tema
Upcoming SlideShare
Loading in...5

Like this? Share it with your network

Share

tema

am

• 8,886 Views

Statistiken

Views

Gesamtviews
8,886
Views auf SlideShare
8,885
Views einbetten
1

Actions

Gefällt mir
1
Downloads
35
Kommentare
0

1 Einbettung 1

http://www.slideshare.net 1

Zugänglichkeit

Kategorien

Details hochladen

Uploaded via as Adobe PDF

Benutzerrechte

CC Attribution-NonCommercial LicenseCC Attribution-NonCommercial License

Report content

Als unangemessen gemeldet Als unangemessen melden
Als unangemessen melden

Wählen Sie Ihren Grund, warum Sie diese Präsentation als unangemessen melden.

Löschen
• Full Name Full Name Comment goes here.
Sind Sie sicher, dass Sie...
Ihre Nachricht erscheint hier
Processing...
Kommentar posten
Kommentar bearbeiten

tema Document Transcript

• 1. FAKULTETI I ADMINISTRATËS SË BIZNESIT
DEGA - ADMINISTRATË PUBLIKE
KUMANOVË
Prof.Dr. Metush Sulejmani Studenti: AFRIM BEQIRI
Lenda: Komunikimi në Administratën Publike
Pyetjet e mundshme për kolokfiumin e –II-
Mënyrat e komunikimit ndërpersonal
Nuk është e domosdoshme të përodoren gjithmonë fjalët për të përcuar një mesazh. Përvec komunikimit me anë të fjalës së thënë apo të shkruar, komunikojmë edhe me anë të lëvizjeve të trupit, fytyrës, theksit që u japim fjaëve, mënyrës si vishemi, si e pozicionojmë trupin etj. Të gjitha këto përcojnë një qëllim të caktuar, një kuptim. Këtë lloj komunikimi e quajmë komunikim joverbal, pra jo me anë të fjalës. Komunikimi me anë të lëvizjeve të trupit jo gjithmonë është i ndërgjegjshëm, por sidoqoftë gjithmonë plotëson apo komplikon komunikimin me anë të fjalëve. Pozicione të hapura të trupit, shtrirje mbrapa etj, tregojnë ngrohtësi, afërsi, predispozicion për të komunikuar. Pzicione të mbyllura – kryqëzimi i krahëve, i këmbëve, i duarve etj, tregojnë një nevojë për të mbrojtur.
Prekja - është një tjetër element i komunikimit joverbal. Njerëzit kanë tendencë të prekin ata që pëlqejnë. Një meta analizë e dallimeve gjinore në këtë element të komunikimit, nxorri në pah që gratë prekin më shum bashkëbiseduesin sesa burrat. Gjithashtu gratë dhe burrat e interpretojnë të prekurit në mënyra shumë të ndryshme nga njëri – tjetri. Normat e të prekurit gjatë bisedës ndryshojnë shumë nga një kulturë në tjetrën.
Shprehjet e fytyrës - si në kohën kur flasim edhe kur dëgjojmë, shoqërojnë atë që themi. Ato mund të përcojnë frikë, agresivitet, ndrojtje etj. Buzëqeshja, në mënyrë tipike shpreh ngrohtësi, lumutri, apo miqësi, ndërsa ngrysja e vetullave përcon paknaqësi apo zemërim.
Të njejtën gjë mundë të themi për intonacionin e zërit - që shoqërojnë fjalët që i themi. Kurrë nuk mundë të kuptojmë hollësisht se si është bërë diskutimi në një mbledhje duke lexuar vetëm procesverbalin e hollësishëm. Intonacionin që ngjyros të folurit, nuk mundë të regjistrohet, por është një element që duke shoqëruar fjalën, i jep asaj kuptime të ndryshme.
Distanca fizike – midis personave që komunikojnë është një mënyrë tjetër për të komunikuar. Mardhëniet të ndryshme kanë një llojë norme të distancës të lejuar, zakonisht të njohur për të dyja palët. Ruajtja ose shkelja e kësaj distance përcojnë sipas rastit, një kuptim të caktuar tek marrësi. Distanca fizike ndryshon në kultura të ndryshme. Ajo që mund të jetë normale në një kulturë, mund të konsiderohet si shumë e vogël në një tjetër, apo e kundërta.
Modelet e komunikimit në organizatë
Komunikimi në organizatë mundë të konceptohet si një proces që “ rrjedh “ vertikalisht ose horizontalisht. Rrjedhja vertikale, në vetvete mundë të shikohet si komunikim nga poshtë lartë dhe nga lartë poshtë.
Komunikimi nga lartë poshtë – Komunikimi që rrjedh nga një nivel i një grupi apo organizate, në një nivel më të ulët, quhet komunikim nga lartë – poshtë.
Komunikimi nga poshtë lart – Ky komunikim nis nga nivelet më të ulëta dhe drejtohet për në marrës që janë nivele më të larta në organizatë. Komunikimi nga poshtë lart u bënë të ditur menxherëve se si ndihen punonjësit në lidhje me punën, me bashkë puntorët dhe me organiyatën në përgjithësi.
Komunikimi horizontal – Kur komunikojnë dy ose më shumë anëtarë të të njejtit grup, anëtarë të grupeve të ndryshme të të njejtit nivel, menaxherët e të njejtit nivel, ose në përgjithësi anëtarë të personelit të të njejtitnivel, themi se ndodh komunikimi horizonatl.
Rjeti i komunikimit
Rrjeti i komunikimit përcakton kanalet nëpër të cilat do të rrejdh informacioni. Knalet mund të jenë formale ose joformale, gjë që bën që edhe rrjetet të klasifikohen si formale ose joformale. Rrjetet formale të komunikimit janë zakonisht vertikale, ndjekin zinxhirin e autoritetit në organizatë dhe në përhjithësi kufizohen në komunikimin për detyrat e punës. Në dallim nga kjo rrjetet joformale janë të lira të lëvizin në cfardo lloj drejtimi, nuk kanë të bëjnë me nivelet e autoritetit dhe në përgjithësi plotësojnë nevojat shoqërore të anëtarëve të grupit me qëllim që të lehtësojnë realizimin e detyrave të punës. Dallojmë tri lloje të mjeteve të komunikimit më tipike:

• Rrjeti në formë zinxhiri – ndjek në mënyrë besnike zinxhirin formal të komandës.
• 2. Rrjeti në formë rrote – është konceptuar duke e vënë drejtuesin në mes, si një nyje lidhëse dhe përcuese e gjithë informacioneve.
• 3. Rrjeti “ gjithekanlet “ – funksionon sipas idesë që të gjithë anëtarët e grupit komunikojnë me njërin – tjetrin, pra ekzistojnë kanale të mundura për të komunikuar secili me secilin.
Rrjetet joformale
Disa nga rrjetet tipike të komunikimit ndërpersonal joformal në organizatë janë:

• Secili i thotë një tjetri
• 4. Thashethemi – njëri u thotë të gjithëve
• 5. Secili transmeton në mënyrë të rastit
• 6. Disa transmetojnë në mënyrë të përzgjedhur tek disa të tjerë
Pengesat kryesore për të komunikuar në mënyrë efektive
Filtrimi – është manipulimi i informacionit nga ana e nisësit me qëllim që të shihet në mënyrë më të favorshme nga marrësi. Kur një individ i thotë eprorit të tij atë që ai do ta degjojë dhe jo gjërat ashtu sic janë, është duke filtruar informacionin.
Faktori kryesor që ndikon mbi filtrimin është numri i shkallëve ( niveleve 0 në strukturën hierarkike të organizatës. Sa më vertikale të jetë organizata, aq më shumë mundësi ka për filtrim.
Perceptimi selektiv - Në procesi e komunikimit, marrësi sheh e degjon nën efektin e disa filtrave të tillë të brendshëm si nevojat, motivimi, eksperienca, formimi i përgjithshëm dhe karakteristikat e tjera personale. Interesat dhe shpresat e marrësit gjithashtu pasqyrohen në mënyrën se si bëhet dekodimi. Intervistuesi i kandidatëve për një punë, i cili beson se gratë vënë kujdesin për fëmijët për gjithcka, ka prirje për të interpretuar nën këtë ide një grua kandidate pavarësisht nëse ajo e ka vërtet një përparësi të tillë apo jo. Në temën e perceptimit ne nuk shohim realitetin ne interpretojmë atë që shohim dhe quajm realitet.
Emocionet – Mënyra se si dhe cfarë është duke ndjerë marrësi në cashtin që merr mesazhin, ndikon mbi mënyrën se si ai do ta dekodojë atë. I njëjti mesazh, interpretohet ndryshe në gjendje shpirtërore të ndryshme. Emocionet ekstreme ka të ngjarë të pengojnë komunikimin efektiv. Në situata të tilla, kemi prirje që të mos marrim në konsideratë mendimin tonë racional dhe objektiv por të zëvendësojm këtët me gjykime emocionale.
Gjuha – Fjalët kanë kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Kuptimet e fjaëve nuk janë tek fjalët, ato janë tek ne. Mosha, arsimimi formimi i përgjithshëm kulturor janë tre variablat më të dukshëm që ndikojnë mbi gjuhën që përdor një person dhe mbi kuptimet që u jep fjalëve. Në organizatë njerëzit vijnë zakonisht me formime të ndryshme kulturore, profesionale etj. Gjithashtu nëpër nënndarjet organizative krijohen edhe fjalë të zhargonit të brendshëm. Nëqoftëse organizata ka shtrirje gjeografike të madhe, kjo gjithashtushton larminë. Ekzistenca e disa niveleve në strukturën e organizatës, gjithashtu shton mundësitë për të kuptuar ndryshe fjalë të njejta.
Zhvillimi i aftësive për të dëgjuar në mënyrë aktive
Disa nga rrugët që mund të ndiqen për të përmirësuar të dëgjuarit janë :
Vendos kontaktin me sy. Në kohën që ju dëgjoni me veshë, njerëzit gjykojnë nëse po dëgjoni apo jo, duke ju parë sytë. Përqendrimi i syve jep më shumë mundësi për tu përqenruar dhe pakëson mundësinë që gjëra të jashtme të tërheqin vëmendjen.
Lëviz kokën në mënyrë pohuese dhe mbaj shprehje të përshtatshme të fytyrës. Sinjalet joverbale, si tundja e kokës, shprehja e përshtatshme e fytyrës, shoqëruar me kontaktin me sy, i tregojnë folësit se jeni duke e dëgjuar.
Shmang veprime apo gjeste shpërqëndruese. Duke mos bërë veprime të tjera, i pakëson vetes mundësinë e shpërqëndrimit. Nga ana tjetër, gjestet apo veprimet e tjera, i japin folësit mesazhe që ju jeni të lodhur, të shpërqëndruar, nuk po e degjoni sa duhet etj.
Bëj pyetje.-Pyetjet ndihmojnë sqarimin e atyre që degjohen dhe i jep folësit idenë që po e dëgjon.
Perifrazo.-Duke thënë me fjalët e tua ato që sapo ka thënë folësi, pra duke perifrazuar i shërben dy qëllimeve. Së dyti kontrollohet saktësia e kuptimit që po merret prej asaj që thuhet.
Mos e ndërprit folësin.- Lëre folësin të mbarojë së thëni atë që ka në mendje dhe mos u mundo që të marrësh me mend që më përpara se ku do të dal, apo si do ta mbarojë atë që po thotë.
Mos fol në kohën që tjetri flet.-Shumica e njerëzve kanë më shumë dëshirë të flasin sesa të dëgjojnë dhe shumica dëgjon vetëm si cmim për të fituar të drejtën që të flas. Të folurit mund të jetë më i këndhëm dhe të dëgjuarit më i mërzitshëm, por sidoqoft, nga të folurit të dy njëherësh, nuk del asgjë. Sepse nuk mund të flasim e të dëgjojmë në të njetjën kohë.
Bëj kalime të buta nga roli i folësit në atë të dëgjuesit.-Kjo do të thotë të dëgjosh atë që është duke thënë folësi, jo të thuash me mendje atë që do të thuash me zë të lartë sapo të të jepet fjal.
Shoqëria-vendëlindje e komunikimit
Shoqëria në krahasim ma natyrën është një dukuri relativisht më e re në planetën tonë. Kjo ndodhë kurë njerëzit e parë, të shtrënguar nga kushtet objektive dhe determinizmi i tyre, filluan të ndërtojnë një mënyrë specifike të të jetuarit me të cilën definitivisht ndahen nga bota shtazore. Në fillim njerëzit ishin tërsisht të varur nga natyra. Krahas mardhënieve të domosdoshme me natyrën, njerëzit ndërtojnë mardhënie specifike mes veti. Me fjalë tjera, krahas lidhjeve të domosdoshme me të cilat njerëzit mes veti ndërlidhen me vet aktin e lindjes së vetë (lidhjet determinante me prindërit dhe farefisin), në evolucionin e gjatë të botës së gjallë dhe gjinisë njerëzore, qeniet njerëzore gradualisht ndërtojnë edhe mardhënie specifike –mardhëniet shoqërore të cilat janë themel i procesit të paraqitjes së shoqërisë. Në praktikën shoqërore interakcioni social nxitë paraqitjen e shumë krijimeve( dukuritë shoqërore, institucionet, organizatat, forma të ndryshme të grupimeve shoqërore etj.) me të cilat gradualisht përmbushet hapsira shoqërore kurse struktura shoqërore gjat kalimit të kohës filloi të bëhet gjithnjë e më komplekse dhe më komplete. Me fjalë tjera, u madelua shoqëria si dimenzion i veçantë i realitetit objektiv. Në këtë proces të formimit të karakteristikave të shoqërisë dy gjëra kanë luajtur rol të rëndsishëm: e para, përdorimi i mjeteve për punë nga ana e qenies njerëzore, dhe e dyta, zhvillimi dhe perfeksionimi i procesit të komunikimit. Përvetësimi i këtyre dy gjërave i aftësoi njerëzit ti vëjnë themelet e bashkësisë së vetë. Këto dy gjëra esencialisht e vendosin veprimin reciprok të njerëzëve, gjegjësisht interaksionin social (që paraqet sinkronizim, koordinim dhe organizim të aktiviteteve njerëzore). Mirpo karakteristikat më evidente janë këto:1. Shoqëria është dimenzion i veçantë i realitetit që del nga esenca gjenerike e njeriut i cili në natyrë u paraqit si qenie që përmes veprimtarisë prodhuese (punës), duke përdorur mjetet e punës, e siguron ekzistencën e vet. 2.Shoqëria është bashkësi që paraqitet si pasojë e veprimit reciprok të njerëzëve ndaj natyrës dhe veprimit reciprok në të gjitha sferat e jetës së përbashkët. 3.Shoqëria është ndërmjetësues mes njeriut dhe natyrës, kurse përvetësimi i natyrës nga ana e njeriut është e mundur në shoqëri përmes prodhimtarisë shoqërore, 4.Shoqëria rritet si bashkësi e njerëzëve që të ndërlidhet puna në veprimtarinë e përbashkët prodhuese ndaj forcave të përbashkta prodhuese. 5.Shoqëria është bashkësi e njerëzëve në cilën krijohen të gjitha lidhjet dhe mardhëniet shoqërore të bazuara në sistemin e vetëm të mardhënieve prodhuese; dhe ate si tërësi e jetës së tërsishme të njerëzëve e cila është dukuri e pavarur në realitet. Komunikimi së pari u paraqit në formën e vetë burimore animale natyrore si prodhim i ngjarjeve natyrore dhe ligjshmërive të periudhave më të ulëta të evolucionit në botën e gjallë. Më vonë paraqitja e shoqërisë në realitetin objektiv kumunikimin e zhvilloi edhe si komunikim social i cili prap nga ana evet u bë faktor i konstruimit të shoqërisë.
Puna dhe komunikimi
Roli i punës në shoqëri dhe në procesin e konstruimit të procesit të komunikimit është e pa ndarë. Puna është vendëlindja e shoqërisë. Puna ia imponoi nevojën për momunikim dhe bënë shtypje për zhvillimin dhe perfeksionimin e tijë. Puna ka ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e nevojave të njerëzëve, por edhe për plotësimin e tyre. Procesi i prodhimit (njëra nga nevojat fundamentale të zhvillimit shoqëror) e perfeksionon mendimin njerëzorë, dhe me ate e projekton organizimin e jetës shoqërore e venë dhe e perfeksionon komunikimin në bashkësinë njerëzore. Puna e vetëdijshme dhe racionale e njeriut e eliminoi periudhën e egërsisë dhe i vuri bazat e formave shoqërore nga të cilat më vonë lindin kultura dhe civilizimi i njerëzëve të humanizuar.Në këtë kuptim,puna paraqet një element të rëndësishëm konstitutiv të shoqërisë dhe burim i procesit të komunikimit. Nga puna dalin të gjitha proceset konstitutive që e kanë krijuar shoqërinë njerëzore.: puna i tejkalon kufizimet natyrore që ekzistojnë në botën animale dhe hapë mundësi të pakufijshme për zhvillimin e gjinisë njerëzore; përmes punës krijohet mjedisi i ri i njeriut, mjedisi i tijë material, substrati material i kulturës; puna krijon nevojë për komunikim ndërnjerëzorë dhe në këtë mënyrë krijohet dhe paraqitet të folurit si mjet simbolik i komunikimit; puna është baza mbi të cilën njerzit ndërlidhen njeni me tjetrin duke krijuar mardhënie të shumta shoqërore; puna është burim i ndeshjeve, ndarjeve mes njerëzëve dhe grupeve të tyre me interesa të ndryshme; gjat punës njerëzit e përvetësojnë natyrën, i zbulojnë fshehtësitë e sajë, dhe krijojnë njohuri shkencore mbi te. Proceset komunikative mes njerëzëve gjithashtu janë të determinuara nga mënyra e caktuar e prodhimit. Me prodhim nënkuptojmë veprimin e njerëzëve të ndërlidhur ndaj natyrës me ndihmën e sistemit të dhënë historik të instrumenteve për prodhim. Ky proces zhvillohet përmes ndarjes së punës te njerëzit.
Antropocentriciteti i Komunikimit
Njeriu është objekt i paharxhuar në të gjitha diskutimet filozofike; në të gjitha krijimet artistike, në të gjitha udhëpërshkrimet, në të gjitha diskutimet historike, në të gjitha shqyrtimet shoqërore – shkencore. Njohuritë e dertanishme të mendimit shoqëror definitvisht e përcaktojnë validitetin e tezës që njeriu është krijues i historisë dhe i shoqëris, kurse shoqëria dhe historia ekzistojnë për njeriun dhe prej njeriut dhe se jan rezultatë i aktiviteteve të veprimarisë praktike njerëzore. Në përvetësimin e hapsirës natyrore dhe shoqërore rol shumë të rëndësishëm luan komunikimi. Ai është një fenomen i cili e përcolli revulucionin e gjatë në botën dhe jetën e njeriut. Paraqitja e njeriut dhe karakteristikat që e përbëjnë esencën e tij u zhvillua përmes një preocesit të gjatë evulutiv me të cilin jeta dhe bota e gjallë zhvillohej prej formave më të thjeshta kah ato më kmplekse, që më në fund të paraqitet njeriu si qenie më e përfeksionuar dhe racionale në planet.Përmes procesit të gjatë të evulucionit (qenia njerëzore u pëkry në mënyr progresive: prej hominideve, përmes austrolopitekut dhe homo habilisit deri te homosapiensi) u paraqit bashkësia sociale e zoon e politikonit.
Dy komponentët të komunikimit të njeriut
Njeriu eshtë qenije komplekse. Ai në vete ngerthen dy dimenzione natyrore dhe shoqerore te cilat vetëm ne tërësi e rumbullaksojnë konceptin njeri. Sipas konstitiumit fizik qenia njerzore i takon natyres,mirpo sipas konstitucionit të vet social ai i takon një bashkesi specifike- shoqeris. Kjo natyrë ambivalente e qenijes njerzore reflektohet ne menyre specifike edhe ndaj vet komunikimit. Komunikimi paraqet ndërlidhje të dy konponeteve te pandara. Konponenta e pare e komunikimit është e ashtuquajtura konponenta anirnale.
Konponenta e dyte e komunikimit eshte e ashtuquajtura konponenta sociale. Ky lloj i komunikimit eshte karakteristike per dimensionet sociale te njerezve gjegjësisht për homosapiensin. Fillimi i konponentes sociale të komunikimit perputhet me fillimin e pervetsimit te fshehtësive të përdorimit të gjuheve dhe simboleve.
Tjetërsimi i njeriut ne sferen e komunikimit
Njeriu në shoqerinë bashkekohore dinamike ballafoqohet me llojo te ndryshme te tjetersimit ne sfera te ndryshme te jetës shoqërore të cilat ndaj tijë veprojne negativisht dhe e kufizojne mundësinë e tije të veproj si qenie e lire, praktike dhe autonome. Ne nivelin e sotëm te civilizimit akoma ekzistojne shkaqe për tjetersimin e njeriut. Nje formë te ketillë të tjetersimit të njeriut e kemi edhe ne sferen e konunikimit i cili paraqitet nga shkaqe te ndryshme dhe ne forma te ndryshme. Ne ketë formë të tjetërsimit dallohen tre gjendje gjenerale: -gjendja e pare eshte ajo ne te cilen njeriu munde" te perjashtohet plotesisht nga procesi i komunikimit;-gjendja e dyte paraqitet korë perjashtohet pjesërisht nga procesi i komunikimit dhe-gjendja e trete eshtg ajo në të cilën njeriu ne procesin e komunikimit merre pjesë me veshtiresi. Keto gjendje paraqiten nga dy shkaqe kryesore, nga natyra fizike dhe gjeneza sociale.
Vështërsitë në realizimin e komunikimit
Komunikimi ështe nje fenomen shoqëror i cili depërton ne të gjitha sferat e jetes shoqërore dhe veprimtarine prodhuese te njeriut. Mirpo edhe perkundër karakterit të tijë difuziv, te komunikimi social ekzistojne veshtirësi te caktuara te cilat në nje masë të caktuar pengojnë që të gjitha përfaqesuesit e nje shoqerie konkrete ne mënyrë të barabartë dhe të lirë të marrin pjese në procesin e komunikimit. Keto veshtiresi janë pasojë e vet karakterit te njeriut dhe shoqërise. Karakteristike e shoqërise eshtë pabarazia mes njerezëve e cila padyshim se reflektohet edhe në procesin e komunikimit.
Situata të tjetërsimit nga komunikimi
Si situata te tjetërsimit nga komunikimi mundë te konsiderohen keto forma: -Personat me retardim mental në një masë me te madhe apo te vogël përjashtohen nga procesi i komunikimit racional ose në teresi nga procesi i pergjithshem i komunikiniit social, ne' varshmeri nga niveli i retardimit shpirtëror. -Një mgnyrë specifike të komunikimit mes veti e praktikojnë personat me te folur dhe dëgjim te demtuar te cilet praktikojnë një komunikim me ndihmën e signaleve dhe simboleve speciale. -Në komumkim, për një periudhë te gjate apo të shkurter, nuk perfshihen personat të cilat ne njëfar menyre dhe nga shkaqe te ndryshme jane te margjinalizuar nga mjedisi social si psh,njerez te moshuar, te denuarit në burg etj. ~Të hendikepuar në procesin e komunikimit edhe personat analfabet dhe gjysemanalfebet. -Veshtiresi ne pjesemarrje në komunikim hasen te njergzit të cilet nuk e njohin menyrën e komunikimit te mjedisit të huaj, per shkakmodnjohjes se gjuhës së atij mjedisi, mosnjohjes se traditës dhe kulturës së asaj bashkësie.- Mjedisi shoqërorë patriarkal dhe tradicional nxit vështirësi për pjesmarje në procesin e komunikimit p.sh. mosëpjesmarrja e gruas në komunikim si pasojë e mardhënieve patriarkale në shoqëri.
Rreth Konceptit Komunkim Masiv
Shoq;ria si subjekt i realitetit historik, është një tërësi raportesh e veprimesh në të cilat komunikimi paraqitet si faktor objektiv, kusht i ekzistencës së saj. Mirëfilltas termi “ komunikim” ka kuptimin e hyrjes në lidhje, të shkëmbimit të mendimeve të marveshjes së dy apo më shumë njerëzve, individëve apo grupeve shoqëore.
Por fjala “ komunikim “ konceptuar kështu thjeshtë si një bashkëbisedim i ndërsjellë midis njerëzve, nuk përmbajnë ngarkesë publicistike. Për të hyrë në hullinë e gazetarisë dicka duhet kumtuar, duhet përcjellë tek të tjerët: një fakt, një dukuri, një ndodhi me interes shoqëror.
“ Komunikimi “ në masmedia nuk është vetjak apo individual, por masiv. Ai parakupton lëndën, mesazhin konkret, që përfaqëson një përmbajtje të caktuar, destinuar për një auditor të gjërë; mënyrat profesionale gazetareske të zgjedhura për kuptimin efektiv; si dhe mjetin a mjetet mediale që e përcojnë mesazhin. Në këtë rrafsh nocioni “ komunikim “ praqitet si tërësi procesesh, organizmash dhe mekanizmash që veprojnë për hartimin e informatës dhe për transmetimin e saj në shoqëri. Ai ka karakter kompleks ekinik, organizativ dhe krijues. Në aspektin teknik, fjala është për mjetet e komunikimit masiv : media e shkruar dhe ajo elektronike; në aspektin organizativ, mishërohet tërë veprimtaria e sektorëve të ndryshëm në harmonizim me realizimin e pikësynimeve ne kohë me cilësi; ndërsa aspekti krijues kushtëzohet nga mjeshtria gazetareske, nga zgjidhja, përcaktimi dhe dhe realizimi i formave të pasqyrimit, që informata ti përcillet auditorit me vërtetësi, qartë dhe bukur, duke ndikuar në mendjet dhe ndjenjat e konsumatorëve.
Historianët e shtypit Mikhail Kunçik e Astrid Zipfel në përmajtjen e nocionit “komunikim “ përfhijnë edhe konceptin organizim dhe ndërraksionin nëpërmjet simboleve dhe transmetimin e informacionin. Komunikimi në veprimtarinë gazetareske është në të njejtën kohë sqarim, orientim, por edhe ndikim. Në procesin e komunikimit masiv gjallojnë edhe dy nocione tjera “ ndikimi “ dhe “opinioni publik “ që mishërohet me rezultatet e komunikimit medial. Me termin “ ndikim “ kuptojm forcën sqaruese e bindëse për ti bërë të ndërgjegjshëm njerëzit për ndryshime në jetë, në sjellje e veprimtarinë e tyre politike, ekonomike, shoqërore e kulturore.
Ndikimi kushtëzohet nga disa faktor sic janë : vlera rëndësia e faktit apo e problemit të kumtuar; rrethanat e kohës së kumtimit; gjendja materiale e shpirtërore e mjedisit të auditorit pranues të informatës; si edhe subjektit kumtues, zotësia profesionale e tij.
Kur krijohet një opinioni i gjerë dhe i përshtatshëm pranues nga grupe shtresa apo edhe sisitemi shoqëror quhet “ opinioni publik “ .
“ Opinioni publik “ ndryshohet nga ai individual, sepse përfaqëson një masë më të gjërë njerëzish. Ai në raport me informatën apo problemin e kumtuar, mund të jetë pohues ose mohues. Pohues është kur opinioni publik kupton vlera e dobinë shoqërore që përmban kumti, duke u bërë i vetëdijshëm për ndryshime qenësore në praktikat e jetës individuale e kolektive; në të kundërtën, është mohues kur “ opinioni “ nuk bindet, nuk pranonë të veprojë për dicka që i sugjeron mediat e shkruar apo elektronike. Rrjedhin edhe veçcoritë më kryesore të natyrës së komunikimit publicistik. Disa prej të cilave janë:

• Informata dhe kumtimi janë pjesë përbërëse të procesit të “ komunikimit “ publicistik,
• 7. “komunikimi“ nuk është një bashkëbisedim i ndërsjellshëm mes individëve dhe grupeve shoqërore, po një kumtim dijesh për të rejat e ditës dhe kohës, që në gjuhën gazetareske, njihet si “ Emetim lajmesh “ ose “ proces i persjelljes se informacionit “ ,
• 8. Thelbi shoqeror i permbajtjes se “ komunikimit “ eshte ndikimi ne mendësinë e veprimtarinë e shoqërisë për të ndryshuar realitetin dhe për ta shëndëruar atë në dobitë e saj,
• 9. “komunikimi“ në publicistikë kushtëzohet nga faktor subjektiv dhe objektiv, nga teknologjia e përgaditjes së “ komunikimit “ dhe mjetet teknike të transmetimit të tij. Me faktorët subjektiv kuptohen gazetarët, që merren me “ teknologjine “ e sigurimit dhe te pergaditjes se “ komunikimit “ ndërsa si faktor teknikë, mjetet e përcjelljes së tij në publik ( gazeta, radio, televizioni )
Si përfundim përmbajtja e konceptit “ komunikim “ është procesi a veprimtaria organizuese, krijuese teknike për paraqitjen dhe transmetimin e i nformatës.
Organet e Medias Tradicionale dhe Bashkëkohëse

• Shtypi
Termi “shtyp“ përdoret me dy kuptime. Në kuptimin e parë, më të gjërë, përfshihen të gjitha llojet e botimeve: gazeta, revista, libra gjithë llojesh broshura; shtypi i mirëfillt politik dhe i profiluar ( teknik, letrar, shkencor, ekonomik, kulturor, sportiv, artistik, profesional ); shtypi shtetëror qendoror; shtypi lokal regjional; shtypi i instituteve, i institucioneve apo i shoqatave të ndryshme joqeveritare etj. Kuptimi i dytë është ai që përdoret në vend të termave “ gazetari “ e “ publicistik “ por që nuk shpreh thelbin e përmajtjes së këtij nocioni, sepse me zhvillimin e shypit në tërësi dhe të veprimtarisë botuese në tërësi, sidomos në gjysmën e dytë të shek. Që po mbyllim përmbajtja e këtij termi ka evoluar. Gazetarët të periudhës së rilindjes Kombëtare Shqipëtare kanë dhënë ndihmëse të vyer edhe në vështrimet e tyre me karakter përcaketues e përgjithsues për shtypin në tërësi. Jani Vruho publicist i Rilindjes, në artikullin “ Shtypi dhe Shqiptaret “ botuar në gazetën “ atdheu “ ne Kosatnce vlereson “Shtypi eshte me e madhja drite e popullit. Ai mergon e cane errresiren” .
Me interes eshte formulimi i nocionit “ shtyp “
Shtypi është pasqyra e gjallë e fjalës së shkauar, që buron nga shpirti i kombit; është konkretizimi e sinteza e mendimeve të ndryshme, që formojnë atë që quhet mendim i përgjithshëm; është shprehja sponatane dhe më e natyrshme e të gjitha ideve dhe e aspiratave që udhëheqin një popull nga caqet e tij.
Termi “ Shtyp” ka kuptime shumë më të gjërë. Këtë e shohim edhe te studiuesit e gazetarisë ne Evropë e më tej. Amerikani Melvin Mencher i përdorë dy termat, herë “ Shtyp” e her; “ gazetari “ .Ai shkruan “ detyra e pare e shtypit eshte te kape njohtimin me te hershem dhe me te sakt te ngjarjeve te kohes dhe menjehere me ane te shpalosjes se tyre ti bejne ato prone te perbashket te te gjithe kombit “
“ Shtypi “ konceptohet si veprimtari politike e shoqërore e vetëdijshme ( pasqyra e gjallë e fjalës së shkruar, që buron nga shpirti i kombit ) që përfaqëson e udhëheq opinionin publik; që dritëson mendjet dhe “ çan erresiren“që ka një fuqi të pamatë në kohën e hapësirës sa karahasohet me ushëtimen e jehonën e pushkës dhe të topit. Ana tjetër e përmbajtjes së shtypit është veprimtaria teknike e profesionale, e përcaktuar si tërësi e punëve që bëhen në shtypëshkronjë dhe si tërësi e botimeve gazeta revista etj duke përfshirë tërë llojet e botimeve: gazeta, revista, libra, broshura, pllakata, fletë – volanate, postera. Sipas orientimit të përgjithshëm sipas rrethit të lexuesve, të tematikës e problematikës, që trajton shtypi ndahet në disa lloje: shtyp politik, ekonomik, letrar, kulturor, sportive, tregtar, ushtarak etj. Ndërsa nga periodiciteti dhe shtrirja gjeografike, kemi një ndarje të tillë: shtyp i përditshëm dhe periodik; shtyp qendror dhe shtyp lokal.

• Gazeta
Historianët e shtypit botëror, si format më të lashta të një organi shtypi me karakter publik, të një flete a fletoreje, kanë pranuar dhe njohur buletinet, që u botua në Romë ne shek. E parë të erës së re “ Acta d urna “ ( ngjarjet e përditshme ) dhe “ Acta senata “ ( ngjarje – kronike e senatit ) Buletini “ Acta d urna “ vijoi të qarkullojë deri në shek. XIV. Albin Mishel në ciklin e tij prej 18 leksionesh përcakton se “ Acta d urna “ nisi të botohej në vitin 59 para erës së re. Një tjetër “ fletore “ më e përparuar që i afrohej deri dikur gazetës së sotme, ishte gazeta kineze e Pekinit “ Tsing Biao “ ( e pëmuajshme e lajmeve ). Botohej rregullisht që nga koha e dinastisë Tang në shekujt e parë të erës sonë. Megjithëse shtypëshkronja e parë ( një makinë shkrimi e thjeshtë ) u shpik në vitin 1440 nga gjermani Jan Gutenberg, deri në shkurt të vitit 1597.
Në Venecie në dhjetëvjecarin e dytë të shek.XVI ishin krijuar këto byro të posacme, që merreshin me mbledhjen, sisitemimin dhe shpërndarjen të lajmeve të rejave, njoftimeve me karakter politik, ekonomik, tregtar. Madje edhe emri i gazetës ka ardhur nga emërtimi i monedhës “ La Gazzetta “ me velren e se ciles shitej buletini i “te rejave” t; Venecise. Nga ky qytet u perhapen nocionet e para per gazetarine. Ata qe merreshin me mbledhjen e hartimin e lajmeve njiheshin si “ Scrittori d avvisi “ ( shkrimtaret e te rejave ) Me vone ne Rome u quajten “Novellantti “ ose “ Gazzetantti “.
KATEGORI TË PËRGJITHSHME TË GAZETARISË E TË PUBLICISTIKËS
Dy nga kategorit themelore te publicistikes, qe kane terhequr me shume vëmendjen e studiusve te historise, te teorisë e të praktikes se shtypit, te gazetarise e te publicistikes jane "përmbajtja" dhe "forma e pasqyrimit".
Ne praktike, përmbajtja paraqitet si larmia e temave dhe e problemeve, e aspekteve te tyre, qe behen objekt informimi apo trajtimi publicistik.Permbajtja eshte terësia e fakteve, e dukurive dhe e proceseve dhe realitetit historik e shoqeror, paraqitur e shpjeguar nga autori nga pozita e pikepamje te caktuara ideopubiicistike ne nje prej organeve te masmedias, te shkruara apo elektronike.
Kompleksiteti i "permbajtjes " publicistike mund te paraqitet ne dy ane. E para, ana objektive, qe eshte kryesorja jeta, faktet, dukuritë, ngjarjet dhe tipat shoqerore, qe ekzistojne objektivisht;e dyta, ana subjektive [kuptimi dhe vleresimi i anes objektive nga publicisti]. Percaktues eshte ana objektive, ekzistenca e botes reale. Interpretim (ana subjektive) ka funksion dytesor.
Komponentet perberës te permbajtjes" jane:tematika, problematika dhe qendrimi idepublicistik. Tematika eshte teresia e temave qe behet objekt shqyrtim"e vleresimi publicistik (teme bujqesore, kulturore, pedagogjike, etj). Çdo teme ne vetvete pemban e rrok nje game te gjere problemesh apo ceshtjesh qe gjallerojne ne jeten e perditshme. Ana e trete e permbajtjes publicistike eshte qendrimi ideopublicistik; vleresimi, gjykimi dhe interpretimi i autorit publicist per termat e problemeve qe ben pasqyrimi. Permbatja, pergjithesisht, koncentrohet ne dy kahjetnjera me natyre pozitive; tjetra negative.
FORMAT E PASQYRIMIT
Në publicistike nocioni 'forme e pasqyrimit publicistik" permbane teresine e menyrave te shprehjes te nje permbatjeje, konceptimi e hartimin e nje shkrimi sipas kritereve te caktuara per të shfaqur në menyre cilesore dhe ne shkalle te larte qartesie objektin e zgjedhur e te shtuar para opinionit publik.
Format e pasqyrimit publicistik jane dhe duhet te jene ne unitet me format e njohjes e te pervetesimit te realitetit. Ne publicistik nje forme e caktuar i pergjigjet nje permbajtje te caktuar. Teorikisht dhe praktikisht janë perfituar format e shkrimeve: -

• Informative,
• 10. analitike dhe
• 11. letraro publicistike.
Ne keto shtjettime paraqiten format e pasqyrimit siç jane:

• lajmi,
• 12. intervista,
• 13. Reportazha,
• 14. Raporti,
• 15. komunikata, etj.
Format analitike te pasqyrimit synojne të zbulojne dhe te paraqesin thelbin e gjerave;
permes artikujve
komenteve
pasqyre te shtypit etj.
Format letraro publicistike paraqesin realitetin kryesisht ne menyre te figurueshme.
FUNKSIONET
Funksioni si kategori filizofike, eshte paraqitja, shfaqja e nje permbatjeje si kategori e pergjithshme e publicistikes , ështe pasqyrimi i nje objekti ne nje system te caktuar marredheniesh ekonomike, politike e shoqerore.
Veçorite funksionale të publicistikes gjejne shprehje:
analizen operative, te thelle, te gjithanshme dhe objective te jstes shoqërore,
ne propagandimin aktiv e ne shkalle te gjere' te pikpamjeve te caktuar per tema,probleme e ceshtje te rendesishme te kohes,
ndikimin me shtritje e rrezatim te gjere ne jete per orgazimin e shoqerise ne ndryshime progressive te gjendjeve e te zhvillimeve te realitetit historic e bashkekohore.
Ne permbajtje te fiinksioneve te veprimtarise gazetareske jane edhe disa funksione sekundare sic jane: agjitimi, propaganda, sqarimi, bindja, nxitje apo parandalim,
DETYRAT
Detyrat e pergjithshme e mjeteve te komuuikimit masiv jane ne teresi ato te gazetes si instrument informimi dhe formimi te opinionit publik, dhe të gazetaris si veprimtari aktive me karakter letrar.Në percaktimin e detyrave kryesore te gazetes shumica e studiuesve ofrojne njerin me tjetrin dhe formulojne kater detyra kryesore:

• Te informoje,
Te shpjegoje,
Te udheheq lexuesin dhe
Te argëtoje atë.

• Objekti
Objekti, si një prej kategorive më të përgjithshme të fenomenit gazetaresk, duhet parë, si për mjetet e komunikmit masiv në tërësi ashtu edhe për letërsin publicistike në përgjithësi. Me rastin e parë objekti ka karakter të përgjithshëm, ndërsa në të dytin natyra e objektit është specifike. Objekti trajtohet si anë e burimit të informimit dhe si burim idesh e mendimesh.
Shpjegimi i nocioneve në procesin e komunikimit masiv
Përkufizimi i Objektit
Objekti i shkencës së publicistikës ekziston në procesin e komunikimit publik që zhvillohet në opinion. Nga ky konkludim bëhet e qart se publicistika është shkencë gjithëpërfshirëse e cila duhet të bashkpunoj ngusht me shkencat tjera. Të përmendin vetëm psikologjinë, historinë, pedagogjinë, shkencat politike dhe ekonomike.
Një kohë të gjatë, ocjekt i shkencës së publicistikës ishte, në radhë të parë komunikimi masiv. Kështu është edhe sot. Por për shkak të arritjeve të tjera teknike (p.sh. interneti on – line publishing) format tjera të komunikimit bëhen gjithënjë më të rëndësishme. Me këtë rast, hulumtimet publicistike – shkencore dhe krijimi i teorive pothuajse nuk janë në gjendje të mbajnë hapin me zhvillimin e shpejtë tknologjik ato janë gjithnjë një hap më prapa.
Interakcioni dhe komunikimi
Pa komunikim nuk mund të ekzistoj asnjë shoqëri, dhe as që mund të ndërtohen dhe të qëndrojnë strukturat shoqërore. Komunikologu Paul Vaclavik 1974 dhe autor të tjer, komunikimin e ekonsiderojnë si “conditio sine qua non të jetës së njeriut dhe të rregullimit shoqëror”. Një numër i madh autorësh të tjer komunikimin e shohin si parakusht të domosdoshëm funkcional për cdo sistem shoqëror dhe si proces më të rëndësishëm themelor shoqëror në përgjithësi. Shoqëria përkufizohet si sistem i përbërë nga të gjitha përjetimet dhe veprimet komunikuese. Koncepti i komunikimit në literatur nuk ka vetëm një domethënje në një numër të madh përkufizimesh habitëse që përputhen me koncepte të tjera si p.sh. reaksione dhe interaksionin ose me sjelljen. Vaclavik dhe të tjerët kanë vënë në dukje si të përvetësohet një gjuhë dhe të keshë njëfar njohurie për atë gjuhë janë dy forma të ndryshme të njohurive. “ Ne jemi si pre ne rrjetin e komunikimit, por megjithate – ose vetem per shkak te kesaj- jemi gati te paaft te komunikojm per komunikim”. Pajtueshmëri konceptuale më shpesh hasim ndërmjet interakcionit dhe komunikimit. Sipas Vaclavikut dhe sipas disa autorëve të tjerë, “komunikimi” dhe “sjellja” kanë të njejtin kuptim, ndërsa interakcionin e kuptojnë si proces të kumtimit reciprok ndërmjet dy ose më shumë vetëve, me crast njëri kumtim cilësohet si komunikim. Autor të tjer japin argumenete se interakcioni dhe koumunikimi kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të proceseve të ngjajshme shoqërore, me crast interakcioni i përfshin karakteristikat formale, ndërsa komunikimi aspektet përmbajtësore të domethënjes. Komunikimi do të ishte proces gjatë të cilit një informatë ose lajm përcillet nga dërguesi deri të pranuesi. Cdo ndryshim i informatave që shpien në ndryshimin e e sjelljes së dikujt, sic është biseda e parëndësishme (normale), ndonjë diskutim filozofik, ora e mërzitshme e mësimit ose ndonjë ligjerat e keqe etj, në të shumtën e rasteve nuk do të ishte komunikim, sepse nuk shkakton ndryshime të drejtpërdrejta të sjelljes. Do ti qasim në mënyr pragmatike dhe të përdorim koceptin për komunikim që mbështetet në ndarjen e bërë nga socilogu Maks Veber, në veprën “Ekonomia dhe shoqeria” 1964, sipas së cilës ai dallon dy lloje të sjelljes së njeriut: veprim duhet të quhet një sjellje e njeriut ( pa marrë parasysh se a bëhet fjal për veprim të brendshëm ose të jashtëm, për lëshim rruge ose durim), nëse aktorët e veprimit lidhin me të ndonjë pikpamje subjektive. Veprim shoqëror quhet ai veprim i cili sipas idesë së aktorëve dhe në rrjedhën e tij orientohetn sipas sjelljes së personave të tjerë.
Duhet të nënvizohen këto tri karakteristika të konceptit të përkufizuar kështu të komunikimit:

• Së paku një individ duhet të përpiqet të komunikoj me individ tjetër. I posacëm do të ishte rasti i dërgimit të porosive kur ato nuk arrin te partneri.
• 16. Komunikimi intrapersonal nuk është komunikim, sepse me këtë rast nuk ka veprim shoqëror. Disa autor këtë e shohin ndryshe, duke argumentuar sepse njeriu është i aft për të folur me vetvehten (p.sh. në formë të menduarit dhe të folurit me vetvehten etj)
• 17. Pranimi “i drejtë” i porosive nga ana e pranuesve nuk është vendimtar për të ekzistuar komunikimi.
• 18. Modeli i parë relativ i thjeshtë i komunikimit rrjedhë nga matematikanët Klod Shenon dhe Voren Viver 1949, të vilët punonin në “Bell Telephone Laboratory”.
Gjatë bisedave telefonike, personi i cili është duke folur (komunikuesi) do të ishte burimi i informatave i cili porosinë nëpërmjet transmetuesit (telefonit) e shëndron në sinjale (impulse elektronike) dhe nëpërmjet kanaleve i cili i nënshtrohet pengesave, i dërgon te pranuesi (përsëri te telefoni), i cili sinjalet përsëri i shëndron në porosi dhe ate e përcjell te bashkëbiseduesi (qëllimi) në form të kuptueshme për të. Gjatë një bisede truri i atij flet do të ishte burimi i informatave ndërsa truri i ndëgjusit qëllimi i komunikimit. Goja do të ishte transmetuese, organet e dëgjimit pranuesit, ndërsa ajri me valët, kanali.
Me “kod” nënkuptojm tërësia e rregullave për transformim nëpërmjet të cilit mesazhet mund të përcillen nga një form e prezentimi në tjetrën.
Me “zhurmë” (zhurmues penges) nënkuptohet cdo penges e cila në kanalin e sistemit të komunikimit e pengon kapjen e sinjalve.
Shenoni dhe Viveri nuk i kushtojnë vëmendje vendosjes shoqërore dhe situatës së partnerëve interaksonit. Cilësia e përmbajtjeve injorohet. Por Shenoni dhe Viveri, modeli komunikues i të cilëve ka të bëjë me aspektet josociale, thjeshtë matematike, përkatësisht aspektet informative – teorike të komunikimit, nuk patën për qëllime ti kushtojnë vemendje këtyre aspekteve. Ata i prezentuan vetëm karakteristikat strukturale të komunikimit teknik.
Komunikimi ezopian
Domethënja e një fjale, përkatësisht një fjalie varet nga vetë fjala ose fjalia, si dhe nga konteksti situatës së dhënë. Fjalia nuk përbëhet vetëm nga grumbulli i domethënies së fjalës; lidhja e fjalëve në fjali (sic është qeveria e keqe dhe duhet të ndërohet) në kushte demokratike me mendim të lirë për të menduar mund të paraqes dicka që nënkuptohet, ndërsa në kushte të dikateturës mund të jetë i rrezikshëm për jetën. Pikërisht në shtetet totalitare, gjuha e aluzioneve, fabulave dhe analogjive, “komunikime ezopian” ( sipas Ezopit fabulistit të njohur grek të mesit të shek. të 6 para erës së re) merrë rëndësi të posacme.
Me konceptin “komunikim ezopian” përshkruan dy lloje të ndryshme të komunikimit: nga njëra anë, qëndrimi ndaj qeverie me crast dëshirohet të dërgohen informacione një qarkut të caktuar “insajderë”. Ndërsa nga na tjetër, teknika e komunikimit të gazetarëve me qëllim që tu shmanget disa dispozitave gjuhësore zyrtare, ndalesave etj. Në të dyja rastet mund të paraqiten barriera komunikuese në bazë të nivelit arsimor ose diturive të insajderëve.
“Komunikimi ezopik” në kuptimin e dytë zbatohet për tiu shmangur dispozitave gjuhësore dhe cenzurës. Fejtoni ka qenë vend i preferuar për të paraqitur kritikat e shifruara kundër tiranisë, raportet e viseve të largëta të tokës, nga vendi Ytopik, fabulat dhe rrefimet në të cuilat flasin kafshët me gjuhë njeriu që nga kohrat e lashta kanë qenë form e bisedës me qëllim që të njohin vetën bashkëkohësit e tyre. Një rast tjetër për tu shmangur cenzurës, përkatësisht konfisikimit, është botimi në form përgënjeshtrimi. Kjo startegji e përshkruan reporteri dhe shkrimtari cek Egon Ervin Kish, në kontekst të zbulimit të rastit të spiunit “Koloneli Redël”. Në vitin 1913 ushtria në Austri zbuloi se shefi i shtabit të përgjithshëm në Prag, koloneli Redël, ka spiunuar për rusët.
Masat – shoqëria masive – komunikimi masiv
Në fillet e veta shkenca e komunikimit ishte e lidhur në mënyrë të pandarë me nocionine masës , i cili nga ana e vet ishte i ngushtë i lidhur me asociacione të krikës shoqërore dhe kulturore.
Në veprën “ Psikologjia e masave” mjeku dhe sociologu francez Gustav Lë Bon 1895 p.sh. parapa se periudhe e ardhshme do të jetë periudhe e masave. Zëri i popullit do të dominojë dhe ai do tua përcaktojë mbretërve sjelljen e tyre. Masa kuptohet si qenie themelore që i nënshtrohet “ligjit te unitetit shpirtëror të masës” anëtarët e së cilës mund të veprojnë vetëm në mënzrë ideomororike, d.m.th. pa pranin e vullnetit. Pikpamjet për karakterin e masmediumeve ashtu si dhe shkenca e komunikimit, në një masë të knsiderueshme ishin nën ndikimin e ideve kulturore pesimiste.
Në lidhje me nocionin komunikim masiv në tekstin e mëposhtëm “ masa” kuptohet tërësia e recepientëve në kuadër të mardhënjëve shqërore. Nocioni masë nuk ka një domethënje i kufizuar nga konceptet sic janë “agregati shoqëror, kolektivi, turma, publiku etj, paraqet kategorinë e reziduale e vendosur ndërmjet shoqëris dhe grupit shoqëror me crast grupi nënkupton dy ose më shumë individ.
Në komunikim masiv nënkuptojm të gjitha format e komunikimit ma crast në mënyrë publike shpërndahen shprehje nëpërmjet mjeteve teknike për shpërndarje (mediumet në mënyre indirekte). Në procesin e komunikimit masiv ofrohen:

• Përmbajtje që para se gjithash kanë dedikim afatshkurt të përdorimit për shembull lajmet, përmbajtejet argëtuese,
• 19. Të prodhuar nga institucione formale me ndihmën e teknologjisë së zhvilluar,
• 20. Nëpërmjet teknikave të ndryshme (meduimeve) dërgohen,
• 21. Të paktën potencilaisht në të njejtën kohë, deri te shumë njerëz (publiku disperziv) anonim për komunikuesin,
• 22. Publikisht d.m.th. pa e kufizuar qasjen,
• 23. Në mënyrë të thjesht (komunikuesi dhe recipienti nuk mund ti ndërrojn ë pozicionet, raporti ndërmjet tyre nuk është asimetrik në dobio të komunikuesit,
• 24. Në mënyrë indirekte (pa informim të ndërsjell reciprok ),
• 25. Në periudh të konsiderueshme të prodhimit të tyre.
Në bazë të këtyre kritereve televizioni, shtypi, kasetat dhe pllaketat, afishet, pllakat e gramafonit gjithshtu konsiderohen mjete të komunikimit masiv. Me mjete të komunikimit masiv (mediume) në tekstin e mëtejshëm nënkuptojm mjetet teknik që shërbejnë për shpërndarje e përmbajteve deri te publiku.
Masmediumet dhe shoqëria – zhvillimi i shkencës së komunikimit
Robert S. Lind 1939 në studimin e tij “Njohuri, për cka” ishte njëri nga të parët i cili vuri në dukje se shkencat shoqërore nuk janë shkenca misterioze të njerëzve të arsimuar, por paraqesin pjesë integrale, të organizuar të kulturës, e cila u ndihmon njerëzve të kuptojnë kulturën e vet dhe ta ndryshojnë atë.
Bernard Berelson 1959 vecon katër qasje në shkencën e komunikimit

• Hulumtimi i propagandës që lidhet me merin Harold D Lasvel,
• 26. Hulumtimi i grupeve të vogla që lidhet me emrin Kurt Levin,
• 27. Studime eksperimentale që lidhet me emrin Karl I Hofland,
• 28. Hulutimi anketues që lidhet me emrin e Pol F. Lazzarsfeld.
Shkenca e komunikimit me karakerin e vet të porositjes së përhershme të detyrave të reja u zhvillua deri në atë masë, sa që nga fundi i viteve të 30 arriti vëllimin e një industrie. Në lidhje të ngusht me karakterin e saj është një kahshmëria e hulumtimit të ndikimit të masmedimuemve dhe mos përfilljen e hulumtimeve, përkatësisht të komunikuesit.
Skenca ekomunikimit merret me mbledhjen e shpejtë dhe të lirë të fateve për të sjellur vendime afatshkurtëra. Gjer sa socilogjia e komunikimeve sipas Mertonit është e pavarur dhe nuk i nënshtrohet vërtetësis (metodologjike), shkenca e komunikimit është fushë punuese e grupeve shoqroro –kërkimore të cilat janë nënpresion e madh të besueshmërisë. Sipas Mertonit, mundë të vecohen tri dallime kryesore ndërmjet sociologjisë dhe mas-kuminikimeve dhe shkencës amerikane të komunikimit.

• Shkenca e komunikimit, atë që do ta gjejë e pranon ashtu sic është; në raport me modernen ajo është afatshkurtër dhe josistematike.Sociologjia e studijon jetën shpirtërore si tërësi, në bazë filozofike-antropologjike dhe historike.
• 29. Shkenca e komunikimit përpiqet qe “pulsin e opinionit” ta përcaktoj me metoda të pranuara shkenctarisht. Sociologjia interesohet për historin, për të vërtetën ekzistuese, për natyrën e bjohurive dhe për intersubjektivitetin.
• 30. Teknika dhe rrjedha e hulumtimeve në kuadër të shkences së komunikimit kanë tendencë të pavarësohen ndryshe nga sociologjia, për të cilën kjo problemtikë ka rëndësi të dorës së dytë.
Analizat e komunikimit masiv, të cilat mbështeten në një suazë të caktuar të përgjithshme shoqërore ende janë të rralla. Në këtë kontekst duhet përmenden ndikimi i formulës së njohur të Lasvelit, e cila për herë të parë u publikua në vitin 1948 nga ana e Harold D Lasvel në një artikull me titull “Struktura dhe funksioni i komunikimit në shoqëri”. Kush (komunikuesi rrëfen, Cfar (porosia, përmbajtja) me cilin Kanal (medium/kanal), Kujt (recipientit) dhe me cfarë Efekti (ndikimi)? Me këtë formulë, e cila nënkupton edhe procesin e komunikimit si komunikim në një drejtim, Lasvel i përcaktoi fushta hulutuese të shkencës së komunikimit. Sipas Mertonit kjo formul mund të kritikohet, sepse nuk e shtron pyetjen – PSE - komunikimi.
Richard Bradok në vitin 1958 e zgjeroi formulën në shtatë aspekte të komunikimit. Kush thotë Cka, Kujt, në cfarë Rrethanash, nëpërmjet Kujt mediumi, për cfarë Qëllimi dhe me Cfarë Efekti? Në këtë mënyrë formula e Lasvelit plotësohet me:

• Rrethanat nën të cilat dërgohen porositë dhe
• 31. Qëllimet që dëshiron ti arrijë komunikuesi.
Në aspektin e dytë në pyetjen PSE? Plotësohet lëshimi esencial i formulës së Lasvelit por në këtë mënyrë të vënjes së pyetjeve nuk arriti sukses, edhe sot formula e Lasvelit është më e popullarizuarse sa formula e zgjeruar.
Karakteristikat themelore të analizës funksionale dhe të funksioneve të mas – mediumeve
Qëllimi i analizës funksionale qëndron në atë që të paraqes se sa pjesët (nënsistemet) të një sistemi kontribojnë për funksionimin e tij. Parashtrohet pyetja se cfar pasojash shkaktojnë disa procese (p.sh. të komunikimit masiv) me sistemet të cilat vetë menaxhohen. Pika nisëse strukturale – funksionale, e cila studion mënyrat institucionale (të cilat rregullisht konfirmohen) të sjelljes, niset nga ekzisenca e një sistemi shoqëror, që përbëhet nga nënsisteme me ndikim reciprok. Për stabilitetin e tërë sistemet (pjesët e sistemit) duhet të jenë funksionale (të kontribojnë për satbilitetin) disfunkcionale (të pengojnë stabilitetin) ose irelevante. Një nevoj e caktuar e sistemit mund të plotësohet në mënyra të ndryshme (ekvivalenta funksionale).
Analiza strukuturore funksionale e parashtron sjelljen bashkëkohore të ndryshueshme (funkcionet) në raport me një sistem stabil (strukturën) që karakterizohet me nevoja dhe mekanizma të caktuar. Funkcionet janë procese afatshkurtëra, që kalojnë shum shpejt: ndryshe nga këto, strukturat konsiderohen si procese stabile afatgjate.
Me funkcione “latente” nënkuptohen pasojat “padashje” të mënyrave të sjelljes. Këtu ekziston prirja, koncepti “funksioni latent” të përdoret si instrument për sqarim, me të cilin mënyrat iracionale të sjelljes (p.sh. lutjet për shi) marin bazë racionale (p.sh. forcimin e solidaritetit shoqëror). Dobësia e analizës strukturore funkcionale qëndron në mungesën e kritereve për të dhënë përgjigje pyetjeve cështë funksionale dhe cka nuk është. Prandaj gjithnjë me rëndësi vendimatre të jetë sistemi i vlerave të hulumutuesit përkatës.
Si funksione të mas – komunikimeve Lasvel i dallon mbikqyrjen ndaj mjedisit nëpërmjet mbledhjeve dhe shpërndarjeve të infromacioneve, punës së redaktimit të mbledhjes dhe komentimit të informatave, përkatësisht krijimit dhe harmonizimit të mendimit publik dhe përcjelljes së kulturës.
Zhvillimi i teorisë funksionale të komunikimeve masive për herë të parë u rrumubullaksua dhe u zbatua në “modelin” e Xhon V Rajlit 1959. Mjetet e komunikimit masiv këtu përfshihen si nënsisteme shoqërore, që janë ndërtuar në sistemin e përgjithshëm dhe më të cilin janë në varësi reciproke. Autorët përpiqen ti analizojnë funksionet e nënsistemit të komunikimit masiv në sistemet e përgjithshme shoqëror, por mbeten në nivelin e supozimeve themelore, pamundur të përpunojnë hipoteza të besueshme empirike.