SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 67
HYRJE
Paraja: aset që me konsensus të gjerë është pranuar si mjet shkëmbimi. Ajo
shërben si ;
(1) njësi llogaritjeje
(2) mjet pagese
(3) ruajtëse e vlerës.
Por kush jane valuta ne qarkullim ne vendin tone dhe ne vendet te B.E-se.
Leku –Eshte monedha ne qarkullim ne vendin tone.
Euro– emri i monedhës së vetme evropiane.
Euro hyn ne vendin tone ne keto forma:
1.Nepermjet Institucioneve Financiare dhe Bankare Europiane.
2. Nepermjet Rolit te Bankave ne ekonomine e vendit tone.
3. Nepermjet investimeve te Huaja Direkte ne vendin tone (I.H.D).
4. Nepermjet Remitancave.
5. Nepermjet tregetise se kryer nga bizneset ne vendin tone me ato te
B.E-se, dhe
vendeve te tjera.
5. Nepermjet Industrise se Turizmit.
Punim. Skeme e zevendesimit te Lek me Euro
Parathenie:
Procesi i zhvillimit te vendit, dhe synimi i anetaresimit ne Bashkimin Europian, është jo
thjesht një ambicje per këdo,por edhe një detyrim për të gjithë faktorët dhe institucjonet e
vëndit,ku padyshim bankat kanë një misjon te rëndësishëm. Anetaresimi i vendit tone ne B.E,
eshte jo vetem proces i pakthyeshem, por midis te tjerash, shoqerohet me faktin e
pashmangshem te zevendesimit te monedhes sone Lek me monedhen e B.E, Euro. I shtyrë
nga kjo ambicje dhe ndienja e detyrimit vendosa te trajtoj kete teme per te cilen dua te
falenderoj profesoren drejtuese Prof.As.Dokt. Mirela CINI, per te gjith ndihmën që më ka
dhënë , per plotesimin e mungesave qe une kam pasur ne lidhje me trajtimin e kesaj teme.
Kapitujt e Temes.
Kapitulli i l-re : Europa, bashkimi Ekonomik dhe
Monetar.Eurosistemi.
Kapitulli ll-te : Institucionet Financiare Europiane, qe operojne
me investimet ne Euro ne vendin tone.
Kapitulli lll-te : Institucionet Financiare Bankare ne vendin
tone, roli i tyre ne ekonomine e vendit, dhe operacionet
financiare te tyre me monedhat Lek dhe Euro.
Kapitulli lV-te : Investimet te Huaja Direkte ne Euro, dhe
Remitancat ne Euro.
Kapitulli V-te : Euronizimi Zevendesimi gradual i Lek me Euro.
Kapitulli i l-re :
•Europa. Bashkimi Ekonomik dhe
Monetar. Eurosistemi.
I.2. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar.
Ideja e bashkimit ekonomik dhe monetar në Evropë lindi 1952 themeluan
Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ) , të përbërë nga gjashtë
vende:Belgjika, Franca,Gjermania,Holanda, Italia dhe Luksemburgu.
Në 1958 gjashtë vendet e mësipërme themeluan Komunitetin Ekonomik Evropian
(KEE)
 Gjatë viteve ’50 e më tej u ndërmorën të tjerë hapa drejt integrimit evropian, dhe
formuan Komunitetin Evropian për Energjinë Atomike (EURATOM), dhe u
vazhdua me krijimin të Komuniteteve Evropiane (KE).
 Ne vijim vazhdon me miratimin e Traktatit të Mastrihtit në vitin 1993.
Në vitin 1973, u anëtarësuan Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, të
ndjekura nga Greqia tetë vjet më vonë. Portugalia dhe Spanja u bënë anëtarë në
vitin 1986,ndërsaAustria,Finlanda
dhe Suedia në 1995. Zgjerimi vazhdoi edhe më tej, kur më 1 maj 2004 u anëtarësuan
Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania,Malta, Polonia, Qipro, Republika e Çekisë,
Sllovakia dhe Sllovenia. Ndërkohë,Bullgaria dhe Rumania, anëtarët më të rinj të
BE-së aderuan më 1 janar 2007.
Kriteret te anetaresimit ne B.E-ne.
o Kriteret e Kopenhagenit .
(i) institucione të qëndrueshme të cilat të garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të
drejtat e njeriut, si dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve .
(ii) një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionet
konkurruese, në mënyrë që të mund të përmbushin detyrimet e anëtarësimit, përfshir
këtu edhe objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.
I.2.a. Faza drejt BEM-it.
1.Tregu i Përbashkët Evropian (1990-1993).
2. Instituti Monetar Evropian (1994-1998).
3. BQE dhe euro.( 1999).
I.2.b. KRITERET E KONVERGJENCËS
Traktatin e Mastrihtit, i cili përcakton se një vend qe aderon per ne B.-E, duhet të
ketë:
• nivel të lartë të stabilitetit të çmimeve ;
• financa publike të shëndosha;
• kurs këmbimi të qendrueshëm;
• norma interesi afatgjata të ulëta dhe të qendrueshme..
I.2.c. KARAKTERI STIKAT KRYESORE TË EUROZONËS
•Me një popullsi prej mbi 600 milionë në 2012.
• Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) të shprehur sipas paritetit të fuqisë blerëse , në vitin 2012
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësonin ekonominë më të madhe në botë me 20.5% të
PBB-së botërore, të ndjekura nga Eurozona me 15.2% dhe Japonia me 6.0%.Nëse vendet e
zonës euro do të llogariteshin më vete, pjesa e secilit do të ishte shumë e vogël, ku ekonomia
më e madhe përbënte vetëm 3.9% të PBB-së botërore në 2012.
I.2.e. PËRPARËSITË E EUROS
Bashkimin Ekonomik dhe Monetar (BEM) me futjen e euros 1 Janar 2002.
•Një treg tërësisht i përbashkët për mallrat dhe shërbimet.Rreziqet nga kursi i këmbimit dhe
kostot e transaksioneve u eliminuan. Integrimi i tregjeve financiare, etj.
•Tregu monetar ndërbankar i Eurozonës ( tregu i obligacioneve dhe tregu i aksioneve) është
tërësisht i integruar.
I.3.Eurosistemi (burimi ; http://eeas.europa.eu/delegations/the_former).
I.3.a. Perberja :
Përfshin
BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, që kanë
adoptuar euron (sot 28 vende).
Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU).
Banka Evropiane e investimeve.
Fondi Evropian për investime
Fondacione te tjera Financiare investuese me Euro, etj.
Pjesmarrja ; Vendet anetare te B.E-se.
F u n k s I o n I m i ;
•Politik : Skema e thjeshte e funksionimit politik te Eurosistemit.
•Financiar : Skema e thjeshte dhe menyra e funksionimit te Eurosistemit.
I.3.b. DETYRAT E EUROSISTEMIT
1.Së pari, zbaton politikën monetare të miratuar nga Këshilli Drejtues i BQE-së
2.3.Detyra e dytë dhe e tretë e Eurosistemit është kryerja e operacioneve të këmbimit valutor
dhe mbajtja e administrimi i rezervave valutore të shteteve të Eurozonës.
4.Detyra e katërt kryesore e Eurosistemit është nxitja e funksionimit normal të sistemit të
pagesave.
I.3.c. OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT.
Objektivi kryesor i Eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve . Pa cënuar arritjen e
objektivit të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.
I.3.d. KOMUNIKIMI I EUROSISTEMIT.
SISTEMI TARGET 2(Trans-European Automated Real-time Gross settlement Express Transfer).
Filloi 1999, me miratimin e monedhes euro. Siguron procesimin në kohë reale, shlyerje në
bankën qendrore dhe përfundimtare (te klienti).
I.3.e. Valuta ne perdorim te Eurosistemit.
- KARTËMONEDHAT , kanë shtatë prerje: 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro.
dhe monedhat ne Euro.
Monedhat, Një euro ndahet në 100 qindarka. Gjithsej janë tetë monedha euro: 1, 2, 5, 10, 20, 50
qindarka, 1 euro dhe 2 euro.
I.3. g. MBIKËQYRJA BANKARE (Kjo detyrë përmbushet kryesisht në tre drejtime).
Së pari, SEBQ-ja monitoron dhe jep një vlerësim rreth stabilitetit financiar në nivel
Eurozone/Bashkimi Evropian.
Së dyti, SEBQ jep këshilla për formulimin dhe rishikimin e kërkesave rregullatore dhe
mbikëqyrëse të institucioneve financiare.
Së treti, BQE-ja promovon bashkëpunimin midis bankave qendrore dhe autoriteteve
mbikëqyrëse për çështje me interes të përbashkët
I.3.k. FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË:
• Formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën;
• Kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtja e
administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet e Eurozonës;
• Emetimi i kartëmonedhave euro; dhe
• Mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave.
FUNKSIONE TË TJERA JANË:
• Të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetet kombëtare dhe nga
agjentët ekonomikë, si për shembull nga institucionet financiare;
• Të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe
• Të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropian të Bankave
Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi.
BE dhe E.C.B. mbeten të angazhuara aktivisht në çuarjen përpara të procesit të
permiresimit të infrastrukturës në vend. Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-
Asocimit që ka me Shqipërinë, BE ofron asistencë të gjithanshme nëpërmjet
fondeve të Instrumentit të Asistencës Përpara Anëtarësimit
Sistemi Evropian i Bankave Qendrore ka për detyrë të kontribuojë në zbatimin
normal të politikave të ndjekura nga autoritetet përgjegjëse për
mbikëqyrjen e kujdesshme të institucioneve të kreditit dhe stabilitetin e sistemit
financiar.
Si perfundim te gjitha keto projekte dhe te tjerat, shoqerohen me futjen ne vendin
tone te monedhes Euro, e cila do te sherbeje per tu perdorur nga perfituesit te
ketyre investimeve.
Kapitulli II-te :
Institucionet Financiare Europiane, qe operojne me investimet ne
Eurone vendin
Ne vendin tone B.E-ja operon nepermjet Institucioneve Financiare Europiane te
cilat jane.
1. Banka Qendrore Evropiane – ECB. 1 Qershor 1998.
II-1. a. Detyrat e Bankës:
-Emitimi i Euro-së
-Përcaktimi dhe menaxhimi i kapitalit
-Përcaktimi dhe mbajtaja e rezervave monetare. Selia ; Frnankfurt Gjermani.
1. Banka Investive Evropiane – EIB. 1959. Selia Luksemburg..
II.2.a. Fushat kryesore te Investimit te E.I.B-se.
Energjetikë
Infrastrukturë
Industri. Etj.
1. Bnka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – EBRD. (BERZH). Selia Londër
Objektivi kryesor nepermjet Investimit per ;
Rindërtimin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
. 4. Fondet e Unionit Evropia (disa prej tyre).
4.1 Programi PHARE-1989.
1. Ndërtimi i institucioneve demokratike
2. Mbështetja e investimeve
4.2 Programi CARDS.
1. Zhvillimi institucional dhe legjislativ në harmoni me normat e UE-së
2. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik me reforma të nevojshme
3. Zhvillimi dhe hapja e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimoë
4. Kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur
4.3 Agjencioni Evropian për Rindërtim – AER.Selia Selanik.
BEI është aksioneri kryesor në Fondin Evropian të Investimeve (EIF) që financon investimet në ndërmarrjet e vogla
dhe të mesme, të cilat përbëjnë 99 % të ndërmarrjeve në BE
4.4 Programi TEMPUS. Etj.
Aktivitetet ndahen ndahen në 3 faza:
Faza e parë 1990-94
Faza e dytë 1995-99
Faza e tretë 2000-12
Aktivitetet e këtij Programi janë shtrirë në drejtim të:
- Ndihmës në krijimin e programeve të reja mësimore
- Ndihmës institucioneve arsimore që të ristrukturohen
- Mbështetje në hartimin dhe implementimin e reformave dhe zhvillimin strategjik, etj.
Kapitulli III-te :
Institucionet Financiare Bankare ne vendin tone.Roli i tyre ne ekonomine e
vendit, dhe operacionet financiare te tyre me monedhat Lek dhe Euro.
• Struktura e sistemit bankar dhe financiar në fund të vitit 2012
përbëhet nga 16 banka tregtare, 21 subjekte financiare jobanka, 1 zyrë
përfaqësimi e bankës së huaj, 322 zyra të këmbimit valutor, 126 shoqëri
të kursim-kreditit dhe 2 unione të shoqërive të kursim-kreditit.
III-2. PESHA QE ZE SEKTORI BANKAR
Sektori bankar shqiptar në përgjithësi
është në pronësi të huaj. Nga gjashtëm-
bëdhjetë bankat që ushtrojnë aktivitet në
Shqipëri, vetëm dy janë me shumicë
pronësie të subjekteve shqiptare. Bankat
në pronësi të huaj zënë rreth 90 për qind
të të gjitha aktiveve bankare në Shqipëri.
•Figura e meposhtme paraqet te dhena
per Bankat ne vendin tone. Nga kjo
figure kuptojme se ne zerat e llogarit0
-jes se kapitaleve te bankave, llogarite behen edhe me valuten Euro, qe tregon se sistemi
bankar shqiptar e aplikon zyrtarisht perdorimin e euros, ne menaxhimin e financave te veta.
Ne figuren ne fijim jane te dhenat per Kthimet;
Kthimi eshte sasia e perfituar, nga depozitimi i nje shume te caktuar ne sistemin bankar. Ky llogaritet
mbi shumen e depozituar, dhe nga % e interesit te vendosur nga banka per depozitat. Kthimet jane ;
1. Kthimi nga kapitali (RoE)
2. Kthimi nga aktivet (RoA) .
III-2.b. Shperndarja e kredise se dhene nga Bankat.
Teresia e monedhes Euro te future ne ekonomine shqiptare simbas zerave, nepermjet bankave te niveleve te
ndryshme dhene Bizneseve dhe Individeve ne Shqiperi, eshte si me poshte.
•Kredia e dhene Bizneseve dhe Individeve ne Euro, per periudhen 2002-2012 eshte shprehur si me poshte ;
III-3.1. Mënyra e funksjonimit të ekonomise pare nga ndikimi i bankave.
Bankat qendrore kontrollojne oferten e bazes monetare permes blerjes dhe shitjes se aseteve
Procesi I krijimit te parase analizohet permes mekanizmave te shumefishte te depozitave qe nxitet nga rritja e rezervave te bankes
Ne procesin e parase marrin pjese 4 subjekte ekonomike:
Banka qendrore
Banka komerciale
Depozituesi dhe
huamarresi
Skematikisht mund ta paraqesim si me poshte funksionimin e Ekonomise e pare nga kendveshtrimi I rolit te bankave.
Në këtë diagramë verejmë dy forma të lëvizjes
së aktivitetit ekonomik:
•Lëvizja reale ose materiale. Përfshin lëvizjen e
faktoëeve të prodhimit në pjesën e sipërme, dhe
të mallrave e sherbimeve në pjesën e poshtme
te grafikut.
•Levizja në vlere ose monetare. Perfshin levizjen
e të ardhurave dhe të shpenzimeve në
diagramen e brendëshme të grafikut.
III-3.1.a. Kerkesa dhe Oferta per parane.D- Kerkesa e parase percaktohet nga:
•i - Kosto oportune e parase (norma e interesit)
•S - Faktoret e sistemit te pagesave
•PY - Te ardhurat nominale.
S- Oferta monetare percaktohet nga B.Qendrore .
1+C/D
S = ______________ B
ɸ + Re/D+ C/D
Oferta Varet nga:
•Baza monetare dhe multiplikatori
•C/D=raporti para ne dore-depozite
•ɸ = norma e rezerves se detyrueshme
•Re/D= Raporti rezerve e tepert- depozite
•B = Baza monetare aktuale .
Multiplikatori i Parase. Mund ta shohim ne dy hapa: Psh.
1. BQ blene 1 mil. Letra me vlere nga publiku .Dime qe publiku mban parate ne bankat komerciale .Ne kete rast banka rrit bilancin per 1 mil.(rrit depozitat dhe rezervat totale)
2. rritja e rezervave totale con ne rritjen e rezerves se detyrueshme me 10%.Nga ktu 1.000 000- 100 000=900 000 qe eshte rezerve e tepert .Banka jep hua rezerven e tepert nje
firme apo personi .Frima blen mallra, dhe prap ato I deponon ne banka Ne kete menyre rritet oferta e parase
III-3.1.b.Subjektet,Siguria dhe Pasiguria e sistemit bankar.
Subjektet : Ofruesit(Huadhënësit) Kërkuesit(Huamarësit)
1. Firmat 1. Familjet
2. Qeveria 2. Firmat
3. Familjet 3. Qeveria
4. Të huajt 4. Të huajt.
Siguria : Banka të cilat punën e tyre nuk e mbështesin vetëm në të ardhurat e fituara në një shtet,por në shumë.Siguria e sistemit bankar vjen dhe si
rrjedhojë e këti fakti.
Pasiguria : Rreziqet e jashtme do te vine kryesishte nga bashkeveprimi i sistemit bankar me ekonomine reale dhe permasat e tyre do te ndikohen
nga aftesia e bankave per te vepruar ne menyre te qendrushme ne nje mjedis ekonomik vazhdimishte ne ndryshim.Rreziqet e brendshme do te vine
si rezultat i sforcimeve ne kapacitetet e brendshme te bankave,nderkoh qe ato perpiqen te marrin pjes ne mundesite e ardhshme per fitim.
III-4. RAPORTI DEPOZIT-KREDIDHENIE
III-4.a. Depozitat ; Jane shuma qe depozitohen prane Bankave, nga individe apo biznese.
Interesat ; Jane jane shuma te perfituara prej depozituesit prej Bankave. Fig : Tregojne se sa shume eshte e perdorur Euro ne vend nga Bankat.
III-4.c. Kreditimi . Eshte sasia ne valute qe jepet me interes nga bankat per Individet apo bizneset.
III-4.f. Roli dhe llojet te kreditimit.
Kur normat e interesit ulen, huamarrja bëhet më atraktive/joshëse.
Kjo do të thotë kjo se një ekonomi që të zhvillohet duhet të ketë norma sa me të ulëta interesi?
Por sa e ka ushqyer sistemi bankar si një kanal kryesor kreditues,ekonominë shqiptare gjat viteve të fundit? Tabela ne
vazhdim na jep keto te dhena
Ka rendesi sepse nepermjet llojit te kredit-
-imit me Euro, ben qe te rritet masa e perdo
-rimit te euros, nga bizneset dhe individet,
-dhe te ul perdorimin dhe interesin per tu
-kredituar me Lek.
III-4.g. Per kredite te dhena ndryshojne edhe standartet te kreditimit. Nisur nga ky fakt eshte vrojtuar tregu i
kreditimit dhe eshte arritur ne konkluzionet te paraqitura Grafikisht ne vijim
Kërkesa për kredi. Ne vijim eshte paraqitur ne forme grafike, studimi simbas
te dhenave te marre nga Banka e Shqiperise,per Kekresen per kredi, nisur nga
madhesia e biznesit dhe qellimit te perdorimit te kredise.
 Ne vijim pritet qe te
kete shtrengim per kredi
III-4.f. 2. Kredia dhëne
individve.
Grafiket me poshte ;
Te gjitha te dhenat te mesiperme jane marre nga statistikat te Bankes se Shqiperise, per
periudhen 2002-2012, qe eshte periudha e futjes ne qarkullim te monedhes Euro.
Treguesit te mesiperm japin te dhena per menaxhimin te kredive ne Euro, dhene individeve, qe do te thote se
edhe ne kete forme, stimulohet futja e Euros ne Qarkullim dhe perdorimi I saj ne mase te gjere kundrejt Lek,
gje qe e tregon edhe statistikat bankare si me larte.
III-4.f. 3. Bllokimi i financimit për ekonominë, në kushte estreme.
Përceptimi i një rreziku më të lartë në aktivitetin kreditues është shoqëruar me rritjen e preferences së bankave për të rritur vendosjet në
institucionet e tjera financiare, kryesisht të huaja.
Ne grafikun ne vazhdim jepet studimi per pritjen qe kane pasur bankat per
kredine simbas llojit te valutes qe ajo do te kerkohej.
Nga vrojtimi duket se pritjet kane qene me te larta per perdorimin e monedhes
vendase Lek, qe prej vitit 2002 deri ne vitin 2009. Por pas vitit 2009 raporti fillon
te ndryshoje dhe rritet pritja e kerkeses per kredi ne Euro. Ky trend i kerkeses me
te larte per kredine ne Euro esthe edhe sot, qe bankat e perdorin per te llogaritur
pritjen per kredine qe eshte me i larte ne Euro.
Ne grafikun ne vazhdim jepet studimi per kerkesen qe kane pasur bankat per
kredine simbas llojit te valutes qe ajo do te kerkohej.Valuta e kerkuar ka qene ne
Lek dhe Euro.
Shikohet se ne kushte ekstreme sic mund te jete edhe kriza ekonomike,
bankat kane mundesi te bllokojne llojet te kredive qe japin. Kete e
bejne nepermjet rritjes se normave te interesit, dhe nepermjet tyre,
bankat perllogarisin pritjet per kerkesen per kredi, dhe kerkesen
aktuale per kredi. Ne perfundim duket qarte se ne kushtet ekstreme si
kriza e fundit , bankat me ane te mekanizmave te tyre kredidhenes,
kane ulur kredidhenien, si ne Lek dhe ne Euro, kjo per shkak te pasigurise se tregut.
III-4.f.4. Faktoret e rritjes së rolit të bankave në kreditimin e ekonomisë.
1.Rënia e defiçitit të buxhetit të shtetit. 2 Rritja ekonomike. 3 Korrupsioni.
III-4.f.5. Sfidat te kreditimit ne Euro.
1.Shperndarja sa me e ekujlibruar e kreditimit ne Euro 2.efekteve e saj në gjith rajonet e vendit dhe grupet e ndryshme të popullsisë.3.Ndikim direkt
në zevendesimin gradual te Lekut me Euron.4.Sigurimi i rritjes nëpërmjet mobilizimit dhe angazhimit të sa më shumë sektorve,aktiviteteve dhe
degëve të ekonomisë si për shembull zhvillimi i buqësis dhe agroindustrie, me perdorimin e Euros.
III-4.f.6. RREZIQET DHE PENGESAT.1. Efekti negativ i tensioneve politike.2. Aftesia konkuruse akoma e ulet e ekonomisë
shqiptare.3.Efikasiteti i shnderimit te procesit te hapjes dhe liberalizimit trgetar.4.Eleminimi i informalitetit te tregut dhe përmiresimi i
institucjalizimit të tij.5.Niveli dhe aftesi thithese e investimeve të huaja direkte.6. Niveli i mbikqyrjes bankare etj…
Per gjith sa me lart, roli i Bankave te te gjitha niveleve ne vendin tone (gjithsej 16 banka) eshte shume i lart, ne
stimulimin, dhe futjen ne ekonomin e vendit Euro. Kjo ben qe te imponohet zevendesimi i Lek me Euron, nepermjet
Kapitulli lV-te :
(I.H.D)- Investimet te Huaja Direkte ne Euro.
Remitancat ne Euro.
IV.1. I.H.D. Investimet te Huaja Direkte ne Euro, jane shuma te valutes ne Euro, te futur ne ekonomine Shqiptare,ne njeren nga format
te investimeve te huaja direkte, apo nepermjet projekteve qe kane Institucionet Financiare Bankare Europiane te pershkruara ne
Kapitullin e I-re.
I.H.D, dhene ne vendet te rajonit ne % ndaj P.B.B. te sejcilit prej vendeve qe ka perfituar.
Totali i I.H.D, dhene Grante dhe hua.
Perfundim : Nga figura e mesiperme shihet se grantet e dhena ne Euro, jane me te larta se huate qe jane dhene nga vende te tjera, dhe qe
jane shuma qe jane futur ne Ekonomine Shqiptare. Keto lloj shumash kane stimuluar perdorimin e Euros, duke qene se ajo ka qene
pjesmarrese drejtperdrejt ne ekonomi me ane te I.H.D.
IV.1. PËRBËRJA E NDIHMËS SË HUAJ.
 Simbas llojeve te I.H.D.
•1. Ne forme Grantesh.
•Ne forme Huaje.
 Simbas Donatoreve te I.H.D.
1. Huate simbas Donatoreve.
2. Grantet simbas Donatoreve.
Ndihma e huaj në Shqipëri (R A PORT I I PROGR E S I T 2 0 0 9 - 2 012 | 13).Programe te investimeve afatgjatë te I.H.D. dhene
ne valuten Euro, përmes zbatimit të programeve si: promovimi i rritjes ekonomike dhe begatisë; qeverisja e drejtë dhe
demokratike; investimi në njerëz; arritja e paqes dhe e sigurisë, si dhe reformat anti-korrupsion në administratën
publike dhe në fushën e drejtësisë, etj, jane shembull se sa shume pjese te valutave ne vend ka monedha Euro. Kjo
ndihmon ne stimulimin e perdorimit dhe zevendesimit gradual te Lek me Euro.
 Simbas Angazhimit per I.H.D,
simbas donatoreve.
 Simbas Levrimit te I.H.D
simbas donatoreve.
SIPAS STATUSIT
Simbas statusit I.H.D.
llogariten me zerat :
•Planifikuar
•Ne vazhdim
•Perfunduar.
Per sa me lart tregon se shume I.H.D. kane perfunduar dhe pjesa tjeter jane duke u future ne ekonomine e
vendit, shuma te medha te valutes Euro. Keto jane shembuj te futjes nga I.H.D, te shumave te Euros ne
vendin tone.
IV. 2. Investimet ne Euro me financim te brendeshem.
Keto jane shuma te investimeve ne valuten Euro, te cilat ne
forme projektesh jane investuar ne sektore te ndryshem ne
vend.
Tabela me poshte tregon nivelet e investimeve me financim të br-
-endshëm në sektorë të ndryshëm, siç janë regjistruar në bu-
-xhetin e Shtetit. Transporti, Ujësjellës-Kanalizimet, Arsimi
dhe Shëndetësia janë sektorët që kanë përfituar përqindjen më
të lartë të investimeve nga projektet me financim të brendshëm.
NISMAT E REJA TË DONATORËVE
Duke pasur në fokus agjendën e integrimit europian, Komisioni Europian dhe Gjermania kanë angazhuar një shumë totale prej 5.5
milion € për projekte që fillojnë nga viti 2012 e ne vazhdim. Suedia angazhoi edhe 1.6 milion € për zbatimin e SPI-së, ndërsa Zvicra 0.8
milion €. Po keshtu edhe vendet te tjera te B.E-se dhe me gjere kane plane per I.H.D, ne shuma te medha ne vendin tone.
PRIORITETET E ARDHSHMENe lidhje me I.H.D, ne vend, qeveria me qellim thitjen e tyre ka disa prioritete te punes se saj, ku disa prej
te cilave jane ;
Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare që të përballojnë procesin e integrimin europian dhe zbatimin e MSA-
së në qeverisjen qendrore.
Mbështetje për zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar.
Mbështetje për zbatimin e Reformës në Administratën Publike dhe krijimi i Universitetit të Administratës Publike.
BASHKËRENDIMI I DONATORËVE
Donatoret qe kane investuar dhe kane projekte per I.H.D, ne vendin tone, kanenevoje per te bashkrenduar me njeri-tjeterin. Ne kete kuader
eshte detyre e qeverise qe ne bashkepunim me donatoret te organizoje punen pe bashkrendimin e planeve te tyre te investimit ne vend.
Projeksioni me posht jep te dhenat bazuar ne faktin se sa aktive
jane ne mardheniet me vendin tone, per te ofruar projekte te I.H.D.
donatoret te ndryshem.
Per sa me siper, duket se perdorimi i Euros, ze gjithnje e me shume
vend ne nismat te donatoreve, per te Investuar ne vendin tone.
Te gjitha keto bejne qe te organizohet dhe drejtohet synimi yne
per te thithur sa me shume investime ne vend. Kjo me synimin qe
Euro gjithnje e me shume te zere terren ne ekonomine tone, dhe
qe te stimulohet perdorimi me shume i Euros ne vendin tone, kjo
ne raport me Lek.
Ndikimi i faktoreve te ndryshem ne I.H.D.
Ne I.H.D. ndikojne shume faktor te cilet jane te brendeshem dhe te jashtem, kjo pare nga ambjenti ne te cilin
studiohen keta faktore pozitiv apo negativ, ne thithjen sa me shume te I.H.D. Ne valuten Euro ne vendin tone.
Figura me posht paraqet projeksone te ketyre faktoreve qe ndikojne ne I.H.D
Llogarite financiare te I.H.D.
Per te pare ne forme tjeter I.H.D. I shohim nga kendveshtrimi
i llogarive financiare te tyre ne kapital.
Ne perfundim duket qarte se I.H.D. kane nje rol te pa zevendesushem per futjen ne ekonomine e vendit te
monedhes Euro, dhe duke investuar behet te mundur te kryhen operacione me monedhen Euro, duke
IV.3. Remitancat
Remitancat janë transfertat neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Këto transferta ndryshe njihen
si dërgesa të emigrantëve. Ato kane nje rol te rendesishem, per futjen ne vend te monedhes Euro.
Remitancat duhen pare ne format e meposhteme ;
•Remitancat ne vite te ardhura nga vendet te ndryshme ne vend ne Euro.
•Remitancat ne raport me Eksportet.
•Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte).
•Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P).
Remitancat jane :
•Remitanca Hyrese. Qe hyjne ne vendin tone nga vende te tjera.
•Remitanca Dalese. Qe dalin nga vendi yne drejt vendev te tjera.
IV. 3.a. Remitancat ne vite te ardhura nga vende te ndryshme.
•Remitancat në këtë dhjetë vjeçar kanë pasur tendencë rritëse në
gjysmën e parë te kesaj dekade, përkatësisht nga 693 milion Euro në vitin 2002 në 952 milion Euro në vitin 2007. Nga ana tjetër pesë vitet
e fundit tregojnë një rënie të remitancave nga 952 milion Euro në vitin 2007 në 675 milion Euro në vitin 2012.
Figura ne vazhdim jep te dhenat per ndryshimet te remitancave te llogaritur ne %, per periudhen e vitit llogaritur me vitin paraardhes…
Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh remitancat shënojnë rritjen më
të madhe në vitin 2006 ku dërgesat e emigrantëve janë rritur 15.8%
krahasuar me vitin 2005. Rënien më të madhe remitancat e kanë
shënuar në vitin 2008 ku janë ulur me 13.01% krahasuar me vitin
2007.
Pervecese Remitancave Hyrese kemi edhe nje pjese te
Remitancave Dalese.
Remitancat dalese jane shuma ne Euro, qe dalin nga vendi yne d
rejt vendeve te tjera. Keto jane shuma te cilat ne formen e kapitaleve
dalin prej vendit tone, qe jane fitime nga bizneset e huaja ne vend, apo
nga shtetas te tjere, te punesuar ne vendin tone, dhe qe dergojne
ne vende te tjera shuma ne Euro.
Kjo sasi Euro ardh nga Remitancat, ne ekonomine tone
Remitancat simbas vendeve te origjines.
Vendet te mesiperme nuk kane rol kryesor ne dergesat te emigranteve drejt vendit tone, per arsye edhe pasha qe zene ne dergesat te tyre
jane te vogla. Fig. ne vazhdim, Vende qe nuk kane peshe ne dergimin e remitancave.
Fig. ne vazhdim, Vende qe kane peshe ne dergimin e remitancave.
Ne vitin 2012 per shkak se jane marre masat antikrize nga
Institucionet Financiare Boterore dhe Europiane, dhe nga ta-
-kimet te vazhdueshme te vendeve te zhvilluara, jane shfaqur
edhe shenjat te para te kalimit te krizes ekonomike. Kjo faze
e kalimit te krizes ekonomike ne vendet te Eurozones, por
edhe me gjere eshte pasqyruar edhe ne dergesat qe
emigrantet kane bere drejt vendit tone.
Ne grafikun e mesiperm jane te pasqyruar keto ndryshime vetem per keto tre vitet te fundit, ku kriza ekonomike financiare globale ka qene prezent.
IV. 3.b. Remitancat ne raport me Eksportet.
Remitancat te pare ne raport me Eksportet, shprehin te ardhurat nga emigrantet kundrejt te ardhurave ne Euro qe futen ne vendin tone
nepermjet eksporteve me vendet te ndryshme, te prodhimeve te brendeshme te vendit tone dhe qe eksportohen drejt vendeve jasht
Shqiperise.
Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Të dyja këto vlera kanë rëndësi për ekonominë
kombëtare dhe
standardin e j
etesës në vend.
Grafiku i te
dhenave per
Remitancat dhe
Eksportet
per periudhen
2002-2012.
Me posht eshte fig ; qe tregon % e remitancave ne raport me Eksportet, te cilat jane per vitet 2000-2012, ku duket qarte trendi
uljeje i remitancave/eksporteve
Krahasimi i remitancave dhe eksporteve, dhe raportit ndërmjet dy vlerave, synon të hulumtojë mbi trendin
e ekonomisë së brendshme dhe kontributin në bilancin e pagesave kombëtarë.
IV. 3.c. Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte).
I.H.D.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në
ekonominë vendase.
Fondacioni si Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e Remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte për periudhën 2002-2012.
Remitancat dhe I.H.D. ne
miliona Euro per tre vitet te fundit.
Remitanca=8.576.
I.H.D=5.028.
Remitancat dhe I.H.Direkte.
Diferenca = Remitanca- I.H.D.
= 8.576-5.028= 3. 548 mil.Euro.
Me posht eshte grafiku qe tregon % e remitancave ne raport me I.H.D, te cilat jane per vitet 2002-2012, ku
duket qarte trendi uljeje i remitancave/I.H.D.
IV. 3.d. Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P).
Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) ( en - Gross domestic product , GDP ) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me
çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar
(zakonisht një vit).
Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk duhet ngatërruar me Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB) i cili paraqet vlerën me çmimet e tregut
të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda
apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar.
IV. 3.d. 1. P.B.B. (G.D.P).
PBB mund të llogaritet në tre mënyra, të cilat duhet, në parim, të japin të njëjtin rezultat.
1. Llogaritja sipas prodhimit
2. Llogaritja sipas të ardhurave
3. Llogaritja sipas shpenzimeve.
Llogaritja sipas prodhimit.
"Vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të llogaritura gjatë 1 viti."
Më e drejtpërdrejtë nga tre mënyrat e llogaritjes është ajo sipas prodhimit, e cila mbledh rezultatet e çdo klase të sipërmarrjes për të
nxjerrë rezultatin e përgjithshëm.
Kjo metodë përbëhet nga tri faza:
Llogaritja e Vlerës së Prodhimit (VP) të brendshëm nga aktivitete të ndryshme ekonomike;
Përcaktimi i Konsumit të Ndërmjetëm (KN), pra, kostoja e materialeve, furnizimeve dhe shërbimeve të përdorura për të prodhuar
mallrat ose shërbimet përfundimtare
Zbritja e Konsumit të Ndërmjetëm nga Vlera Bruto për të marrë Vlerën e Shtuar Bruto të prodhimit të brendshëm.
Simbolikisht,
Vlera e Shtuar Bruto = Vlera e Prodhimit - Vlera e Konsumit të Ndërmjetëm.
Vlera e Prodhimit = Vlera e shitjeve totale të mallrave dhe shërbimeve + Vlera e ndryshimeve në inventar.
Shuma e Vlerës së Shtuar Bruto të aktiviteteve të ndryshme ekonomike duke shtuar taksat indirekte dhe duke zbritur subvencionet mbi
produktet jep PBB-në sipas metodës së prodhimit.
P.B.B= (VP-KN) + T - S Ose P.B.B.= Vlera e shtuar bruto + T – S
•Llogaritja sipas të ardhurave.
"Shuma totale e të ardhurave të individëve që jetojnë në një vend gjatë 1 viti."
Një tjetër mënyrë për të matur PBB-në është duke llogartur të ardhurat totale. PBB e llogaritur në këtë mënyrë quhet
ndryshe të Ardhurat e Brendshme Bruto (ABB).
Kjo metodë mat PBB duke mbledhur të ardhurat e kompanive dhe punonjësve siç janë pagat e punës, interesi i
kapitaleve, qiratë për tokën dhe pronën dhe fitimet e sipërmarrjeve.
Dy rregullime duhet të bëhen për të marrë PBB:
(T)Taksat indirekte - (S) subvencionet janë shtuar për të marrë nga kostos faktor në çmimet e tregut.
Amortizimi është shtuar për të marrë nga produkti neto të brendshëm të prodhimit të brendshëm bruto.
Totali i të ardhurave mund të ndahen sipas skemave të ndryshme, duke çuar në formula të ndryshme për PBB-në
matur me metodën e të ardhurave.
Një formulë e zakonshëme është:
PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin
dhe importet.
PBB = PP + TBO + ABP + T – S
Pagat e punonjësve (PP) mat pagesën totale të punonjësve për punën e bërë. Ato përfshijnë pagat dhe rrogat, si dhe kontributet e
punëdhënësve për sigurimet shoqërore dhe programet e tjera.
Teprica Bruto Operative (TBO) është tepricë për shkak të pronarëve të bizneseve të inkorporuara. Shpesh quhet fitim, edhe pse vetëm
një mesatare e kostos totale zbritet nga prodhimi bruto i llogaritur.
Të ardhurat bruto të përziera (ABP) është masë e njëjtë si TBO, por për bizneset painkorporuara. Kjo shpesh përfshin biznese më të
vogla.
Shuma e PP, TBO dhe ABP quhet faktori i përgjithshëm i të ardhurave, por jane të ardhurat e të gjithë faktorëve të prodhimit në shoqëri.
Ai mat vlerën e PBB-së në faktor (bazë) e çmimeve. Dallimi në mes çmimet bazë dhe çmimet përfundimtare (ato që përdoren në
llogaritjen e shpenzimeve) është taksat totale dhe subvencionet që qeveria ka vëna ose paguar në atë të prodhimit. Pra, duke shtuar taksat
më pak subvencionet për prodhimin dhe importet konverton PBB në kosto faktor me ABB.
Totali i të ardhurave faktor është gjithashtu shprehet nganjëherë si:
Totali i të ardhurave faktor = Paga e Punonjësve + fitimet e korporatave + të ardhurat pronarit + të ardhurat nga qiraja + interes
Nje tjeter formule e llogaritjes se P.B.B. simbas te ardhurave eshte :
PBB = Q + I + F + RS + P
ku Q- Qiratë. I- Interesat. F- fitimi. RS- rregullime statistikore (taksat e korporatave të ardhurat, dividentët, fitimet e pashpërndara
të korporatave). P- pagat.
Llogaritja sipas shpenzimeve.
"Të gjitha shpenzimet e bëra nga individë gjatë 1 viti."
Në ekonomi, gjërat më të prodhuara janë prodhuar për shitje, dhe shiten. Prandaj, matjen e shpenzimeve totale të parave të përdorura për
të blerë gjëra është një mënyrë e matjes së prodhimit. Kjo është e njohur si metoda e shpenzimeve të llogaritjes së PBB-së.
IV. 3.d. 2. P.K.B.(Prodhimi Kombetar Bruto).
P.K.B.- Paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga
burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar.
Në formë identitetesh, mund të shkruajmë:
PKB = PBB + Yf . ku: AKB - përfaqëson të ardhurën kombëtare bruto.
Yf - përfaqëson të ardhurat neto nga faktorët e prodhimit të shtetasve shqiptarë, të korrektuar në
zbritje me të ardhurat e faktorëve të prodhimit të shtetasve të huaj. Me tej kemi ;
AKBD = AKB + Ytr .
Ku AKBD - përfaqëson të ardhurën kombëtare bruto të disponueshme.
Ytr - përfaqëson transfertat korrente neto.
Po keshtu kemi treguesin e meposhtem ;
Yd = AKBD - T + Tr.
Ku Yd -përfaqëson të ardhurat personale të disponuara për konsum nga sektori privat i ekonomisë.
T - përfaqëson taksat e tatimet totale të paguara shtetit.
Tr- përfaqëson transfertat e bëra nga sektori publik drejt sektorit privat.
Në mënyrë skematike, konceptet e mësipërme mund të ilustrohen si më poshtë:
Duke aplikuar llogaritjet e mësipërme, mund të përftojmë një matje të të ardhurës së disponueshme të familjeve shqiptare.
Ky përafrim mund të bëhet në terma nominalë dhe realë (duke bërë korrektimet përkatëse për inflacionin).
Remitancat si transferta neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit janë pjesë përbërëse e
të ardhurave dhe në mënyrë të tërthortë e vetë Produktit të Brendshëm Bruto.
Nje strukture e P.B.B, simbas sektoreve te ndryshem ne vend, strukture e cila eshte e ndryshuesheme per c’do
vit, skematikisht mund te paraqitet si me poshte.
Kjo llogaritet nga formula e meposhteme.
PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative
+ të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat - Subvencionet
për prodhimin dhe importet.
IV. 3.d. 3. Remitancat dhe P.B.B.
Tabela djathas tregon vlerën e Remitancave dhe Produktit
të Brendshëm Bruto për periudhën 2002-2012: Ky raport
na informon lidhur me peshën që zënë dërgesat e emigra-
ntëve në PBB. Kjo % zvogelohet në mën-yrë konstante në
periudhën 2002-2005 nga 15.3% në 12.22% të PBB.
Remitancat ndaj P.B.B.
Remitancat te pare ne raport me P.B.B. ne periudhen 2002-
2012 remitancat te shprehura ne % kane trendin te paraqitur
ne figuren ne te majte. Ne kete trend shikohet se remitancat
kane tendence uljeje, ne % e tyre ne raport me P.B.B.
P.P.B= 82.763.
Remitancat = 8.576.
Diferenca = P.B.B.- Remitanca = 82. 763- 8. 576 = 74.187 mil.
Euro.
Duket se Remitancat kane nje peshe te rendeshishme ne ekonomine shqiptare. Ato
bejne qe te ndihmojne qe nepermjet qarkullimit monetare te behet zevendesimi
garadual i Lek me Euro.
Kapitulli V-te :
Euronizimi.
Zevendesimi gradual i Lek me Euro.
V.1. Euronizimi.
V.1. a. Eronizmi c’far eshte .
Euronizimi, eshte procesi i bashkimit monetar te vendeve anetare te Bashkimit Europian. Ky proces shoqerohet
me fazen permbyllese te vendeve qe do te bashkohen Eurozones, qe krahas plotesimit te kritereve te ndryshme ne
aspektet Politike, Ekonomike, Ushtarake, Legjislative etj, ne fazen permbyllese te tij ka zevendesimin e monedhes
vendase me ate te Unionit Europian, me monedhen Euro.
 Që nga 1 janari 1999 Europa ka një monedhë të re, euron te miratuar me formatin dhe prerjen e saj.
 Më 1 janar 2002, kartëmonedhat dhe monedhat euro u hodhën në qarkullim në vendet pjesëmarrëse dhe
në fund të shkurtit 2002 kartëmonedhat dhe monedhat kombëtare nuk gëzuan më kurs ligjor.
 Vendet që dëshirojnë të kalojnë në euro duhet të përmbushin një sërë kriteresh ekonomike, si: inflacioni i ulët, financa
publike të shëndosh, norma të ulta interesi dhe kurse të qendrueshme të këmbimit.
Veç këtyre, ato duhet të garantojnë edhe pavarësinë e bankave të tyre qendrore ndaj pushtetit politik. Pëmbushja e
këtyre kritereve të konvergjencës- të njohura si kriteret e Mastrihtit - bënë që monedha e re të fitojë një bazë të
shëndoshë, madje para të hidhej në qarkullim.
 BQE (E.C.B) bashkëpunon me bankat qendrore kombëtare te vendeve te Eurozones ;
I. Në drejtim të operacioneve financiare, të cilat janë kompetencë e Eurosistemit.
II. Operacionet e politikës monetare të Eurosistemit zbatohen në të gjitha vendet anëtare sipas procedurave standarde.
III. Per vendet qe aderojne Euron, keto operacione financiare kane OBJEKTIV KRYESOR, ZEVENDESIMIN GRADUAL TE
MONEDHES VENDASE ME ATE TE EUROZONES, DUKE STIMULUAR EURON.
V.1. b. Objektivat e Euronizimit.
I. Ruajtja e stabilitetit të çmimeve .
II. Perdorimi i vetem nje monedhe te perbashket Euron. Keto realizohen ;
a) Stabiliteti i çmimeve është përcaktuar si një rritje vjetore (vit mbi vit) në çmimet e konsumit nën 2 për qind.
b) Zevendesimi i valutes vendase behet menjehere me perfundimin e procesit te anetaresimit ne B.E. Megjithse
procesi I zevendesimit te monedhes vendase me monedhen Euro, fillon qe me heret se anetaresimi I vendit, ky proces
zyrtarisht finalizohet me heqjen nga qarkullimi te monedhes se vendit qe ka bere anetaresimin ne B.E.
V.1. c. Hallkat te Euronizimit.
Per rrugen drejt Euronizimit (bashkimit monetar), rol te rendesishem luajne :
1.Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU).
2.Kursi Hyper Fiks i Kembimit (K.Hf.K).
I. Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU) është element thelbësor i integrimit evropian dhe të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së janë
pjesë e tij. Politika fiskale (taksat dhe shpenzimet) mbetetn në duart e qeverive individuale nacionale, ashtu si mbeten edhe politikat
e punës dhe mirëqenies.
Përgjegjësitë janë të ndara midis Shteteve Anëtare dhe institucioneve të BE-së, si vijon:
i. Këshilli Evropian përcakton orientimet kryesore të politikës.
ii. Këshilli koordinon politikëbërjen ekonomike të BE-së dhe merr vendimet që mund jenë detyruese për disa vende të BE-së, dhe
vendet aderuese.
iii. Vendet e BE-së caktojnë buxhetet e tyre nacionale në suaza të kufirit të dakorduar të deficitit dhe borxhit, dhe caktojnë politikat e
veta strukturore ku përfshihen puna, pensionet, mirëqenia dhe tregjet.Vendet aderuese synojne perafrimin e deficitit dhe borxhit
me vendet anetare.
iv. Vendet e zonës së euros koordinojnë politikat e interesit të përbashkët për zonën e euros në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive
në ‘Euro samit’ dhe në nivel të ministrave të financave në ‘Eurogrup’. Vendet qe aderojne synojne perafrimin e politikave te
brendeshme fiskale, me vendet anetare.
v. Banka Qendrore Evropiane vendos politikën monetare për zonën e euros dhe objektiv kryesor e ka stabilitetin e çmimeve. Per vendet
qe aderojne jep sygjerime per objektivat e stabilitetit te cmimeve, brenda vendit te tyre.
vi. Komisioni Evropian monitoron se çfarë janë duke bërë Shtetet Anëtare të BE-së dhe nxjerr rekomandime për politikat. Per vendet
aderuese jep sygjerime per permiresimin e politikave te brendeshme fiskale dhe ne fushat te ndryshme.
vii. Parlamenti Evropian formulon legjislacionin së bashku me Këshillin dhe ushtron kontroll demokratik të procesit të qeverisjes
ekonomike.Vendet aderuese synojne perafrimin e legjislacionit vendas, me legjislacionin e vendeve te B.E-se.
II. Kursi Hyper Fiks i Kembimit (K.Hf.K).Eshte i vendosur ne Traktatin e Maastricht-it .
a) Vendet e anëtarësimit ne B.E. të rënë dakort më parë në një bashkim monetar njëvalutor –euro – mund të përafrohen me euroizimin e
njëanshëm, e kuptuar kjo si një zotim për një regjim kursi këmbimi të ashtuquajtur Kurs Hyper fiks i Kembimit valutor.
b) Kurse te shkembimit valutor totalisht të pandryshueshme, ndryshe nga kurset fikse që dhe mund të ndryshohen herë pas
here,
“HYPERFIKS“ (super të pandryshueshëm), i cili mund të marrë dy forma
(i). Zëvendësimi i plotë dhe zyrtar i monedhës, i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme, përpara ose pa anëtarësim në një Bashkim
Monetar
(ii). Një bord valutor emeton monedhën vendase vetëm në këmbim të valutave të konvertueshme me një kurs të fiksuar përkundrejt
valutës referuese.
Një bord monetar mund të ndryshojë në zëvendësim monetar në çdo kohë, duke humbur kështu sovranitetin e simboleve dhe të interesit
mbi rezervat e përdorura për të hequr monedhën kombëtare nga qarkullimi, dhe përfitimet për të ulur më tej çdo rrezik të mbetur në
kursin e tij të këmbimit dhe, duke mos administruar monedhën.
V.2. METODOLOGJIA PER MATJEN E EURORIZIMIT
Le të bëjmë një vlerësim të zëvendësimit të monedhës duke përdorur depozitat në valutë dhe një vlerësim të parasë së
huaj në qarkullim të vëzhgueshme.
Per te matur kete zevendesim perdoren metodat :
1. Metoda simbas llogaritjeve te Indekseve te zevendesimit.
1. Metoda simbas Parase se Huaj ne Qarkullim (P.H.Q).
2. Metoda simbas diferences se Interesit te Ponderuar te depozitave. Te sqarojme nga pak ato.
V.2. a. Metoda simbas llogaritjeve te Indekseve te zevendesimit.
Fillimisht duhet te maten disa Indekse per keto lloj valutash.
Simbas studiuesve te ndryshem te Ekonomise indekset kryesore te zevendesimit te monedhes vendase ne monedhen
Euro jane si me poshte : (Për të gjitha përllogaritjet mund te perdoren te dhena ne Lek dhe Euro).
i. (IZM) - indeksin e zëvendësimit të monedhës i cili është një agregat i indeksit të zëvendësimit të aktiveve.
ii. (IZA) – indeksi i zevendesimit te aktiveve.
iii. (IZP) – indeksit të zëvendësimit të parasë;
i. (IZM) - Eshte tregues qe llogarit zevendesimin e monedhes vendase, e llogaritur mbi aktivet te bankave te te gjitha
niveleve ne vend. Per llogaritjen e ketij indeksi merren te dhenat nga aktivet te bankave, dhe llogaritet ky indeks per
te marre te dhenen se sa eshte zevendesuar paraja ne qarkullim me ate te valutes se huaj.Llogaritet ;
IZM = Paraja e huaj në qarkullim + Depozitat në monedhë të huaj / M3 + Paraja e huaj në Qarkullim.
Ku agregati M3- eshte Paraja e gjere. Agregati M3 llogaritet si me poshte ;
M3 = M2 + depozitat e afatizuara mbi 1 vit + mjetet devizore Bilanci i Bankës Qendrore.
M2 = M1 + depozitat e afatizuara deri 1 vit. (Agregati M 2 – Paraja e gjere ne leke )
M1 = para e gatshme + depozitat pa afat + çeqet. (Agregati M 1)
ii. (IZA) - Indeksi i zëvendësimit të aktiveve llogaritet si :
IZA = Depozitat në monedhë të huaj / Totali i depozitave.
iii. (IZP) - Indeksi i zëvendësimit të parasë llogaritet si:
IZP = Paraja e huaj në qarkullim
Paraja jashtë bankave (vendase dhe valutë).
Pasi jane matur keta indekse, behet analiza e tyre, dhe arrihet ne perfundimin se deri ne c’far mase eshte bere
zevendesimi i monedhes vendase me ate Lek
Praktikisht eshte pothuaj e pamundur te matet me saktesi % masa e zevendesimit te monedhes Lek me Euro, ne ekonomine shqiptare. Kjo per faktin se
eshte e pamundur te matet sasia e parase e valutes Euro qe eshte ne qarkullim ne tregun ekonomik, sepse ajo eshte ne duart te qytetareve dhe ne
perdorim nga ata.
V.2. b. Metoda simbas Parase se Huaj ne Qarkullim (P.H.Q).
Sugjerohet që paraja e huaj në qarkullim (PHQ) të llogaritet si:
PHQ = konvertime neto+ transferta neto+ dogana (neto)
•Për të llogaritur konvertimet neto janë përdorur konvertimet e kryera nga zyrat e këmbimit valutor. Këto janë
institucionet që shfrytëzohen kryesisht nga individët, përveç tregut informal, për të kryer këmbimet e valutës. Për më
tepër, konvertimet e kryera nëpërmjet llogarive rrjedhëse të firmave janë të përfshira tek depozitat në valutë, të cilat
përfshihen në indeksin e aktiveve.
•Transfertat neto, jane te gjitha llojet te transfertave te kryera nga vendet te tjera drejt vendit tone, nepermjet
Institucioneve Bankare ne vend, dhe Zyrave te tjera te transferimit te valutes, te licensuara simbas ligjeve te vendit.
•Ndryshorja për doganat nënkupton hyrjet ose daljet që nuk kalojnë nëpërmjet sistemit bankar por kesh nëpërmjet
pikave doganore, të cilat supozohen të jenë të larta. Ky lloj informacioni nuk ekziston për momentin, por mund të
shtohet në përllogaritje në rast se ai përftohet nëpërmjet vrojtimeve apo drejtorisë së doganave.
Ne skemen e meposhteme mund te paraqesim hyrjen e P.H.Q. ne ekonomine e vendit tone, simbas figures ne vijim.
Siç shihet në skemën e mesiperme, paraja e huaj
ka disa burime hyrje dhe dalje në ekonomi.Burimet
kryesore të hyrjes së parasë së huaj janë pagesat
për exportet, transfertat e shqiptarëve nga jashtë
vendit, kalimet kesh nëpërmjet pikave doganore
dhe kreditë e dhëna në valutë. Gjithashtu si hyrje
e valutës jane dhe konvertimet nga Lek në valutë.
Pagesat për exportet neto (exporte - importe)
kryhen në dy mënyra: nëpërmjet llogarive bankare
ose kalojnë kesh nëpërmjet pikave doganore.
Kreditë e dhëna në monedhë të huaj janë një element
tjetër që shtojnë paranë e huaj në qarkullim.
Ato kryesisht kërkohen prej individëve sepse atyre i nevojiten për tu përdorur në atë monedhë, në të kundërt kredia do të
ishte marrë në monedhë vendase. Megjithatë kreditë në valutë jepen nga akumulimet e depozitave në valutë nga
bankat e nivelit të dytë. Duke qënë se ne i përfshijmë depozitat në valutë në llogaritje atëherë përdorimi i kredive në
valutë do të përbënte një përdorim të dyfishtë të të njëjtave të dhënave.
Te gjitha keto me lart, cojne ne zevendesimin gradual te monedhes Lek me ate Euro, pasi rritet perdorimi i
Euros ne vend.
V.2. c. Metoda simbas diferences se Interesit te Ponderuar te depozitave.
Simbas kesaj metode llogaritet ne vazhdimesi ;
1. Norma reale e Interesit te depozitave ne monedhen Lek.
2. Norma reale e Interesit te depozitave ne valuten Euro.
3. Behet krahasimi i rezultateve te ketyre dy treguesve.
Rasti i studimit eshte ne vijim. Fig, ne anen e djathte .
Në grafikun vërejmë se diferenca midis normës reale të
depozitave në lek dhe atyre në Euro është pothuajse
gjithmonë pozitive, që tregon përfitimin më të lartë të
depozitave në lekë. Si rrjedhim, supozojmë që valuta e
huaj që hyn në vend nëpërmjet transfertave përdoret për të kryer transaksione ose depozitohet në lek, por nuk
depozitohet në valutë. Për të eleminuar atë pjesë të transfertave që konsumohet ose depozitohet në lek i zbresim
hyrjeve në valutë transaksionet e blerjes së valutës nga zyrat e këmbimit valutor.
Simbas rezultatit te mesiperm, kuptohet se Euro ka nje vend te rendeshishem ne perdorimin e saj, dhe se po
konkuron ne vazhdimesi me trend rritje zevendesimin e monedhes vendase Lek.
V.3. REZULTATET E METODOLOGJISE SE PERDORUR.(Rasti Shqiperia, simbas F.M.N-se).
Në V.3. REZULTATET E METODOLOGJISE SE PERDORUR.
Në këtë seksion paraqesim rezultatet e përftuara nga aplikimi i metologjisë së ndërtuar dhe i krahasojmë ato me
rezultatet e marra kur përdoret metodologjia e FMN-së.
Ne vijim paraqesim dhe ecurinë e zëvendësimit të aktiveve dhe të parasë, të cilat mund të na ndihmojnë në
shpjegimin e ecurisë së zëvedësimit të monedhës.
V.3. 1. Indeksi i zëvendësimit të monedhës .
Per kete llogaritet Y, (% e ndryshimit te
monedhes) simbas koeficenteve bankare te
ndryshueshem te periudhes qe studiohet. R-
eshte koeficent bankar per periudhen ku
llogaritet ndryshimi.Simbas kesaj metode,
arrihet ne rezultatin e zevendesimit te Lek me
Euro, si ne figuren e paraqitur ne anen e majte.
Formula, mbi te cilen eshte ndertuar grafiku ne
shqyrtim
Nga këto vëzhgime mund të arrijmë në përfundimin se një nga faktorët që kanë çuar në rritjen e zëvendësimit
të monedhës jane :
•Krijimi i shprehisë së përdorimit të monedhave të huaja dhe mungesën e dëshirës dhe predispozicionit të individëve
për të kryer transaksionet e këmbimit dhe fillimin e përdorimit të monedhës vendase.
• Një faktor tjetër mund të jetë dhe kanalizimi drejt përdorimit të sistemit financiar dhe lëvizjes në drejtim të ekonomisë
formale (depozitave), që çon në shtimin e depozitave në valutë.
•Faktor tjeter mund te jete, perceptimi qe kane qytetaret per rrugen drejt B.E-se, dhe sigurine qe jep per ta monedha
Euro.
V.3. 2. Zëvendësimi i aktiveve. Grafiku – .
Zëvendësimi i aktiveve është një nga elementët përbërës të
zëvendësimit të monedhës dhe pjesa që i përafrohet zëven-
dësimit të monedhës sipas mënyrës të matur nga FMN-ja.
Rezultatet e marra nga përllogaritjet e nivelit të zëve
-ndësimit të monedhës sipas metodës së FMN-së, raporti i
depozitave të huaja me M3, janë paraqitur në grafikun 3. V
ërehet një luhatje e nivelit të zëvendës-
imit të monedhës rreth mesatares 20%.
Grafiku shpreh raportin = Depozita te huaja/
Paraja e gjere (ose M3)
V.3. 3. Zëvendësimi i parasë (kesh)
Per te arritur ne rezultatin e grafikut 4, ne te majte,
per kete behen llogaritje duke matur fizikisht
nepermjet te dhenave bankare, se sa para kesh jane
zevendesuar nga monedha Lek me ate Euro.
Ky vrojtim
merret duke grumbulluar te dhenat per vitet, dhe
pasqyrohen ne tabelen si me larte.
V.4. Menyra indirekte të matjes së PHQ.
Perdoren dy menyre indirekte te matjes se P.H.Q.
1.Metoda e pare është zëvendësimi dhe zhvendosja e strukturës së prerjes së monedhave në qarkullim.
2.Metoda e dytë është përdorimi i rezultateve të vrojtimit të fundit të konsumatorit të ndërmarrë nga Departamenti
i Kërkimeve.
Në të dyja rastet marrim përfundime të ngjashme me ato të përftuara me anë të metodologjisë direkte.
V.4. 1. Zhvendosja e prerjeve të kartmonedhës
Kjo mënyrë indirekte është bazuar në supozimin që sa më i madh të jetë qarkullimi i parasë së huaj, aq më pak do
të përdoren prerjet e mëdha të monedhës vendase. Në rastet kur zëvendësimi i parasë është i lartë, atëherë prerjet e
kartmonedhave në qarkullim janë të zhvendosura drejt prerjeve më të vogla Tabela 1.
V.4. 2. Struktura e prerjeve për disa vende të përzgjedhura
Vrojtimi i tregut
Rezultatet e marra nga vrojtimi i kryer me konsumatorët
paraqiten në grafikët 5.6. te mëposhtëm.
Konsumi i perditshem ne Lek.(Grafik 5).
++ Blerjet afatshkurtra, të cilat zënë 95% të konsumit të
individëve, kryhen kryesisht në monedhë vendase Lek dhe
qe jane per Konsum te perditshem.
++ Blerjet afatshkurtera ne valuten euro jane ne masen
3.2 %, qe jane ne nje ze relativisht te vogel.
•Konsumi afatgjate ne Euro.Grafik 6.
++ Vetëm 73.10% e të anketuarve kryen më shumë se
10% të shpenzimeve afatshkurtra në monedhë të huaj.
Raporti ndryshon kur bëhet fjalë për shpenzimet afatgjata, ku
27.90% e të anketuarve kryen më shumë se 30% të tyre në mo-
nedhë të huaj. Këto shifra dëshmojnë për një përhapje të gjerë
të valutës në ekonomi për shpenzime afatgjata dhe afatshkurtra
V.5. PЁRFUNDIME PЁR BIZNESET
Ne tabelen e meposhteme jane te dhenat per Mbajtjen e valutes Euro te shprehur ne % ndaj totalit te zerave per disa sektore ekonomik.
Studimi është kryer mbi zëvendësimin e monedhës por edhe mbi
zëvendësimin e aktiveve.Rezultatet e tabelës tregojnë që monedha e huaj
që ështënëpërdorim të bizneseve është shumë më e madhe si sasi , se sasia
ne perdorim të publikut si për likuidet dhe për aktivet.Kthimet nga valutat
janë të larta , rreth 65% te kthimeve totale ,dhe janë rreth 50% më të larta
në secilin nga sektoret e studiuar.Kjo duket si pak befasuese duke ditur më
parë që konsumatorët paguajnë më tepër me LEK.Një shpjegim mund të
jetë se outputi I këtyre bizneseve përbën një sasi shumë të vogel për
shportën e konsumit të tyre.
Si përfundim pjesa më e madhe e bizneseve do të preferonin EURON te cilet perbejne rreth 62%.
V.6. Euro ndaj P.B.B.-se.
Ne vendin tone ka shuma te medha te valutes euro te llogaritur nga bankat te niveleve te ndryshme ne vend. Nje tregues i
mases se kesaj valute Euro eshte llogaritja e Euros ndaj P.B.B. Tabela me posht e paraqet ne % Euro ndaj P.B.B. ne vend.
V.7. Hipotezat te zevendesimit te Lek me Euro.
Keto lloj Hipotezash qe japin te dhena per analizen e zevendesimit te monedhes se nje vendi me ate te
perbashket, jane grumbulluar nga informacioni i marre ne rrjetin social www.google.com. Study economics lectures.
(Nga studiues te ndryshem)., duke bere llogaritjet me Raporte vjetore te Institucioneve financiare ne vend dhe jashte
tij.
Mbi bazen e ketyre Hipotezave edhe autore te ndryshem ne vend llogarisin masen e zevendesimit te Lek me Euro ne
vendin tone. Kjo edhe nga informacioni i marre nga Banka Qendore dhe INSTAT, ne vend.
Rasti i Shqipërisë është analizuar në disa nga studimet e mëparshme, dhe rezultatet e arritura tregojnë që zëvendësimi i
monedhës nuk është shumë i lartë por ka trend rrites.
 Do të analizoj disa nga faktorët që kanë ndikuar në zëvendësimin e monedhës vendase në Shqipëri, keta faktore
analizohen ne formen e Hipotezave .
Si për shembull hipotezat e :
1. Hipoteza Reinhart.
2. Hipoteza histeresis .
3. Hipoteza e diversifikimi I portofolit.
4. Hipoteza e kredibiliteti I sistemit banker.
5. Hipoteza e hapja e tregut
6. Hipoteza transfertat etj.
Le te japim disa shpjegime per t’o.
V.7. 1. Hipoteza Reinhart. http://www.hks.harvard.edu/news-events/news/press-releases/carmen-reinhart-announcement.
( Professor of the International Financial System at Harvard Kennedy School).
.Simbas tij- Fenomeni i përdorjes së një monedhe të huaj për të mbuluar një ose të gjitha funksionet e monedhës vendase (mjet
pagese, njësi matëse dhe ruajtës vlere) është quajtur Euronizim.
Ekonomisti me fame boterore Reinhart , e klasifikojnë zëvendësimin e mo-
nedhës së një vendi nëpërmjet ndryshoreve makroekonomike si;
Depozita të huaja/M3 (që përdoret dhe nga FMN-ja).
1. Borxh i jashtëm/PKB (Prodhimin Kombëtar Bruto.
2. Dhe borxh në valutë/borxh total.
Dy raportet që përfshijnë borxhet shërbejnë për të përllogaritur zëvendë-
simin e monedhës në huadhënie. Duke u bazuar në kombinimin e këtyre
raporteve ato ndërtojnë katër grupe (shihni tabelën 1), sipas të cilëve kate-
gorizojnë madhësinë e zëvendësimit të monedhës në vendet e ndryshme,
V.7. 2. Hipoteza :Histeresis. Fig 1.2.3.4.
Efekt I histeresis quhet vazhdimesia e një gjendje të mëpareshme.
Kjo ka si shpjegim faktin që pasi njerëzit i janë përshtatur instabilitetit makroekonomik duke iu drejtuar monedhës
së huaj duke ulur kërkesën për monedhën vendase ata vazhdojnë ta bejnë këtë për një kohë të gjatë ndonëse faktorët
kryesorë makroekonomike përmirësohen
.Në katër grafiket në vazhdim tregohet një përmirësim i faktorevë makroekonomike pas vitit kur ka hyre euro ne
qarkullim viti 2002.
Inflacioni është një tregues I
ndryshimi të nivelit të përgj-
ithshëm të çmimeve në një
ekonomi.
Inflacioni matet si ndrysh-
imi i Indeksit të çmimeve
të konsumit (IÇK), I cili
mat ndryshimin e çmimit
të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. (Deflacioni
eshte Inflacion negative - ).
Ne figuren 2, eshte e paraqitur situate per periudhen 2002-2012, ne te cilen jepet raporti midis rritjes reale te P.B.B-se
ne vendin tone. Per menyren e llogaritjes se P.B.B- se. (shpjeguar lart)
PBB = PP + TBO + ABP + T – S
Pagat e punonjësve (PP),
Teprica Bruto Operative (TBO),
Të ardhurat bruto të përziera (ABP),
(T)Taksat indirekte - (S) subvencionet.
Ne figuren 3 kemi llogarite rrjedhese qe jane ne bankat ne vendin tone, dhe qe jane pasqyruar ne raport me P.B.B-ne
per periudhen ne studim 2002-2012.
Dy fjale per Deficitin Buxhetor.
Buxheti eshte pasqyre sistematike financiare e te hyrave
dhe te dalave te shetit per nje periudhe te caktuar,
perkatesisht per nje vit buxhetor. (01 Prill-31 Mars te c’do
viti). Buxheti eshte institucion financiar themelor i qdo
shteti me te cilin me plan parashikohen te dalat dhe te
hyrat publike.
Politika ekspansive buxhetore me te cilen deshirohet eliminimi i depresionit dhe papunesise zakonisht
zbatohet duke zvogluar tatimet dhe me rritjen e te dalave publike. Kjo politike sjell patjeter rritjen e te
dalave buxhetore ne krahasim me te hyrat buxhetore, me kete rast shkaktohet krijimi i deficitit buxhetor.
Megjithëse zëvendësimi i monedhës ka qenë I vazhdueshëm mund të themi se vitet e fundit ka qenë madje
më I lartë se gjatë viteve të para të tranzicionit.Zëvendësimi I monedhës në sektorin e sipërmarrjes ka qenë
më I ndikuar nga tranzicioni.Në rastin e sipërmarrjeve publike ai ka pesuar rënie, arsye sigurisht duhet të
jetë mbyllja e tyre ose rikontruksioni dhe privatizimi.Për sipërmarrësit privatë mund të themi se pas një
rritje gjatë viteve të para, simetrike me rënien në sektorin e sipërmarrjes publike,ka treguar një stabilitet të
lartë.
V.7.3. Hipoteza : Diversifikimi I portofolit.
Arsyet që ndikojnë në diversifikimin e portofolit mund të sjellin shpejgime edhe për nivelin e zëvendesimit të monedhes.Në
këtë kuptim instrumenta financiare ose niveli I depozitave në monedhe të huaj ose vendase mund të shpjegojnë se si niveli I
depozitave dhe I parasë kesh përdoret për diversifikimin e portofolit ose të reduktimit të riskut.Ky motiv mund të bëhet
edhemë I rëndësishëm në ekonomitë në zhvillim ku tregjet financiare janë ende në rritje dhe jo fluid.
Grafiku 5. tregon depozitat në monedhë të huaj nga
2001 e në vazhdim.Masa e zëvendësimit të monedes
ka qenë shume e stabilizuar.Me nje kthim real vazh-
simisht negative për depozitat në USD duke bërë
përjashtim për periudhën e fundit të dhjetorit të
vitit 2003 ku pati një rritje të kthimit real negati-
ve edhe për depozitat në euro
Kthimet.
Kthimi eshte e ardhura e perfituar nga
depozitimi I shumave prane bankave simbas
kurseve te interesit te bankave, qe mund te jene
ne Lek apo ne nje nga llojet te valutave.
Ne vazhdimesi kemi trend rritje sepse jane rritur depozitat ne Euro, deri ne periudhen e krizes globale dhe Europiane 2007 e ne
vazhdim. Ne lidhje me FX, qe jane te depozita vendase ndaj totalit te depozitave, konstatojme se ato kane trend luhatjeje
simbas viteve.
V.7.4. Hipoteza : Kredibiliteti i stemit bankar. Grafiku 6.
Sipas këtij argumenti rritja e zëvendësimit të
monedhës e matur me masën e depozitave
duhet të reflektoje zhvendosjen nga mbajtësit e
monedhës se huaj në kesh tek mbajtësit e
depozitave dhe kjo mund të shikohet si një
indikator I rritjes së besimit në sistemin
bankar .
Grafiku 6. tregon një stabilitetit relative të rritjes se
depozitave ne euro qe eshte treguesi DX_dep/ M3, ku
M3 eshte treguesi per parane e gjere. Kjo përkon me
përmirësimin e perceptimit dhe perqafimit te shtetasve
shqiptare me valuten euro. Ky trend i qendrueshem ka
lidhje edhe me sigurine e sistemit bankar.
Megjithese mund të themi që ka patur një rritje të besueshmerisë ndaj bankave kjo hipotezëdo të funksiononte
V.7.5. Hipoteza : Hapja e tregut.
Simbas kesaj hipoteze kemi ;
 Me rritjen e vëllimit të tregëtuar rriten nevojat për monedhë te huaj
kesh ose në depozita të cekueshme për të perballuar pagesat e nevojshme.
Kështu që zëvendësimi I monedhës mund te shikohet pjesërisht si rrje-
dhojë e liberalizimit të tregut dhe integrimit ndërkombëtar.
Mbajtësit publikë të depozitave në monedhë të huaj dhe mbajtësit e
këtyre depozitave nga sipërmarresit pra nga sektori privat në raport me
totalin e depozitave përdoret si një tregues i matjes të fenomenit të zë-
vendësimit të monedhës.
Simbas kësaj hipoteze ne duhet të presim të njëjtën tendencë me rritjen
e hapjes së tregut dhe rritjen e zëvendësimit të monedhës.
Grafiku 7 ; Hapja e tregut .I.Z.M, është rritur që prej 2002 duke arritur disa masa të stabilizuara prej rreth 60%.I.Z.M, për sektorin e
ndërrmarjeve publike ka rënë në mënyrë të mprehte gjatë krizes globale dhe te Eurozones, por edhe te problemeve te brendeshme deri në vitin
2010 e ne vazhdim.I.Z.M, për sektorin e sipermarrjes private duke filluar që prej 2002 ka qenë stable me rreth 6.5%.Gjithsesi në kendeveshtrimin e
ekonomise infomale dhe pagesat e saj në kesh është shumë e lehte te kuptosh nënvleresimin që I bëhet rolit të hapjes së tregut në zëvendësimin
e monedhës .
V.7.6. Hipoteza :Transfertat
Ne I konsiderojmë transfertat private si burimin më të rëndësishëm të mbajtjes së depozitave në monedhe të huaj nga vendasit.
Simbas kesaj hipoteze ne duhet të presim një lidhje negative mes Z.M, dhe financimeve të importeve nga transfertat private.
Grafiku 8a,b na paraqet njЁ vЁshtrim të hollesishem se si ky komponent ndikon mbi zëvendësimin e monedhes.
Ne dallojmЁ një tendence simetrike të zëvendësimit të monedhes dhe të importeve financiare(transfertat).
Nga sa me lart duket se pozicionimi i valutes Euro ne raport me Lek , eshte i kenaqeshem. Nga studimi i rezultateve te grafiqeve te
mesiperme, arrijme ne konkluzionin se trendi eshte ne rritjen e sasise se Lek qe zevendesohet me valuten Euro.
V.8. EUROIZIMI I PJESSHËM JOZYRTAR
Zevendesimi i Lek me Euro.
Zëvendësimi total dhe zyrtar i monedhës nuk duhet të ngatërroh-
0et me zëvendësimin e pjesshëm dhe jozyrtar të monedhës.
Euronizimi jozyrtar, si në Shqipëri, është si një përparësi ashtu dhe një pengesë kur merret parasysh përshtatja zyrtare e një
regjimi super të pandryshueshëm: kalimi ndihmohet nga sasia relativisht e madhe e valutave të huaja në qarkullim, por për
shkak të qarkullimit si të dollarit amerikan ashtu dhe të Lekut,duhet bërë një largim i ekonomisë nga monedha vendase Lek,
që nuk do të përdoret më, pas anetaresimit ne B.E. Në këtë gjendje që janë gjërat tani, një kalim I mundshëm i Shqipërisë në
një kurs super të pandryshueshëm mund të merrte vetëm formën e një bord monedhë të lidhur me shportën e euros, gjë që
do të sillte përfitimet e një regjimi të perdorimit jozyrtar te Euros ne vend te Lekut.
V.8. 1. Avantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro.
(i). Siguri më të madhe të kursit të këmbimit. (“Nuk mund të zhvlerësohet me lehtësi një valutë që nuk ekziston apo një
valutë, kursi i këmbimit të së cilës është i vendosur me ligj.” )
(ii). Kredibilitet më i madh i politikës qeveritare.
(iii). Kosto më të ulta transaksionesh.
(iv) .Normat më të ulta të interesave.
(v). Stabilitet më të madh makroekonomik.
(vi). Tregti më e madhe dhe investime të huaja direkte më të mëdha.
Në një ekonomi që është tashmë gjerësisht e euroizuar, lëvizja drejt zëvendësimit total dhe zyrtar të
monedhës, do të eliminonte komplikacionet e komponentëve të dyanshëm në ofertën monetare, duke
vendosur qëllime të ndërmjetme të politikës monetare, dhe IHD ne vendin tone.
V.8. 2. Disavantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro.
(i). Eurorizimi I njëaneshëm si një alternativë e regjimit të kursit të fiksuar të këmbimit.
(ii). Destabiliteti makroekonomikë,vecanerisht norma e lartë e inflacionit dhe pasigurisë të kursit të këmbimit
në fazën e parë të procesit të tranzicionit.
(iii). Trafiqet ilegale dhe evasion fiskal .
(iv). Të ardhurat nga emigracioni.
(v). Arsyet kryesore që bankat e nivelit të dytë preferojnë të japin hua në valutë të huaj janë ;
1. Huadhënia në valute të huaj për këto Banka është një mjet mbrojtës ndaj inflacionit.
2. Duke qenë se huaja jepet në terma nominalë një rritje e inflacionit të brendshëm e
ardhur si pasojë e një politike të lirë monetare e ndjekur nga faktorë të tjerë do të zvogëlonte të ardhurat në
terma reale për keto banka .
(vi). Paqëndrueshmria e kursit të këmbimit përbën gjithashtu një faktorë që nxit
huadhënien në valutë të huaj.
(vii). Norma e interesit për depozitat në lek karakterizohet nga një normë më e lartë e
interesit në krahasim me depozitat në valutë sepse risku I kursit ë këmbimit konsiderohet I madh
(viii). Shumica e kredisë së huaj në të cilën mbështetet vendi është në valutë të huaj .
(ix). Banka Qëndrorë nuk do të mund të luaj me rolin e huadhënses të fundit në ekonomi gjë që do të ketë
pasoja të rënda në rast të krizave financiare.
V.8. 2. KOSTOT E EUROIZIMIT
Euroizimi i njëanshëm do të kishte dhe kostot e tij:
(i). Para së gjithash, humbja e “seigniorage” – ( Histori; Eshte vendosur nga e drejta e nje sundimtarit te lashte të një shteti "seigneur"-
prej nga vjen dhe fjala "seigniorage" qe nxirrte monedhat në qarkullim të ardhurat e fituara nga përdorimi i monedhës së brendshme,
zakonisht përcaktohet si vlera e vërtetë e ndryshimit në paratë bazë).
Kostoja e prodhimit të monedhave eshte më e vogël se vlera nominale e stampuar dhe diferenca quhej "seigniorage".
Për këtë arsye, një nga çështjet e debatueshme në literaturën mbi zëvendësimin monetar është dhe efekti që shkaktohet nga humbja e
seigniorage. Kjo mase llogaritet.
Llogaritja ;
-S = seigniorage.
-MB = baza monetare (shuma e parasë në qarkullim dhe e
rezervave të sistemit bankar pranë bankës qendrore.
- RE = rezervat e sistemit bankar pranë bankës qendrore.
- P = niveli i çmimeve;
i = norma e interesit të tregut.
Ii = norma e interesit që paguan banka qendrore për rezervat
e sistemit bankar.
 Për të treguar lidhjen midis kostos oportune të
seigniorage,po bëjmë një paraqitje skematike (të thjeshtuar) të bilancit të konsoliduar të një banke qendrore: (Me lart)
Shembull :
Po të supozonim që vendi mban vetëm asete të denominuara në monedhë të brendshme (pra, që asetet e huaja neto janë zero) dhe
kapitali I bankës është zero, në anën e pasivit mbetet vetëm baza monetare, për të cilat banka qendrore paguan interes vetëm për një
pjesë të saj: remunerimin e rezervave (ii*RE). Në anën e aktivit mbeten vetëm asetet e brendshme neto që janë të barabarta me bazën
monetare (ND = MB) dhe që i sigurojnë bankës qendrore një fitim në varësi të normës së interesit të tregut: i*MB.
Fitimi i bankës qendrore që do t'i transferohej buxhetit të shtetit në këtë rast do të ishte: i*MB - ii*RE - C (ku C: shpenzimet e
veprimtarisë së bankës). Si normë interesi të tregut mund te perdorim edhe yield-in e bonove të thesarit (tremujore).
Duke shumëzuar normën e interesit me bazën monetare mesatare vjetore, marrim një vlerësim të seigniorage
(ii). Rezervat fillestare.
(iii). Humbja e rolit të huadhënësit të fundit.
(v). Monedha në të cilën është dhënë borxhi i jashtëm.
(vi). Praktikat e faturimit.
(vii). Impakti inflacionist i rivlerësimit të vërtetë.
Per sa me lart duket se perfitimet nga pedorimi i Euros ne vend te Lek, eshte me interes per
ekonomine ne vendin tone, dhe efektet ne ekonomi do te jene positive per qytetaret te vendit
tone.
V.8. 3. KONVERGJENCA DREJT FUSHËS OPTIMALE TË MONEDHËS EURO.
Konvergjenca mund të kuptohet jo vetëm për parametrat monetarë dhe fiskalë, por gjithashtu, edhe për
parametrat realë dhe institucionalë.
(i). Konvergjencat monetare dhe fiskale.
1. Në Shqipëri, pjesa që zë borxhi qeveritar ndaj PBB-së është rreth 70 për qind më e lartë se mesatarja prej 50
për qind e ekonomive në tranzicion, por më e ulët se mesatarja e Zonës së Euros, rreth 73 për qind në vitin 2012.
2. Të ardhurat publike janë akoma realisht të ulta, në 22.4 për qind të PBB-së (me shpenzime rreth 31.4 për qind
) dhe duhet të rriten në Shqipëri, që t’i afrohen niveleve të Bashkimit Europian.
3. Inflacioni shqiptar është brenda objektivave të Maastricht12, ndërsa normat e interesit nuk janë në përputhje
me këta objektiva.
4. Progrese të mëtejshme, për t’iu përafruar objektivit të inflacionit të Maastricht-it, mund të jenë të
kushtueshme.
5. Shqipëria është në një pozicion të përzier. Ristrukturimi bankar ka filluar, dhe gjithashtu, ka ndikuar në
rritjen e borxhit publik nga 63 për qind në 69 për qind të PBB-së.
6. Tregjet financiare në Shqipëri janë shumë të pazhvilluara, me një treg sekondar inekzistent të letrave m
vlerë të qeverisë, me një pjesëmarrje të madhe të bankave në tregun primar si dhe me një bursë që akoma është
në hapat e saj të parë.
(ii). Konvergjenca reale, mund të identifikohet lehtësisht si një konvergjencë e të ardhurave reale për frymë – një
proces i “caching up” (avancimi drejt) i cili tashmë është quajtur “ konvergjencat reale”,
1. Produktivitetit të punës
2. Nivelit të pagave; të normave reale të interesave, normës së papunësisë.
3. Kapacitetit e dobishmërisë.
Studimi aktual. Shqipëria është akoma disa hapa mbrapa, jo vetëm në të ardhurat për frymë, por më
shqetësuese, në konvergjencat strukturore, duke patur një strukturë të të punësuarve në industri prej 11.5 për qind, në
bujqësi prej 51 për qind, në ndërtim prej 14.8 për qind, në transport prej 3.5 për qind, në shërbime të tjera prej 19.2 për
qind. Me diferenca të qëndrueshme në të ardhurat për frymë, kostoja e politikave të kohezionit (nëpërmjet fondeve
strukturore dhe transfertave të tjera) është e detyruar të jetë e lartë dhe nuk është e qartë nëse mund të mbahet brenda
limiteve aktuale të Bashkimit Europian, 4 për qind të PBB-së të vendit përfitues.
(iii) . Konvergjencat institucionale, gjithashtu, kanë bërë përparime të shpejta, së paku për vendet që ndodhen në rradhët e
para për pranim, duke gjykuar nga vlerësimet e BERZH-it, për arritjet sistematike në tranzicion. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar .
1. Forcim Institucionesh.
2. Reforme Institucionesh te perafrohen me vende te B.E-se, etj.
V.8. 4. POLITIKAT DREJT EUROIZIMIT TË NJËANSHËM
Euroizimi në një këndvështrim të ngushtë, i kuptuar si zëvendësimi i monedhës.
a) Se pari ;“Çdo adoptim i njëanshëm i monedhës së vetme në kuptimin e “euroizimit”, do të jetë në
kundërshtim me nënvizimet e arsyeve ekonomike të traktatit të Bashkimit Monetar Europian, i cili
parashikon adoptimin aktual të euros, si një pikë përfundimtare e procesit të strukturuar të
konvergjencës brenda një kuadri pune të shumëllojshme.
b) Së dyti, frika se presioni politik mund të sjellë që Banka Qendrore Europiane të tolerojë, dhe të
marrë parasysh nevojat e veçanta të vendeve.
V.8. 5. KONKLUZIONET
Për Shqipërinë, mund te nxjerrim disa konkluzione positive per zevendesimin e Lekut me Euron.
1. Kostot dhe përfitimet nga euroizimi i njëanshëm janë të lidhura përafërsisht me pritjen më të vogël të përfitimeve
nga një zgjerim i konsiderueshëm i tregtisë dhe me koston e një humbjeje të vogel.
2. Ndoshta, prezantimi aktual I bankënotave dhe i monedhave të euros (që nga 01.01.2002) do të kthejë ekonominë nga
euro që mund të prezantohet në Shqipëri, është bord monedhë i lidhur me një shportë euro/Lek, i cili do të sigurojë të
gjitha përparësitë që priten nga një regjim kursesh fikse, por jo ato të një monedhe të vetme.
3. Euroizimi i njëanshëm në formën e zëvendësimit zyrtar të plotë, për momentin, nuk është në
kompetencat e autoriteteve të Bashkimin Europian dhe BANKA QENDRORE EUROPIANE, por
Shqipëria, si të gjitha vendet e tjera në tranzicion duke përfshirë edhe vendet kandidate për pranim,
duhet të ketë situatë të favorshme për të negociuar pranimin e saj.
4. Sipas BSH-së, shkalla relativisht e lartë e eurorizimit të ekonomisë reflektohet edhe në bilancet e
agjentëve ekonomikë:
1.Një pjesë e konsiderueshme e aktiveve dhe detyrimeve financiare.
2.Si dhe e transaksioneve që ata kryejnë, realizohen në monedhë të huaj.
5. Vërehet një normë veçanërisht e lartë eurorizimi në kahun e aktivit, më e spikatur kjo për individët.
Ndër shkaqet kryesore, iniciatore të eurorizimit, në literaturë përmenden motivet paraprirëse
mbrojtëse ndaj normave të larta të inflacionit apo luhatjeve në ekonomi.
6. Kështu, për rastin e Shqipërisë, përveç faktorëve psikologjikë që veprojnë në vazhdimësi, në krahun
e aktivit të bilancit, eurorizimi favorizohet kryesisht nga hyrjet valutore në formën e remitancave,
investimet e huaja direkte apo linjat e kredisë bankare.
7. Megjithatë, për shkak të normave të larta të interesit në lekë, një pjesë e konsiderueshme e
depozitave të individëve mbahen në monedhë vendase.
8. Në kahun e pasivit, faktorët favorizues të kërkesës së lartë të bizneseve për kredi në valutë janë
normat më të ulëta të referencës për interesat në valutë kundrejt monedhës
vendase dhe burimi i të ardhurave në valutë.
V.8. 6. Rreziku .
Fenomeni "euromania" mbart jo pak rreziqe. Kryesori është ai që
vjen nga kursi i këmbimit. Në këtë periudhë të mbiçmimit të euros
dhe zhvlerësimit të lekut blerja e produkteve në euro apo edhe
marrja e kredisë në këtë monedhë nuk është aspak me leverdi për
qytetarët, të cilët të ardhurat mujore të tyre i kanë në lekë. Kjo
pasi përveç normës së interesit (në rastin e kredisë) ata duhet të
paguajnë edhe koston e transaksionit.
V.8. 7. Debati i hapur: Euro në vend të lekut?
Përballë preferencës së shqiptarëve për të përdorur gjithmonë
e më shumë euron, pyetja që lind natyrshëm është: Sa gati
është ekonomia shqiptare që të zëvendësojë Lekun.
Debati lidhur me këtë çështje mbetet i hapur mes ekspertëve.
Banka e Shqipërisë e ka konsideruar të parakohshme një
proces të tillë zyrtarisht, pavaresisht se eshte fakt.
Por nga ana tjetër, zëvendësimi i lekut me euron nuk është
vetëm një çështje dëshire. Kjo pasi Shqipëria duhet të plotësojë
disa kushte, ku kryesori është mbajtja nën kontroll e deficitit
buxhetor, një tregues ende "i pabindur" për financat publike.
Zhvlerësimi i lekut shqiptar ndaj valutave ka nxitur debatin mes ekspertëve për zëvendësimin
e tij. Kjo edhe për faktin se monedha e përbashkët europiane po përdoret gjithmonë e më
shumë në ekonominë tonë.
(Grafik. Te ardhura te shqiptareve ne vite)
V.8.Aktualite per perdorimin e Euros.
V. 8.a. Nga tregu i lire .
Nga vezhgimet dhe studimet si ato te pershkruara me lart, dhe te tjera, mund te japim disa te dhena te
cilat jane aktuale, per tregun e lire dhe ato jane si me poshte ;
a). Shqiptarët “zëvendësojnë” lekun me euron.Shqiptarët po e përdorin gjithnjë e më shumë
monedhën europiane, euro, edhe pse zyrtarisht kanë paranë e tyre, lekun. Mjafton të vëzhgosh njësitë
tregtare ku ofrohen shërbime dhe mallra të ndryshme në euro dhe kupton se eurorizimi në Shqipëri
është përhapur me shpejtësi në vitet e fundit.
b). Duke nisur nga shkollat dhe kurset private, apartamentet, pajisjet elektronike dhe
shtëpiake, ofertat për pushime jashtë, veshjet, e deri në bar-restorante, që të gjitha ofrohen me euro,
duke zëvendësuar monedhën vendase, lek.
c). Mallrat dhe shërbimet që shiten me euro po përhapen me shpejtësi, saqë nisur nga këto
kushte, leku do të zëvendësohet shumë shpejt i tëri nga euroja.
d). Shqiptaret kane rritur kërkesën e individëve për kredi në valutën euro, sepse janë çmimet e
mallrave të blera të shprehura në monedhë të huaj ne valuten Euro.
e). Ekspertët e lidhin me faktin se produktet që ofrohen me euro janë të importuara, dhe për të
shmangur rrezikun e kursit të këmbimit, tregtarët preferojnë t’i shesin me valutën që i kanë blerë në
vendin e origjinës.
f). Me euro ofrohen tashmë prej kohësh edhe hapësirat e apartamenteve për shitje apo me
qira, pas gati 8 vjet dominim të monedhës amerikane, dollar. Edhe pse ndërtuesit i blejnë lëndët e
para në lek, produktin final, apartamentin ose objektin e shesin me euro.
g). E njëjta gjë ndodh me dyqanet e veshjeve, të cilat në artikujt që shesin kanë të stampuar etiketa me çmime
në euro, dhe ku duhet të bësh konvertime me kurs fiks që të ofron butiku.
h). Këto dhe të tjera shërbime, si kreditë qe jane ne Euro, që konsiderohet një tjetër problem jo pak serioz, i kanë
vendosur shqiptarët në pozita të vështira, por që deri më sot asnjë ent shtetëror nuk ka dhënë shpjegime rreth
përhapjes së fenomenit “Euro”.
l). Shqipëria është një vend i rrethuar nga shtete që përdorin euron, dhe ku tregtia, deri në masën 65 për
qind, kryhet me valutën e Bashkimit Europian.
ll). Si Shqipëria, ashtu dhe vendet fqinje me te si Malit të Zi, Maqedonia dhe Kosova e përdorin euron. Përdorimi
i euros nga këto dy shtete eshte aktualitet.
k). Zhvleftesimi i vazhdueshem i Lek kundrejt Euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qe mbas vitit
2002, monedha jonë u zhvlerësuar në masën 13 për qind kundrejt euros dhe në vitin 2010, zhvlerësimi ishte 11 për
qind. Ky nënçmim vijon ende. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, monedha evropiane ka shënuar një tjetër rekord në tregun
tonë të këmbimit, duke kapur deri nivelin e 142.9 lekëve.
Aktivitete qe perdorin Euron. www Google.com.sherbime me euro ne shqiperi.
-Mbi 50%, sipërmarrjeve aktive veprojnë në rajonin e Tiranës dhe të Durrësit. Shpërndarja e sipërmarrjeve
aktive sipas sektorëve ekonomikë është: tregtia 43.8%, hotelet dhe restorantet 16.1%, transporti dhe
komunikacionet 10.2%, industria 9.8%, ndërtimi 4.3%, bujqësia dhe peshkimi 1.8%, ndërsa shërbimet e tjera
zënë 14.1%. Është për t’u theksuar se sektorët e tregtisë, hoteleve, bareve dhe 628 restoranteve dominohen
nga perdorimi sa me shume i Euros ne vend te Lek në vitet e fundit kjo ndodh veçanërisht gjatë periudhës
së verës, si pasojë e rritjes së turizmit në vend;
-16% të ndërmarrjeve aktive e zënë prodhuesit e të mirave dhe 84% përbëhen nga prodhuesit e shërbimeve;
Foto e punuar
Jane njoftime te bera nepermjet rrjeteve sociale te komunikimit on line, nga bizneset ne
vendin tone per ofrimin e sherbimit te tyre, dhe pagesat ne Euro.Tregues se sa i perhapur
eshte perdorimi i Euros
V. 8.a. Nga tregues Zyrtare (te perdorimit te Euros)
Jo vetem tregu I lire por edhe tregues zyrtare, kane te pershkruar zyrtarisht Euron ne planet, apo
strategjite financiare te tyre.Si me poshte ;
I. Zerat financiare te buxhetit te shtetit e kane te pasqyruar gjeresisht Euron, ne treguesit te
tyre, te analizes per periudhat te shkuara, por edhe ne ato aktuale dhe parashikuese. P.sh.
Ne analizen parashikuese per vitin 2013 per borxhin e jashtem jane bere llogarite per zerin
edhe ne Euro, grafikisht jane si me poshte (http://www.google.alparashikues202013).
I. Zerat financiare te parashikimeve te portofolit te shtetit per nje donator, ku
eshte llogaritur zyrtarisht ne valuten Euro. www.monitor.al).
I. Ne zerat financiare te parashikimeve te rritjes se P.B.B-se ne raport me vende te
tjera te B.E-se. (www.monitor.al).
II. Ne zerat zyrtare te kembimit valuator me monedhen Euro qe esthe monedha qe perdoret
nga 28 vendet anetare te B.E-se. (www.monitor.al).
I. Ne zerat zyrtare te B.E-se per parashikimet per shqiperine.
(www.monitor.al).
Punim. Sfidat te Ekonomise Shqiptare, deri ne Bashkimin Monetar
me finalizimin e zevendesimit te Lek me Euro
V. 9.PERFUNDIME
Euro eshte pashmangesisht monedha definitive qe do te perdoret ne vendin tone.
Ky proces i zevendesimit te Lek me Euro ne vendin tone, do te perfundoj me
Anetaresimit ne Bashkimin Europian te vendit tone.
Te gjitha shpjegimet e bera me lart ne kete teme, percaktojne rolin e sejcilit
element pjesmarres ne ‘Procesin Menaxherial te Zevendesimit te Lek me Euro”. Roli
i sejcilit prej tyre eshte i pranishem, aktual, aktiv, i domosdoshem ne Menaxhimin
e zevendesimit te Lek me Euro.
Zevendesimi i Lek me Euro ne vendin tone, eshte proces ne dinamiken e
perditshme te ekonomise ne vend. Sic do aktivitet qe zhvillohet natyrshem ne
ekonomi, edhe ky shoqerohet me luhatjet te tij, ulje ngritje kjo e ndikuar nga
faktore te pershkruar me lart. E rendesishme qe procesi i zevendesimit te Lek me
Euro eshte ne rritje progresive dhe me tregues gjthnje e me pozitiv.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro, kryhet pa ndonje strukture te vecante,
nuk ka staf njerezor, nuk ka pakete ligjore te miratuar per te, nuk ka kosto
financiare. Ky menaxhim zevendesimi i Lek me Euro, vetudhehiqet dhe
vetzhvillohet ne kushtet e ekonomise se vendit. Ky vetmenaxhim do te perfundoj
me zevendesimin perfundimtar te Lek me Euro, me anetaresimin perfundimtar te
Shqiperise ne B.E.
V. 10. SUGJERIME DHE
REKOMANDIME
 Gjith spektri politik ne vend duhet te gjeje rruget e duhura te
komunikimit politik, per te shmangur konfliktualitetin politik ne vend, dhe
duke zbatuar te gjitha rekomandimet te B.E-se.
Sistemi bankar duhet te sygjeroje ne vazhdimesi politika fiskale dhe
monetare, qe perkrahin, zhvillojne dhe stimulojne ne vazhdimesi
zevendesimin e monedhes Lek me Euro.
Menaxhimi i zevendesimit te monedhes Lek me Euro, me te gjith
indikatoret te tij, te mos te pengohet por si proces te stimulohet me
veprime konkrete, duke mbajtur nen vezhgim te vazhdueshem treguesit
monetar ne vend.
Qeveria Shqiptare me strukturat te performances fiananciare ne
Ministrine e Financave, ne vazhdimesi, te beje analiza, studime te hartoje
Plane Strategjike qe ne kovergjence te tyre kane , qe ne zinxhirin ekonomik,
e financiar te ketij ndryshimi, deri ne perfundim te ketij procesi te pa
kthyshem, kur te zevendesohet plotesisht monedha Lek me Euro.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropianedona krasniqi
 
European central bank
European central bank European central bank
European central bank Lejla Aljel
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne beJasir Z
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1zogaj
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeVilma Hoxha
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Integrimet Evropiane
Integrimet EvropianeIntegrimet Evropiane
Integrimet Evropianeha 15753
 
Krizat ekonomike intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
Krizat ekonomike   intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...Krizat ekonomike   intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
Krizat ekonomike intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...Menaxherat
 
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Kastriot Gashi
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)S Gashi
 
Unioni Evropian
Unioni EvropianUnioni Evropian
Unioni EvropianMenaxherat
 
Integrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarIntegrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarVeton Sopjani
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Kastriot Gashi
 
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantinaKrizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantinaMenaxherat
 

Was ist angesagt? (19)

Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropian
 
Bashkimi Europian
Bashkimi EuropianBashkimi Europian
Bashkimi Europian
 
European central bank
European central bank European central bank
European central bank
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
 
Be
BeBe
Be
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Integrimet Evropiane
Integrimet EvropianeIntegrimet Evropiane
Integrimet Evropiane
 
Krizat ekonomike intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
Krizat ekonomike   intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...Krizat ekonomike   intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
Krizat ekonomike intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
 
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Ekonomi
EkonomiEkonomi
Ekonomi
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
Unioni Evropian
Unioni EvropianUnioni Evropian
Unioni Evropian
 
Integrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarIntegrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminar
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)
 
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantinaKrizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
 

Ähnlich wie Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.

Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBesart Zhuja
 
Integrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane FinaleIntegrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane FinaleMenaxherat
 
Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёssebi044
 
Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europesshar bakalli
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Anita Dogani
 
Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Ramë Hajraj
 
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf   2 MBEvropa ne 12 leksione pdf   2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MBMarjan DODAJ
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Vilma Hoxha
 
Insitucionet financiare dhe fondet kryesore kub gjakove
Insitucionet financiare dhe fondet kryesore   kub gjakoveInsitucionet financiare dhe fondet kryesore   kub gjakove
Insitucionet financiare dhe fondet kryesore kub gjakoveMenaxherat
 
Abc of european_law_sq
Abc of european_law_sqAbc of european_law_sq
Abc of european_law_sqadmir93
 
A do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonaA do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonashabanh
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Kriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagesKriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagestimi0202
 
Inegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeInegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeMenaxherat
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 

Ähnlich wie Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point. (20)

Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dv
 
Integrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane FinaleIntegrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane Finale
 
Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёs
 
Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europes
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
 
Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01
 
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf   2 MBEvropa ne 12 leksione pdf   2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
 
Insitucionet financiare dhe fondet kryesore kub gjakove
Insitucionet financiare dhe fondet kryesore   kub gjakoveInsitucionet financiare dhe fondet kryesore   kub gjakove
Insitucionet financiare dhe fondet kryesore kub gjakove
 
Abc of european_law_sq
Abc of european_law_sqAbc of european_law_sq
Abc of european_law_sq
 
A do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonaA do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zona
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
 
Kriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhagesKriteret e kopenhages
Kriteret e kopenhages
 
Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Inegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeInegrimet Ekononike
Inegrimet Ekononike
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Doganat
DoganatDoganat
Doganat
 

Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.

  • 1.
  • 2.
  • 3. HYRJE Paraja: aset që me konsensus të gjerë është pranuar si mjet shkëmbimi. Ajo shërben si ; (1) njësi llogaritjeje (2) mjet pagese (3) ruajtëse e vlerës. Por kush jane valuta ne qarkullim ne vendin tone dhe ne vendet te B.E-se. Leku –Eshte monedha ne qarkullim ne vendin tone. Euro– emri i monedhës së vetme evropiane. Euro hyn ne vendin tone ne keto forma: 1.Nepermjet Institucioneve Financiare dhe Bankare Europiane. 2. Nepermjet Rolit te Bankave ne ekonomine e vendit tone. 3. Nepermjet investimeve te Huaja Direkte ne vendin tone (I.H.D). 4. Nepermjet Remitancave. 5. Nepermjet tregetise se kryer nga bizneset ne vendin tone me ato te B.E-se, dhe vendeve te tjera. 5. Nepermjet Industrise se Turizmit.
  • 4. Punim. Skeme e zevendesimit te Lek me Euro
  • 5. Parathenie: Procesi i zhvillimit te vendit, dhe synimi i anetaresimit ne Bashkimin Europian, është jo thjesht një ambicje per këdo,por edhe një detyrim për të gjithë faktorët dhe institucjonet e vëndit,ku padyshim bankat kanë një misjon te rëndësishëm. Anetaresimi i vendit tone ne B.E, eshte jo vetem proces i pakthyeshem, por midis te tjerash, shoqerohet me faktin e pashmangshem te zevendesimit te monedhes sone Lek me monedhen e B.E, Euro. I shtyrë nga kjo ambicje dhe ndienja e detyrimit vendosa te trajtoj kete teme per te cilen dua te falenderoj profesoren drejtuese Prof.As.Dokt. Mirela CINI, per te gjith ndihmën që më ka dhënë , per plotesimin e mungesave qe une kam pasur ne lidhje me trajtimin e kesaj teme.
  • 6. Kapitujt e Temes. Kapitulli i l-re : Europa, bashkimi Ekonomik dhe Monetar.Eurosistemi. Kapitulli ll-te : Institucionet Financiare Europiane, qe operojne me investimet ne Euro ne vendin tone. Kapitulli lll-te : Institucionet Financiare Bankare ne vendin tone, roli i tyre ne ekonomine e vendit, dhe operacionet financiare te tyre me monedhat Lek dhe Euro. Kapitulli lV-te : Investimet te Huaja Direkte ne Euro, dhe Remitancat ne Euro. Kapitulli V-te : Euronizimi Zevendesimi gradual i Lek me Euro.
  • 7. Kapitulli i l-re : •Europa. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar. Eurosistemi.
  • 8. I.2. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar. Ideja e bashkimit ekonomik dhe monetar në Evropë lindi 1952 themeluan Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (KEQÇ) , të përbërë nga gjashtë vende:Belgjika, Franca,Gjermania,Holanda, Italia dhe Luksemburgu. Në 1958 gjashtë vendet e mësipërme themeluan Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE)  Gjatë viteve ’50 e më tej u ndërmorën të tjerë hapa drejt integrimit evropian, dhe formuan Komunitetin Evropian për Energjinë Atomike (EURATOM), dhe u vazhdua me krijimin të Komuniteteve Evropiane (KE).  Ne vijim vazhdon me miratimin e Traktatit të Mastrihtit në vitin 1993. Në vitin 1973, u anëtarësuan Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, të ndjekura nga Greqia tetë vjet më vonë. Portugalia dhe Spanja u bënë anëtarë në vitin 1986,ndërsaAustria,Finlanda dhe Suedia në 1995. Zgjerimi vazhdoi edhe më tej, kur më 1 maj 2004 u anëtarësuan Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania,Malta, Polonia, Qipro, Republika e Çekisë, Sllovakia dhe Sllovenia. Ndërkohë,Bullgaria dhe Rumania, anëtarët më të rinj të BE-së aderuan më 1 janar 2007. Kriteret te anetaresimit ne B.E-ne. o Kriteret e Kopenhagenit . (i) institucione të qëndrueshme të cilat të garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve . (ii) një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionet konkurruese, në mënyrë që të mund të përmbushin detyrimet e anëtarësimit, përfshir këtu edhe objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.
  • 9. I.2.a. Faza drejt BEM-it. 1.Tregu i Përbashkët Evropian (1990-1993). 2. Instituti Monetar Evropian (1994-1998). 3. BQE dhe euro.( 1999). I.2.b. KRITERET E KONVERGJENCËS Traktatin e Mastrihtit, i cili përcakton se një vend qe aderon per ne B.-E, duhet të ketë: • nivel të lartë të stabilitetit të çmimeve ; • financa publike të shëndosha; • kurs këmbimi të qendrueshëm; • norma interesi afatgjata të ulëta dhe të qendrueshme.. I.2.c. KARAKTERI STIKAT KRYESORE TË EUROZONËS •Me një popullsi prej mbi 600 milionë në 2012. • Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) të shprehur sipas paritetit të fuqisë blerëse , në vitin 2012 Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësonin ekonominë më të madhe në botë me 20.5% të PBB-së botërore, të ndjekura nga Eurozona me 15.2% dhe Japonia me 6.0%.Nëse vendet e zonës euro do të llogariteshin më vete, pjesa e secilit do të ishte shumë e vogël, ku ekonomia më e madhe përbënte vetëm 3.9% të PBB-së botërore në 2012. I.2.e. PËRPARËSITË E EUROS Bashkimin Ekonomik dhe Monetar (BEM) me futjen e euros 1 Janar 2002. •Një treg tërësisht i përbashkët për mallrat dhe shërbimet.Rreziqet nga kursi i këmbimit dhe kostot e transaksioneve u eliminuan. Integrimi i tregjeve financiare, etj. •Tregu monetar ndërbankar i Eurozonës ( tregu i obligacioneve dhe tregu i aksioneve) është tërësisht i integruar.
  • 10. I.3.Eurosistemi (burimi ; http://eeas.europa.eu/delegations/the_former). I.3.a. Perberja : Përfshin BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, që kanë adoptuar euron (sot 28 vende). Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU). Banka Evropiane e investimeve. Fondi Evropian për investime Fondacione te tjera Financiare investuese me Euro, etj. Pjesmarrja ; Vendet anetare te B.E-se.
  • 11. F u n k s I o n I m i ; •Politik : Skema e thjeshte e funksionimit politik te Eurosistemit. •Financiar : Skema e thjeshte dhe menyra e funksionimit te Eurosistemit.
  • 12. I.3.b. DETYRAT E EUROSISTEMIT 1.Së pari, zbaton politikën monetare të miratuar nga Këshilli Drejtues i BQE-së 2.3.Detyra e dytë dhe e tretë e Eurosistemit është kryerja e operacioneve të këmbimit valutor dhe mbajtja e administrimi i rezervave valutore të shteteve të Eurozonës. 4.Detyra e katërt kryesore e Eurosistemit është nxitja e funksionimit normal të sistemit të pagesave. I.3.c. OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT. Objektivi kryesor i Eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve . Pa cënuar arritjen e objektivit të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. I.3.d. KOMUNIKIMI I EUROSISTEMIT. SISTEMI TARGET 2(Trans-European Automated Real-time Gross settlement Express Transfer). Filloi 1999, me miratimin e monedhes euro. Siguron procesimin në kohë reale, shlyerje në bankën qendrore dhe përfundimtare (te klienti). I.3.e. Valuta ne perdorim te Eurosistemit. - KARTËMONEDHAT , kanë shtatë prerje: 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro. dhe monedhat ne Euro. Monedhat, Një euro ndahet në 100 qindarka. Gjithsej janë tetë monedha euro: 1, 2, 5, 10, 20, 50 qindarka, 1 euro dhe 2 euro. I.3. g. MBIKËQYRJA BANKARE (Kjo detyrë përmbushet kryesisht në tre drejtime). Së pari, SEBQ-ja monitoron dhe jep një vlerësim rreth stabilitetit financiar në nivel Eurozone/Bashkimi Evropian. Së dyti, SEBQ jep këshilla për formulimin dhe rishikimin e kërkesave rregullatore dhe mbikëqyrëse të institucioneve financiare. Së treti, BQE-ja promovon bashkëpunimin midis bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse për çështje me interes të përbashkët
  • 13. I.3.k. FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË: • Formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën; • Kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtja e administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet e Eurozonës; • Emetimi i kartëmonedhave euro; dhe • Mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave. FUNKSIONE TË TJERA JANË: • Të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetet kombëtare dhe nga agjentët ekonomikë, si për shembull nga institucionet financiare; • Të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe • Të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi. BE dhe E.C.B. mbeten të angazhuara aktivisht në çuarjen përpara të procesit të permiresimit të infrastrukturës në vend. Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit që ka me Shqipërinë, BE ofron asistencë të gjithanshme nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Asistencës Përpara Anëtarësimit Sistemi Evropian i Bankave Qendrore ka për detyrë të kontribuojë në zbatimin normal të politikave të ndjekura nga autoritetet përgjegjëse për mbikëqyrjen e kujdesshme të institucioneve të kreditit dhe stabilitetin e sistemit financiar. Si perfundim te gjitha keto projekte dhe te tjerat, shoqerohen me futjen ne vendin tone te monedhes Euro, e cila do te sherbeje per tu perdorur nga perfituesit te ketyre investimeve.
  • 14. Kapitulli II-te : Institucionet Financiare Europiane, qe operojne me investimet ne Eurone vendin Ne vendin tone B.E-ja operon nepermjet Institucioneve Financiare Europiane te cilat jane. 1. Banka Qendrore Evropiane – ECB. 1 Qershor 1998. II-1. a. Detyrat e Bankës: -Emitimi i Euro-së -Përcaktimi dhe menaxhimi i kapitalit -Përcaktimi dhe mbajtaja e rezervave monetare. Selia ; Frnankfurt Gjermani. 1. Banka Investive Evropiane – EIB. 1959. Selia Luksemburg.. II.2.a. Fushat kryesore te Investimit te E.I.B-se. Energjetikë Infrastrukturë Industri. Etj. 1. Bnka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – EBRD. (BERZH). Selia Londër Objektivi kryesor nepermjet Investimit per ; Rindërtimin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
  • 15. . 4. Fondet e Unionit Evropia (disa prej tyre). 4.1 Programi PHARE-1989. 1. Ndërtimi i institucioneve demokratike 2. Mbështetja e investimeve 4.2 Programi CARDS. 1. Zhvillimi institucional dhe legjislativ në harmoni me normat e UE-së 2. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik me reforma të nevojshme 3. Zhvillimi dhe hapja e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimoë 4. Kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur 4.3 Agjencioni Evropian për Rindërtim – AER.Selia Selanik. BEI është aksioneri kryesor në Fondin Evropian të Investimeve (EIF) që financon investimet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë 99 % të ndërmarrjeve në BE 4.4 Programi TEMPUS. Etj. Aktivitetet ndahen ndahen në 3 faza: Faza e parë 1990-94 Faza e dytë 1995-99 Faza e tretë 2000-12 Aktivitetet e këtij Programi janë shtrirë në drejtim të: - Ndihmës në krijimin e programeve të reja mësimore - Ndihmës institucioneve arsimore që të ristrukturohen - Mbështetje në hartimin dhe implementimin e reformave dhe zhvillimin strategjik, etj.
  • 16. Kapitulli III-te : Institucionet Financiare Bankare ne vendin tone.Roli i tyre ne ekonomine e vendit, dhe operacionet financiare te tyre me monedhat Lek dhe Euro. • Struktura e sistemit bankar dhe financiar në fund të vitit 2012 përbëhet nga 16 banka tregtare, 21 subjekte financiare jobanka, 1 zyrë përfaqësimi e bankës së huaj, 322 zyra të këmbimit valutor, 126 shoqëri të kursim-kreditit dhe 2 unione të shoqërive të kursim-kreditit. III-2. PESHA QE ZE SEKTORI BANKAR Sektori bankar shqiptar në përgjithësi është në pronësi të huaj. Nga gjashtëm- bëdhjetë bankat që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, vetëm dy janë me shumicë pronësie të subjekteve shqiptare. Bankat në pronësi të huaj zënë rreth 90 për qind të të gjitha aktiveve bankare në Shqipëri. •Figura e meposhtme paraqet te dhena per Bankat ne vendin tone. Nga kjo figure kuptojme se ne zerat e llogarit0 -jes se kapitaleve te bankave, llogarite behen edhe me valuten Euro, qe tregon se sistemi bankar shqiptar e aplikon zyrtarisht perdorimin e euros, ne menaxhimin e financave te veta. Ne figuren ne fijim jane te dhenat per Kthimet; Kthimi eshte sasia e perfituar, nga depozitimi i nje shume te caktuar ne sistemin bankar. Ky llogaritet mbi shumen e depozituar, dhe nga % e interesit te vendosur nga banka per depozitat. Kthimet jane ; 1. Kthimi nga kapitali (RoE) 2. Kthimi nga aktivet (RoA) .
  • 17. III-2.b. Shperndarja e kredise se dhene nga Bankat. Teresia e monedhes Euro te future ne ekonomine shqiptare simbas zerave, nepermjet bankave te niveleve te ndryshme dhene Bizneseve dhe Individeve ne Shqiperi, eshte si me poshte. •Kredia e dhene Bizneseve dhe Individeve ne Euro, per periudhen 2002-2012 eshte shprehur si me poshte ;
  • 18. III-3.1. Mënyra e funksjonimit të ekonomise pare nga ndikimi i bankave. Bankat qendrore kontrollojne oferten e bazes monetare permes blerjes dhe shitjes se aseteve Procesi I krijimit te parase analizohet permes mekanizmave te shumefishte te depozitave qe nxitet nga rritja e rezervave te bankes Ne procesin e parase marrin pjese 4 subjekte ekonomike: Banka qendrore Banka komerciale Depozituesi dhe huamarresi Skematikisht mund ta paraqesim si me poshte funksionimin e Ekonomise e pare nga kendveshtrimi I rolit te bankave. Në këtë diagramë verejmë dy forma të lëvizjes së aktivitetit ekonomik: •Lëvizja reale ose materiale. Përfshin lëvizjen e faktoëeve të prodhimit në pjesën e sipërme, dhe të mallrave e sherbimeve në pjesën e poshtme te grafikut. •Levizja në vlere ose monetare. Perfshin levizjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve në diagramen e brendëshme të grafikut. III-3.1.a. Kerkesa dhe Oferta per parane.D- Kerkesa e parase percaktohet nga: •i - Kosto oportune e parase (norma e interesit) •S - Faktoret e sistemit te pagesave •PY - Te ardhurat nominale. S- Oferta monetare percaktohet nga B.Qendrore . 1+C/D S = ______________ B ɸ + Re/D+ C/D Oferta Varet nga: •Baza monetare dhe multiplikatori •C/D=raporti para ne dore-depozite •ɸ = norma e rezerves se detyrueshme •Re/D= Raporti rezerve e tepert- depozite •B = Baza monetare aktuale . Multiplikatori i Parase. Mund ta shohim ne dy hapa: Psh. 1. BQ blene 1 mil. Letra me vlere nga publiku .Dime qe publiku mban parate ne bankat komerciale .Ne kete rast banka rrit bilancin per 1 mil.(rrit depozitat dhe rezervat totale) 2. rritja e rezervave totale con ne rritjen e rezerves se detyrueshme me 10%.Nga ktu 1.000 000- 100 000=900 000 qe eshte rezerve e tepert .Banka jep hua rezerven e tepert nje firme apo personi .Frima blen mallra, dhe prap ato I deponon ne banka Ne kete menyre rritet oferta e parase
  • 19. III-3.1.b.Subjektet,Siguria dhe Pasiguria e sistemit bankar. Subjektet : Ofruesit(Huadhënësit) Kërkuesit(Huamarësit) 1. Firmat 1. Familjet 2. Qeveria 2. Firmat 3. Familjet 3. Qeveria 4. Të huajt 4. Të huajt. Siguria : Banka të cilat punën e tyre nuk e mbështesin vetëm në të ardhurat e fituara në një shtet,por në shumë.Siguria e sistemit bankar vjen dhe si rrjedhojë e këti fakti. Pasiguria : Rreziqet e jashtme do te vine kryesishte nga bashkeveprimi i sistemit bankar me ekonomine reale dhe permasat e tyre do te ndikohen nga aftesia e bankave per te vepruar ne menyre te qendrushme ne nje mjedis ekonomik vazhdimishte ne ndryshim.Rreziqet e brendshme do te vine si rezultat i sforcimeve ne kapacitetet e brendshme te bankave,nderkoh qe ato perpiqen te marrin pjes ne mundesite e ardhshme per fitim. III-4. RAPORTI DEPOZIT-KREDIDHENIE III-4.a. Depozitat ; Jane shuma qe depozitohen prane Bankave, nga individe apo biznese. Interesat ; Jane jane shuma te perfituara prej depozituesit prej Bankave. Fig : Tregojne se sa shume eshte e perdorur Euro ne vend nga Bankat. III-4.c. Kreditimi . Eshte sasia ne valute qe jepet me interes nga bankat per Individet apo bizneset.
  • 20. III-4.f. Roli dhe llojet te kreditimit. Kur normat e interesit ulen, huamarrja bëhet më atraktive/joshëse. Kjo do të thotë kjo se një ekonomi që të zhvillohet duhet të ketë norma sa me të ulëta interesi? Por sa e ka ushqyer sistemi bankar si një kanal kryesor kreditues,ekonominë shqiptare gjat viteve të fundit? Tabela ne vazhdim na jep keto te dhena Ka rendesi sepse nepermjet llojit te kredit- -imit me Euro, ben qe te rritet masa e perdo -rimit te euros, nga bizneset dhe individet, -dhe te ul perdorimin dhe interesin per tu -kredituar me Lek. III-4.g. Per kredite te dhena ndryshojne edhe standartet te kreditimit. Nisur nga ky fakt eshte vrojtuar tregu i kreditimit dhe eshte arritur ne konkluzionet te paraqitura Grafikisht ne vijim Kërkesa për kredi. Ne vijim eshte paraqitur ne forme grafike, studimi simbas te dhenave te marre nga Banka e Shqiperise,per Kekresen per kredi, nisur nga madhesia e biznesit dhe qellimit te perdorimit te kredise.  Ne vijim pritet qe te kete shtrengim per kredi III-4.f. 2. Kredia dhëne individve. Grafiket me poshte ;
  • 21. Te gjitha te dhenat te mesiperme jane marre nga statistikat te Bankes se Shqiperise, per periudhen 2002-2012, qe eshte periudha e futjes ne qarkullim te monedhes Euro. Treguesit te mesiperm japin te dhena per menaxhimin te kredive ne Euro, dhene individeve, qe do te thote se edhe ne kete forme, stimulohet futja e Euros ne Qarkullim dhe perdorimi I saj ne mase te gjere kundrejt Lek, gje qe e tregon edhe statistikat bankare si me larte. III-4.f. 3. Bllokimi i financimit për ekonominë, në kushte estreme. Përceptimi i një rreziku më të lartë në aktivitetin kreditues është shoqëruar me rritjen e preferences së bankave për të rritur vendosjet në institucionet e tjera financiare, kryesisht të huaja. Ne grafikun ne vazhdim jepet studimi per pritjen qe kane pasur bankat per kredine simbas llojit te valutes qe ajo do te kerkohej. Nga vrojtimi duket se pritjet kane qene me te larta per perdorimin e monedhes vendase Lek, qe prej vitit 2002 deri ne vitin 2009. Por pas vitit 2009 raporti fillon te ndryshoje dhe rritet pritja e kerkeses per kredi ne Euro. Ky trend i kerkeses me te larte per kredine ne Euro esthe edhe sot, qe bankat e perdorin per te llogaritur pritjen per kredine qe eshte me i larte ne Euro. Ne grafikun ne vazhdim jepet studimi per kerkesen qe kane pasur bankat per kredine simbas llojit te valutes qe ajo do te kerkohej.Valuta e kerkuar ka qene ne Lek dhe Euro. Shikohet se ne kushte ekstreme sic mund te jete edhe kriza ekonomike, bankat kane mundesi te bllokojne llojet te kredive qe japin. Kete e bejne nepermjet rritjes se normave te interesit, dhe nepermjet tyre, bankat perllogarisin pritjet per kerkesen per kredi, dhe kerkesen aktuale per kredi. Ne perfundim duket qarte se ne kushtet ekstreme si kriza e fundit , bankat me ane te mekanizmave te tyre kredidhenes, kane ulur kredidhenien, si ne Lek dhe ne Euro, kjo per shkak te pasigurise se tregut. III-4.f.4. Faktoret e rritjes së rolit të bankave në kreditimin e ekonomisë. 1.Rënia e defiçitit të buxhetit të shtetit. 2 Rritja ekonomike. 3 Korrupsioni. III-4.f.5. Sfidat te kreditimit ne Euro. 1.Shperndarja sa me e ekujlibruar e kreditimit ne Euro 2.efekteve e saj në gjith rajonet e vendit dhe grupet e ndryshme të popullsisë.3.Ndikim direkt në zevendesimin gradual te Lekut me Euron.4.Sigurimi i rritjes nëpërmjet mobilizimit dhe angazhimit të sa më shumë sektorve,aktiviteteve dhe degëve të ekonomisë si për shembull zhvillimi i buqësis dhe agroindustrie, me perdorimin e Euros. III-4.f.6. RREZIQET DHE PENGESAT.1. Efekti negativ i tensioneve politike.2. Aftesia konkuruse akoma e ulet e ekonomisë shqiptare.3.Efikasiteti i shnderimit te procesit te hapjes dhe liberalizimit trgetar.4.Eleminimi i informalitetit te tregut dhe përmiresimi i institucjalizimit të tij.5.Niveli dhe aftesi thithese e investimeve të huaja direkte.6. Niveli i mbikqyrjes bankare etj… Per gjith sa me lart, roli i Bankave te te gjitha niveleve ne vendin tone (gjithsej 16 banka) eshte shume i lart, ne stimulimin, dhe futjen ne ekonomin e vendit Euro. Kjo ben qe te imponohet zevendesimi i Lek me Euron, nepermjet
  • 22. Kapitulli lV-te : (I.H.D)- Investimet te Huaja Direkte ne Euro. Remitancat ne Euro. IV.1. I.H.D. Investimet te Huaja Direkte ne Euro, jane shuma te valutes ne Euro, te futur ne ekonomine Shqiptare,ne njeren nga format te investimeve te huaja direkte, apo nepermjet projekteve qe kane Institucionet Financiare Bankare Europiane te pershkruara ne Kapitullin e I-re. I.H.D, dhene ne vendet te rajonit ne % ndaj P.B.B. te sejcilit prej vendeve qe ka perfituar. Totali i I.H.D, dhene Grante dhe hua. Perfundim : Nga figura e mesiperme shihet se grantet e dhena ne Euro, jane me te larta se huate qe jane dhene nga vende te tjera, dhe qe jane shuma qe jane futur ne Ekonomine Shqiptare. Keto lloj shumash kane stimuluar perdorimin e Euros, duke qene se ajo ka qene pjesmarrese drejtperdrejt ne ekonomi me ane te I.H.D.
  • 23. IV.1. PËRBËRJA E NDIHMËS SË HUAJ.  Simbas llojeve te I.H.D. •1. Ne forme Grantesh. •Ne forme Huaje.  Simbas Donatoreve te I.H.D. 1. Huate simbas Donatoreve. 2. Grantet simbas Donatoreve. Ndihma e huaj në Shqipëri (R A PORT I I PROGR E S I T 2 0 0 9 - 2 012 | 13).Programe te investimeve afatgjatë te I.H.D. dhene ne valuten Euro, përmes zbatimit të programeve si: promovimi i rritjes ekonomike dhe begatisë; qeverisja e drejtë dhe demokratike; investimi në njerëz; arritja e paqes dhe e sigurisë, si dhe reformat anti-korrupsion në administratën publike dhe në fushën e drejtësisë, etj, jane shembull se sa shume pjese te valutave ne vend ka monedha Euro. Kjo ndihmon ne stimulimin e perdorimit dhe zevendesimit gradual te Lek me Euro.
  • 24.  Simbas Angazhimit per I.H.D, simbas donatoreve.  Simbas Levrimit te I.H.D simbas donatoreve. SIPAS STATUSIT Simbas statusit I.H.D. llogariten me zerat : •Planifikuar •Ne vazhdim •Perfunduar. Per sa me lart tregon se shume I.H.D. kane perfunduar dhe pjesa tjeter jane duke u future ne ekonomine e vendit, shuma te medha te valutes Euro. Keto jane shembuj te futjes nga I.H.D, te shumave te Euros ne vendin tone.
  • 25. IV. 2. Investimet ne Euro me financim te brendeshem. Keto jane shuma te investimeve ne valuten Euro, te cilat ne forme projektesh jane investuar ne sektore te ndryshem ne vend. Tabela me poshte tregon nivelet e investimeve me financim të br- -endshëm në sektorë të ndryshëm, siç janë regjistruar në bu- -xhetin e Shtetit. Transporti, Ujësjellës-Kanalizimet, Arsimi dhe Shëndetësia janë sektorët që kanë përfituar përqindjen më të lartë të investimeve nga projektet me financim të brendshëm. NISMAT E REJA TË DONATORËVE Duke pasur në fokus agjendën e integrimit europian, Komisioni Europian dhe Gjermania kanë angazhuar një shumë totale prej 5.5 milion € për projekte që fillojnë nga viti 2012 e ne vazhdim. Suedia angazhoi edhe 1.6 milion € për zbatimin e SPI-së, ndërsa Zvicra 0.8 milion €. Po keshtu edhe vendet te tjera te B.E-se dhe me gjere kane plane per I.H.D, ne shuma te medha ne vendin tone. PRIORITETET E ARDHSHMENe lidhje me I.H.D, ne vend, qeveria me qellim thitjen e tyre ka disa prioritete te punes se saj, ku disa prej te cilave jane ; Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare që të përballojnë procesin e integrimin europian dhe zbatimin e MSA- së në qeverisjen qendrore. Mbështetje për zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar. Mbështetje për zbatimin e Reformës në Administratën Publike dhe krijimi i Universitetit të Administratës Publike. BASHKËRENDIMI I DONATORËVE Donatoret qe kane investuar dhe kane projekte per I.H.D, ne vendin tone, kanenevoje per te bashkrenduar me njeri-tjeterin. Ne kete kuader eshte detyre e qeverise qe ne bashkepunim me donatoret te organizoje punen pe bashkrendimin e planeve te tyre te investimit ne vend. Projeksioni me posht jep te dhenat bazuar ne faktin se sa aktive jane ne mardheniet me vendin tone, per te ofruar projekte te I.H.D. donatoret te ndryshem. Per sa me siper, duket se perdorimi i Euros, ze gjithnje e me shume vend ne nismat te donatoreve, per te Investuar ne vendin tone. Te gjitha keto bejne qe te organizohet dhe drejtohet synimi yne per te thithur sa me shume investime ne vend. Kjo me synimin qe Euro gjithnje e me shume te zere terren ne ekonomine tone, dhe qe te stimulohet perdorimi me shume i Euros ne vendin tone, kjo ne raport me Lek.
  • 26. Ndikimi i faktoreve te ndryshem ne I.H.D. Ne I.H.D. ndikojne shume faktor te cilet jane te brendeshem dhe te jashtem, kjo pare nga ambjenti ne te cilin studiohen keta faktore pozitiv apo negativ, ne thithjen sa me shume te I.H.D. Ne valuten Euro ne vendin tone. Figura me posht paraqet projeksone te ketyre faktoreve qe ndikojne ne I.H.D Llogarite financiare te I.H.D. Per te pare ne forme tjeter I.H.D. I shohim nga kendveshtrimi i llogarive financiare te tyre ne kapital. Ne perfundim duket qarte se I.H.D. kane nje rol te pa zevendesushem per futjen ne ekonomine e vendit te monedhes Euro, dhe duke investuar behet te mundur te kryhen operacione me monedhen Euro, duke
  • 27. IV.3. Remitancat Remitancat janë transfertat neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve. Ato kane nje rol te rendesishem, per futjen ne vend te monedhes Euro. Remitancat duhen pare ne format e meposhteme ; •Remitancat ne vite te ardhura nga vendet te ndryshme ne vend ne Euro. •Remitancat ne raport me Eksportet. •Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte). •Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P). Remitancat jane : •Remitanca Hyrese. Qe hyjne ne vendin tone nga vende te tjera. •Remitanca Dalese. Qe dalin nga vendi yne drejt vendev te tjera. IV. 3.a. Remitancat ne vite te ardhura nga vende te ndryshme. •Remitancat në këtë dhjetë vjeçar kanë pasur tendencë rritëse në gjysmën e parë te kesaj dekade, përkatësisht nga 693 milion Euro në vitin 2002 në 952 milion Euro në vitin 2007. Nga ana tjetër pesë vitet e fundit tregojnë një rënie të remitancave nga 952 milion Euro në vitin 2007 në 675 milion Euro në vitin 2012. Figura ne vazhdim jep te dhenat per ndryshimet te remitancave te llogaritur ne %, per periudhen e vitit llogaritur me vitin paraardhes… Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin 2006 ku dërgesat e emigrantëve janë rritur 15.8% krahasuar me vitin 2005. Rënien më të madhe remitancat e kanë shënuar në vitin 2008 ku janë ulur me 13.01% krahasuar me vitin 2007. Pervecese Remitancave Hyrese kemi edhe nje pjese te Remitancave Dalese. Remitancat dalese jane shuma ne Euro, qe dalin nga vendi yne d rejt vendeve te tjera. Keto jane shuma te cilat ne formen e kapitaleve dalin prej vendit tone, qe jane fitime nga bizneset e huaja ne vend, apo nga shtetas te tjere, te punesuar ne vendin tone, dhe qe dergojne ne vende te tjera shuma ne Euro. Kjo sasi Euro ardh nga Remitancat, ne ekonomine tone
  • 28. Remitancat simbas vendeve te origjines. Vendet te mesiperme nuk kane rol kryesor ne dergesat te emigranteve drejt vendit tone, per arsye edhe pasha qe zene ne dergesat te tyre jane te vogla. Fig. ne vazhdim, Vende qe nuk kane peshe ne dergimin e remitancave. Fig. ne vazhdim, Vende qe kane peshe ne dergimin e remitancave. Ne vitin 2012 per shkak se jane marre masat antikrize nga Institucionet Financiare Boterore dhe Europiane, dhe nga ta- -kimet te vazhdueshme te vendeve te zhvilluara, jane shfaqur edhe shenjat te para te kalimit te krizes ekonomike. Kjo faze e kalimit te krizes ekonomike ne vendet te Eurozones, por edhe me gjere eshte pasqyruar edhe ne dergesat qe emigrantet kane bere drejt vendit tone. Ne grafikun e mesiperm jane te pasqyruar keto ndryshime vetem per keto tre vitet te fundit, ku kriza ekonomike financiare globale ka qene prezent.
  • 29. IV. 3.b. Remitancat ne raport me Eksportet. Remitancat te pare ne raport me Eksportet, shprehin te ardhurat nga emigrantet kundrejt te ardhurave ne Euro qe futen ne vendin tone nepermjet eksporteve me vendet te ndryshme, te prodhimeve te brendeshme te vendit tone dhe qe eksportohen drejt vendeve jasht Shqiperise. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Të dyja këto vlera kanë rëndësi për ekonominë kombëtare dhe standardin e j etesës në vend. Grafiku i te dhenave per Remitancat dhe Eksportet per periudhen 2002-2012. Me posht eshte fig ; qe tregon % e remitancave ne raport me Eksportet, te cilat jane per vitet 2000-2012, ku duket qarte trendi uljeje i remitancave/eksporteve Krahasimi i remitancave dhe eksporteve, dhe raportit ndërmjet dy vlerave, synon të hulumtojë mbi trendin e ekonomisë së brendshme dhe kontributin në bilancin e pagesave kombëtarë.
  • 30. IV. 3.c. Remitancat ne raport me I.H.D.(Investimet te Huaja Direkte). I.H.D.Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase. Fondacioni si Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e Remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte për periudhën 2002-2012. Remitancat dhe I.H.D. ne miliona Euro per tre vitet te fundit. Remitanca=8.576. I.H.D=5.028. Remitancat dhe I.H.Direkte. Diferenca = Remitanca- I.H.D. = 8.576-5.028= 3. 548 mil.Euro.
  • 31. Me posht eshte grafiku qe tregon % e remitancave ne raport me I.H.D, te cilat jane per vitet 2002-2012, ku duket qarte trendi uljeje i remitancave/I.H.D. IV. 3.d. Remitancat ne raport me P.B.B.(G.D.P). Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) ( en - Gross domestic product , GDP ) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit). Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk duhet ngatërruar me Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB) i cili paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar. IV. 3.d. 1. P.B.B. (G.D.P). PBB mund të llogaritet në tre mënyra, të cilat duhet, në parim, të japin të njëjtin rezultat. 1. Llogaritja sipas prodhimit 2. Llogaritja sipas të ardhurave 3. Llogaritja sipas shpenzimeve. Llogaritja sipas prodhimit. "Vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të llogaritura gjatë 1 viti." Më e drejtpërdrejtë nga tre mënyrat e llogaritjes është ajo sipas prodhimit, e cila mbledh rezultatet e çdo klase të sipërmarrjes për të nxjerrë rezultatin e përgjithshëm. Kjo metodë përbëhet nga tri faza: Llogaritja e Vlerës së Prodhimit (VP) të brendshëm nga aktivitete të ndryshme ekonomike; Përcaktimi i Konsumit të Ndërmjetëm (KN), pra, kostoja e materialeve, furnizimeve dhe shërbimeve të përdorura për të prodhuar mallrat ose shërbimet përfundimtare Zbritja e Konsumit të Ndërmjetëm nga Vlera Bruto për të marrë Vlerën e Shtuar Bruto të prodhimit të brendshëm. Simbolikisht, Vlera e Shtuar Bruto = Vlera e Prodhimit - Vlera e Konsumit të Ndërmjetëm. Vlera e Prodhimit = Vlera e shitjeve totale të mallrave dhe shërbimeve + Vlera e ndryshimeve në inventar. Shuma e Vlerës së Shtuar Bruto të aktiviteteve të ndryshme ekonomike duke shtuar taksat indirekte dhe duke zbritur subvencionet mbi produktet jep PBB-në sipas metodës së prodhimit. P.B.B= (VP-KN) + T - S Ose P.B.B.= Vlera e shtuar bruto + T – S
  • 32. •Llogaritja sipas të ardhurave. "Shuma totale e të ardhurave të individëve që jetojnë në një vend gjatë 1 viti." Një tjetër mënyrë për të matur PBB-në është duke llogartur të ardhurat totale. PBB e llogaritur në këtë mënyrë quhet ndryshe të Ardhurat e Brendshme Bruto (ABB). Kjo metodë mat PBB duke mbledhur të ardhurat e kompanive dhe punonjësve siç janë pagat e punës, interesi i kapitaleve, qiratë për tokën dhe pronën dhe fitimet e sipërmarrjeve. Dy rregullime duhet të bëhen për të marrë PBB: (T)Taksat indirekte - (S) subvencionet janë shtuar për të marrë nga kostos faktor në çmimet e tregut. Amortizimi është shtuar për të marrë nga produkti neto të brendshëm të prodhimit të brendshëm bruto. Totali i të ardhurave mund të ndahen sipas skemave të ndryshme, duke çuar në formula të ndryshme për PBB-në matur me metodën e të ardhurave. Një formulë e zakonshëme është: PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin dhe importet. PBB = PP + TBO + ABP + T – S Pagat e punonjësve (PP) mat pagesën totale të punonjësve për punën e bërë. Ato përfshijnë pagat dhe rrogat, si dhe kontributet e punëdhënësve për sigurimet shoqërore dhe programet e tjera. Teprica Bruto Operative (TBO) është tepricë për shkak të pronarëve të bizneseve të inkorporuara. Shpesh quhet fitim, edhe pse vetëm një mesatare e kostos totale zbritet nga prodhimi bruto i llogaritur. Të ardhurat bruto të përziera (ABP) është masë e njëjtë si TBO, por për bizneset painkorporuara. Kjo shpesh përfshin biznese më të vogla. Shuma e PP, TBO dhe ABP quhet faktori i përgjithshëm i të ardhurave, por jane të ardhurat e të gjithë faktorëve të prodhimit në shoqëri. Ai mat vlerën e PBB-së në faktor (bazë) e çmimeve. Dallimi në mes çmimet bazë dhe çmimet përfundimtare (ato që përdoren në llogaritjen e shpenzimeve) është taksat totale dhe subvencionet që qeveria ka vëna ose paguar në atë të prodhimit. Pra, duke shtuar taksat më pak subvencionet për prodhimin dhe importet konverton PBB në kosto faktor me ABB. Totali i të ardhurave faktor është gjithashtu shprehet nganjëherë si: Totali i të ardhurave faktor = Paga e Punonjësve + fitimet e korporatave + të ardhurat pronarit + të ardhurat nga qiraja + interes Nje tjeter formule e llogaritjes se P.B.B. simbas te ardhurave eshte : PBB = Q + I + F + RS + P ku Q- Qiratë. I- Interesat. F- fitimi. RS- rregullime statistikore (taksat e korporatave të ardhurat, dividentët, fitimet e pashpërndara të korporatave). P- pagat. Llogaritja sipas shpenzimeve. "Të gjitha shpenzimet e bëra nga individë gjatë 1 viti." Në ekonomi, gjërat më të prodhuara janë prodhuar për shitje, dhe shiten. Prandaj, matjen e shpenzimeve totale të parave të përdorura për të blerë gjëra është një mënyrë e matjes së prodhimit. Kjo është e njohur si metoda e shpenzimeve të llogaritjes së PBB-së.
  • 33. IV. 3.d. 2. P.K.B.(Prodhimi Kombetar Bruto). P.K.B.- Paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar. Në formë identitetesh, mund të shkruajmë: PKB = PBB + Yf . ku: AKB - përfaqëson të ardhurën kombëtare bruto. Yf - përfaqëson të ardhurat neto nga faktorët e prodhimit të shtetasve shqiptarë, të korrektuar në zbritje me të ardhurat e faktorëve të prodhimit të shtetasve të huaj. Me tej kemi ; AKBD = AKB + Ytr . Ku AKBD - përfaqëson të ardhurën kombëtare bruto të disponueshme. Ytr - përfaqëson transfertat korrente neto. Po keshtu kemi treguesin e meposhtem ; Yd = AKBD - T + Tr. Ku Yd -përfaqëson të ardhurat personale të disponuara për konsum nga sektori privat i ekonomisë. T - përfaqëson taksat e tatimet totale të paguara shtetit. Tr- përfaqëson transfertat e bëra nga sektori publik drejt sektorit privat. Në mënyrë skematike, konceptet e mësipërme mund të ilustrohen si më poshtë: Duke aplikuar llogaritjet e mësipërme, mund të përftojmë një matje të të ardhurës së disponueshme të familjeve shqiptare. Ky përafrim mund të bëhet në terma nominalë dhe realë (duke bërë korrektimet përkatëse për inflacionin). Remitancat si transferta neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit janë pjesë përbërëse e të ardhurave dhe në mënyrë të tërthortë e vetë Produktit të Brendshëm Bruto.
  • 34. Nje strukture e P.B.B, simbas sektoreve te ndryshem ne vend, strukture e cila eshte e ndryshuesheme per c’do vit, skematikisht mund te paraqitet si me poshte. Kjo llogaritet nga formula e meposhteme. PBB = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin dhe importet. IV. 3.d. 3. Remitancat dhe P.B.B. Tabela djathas tregon vlerën e Remitancave dhe Produktit të Brendshëm Bruto për periudhën 2002-2012: Ky raport na informon lidhur me peshën që zënë dërgesat e emigra- ntëve në PBB. Kjo % zvogelohet në mën-yrë konstante në periudhën 2002-2005 nga 15.3% në 12.22% të PBB. Remitancat ndaj P.B.B. Remitancat te pare ne raport me P.B.B. ne periudhen 2002- 2012 remitancat te shprehura ne % kane trendin te paraqitur ne figuren ne te majte. Ne kete trend shikohet se remitancat kane tendence uljeje, ne % e tyre ne raport me P.B.B. P.P.B= 82.763. Remitancat = 8.576. Diferenca = P.B.B.- Remitanca = 82. 763- 8. 576 = 74.187 mil. Euro. Duket se Remitancat kane nje peshe te rendeshishme ne ekonomine shqiptare. Ato bejne qe te ndihmojne qe nepermjet qarkullimit monetare te behet zevendesimi garadual i Lek me Euro.
  • 35. Kapitulli V-te : Euronizimi. Zevendesimi gradual i Lek me Euro. V.1. Euronizimi. V.1. a. Eronizmi c’far eshte . Euronizimi, eshte procesi i bashkimit monetar te vendeve anetare te Bashkimit Europian. Ky proces shoqerohet me fazen permbyllese te vendeve qe do te bashkohen Eurozones, qe krahas plotesimit te kritereve te ndryshme ne aspektet Politike, Ekonomike, Ushtarake, Legjislative etj, ne fazen permbyllese te tij ka zevendesimin e monedhes vendase me ate te Unionit Europian, me monedhen Euro.  Që nga 1 janari 1999 Europa ka një monedhë të re, euron te miratuar me formatin dhe prerjen e saj.  Më 1 janar 2002, kartëmonedhat dhe monedhat euro u hodhën në qarkullim në vendet pjesëmarrëse dhe në fund të shkurtit 2002 kartëmonedhat dhe monedhat kombëtare nuk gëzuan më kurs ligjor.  Vendet që dëshirojnë të kalojnë në euro duhet të përmbushin një sërë kriteresh ekonomike, si: inflacioni i ulët, financa publike të shëndosh, norma të ulta interesi dhe kurse të qendrueshme të këmbimit. Veç këtyre, ato duhet të garantojnë edhe pavarësinë e bankave të tyre qendrore ndaj pushtetit politik. Pëmbushja e këtyre kritereve të konvergjencës- të njohura si kriteret e Mastrihtit - bënë që monedha e re të fitojë një bazë të shëndoshë, madje para të hidhej në qarkullim.  BQE (E.C.B) bashkëpunon me bankat qendrore kombëtare te vendeve te Eurozones ; I. Në drejtim të operacioneve financiare, të cilat janë kompetencë e Eurosistemit. II. Operacionet e politikës monetare të Eurosistemit zbatohen në të gjitha vendet anëtare sipas procedurave standarde. III. Per vendet qe aderojne Euron, keto operacione financiare kane OBJEKTIV KRYESOR, ZEVENDESIMIN GRADUAL TE MONEDHES VENDASE ME ATE TE EUROZONES, DUKE STIMULUAR EURON. V.1. b. Objektivat e Euronizimit. I. Ruajtja e stabilitetit të çmimeve . II. Perdorimi i vetem nje monedhe te perbashket Euron. Keto realizohen ; a) Stabiliteti i çmimeve është përcaktuar si një rritje vjetore (vit mbi vit) në çmimet e konsumit nën 2 për qind. b) Zevendesimi i valutes vendase behet menjehere me perfundimin e procesit te anetaresimit ne B.E. Megjithse procesi I zevendesimit te monedhes vendase me monedhen Euro, fillon qe me heret se anetaresimi I vendit, ky proces zyrtarisht finalizohet me heqjen nga qarkullimi te monedhes se vendit qe ka bere anetaresimin ne B.E.
  • 36. V.1. c. Hallkat te Euronizimit. Per rrugen drejt Euronizimit (bashkimit monetar), rol te rendesishem luajne : 1.Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU). 2.Kursi Hyper Fiks i Kembimit (K.Hf.K). I. Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU) është element thelbësor i integrimit evropian dhe të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së janë pjesë e tij. Politika fiskale (taksat dhe shpenzimet) mbetetn në duart e qeverive individuale nacionale, ashtu si mbeten edhe politikat e punës dhe mirëqenies. Përgjegjësitë janë të ndara midis Shteteve Anëtare dhe institucioneve të BE-së, si vijon: i. Këshilli Evropian përcakton orientimet kryesore të politikës. ii. Këshilli koordinon politikëbërjen ekonomike të BE-së dhe merr vendimet që mund jenë detyruese për disa vende të BE-së, dhe vendet aderuese. iii. Vendet e BE-së caktojnë buxhetet e tyre nacionale në suaza të kufirit të dakorduar të deficitit dhe borxhit, dhe caktojnë politikat e veta strukturore ku përfshihen puna, pensionet, mirëqenia dhe tregjet.Vendet aderuese synojne perafrimin e deficitit dhe borxhit me vendet anetare. iv. Vendet e zonës së euros koordinojnë politikat e interesit të përbashkët për zonën e euros në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive në ‘Euro samit’ dhe në nivel të ministrave të financave në ‘Eurogrup’. Vendet qe aderojne synojne perafrimin e politikave te brendeshme fiskale, me vendet anetare. v. Banka Qendrore Evropiane vendos politikën monetare për zonën e euros dhe objektiv kryesor e ka stabilitetin e çmimeve. Per vendet qe aderojne jep sygjerime per objektivat e stabilitetit te cmimeve, brenda vendit te tyre. vi. Komisioni Evropian monitoron se çfarë janë duke bërë Shtetet Anëtare të BE-së dhe nxjerr rekomandime për politikat. Per vendet aderuese jep sygjerime per permiresimin e politikave te brendeshme fiskale dhe ne fushat te ndryshme. vii. Parlamenti Evropian formulon legjislacionin së bashku me Këshillin dhe ushtron kontroll demokratik të procesit të qeverisjes ekonomike.Vendet aderuese synojne perafrimin e legjislacionit vendas, me legjislacionin e vendeve te B.E-se. II. Kursi Hyper Fiks i Kembimit (K.Hf.K).Eshte i vendosur ne Traktatin e Maastricht-it . a) Vendet e anëtarësimit ne B.E. të rënë dakort më parë në një bashkim monetar njëvalutor –euro – mund të përafrohen me euroizimin e njëanshëm, e kuptuar kjo si një zotim për një regjim kursi këmbimi të ashtuquajtur Kurs Hyper fiks i Kembimit valutor. b) Kurse te shkembimit valutor totalisht të pandryshueshme, ndryshe nga kurset fikse që dhe mund të ndryshohen herë pas here, “HYPERFIKS“ (super të pandryshueshëm), i cili mund të marrë dy forma (i). Zëvendësimi i plotë dhe zyrtar i monedhës, i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme, përpara ose pa anëtarësim në një Bashkim Monetar (ii). Një bord valutor emeton monedhën vendase vetëm në këmbim të valutave të konvertueshme me një kurs të fiksuar përkundrejt valutës referuese. Një bord monetar mund të ndryshojë në zëvendësim monetar në çdo kohë, duke humbur kështu sovranitetin e simboleve dhe të interesit mbi rezervat e përdorura për të hequr monedhën kombëtare nga qarkullimi, dhe përfitimet për të ulur më tej çdo rrezik të mbetur në kursin e tij të këmbimit dhe, duke mos administruar monedhën.
  • 37. V.2. METODOLOGJIA PER MATJEN E EURORIZIMIT Le të bëjmë një vlerësim të zëvendësimit të monedhës duke përdorur depozitat në valutë dhe një vlerësim të parasë së huaj në qarkullim të vëzhgueshme. Per te matur kete zevendesim perdoren metodat : 1. Metoda simbas llogaritjeve te Indekseve te zevendesimit. 1. Metoda simbas Parase se Huaj ne Qarkullim (P.H.Q). 2. Metoda simbas diferences se Interesit te Ponderuar te depozitave. Te sqarojme nga pak ato. V.2. a. Metoda simbas llogaritjeve te Indekseve te zevendesimit. Fillimisht duhet te maten disa Indekse per keto lloj valutash. Simbas studiuesve te ndryshem te Ekonomise indekset kryesore te zevendesimit te monedhes vendase ne monedhen Euro jane si me poshte : (Për të gjitha përllogaritjet mund te perdoren te dhena ne Lek dhe Euro). i. (IZM) - indeksin e zëvendësimit të monedhës i cili është një agregat i indeksit të zëvendësimit të aktiveve. ii. (IZA) – indeksi i zevendesimit te aktiveve. iii. (IZP) – indeksit të zëvendësimit të parasë; i. (IZM) - Eshte tregues qe llogarit zevendesimin e monedhes vendase, e llogaritur mbi aktivet te bankave te te gjitha niveleve ne vend. Per llogaritjen e ketij indeksi merren te dhenat nga aktivet te bankave, dhe llogaritet ky indeks per te marre te dhenen se sa eshte zevendesuar paraja ne qarkullim me ate te valutes se huaj.Llogaritet ; IZM = Paraja e huaj në qarkullim + Depozitat në monedhë të huaj / M3 + Paraja e huaj në Qarkullim. Ku agregati M3- eshte Paraja e gjere. Agregati M3 llogaritet si me poshte ; M3 = M2 + depozitat e afatizuara mbi 1 vit + mjetet devizore Bilanci i Bankës Qendrore. M2 = M1 + depozitat e afatizuara deri 1 vit. (Agregati M 2 – Paraja e gjere ne leke ) M1 = para e gatshme + depozitat pa afat + çeqet. (Agregati M 1) ii. (IZA) - Indeksi i zëvendësimit të aktiveve llogaritet si : IZA = Depozitat në monedhë të huaj / Totali i depozitave. iii. (IZP) - Indeksi i zëvendësimit të parasë llogaritet si: IZP = Paraja e huaj në qarkullim Paraja jashtë bankave (vendase dhe valutë). Pasi jane matur keta indekse, behet analiza e tyre, dhe arrihet ne perfundimin se deri ne c’far mase eshte bere zevendesimi i monedhes vendase me ate Lek Praktikisht eshte pothuaj e pamundur te matet me saktesi % masa e zevendesimit te monedhes Lek me Euro, ne ekonomine shqiptare. Kjo per faktin se eshte e pamundur te matet sasia e parase e valutes Euro qe eshte ne qarkullim ne tregun ekonomik, sepse ajo eshte ne duart te qytetareve dhe ne perdorim nga ata.
  • 38. V.2. b. Metoda simbas Parase se Huaj ne Qarkullim (P.H.Q). Sugjerohet që paraja e huaj në qarkullim (PHQ) të llogaritet si: PHQ = konvertime neto+ transferta neto+ dogana (neto) •Për të llogaritur konvertimet neto janë përdorur konvertimet e kryera nga zyrat e këmbimit valutor. Këto janë institucionet që shfrytëzohen kryesisht nga individët, përveç tregut informal, për të kryer këmbimet e valutës. Për më tepër, konvertimet e kryera nëpërmjet llogarive rrjedhëse të firmave janë të përfshira tek depozitat në valutë, të cilat përfshihen në indeksin e aktiveve. •Transfertat neto, jane te gjitha llojet te transfertave te kryera nga vendet te tjera drejt vendit tone, nepermjet Institucioneve Bankare ne vend, dhe Zyrave te tjera te transferimit te valutes, te licensuara simbas ligjeve te vendit. •Ndryshorja për doganat nënkupton hyrjet ose daljet që nuk kalojnë nëpërmjet sistemit bankar por kesh nëpërmjet pikave doganore, të cilat supozohen të jenë të larta. Ky lloj informacioni nuk ekziston për momentin, por mund të shtohet në përllogaritje në rast se ai përftohet nëpërmjet vrojtimeve apo drejtorisë së doganave. Ne skemen e meposhteme mund te paraqesim hyrjen e P.H.Q. ne ekonomine e vendit tone, simbas figures ne vijim. Siç shihet në skemën e mesiperme, paraja e huaj ka disa burime hyrje dhe dalje në ekonomi.Burimet kryesore të hyrjes së parasë së huaj janë pagesat për exportet, transfertat e shqiptarëve nga jashtë vendit, kalimet kesh nëpërmjet pikave doganore dhe kreditë e dhëna në valutë. Gjithashtu si hyrje e valutës jane dhe konvertimet nga Lek në valutë. Pagesat për exportet neto (exporte - importe) kryhen në dy mënyra: nëpërmjet llogarive bankare ose kalojnë kesh nëpërmjet pikave doganore. Kreditë e dhëna në monedhë të huaj janë një element tjetër që shtojnë paranë e huaj në qarkullim. Ato kryesisht kërkohen prej individëve sepse atyre i nevojiten për tu përdorur në atë monedhë, në të kundërt kredia do të ishte marrë në monedhë vendase. Megjithatë kreditë në valutë jepen nga akumulimet e depozitave në valutë nga bankat e nivelit të dytë. Duke qënë se ne i përfshijmë depozitat në valutë në llogaritje atëherë përdorimi i kredive në valutë do të përbënte një përdorim të dyfishtë të të njëjtave të dhënave. Te gjitha keto me lart, cojne ne zevendesimin gradual te monedhes Lek me ate Euro, pasi rritet perdorimi i Euros ne vend.
  • 39. V.2. c. Metoda simbas diferences se Interesit te Ponderuar te depozitave. Simbas kesaj metode llogaritet ne vazhdimesi ; 1. Norma reale e Interesit te depozitave ne monedhen Lek. 2. Norma reale e Interesit te depozitave ne valuten Euro. 3. Behet krahasimi i rezultateve te ketyre dy treguesve. Rasti i studimit eshte ne vijim. Fig, ne anen e djathte . Në grafikun vërejmë se diferenca midis normës reale të depozitave në lek dhe atyre në Euro është pothuajse gjithmonë pozitive, që tregon përfitimin më të lartë të depozitave në lekë. Si rrjedhim, supozojmë që valuta e huaj që hyn në vend nëpërmjet transfertave përdoret për të kryer transaksione ose depozitohet në lek, por nuk depozitohet në valutë. Për të eleminuar atë pjesë të transfertave që konsumohet ose depozitohet në lek i zbresim hyrjeve në valutë transaksionet e blerjes së valutës nga zyrat e këmbimit valutor. Simbas rezultatit te mesiperm, kuptohet se Euro ka nje vend te rendeshishem ne perdorimin e saj, dhe se po konkuron ne vazhdimesi me trend rritje zevendesimin e monedhes vendase Lek. V.3. REZULTATET E METODOLOGJISE SE PERDORUR.(Rasti Shqiperia, simbas F.M.N-se). Në V.3. REZULTATET E METODOLOGJISE SE PERDORUR. Në këtë seksion paraqesim rezultatet e përftuara nga aplikimi i metologjisë së ndërtuar dhe i krahasojmë ato me rezultatet e marra kur përdoret metodologjia e FMN-së. Ne vijim paraqesim dhe ecurinë e zëvendësimit të aktiveve dhe të parasë, të cilat mund të na ndihmojnë në shpjegimin e ecurisë së zëvedësimit të monedhës. V.3. 1. Indeksi i zëvendësimit të monedhës . Per kete llogaritet Y, (% e ndryshimit te monedhes) simbas koeficenteve bankare te ndryshueshem te periudhes qe studiohet. R- eshte koeficent bankar per periudhen ku llogaritet ndryshimi.Simbas kesaj metode, arrihet ne rezultatin e zevendesimit te Lek me Euro, si ne figuren e paraqitur ne anen e majte. Formula, mbi te cilen eshte ndertuar grafiku ne shqyrtim
  • 40. Nga këto vëzhgime mund të arrijmë në përfundimin se një nga faktorët që kanë çuar në rritjen e zëvendësimit të monedhës jane : •Krijimi i shprehisë së përdorimit të monedhave të huaja dhe mungesën e dëshirës dhe predispozicionit të individëve për të kryer transaksionet e këmbimit dhe fillimin e përdorimit të monedhës vendase. • Një faktor tjetër mund të jetë dhe kanalizimi drejt përdorimit të sistemit financiar dhe lëvizjes në drejtim të ekonomisë formale (depozitave), që çon në shtimin e depozitave në valutë. •Faktor tjeter mund te jete, perceptimi qe kane qytetaret per rrugen drejt B.E-se, dhe sigurine qe jep per ta monedha Euro. V.3. 2. Zëvendësimi i aktiveve. Grafiku – . Zëvendësimi i aktiveve është një nga elementët përbërës të zëvendësimit të monedhës dhe pjesa që i përafrohet zëven- dësimit të monedhës sipas mënyrës të matur nga FMN-ja. Rezultatet e marra nga përllogaritjet e nivelit të zëve -ndësimit të monedhës sipas metodës së FMN-së, raporti i depozitave të huaja me M3, janë paraqitur në grafikun 3. V ërehet një luhatje e nivelit të zëvendës- imit të monedhës rreth mesatares 20%. Grafiku shpreh raportin = Depozita te huaja/ Paraja e gjere (ose M3) V.3. 3. Zëvendësimi i parasë (kesh) Per te arritur ne rezultatin e grafikut 4, ne te majte, per kete behen llogaritje duke matur fizikisht nepermjet te dhenave bankare, se sa para kesh jane zevendesuar nga monedha Lek me ate Euro. Ky vrojtim merret duke grumbulluar te dhenat per vitet, dhe pasqyrohen ne tabelen si me larte.
  • 41. V.4. Menyra indirekte të matjes së PHQ. Perdoren dy menyre indirekte te matjes se P.H.Q. 1.Metoda e pare është zëvendësimi dhe zhvendosja e strukturës së prerjes së monedhave në qarkullim. 2.Metoda e dytë është përdorimi i rezultateve të vrojtimit të fundit të konsumatorit të ndërmarrë nga Departamenti i Kërkimeve. Në të dyja rastet marrim përfundime të ngjashme me ato të përftuara me anë të metodologjisë direkte. V.4. 1. Zhvendosja e prerjeve të kartmonedhës Kjo mënyrë indirekte është bazuar në supozimin që sa më i madh të jetë qarkullimi i parasë së huaj, aq më pak do të përdoren prerjet e mëdha të monedhës vendase. Në rastet kur zëvendësimi i parasë është i lartë, atëherë prerjet e kartmonedhave në qarkullim janë të zhvendosura drejt prerjeve më të vogla Tabela 1. V.4. 2. Struktura e prerjeve për disa vende të përzgjedhura Vrojtimi i tregut Rezultatet e marra nga vrojtimi i kryer me konsumatorët paraqiten në grafikët 5.6. te mëposhtëm. Konsumi i perditshem ne Lek.(Grafik 5). ++ Blerjet afatshkurtra, të cilat zënë 95% të konsumit të individëve, kryhen kryesisht në monedhë vendase Lek dhe qe jane per Konsum te perditshem. ++ Blerjet afatshkurtera ne valuten euro jane ne masen 3.2 %, qe jane ne nje ze relativisht te vogel.
  • 42. •Konsumi afatgjate ne Euro.Grafik 6. ++ Vetëm 73.10% e të anketuarve kryen më shumë se 10% të shpenzimeve afatshkurtra në monedhë të huaj. Raporti ndryshon kur bëhet fjalë për shpenzimet afatgjata, ku 27.90% e të anketuarve kryen më shumë se 30% të tyre në mo- nedhë të huaj. Këto shifra dëshmojnë për një përhapje të gjerë të valutës në ekonomi për shpenzime afatgjata dhe afatshkurtra V.5. PЁRFUNDIME PЁR BIZNESET Ne tabelen e meposhteme jane te dhenat per Mbajtjen e valutes Euro te shprehur ne % ndaj totalit te zerave per disa sektore ekonomik. Studimi është kryer mbi zëvendësimin e monedhës por edhe mbi zëvendësimin e aktiveve.Rezultatet e tabelës tregojnë që monedha e huaj që ështënëpërdorim të bizneseve është shumë më e madhe si sasi , se sasia ne perdorim të publikut si për likuidet dhe për aktivet.Kthimet nga valutat janë të larta , rreth 65% te kthimeve totale ,dhe janë rreth 50% më të larta në secilin nga sektoret e studiuar.Kjo duket si pak befasuese duke ditur më parë që konsumatorët paguajnë më tepër me LEK.Një shpjegim mund të jetë se outputi I këtyre bizneseve përbën një sasi shumë të vogel për shportën e konsumit të tyre. Si përfundim pjesa më e madhe e bizneseve do të preferonin EURON te cilet perbejne rreth 62%. V.6. Euro ndaj P.B.B.-se. Ne vendin tone ka shuma te medha te valutes euro te llogaritur nga bankat te niveleve te ndryshme ne vend. Nje tregues i mases se kesaj valute Euro eshte llogaritja e Euros ndaj P.B.B. Tabela me posht e paraqet ne % Euro ndaj P.B.B. ne vend.
  • 43. V.7. Hipotezat te zevendesimit te Lek me Euro. Keto lloj Hipotezash qe japin te dhena per analizen e zevendesimit te monedhes se nje vendi me ate te perbashket, jane grumbulluar nga informacioni i marre ne rrjetin social www.google.com. Study economics lectures. (Nga studiues te ndryshem)., duke bere llogaritjet me Raporte vjetore te Institucioneve financiare ne vend dhe jashte tij. Mbi bazen e ketyre Hipotezave edhe autore te ndryshem ne vend llogarisin masen e zevendesimit te Lek me Euro ne vendin tone. Kjo edhe nga informacioni i marre nga Banka Qendore dhe INSTAT, ne vend. Rasti i Shqipërisë është analizuar në disa nga studimet e mëparshme, dhe rezultatet e arritura tregojnë që zëvendësimi i monedhës nuk është shumë i lartë por ka trend rrites.  Do të analizoj disa nga faktorët që kanë ndikuar në zëvendësimin e monedhës vendase në Shqipëri, keta faktore analizohen ne formen e Hipotezave . Si për shembull hipotezat e : 1. Hipoteza Reinhart. 2. Hipoteza histeresis . 3. Hipoteza e diversifikimi I portofolit. 4. Hipoteza e kredibiliteti I sistemit banker. 5. Hipoteza e hapja e tregut 6. Hipoteza transfertat etj. Le te japim disa shpjegime per t’o. V.7. 1. Hipoteza Reinhart. http://www.hks.harvard.edu/news-events/news/press-releases/carmen-reinhart-announcement. ( Professor of the International Financial System at Harvard Kennedy School). .Simbas tij- Fenomeni i përdorjes së një monedhe të huaj për të mbuluar një ose të gjitha funksionet e monedhës vendase (mjet pagese, njësi matëse dhe ruajtës vlere) është quajtur Euronizim. Ekonomisti me fame boterore Reinhart , e klasifikojnë zëvendësimin e mo- nedhës së një vendi nëpërmjet ndryshoreve makroekonomike si; Depozita të huaja/M3 (që përdoret dhe nga FMN-ja). 1. Borxh i jashtëm/PKB (Prodhimin Kombëtar Bruto. 2. Dhe borxh në valutë/borxh total. Dy raportet që përfshijnë borxhet shërbejnë për të përllogaritur zëvendë- simin e monedhës në huadhënie. Duke u bazuar në kombinimin e këtyre raporteve ato ndërtojnë katër grupe (shihni tabelën 1), sipas të cilëve kate- gorizojnë madhësinë e zëvendësimit të monedhës në vendet e ndryshme,
  • 44. V.7. 2. Hipoteza :Histeresis. Fig 1.2.3.4. Efekt I histeresis quhet vazhdimesia e një gjendje të mëpareshme. Kjo ka si shpjegim faktin që pasi njerëzit i janë përshtatur instabilitetit makroekonomik duke iu drejtuar monedhës së huaj duke ulur kërkesën për monedhën vendase ata vazhdojnë ta bejnë këtë për një kohë të gjatë ndonëse faktorët kryesorë makroekonomike përmirësohen .Në katër grafiket në vazhdim tregohet një përmirësim i faktorevë makroekonomike pas vitit kur ka hyre euro ne qarkullim viti 2002. Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgj- ithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndrysh- imi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. (Deflacioni eshte Inflacion negative - ). Ne figuren 2, eshte e paraqitur situate per periudhen 2002-2012, ne te cilen jepet raporti midis rritjes reale te P.B.B-se ne vendin tone. Per menyren e llogaritjes se P.B.B- se. (shpjeguar lart) PBB = PP + TBO + ABP + T – S Pagat e punonjësve (PP), Teprica Bruto Operative (TBO), Të ardhurat bruto të përziera (ABP), (T)Taksat indirekte - (S) subvencionet.
  • 45. Ne figuren 3 kemi llogarite rrjedhese qe jane ne bankat ne vendin tone, dhe qe jane pasqyruar ne raport me P.B.B-ne per periudhen ne studim 2002-2012. Dy fjale per Deficitin Buxhetor. Buxheti eshte pasqyre sistematike financiare e te hyrave dhe te dalave te shetit per nje periudhe te caktuar, perkatesisht per nje vit buxhetor. (01 Prill-31 Mars te c’do viti). Buxheti eshte institucion financiar themelor i qdo shteti me te cilin me plan parashikohen te dalat dhe te hyrat publike. Politika ekspansive buxhetore me te cilen deshirohet eliminimi i depresionit dhe papunesise zakonisht zbatohet duke zvogluar tatimet dhe me rritjen e te dalave publike. Kjo politike sjell patjeter rritjen e te dalave buxhetore ne krahasim me te hyrat buxhetore, me kete rast shkaktohet krijimi i deficitit buxhetor. Megjithëse zëvendësimi i monedhës ka qenë I vazhdueshëm mund të themi se vitet e fundit ka qenë madje më I lartë se gjatë viteve të para të tranzicionit.Zëvendësimi I monedhës në sektorin e sipërmarrjes ka qenë më I ndikuar nga tranzicioni.Në rastin e sipërmarrjeve publike ai ka pesuar rënie, arsye sigurisht duhet të jetë mbyllja e tyre ose rikontruksioni dhe privatizimi.Për sipërmarrësit privatë mund të themi se pas një rritje gjatë viteve të para, simetrike me rënien në sektorin e sipërmarrjes publike,ka treguar një stabilitet të lartë.
  • 46. V.7.3. Hipoteza : Diversifikimi I portofolit. Arsyet që ndikojnë në diversifikimin e portofolit mund të sjellin shpejgime edhe për nivelin e zëvendesimit të monedhes.Në këtë kuptim instrumenta financiare ose niveli I depozitave në monedhe të huaj ose vendase mund të shpjegojnë se si niveli I depozitave dhe I parasë kesh përdoret për diversifikimin e portofolit ose të reduktimit të riskut.Ky motiv mund të bëhet edhemë I rëndësishëm në ekonomitë në zhvillim ku tregjet financiare janë ende në rritje dhe jo fluid. Grafiku 5. tregon depozitat në monedhë të huaj nga 2001 e në vazhdim.Masa e zëvendësimit të monedes ka qenë shume e stabilizuar.Me nje kthim real vazh- simisht negative për depozitat në USD duke bërë përjashtim për periudhën e fundit të dhjetorit të vitit 2003 ku pati një rritje të kthimit real negati- ve edhe për depozitat në euro Kthimet. Kthimi eshte e ardhura e perfituar nga depozitimi I shumave prane bankave simbas kurseve te interesit te bankave, qe mund te jene ne Lek apo ne nje nga llojet te valutave. Ne vazhdimesi kemi trend rritje sepse jane rritur depozitat ne Euro, deri ne periudhen e krizes globale dhe Europiane 2007 e ne vazhdim. Ne lidhje me FX, qe jane te depozita vendase ndaj totalit te depozitave, konstatojme se ato kane trend luhatjeje simbas viteve. V.7.4. Hipoteza : Kredibiliteti i stemit bankar. Grafiku 6. Sipas këtij argumenti rritja e zëvendësimit të monedhës e matur me masën e depozitave duhet të reflektoje zhvendosjen nga mbajtësit e monedhës se huaj në kesh tek mbajtësit e depozitave dhe kjo mund të shikohet si një indikator I rritjes së besimit në sistemin bankar . Grafiku 6. tregon një stabilitetit relative të rritjes se depozitave ne euro qe eshte treguesi DX_dep/ M3, ku M3 eshte treguesi per parane e gjere. Kjo përkon me përmirësimin e perceptimit dhe perqafimit te shtetasve shqiptare me valuten euro. Ky trend i qendrueshem ka lidhje edhe me sigurine e sistemit bankar. Megjithese mund të themi që ka patur një rritje të besueshmerisë ndaj bankave kjo hipotezëdo të funksiononte
  • 47. V.7.5. Hipoteza : Hapja e tregut. Simbas kesaj hipoteze kemi ;  Me rritjen e vëllimit të tregëtuar rriten nevojat për monedhë te huaj kesh ose në depozita të cekueshme për të perballuar pagesat e nevojshme. Kështu që zëvendësimi I monedhës mund te shikohet pjesërisht si rrje- dhojë e liberalizimit të tregut dhe integrimit ndërkombëtar. Mbajtësit publikë të depozitave në monedhë të huaj dhe mbajtësit e këtyre depozitave nga sipërmarresit pra nga sektori privat në raport me totalin e depozitave përdoret si një tregues i matjes të fenomenit të zë- vendësimit të monedhës. Simbas kësaj hipoteze ne duhet të presim të njëjtën tendencë me rritjen e hapjes së tregut dhe rritjen e zëvendësimit të monedhës. Grafiku 7 ; Hapja e tregut .I.Z.M, është rritur që prej 2002 duke arritur disa masa të stabilizuara prej rreth 60%.I.Z.M, për sektorin e ndërrmarjeve publike ka rënë në mënyrë të mprehte gjatë krizes globale dhe te Eurozones, por edhe te problemeve te brendeshme deri në vitin 2010 e ne vazhdim.I.Z.M, për sektorin e sipermarrjes private duke filluar që prej 2002 ka qenë stable me rreth 6.5%.Gjithsesi në kendeveshtrimin e ekonomise infomale dhe pagesat e saj në kesh është shumë e lehte te kuptosh nënvleresimin që I bëhet rolit të hapjes së tregut në zëvendësimin e monedhës . V.7.6. Hipoteza :Transfertat Ne I konsiderojmë transfertat private si burimin më të rëndësishëm të mbajtjes së depozitave në monedhe të huaj nga vendasit. Simbas kesaj hipoteze ne duhet të presim një lidhje negative mes Z.M, dhe financimeve të importeve nga transfertat private. Grafiku 8a,b na paraqet njЁ vЁshtrim të hollesishem se si ky komponent ndikon mbi zëvendësimin e monedhes. Ne dallojmЁ një tendence simetrike të zëvendësimit të monedhes dhe të importeve financiare(transfertat). Nga sa me lart duket se pozicionimi i valutes Euro ne raport me Lek , eshte i kenaqeshem. Nga studimi i rezultateve te grafiqeve te mesiperme, arrijme ne konkluzionin se trendi eshte ne rritjen e sasise se Lek qe zevendesohet me valuten Euro.
  • 48. V.8. EUROIZIMI I PJESSHËM JOZYRTAR Zevendesimi i Lek me Euro. Zëvendësimi total dhe zyrtar i monedhës nuk duhet të ngatërroh- 0et me zëvendësimin e pjesshëm dhe jozyrtar të monedhës. Euronizimi jozyrtar, si në Shqipëri, është si një përparësi ashtu dhe një pengesë kur merret parasysh përshtatja zyrtare e një regjimi super të pandryshueshëm: kalimi ndihmohet nga sasia relativisht e madhe e valutave të huaja në qarkullim, por për shkak të qarkullimit si të dollarit amerikan ashtu dhe të Lekut,duhet bërë një largim i ekonomisë nga monedha vendase Lek, që nuk do të përdoret më, pas anetaresimit ne B.E. Në këtë gjendje që janë gjërat tani, një kalim I mundshëm i Shqipërisë në një kurs super të pandryshueshëm mund të merrte vetëm formën e një bord monedhë të lidhur me shportën e euros, gjë që do të sillte përfitimet e një regjimi të perdorimit jozyrtar te Euros ne vend te Lekut. V.8. 1. Avantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro. (i). Siguri më të madhe të kursit të këmbimit. (“Nuk mund të zhvlerësohet me lehtësi një valutë që nuk ekziston apo një valutë, kursi i këmbimit të së cilës është i vendosur me ligj.” ) (ii). Kredibilitet më i madh i politikës qeveritare. (iii). Kosto më të ulta transaksionesh. (iv) .Normat më të ulta të interesave. (v). Stabilitet më të madh makroekonomik. (vi). Tregti më e madhe dhe investime të huaja direkte më të mëdha. Në një ekonomi që është tashmë gjerësisht e euroizuar, lëvizja drejt zëvendësimit total dhe zyrtar të monedhës, do të eliminonte komplikacionet e komponentëve të dyanshëm në ofertën monetare, duke vendosur qëllime të ndërmjetme të politikës monetare, dhe IHD ne vendin tone. V.8. 2. Disavantazhet nga zevendesimi i Lek me Euro. (i). Eurorizimi I njëaneshëm si një alternativë e regjimit të kursit të fiksuar të këmbimit. (ii). Destabiliteti makroekonomikë,vecanerisht norma e lartë e inflacionit dhe pasigurisë të kursit të këmbimit në fazën e parë të procesit të tranzicionit. (iii). Trafiqet ilegale dhe evasion fiskal . (iv). Të ardhurat nga emigracioni. (v). Arsyet kryesore që bankat e nivelit të dytë preferojnë të japin hua në valutë të huaj janë ; 1. Huadhënia në valute të huaj për këto Banka është një mjet mbrojtës ndaj inflacionit. 2. Duke qenë se huaja jepet në terma nominalë një rritje e inflacionit të brendshëm e ardhur si pasojë e një politike të lirë monetare e ndjekur nga faktorë të tjerë do të zvogëlonte të ardhurat në terma reale për keto banka .
  • 49. (vi). Paqëndrueshmria e kursit të këmbimit përbën gjithashtu një faktorë që nxit huadhënien në valutë të huaj. (vii). Norma e interesit për depozitat në lek karakterizohet nga një normë më e lartë e interesit në krahasim me depozitat në valutë sepse risku I kursit ë këmbimit konsiderohet I madh (viii). Shumica e kredisë së huaj në të cilën mbështetet vendi është në valutë të huaj . (ix). Banka Qëndrorë nuk do të mund të luaj me rolin e huadhënses të fundit në ekonomi gjë që do të ketë pasoja të rënda në rast të krizave financiare. V.8. 2. KOSTOT E EUROIZIMIT Euroizimi i njëanshëm do të kishte dhe kostot e tij: (i). Para së gjithash, humbja e “seigniorage” – ( Histori; Eshte vendosur nga e drejta e nje sundimtarit te lashte të një shteti "seigneur"- prej nga vjen dhe fjala "seigniorage" qe nxirrte monedhat në qarkullim të ardhurat e fituara nga përdorimi i monedhës së brendshme, zakonisht përcaktohet si vlera e vërtetë e ndryshimit në paratë bazë). Kostoja e prodhimit të monedhave eshte më e vogël se vlera nominale e stampuar dhe diferenca quhej "seigniorage". Për këtë arsye, një nga çështjet e debatueshme në literaturën mbi zëvendësimin monetar është dhe efekti që shkaktohet nga humbja e seigniorage. Kjo mase llogaritet. Llogaritja ; -S = seigniorage. -MB = baza monetare (shuma e parasë në qarkullim dhe e rezervave të sistemit bankar pranë bankës qendrore. - RE = rezervat e sistemit bankar pranë bankës qendrore. - P = niveli i çmimeve; i = norma e interesit të tregut. Ii = norma e interesit që paguan banka qendrore për rezervat e sistemit bankar.  Për të treguar lidhjen midis kostos oportune të seigniorage,po bëjmë një paraqitje skematike (të thjeshtuar) të bilancit të konsoliduar të një banke qendrore: (Me lart) Shembull : Po të supozonim që vendi mban vetëm asete të denominuara në monedhë të brendshme (pra, që asetet e huaja neto janë zero) dhe kapitali I bankës është zero, në anën e pasivit mbetet vetëm baza monetare, për të cilat banka qendrore paguan interes vetëm për një pjesë të saj: remunerimin e rezervave (ii*RE). Në anën e aktivit mbeten vetëm asetet e brendshme neto që janë të barabarta me bazën monetare (ND = MB) dhe që i sigurojnë bankës qendrore një fitim në varësi të normës së interesit të tregut: i*MB. Fitimi i bankës qendrore që do t'i transferohej buxhetit të shtetit në këtë rast do të ishte: i*MB - ii*RE - C (ku C: shpenzimet e veprimtarisë së bankës). Si normë interesi të tregut mund te perdorim edhe yield-in e bonove të thesarit (tremujore). Duke shumëzuar normën e interesit me bazën monetare mesatare vjetore, marrim një vlerësim të seigniorage
  • 50. (ii). Rezervat fillestare. (iii). Humbja e rolit të huadhënësit të fundit. (v). Monedha në të cilën është dhënë borxhi i jashtëm. (vi). Praktikat e faturimit. (vii). Impakti inflacionist i rivlerësimit të vërtetë. Per sa me lart duket se perfitimet nga pedorimi i Euros ne vend te Lek, eshte me interes per ekonomine ne vendin tone, dhe efektet ne ekonomi do te jene positive per qytetaret te vendit tone. V.8. 3. KONVERGJENCA DREJT FUSHËS OPTIMALE TË MONEDHËS EURO. Konvergjenca mund të kuptohet jo vetëm për parametrat monetarë dhe fiskalë, por gjithashtu, edhe për parametrat realë dhe institucionalë. (i). Konvergjencat monetare dhe fiskale. 1. Në Shqipëri, pjesa që zë borxhi qeveritar ndaj PBB-së është rreth 70 për qind më e lartë se mesatarja prej 50 për qind e ekonomive në tranzicion, por më e ulët se mesatarja e Zonës së Euros, rreth 73 për qind në vitin 2012. 2. Të ardhurat publike janë akoma realisht të ulta, në 22.4 për qind të PBB-së (me shpenzime rreth 31.4 për qind ) dhe duhet të rriten në Shqipëri, që t’i afrohen niveleve të Bashkimit Europian. 3. Inflacioni shqiptar është brenda objektivave të Maastricht12, ndërsa normat e interesit nuk janë në përputhje me këta objektiva. 4. Progrese të mëtejshme, për t’iu përafruar objektivit të inflacionit të Maastricht-it, mund të jenë të kushtueshme. 5. Shqipëria është në një pozicion të përzier. Ristrukturimi bankar ka filluar, dhe gjithashtu, ka ndikuar në rritjen e borxhit publik nga 63 për qind në 69 për qind të PBB-së. 6. Tregjet financiare në Shqipëri janë shumë të pazhvilluara, me një treg sekondar inekzistent të letrave m vlerë të qeverisë, me një pjesëmarrje të madhe të bankave në tregun primar si dhe me një bursë që akoma është në hapat e saj të parë. (ii). Konvergjenca reale, mund të identifikohet lehtësisht si një konvergjencë e të ardhurave reale për frymë – një proces i “caching up” (avancimi drejt) i cili tashmë është quajtur “ konvergjencat reale”, 1. Produktivitetit të punës 2. Nivelit të pagave; të normave reale të interesave, normës së papunësisë. 3. Kapacitetit e dobishmërisë.
  • 51. Studimi aktual. Shqipëria është akoma disa hapa mbrapa, jo vetëm në të ardhurat për frymë, por më shqetësuese, në konvergjencat strukturore, duke patur një strukturë të të punësuarve në industri prej 11.5 për qind, në bujqësi prej 51 për qind, në ndërtim prej 14.8 për qind, në transport prej 3.5 për qind, në shërbime të tjera prej 19.2 për qind. Me diferenca të qëndrueshme në të ardhurat për frymë, kostoja e politikave të kohezionit (nëpërmjet fondeve strukturore dhe transfertave të tjera) është e detyruar të jetë e lartë dhe nuk është e qartë nëse mund të mbahet brenda limiteve aktuale të Bashkimit Europian, 4 për qind të PBB-së të vendit përfitues. (iii) . Konvergjencat institucionale, gjithashtu, kanë bërë përparime të shpejta, së paku për vendet që ndodhen në rradhët e para për pranim, duke gjykuar nga vlerësimet e BERZH-it, për arritjet sistematike në tranzicion. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar . 1. Forcim Institucionesh. 2. Reforme Institucionesh te perafrohen me vende te B.E-se, etj. V.8. 4. POLITIKAT DREJT EUROIZIMIT TË NJËANSHËM Euroizimi në një këndvështrim të ngushtë, i kuptuar si zëvendësimi i monedhës. a) Se pari ;“Çdo adoptim i njëanshëm i monedhës së vetme në kuptimin e “euroizimit”, do të jetë në kundërshtim me nënvizimet e arsyeve ekonomike të traktatit të Bashkimit Monetar Europian, i cili parashikon adoptimin aktual të euros, si një pikë përfundimtare e procesit të strukturuar të konvergjencës brenda një kuadri pune të shumëllojshme. b) Së dyti, frika se presioni politik mund të sjellë që Banka Qendrore Europiane të tolerojë, dhe të marrë parasysh nevojat e veçanta të vendeve. V.8. 5. KONKLUZIONET Për Shqipërinë, mund te nxjerrim disa konkluzione positive per zevendesimin e Lekut me Euron. 1. Kostot dhe përfitimet nga euroizimi i njëanshëm janë të lidhura përafërsisht me pritjen më të vogël të përfitimeve nga një zgjerim i konsiderueshëm i tregtisë dhe me koston e një humbjeje të vogel. 2. Ndoshta, prezantimi aktual I bankënotave dhe i monedhave të euros (që nga 01.01.2002) do të kthejë ekonominë nga euro që mund të prezantohet në Shqipëri, është bord monedhë i lidhur me një shportë euro/Lek, i cili do të sigurojë të gjitha përparësitë që priten nga një regjim kursesh fikse, por jo ato të një monedhe të vetme.
  • 52. 3. Euroizimi i njëanshëm në formën e zëvendësimit zyrtar të plotë, për momentin, nuk është në kompetencat e autoriteteve të Bashkimin Europian dhe BANKA QENDRORE EUROPIANE, por Shqipëria, si të gjitha vendet e tjera në tranzicion duke përfshirë edhe vendet kandidate për pranim, duhet të ketë situatë të favorshme për të negociuar pranimin e saj. 4. Sipas BSH-së, shkalla relativisht e lartë e eurorizimit të ekonomisë reflektohet edhe në bilancet e agjentëve ekonomikë: 1.Një pjesë e konsiderueshme e aktiveve dhe detyrimeve financiare. 2.Si dhe e transaksioneve që ata kryejnë, realizohen në monedhë të huaj. 5. Vërehet një normë veçanërisht e lartë eurorizimi në kahun e aktivit, më e spikatur kjo për individët. Ndër shkaqet kryesore, iniciatore të eurorizimit, në literaturë përmenden motivet paraprirëse mbrojtëse ndaj normave të larta të inflacionit apo luhatjeve në ekonomi. 6. Kështu, për rastin e Shqipërisë, përveç faktorëve psikologjikë që veprojnë në vazhdimësi, në krahun e aktivit të bilancit, eurorizimi favorizohet kryesisht nga hyrjet valutore në formën e remitancave, investimet e huaja direkte apo linjat e kredisë bankare. 7. Megjithatë, për shkak të normave të larta të interesit në lekë, një pjesë e konsiderueshme e depozitave të individëve mbahen në monedhë vendase. 8. Në kahun e pasivit, faktorët favorizues të kërkesës së lartë të bizneseve për kredi në valutë janë normat më të ulëta të referencës për interesat në valutë kundrejt monedhës vendase dhe burimi i të ardhurave në valutë.
  • 53. V.8. 6. Rreziku . Fenomeni "euromania" mbart jo pak rreziqe. Kryesori është ai që vjen nga kursi i këmbimit. Në këtë periudhë të mbiçmimit të euros dhe zhvlerësimit të lekut blerja e produkteve në euro apo edhe marrja e kredisë në këtë monedhë nuk është aspak me leverdi për qytetarët, të cilët të ardhurat mujore të tyre i kanë në lekë. Kjo pasi përveç normës së interesit (në rastin e kredisë) ata duhet të paguajnë edhe koston e transaksionit.
  • 54. V.8. 7. Debati i hapur: Euro në vend të lekut? Përballë preferencës së shqiptarëve për të përdorur gjithmonë e më shumë euron, pyetja që lind natyrshëm është: Sa gati është ekonomia shqiptare që të zëvendësojë Lekun. Debati lidhur me këtë çështje mbetet i hapur mes ekspertëve. Banka e Shqipërisë e ka konsideruar të parakohshme një proces të tillë zyrtarisht, pavaresisht se eshte fakt. Por nga ana tjetër, zëvendësimi i lekut me euron nuk është vetëm një çështje dëshire. Kjo pasi Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte, ku kryesori është mbajtja nën kontroll e deficitit buxhetor, një tregues ende "i pabindur" për financat publike. Zhvlerësimi i lekut shqiptar ndaj valutave ka nxitur debatin mes ekspertëve për zëvendësimin e tij. Kjo edhe për faktin se monedha e përbashkët europiane po përdoret gjithmonë e më shumë në ekonominë tonë. (Grafik. Te ardhura te shqiptareve ne vite)
  • 55.
  • 56. V.8.Aktualite per perdorimin e Euros. V. 8.a. Nga tregu i lire . Nga vezhgimet dhe studimet si ato te pershkruara me lart, dhe te tjera, mund te japim disa te dhena te cilat jane aktuale, per tregun e lire dhe ato jane si me poshte ; a). Shqiptarët “zëvendësojnë” lekun me euron.Shqiptarët po e përdorin gjithnjë e më shumë monedhën europiane, euro, edhe pse zyrtarisht kanë paranë e tyre, lekun. Mjafton të vëzhgosh njësitë tregtare ku ofrohen shërbime dhe mallra të ndryshme në euro dhe kupton se eurorizimi në Shqipëri është përhapur me shpejtësi në vitet e fundit. b). Duke nisur nga shkollat dhe kurset private, apartamentet, pajisjet elektronike dhe shtëpiake, ofertat për pushime jashtë, veshjet, e deri në bar-restorante, që të gjitha ofrohen me euro, duke zëvendësuar monedhën vendase, lek. c). Mallrat dhe shërbimet që shiten me euro po përhapen me shpejtësi, saqë nisur nga këto kushte, leku do të zëvendësohet shumë shpejt i tëri nga euroja. d). Shqiptaret kane rritur kërkesën e individëve për kredi në valutën euro, sepse janë çmimet e mallrave të blera të shprehura në monedhë të huaj ne valuten Euro. e). Ekspertët e lidhin me faktin se produktet që ofrohen me euro janë të importuara, dhe për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit, tregtarët preferojnë t’i shesin me valutën që i kanë blerë në vendin e origjinës. f). Me euro ofrohen tashmë prej kohësh edhe hapësirat e apartamenteve për shitje apo me qira, pas gati 8 vjet dominim të monedhës amerikane, dollar. Edhe pse ndërtuesit i blejnë lëndët e para në lek, produktin final, apartamentin ose objektin e shesin me euro. g). E njëjta gjë ndodh me dyqanet e veshjeve, të cilat në artikujt që shesin kanë të stampuar etiketa me çmime në euro, dhe ku duhet të bësh konvertime me kurs fiks që të ofron butiku. h). Këto dhe të tjera shërbime, si kreditë qe jane ne Euro, që konsiderohet një tjetër problem jo pak serioz, i kanë vendosur shqiptarët në pozita të vështira, por që deri më sot asnjë ent shtetëror nuk ka dhënë shpjegime rreth përhapjes së fenomenit “Euro”.
  • 57. l). Shqipëria është një vend i rrethuar nga shtete që përdorin euron, dhe ku tregtia, deri në masën 65 për qind, kryhet me valutën e Bashkimit Europian. ll). Si Shqipëria, ashtu dhe vendet fqinje me te si Malit të Zi, Maqedonia dhe Kosova e përdorin euron. Përdorimi i euros nga këto dy shtete eshte aktualitet. k). Zhvleftesimi i vazhdueshem i Lek kundrejt Euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qe mbas vitit 2002, monedha jonë u zhvlerësuar në masën 13 për qind kundrejt euros dhe në vitin 2010, zhvlerësimi ishte 11 për qind. Ky nënçmim vijon ende. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, monedha evropiane ka shënuar një tjetër rekord në tregun tonë të këmbimit, duke kapur deri nivelin e 142.9 lekëve. Aktivitete qe perdorin Euron. www Google.com.sherbime me euro ne shqiperi. -Mbi 50%, sipërmarrjeve aktive veprojnë në rajonin e Tiranës dhe të Durrësit. Shpërndarja e sipërmarrjeve aktive sipas sektorëve ekonomikë është: tregtia 43.8%, hotelet dhe restorantet 16.1%, transporti dhe komunikacionet 10.2%, industria 9.8%, ndërtimi 4.3%, bujqësia dhe peshkimi 1.8%, ndërsa shërbimet e tjera zënë 14.1%. Është për t’u theksuar se sektorët e tregtisë, hoteleve, bareve dhe 628 restoranteve dominohen nga perdorimi sa me shume i Euros ne vend te Lek në vitet e fundit kjo ndodh veçanërisht gjatë periudhës së verës, si pasojë e rritjes së turizmit në vend; -16% të ndërmarrjeve aktive e zënë prodhuesit e të mirave dhe 84% përbëhen nga prodhuesit e shërbimeve;
  • 58. Foto e punuar Jane njoftime te bera nepermjet rrjeteve sociale te komunikimit on line, nga bizneset ne vendin tone per ofrimin e sherbimit te tyre, dhe pagesat ne Euro.Tregues se sa i perhapur eshte perdorimi i Euros
  • 59. V. 8.a. Nga tregues Zyrtare (te perdorimit te Euros) Jo vetem tregu I lire por edhe tregues zyrtare, kane te pershkruar zyrtarisht Euron ne planet, apo strategjite financiare te tyre.Si me poshte ; I. Zerat financiare te buxhetit te shtetit e kane te pasqyruar gjeresisht Euron, ne treguesit te tyre, te analizes per periudhat te shkuara, por edhe ne ato aktuale dhe parashikuese. P.sh. Ne analizen parashikuese per vitin 2013 per borxhin e jashtem jane bere llogarite per zerin edhe ne Euro, grafikisht jane si me poshte (http://www.google.alparashikues202013).
  • 60. I. Zerat financiare te parashikimeve te portofolit te shtetit per nje donator, ku eshte llogaritur zyrtarisht ne valuten Euro. www.monitor.al).
  • 61. I. Ne zerat financiare te parashikimeve te rritjes se P.B.B-se ne raport me vende te tjera te B.E-se. (www.monitor.al). II. Ne zerat zyrtare te kembimit valuator me monedhen Euro qe esthe monedha qe perdoret nga 28 vendet anetare te B.E-se. (www.monitor.al).
  • 62. I. Ne zerat zyrtare te B.E-se per parashikimet per shqiperine. (www.monitor.al). Punim. Sfidat te Ekonomise Shqiptare, deri ne Bashkimin Monetar me finalizimin e zevendesimit te Lek me Euro
  • 63. V. 9.PERFUNDIME Euro eshte pashmangesisht monedha definitive qe do te perdoret ne vendin tone. Ky proces i zevendesimit te Lek me Euro ne vendin tone, do te perfundoj me Anetaresimit ne Bashkimin Europian te vendit tone. Te gjitha shpjegimet e bera me lart ne kete teme, percaktojne rolin e sejcilit element pjesmarres ne ‘Procesin Menaxherial te Zevendesimit te Lek me Euro”. Roli i sejcilit prej tyre eshte i pranishem, aktual, aktiv, i domosdoshem ne Menaxhimin e zevendesimit te Lek me Euro. Zevendesimi i Lek me Euro ne vendin tone, eshte proces ne dinamiken e perditshme te ekonomise ne vend. Sic do aktivitet qe zhvillohet natyrshem ne ekonomi, edhe ky shoqerohet me luhatjet te tij, ulje ngritje kjo e ndikuar nga faktore te pershkruar me lart. E rendesishme qe procesi i zevendesimit te Lek me Euro eshte ne rritje progresive dhe me tregues gjthnje e me pozitiv. Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro, kryhet pa ndonje strukture te vecante, nuk ka staf njerezor, nuk ka pakete ligjore te miratuar per te, nuk ka kosto financiare. Ky menaxhim zevendesimi i Lek me Euro, vetudhehiqet dhe vetzhvillohet ne kushtet e ekonomise se vendit. Ky vetmenaxhim do te perfundoj me zevendesimin perfundimtar te Lek me Euro, me anetaresimin perfundimtar te Shqiperise ne B.E.
  • 64. V. 10. SUGJERIME DHE REKOMANDIME  Gjith spektri politik ne vend duhet te gjeje rruget e duhura te komunikimit politik, per te shmangur konfliktualitetin politik ne vend, dhe duke zbatuar te gjitha rekomandimet te B.E-se. Sistemi bankar duhet te sygjeroje ne vazhdimesi politika fiskale dhe monetare, qe perkrahin, zhvillojne dhe stimulojne ne vazhdimesi zevendesimin e monedhes Lek me Euro. Menaxhimi i zevendesimit te monedhes Lek me Euro, me te gjith indikatoret te tij, te mos te pengohet por si proces te stimulohet me veprime konkrete, duke mbajtur nen vezhgim te vazhdueshem treguesit monetar ne vend. Qeveria Shqiptare me strukturat te performances fiananciare ne Ministrine e Financave, ne vazhdimesi, te beje analiza, studime te hartoje Plane Strategjike qe ne kovergjence te tyre kane , qe ne zinxhirin ekonomik, e financiar te ketij ndryshimi, deri ne perfundim te ketij procesi te pa kthyshem, kur te zevendesohet plotesisht monedha Lek me Euro.