojme me tutje bllok diagramin per te kuptuar me mire procesin e komunikimt dhe komandimit te sistemit komutues dixhital. Nensistemet e sistemeve komutuese dixhitale jane klasifikuar gjeresisht dhe jane studiuar ne menyre me te hollesishme ne kete dhe ne disa kapituj pasues. Funksionalitetet e nivelit te larte mund te klasifikohen ne keto kategori: 1. Komunikimi dhe komandimi i komutimit 2. Fusha komutuese 3. Njesia e procesorit qendror 4. Njesite procesorike te komandimit te rrjetit 5. Kontrolleret e nderfaqeve (interfejseve) 6. Qarqet e linjave dhe trunk-eve 7. Qarqet e sherbimeve dhe sinjalizimit te centralit 2.2. Komunikimi dhe komandimi i komutimit Ne kete seksion do te diskutojme komunikimin dhe komandimin e sistemit komutues dixhital hipotetik. Fig.2.1. kategorizon komandimin e sistemeve komutuese dixhitale ne tri nivele. Keto nivele jane arbitrare dhe jane paraqitur me qellim te ilustrimit te strukturave te komandimit te nje sistemi komutues dixhital. 2.2.1. Niveli i 1. i komandimit Niveli 1. eshte niveli me i ulte i komandimit. Ky nivel zakonisht percillet me linjat, trunk-et ose periferite tjera te nivelit te ulte. Softueri i involvuar ne kete nivel eshte kryesisht i tipit “firmware” [1]. Megjithate, disa sisteme komutuese shfrytezojne softuerin e bazuar ne RAM (random access memory – memorje me qasje te rastesisshme) poashtu. Funksioni themelor i moduleve te softuerit ne kete nivel eshte te ofroje linjave dhe trunk-eve qasje te kontrolleret e nderfaqeve/interfejseve si dhe perkrahjen e procesimit te thirrjes ne nivel te ulte. Llojet tjera te perkrahjes se procesimit te thirrjeve jane te shtjelluar ne kapitujt me vone. Ne kete nivel mund te aplikohet edhe komandimi special i disa sherbimeve/funksioneve. Shumica nga modulet e linjave dhe trunk-eve jane te bazuara ne mikroprocesore dhe komunikojne me
  • 18. me kontrolleret e nderfaqeve permes mesazheve. Funksioni i kontrollereve te nderfaqeve eshte te interpretojne keto mesazhe, ndermarrin veprimet e caktuara dhe te komunikojne me procesoret e komandimit te rrjetit. Modulet e linjave dhe trunk-eve jane pikat e para ndermjetesuese ne te cilat lijat ardhese dhe trunk-et kerkojne sherbime nga nje sistem komutues dixhital. Sic u permend me heret, linjat e parapaguesve lidhen ne Fillshperndares (MDF – Main distribution frame) permes kabllove. Nje nderlidhje e telezuar formohet ndermjet ciftoreve te bakrit te linjes se parapaguesit dhe paisjeve te linjes se sistemit komutues. Shumica e centraleve telefonike kane paisje mbrojtese ndermjet linjes se parapaguesit dhe Fillshperndaresit (MDF) dhe keto paisje jane zakonisht te instaluara ne kornizat mbrojtese. Te gjitha linjat skanohen ne menyre te vazhdueshme nga programet e skanimit te linjave, te cilat zakonisht ndodhen ne modulet e linjave. Kur nje parapagues ngrite degjuesen e telefonit (off hook) programi i skanimit te linjes detekton gjendjen “off hook” ne linje dhe i raporton ate ndodhi kontrollerit te nderfaqes/interfejsit. I gjithe komandimi i trunk-eve ne shkuarje dhe kerkesat per nderlidhje te trunk-eve ardhes trajtohen ne kete nivel te komandimit. Kontrolleri e interfejsit eshte komanduesi periferik primar dhe ai udheheq te gjithe periferine qe merr pjese ne procesimin e nje thirrjeje. Cdo sherbim i avansuar, te cilin nje sistem komutues dixhital duhet ta perkrahe mund te kerkoje module periferike speciale dhe mund te vendosen nen komande te nje kontrolleri te interfejsit. Ky kontroller i nderfaqes nga ana tjeter komandohet nga procesori komandues i rrjetit. Ne kete stad jane duke u definuar vetem disa nivele te ndryshme te komandimit; hollesite shtese ne ate se cka saktesisht duhet te komandohet jane shtjelluar me vone. Figura .2.1. Nivelet e udheheqjes se sistemit komutues dixhital
  • 19. 2.2.2. Niveli i 2. i komandimit Niveli 2. ose niveli i mesem i komandimit i perket komanduesve/kontrollereve te rrjetit dhe funksioneve perkatese. Keto funksione varen nga arkitektura e sistemit komutues dixhital dhe mund te vendosen ne kete nivel te komandimit. Ne nje rrethine te distribuuar, per kete nivel, shumica e sistemeve komutuese dixhitale perdorin njesi procesuese te madhesise minimale. Per procesimin e distribuuar ky eshte niveli me i rendesishem i komandimit. Per komunikimn e procesoreve me njeri tjetrin zakonisht eshte i nevojshem nje sistem i dedikuar i “bus-eve” komunikues. Per komunikimin nderprocesorik caktohet nje format i mesazheve. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale perdorin protokolet e mesazheve (messaging protocols) per komunikim ndermjet procesoreve. Per percjelljen e mesazheve ndermjet periferise dhe sistemeve te jashtme shumica e sistemeve komutuese dixhitale shfrytezojne protokolet standarde sic jane SS7, X.25, X.75, etj. Per shkak te sigurise procesoret e komandimit te rrjetit jane te dyfishuar. Ne kapitujt e mevonshem do te diskutojme saktesisht se si procesi i dyfishimit permireson sigurine e nje nensistemi. 2.2.3. Niveli i 3. i komandimit Niveli 3. zakonisht i realizohet nga procesori qendror i nje sistemi komutues dixhital. Normalisht, ne kete nivel sistemi komutues dixhital shfrytezon kompjuteret e llojit “mainframe”. Te gjitha komandat themelore te nje sisemi komutues dixhital jane te inkorporuara ne kete nivel. Shumica e funksioneve te mirembajtjes dhe rimekembjes te nje centrali poashtu udhehiqen nga ky nivel. Protokolet e mesazheve ndermjet procesorit qendror, procesoreje komandues te rrjetit dhe fushes komutuese jane te vendosura ne arkitekturen e dizajnit. Nganjehere, per nevoja te diagnostikes dhe rimekembje te sistemit ndermejt ketyre nensistemeve shfrytezohen “Bus”-at e vecante (privat). 2.2.4. Funksionet themelore te Kontrollerit te Nderfaqes (interfejsit) Arkitektura e ketij sistemi komutues dixhital hipotetik kerkon qe kontrolleri i interfejsit te veproje si nje element komandues ndermjetesues ne mes te moduleve linjore dhe procesoreve komandues te rrjetit. Kur parapaguesi i lidhur ne nje nga modulet linjore ngrite degjuesen (“off-hook”) moduli linjor detekton gjendjen “off-hook” dhe kerkon nga kontrolleri i nderfaqes validimin e linjes se parapaguesit me infromacionet baze te tij si klasa e sherbimeve, sherbimet shtese te parapaguara si dhe cdo kufizim eventual ne linje. Kontrolleri i interfejsit mban nje baze te te dhenave te infromacioneve te parapaguesit dhe validon linjen per sherbim te caktuar. Pas validimit te linjes kontrolleri i interfejsit lidhe ne linje qarkun e sherbimeve dhe i dergon parapaguesit tonin “formo numrin”. Pas formimit te numrit nga parapaguesi, numri i formuar percillet deri te procesori komandues i rrjetit me kerkese per ndertim te shtegut permes fushes komutuese. Procesori komandues i rrjetit i dergon nje mesazh procesorit qendror me kerkese per perkthim te numrit te formuar. Me shume hollesi te procesimit te thirrjes jane dhene ne kapitujt tjere.
  • 20. 2.2.5. Funksionet themelore te Procesorit komandues te rrjetit (NCP) Sic eshte thene edhe me pare informacionet me te detajizuara te parapaguesit zakonisht ruhen ne Procesoret komandues te rrjetit (NCP-te). Procesori komandues i rrjetit poashtu percjell shtigjet e thirrjes per cdo thirrje te cilen e vendose. Gjate procesimit te thirrjes Procesori komandues i rrjetit kerkon nga procesori qendror perkthimin e numrave te formuar. Pasi pranimit te infromacionin e perkthyer, qe eshte destinimi i thirrjes, procesori komandues i rrjetit gjurmon nje shteg permes fushes komutuese. Pas vendosjes se shtegut Procesori komandues i rrjetit mban informacionin per thirrjen e caktuar dhe e liron shtegun pas nderprerjes se lidhjes. 2.2.6. Funksionet themelore te Procesorit qendror Sic eshte diskutuar edhe me pare sistemi i procesimit qendror percaktohet te kete kontrollin e nivelit 3 per arkitekturen e caktuar, qe do te thote se ka qasje te cdo nensistem te sistemit komutues dixhital. Kjo qasje mund te jete direkte ose indirekte (p.sh. permes nensistemeve tjera) ne pajtim me llojin e kontrollit te kerkuar. Edhepse funksionet themelore te nje njesie procesorike qendrore varen nga arkitektura e sistemit komutues, funksionet themelore te shumices se procesoreve qendrore jane ne esence te njejta. Disa arkitektura u japin me shume autonomi disa nensistemeve ne krahasim me tjerat. Funksionet qe zakonisht kerkojne ndihmen e procesorit qendror jane paraqitur ne Fig.2.2. dhe ne pergjithesi mund te ndahen ne keto kategori: - procesimi i thirrjeve - komandimi i rrjetit - komandimi i sinjalizimit - mirembajtja dhe administrimi 2.2.7. Procesimi i thirrjes Ne nivelin me te larte sic eshte paraqitur ne Fig.2.2., funksionet baze te procesimit te thirrjes te nje procesori qendror zakonisht perbehet nga: - perkthimi i thirrjes shkuese/ardhese - perkthimi i shifrave - rutimi i thirrjes dhe statusi i thirrjes - tarifimi/faturimi (billingu) Ne kete seksion do te ofrojme nje pershkrim te shkurte te funksioneve te procesimit te thirrjeve qe zakonisht udhehiqen nga procesori qendror. Ne nje sistem komutues dixhital nje pjese e madhe e procesimit te thirrjes kryhet nga modulet e linjave dhe kontrolleret e nderfaqeve. Megjithate, pasi qe shumica e sistemeve komutuese dixhitale ende perdorin procesore qendrore, disa lloje te detyrave te procesimit te thirrjes realizohen nga ai. Shumica e veprimeve, te cilat i kryen procesori qendror mund te quhen globale, qe do te thote se rezultati i tyre afekton te gjithe procesoret tjere. Natyra e distribuuar e sistemeve komutues dixhitale aktuale kerkon qe se paku njeri nga procesoret ne sistem mban shenime per te gjitha funksionet qe jane te perbashketa per procesoret tjere, vecanerisht gjate procesimit te thirrjeve ose rimekembjes se
  • 21. nensistemit lokal. Ndonjehere njeri nga procesoret komandues te rrjetit dediohet te mbaje shenimet per procesoret tjere ose te kryeje rimekembjen e sistemit lokal. Megjithate, shumica e sistemeve komutuese dixhitale perdorin procesorin qendror per detyrat e permendura me lart. Figura 2.2. Funksionet themelore te procesorit qendror Perkthimi i thirrjes. Nje aspekt i rendesishem i procesimit te thirrjes eshte perkthimi i shifrave ardhese ose shkuese nga centrali ne drejtimin (route) aktual ne te cilin orientohet thirrja. Nocioni perkthim i perdorur ketu ka te beje me shqyrtimin ssoftuerik te tabelave ne memorjen qendrore ose te procesorit komandues te rrjetit. Keto tabela perdoren per interpretimin e numrit te formuar (dialed digit) dhe vendosjen e atributeve (vetive) operacionale qe i shoqerohen thirrjes ardhese ose shkuese sic eshte lloji i sherbimit dhe funksionet e lejuara shtese. Rutimi i sakte i thirrjes permes sistemit komutues, menaxhimi i statusit te thirrjes, tarifimi dhe funksionet tjera kerkojne koordinimin e procesorit komandues te rrjetit. Keto veprime zakonisht i caktohen procesorit qendror, meqenese ai eshte pika qendrore per procesimin e infromacioneve qe jane te perbashketa per te gjithe procesoret komandues te rrjetit. Cdo procesor komandues i rrjetit ka informacionet per te gjithe parapaguesit te lidhur ne kontrolloret e interfejsave te mbikqyrur nga ai, mirepo nuk i ka informacionet e parapaguesve qe i takojne procesoreve tjere komandues te rrjetit. Megjithate, eshte e mundshme arkitektura ne te cilen procesoret komandues te rrjetit mbahen te informuar per atributet e te gjithe parapaguesve te centralit, por kjo kerkon memorje me te madhe per procesoret komandues te rrjetit dhe nje mekanizem per te mbajtur informacionet e perditesuara ne te gjithe procesoret komandues te rrjetit. Zakonisht informacioni per vendosjen e shtegut per cdo thirrje mirembahet nga procesori qendror sepse duhet te kete pasqyren globale te te gjitha shtigjeve ne fushen komutuese. Me pranimin e kerkeses nga procesori komandues i rrjetit per shteg permes fushes komutuese, procesori qendror gjurmon per nje shteg
  • 22. te lire permes fushes komutuese dhe e mban te rezervuar per lidhjen e synuar. Ky shteg varet nga lloji i thirrjes. Nese parapaguesi kryen thirrje mbrenda centralit atehere shtegu ndertohet per modul te linjes mbrenda te njejtit central. Nese perkthimi rezulton se thirrja eshte per nje central tjeter, atehere kerkohet shtegu ne drejtim te nje trunk-u shkues ne drejtim te nje central tjeter lokal ose tranzitor. Skenaret e ndryshem te thirrjeve mund te kerkojne shtigje te ndryshme qe duhet te gjurmohen permes fushes komutuese. Skemat e hollesishme te procesimit te thirrjeve dhe modelet e thirrjeve jane pershkruar ne kapitujt e mevonshem. 2.2.8. Arkitekturat e komandimit (udheheqjes) Ketu do te pershkruajme llojet e ndryshme te arkitektirave te komandimit, te cilat i kane aplikuar ne te kaluaren ose i aplikojne aktualisht shumica e sistemeve komutuese dixhitale. Arkitektura e komandimit (udheheqjes) e nje sistemi komutues dixhital zakonisht reflekton permasat e kontrollit te ushtruar nga procesori qendror. Arkitektura e nje sistemi komutues dixhital mund te bazohet teresisht ne kontrollin direkt nga nje procesor qendror ose te mos aplikoje procesor qendror fare. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore aplikojne arkitektura qe ndodhen ndermjet ketyre dy qasjeve. Bazuar ne kete arkitekture, sistemet komutuese dixhitale mund te klasifikohen ne keto kater lloje te arkitektures se udheheqjes: - udheheqja e centralizuar - udheheqja hierarkike - udheheqja gati e distribuuar (kuazi e distribuuar) - udheheqja e distribuuar (decentralizuar) Figura 2.3. Udheheqja e centralizuar
  • 23. Arkitektura me udheheqje te centralizuar. Ky lloj i arkitektures se udheheqjes eshte paraqitur ne Fig.2.3. Kjo arkitekture mbeshtetet ne udheheqjen e te gjitha funksioneve te sistemit komutues dixhital nga nje procesor qendror i vetem. Funksionet baze te udhehequra nga procesori qendror jane: Menaxhimi i statusit te thirrjes. Ne kete lloj arkitekture moduli i linjes ndermjeteson drejtperdrejte me procesorin qendror per procesimin dhe menaxhimin e thirrjes. Kur parapaguesi e ngrite degjuesen, moduli i linjes njofton procesorin qendror se parapaguesi ka kaluar ne gjendjen “off hook” dhe i duhet toni “formo numrin”. Procesori qendror kerkon ne baze te te dhenave (database) informacionet qe i takojne atij parapaguesi dhe ben validimin e linjes se tij. Pas validimit te linjes procesori qendror lidhe nje qark te sherbimeve ne linjen e parapaguesit dhe gjeneron tonin “formo numrin”. Pas formimit te numrit nga ana e parapaguesit, procesori qendror analizon numrin e formuar dhe gjurmon per nje shteg permes fushes komutuese per vendosjen e lidhjes. Pas vendosjes se lidhjes procesori qendror vendos kontrollin e statusit te thirrjes me vendosjen e gjendjes ne 1 ose 0 te bit-eve te ndryshem ne memorjen e vet, te quajtuar zakonisht bit-a te zenesise (busy/idle bits). Bit-at e zenesise qe i shoqerohen gjendjeve te nryshme te thirrjes mbahen ne memorjen e procesorit qendror dhe perditesohen (azhurnohen – updated) gjate fazave te ndryshme te thirrjes. Mbikqyrja e thirrjes. Pas vendosjes se thirrjes ne arkitekturen me udheheqje te centralizuar fazat qe i shoqerohen thirrjes, sic jane dergimi i ziles, vendosja e lidhjes, shkeputja, sinjalizimi etj. regjistrohen ne memorjen e procesorit qendror dhe udhehiqen nga ai. Pavaresisht nga arkitektura, nese thirrja realizohet ndermjet dy centraleve te ndryshme pergjegjesia per mbikqyrjen e thirrjes i takon gjithhere centralit burimor. Nderlidhjet softuerike gjate nje thirrjeje mund te jene relativisht komplekse dhe kjo eshte e pershkruar ne Kapitullin 5. Procesimi i shtegut. Varesisht nga dizajni per gjurmimin e shtegut permes fushes komutues perdoren teknika te ndryshme. Ne arkitekturen e centralizuar vete kontrolli dhe memorja e shoqeruar me keto shtigje mbahet nga procesori qendror. Procesori qendror ne kete lloj arkitekture mban “imazhin – pasqyren” e te gjitha shtigjeve te lira dhe te zena te fushes komutuese. Bazuar ne algoritmet e kerkimit per shtigje te lira, procesori qendror rezervon shtigjet per lidhjet e kerkuara nga modulet e linjave dhe te trunk-eve. Ne disa algoritme te kerkimit rezervohen shtigje te shumefishta dhe ne fund zgjedhet shtegu me i pershtatshem per lidhjen e caktuar. Shumica e fushave komutojne me shume ne hapesire se sa ne kohe. Me shume hollesi ne lidhje me llojet e ndryshme te fushave komutuese jane dhene me vone ne kete kapitull. Rimekembja dhe diagnostika e sistemit. Procesi i izolimit te defekteve (diagnostika) dhe gjetja e konfiguracionit minimal punues (rimekembja e sistemit) eshte diskutuar ne menyre te plote ne kapituj te mevonshem. Megjithate, ne arkitekturen e udheheqjes se centralizuar, procesori qendror krahas procesimit te thirrjes, menaxhon edhe te gjitha funksionet e diagnostikes dhe rimekembjes se sistemit. Qe procesori qendror te jete efikas
  • 24. duhet te kete fuqi te mjaftueshme procesorike, ne te kunderten mund te afektohet kapaciteti i menaxhimit te thirrjeve si dhe kualiteti i sherbimeve (grade of service). Arkitektura me udheheqje hierarkike. Arkitektura me udheheqje hierarkike eshte paraqitur ne Fig.2.4. Te kjo arkitekture procesori qendror i dedikon procesoreve komandues te rrjetit disa veprime te sistemit komutues dixhital. Meqenese, kesaj arkitekture i eshte shtuar nje hierarki e Procesoreve komandues te rrjetit si dhe veprime te ndryshme iu shoqerohen ketyre procesoreve, kjo arkitekture klasifikohet si hierarkike. Ne kete arkitekture procesori qendror udheheq Procesoret komandues te rrjetit, procesimin e thirrjeve si dhe menaxhimin e statusit te te gjitha thirrjeve ne central. Procesoret koamndues te rrjetit jane zakonisht procesore te vegjel (me madhesi minimale – mini siza processors) ndersa procesori qendror eshte i llojit “mainframe”. Te kjo lloj arkitekture procesori qendror eshte me pak i ngarkuar se sa te arkitektura e udheheqjes se centralizuar. Meqenese Procesoret komandues te rrjetit marrin nje pjese te ngarkeses se procesorit qendror kapaciteti i menaxhimit te thirrjeve te sistemeve komutuese dixhitale me kete lloj arkitekture rritet. E mete themelore e kesaj arkitekture eshte mungesa e modularitetit te plote me rastin e mbindertimit te sistemit per shkak te faktit se procesimi i thirrjeve eshte ende i centralizuar. Ne kete looj te arkitektures modulet e linjave, trunk-ave si dhe nensistemet tjera periferike operojne nen udheheqjen e procesoreve komandues te rrjetit. Me rastin e thirrjes burimore modulet e linjes skanojne linjat nen udheheqjen e procesoreve komandues te rrjetit. Me detektimin e gjendjes “off hook” procesori komandues i rrjetit kerkojne validimin e linjes nga procesori qendror. Nga procesori qendror kerkohet te mbaje bazen e te dhenave te parapaguesve te azhurnuar dhe te kryeje te gjitha perkthimet e numrave te formuar. Nga procesori qendror kerkohet poashtu te mbaje “dosjen” e te gjitha thirrjeve ne procesim e siper ne sistemin komutues dixhital. Figura 2.4. Udheheqja hierarkike
  • 25. Ne rast te defekteve/gabimeve ne sistem, procesori qendror eshte pergjegjes per rimekembjen e sistemit. Te gjitha veprimet e mirembajtjes dhe diagnostikes te sistemit komutues dixhital udhehiqen nga procesori qendror. Te gjitha informacionet e tarifimit udhehiqen nga procesori qendror poashtu. Pergjegjesite tjera te procesorit qendror perfshijne diagnostiken e procesoreve komandues te rrjetit dhe ne rast te defektit te ndonje procesori komandues te rjetit izolimin e procesorit komandes te prishur dhe udheheqjen e procesit te riparimit. Varesisht nga specifikat e dizajnit te sistemit, procesori qendror mund te ndihmoje edhe ne proceset e rimekembjes lokale te procesoreve koamndues te rrjetit pa ndikuar ne operimin e sistemit komutues dixhital ne teresi. Arkitektura kuazi e distribuuar. Aktualisht kjo lloj arkitekture perdoret me te madhe (shih Fig.2.5.). Te kjo lloj arkitekture procesori qendror udheheq procesoret koamndues te rrjetit, e ata udheheqin shumicen e funksioneve te sistemit komutues dixhital. Ne disa varianta te kesaj arkitekture, njerit nga NCP-ve (NCP 0 ne Fig.2.5.) mund t’i ipen disa pergjegjesi shtese. Keto pergjegjesi mund te perfshijne edhe rimekembjen e NCP-ve tjere dhe mirembajtjen e pasqyres globale te te gjitha thirrjeve. Ne arkitekturen kuazi te distribuuar modulet e linjave dhe trunk-eve si dhe modulet tjera periferike i nenshtrohen udheheqjes se NCP-ve (procesoreve komandues te rrjetit) te caktuar. Per shembull 2048 linjat dhe 64 trunk-et e pare ne sistem kontrollohen nga NCP 1, grupi pasues i 2048 linjave dhe 64 trunk-eve nga NCP 2 etj. Ne kete arkitekture cdo NCP ka periferi te paracaktuar. NCP-ja mban shumicen e informacioneve specfike per linjat dhe trunk-et, te cilet i sherben. Gjate procesimit te thirrjes, NCP validon linjen e parapaguesit dhe udheheq qarqet e sherbimeve per linjat dhe trunk-et e vet. Megjithate, analiza e numrave te formuar, rutimi etj. eshte edhe me tej pergjegjesi e procesorit qendror. NCP- te kane qasje ne fushen komutuese dhe mund te caktojne shtigjet per thirrjet. Fusha komutuese mund te ndahet poashtu ne pajtim me kerkesat e arkitektures se caktuar te sistemit komutues. Detajet per ndarje jane dhene me vone ne kete kapitull. Figura 2.5. Udheheqja kuazi e distribuuar
  • 26. Ne kete arkitekture disa nga pergjegjesite e procesorit qendror mund t’i shoqerohen te NCP-se caktuar, per shembull NCP 0. Ky NCP komunikon me NCP-te tjere dhe mund te mbaje pasqyren globale te thirrjeve ne sistem. Ai mund te jete poashtu roje e NCP-ve tjere ne kuptimin e kryerjes se rutinave te diagnostikes dhe ndihmen ne precesin e rimekembjes se NCP-ve tjere. Keto funksione nuk jane paraqitur ne Fig.2.5; megjithate kjo nuk do te thote se nga NCP-te tjere nuk kerkohet te mirembajne informacionet per statusin e thirrjeve per pjeset e tyre te rrjetit komutues. Kjo strategji eshte sqaruar ne kapitujt e mevonshem, ne te cilet ne detaje jane pershkruar nderlidhja ne rrjet, ndarja dhe udheheqja. Ne kete arkitekture procesori qendror edhe me tej ka udheheqjen e pergjithshme te te gjithe NCP-ve. Gjate rimekembjes se sistemit procesori qendror eshte pergjegjes per procesin e rimekembjes se gjithe sistemit si dhe per tarifimin, mirembajtjen dhe administrimin e sistemit. Nga NCP-te kerkohet te zbatojne funksionet e komutimit ne menyre autonome per pjesen e tyre te rrjetit komutues dhe udhehiqen nga procesori qendror vetem kur kerkohen veprime ne nivel te sistemit te tere. Figura 2.6. Udheheqja e distribuuar Arkitektura e distribuuar. Diagrami konceptual i nje arkitekture be udheheqje teresisht te distribuuar eshte paraqitur ne Fig.2.6. Kjo arkitekture mund te definohet edhe si arkitekture “pa procesor qendror” (“central-processor-less”). Kjo arkitekture nuk ka procesor qendror. Te gjitha funksionet e nje sistemi komutues dixhital jane te ndara ne funksione procesorike me te vogla. Keto funksione perkrahin te gjitha veprimet e duhura te nje sistemi komutues dixhital por permbahen ne njesi procesorike te pavarura. Keto njesi procesorike komunikojne me njesite tjera permes mesazheve (messaging). Kur nje parapagues kryen nje thirrje moduli i caktuar procesimit te linjes
  • 27. involvohet ne thirrje. Ne arkitekturen e distribuuar moduli linjor kryen me shume verpime se sa identifikimin e gjendjes “off hook” te parapaguesit. Njesia linjore vazhdimisht skanon linjat e parapaguesve te vet, mban shenimet e te gjitha thirrjeve te veta, miremban bazen e te dhenave per perkthim te thirrjeve, kryen mbikqyrjen e thirrjes, madje edhe rimekembjen lokale dhe diagnostiken lokale te qarqeve te veta. Te gjithe procesoret komunikojne me dhe permes fushes komutuese permes mesazheve kontrolluese. Teorikisht, kjo eshte arkitektura ekstreme e dizajnit te nje sistemi komutues. Mirtepo, ne mungese te dizajnit te duhur, mesazhet qe rrjedhin ndermjet procesoreve te ndryshem mund te shkaktojne fyte te ngushta dhe aplikimi i sherbimeve komplekse telefonike eshte i veshtire. Megjithate, keto kufizime tashme jane ne eliminim e siper me zhvillimin e procesoreve me te shpejte, protokoleve te permisuara te kembimit te mesazheve si dhe teknikave te avansuara arkitekturale. 2.2.9. Rruget e multipleksuara ( Multiplexed Highways) Sic u theksua edhe me pare, ky liber supozon se lexuesi eshte i njohur (familjarizuar) me format e ndryshme te teknikave te dixhitalizimit qe perdoren sot ne Sistemet komutuese dixhitale, sic jane modulimi PCM (Pulse code modulation - modulimi i koduar pulsor) dhe PAM (Pulse amplitude modulation - modulimi me kodim apmlitudor), ose me teknikat e multipleksimit, sic jane FDM (Frequency division multiplexing – multipleksimi me ndarje frekuencore) dhe TDM (Time division multiplexing – multipleksimi me ndarje kohore). Per me shume informacione ne keto dhe teknikat tjera, konsultoni Referencat ne fund te ketij kapitulli. Me qellim te te kuptuarit te linkave komunikues ndermjet pjeseve te ndryshme te nje sistemi komutues dixhital eshte i rendesishem koncepti i rrugeve te multipleksuara (multiplexed highways). Shkurtimisht, nje shteg/rruge i multipleksuar eshte nje link dixhital ndermjet pjeseve te ndryshme te nje sistemi komutues dixhital, i cili barte informacionet ne forme te nje multipleksi kohor (time- multiplexed mode). Keshtu, informacioni i dixhitalizuar hyres eshte i koduar ne pjeseza/mostra (slot) kohore dhe te dhenat/informacionet dalese dekodohen ose ekstraktohen/nxirren nga pjesezat/mostrat kohore. Ky multipleksim dhe demultipleksim eshte i paraqitur ne Fig.2.7.b. Nje nga objektivat/detyrat e moduleve te linjave dhe trunk-ave eshte te mundesojne koncentrimin e linjave dhe trunk-ave qe hyjne ne sistem. Kjo redukton koston dhe madhesine e nje sistemi komutues dixhital. Teknikat e ndryshme te multipleksimit dhe demultipleksimit mund te ofrojne nivele te ndryshme te koncentrimit. Pjeset/nensistemet e ndryshme te Sistemeve komutuese dixhitale mund te shfrytezojne forma te ndryshme te dixhitalizimit dhe koncentrimit. Por, shumica e multipleksimit dhe demultipleksimit kryhet ne elementet periferike te nje Sistemi komutues dixhital. Idea baze e rrugeve te multipleksuara eshte paraqitur ne Fig.2.7. Objektivi kryesor i nje Sistemi komutues dixhital eshte te lidhe/konektoje linjat, trunk-et dhe modulet periferike permes fushes
  • 28. komutuese me qellim te vendosjes se shtegut komunikues per nje lidhje te linjes/parapaguesit ose trunk-ut. Meqenese, linjat analoge ardhese dhe shkuese te parapaguesit dhe te trunk-eve perdoren edhe sot, shnderruesit/konvertoret analog-dixhital (A/D) jane te nevojshem te vendosen para multipleksereve si dhe konvertoret dixhital-analog (D/A) vendosen pas multipleksoreve ne drejtim te periferise. Teknikat e multipleksimit dhe demultipleksimit shfrytezohen ne nje sistem komutues dixhital para se gjithash per te ndermjetesuar (nderfaqesuar, interface) elementet me shpejtesi te larte me ato me shpejtesi te ulte si dhe per te ulur koston qe del nga kerkesat per transmetim ne sistemet komutuese dixhitale. Shtegu i multipleksuar i nje sistemi komutues dixhital tipik ne pergjithesi mund te klasifikohet ne tri kategori (Fig.2.7.): - nenshtegu (subhighway) - shtegu (highway) - shtegu nderlidhese (junctor highway) Nenshtegu/subhighway. Linku ndermjet moduleve linjor/trunk-eve dhe multipleksorit/demultipleksorit zakonisht klasifikohet si nje nenshteg (subhighway). Zakonisht, ne nivel te nenshtegut kembehen informacionet ne formatin PCM, PAM dhe te ngjajshme. Figura 2.7. Rruget e multipleksuara
  • 29. Shtegu/highway. Linku nga multipleksori ose demultipleksori kah rrjeti komutues zakonisht quhet shteg/highway. Ky shteg eshte arterja kryesore komunikuese ndermjet rrjetit komutues dhe multipleksoreve e demultipleksoreve. Informacioni i bartur permes Shtegut eshte zakonisht ne format TDM dhe me shpejtesi te larte. Shtegu nderlidhes/Junctor Highway. Ne kete shkalle, ne kendveshtrimin konceptual supozohet se shtegu nderlidhes lidhe pjeset e ndryshme te rrjetit te ndare komutues. Lloji dhe formati i informacionit te bartur permes Shtegut nderlidhes eshte i ngjajshem si ne rastin e Shtegut. 2.3. Matrica Komutuese (Switching Fabric) Koncepti i funksioneve komutuese ne anen e linjes/parapaguesit dhe trunk-ut jane paraqitur ne Kapitullin 1. Ky seksion zgjeron pjesen e matrices komutuese ne kuader te bllok diagramit te nje sistemi komutues dixhital. Lidhjet e zakonshme qe kerkohen te vendosen nga nje sistem dixhital komutuers jane: 1. Lidhjet/koneksionet Linje-linje (L-L) 2. Lidhjet/koneksionet Linje-trunk (L-T) 3. Lidhjet/koneksionet trunk-linje (T-L) 4. Lidhjet/koneksionet Trunk-trunk (T-T) Te gjitha keto lidhje vendosen permes matrices komutuese te nje sistemi komutues dixhital. Meqenese, kjo paraqet “materialin” baze te nje sistemi komutues, termi “switching fabric” (“material komutues”) nganjehere perdoret per pershkrimin e elementeve qe vendosin shtigjet permes nje sistemi komutues. Ne kete seksion do te paraqesim format e ndryshme te fushave komutuese dhe skemave komutuese qe zakonisht aplikohen ne sistemet komutuese bashkekohore. 2.3.1. Komutimi me ndarje hapesinore (Space-Division Switching) Fusha komutuese me ndarje hapesinore eshte e tipit me te vjeter dhe eshte shfrytezuar ne sistemet komutuese elektromekanike hap-pas-hapi dhe ato krosbar (crossbar) shume kohe para zhvillimit te sistemeve komutuese dixhitale. Kjo ka qene poashtu edhe fushe komutuese e perdorur nga zhvilluesit e sistemeve komutuese elektronike te gjenerates se pare. Koncepti baze e ketij lloji te elementit komutues eshte paraqitur ne Fig.2.8. Ajo konsiston ne pikat kryqezuese (cross-point) fizike, te cilat mund te nderlidhen permes sinjaleve komanduese. Ne sistemet e sotme komutuese dixhitale keto sinjale komanduese dergohen nga kontrolleret te bazuar ne mikroprocesore. Ne sistemet elektromekanike ky lloj komandimi ka qene i realizuar ngaa kontrolleret e bazuar ne rele. Aktualisht, sistemet 1ESS, 1AESS, 2ESS dhe 3ESS aplikojne komutimin me ndarje hapesinore.
  • 30. Figura 2.8. Fusha komutuese me ndarje hapesinore Matrica komutuese S (The S Switch) Dy konfiguracionet baze per Matricen komutuese S jane paraqitur ne Fig.2.8: - Matrica dyanesore. Kjo mundeson lidhjet dy anesore te nje hyrjeje dhe nje daljeje. Per shembull, lidhja e daljes 1 ne hyrjen 3 dhe lidhja e hyrjes 1 ne daljen 3 mund te vendoset njekohesisht duke mundesuar lidhjet/koneksionet reciproke. - Matrica njeanesore. Kjo mundeson vetem lidhje nje anesore ndermjet anje daljeje dhe nje hyrjeje; nganjehere keto matrica quhen edhe matrica “folded”. Ne kete lloj te aranzhimit, pjesa redundante e matrices eshte e larguar. Meqenese lidhjet reciproke nuk perkrahen/mundesohen nga skema e matricave “folded” ose joredundante per te mbajtur gjurmet e lidhjeve nje anesore nevoitet te perdoren kontrollere me te avansuar/sofistikuar. Keto dy lloj konfiguracione kurrsesi nuk paraqesin skemat e vetme qe jane ne perdorim. Nje llojllojshmeri e aranzhimeve tjera shpesh perdoren ne te cilat mundesohet parashikimi i nivelit te arritshmerise se rrjetit me eliminimin e disa pikave kryqezuese [2]. Matrica komutuese S nderlidhe shtegun permes rrjetit dhe ky shteg mbahet gjate tere kohes se bisedes (thirrjes), ndersa Matrica komutuese T (e diskutuar me vone) mban shtegun vetem gjate nje periode te caktuar kohore (time slot). Matrica komutuese S poashtu realizon nderlidhje “metalike” te vertete ndermjet hyrjeve dhe daljeve, perderisa Matrica T krijon shtegun ne rrjet permes adresimeve ne memorje. Llojet e
  • 31. ndryshme te lidhjeve ne rrjet kerkojne numer te ndryshem te pikave kryqezuese. Per shembull, nje lidhje e trunk-ut kater fijor kerkon dy shtigje njekohesisht te realizuara me dy pika kryqezuese. Figura 2.9. Fusha komutuese S Prezentimi i nje Matrice S ne nje varg te multipleksuar ne kohe te shenjave binare (bit-ave) te quajtur poashtu edhe TS (time slot – prerje kohore) eshte paraqitur ne Fig.2.9. Pjesa e majte e figures tregon intervale te ndryshme TS (time slots) te shenuar TS1, TS2, TS3. Gjurma e nje shtegu permes matrices S te nje elementi TS1 eshte: - pikat kontaktuese per kete TS jane paraqitur me rrathe te plote (te ngjyrosur). Sinjali komandues aktivizon kontaktet 1,2 dhe N,5. Si rezultat i ketij operacioni sinjali TS1 qe paraqitet ne hyrjen 1 do te leshoje daljen 2, dhe ngjajjshem sinjali qe hyn ne hyrjen N do te leshoje daljen 5 per kete interval kohor. Ky shembull ilustron se matrica S nderton shteg metalik neper fushen komutuese per nje interval te njohur kohor.
  • 32. 2.3.2. Komutimi me ndarje kohore (Time-Division Switching) Fusha komutuese me ndarje kohore eshte sot faktikisht standard per dizajnimin e sistemeve komutuese dixhitale. Perparesia me e rendesishme e fushes komutuese kohore, krahas kostos me te ulte, eshte se per dallim nga fusha komutuese hapesinore, mundeson shfrytezimin e perbashket te pikave kryqezuese. Nje ilustrim i konceptit te fushes komutuese kohore tipike eshte paraqitur ne Fig.2.10. Koncepti i ndarjes kohore me vite te tera ka qene i aplikuar kryesisht ne produktet e transmetimit. Perdorimi i tij ne fushat komutuese eshte me i vone. Fusha komutuese me ndarje kohore mund te konsiderohet si nje sistem i memorjes, i cili adreson lokacionet e ndryshme te memorjes per prerje kohore (time slots – TS) te ndryshme dhe quhet edhe memorje e nderrimit te prerjeve kohore (Time slot interchange – TSI). Ky lloj i percaktimit (adresimit, angazhimit) te “bute” (soft) mundeson shfrytezimin e perbashket (sharing) te pikave kryqezuese (nderlidhese) per periudha te shkurta kohore. Alokimi i memorjes ose TSI (nderrimi i TS) komandohet nga kontrolleret e fushes komutuese. Figura 2.10. Fusha komutuese me ndarje kohore Matrica komutuese T (The T Switch) Matrica komutuese T aktualisht konsiderohet te jete elementi baze dhe i rendesishem i fushes komutuese te nje sistemi komutues dixhital. Koncepti baze i matrices komutuese T eshte paraqitur ne Fig.2.11. Aty paraqiten N hyrje dhe N dalje te shenuara nga 1 deri N. Supozojme se mostrat kohore TS2 dhe TS1 paraqiten ne hyrjen 1; TS 22 dhe TS 21 hyjne ne hyrjen 2; etj. Meqenese skema TSI nuk eshte asgje tjeter vecse nje sistem i riaranzhimit te memorjes, fleksibiliteti i plote ne riadresimin e mostrave kohore ne dalje te ndryshme mund te arrihet permes komandave te kontrollereve. Ky lloj i riadresimit TSI behet ne menyre kontinuale gjate kohezgjatjes se bisedes (thirrjes) dhe efektivisht mundeson shfrytezimin e
  • 33. perbashket te pikave kryqezuese dhe keshtu e ben fushen komutuese me ekonomike. Figura 2.11. Matrica komutuese T 2.3.3. Komutimi STS (Space-Time-Space Hapesire-Kohe-Hapesire Nje nga qellimet gjate dizajnimit te nje sistemi komutues dixhital modern eshte te ulet kostoja si dhe te permiresohet eficienca komutuese e fushes komutuese. Natyrisht, ekziston nje kufi praktik ne madhesine e nje shkalle te vetme komutuese e cila mund te shfrytezohet efektivisht. Sot jane ne shfrytezim kombinime te ndryshme te matricave S dhe atyre T per arritjen e qellimeve te siperpermendura. Nje kombinim shfrytezon nje fushe S te pasuar nga nje fushe T dhe se fundi edhe nga nje fushe S. Ky aranzhim i quajtur edhe fushe STS eshte paraqitur ne Fig.2.12. Ky aranzhim/konfiguracion paraqet madhesine N x M (N hyrje dhe M dalje) me N fusha S te ndara me M fusha T. Ne nje fushe komutuese STS, shtegu permes rrjetit vendoset nga kontrolleret inteligjent te rrjetit dhe paralet nderlidhjen ndermjet nje mostre kohore (TS) ardhese me nje moster kohore (TS) dalese. Ky lloj i nderlidhjes i mostraave kohore mandej azhurnohet/perditesohet (update) ne menyre dinamike gjate kohezgjatjes se bisedes (thirrjes). 2.3.4. Komutimi TST (Time-Space-Time Kohe-Hapesire-Kohe) Nje nga konfiguracionet me te popullarizuara te fushave komutuese te aplikuara ne sistemet komutuese dixhitale eshte i bazuar ne arkitekturen kohe- hapesire-kohe (TST), Fig.2.13. Nje moster kohore ardhese (TS) hyn ne fushen T; nje shteg gjurmohet permes fushes S per nje moster kohore perkatese dalese;
  • 34. pas identifikimit shtegu permes fushes komutuese vendoset dhe azhurnohet ne menyre dinamike gjate kohezgjatjes se bisedes (thirrjes). Nje nga perparesite themelore te arkitektures TST ndaj asaj STS eshte se ajo mund te aplikohet me nje kosto me te ulte, sepse fushat T jane me te lira se sa fushat S dhe nen trafik te larte ofrojne shfrytezueshmeri me efikase te mostrave kohore me gjase me te ulte te bllokimit. Figura 2.12. Komutimi Hapesire-Kohe-Hapesire (STS) Figura 2.13. Komutimi Kohe-Hapesire-Kohe (TST)
  • 35. 2.3.5. Komutimi TTT (Time-Time-Time Kohe-Kohe-Kohe) Aranzhime tjera te ndryshme qe shfrytezojne fushat S dhe T jane te mundshme ne nje fushe te madhe komutuese. Arkitekturat qe shfrytezojne kombinimet TSST, TSTST, TTT, etj. jane aplikuar ne disa sisteme komutuese dixhitale si dhe shume aranzhime tjera jane ne studim. Perdorimi i arkitektures se caktuar normalisht diktohet nga kostoja, kompleksiteti i kontrollereve dhe karakteristikat e trafikut. Nje nga aranzhimet me se paku te kushtueshme por te implementueshme eshte arkitektura TTT e treguar ne Fig.2.14. Megjithate, ky lloj i fushes komutuese kerkon nje kontroller me kompleks dhe me afinitet te bllokimit gjate trafikut te ngarkuar. Sic eshte paraqitur ne figure, aranzhimi i tille kerkon tri shkalle te fushave T. Shtegu permes fushes komutuese vendoset me adresimin e mostrave kohore perkatese permes tri shkalleve (stadeve) komutuese per kanalin zanor perkates, gje qe mundeson zerin te kaloje permes fushes komutuese. Ky shteg pastaj mirembahet ne menyre dinamike gjate kohezgjatjes se bisedes. Figura 2.14 Komutimi Kohe-Kohe-Kohe (TTT) 2.4. Nderlidhesit e programueshem (Programmable Junctors) Ndonjehere, fusha shume te medha te rrjeteve komutuese jane te nevojshme ose nje rrjet ose sistem ekzistues kerkon rritje. Zakonisht nje aranzhim nderlidhes ose thjesht nderlidhesit shfrytezohen per kete qellim. Nje nderlidhes (junctor) eshte nje link ndermjet fushave komutuese. Nje shembull i aranzhimit me nderlidhes eshte paraqitur ne Fig.2.15. Lidhja me stade nderlidhese mund te programohet manualisht ose automatikisht me qellim te nderlidhjes se nje rrjeti komutues me tjetrin varesisht nga kerkesat. Nese
  • 36. numri i hyrjeve eshte me i vogel se numri i daljeve atehere aranzhimi klasifikohet si koncentrator; por nese numri i hyrjeve eshte me i vogel se numri i daljeve aranzhimi klasifikohet si ekspandor. Nderlidhesit e programueshem para se gjithash shfrytezohen gjate zgjerimit te sistemeve komutuese dixhitale ekzistuese. Nderlidhesit e programueshem mundesojne procesin e zgjerimit pa nderrim ose largim te rrjetave ekzistuese. Figura 2.15. Nderlidhesit e programueshem 2.5. Redundanca e rrjetit Sic eshte theksuar edhe me heret, arkitektura e nje sistemi komutues dixhital bashkekohor kerkon redundance per shumicen e nensistemeve te veta. Disa nga nensistemet jo te dyfishuara jane modulet e linjave/parapaguesve dhe modulet e trunk-eve, mirepo rrjeti komutues ne te cilin keto module jane te lidhura ndonjehere jane te dyfishuara, ne Fig.2.16. eshte paraqitur nje skeme e tille. Aktualisht, aplikohen lloje te ndryshme te skemave te redundances. Qellimi kryesor eshte te sigurohet lidhje redundante e komutuar per nje lidhje te ndertuar permes rrjetit. Ne rast te deshtimit/defektit te nje multipleksori, “highway-i” ose te ndonje deshtimi tjeter, i cili afekton shtegun e nderlidhjes se lidhjes se ndertuar, nje rrjet i tere redundant mund te komutohet me qellim te permiresimit te sigurise se nje lidhjeje te ndertuar.
  • 37. Figura 2.16. Redundanca e rrjetit 2.6.Perfundim Ky kapitull paraqiti bazat e komunikimit dhe komandimit ne rastin e sistemeve komutuese dixhitale aktuale. Jane spjeguar nivele te ndryshme te komandimit krahas me funksionet kryesore qendrore. Jane diskutuar poashtu klasifikime te ndryshme te arkitekturave komanduese te sistemeve komutuese dixhitale si dhe konceptet e rrugeve te multipleksuara. Ky kapitull poashtu ka prezantuar konceptet baze ne lidhje me dy llojet kryesore te fushave komutuese, fushat S dhe T, si dhe jane shtjelluar kombinimet e ndryshme te tyre. Jane paraqitur konceptet e nderlidhesve (junctor) dhe redundances se rrjetit. REFERENCAT 1. Syed R. Ali “Implementation of Firmware on SPC Switching Systems”, IEEE Journal on Selected Areas in Communications, October 1988 2. John Bellamy, Digital Telephony, Wiley New York, 1982, chapter 5.
  • 38. KAPITULLI 5 SOFTUERI I SISTEMEVE KOMUTUESE 5.1. Hyrje Eshte tashme e qarte se sistemi komutues dixhital eshte mjaft kompleks. Ne kete faze te evolucionit te komutimit dixhital, shumica e kompleksitetit te tij vie nga softueri, i cili eshte shume me kompleks dhe veshtire te menaxhohet se sa hardueri te cilin ai e udheheq. Ky kapitull ekspozon disa “intricacies” te softuerit qe e udheheq nje sistem komutues dixhital, Ne kapitullin 6 jane shtjelluar teknikat per analizimin e softuerit te sistemit komutues. 5.2. Permbajtja Ky kapitull shtjellon arkitekturen baze te softuerit te nje sistemii komutues dixhital, klasifikon llojet e ndryshme te softuerit, pershkruan modelin e thirrjes baze dhe nderlidhjet e softuerit te nevojshme gjate nje thirrjeje si dhe diskuton disa sherbime (features) baze te thirrjes. 5.3. Arkitektura themelore e softuerit Te kuptuarit e mire te hierarkise se softuerit te implementuar aktualisht nga shumica e sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore eshte shume e rendesishme. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale te sotme aplikojne arkitektura kuazi te distribuuara te harduerit dhe softuerit. Struktura komanduese e nje sistemi komutues dixhital zakonisht mund te ndahet ne tri nivele te dallueshme, te pershkruara ne Kapitullin 2. Ky kapitull shtjellon softuerin e aplikuar ne nje sistem komutues dixhital hipotetik ne nivele te ndryshme te udheheqjes (komandimit). Nje verzion i modifikuar i Fig.2.1. eshte paraqitur ketu ne Fig.5.1. Kjo tregon nivelet e udheheqjes se bashku me disa detaje te funksioneve te arkitekturave minimale te softuerit te nevojshme per cdo nivel te udheheqjes. Nga kendveshtrimi i analistit te sistemit komutues dixhital eshte esenciale te kuptohet arkitektura e nivelit te larte te softuerit e nje sistemi komutues para se te tentohet te analizohet ai. Detajet e nivelit te ulte nuk jane esenciale, meqenese qellimi eshte te analizohet sistemi komutues e jo te dizajnohet ai. Megjithate detajet e prkatikave te dizajnimit te softuerit jane esenciale per analizen e softuerit. Kjo eshte e shtjelluar ne kapitullin 6. Tri seksionet pasues paraqesin komponentet e softuerit qe jane zakonisht te nevojshme per nje sistem komutues dixhital. 5.3.1. Sistemet operuese Cdo sistem komutues dixhital ka nje sistem operues si pjese e arktitektures se vet te softuerit. Nje sistem operues (OS – operating systems) mund te definohet si softueri, i cili menaxhon resurset (burimet) e nje sistemi kompjuterik ose komandon dhe i ve ne veprim programet tjera. Nganjehere keto programe i quajme porgrame komanduese, programe mbikqyrese, programe ekzekutive
  • 39. ose programe monitoruese. Ne teori ekzistojne lloje te ndryshme te sistemeve operuese, te klasifikuara si sisteme serike “batch”, sisteme multiprogramuese, systeme me ndarje te kohes dhe sisteme ne kohe reale (real time). Sistemet operuese te aplikuara ne sistemt komutuese dixhitale jane sisteme operuese ne kohe reale (real time operating systems). Ky lloj sistemi sistemi operues eshte i nevojshem te sistemet komutuese dixhitale meqenese procesimi telefonik eshte i asaj natyre qe kerkon ekzekutimin e veprimeve (task) ne kohe reale. Zakonisht sistemi operues ne kohe reale i nje sistemi komutues dixhital ndervepron me nivele te ndryshme te aplikacioneve te domosdoshme per perkrahjen e funksioneve dhe sherbimeve telefonike. Meqenese, praktikisht te gjitha sistemet komutuese dixhitale shfrytezojne arkitekture kuazi te distribuuar, procesori ose komanduesi i cdo nensistemi mund te perdore sistem operues te ndryshem nga ai te cilin e perdore procesori qendror. Figura 5.1. Arkitektura themelore e nje sistemi komutues dixhital tipik Per kete shkak, eshte normale per nje sistem komutues dixhital te aplikoje me shume se nje sistem operues. Cdo nensistem mund te kete lloje te ndryshme te procesoreve dhe mund te perdorin gjuhe te larta te ndryshme per zhvillimin e softuerit te tyre. Kjo paraqet sfide per nje analist te kuptoje rrethinen operuese dhe zhvilluese te nje sistemi komutues dixhital. Hollesite ne lidhje me metodologjine qe mund t’i ndihmoje analistit te kuptoje me mire rrethinen
  • 40. komplekse te softuerit te nje sistemi komutues dixhital jane dhene ne kapitukkin 6. Berthama (kernel). Kernel-i (berthama) ose nukleusi i nje sistemi operues perfshine ato funksione te nje OS qe jane me paresoret (primitivet) per rrethinen. Ajo zakonisht perkrahe keto funksione [2]: - orari dhe udheheqja e proceseve - menaxhimi i memorjes kryesore - udheheqja e hyrjeve/daljeve te kerkesave per terminale dhe bafere - mbrojtja e fushave te memorjes kryesore nga veprimet e leximit/shkruarjes etj. Shumica e sistemeve operuese ne kohe reale te sistemeve komutuese dixhitale shfrytezojne sistemet e nderprerjeve prioritare (priority interrupt systems). Keto nderprerje sherbehen nga berthama (kernel-i) ne baze rendesise se nje veprimi. Kuptohet, nderprerjet dhe udheheqjet e ngjajshme hierarkike jane specifike per cdo sistem, por shumica i japin perparesi me te larte nderprerjeve te mirembajtjes, meqenese kjo siguron operimin e duhur te sistemeve komutuese dixhitale, e pasuar nga llojet e tjera te nderprerjeve te kerkuara per procesimine e thirrjeve dhe funksioneve tjera “ancillary”. Shumica e sistemev komutuese dixhitale perdorin kernel-at e vendosur ne memorjen kryesore. 5.3.2. Menaxhimi i bazes se te dhenave Bazat e te dhenave te perdorura ne sistemet komutuese dixhitale jane zakonisht relacionale e ndonjehere te distribuuara. Bazat e te dhenave te distribuuara aplikojne baza te te dhenave te shumefishta, te cilat kerkojne sinkronizim te te dhenave. Bazat e te dhenave relacionale perdorin modelin relacional te te dhenave, ne te cilin relacionet (marredheniet) ndermjet file- ave jane prezentuar nga vlera e te dhenave ne vete shenimet e file-ave e jo ne treguesit (pointeret) fizike [3]. Nje shenim ne nje databaze relacionale eshte matricor (flat, i rrafshte) – nje aranzhim i thjeshte dydimenzional i elementeve te te dhenave. Grupimi i entiteteve te te dhenave te nderlidhura quhet ndonjehere edhe “tuple”. Nje “tuple” qe permban dy vlera quhet cift. Nje “tuple” qe permban N vlera quhet “N-tuple” [4]. Nje shembull i mire i sistemit te databazes relacionale ne nje sistem komutues dixhital eshte sistemi i bazes se te dhenave qe mban referencat perkatese (cross-references) te te gjithe numrave qe adresojne paisjet linjore te parapaguesve. Kur nje parapagues i cakturar ngrite degjuesen (gjendja off-hook) paisja linjore identifikohet nga rpogrami i skanimit. Baza e te dhenave gjurmohet per gjetjen e numrit perkates (directory number), i cili identifikon te gjitha karakteristikat e linjes. Ne sistemin komutues dixhital hipotetik te zhvilluar ne kete liber, cdo NCP ka nje grup te parapaguesve. Keshtu, cdo NCP ka nje kopje te databazave te parapaguesve per NCP-te tjere. Varesisht nga lloji i thirrjes, nga nje NCP mund te kerkohet te rutoje thirrjet neper NCP-te tjere . Per te arritur kete informacioni i bazes se te dhenave te te gjithe NCP-ve duhet te distribuuohet dhe te sinkronizohet (azhurnohet, perditesohet) gjate gjithe kohes.
  • 41. 5.3.3. Koncepti i Programit gjenerik Shumica e sistemeve komutuese dixhitale mbeshtetin konceptin e programit gjenerik i ngjajshem me botimet (release) ne industrine e kompjutereve. Megjithate, nje program gjenerik mund te jete pak me shume i involvuar se sa botimi (release). Ne ditet e hershme te sistemeve komutuese SPC, programi gjenerik ishte pak a shume i njejte per te gjitha kompanite telefonike. Zakonisht, programi gjenerik permbante te gjitha programet e nevojshme per funksionimin e sistemit komutues. Ai perfshinte te gjithe softuerin e komutimit, softuerin e mirembajtjes si dhe te dhenat e specializuara per konfigurimin e nje centrali telefonik. Te dhenat per perkthim zakonisht jane siguruar nga kompanite telefonike (operatoret). Megjithate, sot eshte nganjehere veshtire te percaktohet perberja e sakte e programit gjenerik. Shumica e sistemeve komutuese dixhitale bashkekohore kane strukture modulare te softuerit. Ato kane zakonisht programet baze ose (“core”) te cilat udheheqin funksionet baze te sistemeve komutuese dixhitale. Ne krye te ketyre programeve ndodhen sherbimet dhe opcionet speciale. Ne pergjithesi, perfromansa e nje programi gjenerik analizohet per besueshmerine e softuerit. Per kete shkak eshte shume me rendesi per nje analist te identifikoj saktesisht komponentet e softuerit qe ndertojne nje program gjenerik. Komponentet e softuerit te nje sistemi komutues dixhital, te cilat mbahen te perbashketa per nje treg specifik ose per nje grup te kompanive telefonike ndonjehere shfrytezohen per te identifikuar programin gjenerik. Zakonisht ky grup i programeve shenjohet si botim (release) gjenerik, baze ose “core” per nje sistem komutues dixhital. Ne pergjithesi, programet gjenerike permbajne sistemin/sistemet operuese, softuerin e perbashket te komutimit, softuerin e mirembajtjes se sistemit si dhe databazen/databazat e perbashketa te softuerit per te dhenat e centralit si dhe menaxhimin e perkthimit te te dhenave. 5.3.4. Arkitektura e softuerit per Nivelin 1. te udheheqjes Niveli 1 eshte niveli me i ulte i udheheqjes (komandimit). Ky nivel zakonisht iu shoqerohet linjave, trunk-eve ose funksioneve tjera te nivelit te ulte. Shumica e softuerit te ketij niveli eshte pjese e softuerit te komutimit. Sic eshte paraqitur ne Fig.5.1. kontrolleret e interfejseve (IC) zakonisht udhehiqen nga mikroprocesoret dhe mund te kene nje berthame (softuerike) te vogel, e cila komandon harduerin e IC-se. IC mund te kete nje sistem operues i paraqitur ne Fig.5.1. (i shenuar Oerating Sysytem Level 1). Funksioni i ketij OS eshte te udheheqe dhe te caktoje orarin e ekzekutimit te te gjitha programeve qe ndodhen ne IC. Shumica e IC-ve kane inteligjence te mjaftueshme per te dalluar funksionimin e duhur te harduerit dhe softuerit. IC poashtu mund te kryeje diagnostiken e linjave dhe trunk-eve ose periferise tjeter te lidhur ne te. Rutinat me te zgjeruara diagnostike mund te gjenden ne procesorin qendror ose ne disa raste edhe ne vete IC. Ne cilindo rast procesori qendror mund te udheheqe programin e diagnostikes vete ose te kerkoje nga nje IC
  • 42. jodefektiv (fault free) te kryeje ate. Ne ate rast IC ekzekuton diagnostiken dhe percjell rezultatet te procesori qendror. IC mund te jete ne gjendje te kryeje edhe rimekembjen lokale. Kjo do te thote se ne rast te defektit te nje IC-je, ai duhet te jete ne gjendje te rimekembe veten pa afektuar tere sistemin komutues dixhital. Te vetmit qe do te afektohen ne kete rast jane linjat, trunk-et ose periferia e lidhur ne IC ne te cilin rrjedh procesi i rimekembjes. Prap, e gjithe kjo varet nga dizajni i IC dhe softuerit te tyre shoqerues. Nje analist duhet te jete i njohur me llojet e ndryshme te strategjive te dizajnit qe mund te jene te aplikuara, sepse ato do te ndikojne besushmerine dhe funksionalitetin e IC. 5.3.5. Arkitektura e softuerit per Nivelin 2. te udheheqjes Niveli i mesem ose niveli 2 te komandimit eshte zakonisht i shoqerohet komanduesve te rrjetit qe mund te permbajne databaza te distribuuara, te dhena te parapaguesve dhe rutinat e qarqeve sherbuese. Kuptohet, keto funksione jane te varura nga arkitektura e sistemit komutues; shume funksione te komutimit mund t’i atribuohen ketij niveli te udheheqjes. Ne nje rrethine kuazi te distribuuar, procesoret e angazhuar jane te madhesise mesatare ose minimale. NCP-te jane zakonisht te pavarur nga procesori qendror. Sic eshte paraqitur ne Fig.5.1. NCP-te zakonisht kane sistemet e veta operuese (te shenuara Operating Sistem – Level 2 ne Fig.5.1.). Ky OS ka nje berthame (kernel), e cila udheheq harduerin dhe funksionalitetet themelore te NCP. Ne kete nivel te udheheqjes, zakonisht nje databaze rezidente miremban te dhenat perkthyese te parapaguesve dhe parametrat e softuerit te nevojshem per udheheqjen e funksioneve telefonike te NCP. Rimekembja e sistemit ne kete nivel eshte kruciale (me rendesi te vecante, vitale), sepse renia e nje NCP-je mund te afektoje nje numer te IC (varesisht nga dizajni i sistemit) dhe nje numer te madh te linjave, trunk-eve dhe periferise. NCP-te duhet te jene te afte per vete diagnostifikim dhe meqenese jane te dyfishuara ato duhet e jene ne gjendje te bartin funksionin ne njesine punuese “backup”. Sic eshte spjeguar edhe ne kapitujt e meparshem shfrytezimi i NCP eshte i varur nga dizajni i sistemit. Ne nje lloj dizajni mund te kerkoje nje NCP te dedikuar te veproje si NCP komandues per te gjithe NCP-te tjera, ose cdo NCP mund te veproje i pavarur. Strategjia e rimekembjes ne secilin rast do te jete e ndryshme. Ne rastin e pare, ne te cilin nje NCP vepron si NCP komandues, ky eshte pergjegjes per rimekembjen sistemore per te gjithe NCP tjere. Ne rastin e dyte, ne te cilin nuk ka NCP te vecante komandues, procesori qendror eshte pergjegjes per rimekembjen sistemore te te gjithe NCP-te. Ne kete nivel mund te kete edhe edhe lloje te ndryshme te strategjive te rimekembjes se sistemit. Analisti duhet te kuptoje se cfare strategjije shfrytezohet me qellim te vleresimit me te mire besueshmerine e sistemit komutues. Le te analizojme funksionin e NCP-se. Kur nje parapagues ngrite degjuesen, IC pranon njoftimin “of hook” nga moduli linjor. IC-ja kerkon detajet e parapaguesit, sic jane sherbimet e lejuara dhe kufizimet e aplikuara. NCP kerkon ne bazen e vet te te dhenave per keto informacione dhe ia percjell IC-
  • 43. se. Ky lloj veprimi i kerkuar nga NCP kushtezon qe NCP-ja te mbaje nje databaze te parapaguesve. Kjo baze e te dhenave duhet te menaxhohet dhe te mbahet e perditesuar (updated) me informacionet me te reja te cdo parapaguesi. Kjo eshte e paraqitur si DBMS (Data Base Management System – sistemi per menaxhimin e bazes se te dhenave) ne Fig.5.1. ne nivelin 2 te udheheqjes. Nje spjegim i hollesishem per menyren se si ky lloj i databazes shfrytezohet per rutimin e nje thirrjeje ne nje sistem komutues dixhital hipotetik eshte dhene ne kapitullin 9. 5.3.6. Arkitektura e softuerit per Nivelin 3. te udheheqjes Niveli me i larte i udheheqjes ose niveli 3 zakonisht i shoqerohet procesorit qendror te sistemit komutues dixhital. Normalisht, keta procesore jane kompjutere te llojit “mainframe”. Zakonisht, CP (central processor – procesori qendror) i nje sistemi komutues dixhital kryen te gjitha funksionet e nivelit te larte. Keto funksione te nivelit te larte perfshijne menaqxhimin e bazes se te dhenave te centralit, te dhenat e nivelit te larte te parapaguesve, nivelet e “patch”-ave (arnave) softuerik, komandimin e sherbimeve dhe mbi te gjitha rimekembjen e sistemit ne rast te defekteve (gabimeve) harduerike ose softuerike. Sistemi kryesor operues i nje sistemi komutues dixhital bashkekohor ndodhet ne kete nivel (Operating system – level3 ne Fig.5.1.). Sic eshte spjeguar edhe me pare ky OS operon ne kohe reale dhe eshte “multitasking” (mund te perkrahe me shume se nje veprim – task njekohesisht). Ky OS komandon sistemine e menaxhimit te te dhenave, softuerin komutues, softuerin e rimekembjes dhe te gjitha aplikacionet si sherbimet e avansuara, sistemin e menaxhimit te trafikut dhe interfejsat e OS. Shumica e CP punojne ne menyren aktiv/standby. Ne kete gjendje, nje CP eshte gjithnje ne dispozicion te kaloje ne gjendje aktive nese CP-ja aktiv ka defekt. Ekzistojne skema te ndryshme per operimin e sistemit redundant procesorik per permiresimin e besueshmerise dhe disponueshmorise se sistemit. Megjithate, skema me perdorur te sistemet komutuese dixhitale eshte ajo, ne te cilen te dy procesoret qendrore ekzekutojne instruksionet ne cift dhe ne rast te defektit, procesori ne pritje (standby) aktivizohet menjehere. Nje skeme tjeter qe aplikohet ne ne disa raste eshte menyra e ashtuquajtur “hot standby” (pritje e nxehte), ne te cilen procesori ne pritje eshte i kycur ne furnizim (“i ndezur”) dhe i gatshem te marre persiper operimin nga procesori aktiv. Ne kete lloj skenari procesimi i thirrjeve mund te afektohet gjate nderrimit (kalimit) te procesoreve. Ekziston edhe opcioni i trete, i ashtuquajtur “cold standby” (pritje e ftohte), ne te cilin procesori redundant nuk eshte i kycur ne furnizim, por mund te kycet ne rast te gabimit. Ky skenar zakonisht nuk shfrytezohet per CP-te por ndonjehere perdoret per elementet periferike me pak kritike. Shumica e funksioneve te mirembajtjes dhe rimekembjes te nje sistemi komutues poashtu komandohen nga ky nivel.
  • 44. 5.3.7. Klasifikimi i softuerit te sistemeve komutuese dixhitale Ne Fig.5.2. eshte paraqitur nje diagram konceptual i softuerit te nje sistemi komutues dixhital tipik. Funksionaliteti themelor i softuerit te nej sistemi komutues dixhital mund te ndahet ne pese elemente themelore dhe funksionet tjera mund te nxirren (derivojne) nga keto elemente themelore: - softueri i komutimit - softueri i mirembajtjes - te dhenat e centralit (office data) - te dhenat per perkthim - softueri i sherbimeve te avansuara (feature software) Softueri i komutimit. Shtresa me e rendesishme e softuerit te nje sistemi komutues dixhital zakonisht perfshine: - softuerin e procesimit te thirrjeve - softuerin komandues te fushes komutuese - softuerin udheheqes te rrjetit - softuerin udheheqes te periferise Softueri i mirembajtjes se sistemit komutues. Ky grup i programeve perdoret per mirembajtjen e softuerit dhe harduerit te sistemit komutues dixhital. Shembujt e ketyre llojeve te programeve perfshijne diagnostiken e sistemit komutues, testimin automatik te linjave, rimekembjen e sistemit, arnimin e softuerit (patching) dhe testimin e trunk-eve. Figura 5.2. Klasifikimi i softuerit te sistemit komutues dixhital Softueri i rimekembjes se nje sistemi komutues dixhital bashkekohor eshte zakonisht i distribuuar neper nensistemet e vet, meqenese shumica e sistemeve komutues dixhitale kane arkitekture kuazi te distribuuar. Kjo strategji mundeson rimekembjen me efikase te sistemit. Ne sistemt e
  • 45. hershme SPC skenari i rimekembjes ka kerkuar qe i tere sistemi te bie para se ai te ri inicializohet ne konfiguracion punues. Procesi i rimekembjes i nje sistemi komutues dixhital hipotetik eshte shtjelluar ne kapitullin 9. Nje sistem komutues dixhital mund te aplikoje nje numer te madh te programeve qe veprojne jasht fusheveprimit te sistemit komutues dixhital, sic jane OSS (operation support systems), perkrahja e pozicionit te operatorit dhe sherbimet e avansuara (shembull ISDN – Integrated services digital network – rrjeti dixhital me sherbime te integruara, SCP – service control point – pika e udheheqjes se sherbimeve, AIN – Advanced intelligent network – rrjeti inteligjent i avansuar). Keto nuk jane te paraqitura ne Fig.5.2. si njesi te vecanta sepse mund te jene jasht sistemit komutues dixhital ose mund te jene te implementuara si sherbime te perkrahura. Disa pjese te OSS mund te veshtrohen madje edhe si pjese te softuerit te mirembajtjes se sistemit komutues dixhital. Aplikacionet e rrjetit te nje sistemi komutues dixhital jane shtjelluar ne kapitullin 8. Qellimi i Fig.5.2. eshte t’i ofroje nje analisti nje pasqyre te qarte te softuerit t enje sistemi komutues dixhital. Objektiv i ketij kapitulli eshte t’i ndihmoje nje analisti te kuptoje me mire rrethinen softuerike te nje sistemi komutues dixhital pa u shperqendruar (penguar) nga funksionet qe mund te mos ndikojne drejtpersedrejti ne vleresimin e besueshmerise se nje sistemi komutues dixhital te klasit 5. Nuk duhet te injorohet rendesia e veglave te softuerit sic jane kompajluesit (compilers), asembleret, veglat per dizajnimin e softuerit si dhe metodologjite e nevojshme per zhvillimin, prodhimin dhe mirembajtjen e softuerit te sistemit komutues dixhital. Ato mund te ndikojne ne kualitetin e softuerit. Kapitulli 6 shtjellon disa detaje te rendesishme te teknikave te vleresimit te besueshmerise dhe kualitetit te softuerit. Te dhenat e centralit. Sic eshte pershkruar edhe me heret, programi gjenerik kerkon te dhena specifike per operimin e duhur te nje sistemi komutues dixhital te caktuar. Sistemet komutuese dixhitale shpesh kane pesuar renie per shkak te caktimit te gabueshem te shenimeve te centralit. Menyra me e lehte per ilustrimin e shenimeve te centralit eshte te merret shembulli i krahasimit me komjuteret personale (PC-te). Per te operuar ne menyre te duhur nje PC, sistemi i tij operues (OS) duhet te dije se me cfare lloji te monitorit me ngjyra eshte i paisur, ashti qe te instalohen “driver”et e duhur; duhet te dije madhesine dhe llojin e hard diskut te instaluar shtu qe te mund t’i qaset ne menyre te duhur; llojet e disqeve floppy, mousit, CD ROM-it etj. Ngjajshem, te dhenat e centralit te nje sistemi komutues dixhital ia pershkruajne programit gjenerik permasat e nje centrali. Megjithate, te dhenat e nje centrali jane shume me te perfshira dhe poashtu percaktojne parametrat e softuerit krahas me paisjet harduerike. Disa parametra harduerik te zakonshem jane: - Numri i cifteve te NCP-ve ne central - Numri i kontrollereve te linjes ne central - Numri maksimal i linjave me te cilat eshte projektuar centrali - Numri i pergjithshem i paisjeve linjore te centralit
  • 46. - Numri maksimal i trunk-eve dhe llojeve te trunk-eve me te cilat eshte projektuar centrali - Numri i pergjithshem i trunk-eve te secilit lloj ne central - Numri i pergjithshem dhe lloji i qarqeve sherbyese ne central si njesive te zileve, marresit dhe gjeneruesit multifrekuencore (MF), marresit dhe gjeneruesit te impulsave te zgjedhjes Ne vijim jane dhene disa shembuj te parametrave te softuerit: - Madhesia e regjistrave AMA (automatic message accounting) - Numri i regjistrave AMA - Numri dhe lloji i iregjistrave te trafikut - Madhesia e bafereve (njesive te memorjes) se funksioneve telefonike - Emri dhe lloji i sherbimeve te avansuara Keto lloje te parametrave jane specifike per nje sistem komutues dixhital dhe per nje central te caktuar. Keso parametrash mund te numrohen me qindra dhe gjenerohen nga specifikacionet projektuese te nje centrali telefonik. Te dhenat per perkthim. Te dhenat per perkthim, te quajtura edhe te dhenat e parapaguesve, jane specifike dhe kerkohen per cdo parapagues. Ky lloj i tedhenave zakonisht ghenerohet nga kompanite telefonike e jo nga prodhuesit e sistemeve komutuese. Ne disa raste prodhuesit i mund te vendosin te dhenat ne sistem te pregatitura nga kompanite telefonike. Megjithate, baza e tedhenave dhe sistemi hyres per perkthim te shenimeve ofrohet si pjese e softuerit te sistemit komutues dixhital. Te dhenat per perkthim zakonisht perbehen nga: - Adresimi i numrave direktorial numrave te paisjeve linjore - Sherbimete e avansuara te parapaguaara nga konsumatori i caktuar, sic jane thirrja ne pritje (call waiting), konferenca treshe (three way calling), kalimi i thirrjes (call forwarding), etj. - Kufizimiet e aplikuara per parapaguesit e caktuar, si kufizimi i thirrjeve shkuese, kufizimi i thirrjeve te shtrenjta (long distance calling), bllokimi i thirrjeve te caktuara - Perkthyesit e tri shifrave, te cilet rutojne thirrjen ne baze te tri shifrave te para te zgjedhura - Perkthyesit e kodeve rajonale, te cilat perkthejne thirrjen per centralin tranzitor (ne SHBA per thirrjet 1+, te cilat pasohen nga 10 shifra) - Perkthyesit e thirrjeve nderkombetare, te cilat rutojne thirrjet drejt centraleve nderkombetare bazuar ne kodin nderkombetar te shtetit Edhe ne kete rast, ekzistojne me qindra tabela te zhvilluara per nje central para se ai te behet funksional. Nese centrali instalohet per here te pare, shumica e shenimeve sigurohen nga departamenti i trafikut te kompanise telefonike. Tabelat e te dhenave gjenerohen ne nderlidhje me specifikimn e centralit te ri. Ne rast te zevendesimit te nje centrali te mehershem, atehere te gjitha shenimet ekzistuese mund te shfrytezohen dhe te rigjenerohen ne format te pershtatshem per centralin e ri. Softueri i sherbimeve te avansuara. Sic eshte permendur me heret, shumica e sherbimeve te avansuara te implementuara ne nje sistem komutues dixhital