1. PROJEKT
Lenda: Kimi
Tema: Roli i perberjeve organike ne organizem
Nentema: Karbohidratet
Objektivat:
Te dime se cfare jane karbohidratet.
Te dime rendesine e tyre ne organizem.
Te dime ndertimin e tyre dhe funksionet qe kane.
Te dime efektet negative dhe pozitive ne organizmin tone.
Punoi: Ueda Rrukaj XI-11
2. KARBOHIDRATET
Karbohidratet janë materie të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni,
dhe zakonisht kategorizohen si sheqera,nisheste dhe fibra.
Sheqeri i cili gjendet në përmbajtjen e ushqimit përcaktohet si monosaharid
apo dysaharid.
Monosaharidet janë njësi e vetme e sheqerit dhe kur shumë njësi të tilla
lidhen, atëherë formohen nishestet (karbohidratet që gjenden në bimë) dhe
glikogjeni (karbohidrate që ruhen në trupin e njeriut).Në monosaharide
bëjnë pjesë:glukoza (e njohur si sheqeri i gjakut), fruktoza (sheqeri i
pemëve),dhe galaktoza.
Dysaharidet janë dy njësi të sheqerit të cilat lidhen së bashku dhe formojnë
sukrozën (sheqeri i bardhë), laktozën (sheqeri i qumështit) dhe maltozën
(sheqeri i mjaltit).
Pra karbohidratet janë burim kryesor i energjisë në trup, ato prodhojnë
energji dhe ndryshe quhen sheqera. Sheqeri që gjendet në pemë quhet
fruktozë, sheqeri që gjendet në drithëra quhet dekstrozë, ai në hardhi
(vreshtat e rrushit) quhet glukozë sheqeri që gjendet në qumësht quhet
laktozë dhe sheqeri i bardhë quhet sukrozë. Mirëpo,për absorbimin e
sheqerit në gjak, këto sheqera duhet të ndahen-zbërthehen në një
molekulë të vetme të quajtur glukozë sepse qelizat e njeriut janë të
ndërtuara në atë mënyrë që glukozën ta përdorin si burim universal të
energjisë.Pra, kur karbohidratet treten në organizëm ato absorbohen në
gjak dhe rrisin nivelin e sheqerit-glukozës në gjak.Në këtë rast pankreasi
(organ i brendshëm) prodhon hormonin e quajtur insulinë i cili bënë bartjen
e sheqerit prej gjakut në qeliza dhe pastaj qelizat e përdorin sheqerin për
energji ose e ruajnë atë në formë të glikogjenit (energji e deponuar në
muskuj dhe mëlqi) apo yndyrës.Pas këtij procesi kthehet niveli normal i
sheqerit në gjak. Konsumimi i mjaftueshëm i karbohidrateve ruan proteinat
të mos hargjohen për energji dhe është i nëvojshëm për furnizimin e trurit
dhe trupit me energji.Mirëpo, nuk duhet harruar se karbohidratet e tepërta
të cilat nuk shfrytëzohen për energji ruhen si shtresë dhjamore-yndyrë.
Karbohidratet ndahen në dy kategori: në karbohidrate të thjeshta dhe
karbohidrate të përbëra,dhe sipas sistemit të ri të klasifikimit ndahen në:
karbohidrate me indeks glikemik të lartë dhe karbohidrate me indeks
glikemik të ulët.
3. Karbohidratet e thjeshta-(sheqer i thjeshtë), janë monosaharidet dhe
dysaharidet.
Karbohidratet e thjeshta treten shpejtë në organizëm dhe rrisin nivelin e
sheqerit në gjak shumë shpejtë. Në këtë rast pankreasi detyrohet të
prodhojë më shumë insulinë e cila merr glukozën më shpejtë nga gjaku
dhe e ruan atë si glikogjen apo yndyrë në trupin e njeriut, në mënyrë që të
rikthehet niveli normal i sheqerit në gjak. Kjo mundëson që përnjëherë të
kemi energji e cila për një kohë të shkurtër do të humbet dhe do të na lë të
ndihemi të lodhur, dhe të uritur.
Karbohidratet e thjeshta janë: sheqeri i bardhë-sukroza,
ëmbëlsirat,tortet,kiflet,pijet e gazuara,lëngjet me sukroze-sheqer të
përpunuar, qokolata,bombonet,biskotat,qipsat dhe gjithë artikujt që
përmbajnë sheqer të rafineruar.
Karbohidratet e thjeshta kanë shumë kalori, po nuk përmbajnë as vitamina
e as minerale, thjesht janë sheqera të përpunuar dhe pasi që nuk janë të
nevojshme për shëndetin e njeriut preferohet të konsumohen në një sasi të
vogël.
Karbohidratet e përbëra-(sheqer natyral) janë polisaharidet të cilat
formohen nga bashkimi i tri apo më shumë njësive të sheqerit.
Karbohidratet e përbëra treten dhe depërtojnë në gjak më ngadalë, diku
për 1 deri 3 orë, çka do të thotë se niveli i sheqerit në gjak rritet ngadalë
dhe mbetet i qëndrueshëm, dhe në këtë rast pankreasi detyrohet të prodhoj
vetëm një sasi të vogël të insulinës.Kjo mundëson të kemi energji për një
kohë më të gjatë dhe mos të ndihemi të uritur.
Karbohidratet e përbëra janë: drithërat, orizi, pemët, patatet, domatet,
qumështi dhe produktet e qumshtit,lëngjet pa sheqer shtesë-të bardhë,
shpagetat, gruri, bizelja, fasulja.
Karbohidratet e përbëra janë shumë të rëndësishme për shëndetin e
njeriut, janë ushqime jetësore sepse përmbajnë shumë vitamina dhe
minerale si: vitaminat B,vitamin E, zink, magnezium, hekur dhe gjithashtu
rrisin rezervat e energjisë së deponuar.
4. Mungesa e karbohidrateve të përbëra gjegjësisht konsumimi i tepërt i
karbohidrateve të thjeshta mund të shkakton probleme me shëndetin si:
probleme me nivelin e lartë të yndyrës në gjak gjegjësisht kolesterolit të
keq, tension të lartë të gjakut,sëmundje të zemrës, sëmundje të sheqerit-
diabet, probleme me peshë trupore-trashje dhe probleme me disa forma të
kancerit.
Sistemi i ri i klasifikimit të karbohidrateve që janë karbohidratet me indeks
të lartë dhe karbohidratet me indeks të ulët tregojnë më saktë se si
ndikojnë karbohidratet në nivelin e sheqerit në gjak, pra sa e rrisin dhe sa e
ulin glukozën-sheqerin në gjak karbohidratet dhe në përgjithësi si ndikojnë
ato në shëndetin e njeriut.
Karbohidratet me indeks glikemik të lartë edhe pse mund të jenë disa
karbohidrate të përbëra (si patatet e pjekura dhe orizi i bardhë) ato treten
shpejtë në organizëm dhe rrisin shumë shpejtë nivelin e sheqerit në gjak që
do të thotë se nuk janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut e
sidomos për personat me sëmundje të diabetit-sheqerit te të cilët rritja e
nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojë probleme të mëdha
shëndetësore.
Ushqimi që përmban karbohidrate me indeks të lartë është: mielli i bardhë-
buka e bardhë, orizi i bardhë, patate të pjekura, pire patate, biskota të
thata, kokice, qipsa, çokollata, mjalta, boronica e kuqe, sukroza-sheqeri i
bardhë, pijet e gazuara, pijet e pagazuara me sheqer shtesë-sukroze dhe
sa i përket pemëve është shalqini, ananasi, rrushi i thatë, dhe bananja
shumë e pjekur-e zverdhur.
Sa i përket lëngjeve me sukrozë-sheqer shtesë të përpunuar siq janë koka
kola, dhe pijet tjera është vërtetuar se përmabjnë shumë sheqer dhe
shumë kalori që rezultojnë në trashje dhe dëmtimin e dhëmbëve sidomos
tek fëmijët. Pra, për këtë arsye akademia amerikane e pediatrisë
rekomandon për fëmijët ndër moshën 7 vjeqare mos të pijnë më shumë se
200 ml lëngje me sheqer shtesë të përpunuar ndërsa për fëmijët më të
rritur adoleshentë rekomandon jo më shumë se 350 ml, lëngje me sheqer
shtesë gjatë ditës.
Konsumimi i karbohidrateve me indeks glikemik të lartë në sasi të vogël
është i nevojshëm dhe i dobishëm sidomos pas stërvitjes, sepse ndihmon
5. për ti rimbushur shpejtë, rezervat e karbohidrateve në trupin e njeriut pasi
që ato janë harxhuar duke bërë ushtrime fizike.
Konsumimi i tëpërt i karbohidrateve me indeks glikemik të lartë mund të
shkaktojë dëmtimin e dhëmbëve-kariesin,sëmundjen e diabetit-sheqerit,
sëmundje të zemrës dhe kancerin.
Karbohidratet me indeks glikemik të ulët të cilat gjithashtu mund të jenë
disa karbohidrate të thjeshta (siç janë pemët) treten më ngadal dhe rrisin
nivelin e sheqerit në gjak më ngadal që do të thotë se janë shumë të
nevojshme dhe të dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për personat
me sëmundje të diabetit-sheqerit.Pra, nga kjo shihet se edhe pse pemët
bëjnë pjesë në karbohidrate të thjeshta ato janë shumë të shëndetshme
dhe të rëndësishme për organizmin e njeriut.Për këtë arsye vitet e fundit
më shumë përdoret sistemi i ri i klasifikimit të krabohidrateve, pra në bazë
të indeksit se sa klasifikimi i karbohidrateve në bazë të përbërjes. Ushqimi
që përmban karbohidrate me indeks të ulët është: miell thekre, drithërat,
shpagetat, makaronat, patatet e ziera, patatet e ëmbla,domatet,orizi i kaftë,
qumështi, akullorja pa sheqer shtesë, djathi, jogurti, jogurti i pemëve,
kikiriki, bizelja, grosha, fasulja, panxhari, lëngjet pa sheqer shtesë, perimet,
dhe pemët si vishnja, kumbulla, pjeshka, kajsia, rrushi, dredhëza, dardha,
grejpfruti, molla, portokalli, kivi, mango, pjepëri dhe bananja e gjelbërt - jo
shumë e pjekur.
Konsumimi i mjaftueshëm i karbohidrateve me indeks glikemik të ulët
ndihmon mirëmbajtjen e peshës trupore,ndihmon diabetëve ta mbajnë nën
kontroll sheqerin në gjak, zvogëlonë rrezikun për sëmundjet e zemrës,
zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në gjak, zvogëlon deshirën për uri dhe
gjithashtu zgjat qëndrueshmërinë fizike.
Duhet cekur se janë edhe disa faktorë tjerë që ndikojnë në tretjen e
karbohidrateve dhe në atë se sa shpejtë e rrisin karbohidratet nivelin e
sheqerit në gjak.
Ata faktorë janë: Përmbajtja e fibrave në karbohidrate, pjekja e tepërt e
pemëve dhe perimeve dhe përmbajtja e yndyrës dhe proteinës në ushqimin
me karbohidrate.
Fibrat ndihmojnë tretjen e karbohidrateve duke bashkuar karbohidratet me
enzime në organizëm gjatë tretjes.Kjo mundëson që sheqeri të tretet dhe të
6. depertojë në gjak më ngadal pra niveli i glukozës-sheqerit në gjak nuk
pëson ndryshime të mëdha po mbetet i qëndrueshëm- stabil.
Pemët dhe perimet shumë të pjekura gjithashtu kanë më shumë sheqer se
sa pemët dhe perimet normal të pjekura apo jo shumë të pjekura.Kjo vlen
sidomos për banane e cila ka më pak sheqer dhe është më e shëndetshme
në kohën kur është pak e gjelbërt se sa në kohën kur ajo zverdhet shumë
thuajse kalbët. Sa i përket pemëve siç është molla, dardha, pjeshka,
kumbulla, është vërtetuar se më mirë është të konsumohen me lëvozhgë
se sa të qërohen, sepse shumica e vitaminave dhe mineraleve gjenden në
lëvozhgë.
Përmbajtja e yndyrës dhe proteinës në ushqimin me karbohidrate ndihmon
që të ngadalsohet procesi i tretjes së karbohidrateve, gjegjësisht sheqerit
në gjak që do të thotë se ushqimi i cili përveç karbohidrateve përmban
edhe yndyrë dhe proteina pra jo veq karbohidrate të pastërta ndikon që
karbohidratet të kthehen në glukozë më ngadal dhe të rrisin nivelin e
sheqerit në gjak më ndagal.
Të gjithë këta faktorë ndikojnë që karbohidratet të kenë indeks glikemik të
ulët, pra të treten më ngadal në gjak duke ruajtur nivelin e glukozës-
sheqerit në gjak dhe duke mundësuar një energji më të gjatë dhe më të
shëndetëshme për njeriun.
Ushqimi duhet të përmbaj prej 55 deri 65 përqind karbohidrate prej të cilave
5 - 10 përqind mund të jenë karbohidrate të thjeshta-ëmbëlsira.
Çdo njeriu gjatë ditës i nevojiten prej 4 deri 5 gram karbohidrate për
kilogram të peshës trupore. Kurse sportistëve për shkak të aktiviteteve
fizike ju nevojitet një sasi më e madhe e karbohidrateve, diku prej 6 deri 8
gram për kilogram. Pra, një person që peshon 80 kg. i duhen rreth 320-400
gram karbohidrate gjatë ditës.Kurse një sportisti që peshon 80 kg. i duhen
prej 480-640 gram karbohidrate gjatë ditës.Gjithashtu, duhet të cekim se
mbrenda një racioni ushqimor organizmi mund t'i absorboj-thith prej 85 deri
105 gram karbohidrate.Kjo tregon më së miri pse ushqimi nuk duhet të
konsumohet brenda 2 racioneve ditore po brenda 4 apo 6 racioneve ditore,
pra çdo 2.5 - 3 orë.