SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 63
Downloaden Sie, um offline zu lesen
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
      E
    DREJTA
NDERKOMBETARE
   PUBLIKE
       (përmbledhje e shkurtuar e librit)



      (dhe pak diplomaci)
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Autor : prof. Zejnullah Gruda
  Universiteti i Prishtinës
              2003
           Mbledhur dhe sjellur nga:
           madopol007@hotmail.com


                      - 1 -
Nocioni i Drejtës Ndërkombëtare – shkrimtarët e vjetër, te cilët kane
shkruar ne latinisht , për lenden tone kane përdorur termin e se
drejtës romake jus gentium ( e drejta e popujve )… Ky term ka
përfaqësuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar
marrëdhëniet midis te huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak
dhe ka qene i bazuar ne idetë e përbashkëta drejtësisë se popujve te
ndryshme te perandorisë .
Termi jus-gentium është përdorur edhe për te shënuar normat
juridike te cilat kane rregulluar marrëdhëniet midis shteteve ,
përkatësisht ne mes popullit romak dhe popujve tjerë .

Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII
kane përdorur termin jus-inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e
d. ndërkombëtare), i cili është përhapur dhe pranuar ne shume gjuhe

Groci shek: XVII krahas me jus-gentium përdor dhe termin inter-
civitates ( e drejta midis shteteve ).. Ketë term e kane përvetësuar te
gjithë autoret qe kane konsideruar se e drejta ndërkombëtare
rregullon marrëdhëniet midis shteteve.

Jeremy Benthman – me 1789 për here te pare ka përdorur termin
International Law ( e drejta ndërkombëtare ), si zëvendësim i termit
Law of Nation ( e drejta e popujve ).

Përkufizimi i të Drejtës Ndërkombëtare Publike – është tërësia e
rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës
ndërkombëtare

Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe
detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te
subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare ne disa grupe :




                                  - 2 -
Klasiket – sipas tire vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit –
     ndërkombëtar.. Per klasiket shteti është subjekt ndërkombëtar,
     sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti .
     Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i
     proklamojnë edhe individët si persona ndërkombëtare… Sipas
     tyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare
     … Për shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtare
     mund te krijojnë rregulla te se drejtës, kurse individi te drejtat
     dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve .
     Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë si
     bartës te vërtete te drejtave dhe detyrimeve ne përgjithësi , pra
     dhe ne te drejtën ndërkombëtare . Westlake thotë se detyrat dhe
     drejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe i
     përbejnë ato .

Nëse mbështetemi ne atë qe u tha me lart del se shtetet janë pa
dyshim bartës të drejtave dhe detyrimeve, mirëpo nuk janë subjekt i
vetëm.. Subjekt mund te jene edhe organizatat ndërkombëtare dhe
individi – i cili çdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — për
shkak te trendit te zhvillimeve ne Drejtës Ndërkombëtare
bashkëkohore.. kurse zhvillimi demokratik e bene te mundshëm
shfrytëzimin e disa te drejtave. Ne ketë ecuri kane kontribuar
padyshim reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit
absolut te se drejtës ndërkombëtare, njohja e individit si subjekt i te
drejtës ndërkombëtare krahas me shtetin dhe pavarësisht nga
vullneti shtetërorë etj.

Ndarja e Drejtës Ndërkombëtare

     E Drejta Ndërkombëtare Publike – rregullon mardh. midis
     subjekteve te Drejtës Ndërkombëtare, para se gjithash midis
     shteteve dhe organizatat ndërkombëtare e ; kurse
     E Drejta Ndërkombëtare Private - rregullon marrëdhëniet
     juridike private me elemente te jashtme

                                  - 3 -
E Drejta Ndërkombëtare e Përgjithshme - përmban rregulla te
     përgjithshme juridike qe vlejnë për tere bashkësinë
     Ndërkombëtare, kurse E Drejta Regjionale - i referohet një nr. te
     vogël shtetesh; psh (e d. ndërkombëtare ndëramerikane)
     E Drejta Pozitive dhe E Drejta Natyrore
     E Drejta Zakonore dhe E Drejta Kontraktuese- bazën e vet e
     kane ne karakterin e burimeve te ndryshme
     E Drejta Detyrueshme- (jus Cogens)- përmban norma te Drejtës
     Ndërkombëtare, te cilat palët nuk mund t’i ndryshojnë… Këto
     rregulla krijohen me ligj pse me marrëveshje ndërkombëtare.
     Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime qe
     do te ishin ne kundërshtim me te. .. Ne grupin e rregullave jus-
     cogens hyjnë ndalimi gjenocidit, skllavërie, aparteidit,
     diskriminimit, piraterisë, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave
     përfaqëson sipas Drejtës Ndërkombëtare “krim ndërkombëtar”
     E Drejta e Luftës dhe E Drejta e Paqes - ndarja e këtyre vështire
     qe mund te ekzistoje , për shkak se shume rregulla te se drejtës
     ndërkombëtare vlejnë edhe ne kohe te luftës , edhe ne kohe te
     paqes

Natyra Juridike – e Drejtës Ndërkombëtare - shume autore, qe nga
kohet e grekeve te vjetër e deri ne ditët e sotme, te se drejtës
ndërkombëtare i mohojnë karakterin e se drejtës ….
Rrethin e mohuesve te drejtës ndërkombëtare e përbejnë një grup i
filozofeve, politikologëve, juristeve, publicistëve (Hobs, Pufendorf ,
Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe përgjithësisht mendonin
se rregullat e se Drejta Ndërkombëtare nuk kane karakterin e se
drejtës pozitive , sepse shtetet janë sovrane dhe mbi to nuk mund te
ketë çfarëdo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta”
ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonjë autoritet
politik ose ligjvënës dhe te cilat imponohen me sanksione fizike ,
kurse e drejta qe sundon midis kombeve është gabimisht e quajture e
drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te


                                 - 4 -
sanksioneve morale ose nga frika se do te provokojnë armiqësi dhe te
këqija te përgjithshme, nëse shkelen maksimat e pranuara dhe
respektuara përgjithësisht … Meqë drejtës ndërkombëtare i
mungojnë karakteristikat e “drejtës pozitive”, kjo është vene ne sferën
e etikes ose “moralit pozitiv ndërkombëtar”…
Njashtu Lorimer pohon se “e drejta ndërkombëtare pozitive nuk
ekziston ne te vërtete: e Drejtës Ndërkombëtare Publike nuk është as
e përkufizuar , as e imponuar nga ndonjë autoritet me i larte nga ai ,
qe subjektet mbajnë ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i
kane përdorur mohuesit kane qene mungesa e organit suprem
(ligjvënës), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj.

Burimet e se drejtës

Klasifikimi:

1. Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndërkombëtare,
parimet e përgjithshme juridike)
2. Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe
doktrina) dhe
3. Rezolutat ndërkombëtare

a).Traktatet ndërkombëtare - janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose
me shume subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Element qenësor
për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili
shprehet përmes organeve kompetente.
Pra, pajtimi arrihet ne traktat nëpërmjet shprehjes se vullnetit dhënë
shprehimisht …Për dallim nga zakonet ndërkombëtare tek te cilat
vullneti shprehet heshtazi.
Traktatet ndërkombëtare mund te klasifikohen ne baze te disa
kritereve:
a) sipas lendes (politike, ekonomike)
b) sipas objektivave (paqes, mbrojtjes)

                                  - 5 -
c) formës (me shkrim, me goje)
d) mënyrës se lidhjes (solemne, te thjeshta)
e) kohës sa do jene ne fuqi
f) hapësirës gjeografike net e cilën shtrihen etj.

Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndërkombëtare
ndahen ne:
1. Traktate ligje-normave nëse, janë burim i drejtpërdrejte i se drejtës
ndërkombëtare... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose
vërtetohen, përkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore
ose kontraktuese te karakterit përgjithshëm… Ato janë te
paafatizuara dhe prodhojnë efekte shpeshherë edhe për palët qe nuk
kane marre pjese ne lidhjen e tire.
2. Traktatet, kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve qe kane
për objekt rregullimin e një çështje te caktuar mes atyre shteteve…
Ato janë te kufizuara ne pikëpamje kohore dhe konsumohen me
plotësimin e obligimeve reciproke te palëve kontraktuese .

b). Zakonet Ndërkombëtare. - dikur e Drejta Ndërkombëtare ka qene
përbëre kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX
zakonet kane filluar te humbin rëndësinë, si pasoje e nxjerrjes te një
numri te madh te traktateve ligje.
Mirëpo zakonet ndërkombëtare kane ngele si burim me rëndësi,
sidomos për pjesët ku nuk është kryer kodifikimi. Sipas Gjykatës
Ndërkombëtare te Drejtësisë, gjykata duhet ti zbatoje zakonet
ndërkombëtare si një dëshmi e një praktike te përgjithshme e cila
është pranuar si e drejte.

Element qenësor për ekzistimin e zakonit janë:
1. Praktika e përgjithshme e shteteve
2. Vetëdija e subjekteve qe duke vepruar ne një mënyre te caktuar,
veprojnë ne pajtim me rregullat zakonore.


                                  - 6 -
Zakonin Ndërkombëtar e bëjnë : PRECEDENTET ( përsëritja e
shpeshtë) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetëdija mbi
detyrimin për t’u sjelle ne një mënyre te caktuar).

c). Parimet e përgjithshme juridike te pranuara nga kombet e
qytetëruara - paraqesin rregullat qe janë zbatuar ne te drejtën e
brendshme te shtetit dhe janë parime fondamentale te drejtësisë, te
pranuara nga vetëdija juridike e përgjithshme.
Këtu hyjnë:

     Parimi mbi çështjen e gjykuar
     Parimi se askush nuk mund te përfitoje nga faji i vet
     Parimi i ndalimit te keqpërdorimit te se drejtës
     Parimi i përgjegjësisë qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi
     i asaj qe është fituar nga pasurimi i pabaze
     Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka
     ne tjetërkënd
     Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i veçante derogon te
     përgjithshmin)
     Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon
     ligjin e vjetër) etj…

Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund
t’i shfrytëzojnë parimet e përgjithshme juridike si burim i
pashtershëm.

d).Vendimet Gjyqësore dhe Doktrina – janë mjete ndihmese te cilat
shërbejnë qe te konstatojnë rregullat juridike. Roli gjykatave- nuk
është për te krijuar te drejtën , por për ta zbatuar ne raste te
caktuara…precedentët – nuk i japin fuqi rregullave, mirëpo
gjithashtu nuk mund te mohohet se ne rezonin dhe ne marrjen e
vendimit nga ana e gjyqtarit – puna e gjyqtareve te mëparshëm edhe
nëse nuk kanë peshë vendimtare, megjithatë kane njëfarë peshe ,
ndikimi… Doktrina- roli i autoreve te shquar nuk ka qene te krijojnë

                                - 7 -
te drejtën e as te tregojnë se çfarë duhet te jete ajo. Por, vetëm te
tregojnë ose te vërtetojnë se çfarë është ne realitet e drejta.

Kodifikimi i Drejtës Ndërkombëtare – me kodifikim nënkuptojmë
sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i
tire ne baze te parimeve te përbashkëta… Disa autore procesin e
kodifikimit e kane konsideruar statik dhe pengese për zhvillimin e se
Drejtës Ndërkombëtare …Sipas tyre, e Drejta Ndërkombëtare e
pakodifikuar është dinamike, sepse shume me lehtë absorbon
rregullat progresive.

Kodifikimi i përgjithshëm i tërë se Drejtës Ndërkombëtare nuk është
bërë sepse është e sigurt se te gjitha shtetet ne asnjë mënyre nuk do te
merreshin vesh për te gjitha çështjet …Nga ana tjetër janë kodifikuar
pjese te veçanta te Drejtës Ndërkombëtare, si psh: E Drejta e Detit
(1958), E Drejta Diplomatike (1961), E Drejta Konsullore (1963), E
Drejta Traktateve(1969),

Bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur ndonjë organ qendror për
kodifikim, sepse shtetet sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e
kodifikimit një organi te tille. Kështu, aftësia për kodifikim ka mbetur
ne vete shtetet te cilat e bëjnë ketë ne konferenca ose kongrese
ndërkombëtare.

SHTETI - Autoret e se drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin
si: “Institucion i krijuar nga një grup, për realizimin e disa qëllimeve,
nga te cilat me te rëndësishme janë: ruajtja e se drejtës dhe rendit
brenda kufijve , ruajtja e pavarësisë se popullit ne marrëdhënie me
popujt e tjerë” ose

“Si bashkësi qe ne një hapësire te caktuar vepron si organizate me e larte e
rendit juridik e qe nuk është e nënshtruar nga asnjë organizate tjetër”.


                                    - 8 -
Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933)
përcakton se shteti si subjekt i se drejtës ndërkombëtare duhet te ketë:
1. popullsinë e përhershme
2. territorin e caktuar
3. qeverinë
4. aftësinë për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera.

Elementet e shtetit :

     Popullsia Përhershme - popullsia përfaqëson tërësi te
     individëve të te dy gjinive te cilët jetojnë bashkërisht ne një
     bashkësi dhe janë te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht.
     Territori - përfaqëson vendin ku është vendosur pop. Dhe mbi
     te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrinë sovranitetin
     territorial .
     Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavarësia) nga
     shume juriste theksohet si kriter përfundimtar i shtetësisë dhe
     përfaqëson pushtetin supreme ose autoritetin i cili është i
     pavarur nga cilido autoritet tjetër botërore..(ai nënkupton
     ekzistimin e vetëm një autoriteti ligjdhënës dhe ekzekutiv)

LINDJA E SHTETEVE
E Drejta Ndërkombëtare nuk merret me çështjen e paraqitjes se
shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si
pikënisje e një gjendjeje juridike… Nuk është me rendësi mënyra e
krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik
ndërkombëtar apo te brendshëm… E rëndësishme është qe shteti i
krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vërtete.

Shteti mund te krijohet ne mënyra te ndryshme:
a) Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka
pasur shtet, ne te cilin transferohet popullsia.
b) Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e
një province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose

                                 - 9 -
me ndarjen e një shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura.
Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marrëveshje (ne
mënyre paqësore).
c) Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume
shteteve.
d) Shtetet mund te krijohen edhe me një akt juridik:
1)Me ligj te brendshëm (Filipinet 1934)
2. Me traktat ndërkombëtar (Irlanda 1921)
3. Me vendim te ndonjë organizate ndërkombëtare (Izraeli 1947 ,
Libia 1952)
e) Ne ditët e sotme rendësi te jashtëzakonshme ne krijimin e
shteteve te reja ka parimi i Vetëvendosjes (Karta e OKB-se , ne
nenin 1, parag.2 thekson se Kombet e Bashkuara kane për qellim
zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midisi kombeve, te
mbështetura ne respektimin e barazisë dhe vetëvendosjes se
popujve).

ZHDUKJA E SHTETEVE
Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve është çështje faktike e jo
juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsisë,
territorit apo sovranitetit).
Zhdukja e pushtetit shtetëror ka qene me se shpeshti
1) rezultat i pushtimit te territorit dhe i nënshtrimit te plote te atij
shteti.
Shteti zhduket nëse:
2) aneksimi i tij është definitiv. Shteti zhduket edhe
3) me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te
zhduket edhe
4) me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve...

Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit
apo i hyrjes ne ndonjë bashkësi shtetesh, është çështje faktike, por ka
rendësi te madhe dhe shkakton pasoja te shumëllojshme juridike.


                                   - 10 -
NJOHJA E SHTETEVE
E drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja
është çështje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me
paraqitje behet subjekt i se drejtës ndërkombëtare.

Ekzistojnë dy teori lidhur me njohjen e shteteve:
1) Teoria konstituive - niset nga qëndrimi se shteti me faktin se është
krijuar, ende nuk është anëtar i bashkësisë ndërkombëtare. Pra,
Bashkësia Ndërkombëtare është ajo qe vendos se a do ta pranoje
shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.
2) Teoria deklarative - shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i
takojnë subjekteve ndërkombëtare dhe behet anëtar i Bashkësisë
Ndërkombëtare, nëse i ka plotësuar kushtet qe i parasheh e drejtës
ndërkombëtare…. D.m.th: shteti nuk krijohet me njohje, por është
fakt ky qe konstaton se shteti është krijuar.

LLOJET E NJOHJES ( se shteteve)
Kemi njohje te:
1) shteteve,
2) qeverive,
3) kryetarit ,
4) kryengritësve.

Ne te drejtën ndërkombëtare përmenden disa lloje te njohjes:
1. Njohja- DE-JURE - është njohje e përhershme dhe e plote, e cila
përfshinë te gjitha marrëdhëniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere
retroaktive.. Dhe jepet shprehimisht nëpërmes aktit-formal
2. Njohja DE-FACTO- kur një shtet, i shtyre nga arsyet politike ose
për shkak te paqartësive frikësohet nga njohja e shtetit, ose qeverise
se re dhe për ketë arsye e shtynë njohjen e plote
3. SHPREHIMISHT- me një akt te njëanshëm . (me telegram, me
deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me një traktat



                                  - 11 -
ndërkombëtar).
4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja është bere:
      nqs një shtet lidh marrëveshje me shtetin e ri,
      nqs pranon dhe dërgon përfaqësues diplomatik,
      nqs shtetet e treta pranojnë konsujt e shtetit te ri).
5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeveritë ose organet e ngarkuara
me pune te jashtme dhe jepet me akt te njëanshëm (deklarate,
telegram, note diplomatike etj).
6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe
ndërkombëtare me rezolute, me te cilën organet ndërkombëtare
vendosin për krijimin e shtetit te ri ose me procedurën e pranimit.
7. Njohja me kushte dhe Pa kusht - parashtrimi i kushteve me rastin
e njohjes se shteteve te reja është çështje rreth se cilës nuk ekziston
unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos përkrahësit e
teorisë deklarative, konsiderojnë se parashtrimi i kushteve me rastin
e njohjes është e palejueshme.
PRANIMI ne OKB – është në kompetence te Asamblesë se
Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit . Asambleja e Përgjithshme
vendos me 2/3 e votave pas rekomandimit qe i bene KS… Për pranim
kërkohet qe shteti te jete paqedashës - qe t’i pranoj detyrimet qe dalin
nga Karta e OKB-se, qe te jete i afte dhe i gatshëm t’i përmbushë
detyrimet.

Vlera dhe rëndësia e pranimit ne OKB është e jashtëzakonshme.. Për
çka me s’miri dëshmon fakti se shtetet e porsakrijuara një nder aktet e
para qe ndërmarrin ne planin e jashtëm është kërkesa qe te pranohen
ne OKB. Kjo behet aq me e rëndësishme kur dihet fakti se OKB u
garantojnë anëtarëve te vet integritetin territorial dhe pavarësinë
politike. Prandaj pranimi është garanci e mire për ekzistimin dhe
stabilitetin e shteteve te reja




                                 - 12 -
NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT
QEVERIA - është person ose njësi (trup) e përbëre nga me shume
individë, te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetin ne
marrëdhënie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit është
fakt i ndare nga njohja e shtetit
Kelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te njohjes …
Me akt-juridik- konfirmohet se një person ose njësi e përbëre nga me
shume persona është ne t’vërtetë qeveri e një shteti. Akti-politik- i
njohjes është shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh. me atë
qeveri…Problem i njohjes se një qeveri paraqitet vetëm atëherë kur
ajo vjen ne pushtet me dhune me mjete extra-juridike (grushtet,
revolucion etj).

SUKSEDIMI në DREJTEN NDERKOMBETARE
Shpesh ndodhe qe një shtet t’i lëshojë territorin një shteti tjetër, si
rezultat i përdorimit te forcës, ne mënyre paqësore ose me
revolucion. Si pasoje e kësaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi atë
territor dhe ne vend te tij vjen shteti tjetër ose bashkësi tjera.
Suksedimi- paraqitet kur një ose me shume persona ndërkombëtar e
zëvendësojnë një person tjetër ndërkombëtar me ç’rast behet bartja e
te drejtave dhe detyrimeve nga një shtet qe e ka ndërruar ose humbur
identitetin e vet ne shtetin tjetër.
Suksedimi mund te jete:
1) Suksedim i Përgjithshëm - shfaqet kur një subjekt (shtet)
absorbohet ne tërësi nga një tjetër qofte edhe kur behet me vullnetin e
anëtareve.
2) Suksedim i Pjesshëm - shfaqet kur një pjese e territorit te një
personi ndërkombëtar ngritët ne kryengritje, fiton pavarësinë dhe
behet person ndërkombëtar me vete…
Shteti pasardhës i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e
shtetit te mëparshëm.
a) Suksedimi dhe traktatet –
Një nder çështjet me rendësi qe paraqiten me rastin e suksedimit

                                - 13 -
është se a kalojnë traktatet e shtetit qe është krijuar ose është ndare ne
shtetin pasardhës ose janë zhdukur me territorin e humbur ose te
dhëne.
Lidhur me ketë, ne teori janë shfaqur dy tendenca:
1. Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne traktate te cilat
nuk janë lidhur nga ai.
2. Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me
herët.
Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri
grupe:
1. Traktatet qe nuk barten ne pasardhës -- Traktatet politike.
2. Traktatet qe vazhdojnë te mbesin ne fuq (pasi janë lidhe ne t’mirë
te përgjithshme) - Traktatet e normave.
3. Traktatet qe mbesin ne fuqi - ( servitutet ndërkombëtare ) Traktatet
qe kane te bëjnë me territorin.

b) Suksedimi dhe Borxhet Publike
1)Ne doktrinën e shek. XIX: ka mbizotëruar qëndrimi se borxhet
duhet bartur mbi pasardhës.
2)Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit
suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe
shkatërrohet.
psh. ne praktike kjo çështje është zgjidhur përmes marrëveshjeve
speciale, psh. Italia, përkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika,
ka pranuar te paguaje borxhin publik te Turqisë.
Ne prag te Luftës II Botërore. Ne mungese te traktateve prape kane
marre hov tendencat për refuzimin e marrjes se detyrimeve nga
borxhet. Çështja e borxheve publike ne çdo rast duhet zgjidhur me
ane te marrëveshjeve.

c) Suksedimi dhe Shtetësia - Personat qe jetojnë ose e kane
vendbanimin ne territorin, i cili është subjekt i ndërrimit, prima facie, e
marrin shtetësinë e sukcesorit (pasardhësit).

                                  - 14 -
Probleme lindin vetëm për personat te cilët kane qëlluar jashtë atij
territori, ne momentin e ndërrimit. Ndërrimi i shtetësisë paraqet një
çështje te rende kur cedimi behet kundër vullnetit te popullsisë. E
drejta ndërkombëtare ka provuar t’i zvogëlojë pasojat e
padëshirueshme te cilat dalin nga këto situate përmes Plebishitit dhe
Optimit.

PLEBISHITI – është konsulte e përgjithshme e popullit, net e cilën
banoreve u lejohet te shprehin vullnetin se cilit shtet dëshirojnë t’i
takojnë.. Kështu banoret e një territor kane mundësi te deklarohen se
a pranojnë a jo kalimin prej një shteti ne shtetin tjetër…Plebishiti
është instrument relativisht i ri , ai përmendet ne shek: XV- XVI, por
zbatohet qe nga Revolucionin Francez
Drejta OPTIMIT- është mundësia qe t’u pranohet banoreve te një
territori qe brenda një afati te caktuar te zgjedhin shtetësinë e shtetit
qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhësit.
d) Te Mirat Publike – qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojnë
atij shteti kalojnë ne duart e pasardhësit (te trashëgimtarit).

Përmbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore te shtetit
-Përpjekjet e para për përcaktimin e te drejtave dhe detyrave te
shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u
realizua, por ngeli si begatim i se drejtës ndërkombëtare te asaj kohe.

Te këtilla janë parimet:
a. Popujt janë te pavarur dhe sovran,
b. Te gjithë popujt kane te drejte te organizojnë dhe ndërrojnë formën
e tyre te qeverisjes,
c. Çdo popull është zot ne territorin e vet etj…
d. Asnjë popull nuk ka te drejte te përzihet ne punët e brendshme te
popullit tjetër.
f. Traktatet janë te shenjta dhe te pacenueshme


                                  - 15 -
Shumica e autoreve përmendin 5 (pesë) të Drejta Themelore të shtetit
te cilave u përgjigjen detyrimet e shteteve tjera:
- 1. e drejta e sovranitetit dhe pavarësisë
- 2. e drejta për ekzistence (mbrojtje)
- 3. e drejta e barazisë
- 4. e drejta për t’u respektuar
- 5. e drejta për komunikim me shtetet e tjera.

LLOJET e SHTETEVE
Bashkësinë ndërkombëtare për shume kohe e kane përbëre shtetet
sovrane , shtetet gjysme-sovrane ( shtete vasale, shtete nën
protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin kolonial. Bashkësinë
ndërkombëtare sot e përbejnë me se 190 shtete sovrane te cilat
përkundër kësaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht,
politikisht, ushtarakisht etj.

Mes shteteve ekzistojnë dallime te konsiderueshme ne pikëpamje
te:
- madhësisë se territorit: ( shtete te vogla , shtete te mëdha )
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne
zhvillim )
- potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te mëdha)
- rendit te brendshëm ekonomik - (kapitaliste , socialiste)

Për te drejtën, rendësi ka klasifikimi qe ka për baze pozitën juridike te
shteteve:
1. Shtetet unitare - thjeshta
2. Shtete te përbëra:
     (a) Bashkimi personal,
     (b) Bashkimi real ,
     (c) Konfederata
     (d) Federata ).

                                 - 16 -
BASHKIMI-PERSONAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh te
cilat i lidhe vetëm personi i sundimtarit (monarku i përbashkët ) .
Bashkimi personal krijohet kur përputhen sendet e trashëgimisë, kur
një mbret i një shteti zgjidhet për mbret edhe ne shtetin
tjetër….Anëtaret e Bashkimit Personal e ruajnë pavarësinë e tyre te
plote:
1. ne planin e brendshëm ruajnë:
      ( a) organin ligjdhënës;
      (b) organet gjyqësore;
      (c) organet administrative )

2. ne planin e jashtëm:
     ( a) vazhdojnë te mbesin subjekte te pavarura dhe te veçanta ;
     (b) mbajnë pavarësisht marrëdhënie diplomatike me shtetet e
     tjera).

BASHKIMI REAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te
cilat janë nen një monark dhe bëjnë një subjekt ndërkombëtar.
Shtetet anëtare te bashkimit-real ruajnë:
1. Ne planin e brendshëm:( autonominë e tyre te brendshme dhe i
kane te pavarura organin ligjdhënës, administrativ dhe gjyqësor.)
2. ne planin e jashtëm ne kompetence te Bashkimit Real, si tërësi
lihet:
(a) Politika e jashtme;
(b)Ushtria ,
(c) Financat )
Lufta kundër një shteti anëtar te Bashkimit Real është lufte kundër te
gjithëve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

KONFEDERATA - lidhje mes dy apo me shume shteteve te
pavarura….Krijohet me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka për
qellim: mbrojtjen e pavarësisë se jashtme ose te brendshme te
anëtareve te saj.

                                - 17 -
Ka raste kur krijohen për te evituar dominimin e një shteti me te
forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet anëtare. –
Organ kryesor, e shpeshherë i vetëm, është DIETA, (pastaj Kuvendi i
përgjithshëm, Kongresi i delegateve)… Detyrat e këtij organi janë:
1. Te zgjidhe mosmarrëveshjet mes anëtareve
2. Ndalon luftën mes anëtareve, ne marrëdhëniet ndërkombëtare
3. përmbushë vendimet e Dietës.
Shtetet anëtare te konfederatës e ruajnë pavarësinë e tyre te plote, si
brenda ashtu edhe jashtë.

FEDERATA - bashkuesi e me shume njësive (shteteve), e cila krijohet
me akt juridik => (Kushtetute).
Politika e jashtme:
( a) dërgimi dhe pranimi i përfaqësuesve diplomatike ;
(b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes;
(c) mbrojtja e sigurisë se shtetit dhe
(d) financat) janë ne kompetence te federatës si tërësi.

QEVERIA – është person ose trup i përbëre nga me shume individë
te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetet ne marrëdhëniet
me shtetet e tjera.
Nëse një shtet i jashtëm refuzon te njohe kryetarin e një shteti ose
ndërrimin e formës se qeverisjes se një shteti, ky i fundit nuk e humb
njohjen e tij si shtet, mirëpo derisa te pranohet njohja e tij
shprehimisht ose heshtazi, nuk janë te mundshme marrëdhëniet
zyrtare mes tyre.
Akt-Juridik -konfirmohet se një person ose trup i përbëre nga me
shume persona është ne te vërtete qeveri e një shteti.
Akt-Politik- i njohjes, është shprehje e vullnetit për te hyre ne
marrëdhënie me atë qeveri.
- Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi ) dhe ajo
     - Mund te jete: - (De jure , De facto)


                                 - 18 -
COMMONWEALTH - është bashkësi (Sui generic).. Bashkësi
vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila përgjegjëse për
politiken e vet qe konsultohen edhe bashkëpunojnë ne interes te
përgjithshëm te popujve te tyre ne përparimin e mirëkuptimit
ndërkombëtar dhe paqes në botë.
Veprimtaria e Komonveltit mbështetet ne:
      1. konsultimet, - 2. diskutimet dhe -3. bashkëpunimin

FORMAT E VARËSISË - varësia nënkupton doemos marrëdhëniet
mes shtetit superior dhe atij inferior; Marrëdhënie midis shtetit i cili
legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht
duhet t’i nënshtrohet atij vullneti.
1. Vazaliteti- forme e varësisë politike, qe përfaqëson raportin midis
shtetit me te fort (suverenit) dhe shtetit me te varur (vasalit)
2. Protektorati- forme e mardh midis një shtetit me te forte dhe nje
shtetit me te dobët. Ky krijohet me marrëveshje ndërkombëtare, e cila
përkufizon marrëdhëniet midis palëve.
Mandatet (gati janë zhdukur) etj.

SHTETET NEUTRALE - janë ato shtete te cilat marrin për detyre me
marrëveshje te posaçme te mbeten neutrale ne çfarëdo konflikti qe
ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral :

     Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin
     e tij.
     Shteti ka te drejte te ndërmarrë te gjitha masat për mbrojtjen e tij
     nga sulmet e jashtme.
     Përveç se nuk mund te hyje ne marrëdhënie me karakter
     ushtarak, nuk ekziston asnjë kufizim tjetër.

Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marrëveshje Italia
pranon sovranitetin e Selisë se Shenjte, pronësinë e plote, autoritetin
ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selisë se Shenjte mbi Vatikan

                                 - 19 -
dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selisë se
Shenjte.
Me marrëveshje parashikohet paprekshmëria e Papës, e drejta e
legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr
përsipër t’i dorëzoje kriminelet qe janë strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i
Vatikanit ka gjithsej 44 hektarë, 500-1000 banore. Shërbimet publike
ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marrëdhënie me afro 70
shtete.

PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE
Shteti duke qene një institucion juridik-politik, qe kryen shume
funksione brenda dhe jashtë kufijve, është i detyruar te respektoje
rendin juridik ndërkombëtar. Përgjegjësia ndërkombëtare është një
institucion juridik ku në baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i
mvishet një akt te cilin e drejta ndërkombëtare e konsideron si te
paligjshëm, duhet t’ia japë dëmshpërblimin shtetit te cilit i ka bere
dem me atë akt. Përgjegjësia e shteteve eshte institucion zakonor i se
drejtës ndërkombëtare.

Elementet e përgjegjësisë se shteteve - përgjegjësia ndërkombëtare
është çdoherë raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pësuar dem
kërkon satisfaksion (kënaqje).
Për ekzistimin e përgjegjësisë ndërkombëtare duhet te plotësohen
këto kushte:
1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet çfarëdo
detyre e përcaktuar me normat e se drejtës ndërkombëtare.
2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person
juridik ose si subjekt ndërkombëtar.
3. për ekzistimin e përgjegjësisë duhet te jete shkaktuar demi.
4. duhet te jene shfrytëzuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me
rend te brendshëm për te fituar kënaqje (satisfaksion).


                                 - 20 -
Llojet e Përgjegjësisë (politike, materiale, morale )
Sipas qëndrimit qe mbizotëron , përgjegjësia penale e shteteve si
persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqë pa faj s’ka as përgjegjësi
penale , kurse shteti si tërësi nuk mund te kryeje ndonjë vepër penale,
qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nëse do t’i mvishej
përgjegjësia një shteti si tërësi , atëherë i tere populli i një vendi do te
mund te shpallej fajtor )…Kështu kundër shtetit si tërësi nuk mund te
zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne
bankën e te akuzuarve . Përkundër kesaj ne te Drejtën
Ndërkombëtare flitet për përgjegjësinë penale te individeve dhe
personave juridik.

Përgjegjësia e drejtpërdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele
te drejtën ndërkombëtare organet shtetërore për te cilat shteti mban
përgjegjësi, ose përfaqësuesit shtetëror.
Përgjegjësia e tërthortë, kur një shtet merr përgjegjësinë për cenimin
apo shkeljen e se drejtës ndërkombëtare nga shtetet tjera.
a) Përgjegjësia e shtetit për organet ligjdhënëse ekziston nëse një
shtet:
1. nxjerre ndonjë ligj i cili është ne kundërshtim me detyrimet e tij
ndërkombëtare.
2. lejon te nxjerre ligjin, i cili është i nevojshëm për t’i plotësuar
detyrimet ndërkombëtare ose nuk derogon një ligj qe është ne
kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare.

b) Përgjegjësia e shtetit për aktet e organeve administrative - shteti
ka përgjegjësi për punën e organeve administrative te cilat sipas
rendit te brendshëm juridik kane cilësinë e organit shtetëror qe
ushtrojnë funksione publike dhe veprojnë për llogari te shtetit,
pavarësisht a janë këto lokale, provinciale, regjionale, federale etj.

c) Përgjegjësia e shtetit për punën e organeve gjyqësore -
përgjegjësia e tille ekziston nëse gjyqet e një vendi e kane cenuar te

                                   - 21 -
drejtën ndërkombëtare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se
drejtës se brendshme.
d) Bazat e përgjegjësisë ndërkombëtare - për te ekzistuar
përgjegjësia ndërkombëtare, përveç kushteve tjera ekzistuese është
edhe një kusht plotësues - vepra te jete kryer me paramendim, me
qellim te keq ose me pakujdesi.

     Teoria subjektive- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas
     d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Ketë detyrim e
     mbajnë ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te
     shkaktohet demi.
     Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- për ekzistimin e
     përgjegjësisë nuk ka rendësi a është kryer delikti ndërkombëtar
     me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia.

PASOJAT E PERGJEGJESISE - si rezultat i veprimit te paligjshëm (i
shkeljes se detyrimit), lind një raport mes shtetit qe është fajtor për
atë akt dhe shtetit ndaj te cilit s’është plotësuar detyrimi, nga e cila gjë
del se pala fajtore duhet te jap shpërblimin.
Përgjegjësia Penale ne te Drejtën Ndërkombëtare – E Drejta
Ndërkombëtare ka parapare sanksione ndaj kryesve te disa krimeve
të drejtës ndërkombëtare (treg. me skllevër, pirateria, tregtia me
narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e përgjithshme njerëzore.

Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare
Me 17. korrik. 1998 ne konferencën diplomatike te mbajtur ne Rome
është miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësues të 139 shteteve
Statuti i Romes i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.. Gjykata e re do
te jete kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime: -

     kundër njerëzimit,
     krime lufte,
     akte gjenocidit dhe
     agresionit…

                                   - 22 -
Gjykata ka 18 gjyqtare dhe do ta ketë selinë ne Hage.. Statuti do te hy
ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 është
siguruar nr i mjaftueshëm i ratifikimeve për te hy ne fuqi…
Administrata e Bushit e kundërshton themelimin e kësaj gjykate dhe
e ka tërhequr nënshkrimin e bere me 1998 nga administrate e
Presidenti Klinton.

TERRITORI SHTETERORE - territori shtetëror është hapësira qe
gjendet nen sovranitetin e një shteti. Është element qenësor për
ekzistimin e shtetit. Territorin shtetëror e përbejnë sipërfaqja tokësore
dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen ketë sipërfaqe dhe ajri
mbi te.
Territori ujor përbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit
shtetëror (ujerat kombëtare) dhe ujerat e një brezi detar (ujerat
territoriale) për ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombëtare
hyjnë: ujerat e lumenjve kombëtar, liqenet, kanalet, portet detare,
gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri
përbejnë pjesët e vërteta (reale) te një shteti.

Nocioni dhe natyra juridike e territorit shtetëror
Me territor shtetëror nënkuptohet hapësira mbi te cilën një shtet e
ushtron sovranitetin territorial. Territori shtetëror është një element
qenësor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe është i përcaktuar
sakte me kufijtë shtetëror. Ushtrimi i pushtetit mbi një territor njihet
si supremacion territorial.

Ndarja e territorit kalon neper tri faza:
1. Përgatitja
2. Ndarja
3. Skenimi i kufijve

Mundësitë e përcaktimit te kufijve ne lumenjve janë:
1. Bregu i majte

                                  - 23 -
2. Bregu i djathte
3. Mesi i lumit
4. Thalveg, ose vija e thellësisë me te madhe.

Kufijtë ndahen ne:
1. natyrore… shkojnë përgjatë ujerave, bjeshkëve ose vargmaleve,
pyjeve etj. (kufij te preferuar)
2. artificiale… s’kanë mbështetje ne relief (shënohen me shtylla, gurë,
mure etj) dhe
3. astronomik… shkojnë paraleleve ose meridianëve.

Ndalimi i marrjes se territorit shtetëror
Ndryshimet e territoreve me se shpeshti janë sendërtuar me
përdorimin e forcës (me pushtim ose nënshtrim). Qe nga fillimi i
shekullit XX, e drejta mbështetet ne parimin e respektimit te
integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonjë territor
me përdorimin e forcës.

Mënyrat e lejuara te marrjes se territorit shtetëror
Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtës
nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinare (burimore) dhe
derivative (te prejardhura).

CEDIMI (Cessio) - Është mënyre e zgjerimit te territorit, qe
realizohet mes dy shteteve. Cedimi është transaksioni mes dy
shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka për objekt bartjen e sovranitetit
mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjetër.

Okupimi paqësor - Është vendosja e sovranitetit te një shteti mbi
ndonjë territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnjë shteti
tjetër. Okupimi paqësor behet ne baze te aktit te njëanshëm.




                                  - 24 -
Shtimi (Zgjerimi) –derisa cedimi arrihet me marrëveshje
ndërkombëtare, shtimi (acesio) është rezultat i ndryshimeve qe
shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punës njerëzore.

Parashkrimi - ne te drejtën ndërkombëtare mund te përkufizohet si
zgjerim i sovranitetit mbi një territor përmes ushtrimit te
vazhdueshëm dhe te papenguar te sovranitetit ne një periudhe te
caktuar te domosdoshme për te krijuar bindje te përgjithshme se
gjendja ekzistuese është ne pajtim me rendin juridik.
Për te qene i vlefshëm parashkrimi është e domosdoshme qe asnjë
shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te
protestoje.

Hapësira detare - hapësirat ujore te detërave dhe oqeaneve mbulojnë
mbi 70 % te sipërfaqes se rruzullit tokësor. E drejta e detit - është
zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtës se
detit është bere pas Luftes se II Botërore.

Ujerat detare ndahen ne:
1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe
2. Ujera te lira.

1.a Ujerat e brendshme detare -përfshijnë ujerat e limaneve detare,
ngushticat, ujerat brenda arkipelagëve, detet e brendshme, hapësirat
ujore mes vijës se baticës me te larte dhe zbaticës me te ulet si dhe
deltat e lumenjve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme
vetëm nqs brigjet e gjirit i takojnë një shteti dhe hyrja ne gjirin detar
nuk ka gjerësi me te madhe se dyfishi i gjerësisë se ujerave
territoriale.
1.b Ujerat territoriale -përfaqësojnë një pjese te detit qe shtrihet
paralelisht me vijën e bregut ne një largësi te caktuar dhe janë burim i
rëndësishëm i pasurisë detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtëse
nga ana e detit.

                                  - 25 -
Sipas Konventës se Gjenevës, zona e jashtme nuk mund te shtrihet
me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale.
Brezi i jashtëm - paraqet pjesën e detit te lire dhe përfshinë hapësirën
detare qe shtrihet jashtë ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri
ne largësi te caktuar. Brezi i jashtëm fizikisht dhe juridikisht është
pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetëm disa te drejta te
kufizuara te cilat na jep e drejta ndërkombëtare. Këto te drejta kane te
bëjnë me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale,
imigracionit, rezervimit te se drejtës se peshkimit.
Zona ekskluzive ekonomike -Është institute i ri juridik dhe
nënkupton te drejtën qe i është dhëne shteteve bregdetare qe te
zgjerojnë te drejtën sovrane ekonomike dhe kompetencat
juridiksionale ne një hapësire detare dhe nen det, përtej vijës se
jashtme te ujerave territoriale, deri ne largësi prej 200 milja.

Shtrati kontinental - përfaqëson fundin e detit dhe nëntokën e detit
te hapet e cila vazhdohet jashtë detit territorial deri ne thellësi te
caktuar.
Deti i hapet - hapësirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashtë ujerave
bregdetare, përfaqësojnë detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e
mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e
hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqësor).

Koncepti dhe përkufizimi i detit te hapur
Deti i hapur mund te përkufizohet si pjese e oqeanit jashtë një vije qe
shkon paralelisht me bregun ne një largësi nga ai. Konventa mbi
detin e hapur parasheh qe deti është i hapet për te gjithë popujt dhe
asnjë shtet nuk mund te pretendoje qe te veje çfarëdo pjese te tij nen
sovranitetin e vet. Mbi ketë pjese vlen parimi i “lirisë se detit te
hapur”.




                                  - 26 -
Deti i hapet ka statusin e “detit te lire” mbi te cilin vlen rregulla e
“Lirisë se detit”.

Liritë e detit te hapur janë:
1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes
2. liria e peshkimit
3. liria e vënies se kabllove nëndetare
4. liria e fluturimit mbi detin e hapur
Konventa e re ua ka shtuar edhe:
5. lirinë e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i
lejon e Drejta Ndërkombëtare
6. lirinë e kërkimeve shkencore.

Pirateria - ne kuptimin e saj origjinal dhe te ngushte “pirateri” është
çdo akt i pa-autorizuar, i kryer me dhune nga ndonjë anije private ne
detin e hapet kundër anijes tjetër me qellim te plaçkitjes.

Servitutet Ndërkombëtare -përfaqësojnë restrikcione (kufizime) te
jashtëzakonshme te sovranitetit territorial te një shteti te imponuara
me marrëveshje, me te cilat një pjese ose tere territori i një shteti
duhet te shërbejë për disa qëllime ose interesa te caktuara te shtetit
tjetër.

Llojet e servituteve (ndërkombëtare)
1.Servitude Aktive - janë ato me te cilat i epet e drejta një shteti qe te
ndërmarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjetër.
2.Servitute Negative- janë ato me te cilat i jepet e drejtë një shteti qe te
kërkoje nga një shtet tjetër qe ai te rezervohet nga ushtrimi i
sovranitetit ne çështje te caktuara.
3.Servitute Ushtarake - janë ato me te cilat një shtet ka te drejtë te mbaje
trupat e veta ne territoret e shtetit tjetër, e drejta e fluturimit te
aeroplanëve ushtarake mbi territorin e shtetit tjetër dhe aterrimit për
qëllime teknike.

                                   - 27 -
4.Servitutet ekonomike - janë ato servitute te fituara për qëllime
komerciale dhe te komunikacionit, siç janë: e drejta e peshkimit ne
ujerat territoriale ne shtetin tjetër, prerja e drunjve, shfrytëzimi i
kullosave, shfrytëzimi me ujë ose me rryme etj.

Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si janë krijuar ; dmth
me marrëveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen
edhe me kalimin e afatit për te cilin janë krijuar:

     1)Me dorëheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.
     2)Me bashkimin e territorit shtetëror qe ka përfituar dhe
     territorit te shfrytëzuar.
     3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.



ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE

E drejta e brendshme dhe e drejta ndërkombëtare përcaktojnë
shprehimisht cilat janë organet… veprimet e te cilave shkaktojnë
pasoja juridike ndërkombëtare. Këtij grupi i përkasin ata persona,
veprimet ose deklaratat e te cilëve shkaktojnë pasoja juridike
ndërkombëtare për shtetin e tyre dhe personat qe veprojnë kryesisht
ne pune te jashtme jashtë shtetit… E-D-N kërkon qe çdo shtet te ketë
një ose me shumë organe , aktet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike
ndërkombëtare
Organet Qendrore
1)Kryetari i shtetit - është organi me i larte i përfaqësimit te jashtëm,
mirëpo nuk është ne çdo rast edhe organi me i larte shtetëror.
Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi
kolektiv, varësisht sipas sistemit te vendit. Çdo akt i kryetarit te
shtetit ne marrëdhënie ndërkombëtare merret si akt i shtetit.
2)Ministri i punëve te jashtme - pjesëmarrja e shefit te shtetit ose
kryeministrit, ne çështje te jashtme, përgjithësisht kufizohet me


                                  - 28 -
çështje te rëndësishme politike.
Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat
ndërkombëtare kryesisht është çështje e ministrit te punëve te
jashtme. MPJ është njëfarë ndërmjetësuesi mes shefit te shtetit dhe
organeve te shtetit tjetër. Sipas rregullave ndërkombëtare
komunikimi mes qeverive behet përmes MPJ dhe përfaqësuesve
diplomatik te akredituar ne atë shtet.

Organet e Jashtme
Përfaqësuesit diplomatike - Janë te dërguar me autorizime qe ta
përfaqësojnë shtetin jashtë. Përfaqësuesit Diplomatik ne kohërat me
te vjetra janë konsideruar sit e shenjte. Janë dërguar për pune te
caktuara mirëpo pas kryerjes se atyre punëve ka marre fund misioni i
tyre.
Përfaqësuesit Diplomatik - ndahen ne përfaqësues te rregullte dhe te
rastit, qe dërgohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.

Nocioni i diplomacisë
Nocioni: Diplomacia është aplikim i inteligjencës dhe taktit te rregullimin e
marrëdhënieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Është shkence e
punëve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinën e ka nga
greqishtja e vjetër: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe
i është dhëne kryesuesit te misionit dhe ka përmbajtur instruksione
për qëllimet e misionit.
Gjuha Diplomatike
Sendërtimi i gjuhëve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej
kohës se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike
ka qene gjuha latine. Prej atëherë fillon te imponohet gjuha frënge
edhe pse nuk ka një rregullat te se drejtës ndërkombëtare.

E drejta e legacionit -Krijimi i përfaqësive te përhershme paraqet ne
praktike sendërtimin e se drejtës se legacionit.…


                                   - 29 -
E drejta për te dërguar përfaqësues diplomatike quhet e drejte
     active e legacionit.
     E drejta për te pranuar përfaqësues diplomatike quhet e drejte
     passive e legacionit.

E drejta diplomatike - Rregullat qe i referohen përfaqësuesve
diplomatike janë krijuar si rregulla zakonore te se drejtës
ndërkombëtare diplomatike. Ato i kane karakterizuar një përdorim
konstant dhe uniform.

Pas Luftës II-të Botërore, komisioni i se drejtës ndërkombëtare,
çështjen e kodifikimit te se drejtës diplomatike e ka përfshirë si
çështje te rëndësishme dhe ne baze te projektit te tij:
     Me 1961, është miratuar Konventa mbi Marrëdhëniet
     Diplomatike….
     Me 1963 Konventa mbi Marrëdhëniet Konsullore dhe
     Me 1969 Asambleja e Përgjithshme e KB-se, e ka miratuar
     Konventën mbi Misionet Speciale.
     Me 1975 ne Vjene është miratuar Konventa mbi Përfaqësimin e
     shtetit dhe marrëdhëniet e tyre me organin ndërkombëtar te
     karakterit universal.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike
Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është akt i
vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet
vendos se a do te mbaje marrëdhënie diplomatike me ndonjë shtet
tjetër dhe a do te ketë ne te mision te përhershëm.

Klasifikimi i personelit diplomatik
Konventa e Vjenës e ndan personelin diplomati ne këto kategori:
1. Personeli diplomatik– (shefi i misionit, këshilltaret, sekretaret dhe
atashetë).
2. Personeli administrativ dhe teknik – (arkivistet, personeli për

                                   - 30 -
mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative).
3. Personel shërbyes – (portierët, punëtoret e sigurimit, kuzhinieret )etj.

Përfundimi i misionit diplomatik
Misioni diplomatik mund te përfundojë me:
1. Kryerjen e detyrës se misionit
2. Kalimin e afatit për te cilin është dërguar
3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka dërguar ose mund te jete
shkaktuar me dorëheqjen e përfaqësuesit për shkak te transferimit ne
tjetër pozite
4. Ngritjen e përfaqësuesit diplomati ne klase me te larte, por ne ketë rast
misioni teknikisht përfundon dhe përfaqësuesi diplomatik merr letra
te reja kredenciale
5. Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy
shteteve
6. Vdekjen e përfaqësuesit diplomatik.



KONSUJT - ndahen ne: Konsuj Professional (consules missi) dhe
Konsuj Nderi (consules electi)
1. Konsujt Professional - janë nëpunës dhe shërbimin konsullor e kane
profesion te rregullte dhe te vetëm
2. Konsujt Nderi - rregullisht janë persona autoritativ, qe jetojnë, e
shpesh janë edhe shtetas te shtetit ku veprojnë si konsuj. Ata për
punën e tyre nuk marrin page.

Konventa Vjenës , te gjithë shefat e konsullatave i ndanë ne katër
klase:
1). Konsuj te përgjithshëm
2). Konsuj (emërohen nga shefi i shtetit)
3). Nënkonsuj (emërohen nga ministri i punëve te jashtme)
4). Agjente konsullor (emërohen nga konsulli i përgjithshëm).


                                    - 31 -
Funksioni i konsujve - Konsujt janë organe shtetërore te cilët
dërgohen jashtë për qëllime te ndryshme e sidomos për mbrojtjen e
interesave shtetërore brenda qarkut konsullor. Nuk janë përfaqësues
diplomatike dhe nuk përfaqësojnë shtetin ne tonalitetin e
marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe nuk janë te akredituar pranë
qeverise se vendit te pranimit.

Përfundimi i funksioneve konsullore / përfundon me :
1. Notifikimin e shtetit te emërimit – shtetit te pranimit, se funksionet
e tij kane pushuar.
2. Tërheqjen e ekzekvatures.
3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emërimit se ka pushuar te
konsideroje natare te personelit konsullor.

NENEPUNESIT NDERKOMBETARE
Lidhur me pozitën e nëpunësve ndërkombëtar nuk ekzistojnë
rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marrëveshje
ndërkombëtare me më shume ose me me pak shtete, nga e cila gjë del
se nëpunësit e tyre gëzojnë te drejta dhe privilegje vetëm ne shtetet
amtare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marrëveshjet
dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi pozitën e tyre.

AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE
Aktet e Njëanshme -Akt i njëanshëm juridik konsiderohet shprehja e
vullnetit te një subjekti te se drejtës ndërkombëtare me qellim qe te
shkaktohet ndonjë pasoje juridike ndërkombëtare. Me këto, ne raste
te caktuara krijohet, ndërrohet ose pushon ndonjë gjendje juridike.
Aktet e njëanshme ndahen ne:
- akte te njëanshme te pavarura - ( notifikimi, njohja, protesta heqja
dore, premtimi) ,
- te varura (oferta, pranimi, rezerva )
- te përziera.


                                 - 32 -
Aktet e nje anshme juridike- te varura :

1) Notifikimi (Lajmërimi) - është lajmërimi zyrtar drejtuar një
subjekti tjetër ose subjekteve te se drejtës ndërkombëtare për ndonjë
qëndrim, kërkese, fakt ose ngjarje pa te cilën pretendohet te ketë
rendësi juridike, posaçërisht rendësi ndërkombëtare, ose term teknik
për lajmërim shtetet tjera për ca fakte ose ngjarje me rendësi juridike.
Notifikimi mund te jete i detyrueshëm ose fakultativ.

2) Njohja (Pranimi) - deklarim i njëanshëm se një gjendje ose ndonjë
kërkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja është mjafte e
shpeshte ne marrëdhënie ndërkombëtare (njohja e shteteve te reja, e
qeverive, e kryengritësve si pale ndërluftuese etj)
Njohja mund ti epet shprehimisht ose heshtazi.

3) Protesta - është deklarate me te çilen mohohet ligjshmëria e ndonjë
situate te caktuar. Ajo ka për qellim te ruaje te drejtat ose te beje me
dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e
caktuara për te cilat është i njohur me notifikim, ose me çfarëdo
mënyre tjetër dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.
4)Heqja dore - Është deklarate e njëanshme e vullnetit. Me te një
shtet heq dore nga ndonjë e drejte e tij ne marrëdhënie
ndërkombëtare. Me ketë shuhet një e drejte subjektive e shtetit.



TRAKTATET NDERKOMBETARE
(nocioni)
Me traktat ndërkombëtar konsiderohet çdo pajtim i vullnetit mes shteteve,
me qellim te krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes se ndonjë raporti juridik
reciprok, ose marrëveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose
organizatave shtetërore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime për palët.
Sipas disa autoreve, marrëveshjet ndërkombëtare duhet te lidhen
doemos me shkrim, sepse vetëm ne ketë mënyre mund te konstatohet

                                    - 33 -
pajtimi i vullneteve.

Emërimi i traktateve
Llojet e ndryshme te dokumenteve ndërkombëtare te hartuara me
shkrim paraqiten me emra te ndryshëm. Me se shpeshti quhen
marrëveshje ose traktate ndërkombëtare mirëpo përdoren edhe
emërtime te ndryshme siç janë: (konventa, pakti, modus vivendi )etj.

Traktatet: pretendojnë te përfaqësojnë marrëveshjet me te
rëndësishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj).
Paktet: janë marrëveshje shume solemne qe i referohen heshtjeve te
ndryshme politike.
Konventat: përfaqësojnë marrëveshjet me te cilat përcaktohen
raportet mes shteteve ne ndonjë lëmi te caktuar. (psh: Konventa
Hagës - mbi rregullat dhe zakonet e luftes).
Deklaratat: përfaqësojnë marrëveshjet – ligj, me te cilat palët
kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u përmbahen
disa rregullave te sjelljes.
Karta dhe statuti: përfaqësojnë marrëveshje mbi krijimin,
organizimin dhe përcaktimin e kompetencave te organizatave dhe
organeve ndërkombëtare.

Termi AKT: përdoret për marrëveshje shume-paleshe, te lidhura ne
kongrese apo konference ndërkombëtare psh. Akti Përfundimtar i
Kongresit te Vjenës - 1815 etj.
Protokollet: janë marrëveshje te ndryshme joformale mes shteteve
ose marrëveshjeve plotësuese për interpretimin, vazhdimin ose
ndërrimin e marrëveshjeve tjera.
Kompromisi: marrëveshje mbi zgjidhjen paqësore te ndonjë konflikti
qofte nëpërmes arbitrazhit ose ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare
Kartele: janë marrëveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa
zgjasin armiqësitë, për te shkëmbyer robërit, te plagosurit,
ndërprerjen e luftimeve etj.

                                - 34 -
Konkordate: janë marrëveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e
tjera dhe i referohen pozitës se Kishës Katolike ne shtetin e caktuar.
Termi MODUS VIVENDI: përdoret për marrëveshjet e përkohshme
për te cilat pritet qe net e ardhmen te zëvendësohen me një traktat ose
konvente.

Llojet e marrëveshjeve ndërkombëtare
Traktatet ndërkombëtare klasifikohen ne baze te kritereve te
ndryshme:
1. Sipas formës (me shkrim + me goje)
2. Sipas mënyrës se lidhjes (solemne + te thjeshta)
3. Sipas hapësirës gjeografike (përgjithshme + regjionale)
4. Sipas mundësisë se aderimit (hapura, gjysme te hapura, te
mbyllura)
5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj)

Palët kontraktuese - mund te jete çdo subjekt i se drejtës
ndërkombëtare. Ketë te drejte e kane shtetet, organizatat
ndërkombëtare dhe kryengritësit nqs janë te pranuar si pale
ndërluftuese.

Pajtimi i vullnetit - Ne te drejtën ndërkombëtare sikurse edhe ne te
drejtën e brendshme kërkohet qe pajtimi i vullnetit ne çdo rast duhet
te përputhet me vullnetin e vërtete te subjektit ndërkombëtar dhe te
jete dhëne lirisht…. Nëqoftëse ekziston dyshimi se ka te meta ne
pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe
korrupsioni) , atëherë vjen ne dyshim ligjshmëria e vet lendes se
traktatit.
Për kete arsye çdoherë supozohet se akti ndërkombëtar, është i vlefshëm,
përderisa nuk dëshmohet ekzistimi i mungesës e cila e bënë të pavlefshëm.

Dhuna - Gjate lidhjes se marrëveshjes ndërkombëtare, dhuna mund
te përdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj

                                  - 35 -
shtetit si tërësi. Shumica e autoreve konsiderojnë se përdorimi i
dhunës kundër personit qe e lidh e benë marrëveshjen e tille te
paqene, pa vlere ose i nënshtrohet anulimit.
Lajthimi - dmth mosnjohje ose përfytyrim i gabuar i ndonjë fakti ose
situate. Shumica e autoreve konsiderojnë si forme te mangët te
shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vlerën e marrëveshjes
se lidhur.
Mashtrimi- ndikon ne vlerën juridike te marrëveshjeve
ndërkombëtare. Marrëveshja e lidhur me mashtrim nuk është
juridikisht e vlefshme, psh nëse një shtet me rastin e lidhjes se një
marrëveshje ndërkombëtare përdor hartën gjeografike.



ORGANIZATA NDERKOMBETARE

Organizatat ndërkombëtare - janë bashkësi te përhershme me
karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te një
marrëveshje ndërkombëtare (karta, statuti ose ndonjë dokument
tjetër konstituiv) me qellim te bashkëpunimit ne zgjidhjen e
problemeve ndërkombëtare te parashikuara me ato dokumente.

Nga kjo del qe organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e
shteteve:
a) Themelues te organizatave , ndërkombëtare janë shtetet sovrane
(kur organizata është nder-shtetërore)
b) Ato krijohen me traktate ndërkombëtare
c) Veprimtaria e organizatave ndërkombëtare shtrihet brenda
kompetencave qe janë te përcaktuara me marrëveshje
d) Financimi i organizatave ndërkombëtare behet me ane te
kontributeve te shteteve anëtare.

Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare
Ato klasifikohen:

                                - 36 -
a) Sipas shtrirjes - Organizata globale (universale) dhe Regjionale
b) Sipas funksioneve – te Përgjithshme dhe Specializuara
c) Sipas anëtareve – Ndërshtetërore & Joqeveritare
d) Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishtetërore
e) Sipas kohëzgjatjes - te përkohshme & përhershme

ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB )
OKB – është krijuar nen ndikimin e qëndrimeve kundër luftes qe
kishte shkaktuar Lufta II-të Botërore… Vizionin e pare te botes se
pasluftës e kane dhe president i SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe
kryeministri i UK Winston Churchill në “Kartën e Atlantikut” - me 14
gusht 1941..
Këta dy burrështetas kishin proklamuar disa parime te përbashkëta
te politikes se vendeve te tyre, respektimi i te cilave do te garantonte
një te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kërkojnë
kurrfarë zgjerimi territorial, se nuk miratojnë kurrfarë ndryshimesh
territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te
popujve; se respektojnë te drejtën e çdo populli për vetëvendosje; se
shpresojnë qe pas përfundimit te luftes do te vendoset paqja.

Me 30 tetor 1943 përfaqësuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kinës - kane
shprehur nevojën e krijimit sa me pare te një organizate te
përgjithshme ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe te sigurisë
ndërkombëtare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazisë sovrane te
te gjitha shteteve paqedashëse dhe do te ishte e hapur për te gjithë
shtetet e tilla , te mëdha ose te vogla.

Prej 25 prillit deri me 26 qershor 1945 - ne San-Francisko u mbajt
Konferenca e Kombeve te Bashkuara... Ne konference merrnin pjese
përfaqësuesit e 50 shteteve. Pas një pune mjaft intensive , me 26
qershor 1945 përfaqësuesit e 50 shteteve e firmuan “Kartën e
Organizatës se Kombeve te Bashkuara”, sipas rendit te shteteve me


                                 - 37 -
alfabetin anglez, por se pari shtetet e mëdha e pastaj shtetet tjera.

Sipas nenit – 1 te Kartës , KB- kane katër qëllime kryesore:

     Te ruhet paqja dhe siguria ndërkombëtare
     Te zhvillohen midis kombeve marrëdhënie miqësore, te bazuara
     ne respektimin e parimit te barazisë dhe te drejtës se tyre për
     vetëvendosje
     Te realizojnë bashkëpunimin ndërkombëtare me karakter
     ekonomik, shoqërore, intelektual, humanitar etj.
     Te jene qendra ku do te harmonizohen përpjekjet e te gjitha
     kombeve për sendërtimin e qëllimeve te përmendura

Anëtarësia e OKB-se- përbehet nga dy kategori shtetesh: antetare
themelues dhe abetare e pranuar me vone…Anëtarë themelues te
OKB-se kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Konferencën e
San Franciskos, ose qe kane nënshkruar me pare “Deklaratën e
Kombeve te Bashkuara” 1 janar 1942.

Sipas Kartës KB, shteti qe do te hyje ne OKB, duhet t’i plotësoje 4-
kushte :

     Te jete paqedashës
     T’i pranoje detyrimet nga Karta ;
     Te jete i afte dhe i gatshëm për t’permbushur ato

OKB- sot ka ne gjirin e vet 192 shtete te botes .

Përfundimi i anëtarësisë ne OKB

     Tërheqja- Karta e OKB-se lejon mundësinë qe çdo shtet anëtare
     te tërhiqet nga org, por me pare duhet t’i paraqes arsyet e
     tërheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojnë vendimin.



                                  - 38 -
Përjashtimi – neni 6 i Kartës se OKB-se ka parashikuar qe secili
     anëtarë i org, i cili shkele vazhdimisht parimet e Kartës se OKB-
     se mund te përjashtohet nga organizata.
     Pezullimi - neni 5 i Kartës se OKB-se ka parapare ndalimin e
     ushtrimit te drejtave dhe privilegjeve te lidhura me cilësinë e
     anëtarit te org, ne rast se ndaj një anëtari te org. është marre
     ndonjë veprim shtrëngues ose parandalues.

Organet e OKB-se

1. Asambleja e Përgjithshme - është org. qendrore ; atë e përbejnë
përfaqësuesit e te gjitha shteteve anëtare te OKB-se … Çdo shtet
anëtare ne Asamble mund te ketë me se shumti 5 - përfaqësues.
Sesionet- e veta i mbanë një here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat
fillojnë te martën e trete te muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa
muaj.. Me kërkesën e KS ose shumicës se anëtareve te OKB-se
Asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtëzakonshme..
Mbledhjet e këtilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditësh prej
çastit kur është bere kërkesa.
Asambleja ka 7- komitete : ( a) qeshje te sigurisë ndërkombëtare dhe
çarmatimit, b) çështje ekonomike, c) çështje sociale,
humanitare,kulturore , d) çështje te shkolonizimit , e) çështje
administrative buxhetore , f) çështje juridike.

2. Këshilli Sigurimit (KS) – përbehet nga 15 anëtare , nga te cilët:
 5- janë anëtare te përhershëm (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK)
ndërsa , 10- tjera janë ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikës
Latine , 2 vende Evropës- P)….
Sesionet – KS mbanë sesione kurdoherë qe është nevoja. Për ketë
arsye çdo anëtare i KS, është i detyruar t ketë gjate tere kohës një
përfaqësues ne selinë e OKB-se…
Funksionet-KS – është organi qe mban përgjegjësinë kryesore për
ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.


                                  - 39 -
3. Këshilli Ekonomik-social- është krijuar me qellim qe te
kontribuoje për sigurimin e paqes përmes krijimit te kushtetove te
stabilitetit dhe mirëqenies qe janë te domosdoshme për mardh,
paqësore midis popujve.

4. Sekretariati – personelin e KB (sekretariatin) e përbejnë 16.000
nëpunës nga mese 150 vende te botes, te cilët punojnë ne selinë e
OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes… Sekretari i
përgjithshëm mbanë përgjegjësinë për punën e përgjithshme te
Sekretariatit dhe personelit te OKB. Ai i paraqet Asamblesë se
Përgjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizatës.

5. Këshilli i Kujdestarisë – sistemi ndërkombëtare i kujdestarisë i
OKB-se është krijuar për te zëvendësuar sistemin e mandateve te LK
dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqes dhe sigurisë, përparimit
politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullsisë se territorit nen
kujdestari; Sistemi i kujdestarisë duhej te zbatohej mbi:
a)territoret qe gjendeshin nen mandate ;
b) territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas Luftes II
Botërore,
c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen ketë regjim nga shtetet
qe kane përgjegjësi për administrim e tyre.
6. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë.

Pakti Veri-atlantik – NATO ( North Atlantic Treaty Organization)
NATO- është krijuar me 4 prill 1949 ne Uashington nga 10 shtete te
Evropës Perendimore ( Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia ,
Luksemburgu , Holanda, Norvegjia, Portugalia, dhe UK ) dhe SHBA
e Kanada , kurse me vone i janë bashkangjitur Greqia dhe Turqia
(1952) , Gjermania (1955), Spanja (1982), Hungaria dhe Çekia (1999).
Etj.
NATO është organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te
Evropës dhe Amerikës Veriore qe është krijuar ne periudhën e luftes

                                 - 40 -
se ftoftë dhe ndarjes se ashpër te botes ne dy sisteme antagoniste ; për
te penguar agresionin komunist , siç deklaronin krijuesit ose për te
penguar përhapjen e socializmit siç deklaronin disa autoret
komuniste.
Shtetet anëtare janë obliguar se te gjitha mosmarrëveshjet do t’i
zgjedhin me mjete paqësore (ne pajtim me rregullat e Kartës se OKB-
se) se do te rezervohen nga kërcënimi ose nga përdorimi i forcës ne
marrëdhëniet ndërkombëtare ; se do te ndihmohen ndërmjet vetes ;
qe çfarëdo sulmi i armatosur kundër një anëtari apo disa anëtareve ,
do te konsiderohet si sulme kundër te gjithëve etj.

Organet e e NATO-se : Këshilli ; Komiteti Mbrojtjes ; Sekretari i
Përgjithshëm ; Komitetit Ushtarak dhe Komandat.

TRAKTATI (pakti) VARSHAVES
Është krijuar si kundërpërgjigje e BRSS-se dhe shteteve te
demokracisë popullore për ekzistimin e paktit NATO dhe për hyrjen
e Gjermanisë ne te ; gjë qe sipas shteteve te Evropës-Lindore kishte
shtuar dukshëm rrezikun e luftes dhe ka qene rreziqe për sigurinë e
shume shteteve…
Duke u nisur nga këto , shtetet socialiste te Evropës-Lindore ( ne
përjashtim te Jugosllavisë), ne mbledhjen e tire ne Vashave (11-14maj
1955) kane aprovuar Marrëveshjen mbi miqësinë, bashkëpunimin
dhe ndihmën e përbashkët , me se është krijuar një strukture politike-
ushtarake , qe është dashur te shërbeje si kundërpeshe përballë
NATO-se. E qe ne thelb beri realitet ndarjen e Evropës ne dy grupe te
shteteve antagoniste.

RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE
Mosmarrëveshjet janë situatat kur dy a me shume shtete kane
mendime te ndryshme për ndonjë çështje te caktuar …. Ne fund te
shek:XIX ne literature dhe ne traktate, behet dallimi midis
mosmarrëveshjeve te natyrës juridike dhe natyrës politike


                                 - 41 -
Te natyrës juridike- përkufizohen si mosmarrëveshje ne te cilat
kërkesat ose kundërshtimin e vet , palët i bazojnë mbi rregullat e
pranuara te se drejtës ndërkombëtare… Mosmarrëveshjet tjera janë
mosmarrëveshje politike ose mosmarrëveshje te natyrës juridike, a
thjesht konflikte te interesave.
Sipas tyre mosmarrëveshjet e natyrës-juridike zgjidhen me
përdorimin e procedurave gjyqësore, kurse mosmarrëveshjet politike
zgjidhen me mjete diplomatike.
Hapi me i rëndësishëm ne drejtim te krijimit te një procedure
detyrimore për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve
ndërkombëtare është bere me aprovimin e Konventës mbi zgjidhjen
paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (Hage 1899 e 1907).
E Drejta Ndërkombëtare , njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore
te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare:

     Mjetet Diplomatike (bisedimet , shërbimet e mira, ndërmjetimi,
     hetimi , pajtimi)
     Mjetet Gjyqësore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqësore).
     Mjetet qe ofrojnë inst. ndërkombëtare ( mjetet diplomatike ,
     gjyqësore te posaçme)

MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se
mosmarrëveshjes).

1)Bisedimet – janë një nder mënyrat me te thjeshta , me te
rëndësishme e me te përhapura te zgjidhjes se mosmarrëveshjeve
midis shteteve…. Bisedimet mund te jene dypalëshe (kur zhvillohen
vetëm mes shteteve te interesuara drejtpërdrejt) , shumëpalëshe- ( kur
zhvillohen ne konferenca tjera ndërkombëtare nëse ne
mosmarrëveshje bëjnë pjese disa shtete) … Ato mund te zhvillohen
me goje ne takime te drejtpërdrejta te përfaqësuesve te shteteve te
interesuara , ose me shkrim-(këmbimi i notave, letrave, memoareve
etj).


                                - 42 -
2) Shërbimet Mira dhe Ndërmjetësimi - ne praktike shpesh ndodh
qe shtetet ne konflikt ndërkombëtare te mos mund t’i shfrytëzojnë
bisedimet diplomatike, për shkak se nuk kane kontakte te
drejtpërdrejta diplomatike, për shkak te marrëdhënieve te këqija qe
kane..
E Drejta Ndërkombëtare për këso rastesh ka parashikuar qe një pale e
trete qe ka ndikim moral mbi palët, t’u ndihmoje shteteve ne konflikt,
për gjetjen e zgjidhjes . Ne ketë grup te mjeteve hyjnë shërbimet e
mira dhe ndërmjetësimi midis te cilave vështire qe mund te tërhiqet
kufiri i sakte.
a)Shërbimet e Mira - me shërbime te mira nënkuptohet veprimi i një
pale te trete mike, qe ndihmon ne gjetjen e një zgjidhjeje paqësore te
një mosmarrëveshje (grindje, konflikti) . Shërbime te mira mund te
ofroje një shtet ose një grup i shteteve e edhe org. ndërkombëtare , si
(OKB , EU) .
b) Ndërmjetësimi - konsiston ne aksionin e një shteti te trete, te një
grupi shtetesh ose ndonjë personi autoritativ me qellim qe te gjendet
zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne
cilësinë e ndërmjetësuesit, merr pjese ne bisedime midis palëve ,
përpiqet t’u jap atyre kontakteve kahe për zgjidhjen paqësore , jep
këshilla, sugjerime, i përcjelle kërkesat dhe përgjigjet nga njëra pale te
tjetra… Ndërmjetësimi është fakultativ , pos nëse është parashikuar
me marrëveshje ; qe dmth:
a) ndërmjetësuesi s’është i detyruar te ndërmjetësoj ,
b) kjo vlen edhe për shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojnë ose
ta refuzojnë ndërmjetësimin…
Ndërmjetësimi duhet ta gëzojë domosdo besimin e te dy palëve ne konflikt.

3) Hetimet- Konventa e Hagës – mbi zgjidhjen paqësore te
mosmarrëveshjeve ndërkombëtare , ka parashikuar qe ne çdo rast te
mosmarrëveshjes ndërkombëtare qe nuk prek nderin dhe interesat
vitale te shtetit, dhe qe është rezultati mospajtimit lidhur me
vlerësimin e gjendjes faktike , do te krijohet një komision hetues ,

                                  - 43 -
nëse pajtimi nuk është arritur me ane diplomatike.. me detyre qe ta
lehtësoje zgjidhjen e mosmarrëveshjes , duke i ndriçuar faktet me
hetime (ankete) asnjanëse dhe te ndërgjegjshme.

4) Pajtimi – është mënyre paqësore e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve
nga një komision i zgjedhur , i cili ka për detyre t’i shqyrtoje dhe t’i
ndriçoje te gjitha aspektet e mosmarrëveshjes… dhe ne fund (pas
raportit) t’u propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt .

MJETET GJYQESORE

1) Arbitrazhi – ka për qellim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis
shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palët ne baze te
respektimit te se drejtës … Arbitrazhi është një mjete qe zbatohet me
pajtimin e palëve .
a) Kompromisi- zgjidhja mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit varet
ne çdo rast nga pajtimi i palëve.. Sipas mendimit te gjykatës – asnjë
shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarrëveshjet e tij
me shtete te tjera t’ia nënshtrojë ndërmjetësimit, arbitrazhit, ose
cilësdo mënyrë te zgjidhjes paqësorë… Duke u nisur nga kjo, palët qe
kane vendosur qe mosmarrëveshjen t’ia besojnë arbitrazhit për
zgjidhje , duhet te lidhin marrëveshje speciale
b) Zgjidhja e Arbitrave- përcaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me
pajtimin e palëve. Shtetet vendosin lirisht se a do t’i besojnë zgjidhjen
e rastit një arbitri apo disa arbitrave…Me ç’shpeshti praktikohet qe si
arbitra te caktohen disa persona , numri i te cilëve duhet te jete tek ( 3
, 5 ose me shume) .
c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura
gjyqësore. Shtetet me kompromis mund t’i percaktojne rregullat e
procedurës ne hollësi ose vetëm te japin udhëzime për përdorimin e
rregullave te përgjithshme te procedurës
d) Vendimi Arbitrazhit- është “definitive dhe i paapelueshëm”
(përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm).


                                  - 44 -
GJYKATA NDERKOMBETARE

a) Themelimi i Gjykatës - hap i pare drejt themelimit te një gjykate
ndërkombëtare te përhershme është bere me themelimin e Gjykatës
se Përhershme te Arbitrazhit ( Hage 1899) .. Si e këtillë kjo gjykate
nuk ka qene e përhershme ne kuptimin e plote te fjalës, ngase trupin
e arbitrave ne shumicën e rasteve e përbenin personat e ndryshëm ,
varësisht nga zgjidhja e palëve
Themelimi i një gjykate ndërkombëtare u be realitet përfundimisht ne
fund te Luftes I Botërore.. Kështu neni 14 i Statuti te Lidhjes se
Kombeve – parashikonte qe Këshilli i Lidhjes, te bënte propozimin
për themelimin e një gjykate te përhershme ndërkombëtare…
Përfundimisht Statuti i Gjykatës , i përfshirë ne një protokoll , është
hapur për nënshkrim me 16 dhjetor 1920 dhe ka hyre ne fuqi me 1
shtatore 1921.
Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare ka funksionuar
prej vitit 1922 deri 1940, kur gjermanet okupuan Holandën.

b) Zgjedhja e gjyqtareve , përbërja , organizimi i gjykatës
Gjyk. Ndrk. Drejtësisë përbehet prej 15 gjyqtareve. Zgjedhjen e
gjyqtareve e bëjnë KS , Asambleja Pergjthëshme KB, pavarësisht nga
njeri-tjetri …..Kandidimin e gjyqtareve e bëjnë grupet kombëtare te
Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ; për shtetet qe s’kanë
përfaqësues ne te, kandidimin e bëjnë grupet e caktuara posaçme …
Çdo grup kombëtare mund te propozoj me se shumti 4- kandidate,
prej te cilëve vetëm 2- mund jene shtetas te vet.
Konsiderohen te zgjedhur kandidatet qe kane fituar shumicën
absolute te votave ne Asamble dhe KS … Nga 15 anëtaret e gjykatës
statuti përcakton qe ne asnjë rast nuk mund te jene 2- gjyqtare nga një
shtet… Ne rast se me vota fitojnë me shume se një shtetas i një shteti,
konsiderohet i zgjedhur kandidati me i vjetër. Gjyqtaret zgjidhen për
9-vjet dhe mund te rizgjidhen përsëri .
Për te siguruar kontinuitetin e Gjykatës është parapare qe për çdo 3-

                                - 45 -
vjet te zgjidhen nga 1/3 e gjyqtareve. Gjykata e zgjedhe kryetarin dhe
nënkryetarin ne çdo 3 vjet, ata mund te rizgjidhen. Selia e gjykatës
është ne Hage, mirëpo gjykata mund te mbaje mbledhje dhe te
ushtroje funksionet e veta edhe tjetërkund, kurdo qe ketë e
konsideron te dobishme… Gjykata detyrat i kryen ne përbërje te
plote, mirëpo për kuorum mjaftojnë -9 gjyqtare.

c) Kompetenca e Gjykatës- detyre kryesore ka zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve qe ia parashtrojnë shtetet Sipas nenit 34, vetëm
shtetet mund te jene palë te përpara gjykatës. Ketë te drejte e kane te
gjitha shtetet qe janë pale e Statutit te Gjykatës Ndërkombëtare te
Drejtësisë. Sipas nenit 93te Kartës, shtetet anëtare te OKB-se ane ipso-
facto pale e Statutit Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Parimisht juridiksioni i gjykatës është fakultative (por mund t’jete
edhe i detyrueshëm).
Procedura gjyqësore mund te filloj para gjykatës edhe vetëm me
njërën pale, me kusht qe pala ose palët e tjera ne mosmarrëveshje te
pranojnë juridiksionin gjykatës për ta zgjidhur rastin e caktuar - (me
ane te një deklarate formale, ose ne forme te heshtur duke iu
përgjigjur ftesës se gjyqit dhe duke marre pjese ne proces….
Juridiksioni i gjykatës është i detyrueshëm net e gjitha rastet e
parapara posaçërisht me traktatet dhe me konventat qe janë ne fuqi.

d)Vendimet e Gjykatës- merret me shumicën e votave te gjyqtareve
te pranishëm. Ne rast se votat janë te barabarta , atëherë vendos vota
e kryetarit ose personit qe e zëvendëson atë… Vendimi shpallet ne
séanca publike pasi te jene lajmëruar agjentet ne forme te caktuar .
Nga një shembull i vendimit i nënshkruar nga kryetari dhe sekretari
dhe me vulën e gjykatës , i dozohet secilës nga palët .

e) Veprimet e Gjykatës- prej vitit 1946 deri ne vitin 19955 Gjykata ka
lëshuar 60 vendime dhe 21 mendime konsultative… Rasti i pare qe ka
zgjedhur Gjykata pas Luftes II Botërore , ka qene rasti i “Kanalit te

                                 - 46 -
Korfuzit” – rasti anglo-shqiptare.

E DREJTA LUFTES – është pjese e drejtës ndërkombëtare publike ,
qe përmban rregullat juridike zakonore dhe kontraktuese, me te cilat
rregullohen marrëdhëniet midis subjekteve ndërkombëtare ne kohe
lufte dhe ne lidhje me luftën.
Lufta - është konflikt i armatosur ne mes dy a me shume shteteteve ,
kurse veprimet ne te synojnë nënshtrimin e kundërshtarit … (Lufta
nuk ehte akt i një anshëm)

NOCIONI LUFTES – sipas drejtës ndërkombëtare klasike del se :
1) Lufta është konflikt midis dy shteteve
2) Lufta është konflikt me forca te armatosura (pers. civil nuk marrin
pjese ne lufte..)
3) Lufta ka për qellim nënshtrimin e një pale nga pala tjetër.
Russo ne veprën “Kontrata shoqërore” shkruan se : lufta s’është –
raport i njeriut ndaj njeriut, por i shtetit ndaj shtetit , ne te cilin
individët bëhen armiq vetëm rastësisht si ushtar , e jo si qytetare.
Ne literaturën e re nocioni i luftes zgjerohet , ngase gjithnjë e me
shpesh me lufte nënkuptohen armiqësitë midis shteteve ose edhe
brenda një shteti, a një territori qe zhvillohet me forca te
armatosura… Sepse lufte nuk konsiderohet me vetëm armiqësitë e
armatosura midis shteteve , pore dhe armiqësitë brenda një shteti, te
shkaktuara nga kryengritja ose nga revolucioni
Marksi – luftën e trajton si një dukuri klasore dhe si kategori
historike- qe i ka rrënjët ne rendin ekonomik te sistemit eksplatues …
(sipas tyre lufta paraqitet ne një shkalle te zhvillimit shoq., kur
paraqitet prona private, ndarja e shoqërive ne klasa dhe kur krijohen
shtetet ).
Lenini – Lufta është vazhdim i thjeshte i politikes me mjete tjera.

Luftërat e Drejta dhe Luftërat e Padrejta
Përpjekjet e para për ç’bere dallimin e lustrave te drejta dhe te

                                 - 47 -
padrejta i hasim qysh ne antikitete.. Shprehjen lufte e drejte e ka
krijuar Aristoteli me qellim qe te siguronte paqen midis poliseve
greke dhe për t’i ruajtur ato nga shkatërrimet e luftes.. Por me kaq
mbyllej rrethi ,sepse ndaj pop, tjerë vlenin norma tjera.
Nga paraqitja e krishterimit e deri me sot , është bere dallimi midis
luftërave te drejta dhe te padrejta.. Teorinë mbi luftërat e drejta e
kane zhvilluare teologet e kishës katolike ( Shen-Augustini, Toma
Akuini, Vitoria, Suaresi etj ). Augustini – konsideronte se lufta është
e lejueshme nëse është e drejte… Lufta te drejta janë: ( luftërat për
mbrojtjen e shtetit nga armiqet e jashtëm, lufta për dënimin e
padrejtësive

Heqja Dore nga Lufta- deri ne miratimin e Statutit te Lidhjes se
Kombeve , lufta konsiderohej një mjet i ligjshëm për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve , ose për arritjen e objektivave kombëtare.

Heqja Dore nga Lufta (Pakti Brian-Kellog)
Përpjekjet e për ndalimin e përgjithshëm te luftes janë kurorëzuar me
lidhjen e Traktatit Brian-Kellog, qe ndalonte te gjitha luftërat agresive
dhe ne ketë pikëpamje përfaqësonte një hap te madh përpara ne
krahasim me Statutin e Lidhjes se Kombeve.. Lufta konsiderohej edhe
me tutje e ligjshme nëse :
a) zhvillohet për mbrojtjen e vetvetes ;
b) nëse zhvillohet kundër një shteti qe ka shkelur traktatin

Heqja dore nga Lufta me Kartën e OKB-se
Karta e OKB-se – jo vetëm qe ndalon e luftes , por për me tepër
ndalon forcën dhe kërcënimin me force, si edhe përcaktojnë masa te
efektshme për pengimin e luftes… Neni 2, parg.4 i Kartës : “anëtarët
e OKB-se ne marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare heqin dore nga
përdorimi i kërcënimit ose nga përdorimi i forcës kundër tërësisë
territoriale ose kundër pavarësisë politike te çdo shteti , ose ..
Autoret e Kartës, ne vend te nocionit “lufte” kane përdorur fjalët

                                 - 48 -
“kërcënimin ose përdorim i forcës” qe duhet te eliminojnë mundësinë
për çfarëdo mosmarrëveshje.

FILLIMI LUFTES
1) Me shpalljen formale te luftes – ( është e detyrueshme me
Konventën e 3 te Hagës).
2) Me dështimin e përpjekjeve te shtetit qe te realizoje plotësimin e
kërkesave nga ultimatumi
3) Me shpallje , ose veprimin qe tregon se një shtet e konsideron veten
ne lufte me një shtet tjetër.
4) Me fillimin e aksioneve armiqësore .

Efektet e Fillimit te Luftes - me fillimin e luftes përfundon periudha
e marrëdhënieve paqësore, dhe qe nga ai moment marrëdhëniet
midis shteteve te konfrontuara rregullohen me rregullat e se drejtës
ndërkombëtare te luftes.

Palët ne Konflikt (personat qe marrin pjese ne lufte/armiqësi);
1) Pjesëtaret e forcave te armatosura
2) Forcat jo te rregullta (milicia, njësite vullnetare )
3) Kryengritja pop, qe shfaqen spontanisht nder popullsi te territorit
akoma te pa-okupuar, me kusht qe mbajnë armët haptazi dhe t’i
respektojnë rregullat e drejtës se luftes
4) Lëvizjet rezistence qe veprojnë ne territore te okupuara dhe kane
për çelim te shqetësojnë okupuesin
5) Lëvizjet çlirimtare qe i përbejnë personat qe luftojnë për zhdukjen e
sundimit kolonial.

TEATRI i LUFTES
E Drejta Ndërkombëtare e përcakton dallimin midis “zonës se luftes”
dhe “teatrit te luftes”.
Zone e Luftes - konsiderohet hapësira tokësore dhe ujore e një shteti
qe është ne lufte, ujerat e tij detare dhe hapësira ajrore mbi to .

                                 - 49 -
Teatri Luftes - përfshinë hapësirën tokësore, detare dhe ajrore ne te
cilën zhvillohen aktualisht armiqësitë.

Personat e mbrojtur ne konflikt te armatosur :
1) te plagosurit,
2) te sëmuret ,
3) anije-thyesit,
4) robërit e luftes,
5) popullata Civile,
6) personeli mjekësorë, fetare,
7)kryqi kuq

Objektet e mbrojtura ne konflikt :
1) spitalet ,
2) objektet civile,
3) objektet kulturore

PERFUNDIMI LUFTES:
1) Ndërprerja thjeshte e armiqësisë
2) Nënshtrimi - zhdukja e një pale ndërluftuese ne lufte nga pala
tjetër, përmes pushtimit dhe fitores.
3) Armëpushimi - marrëveshje mes forcave ndërluftuese për
ndërprerjen e përkohshme te armiqësive
4) Kapitullimi - nënkupton marrëveshjen me te cilën komandë,
ushtarake merren vesh për dorëzimin e një locait te cakt
5) Traktati paqes




                                 - 50 -
Diplomacia
dhe fillet e saja


 Nocioni i diplomacisë
 Historiku i diplomacisë
 Llojet e diplomacisë
 Vendosja e marrëdhënieve diplomatike –
 Trupi diplomatik
 Emërimi i përfaqësuesve diplomatik
 Funksionet e përfaqësuesit diplomatik
 Marrëdhëniet konsullore




                         - 51 -
Diplomacia dhe fillet e saja
Diplomacia

Nocioni i diplomacisë
Shumë herë e kemi dëgjuar apo ndeshur fjalën diplomaci si në TV,
radio, gazeta apo nga njerëz të ndryshëm, prandaj këtu dua të
diskutoj lidhur me atë se çka është në të vërtete diplomacia.Njëra
ndër shtyllat kryesore të rëndësishmë të politikës së jashtme të
shteteve në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare
është pikërisht diplomacia.

“Fjala diplomaci origjinën e vet e ka nga fjala e greqishtës së vjetër
”diploma” e cila është shkruar në dy faqe të lidhura, që i është dhënë
kryesuesit të misionit dhe ka përmbajtur instruksione për qëllimet të
misionit”[1].Nga kjo fjalë e kanë origjinën fjalët:diplomatik, trup
diplomatik, shërbim diplomatik, diplomat etj.

Ndërkaq sa i përket asaj se çka është diplomacia si definicion atëher
shumë autor që janë marrë dhe mirren më këtë qështje kanëdhënë
shum definicione rreth diplomacisë.”Diplomacia është aplikim i
intelegjencës dhe taktit në rregullimin e marrëdhënieve zyrtare në
midis qeverive të shteteve të pavarura(Satoë)”.”Ajo është shkencë
mbi marrëdhëniet ose punët e jashtme të shteteve, shkenc ose art i
bisedimëve “(CH.de.Martenos).Një autor i njohur Nicolson jep disa
përkufizime rreth diplomacisë ku thot : “Diplomacia është synonim
për politiken e jashtme”.”Diplomacia do të thotë negocim
.Diplomacia janë proceset dhe mjetet, me të cilat zhvillohen këto
negocime”.”Diplomacia është aftësi, gjegjësisht talnet absrakt.”[2]




                                - 52 -
Shtjellimin tim të definicionit të diplomacisë do ta vazhdojë me
prezantimin edhe të disa vështrimëve teorike, të cilat do të ma
zgjerojnë konceptin e këtij nocioni kompleks.
Autori tjetër Barstone jep definicionin që vijon mbi diplomacinë në
pikënisjen e analizës së tij.”Diplomacia merret me menaxhimin e
marrëdhënieve ndërmjet shteteve, dhe faktorëve tjerë”.Nga
këndvështrimi i shtetit, diplomacia merrte me këshilldhënie dhe
realizim të politikës së jashtme.”[3]

Morgen Thau një njohës tjetër i mir i kësaj qështjë thotë se
diplomacia, për veprimtarin e vet, I ka në dispozicion dy
instrumente, shërbimin për pune të jashtme në kryeqytetin e shtetit të
vet dhe përfaqsusit diplomatikë të cilët I dërgon në kryeqytet e
shteteve të jashtme.Sipas tij “diplomati para së gjithash është
përfaqsues simbolik i shtetit të vet, i cili si i tillë duhet të bëjë
pandërprerë gjeste simbolike , e gjithashtu edhe tu nënshtrohet
gjesteve simbolike të diplomatëve tjerë dhe shteteve tjera, në të cilat
është akredituar .”[4]
Për kuptimin e diplomacisë duhet njohur edhe funksionet
diplomatike të cilat duhet t’i kryejë diplomacia zakonisht sipas
porosisë të shtetit të vet.Këto funksione janë të përcaktuara saktësisht
në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të cilat
Feltham i përmbledh kështu:prezantimi, mbrojtja, negocimi, vrojtimi
dhe zhvillimi.”[5]
Në bazë të atyre përkufizimëve që i ceka më lartë të dhëna nga
shumë autor dhe njohës të mirë të diplomacisë mundë të konkludojë
sa i përket përkufizimit se :diplomacia është mënyrë e rregullimit të
marrëdhënieve ndërmjet shteteve sovrane dhe subjekteve tjera të së
drejtës ndërkombëtare, në mënryrë paqësore me biseda negociata etj.




                                 - 53 -
Historiku i diplomacisë

Boshtin themelor të materies të se “Drejtës Ndërkombëtare”e
përbëjnë: traktatet ndërkombëtare, aleancat ushtarake, si dhe
diplomacia dhe të dërguarit diplomatik.
Se diplomacia ka ekzistuar edhe në kohën e lashtë, e vërtetojnë
shumë të dhëna që janë zbuluar dhe kanë vërtetuar se diplomacia ka
ekzistuar edhe ne atë kohë , pra para erës sonë.Profesor.Dr. Eqrem
Zenelaj ekspert is ë drejtës ndërkombëtare, në një shkrim që ka
shkruar për këtë tematik spjegonë në mënyrë të kjartë për ekzistimin
e diplomacisë ne kohën antike, ku për mesë shum shembujve prof.
E.Zenelaj e vertetonë këtë faktë ;”Ku në kohën e Faraonit të Egjiptit-
Amenophis IV, i cili e kishte marrë një princeshë nga Mbretëria
Matani, në haremin e tij gjejmë fjalor diplomatik me ç’rast Faraonit të
Egjiptit të Amenophisit IV i shkruan disa fjalë si vijonë:Të shkruan
Mbreti i Madh, Mbret nga Metani,Vjehrri Yt i cili të do vëllai yt””[6]
Një llojë të veqantë të përdorimit të fjalort diplomatik e poltik në
Botën antike e hasim në “Traktatin e Paqës” dhe të “Aleancës
Ushtarake Defanisive” të vitit 1270, i cili traktat u lidhë ndërmjet
Faraonit të Egjiptit Ramzesi II dhe Mbretërisë së Hetikëve Hatusillit
III, i cili quhet si “Traktati i Kadeshit”.

Kontaktet diplomatike apo bisedimet paqësore ndërmjet shteteve në
këtë kohë bëheshin ndërmjet”legatarëve apo misionëve të caktuara si
grupe apo individë të veçantë”.Në Greqinë e Vjetëe sistemi i
legatarëve kishin një rëndësi të veçantë, për këtë çështje njoftojnë
burimet e ndryshme, të shkruara nga autorë të vjetër grekë si
Homeri, Tukidithi.

Periudhën , diplomatike kalimtare nga antika në Mesjetë e shënon
epoka e zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare ndërmjet vitëve 400
deri në vitet 800 pas erës së re.Kjo vërehet me formimin e së


                                 - 54 -
ashtuquajturës “Corpus Iurs Civilis” me ç’rast pernadori Justiniani
nënvizon në mënyrë të shkëqyshme “të drejtën” si një pikë më të lartë
të zhvillimit të literaturës dhe burimëve juridike antike latine.”[7]
Ndërkaq për formimin e diploamcisë moderne, një rëndësi të veçantë
paraqesin sidomos marrëdhëniet e qytet shteteve italiane :Venediku
,Napoli, Firenca ,Padova etj.
Gjithashtu dua të cekë diqka me rëndësi se në “Në vitin 1626
Kardinali Richelie, krijoi të parën ministri të jashtmë moderne në
Francë, – Ministrinë e Punëvë të Jashtme, - për të centralizuar
politikën dhe për të siguruar kontroll mbi të dërguarit në ndjekje të
politikës së: raion d’etat – interesit kombëtar (të shtetit). Ai iu
përmbajt mendimit se shteti i kapërcente kufijtë e kurorës dhe të
territorit, të princit dhe të popullit. Ai nuk ishte dakord me dëshirat
dhe ndjenjat e sundimtarit. Për të shteti ka interesa dhe nevoja që
bazohen në ato interesa, që i kalojnë caqet e ngushta.”[8] Arti i
qeverisjes qëndron në njohjen e këtyre interesave dhe veprimit në
përputhje më to, pavarësisht nga konsideratat etike, emotive apo
fetare. Richeli shpalli atë që është bërë tashmë aksiomë, për ata që
drejtojnë politikat e jashtme të shteteve sovranë. Sistemi francez u
imitua nga shtetet e tjera të mëdha gjatë procesit të ngritjes së
Ministrive të tyre të jashtme, në shekullin 18-të.Në shekullin e XIX
dhe XX marrëdhëniet diplomatike të shteteve ishin të natyrës dhe të
karakterit bilateral, ndërsa sot këto marrëdhënie dhe ky qarkullim
diplomatik ndërmjet shteteve në kuadër të poltikës dhe
marrëdhënieve ndërkombëtare më tepër i takojnë natyrës së
diplomacisë multilaterale.Tani në botën bashëkohore ndërtimi i
diplomacisë, roli dhe rëndësia e saj është e madhë andaj diplomacia
bashkëkohore ka për qëllim të promovojë paqen kontekste të cilat
gjenden në mesë të qfarëdo shteti, qoftë të zgjidhet përmes rrugës
diplomatike këtu vlenë të theksojë një thënje të diploamtit të njohur
amerikan Henry Kissinger në libirin e tijë të titulluar “Diplomacia”ku




                                - 55 -
thekson se “qëllimet ullsoniane të së kaluarës së Amerkiës janë paqeja
stabiliteti progresi dhe liria”pra pikërisht këtë e ka edhe synim
diplomacia bashkëkohore .”[9]

Llojet e diplomacisë

Politika e sotme diplomatike bazohet në dy llojë të diplomacisë e këto
jane : diplomacia bilaterale dhe diplomacia multilaterale por
gjithashtu në kuadër të këtyre dyjave hynë edhe diplomacia poltike
ushtarake dhe mbrojtëse, diplomacia parlamentare, diplomacia
ekonomike. Diplomacia kulturore e shkencore.Në vazhdim dua të
ndalem të shkruaj së paku nga dy fjali për diplomacinë bilaterale dhe
multilaterale sepse janë me karakter për ti ditur.

Diplomacia bilaterale:mund të themi se është e pranushmë në
politikën diplomatike që nga fillet e saj, pasi që e paraqet
komunikimin me qëllim të rregullimit të çështjeve të hapura ndërmjet
dy subjekteve “[10]
Diplomacia multilaterale: parqitet më vonë me krijimin e e
konferencave ndërkombëtare në të cilin qeveritarë të shumtë dhe të
ndryshëm janë marrë vesh për rregullimin e çështjeve të hapura të
ndërsjellta”[11]Diplomacia multilaterale pra bazohet në
komunikimin zyrtar të shumënsgëm ndërmjet përfaqsuesve të
shteteve dërguse në selinë e organizatës ndërkombëtare, tek e cila
këta përfaqsues janë të akredituar.



Vendosja e marrëdhënieve diplomatike – Trupi diplomatikë

Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është vullnet




                                - 56 -
politik i cili i takon dy subjekteve të ineteresuara pra shteteve.Në
pajtim më këtë, secili shtet vendosë a do të mbajë marrëdhënie
diplomatike më ndonjë shtet tjetëe dhe a do të ketë ne të mison të
përhershëm”[12]Pra, shtet nuk janë të obliguara osë të detyruara të
dërgojnë ose të pranojnë përfaqsues diplomatikë.

Vendosja e marrëdhënive diplomatike duhet të bëhet konform
“Konventës së Vjenës “ ku u aprovua më 18 prill të vitit 1961
ndërsa hyri në fuqi me 24 prill të vitit 1962”[13]Kjo Konventë e cila
në vitin 1814-15, me Aktin Final që u amendua më 1918 në Aix-
laChapelle, përcaktoi katër klasa të kryetarëve të misioneve
diplomatike, përcaktoi rregullat e diplomaciesë. Ndërsa “Konferenca
e OKB-së për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Imunitetet”, miratoi
Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike më 1961, që
zëvendësoi rregullat e vendosura në shekullin e 19-të në Vjenë dhe
Aix. Ajo përcaktoi tri klasa për kryetarë, misioni: 1) ambasadorët ose
nucios, të cilët akreditohen te kryetari i shtetit dhe kryetarë të tjerë
misionesh me rangje ekuivalente; 2) të dërguar, ministra dhe inter-
nuncios, të cilët akreditohen të kryetari i shtetit, dhe 3) të ngarkuar
me punë, ad interim (të përkohshëm), që akreditohen te ministrat e
punëve të jashtme”[14]
Diplomatët e akredituar në një shtet që vijnë nga i njejti shtet quhen
ndryshe “trupa diplomatikë “ose shkurt me “CD”, që në gjuhën
frënge donë të thot “Corps Diplomatique”.Trupn diplomatikë në
krye të të cilit gjendet dekani ose ne disa terminologji tjera e hasim
edhe si “doajeni” zakonisht ky vend në disa shtete i takon
automatikisht përfaqsuesit të Papës, kurse në shtetet e tjera brenda
klasit më të lartë.”[15]




                                 - 57 -
Emërimi i përfaqësuesve diplomatikë

Një ndëer parimet më të njohura dhe më të vjetra të së drjetës
diplomatike, të cilën e përmbanë edhe “Konventa e Vjenës, është se
për emërimin e përfaqësuesve diplomatikë vendosin pavarsisht shtet
në bazë të kritereve të veta interne.Pra secili shtet ka ato kriteret nësë
mund ta quaj interne , mirëpo të shumica e kërkohet plotësimi i një
numri të madh të kushteve të ndryshme.”Në disa shtete kërkohet
mosha e caktuar,origjina e mirë, familjare, nderëshmëria, edukata e
mirë dhe ajo mmë kryesorja njohja e gjuhëve diplomatike e të
tjera.”[16]

Para se të bëhet emërimi duhet të kërkohet nga pala tjetër se e pranon
kandidatin e caktuar .Konventa e Vjenës parasheh që shteti që e bënë
akreditimin, duhet të ketë dëshmi dhe të jetë i sigurt se shteti i
prannimite ka dhëne “agrementin” (pëlqimin)për emërimin e
kandidatit.Kjo kërkesë përmban të dhënat për kanditatin siç janë: të
dhënat biografike, funksionet e më parshme, gjendjen famjiljare e të
tjera..Shteti i pranimit mund të japë pranimin, me ç’rast plotësohet
kushti formal për emërim, por në anën tjetër mund të jetë edhe e
kundërta që mundë ta refuzojë dhënien e pajtimit.

Pasi të jetë siguruar pëlqimi pra agrementi në gjuhën diplomatike,
kanditati për ambasador mundë të emërohet ne shtetin tjetër ku merr
me vete edhe letrat kredenciale që kryetari i shtetit të tij i drejton
kryetarit të shtetit pritës me prezantimin e ambasadorit të ri si
përfaqësues të tij. Paraqitja e këtyre kredencialëv është mjaft formale.



Funksionet e përfaqësuesit diplomatik

Përfaqësimi i diplomatik përfshin detyra reprezantuese dhe


                                  - 58 -
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 

Was ist angesagt? (20)

E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 

Ähnlich wie E+drejta+nderkombetare+publike[1]

27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3s b
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private aferdita halimi
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetarefidankryeziu
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutRefik Mustafa
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikYllYmeri
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetaredritashala
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraArberSusuri
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 

Ähnlich wie E+drejta+nderkombetare+publike[1] (20)

27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3E dr. nderkombetare_publike3
E dr. nderkombetare_publike3
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 

Mehr von kulla 2010

Protokolli diplomatik
Protokolli  diplomatikProtokolli  diplomatik
Protokolli diplomatikkulla 2010
 
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqiToleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqikulla 2010
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokalekulla 2010
 
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111kulla 2010
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediaveCka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediavekulla 2010
 
Bazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitBazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitkulla 2010
 
Sistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikSistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikkulla 2010
 
Sistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikSistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikkulla 2010
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2kulla 2010
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikkulla 2010
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetarekulla 2010
 

Mehr von kulla 2010 (20)

Protokolli diplomatik
Protokolli  diplomatikProtokolli  diplomatik
Protokolli diplomatik
 
Toleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqiToleranca politike nazmi maliqi
Toleranca politike nazmi maliqi
 
06 doganat
06 doganat06 doganat
06 doganat
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokale
 
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediaveCka nenkuptojm me te drejten e mediave
Cka nenkuptojm me te drejten e mediave
 
Bazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimitBazet e menaxhimit
Bazet e menaxhimit
 
Sistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publikSistemet e informimit publik
Sistemet e informimit publik
 
Sistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publikSistemi i informimit publik
Sistemi i informimit publik
 
tema
tema tema
tema
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetare
 
tafo
tafotafo
tafo
 

E+drejta+nderkombetare+publike[1]

  • 1. ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE (përmbledhje e shkurtuar e librit) (dhe pak diplomaci) ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ Autor : prof. Zejnullah Gruda Universiteti i Prishtinës 2003 Mbledhur dhe sjellur nga: madopol007@hotmail.com - 1 -
  • 2. Nocioni i Drejtës Ndërkombëtare – shkrimtarët e vjetër, te cilët kane shkruar ne latinisht , për lenden tone kane përdorur termin e se drejtës romake jus gentium ( e drejta e popujve )… Ky term ka përfaqësuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar marrëdhëniet midis te huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak dhe ka qene i bazuar ne idetë e përbashkëta drejtësisë se popujve te ndryshme te perandorisë . Termi jus-gentium është përdorur edhe për te shënuar normat juridike te cilat kane rregulluar marrëdhëniet midis shteteve , përkatësisht ne mes popullit romak dhe popujve tjerë . Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII kane përdorur termin jus-inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e d. ndërkombëtare), i cili është përhapur dhe pranuar ne shume gjuhe Groci shek: XVII krahas me jus-gentium përdor dhe termin inter- civitates ( e drejta midis shteteve ).. Ketë term e kane përvetësuar te gjithë autoret qe kane konsideruar se e drejta ndërkombëtare rregullon marrëdhëniet midis shteteve. Jeremy Benthman – me 1789 për here te pare ka përdorur termin International Law ( e drejta ndërkombëtare ), si zëvendësim i termit Law of Nation ( e drejta e popujve ). Përkufizimi i të Drejtës Ndërkombëtare Publike – është tërësia e rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare ne disa grupe : - 2 -
  • 3. Klasiket – sipas tire vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit – ndërkombëtar.. Per klasiket shteti është subjekt ndërkombëtar, sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti . Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i proklamojnë edhe individët si persona ndërkombëtare… Sipas tyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare … Për shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtare mund te krijojnë rregulla te se drejtës, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve . Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë si bartës te vërtete te drejtave dhe detyrimeve ne përgjithësi , pra dhe ne te drejtën ndërkombëtare . Westlake thotë se detyrat dhe drejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe i përbejnë ato . Nëse mbështetemi ne atë qe u tha me lart del se shtetet janë pa dyshim bartës të drejtave dhe detyrimeve, mirëpo nuk janë subjekt i vetëm.. Subjekt mund te jene edhe organizatat ndërkombëtare dhe individi – i cili çdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — për shkak te trendit te zhvillimeve ne Drejtës Ndërkombëtare bashkëkohore.. kurse zhvillimi demokratik e bene te mundshëm shfrytëzimin e disa te drejtave. Ne ketë ecuri kane kontribuar padyshim reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit absolut te se drejtës ndërkombëtare, njohja e individit si subjekt i te drejtës ndërkombëtare krahas me shtetin dhe pavarësisht nga vullneti shtetërorë etj. Ndarja e Drejtës Ndërkombëtare E Drejta Ndërkombëtare Publike – rregullon mardh. midis subjekteve te Drejtës Ndërkombëtare, para se gjithash midis shteteve dhe organizatat ndërkombëtare e ; kurse E Drejta Ndërkombëtare Private - rregullon marrëdhëniet juridike private me elemente te jashtme - 3 -
  • 4. E Drejta Ndërkombëtare e Përgjithshme - përmban rregulla te përgjithshme juridike qe vlejnë për tere bashkësinë Ndërkombëtare, kurse E Drejta Regjionale - i referohet një nr. te vogël shtetesh; psh (e d. ndërkombëtare ndëramerikane) E Drejta Pozitive dhe E Drejta Natyrore E Drejta Zakonore dhe E Drejta Kontraktuese- bazën e vet e kane ne karakterin e burimeve te ndryshme E Drejta Detyrueshme- (jus Cogens)- përmban norma te Drejtës Ndërkombëtare, te cilat palët nuk mund t’i ndryshojnë… Këto rregulla krijohen me ligj pse me marrëveshje ndërkombëtare. Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime qe do te ishin ne kundërshtim me te. .. Ne grupin e rregullave jus- cogens hyjnë ndalimi gjenocidit, skllavërie, aparteidit, diskriminimit, piraterisë, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave përfaqëson sipas Drejtës Ndërkombëtare “krim ndërkombëtar” E Drejta e Luftës dhe E Drejta e Paqes - ndarja e këtyre vështire qe mund te ekzistoje , për shkak se shume rregulla te se drejtës ndërkombëtare vlejnë edhe ne kohe te luftës , edhe ne kohe te paqes Natyra Juridike – e Drejtës Ndërkombëtare - shume autore, qe nga kohet e grekeve te vjetër e deri ne ditët e sotme, te se drejtës ndërkombëtare i mohojnë karakterin e se drejtës …. Rrethin e mohuesve te drejtës ndërkombëtare e përbejnë një grup i filozofeve, politikologëve, juristeve, publicistëve (Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe përgjithësisht mendonin se rregullat e se Drejta Ndërkombëtare nuk kane karakterin e se drejtës pozitive , sepse shtetet janë sovrane dhe mbi to nuk mund te ketë çfarëdo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta” ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonjë autoritet politik ose ligjvënës dhe te cilat imponohen me sanksione fizike , kurse e drejta qe sundon midis kombeve është gabimisht e quajture e drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te - 4 -
  • 5. sanksioneve morale ose nga frika se do te provokojnë armiqësi dhe te këqija te përgjithshme, nëse shkelen maksimat e pranuara dhe respektuara përgjithësisht … Meqë drejtës ndërkombëtare i mungojnë karakteristikat e “drejtës pozitive”, kjo është vene ne sferën e etikes ose “moralit pozitiv ndërkombëtar”… Njashtu Lorimer pohon se “e drejta ndërkombëtare pozitive nuk ekziston ne te vërtete: e Drejtës Ndërkombëtare Publike nuk është as e përkufizuar , as e imponuar nga ndonjë autoritet me i larte nga ai , qe subjektet mbajnë ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i kane përdorur mohuesit kane qene mungesa e organit suprem (ligjvënës), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj. Burimet e se drejtës Klasifikimi: 1. Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndërkombëtare, parimet e përgjithshme juridike) 2. Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe doktrina) dhe 3. Rezolutat ndërkombëtare a).Traktatet ndërkombëtare - janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Element qenësor për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet përmes organeve kompetente. Pra, pajtimi arrihet ne traktat nëpërmjet shprehjes se vullnetit dhënë shprehimisht …Për dallim nga zakonet ndërkombëtare tek te cilat vullneti shprehet heshtazi. Traktatet ndërkombëtare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve: a) sipas lendes (politike, ekonomike) b) sipas objektivave (paqes, mbrojtjes) - 5 -
  • 6. c) formës (me shkrim, me goje) d) mënyrës se lidhjes (solemne, te thjeshta) e) kohës sa do jene ne fuqi f) hapësirës gjeografike net e cilën shtrihen etj. Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndërkombëtare ndahen ne: 1. Traktate ligje-normave nëse, janë burim i drejtpërdrejte i se drejtës ndërkombëtare... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vërtetohen, përkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit përgjithshëm… Ato janë te paafatizuara dhe prodhojnë efekte shpeshherë edhe për palët qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tire. 2. Traktatet, kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve qe kane për objekt rregullimin e një çështje te caktuar mes atyre shteteve… Ato janë te kufizuara ne pikëpamje kohore dhe konsumohen me plotësimin e obligimeve reciproke te palëve kontraktuese . b). Zakonet Ndërkombëtare. - dikur e Drejta Ndërkombëtare ka qene përbëre kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rëndësinë, si pasoje e nxjerrjes te një numri te madh te traktateve ligje. Mirëpo zakonet ndërkombëtare kane ngele si burim me rëndësi, sidomos për pjesët ku nuk është kryer kodifikimi. Sipas Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndërkombëtare si një dëshmi e një praktike te përgjithshme e cila është pranuar si e drejte. Element qenësor për ekzistimin e zakonit janë: 1. Praktika e përgjithshme e shteteve 2. Vetëdija e subjekteve qe duke vepruar ne një mënyre te caktuar, veprojnë ne pajtim me rregullat zakonore. - 6 -
  • 7. Zakonin Ndërkombëtar e bëjnë : PRECEDENTET ( përsëritja e shpeshtë) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetëdija mbi detyrimin për t’u sjelle ne një mënyre te caktuar). c). Parimet e përgjithshme juridike te pranuara nga kombet e qytetëruara - paraqesin rregullat qe janë zbatuar ne te drejtën e brendshme te shtetit dhe janë parime fondamentale te drejtësisë, te pranuara nga vetëdija juridike e përgjithshme. Këtu hyjnë: Parimi mbi çështjen e gjykuar Parimi se askush nuk mund te përfitoje nga faji i vet Parimi i ndalimit te keqpërdorimit te se drejtës Parimi i përgjegjësisë qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe është fituar nga pasurimi i pabaze Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjetërkënd Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i veçante derogon te përgjithshmin) Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjetër) etj… Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytëzojnë parimet e përgjithshme juridike si burim i pashtershëm. d).Vendimet Gjyqësore dhe Doktrina – janë mjete ndihmese te cilat shërbejnë qe te konstatojnë rregullat juridike. Roli gjykatave- nuk është për te krijuar te drejtën , por për ta zbatuar ne raste te caktuara…precedentët – nuk i japin fuqi rregullave, mirëpo gjithashtu nuk mund te mohohet se ne rezonin dhe ne marrjen e vendimit nga ana e gjyqtarit – puna e gjyqtareve te mëparshëm edhe nëse nuk kanë peshë vendimtare, megjithatë kane njëfarë peshe , ndikimi… Doktrina- roli i autoreve te shquar nuk ka qene te krijojnë - 7 -
  • 8. te drejtën e as te tregojnë se çfarë duhet te jete ajo. Por, vetëm te tregojnë ose te vërtetojnë se çfarë është ne realitet e drejta. Kodifikimi i Drejtës Ndërkombëtare – me kodifikim nënkuptojmë sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te përbashkëta… Disa autore procesin e kodifikimit e kane konsideruar statik dhe pengese për zhvillimin e se Drejtës Ndërkombëtare …Sipas tyre, e Drejta Ndërkombëtare e pakodifikuar është dinamike, sepse shume me lehtë absorbon rregullat progresive. Kodifikimi i përgjithshëm i tërë se Drejtës Ndërkombëtare nuk është bërë sepse është e sigurt se te gjitha shtetet ne asnjë mënyre nuk do te merreshin vesh për te gjitha çështjet …Nga ana tjetër janë kodifikuar pjese te veçanta te Drejtës Ndërkombëtare, si psh: E Drejta e Detit (1958), E Drejta Diplomatike (1961), E Drejta Konsullore (1963), E Drejta Traktateve(1969), Bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur ndonjë organ qendror për kodifikim, sepse shtetet sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e kodifikimit një organi te tille. Kështu, aftësia për kodifikim ka mbetur ne vete shtetet te cilat e bëjnë ketë ne konferenca ose kongrese ndërkombëtare. SHTETI - Autoret e se drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si: “Institucion i krijuar nga një grup, për realizimin e disa qëllimeve, nga te cilat me te rëndësishme janë: ruajtja e se drejtës dhe rendit brenda kufijve , ruajtja e pavarësisë se popullit ne marrëdhënie me popujt e tjerë” ose “Si bashkësi qe ne një hapësire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk është e nënshtruar nga asnjë organizate tjetër”. - 8 -
  • 9. Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) përcakton se shteti si subjekt i se drejtës ndërkombëtare duhet te ketë: 1. popullsinë e përhershme 2. territorin e caktuar 3. qeverinë 4. aftësinë për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera. Elementet e shtetit : Popullsia Përhershme - popullsia përfaqëson tërësi te individëve të te dy gjinive te cilët jetojnë bashkërisht ne një bashkësi dhe janë te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht. Territori - përfaqëson vendin ku është vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrinë sovranitetin territorial . Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavarësia) nga shume juriste theksohet si kriter përfundimtar i shtetësisë dhe përfaqëson pushtetin supreme ose autoritetin i cili është i pavarur nga cilido autoritet tjetër botërore..(ai nënkupton ekzistimin e vetëm një autoriteti ligjdhënës dhe ekzekutiv) LINDJA E SHTETEVE E Drejta Ndërkombëtare nuk merret me çështjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikënisje e një gjendjeje juridike… Nuk është me rendësi mënyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo te brendshëm… E rëndësishme është qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vërtete. Shteti mund te krijohet ne mënyra te ndryshme: a) Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka pasur shtet, ne te cilin transferohet popullsia. b) Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e një province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose - 9 -
  • 10. me ndarjen e një shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marrëveshje (ne mënyre paqësore). c) Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve. d) Shtetet mund te krijohen edhe me një akt juridik: 1)Me ligj te brendshëm (Filipinet 1934) 2. Me traktat ndërkombëtar (Irlanda 1921) 3. Me vendim te ndonjë organizate ndërkombëtare (Izraeli 1947 , Libia 1952) e) Ne ditët e sotme rendësi te jashtëzakonshme ne krijimin e shteteve te reja ka parimi i Vetëvendosjes (Karta e OKB-se , ne nenin 1, parag.2 thekson se Kombet e Bashkuara kane për qellim zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midisi kombeve, te mbështetura ne respektimin e barazisë dhe vetëvendosjes se popujve). ZHDUKJA E SHTETEVE Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve është çështje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsisë, territorit apo sovranitetit). Zhdukja e pushtetit shtetëror ka qene me se shpeshti 1) rezultat i pushtimit te territorit dhe i nënshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket nëse: 2) aneksimi i tij është definitiv. Shteti zhduket edhe 3) me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe 4) me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve... Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonjë bashkësi shtetesh, është çështje faktike, por ka rendësi te madhe dhe shkakton pasoja te shumëllojshme juridike. - 10 -
  • 11. NJOHJA E SHTETEVE E drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja është çështje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ekzistojnë dy teori lidhur me njohjen e shteteve: 1) Teoria konstituive - niset nga qëndrimi se shteti me faktin se është krijuar, ende nuk është anëtar i bashkësisë ndërkombëtare. Pra, Bashkësia Ndërkombëtare është ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo. 2) Teoria deklarative - shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojnë subjekteve ndërkombëtare dhe behet anëtar i Bashkësisë Ndërkombëtare, nëse i ka plotësuar kushtet qe i parasheh e drejtës ndërkombëtare…. D.m.th: shteti nuk krijohet me njohje, por është fakt ky qe konstaton se shteti është krijuar. LLOJET E NJOHJES ( se shteteve) Kemi njohje te: 1) shteteve, 2) qeverive, 3) kryetarit , 4) kryengritësve. Ne te drejtën ndërkombëtare përmenden disa lloje te njohjes: 1. Njohja- DE-JURE - është njohje e përhershme dhe e plote, e cila përfshinë te gjitha marrëdhëniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroaktive.. Dhe jepet shprehimisht nëpërmes aktit-formal 2. Njohja DE-FACTO- kur një shtet, i shtyre nga arsyet politike ose për shkak te paqartësive frikësohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe për ketë arsye e shtynë njohjen e plote 3. SHPREHIMISHT- me një akt te njëanshëm . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me një traktat - 11 -
  • 12. ndërkombëtar). 4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja është bere: nqs një shtet lidh marrëveshje me shtetin e ri, nqs pranon dhe dërgon përfaqësues diplomatik, nqs shtetet e treta pranojnë konsujt e shtetit te ri). 5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeveritë ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njëanshëm (deklarate, telegram, note diplomatike etj). 6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe ndërkombëtare me rezolute, me te cilën organet ndërkombëtare vendosin për krijimin e shtetit te ri ose me procedurën e pranimit. 7. Njohja me kushte dhe Pa kusht - parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja është çështje rreth se cilës nuk ekziston unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos përkrahësit e teorisë deklarative, konsiderojnë se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes është e palejueshme. PRANIMI ne OKB – është në kompetence te Asamblesë se Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit . Asambleja e Përgjithshme vendos me 2/3 e votave pas rekomandimit qe i bene KS… Për pranim kërkohet qe shteti te jete paqedashës - qe t’i pranoj detyrimet qe dalin nga Karta e OKB-se, qe te jete i afte dhe i gatshëm t’i përmbushë detyrimet. Vlera dhe rëndësia e pranimit ne OKB është e jashtëzakonshme.. Për çka me s’miri dëshmon fakti se shtetet e porsakrijuara një nder aktet e para qe ndërmarrin ne planin e jashtëm është kërkesa qe te pranohen ne OKB. Kjo behet aq me e rëndësishme kur dihet fakti se OKB u garantojnë anëtarëve te vet integritetin territorial dhe pavarësinë politike. Prandaj pranimi është garanci e mire për ekzistimin dhe stabilitetin e shteteve te reja - 12 -
  • 13. NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT QEVERIA - është person ose njësi (trup) e përbëre nga me shume individë, te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetin ne marrëdhënie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit është fakt i ndare nga njohja e shtetit Kelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te njohjes … Me akt-juridik- konfirmohet se një person ose njësi e përbëre nga me shume persona është ne t’vërtetë qeveri e një shteti. Akti-politik- i njohjes është shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh. me atë qeveri…Problem i njohjes se një qeveri paraqitet vetëm atëherë kur ajo vjen ne pushtet me dhune me mjete extra-juridike (grushtet, revolucion etj). SUKSEDIMI në DREJTEN NDERKOMBETARE Shpesh ndodhe qe një shtet t’i lëshojë territorin një shteti tjetër, si rezultat i përdorimit te forcës, ne mënyre paqësore ose me revolucion. Si pasoje e kësaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi atë territor dhe ne vend te tij vjen shteti tjetër ose bashkësi tjera. Suksedimi- paraqitet kur një ose me shume persona ndërkombëtar e zëvendësojnë një person tjetër ndërkombëtar me ç’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga një shtet qe e ka ndërruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjetër. Suksedimi mund te jete: 1) Suksedim i Përgjithshëm - shfaqet kur një subjekt (shtet) absorbohet ne tërësi nga një tjetër qofte edhe kur behet me vullnetin e anëtareve. 2) Suksedim i Pjesshëm - shfaqet kur një pjese e territorit te një personi ndërkombëtar ngritët ne kryengritje, fiton pavarësinë dhe behet person ndërkombëtar me vete… Shteti pasardhës i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te mëparshëm. a) Suksedimi dhe traktatet – Një nder çështjet me rendësi qe paraqiten me rastin e suksedimit - 13 -
  • 14. është se a kalojnë traktatet e shtetit qe është krijuar ose është ndare ne shtetin pasardhës ose janë zhdukur me territorin e humbur ose te dhëne. Lidhur me ketë, ne teori janë shfaqur dy tendenca: 1. Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne traktate te cilat nuk janë lidhur nga ai. 2. Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me herët. Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe: 1. Traktatet qe nuk barten ne pasardhës -- Traktatet politike. 2. Traktatet qe vazhdojnë te mbesin ne fuq (pasi janë lidhe ne t’mirë te përgjithshme) - Traktatet e normave. 3. Traktatet qe mbesin ne fuqi - ( servitutet ndërkombëtare ) Traktatet qe kane te bëjnë me territorin. b) Suksedimi dhe Borxhet Publike 1)Ne doktrinën e shek. XIX: ka mbizotëruar qëndrimi se borxhet duhet bartur mbi pasardhës. 2)Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkatërrohet. psh. ne praktike kjo çështje është zgjidhur përmes marrëveshjeve speciale, psh. Italia, përkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin publik te Turqisë. Ne prag te Luftës II Botërore. Ne mungese te traktateve prape kane marre hov tendencat për refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet. Çështja e borxheve publike ne çdo rast duhet zgjidhur me ane te marrëveshjeve. c) Suksedimi dhe Shtetësia - Personat qe jetojnë ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili është subjekt i ndërrimit, prima facie, e marrin shtetësinë e sukcesorit (pasardhësit). - 14 -
  • 15. Probleme lindin vetëm për personat te cilët kane qëlluar jashtë atij territori, ne momentin e ndërrimit. Ndërrimi i shtetësisë paraqet një çështje te rende kur cedimi behet kundër vullnetit te popullsisë. E drejta ndërkombëtare ka provuar t’i zvogëlojë pasojat e padëshirueshme te cilat dalin nga këto situate përmes Plebishitit dhe Optimit. PLEBISHITI – është konsulte e përgjithshme e popullit, net e cilën banoreve u lejohet te shprehin vullnetin se cilit shtet dëshirojnë t’i takojnë.. Kështu banoret e një territor kane mundësi te deklarohen se a pranojnë a jo kalimin prej një shteti ne shtetin tjetër…Plebishiti është instrument relativisht i ri , ai përmendet ne shek: XV- XVI, por zbatohet qe nga Revolucionin Francez Drejta OPTIMIT- është mundësia qe t’u pranohet banoreve te një territori qe brenda një afati te caktuar te zgjedhin shtetësinë e shtetit qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhësit. d) Te Mirat Publike – qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojnë atij shteti kalojnë ne duart e pasardhësit (te trashëgimtarit). Përmbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore te shtetit -Përpjekjet e para për përcaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtës ndërkombëtare te asaj kohe. Te këtilla janë parimet: a. Popujt janë te pavarur dhe sovran, b. Te gjithë popujt kane te drejte te organizojnë dhe ndërrojnë formën e tyre te qeverisjes, c. Çdo popull është zot ne territorin e vet etj… d. Asnjë popull nuk ka te drejte te përzihet ne punët e brendshme te popullit tjetër. f. Traktatet janë te shenjta dhe te pacenueshme - 15 -
  • 16. Shumica e autoreve përmendin 5 (pesë) të Drejta Themelore të shtetit te cilave u përgjigjen detyrimet e shteteve tjera: - 1. e drejta e sovranitetit dhe pavarësisë - 2. e drejta për ekzistence (mbrojtje) - 3. e drejta e barazisë - 4. e drejta për t’u respektuar - 5. e drejta për komunikim me shtetet e tjera. LLOJET e SHTETEVE Bashkësinë ndërkombëtare për shume kohe e kane përbëre shtetet sovrane , shtetet gjysme-sovrane ( shtete vasale, shtete nën protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin kolonial. Bashkësinë ndërkombëtare sot e përbejnë me se 190 shtete sovrane te cilat përkundër kësaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj. Mes shteteve ekzistojnë dallime te konsiderueshme ne pikëpamje te: - madhësisë se territorit: ( shtete te vogla , shtete te mëdha ) - nr te banoreve - shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim ) - potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te mëdha) - rendit te brendshëm ekonomik - (kapitaliste , socialiste) Për te drejtën, rendësi ka klasifikimi qe ka për baze pozitën juridike te shteteve: 1. Shtetet unitare - thjeshta 2. Shtete te përbëra: (a) Bashkimi personal, (b) Bashkimi real , (c) Konfederata (d) Federata ). - 16 -
  • 17. BASHKIMI-PERSONAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetëm personi i sundimtarit (monarku i përbashkët ) . Bashkimi personal krijohet kur përputhen sendet e trashëgimisë, kur një mbret i një shteti zgjidhet për mbret edhe ne shtetin tjetër….Anëtaret e Bashkimit Personal e ruajnë pavarësinë e tyre te plote: 1. ne planin e brendshëm ruajnë: ( a) organin ligjdhënës; (b) organet gjyqësore; (c) organet administrative ) 2. ne planin e jashtëm: ( a) vazhdojnë te mbesin subjekte te pavarura dhe te veçanta ; (b) mbajnë pavarësisht marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera). BASHKIMI REAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat janë nen një monark dhe bëjnë një subjekt ndërkombëtar. Shtetet anëtare te bashkimit-real ruajnë: 1. Ne planin e brendshëm:( autonominë e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura organin ligjdhënës, administrativ dhe gjyqësor.) 2. ne planin e jashtëm ne kompetence te Bashkimit Real, si tërësi lihet: (a) Politika e jashtme; (b)Ushtria , (c) Financat ) Lufta kundër një shteti anëtar te Bashkimit Real është lufte kundër te gjithëve. (Sot nuk ka shtete te tilla.) KONFEDERATA - lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka për qellim: mbrojtjen e pavarësisë se jashtme ose te brendshme te anëtareve te saj. - 17 -
  • 18. Ka raste kur krijohen për te evituar dominimin e një shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet anëtare. – Organ kryesor, e shpeshherë i vetëm, është DIETA, (pastaj Kuvendi i përgjithshëm, Kongresi i delegateve)… Detyrat e këtij organi janë: 1. Te zgjidhe mosmarrëveshjet mes anëtareve 2. Ndalon luftën mes anëtareve, ne marrëdhëniet ndërkombëtare 3. përmbushë vendimet e Dietës. Shtetet anëtare te konfederatës e ruajnë pavarësinë e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashtë. FEDERATA - bashkuesi e me shume njësive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute). Politika e jashtme: ( a) dërgimi dhe pranimi i përfaqësuesve diplomatike ; (b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; (c) mbrojtja e sigurisë se shtetit dhe (d) financat) janë ne kompetence te federatës si tërësi. QEVERIA – është person ose trup i përbëre nga me shume individë te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetet ne marrëdhëniet me shtetet e tjera. Nëse një shtet i jashtëm refuzon te njohe kryetarin e një shteti ose ndërrimin e formës se qeverisjes se një shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirëpo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk janë te mundshme marrëdhëniet zyrtare mes tyre. Akt-Juridik -konfirmohet se një person ose trup i përbëre nga me shume persona është ne te vërtete qeveri e një shteti. Akt-Politik- i njohjes, është shprehje e vullnetit për te hyre ne marrëdhënie me atë qeveri. - Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi ) dhe ajo - Mund te jete: - (De jure , De facto) - 18 -
  • 19. COMMONWEALTH - është bashkësi (Sui generic).. Bashkësi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila përgjegjëse për politiken e vet qe konsultohen edhe bashkëpunojnë ne interes te përgjithshëm te popujve te tyre ne përparimin e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe paqes në botë. Veprimtaria e Komonveltit mbështetet ne: 1. konsultimet, - 2. diskutimet dhe -3. bashkëpunimin FORMAT E VARËSISË - varësia nënkupton doemos marrëdhëniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Marrëdhënie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nënshtrohet atij vullneti. 1. Vazaliteti- forme e varësisë politike, qe përfaqëson raportin midis shtetit me te fort (suverenit) dhe shtetit me te varur (vasalit) 2. Protektorati- forme e mardh midis një shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobët. Ky krijohet me marrëveshje ndërkombëtare, e cila përkufizon marrëdhëniet midis palëve. Mandatet (gati janë zhdukur) etj. SHTETET NEUTRALE - janë ato shtete te cilat marrin për detyre me marrëveshje te posaçme te mbeten neutrale ne çfarëdo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera. Shteti neutral : Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij. Shteti ka te drejte te ndërmarrë te gjitha masat për mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme. Përveç se nuk mund te hyje ne marrëdhënie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnjë kufizim tjetër. Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marrëveshje Italia pranon sovranitetin e Selisë se Shenjte, pronësinë e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selisë se Shenjte mbi Vatikan - 19 -
  • 20. dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selisë se Shenjte. Me marrëveshje parashikohet paprekshmëria e Papës, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr përsipër t’i dorëzoje kriminelet qe janë strehuar aty. V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektarë, 500-1000 banore. Shërbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marrëdhënie me afro 70 shtete. PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE Shteti duke qene një institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashtë kufijve, është i detyruar te respektoje rendin juridik ndërkombëtar. Përgjegjësia ndërkombëtare është një institucion juridik ku në baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet një akt te cilin e drejta ndërkombëtare e konsideron si te paligjshëm, duhet t’ia japë dëmshpërblimin shtetit te cilit i ka bere dem me atë akt. Përgjegjësia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtës ndërkombëtare. Elementet e përgjegjësisë se shteteve - përgjegjësia ndërkombëtare është çdoherë raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pësuar dem kërkon satisfaksion (kënaqje). Për ekzistimin e përgjegjësisë ndërkombëtare duhet te plotësohen këto kushte: 1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet çfarëdo detyre e përcaktuar me normat e se drejtës ndërkombëtare. 2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subjekt ndërkombëtar. 3. për ekzistimin e përgjegjësisë duhet te jete shkaktuar demi. 4. duhet te jene shfrytëzuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshëm për te fituar kënaqje (satisfaksion). - 20 -
  • 21. Llojet e Përgjegjësisë (politike, materiale, morale ) Sipas qëndrimit qe mbizotëron , përgjegjësia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqë pa faj s’ka as përgjegjësi penale , kurse shteti si tërësi nuk mund te kryeje ndonjë vepër penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nëse do t’i mvishej përgjegjësia një shteti si tërësi , atëherë i tere populli i një vendi do te mund te shpallej fajtor )…Kështu kundër shtetit si tërësi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne bankën e te akuzuarve . Përkundër kesaj ne te Drejtën Ndërkombëtare flitet për përgjegjësinë penale te individeve dhe personave juridik. Përgjegjësia e drejtpërdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejtën ndërkombëtare organet shtetërore për te cilat shteti mban përgjegjësi, ose përfaqësuesit shtetëror. Përgjegjësia e tërthortë, kur një shtet merr përgjegjësinë për cenimin apo shkeljen e se drejtës ndërkombëtare nga shtetet tjera. a) Përgjegjësia e shtetit për organet ligjdhënëse ekziston nëse një shtet: 1. nxjerre ndonjë ligj i cili është ne kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare. 2. lejon te nxjerre ligjin, i cili është i nevojshëm për t’i plotësuar detyrimet ndërkombëtare ose nuk derogon një ligj qe është ne kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare. b) Përgjegjësia e shtetit për aktet e organeve administrative - shteti ka përgjegjësi për punën e organeve administrative te cilat sipas rendit te brendshëm juridik kane cilësinë e organit shtetëror qe ushtrojnë funksione publike dhe veprojnë për llogari te shtetit, pavarësisht a janë këto lokale, provinciale, regjionale, federale etj. c) Përgjegjësia e shtetit për punën e organeve gjyqësore - përgjegjësia e tille ekziston nëse gjyqet e një vendi e kane cenuar te - 21 -
  • 22. drejtën ndërkombëtare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtës se brendshme. d) Bazat e përgjegjësisë ndërkombëtare - për te ekzistuar përgjegjësia ndërkombëtare, përveç kushteve tjera ekzistuese është edhe një kusht plotësues - vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi. Teoria subjektive- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Ketë detyrim e mbajnë ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi. Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- për ekzistimin e përgjegjësisë nuk ka rendësi a është kryer delikti ndërkombëtar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia. PASOJAT E PERGJEGJESISE - si rezultat i veprimit te paligjshëm (i shkeljes se detyrimit), lind një raport mes shtetit qe është fajtor për atë akt dhe shtetit ndaj te cilit s’është plotësuar detyrimi, nga e cila gjë del se pala fajtore duhet te jap shpërblimin. Përgjegjësia Penale ne te Drejtën Ndërkombëtare – E Drejta Ndërkombëtare ka parapare sanksione ndaj kryesve te disa krimeve të drejtës ndërkombëtare (treg. me skllevër, pirateria, tregtia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e përgjithshme njerëzore. Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare Me 17. korrik. 1998 ne konferencën diplomatike te mbajtur ne Rome është miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësues të 139 shteteve Statuti i Romes i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.. Gjykata e re do te jete kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime: - kundër njerëzimit, krime lufte, akte gjenocidit dhe agresionit… - 22 -
  • 23. Gjykata ka 18 gjyqtare dhe do ta ketë selinë ne Hage.. Statuti do te hy ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 është siguruar nr i mjaftueshëm i ratifikimeve për te hy ne fuqi… Administrata e Bushit e kundërshton themelimin e kësaj gjykate dhe e ka tërhequr nënshkrimin e bere me 1998 nga administrate e Presidenti Klinton. TERRITORI SHTETERORE - territori shtetëror është hapësira qe gjendet nen sovranitetin e një shteti. Është element qenësor për ekzistimin e shtetit. Territorin shtetëror e përbejnë sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen ketë sipërfaqe dhe ajri mbi te. Territori ujor përbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shtetëror (ujerat kombëtare) dhe ujerat e një brezi detar (ujerat territoriale) për ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombëtare hyjnë: ujerat e lumenjve kombëtar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri përbejnë pjesët e vërteta (reale) te një shteti. Nocioni dhe natyra juridike e territorit shtetëror Me territor shtetëror nënkuptohet hapësira mbi te cilën një shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shtetëror është një element qenësor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe është i përcaktuar sakte me kufijtë shtetëror. Ushtrimi i pushtetit mbi një territor njihet si supremacion territorial. Ndarja e territorit kalon neper tri faza: 1. Përgatitja 2. Ndarja 3. Skenimi i kufijve Mundësitë e përcaktimit te kufijve ne lumenjve janë: 1. Bregu i majte - 23 -
  • 24. 2. Bregu i djathte 3. Mesi i lumit 4. Thalveg, ose vija e thellësisë me te madhe. Kufijtë ndahen ne: 1. natyrore… shkojnë përgjatë ujerave, bjeshkëve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar) 2. artificiale… s’kanë mbështetje ne relief (shënohen me shtylla, gurë, mure etj) dhe 3. astronomik… shkojnë paraleleve ose meridianëve. Ndalimi i marrjes se territorit shtetëror Ndryshimet e territoreve me se shpeshti janë sendërtuar me përdorimin e forcës (me pushtim ose nënshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbështetet ne parimin e respektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonjë territor me përdorimin e forcës. Mënyrat e lejuara te marrjes se territorit shtetëror Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtës nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinare (burimore) dhe derivative (te prejardhura). CEDIMI (Cessio) - Është mënyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi është transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka për objekt bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjetër. Okupimi paqësor - Është vendosja e sovranitetit te një shteti mbi ndonjë territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnjë shteti tjetër. Okupimi paqësor behet ne baze te aktit te njëanshëm. - 24 -
  • 25. Shtimi (Zgjerimi) –derisa cedimi arrihet me marrëveshje ndërkombëtare, shtimi (acesio) është rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punës njerëzore. Parashkrimi - ne te drejtën ndërkombëtare mund te përkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi një territor përmes ushtrimit te vazhdueshëm dhe te papenguar te sovranitetit ne një periudhe te caktuar te domosdoshme për te krijuar bindje te përgjithshme se gjendja ekzistuese është ne pajtim me rendin juridik. Për te qene i vlefshëm parashkrimi është e domosdoshme qe asnjë shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te protestoje. Hapësira detare - hapësirat ujore te detërave dhe oqeaneve mbulojnë mbi 70 % te sipërfaqes se rruzullit tokësor. E drejta e detit - është zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtës se detit është bere pas Luftes se II Botërore. Ujerat detare ndahen ne: 1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe 2. Ujera te lira. 1.a Ujerat e brendshme detare -përfshijnë ujerat e limaneve detare, ngushticat, ujerat brenda arkipelagëve, detet e brendshme, hapësirat ujore mes vijës se baticës me te larte dhe zbaticës me te ulet si dhe deltat e lumenjve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme vetëm nqs brigjet e gjirit i takojnë një shteti dhe hyrja ne gjirin detar nuk ka gjerësi me te madhe se dyfishi i gjerësisë se ujerave territoriale. 1.b Ujerat territoriale -përfaqësojnë një pjese te detit qe shtrihet paralelisht me vijën e bregut ne një largësi te caktuar dhe janë burim i rëndësishëm i pasurisë detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtëse nga ana e detit. - 25 -
  • 26. Sipas Konventës se Gjenevës, zona e jashtme nuk mund te shtrihet me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale. Brezi i jashtëm - paraqet pjesën e detit te lire dhe përfshinë hapësirën detare qe shtrihet jashtë ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largësi te caktuar. Brezi i jashtëm fizikisht dhe juridikisht është pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetëm disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta ndërkombëtare. Këto te drejta kane te bëjnë me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtës se peshkimit. Zona ekskluzive ekonomike -Është institute i ri juridik dhe nënkupton te drejtën qe i është dhëne shteteve bregdetare qe te zgjerojnë te drejtën sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne një hapësire detare dhe nen det, përtej vijës se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largësi prej 200 milja. Shtrati kontinental - përfaqëson fundin e detit dhe nëntokën e detit te hapet e cila vazhdohet jashtë detit territorial deri ne thellësi te caktuar. Deti i hapet - hapësirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashtë ujerave bregdetare, përfaqësojnë detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqësor). Koncepti dhe përkufizimi i detit te hapur Deti i hapur mund te përkufizohet si pjese e oqeanit jashtë një vije qe shkon paralelisht me bregun ne një largësi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti është i hapet për te gjithë popujt dhe asnjë shtet nuk mund te pretendoje qe te veje çfarëdo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi ketë pjese vlen parimi i “lirisë se detit te hapur”. - 26 -
  • 27. Deti i hapet ka statusin e “detit te lire” mbi te cilin vlen rregulla e “Lirisë se detit”. Liritë e detit te hapur janë: 1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes 2. liria e peshkimit 3. liria e vënies se kabllove nëndetare 4. liria e fluturimit mbi detin e hapur Konventa e re ua ka shtuar edhe: 5. lirinë e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e Drejta Ndërkombëtare 6. lirinë e kërkimeve shkencore. Pirateria - ne kuptimin e saj origjinal dhe te ngushte “pirateri” është çdo akt i pa-autorizuar, i kryer me dhune nga ndonjë anije private ne detin e hapet kundër anijes tjetër me qellim te plaçkitjes. Servitutet Ndërkombëtare -përfaqësojnë restrikcione (kufizime) te jashtëzakonshme te sovranitetit territorial te një shteti te imponuara me marrëveshje, me te cilat një pjese ose tere territori i një shteti duhet te shërbejë për disa qëllime ose interesa te caktuara te shtetit tjetër. Llojet e servituteve (ndërkombëtare) 1.Servitude Aktive - janë ato me te cilat i epet e drejta një shteti qe te ndërmarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjetër. 2.Servitute Negative- janë ato me te cilat i jepet e drejtë një shteti qe te kërkoje nga një shtet tjetër qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne çështje te caktuara. 3.Servitute Ushtarake - janë ato me te cilat një shtet ka te drejtë te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjetër, e drejta e fluturimit te aeroplanëve ushtarake mbi territorin e shtetit tjetër dhe aterrimit për qëllime teknike. - 27 -
  • 28. 4.Servitutet ekonomike - janë ato servitute te fituara për qëllime komerciale dhe te komunikacionit, siç janë: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjetër, prerja e drunjve, shfrytëzimi i kullosave, shfrytëzimi me ujë ose me rryme etj. Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si janë krijuar ; dmth me marrëveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit për te cilin janë krijuar: 1)Me dorëheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar. 2)Me bashkimin e territorit shtetëror qe ka përfituar dhe territorit te shfrytëzuar. 3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar. ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE E drejta e brendshme dhe e drejta ndërkombëtare përcaktojnë shprehimisht cilat janë organet… veprimet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare. Këtij grupi i përkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cilëve shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare për shtetin e tyre dhe personat qe veprojnë kryesisht ne pune te jashtme jashtë shtetit… E-D-N kërkon qe çdo shtet te ketë një ose me shumë organe , aktet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare Organet Qendrore 1)Kryetari i shtetit - është organi me i larte i përfaqësimit te jashtëm, mirëpo nuk është ne çdo rast edhe organi me i larte shtetëror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varësisht sipas sistemit te vendit. Çdo akt i kryetarit te shtetit ne marrëdhënie ndërkombëtare merret si akt i shtetit. 2)Ministri i punëve te jashtme - pjesëmarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne çështje te jashtme, përgjithësisht kufizohet me - 28 -
  • 29. çështje te rëndësishme politike. Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare kryesisht është çështje e ministrit te punëve te jashtme. MPJ është njëfarë ndërmjetësuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjetër. Sipas rregullave ndërkombëtare komunikimi mes qeverive behet përmes MPJ dhe përfaqësuesve diplomatik te akredituar ne atë shtet. Organet e Jashtme Përfaqësuesit diplomatike - Janë te dërguar me autorizime qe ta përfaqësojnë shtetin jashtë. Përfaqësuesit Diplomatik ne kohërat me te vjetra janë konsideruar sit e shenjte. Janë dërguar për pune te caktuara mirëpo pas kryerjes se atyre punëve ka marre fund misioni i tyre. Përfaqësuesit Diplomatik - ndahen ne përfaqësues te rregullte dhe te rastit, qe dërgohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme. Nocioni i diplomacisë Nocioni: Diplomacia është aplikim i inteligjencës dhe taktit te rregullimin e marrëdhënieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Është shkence e punëve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinën e ka nga greqishtja e vjetër: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i është dhëne kryesuesit te misionit dhe ka përmbajtur instruksione për qëllimet e misionit. Gjuha Diplomatike Sendërtimi i gjuhëve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohës se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atëherë fillon te imponohet gjuha frënge edhe pse nuk ka një rregullat te se drejtës ndërkombëtare. E drejta e legacionit -Krijimi i përfaqësive te përhershme paraqet ne praktike sendërtimin e se drejtës se legacionit.… - 29 -
  • 30. E drejta për te dërguar përfaqësues diplomatike quhet e drejte active e legacionit. E drejta për te pranuar përfaqësues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit. E drejta diplomatike - Rregullat qe i referohen përfaqësuesve diplomatike janë krijuar si rregulla zakonore te se drejtës ndërkombëtare diplomatike. Ato i kane karakterizuar një përdorim konstant dhe uniform. Pas Luftës II-të Botërore, komisioni i se drejtës ndërkombëtare, çështjen e kodifikimit te se drejtës diplomatike e ka përfshirë si çështje te rëndësishme dhe ne baze te projektit te tij: Me 1961, është miratuar Konventa mbi Marrëdhëniet Diplomatike…. Me 1963 Konventa mbi Marrëdhëniet Konsullore dhe Me 1969 Asambleja e Përgjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventën mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene është miratuar Konventa mbi Përfaqësimin e shtetit dhe marrëdhëniet e tyre me organin ndërkombëtar te karakterit universal. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marrëdhënie diplomatike me ndonjë shtet tjetër dhe a do te ketë ne te mision te përhershëm. Klasifikimi i personelit diplomatik Konventa e Vjenës e ndan personelin diplomati ne këto kategori: 1. Personeli diplomatik– (shefi i misionit, këshilltaret, sekretaret dhe atashetë). 2. Personeli administrativ dhe teknik – (arkivistet, personeli për - 30 -
  • 31. mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative). 3. Personel shërbyes – (portierët, punëtoret e sigurimit, kuzhinieret )etj. Përfundimi i misionit diplomatik Misioni diplomatik mund te përfundojë me: 1. Kryerjen e detyrës se misionit 2. Kalimin e afatit për te cilin është dërguar 3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka dërguar ose mund te jete shkaktuar me dorëheqjen e përfaqësuesit për shkak te transferimit ne tjetër pozite 4. Ngritjen e përfaqësuesit diplomati ne klase me te larte, por ne ketë rast misioni teknikisht përfundon dhe përfaqësuesi diplomatik merr letra te reja kredenciale 5. Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve 6. Vdekjen e përfaqësuesit diplomatik. KONSUJT - ndahen ne: Konsuj Professional (consules missi) dhe Konsuj Nderi (consules electi) 1. Konsujt Professional - janë nëpunës dhe shërbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetëm 2. Konsujt Nderi - rregullisht janë persona autoritativ, qe jetojnë, e shpesh janë edhe shtetas te shtetit ku veprojnë si konsuj. Ata për punën e tyre nuk marrin page. Konventa Vjenës , te gjithë shefat e konsullatave i ndanë ne katër klase: 1). Konsuj te përgjithshëm 2). Konsuj (emërohen nga shefi i shtetit) 3). Nënkonsuj (emërohen nga ministri i punëve te jashtme) 4). Agjente konsullor (emërohen nga konsulli i përgjithshëm). - 31 -
  • 32. Funksioni i konsujve - Konsujt janë organe shtetërore te cilët dërgohen jashtë për qëllime te ndryshme e sidomos për mbrojtjen e interesave shtetërore brenda qarkut konsullor. Nuk janë përfaqësues diplomatike dhe nuk përfaqësojnë shtetin ne tonalitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe nuk janë te akredituar pranë qeverise se vendit te pranimit. Përfundimi i funksioneve konsullore / përfundon me : 1. Notifikimin e shtetit te emërimit – shtetit te pranimit, se funksionet e tij kane pushuar. 2. Tërheqjen e ekzekvatures. 3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emërimit se ka pushuar te konsideroje natare te personelit konsullor. NENEPUNESIT NDERKOMBETARE Lidhur me pozitën e nëpunësve ndërkombëtar nuk ekzistojnë rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marrëveshje ndërkombëtare me më shume ose me me pak shtete, nga e cila gjë del se nëpunësit e tyre gëzojnë te drejta dhe privilegje vetëm ne shtetet amtare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marrëveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi pozitën e tyre. AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE Aktet e Njëanshme -Akt i njëanshëm juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te një subjekti te se drejtës ndërkombëtare me qellim qe te shkaktohet ndonjë pasoje juridike ndërkombëtare. Me këto, ne raste te caktuara krijohet, ndërrohet ose pushon ndonjë gjendje juridike. Aktet e njëanshme ndahen ne: - akte te njëanshme te pavarura - ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , - te varura (oferta, pranimi, rezerva ) - te përziera. - 32 -
  • 33. Aktet e nje anshme juridike- te varura : 1) Notifikimi (Lajmërimi) - është lajmërimi zyrtar drejtuar një subjekti tjetër ose subjekteve te se drejtës ndërkombëtare për ndonjë qëndrim, kërkese, fakt ose ngjarje pa te cilën pretendohet te ketë rendësi juridike, posaçërisht rendësi ndërkombëtare, ose term teknik për lajmërim shtetet tjera për ca fakte ose ngjarje me rendësi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshëm ose fakultativ. 2) Njohja (Pranimi) - deklarim i njëanshëm se një gjendje ose ndonjë kërkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja është mjafte e shpeshte ne marrëdhënie ndërkombëtare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritësve si pale ndërluftuese etj) Njohja mund ti epet shprehimisht ose heshtazi. 3) Protesta - është deklarate me te çilen mohohet ligjshmëria e ndonjë situate te caktuar. Ajo ka për qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara për te cilat është i njohur me notifikim, ose me çfarëdo mënyre tjetër dhe refuzon pranimin e gjendjes se re. 4)Heqja dore - Është deklarate e njëanshme e vullnetit. Me te një shtet heq dore nga ndonjë e drejte e tij ne marrëdhënie ndërkombëtare. Me ketë shuhet një e drejte subjektive e shtetit. TRAKTATET NDERKOMBETARE (nocioni) Me traktat ndërkombëtar konsiderohet çdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes se ndonjë raporti juridik reciprok, ose marrëveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shtetërore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime për palët. Sipas disa autoreve, marrëveshjet ndërkombëtare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetëm ne ketë mënyre mund te konstatohet - 33 -
  • 34. pajtimi i vullneteve. Emërimi i traktateve Llojet e ndryshme te dokumenteve ndërkombëtare te hartuara me shkrim paraqiten me emra te ndryshëm. Me se shpeshti quhen marrëveshje ose traktate ndërkombëtare mirëpo përdoren edhe emërtime te ndryshme siç janë: (konventa, pakti, modus vivendi )etj. Traktatet: pretendojnë te përfaqësojnë marrëveshjet me te rëndësishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj). Paktet: janë marrëveshje shume solemne qe i referohen heshtjeve te ndryshme politike. Konventat: përfaqësojnë marrëveshjet me te cilat përcaktohen raportet mes shteteve ne ndonjë lëmi te caktuar. (psh: Konventa Hagës - mbi rregullat dhe zakonet e luftes). Deklaratat: përfaqësojnë marrëveshjet – ligj, me te cilat palët kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u përmbahen disa rregullave te sjelljes. Karta dhe statuti: përfaqësojnë marrëveshje mbi krijimin, organizimin dhe përcaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve ndërkombëtare. Termi AKT: përdoret për marrëveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo konference ndërkombëtare psh. Akti Përfundimtar i Kongresit te Vjenës - 1815 etj. Protokollet: janë marrëveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marrëveshjeve plotësuese për interpretimin, vazhdimin ose ndërrimin e marrëveshjeve tjera. Kompromisi: marrëveshje mbi zgjidhjen paqësore te ndonjë konflikti qofte nëpërmes arbitrazhit ose ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare Kartele: janë marrëveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqësitë, për te shkëmbyer robërit, te plagosurit, ndërprerjen e luftimeve etj. - 34 -
  • 35. Konkordate: janë marrëveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozitës se Kishës Katolike ne shtetin e caktuar. Termi MODUS VIVENDI: përdoret për marrëveshjet e përkohshme për te cilat pritet qe net e ardhmen te zëvendësohen me një traktat ose konvente. Llojet e marrëveshjeve ndërkombëtare Traktatet ndërkombëtare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme: 1. Sipas formës (me shkrim + me goje) 2. Sipas mënyrës se lidhjes (solemne + te thjeshta) 3. Sipas hapësirës gjeografike (përgjithshme + regjionale) 4. Sipas mundësisë se aderimit (hapura, gjysme te hapura, te mbyllura) 5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj) Palët kontraktuese - mund te jete çdo subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ketë te drejte e kane shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe kryengritësit nqs janë te pranuar si pale ndërluftuese. Pajtimi i vullnetit - Ne te drejtën ndërkombëtare sikurse edhe ne te drejtën e brendshme kërkohet qe pajtimi i vullnetit ne çdo rast duhet te përputhet me vullnetin e vërtete te subjektit ndërkombëtar dhe te jete dhëne lirisht…. Nëqoftëse ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atëherë vjen ne dyshim ligjshmëria e vet lendes se traktatit. Për kete arsye çdoherë supozohet se akti ndërkombëtar, është i vlefshëm, përderisa nuk dëshmohet ekzistimi i mungesës e cila e bënë të pavlefshëm. Dhuna - Gjate lidhjes se marrëveshjes ndërkombëtare, dhuna mund te përdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj - 35 -
  • 36. shtetit si tërësi. Shumica e autoreve konsiderojnë se përdorimi i dhunës kundër personit qe e lidh e benë marrëveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nënshtrohet anulimit. Lajthimi - dmth mosnjohje ose përfytyrim i gabuar i ndonjë fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojnë si forme te mangët te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vlerën e marrëveshjes se lidhur. Mashtrimi- ndikon ne vlerën juridike te marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshja e lidhur me mashtrim nuk është juridikisht e vlefshme, psh nëse një shtet me rastin e lidhjes se një marrëveshje ndërkombëtare përdor hartën gjeografike. ORGANIZATA NDERKOMBETARE Organizatat ndërkombëtare - janë bashkësi te përhershme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te një marrëveshje ndërkombëtare (karta, statuti ose ndonjë dokument tjetër konstituiv) me qellim te bashkëpunimit ne zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare te parashikuara me ato dokumente. Nga kjo del qe organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e shteteve: a) Themelues te organizatave , ndërkombëtare janë shtetet sovrane (kur organizata është nder-shtetërore) b) Ato krijohen me traktate ndërkombëtare c) Veprimtaria e organizatave ndërkombëtare shtrihet brenda kompetencave qe janë te përcaktuara me marrëveshje d) Financimi i organizatave ndërkombëtare behet me ane te kontributeve te shteteve anëtare. Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare Ato klasifikohen: - 36 -
  • 37. a) Sipas shtrirjes - Organizata globale (universale) dhe Regjionale b) Sipas funksioneve – te Përgjithshme dhe Specializuara c) Sipas anëtareve – Ndërshtetërore & Joqeveritare d) Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishtetërore e) Sipas kohëzgjatjes - te përkohshme & përhershme ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB ) OKB – është krijuar nen ndikimin e qëndrimeve kundër luftes qe kishte shkaktuar Lufta II-të Botërore… Vizionin e pare te botes se pasluftës e kane dhe president i SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Winston Churchill në “Kartën e Atlantikut” - me 14 gusht 1941.. Këta dy burrështetas kishin proklamuar disa parime te përbashkëta te politikes se vendeve te tyre, respektimi i te cilave do te garantonte një te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kërkojnë kurrfarë zgjerimi territorial, se nuk miratojnë kurrfarë ndryshimesh territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojnë te drejtën e çdo populli për vetëvendosje; se shpresojnë qe pas përfundimit te luftes do te vendoset paqja. Me 30 tetor 1943 përfaqësuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kinës - kane shprehur nevojën e krijimit sa me pare te një organizate te përgjithshme ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe te sigurisë ndërkombëtare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazisë sovrane te te gjitha shteteve paqedashëse dhe do te ishte e hapur për te gjithë shtetet e tilla , te mëdha ose te vogla. Prej 25 prillit deri me 26 qershor 1945 - ne San-Francisko u mbajt Konferenca e Kombeve te Bashkuara... Ne konference merrnin pjese përfaqësuesit e 50 shteteve. Pas një pune mjaft intensive , me 26 qershor 1945 përfaqësuesit e 50 shteteve e firmuan “Kartën e Organizatës se Kombeve te Bashkuara”, sipas rendit te shteteve me - 37 -
  • 38. alfabetin anglez, por se pari shtetet e mëdha e pastaj shtetet tjera. Sipas nenit – 1 te Kartës , KB- kane katër qëllime kryesore: Te ruhet paqja dhe siguria ndërkombëtare Te zhvillohen midis kombeve marrëdhënie miqësore, te bazuara ne respektimin e parimit te barazisë dhe te drejtës se tyre për vetëvendosje Te realizojnë bashkëpunimin ndërkombëtare me karakter ekonomik, shoqërore, intelektual, humanitar etj. Te jene qendra ku do te harmonizohen përpjekjet e te gjitha kombeve për sendërtimin e qëllimeve te përmendura Anëtarësia e OKB-se- përbehet nga dy kategori shtetesh: antetare themelues dhe abetare e pranuar me vone…Anëtarë themelues te OKB-se kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Konferencën e San Franciskos, ose qe kane nënshkruar me pare “Deklaratën e Kombeve te Bashkuara” 1 janar 1942. Sipas Kartës KB, shteti qe do te hyje ne OKB, duhet t’i plotësoje 4- kushte : Te jete paqedashës T’i pranoje detyrimet nga Karta ; Te jete i afte dhe i gatshëm për t’permbushur ato OKB- sot ka ne gjirin e vet 192 shtete te botes . Përfundimi i anëtarësisë ne OKB Tërheqja- Karta e OKB-se lejon mundësinë qe çdo shtet anëtare te tërhiqet nga org, por me pare duhet t’i paraqes arsyet e tërheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojnë vendimin. - 38 -
  • 39. Përjashtimi – neni 6 i Kartës se OKB-se ka parashikuar qe secili anëtarë i org, i cili shkele vazhdimisht parimet e Kartës se OKB- se mund te përjashtohet nga organizata. Pezullimi - neni 5 i Kartës se OKB-se ka parapare ndalimin e ushtrimit te drejtave dhe privilegjeve te lidhura me cilësinë e anëtarit te org, ne rast se ndaj një anëtari te org. është marre ndonjë veprim shtrëngues ose parandalues. Organet e OKB-se 1. Asambleja e Përgjithshme - është org. qendrore ; atë e përbejnë përfaqësuesit e te gjitha shteteve anëtare te OKB-se … Çdo shtet anëtare ne Asamble mund te ketë me se shumti 5 - përfaqësues. Sesionet- e veta i mbanë një here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat fillojnë te martën e trete te muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa muaj.. Me kërkesën e KS ose shumicës se anëtareve te OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtëzakonshme.. Mbledhjet e këtilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditësh prej çastit kur është bere kërkesa. Asambleja ka 7- komitete : ( a) qeshje te sigurisë ndërkombëtare dhe çarmatimit, b) çështje ekonomike, c) çështje sociale, humanitare,kulturore , d) çështje te shkolonizimit , e) çështje administrative buxhetore , f) çështje juridike. 2. Këshilli Sigurimit (KS) – përbehet nga 15 anëtare , nga te cilët: 5- janë anëtare te përhershëm (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK) ndërsa , 10- tjera janë ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikës Latine , 2 vende Evropës- P)…. Sesionet – KS mbanë sesione kurdoherë qe është nevoja. Për ketë arsye çdo anëtare i KS, është i detyruar t ketë gjate tere kohës një përfaqësues ne selinë e OKB-se… Funksionet-KS – është organi qe mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. - 39 -
  • 40. 3. Këshilli Ekonomik-social- është krijuar me qellim qe te kontribuoje për sigurimin e paqes përmes krijimit te kushtetove te stabilitetit dhe mirëqenies qe janë te domosdoshme për mardh, paqësore midis popujve. 4. Sekretariati – personelin e KB (sekretariatin) e përbejnë 16.000 nëpunës nga mese 150 vende te botes, te cilët punojnë ne selinë e OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes… Sekretari i përgjithshëm mbanë përgjegjësinë për punën e përgjithshme te Sekretariatit dhe personelit te OKB. Ai i paraqet Asamblesë se Përgjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizatës. 5. Këshilli i Kujdestarisë – sistemi ndërkombëtare i kujdestarisë i OKB-se është krijuar për te zëvendësuar sistemin e mandateve te LK dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqes dhe sigurisë, përparimit politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullsisë se territorit nen kujdestari; Sistemi i kujdestarisë duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate ; b) territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas Luftes II Botërore, c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen ketë regjim nga shtetet qe kane përgjegjësi për administrim e tyre. 6. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë. Pakti Veri-atlantik – NATO ( North Atlantic Treaty Organization) NATO- është krijuar me 4 prill 1949 ne Uashington nga 10 shtete te Evropës Perendimore ( Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia , Luksemburgu , Holanda, Norvegjia, Portugalia, dhe UK ) dhe SHBA e Kanada , kurse me vone i janë bashkangjitur Greqia dhe Turqia (1952) , Gjermania (1955), Spanja (1982), Hungaria dhe Çekia (1999). Etj. NATO është organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te Evropës dhe Amerikës Veriore qe është krijuar ne periudhën e luftes - 40 -
  • 41. se ftoftë dhe ndarjes se ashpër te botes ne dy sisteme antagoniste ; për te penguar agresionin komunist , siç deklaronin krijuesit ose për te penguar përhapjen e socializmit siç deklaronin disa autoret komuniste. Shtetet anëtare janë obliguar se te gjitha mosmarrëveshjet do t’i zgjedhin me mjete paqësore (ne pajtim me rregullat e Kartës se OKB- se) se do te rezervohen nga kërcënimi ose nga përdorimi i forcës ne marrëdhëniet ndërkombëtare ; se do te ndihmohen ndërmjet vetes ; qe çfarëdo sulmi i armatosur kundër një anëtari apo disa anëtareve , do te konsiderohet si sulme kundër te gjithëve etj. Organet e e NATO-se : Këshilli ; Komiteti Mbrojtjes ; Sekretari i Përgjithshëm ; Komitetit Ushtarak dhe Komandat. TRAKTATI (pakti) VARSHAVES Është krijuar si kundërpërgjigje e BRSS-se dhe shteteve te demokracisë popullore për ekzistimin e paktit NATO dhe për hyrjen e Gjermanisë ne te ; gjë qe sipas shteteve te Evropës-Lindore kishte shtuar dukshëm rrezikun e luftes dhe ka qene rreziqe për sigurinë e shume shteteve… Duke u nisur nga këto , shtetet socialiste te Evropës-Lindore ( ne përjashtim te Jugosllavisë), ne mbledhjen e tire ne Vashave (11-14maj 1955) kane aprovuar Marrëveshjen mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën e përbashkët , me se është krijuar një strukture politike- ushtarake , qe është dashur te shërbeje si kundërpeshe përballë NATO-se. E qe ne thelb beri realitet ndarjen e Evropës ne dy grupe te shteteve antagoniste. RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE Mosmarrëveshjet janë situatat kur dy a me shume shtete kane mendime te ndryshme për ndonjë çështje te caktuar …. Ne fund te shek:XIX ne literature dhe ne traktate, behet dallimi midis mosmarrëveshjeve te natyrës juridike dhe natyrës politike - 41 -
  • 42. Te natyrës juridike- përkufizohen si mosmarrëveshje ne te cilat kërkesat ose kundërshtimin e vet , palët i bazojnë mbi rregullat e pranuara te se drejtës ndërkombëtare… Mosmarrëveshjet tjera janë mosmarrëveshje politike ose mosmarrëveshje te natyrës juridike, a thjesht konflikte te interesave. Sipas tyre mosmarrëveshjet e natyrës-juridike zgjidhen me përdorimin e procedurave gjyqësore, kurse mosmarrëveshjet politike zgjidhen me mjete diplomatike. Hapi me i rëndësishëm ne drejtim te krijimit te një procedure detyrimore për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare është bere me aprovimin e Konventës mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (Hage 1899 e 1907). E Drejta Ndërkombëtare , njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare: Mjetet Diplomatike (bisedimet , shërbimet e mira, ndërmjetimi, hetimi , pajtimi) Mjetet Gjyqësore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqësore). Mjetet qe ofrojnë inst. ndërkombëtare ( mjetet diplomatike , gjyqësore te posaçme) MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se mosmarrëveshjes). 1)Bisedimet – janë një nder mënyrat me te thjeshta , me te rëndësishme e me te përhapura te zgjidhjes se mosmarrëveshjeve midis shteteve…. Bisedimet mund te jene dypalëshe (kur zhvillohen vetëm mes shteteve te interesuara drejtpërdrejt) , shumëpalëshe- ( kur zhvillohen ne konferenca tjera ndërkombëtare nëse ne mosmarrëveshje bëjnë pjese disa shtete) … Ato mund te zhvillohen me goje ne takime te drejtpërdrejta te përfaqësuesve te shteteve te interesuara , ose me shkrim-(këmbimi i notave, letrave, memoareve etj). - 42 -
  • 43. 2) Shërbimet Mira dhe Ndërmjetësimi - ne praktike shpesh ndodh qe shtetet ne konflikt ndërkombëtare te mos mund t’i shfrytëzojnë bisedimet diplomatike, për shkak se nuk kane kontakte te drejtpërdrejta diplomatike, për shkak te marrëdhënieve te këqija qe kane.. E Drejta Ndërkombëtare për këso rastesh ka parashikuar qe një pale e trete qe ka ndikim moral mbi palët, t’u ndihmoje shteteve ne konflikt, për gjetjen e zgjidhjes . Ne ketë grup te mjeteve hyjnë shërbimet e mira dhe ndërmjetësimi midis te cilave vështire qe mund te tërhiqet kufiri i sakte. a)Shërbimet e Mira - me shërbime te mira nënkuptohet veprimi i një pale te trete mike, qe ndihmon ne gjetjen e një zgjidhjeje paqësore te një mosmarrëveshje (grindje, konflikti) . Shërbime te mira mund te ofroje një shtet ose një grup i shteteve e edhe org. ndërkombëtare , si (OKB , EU) . b) Ndërmjetësimi - konsiston ne aksionin e një shteti te trete, te një grupi shtetesh ose ndonjë personi autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne cilësinë e ndërmjetësuesit, merr pjese ne bisedime midis palëve , përpiqet t’u jap atyre kontakteve kahe për zgjidhjen paqësore , jep këshilla, sugjerime, i përcjelle kërkesat dhe përgjigjet nga njëra pale te tjetra… Ndërmjetësimi është fakultativ , pos nëse është parashikuar me marrëveshje ; qe dmth: a) ndërmjetësuesi s’është i detyruar te ndërmjetësoj , b) kjo vlen edhe për shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojnë ose ta refuzojnë ndërmjetësimin… Ndërmjetësimi duhet ta gëzojë domosdo besimin e te dy palëve ne konflikt. 3) Hetimet- Konventa e Hagës – mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare , ka parashikuar qe ne çdo rast te mosmarrëveshjes ndërkombëtare qe nuk prek nderin dhe interesat vitale te shtetit, dhe qe është rezultati mospajtimit lidhur me vlerësimin e gjendjes faktike , do te krijohet një komision hetues , - 43 -
  • 44. nëse pajtimi nuk është arritur me ane diplomatike.. me detyre qe ta lehtësoje zgjidhjen e mosmarrëveshjes , duke i ndriçuar faktet me hetime (ankete) asnjanëse dhe te ndërgjegjshme. 4) Pajtimi – është mënyre paqësore e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve nga një komision i zgjedhur , i cili ka për detyre t’i shqyrtoje dhe t’i ndriçoje te gjitha aspektet e mosmarrëveshjes… dhe ne fund (pas raportit) t’u propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt . MJETET GJYQESORE 1) Arbitrazhi – ka për qellim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palët ne baze te respektimit te se drejtës … Arbitrazhi është një mjete qe zbatohet me pajtimin e palëve . a) Kompromisi- zgjidhja mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit varet ne çdo rast nga pajtimi i palëve.. Sipas mendimit te gjykatës – asnjë shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarrëveshjet e tij me shtete te tjera t’ia nënshtrojë ndërmjetësimit, arbitrazhit, ose cilësdo mënyrë te zgjidhjes paqësorë… Duke u nisur nga kjo, palët qe kane vendosur qe mosmarrëveshjen t’ia besojnë arbitrazhit për zgjidhje , duhet te lidhin marrëveshje speciale b) Zgjidhja e Arbitrave- përcaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me pajtimin e palëve. Shtetet vendosin lirisht se a do t’i besojnë zgjidhjen e rastit një arbitri apo disa arbitrave…Me ç’shpeshti praktikohet qe si arbitra te caktohen disa persona , numri i te cilëve duhet te jete tek ( 3 , 5 ose me shume) . c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura gjyqësore. Shtetet me kompromis mund t’i percaktojne rregullat e procedurës ne hollësi ose vetëm te japin udhëzime për përdorimin e rregullave te përgjithshme te procedurës d) Vendimi Arbitrazhit- është “definitive dhe i paapelueshëm” (përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm). - 44 -
  • 45. GJYKATA NDERKOMBETARE a) Themelimi i Gjykatës - hap i pare drejt themelimit te një gjykate ndërkombëtare te përhershme është bere me themelimin e Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ( Hage 1899) .. Si e këtillë kjo gjykate nuk ka qene e përhershme ne kuptimin e plote te fjalës, ngase trupin e arbitrave ne shumicën e rasteve e përbenin personat e ndryshëm , varësisht nga zgjidhja e palëve Themelimi i një gjykate ndërkombëtare u be realitet përfundimisht ne fund te Luftes I Botërore.. Kështu neni 14 i Statuti te Lidhjes se Kombeve – parashikonte qe Këshilli i Lidhjes, te bënte propozimin për themelimin e një gjykate te përhershme ndërkombëtare… Përfundimisht Statuti i Gjykatës , i përfshirë ne një protokoll , është hapur për nënshkrim me 16 dhjetor 1920 dhe ka hyre ne fuqi me 1 shtatore 1921. Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare ka funksionuar prej vitit 1922 deri 1940, kur gjermanet okupuan Holandën. b) Zgjedhja e gjyqtareve , përbërja , organizimi i gjykatës Gjyk. Ndrk. Drejtësisë përbehet prej 15 gjyqtareve. Zgjedhjen e gjyqtareve e bëjnë KS , Asambleja Pergjthëshme KB, pavarësisht nga njeri-tjetri …..Kandidimin e gjyqtareve e bëjnë grupet kombëtare te Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ; për shtetet qe s’kanë përfaqësues ne te, kandidimin e bëjnë grupet e caktuara posaçme … Çdo grup kombëtare mund te propozoj me se shumti 4- kandidate, prej te cilëve vetëm 2- mund jene shtetas te vet. Konsiderohen te zgjedhur kandidatet qe kane fituar shumicën absolute te votave ne Asamble dhe KS … Nga 15 anëtaret e gjykatës statuti përcakton qe ne asnjë rast nuk mund te jene 2- gjyqtare nga një shtet… Ne rast se me vota fitojnë me shume se një shtetas i një shteti, konsiderohet i zgjedhur kandidati me i vjetër. Gjyqtaret zgjidhen për 9-vjet dhe mund te rizgjidhen përsëri . Për te siguruar kontinuitetin e Gjykatës është parapare qe për çdo 3- - 45 -
  • 46. vjet te zgjidhen nga 1/3 e gjyqtareve. Gjykata e zgjedhe kryetarin dhe nënkryetarin ne çdo 3 vjet, ata mund te rizgjidhen. Selia e gjykatës është ne Hage, mirëpo gjykata mund te mbaje mbledhje dhe te ushtroje funksionet e veta edhe tjetërkund, kurdo qe ketë e konsideron te dobishme… Gjykata detyrat i kryen ne përbërje te plote, mirëpo për kuorum mjaftojnë -9 gjyqtare. c) Kompetenca e Gjykatës- detyre kryesore ka zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qe ia parashtrojnë shtetet Sipas nenit 34, vetëm shtetet mund te jene palë te përpara gjykatës. Ketë te drejte e kane te gjitha shtetet qe janë pale e Statutit te Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë. Sipas nenit 93te Kartës, shtetet anëtare te OKB-se ane ipso- facto pale e Statutit Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Parimisht juridiksioni i gjykatës është fakultative (por mund t’jete edhe i detyrueshëm). Procedura gjyqësore mund te filloj para gjykatës edhe vetëm me njërën pale, me kusht qe pala ose palët e tjera ne mosmarrëveshje te pranojnë juridiksionin gjykatës për ta zgjidhur rastin e caktuar - (me ane te një deklarate formale, ose ne forme te heshtur duke iu përgjigjur ftesës se gjyqit dhe duke marre pjese ne proces…. Juridiksioni i gjykatës është i detyrueshëm net e gjitha rastet e parapara posaçërisht me traktatet dhe me konventat qe janë ne fuqi. d)Vendimet e Gjykatës- merret me shumicën e votave te gjyqtareve te pranishëm. Ne rast se votat janë te barabarta , atëherë vendos vota e kryetarit ose personit qe e zëvendëson atë… Vendimi shpallet ne séanca publike pasi te jene lajmëruar agjentet ne forme te caktuar . Nga një shembull i vendimit i nënshkruar nga kryetari dhe sekretari dhe me vulën e gjykatës , i dozohet secilës nga palët . e) Veprimet e Gjykatës- prej vitit 1946 deri ne vitin 19955 Gjykata ka lëshuar 60 vendime dhe 21 mendime konsultative… Rasti i pare qe ka zgjedhur Gjykata pas Luftes II Botërore , ka qene rasti i “Kanalit te - 46 -
  • 47. Korfuzit” – rasti anglo-shqiptare. E DREJTA LUFTES – është pjese e drejtës ndërkombëtare publike , qe përmban rregullat juridike zakonore dhe kontraktuese, me te cilat rregullohen marrëdhëniet midis subjekteve ndërkombëtare ne kohe lufte dhe ne lidhje me luftën. Lufta - është konflikt i armatosur ne mes dy a me shume shteteteve , kurse veprimet ne te synojnë nënshtrimin e kundërshtarit … (Lufta nuk ehte akt i një anshëm) NOCIONI LUFTES – sipas drejtës ndërkombëtare klasike del se : 1) Lufta është konflikt midis dy shteteve 2) Lufta është konflikt me forca te armatosura (pers. civil nuk marrin pjese ne lufte..) 3) Lufta ka për qellim nënshtrimin e një pale nga pala tjetër. Russo ne veprën “Kontrata shoqërore” shkruan se : lufta s’është – raport i njeriut ndaj njeriut, por i shtetit ndaj shtetit , ne te cilin individët bëhen armiq vetëm rastësisht si ushtar , e jo si qytetare. Ne literaturën e re nocioni i luftes zgjerohet , ngase gjithnjë e me shpesh me lufte nënkuptohen armiqësitë midis shteteve ose edhe brenda një shteti, a një territori qe zhvillohet me forca te armatosura… Sepse lufte nuk konsiderohet me vetëm armiqësitë e armatosura midis shteteve , pore dhe armiqësitë brenda një shteti, te shkaktuara nga kryengritja ose nga revolucioni Marksi – luftën e trajton si një dukuri klasore dhe si kategori historike- qe i ka rrënjët ne rendin ekonomik te sistemit eksplatues … (sipas tyre lufta paraqitet ne një shkalle te zhvillimit shoq., kur paraqitet prona private, ndarja e shoqërive ne klasa dhe kur krijohen shtetet ). Lenini – Lufta është vazhdim i thjeshte i politikes me mjete tjera. Luftërat e Drejta dhe Luftërat e Padrejta Përpjekjet e para për ç’bere dallimin e lustrave te drejta dhe te - 47 -
  • 48. padrejta i hasim qysh ne antikitete.. Shprehjen lufte e drejte e ka krijuar Aristoteli me qellim qe te siguronte paqen midis poliseve greke dhe për t’i ruajtur ato nga shkatërrimet e luftes.. Por me kaq mbyllej rrethi ,sepse ndaj pop, tjerë vlenin norma tjera. Nga paraqitja e krishterimit e deri me sot , është bere dallimi midis luftërave te drejta dhe te padrejta.. Teorinë mbi luftërat e drejta e kane zhvilluare teologet e kishës katolike ( Shen-Augustini, Toma Akuini, Vitoria, Suaresi etj ). Augustini – konsideronte se lufta është e lejueshme nëse është e drejte… Lufta te drejta janë: ( luftërat për mbrojtjen e shtetit nga armiqet e jashtëm, lufta për dënimin e padrejtësive Heqja Dore nga Lufta- deri ne miratimin e Statutit te Lidhjes se Kombeve , lufta konsiderohej një mjet i ligjshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve , ose për arritjen e objektivave kombëtare. Heqja Dore nga Lufta (Pakti Brian-Kellog) Përpjekjet e për ndalimin e përgjithshëm te luftes janë kurorëzuar me lidhjen e Traktatit Brian-Kellog, qe ndalonte te gjitha luftërat agresive dhe ne ketë pikëpamje përfaqësonte një hap te madh përpara ne krahasim me Statutin e Lidhjes se Kombeve.. Lufta konsiderohej edhe me tutje e ligjshme nëse : a) zhvillohet për mbrojtjen e vetvetes ; b) nëse zhvillohet kundër një shteti qe ka shkelur traktatin Heqja dore nga Lufta me Kartën e OKB-se Karta e OKB-se – jo vetëm qe ndalon e luftes , por për me tepër ndalon forcën dhe kërcënimin me force, si edhe përcaktojnë masa te efektshme për pengimin e luftes… Neni 2, parg.4 i Kartës : “anëtarët e OKB-se ne marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare heqin dore nga përdorimi i kërcënimit ose nga përdorimi i forcës kundër tërësisë territoriale ose kundër pavarësisë politike te çdo shteti , ose .. Autoret e Kartës, ne vend te nocionit “lufte” kane përdorur fjalët - 48 -
  • 49. “kërcënimin ose përdorim i forcës” qe duhet te eliminojnë mundësinë për çfarëdo mosmarrëveshje. FILLIMI LUFTES 1) Me shpalljen formale te luftes – ( është e detyrueshme me Konventën e 3 te Hagës). 2) Me dështimin e përpjekjeve te shtetit qe te realizoje plotësimin e kërkesave nga ultimatumi 3) Me shpallje , ose veprimin qe tregon se një shtet e konsideron veten ne lufte me një shtet tjetër. 4) Me fillimin e aksioneve armiqësore . Efektet e Fillimit te Luftes - me fillimin e luftes përfundon periudha e marrëdhënieve paqësore, dhe qe nga ai moment marrëdhëniet midis shteteve te konfrontuara rregullohen me rregullat e se drejtës ndërkombëtare te luftes. Palët ne Konflikt (personat qe marrin pjese ne lufte/armiqësi); 1) Pjesëtaret e forcave te armatosura 2) Forcat jo te rregullta (milicia, njësite vullnetare ) 3) Kryengritja pop, qe shfaqen spontanisht nder popullsi te territorit akoma te pa-okupuar, me kusht qe mbajnë armët haptazi dhe t’i respektojnë rregullat e drejtës se luftes 4) Lëvizjet rezistence qe veprojnë ne territore te okupuara dhe kane për çelim te shqetësojnë okupuesin 5) Lëvizjet çlirimtare qe i përbejnë personat qe luftojnë për zhdukjen e sundimit kolonial. TEATRI i LUFTES E Drejta Ndërkombëtare e përcakton dallimin midis “zonës se luftes” dhe “teatrit te luftes”. Zone e Luftes - konsiderohet hapësira tokësore dhe ujore e një shteti qe është ne lufte, ujerat e tij detare dhe hapësira ajrore mbi to . - 49 -
  • 50. Teatri Luftes - përfshinë hapësirën tokësore, detare dhe ajrore ne te cilën zhvillohen aktualisht armiqësitë. Personat e mbrojtur ne konflikt te armatosur : 1) te plagosurit, 2) te sëmuret , 3) anije-thyesit, 4) robërit e luftes, 5) popullata Civile, 6) personeli mjekësorë, fetare, 7)kryqi kuq Objektet e mbrojtura ne konflikt : 1) spitalet , 2) objektet civile, 3) objektet kulturore PERFUNDIMI LUFTES: 1) Ndërprerja thjeshte e armiqësisë 2) Nënshtrimi - zhdukja e një pale ndërluftuese ne lufte nga pala tjetër, përmes pushtimit dhe fitores. 3) Armëpushimi - marrëveshje mes forcave ndërluftuese për ndërprerjen e përkohshme te armiqësive 4) Kapitullimi - nënkupton marrëveshjen me te cilën komandë, ushtarake merren vesh për dorëzimin e një locait te cakt 5) Traktati paqes - 50 -
  • 51. Diplomacia dhe fillet e saja Nocioni i diplomacisë Historiku i diplomacisë Llojet e diplomacisë Vendosja e marrëdhënieve diplomatike – Trupi diplomatik Emërimi i përfaqësuesve diplomatik Funksionet e përfaqësuesit diplomatik Marrëdhëniet konsullore - 51 -
  • 52. Diplomacia dhe fillet e saja Diplomacia Nocioni i diplomacisë Shumë herë e kemi dëgjuar apo ndeshur fjalën diplomaci si në TV, radio, gazeta apo nga njerëz të ndryshëm, prandaj këtu dua të diskutoj lidhur me atë se çka është në të vërtete diplomacia.Njëra ndër shtyllat kryesore të rëndësishmë të politikës së jashtme të shteteve në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare është pikërisht diplomacia. “Fjala diplomaci origjinën e vet e ka nga fjala e greqishtës së vjetër ”diploma” e cila është shkruar në dy faqe të lidhura, që i është dhënë kryesuesit të misionit dhe ka përmbajtur instruksione për qëllimet të misionit”[1].Nga kjo fjalë e kanë origjinën fjalët:diplomatik, trup diplomatik, shërbim diplomatik, diplomat etj. Ndërkaq sa i përket asaj se çka është diplomacia si definicion atëher shumë autor që janë marrë dhe mirren më këtë qështje kanëdhënë shum definicione rreth diplomacisë.”Diplomacia është aplikim i intelegjencës dhe taktit në rregullimin e marrëdhënieve zyrtare në midis qeverive të shteteve të pavarura(Satoë)”.”Ajo është shkencë mbi marrëdhëniet ose punët e jashtme të shteteve, shkenc ose art i bisedimëve “(CH.de.Martenos).Një autor i njohur Nicolson jep disa përkufizime rreth diplomacisë ku thot : “Diplomacia është synonim për politiken e jashtme”.”Diplomacia do të thotë negocim .Diplomacia janë proceset dhe mjetet, me të cilat zhvillohen këto negocime”.”Diplomacia është aftësi, gjegjësisht talnet absrakt.”[2] - 52 -
  • 53. Shtjellimin tim të definicionit të diplomacisë do ta vazhdojë me prezantimin edhe të disa vështrimëve teorike, të cilat do të ma zgjerojnë konceptin e këtij nocioni kompleks. Autori tjetër Barstone jep definicionin që vijon mbi diplomacinë në pikënisjen e analizës së tij.”Diplomacia merret me menaxhimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve, dhe faktorëve tjerë”.Nga këndvështrimi i shtetit, diplomacia merrte me këshilldhënie dhe realizim të politikës së jashtme.”[3] Morgen Thau një njohës tjetër i mir i kësaj qështjë thotë se diplomacia, për veprimtarin e vet, I ka në dispozicion dy instrumente, shërbimin për pune të jashtme në kryeqytetin e shtetit të vet dhe përfaqsusit diplomatikë të cilët I dërgon në kryeqytet e shteteve të jashtme.Sipas tij “diplomati para së gjithash është përfaqsues simbolik i shtetit të vet, i cili si i tillë duhet të bëjë pandërprerë gjeste simbolike , e gjithashtu edhe tu nënshtrohet gjesteve simbolike të diplomatëve tjerë dhe shteteve tjera, në të cilat është akredituar .”[4] Për kuptimin e diplomacisë duhet njohur edhe funksionet diplomatike të cilat duhet t’i kryejë diplomacia zakonisht sipas porosisë të shtetit të vet.Këto funksione janë të përcaktuara saktësisht në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të cilat Feltham i përmbledh kështu:prezantimi, mbrojtja, negocimi, vrojtimi dhe zhvillimi.”[5] Në bazë të atyre përkufizimëve që i ceka më lartë të dhëna nga shumë autor dhe njohës të mirë të diplomacisë mundë të konkludojë sa i përket përkufizimit se :diplomacia është mënyrë e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve sovrane dhe subjekteve tjera të së drejtës ndërkombëtare, në mënryrë paqësore me biseda negociata etj. - 53 -
  • 54. Historiku i diplomacisë Boshtin themelor të materies të se “Drejtës Ndërkombëtare”e përbëjnë: traktatet ndërkombëtare, aleancat ushtarake, si dhe diplomacia dhe të dërguarit diplomatik. Se diplomacia ka ekzistuar edhe në kohën e lashtë, e vërtetojnë shumë të dhëna që janë zbuluar dhe kanë vërtetuar se diplomacia ka ekzistuar edhe ne atë kohë , pra para erës sonë.Profesor.Dr. Eqrem Zenelaj ekspert is ë drejtës ndërkombëtare, në një shkrim që ka shkruar për këtë tematik spjegonë në mënyrë të kjartë për ekzistimin e diplomacisë ne kohën antike, ku për mesë shum shembujve prof. E.Zenelaj e vertetonë këtë faktë ;”Ku në kohën e Faraonit të Egjiptit- Amenophis IV, i cili e kishte marrë një princeshë nga Mbretëria Matani, në haremin e tij gjejmë fjalor diplomatik me ç’rast Faraonit të Egjiptit të Amenophisit IV i shkruan disa fjalë si vijonë:Të shkruan Mbreti i Madh, Mbret nga Metani,Vjehrri Yt i cili të do vëllai yt””[6] Një llojë të veqantë të përdorimit të fjalort diplomatik e poltik në Botën antike e hasim në “Traktatin e Paqës” dhe të “Aleancës Ushtarake Defanisive” të vitit 1270, i cili traktat u lidhë ndërmjet Faraonit të Egjiptit Ramzesi II dhe Mbretërisë së Hetikëve Hatusillit III, i cili quhet si “Traktati i Kadeshit”. Kontaktet diplomatike apo bisedimet paqësore ndërmjet shteteve në këtë kohë bëheshin ndërmjet”legatarëve apo misionëve të caktuara si grupe apo individë të veçantë”.Në Greqinë e Vjetëe sistemi i legatarëve kishin një rëndësi të veçantë, për këtë çështje njoftojnë burimet e ndryshme, të shkruara nga autorë të vjetër grekë si Homeri, Tukidithi. Periudhën , diplomatike kalimtare nga antika në Mesjetë e shënon epoka e zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare ndërmjet vitëve 400 deri në vitet 800 pas erës së re.Kjo vërehet me formimin e së - 54 -
  • 55. ashtuquajturës “Corpus Iurs Civilis” me ç’rast pernadori Justiniani nënvizon në mënyrë të shkëqyshme “të drejtën” si një pikë më të lartë të zhvillimit të literaturës dhe burimëve juridike antike latine.”[7] Ndërkaq për formimin e diploamcisë moderne, një rëndësi të veçantë paraqesin sidomos marrëdhëniet e qytet shteteve italiane :Venediku ,Napoli, Firenca ,Padova etj. Gjithashtu dua të cekë diqka me rëndësi se në “Në vitin 1626 Kardinali Richelie, krijoi të parën ministri të jashtmë moderne në Francë, – Ministrinë e Punëvë të Jashtme, - për të centralizuar politikën dhe për të siguruar kontroll mbi të dërguarit në ndjekje të politikës së: raion d’etat – interesit kombëtar (të shtetit). Ai iu përmbajt mendimit se shteti i kapërcente kufijtë e kurorës dhe të territorit, të princit dhe të popullit. Ai nuk ishte dakord me dëshirat dhe ndjenjat e sundimtarit. Për të shteti ka interesa dhe nevoja që bazohen në ato interesa, që i kalojnë caqet e ngushta.”[8] Arti i qeverisjes qëndron në njohjen e këtyre interesave dhe veprimit në përputhje më to, pavarësisht nga konsideratat etike, emotive apo fetare. Richeli shpalli atë që është bërë tashmë aksiomë, për ata që drejtojnë politikat e jashtme të shteteve sovranë. Sistemi francez u imitua nga shtetet e tjera të mëdha gjatë procesit të ngritjes së Ministrive të tyre të jashtme, në shekullin 18-të.Në shekullin e XIX dhe XX marrëdhëniet diplomatike të shteteve ishin të natyrës dhe të karakterit bilateral, ndërsa sot këto marrëdhënie dhe ky qarkullim diplomatik ndërmjet shteteve në kuadër të poltikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare më tepër i takojnë natyrës së diplomacisë multilaterale.Tani në botën bashëkohore ndërtimi i diplomacisë, roli dhe rëndësia e saj është e madhë andaj diplomacia bashkëkohore ka për qëllim të promovojë paqen kontekste të cilat gjenden në mesë të qfarëdo shteti, qoftë të zgjidhet përmes rrugës diplomatike këtu vlenë të theksojë një thënje të diploamtit të njohur amerikan Henry Kissinger në libirin e tijë të titulluar “Diplomacia”ku - 55 -
  • 56. thekson se “qëllimet ullsoniane të së kaluarës së Amerkiës janë paqeja stabiliteti progresi dhe liria”pra pikërisht këtë e ka edhe synim diplomacia bashkëkohore .”[9] Llojet e diplomacisë Politika e sotme diplomatike bazohet në dy llojë të diplomacisë e këto jane : diplomacia bilaterale dhe diplomacia multilaterale por gjithashtu në kuadër të këtyre dyjave hynë edhe diplomacia poltike ushtarake dhe mbrojtëse, diplomacia parlamentare, diplomacia ekonomike. Diplomacia kulturore e shkencore.Në vazhdim dua të ndalem të shkruaj së paku nga dy fjali për diplomacinë bilaterale dhe multilaterale sepse janë me karakter për ti ditur. Diplomacia bilaterale:mund të themi se është e pranushmë në politikën diplomatike që nga fillet e saj, pasi që e paraqet komunikimin me qëllim të rregullimit të çështjeve të hapura ndërmjet dy subjekteve “[10] Diplomacia multilaterale: parqitet më vonë me krijimin e e konferencave ndërkombëtare në të cilin qeveritarë të shumtë dhe të ndryshëm janë marrë vesh për rregullimin e çështjeve të hapura të ndërsjellta”[11]Diplomacia multilaterale pra bazohet në komunikimin zyrtar të shumënsgëm ndërmjet përfaqsuesve të shteteve dërguse në selinë e organizatës ndërkombëtare, tek e cila këta përfaqsues janë të akredituar. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike – Trupi diplomatikë Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është vullnet - 56 -
  • 57. politik i cili i takon dy subjekteve të ineteresuara pra shteteve.Në pajtim më këtë, secili shtet vendosë a do të mbajë marrëdhënie diplomatike më ndonjë shtet tjetëe dhe a do të ketë ne të mison të përhershëm”[12]Pra, shtet nuk janë të obliguara osë të detyruara të dërgojnë ose të pranojnë përfaqsues diplomatikë. Vendosja e marrëdhënive diplomatike duhet të bëhet konform “Konventës së Vjenës “ ku u aprovua më 18 prill të vitit 1961 ndërsa hyri në fuqi me 24 prill të vitit 1962”[13]Kjo Konventë e cila në vitin 1814-15, me Aktin Final që u amendua më 1918 në Aix- laChapelle, përcaktoi katër klasa të kryetarëve të misioneve diplomatike, përcaktoi rregullat e diplomaciesë. Ndërsa “Konferenca e OKB-së për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Imunitetet”, miratoi Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike më 1961, që zëvendësoi rregullat e vendosura në shekullin e 19-të në Vjenë dhe Aix. Ajo përcaktoi tri klasa për kryetarë, misioni: 1) ambasadorët ose nucios, të cilët akreditohen te kryetari i shtetit dhe kryetarë të tjerë misionesh me rangje ekuivalente; 2) të dërguar, ministra dhe inter- nuncios, të cilët akreditohen të kryetari i shtetit, dhe 3) të ngarkuar me punë, ad interim (të përkohshëm), që akreditohen te ministrat e punëve të jashtme”[14] Diplomatët e akredituar në një shtet që vijnë nga i njejti shtet quhen ndryshe “trupa diplomatikë “ose shkurt me “CD”, që në gjuhën frënge donë të thot “Corps Diplomatique”.Trupn diplomatikë në krye të të cilit gjendet dekani ose ne disa terminologji tjera e hasim edhe si “doajeni” zakonisht ky vend në disa shtete i takon automatikisht përfaqsuesit të Papës, kurse në shtetet e tjera brenda klasit më të lartë.”[15] - 57 -
  • 58. Emërimi i përfaqësuesve diplomatikë Një ndëer parimet më të njohura dhe më të vjetra të së drjetës diplomatike, të cilën e përmbanë edhe “Konventa e Vjenës, është se për emërimin e përfaqësuesve diplomatikë vendosin pavarsisht shtet në bazë të kritereve të veta interne.Pra secili shtet ka ato kriteret nësë mund ta quaj interne , mirëpo të shumica e kërkohet plotësimi i një numri të madh të kushteve të ndryshme.”Në disa shtete kërkohet mosha e caktuar,origjina e mirë, familjare, nderëshmëria, edukata e mirë dhe ajo mmë kryesorja njohja e gjuhëve diplomatike e të tjera.”[16] Para se të bëhet emërimi duhet të kërkohet nga pala tjetër se e pranon kandidatin e caktuar .Konventa e Vjenës parasheh që shteti që e bënë akreditimin, duhet të ketë dëshmi dhe të jetë i sigurt se shteti i prannimite ka dhëne “agrementin” (pëlqimin)për emërimin e kandidatit.Kjo kërkesë përmban të dhënat për kanditatin siç janë: të dhënat biografike, funksionet e më parshme, gjendjen famjiljare e të tjera..Shteti i pranimit mund të japë pranimin, me ç’rast plotësohet kushti formal për emërim, por në anën tjetër mund të jetë edhe e kundërta që mundë ta refuzojë dhënien e pajtimit. Pasi të jetë siguruar pëlqimi pra agrementi në gjuhën diplomatike, kanditati për ambasador mundë të emërohet ne shtetin tjetër ku merr me vete edhe letrat kredenciale që kryetari i shtetit të tij i drejton kryetarit të shtetit pritës me prezantimin e ambasadorit të ri si përfaqësues të tij. Paraqitja e këtyre kredencialëv është mjaft formale. Funksionet e përfaqësuesit diplomatik Përfaqësimi i diplomatik përfshin detyra reprezantuese dhe - 58 -