Weitere ähnliche Inhalte
Ähnlich wie Apartamente per shitje ne Gjirin e Lalzit... Lalzi Bay, Albania Apartments for Sale (13)
Apartamente per shitje ne Gjirin e Lalzit... Lalzi Bay, Albania Apartments for Sale
- 1. 1 Lalzit Bay Resort
Porta per te Investuar ne Shqiperi………
Lalzit Bay Resort
www.Albania-Estate.com ©
- 2. 2 Lalzit Bay Resort
Pse Shqiperia?
25% ritje ne cmimet e pronave ne Tirane dhe
Vlore ne 5 vitet e fundit
22% ritje ne Turizem
20% ritje ne numrin e pasagjereve qe udhetojne
nga Aeroporti i Tiranes
Udhetime ditore direkte te British Airways,
Lufthansa, Austrian, Alitalia
700 mill Euro investuar ne projekte te
ndryshme ne infrastrukture
Anetar ne NATO qe nga viti 2009
Anetar ne EU ne vitin 2014
422 mil Euro nga fondet e EU
10% takse te ardhurash
Jo taksa per pronat
Kosto të ulët jetese
Mundësi për financim kredi
Turizëm të fortë lokal që nënkupton kërkesë
për qiradhënie.
www.Albania-Estate.com ©
- 3. 3 Lalzit Bay Resort
Natyra dhe ekologjia shqiptare krijon mundësi
për zhvillimin e turizmit bregdetar, atij malor,
turizmit aventuroz,etj.
Një vend shumë i këndshëm me karakter individual dhe bukuri natyrore, Shqipëria shtrihet
përgjatë detit Jon dhe Adriatik.
Me mbi 180 ditë me diell në vit Shqipëria është një përzierje interesante e kulturës dhe natyrës, maja
malore dhe plazhet e shkreta, bukurinë dhe qytete me shumë jetë.
E karakterizuar nga plazhet e bukura me rërë të artë, vargjet malore dhe pamje mahnitëse,
Shqipëria paraqet një mjedis të paprishur dhe të pacënuar. Deri tani Shqiperia ka qenë një sekret i
përbashkët vetëm në mesin e pushuesve kureshtar dhe aventureskë. Kjo po ndryshon. Restorante që
sigurojnë ushqim të cilësisë më të lartë, bukuri të mrekullueshme natyrore në bollëk, klimë e shkëlqyer,
histori interesante, njerëz miqësorë dhe mikpritës – kjo është Shqipëria!
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug
perëndimore të gadishullit Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në veri- lindje me Kosovën,
në lindje me Maqedoninë dhe në jug e jug -lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e
deteteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në katër zona fiziko - gjeografike (Alpet e Shqipërisë,
Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore).
Kështu pra me një akses të shpejtë dhe të përshtatshëm, dhe tërheqëse si një parajsë unike e
Mesdheut, Shqipëria ofron potencial i pashembullt qoftë si një shtëpi me mënyrë jetese në diell dhe/ose
një mundësi për rritjen e investimeve, me qira ose rishitje.
www.Albania-Estate.com ©
- 4. 4 Lalzit Bay Resort
Klimë e shkëlqyer gjatë gjithë vitit me
temperatura që variojnë nga 22-30 gradë duke
krijuar kështu potencial të mirë për qeradhënie.
Shqipëria si shkak i pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së
pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së turizmit.
Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë
viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e
produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor" etj.
Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe
Divjakës. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të
Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi
është një destinacion interesant edhe për turizmin historik.
Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por
edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë,
një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit.
Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë.
Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera
janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).
www.Albania-Estate.com ©
- 5. 5 Lalzit Bay Resort
Durres–Qyteti me i vjeter ne Shqiperi
Durrësi, qytet 3000-vjëcar në Në bregdetin e Gjirit të Durrësit Në qendër të Durresit ndodhet
zëmër të Evropës. Durrësi mund u vendos qendra e parë apo Amfiteatri më 20.000 vende,
të krahasohet me qytetet më te limani me emrin Dyrrah. unik në të gjithë Ballkanin.
mëdhenj te Mesdheut antik dhe Zhvillimi ekonomik dhe interesi Vizioni i strategjisë së Bashkisë
Mesdhetar.Qyteti Epidamn i madh për të sjellë në Durrës për zhvillimin e qytetit të
Dyrak u ndërtua nga Iliret eksperiencat më të mira të Durrësit është: “Nyjë kryesorë e
Taulant, dallendyshasit ne shekuj vendeve të zhvilluara, i ofrojnë vendit për transportin detar,
XIII-XI p.K. Banoret e pare te investitorëve dhe biznesmenëve rrugor, hekurudhor, zona më e
Dyrrahut, para ilireve te quajtur mundësi dhe terren për të arritur rëndësishme e vendit në fushën
protoiler, pellazge, ngritën ne sukses në aktivitetet e tyre. e turizmit masiv dhe atë elitar,
rrethinat e këtij qyteti, Mjedisi shumë i favorshëm, që ofron histori dhe arkeologji
vendbanimet e para prehistorike. mundëson krijimin e zonave unikë, qendër kryesorë për
Ne kushtet e një klime industrialë, krijimin e plazheve tregtinë më jashtë dhe
mesdhetare, zona me e elitarë në zona të virgjëra, industrinë eksportuese, qytet i
përshtatshme për banim ishte ajo studime e master planë, zbulime bankave dhe i shoqërive të
e lumit Erzen (Ululeus) si dhe arkeologjikë, ndërtime të rrugëve sigurimit, më një komunitet që
Ultësira Perendimore përreth saj. të reja dhe përmirësimin e gëzon një cilësi jetë të
infrastrukturës. avancuar”.
www.Albania-Estate.com ©
- 6. 6 Lalzit Bay Resort
Lalzit Bay Resort
Lalzit Bay Resort dhe Spa ndodhet në qendrën e prestigjiozit Gjirit të Lalzit, në veri të Durrësit. Kjo zonë
është e njohur për bukurinë e saj të paprekur, të virgjër, për plazhet me rërë, izolim dhe privaci. Vendi
përfiton nga orientimi ideal i resortit me diellin që lind mbi plazh dhe që perëndon nga ana e pasme e
resortit turistik.
Përgjatë bregut deti është i qetë, i cekët dhe i strehuar nga ujërat e rrjedhshëm verior të Kepit të
Rodonit. Kjo strehë e vetmuar është e vendosur në një zonë të bukur më pak se tridhjetë minuta nga
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Me një vendndodhje plazhi që të lë pa frymë mbi rërën e artë të gjirit prestigjioz dhe të paprekur të
Lalzit dhe pamje mahnitëse të malit të Dajtit nga prapa, resorti turistik është përpikshmërisht i
pozicionuar për të përfituar nga shpejtësia e rritjes së popullaritetit të Shqipërisë dhe famës
ndërkombëtare.
Rezorti I Gjirit te Lalzit
I menaxhuar plotësisht nga një operator ndërkombëtar turistik i njohur, Lalzit Bay Resort dhe Spa do të
sigurojë komoditet 5 yjesh, shërbime dhe luks të pakualifikuar, duke e bërë atë një nga destinacionet më
të dëshirueshme turistike në Mesdheun Lindor. Master Plani i fshatit turistik është projektuar nga
arkitektët me famë ndërkombëtare WoodsBagot dhe do të ketë vetëm akomodim të klasit të parë dhe
objekte të kohës së lirë të dizenjuara me përpikmëri duke përdorur materiale tradicionale dhe të
qëndrueshme. Të gjitha banesat do të ndërtohen me një fokus në cilësi të jashtëzakonshme dhe
vëmendje në detaje.
Lalzit Bay Resort dhe Spa do të ofrojë specifikime të larta për vilat dhe apartamentet të cilat ofrojnë një
strehë të mahnitshme dhe me çmimet më të arritshme në bregdetin e Mesdheut.
www.Albania-Estate.com ©
- 7. 7 Lalzit Bay Resort
Dizajn i thjeshtë dhe elegant
Ndërtesat dhe peizazhet në të gjithë resortin, kombinojnë thjeshtësinë dhe elegancën për të krijuar një
vend të mrekullueshëm për pushime. Banesat rezidenciale kanë linja të pastra gjeometrike të plotësuara
edhe nga fasadat me xhama, ballkonet dhe tarracat, të cilat së bashku krijojnë një ekuilibër të përsosur
mes jetesës së brendshme dhe të
jashtme.
Me një fasadë mbresëlënëse prej 300
m plazh privat dhe duke zënë një
sipërfaqe prej 200.000m2 (20
hektarë), Resorti turistik do të
ndërtohet me një densitet të ulët
prej vetëm 21% dhe ndërtesat do të
jenë e ulëta me një lartësi maksimale
prej 4 katesh drejt fundit të resortit.
Të gjitha banesat brenda fshatit
turistik janë të rrethuara me kopshte
të bukura, me pishina dhe me rrugë
të izoluara për këmbësorë. I gjithë
trafiku i automjeteve do të drejtohet
përgjatë rrugëve në kufijtë e
Rezortit, duke minimizuar kështu
ndikimin e tyre mbi banorët dhe
mysafirët. Tashmë një nga Rezortet
më të kërkuara bregdetare në Shqipëri, Lalzit Bay Resort dhe Spa është një mundësi e jashtëzakonshme
investimi për qiradhënie apo një zgjedhje e jetesës për ata që kërkojnë të blejnë një shtëpi pushimi.
www.Albania-Estate.com ©
- 8. 8 Lalzit Bay Resort
Apartamentet ne Lalzi Bay Resort
Apartamentet në Fazën e parë janë shumë pranë plazhit – vetëm 2-3minuta ecje në mes kopshteve dhe
lulishteve. Faza e parë ka 5 pallate 3 katesh dhe me vetem 20 apartamente sejcila. Dizajni vertikal i
pjerrët lejon apartamentet të kenë sa më shumë dritë. Të gjitha apartmantet do të përfundojnë me
standarde luksi. Këto apartamente aktualisht të hedhura në treg janë të kufizuara në lartësi për të
siguruar ndjehsinë e dritës dhe hapësirës brenda dhe përreth çdo pallati. Çmimet fillojnë nga € 30.000
për një studio.
Deluxe Apartaments
Së fundmi kemi hedhur në treg Apartamentet në Vila për ato që duan të kenë pak më shumë privaci dhe
hapësirë të jashtme. Këtu mund të shikoni planimetritë. Apartamentet në Vila fillojnë nga € 80,000 në
varësi të cilës vilë do të zgjidhni.
Masterplan
Masterplani i Lalzit Bay Resort është një dizajn bashkëkohor dhe i planifikuar duke prekur të gjitha
aspektet e këtij fshati turistik të ri dhe ekskluziv në bregdetin Adriatik në Shqipëri. I krijuar nga Woods
Bagot në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Lalzit Bay .
www.Albania-Estate.com ©
- 9. 9 Lalzit Bay Resort
Parimet e Dizajnit
Parimi kryesor i dizajnit është që të krijohet një fshat turistik luksoz me një peisazh të mrekullueshëm
në bregdetin Adriatik të Shqipërisë. Është i menduar në mënyrë të tillë që kudo që të ndodheni brenda
në Lalzit Bay Resort të ndjeheni sikur të jeni duke pushuar në bregdet – krejtësisht larg nga stresi i
përditshëm i jetës moderne. Cilësia e materialeve për peisazhin si dhe përdorimi i gjerë i pemëve
vendase do të na ndihmojë që të realizojmë qëllimet e konceptit të dizajnit të masterplanit dhe të sjellim
ndjehsinë e plazhit edhe në brendësi të rezortit.
Lartësia e ndërtesave
Apartamentet në Lalzit Bay Resort kanë një lartësi prej vetëm 3 katesh dhe dendësia e ndërtimit është e
ulët. Plazh, Duna dhe vilat me kopshte do të jenë vetëm me 2 kate. Apartamentet në fazën e 1 janë
vetëm 3 me kate dhe drejt fundit të rezortit vetëm me 4 kate.
Qarkullimi
Qarkullimi i makinave drejtohet drejt anave të resortit. Në këtë mënyrë sigurohet që qëndra e resortit të
jetë vetëm për këmbësorët. Rrugicat nga zona rezidenciale ju drejtojnë drejt kalimeve qëndrore të
rezortit për në restorante, bare, palestër dhe plazh.
Vended e parkimit
Vendet e parkimit dhe të mbërritjes do të ndërtohen me materiale si pllaka të hapura të mbjellura me
bar në mes me pemë përreth dhe dizenjo të tjera të kënaqshme. Banorët mund të mbërrijnë me rezort
me makinë, ta parkojnë atë pa patur nevojë ta përdorin ose shohin atë për aq kohë sa do të qëndrojnë në
Rezort sepse parkimi është i pozicionuar në pjesën e pasme të pallateve. Parkime private do të jenë
gjithashtu disponibile për banorët.
Kopshtet rezidenciale
Të gjitha banesat do të jenë të rrethuara me kopshte dhe me pemë vendase. Të dizenjuara vecanarisht
për të bërë hije natyrale nga dielli dhe një vend relaksues për ti ikur vapës së zhegut.
Klubet e Plazhit dhe Sportet
Shijoni freskinë joshëse të rërës dhe detit në klubet e plazhit të cilat janë të vendosura direkt në plazh.
Miqësohuni dhe dëfrehuni duke pirë një koktej freskues ose vetëm uluni dhe pushoni në Kabanat e
ndërtuara qëllimisht për këtë. Zgjeroni qëndrimin tuaj me larminë e ofertave rekreative duke përfshirë
edhe pishina, arkada, lojëra, aktivitete të ujit dhe më shumë.
Tenis
Lalzit Bay Resort dhe Spa do të ketë fusha tenisi, me trajnerë të kualifikuar për të ndihmuar nëse
kërkohet. Nëse ju jeni fillestar, ose një lojtar i kualifikuar, ju do të shijoni çdo gjë Lalzit Bay Resort dhe
Spa ka për t’ju ofruar. Raketat e marra me qira do të jenë të standarteve më të larta dhe do të vihen në
dispozicion falas (përdorim maksimal do të aplikohet) për të gjithë pronarët dhe mysafirët e hotelit të
Lalzit Bay Resort dhe Spa.
www.Albania-Estate.com ©
- 10. 10 Lalzit Bay Resort
Dyqanet
Do të ketë një numër dyqanesh Boutique të përhapur në te gjithë resortin me një përqëndrim në zonën
e pazarit pranë Klubit të Banorëve dhe do të ndodhen në katin e parë të hotelit. Gatim për të gjitha
shijet dhe kërkesat, këto do të sigurojnë që të ftuarve te hotelit si edhe pronareve nuk do ti mungojë
asgjë nga nevojat e tyre të përditshme si dhe privilegje luksoze okazionale.
Restorante, Bare dhe Jetë nate
Do të ketë një zgjedhje të gjerë të guzhinës ndërkombëtare që ofrohet nga një gamë e pavarur
restorantesh të përzgjedhura me kujdes, duke filluar nga pjatat lokale shqiptare dhe ushqimin e detit tek
ushqimet ekzotike të Lindjes dhe Azisë. Do të ketë zgjedhje të mjaftueshme të ushqimit cilësor dhe
përvoja ngrëniesh për të përmbushur nevojat e të ftuarve më të vecantë.
Për ata që preferojnë pak më shumë veprimtari gjatë natës, ka një zgjedhje baresh moderne, funky që do
të ndodhen përgjatë shëtitores ngjitur me Hotelin. Të gjitha këto janë të vendosura me kujdes për të
siguruar që të mos ketë aspak shqetësim si për banorët ashtu edhe për të ftuarit, në mënyrë që ata që
preferojnë paqe dhe qetësi nuk do ta ndjejnë ekzistencën e tyre.
Klubi i Banorëve
Duke zënë një vend të bukur në qendër të vendpushimit të madh, klubi i vetëm i banorëve ofron
shërbime plotësuese për të ftuarit dhe përmban një klub për fëmijët, palestër, pishinë të brëndshme,
qendër mjekësore, dyqane, bibliotekë, restorante dhe bare. Klubi ofron një alternativë të ngjashme me
atë të objekteve të Hotelit dhe është projektuar për të ofruar shërbime të nivelit vetëm me 5 yje.
Shërbimi portier
Shërbimi portier është në dispozicionin tuaj 24orë në ditë dhe organizon shërbimet e mirëmbajtes së
shtëpisë, pastruese, kujdestare fëmijësh, shërbime lavanderi, restorant dhe prenotime të biletave,
shërbim taxi për në shtëpi, për lëvizje andej këndej – ose thjesht për këshilla të dobishme.
Shërbime mjekësore
Qendra mjekësore është e vendosur në brendësi të klubit të Banorëve dhe ka gjithashtu një strukturë të
vogël mjekësore në Hotel. Ka një mjek urgjence për 24 orë dhe ndihmë mjekësore për të siguruar që kur
ndihma nevojitet, është aty.
www.Albania-Estate.com ©
- 11. 11 Lalzit Bay Resort
Siguria
Shqipëria ka një shkallë shumë të ulët të krimit, duke bërë të mundur që të relaksoheni dhe të gëzoni
jetën. Për komfortin tuaj, për të siguruar ekskluzivitetit dhe për të përmirësuar më tej përvojën tuaj,
resorti është i mbyllur dhe ka një shërbim sigurie 24/7 me patrulla te lëvizshme gjatë natës.
Satellite TV dhe Internet
Ka një shërbim te përbashkët satelitore të lidhur me të gjitha banesat. Do të ketë gjithashtu shërbim
interneti wireless të një shpejtësie të lartë që do të sigurojë mbulimin e të gjitha ndërtesave të banimit
brenda resortit.
WiFi
Do të ketë pika wireless të nxehta të vendosura rreth resortit dhe hotelit, në mënyrë që ata që duan të
jetë online në internet, do te kenë gjithmonë internet, pavarësisht se ku janë ose se cfarë po bëjnë.
Shërbimi Minibus
Lalzit Bay Resort dhe Spa mbulon një fushë të madhe, ndërkohë që ne vlerësojmë se ushtrimet janë të
shëndetshme, ne gjithashtu e kuptojmë nevojën për lehtësim, shpejtësi dhe natyrisht relaksim. Për këtë
qëllim ka një shërbim minibus për transport përreth resortit nga ora 7:00-02:00.
Peizazhet dhe Pishinat e Përbashkëta
Duke ecur dhe medituar nëpër kopshtet lukzose do të gjeni pishina të vetmuara të përbashkëta dhe
gazebo. Do të ketë shazllone të mjaftueshëm të përbashkët dhe shtroje në pjesën e jashtme të
shpërndara për kohën tuaj të lirë. Mbajtëse peshqirash do të vendosen në pika strategjike në të gjithë
zonën.
Skedula e Pageses*
Me nenshkrimin e rezervimit – Reservimi / Cmimi I agjencise 2000 EUR
Me nenshkrimin e kontrates 80% I pagohet ndertuesit
Me nenshkrimin e kontrates - 700 EUR paguhen per sherbimet legale
Me perfundimin e apartamentit 15% I pagohen ndertuesit
Me marrjen e hipotekes – 5% I pagohen ndertuesit
* Skedula e Pageses ishte e sakte ne kohen e krijimit te broshures. Kjo mund te ndryshoje ne varesi te kohes se perfundimit te blerjes.
www.Albania-Estate.com ©
- 12. 12 Lalzit Bay Resort
Per me shume informacion ju
lutem na kontaktoni si me
poshte:
USA and Canada
Sam Dardha - Executive Director
Cell: +1 414 852 5513
Email: info@albania-estate.com
Albania
Ilir Dardha - Albania Director
Email: ilir@albania-estate.com
www.Albania-Estate.com ©